Kreu Blog Faqe 583

Historiani i njohur i shkruan letër Parlamentit të Kosovës, duke e qortuar se dikush aty po e luan “rolin e Idiotit” të Dostojevskit

2

Prof. Dr. Hakif Bajrami, Prishtinë

Letër publike Parlamentit Kosovës

KUSH PO E LUAN RROLIN E DOSTOJEVSKIT DHE IDIOTIT NË PARLAMANTIN E KOSOVËS

Mendoni parlamentarë!

Mjafton të përseritët se Perendimi shumë ka hargjuar në çlirimin e Kosovës. Miqët në Vashington dhe Bruksel janë shumë të zhgënjyer, për faktin se kend e paska votura populli më 9 shkurt 2025. Por mbi të gjitha i zhgënjyer dhe i dëshpruar është populli i Kosovës. Deputetë nën “betim” pra i folni trurit, sepse jeni inatosur me zemër për interesa meskine. Dhe mbane në mend se gjaku i Adem Jasharit ka për të ju mallkuar. Jeni ka luani me fatin e Republikës Kosovës.

Dostojevski ka hargjuar kohë dhjetëvjeçare për krijimin e Idiotit si koncpet. Në Parlamentin e Kosovës, koncepti i idiotit po krijohet dhe kompletohët për njëzetë minuta, qe pesë herë. E them këtë në bazë të pozicionimit të popullit, sepse ky popull është lodhë nga luftërat, robëria, mizoritë ndaj tij dhe nga intrigat po i paguan me kamatë. Lidhur me këtë, po të ketë tru madhor në Parlament, do të dilte në foltorte dhe Ai do t` ua thoshte “kolegëve” se nuk e meriton popull një torturë të këtill. Shiqoni se çka po flasin pas dështimeve “kallauzat karagjoz”, që ironizojnë me popullin, sepse për ta nuk ka as moral, as dinjitet, as burrëri e as urtësi Kastrioti. Largë keni shkuar, rruga juaj nuk do jetë e gjatë. Ju them se po silleni në rrethin e thatë.

Rruga e Republikës Kosovës ka pasur histori të dhimshme. Unë e di se shumica jeni patriotë nga të gjitha partitë, pa dallim. Pra, po të ishte në pyetje ndonjë personalitet si: Adem Demaçi, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Xhevë LLadrofci apo Ibrahim Rugova, Jo, asnjëri prej këtyre nuk do ta lejonte që popullin ta torturojë për të ngritur karierë politike, qoftë ai rrol: “Dostojevski” qoftë “idiori” i sotëm. Mbani në mendë, deputetë nën betim. Në Zyrën politike të të UÇK-ës në Prishtinë, çka nuk kemi përjetuar. Gjithëfarë ofendimesh na janë drejtuar, sidomos ndaj Adem Demaçit. Dhe ai me një stoicizëm dhe burrëri ala Hasan Prishtina apo Bajram Curri, u thoshte: “Po, ju keni të drejtë të na quani “terroristë”! Por, ne shqiptarët kemi të drejtë  të bëjmë luftë të drejtë. Dhe qëndrimin tonë do ta vlerëson bota e civilizuar. Kështu sinqerisht mendon edhe Presidenti Ibrahim Rugova- pra i tërë populli. Jemi në një front të gjithë”!.

Deputetë nën “betim”. Ju po dëshmoni se nuk jeni kah i jepni pesë pare për popull, për ata që ju kanë zgjedhë. Mbane në mend se e sotmja nesër bërët dje. Prandaj, autoriteti i juaj është shtrirë për tokë, me sielljët e jueja në Kuvend. Prandaj, nuk e meriton qytetari i Kosovës këtë pozitë poshtruese. Për ndryshe, “fiskulturat” e jueja politike kanë fund, po thonë ata që dijnë se si ndërtohet dhe mbahët shtëpia. Ne i tham okupatorit Jo qysh më 1981. Prandaj bëhuni të arsyeshëm dhe thuajani inatit JO.

Në Moskë, zyret diplomatike që mirren me çështje të “imta”, po thonë se: “Investimin më profitabil për Beogradin, sot është në Kuvendin e Kosovës”!

Dhe në fund një këshillë nga filozofia e historisë: Në politikë kurr nuk duhët kërkuar tërë pushtetin. Nëse e kërkon, një ditë do ta humbësh të tërin.Kosova është në pyetje, ta dini!

Më 26 prill 2025

Me përkulje para popullit Hakif Bajrami, hisorian

Die Transvaler (1982) / Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare, Princ Leka II

Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2

Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  26 Prill 2025 

“Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 31 majit 1982, në faqen n°2, një shkrim rreth lindjes së princit të kurorës së familjes mbretërore shqiptare në Afrikë të Jugut, Princ Leka II, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 “Princi” shqiptar i lindur në Randburg

Engela De Wet, Johannesburg — Një Princi i Kurorës ka lindur së fundmi në Afrikën e Jugut. Megjithatë, ai është pa kurorë dhe pa një vend mbi të cilin mund të sundojë një ditë. Princi Leka është fëmija i parë i Mbretit Leka 1 dhe mbretëreshës së tij Susan e Shqipërisë që jetojnë në ekzil në Randburg.

Princi i kurorës Leka i Shqipërisë, i cili ka lindur së fundmi në Afrikën e Jugut, mbahet këtu nga nëna e tij, Mbretëresha Susan e Shqipërisë. Për shkak se familja mbretërore është dëbuar nga vendi i tyre, ai mund të mos ketë kurrë mundësinë të sundojë mbi vendin e tij. — Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2

Nëna Mbretëreshë, Mbretëresha Geraldinë, fluturoi posaçërisht nga Spanja për të vizituar nipin e saj. Ajo tregon se ajo dhe burri i saj, Mbreti Zog, iu desh të iknin nga ushtarët italianë në vitin 1939, kur mbreti Leka 1 ishte mezi 48 orësh.

Ata u shpërngulën si të mërguar në të gjithë Evropën derisa u vendosën më në fund në Madrid.

Mbreti Zog më vonë iu mor froni në mungesë të tij nga qeveria komuniste në atë kohë në pushtet në Shqipëri. Njëzet vjet më parë e pasoi djali i tij Leka 1.

Mbreti Leka 1 është ende në kontakt të ngushtë me mijëra bashkatdhetarë të tij që u larguan nga atdheu me prindërit e tij në atë kohë. Për shkak të kësaj, katër vjet më parë atij iu kërkua nga qeveria spanjolle të largohej nga Spanja. Ai akuzohej për komplot kundër qeverisë shqiptare.

Familja mbretërore më pas shkoi në atë që ishte Rodezia e atëhershme ku ata jetonin pranë Salisbury-t, sot Harare. Me ndryshimin e qeverisë ata erdhën në Afrikën e Jugut. Megjithatë, ata kanë në plan të transferohen në Egjipt në një moment.

Familja nuk mund të ndalojë së foluri për vendin mbi të cilin kanë pasur mundësinë të sundojnë. Shqipëria është një vend me rreth 2.6 milionë banorë dhe ka pothuajse të njëjtën sipërfaqe me Belgjikën. Vendi ka disa nga liqenet më të thellë në Evropë dhe shpatet malore edhe më të mira për ski sesa Zvicra.

Gjatë sundimit të mbretit Zog, shumica dërrmuese e popullsisë dhe gjithashtu familja mbretërore ishin myslimanë. Sot, të gjithë tempujt janë kthyer në muze antifetarë ose bar kafe. Banorët mund të adhurojnë vetëm shtetin si zot.

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë është ulur këtu me të renë e saj, Mbretëreshën Susan të Shqipërisë, tek e cila është aktualisht për vizitë. Mbreti Leka dhe mbretëresha Suzan i Shqipërisë jetojnë në mërgim në Afrikën e Jugut. — Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2

Mbretëresha Geraldinë nuk kishte të ngopur me peizazhet e bukura të vendit të tyre. Ajo ende i kujton plazhet e bukura dhe pjesët veriore të pyllëzuara me shumë kafshë të egra, madje edhe arinj dhe ujqër, prej të cilëve ndoshta nuk kanë mbetur shumë sot.

Familja flet vetëm me kënaqësi për këtë vend në të cilin ata duan kaq shumë të kthehen. Megjithatë, ata e kuptojnë se vdekja u qëndron mbi kokë si një shpatë ndërsa qeveria aktuale sundon atje. Por ata ende shpresojnë.

Pengmbajtësit e shtetit!

0

Florim Zeqa

Repriza e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend. Ngërçi në Kuvend po nodhë jo për shkakun e parimeve politike, por të tekeve dhe inateve personale mes shefave të bandave partiake në Kuvend!

Repriza e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend

Përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit fillimisht bie mbi atë që e ka shumicën parlamentare ne Kuvend, pastaj edhe ndaj secilit subjekt politik të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Edhe pas përpjekjes së gjashtë, rezultati mbeti përseri i njëjtë dhe i pandryshueshëm. Pozicionime të njëjta, qëndrime të njëjta dhe prononcime të njëjta partiake pas seancave me rekomandim të liderëve partiakë!

Problemi i ngërçit politik në Kuvend nuk është tek kandidatja e propozuar nga partia fituese, Albulena Haxhiu, por tek inatet personale të rivalve politik ndaj Albin Kurtit, i cili, dorën në zemër, i ka irrituar me gjuhën fyese gjatë fushatës zgjedhore dhe injorancën e përseritur pas fushatës!

Për fat të keq, sjellja injoruese e Albin Kurtit ndaj deputetëve të partive tjera dhe gazetarëve vazhdoi edhe në seancën e fundit, të 25 Prillit 2025!

Mbase ky ishte shëmbulli më i keq i një lidershipi shtetërorë!

Tashmë kjo bllokadë politike nuk mund të tejkalohet pa marrëveshje mes subjekteve politike parlamentare për zhbllokim e konstituimit të Kuvendit ose për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zgjatja e barrikadimeve për interesa partiake, përveç bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka vënë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit në përgjithësi!

Pozita dhe opozita po e humbin besimin e qytetarëve

Gjendja katastrofale e krijuar në vend, si pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm, ka bërë që populli mos t’u besojë më këtyre partive politike.

Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi rënie drastike të numrit të votuesve në zgjedhje, pasi qytetarët nuk po kanë më për kë të votojnë. Në mendjen e popullit është krijuar bindja se kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merren me politikë, janë mashtrues dhe intrigantë, janë hajna dhe kusarë politikë, derisa inteligjenca e pastër ka mbetur në heshtje dhe e përgjumosur.

Vërtetë kjo klasë politike tejët e konsumuar, elektoratin po e përdorin vetëm si objekt përgjatë fushatave zgjedhore, për t’ua grabitur besimin, përkatësisht votën e tyre.

Të gjithë liderët e subjekteve politike, pa dallim, janë shndërruar në uzurpatorë të shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë sinonim i së keqës, i korrupsionit, krimit të organizuar, zhvatjes së pasurisë shoqërore (shtetërore) duke e shndërruar Kosovën e pasur me resurse të shumta natyrore një vend të varfër dhe të pashpresë për të jetuar në të.

Shtetin e shpëton vetëm një alternativë e re politike

Padrejtësisht është krijuar bindja tek një pjesë e opinionit publik, se nuk kemi njerëz më të mirë për politikë nga këta që i kemi aktualisht.

Kosova ka njerëz të pastër dhe të guximshëm, prapa të cilëve do të rreshtoheshin shumica e qytetarëve pa pikë hezitimi, por dikush ndër më të guximshmit duhet ta merrë stafetën në dorë dhe të niset përpara.

Unë personalisht jam i gatshëm të marrë besimin e qytetarëve dhe t’iu nënshtrohem kërkersave të tyre, me nder dhe përgjegjësi të lartë morale dhe juridike, me transparencë të plotë dhe llogaridhënje për çdo veprim politik dhe çdo cent të buxhetit të shtetit!

Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive, jo vetëm që ekziston, por thërret si kushtrim në ndërgjegjen e atdhetarëve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazuar në vlera njerëzore, në atdhedashuri e moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keqqeverisjes tash e sa vite ne Kosovë.

Secili mund të japim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës. Secili me takatin e me zanatin e vet, mund ta bëjmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit e shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.

Prandaj, vendit urgjentisht i duhet një fillim i ri, një organizim i ri, një lëvizje e re politike e përmasave kombëtare për largimin e këtyre kusarëve politikë nga skena politike!

Një përkujtim për profesorin dhe atdhetarin Muhamet(Lan) Haklaj

(13.04.1955-16.04.2025)

Deçan, 22.04.2025.

Shkruan: Dr. Bekim Vishaj

Pas ndarjes nga jeta të profesorit,atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Muhamet Haklaj.

Familja dhe familjarët humbën më të dashurin e tyre. Isniqasit humbën bashkëfshatarin dhe njeriun më të mirë dhe më të ndershëm të fshatit tyre.

Kolegët e punës humbën profesionistin,kolegun dhe bashkëpunëtorin më të zellshëm të tyre.

Arsimi humbi një mësimdhënës,matematikan të shquar,fisnik dhe të palodhshëm.

Shokët e idealit humbën një mik besnik dhe të pathyeshëm.Deçani dhe Kosova humbën një intelektual, veprimtar e patriot të pashoq. 

Jeta dhe vepra e prof. Muhamet Haklaj

Jeta dhe vepra e Tij është e begatë dhe e çmuar, jo vetëm për familjen,për shoqërinë dhe arsimin por në përgjithësi për tërë historinë e vendit tonë.Ai ishte njeri me plot vlera dhe virtyte të shumëfishta.Vet jeta dhe kontributi i tij, e bëjnë atë një figurë shumëdimensionale.Deçanasit, rrethi gjerë i shokëve dhe kolegëve të Muhamet Haklajt e njohën Atë tërë jetën si intelektual, mësimdhënës i përkushtuar i matematikës, veprimtar i çështjës kombëtare,i burgosur politik nga regjimit jugosllav, luftëtar i UÇK-së dhe  veteran i arsimit shqip.Pra, prof.Muhameti, do të mbetët një model i “Njeriut të kompletuar” për të frymëzuar edhe shumë e shumë breza në të ardhmen.

Të gjitha këto, Ai i arriti me mund, sakrificë dhe qëndrueshmëri njerëzore, profesionale dhe atdhetare.I përvetësoi heshtazi, por gjithmonë sigurt dhe fuqishëm,për t’u bërë më pas pjesë e personalitetit dhe karakterit të vet,e që kishte reflektuar gjatë gjithë jetës së tij prej një profesori dhe atdhetari të devotshëm. 

Muhamet Haklaj – intelektual i mirëfilltë

Formimin intelektual, e filloi fuqishëm, që nga bankat shkollore të fillores në Isniq, shkollimin e mesëm e filloi në Gjimnazin “V. Frashëri” në Deçan (vitin e parë) për të vazhduar (3 vitet tjera) në Gjimnazin matematiko – natyror në Prishtinë. Studimet i filloi dhe i përfundoi në UP, Fakultetin e shkencave Matematiko-Natyrore, dega: Matematikë ku edhe e mori titullin Profesor i Matematikës, gjithmonë i dalluar në gjeneratën e tij. 

Muhamet Haklaj – punëtor i arsimit, profesor në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.Të jesh mësimdhënës është një mision i shenjtë, i çmuar dhe i shtrenjtë. Nuk është thjesht një profesion, por një thirrje për të ndikuar në jetën e nxënësve, duke u dhënë atyre dije dhe motivim për të ardhmen. Ata përherë kanë dhënë maksimumin, sikurse thuhet: “Janë shkrirë që të tjerët, ta kenë sa më mirë”- i tillë ishte edhe Muhamet Haklaj.

Në vitin 1977 e filloi punën në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”në Deçan ku shumë shpejt do krijoi personalitetin e një mësimdhënësi të dashur dhe tejet profesional.Ndërkohë, në vitin 1981 u burgos nga pushteti i dhunshëm i asaj kohe dhe u dënua me 3 vite burg për,,veprimtari armiqësore’’.Muhameti rikthehet në arsim gjatë viteve ’90, në kohën kur shkollat shqipe ,siq dihet,punonin në kushte shumë të vështira.Ai punoi me përkushtim të jashtëzakonshëm,si mësimdhënës i matematikës në variantin C në gjimnazin në Deçanit-pika Isniq, ku edukoi gjenerata të tëra nxënësish me dije, ndershmëri dhe frymë atdhedashurie.

Personaliteti i tij si mësimdhënës karakterizohej si: I dijshëm, i përgatitur, i thjeshtë, i qartë, mirëkuptues dhe i përgjegjshëm për punën e tij. Jeta e tij në arsimin shqip, la shumë gjurmë.

Ai ishte mësimdhënës i urtë dhe me ndikim të thellë formues, i dashur për nxënësit, i respektuar për maturinë, përgatitjen e lartë dhe përkushtimin në punë-mësimdhënie. Andaj, ai ishte njëri ndër mësuesit që gjithmonë është respektuar në mjedisin ku ai ka punuar dhe jetuar. Ai u nderua me mirënjohje nga Drejtoria e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” dhe DKA në Deçan.

Në vitin 2020, me rastin e “7 Marsit – Dita e Mësuesit’”, me propozimin e DKA-së në Deçan, nga MASHT iu dha mirënjohje.”Për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit”në cilësinë e mësimdhënësit të vitit nga Komuna e Deçanit. 

Muhamet Haklaj – veprimtar dhe luftëtar për Lirinë e Kosovës.

I njohur për përkushtimin dhe qëndrimin e tij të palëkundur ndër kohë, Ai ishte një figurë e dalluar në fushën e arsimit, rezistencës dhe organizimit politik në komunën e Deçanit.

Ishte njëri ndër anëtarët aktivë të “Komitetit të Gllogjanit”, një strukturë kjo kyçe e Lëvizjes Ilegale në Deçan, që veproi me vendosmëri kundër regjimit serb gjatë viteve të ’80-a. Në kontakt me prof. Hasan Ukëhaxhaj,Muhameti lidhet me grupin e Deçanit,për të iu bashkuar Lëvizjes Kombëtare nën udhëheqjen e Jusuf Gërvallës, përkrah emrave të ndritur të arsimit dhe rezistencës shqiptare si: Smajl Haradinaj, Jashar Salihaj, Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj e të tjerë. Për veprimtarinë e tij patriotike dhe rolin e rëndësishëm në përhapjen e vetëdijes kombëtare, ai u burgos. Ndërkohë ,nga Gjykata e Qarkut në Pejë dënohet me dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh për veprën penale “për veprimtari armiqësore”, por qëndroi përherë  i pathyer i qëndrueshëm dhe besnik.

Përveç angazhimit në arsim, ai dha një kontribut të rëndësishëm edhe në organizimet e kohës gjatë periudhës 1990-1998.Ishte pjesë aktive e strukturave të organizuara në frymën e rezistencës paqësore dhe më vonë edhe të asaj ushtarake (UÇK), e cila u shfaq si e vetmja zgjidhje për çlirimin e Kosovës.

Gjatë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1998-1999), ai u rreshtua radhëve të UÇK-së në fshatin e tij në Isniq. Me fjalën e tij të urtë, qëndresën intelektuale, me penë e pushkë në mbrojtje të çështjes kombëtare, ai kontribuoi në luftën e drejtë të popullit tonë për liri.

Krahas arsimit, edhe pas luftës , profesori nuk e ndali aktivitetin në kontributin shtet- ndërtimit të vendit duke e ndihmuar familjen dhe të tjerët. Në legjislaturën e parë të Kuvendit Komunal të Deçanit, ishte këshilltar (asambleist) që u votua nga qytetarët e Deçanit, i një njeri i urtë dhe i besueshëm për qytetarët deçanas. Prof. Muhamet Haklaj, për kontributin dhe meritat për lirinë e Kosovës, OVL – Dega në Deçan, e nderoi me mirënjohje të veçantë.

Muhamet Haklaj(Korabi) – simbolikisht pseudonimin (nofkën) e tij në ilegale “Korabi”, në vitet e 80-ta, e lidh me malin e Korabit dhe me vonë me emrin e djalit te tij Korabi.

Ai, zgjodhi të punonte në ilegale me pseudonimin “Korabi” për t’i dhënë fjalës së vet peshën e një prej simboleve më të fuqishme shqiptare - Malit të Korabit, (maja më e lartë 2 764 m). Në vetëdijen popullore, Korabi mishëron: Lartësinë e pamposhtur, kufirin e hapur dhe për të, aktivitetin kombëtar në ilegale, që duhej të rridhte prej majave drejt njerëzve, njësoj si uji që ushqen natyrën. Duke i dhënë emrin Korab të birit, ai e ktheu metaforën në trashëgimi familjare: djali bëhet “Trashëgimtar i idealeve të larta dhe të palëkundura”. Lidhje kjo në mënyrë ciklike:

Pseudonimi = mali = djali, duke e ngulitur Korabin si themel identiteti për atdhedashurinë, botën simbolike dhe vazhdimësinë e gjakut të vet.

Muhamet Haklaj – model i njeriut të mirë me tipare njerëzore dhe humane

Profesori, me sjelljet e tij, njihej si familjar, mik ,koleg i mirë, punëtor dhe mësimdhënës i devotshëm.Ashtu i urtë, i dashur, i sinqertë, punëtor dhe i qëndrueshëm-tipare këto që e karakterizonin personalitetin e tij,do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën tonë.

Muhameti pas vetës la familjen, bashkëshorten, djalin, 3 vajzat, nipa, mbesa, motra dhe vëllëzër.Familja,miqtë,kolegët,bashkëveprimtarët,bashkëluftëtarët dhe bashkëqytetarët e përcollën në pavdekësi me dhembje por edhe me krenari.

Vdekja e profesorit Muhamet Haklaj, ishte e dhembshme për rrethin e tij familjar, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë. Me këtë rast, disa nga ata u shprehen: 

Kujtime për profesorin Muhamet Haklaj:

-“Si fëmijë, Muhameti dallohej nga të tjerët, i urtë, i heshtur por edhe shumë i mençur, shumë i dalluar në lëndën e matematikës …” kështu do të shprehej mësuesja e tij- Rabije Mushkolaj.

-“Muhameti kishte aftësi të mëdha dhe si nxënës ishte punëtor i madh …”, nga Prof. Nezir Hasanmetaj, mësimdhënës i Muhamet Haklaj në Gjimnazin “V. Frashëri” në Deçan. 

-Ish-profesori i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” do të mbetet një figurë e paharruar në kujtesën e qytetit tonë, për kontributin e jashtëzakonshëm në arsim dhe edukimin e brezave të tërë. Përveç se arsimtar i përkushtuar, ai ishte edhe ish i burgosur politik dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithmonë në shërbim të kombit, lirisë dhe dijes … Bashkim Ramosaj (Kryetar i Komunës së Deçanit) 

-Profesori Ishte nga ata burra që nuk e ndante kurrë flamurin nga librat, e që në çdo orë mësimi përçonte tek nxënësit jo vetëm formulat e matematikës, por edhe formulat e qëndresës, të krenarisë dhe të dashurisë për atdhe. (MSc. Hamid Qorraj (Drejtor në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan) 

-Me pikëllim dhe dhembje shpirtërore mora lajmin për vdekjen e kolegut shumë të respektuar, intelektualit të mirëfilltë, punëtorit kreativ e profesional Muhamet Haklaj. Duke e njohur për së afërmi personalitetin e tij, si kolegë dhe mik  imi i afërt, me plotë të drejtë mund të them  se, Prof. Muhamet gjithmonë veproi me moral të lartë dhe frymoi si BURRË. Jeta dhe vepra e tij është e madhe dhe karakteristikë vetëm e njerëzve që dinë të lënë emër të madh në historinë kombëtare, siç ishte edhe Prof.Muhamet Haklaj. Lavdi jetës dhe veprës së Tij! Prof.Musa Stojkaj (koleg pune në Gjimnazin “V. Frashëri”) 

-Një ‘ikje’ e heshtur e njeriut modest, që la pas një jetë në shërbim të atdheut e arsimit shqip.

Ish i burgosuri politik, profesori që la një thesar të çmuar të veprimit atdhetar në kujtesën historike! Vepra jote miku ynë i dashur i takon tashmë përjetësisë dhe historisë së lavdishme. Rasim Selmanaj (ish-kryetar i Deçanit dhe bashkëveprimtar) 

-“Gjenerata te tëra do të kujtojë përgjithmonë si udhërrëfyesi më i mirë se si duhet atdheu, duke përjetuar vuajtje si i burgosur politik me idealin e bashkëvuajtësve të asaj kohe, pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së, edukues i brezave të tërë, kontribuues në shtetndërtim!”

Vlerat tua krenaria jonë ! Abdyl Mushkolaj (Kryetar i OVL Dega në Deçan)

-Me duhet të them se ishte njeri i veçantë dhe ishte mësues i mrekullueshëm. Ishte një patriot i heshtur që nuk u imponua kurrë me kontributin e tij të jashtëzakonshëm patriotik dhe profesional. Ishte një njeri që rrezatonte mirësi dhe mundohej që kontributin e tij ta vazhdojë si mësues matematike, punë të cilën e kreu derisa u pensionua. Lamtumirë Muhamet, mësuesi e kolegu ynë. Dr. Murteza Osdautaj (ish nxënës dhe koleg)

-Në kujtim të Prof. Muhamet Haklaj, njeriut të urtë, të dijes dhe shpirtit të madh. E kam njohur që në kohën kur isha nxënës i gjimnazit dhe që nga ajo kohë, në kujtesën time ai mbeti një shembull i gjallë i njeriut modest, të mençur, fjalëpaktë dhe të dashur.
Nuk do ta harroj kurrë bujarinë e tij, kur ndante me ne literaturën e tij të vlefshme të matematikës, si nxënës të gjimnazit.
I qetë, i sjellshëm, gjithmonë i gjente fjalët e mira, Profesori Muhameti kishte aftësinë e rrallë për të bërë njerëzit të ndiheshin mirë në praninë e tij dhe ishte frymëzim për gjeneratat e reja. Prof.Dr. Ramë Likaj (ish nxënës i Gjimnazit “V. Frashëri”) 

-Kontributi i tij i çmuar në arsim, veprimtarinë kombëtare dhe përkushtimi i palëkundur për lirinë do të mbetët gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë. Prof. Enver Osdautaj (bashkëvendas dhe bashkëveprimtar) 

-Jeta dhe vepra e Muhamet Haklajt janë një histori e ndritur përkushtimi ndaj arsimit, lirisë dhe zhvillimit kombëtar. Ai radhitet me të drejtë ndër figurat më eminente të historisë së re të Isniqit,Deçanit dhe mbarë Kosovës,shembull i gjallë i dijes,sakrificës dhe dashurisë për atdheun-Dr.Sc. Shkodran Imeraj (bashkëvendas) 

-Lamtumirë miku im, Prof. Muhamet Haklaj

… Muhameti ishte një njeri i rrallë – i urtë, i zgjuar, i mprehtë në mendime dhe me një humor të hollë që e bënte të dashur për të gjithë. Ishte një profesor i përkushtuar ndër vite, një dijetar i respektuar dhe një atdhetar shembullor.

Për angazhimin e tij politik dhe qëndrimin e palëkundur ndaj çështjes kombëtare, ai u dënua dhe vuajti shumë vite burg pas demonstratave të vitit 1981. Por idealet nuk i tradhtoi kurrë. Edhe pas burgut, vazhdoi me përkushtim në rrugën e lirisë, duke dhënë kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës …- Prof.Dr. Rexhep Gjergji (koleg shkolle, studimesh dhe profesioni) 

-Një njeri i urtë, i përkushtuar ndaj familjes dhe dijes, që la pas një trashëgimi të vyer si njeri, mësues dhe prind.

Prehu në paqe, profesori i jetës sime! Korab Haklaj (i biri i profesorit) 

Profi Muhamet, në zhvillimin e arsimit, organizator

Mirënjohje nga OVL-Deçan, janar 2024 i garave komunale të matematikës janar 25 janar 2020)                

Mirënjohje nga MASHT, foto me Agim Berdynaj – U.D i Sekretarit të Përgjithshëm në MASHT, 6 mars 2020

E bëra këtë shkrim, duke e njohur nga afër dhe personalisht prof.Muhamet Haklaj, përvojën time me te  gjatë punës në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan si dhe duke iu referuar disa burimeve me sa vijon:

Nga Libri i Hasan Ukëhaxhaj: Komiteti i Deçanit LNÇKSHJ, Prishtinë, 2022.

Nga Dr. Begzad Baliu: Kush është atdhetari Smajl Haradinaj, babai i Nasimit që u dënua me 14 vjet burg, dt.08.01.2022, https://epilogu.com.

Nga Komuna e Deçanit – DKA në Deçan.

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Deçan.

Lavdi jetës dhe veprës prof.Muhamet Haklaj

Loja e dogërxhikut, Kuvendi i Kosovës dhe Serbia

0

Gani I. Mehmeti

Në lojën e dogërxhikut, kur kokrrat bijnë në atë masë sa nuk mund të lëvizet mjaftueshëm, por vetëm sa për të lëvizur andej e këndej të të dy kundërshtarëve, quhet nëntë me nëntë (9:9). Pra, se kokrrat kanë rënë aso fare, sa tani, cili do që të lëvizë diku tjetër, loja do të shpërthejë dhe ai që hap rrugë, pothuaj se e pëson.

E njëjta gjë po ndodh me votimin e kryetares së Kuvdenit të Kosovës, sot e gjashta herë.

Për dallim nga dogërxhiku, këtu nuk ka një lloj humbjeje, sepse duhet të ndihmohet pala që ka shumicën e të ecet përpara.

Madje, koha çfare ka ardhur, opozita do duhej çelur rrugë sepse janë disa procese që duhet të kalohen dhe kurrë askush nuk e di se si do të kalohet. Kështu që, nëse nisemi nga kjo, do duhej ta lutnin njëra-tjetrën për t’i dhënë me kuvend e me qeveri, vetëm që të mos jetë aty.

Lojërat kanë ndryshuar me ardhjene Trampit në rregullimin botëror e aq më shumë tek ne, sa që nuk ka mbetur për të qenë në qeveri sepse do të jetë vështirë. Shumë problematike do të jenë rregullimet (nëse do të rregullohen) me Serbinë. Kurrë nuk i dihet Trampit se çfarë ideje ka në raportet Kosovë – Serbi!

Dhe, këtu është problematika, me sa e shoh unë, për cilindo që vie në qeveri, qoftë Albin Kurti, qoftë opozita, siç po quhet.

Me Kurtin, megjithatë, kështu si është, nuk ka ndonjë arsye që veriu i Kosovës të ndahet, sepse tani me sa duket është nën juridiksionin e Kosovës. Por, me ardhjen e opozitës në qeveri, ka gjasa të lëshohet pe, dhe në veri do të hyjnë sërish grupet kriminale serbe, për çka do të ishte vështirë të mbahet ai.

Ne kemi këtu KFOR-in në kuadrin e NATO-s, por çka nëse nuk reagojnë sikur në majin e vitit 2023, kur grupet krimnale serbe plagosën 93 ushtarë të KFOR-it? Serbët si nuhatës të mirë të lojërave ndaj ndërkombëtarëve, do provokojnë KFOR-in. Dhe, nëse KFOR-i nuk do të jetë në gjendje të mbrojë as veten, atëhere këtë do e shfrytëzojnë serbët dhe do të përpiqen të hyjnë në veriun  e Kosovës dhe do ta shpallin se ia kanë bashkangjitur Serbisë.

Për të mos ndodhur kjo, duhet të jenë shumë syçelë policia e Kosovës, bashkë me KFOR-n që të mos lejohen trupat serbe, çfarëdo qofshin ato, të hyjnë në territorin e Kosovës.

Shih për kët dhe për shumë që nuk është thënë, partitë politike të Kosovës do duhej të mendojnë më shumë për shtetin e Kosovës dhe të formojnë qeverinë sa më shpejt.

Kam besimin se veriu i Kosovës nuk do të ketë fatin e Krimesë së Ukrainës, mbasi nuk është i pushtuar nga Serbia. Përndryshe, po të ishte i pushtuar, Trampi po i jep krahun të fortit.

Dhe, edhe Kosova në raport me Serbinë, për momentin janë sikur kokrrat e dogërxhikut: nëntë me nëntë (9:9). Thuhet kështu se të dy kundërshtarët i kanë nga nëntë kokrra.  Serbia kërkon territor nga Kosova, për këtë ajo thotë se duhet të bëjë lëshime. Por, nuk ka nevojë për lëshime nga asnjëra palë, secila është në shtetin e vet: Kosova ka territorin e vet, Serbia ka territoin e vet. Secila të qëndrojë në tokën e vet dhe kështu do mund të krijohen marrëdhënie të mira mes tyre dhe ai normalizimi i kërkuar kaherë edhe nga Bashkimi Europian e SHBA.

Federata “VATRA” kërkesë Presidentit Begaj e Osmani: Mbroni të drejtat e shqiptarëve në Ulqin

0

Shkëlqesisë së Tij, Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Saj, Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, Lënda: Kërkesë për reagim institucional mbi zhvillimet e fundit në Ulqin Të nderuar Shkëlqesi, Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, organizata më e vjetër e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër lidhur me një çështje me rëndësi të veçantë kombëtare dhe rajonale: zhvillimet e fundit në Ulqin, përkatësisht dhënia me qira për një periudhë afatgjate e një pjese të konsiderueshme të Plazhit të Madh kompanisë “Eagle Hills Montenegro”, një subjekt privat i regjistruar në Mal të Zi vetëm gjatë këtij viti, me një kapital simbolik. Kjo marrëveshje, e cila ka ngjallur reagime të forta brenda komunitetit lokal shqiptar në Ulqin, si dhe nga aktorë politikë e institucionalë në Mal të Zi, përfshirë Presidentin Jakov Milatoviq, është zhvilluar në kushte jo të qarta transparence dhe me shumë pikëpyetje mbi qëllimet afatgjata të këtij projekti. Të nderuar Presidentë, Ulqini nuk është vetëm një qytet simbolik për shqiptarët në Mal të Zi, por është edhe një hapësirë historike, kulturore dhe ekonomike me rëndësi të veçantë për mbarë rajonin dhe më gjerë. Për këtë arsye, ne ju drejtohemi Juve, si përfaqësues të dy shteteve relevante, për ta ndjekur me vëmendje këtë zhvillim shqetësues dhe për të përdorur kanalet diplomatike e institucionale për të ngritur zërin tuaj në mbrojtje të të drejtave, interesave dhe pronës publike që u përket qytetarëve të Ulqinit.

Federata “VATRA” thekson rëndësinë që çdo vendimmarrje që prek komunitetin autokton shqiptar në Mal të Zi të jetë në përputhje me ligjin, me parimet e transparencës, dhe mbi të gjitha, me vullnetin e qytetarëve të Ulqinit. Ne tashmë kemi nisur kontaktet me institucione relevante në SHBA dhe do të vijojmë të ndjekim këtë çështje deri në përfundimin e saj, duke theksuar gjithmonë nevojën që investimet dhe zhvillimi në rajon të mos bëhen në dëm të banorëve autoktonë, as të trashëgimisë mjedisore dhe kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi. Në pritje të një reagimi të ndjeshëm dhe përfaqësues nga institucionet që Ju drejtoni, ju shpreh mirënjohjen për përkushtimin Tuaj të vazhdueshëm ndaj çështjeve që prekin interesin kombëtar.

Me konsideratë të lartë,

Dr. Elmi Berisha

President, Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”

VATRA Letter to Montenegro President Jakov Milatović – Dielli | The Sun

Jakup Halimi, një jetë në shërbim të çështjes shqiptare

Nga : Arif Ejupi

Rrëfimi i Jakup Halimit paraqet një dëshmi me rëndësi të veçantë për historinë e rezistencës shqiptare në diasporë. Ai dokumenton me saktësi përvojat personale të një veprimtari të hershëm, i cili me përkushtim të pandërprerë ka kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe përpjekjet për çlirim.

Ky artikull është përpiluar mbi bazën e një bisede të drejtpërdrejtë me z. Halimi, duke ruajtur autenticitetin e rrëfimit të tij. Qëllimi kryesor i këtij shkrimi është që të ndihmojë në dokumentimin e një pjese të rëndësishme të historisë së mërgatës shqiptare në Zvicër dhe të kontributit të saj në çështjen kombëtare.

Më 20 shkurt 2025, në orën 15:35, më telefonoi z. Jakup Halimi nga Skifteraj i komunës së Vitisë, i cili prej vitesh jeton në Gjenevë. E takova para hyrjes së Migrosit në Villereuse dhe së bashku shkuam në banesën time.
Deri në orën 19:30, kur u kthye në banesën e tij, ai më rrëfeu jetën dhe angazhimin e tij të palëkundur për çështjen shqiptare. Ishte një rrëfim i ndjerë, i mbushur me dhembje, sfida dhe vendosmëri.

Jakup Halimi u rrit në një kohë kur shqiptarët e Kosovës përballeshin me represionin e vazhdueshëm të pushtetit jugosllav. Ai kreu katër klasë të shkollës fillore në fshatin e tij të lindjes, por kur nisi klasën e pestë e cila atëherë njihej si progjimnaz, arriti të përfundonte vetëm gjysmën e semestrit të parë.

Pushteti i dominuar nga serbët dhe malazezët e mbylli shkollën, duke lënë qindra fëmijë shqiptarë pa mundësi arsimimi. Si shumë moshatarë të tij, edhe Jakupi u detyrua të merrej me ruajtjen e bagëtive, një realitet i dhimbshëm për shumë të rinj shqiptarë, të cilët ëndërronin një jetë ndryshe.

Gjendja e rëndë ekonomike e familjes e detyroi që, ende pa i mbushur 16 vjet, të largohej nga shtëpia për të kërkuar punë në Kikindë të Vojvodinës. Ai u përball me vështirësi të shumta, e mbi të gjitha, me punë të rëndë fizike që i dëmtoi shëndetin. Një infeksion veshi e detyroi të shtrohej në spital, por as kjo nuk i ndali përpjekjet e tij për të luftuar me tërë qenien varfërinë dhe padrejtësinë.

Në vitet 1965–1966, Jakup Halimi kreu shërbimin ushtarak në një fshat pranë Vipavës, në Slloveni, ku u caktua nga eprorët përgjegjës në sektorin e inxhinierisë civile.

Për një shqiptar nga Kosova, shërbimi ushtarak në Jugosllavinë e asaj kohe nuk ishte thjesht një detyrim, por një përvojë e hidhur ku çdo moment ndodhte diskriminimi dhe pasiguria për jetën.

Kjo ishte një periudhë tepër e tensionuar politike, pasi përkonte me rrëzimin e Aleksandër Rankoviqit, njërit prej figurave më famëkeqe të shtypjes së shqiptarëve. Pikërisht në këtë periudhë, Halimi filloi të kuptonte se çlirimi i Kosovës nga zgjedha sllave nuk do të vinte nga politika zyrtare, por nga organizimi i shqiptarëve në Lëvizje të strukturuara mirë kombëtare.

Frymëzimin për këtë angazhim e mori nga Fazli Abdullahu, i fshatit Shurdhan të Gjilanit, mësues në Preshevë, i cili kishte përjetuar persekutimin e regjimit jugosllav.

Abdullahu dhe vëllezërit e tij ishin burgosur për veprimtari patriotike. Ky ishte një moment kyç në jetën e Jakup Halimit, pasi kuptoi se çështja kombëtare kërkonte sakrifica të mëdha, nuk vonoi dhe ai u bë pjesë e rezistencës shqiptare në diasporë.

Halimi u organizua në një celulë të përbashkët ilegale me figura të njohura të Lëvizjes kombëtare si Hydajet Hyseni, Kadri Abdullahu dhe Kadri Zeka (ky i fundit i njohur në ilegalitet si “Zeqa”).

Jakup Halimi, në këtë rreth, vepronte me emrin konspirativ “Hamiti”. Në prill të vitit 1981, kur shpërthyen demonstratat studentore në Kosovë, jehona e tyre u ndje edhe në diasporë. Në Gjenevë u përhap lajmi se ishte vrarë Hyrije Hyseni, motra e Hydajet Hysenit.

Ky lajm më vonë doli i rremë, por mbeti e paqartë se kush e kishte përhapur dhe me çfarë qëllimi. OMLK (Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës) mbajti një tubim të rëndësishëm në Bernë të Zvicrës, ku u vendos për strategjinë e mëtejshme të lëvizjes.

Në këtë periudhë, Kadri Zeka shkoi në Bruksel për të koordinuar protestat me aktivistët atje. Veprimtarët e atjeshëm kishin paralajmëruar se nuk do të lejonin flamurin me shqiponjën dykrenore dhe yllin pesëcepësh.

Sipas z. Jakup Halimi, për shkak të mospajtimeve ideologjike, demonstruesit u ndanë në dy grupe: pjesa dërrmuese protestoi në Bruksel, ndërsa një grup tjetër prej disa vetave, me në krye Hajrullah Terpezën, protestoi në Paris të Francës.

Jakupi thotë se ai dhe shokët e tij nga Gjeneva, në demonstratën e Brukselit, për herë të parë u njohën me Enver Hadrin, veprimtar të njohur të çështjes shqiptare, i cili u vra më 25 shkurt 1990 në Belgjikë nga UDB-ja jugosllave.

Halimi mendon se demonstratat e vitit 1981 ishin shprehje e pakënaqësive të shumta të popullit shqiptar të Kosovës. Si pasojë e kësaj pakënaqësie, edhe pse në rrethana tepër delikate, krahas Prishtinës, u demonstrua pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës. Këtë pakënaqësi të popullit shqiptar Jugosllavia komuniste, veçanërisht Serbia, e shtypi me dhunë, duke vrarë dhe burgosur mijëra të rinj, kryesisht studentë dhe profesorë të Universitetit të Kosovës.

Andaj, rrëfimi i Bacës Jakup nuk është thjesht historia e një njeriu, por një pasqyrë e sakrificave që shqiptarët kanë bërë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Në vitet e errëta të shtypjes, ai ishte ndër ata që guxuan të ngrinin zërin dhe të vepronin, duke vënë në rrezik gjithçka për të drejtat e popullit shqiptar.

Jakup Halimi, për shkak të përkushtimit të tij atdhetar, u burgos nga UDB-ja, jugosllave dhe u dënua me 5 vjet burgim të rëndë. Pas daljes nga burgu, ai u vendos sërish në Gjenevë të Zvicrës, duke mos hequr dorë për asnjë çast nga ideali i tij kombëtar.

Dera e banesës së tij gjithmonë mbeti e hapur për të gjithë veprimtarët e ndjekur nga regjimet diktatoriale të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë. Jakup Halimi, me një vullnet të çeliktë dhe me një dëshirë të jashtëzakonshme për të ndihmuar në çlirimin e Kosovës nga Serbia, mbështeti të gjitha organizimet e shqiptarëve të mërguar në Gjenevë.

Ai, vite të tëra, kontribuoi në baza vullnetare në LAPSH, Këshilli në Gjenevë, ku me përpikëri kreu detyrën e arkëtarit. Jakup Halimi, i angazhuar si shtëpiak nga miku i madh i çështjes shqiptare, z. Ueli Leuenberger, themelues i Universitetit Popullor Shqiptar, me mirësjellje dhe butësi punoi në këtë çerdhe integrimi deri më 2007, kur edhe doli në pension.

Baca Jakup, siç e quajnë me respekt të gjithë bashkatdhetarët në Gjenevë, edhe pse në moshë të thyer, ndihmoi me të holla dhe mjete logjistike edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai, si askush tjetër, iu gëzua formimit të institucioneve të Kosovës, të cilat me vendosmëri luftuan pushtimin serb.

Baca Jakup, sot në një moshë të shtyrë, jeton në Gjenevë, por mendja dhe zemra e tij mbeten gjithmonë në Kosovë, në tokën që e deshi dhe për të cilën sakrifikoi gjithçka.

Shënim i autorit: Ky artikull është hartuar mbi bazën e dëshmisë së drejtpërdrejtë të z. Jakup Halimi dhe para publikimit është verifikuar me të.

Të gjitha vlerësimet, qëndrimet dhe interpretimet e paraqitura në tekst përfaqësojnë pikëpamjet e tij personale dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin e autorit.

Gjenevë,23 shkurt 2025

Nuk arriti ta vriste pushtimi i Serbisë, e vrau pushtimi i brendshëm islamik!

0

Nga plumbi i Serbisë i shpëtoi, nga plumbi i talibanëve u vra – “Radikalizmi fetar po talebanizon Kosovën – Koha për ta shpallur armik të Republikës”

Shkruan Luan -Asllan Dibrani

“Kur shteti hesht, ekstremizmi flet. Dhe kur ekstremizmi flet me armë, viktimë është shteti.”

Një realitet që nuk mund të mohohet më

Kosova ndodhet sot përballë një rreziku të brendshëm, të heshtur, por të thellë – radikalizmi islamik i importuar, që po përhapet me një shpejtësi alarmante, duke goditur vetë strukturat e shtetit dhe jetën e qytetarit të zakonshëm. Ky nuk është një fenomen sporadik, por një projekt i mirëmenduar që kombinon ndikimin e jashtëm me vakumin institucional dhe heshtjen vendore. “Radikalizmi fetar po talebanizon Kosovën – Koha për ta shpallur armik të Republikës”

Dikur përmendej me krenari: “Kaçanikë, he shkëmb e gurë”. Sot, ai është bërë sinonim i rrjeteve të fshehta, i ndikimeve të huaja ideologjike dhe i heshtjes së frikshme institucionale. Në këtë qytet kanë vepruar kampe militante, kanë predikuar imamë të lidhur me axhenda të huaja, dhe janë rekrutuar të rinj për luftërat në Siri dhe Irak.

Kur në mars 2024 u dogj Gjykata e Kaçanikut, reagimi institucional mungoi. As hetime, as të arrestuar. Vetëm një heshtje që i jep forcë më tej rrjeteve radikale.

Turp për shtetin që nuk ngriti zërin për të nderuar këtë njeri të madh!
Turp për gjykatat dhe institucionet që nuk mbajtën as një ditë zie, as një protestë simbolike, për të treguar respekt për atë që dha jetën për rend dhe siguri!

Muhamed Lika meritonte më shumë se heshtje – ai meritonte një nderim që reflektonte sakrificat e tij për lirinë dhe paqen e Kosovës. Pa një veprim të shtetit, pa një simbolikë të fuqishme, ajo që ndodhi është një dështim i papranueshëm i atyre që duhet të kujdesen për integritetin dhe vlerat që ai përfaqësonte.

Ky nuk është thjesht humbja e një njeriu të ndershëm, por një dështim i shoqërisë dhe institucioneve tona që nuk i japin rëndësinë që meritojnë ata që kontribuojnë për këtë vend. Kur shteti hesht, e vrasim respektin që kemi për ata që luftuan për të.

Lavdi Muhamed Likës! U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij qoftë dritë për brezat që vijnë!

Radikalizmi që ka emër dhe adresë

Nuk mund të flasim më për radikalizëm pa emër. Sot, zëri i qytetarëve dhe i ekspertëve ngre alarmin për rolin që ka luajtur Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) në lejimin – dhe shpeshherë në mbështetjen indirekte – të përhapjes së kësaj ideologjie. Nëse një institucion fetar lejon përhapjen e ekstremizmit dhe glorifikimin e dhunës, ai nuk është më shtyllë shpirtërore, por kërcënim kombëtar.

Kërkesë për shpallje si organizatë terroriste

Bazuar në faktet e deritanishme, kërkohet:

  • Shqyrtimi ligjor për shpalljen e BIK dhe strukturave të saj ekstremiste si organizatë terroriste, nëse vërtetohen lidhjet me ideologji radikale, grupe të dhunshme dhe qendra destabilizuese të huaja.
  • Ndjekja penale e individëve përgjegjës, brenda dhe jashtë vendit.
  • Bashkëpunim ndërkombëtar për identifikimin e rrjeteve në diasporë.

Kjo nuk është ndëshkim. Kjo është mbrojtje e Kushtetutës dhe e vetë jetës së qytetarëve tanë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Kosova nuk mund të heshtë më. Kërkohet veprim i menjëhershëm:

  • Plan kombëtar për deradikalizim dhe edukim qytetar.
  • Largimi nga arsimi dhe administrata i çdo individi që shpërndan urrejtje fetare.
  • Monitorim i rreptë i çdo predikimi në xhami.
  • Ligje të forta kundër rrjeteve me prirje ekstremiste.
  • Pjesëmarrje e hapur e intelektualëve dhe medias në luftën kundër talebanizmit të Kosovës.

Përfundim: Heshtja është bashkëfajësi

Çdo ditë pa veprim është një ditë që ekstremizmi fiton terren. Nuk është më koha për retorikë diplomatike. Është koha për veprim ligjor dhe qëndrim kombëtar.

Dy terroristët islamik të Kosovës “me famë botërore”, Lavdërim Muhaxheri i Kaçanikut dhe Ridvan Aqifi i Gjilanit, të cilët i dhanë jetëkotat për të ashtuquajturen “Toka e Shamit”, që sipas një qarkoreje të BIK-ut , që u lexue në korrik të vitit 2013, “është tokë aq e rëndësishme për Allahin”.

Andaj, turrni “burra Musliman…!”, pati thënë BIK-u kur i thërriste të rinjt nëpër xhami që to “dalin zot popullit sirian që po vuan nga Asadi”, me fjalë të tjera që të përziheshin si xhihadistë në luftën civile të Sirisë.

❗️Radikalizmi nuk është fe. Është armë. Dhe Kosova nuk mund ta tolerojë më asnjë ditë më tepër.

Institucionet e Republikës së Kosovës sërish s’po e luftojnë meritorisht terrorizmin isislamik

0

Gjergj – Skender Jashari

Vetëm pasi ndodhin raste kaq të rënda si akti terrorist i vrasjes së policit të Kosovës, atëherë vehet në veprim sa për sy e faqe.  Kishim lexuar dhe dëgjuar për vrasjen e policëve të Republikës së Kosovës nga grupet terroriste serbe, në veri, siç ishte rasti i vrasjes së Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut. Pas dështimit të përpjekjeve të grupeve kriminalo-terroriste serbe në veri të Kosovës që të operojnë dhe shtrirjes së sovranitetit të Republikës së Kosovës, duket sheshazi që Serbia angazhoi grupet terroriste isislamike për të kryer akte terroriste isislamike brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Urgjentisht, efektivisht dhe me kordinim të brendshëm dhe sidomos ndërkombëtar do duhej që çdo institucion i Republikës së Kosovës, në nivele të ndryshme qoftë qëndrore a lokale të ndërmarr veprime efikase kundër çdo forme të terrorizmit. Në doktrinat e agjenturave parashihet që indoktrinimi mund të arrihet nëse vazhdimisht për 3 vite arrihet të ndikohet në një person. E kjo më së lehti arrihet sidomos në grupmoshat e reja. Tashmë shohim që edhe në Republikë të Kosovës është krijuar një masë kritike e të radikalizuarëve, ekstremizuarëve dhe terroristëve isislamik.

Skema ka qenë e qartë që në fillim, Serbia përmes tre boshteve vepron në drejtim të isislamizimit të Kosovës. Njëri bosht, përmes Novi Pazarit në drejtim të Mitrovicës dhe përfundon në Prishtinë, degë e këtij krahu në drejtim të Pejës dhe Gjakovës- përfundon në Prizren.  Boshti tjetër përmes Luginës së Preshevës, me njërën degë përmes Gjilanit deri në Prishtinë dhe dega e dytë e saj nëpër Ferizaj deri në Prizren. Boshti tjetër përmes Shkupit dhe Kumanovës nëpër Kaçanik me tre degë, nëpër Ferizaj-Gjilan, dega tjetër Kaçanik në drejtim të Prishtinës dhe dega e fundit nëpërmes Kaçanikut për në Prizren.

Figure 1. Paraqet  drejtimet dhe intensitetin e veprimeve të radikalëve, ekstremistëve dhe terroristëve isislamik të lidhur me Serbinë.

Absurditetet që akoma shihen përfshirë edhe në këtë rast të aktit terrorist isislamik të vrasjes së policit Muhamet Lika dhe në raste të tjera janë:

  1. Institucionet politike, zyrtarët politik dhe partitë politike kanë pasur një heshtje mortore ndaj fenomenit të terrorizmit isislamik. Madje dy mandatet zgjedhore të fundit, kanë flirtuar dhe bashkëpunuar me subjekte fizike e më rrallë edhe juridike( organizata) të dyshuara për lidhje me terrorizmin isislamik. Gjithashtu kanë “peshkuar” elektorat të tillë nga masa e radikalëve, ekstremistëve, terroristëve isislamik dhe atyre që e quajnë veten musliman.
  2. Përfshirja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në hetimin e këtij rasti-për habi kjo nuk ndodhë. Edhe pse kemi parë edhe arrestime të reja në lidhje me këtë rast, shihen sheshazi edhe këto mangësi:
    1. Cilësimi juridik e vrasjes së policit, është absurde që mos të cilësohet akoma akt terrorist sepse: është kryer nga një grup terroriste islamike, është kryer me motiv terrorist islamik. Derisa disa nga terroristët bëjnë thirrje edhe për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.
    2. Mos ndjekja penale e dy zyrtarëve policor, varësisht nga provat dhe dëshmitë, por së paku për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar e deri për ndihmë në kryerje të veprave terroriste( pasiqë ka prova të pakontestueshme që këta dy zyrtarë kanë ndihmuar terroristët pas kryerjes së veprave terroriste).
    3. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e ka obligim ligjor të përfshihet në raste të tilla, sepse parashihet dënimi me më shumë se 10 vjet burgim, vepra penale ndodhë në zona të ndryshme të Kosovës, që mund të bie nën kompetencën e territorit të gjykatave të ndryshme e deri disa nga terroristët bënin thirrje edhe për vepra penale lkundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës;
  3. Fatkeqësisht u vërtetu që zyrtarët policor( dy të tillë: si Jaser Jaha shef i Njësisë Operative dhe Jalldëze Krasniqi mbikëqyrëse e Njësisë për Ndërlidhje me Gjykatat), kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme terroristët e grupit terrorist isislamik. Pos suspendimit të tyre nuk ka asgjë më shumë, e nuk ndiqen penalisht për një mori veprash penale. Shifra të policëve, prokurorëve dhe gjykatësve të përfshirë në forma të ndryshme në mbështetje të terroristëve isislamik, është alarmante.
  4. Fatkeqësisht u vërtetu, që edhe djem të policëve, janë të dyshuar për veprimtari terroriste dhe kryerje të akteve terroriste. Pos verifikimit të armës, asgjë më shumë nuk është ndërmarrë ndaj policit. Nuk ka asnjë kontrollë efektive të brendshme ndaj sjelljeve të policëve, e as në rekrutimin e policëve të rinjë.
  5. Fatkeqësisht u vërtetu që terrorist isislamik kanë lënë punën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për t’iu përkushtu veprimtarive terroriste isislamike. Asnjë verifikim për shkaqet e pushimit nga puna, e as asnjë verifikim paraprak për mos pranimin e rekrutëve të rinjë, me rrezik potencial për degradim të tyre në radikalizëm, ekstremizëm e terrorizëm isislamik.
  6. Fatkeqësisht u vërtetu që ka edhe gjykatës dhe prokuror në këto institucione, që terroristët e tillë i kanë liruar( 4 prej tyre në rastet e shpërndarjes së propagandës terroriste isislamike kundër festës së vitit të ri dhe aktit terrorist të djegëjes së pemës së vitit të ri dhe 3 prej tyre të dyshuar për aktin terrorist isislamik të djegëjes së Gjykatës Themelore në Ferizaj). Akoma ndaj tyre asnjë veprim ligjor nuk është ndërmarrë.
  7. Tashmë është faktu ekzistimi i grupit terrorist isislamik në Kaçanik. Në fakt ka edhe disa dhjetëra grupe të tilla terroriste, që kanë kryer veprime terroriste isislamike qoftë në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut, në vendet perëndimore etj. Asnjë deri më tash nuk është ndjekur penalisht. Por akoma:
    1. Nuk janë ndjekur penalisht të gjithë pjestarët e grupit të tillë terrorist isislamik. Derisa veprimtaria e tyre terroriste isislamike, është intensifikuar, nëse përcjellen rrjetet sociale, që pjestarët terrorist të këtij grupi i kanë shfrytëzuar. P.sh: kanë filluar glorifikimin e këtyre terroristëve të arrestuar e deri tek forma të tjera të presionit terrorist isislamik kundër Institucioneve të Republikës së Kosovës.
    2. Nuk janë ndjekur penalisht asnjë grup tjetër terrorist isislamik që ka propagandu propaganda terroriste islamike, propagandë terroriste isislamike në lidhje me Gazën ; propagandë terroriste isislamike anti-semite; propagandë terroriste isislamike të “vëllazërisë muslimane” etj.

Çfarë do të presim në përfundim të këtij rasti? Si më parë, edhe tash. Një proces gjoja ligjor, me disa të burgosur me dënime qesharake, të cilët pas disa vitesh sërish do jenë në liri, për të vazhduar edhe më të profesionalizuar veprimtarinë terroriste isislamike. Kjo praktikë është prezente që nga arrestimet e hoxhallarëve të dyshuar për terrorizëm dhe terroristëve isislamik si Luftëtarë të Huaj Terrorist në vitet 2016 e pas.

Më 25.04.2025

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Reportazh nga Dubai dhe krahasimi me Shqipërinë tonë të bekuar nga Natyra

nga Luan Dibrani

Foto-reportazh nga Dubai dhe Shqipëria-Nga Rëra e Shkretëtirës në Majat e Turizmit Botëror: Dubai përballë Shqipërisë së Bekuar nga Natyra

 Në një qytet ku hotelet luksoze lindin çdo ditë në çdo cep të Dubait, Millennium Plaza Downtown, hoteli qe u vendosem për disa ditë, mbetet një nga simbolet që i reziston kohës ne pasqyrimin e  këtij qyteti . I vendosur në një nga pozitat më strategjike – në zemër të Sheikh Zayed Road, përballë Muzeut të së Ardhmes dhe pranë Qendrës Botërore të Tregtisë – ky hotel është një pikë ideale nisjeje për të eksploruar qytetin, qoftë për pushime apo për punë.

Akomodimi është i rehatshëm dhe modern, me pamje që të lënë pa frymë, ndërsa restorantet ofrojnë shije autentike nga kuzhina të ndryshme botërore. Pishina e jashtme, shërbimi i kujdesshëm dhe afërsia me metronë e bëjnë përvojën edhe më praktike e relaksuese.

Ky është vendi ku ndihesh pjesë e ritmit të gjallë të Dubait, por njëkohësisht gjen qetësinë që të duhet për të shijuar çdo moment.

Qyteti i Dubait ka rreth 3.6 milionë banorë (sipas të dhënave më të fundit nga viti 2024).
Është qyteti më i populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një nga metropolet që rritet më shpejt në botë – me banorë nga mbi 200 kombësi të ndryshme!

Shumica e popullsisë janë emigrantë, që punojnë në sektorë të ndryshëm si ndërtim, turizëm, teknologji, dhe financë. Vetëm një përqindje e vogël janë qytetarë të Emirateve.

Shkretëtira

  • Pjesa më e madhe e territorit të Dubait është shkretëtirë rëre, pjesë e Shkretëtirës së Arabisë.
  • Rëra është e artë dhe e imët, dhe formon duna që ndryshojnë formë sipas erës.
  • Shkretëtira nuk është thjesht bosh – aty zhvillohet turizëm i aventurës: safari me makina 4×4, hipje në deve, kampe tradicionale etj.

Zona urbane

  • Vetë qyteti është ndërtuar mbi një terren të ulët dhe të rrafshët, që e ka bërë më të lehtë ndërtimin e infrastrukturës moderne.
  • Qendra urbane përgjatë Sheikh Zayed Road është e dominuar nga rrokaqiej modernë si Burj Khalifa dhe Dubai Frame.
  • Ka lumenj artificialë, liqene dekorative dhe shumë hapësira të gjelbra të projektuara për bukuri urbane dhe freski në klimën e nxehtë.

Kujdesi ndaj detit

  • Dubai ndodhet përgjatë bregut të Gjirit Persik, dhe ka krijuar ishuj artificialë si:
    • Palm Jumeirah
    • The World Islands
  • Këto projekte kanë ndryshuar relievin bregdetar dhe e kanë kthyer detin në një pjesë integrale të jetës në qytet – për luks, turizëm dhe investime.

Në thelb, relievi i Dubait është një kombinim i natyrës së thatë shkretinore dhe ndërtimit të guximshëm njerëzor, që e ka shndërruar qytetin në një mrekulli moderne.

Nëse do të përpiqeshim ta përshkruanim në pak fjalë, Dubai është qyteti i ndërtuar mbi rërë, ndërsa Shqipëria është vendi i ndërtuar nga Zoti. Dy realitete të ndryshme, me rrugë të ndryshme drejt turizmit, por me një të përbashkët: dëshirën për t’u bërë pjesë e hartës botërore të destinacioneve të veçanta.

Dubai është sot një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët në botë. Ajo që dikur ishte një pluhur shkretëtire, sot është kthyer në një qytet që mahnit me çdo hap. Ndërtesat me shkëlqim, hotelet luksoze, rrugët e shtruara me përpikmëri dhe teknologjia e fundit janë pjesë e përditshmërisë.

Në krahun tjetër, Shqipëria ka gjithçka që natyra mund t’i dhurojë një vendi: plazhe të gjera e të virgjëra, male madhështore, lumenj të kristaltë, gastronomi unike dhe mikpritje që nuk krahasohet ndonjë vend tjetër . Por ajo çka mungon është vizioni dhe përkushtimi për ta ruajtur dhe zhvilluar këtë pasuri qe na e ka fale zoti  por nuk e vlerëson robi.

Dubai – Qyteti i Hoteleve pa Shtëpi

Në Dubai nuk sheh ndërtesa të zakonshme apo lagje të vogla qytetare. Qyteti është i mbushur me hotele të njëpasnjëshme, secili më madhështor se tjetri, me pamje nga marina, nga deti apo nga shkretëtira. Xhamat që rrezatojnë në çdo kohë të ditës e kthejnë qytetin në një pasqyrë që ndriçon përherë.

Ndërtesat janë ndërtuar ngushtë, por me elegancë. Gjithçka është e përllogaritur, e ndërtuar për të krijuar efekt vizual, dhe për të bërë turistin të ndihet si pjesë e një bote të përsosur. Nga Burj Khalifa deri tek hotelet e Palm Jumeirah, gjithçka duket si nga një film futuristik.

Ekskursionet në Dubai – Teknologji, Komoditet dhe Supermakina

tjetër dhe gjithashtu katin më të lartë të përdorshëm.

Burj Khalifa është ndërtuar nga kompania zhvilluese Emaar Properties, sipas projekteve të arkitektit Adrian Smith nga studioja amerikane Skidmore, Owings and Merrill. Ndërtimi filloi në vitin 2004 dhe në janar 2009 arriti lartësinë përfundimtare prej 828 metrash. Ndërtesa u përurua më 4 janar 2010. Deri në përurim, ajo quhej Burj Dubai (“Kulla e Dubait”), ndërsa pas përurimit mori emrin e ish-presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

Vendndodhja

Burj Khalifa ndodhet në qendër të një zone të re urbane të quajtur Downtown Dubai, një projekt me investim prej 20 miliardë dollarësh, ku janë kombinuar funksione të ndryshme si tregtia, banimi, zyra, hotele, qendra tregtare, argëtim dhe rekreacion.

Përdorimi

  • Në 38 katet e para ndodhet hoteli Armani, i pari i këtij lloji në botë.
  • Në katet mbi to janë 43 zyra dhe disa suita.
  • Kati i 124-të/125-të shërben si platformë vëzhgimi në lartësi 456 metra me pamje 360 gradë (“At the Top, Burj Khalifa“).
  • Që nga vjeshta e vitit 2014, vizitorëve u ofrohet edhe një platformë më ekskluzive në katin e 148-të në lartësi 555 metra (“At the Top, Burj Khalifa SKY”).
  • Në janar 2011, në katin e 123-të u hap restoranti @mosphere, restoranti më i lartë në botë.
  • Kati më i lartë i banuar është i 163-ti në 584 metra.
  • Ashensorët shkojnë deri në katin e 189-të, që ndodhet në 638 metra.
  • Në shkurt 2011, në ndërtesë u vendosën dy automatikë ari, ku mund të blesh shufra ari.
  • Për shkak të rënies së kërkesës për prona në Dubai, çmimet e apartamenteve ranë me 40% brenda 10 muajve pas hapjes.

Karakteristikat teknike

  • Sipërfaqja totale e ndërtesës: 526.760 m²; sipërfaqja e përdorshme: rreth 517.000 m².
  • U përdorën 330.000 m³ beton dhe sasi të mëdha çeliku, pjesërisht të ricikluar nga Pallati i Republikës në Berlin.
  • Deformimi maksimal nga era në katet e sipërme arrin rreth 1,5 metra, por ndërtesa nuk përdor stabilizues kundër lëkundjeve.
  • U përdorën rreth 850 shtylla betoni, disa deri në 70 metra thellësi, për të siguruar stabilitetin e ndërtesës.
  • 60 boshtet e ashensorëve funksionojnë si oxhakë të përmbysur, duke tërhequr ajrin nga lart poshtë për të balancuar presionin.
  • Ndërtimi zgjati 22 milionë orë pune dhe përfshiu deri në 12.000 punëtorë në kulmin e punimeve.
  • Zyrat dhe ambientet e fitness-it zënë 49 kate, ndërsa 1044 apartamente banimi, përfshirë 144 apartamente Armani, janë të shpërndara në kate të tjera.
  • Kati më i lartë teknik, ku ndodhen pajisjet elektronike dhe antenat, arrihet vetëm me një shkallë të ngushtë.
  • 57 ashensorë dhe 8 shkallë lëvizëse shërbejnë ndërtesën. Ashensorët kryesorë kanë një lartësi funksionimi prej 504 metrash.
  • Ashensorët e dyfishtë çojnë në platformën e vëzhgimit me një shpejtësi prej 10 m/s (36 km/h).
  • Platforma në katin e 148-të është më e larta në botë për publikun, në lartësinë 555,70 m.
  • Ka gjithsej 2.909 shkallë deri në katin e 160-të.
  • Parkingu në dy katet nëntokësore ka kapacitet për 3.000 makina.

Arkitektura

  • Ndërtesa ka një bazë me formë Y dhe përbëhet nga tre kolona që mbështesin një bërthamë qendrore shumë të fortë.
  • Ky sistem i quajtur “buttressed core” nga inxhinieri William F. Baker, siguron stabilitet maksimal ndaj erës dhe rrotullimeve.
  • Fillimisht, ndërtesa ishte planifikuar të ishte pak më e lartë se Taipei 101 (508 m), por pas analizës së themelit, u vendos që të ndërtohej shumë më lart.
  • Edhe gjatë ndërtimit, lartësia e bërthamës u rrit disa herë – fillimisht ishte planifikuar 507 m, dhe u arrit deri në 601 m për pjesën e betonit. 

Kthehemi  edhe njëherë këtu ne hotelin qe jam përqendruar  në Millennium Hotel  në zemër të Dubait, kupton menjëherë se ke hyrë në një botë tjetër. Veturat që lëvizin rrugëve janë nga më luksozet që ka prodhuar bota – të reja, të pastra, të shpejta. Dominojnë modelet japoneze, por gjithashtu sheh Rolls-Royce, Bentley, Ferrari, Lamborghini. Në Dubai, vetura është status për njeriun se kush është.

Ekskursionet janë të organizuara deri në detaj. Një udhëtim në shkretëtirë me Land Cruiser të pajisur për çdo terren, shfaqje tradicionale në tenda beduine, guidat që flasin disa gjuhë dhe ambientet që të lenë pa fjalë – janë pjesë e eksperiencës së garantuar.

Çdo shërbim është i menduar që të lërë mbresa. Nga marrja në hotel deri tek kthimi, gjithçka funksionon si një orë zvicerane. Dhe mbi të gjitha, gjithçka është për turistin.

Shqipëria art natyror qe na e ka fale zoti – Bukuri që nuk e Ndërton Dot Asnjeri, por që Po Harrohet injorohet dhe keq menaxhohet nga vet ne  shqiptarët!!!

Shqipëria, në kontrast, është një vend që nuk ka nevojë për ndërtime spektakolare. Ka plazhe të pafundme që nuk i gjen askund tjetër – me rërë të natyrshme, me pyje që krijojnë hije të freskëta, me ujëra të kthjellët që të ftojnë të hysh pa menduar dy herë.

Por aty ku ka ndërhyrë dora e njeriut, shpesh ka dëmtuar më shumë sesa ka ndërtuar. Plazhe që dikur ishin të virgjëra, sot janë të zaptuara, të betonizuara, të ndotura. Rreth 90% e bregdetit është dëmtuar në një formë apo një tjetër, për shkak të mungesës së kontrollit dhe planifikimit urbanistik dhe  teknologjik.

Turizmi që Shqipëria duhet të kishte, shpesh sabotohet nga vetë strukturat shtetërore, nga mungesa e përkrahjes ndaj investimeve serioze dhe nga një qytetari që ndonjëherë nuk është edukuar për ta ruajtur natyrën si një pasuri kombëtare.

Ekskursionet në Shqipëri – Natyrë që Flet, por pa Zë Organizimi

Nga Thethi në Valbonë, nga Syri i Kaltër në Karaburun, nga Liqeni i Komanit në Llogara, Shqipëria është një muze natyror në ajër të hapur. Por shumë nga këto vende janë të vështira për t’u eksploruar për shkak të mungesës së infrastrukturës, sinjalistikës, apo shërbimeve bazë ndesa ne  Dubain spektakulare cdo gje eshte artificiale madje edhe nje lule  apo bime drunore  e ka  ujin tek rrënja  se për ndryshe për pak dite nga thatësia vdesin si bime dhe kthehte  vendi ne pamjen  fillestare të shkritores.

Ne Shqipëri turistët shpesh duhet të improvizojnë, të kërkojnë vetë informacion, ose të ecin kilometra në këmbë pa një guidë të certifikuar. Megjithatë, kur mbërrin në destinacion, natyra shpërblen gjithçka – me qetësi, me bukuri, me një ndjesi të rrallë që nuk blihet dot me para.

Gastronomia dhe Mikpritja – Zemra e Shqipërisë

Një tjetër thesar i pazbuluar është kuzhina shqiptare. Me shije të pastra, me gatime tradicionale që kanë kaluar brez pas brezi, me përbërës vendas e të freskët – çdo vakt është një përvojë.

Dhe më shumë se ushqimi, është mikpritja ajo që e bën Shqipërinë të veçantë. Në Dubai, shërbimi është perfekt, por i programuar. Në Shqipëri, është i sinqertë, i gjallë, i ndjerë. Në shumë raste, je mysafir në shtëpi dhe jo thjesht klient në një restorant.

Përmbyllje – Mesazhi i Madh: Shqipëria ka gjithçka, por i mungon vetja

Ky fotoreportazh nuk është vetëm një krahasim mes dy vendeve. Është një thirrje. Një ftesë për reflektim. Dubai tregon çfarë mund të ndërtojë njeriu kur ka vullnet, vizion dhe përkushtim. Shqipëria tregon çfarë ka dhuruar Zoti – por që po e humbasim nga mungesa e kujdesit.

Turizmi nuk është vetëm pamje dhe pushim. Është ekonomi. Është imazh. Është respekt për vendin tënd. Shqipëria, Kosova dhe pjesët e Maqedonisë shqiptare  duke  i marre parasysh edhe perlat  malore dhe detare ne Malin e Zi ,si dhe ne Greqi ne  pjesët tona  te banuara me shqiptarë, qe u përkasin shqiptareve si vendbanime, mund të jenë perlat e Ballkanit, Evropa e jugut që s’ka nevojë për filtra, por vetëm për organizim dhe dashuri. Sipas një eksperti  amerikan  ne një interviste, ai deklaron se Shqipëria vetëm me Turizëm ka mundësi ti mbaj  mbi 20 milion banore pa u marre me kurrfarë veprimtare tjetër.

Nëse këtë e kuptojnë qytetarët dhe qeveritë, Shqipëria, Kosovën  dhe trojet tona shqiptare në Ballkan qe s’kemi  nevojë të ndjekim askënd – mjafton të ruajë dhe të vlerësojë atë që tashmë e ka Shqipëria. E ftoj popullin shqiptar qe ti kthehemi vetvetes dhe shërbimit  ndaj kombit tonë me atë qe na e ka fale zoti.