Kreu Blog Faqe 582

Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

2
Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!
Në historinë e njerëzimit, revolucionet e mëdha, qoftë politike, kulturore apo shpirtërore, nuk nisin gjithmonë nga qendra e pushtetit ose nga figura të njohura. Përkundrazi, ato shpesh fillojnë nga “skajet e shoqërisë”, në komunitete të vogla, dhe më pas përhapen në gjithë popullin.
Duke u bazuar në studime të fundit mbi mënyrën se si përhapen idetë në shoqëri, mund ta kuptojmë më mirë fenomenin e sotëm të braktisjes së islamit në Kosovë, dhe të japim një mesazh shprese: braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë.
Pse? Si ndodhin ndryshimet e mëdha?
Jo të gjitha idetë përhapen lehtë. Një video ose një lajm përhapet shpejt sepse mjafton që një njeri me ndikim ta ndajë me dikë tjetër.
Por ndryshimet e mëdha, si largimi nga një fe ose ndryshimi i zakoneve kulturore, kërkojnë diçka më të thellë: një “përforcim shoqëror”. Me fjalë të tjera, zakonisht, një person nuk ndryshon vetëm pse sheh një njeri që e ka bërë këtë hap, por guxon të ndryshojë vetëm kur e sheh se një numër i caktuar nga miqtë ose njerëzit përreth tij e kanë bërë të njëjtin hap (ky fenomen quhet “përforcim shoqëror”).
Këtë mekanizëm e shpjegon sociologu Mark Granovetter me “modelin e pragut”: çdo njeri e ka një prag të brendshëm, një numër minimal shokësh ose të afërmish që duhet të ndryshojnë para se edhe ai të guxojë të ndryshojë. Varësisht nga personi, dikujt i mjafton të ndjekë shembullin e një personi: babës/nënës, të dashurit/të dashurës, etj., e dikujt tjetër i nevojiten 3-4 (apo më shumë) shembuj.
Pse braktisja e islamit mund të përhapet shpejt?
Studime të tjera, si ato për Pranverën Arabe (nga dhjetori 2010, dhe për më pak se 3 muaj, në 15 shtete arabe ka pasur protesta masive, dhe në 4 prej tyre qeveria u rrëzua dhe ka pas shumë përmirësime shoqërore në shtetet tjera) tregojnë se ndryshimet nuk fillojnë nga njerëzit më të njohur ose më me ndikim, por nga njerëz të zakonshëm, në “skajet e shoqërisë”. (Kur them ‘në skajet e shoqërisë, nuk flas për njerëz të dobët, të margjinalizuar, ose të parëndësishëm. Përkundrazi, flas për ata që nuk janë të lidhur ngushtë me sistemin, me pushtetin ose me normat e vendosura. Ata që jetojnë më jashtë qendrës së kontrollit social, kanë më shumë liri për të menduar ndryshe, për të guxuar dhe për të sjellë ndryshime të reja. Në çdo revolucion, ndryshimi ka filluar pikërisht nga këto skaje, ku njerëzit kanë qenë më të lirë në mendje dhe më të hapur për të thyer rregullat e vjetra.)
Atëherë, sa persona duhen për të ndryshuar një shoqëri, për të filluar një revolucion kulturor, ose, konkretisht, për ta braktisur masivisht islamin?
Eksperimentet e studiuesit Damon Centola tregojnë se, varësisht nga rrethanat (sidomos ekonomike), mjafton përkrahja e vetëm 20 deri në 25% të popullsisë për ta ndryshuar normën kulturore të një shoqërie.
Të gjitha kushtet janë pjekur.
Për kushtet ekonomike në Kosovë, nuk kam nevojë të flas, të gjithë i njohim.
Pastaj, sot, në Kosovë, çdo sondazh tregon se shumica e shqiptarëve kanë kritika të ashpra ndaj fesë islame (veçanërisht ndaj islamit politik, BIK-ut dhe neo-otomanizmit), edhe pse nuk i bëjnë publike. Por, edhe në heshtje, këto kritika janë duke u grumbulluar. Dhe siç thotë teoria e prof Centola, kur një numër i mjaftueshëm arrin një masë kritike, ndryshimi shpërthen shpejt në gjithë shoqërinë, si një bombë atomike!
Kjo do të thotë se nuk kemi nevojë që të gjithë shqiptarët të braktisin islamin njëkohësisht. Mjafton që rreth 20 deri në 25% të jenë të vendosur dhe të dukshëm, dhe pjesa tjetër, më e frikësuar ose më e ngadalshme, do ta ndjekë shembullin.
Çfarë duhet të bëjmë për ta përshpejtuar ndryshimin?
1) Të jemi të dukshëm, pa frikë: të flasim hapur, të ndajmë historitë tona.
2) Të krijojmë rrjete të vogla mbështetëse: shokë, familjarë, grupe lokale.
3) Të mbështesim njëri-tjetrin, sidomos ata që hezitojnë ose kanë frikë.
4) Të ofrojmë alternativa: edukim, njohuri historike, debat të hapur.
Mos pritni nga politikanët, nga liderët, ose nga ndonjë personalitet i njohur. Historia tregon se ndryshimet e vërteta nisin nga poshtë, nga njerëzit e zakonshëm, nga komunitetet e vogla që e ndihmojnë njëri-tjetrin.
Nuk është më në pyetje a do të ndodhë braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, por kur do të ndodhë!
Unë mendoj, dhe kam të gjitha arsyet (logjike) të jem i bindur se mund të ndodhë brenda 5 viteve të ardhshme
Disa mendimtarë kanë thënë se shekulli 21 është shekulli i shqiptarëve, dhe, vërtet, jemi duke përjetuar një periudhë historike të jashtëzakonshme, një periudhë për ta rivendosur lidhjen me identitetin tonë të vërtetë.
Secili prej jush që merr guximin të deklarojë publikisht “nuk jam më mysliman” kontribuon në këtë rilindje kombëtare.
Dhe, nëse dëshironi të riktheheni në fenë e Gjergj Kastriotit, më lejoni të ripublikoj një tekst timin të shkurtër:
“Guximi nuk matet me fjalë, por me veprime që shkruajnë historinë. Çdo pagëzim është një akt i lavdishëm guximi, një kthim te ajo që na bën të lirë, të fortë dhe krenarë.
Trimëria ka qenë, është dhe do të mbetet çelësi i mbijetesës sonë, përballë çdo pushtimi. Prandaj, ky virtyt është thelbësor. Ky virtyt është tipik shqiptar!
Eja, pagëzohu edhe ti!
Mos prit që të tjerët ta bëjnë këtë hap. Me mijëra shqiptarë janë pagëzuar gjatë vitit të kaluar, dhe secili prej tyre ka kontribuar fuqishëm në ringjalljen e ndërgjegjes kombëtare.
Nëse ende nuk je gati, merr kohë, reflekto, por mos u vono shumë, dhe mos harro: fëmijët dhe nipërit e tu do të të pyesin një ditë: çfarë bëre ti kur populli shqiptar niste një revolucion kulturor?
Të gjitha kishat katolike shqiptare të Dardanisë ju mirëpresin me krenari dhe dashuri.”
Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎A PER RIKHTIM (010) ዜ + ,לניייוי ATERE Muarn ΜΕ SELI NE BRUKSEL‎"‎

Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

0

Florim Zeqa

Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon zgjedhjen e kryeparlamentarit! Ndryshe, me deshirë do ta votonin që në ditën e parë Albulena Haxhiun!

LVV në të drejtën e saj kushtetuese, opozita destruktive në Kuvend

Mosformimi i institucioneve të reja shtetërore është duke u përcjellur me humbje të mëdha financiare për Kosovën, filluar nga pagat dhe meditjet e deputetëve e deri tek bllokimi i investimeve të jashtme qindramilionëshe.

Përgjegjësia për mos formimin e institucioneve të reja shtetërore nuk bie mbi atë që nuk mund të bëjë më shumë (LVV), por mbi ata (opozitarët) që e kanë mundësinë e krijimit të institucioneve shtetërore dhe nuk e bëjnë konformë rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

Vota ‘për’ nuk është bllokuese e fromimit të institucioneve, kurse vota ‘kundër’ dhe ‘abstenimi’ janë akte që paraqesin bllokim antishtetëror dhe antikushtetues të konstutuimit të Kuvendit.

Konsumimi i 48-orëshit pa marrëveshje paraprake, me kosto të lartë financiare për buxhetin e shtetit!

I vetmi rezultat pozitiv është përfitimi i meditjeve të deputetëve në Kuvend.

Deputetët përveq pagës mujore i marrin edhe nga 200 euro për çdo seancë. Thënë ndryshe, çdo seancë e Kuvendit të pakonstituar, buxhetit të Kosovës i kushton hiq më pak se 24 mijë euro! Që do të thotë se, shtatë seancat e deritanishme e kanë koston e 168 mijë eurove! Nëse vazhdohet me këtë trend të dështimit të seancave për një muaj, kostoja e dështimit për ‘Arkën e Shtetit’ do të jetë 360 mijë euro meditje plus pagat e rregullta mujore 240 mijë euro, që në total do të arrijnë në 600 mijë euro të humbura nga buzheti i shtetit pas asnjë rezultat nga pengmbajtësit e institucioneve!

Deputetët e kësaj legjislature të pakonstituar me siguri luten, zgjate Zot këtë mot, se më mirë se kështu nuk gjenë askund në botë, me marrë para me bollëk pa bërë asgjë dhe asnjë të mirë për vendin!

E rendësishme për depuetetët pengje të liderëve partiakë është se këtyre ju rrjedhë paga mujore dhe meditjet për pesë minuta të seancave të dështuara të Kuvendit!

Nëse nuk ka kompromis politik asnjëri subjekt nuk e meriton të qeverisë me vendin. Përderisa pagat dhe meditjet iu rrjedhin në xhirollogari të deputetëve, proseset zhvillimore dhe investimet kapitale për Kosovën do të mbeten të bllokuara nga të gjitha anët! Vazhdoni e zhvatne sa të mundeni këtë shtet të mjerë! Akoma më i mjerë është ai popull që i voton këtë klasë kusarësh politikë!

Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

0

Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë 

   Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi, me rastin e 140 vjetorit të  lirimit të tij nga  kaçakët, pas gjashtë muajve peng i tyre, (më 28 Prill 1885), dhe në kujtim të 100 vjetorit të vdekjes së tij. 

   Ndryshe nga feudalët reaksionarë dhe elementët e tjerë turkomanë, të cilët kërkonin të ruhej i pandryshuar sundimi turk në Shqipëri, rilindasit shtruan si detyrë që, në periudhën e stabilitetit që ishte krijuar pas Lidhjs së Prizërenit, t’i kërkonin Portës së Lartë zbatimin e atyre reformave që vetë Turqia ishte detyruar nga fuqitë e mëdha në Kongresin e Berlinit t’u jepte disa liri kombësive jo turke të perandorisë.  

   Fillimisht rilindasit i kushtuan kujdes të veçantë edukimit të shtresave të gjera të popullsisë shqiptare me ndërgjegjen kombëtare, e cila ishte ende e kufizuar. Në kushtet e ndarjes së shqiptarëve në fé të ndryshme, rilindasit i dhanë rëndësi lëvizjes kulturore, në interes të bashkimit kombëtar, duke propaganduar  së pari, mësimin e të shkruarit shqip. 

   Një prej  rilindasve që u angzhua për mësimin e të shkruarit shqip ishte edhe Gjerasim Qirjazi, i cili, së bashku me motrën e tij, Sevasti Qirjazi arritën që  në vitin 1891 të hapnin në Korçë Shkollën e Parë fillore për vajzat. Gjerasimi drejtor, ndërsa mësim jepnin Sevasti Qirjazi, Katerina Cilka, më vonë  edhe Polikseni Luarasi, Fanka Eftimi, Parashqevi Qiriazi, Helidhona Titu (Falli), të cilat janë arsimtaret e para të shkollës shqipe. Dhe më pas kanë dhënë mësim: Thanas Sina Postenani, Grigor dhe Gjergj Qiriazi, Kristo Dako. Shkolla u hap në shtëpinë e Grigor Eliadh Frashërit, pranë kishës së Shën Gjergjit,  

   Gjerasim Qirjazi pat lindur më 8 Tetor 1858 nga një familje korçare me banim në Manastir. Por më më 1873, bashkë me prindërit e tij u largua nga Manastiri dhe ndoqi shkollën greke në Korçë, ku jepnin mësim misionarët protestanë amerikanë të Shoqërisë Biblike të Huaj me Qendër në Londër, ku krahas profesionit këpucar, merrte mësime edhe për Biblën. Kjo Shoqëri ka kryer shërbime për letërsinë tonë duke përkthyer Biblën në Shqip. Gjerasim D. Qiriazi filloi të ndiqte ato shërbesa, dhe, nga dashuria për të mësuar gjuhën shqipe, ai shpejt pranoi të bëhej predikues I asaj Shoqate dhe mësues shëtitës për gjuhën shqipe. Ai dha prova të mira të devotshmërisë së thellë dhe aftësisë së mirë si predikues, duke fituar reputacion të shkëlqyer për diturinë, aftësinë, besnikërinë, energjinë, gjenialitetin dhe devotshmërinë.  

    Në vitin 1882, përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike, Dr. Aleksandër Tomsoni përPerandrorinë Otomane dhe Ballkanin, dëgjoi për një shqiptar të ri nga Manastiri, i cili sapo kishte mbaruar studimet teologjike në Samokov të Bullgarisë, dhe më  18 janar 1883 I shkruan Gjerasimit në Shkup, duke i afruar të punësohej për Shoqërinë Biblike, si librashitës dhe predikues shëtitës. Gjerasimi pranoi dhe filloi udhëtimet nëpër gjithë Shqipërinë e Jugut si dhe në Elbasan, Durrës e Tiranë, ndërsa në shtator 1883 deri në Prill 1884 e dërguan në Stamboll për t’u profesionuar si veprimtar i Shoqatës Biblike. Në pranverën e vitit 1884 Gjerasimim kthehet në Manastir, ku krijoi një bazë për përhapjen e punës së Shoqatës Biblike në Shqipëri, duke predikuar në fshatrat Korçë e Manastir. 

      Gjerasim Qiriazi është predikuesi i parë protestant shqiptar për Biblën në gjuhën shqipe. Për këtë punë Gjerasimi kishte një talent të veçantë. Mirëpo, gjatë një turneu predikues, më 13 Nëntor 1884 kapet rob  nga një bandë kaçakësh, në Grykën e Lajthizës, afër Qafës së Zvezdës-Korçë. Ata kaçakë përbën çetën prej 26 vetë të komanduar prej Shahin Matraku nga Popçishti, (të gjithë ishin nga: Devolli, Popçishti, Bozhigradi, Gora, Panariti, Skrapari, Piluri, Polloska, Kuteli, Lunga dhe Lahja, D.G), të cilët e mbajtën peg 6  muaj:  13  Nëntor 1884 – 28 prill 1885.  

      Tash le t’ia lëmë fjalën Gjerasim Qirjazit, përshkruar në dorëshkrim e tij, me titull “Pengu i kaçakëve”, (gjëndet vetëm përkthimi në anglisht prej Xhon Kuanrud, i cili është edhe autori i parathënies së librit, botuar në Londër, 1902, përkthyer në shqip nga Edmond Seferi, më 1993), i cili tregon ndodhinë me aventura të çuditëshme  gjatë atyre 6 muajve peng i kaçakëve, nga i cili po bëjmë këto përzgjedhje:   

“Qëllimi im është ta përshkruaj jetën e cubave, bisedat e tyre dhe të gjitha ato që ngjanë gjatë  gjashtë muajve sa kam qenë peng i tyre. Gjatë robërisë sime pata rast të mirë ta shoh jetën e bashkëatdhetarëve të mi për së afërmi. Shumica e tyre i kanë lënë shtëpitë dhe kanë dalë në mal, të jetonin si bisha. Shkaku i parë është ikja nga gjakësit dhe hakmarrja ndaj tyre. Shkaku i dytë është shmangia nga shërbimi ushtarak, me shpresë se si cuba do të fitoni 50-60 lira për të paguar bedelin  për ushtri. Shkaku i tretë, mungesa e tokës pjellore në pjesën më të madhe të Shqipërisë… Kusaria është mallkim për vendin tonë dhe e pengon përparimin…. 

   … Kur mbritëm në krye të një shtegu në Mal të Thatë, aty u mblodhën njëzet e gjashtë kaçakët … Si shova etjen dhe u çlodha pakëz, Shahini nxori një kalem nga brezi dhe një copë kartë nga gjiri e më tha: 

– Shkruaj aty! “Dërgonani pesëqind lira”. Thuaju se po të mos i dërgojnë paratë, kokën tënde në torbë do ta marrin.  

– E keni kot, sepse nuk kam para”, ua ktheva unë. “Atyre që s’kanë para ua përdredhim kokën. Çtë duhet kjo e flamosur jetë pa para?” – ma priti njëri prej tyre. 

Shahini m’u hakërrye me zemërim:  

– Shkruaj atë që të thonë! Sa për para, ajo është puna jonë.  

Me që s’kisha ç’të bëja, nisa të shkruaj: “Prindër të dashur. Jam peng në duar të kaçakëve; kërkojnë pesëqind lira shpërblim. Gjerasim D. Qirjazi. Mali i Thatë, 13 nëntor 1884”….. 

… Të shtunën, më 4 prill 1885, një ditë para Pashkës, më lanë të qetë; pandeha se ndoshta vuajtjet e mia morën fund…. Të Hënën, herët në mëngjës, ndjeva njerëz që hynë në kasollen ku ishim. Ata ishin tre vetë nga banda e Shahinit. Ata kishin ardhur të më shpinin te sharra e Grabovës, ku ndodhej Shahini më të tijtë.  

– Paratë erdhën dhe ne do të të lirojmë, – më rha Malua (nga Kuteli). Për katër a pesë ditë do të jeshë në shtëpinë tënde.  

Të martën, pas mesnate, më thanë të bëhesha gati për udhë. Sytë i kisha ende të lidhur. Dy tri orë pasi ikëm nga shtëpia, arritëm në një grykë të madhe ku kishte ujë. Aty kishin ardhur të na prisnin edhe të tjerë, midis të cilëve ishte Bazi, nip i Shahinit. Me të na parë, ai u tha shokëve: “Zgjidhjani sytë Qirjazit!”.  

Kjo bëri vaki më 8 prill 1885. Ajo ditë kur hapa sytë dhe pashë dritën, ishte një ditë e shënuar për mua. Arritëm në një sharrë, ku gjetëm nëntë kaçakë duke u ngrohur pranë një zjarri. Shahini, Nurua dhe të tjerët sa më panë, u ngritën e më përshëndetën dhe më bënë vend për t’u ulur. 

Pastaj Shahini nxorri një letër nga gjiri e ma dha ta lexoja. Ajo vinte nga shtëpia. Letër të rrallë më të ëmbël s’kisha lexuar kurrë. Kur e hapa, nisa ta lexoja, më rrodhën lotë; megjithatë u ngushëllova kur mora vesh se të gjithë në shtëpi ishin shëndosh’ e mirë. 

– Tani mos ki frikë, – më tha Shahini, dhe bëri sikur i qortoi ata të dy që më kishjin munduar. 

   Atë mbrëmje hëngra bukë e djathë gjithë lezet dhe ndënja pranë zjarrit duke kuvënduar lirisht.  Të nesërmen u ngrita dhe u ula pranë zjarrit. Pas dy-tri orësh erdhi Shanini. Me të hyrë brenda, nxorri nga xhepi dy vezë të kuqe e m’i zgjati, duke më thënë:  

– Krishti u ngjall, Qirjaz.  

-Vërtet ashtu është”, ia ktheva unë….. 

   Tërë ditën e 25 prillit ra shi pa pushim. Kasollet nuk e mbanin shiun. Uji u fut brënda dhe ne s’gjenim vend ku të rrinim. Të tërë u lagëm. Shumica e tyre kishin guna që nuk e fusnin ujin. Aty kishin mbetur vetëm 9 kaçakë, të tjerët kishin vajtur në fshat. Atëherë Shahini m’u drejtua:  

– E, o Qirjaz, a s’e sheh ç’biçim zanat kemi? Në këtë mot edhe dhitë e eghra rrinë në strofkë, kurse për ne s’ka vend ku të fusim kokën..  

– E shoh, – i thashë, – dhe vras mendjen  se kur, vallë, do t’ju mbarojnë hallet, që të shihni një ditë të bardhë? 

– Kur të na vijnë mënd në kokë, – ma ktheu Shahini. 

– Po pse thua që na ka mallkuar Zoti? Zoti kurrë nuk bën keq. Ende s’e keni kuptuar që udha e mëkatarit është e zorshme? – ia ktheva unë. 

– Në këto anë udha e të drejtit është më e zorshme, – tha ai. 

– Por, edhe në qoftë më e zorshme udha e të drejtit (që unë s’e besoj), ju duhet ta ndiqni atë. Poshtërsia, sado e ëmbël që t’i duket të ligut, mbaron me turp e rrënim për të tërë.- ia prita unë. Të tjerët i kishite zënë gjumi. 

– Mund të të lirojmë në një fshat anfër Manastirit. Fshatarët do të të shpien në Manastir e, kur të të thërrasi në pyetje qeveria, do t’u thuash që s’kam parë asnjë vend, pasi sytë m’i kishin lidhur. 

– Po si mund t’u them atë që s’është e vërtetë. 

– Mos do të thuash që nuk bëka të gënjejmë fare? 

– Atë s’e them unë, por vetë Zoti që na krijoi të dyve. 

– Po, në mos gënjefshim, ne s’do të bitisnim dot asnjë punë dhe e kemi të humbur davanë.  

– Davanë e humbim kur gënjejmë, pasi pjellë të gënjeshtrave janë turpi, brejtja e ndërgjegjes në këtë botë dhe në atë tjetrën, – iu përgjigja unë.  

– Ne s’ia kemi ngëne t’u vëmë veshin fjalëve të tua, o Qirjaz se, po ta kishim bërë këtë, s’do të dilnim malit kaçakë. Po ku u gjetka ai njeri që qenka ashtu si do ti? A ka ndonjë që nuk vjedh, nuk gënjen e nuk lakmon? Ju që e mbani veten të drejtë e të ndershëm, mos u gënjen mendja se jeni të larë? Gënjeshtra, hajdutëria dhe lakmia maten me kute të ndryshëm, dhe shpesh fajtorët rrinë rehat në shtëpitë e tyre e gjëllojnë në mes të atyre që gërthasin për drejtësi. Tërë bota e di që ne vrasim, plaçkisim dhe mashtrojmë, kështu që njerëzit ruhen prej nesh; prandaj, ma do mëndja, që nuk jemi aq të rrezikshëm sa të tjerët. Kush ia vë veshin atij që thotë të vërtetë? Si në kohën e vjetra, ashtu edhe tani, të ligjtë duan t’i fshijnë nga faqja e dhéut ata që punojnë për drejtësi. Në sytë e botës të ligjtë mbahen për shënjtorë, por përbrenda janë plot hilera e ligësi. Ata venë e luten në kishë, ndezin qirinj e falin dhurata dhe pandehin se me bakshishe do të lajnë gjynahet e tyre. Po qe se Zoti ua fal kështu gjynahet, atëhere më parë më takon mua të vete në xhenet, pasi as unë nuk kam lënë kishë në Opar e Gorë pa ndezur qirinj – e ç’qirinj pa, jo si ata tuajt, po naaa, sa krahu im. Shpesh i kam falur dhurata kishës, kam dëgjuar meshë, priftërinjtë më kanë lexuar mbi kokë dhe nuk kam lënë zakon e adet të kishës pa bërë. Nëse nuk i bjë ashtu siç duhet, për këtë s’e kam fajin unë, pasi nuk më ka mësuar kush. Zoti na ka bërë me qëllim fatzinj. Sikur të na qeshte fati, edhe ne do të kishim pakëz dritë dhe puna do të mbrodhësonte; mirëpo Zoti na ka lënë ta kërkojmë fatin vetë. – mbaroi së foluri Shahini. 

   Njëri nga Kokoneshët ishte afër meje dhe bënte sikur flinte. Ai u ngrit, u ul pranë zjarrit dhe, si fërkoi sytë, foli: 

-Hallall të qoftë, o kapidan Shahini!Fjalë me vend ke thënë. Në ato kohë kur donin ta kryqëzoni Krishtin, tërë paria nderonin  Barabanë që ishte hajdut si ne.  

   28 Prilli 1885. Gdhiu me një qiell të pastër e një mot të mrekullueshëm. Atë mëngjes u kthye një kaçak që kishte vajtur te Kokoneshët për bukë. Me të ardhur ai folën kokë më kokë me Shahinin. Pastaj ata më thanë hapur: 

– Sot do të të lërojmë, se paratë erdhën. 

   Pas kësaj, të tërë zunë të më flisnin më ngrohtësishtë e më donin të më bënin mik. Ajo i vërteteonte fjalët që më thanë. Atë ditë më dukej vetja si në ëndërr. Morrëm të tatëpjetën, kaluam një grykë të thellë dhe dolëm në një luginë. Aty nuk kishte borë dhe vinte erë pranvere…. Një orë e gjysëm pasi ikëm nga kasollet, arritëm në një kodër, ku u takuam me zotin Nikolla Zarçe, i cili kishte sjellë paratë e shpërblimit. Si kuvënduan pak, zoti Zarçe nxori një tufë lirash turke, të mbështjella në një shami dhe i vuri para Shahinit. I numëruan paratë dhe doli se ishin treqind lira turke. Shahini i mbështolli sërish me shami e ua ktheu, duke u thënë:  

– E kishim fjalën për shtëtqind lira. Ku janë katërqind të tjerat? 

– Kaq më dhanë, ia ktheu Zarçia dhe zuri të bënte be e rrfe. 

   Mirëpo shumicës së kaçakëve u vinte keq për mua dhe ngulën këmbë që të lirohesha….. 

   Më çuan me barkë  në fshatin Lin të Ohrit. Aty kishin ardhur im vëlla Kosta, dhe Gjon Ciku, enkas për të më pritur mua. Kur u pamë, ia plasëm vajit. Unë isha si ai djali plangprishës, për të cilin thonë: “Ishte i vdekur dhe u ngjall sërish; ishte i humbur e u gjet”…. Dhe morëm udhën për në Manastir.” 

Me t’u rikthyer në Manastir Gjerasimi, bashkë me librashitësin Gjon Ciku, vijoi aktivitetin për përhapjen e punë së Shoqërisë Biblike dhe mësime për shkrimin e gjuhës shqipe, duke punësuar edhe gjshtë librashitës shëtitës. Puna zhvillohej nën mbikqyrjen e tij dhe në vitin 1887 pat arritur të krijonte tre depo të Shoqërisë Biblike në Shqipëri: në Manastir, në Janinë dhe në Shkodër, si dhe filloi të jepte mësime shqip për nxënësit e shkollës amerikane në Manastir, kurse natën mësonte të rriturit. Shpesh herë, gjatë kësaj pune, ai pengohej nga autoritetet otomane.  

    Në Shkollën e Parë Shqipe, e hapur në Korçë më 1887, si dhe në Shkollën e Parë Shqipe për vajzat, themeluar prej atij dhe e motra, Sevastia, më 1891, janë përdorur botime të Shoqërisë Biblike. Gjerasim Qirjazi ndëron jetë në moshën 36 vjeçare, 2 Janar 1894.  

(Shkëputur prej librit “Pengu i kaçakëve”,  Shtypur në Suedi nga ScandiBook, Falun 1993. Titulli  origjinalit: “Captured by Brigands”, Religious Tract Society, London, 1902) 

Islamizimi shpallet veprimtari terrosiste në mbarë shtetin e Kosovës dhe rajon

1
  • Shpallet Zyrtarisht: Islamizmi Radikal Politik si Organizatë Terroriste në Kosovë dhe Rajon

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

Shpallje Zyrtare e Islamizmit si Organizatë Terroriste në Kosovë dhe Rajon 

  • Fuqishëm në mbrojtje të Republikës së Kosovës, shtetit ligjor dhe rendit demokratik.

Me 27.04.2025

Tiranë, Prishtinë, Shkup, Presheve, Ulqin, Çameri dhe në mbarë Diasporen Shqiptare në Botë

Në bazë të vlerësimit të rrezikut të lartë që paraqet ideologjia dhe veprimtaria e Islamizmit Radikal Politik, me këtë dokument:

SHPALLET ZYRTARISHT
nga ana e Federatës dhe Platformës Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)  Islamizmi si ORGANIZATË TERRORISTE në mbarë shtetin e Kosovës dhe në rajon.

Ky akt shpalljeje është i mbështetur nga angazhimi i Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare, të cilët janë të angazhuar fuqishëm për mbrojtjen e vlerave të kombit shqiptar dhe integritetit të tij. Si përfaqësues të kësaj organizate Federale të rëndësishme si intelektual të shoqërisë, ne shohim me shqetësim rrezikun që paraqet përhapja e ekstremizmit politik islamik për paqen dhe sigurinë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, trojeve shqiptare dhe diasporës.

Ky akt shpalljeje është i domosdoshëm për të parandaluar çdo mundësi për përhapjen e ideve dhe veprimeve radikale, të cilat kanë ndikuar keq në strukturat shoqërore, edukative dhe politike. Është një reagim ndaj rrezikut që këto grupe paraqesin, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për stabilitetin global.

Ky akt shpallje bazohet në veprimtarinë e dokumentuar të kësaj ideologjie dhe rrjeteve të ndërlidhura me të, të cilat përfshijnë:

  • Promovimin e urrejtjes dhe dhunës fetare
  • Kërcënimin dhe minimin e rendit kushtetues dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Rekrutimin dhe dërgimin e qytetarëve në luftëra terroriste jashtë vendit
  • Mohimin e flamurit, gjuhës, kombit dhe institucioneve të Kosovës
  • Lidhjet dhe financimet nga qendra ideologjike e shtete të huaja
  • Ndërhyrjen sistematike në jetën publike, institucionale dhe arsimore në funksion të talebanizimit të shoqërisë shqiptare

I dyshuari për vrasjen e rreshterit Lika shihej në shoqërim me imam Qazimin, të dënuarin për rekrutimin e të rinjve në organizata terroriste

Në emër të identitetit kombëtar, rendit kushtetues dhe sigurisë së popullit shqiptar si popull laik  në trojet etnike dhe në diasporë, Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)
SH.PALL ZYRTARISHT:

👉 Islamizmin Radikal Politik si ORGANIZATË TERRORISTE,
në të gjitha format e tij të organizuara apo të maskuara, që vepron në:

  • Republikën e Kosovës
  • Shqipëri
  • Maqedoninë e Veriut
  • Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
  • Diasporën shqiptare në Evropë dhe më gjerë

Arsyet dhe baza e shpalljes: Talebanizimi i shoqërisë shqiptare

Ky akt është në përputhje me:

  • Kushtetutën e Republikës së Kosovës
  • Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit
  • Konventat Ndërkombëtare për Luftën kundër Terrorizmit
  • Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
  1. Veprimtari e dokumentuar terroriste:
  1. Shpallja e Islamizmit Radikal Politik si Organizatë Terroriste: Ky akt shpallje është i mbështetur nga hetime të thelluara dhe dokumentime të vazhdueshme për aktivitetet e lidhura me islamizmin radikal politik. Ky veprim është i detyrueshëm për të siguruar rendin demokratik dhe për të ruajtur stabilitetin e Republikës së Kosovës dhe të rajonit.
  2. Vlerësimi i Rrezikut: Ky akt bazohet në prova dhe hetime që vërtetojnë përfshirjen e individëve dhe organizatave që përhapin ideologji të dhunshme dhe të rrezikshme. Këto grupe janë të lidhura me financime nga shtete të huaja dhe grupe ekstreme ndërkombëtare që veprojnë për të destabilizuar sigurinë kombëtare dhe rajonale.
  • Nxitje dhe propagandë e urrejtjes, dhunës dhe mohimit të identitetit shqiptar
  • Kidnapime, kërcënime, rekrutim për luftëra të huaja dhe vrasje me motive ideologjike
  • Shkatërrim i institucioneve shtetërore dhe mohim i pavarësisë së Kosovës
  1. Mohim i thellë i vlerave kombëtare:
  • Flamurit kombëtar
  • Gjuhës shqipe
  • Simboleve shtetërore
  • Bashkëjetesës ndërfetare dhe rendit demokratik
  1. Financime dhe ndikime të huaja destabilizuese:
  • Nga qarqe të Lindjes së Mesme, Serbi, si dhe organizata pseudo-humanitare ndërkombëtare

Kërkesa për veprim urgjent institucional dhe ndërkombëtar

Në bazë të këtij akti, FPNIUBK kërkon që:

  • Të miratohet shpallja e Islamizmit Radikal Politik si organizatë terroriste nga Kuvendi i Kosovës dhe institucionet shtetërore përkatëse edhe ne Shqipëri  e ma  gjerë
  • Të fillojnë hetimet dhe ndëshkimi penal i të gjithë individëve dhe strukturave të përfshira
  • Të merren masa urgjente për pastrim institucional, arsimor dhe mediatik nga ndikimi i kësaj ideologjie
  • Të kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar me SHBA, BE, NATO dhe INTERPOL për çmontimin e rrjeteve dhe ndalimin e financimeve

Kërkesa për Veprim Kombëtar dhe Ndërkombëtar

Me këtë shpallje, i bëhet thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, atyre  te Shqipërisë  dhe trojeve tjera shqiptare në Ballkan  si dhe partnerëve ndërkombëtarë (SHBA, BE, NATO, INTERPOL) për:

  • Fillimin e procedurave penale ndaj individëve dhe organizatave që veprojnë nën emrin ose në funksion të islamizmit radikal politik
  • Zhbërjen e strukturave që e përkrahin ose e lejojnë përhapjen e kësaj ideologjie – përfshirë në arsim, media, predikime fetare dhe institucione publike
  • Ndalimin dhe sekuestrimin e fondeve dhe pasurive që rrjedhin nga ose financojnë këtë veprimtari
  • Koordinimin e gjerë ndërkombëtar për identifikimin dhe çmontimin e rrjeteve në diasporë
  • Pastrim institucional nga individë me lidhje të drejtpërdrejta ose indirekte me këtë ideologji ekstremiste

Në foto është terroristi i njohur islamik Lavdërim Muhaxheri “me një vëlla të vetin Musliman”, që e pati dhënë jetëkoten duke “rënë shehid për të mos vdekur kurrë” për të ashtuquajturen “Toka e Shamit” dhe “Levanti” në Siri dhe Irak, për të cilën BIK-u në një qarkore që qe lexuar detyrimisht në të gjitha xhamitë e Kosovës në korrik të vitit 2013, kishte theksuar se “ajo tokë është shumë e rëndësishme për Allahun”. Në atë kohë BIK-u i pati ftuar zyrtarisht të rinjt, që udhëhiqeshin nga “Rinia Muslimane e Kaçanikut” që t’i delnin zot “asaj toke”, do të thotë që të përziheshin direkt në luftën civile të Sirisë.

Përfundim

FPNIUBK rithekson se kjo shpallje nuk përfaqëson sulm ndaj fesë islame tradicionale të shqiptarëve, por një akt i domosdoshëm kundër një forme të deformuar, të dhunshme dhe të rrezikshme të ideologjisë fetare, që synon talebanizimin e trojeve shqiptare.
Radikalizmi nuk është fe – është armë kundër shtetit.
Islami politik është veprimtari kundër kombit shqiptar dhe si e tillë konsiderohet  organizatë terroriste.

Me respekt dhe përgjegjësi kombëtare,
Në emër të Federatës dhe Platformës Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

🕊️ Lavdi të gjithë atyre që ranë për liri dhe kundër errësirës ideologjike.

Vehbi Kajtazi, gazetar hulumtues ;  

I ashtuquajturi hoxhe, terroristi Zekrija Qazimi eshte frymezuesi i terroristeve te dyshuar per vrasjen e policit Muhamed Lika.
Shteti duket se eshte duke deshtuar perballe ketyre terroristeve. Ne fakt, partia ne pushtet eshte ajo qe me se shumti flirton me keta terroriste.
Burgu nuk e mbushi mend dhe as që e solli në vete, andaj imami Zekerija Qazimi vazhdon të jetë frymëzuesi të thuash legal i terroristëve islamik…!
Vrasja e zyrtarit policor, Muhamed Lika eshte akt terrorist qe eshte kryer nga nje grup islamik terrorist. Po nuk u cilesua dhe nuk u pa si akt terrorist, vrasje te tilla mund te kete edhe ne te ardhmen nga grupe tjera terroriste te frymezuar nga “hoxhallare” radikale.

Avni Rrustemi në kujtesën popullore

Nga: Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Avni Rustemi lindi në Libohovë më 22 Shtator 1885. Gjat tërë jetës së tij Avniu u shqua si patriot dhe revolucionar; në qershor më 1920, disa ditë pasi filloi Lufta e Vlorës, vrau në Paris Esat Pashë Toptanin, i cili përbënte një rrezik të dorës së parë për interest e Shqipërisë. 

Më 20 prill 1924 kur akrepat shënonin 15:55, Isuf Reçi, pa i thënë asnjë fjalë Avni Rustemit, nxori pistoletën nga brezi, ia drejtoi dhe dy krisma të thata e lëkundën Avni Rustemin. Duke u mbajtur në objekte aty pranë, Avniu arriti të nxirrte nga brezi pistoletën e vet dhe të qëllojë katër herë drejt tij, por asnjë plumb nuk e preku atentatorin. Rrëmuja, klithmat dhe urdhri pa objekt i dëshmitarëve “kapeni vrasësin” ishte skena e dytë e ngjarjes. Një pellg gjaku përreth trupit të plagosur dhe zhdukja e atentatorit përbënin skenën e tretë, e cila pati si epilog vdekjen pas dy ditësh të tij, më 22 prill 1924. 

Avni Rrustemi (Portret)

O AVNI RUSTEM MARINA 

(Libohovë) 

Telegrafët ven’ e vinë 

Pjesin për Avni Rustemnë: 

“Vrau Esat Pashë Zadenë.” 

O Avi Rustem Marina, 

Shkove burra, shkove trima, 

Në Paris ç’e bërë prima: 

Qëllove si vetëtima! 

Që më gjasht’ e gjer më tetë, 

Në këmbë e bëre nobenë, 

Të mbaroje marifenë! 

Marifenë ç’e mbarove, 

Esat Pashën ç’e qëllove. 

U ngrenë policët e ranë: 

“Kush e qëlloi Pashanë?” 

“Un’ e vrava qerratanë, 

Se punonte propagandë 

Me Serbin’ e me Junanë.” 

“Avni vatan’ e nderove, 

Shqipërinë e gëzove!” 

AVNI Rustemn na e vranë  

(Dukat – Vlorë) 

Kjo Vlora këtë herë, 

Bir’ i nënës , o Avni! 

Të madh e vuri veremnë, 

Që kur vranë deputenë, 

Trimn’ e madh, Avni Rustemnë. 

“Në hotel, te haje bukë, 

Të mori plumbi në kukë” 

Zogu me ca tradhëtarë 

Avni Rustemn na e vranë. 

S’do t’ja lëm’ hakën pa marrë! 

Avniu e tha një fjalë:  

“Vlorë të ma bëni varrë, 

Bashkë me Smail Qemalë, 

Të kem përkundrejt Sazanë, 

Karaborun’ e limanë!” 

NJË DJALË NGA LIBOHOVA 

(Gjirokastër) 

Një djalë nga Libohova,  

djalë e deli djalë,  

i mbaruari nga shkolla,  

mbushi xhepat me të holla,  

dhe u nis për Ingliterë,  

rrovoleergjëndë e plumbaverdhë. 

Më të prapë e hodhi de(t)në,  

për Paris mori dervenë. 

Në Paris vate qëndroi. 

Esat Pashën e kërkoi. 

Seç e gjeti Esat bejnë,  

në hotel tek pij kafenë;  

një letër ia dorëzoi; 

Esat Pasha s’e peshoi,  

letrën e shkretë vështroi. 

– O Pasha, more Pasha,  

s’ka gjë brënda letëra,  

për tradhëtarë plumb aka,  

po t’I dërgon nëneja,  

shqipe hallemadheja. 

– Aferim ! Avni, o djalë,  

ç’e ngordhe Esat lugatnë. 

Dual policët e thanë: 

– Kush e vrau Esat Pashanë? 

– Unë e vrava qerratanë, 

se punoi prapagandë,  

me Serbi e me Junanë,  

me thes e mori paranë,  

që të na shesë vatanë. 

LULE, O AVNI RUSTEMI 

( Tepelenë) 

Mos pandeh se u harrove, 

Lule o Avni Rustemi, 

Në Paris vajte qëndrove, 

Esat qenin e qëllove, 

Të shtat ja numurove, 

Shqipërinë e shpëtove. 

Nëse shkohet në rizgjedhje…, AAK dhe NISMA nuk do ta kalojnë as pragun zgjedhor

0

Nga: Rrezart Kalaja

  • Nëse përsëriten zgjedhjet  edhe njëherë në 2025 rezulton se AAK dhe Nisma nuk kalojnë  Pragun

Nëse vendi shkon në zgjedhje në vjeshtën e vitit 2025, partitë e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt përballen me realitetin më të ashpër politik: mbetjen jashtë Kuvendit. Një fund i paralajmëruar për një fillim të ri politik në Kosovë.

Politika që s’bind më as veten

Në prag të një sezoni zgjedhor që mund të ndryshojë rrënjësisht përbërjen politike të Kosovës, dy parti që dikur përfaqësonin zërin e fuqishëm të pasluftës, AAK dhe Nisma Socialdemokrate, janë në rrezik serioz të mos e kalojnë pragun zgjedhor. Për shumë qytetarë, kjo nuk është më çështje sondazhi – është çështje realiteti. Një rrëshqitje e vazhdueshme drejt harresës që tashmë është më afër se kurrë.

Mbijetesa e fundit: një bashkim i dëshpëruar, jo i fuqishëm

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 9 shkurt 2025, këto dy parti, të rraskapitura nga mungesa e besimit publik dhe rënia e madhe e votave, mbijetuan vetëm duke bashkuar forcat. Një “aleancë e të mbijetuarve”, që s’mund të fshehë faktin se secila, më vete, nuk do ta kishte kaluar pragun. Kjo marrëveshje e heshtur ishte akti i fundit i një skene që nuk kishte më publik. Një bashkëpunim pa ideal, pa program dhe pa vizion.

E kaluara që nuk mban të ardhmen

AAK dhe Nisma janë përfaqësuese të atij brezi politikanësh që ndërtuan fuqinë e tyre mbi lavdinë e pasluftës. Por lavdia historike, pa përmbajtje bashkëkohore, shndërrohet në iluzion politik. Pavarësisht tentativave për ta përdorur simbolikën e luftës si monedhë votash, qytetari i sotëm nuk kërkon më vetëm kujtime – kërkon zgjidhje, përfaqësim, përgjegjësi dhe etikë.

Përkundrazi, ajo që ka mbetur nga këto subjekte është një politikë e konsumuar, shpesh e shoqëruar me gjuhë të papranueshme për një demokraci serioze. Komentet vulgare të liderëve të tyre nuk janë më shenja “guximi”, por tregues të rënies së standardeve politike dhe etike.

Historia që përsërit veten: rruga e partive të harruara

Të njëjtën rrugë dikur e ndoqën edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit, Partia e Ferid Aganit, Aleanca e Gëzim Kelmendit – dhe sot janë vetëm kujtime të zbehura në arkivat e historisë politike të vendit. AAK dhe Nisma po ecin në të njëjtin drejtim, pa rrugë kthimi. Mungesa e një gjenerate të re politike brenda këtyre partive, mungesa e transparencës, paaftësia për t’u reformuar, janë simptoma të sëmundjes politike që shpie në përjashtim parlamentar.

Vota e mërgatës: jo më shpresë e verbër

Për vite me radhë, këto parti janë mbështetur në votën e mërgatës si një kartë shpëtimi. Por edhe ajo pjesë e elektoratit është bërë më e vetëdijshme. Nuk mjafton më vetëm të flasësh për kontributin e diasporës – duhet ta përfaqësosh realisht atë. Vota e saj është sot më e kërkuar, më e matur dhe më e pamëshirshme ndaj demagogjisë.

Koha për reflektim, jo viktimizim

Në vend të fjalimeve emocionale dhe fjalorit të vrazhdë, është koha që këto subjekte të reflektojnë thellë: pse votuesit nuk i duan më? Pse nuk kanë më jehonë? Pse të rinjtë nuk i shohin më si përfaqësues? Viktimizimi politik nuk është më strategji – është justifikim për dështimin.

Një hap përpara për Kosovën?

Nëse këto parti mbeten jashtë Kuvendit, kjo nuk është tragjedi – është pjesë e natyrshme e ciklit demokratik. Sistemi ka nevojë të pastrohet për të ecur përpara. Largimi i politikës së konsumuar është shpesh hapi i parë drejt ndërtimit të një skene të re, më të shëndetshme, më të drejtë dhe më të përfaqësuese.

“Në politikë, nuk të vret humbja – të vret refuzimi i reflektimit.”

A janë gati këta liderë të kuptojnë fundin? Apo do të vazhdojnë të shkojnë drejt tij, duke mos kuptuar pse publiku nuk i ndjek më?

Historiani i njohur i shkruan letër Parlamentit të Kosovës, duke e qortuar se dikush aty po e luan “rolin e Idiotit” të Dostojevskit

2

Prof. Dr. Hakif Bajrami, Prishtinë

Letër publike Parlamentit Kosovës

KUSH PO E LUAN RROLIN E DOSTOJEVSKIT DHE IDIOTIT NË PARLAMANTIN E KOSOVËS

Mendoni parlamentarë!

Mjafton të përseritët se Perendimi shumë ka hargjuar në çlirimin e Kosovës. Miqët në Vashington dhe Bruksel janë shumë të zhgënjyer, për faktin se kend e paska votura populli më 9 shkurt 2025. Por mbi të gjitha i zhgënjyer dhe i dëshpruar është populli i Kosovës. Deputetë nën “betim” pra i folni trurit, sepse jeni inatosur me zemër për interesa meskine. Dhe mbane në mend se gjaku i Adem Jasharit ka për të ju mallkuar. Jeni ka luani me fatin e Republikës Kosovës.

Dostojevski ka hargjuar kohë dhjetëvjeçare për krijimin e Idiotit si koncpet. Në Parlamentin e Kosovës, koncepti i idiotit po krijohet dhe kompletohët për njëzetë minuta, qe pesë herë. E them këtë në bazë të pozicionimit të popullit, sepse ky popull është lodhë nga luftërat, robëria, mizoritë ndaj tij dhe nga intrigat po i paguan me kamatë. Lidhur me këtë, po të ketë tru madhor në Parlament, do të dilte në foltorte dhe Ai do t` ua thoshte “kolegëve” se nuk e meriton popull një torturë të këtill. Shiqoni se çka po flasin pas dështimeve “kallauzat karagjoz”, që ironizojnë me popullin, sepse për ta nuk ka as moral, as dinjitet, as burrëri e as urtësi Kastrioti. Largë keni shkuar, rruga juaj nuk do jetë e gjatë. Ju them se po silleni në rrethin e thatë.

Rruga e Republikës Kosovës ka pasur histori të dhimshme. Unë e di se shumica jeni patriotë nga të gjitha partitë, pa dallim. Pra, po të ishte në pyetje ndonjë personalitet si: Adem Demaçi, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Xhevë LLadrofci apo Ibrahim Rugova, Jo, asnjëri prej këtyre nuk do ta lejonte që popullin ta torturojë për të ngritur karierë politike, qoftë ai rrol: “Dostojevski” qoftë “idiori” i sotëm. Mbani në mendë, deputetë nën betim. Në Zyrën politike të të UÇK-ës në Prishtinë, çka nuk kemi përjetuar. Gjithëfarë ofendimesh na janë drejtuar, sidomos ndaj Adem Demaçit. Dhe ai me një stoicizëm dhe burrëri ala Hasan Prishtina apo Bajram Curri, u thoshte: “Po, ju keni të drejtë të na quani “terroristë”! Por, ne shqiptarët kemi të drejtë  të bëjmë luftë të drejtë. Dhe qëndrimin tonë do ta vlerëson bota e civilizuar. Kështu sinqerisht mendon edhe Presidenti Ibrahim Rugova- pra i tërë populli. Jemi në një front të gjithë”!.

Deputetë nën “betim”. Ju po dëshmoni se nuk jeni kah i jepni pesë pare për popull, për ata që ju kanë zgjedhë. Mbane në mend se e sotmja nesër bërët dje. Prandaj, autoriteti i juaj është shtrirë për tokë, me sielljët e jueja në Kuvend. Prandaj, nuk e meriton qytetari i Kosovës këtë pozitë poshtruese. Për ndryshe, “fiskulturat” e jueja politike kanë fund, po thonë ata që dijnë se si ndërtohet dhe mbahët shtëpia. Ne i tham okupatorit Jo qysh më 1981. Prandaj bëhuni të arsyeshëm dhe thuajani inatit JO.

Në Moskë, zyret diplomatike që mirren me çështje të “imta”, po thonë se: “Investimin më profitabil për Beogradin, sot është në Kuvendin e Kosovës”!

Dhe në fund një këshillë nga filozofia e historisë: Në politikë kurr nuk duhët kërkuar tërë pushtetin. Nëse e kërkon, një ditë do ta humbësh të tërin.Kosova është në pyetje, ta dini!

Më 26 prill 2025

Me përkulje para popullit Hakif Bajrami, hisorian

Die Transvaler (1982) / Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare, Princ Leka II

Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2

Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  26 Prill 2025 

“Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 31 majit 1982, në faqen n°2, një shkrim rreth lindjes së princit të kurorës së familjes mbretërore shqiptare në Afrikë të Jugut, Princ Leka II, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 “Princi” shqiptar i lindur në Randburg

Engela De Wet, Johannesburg — Një Princi i Kurorës ka lindur së fundmi në Afrikën e Jugut. Megjithatë, ai është pa kurorë dhe pa një vend mbi të cilin mund të sundojë një ditë. Princi Leka është fëmija i parë i Mbretit Leka 1 dhe mbretëreshës së tij Susan e Shqipërisë që jetojnë në ekzil në Randburg.

Princi i kurorës Leka i Shqipërisë, i cili ka lindur së fundmi në Afrikën e Jugut, mbahet këtu nga nëna e tij, Mbretëresha Susan e Shqipërisë. Për shkak se familja mbretërore është dëbuar nga vendi i tyre, ai mund të mos ketë kurrë mundësinë të sundojë mbi vendin e tij. — Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2

Nëna Mbretëreshë, Mbretëresha Geraldinë, fluturoi posaçërisht nga Spanja për të vizituar nipin e saj. Ajo tregon se ajo dhe burri i saj, Mbreti Zog, iu desh të iknin nga ushtarët italianë në vitin 1939, kur mbreti Leka 1 ishte mezi 48 orësh.

Ata u shpërngulën si të mërguar në të gjithë Evropën derisa u vendosën më në fund në Madrid.

Mbreti Zog më vonë iu mor froni në mungesë të tij nga qeveria komuniste në atë kohë në pushtet në Shqipëri. Njëzet vjet më parë e pasoi djali i tij Leka 1.

Mbreti Leka 1 është ende në kontakt të ngushtë me mijëra bashkatdhetarë të tij që u larguan nga atdheu me prindërit e tij në atë kohë. Për shkak të kësaj, katër vjet më parë atij iu kërkua nga qeveria spanjolle të largohej nga Spanja. Ai akuzohej për komplot kundër qeverisë shqiptare.

Familja mbretërore më pas shkoi në atë që ishte Rodezia e atëhershme ku ata jetonin pranë Salisbury-t, sot Harare. Me ndryshimin e qeverisë ata erdhën në Afrikën e Jugut. Megjithatë, ata kanë në plan të transferohen në Egjipt në një moment.

Familja nuk mund të ndalojë së foluri për vendin mbi të cilin kanë pasur mundësinë të sundojnë. Shqipëria është një vend me rreth 2.6 milionë banorë dhe ka pothuajse të njëjtën sipërfaqe me Belgjikën. Vendi ka disa nga liqenet më të thellë në Evropë dhe shpatet malore edhe më të mira për ski sesa Zvicra.

Gjatë sundimit të mbretit Zog, shumica dërrmuese e popullsisë dhe gjithashtu familja mbretërore ishin myslimanë. Sot, të gjithë tempujt janë kthyer në muze antifetarë ose bar kafe. Banorët mund të adhurojnë vetëm shtetin si zot.

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë është ulur këtu me të renë e saj, Mbretëreshën Susan të Shqipërisë, tek e cila është aktualisht për vizitë. Mbreti Leka dhe mbretëresha Suzan i Shqipërisë jetojnë në mërgim në Afrikën e Jugut. — Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2

Mbretëresha Geraldinë nuk kishte të ngopur me peizazhet e bukura të vendit të tyre. Ajo ende i kujton plazhet e bukura dhe pjesët veriore të pyllëzuara me shumë kafshë të egra, madje edhe arinj dhe ujqër, prej të cilëve ndoshta nuk kanë mbetur shumë sot.

Familja flet vetëm me kënaqësi për këtë vend në të cilin ata duan kaq shumë të kthehen. Megjithatë, ata e kuptojnë se vdekja u qëndron mbi kokë si një shpatë ndërsa qeveria aktuale sundon atje. Por ata ende shpresojnë.

Pengmbajtësit e shtetit!

0

Florim Zeqa

Repriza e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend. Ngërçi në Kuvend po nodhë jo për shkakun e parimeve politike, por të tekeve dhe inateve personale mes shefave të bandave partiake në Kuvend!

Repriza e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend

Përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit fillimisht bie mbi atë që e ka shumicën parlamentare ne Kuvend, pastaj edhe ndaj secilit subjekt politik të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Edhe pas përpjekjes së gjashtë, rezultati mbeti përseri i njëjtë dhe i pandryshueshëm. Pozicionime të njëjta, qëndrime të njëjta dhe prononcime të njëjta partiake pas seancave me rekomandim të liderëve partiakë!

Problemi i ngërçit politik në Kuvend nuk është tek kandidatja e propozuar nga partia fituese, Albulena Haxhiu, por tek inatet personale të rivalve politik ndaj Albin Kurtit, i cili, dorën në zemër, i ka irrituar me gjuhën fyese gjatë fushatës zgjedhore dhe injorancën e përseritur pas fushatës!

Për fat të keq, sjellja injoruese e Albin Kurtit ndaj deputetëve të partive tjera dhe gazetarëve vazhdoi edhe në seancën e fundit, të 25 Prillit 2025!

Mbase ky ishte shëmbulli më i keq i një lidershipi shtetërorë!

Tashmë kjo bllokadë politike nuk mund të tejkalohet pa marrëveshje mes subjekteve politike parlamentare për zhbllokim e konstituimit të Kuvendit ose për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zgjatja e barrikadimeve për interesa partiake, përveç bllokimit të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka vënë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit në përgjithësi!

Pozita dhe opozita po e humbin besimin e qytetarëve

Gjendja katastrofale e krijuar në vend, si pasojë e një lidershipi të papërgjegjshëm, ka bërë që populli mos t’u besojë më këtyre partive politike.

Si pasojë e kësaj, viteve të fundit kemi rënie drastike të numrit të votuesve në zgjedhje, pasi qytetarët nuk po kanë më për kë të votojnë. Në mendjen e popullit është krijuar bindja se kush më pak e kush më shumë, të gjithë që merren me politikë, janë mashtrues dhe intrigantë, janë hajna dhe kusarë politikë, derisa inteligjenca e pastër ka mbetur në heshtje dhe e përgjumosur.

Vërtetë kjo klasë politike tejët e konsumuar, elektoratin po e përdorin vetëm si objekt përgjatë fushatave zgjedhore, për t’ua grabitur besimin, përkatësisht votën e tyre.

Të gjithë liderët e subjekteve politike, pa dallim, janë shndërruar në uzurpatorë të shtetit dhe varrmihës së ardhmërisë së qytetarëve të këtij vendi, janë bërë sinonim i së keqës, i korrupsionit, krimit të organizuar, zhvatjes së pasurisë shoqërore (shtetërore) duke e shndërruar Kosovën e pasur me resurse të shumta natyrore një vend të varfër dhe të pashpresë për të jetuar në të.

Shtetin e shpëton vetëm një alternativë e re politike

Padrejtësisht është krijuar bindja tek një pjesë e opinionit publik, se nuk kemi njerëz më të mirë për politikë nga këta që i kemi aktualisht.

Kosova ka njerëz të pastër dhe të guximshëm, prapa të cilëve do të rreshtoheshin shumica e qytetarëve pa pikë hezitimi, por dikush ndër më të guximshmit duhet ta merrë stafetën në dorë dhe të niset përpara.

Unë personalisht jam i gatshëm të marrë besimin e qytetarëve dhe t’iu nënshtrohem kërkersave të tyre, me nder dhe përgjegjësi të lartë morale dhe juridike, me transparencë të plotë dhe llogaridhënje për çdo veprim politik dhe çdo cent të buxhetit të shtetit!

Vullneti i qytetarëve të Kosovës për kthesë pozitive, jo vetëm që ekziston, por thërret si kushtrim në ndërgjegjen e atdhetarëve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë. Mjafton vetëm iniciativa e shëndoshë e bazuar në vlera njerëzore, në atdhedashuri e moral njerëzor, për ta ndryshuar mentalitetin kancerogjen të keqqeverisjes tash e sa vite ne Kosovë.

Secili mund të japim diçka nga vetja jonë për Republikën e Kosovës. Secili me takatin e me zanatin e vet, mund ta bëjmë ndryshimin e nevojshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, për kthimin e identitetit e shpirtit humanitar të shqiptarëve të trashëguar ndër shekuj.

Prandaj, vendit urgjentisht i duhet një fillim i ri, një organizim i ri, një lëvizje e re politike e përmasave kombëtare për largimin e këtyre kusarëve politikë nga skena politike!

Një përkujtim për profesorin dhe atdhetarin Muhamet(Lan) Haklaj

(13.04.1955-16.04.2025)

Deçan, 22.04.2025.

Shkruan: Dr. Bekim Vishaj

Pas ndarjes nga jeta të profesorit,atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Muhamet Haklaj.

Familja dhe familjarët humbën më të dashurin e tyre. Isniqasit humbën bashkëfshatarin dhe njeriun më të mirë dhe më të ndershëm të fshatit tyre.

Kolegët e punës humbën profesionistin,kolegun dhe bashkëpunëtorin më të zellshëm të tyre.

Arsimi humbi një mësimdhënës,matematikan të shquar,fisnik dhe të palodhshëm.

Shokët e idealit humbën një mik besnik dhe të pathyeshëm.Deçani dhe Kosova humbën një intelektual, veprimtar e patriot të pashoq. 

Jeta dhe vepra e prof. Muhamet Haklaj

Jeta dhe vepra e Tij është e begatë dhe e çmuar, jo vetëm për familjen,për shoqërinë dhe arsimin por në përgjithësi për tërë historinë e vendit tonë.Ai ishte njeri me plot vlera dhe virtyte të shumëfishta.Vet jeta dhe kontributi i tij, e bëjnë atë një figurë shumëdimensionale.Deçanasit, rrethi gjerë i shokëve dhe kolegëve të Muhamet Haklajt e njohën Atë tërë jetën si intelektual, mësimdhënës i përkushtuar i matematikës, veprimtar i çështjës kombëtare,i burgosur politik nga regjimit jugosllav, luftëtar i UÇK-së dhe  veteran i arsimit shqip.Pra, prof.Muhameti, do të mbetët një model i “Njeriut të kompletuar” për të frymëzuar edhe shumë e shumë breza në të ardhmen.

Të gjitha këto, Ai i arriti me mund, sakrificë dhe qëndrueshmëri njerëzore, profesionale dhe atdhetare.I përvetësoi heshtazi, por gjithmonë sigurt dhe fuqishëm,për t’u bërë më pas pjesë e personalitetit dhe karakterit të vet,e që kishte reflektuar gjatë gjithë jetës së tij prej një profesori dhe atdhetari të devotshëm. 

Muhamet Haklaj – intelektual i mirëfilltë

Formimin intelektual, e filloi fuqishëm, që nga bankat shkollore të fillores në Isniq, shkollimin e mesëm e filloi në Gjimnazin “V. Frashëri” në Deçan (vitin e parë) për të vazhduar (3 vitet tjera) në Gjimnazin matematiko – natyror në Prishtinë. Studimet i filloi dhe i përfundoi në UP, Fakultetin e shkencave Matematiko-Natyrore, dega: Matematikë ku edhe e mori titullin Profesor i Matematikës, gjithmonë i dalluar në gjeneratën e tij. 

Muhamet Haklaj – punëtor i arsimit, profesor në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.Të jesh mësimdhënës është një mision i shenjtë, i çmuar dhe i shtrenjtë. Nuk është thjesht një profesion, por një thirrje për të ndikuar në jetën e nxënësve, duke u dhënë atyre dije dhe motivim për të ardhmen. Ata përherë kanë dhënë maksimumin, sikurse thuhet: “Janë shkrirë që të tjerët, ta kenë sa më mirë”- i tillë ishte edhe Muhamet Haklaj.

Në vitin 1977 e filloi punën në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”në Deçan ku shumë shpejt do krijoi personalitetin e një mësimdhënësi të dashur dhe tejet profesional.Ndërkohë, në vitin 1981 u burgos nga pushteti i dhunshëm i asaj kohe dhe u dënua me 3 vite burg për,,veprimtari armiqësore’’.Muhameti rikthehet në arsim gjatë viteve ’90, në kohën kur shkollat shqipe ,siq dihet,punonin në kushte shumë të vështira.Ai punoi me përkushtim të jashtëzakonshëm,si mësimdhënës i matematikës në variantin C në gjimnazin në Deçanit-pika Isniq, ku edukoi gjenerata të tëra nxënësish me dije, ndershmëri dhe frymë atdhedashurie.

Personaliteti i tij si mësimdhënës karakterizohej si: I dijshëm, i përgatitur, i thjeshtë, i qartë, mirëkuptues dhe i përgjegjshëm për punën e tij. Jeta e tij në arsimin shqip, la shumë gjurmë.

Ai ishte mësimdhënës i urtë dhe me ndikim të thellë formues, i dashur për nxënësit, i respektuar për maturinë, përgatitjen e lartë dhe përkushtimin në punë-mësimdhënie. Andaj, ai ishte njëri ndër mësuesit që gjithmonë është respektuar në mjedisin ku ai ka punuar dhe jetuar. Ai u nderua me mirënjohje nga Drejtoria e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” dhe DKA në Deçan.

Në vitin 2020, me rastin e “7 Marsit – Dita e Mësuesit’”, me propozimin e DKA-së në Deçan, nga MASHT iu dha mirënjohje.”Për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit”në cilësinë e mësimdhënësit të vitit nga Komuna e Deçanit. 

Muhamet Haklaj – veprimtar dhe luftëtar për Lirinë e Kosovës.

I njohur për përkushtimin dhe qëndrimin e tij të palëkundur ndër kohë, Ai ishte një figurë e dalluar në fushën e arsimit, rezistencës dhe organizimit politik në komunën e Deçanit.

Ishte njëri ndër anëtarët aktivë të “Komitetit të Gllogjanit”, një strukturë kjo kyçe e Lëvizjes Ilegale në Deçan, që veproi me vendosmëri kundër regjimit serb gjatë viteve të ’80-a. Në kontakt me prof. Hasan Ukëhaxhaj,Muhameti lidhet me grupin e Deçanit,për të iu bashkuar Lëvizjes Kombëtare nën udhëheqjen e Jusuf Gërvallës, përkrah emrave të ndritur të arsimit dhe rezistencës shqiptare si: Smajl Haradinaj, Jashar Salihaj, Hasan Ukëhaxhaj, Avdullah Hasanmetaj e të tjerë. Për veprimtarinë e tij patriotike dhe rolin e rëndësishëm në përhapjen e vetëdijes kombëtare, ai u burgos. Ndërkohë ,nga Gjykata e Qarkut në Pejë dënohet me dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh për veprën penale “për veprimtari armiqësore”, por qëndroi përherë  i pathyer i qëndrueshëm dhe besnik.

Përveç angazhimit në arsim, ai dha një kontribut të rëndësishëm edhe në organizimet e kohës gjatë periudhës 1990-1998.Ishte pjesë aktive e strukturave të organizuara në frymën e rezistencës paqësore dhe më vonë edhe të asaj ushtarake (UÇK), e cila u shfaq si e vetmja zgjidhje për çlirimin e Kosovës.

Gjatë Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1998-1999), ai u rreshtua radhëve të UÇK-së në fshatin e tij në Isniq. Me fjalën e tij të urtë, qëndresën intelektuale, me penë e pushkë në mbrojtje të çështjes kombëtare, ai kontribuoi në luftën e drejtë të popullit tonë për liri.

Krahas arsimit, edhe pas luftës , profesori nuk e ndali aktivitetin në kontributin shtet- ndërtimit të vendit duke e ndihmuar familjen dhe të tjerët. Në legjislaturën e parë të Kuvendit Komunal të Deçanit, ishte këshilltar (asambleist) që u votua nga qytetarët e Deçanit, i një njeri i urtë dhe i besueshëm për qytetarët deçanas. Prof. Muhamet Haklaj, për kontributin dhe meritat për lirinë e Kosovës, OVL – Dega në Deçan, e nderoi me mirënjohje të veçantë.

Muhamet Haklaj(Korabi) – simbolikisht pseudonimin (nofkën) e tij në ilegale “Korabi”, në vitet e 80-ta, e lidh me malin e Korabit dhe me vonë me emrin e djalit te tij Korabi.

Ai, zgjodhi të punonte në ilegale me pseudonimin “Korabi” për t’i dhënë fjalës së vet peshën e një prej simboleve më të fuqishme shqiptare - Malit të Korabit, (maja më e lartë 2 764 m). Në vetëdijen popullore, Korabi mishëron: Lartësinë e pamposhtur, kufirin e hapur dhe për të, aktivitetin kombëtar në ilegale, që duhej të rridhte prej majave drejt njerëzve, njësoj si uji që ushqen natyrën. Duke i dhënë emrin Korab të birit, ai e ktheu metaforën në trashëgimi familjare: djali bëhet “Trashëgimtar i idealeve të larta dhe të palëkundura”. Lidhje kjo në mënyrë ciklike:

Pseudonimi = mali = djali, duke e ngulitur Korabin si themel identiteti për atdhedashurinë, botën simbolike dhe vazhdimësinë e gjakut të vet.

Muhamet Haklaj – model i njeriut të mirë me tipare njerëzore dhe humane

Profesori, me sjelljet e tij, njihej si familjar, mik ,koleg i mirë, punëtor dhe mësimdhënës i devotshëm.Ashtu i urtë, i dashur, i sinqertë, punëtor dhe i qëndrueshëm-tipare këto që e karakterizonin personalitetin e tij,do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën tonë.

Muhameti pas vetës la familjen, bashkëshorten, djalin, 3 vajzat, nipa, mbesa, motra dhe vëllëzër.Familja,miqtë,kolegët,bashkëveprimtarët,bashkëluftëtarët dhe bashkëqytetarët e përcollën në pavdekësi me dhembje por edhe me krenari.

Vdekja e profesorit Muhamet Haklaj, ishte e dhembshme për rrethin e tij familjar, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë. Me këtë rast, disa nga ata u shprehen: 

Kujtime për profesorin Muhamet Haklaj:

-“Si fëmijë, Muhameti dallohej nga të tjerët, i urtë, i heshtur por edhe shumë i mençur, shumë i dalluar në lëndën e matematikës …” kështu do të shprehej mësuesja e tij- Rabije Mushkolaj.

-“Muhameti kishte aftësi të mëdha dhe si nxënës ishte punëtor i madh …”, nga Prof. Nezir Hasanmetaj, mësimdhënës i Muhamet Haklaj në Gjimnazin “V. Frashëri” në Deçan. 

-Ish-profesori i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” do të mbetet një figurë e paharruar në kujtesën e qytetit tonë, për kontributin e jashtëzakonshëm në arsim dhe edukimin e brezave të tërë. Përveç se arsimtar i përkushtuar, ai ishte edhe ish i burgosur politik dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithmonë në shërbim të kombit, lirisë dhe dijes … Bashkim Ramosaj (Kryetar i Komunës së Deçanit) 

-Profesori Ishte nga ata burra që nuk e ndante kurrë flamurin nga librat, e që në çdo orë mësimi përçonte tek nxënësit jo vetëm formulat e matematikës, por edhe formulat e qëndresës, të krenarisë dhe të dashurisë për atdhe. (MSc. Hamid Qorraj (Drejtor në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan) 

-Me pikëllim dhe dhembje shpirtërore mora lajmin për vdekjen e kolegut shumë të respektuar, intelektualit të mirëfilltë, punëtorit kreativ e profesional Muhamet Haklaj. Duke e njohur për së afërmi personalitetin e tij, si kolegë dhe mik  imi i afërt, me plotë të drejtë mund të them  se, Prof. Muhamet gjithmonë veproi me moral të lartë dhe frymoi si BURRË. Jeta dhe vepra e tij është e madhe dhe karakteristikë vetëm e njerëzve që dinë të lënë emër të madh në historinë kombëtare, siç ishte edhe Prof.Muhamet Haklaj. Lavdi jetës dhe veprës së Tij! Prof.Musa Stojkaj (koleg pune në Gjimnazin “V. Frashëri”) 

-Një ‘ikje’ e heshtur e njeriut modest, që la pas një jetë në shërbim të atdheut e arsimit shqip.

Ish i burgosuri politik, profesori që la një thesar të çmuar të veprimit atdhetar në kujtesën historike! Vepra jote miku ynë i dashur i takon tashmë përjetësisë dhe historisë së lavdishme. Rasim Selmanaj (ish-kryetar i Deçanit dhe bashkëveprimtar) 

-“Gjenerata te tëra do të kujtojë përgjithmonë si udhërrëfyesi më i mirë se si duhet atdheu, duke përjetuar vuajtje si i burgosur politik me idealin e bashkëvuajtësve të asaj kohe, pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së, edukues i brezave të tërë, kontribuues në shtetndërtim!”

Vlerat tua krenaria jonë ! Abdyl Mushkolaj (Kryetar i OVL Dega në Deçan)

-Me duhet të them se ishte njeri i veçantë dhe ishte mësues i mrekullueshëm. Ishte një patriot i heshtur që nuk u imponua kurrë me kontributin e tij të jashtëzakonshëm patriotik dhe profesional. Ishte një njeri që rrezatonte mirësi dhe mundohej që kontributin e tij ta vazhdojë si mësues matematike, punë të cilën e kreu derisa u pensionua. Lamtumirë Muhamet, mësuesi e kolegu ynë. Dr. Murteza Osdautaj (ish nxënës dhe koleg)

-Në kujtim të Prof. Muhamet Haklaj, njeriut të urtë, të dijes dhe shpirtit të madh. E kam njohur që në kohën kur isha nxënës i gjimnazit dhe që nga ajo kohë, në kujtesën time ai mbeti një shembull i gjallë i njeriut modest, të mençur, fjalëpaktë dhe të dashur.
Nuk do ta harroj kurrë bujarinë e tij, kur ndante me ne literaturën e tij të vlefshme të matematikës, si nxënës të gjimnazit.
I qetë, i sjellshëm, gjithmonë i gjente fjalët e mira, Profesori Muhameti kishte aftësinë e rrallë për të bërë njerëzit të ndiheshin mirë në praninë e tij dhe ishte frymëzim për gjeneratat e reja. Prof.Dr. Ramë Likaj (ish nxënës i Gjimnazit “V. Frashëri”) 

-Kontributi i tij i çmuar në arsim, veprimtarinë kombëtare dhe përkushtimi i palëkundur për lirinë do të mbetët gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë. Prof. Enver Osdautaj (bashkëvendas dhe bashkëveprimtar) 

-Jeta dhe vepra e Muhamet Haklajt janë një histori e ndritur përkushtimi ndaj arsimit, lirisë dhe zhvillimit kombëtar. Ai radhitet me të drejtë ndër figurat më eminente të historisë së re të Isniqit,Deçanit dhe mbarë Kosovës,shembull i gjallë i dijes,sakrificës dhe dashurisë për atdheun-Dr.Sc. Shkodran Imeraj (bashkëvendas) 

-Lamtumirë miku im, Prof. Muhamet Haklaj

… Muhameti ishte një njeri i rrallë – i urtë, i zgjuar, i mprehtë në mendime dhe me një humor të hollë që e bënte të dashur për të gjithë. Ishte një profesor i përkushtuar ndër vite, një dijetar i respektuar dhe një atdhetar shembullor.

Për angazhimin e tij politik dhe qëndrimin e palëkundur ndaj çështjes kombëtare, ai u dënua dhe vuajti shumë vite burg pas demonstratave të vitit 1981. Por idealet nuk i tradhtoi kurrë. Edhe pas burgut, vazhdoi me përkushtim në rrugën e lirisë, duke dhënë kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës …- Prof.Dr. Rexhep Gjergji (koleg shkolle, studimesh dhe profesioni) 

-Një njeri i urtë, i përkushtuar ndaj familjes dhe dijes, që la pas një trashëgimi të vyer si njeri, mësues dhe prind.

Prehu në paqe, profesori i jetës sime! Korab Haklaj (i biri i profesorit) 

Profi Muhamet, në zhvillimin e arsimit, organizator

Mirënjohje nga OVL-Deçan, janar 2024 i garave komunale të matematikës janar 25 janar 2020)                

Mirënjohje nga MASHT, foto me Agim Berdynaj – U.D i Sekretarit të Përgjithshëm në MASHT, 6 mars 2020

E bëra këtë shkrim, duke e njohur nga afër dhe personalisht prof.Muhamet Haklaj, përvojën time me te  gjatë punës në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan si dhe duke iu referuar disa burimeve me sa vijon:

Nga Libri i Hasan Ukëhaxhaj: Komiteti i Deçanit LNÇKSHJ, Prishtinë, 2022.

Nga Dr. Begzad Baliu: Kush është atdhetari Smajl Haradinaj, babai i Nasimit që u dënua me 14 vjet burg, dt.08.01.2022, https://epilogu.com.

Nga Komuna e Deçanit – DKA në Deçan.

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Deçan.

Lavdi jetës dhe veprës prof.Muhamet Haklaj