Shkruan : Nikola Sandulovic, Beograd




Pirro Prifti, Tiranë
Shkaqet e mungesës së një gjuhe shqipe të shkruar që në kohet e antike, të cilat sot po dalin se shumë shkrime të lashta janë shkruar në një shqipe gegërishte për të cilat ditët e sotme kanë punuar shumë Niko Stillo, Aristidh Kola, Luftulla Peza, Agron Dalipaj, dhe të huajsi Roebret D`angely, të cilët kanë shprehur idenë së shumë fjalë e fraza të skalitura në gure apo papiruse kuptohen vetëm duke i interpretuar si fjalë shqip.
Më vonë gjatë sundimit 500 vjeçar Osman `pse`-të janë të shumta, dhe në disa raste jo bindëse kur sheh se gjuhë të tjera gjatë mesjetës filluan të shkruheshin me gërma romake apo byzantine.
“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris (Përse u ndalua shkrimi i gjuhës shqipe nga perandoria osmane? – Kulture).
i
Sipas dokumentave Perandoria Osmane nuk merrej me çështjet gjuhësore, përveç me fenë, pasi ajo kishte një administrim teokratik dhe drejtohej nga Islami. Në shekujt 17, 18 dhe 19 nuk kishte mijëra shkolla greke, por një numër shkollash mbresëlënëse, rreth 40, jo shumë prej tyre ishin me cilësi të lartë. Në disa raste ato ishin, në të vërtetë, të pajisura mirë me fizikë, kimi dhe biblioteka në zonat dhe territorin e sotëm grek, Azinë e Vogël, Stamboll, Vllahinë dhe Moldavi.
Duhet theksuar se edhe me gjithë këtë, gjuha turke në kohën e Perandorise Osmane edhe pse kishte kaq ndikim në masë, ajo për një kohë nuk ishte gjuhë e intelektualëve. Si gjuhë e shtresës intelektuale në atë kohë dhe gjuhë e civilizimit islam ishte Gjuha Arabe dhe ajo Perse. Të gjithë intelektualët, përkrah gjuhës turke, në një masë të lartë i njihnin edhe këto dy gjuhë.
Sipas Shpëtim Morina (A e ndaloi Perandoria Osmane hapjen e shkollave shqipe në territoret shqiptare? | Orientalizmi Shqiptar) Po t’i hedhim një vështrim kohës së vjetër (periudhës ilire), del që ilirët nuk e kishin gjuhën e tyre të shkruar dhe përdornin alfabete të huaja, si latine, greke etj. Për çështje korrektësie, ilirët si popull nuk dalin të vullnetshëm që gjuha e tyre ta kishte vendin e vetë edhe në sferën e shkrimit. Kuptohet pushtimi e kishte anën e vetë negative, por kurrsesi të arsyetohet mungesa e vullnetit kolektiv si popull për të bërë diçka në drejtimin që edhe gjuha arbreshe (shqipe) të shkruhej. Rrjedhimisht shqiptarët nuk kishin shkolla në gjuhën e tyre.. Thjeshtë për kohën nuk ka pasur shkolla të tipit kombëtar (pasi mungonte ideologjia nacionaliste si formuese e kombit si produkt të saj), por kishte shkolla të linjës fetare. Megjithëse duhet potencuar faktin se shkolla e parë laike shqipe e Korçës dhe disa shkolla tjera shqipe u bënë me lejen e sulltanit. Madje edhe u dhanë para nga vetë sulltani për mbarvajtjen e tyre. Në fakt sulltani në parim nuk ishte kundër shkollimit në gjuhën amëtare, mirëpo edhe ai e shihte me shqetësim që përmes këtij shkollimi të mund të tentohej edhe për shkëputje nga vetë perandoria, që ishte jo e pranueshme, pasi nuk përkonte me interesat e këtij shteti. Ndërsa arsyeja pse lejoi hapjen e shkollave të huaja në territoret shqiptare, ishte për faktin e pamundësisë për t’i ndalur ato, për shkak të presionit që vinte nga shtetet, si: Rusia, Italia, Austro-Hungaria, shtetet sllave e Greqia.
Kur marrim për bazë shekullin e 17-të lidhur me përdorimin e gjuhëve, e kemi burim më të pasur dhe më të gjallë Seyahatnamen (Udhëpërshkrimin) nga Evliya Çelebiu, ku theksohet përdorimi disa gjuhëve brenda kufijve shtetërorë sipas etnive dhe popujve që jetonin. Nga to mundë të numërojmë: Gjuha Hungare, Boshnjake, Shqipe, Serbe, Hervate, Bullgare, Greke, Ruse, Ukrainase, Armene, Kurde; po ashtu edhe gjuhët e kaukazit (Abaza, Çerkeze, Kabartay, gjuha Gjeorgjiane, Migrile etj.) këto pra ishin gjuhët të cilat janë përdorur në atë kohë dhe që i ka theksuar Evlija Çelebiu. Por mendojmë se ka pas edhe disa tjera që nuk i ka theksuar si gjuha e Maqedonasve etj (Perandoria Osmane dhe Shqiptarët,30 korrik 2015 `Përdorimi i gjuhës shqipe gjatë periudhës osmane` Prof. Dr. Hayati Develi).
ii
Qysh në 1827 sulltani osman dhe Patriarkana Ortodokse e Stambollit vendosën ndalimin e gjuhës shqipe në krejt territoret e perandorisë osmane dhe iu dha liri vetëm hapjes së shkollave osmane, serbe, greke, bullgare e rumune.
Shqiptarëve gjatë periudhës osmane apo sundimit osman ua ngulën thikat përkthyesit sipas dekretit të reformës në Perandorinë Osmane të vitit 1856, çdo bashkësi kishte të drejtë të krijonte shkolla publike, shteti osman lejonte që financimi i këtyre shkollave të vinte nga fuqitë e jashtme si Austro-Hungaria, Rusia dhe Serbia. Një “Ligj i mëvonshëm për Shkollën” i vitit 1869 po ashtu deklaronte se mësimi mund të organizohej në gjuhën vendore (https://gazetashqiptare.al/2020/04/29/perse-ska-pasur-shkolla-shqipe-ne-periudhen-osmane/).
Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq.
Pas themelimit të Greqisë, ndaj atyre që ishin të lidhur me Kishën Ortodokse u bënë përpjekje për t’i greqizuar më anë të këtyre kishave. Kjo politikë u ndoq më së shumti në trevat e Shqipërisë jugore të cilat janë pranë Greqisë, në Thesali dhe Selanik. Ndërsa Italia dhe Austria përdorën metodat e ekspansionit mbi shqiptarët katolikë, veprimtaria e Serbisë dhe Bullgarisë u bënë pengesë për shqiptarët. Përballë këtyre rreziqeve për shqiptarët, ideja e shkollimit në gjuhën shqipe u hodh së pari nga Naum Veqilharxhi. Ai përgatiti dhe botoi një alfabet në vitin 1844. Veqilharxhi thoshte se në vend të shkollave greke, latine ose turke, shkollimi duhej të bëhej në gjuhën shqipe. Shoqata Kulturore Shqiptare e themeluar në Rumani në vitin 1850 shkaktoi reagimin si të Perandorisë Osmane dhe të Kishës Ortodokse. Veqilharxhi u helmua nga kisha ortodokse më 1854. Më 1864 intelektuali shqiptar Kostandin Kristoforidhi përgatiti dhe botoi gjithashtu një alfabet shqip me qëllim që të përdorej në shkollat në gjuhën shqipe. Këto aktivitete shkollore u mbështetën gjithashtu nga shqiptarët në Egjipt, Stamboll, Rumani, Bullgari dhe SHBA. (Problemet e zhvillimit të arsimit shqip gjatë Shtetit Osman në Shqipëri | Orientalizmi Shqiptar- Historiani turk Ali Arsllan-Univ. Stamboll).
Kongresin e Manastirit të mbajtur nga intelektualët shqiptarë nga 14 deri më 22 nëntor 1908, në Manastir , i cili vendosi se cili alfabet do të përdorte dhe çfarë do të ishte drejtshkrimi standard shqiptar. Kështu mbetet gjuha letrare. Alfabeti është alfabeti latin me shtimin e shkronjave <ë>, <ç> dhe dhjetë digraphs: dh, th, xh, gj, nj, ng, ll, rr, zh dhe sh.
Gjuha shqipe përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, dhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët.
Ndërsa bëheshin mbledhje të reja (Lidhja Shqiptare e Pejës) për të krijuar një administratë te bashkuar autonome për Shqipërinë dhe që të miratohej Shqipja si gjuhë zyrtare më 1897. Shqiptarët e Italisë dhe Egjiptit i luteshin qeverisë osmane që shteti osman të pranonte kerkesat per shkollat në gjuhën shqipe. Kur keto lutje u panë nga Abdyl Hamiti II, ai u shpreh se “Gjuha zyrtare e shtetit osman është gjuha turke osmane, ndaj nuk është e përshtatshme të krijohet një shkollë që të përdorë gjuhën shqipe”. Dhe kështu Abdyl Hamiti II urdhëroi Këshillin e Ministrave që të ndërmerrte masa paraprake në përputhje me vendimin e përmendur[22]. Në këtë lutje i kërkohej shtetit osman bërja e mësimit në gjuhën shqipe në shkollat publike. Në kohën e kësaj lutjeje ishte përhapur arsimimi në gjuhën shqipe në shkollat private. (jo-zyrtare) Por Abdyl Hamiti II kundërshtonte zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe në shkollat Publike. Ishin udhëheqësit shqiptarë ata që me veprimet për krijimin e administrates autonome në Shqipëri ne Lidhjen e Pejes dhe vendosjen e shqipes si Gjuhe Zyrtare si dhe kryengritjet me qeverinë osmane të cilat bënë që qeveria osmane të reagonte seriozisht. Si rrjedhojë e këtyre akteve, disa shkolla që praktikonin mësimin në shqip në trevën e Çamërisë si dhe të gjitha shkollat publike (zyrtare) u mbyllën.
Madje Qeveria Osmane mbështeti Komitetin Arsimor Shqiptar të krijuar në Stamboll më 1879 dhe ky komitet përgatiti alfabetin e shqipes me 26 shkronja latine dhe dhjetë greke, të cilat do të bashkonin shqiptarët myslimanë dhe të krishterë. Shkollat e para shqipë u hapën në Shqipëri në vitin 1885, por kjo punë u kompletua zyrtarisht në vitin 1887 kur u dha leja përkatëse.
Në Kongresin e Shqiptarëve të mbledhur në Bukuresht në vitin 1904 u vendos të kundërshtohej shteti osman. Aty u krijua një komitet nën kryesimin e Gjikës.
Për shkollat e sapokrijuara shqipe doli problemi i mësuesve.Prandaj dhe me vendim të Kongresit të Elbasanit në vitin 1909 u hap një shkollë për mësues. Ndersa Më 6 gusht 1908, dy javë pas Periudhës së Kushtetutës së Dytë, arsimimi në gjuhën shqipe ishte bërë realitet në nëntë shkolla publike në Tiranë42. Në korrik 1909 mësimi i shqipes ishte përfshirë në shkollat fillore dhe të mesme43. Shteti osman vendosi të ishte objektiv në debatet për alfabetin midis shqiptarëve dhe i la të lirë ata të zgjidhnin alfabetin latin ose atë arab. Qeveria osmane e bënte të ditur këtë vendim me një njoftim më 21 Kanunusani 1325, pra më 3 prill 1910. Alfabeti i zgjedhur nga shqiptarët do të ishte i përdorshëm jo vetëm në shkollat private, por edhe në ato publike ku mësimi bëhej shqip.
Historiani i njohur i Ballkanit, Noel Malcolm, pretendon se ishin shqiptarët jashtë vendit ata të cilët në periudhën para vitit 1878 kërkuan krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Charles dhe Barbara Jelavich thonë se shqiptarët nuk kishin asnjë kërkesë për pavarësi nga osmanët, deri në vitin 1912, dhe se ata u përcaktuan vetëm për autonomi. Ata besojnë se shqiptarët kishin frikë nga pushtimi i tokave të tyre nga vendet fqinje, ndaj i druheshin copëtimit të Perandorisë Osmane (Versioni turk për historinë shqiptare | Orientalizmi Shqiptar).
Ideja e një identiteti kombëtar shqiptar, ishte e re, duke marrë parasysh se myslimanët shqiptarë ende njiheshin si ‘turq’ dhe të krishterët si ‘grekë’, deri në shekullin XX. Në përpjekje për të bashkuar dhe fuqizuar Shqipërinë që sapo kish fituar pavarësinë, elitat politike zhvlerësuan dallimet fetare, duke zgjedhur që të përqendroheshin në prerjen e lidhjeve me të shkuarën osmane.
Versioni shqiptar i ripublikuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, thotë se udhëheqësit politikë të Shqipërisë së re besuan se nënshtrimi i identiteteve personale në favor të vetëdijes dhe edukimit kombëtar do të ndihmonte emancipimin e kombit shqiptar nga fanatizmi, prapambetja, intoleranca dhe ndasitë fetare, që ishin mbjellë nga sunduesit osmanë.
Ky identitet i ri post-osman dhe qëllimisht perëndimor, u farkëtua në kurriz të saktësisë historike, sipas disa historianëve, sepse këta udhëheqës të rinj – disa prej të cilëve ishin ish-zyrtarë të Perandorisë Osmane e panë të udhëz që në mënyrë të rreme, të fryjnë rezistencën shqiptare ndaj shtypësit osman.
“Krijimi i një identiteti perëndimor ishte çështje mbijetese për elitat shqiptare në fund të shekullit të 19”, shpjegon sociologu shqiptar Enis Sulstarova.
iii
Shkaqet, më të mundshme të mos përdorimit të gjuhës shqipe gjatw sundimit otoman janë:
-largimi masiv i shtreses se arsimuar te arber &epiroteve ne Itali, Greqi, gjatë pas pushtimi të Arbërisë dhe Epirit
-Presioni i Patriarkanës së Stambollit për të lejuar gjuhën greke në të gjithë orthodoksët e ballkanit perëndimor që nuk ishin sllavë (serbë, bullgarë)
-Mungesa e një kundërshtimi intelektual nga shqiptarët të cilët të punësuar në administratat osmane hezituan të ndihmojnë hapjen e këtyre shkollave për shkak të mungesës së ndjenjës kombëtare.
-Pasi dy të tretat e shqiptarëve ishin konvertuar në Islam gjatë shekujve të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, shqiptarët ishin bërë një popull me shumicë myslimane. Kështu, sipas sistemit Millet të kategorizimit të qytetarëve (sipas fesë dhe jo etnisë) në Perandorinë Osmane ata tani trajtoheshin si ‘turq’ në çështjet administrative. Asgjë më pak, asgjë më shumë. Si myslimanë/turq, ata pritej të ishin natyrshëm më besnikët ndaj Sulltanit (djaloshi që ishte edhe Kalif, ose kreu i muslimanëve në mbarë botën – rezistenca kundër Sulltanit do të thoshte rezistencë kundër Islamit dhe anasjelltas, gjë që shpjegon pse shqiptarët bektashinj ishin më të ndjeshëm ndaj nacionalizmit sesa shqiptarët sunitë.)
-Pajisja e shqiptarëve myslimanë me shkolla shqipe do të ishte kundër interesit të Portës për të ruajtur hegjemoninë kulturore osmane dhe turke mbi myslimanët e Perandorisë. Të krishterët ortodoksë ishin të lirë t’i operonin shkollat e tyre sipas dëshirës së tyre, në lidhje me – për fatin e tyre – kishat e tyre kombëtare, diçka që u mungonte shqiptarëve të krishterë. Pra, mirupafshim mitit të dashur prej kohësh të “shkollave sekrete” në historiografinë greke.
-Kur shqiptarët shtuan përpjekjet për të përhapur literaturë në shqip ose për të hapur shkolla në gjuhën shqipe në shekullin e nëntëmbëdhjetë, ata u ndeshën me rezistencë të ashpër nga autoritetet osmane. Arsyetimi ishte se “Nëse shqiptarëve të Perandorisë u jepet e drejta e arsimimit në gjuhën e tyre amtare, çfarë do të bëjmë ne me muslimanët e tjerë (d.m.th. “qytetarët besnikë”) në Perandori si arabët?? Ata me siguri do të presin trajtim të barabartë!”
-Kur mendojmë se shkollat iu mohuan deri vonë, fillojmë të kuptojmë pse shqiptarët u bënë etnia e fundit që u shfaq si komb në Gadishull (përveç faktorit tjetër vendimtar të ndarjes nga të gjitha drejtimet që nga viti 1878, i cili në mënyrë paradoksale katalizoi dhe pengoi krijimin e një kombi shqiptar).
– Shkaku i fundit por jo më pak I rëndësishme mbetet ndarja fetare. Njerëzit e arsimuar arbër dhe epirotë të atyre periudhave e gjetën më të lehtë të shkruanin në gjuhën dhe me gërmat që përdorte feja përkatëse.
U desh më në funf të realizohej Kongresi iManastirit në vitin 1908 ku më në fund Rilindasit shqiptarë vëndosën alfabeti e tyre me marëveshje të vonëshme latin që të mbyllej ku kapitull I dhimbshëm.
priftipirro2017@gmail.com
Florim Zeqa
Në të kaluarën e afërt pas shpalljes së pavarësisë kemi pasur fitues të zgjedhjeve me vetëm 31 % dhe pa asnjë pengesë i kemi formuar institucionet e shtetit, madje në vitin 2019, LVV si fituese me vetëm 26 % kishte arritur më lehtë të arrijë koalicion me LDK-në (24 %) për formimin e institucioneve.
Steriliteti i pakuptimtë i LDK-së institucionalitse
Pa presion të opinionit publik dhe të bashkësisë ndërkombëtare, odiseada e bllokadës artificiale në Kuvend do të vazhdoj në pafundësi!
Pas dështimit të dhjetë në Kuvend, deputetët pa fije turpi po krenohen me veprimet e tyre bllokuese, duke e promovuar vetën si ‘atdhetare’! Deputetët e kësaj legjislature gjithçka mund të jenë, përveqse atdhetar jo!
Pasi, që në vazhdimin e tretë të seancës konstituive do ta kishin gjetur zgjidhjen dhe sot do t’a kishim kryeparlamentarin dhe kryeministrin e vendit, përkatësisht qeverinë dhe Parlamentin funksional në shërbim të qytetarëve.
Reflektimi duhet të ndodhë sa më parë nga të gjitha subjektet parlamentare, në veçanti nga LDK-ja ‘institucionaliste’, për shkak se qytetarët e vendit presin zgjidhjen e shumë problemeve të akumuluara me muaj dhe vite të tëra!
Nëse edhe më tutje vazhdohet kjo mënyrë e papërgjegjshme e deputetëve në Kuvend, pasojat do të jenë zingjirore për shtetin dhe afatëgjatë për qytetarët që i kanë votuar këta deputet të pazëshëm në Kuvend!
Përderisa në të kaluarën ka pasur vullnet që të përkrahet fituesi i zgjedhjeve me 31 % apo me vetëm 26 %, nuk ka logjikë që e arsyeton mosmbështetjen e partisë fituese me 42 % të votave të qytetarëve!
Më shumë sesa çasja në Kuvend, shqetësuese për LDK-në (ish shtetformuese) mbetët ikja nga debatet dhe dialogu me partinë fituese! Ikja nga dialogu nënkupton mungesë guximi për ballafaqim dhe mungesë vullneti për zhvbllokim të ngërçit politik. Në të kundërtën, nëse lideri i LDK-së mendon se do ta ngrisë partinë duke e mbyllur në lëvozhgën e partisë së tretë, atëherë në zgjedhjet e radhës mund të shijojë edhe vendin e partisë së katërt në vend!
Pleqtë kanë thënë ‘razia n’budallak’ nuk e çon shtëpinë përpara!

Eshref Ymeri
Në një informacion demaskues për Ramën, të botuar para pak ditësh në internet, thuhej:
“Gjendja psikologjike e Edi Ramës ka dalë jashtë kontrollit, teksa futemi në gjysmën e dytë të fushatës elektorale. Dje Rama skandalizoi shqiptarët kur u tha fëmijëve futuni në google dhe të shihnin fotot e tij nudo, ndërsa sot ai ka fyer rëndë njerëzit me aftësi ndryshe. Në një deklaratë publike, Rama u shpreh:
“Të zgjedhësh midis BE dhe kënetës, kënetën, domethënë, nuk je mirë, politikisht je autik, s’je mirë”, duke përdorur termin “autik” në një kontekst përçmues” (Citohet sipas: “E rëndë. Shkallon Rama, tallet me autizmin: Kush nuk më voton mua është…”. Faqja e internetit “Syri”. 22 prill 2025).
Profesori Edmond Tupja, duke komentuar këto fjalë të tepër fyese të Ramës, në një intervistë për Syri Televizion të datës 22 prill, deklaroi:
“Rama i vuri vulën përbindshmërisë së tij”.
Në një tjetër informacion, edhe më demaskues për Ramën, të botuar pakëz më vonë, nënvizohet:
“Rama nuk ka ngurruar ta lëshojë gojën, teksa ka ironizuar dhe sharë personat që marrin pjesë në takimet e opozitës. Rama u shpreh se opozita i zhvillon takimet me kashtën dhe koqet e tyre. Duhet theksuar se kryeministri, në takimet e tij elektorale, ka përdorur shpeshherë fjalor të papërshtatshëm, i cili ka sjellë reagime të shumta” (Citohet sipas: “Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe koqet e tyre”. Faqja e internetit “Dosja”. 27 prill 2025).
Rama, ky i sëmurë mendor në gjendje të rënduar, nuk mund të flasë dot ndryshe para delepublikut kurrizshtruar socialist. Domosdo, sepse vuan nga një sëmundje e rëndë, e lindur, nga skizofrenia. Dhe dihet që skizofrenia, si një çrregullim psikik, që shoqërohet me zhvillimin e anomalive fundamentale të perceptimit të realitetit, të të menduarit dhe të reagimeve emocionale, dallohet për një polimorfizëm të konsiderueshëm klinik. Shfaqjet më tipike të skizofrenisë janë përçartjet fantastike ose paranojake, halucinacionet dëgjimore, çrregullimet e të menduarit dhe të të folurit, mospërputhja e akteve të veçanta psikike dhe shkeljet e rënda të përshtatjes sociale.
Lexuesit e vëmendshëm e kanë vënë re se shpërthimet skizofrenike të Ramës kanë rënë në sy në mënyrë periodike, sa herë që në çdo katër vjet organizohen fushata zgjedhore. Pikërisht në prag fushatash dhe sidomos gjatë zhvillimit të fushatave zgjedhore, Rama prezantohet para publikut si një i arratisur nga spitali neuropsikiatrik. Sjellja e tij prej njeriu të lajthitur, fyerjet, ofendimet, sharjet dhe, përgjithësisht, fjalori i tij i stilit rrugaçëror, dëshmojnë më së miri se ai, siç e ka karakteizuar bukur mirë analisti i njohur Agim Xhafka, s’është gjë tjetër, veçse një “nevojtore shëtitëse”.
Po si shpjegohet që pikërisht në periudhat e fushatave zgjedhore, Rama shpërthen me histerizma të papërmbajtura, të shoqëruara me banalitete, fyerje, vulgaritete dhe fjalë të pista, duke notuar në detin e ndotësirave të vulgut të njerëzisë?
Së pari, arsyeja kryesore e shpwrthimit të histerizmave tw tilla tw Ramws e ka burimin te kompleksi i inferioritetit, i cili i shwrben si nxitje pwr urrejtje ndaj tw tjerwve.
Le tw kthehemi disa vite prapa dhe tw sjellim nw kujtesw emisionin “Open” të moderatores Eni Vasili, me titull “Pandemia, politika, negociatat, rindërtimi, kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve”, të transmetuar më 12 nëntor 2020, pak mw shumw se njw muaj para fillimit tw fushatws pwr zgjedhjet e 25 prillit 2021. Ishin tw ftuar Rama dhe gazetarwt Abilekaj dhe Gjekmarkaj. Nw atw emision, Rama shprehu twrw urrejtjen patologjike, deri në tërbim, ndaj doktor Berishës. Me paturpësinë më të madhe, duke nxjerrë në pah edukatën e vet të shëmtuar përmes përdorimit të një fjalori të turpshwm, ai e etiketoi doktor Berishën “mbeturinë organike e papërpunueshme”. Ky fjalor rrugaçëror ishte një fyerje e rëndë për mbarë teleshikuesit me dinjitet personal, për dy analistët e ftuar dhe për vetë moderatoren, e cila, normalisht, duhej t’i kishte tërhequr vërejtjen kryeministrit Rama dhe ta paralajmëronte t’i merrte mbrapsht ato fjalë të turpshme për emisionin e saj, se përndryshe do ta mbyllte transmetimin. Por ajo, çuditërisht, luajti rolin e mumjes mediatike para një kryeministri gojështhurur, krejtësisht të papërgjegjshëm. Edhe dy analistët, në respekt të dinjitetit personal, duhej të kishin reaguar ashpër, duke e braktisur emisionin.
Së dyti, Ramën e bren pa pushim në heshtje frika për humbjen e pushtetit. Prandaj tani ai është në ethe, në gjendje ankthi, sepse ka 26 vjet që është dashuruar keq me pushtetin. Ai ka dyshim se nuk është krejtësisht i sigurt nëse pas zgjedhjeve të 11 majit do ta vazhdojë ose jo mandatin e katërt si kryeministër. Ky dyshim Ramën e tmerron, e bën agresiv, e bën të përdorë vulgaritete të pështira leksikore, se, duke ecur në gjurmët e Putinit në etjen për pushtet, ai nuk e përfytyron dot veten jashtë ushtrimit të pushtetit politik. A e përfytyrojnë dot shqiptarët se me çfarë mund të merret Rama, pa qenë në krye të pellgaçes politike me emrin parti socialiste? A iu kujtohet shqiptarëve se me çfarë u mor askushi me emrin Enver Hoxha kur e dëbuan nga Liceu i Korçës dhe erdhi në Tiranë? Në kafe “Flora” ai merrej me kontrabandë cigaresh, kurse historianët mashtrues na e kanë përshkruar ardhjen e tij në Tiranë, si të dërguar me mision nga grupi komunist i Korçës, duke na gënjyer pa iu nxirë faqja fare, kur dihej shumë mirë se ai nuk kishte qenë kurrë anëtar i grupit komunist të Korçës. Edhe Rama. sipas shembullit të askushit Enver Hoxha, pa kreun e partisë socialiste dhe jashtë politikës, me çfarë mund të merret? Me kontrabandë ikonash? Se Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë Ramës:
“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?” (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019).
Pas këtij denoncimi publik, partia socialiste ka heshtur, organet e drejtësisë kanë heshtur dhe, ç’është më e çuditshmja, vetë Rama ka heshtur.
Vetvetiu shtrohet pyetja:
Po si shpjegohet qw delemileti socialist, burra dhe gra, sa herw qw Rama mban fjalime publike para tyre, askush nuk bwhet i gjallw dhe t’ia pwrplasw nw fytyrw sjelljen e tij rrugaçërore? Pwrkundrazi, gratw socialiste dibrane, kur Rama i ofendoi burrat e tyre, duke i fyer me fjalwn “çyrykw”, vetwm duartrokisnin, duke e zbritur veten nw rolin e bujkrobwreshave tw çifligarit.
Gratw vlonjate, kur Rama nw fjalimin e tij u mundua tw poshtwronte opozitarwt, duke pwrdorur shprehjen e turpshme “kashtën e koqeve”, vetwm qeshnin dhe duartrokisnin jo mw pak se bujrobwreshat dibrane.
Vajzave socialiste tw Kamzws, Rama u bwnte thirrje tw braktisnin tw dashurit e tyre demokratw, kurse ato argaliseshin, me buzwt vesh mw vesh.
Pra, Rama, gjatë tërë kohës në krye të pellgaçes socialiste me psikologji bujrobwriste, por sidomos gjatw fushatave zgjedhore, opozitwn e konsideron armike. Madje e fyen dhe e poshtwron vazhdimisht me fjalw tw pista, pa pasur kurrw burrwrinw t’i braktisw ato nga fjalori i vet. Kjo sjellje e pahijshme e Ramws tw kujton shkrimtarin amerikan Truman Kapote [(Capote) 1924-1984], i cili thotw:
“Nuk wshtw turp kur fytyrwn e ke tw pistw, turp wshtw kur fytyrwn nuk e lanw kurrw”.
Pra, Rama nuk e lan kurrë fytyrwn, pwr ta pastruar nga fjalori i pistw.
Ramës i ka mbirë në gojë epiteti “kwnetw”, me të cilin mundohet të fyejw dhe tw denigrojw me pwrbuzje opozitwn. Ky epitet wshtw bwrw kaq bozw, saqw dy barinj andej nga malet e Kurveleshit, pasi patwn dwgjuar disa fjalime të Ramës, nw tw cilat, gjatw sulmeve tw tij kundwr opozitws, i drejtohej asaj me epitetin “kwnetw”, njw ditw prej ditwsh, ulur nw njw bregore, me delet nw kullotë nw këmbwt e malit pwrballw, vendoswn t’i thurnin njw kwgww nga ato qw malwsorwt e Labwrisw dinw t’i qajnw pwr merak:
Ore Rama hundwpwrpjetw,
Vajmedet se ç’tw ka gjet!
Katandisur mendjeshkretw.
Ç’molloise, or lanet?
U fundose nw siklet,
Fute veten nw zamet,
Vajte shpike njw kwnetw,
Por atje do mbytesh vetw.
Para disa ditwsh, një gazetar, nw youtube, iu drejtua avokatit Zaçe Islami me pyetjen në vijim:
Pyetje: Ka pasur reagime të shumta lidhur me gjoja pendimin e kryeministrit Rama ndaj burrave shqiptarë kur ka vendosur t’i etiketojë. Si e keni konsideruar këtë gjë?
Pwrgjigje: Ai di ku flet dhe çfarë thotë dhe di kujt i drejtohet. E them këtë, sepse nga momenti që ai ofendoi burrat shqiptarë, nga momenti që ai u thotë grave në Dibër: ndajini burrat! Nga momenti që thotë: silleni atë që është ndarë nga burri, se ajo na duhet neve këtu, këtu nuk lëviz njeri! Ua bën mirë, o Edi Rama, pak e kanë, bile, më shumë t’u thuash! Ky popull ty meriton! Dhe ky popull qenka i dënuar nga i Madhi Zot që të të këtë ty mbi krye! Tregojua fëmijëve organet e tua gjenitale, bile dil te Skënderbeu, se do të bëje më mirë akoma! Thuaju fëmijëve shqiptarë të të gjejnë në google ku ke dalë ti me organet gjenitale jashtë! Ky është Edi Rama! Këtë meritojnë shqiptarët! Se ndryshe do të ishin ngritur, me pështymë do ta mbytnin, me pështymë do ta mbytnin këtë njeri! Po këta nuk ndihen, shqiptarët nuk ndihen. Kemi mbetur vetëm nja pesë a gjashtë vetë që flasim ditë për ditë dhe kot që flasim dhe i biem daulles kot. Nuk na dëgjon njeri. Shqiptarët nuk lëvizin nga vendi. Shqiptarët e pranojnë që t’u thotë: ndani gratë! Ndani burrat! – u thotë grave në Dibër. Po ku jeni, more dibranët e burrave të hershëm? Ku jeni, more, ku jeni? Dilni, more, në Sheshin Skënderbej dhe pështyjeni atë fytyrë, që vete e ju ofendon në atë farë feje. Po ta mbajti, Edi Rama, shko thuaju në Kurvelesh: ndani burrat! Ik, bëhu burrë! Bëhu trim!” (Citohet sipas: “Zaçe Islami shpërthen ashpër ndaj Ramës. Debate të ashpra me gazetarin! Ka të drejtë?”. Youtube. 25 prill 2025).
Kaliforni, 28 prill 2025
Nga Aurel Dasareti
Kombi shqiptar gjendet në pragun e zhdukjes së gjithanshme, vdekjes përfundimtare. Nëse humbasim aftësinë dhe qëndrimin për të kritikuar shoqërinë, atëherë humbasim edhe aftësinë për ta bërë botën shqiptare të mbijetoj, dhe një vend më të mirë për të jetuar!
***
Kur shkruaj, jam në qendër të jetës sime. Në shtëpi brenda vetes. Unë gjithmonë filloj të shkruaj me një fletë të pastër rreth politikanëve të ndyrë. Për mua personalisht, të shkruarit është çështje e gjetjes së fjalëve mjaftueshëm të vogla për ndjenja mjaftueshëm të mëdha.
Duhet thënë e vërteta, por, për momentin, jo të gjitha të vërtetat duhen thënë. Jeta nuk është e përsosur (nuk është perfekt) pa gabime dhe gjëra të këqija. Ne duhet ta pranojmë veten dhe njëri-tjetrin si të meta të lindura. Megjithatë, nuk duhet t’i pranojmë ata shqipfolës që e bëjnë këtë me qëllim keqdashës për Kombin dhe Vendin, ata bastard që në bashkëpunim me armikun e jashtëm, luftojnë që ne si Komb të mos ekzistojmë.
Të vetëshpallurit politikanë shqipfolës (përndryshe gjysmë-analfabetë) e kanë harruar rolin e tyre se janë shërbëtorë të popullit dhe jo zot të popullit. Ata që e gjejnë veten në këtë përshkrim nuk duan ta kuptojnë këtë, duhet të japin llogari për pisllëqet që i kanë bërë popullit dhe vendit dhe të thyejnë qafën atje ku e kanë vendin, të zhduken njëherë e përgjithmonë nga sytë dhe veshët e njerëzve.
Çfarë i ndodhi Shqipërisë së copëtuar, tokës së lumturisë? Po kërkoj këtu e atje.
Ne duhet të qëndrojmë së bashku kur forcat e liga armiqësore nga brenda dhe nga jashtë nuk na e dëshirojnë të mirën, por punojnë për zhdukjen e racës sonë pellazge-ilire-shqiptare.
Ne shikojmë në shumë vende, si në historinë tonë të përbashkët, ashtu edhe në kapitujt e errët brenda saj. Ne presim me padurim zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë së dy shteteve shqiptare dhe trojeve nën pushtim. Ne kurrë nuk do të jemi një pronë që dikush mund ta blejë.
Partitë antikombëtare PDK, LDK dhe AAK sabotojnë Kuvendin, shtetin e Kosovës në favor të Serbisë. Gjëja më e keqe është kur një udhëheqës (person) normal gjendet vetëm në një grup të madh sabotuesish, injorantësh dhe hajdutësh. Sabotimi është një akt i qëllimshëm që synon dobësimin e një politike, qeverie (legale), përpjekjeje ose organizate nëpërmjet përmbysjes, pengimit, demoralizimit, destabilizimit, përçarjes, hutimit ose shkatërrimit (të qenies kombëtare shqiptare).
Shqiptarët e Kosovës nuk duhet ta konsiderojnë sjelljen e ndyrë të opozitës mercenare tradhtare si një incident privat ose familjar, por si një problem të madh të sigurisë dhe ekzistencës kombëtare. Sabotimi do të rezultojë në humbjen e Dardanisë dhe kthimin e Serbisë dhe skllavërisë.
Klouni pervers nudist Edvin Kristaq Rama, është ofenduesi dhe mashtruesi i devotshëm i kokëtulëve shqipfolës të shtetit amë.
Bashkëkombësit e mi të Shqipërisë lo0ndineze, pavarësisht se me cilën parti simpatizojnë, nuk duhet ta konsiderojnë sjelljen e pistë të regjimit (“rilindës”) diktatorial si një incident privat apo familjar, por si një problem gjithshqiptarë të sigurisë dhe ekzistencës kombëtare.
Është dashur të fitohet njëherë kundër Ramës (së keqes më të madhe) e pastaj luftojeni Berishën (shpresës së vetme për momentin). Siç duket, ndryshim nuk do të ketë pas zgjedhjeve. Rama vazhdon të zhdukë Shqipërinë, pikërisht ashtu siç e ka urdhëruar Serbia dhe Soroshët. Një bashkëkombës nga Shkodra më shkroi: “Këto janë patericat e Ramës: Basha, Lapaj, Shehaj, Qori”.
Shqiptarit e FYROM-it janë skllevërit e popullit “maqedonas”. Urrejtja ndaj shqiptarëve nga një komb i rremë që Tito prej vitit 1944 e quante “maqedonas” është e neveritshme.
Dhe, shqiptarët e FYROM-it nuk duhet ta konsiderojnë sjelljen e pistë të partive tradhtare mercenare si një incident privat apo familjar, por si një problem kryesor të sigurisë dhe ekzistencës kombëtare.
Do të ishte e panevojshme të luftosh për të qenë ndryshe, në një kombësi së cilës nuk i përket. Duhet të jesh në gjendje të mendosh dhe kuptosh ashtu siç e përcakton gjaku dhe gjenetika jote pellazge-ilire-shqiptare. Në shkolla, Kisha dhe Xhamia, kudo, duhet të marrësh frymë në gjuhën tënde, shqipen, dhe jo “maqedonishten”, turqishten, arabishten…
***
Nuk duhet të turpërohemi nga kritikat, dhe portalet (revistat) duhet ta lejojnë këtë, sepse është një nga të drejtat më themelore që kemi: domethënë, t’u tregojmë atyre që qeverisin vendin tonë se çfarë mendojmë për ta dhe politikat që ndjekin. Të shpëtojmë Kombin dhe Shqipërinë natyrale.
Për të gjithë njerëzit në botë (përveç shqiptarëve), është armiku ai që mund t’u mësojë vërtet atyre të praktikojnë atdhedashurinë (patriotizmin), vëllazërinë, dhembshurinë dhe tolerancën.
Historia ka treguar se mjerisht, shqiptari është shpirtrob, shpirt skllavi, i nënshtruar dhe person që shitet dhe zvarritet para armikut.
Zakonisht një person që është pronë e një tjetri.
Para epokës sonë: Lufta, varfëria dhe krimi ishin arsyet kryesore pse njerëzit u bënë skllevër. Të burgosurit e luftës shpesh skllavëroheshin ose shiteshin si skllevër nga robëruesit e tyre. Një hajdut që nuk mund të shpaguhej, shitej për atë që kishte vjedhur. Me sa duket, atij iu rikthye liria kur u përmbushën të gjitha kërkesat kundër tij.
A po hidhemi drejt Shqipërisë natyrale apo po largohemi prej saj?
Askush nuk e di çmimin e çmendurisë sonë idiote para se të paguhet gjithçka. Një përplasje midis shqiptarëve në favor të armikut është gjithashtu një takim “vëllazëror”. Koha u djeg vrima atyre që qëndrojnë në vend dhe nuk reagojnë në kohë ndaj rrezikut. Ajo që zgjat më gjatë në jetën e tyre është gjithçka që ne nuk e dimë.
***
Unë jam të gjitha ditët që kam jetuar. Të gjitha mendimet që kam menduar. Fjalë që kam thënë, veprime që kam ndërmarrë dhe imazhe që kam parë me sytë e mi.
Për të gjithë bashkatdhetarët e mi që lexojnë atë që shkruaj, por që ende nuk më njohin personalisht, ju garantoj se një ditë do takohemi…
Një “sekret”, edhe pse mund të jetë më mirë për ty dhe shoqërinë nëse e zbulon menjëherë, është i burgosuri yt për sa kohë që e ruan. Por në disa profesione, mjedise, situata dhe në kohë të gabuara, ti je rob i saj nëse bëhet e njohur.
***
PS: Gazeta profesionale kombëtare (portali) është një botim i rregullt që informon publikun e gjerë për ngjarjet dhe çështjet aktuale nëpërmjet lajmeve, artikujve, njoftimeve dhe reklamave.
Përgjithësimi është armiku më i madh i drejtësisë. “Fyerjet” e mia u drejtohen vetëm atyre që, në bashkëpunim me armiqtë e jashtëm, punojnë për të siguruar që ne shqiptarët të mos ekzistojmë; ato u drejtohen krijesave hajdute, mashtruese, shfrytëzuese, mercenare, antikombëtare që e gjejnë veten në përshkrim.
28-o4-2025
