Kreu Blog Faqe 617

“Korrigjimi” i kufirit dhe “bashkimi” i Luginës së Preshevës me Kosovën, lojë e dëmshme dhe e rrezikshme

0
Akademiku Hivzi Islami*
(Shkruar më 2018)
Kohët e fundit në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe gjithandej nga ka shqiptarë, si dhe në disa qarqe rajonale e ndërkombëtare po zhvillohet një diskurs i gjerë rreth kufijve, ndarjes së Kosovës dhe copëtimit të Luginës së Preshevës në emër “të korrigjimit” të kufijve dhe rrjedhimisht “bashkimit” të Luginës me Kosovën.
Ndarjet dhe copëtimet e trungut gjeoetnik të shqiptarëve, me imponimet dhe me dhunën e realizimit të tyre, si dhe konsekuencat shumëdimensionale, nuk janë problem i ri dhe kanë një historik të gjatë, nga periudha osmane e deri në ditët tona, por në versione dhe në dimensione të ndryshme, territoriale dhe politike. Ndarja territoriale-etnike e Kosovës sot do të shënonte mosekzistimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran.
I pari i shtetit të Kosovës, me disa individë shqiptarë dhe disa qarqe pushtetore serbe dhe ndërkombëtare, duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe interesin shtetëroro-kombëtar, është vënë në krye të këtij diskursi dhe aventure me pasoja të dëmshme dhe tepër të rrezikshme për ardhmërinë e Kosovës dhe të shqiptarëve, por edhe gjithë Ballkanin, duke i hapur rrugë “ballkanizimit” të mëtejmë të tij (BeH, Maqedonia, Sanxhaku, Vojvodina, Kroacia, Mali i Zi, pakica bullgare në JL të Serbisë etj.).
Nga elaborimi i të gjitha dimensioneve gjeohapësinore, gjeopolitike dhe etnodemografike, sasinë dhe cilësinë e resurseve, rezulton përfundimi se me ndarjen e Kosovës dhe me copëtimin e Luginës, me kusht që të merrej edhe hekurudha dhe autostrada (Korridori 10), humbëse janë Kosova dhe Lugina, ndërkaq fitues del vetëm Serbia, madje me vetë idenë dhe nismën “e korrigjimit” të kufirit dhe natyrisht Rusia. Prandaj, është trishtuese të preken kufijtë ekzistues.
1. Ideja për ndarjen e Kosovës është e vjetër dhe buron nga Serbia. Autor i saj është “babai” i kombit serb, Dobrica Qosiqi, inspirues i të gjitha tragjedive njerëzore dhe materiale në ish-Jugosllavi. Si kryetar i Jugosllavisë së Tretë (Serbia dhe Mali i Zi), në janar 1993 projektin e ndarjes në proporcion 60:40% në favor të Serbisë e paraqiti në selinë e OKB-së në Nju-Jork, por u hodh poshtë nga bashkëkryetarët e Konferencës së Gjenevës, Sajrus Vens (Cyrus Vance) dhe Robert Oven (Robert Owen) nga frika e ndarjes së BeH-së dhe e Maqedonisë. Në vitin 2004 edhe më vendosmërisht doli me tezën se “Serbia nuk ka forcë biologjike që ta ruajë territorin e saj”, prandaj duhet të ndahet dhe ndarja e përkufizimi i tillë paraqesin “kompromisin midis të drejtës historike e të drejtës etnike dhe zgjidhjen racionale të antagonizmave shekullore ndëretnike”. Pjesa që do ta merrnin shqiptarët mund të bashkohet me Shqipërinë dhe dy popujt dhe dy shtetet mund të jetojnë njëri pranë tjetrit dhe për këtë qëllim autoritetet e Beogradit duhet të bisedojnë drejtpërdrejt me Tiranën zyrtare, duke e kapërcyer Prishtinën. Kryeministri serb Z. Gjingjiq u angazhua që ta realizojë planin e Qosiqit, por ai u vra në vitin 2003.
2. Në frymën e zgjidhjes së çështjes “shqiptaro-serbe”, siç e thoshte Qosiqi, “kapërcimin” e Prishtinës fare lehtë e hetojmë edhe sot nga Tirana zyrtare (prononcimi i Ramës, bashkë me Vuçiqin në Nish për ndërtimin e rrugës Nish – Merdare – Kukës – Durrës, pa çarë kokën se ajo kalon nëpër Kosovë, ose deklarata skandaloze e Ramës në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës se Shqipëria dhe Kosova mund ta kenë një president; me këtë shpërfill rëndë sovranitetin e Kosovës dhe shfaq megalomaninë paternaliste!). Nga kjo shihet qartë se Shqipëria e sotme zyrtare nuk tregon ndonjë zell për afirmimin e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, sikurse as Shqipëria e djeshme dhe e pardjeshme! Përkundrazi! Ndarjen e Kosovës e kundërshtojnë të gjitha instancat relevante ndërkombëtare dhe shtetet më të fuqishme në Evropë dhe në botë, sikundërqë nuk pranojnë që Kosova të kthehet në gjendjen e para vitit 1999 ose të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Edhe Kushtetuta jonë këtë e ndalon. “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm” (Neni 1, alineja 1) dhe “nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti” (neni 1, alineja 3).
3. Tezën e Qosiqit e ka mbështetur vetëm një shqiptar, “babai” i kombit, Rexhep Qosja, i cili shkon edhe më larg dhe në një seri prononcimesh pas luftës flet për “lëkundjen e kufirit mes Kosovës e Serbisë dhe zhvendosjen humane të popullsisë”, të fokusuar pikërisht te shqiptarët e veriut të Kosovës dhe shqiptarët e serbët e Luginës, duke kërkuar të bëhet shkëmbimi i Luginës me veriun e Kosovës, pa pasur njohuri elementare për kontekstin gjeohapësinor dhe gjeoetnik të dy territoreve. Ndërsa ngrihet pikëpyetja: pse ky njeri kurrë nuk e kërkoi Plavën dhe Gucinë dhe në asnjë rast nuk foli për pozitën e rëndë të shqiptarëve në Mal të Zi?! “Zhvendosja humane e popullsisë” ndodhi përmes spastrimit etnik si veprim më i shëmtuar në luftërat në ish-Jugosllavi në fund të viteve të 90-ta të shek. XX. Në kuadër të krimeve kundër njerëzimit, shpërngulja e qëllimshme, e planifikuar dhe e dhunshme e popullsisë në sistemet juridike të shumë vendeve, duke përfshirë edhe ato që vetë ushtrojnë gjenocid dhe nga vetë OKB-ja, konsiderohet krim gjenocidial. Vetëm njerëzit pa ndjenja njerëzore, megalomanët paranojakë dhe popullistët fisnorë sot e mbështesin “zhvendosjen humane të popullsisë”!
4. Aktualizimi i ndarjes së Kosovës sërish vjen nga Beogradi, bashkë me Tiranën zyrtare në heshtje dhe disa qarqe të huaja proserbe. “Çerek-Prishtina” zyrtare është e fundit që u kyç në këtë projekt katastrofë për shtetin tonë në ndërtim dhe për Luginën e Preshevës, të manipuluar nga profiterët andej e këndej kufirit. Pala serbe duke qenë koshiente për pamundësinë që në aspekt afatgjatë t’i mbajë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në nivelin e “konfliktit të ngrirë” dhe synimit për aderim sa më të shpejtë në BE, kohët e fundit përmes rrugëve mediatike, por edhe të prononcimeve, kryesisht nga nivelet e ulëta të udhëheqjes politike, gjithnjë e më shumë po e plason idenë e shkëmbimit të territoreve. Për të përfituar sa më tepër nga dialogu deri më tash joproduktiv me Kosovën, por edhe për t’i zvogëluar efektet e mundshme negative në opinionin e brendshëm politik, intelektual dhe fetar heziton haptas ta quajë atë “shkëmbim të territoreve”, sepse Kosovën nuk e pranon shtet të pavarur dhe si tërësi e konsideron pjesë të Serbisë, prandaj po i përdor formulimet “korrigjim” apo “rirregullim” i territorit. Për fatkeqësinë tonë, në këtë “grackë” ka ra i pari i shtetit tonë, duke e ndjellë një të keqe të madhe!
5. Plani i Ahtisaarit i ka njohur kufijtë e Kosovës në gjendjen para 31 dhjetorit 1988. Aty shprehimisht thuhet: “Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga Marrëveshja e Demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001” (2 shtator 2007). Në afatin e paraparë, në procesin e “demarkimit” Maqedonia i mori nga Kosova 1.91 km². Dokumenti i tij dhe shumë dokumente të tjera, çfarë janë Kushtetuta e KSA-ja e Kosovës e vitit 1974, Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008 dhe Kushtetuta e Republikës e vitit 2008, si dhe Komisioni i Badinterit i vitit 1991, vendimi i Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës i vitit 2010 dhe harta e KFOR-it i definojnë qartë kufijtë e Kosovës, të kornizuar në 10.905 km². Deri më sot 115 vende e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës në këtë madhësi territoriale. Dokumenti i Ahtisaarit, i futur komplet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, serbëve të Kosovës u dha aq shumë privilegje sa nuk i gëzon asnjë pakicë në botë. Plani i Ahtisaarit është kompromisi maksimal që ka bërë Kosova; përtej nuk mund të shkojë. Që nga paslufta serbët e veriut të Kosovës nuk paguajnë as ujë, as rrymë, as tatim në pronë!
6. Të flitet për ndërrim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën pa u zgjidhur çështjet elementare në negociatat me ndërmjetësim ndërkombëtar (Brukseli), çfarë janë diplomat e UP-së të shqiptarëve të Luginës, problemi i energjisë, i kadastrës, lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë etj., është një absurd i paparë në marrëdhëniet midis shteteve. Shtëpia nuk ndërtohet nga çatia! Klithja për “bashkim” është pikërisht paaftësia e realizimit të agjendës së Brukselit dhe kjo sjellje e aktorëve “të bashkimit” çon drejt amortizimit të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ndoshta ky është dhe qëllimi të cilin e dinë vetëm aktorët e lojës “së korrigjimit” të kufijve!
7. Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Arbitrazhit, i njohur si Komision i R. Badinterit, në kufijtë ekzistues administrativë (Uti possidetis) 6 ish-republikat e ish-Jugosllavisë u bënë shtete të pavarura në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar (1991-1993). Kufij të tillë administrativë, me bazë kadastrale, kanë pasur edhe dy ish-krahinat socialiste autonome Kosova dhe Vojvodina. Meqenëse Serbia nuk e ka pranuar formalisht pavarësinë e Kosovës nuk mund të ndërmerret asnjë veprim rreth kufijve dhe nuk është e mundur ndonjë marrëveshje për delimitimin dhe pastaj demarkimin e vijës kufitare. Serbia së pari duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në kufijtë ekzistues e pastaj vjen korrigjimi ku mendohet se ka konteste, si me vendet e tjera fqinje që e kanë njohur pavarësinë e saj. Midis Kosovës dhe vetvetes Serbia vazhdon ta konsiderojë kufirin administrativ, joshtetëror. Prandaj, i ashtuquajturi “korrigjim i kufirit” është sa mosdije, po aq një sjellje irracionale ndaj opinionit dhe një lojë me ndjenjat e popullatës shqiptare në Luginë dhe në veri të vendit, të cilët këto ditët e diskursit po përgatiten të ikin edhe ata pak shqiptarë të mbetur në veri, duke i shitur pronat, ndërsa serbët në jug të Ibrit, bashkë me Kishën Ortodokse Serbe janë kundër “ikjes” së Veriut të Kosovës.
8. Në opinionin e gjerë publik është krijuar një huti e madhe rreth përdorimit të nocioneve “ndarje”, “copëtim”, “shkëmbim”, “lëkundje”, “korrigjim”, “rishikim”, “demarkim”, “rirregullim”, “ridizajnim”, “rikufizim”, “rivijëzim” etj. Aktualisht të gjitha janë në funksion të pazareve politike të individëve të papërgjegjshëm dhe të qarqeve jashtë Kosovës e Luginës dhe veçanërisht të Serbisë. “Ndarje”, “shkëmbim” dhe “copëtim” do të thotë e njëjta gjë, por në kontekstin e diskursit të sotëm konkret politik e njëjta gjë nënkuptohet dhe me nocionet “korrigjim”, “rishikim”, “rivijëzim”, “rivizatim” ose “lëkundje” e territorit. “Korrigjimi” i kufijve midis Kosovës dhe Luginës së Preshevës është një mashtrim banal i radhës, qitje hi syve opinionit shqiptar në Kosovë, në Luginë dhe përtej. Përveç fjalëve boshe dhe konfuze, ndonjë plan konkret i “korrigjimit” të territorit midis Kosovës dhe Serbisë, bashkë me kriteret dhe parametrat e tjerë, nuk po prezantohet, sepse nuk ekziston; aktorët e “korrigjimit” të kufirit nuk kanë as haber për kontekstin gjeohapësinor të Luginës së Preshevës. Serbia mund edhe të ketë plane të ndarjes në versione të ndryshme.
9. Është i njohur fakti se në kuadër të përcaktimit të vijës kufitare ndërmjet shteteve janë këto 5 faza: 1. Përkufizimi ose ndarja politike kufitare; 2. Definimi i kufirit; 3. Delimitimi i kufirit; 4. Demarkimi i kufirit dhe 5. Menaxhimi dhe mirëmbajtja e kufirit. Në fazën e parë ushtarakët, politikanët dhe diplomatët merren vesh për vendshtrirjen e kufirit. Një ndarje e tillë shpeshherë nuk është precize. Faza e dytë është definimi i kufirit. Meqenëse etapa e parë e përcaktimit të vijës kufitare përcillet shpeshherë me pasaktësi, në etapën vijuese synohet që kufiri të definohet në mënyrë më precize. Markerët janë pika karakteristike fiziko-gjeografike dhe sociale në terren. Në procesin mjaft kompleks të definimit të kufirit politikanët ndihmohen nga “arkitektët e kufirit” dhe nga “inxhinierët e kufirit”.
Etapa e tretë është delimitimi, i cili paraqet një proces ligjor përmes të cilit dy shtete sovrane përshkruajnë në formë të shkruar pozitën e kufirit të tyre të përbashkët, kryesisht si rrjedhojë e vendimmarrjes në tryezën negociuese, e cila rezulton me një marrëveshje ose traktat të nënshkruar nga palët e interesuara. Në këtë fazë “inxhinierët e kufirit” luajnë rolin kryesor. Demarkimi është etapa e katërt; ky është një operacion i terrenit dhe çështje ekzakte nga njohuritë gjeografike, fizike dhe astronomike. Qëllimi i tij është të markojë pozitën e kufirit në terren (tokë) ashtu që të jetë i dukshëm për të gjithë. Objektivi i demarkimit është vendosja e pikave fizike që përcaktojnë saktësisht kufirin e delimituar. Aty ku është e mundshme demarkimi me pika artificiale kufitare duhet të përmbajë piramida (shtylla) të vendosura drejtpërdrejt në vijën kufitare. Zakonisht formohet një komision i përbashkët i dy shteteve, i cili ka për detyrë të tërheqë vijën kufitare në varësi të gjendjes reale (relievi, hidrografia, situata shoqërore-ekonomike) në hapësirën kufitare.
10. Gjatë procesit të demarkimit të kufirit devijimi i vijës kufitare mund të bëhet jo më shumë se 150 m² nga njëra anë ose nga ana tjetër e kufirit (interesi i njërës palë për ndonjë burim të ujit, ndërsa nevoja e palës tjetër për qasje në një rrugë). Bëhet fjalë për shkëmbim: sa merr, aq jep në mënyrë që sipërfaqja totale e entiteteve shtetërore të mbetet e njëjtë. Faza e fundit është administrimi i kufirit në gjithë zonën kufitare (kontrolli gjatë kalimit të njerëzve dhe të mallrave, kontrolli i sigurisë, duke përfshirë kontrabandën, rrugët e mjetet e tjera të trafikut dhe të komunikacionit, i përdorimit të ujit, i tokës bujqësore dhe i pasurive të tjera).
11. Për shkak të ndryshimeve në marrëdhëniet ndërkombëtare kufijtë variojnë historikisht në varësi të procesit të themelimit, të ndërtimit ose të dekompozimit të shteteve. Ngjitja e shtetit në skenën botërore është çështje e fakteve që nuk sjell automatikisht edhe pranimin e tij. Në praktikat bashkëkohore njihen rastet kur shtete të caktuara pranohen për arsye të ndryshme, por çështja e kufijve të tyre mbetet edhe shumë kohë pa u zgjidhur. Ndarja kufitare vjen në rend të ditës vetëm atëherë kur përcaktohet prania e ndonjë titullari juridik.
12. Në Ballkan dhe në territorin etnik shqiptar sot janë dy nyje neuralgjike gjeopolitike dhe gjeostrategjike, Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare dhe veriu i Kosovës me shumicë serbe. Lugina shtrihet në pjesën qendrore të Ballkanit dhe paraqet një territor-korridor që lidh Luginën e Moravës në veri me Luginën e Vardarit në jug, duke mundësuar komunikim më të lehtë dhe më të shpejtë të Evropës së Mesme me atë Jugore dhe më tutje. Nëpër të kalojnë paralelisht rruga automobilistike (autostrada) dhe hekurudha me rëndësi ndërkombëtare, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturin Korridorin X, si një nga linjat më të rëndësishme të komunikacionit dhe transportit në Evropën JL.
13. Veriu i Kosovës shquhet me pasuri të mëdha minerale dhe ujore, pa të cilat Kosova nuk mund të ekzistojë. Pjesa veriore e Kosovës ka një sipërfaqe prej 1.002 km2 (komunat Leposaviq 539,05 km2 , Zubin Potok 334.38 km2, Zveçan 123,01 km2 dhe Mitrovicë Veriore 5,46 km2), me 174 vendbanime. Është e pasur me burime minerare të plumb-zingut (Bellobërdë, Koporiq dhe Zhuta Përlin, Cërnac, me rezerva të vlerësuara në rreth 6,4 milionë tonë më 1986-n, si dhe shkritorja e plumbit në Zveçan, koncentruesi në Leposaviq). Në anën tjetër, në territorin në mes të Kosovës dhe të Serbisë, në lumin Ibër është ngritur akumulimi (diga) më i madh në vend, ai i Gazivodës (Ujmanit) me kapacitet prej 390 milionë metrash kub ujë dhe që është vital jo vetëm për popullsinë e pjesës veriore të Kosovës, por për sistemin energjetik e industrial në përgjithësi.
Akumulimi është ngritur në vitet 1979-1984 dhe qëllimi i tij ishte furnizimi me ujë i popullsisë dhe ujitja e rreth 20.000 hektarëve tokë në fushën e Kosovës dhe të Drenicës. Termocentralet nuk mund të imagjinohen pa burime të sigurta ujore, sikundër edhe “Feronikeli”. TC “Kosova A” ka një harxhim mujor të ujit prej 8 milionë metrash kub, ndërsa TC “Kosova B” rreth 9 milionë metra kub. Vetëm për prodhimin e një MWh të energjisë nevojiten rreth 6 metra kub (TC Kosova A) dhe 3 metra kub ujë (TC Kosova B). Sipas të dhënave, TC “Kosova B” që është kryesori për prodhim të energjisë, furnizohet vetëm nga hidrosistemi Ibër-Lepenc, uji i të cilit vjen nga akumulimi i Ujmanit. Sot nga Ujmani furnizohen me ujë 6 komuna dhe rreth 35% e popullsisë së Prishtinës.
14. Me pozitën e saj kontinentale me asnjë kusht Serbia nuk pajtohet të humbasë hekurudhën ndërkombëtare BeogradëShkupëSelanik që kalon nëpër Bujanoc dhe Preshevë, autostradën BeogradëSelanik, bazën ushtarake të sapondërtuar në Cepotin në jug të Bujanocit, si dhe territorin e komunës së Medvegjës. Shtrohet pyetja a mund të merret hekurudha e ndërtuar në sektorin e Luginës në vitin 1889? Përgjigjja është negative, sepse për hekurudhën Serbia me aleatët e saj do të zhvillonte një luftë jo në përmasa ballkanike, por evropiane. Paralelisht me hekurudhën shkon autostrada moderne dhe Korridori X si avantazhe të mëdha për Serbinë dhe për transportin e saj në Evropën JL.
15. Ideja e Serbisë për dalje në detin Egje daton nga pjesa e dytë e shek. XIX përmes ndërtimit të kanalit Moravë-Vardar, për çka shprehën interesim disa kompani të njohura të kohës (dy franceze, një gjermane, një angleze dhe një amerikane). Për shkak të terrenit të komplikuar (për rrugën lundruese duhej të ngrihej një sistem i tërë kaskadash e kanalesh për t’i eliminuar dallimet hipsometrike prej 491,6 m – pengesë e madhe është kërrusja midis Preshevës dhe Kumanovës), kostos së lartë financiare dhe ndërhyrjes së Rusisë për të qenë sa më shumë e pranishme në Ballkan, projekti dështoi. Por në kokat e serbëve të Serbisë së atëhershme ishte e ngulitur thellë aspirata për dalje në det, sikundërqë dhe në Serbinë e sotme ende gjallojnë këto aspirata (për ndërtimin e kanalit Moravë-Vardar vetëm para disa viteve insistonte dhe presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq, disa ministra të qeverisë së Serbisë, ekspertë, analistë etj).
16. “Korrigjimi” ose “rirregullimi” i territorit midis Kosovës dhe Serbisë e kthen Kosovën në fund të viteve të 40-ta, kur me ligjet për ndarjen administrative-territoriale të viteve 1947-1950, në mbështetje të Kushtetutës së R. P. të Serbisë të 17 janarit 1947, Serbia 7 fshatra të Karadakut të Preshevës ia barti rrethit të Preshevës (Stanec, Maxhere, Depcë, Peçenë, Ranatoc, Caravajkë dhe Sefer), të cilat deri atëherë i takonin rrethit të Gjilanit. Po kështu veproi edhe me fshatrat Dobrosin e Konçul të cilat para se t’i bashkoheshin komunës së Bujanocit i kishin takuar Kosovës, sikundër dhe dy fshatrat e Malësisë së Bujanocit, Zarbinca dhe Priboci.
Ka sa vite që Lutfi Haziri, sot kryetar i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetar i parë i LDK-së (më herët dhe funksionar i pushtetit qendror të Kosovës), ripërsërit kërkesën që këto 11 fshatra t’i kthehen Kosovës dhe me këtë të kthehet kufiri në vijën e vitit 1956 (sic!), gjë që është e pasaktë, sepse në këtë vit nuk ka pasur asnjë lëvizje të kufijve të jashtëm dhe të brendshëm të Kosovës, por vetëm në vitin 1959 dhe atë vetëm në veri të Kosovës, si dhe, siç theksuam, deri në vitin 1950 në lindje të saj! Si zë i vetmuar për “rishikimin” ose “rirregullimin” e kufirit Kosovë-Luginë, Haziri ose nuk e ka të qartë konceptimin hapësinor të Luginës, si shumëkush tjetër, ose pas këtij insistimi të tij qëndron ndonjë interes tjetër i brendshëm (brenda garës ndërpartiake dhe brendapartiake lufta për votat e shqiptarëve të Luginës, që kanë mbetur në komunën e Gjilanit nga konflikti i armatosur i vitit 2000) ose edhe ndonjë pazar përtej. U kritikuan qëndrimet e Hazirit edhe nga ne të nënshkruarit, por kritika më të ashpra i drejtoi ish-kryeministri H. Thaçi, më 17 11. 2011, në Parlament teksa bisedohej për buxhetin kur tha se “Kjo është më tepër se buxheti, ndarja e territorit të Kosovës dhe çdo ide e tillë është shumë e rrezikshme”! Por sot i pari i Kosovës po pajtohet me Hazirin për “korrigjimin” e kufijve dhe për ndarjen e Kosovës, duke theksuar: “E çmoj përvojën politike të z. Hazirit. Duhet ta dëgjoj me vëmendje dhe të ndërtoj opinionin tim” (24.07. 2018). Këtu gjen vend proverbi: “E ndoqëm lepurin, na doli ujku”!
17. Në fund të vitit 1959 Serbia bëri hapin tjetër në drejtim të organizimit më të qëndrueshëm dhe efikas territorial dhe administrativ, por që kishte për qëllim krijimin e një Kosove më heterogjene etniko-demografike. Më 26 nëntor 1959 Serbia ia “dhuroi” Kosovës 197 km2 të rrethit të Rashkës, me 45 vendbanime, që i shkuan qarkut të Zveçanit dhe në tërësi komunës së vogël, tashmë ekzistuese në Kosovë të Leposaviqit, me 26 fshatra më 3 prill 1952 me ç’rast u ndryshua pak përbërja nacionale e Kosovës. Leposaviqi si vendbanim dhe komunë e vogël pra gjithnjë ka qenë në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur këmbim midis Preshevës dhe Leposaviqit, siç flasin të painformuarit. Presheva me rrethinë deri në vitin 1912 ishte kaza e sanxhakut të Prishtinës brenda Vilajetit të Kosovës, pastaj deri më 1941 nën pushtetin serb, bashkë me Maqedoninë.
Ndërsa gjatë LNÇ-së kishte bashkëpunim të ngushtë me celulat e PKJ-së për Maqedoninë (komunisti i spikatur Abdulla Krashnica nga Presheva ishte delegat në mbledhjen ku lindi qenia shtetërore maqedonase, ASNOM-i, të mbajtur më 2 gusht 1944 në Manastirin Prohor Pçinjski në Serbi). Pas Luftës II, varësisht nga interesat politike dhe raporti i forcave midis Serbisë dhe Maqedonisë, Lugina mbeti nën Serbi dhe i takonte herë rrethit të Vranjës e herë të Leskovcit; fillimisht kur u suprimua rrethi i Preshevës një kohë kompetencat i mori rrethi i Bujanocit. Lugina e Preshevës dhe shqiptarët historikisht, por edhe sot e gjithë ditën mbetën të lidhur pashkëputshëm me Luginën e Kumanovës – Shkupit dhe shqiptarët e Maqedonisë në sferën familjare, ekonomike, arsimore etj. “Korrigjimi” mekanik i kufirit “i pret” këto lidhje dhe kontakte!
18. Shtatë fshatrat e përmendura të Karadakut të komunës së Preshevës kanë një territor prej gjithsej 31.2 km2, ndërsa katër fshatrat e Bujanocit kanë 53.8 km2. Një territor prej 85 km², përveçqë nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme për nga sipërfaqja, tanimë është buzë shpopullimit të plotë. Ndërsa sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002 në shtatë vendbanimet e Karadakut, të cilat po lakohen në kuadër të një “shkëmbimi” të mundshëm, kanë jetuar 656 banorë, tashmë numri i tyre sillet vetëm në disa dhjetëra. Në fshatin Sefer ka vetëm 2 shtëpi të banuara, në Stanec 5, në Peçenë asnjë, në Ranatoc 3, në Caravajkë 4, në Depcë 5 dhe në Maxhere 7. Moszhvillimi ekonomik e infrastrukturor dhe rritja e presionit të hapur ushtarak në zonën kufitare me Kosovën, ku shtrihen këto vendbanime, i ka detyruar banorët të shpërngulen në drejtim të Kosovës dhe vendbanimeve fushore të Luginës. Kullosat dhe pyjet të cilat nuk dallohen për masë drusore e cila do të rriste mundësitë e shfrytëzimit dhe të përpunimit kanë bërë që popullsia të merret me blegtori ekstensive dhe prerjen e shitjen e drunjve si lëndë djegëse për ngrohje. “Erozioni” demografik në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar kishte marrë hov. Edhe fshatrat kufitare të komunës së Bujanocit (Dobrosini e Konçuli) janë përballur me shpërnguljet në drejtim të Kosovës.
Vija kufitare e Kosovës me Serbinë ngastrën e fshatit Dobrosin e pret në mes, ndërsa distanca e madhe me vendbanimet e tjera të komunës së Bujanocit dhe vetë qendrën urbane i kanë orientuar banorët e fshatit që nevojat e veta t’i plotësojnë në qytetin e Gjilanit. Këto vitet e fundit pjesa dërrmuese e banorëve të Dobrosinit janë ngulitur në Gjilan, ndërsa Zarbinca dhe Pribovci tashmë janë në prag të shuarjes së jetës.
[Hivzi Islami lindi në Letovicë të Bujanocit më 1946. Është demograf, profesor universitar dhe ish-sekretar i Akademisë së Shkencave të Kosovës.]

Blerina Kastrati me gjasa reale për të zënë vend në Asamblenë e Komunës Carouge të Gjenevës

Nga: Arif Ejupi

Me një përvojë të gjatë në politikën lokale dhe një angazhim të palëkundur për drejtësi sociale, zonja,Blerina Kastrati, më 23 mars të këtij muaj kandidon, për Këshillin Komunal të Carouge, si anëtare e Partisë Socialiste të Gjenevës, seksioni Carouge.

Përveç zonjës Kastrati për të zënë njërën prej 33 ulëseve në Legjislativin e kësaj komune, garës i kanë hyrë edhe 77 kandidatë të tjerë. Mirëpo, zonja, Kastrati,duke përfaqësuar një vizion progresist për një shoqëri të barabartë dhe të qëndrueshme shpreson në fitore. Ajo premton se gjatë mandatit të saj do të sjellë ndryshime konkrete në shërbim të qytetarëve.

Blerina Kastrati, ka lindur në qershor të vitit 1985 në Gjakovë të Kosovës. Mirëpo, për shkak të rrethanave të vështira politike dhe ekonomike, ajo më 2003, largohet nga Kosova dhe migron në Zvicër. Ajo fillimisht vendoset në pjesën gjermanishtfolëse të këtij vendi, ku jeton plot 12 vjet.

Zonja, Kastrati me një vizion të qartë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për t’u angazhuar në jetën shoqërore dhe politike të shtetit helvetik zhvendoset në Gjenevë. Ajo ishte e sigurt se në këtë qendër të diplomacisë botërore më lehtë mund t’i realizojë objektivat dhe pretendimet e saj.

Zonja, Kastrati, shpejt nëpërmjet kurseve intensive mësoi gjuhën frënge. Pastaj, nisi punën në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës, ku me mirësjellje e  korrektësi ra në sy për të mirë si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe nga komunitetet e tjera. Ajo pa u shkëputur nga puna, u aftësua edhe si edukatore socio-edukative për fëmijët, duke treguar gatishmërinë e saj për edukimin dhe mirëqenien e brezave të rinj.

Kurse, angazhimi i saj politik nisi dhjetë vjet më parë, kur u anëtarësua në Partinë Socialiste të Gjenevës, dega në Carouge. Puna e saj e ndershme dhe aftësitë e saj organizative shumë shpejtë e çuan në një rol të rëndësishëm brenda partisë, duke u zgjedhur nënkryetare e degës për dy mandate radhazi. Ky rol i dha përvojë të duhur në politikën lokale dhe e ndihmoi të ndikojë në çështje kyçe që prekin  interesat e qytetarëve të komunës  Carouge.

Një nga figurat që ka frymëzuar rrugëtimin e saj politik është Micheline Calmy-Rey, ish-Presidente dhe Ministre e Punëve të Jashtme e Zvicrës. Blerina Kastrati e vlerëson veçanërisht angazhimin e saj të njohur karshi Kosovës dhe politikën e saj të bazuar në diplomaci aktive dhe drejtësi sociale. Kastrati duke e pasur idol zonjën, Calmy – Rey, dëshiron të punojë për një Carouge  me projekte të realizueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Prioritete kryesore të zonjës, Kastrati janë: trajtimi i njëjtë i të gjithëve pa shikuar racë e përkatësi fetare. Prioritet tjetër i rëndësishëm i saj është edhe krijimi i një ambienti sa më të shëndetshëm dhe integrimi i të rinjve në shoqërinë gjenevase.

Po ashtu zonja, Kastrati do të angazhohet për respektimin e të drejtave të barabarta  të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Carouge, duke promovuar një qytet të hapur dhe solidar për të gjithë.

Segment tjetër i angazhimit të saj do të jetë edhe barazia gjinore – Mbrojtja e të drejtave të grave dhe burrave në mënyrë të barabartë, duke kërkuar masa konkrete për të mbështetur gratë në tregun e punës, në vendimmarrje dhe në jetën shoqërore.

Kastrati, dëshiron që komuna Garouge të jetë më me shumë hapësira gjelbërimi dhe fusha të sportit, në mënyrë që t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve. Ajo po ashtu lufton për ta bërë  komunën Carouge edhe më të pastër dhe më tërheqëse për vizitorët.

Projekt tjetër i zonjës, Kastrati, që me pak përpjekje mund të realizohet është edhe  mbështetja për familjet dhe nënat në punë– Me përvojën e saj si edukatore dhe aktiviste, ajo do të përpiqet që të lehtësojë punën e nënave me fëmijë, duke promovuar politika që ndihmojnë familjet  që të balancojnë më mirë jetën profesionale dhe atë private.

Ajo do të bëjë gjithçka për promovimin e sportit dhe mirëqenies fizike – Si një pasionante e sportit, veçanërisht notit, Blerina do të jetë mbështetëse e një jete sa më aktive dhe të shëndetshme. Edhe në muajt me temperatura të ulëta, ajo noton në liqenin Leman me shokë dhe shoqe, duke treguar përkushtimin e saj ndaj një stili të një jete dinamike. Për këtë arsye, ajo do të mbështesë projekte që promovojnë aktivitetet sportive për të gjitha grupmoshat.

Blerina Kastrati është e njohur për aftësitë e saj të forta komunikuese dhe organizative të cilat i ka shfrytëzuar për të ndërtuar marrëdhënie të forta me qytetarët dhe për të dëgjuar nevojat e tyre. Ajo beson se politika duhet të jetë një dëgjesë aktive dhe një dialog i vazhdueshëm me komunitetin, jo vetëm një proces vendimmarrjeje nga lart-poshtë.

Kastrati është edhe një poliglote e vërtetë flet dhe shkruan gjuhët: frëngjisht gjermanisht, anglisht dhe shqip.

Megjithëse është një figurë publike e angazhuar në politikë, ajo është e rezervuar për jetën e saj private, duke vendosur gjithmonë punën dhe misionin e saj për komunitetin në qendër të vëmendjes.

Të gjithë duhet të kuptojmë që zonja, Blerina Kastrati, nuk është vetëm një kandidate – ajo është një politikane me vizion, përvojë dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Carouge.

Votues të nderuar nëse dëshironi ndryshime pozitive në të gjitha fushat e jetës më 23 mars 2025, votoni Listën numër 4, dhe zonjën, Blerina Kastrati !

Presidentja Osmani priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, me të cilin diskutoi zhvillimet politike në vend, dialogun me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e stabilitetit politik pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025 dhe nevojën konstituimit të institucioneve sa më parë, me qëllim të vazhdimit të reformave kyçe për integrimin evropian të vendit.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të lehtësuar nga BE-ja, duke theksuar rëndësinë e një zbatimi të plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve të arritura.

Në takim me z. Sørensen, Presidentja Osmani paraqiti vërejtjet e saj për Draftstatutin e Asociacionit të propozuar nga BE, vërejtje të cilat duhet të trajtohen me seriozitet në mënyrë që të parandalohet rrezikimi i funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Sa i përket integrimit në organizata ndërkombëtare, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, përderisa ripotencoi shkeljet e vazhdueshme të Serbisë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, përfshirë shkeljen e nenit 4 të marreveshjes së shkurtit 2023.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për reformat e nevojshme dhe theksoi se, në kontekstin e dinamikave të reja gjeopolitike, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit dhe procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet, bazuar në parimin e meritokracisë.

Ajo ritheksoi gjithashtu nevojën për heqjen e masave të padrejta të vendosura nga BE-ja, në qershor 2023, duke theksuar ndikimin e tyre negativ në jetën e qytetarëve të Kosovës, pa dallim si dhe dëmtimin e vet procesit të dialogut duke e bërë atë të pabalansuar.

“Kosova është dëshmuar tashmë si palë konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, theksoi ajo.

Gjatë takimit u diskutua roli i NATO-s, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, krahas institucioneve të Kosovës, sikurse edhe roli i EULEX-it, në kontekstin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Aktivistja e njohur Elida Jorgani nga “Foleja Kombetare Shqiptare” rreth veprimeve antishqiptara të Joan Pelushit, Kryepeshkopit të sapozgjedhur të KOASH

1
Mbarë politika shqiptare e uroj emërimin e Joan Pelushit për Kryepeshkop të ri të KOASH-it, që vije pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastasios Janullatosit, që zhvillonte hapur politikë helenizuese në Shqipëri.
Dje pasdite Joan Pelushin e uroj i gëzuar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Mirëpo, aktivistja e njohur shqiptare Elida Jorgani, thotë krejt tjetërgjë për Joan Pelushin.
Elida Jorgani
Sipas Elida Jorganit, Fatmir Abedin Pelushi (Joan Pelushi) , më 13 shkurt 2016 e shenjtëroi urdhëruesin për vrasjen e të përndriturit Papa (At’) Kristo Negovani, antishqiptarin Fotis Kallpidhis.
“Mitropolia e Kosturit, ka shtrirjen e saj më të madhe territoriale te dega e saj, Mitropolia e Korçës” – deklaroi Mitropoliti i Kosturit (Serafim Papakostas, pushtuesi i trojeve shqiptare).
Greku pushton me kishë, apo jo?
Pema në Kostur e dega në Korçë.
Mitropolia e Kosturit
Pushtimi grek me kishë…
Joan Pelushi , Kryepeshkop i KOASH
Ky Ballabani nga fshati Ballaban i Përmetit, Fatmir Abedin Pelushi (Joan Pelushi) , kur ishte Mitropolit i Korçës e futi zyrtarisht Mitropolinë e Korçës në kthetrat e Mitropolisë së Kosturit. Korça (bija) dhe Kosturi (mamaja). Kryeqendra e Korçës është Kosturi. Bythëshituri Fatmir Abedin Pelushi ia dhuroi Korçën Greqisë.
“Ky Bajua me Çerçizë / Në Korç’ e zunë pusinë / Vranë dhespot mjekërzinë / Se na kish vrarë njerinë / Papa Kriston trim të mirë / Sa morën vesh që e vranë / Papa Kristo Negovanë / Dhespoti me grekomanë / U ngrenë këtej e vanë / Kaq larg në ato anë / Morën hakën për vëllanë / Aferim të gjithë u thanë!”
Ja njoftimi i Elida Jorganit në fb për opinionin shqiptar, pas emërtimit të tij si Kryepeshkop i Shqipërisë;
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "Jeta Orthodhokse 13.02.2016 Mitropoliti i Korces, Hiresia e Tij Imzot +Foti. (1902-1906) I perjetshem kujtimi! Metropolitan of Korca, His Eminence + Fotios. (1902-1906) Memory eternal! + SIMI 6 Sroarrent Sort sseriea Ti のは ErTunteer cen 7능관c ταTτευ TOi /njeraI #CCATBA"
9 vite më parë, Mitropoliti i Korçës, Fatmir Abedin Pelushi, më 13 shkurt 2016 e shenjtëroi urdhëruesin për vrasjen e të përndriturit Papa (At’) Kristo Negovani, antishqiptarin Fotis Kallpidhis.

“Vëllezërit siamez”, ndotin qe dy dhjetëvite rresht…!

1
“VËLLEZËRIT SIAMEZ, TASH E DY DEKADA HAN MU… E VETË”
1 – Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë por kryeministër në mision për shkatërrimin e shtetit. Nga Lirim Mehmetojca, gazetar edhe analistë.
2 – Prite tash treshen Vjosa, Albin, Donika kur t’i afrojnë mbrojtje, imunitet dhe azil politik Jack Smithit në Kosovë. Nga Artan Behramojca ish këshilltar kronik i Hashimit.
* * * *
Dardani je katandisur me këta lypasarë e bythëgrisur. Me këta komunistë të sjell nga analet e komunizmit të dikurshëm. Si nuk u ngopëm me këta zuzar. Nuk u ngopëm me këta njerëz që kanë marrë pengë Dardaninë dhe zhvasin me emrin e Grenellit dhe të birit e të Trampistit nga mëngjezi deri në darkë.
Lereni inatet se do vijë Grenelli. Për të hedh valle Lirimi e Behrami. Të dehur nga dashurija të bajnë orgji e hanë “mutin” e vetë!!! Gjithashtu, në kohët e sotme “shumë mendimtarë të shquar i janë bashkangjitur këtij mendimi të dy vëllazërve Siamez.
Në rastin e parë, veprimi i Lirimit është patjetër Egoist. Me këtë Egoizëm – me të cilin është i mbushur deri në grykë.
Në rastin e dytë, veprimi i Behramit është patjetër i lig, detyra e Etike është të vendosim kundër Eegioizmit dhe Ligësisë. “Një analistë apo gazetar që ka vjellur” si dhe për të përdorët proverbi:
“Ai që vjell një herë, do të vjellë gjithmonë.”
Këtë mutësi – gjigand dikush ju kish pat lënë?
Rracë e analistëve dhe e këshilltarëve nuk dimë nga doli, vetë, nga mjekrra e thinjur njihen se kush janë. Këshilltari i parë që mbante mjekërr dhe, mbiemrin e kish Artan Behrami që Lufton për Zajednicë e për formim të Komunave me nga 5 – 6 shkije në të etj…!
Analsiti i dytë është gazetari apo analisti, defektologu apo miku i Batonit, miku i ngushtë i Stanishiqit, Lirim Mehmetaj – nuk u lodhën me egërsitë e tyre antikombëtare.
Shkaku i shpërthimit të kësaj sëmundje e paranojës patologjike të këtyre tipave…
Ankthi i tyre i vërtetë i kësak gjendje emotive dhe që gjendet në bazën e të gjitha sëmundjeve e fobive antiAlbin, që shfaqin origjinën e tyre familjare. Ne mund të bëjmë pyetjen, se cila mund të jetë origjina e tyre kushtit të sistemit nervor. Mund të merret, tërësisht apo pjesërisht, nga efekti pasojë i një trauma seksuale e të rriturve…
Deklarime të tilla do të quheshin, as më pak, as më shumë, thikë pas shpine kundër Dardanisë. Të shtyrë me akuza të tilla? Ishin këto akuza të tilla? Ishte një lajthitje jo e rastit, kapardisje antikombëtare, snobizëm, poshtërsi, etje për t’u dukur modern si Halil Matoshi para katundeve me pak shkije e shkina. Thënia “patriotizmit” streha e fundit e maskarenjve, ishin ata që, më shumë se çdo tjetër u përdorë në kronikën shqiptare gjatë debateve.

Një pjesë e intervistës time në revistën Hejza të muajit Mars

0
Hejza: Çfarë kemi ne shqiptarët autentikë që sot brezat e rinj vështirë se e marrin në konsideratë në garën marramendëse të kopjimit të çfarëdo lloj gjëje të pavlerë që paraqitet si vlerë?
Kjo pyetje prek shumë aspekte të shoqërisë dhe kulturës shqiptare e ka një rëndësi të madhe në kontekstin e kohës moderne. Ne kemi një trashëgimi të pasur kulturore që është ndërtuar përgjatë shekujve dhe është ndërtuar më një sakrificë ekstreme duke pasur parasysh historinë e këtij populli, raprezaljet e vuajtjet që ka duruar e përjetuar në shekuj e pikërisht kjo lloj kulture është e lidhur ngushtë me identitetin tonë. Trashëgimia jonë përfshin zakone, tradita, mbi të gjitha moralin, vlera të komunitetit, dhe nderimi për natyrën dhe jetën që sot duket krejtësisht e harruar. Dhe ka arsye përse ka ardhur kjo harresë e përse sa vjen e shtohet duke u larguar gjithnjë e më shumë prej burimit të zanafillës. Jetesa në diktaturë për një gjysëm shekulli sigurisht nuk do të kalonte pa pasoja të mëdha për të gjithë shqiptarët. Moralin si vlerë të çmuar e ruajtën pak njerëz, e kryesisht ata që pësuan padrejtësitë më të mëdha. Shqiptarët u kthyen në shumicë me dëshirë në njerëz të vegjël që për të përfituar diçka materiale më shumë spiunonin kë të mundeshin. Kam parasysh gjyqet popullore në kohën e komunizmit në këtë rast, e linçimi i masës që gjente armikun e rradhës, të gatshëm për të asgjesuar çdo lloj njeriu që përfaqësonte një vlerë në vetvete, pra vlerës dhe moralit shteti dhe shoqëria i shpalli luftë qysh herët. Komunizmi na mësoi që armiku i parë për secilin nga ne ishte shteti. Shteti të burgoste në emër të popullit (absurditeti më i madh në botë), shteti vendoste racionin e bukës që ti meritoje, shteti të merrte pronën, shtëpinë, gjënë e gjallë, të burgoste djalin, burrin, babain, nënën. Shteti të linte pa shkollë, të internonte, të hiqte të drejtën të flisje, madje të hiqte të drejtën të mendoje. Shteti vendoste deri modelin e flokëve dhe të modës që duhej ndjekur, domethënë të modës që nuk duhej ndjekur. Pra shteti ishte dhunuesi i parë i individit dhe përdorte shoqërinë si një masë amorfe të verbër, sa kohë ua kishte hequr të drejtën e të menduarit, për të gjetur armikun e rradhës e për ta ndërshkuar atë. E gjitha kjo në një popullsi me më pak se 3 milion banorë. Çfarë lloj kulture mund të jetonte në këto kushte kur ishte e ndaluar të lexoje të mëdhenjtë botërorë të letërsisë e të mendimit? Më kujtohet që gjyshes time herë pas here i tërhiqnin vërejtje të rënda në mbledhjet e lagjes, ato të frontit për ata që i kujtojnë, sepse harronte çdo dite dhe thoshte faleminderit ndërkohë që nuk duhet ta thoshte. Pra, ne trashëguam kulturën se shteti është dhunuesi, vrasësi ynë, ndërkohë që shtetet e tjera fqinje me ne kujdeseshin për çdo shtetas të tyre në të gjithë kuptimin e fjalës dhe shteti për ta ishte dhe është shpërtimtari, gjë që ne ende pas 85 vjetësh nuk e kemi arritur e mesa duken gjasat as nuk do ta arrijmë ndonjëherë. Brezi i ri sot është edukuar prej prindërve që janë pjesë e trashëgimisë të vazhdimit të kulturës që la komunizmi, nëse mund të quhet kulturë dhe akoma më thellë shkon degradimi i kësaj kuture përgjatë 34 viteve demokraci. Kur zhvlerësohet dija, shkolla si institucion atëherë nuk mund të flasim më as në parim për ekzistencën e ndonjë lloj kulture. Unë vetë përgjatë kohës kur punoja në Shqipëri kam pasur eprorë që nuk dinin të shkruanin korrekt shqip, që nuk dinin të lexonin korrekt, që diplomat i kishin të blera dhe nuk kishte fyerje më të madhe për mua sesa kur diplomat të përfituara me vite punë e sakrifica të qëndronin mbyllur në sirtar sepse nuk kishin asnjë vlerë në Shqipëri. Dhe në fakt vlerat e shumicës si unë i njohu Europa e më gjerë ku jetojnë e punojnë sot mijëra shqiptarë të arsimuar e të edukuar në shkollat më të mira të botës por që në Shqipëri nuk i qas askush as tek dera e një institucioni të rëndomtë. Këtë gjë ne do ta paguajmë shtrenjtë me dekada të gjata por siç duket askush nuk e kupton sa e rëndë është kjo sa kohë nuk bëhet asgjë për të ndrequr gabimet.
Brezi i ri sot jeton në epokën e konsumizmit dhe nuk bëhet fjalë për të kuptuar vlerat. Madje mua nuk më shqetësojnë vlerat, aspak. Ato ndryshojnë në raport me kohën dhe shoqërinë ndaj çdo periudhë e caktuar udhëhiqet nga vlera të tjera, përveç atyre universale që janë të pakohë. Mua më shqetëson fakti se duke mos u pajisur me kulturën e duhur, sidomos brezi i ri, janë plotësisht apatikë edhe përsa i përket gjësë më të thjeshtë, të kutpojnë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, kjo është bërthama. Ne kemi të rinj në moshë fare të mitur që vrasin në oborrin e shkollës shokun, që mbajnë më vete armë të ftohta, që nuk kanë asnjë ide se çfarë pasojash mund të sjellin këto veprime, që nuk njohin vlerën e asaj çka është e mirë por përkundrazi të keqen e shohin si mjaft pozitive. Dhe askund nuk bëhet një emision televiziv në 100 televizione private që ekzistojnë në Shqipëri ku të thirren psikologët, mësuesit, prindërit, vetë të rinjtë e të flitet, të debatohet, të shkëmbehen mendime mbi këtë pikë kaq të rëndësishme e të ndjeshme. Aq të pamësuar jemi ne me kulturën në përgjithësi sa kam vërë re që dhe dashuria si koncept njihet shumë pak, sidomos ajo që ka lidhje direkt me veten, respektin dhe dashurinë për veten sikurse dhe për tjetrin. Influenca e rrjeteve sociale dhe mosnjohja e masës në bërjen e gjërave tek brezi i ri e kanë shkatërruar në themel shoqërinë. Imitimi i modeleve të gatshme “copy-paste” në gjithçka që shikojmë njihet si e vetmja vlerë në modë sot ku antivlera ka zënë vendin kryesor. fKontributin më madhor në këtë shkatërrim e ka dhënë mungesa e edukimit mbi kulturën dhe historinë e vërtetë shqiptare. Mua më mungojnë tepër disa prej vlerave me të cilat u rrita të cilat nuk i gjej as në Vjenë ku jetoj prej vitesh, siç është vlera e solidaritetit të komunitetit ku bëja pjesë. Ne ishim të gjithë njësoj, ne tiransit që e njihnim njëri tjetrin që në të folur, që shtëpitë rrinin pa çelës e asgjë nuk humbiste. Këtë lloj vlere nuk e gjej më fatkeqësisht sepse kjo përjetohet vetëm në qytetin tënd, në vendin tënd e tashmë kjo është diçka që i përket të kaluarës e nuk është ruajtur dot. Shqiptari e ka pasur gjënë më të shtrenjtë nderimin e familjes, nderimin e prindërve, kujtimin e gjyshërve e nuk i treste dheu pa i çuar amanetet deri në fund. Sot imitimi i modeleve të gatshme perendimore ku familja ka shumë kohë që është degraduar, na solli dhe ne frymën e helmuar të kësaj antivlere. Shqiptari natyrën dhe respektin e dashurinë për tokën, për kafshët e gjithçka e rrethonte e ka pasur të shenjtë po aq sa familjen, por sot jo më. Edhe kjo vlerë është harruar me të tjerat e dyshoj fort se brezi i ri sot e kupton çdo të thotë për shqiptarin e dikurshëm të prekje tokën me duar, ta ledhatoje atë, madje dikur kam njohur të moshuar që për të kuptuar se cilat perime, fruta apo drithëra ishin të përshtatshme për t`u mbjellë në një vend të caktuar, fusnin një copë dhé në gojë dhe sipas shijes së tij kuptonin çfarë kulturash duheshin mbjellë në atë tokë e sa i bollshëm do të ishte prodhimi. Nuk besoj se brezit të ri ua ka mësuar dikush këto gjëra. Detyrimin kryesor e ka familja bashkë me shkollën por tek ne, të dyja këto institucione të shenjta kanë ardhur me zbritje të shpejtë e të vazhdueshme. Po nuk shkuam tek rrënjët nuk do të kemi kurrë degë të forta e të qëndrueshme e të shëndetshme.
Hejza: Sot, fatkeqësisht, shumë lehtë e pranojmë të huajën, por edhe më lehtë e harrojmë atë që është e jona. Kjo gjë ndjehet edhe në raport me kulturën. Pse po ndodh kjo?
Kjo pyetje prek thellësisht një nga dilemat më të mëdha të kohës sonë: si dhe pse kultura jonë shpesh lëviz në hije të influencave të asaj çka është e huaj, duke harruar të vlerësojë atë çka është e jona. Për mendimin tim kjo është pasqyrë e një procesi të gjerë që lidhet me mënyrën sesi individët dhe shoqëria shpesh përballen me transformimet e shpejta dhe globalizimin e pandalshëm, duke shtuar këtu dhe dëshirën për të refuzuar atë çka është e jotje me idenë se ajo çka është e huaj është më me vlerë. Sigurisht kjo gjë reflekton dhe nivelin e kuturës që shoqëria ka.
Në botën e sotme, ku informacioni dhe influencat përhapen me një shpejtësi marramendëse, ekziston tendenca që shumë njerëz, veçanërisht brezi i ri të tërhiqen nga ato që vijnë nga jashtë si modele të mirëqena e tërheqëse e detyrimisht shihen si më të suksesshme. Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh, të vlerësosh e të bësh tënden të renë, në fund të fundit nuk do të kishte kutpim bota, por jo domosdoshmërisht duhet përbuzuar apo hedhur në koshin e plehrave cdo gjë e vjetër që na lënë trashëgimi brezat. Ajo që është e huaj shpesh konsiderohet si më e avancuar, më e sofistikuar, më “moderne”, dhe kjo nënkupton një shkëputje nga vlerat që mund të duken më të zakonshme apo të pasura me histori, por të cilat, fatkeqësisht duket sikur mbesin mbuluar nga shkëlqimi fals i trendeve të reja. Ky nuk është vetëm një “gabim” ose thjesht mungesë vëmendjeje. Ky fenomen është pasoja direkte e mungesës së një reflektimi të thellë mbi vlerat që e përbëjnë identitetin tonë kulturor. Kur një shoqëri jeton në një periudhë të trazuar me dekada të gjata ose del pas një periudhe të gjatë të mbizotërimit të dhunës sistematike, ndodh që njerëzit të kërkojnë shpejt një identitet më të përgjithshëm, më global, më të ndryshëm duke dashur të shuajnë kujtesën për gjithçka të dhimshme të jetuar më parë. Kërkesa për t’u përshtatur me modelet e huaja shpesh bëhet më e fortë kur shoqëria përjeton krizë të thellë të identitetit ose mungesë të thellë të vetëdijes kulturore.
Por çfarë po humbasim në gjithë këtë proces? Në thelb, po humbasim lidhjen me rrënjët tona, me ato që janë thelbësore dhe formuese për kulturën tonë. Një popull që harron vlerat e veta për t’u përshtatur me influenca të jashtme, rrezikon të humbasë vetëdijen e tij, rrezikon të mos ekzistojë më. Duhet të kuptojmë mbi të gjitha se kultura nuk është diçka statike, e pandryshuar, përkundrazi ajo është diçka që evoluon, por që ka nevojë për rrënjët e saj për të mbijetuar. Të nderojmë atë që është e jona do të thotë të njohim dhe vlerësojmë pasurinë që mbartim, dhe ta ruajmë këtë pasuri për brezat që vijnë, duke i dhënë frymën e duhur të modernitetin në mënyrën që e pasuron, dhe jo që e humb atë. Sfida e vërtetë me të cilët duhet të përballemi është të gjejmë një ekuilibër midis një të kaluare ku prevalojnë vlerat më të bukura dhe një të ardhmeje që i kërkon shoqërisë të ndryshojë, pa humbur asnjëherë identitetin tonë në kuptimin më të thellë.
Hejza: Siç keni treguar edhe ju, sot janë të paktë ata që u kanë folur a shpjeguar ndonjëherë fëmijëve diçka mbi Eposin tonë a ndonjë vepër të veçantë, si ato të Fishtës, për shembull. Çka do të thotë kjo neglizhencë shkatërruese për indin kombëtar?
Ndarja e brezave nga e kaluara duke rendur pas trendeve të panjohura e të pastudiuara është lëndim i thellë për identitetin e një kombi. Kur fëmijët, si pasues të një trashëgimie të pasur, nuk mësojnë për Eposin tonë dhe krijimtarinë e rëndësishme të shkrimtarëve si Fishta, ata humbin një pjesë të thellë të vetëdijes së tyre kombëtare. Eposi, poezia dhe veprat të tilla nuk janë thjesht përmbajtje intelektuale, por janë forma të shprehjes së shpirtit të kombit, të vlerave, luftërave, dhe ëndrrave të tij. Ato janë rrëfime që na lidhin me të kaluarën dhe që na mundësojnë të shohim të tashmen dhe të ardhmen në një dritë më të qartë, më të thellë. Neglizhenca ndaj këtyre veprave, ndaj këtyre trashëgimive, është një shkatërrim i kujtesës kolektive. Pa këto burime, fëmijët dhe brezat që pasojnë mund të rriten me një ndjenjë boshllëku, pa një ndërlidhje të qëndrueshme me historinë e kombit tonë, si një lloj ndarjeje nga burimi i tyre më i thellë, që është kultura dhe identiteti. Ky boshllëk mund të shkaktojë humbjen e kuptimit për çka jemi, për çka luftojmë, dhe për çfarë jemi të aftë të arrijmë. Ndaj, njohja e Eposit, njohja e shkrimtarëve të rëndësishëm si Fishta, dhe i të gjitha veprave të tjera të kulturës tonë, është një mundësi për të kaluar një mesazh të fuqishëm, për të thurur lidhje mes brezave dhe për të mbajtur gjallë një thesar të pazëvendësueshëm. Ato janë gurë themeli që formësojnë karakterin dhe vetëdijen kombëtare. Përmes tyre, fëmijët mësojnë jo vetëm historinë, por edhe shpirtin dhe vlerat që na lidhin me njëri-tjetrin, për t’u bërë jo thjesht qytetarë të një kombi, por pjesë e një misioni të madh, të qëndrueshëm dhe të nderuar.
Hejza: A ju shqetëson fakti se gjithnjë e më shumë po na rëndon varfëria linguistike?
Pyetje të këtij lloji kanë të gjitha një lidhje të brendshme organike me njëra tjetrën që vërtiten rreth njëjtës bërthamë. Jo shumë kohë më parë kam përgatitur një shkrim pikërisht me këtë temë duke theksuar se gjëja që unë i trembem më shumë është varfëria linguistike sepse në thelb është varfëri kulture. Eshtë pjesa më e rëndësishme që pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë identitetin kulturor individual e më pas atë kombëtar.
Mua më shqetëson veçanërisht varfëria linguistike tek të rinjtë. Në Austri ku unë vetë jap mësim, profesorët e gjuhës kanë për detyrë të shohin me kujdes maksimal sa është në gjendje një nxënës të shprehë mendimin, të shpjegojë konceptet, gjendjet dhe emocionet nëpërmjet fjalorit linguistik që disponon. Kështu nxjerrin dhe mesataren e fjalëve që nxënësi njeh, duke konstatuar, mbi baza racionale nivelin intelektual, kulturor të individit në faza të rëndësishme përgatitore për profesionin dhe jetën.
Në thelb ky është problem njohurish (konjitiv) studimi, leximi, pasurimi mendor e shpirtëror, pra problem akut kulturor. Nëse marrim shembull mësuesit, niveli i tyre kulturor në përgjithësi do të reflektojë ndjeshëm tek niveli kulturor e përgatitor i brezave. E nëse i referohemi politikanëve, niveli është katastrofik. Por ata kanë në dorë drejtimin e fateve të shoqërisë dhe përzgjedhja e tyre reflekton direkt nivelin kulturor të shoqërisë. Sa fjalë mund të njohë, të dijë një politikan shqiptar për shembull? Unë zakonisht nuk kam aspak dëshirë t`i dëgjoj kur flasin por kur vendos ta bëj atëherë trishtohem edhe më shumë sepse vërtetoj gjithnjë se nuk disponojnë më shumë se 200-300 fjalë në fjalorin e tyre. Kjo reflekton menjëherë kulturën e përgjithshme të personit duke çuar tek përcaktimi i identitetit individual të gjithsecilit e dalim dhe në përfundime më të gjera konceptuale më pas mbi nivelin e politikës që bëhet dhe popullit që i zgjedh.
Ne arrijmë të shprehemi dhe tē mendojmë me aq fjalë sa njohim. Përpos atyre fjalëve nuk arrijmë të shpjegojmë më e për pasojë as nuk kuptojmë më. Çdo fjalë që ne përdorim mban brenda saj edhe kulturën me të cilën vetë fjala ka lindur. Nëpërmjet saj (fjala e folur, e shkruar, komunikimi) ndërtohet më pas skeleti i plotë i identitetit individual të gjithsecilit prej nesh shpesh duke reflektuar dhe identitetin e trashëguar familjar e kombëtar.
Në këtë periudhë, ku shpesh dominon përdorimi i gjuhës së thjeshtuar, të influencuar sidomos nga rrejtet sociale dhe media, ka rrezik që të humbasim pasurinë dhe thellësinë që ka gjuha jonë. Kjo ndikon në mënyrën se si e përjetojmë realitetin dhe si e kuptojmë botën përreth nesh. Fjalët janë shumë më tepër sesa mjete komunikimi; ato janë përcjellës të mendimit, ndjenjës dhe vizionit për jetën. Kur gjuhës i mungojnë fjalët që e pasurojnë dhe i japin shpirt, atëherë humbet edhe aftësia për të shprehur ndjeshmëri dhe për të komunikuar me thellësi. Për shkak të këtyre elemetëve të përmendur më sipër të rinjtë gjithnjë e më shumë po përdorin një gjuhë të varfër dhe të shkurtuar (është e pamundur të lexosh mesazhe në gjuhën shqipe në mënyrën sesi komunikojnë të rinjtë mes tyre me perifrazime si tkxh, klm, flm etj) që ndikon direkt në aftësinë për të argumentuar, për të menduar në mënyrë kritike dhe për të ruajtur lidhjen me vlerat e thella kombëtare.
Për të shmangur këtë, është e domosdoshme që të investohet më shumë në edukimin e gjuhës, në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë leksikore, dhe në inkurajimin e një komunikimi më të thellë e të pasur në gjuhën shqipe. Kjo kërkon angazhim nga institucione të ndryshme, por edhe nga çdo individ që ka ndërgjegje dhe dëshirë për të mbajtur gjallë këtë pasuri të paharruar.
Hajza: Një pjesë e mirë e njerëzve, gjysmë “engjëllin” që shfaqin fillimisht e përdorin për të fshehur gjysmë “djallin” që kanë brenda. Si shpjegohet kjo?
Natyra njerëzore është një mozaik i pafund nuancash, që shpesh endet mes dy ekstremeve – të mirës dhe të keqes, dritës dhe errësirës, engjëllit dhe djallit. Ky dualitet është pjesë e përvojës tonë të thellë dhe të pandashme. Ne të gjithë bartim brenda vetes këtë tension të përhershëm mes asaj që dëshirojmë të jemi dhe asaj çka jemi në të vërtetë. Kjo është një përpjekje e pandërprerë për të balancuar idealet dhe pasionet tona, vlerat dhe dobësitë që shpesh ndodhen përballë njëra-tjetrës. Por siç e kam përkufizuar unë këtë dualitet lidhet me pjesën më të shëmtuar që njeriu ka brenda tij që është të qenit frikacak ose siç e themi ne në zhargonin tonë shqip “me qenë i paburrë” (që përdoret për të dyja gjinitë faktikisht). Shumë njerëz të vegjël, në thelb hileqarë, që u mungon guximi për të marrë përgjegjësi e për t`u përgjigjur për veprimet e tyre, preferojnë të mashtrojnë për të përfituar. Mua vetë më ka ndodhur shumë herë të njoh njerëz të tillë dhe ndjesia që kam për këtë kategori është neveria. Përpiqen të të miklojnë në mënyra të ndryshme për të të kthyer më pas në prenë e tyre. Dhe nëse ndodh që kapen mat atëherë vërsulen si hienat duke sharë e shfyrë kudo që të munden vrerin që kanë përmbrenda. Këta janë kategoria e njerëzve që janë bosh në shpirt, bosh në ndjenja, bosh në realizime, janë mosmirënjohës. Njeriu duke jetuar midis tensionit të vazhdueshëm kthehet në mbartës të elemeteve që shkaktojnë tensione. Por nëse njerëzit do të zotëronin kulturën atëherë do të ishin të aftë të luftonin mes impulseve të larta negative dhe pasioneve të errëta për të arritur vetëvlerësimin dhe ndërgjegjjen e pastër. Për të mos e kthyer “gjysëm djallin” brenda nesh në një tipar që na karakterizon më së shumti duhet vetëreflektim dhe punë me veten për të kërkuar harmoni mes formcave të të mirës në mënyrë që të bëhemi të plotë, pa gjysma e pa ndikime negative, por të jemi të vërtetë, të ndershëm në rradhë të parë me veten dhe po ashtu me të tjerët. Sa pak do të vuanim sikur kjo të bëhej realitet.
Hejza: Ju thoni se në këtë botë ku jetojmë është kaq e lehtë të vdesësh, kurse të jetosh është sfida dhe vështirësia më e madhe! Pse është kjo sfidë e vështirë dhe e madhe?
Në fakt këtë nuk e kam thënë unë, unë e kam sjellë të shkruar në një postim timin pak kohë më parë, por ky është postulati që Mayakovsky shkruan kur njoftohet për vetëvrasjen e poetit të madh Yesenin. Ai shkruan :”Në këtë botë ku jetojmë është kaq e lehtë të vdesësh, të jetosh është sfida dhe vështirësia më e madhe”. A ka të drejtë Mayakovsky në këtë rast? Them se po. Jeta është sfidë e madhe, në rradhë të parë se nuk kënaqet kurrsesi vetëm me ekzistencën. Ai që jeton duke u njehtësuar vetëm me faktin pse ekziston, ai ka vdekur prej kohësh, është thjesht një i vdekur që ecën e faktikisht jeta në këtë aspekt është e pamëshirshme. Kur zgjedh të jetosh doemos do të kërkosh thelbin e lidhur me kuptimin, do të përballesh me zgjedhjet dhe ndryshimin e vazhdueshëm. Njeriu është qenia e vetme në planetin tonë që i ka për detyrë të kuptojë, të evoluojë të kërkojë gjithnjë thellësitë. Ne jemi të ndërtuar nga Zoti, prej natyre për të pyetur, për të kërkuar përgjigje, për t`u përballur me vështirësi dhe sfida, për të eksploruar, për të zbuluar, për të njohur e të t`u vetënjohur. I gjithë ky rrugëtim bëhet duke u përpjekur fort të qëndrojmë origjinal të natyrën tonë të vërtetë, në ndërveprimin me të tjerët e me botën e ky angazhim kërkon përpjekje të vazhdueshme për të ruajtuar ekuilibrin mes dëshirave të brendshme e kërkesave të jashme. E gjithë kjo është betejë e vërtetë sepse për të jetuar me kuptim duhet të ndeshemi me pasiguritë e të bëjmë zgjedhje të vështira, shpesh edhe mjaft të dhimbshme, kërkohen sakrifica e në këtë kuptim jeta është e vështirë në raport me vdekjen. Nga ana tjetër vdekja është një kalim i natyrshëm që ndodh pa asnjë mundim dhe është bashkëudhëtare me jetën. Njeriu që ka jetuar thellësisht e ka pranuar atë dhe nuk i frikësohet aspak. Në këtë pikë kujtoj gjithnjë mësimet e filozofëve të antikitetit dhe frymëzimin që u dhanë ata njerëzve të zakonshëm të asaj epoke për të jetuar më të vërtetë sesa ne të sotmit, pikërisht sepse ata e pranonin vdekjen si një pasojë natyrore të jetës. Gjithcka ka një fund dhe ne fundin tonë duhet ta presim me të njëjtën natyrshmëri që presim jetën. Ky është dallimi thelbësor ndërmjet njeriut që ka jetuar vërtet dhe atij që jetës i është shmangur (përgjigjësisë së jetës e kam fjalën) dhe vdekjes i frikësohet, natyrisht. Jeta është një akt i vazhdueshëm i krijimit dhe përballjes me vetveten. Dhe ndoshta, kjo është ajo që e bën kaq të vështirë, por njëkohësisht kaq të bukur. Aftësia për të zgjedhur dhe për të qenë të vetëdijshëm se ne jemi përgjegjës për kuptimin që krijojmë në botë. Po e mbyll me një shprehje të Camus: “Ndoshta ajo që e bën jetën të bukur dhe të vështirë është që ne gjithmonë përpiqemi të gjejmë kuptim në një botë që shpesh duket se nuk na ofron asnjë”.
Intervista e muajit Mars e revistës Hejza me Ervina Toptanin

Kryeministri Albin Kurti uron zgjedhjen e Joan Pelushit si kryepeshkop të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

0
Gëzohemi bashkë me besimtarët ortodoksë shqiptarë për zgjedhjen e Joanit, kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pas kryepeshkopit tashmë të ndjerë Anastasit (Janullatos). Fortlumturia e Tij, Joani (Pelushi) ka qenë mitropolit i Korçës për 27 vjet, një teolog e intelektual, me kontribute jo vetëm klerikale, por edhe në jetën qytetare shqiptare. Dëshirojmë që ai të ketë sukses në detyrat e reja, në mbrothësimin e kishës, përparimin e drejtësisë e të paqes mes kombeve dhe bashkëpunimit mes feve.
I urojmë bashkëkombasit tonë, Kryepeshkopit Joan një punë të mbarë në këtë pozitë të rëndësishme për ortodoksët, por edhe për mbarë shoqërinë e kombin tonë.

The Sunday Pictoral (1930) / “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…” — Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër(6)

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935) — Burimi : The Tatler, e mërkurë, 14 maj 1930, f.78

Shkrimi n°6 i një serie prej 13 të tillëve me rastin e 90 vjetorit të ndarjes nga jeta (mars 1935) të Aleksandër Moisiut, gjigandit të skenës ndërkombëtare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Mars 2025 

“The Sunday Pictoral” ka botuar, të dielën e 25 majit 1930, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me Aleksandër Moisiun në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Aktori i madh këtu Aleksandër Moisiu nesër mbrëma luan në Londër 1300 herë në një pjesë

Burimi : The Sunday Pictoral, e diel, 25 maj 1930, faqe n°2

Burimi : The Sunday Pictoral, e diel, 25 maj 1930, faqe n°2

Aleksandër Moisiu, aktori i famshëm gjerman, i cili ka luajtur Hamletin 1000 herë dhe ka luajtur Stanhope në produksionin vjenez të “Journey’s End — Fundi i Udhëtimit”, tani ndodhet në Londër.

Ai erdhi në Londër sepse, pasi kishte performuar pothuajse në çdo kryeqytet tjetër të botës, ai aspiron, si emri i tij Aleksandri i Madh, të pushtojë kryeqytete të reja.

Sulmin e tij do ta nisë në Teatrin Globe nesër mbrëma, kur do të hapë sezonin ndërkombëtar të Cochran dhe Maurice-Browne si Fedya në “Der Lebende Leiehnam” (“Kufomën e gjallë”) të Tolstoit. Këtë, pjesën e tij më të famshme, ai e ka luajtur mbi 1300 herë.

“Megjithëse nuk kam aktruar kurrë më parë në Londër,” tha zoti Moisi dje për The Sunday Pictorial, “unë nuk po ndihem nervoz. Unë jam mjaft kurioz – kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë. Ndoshta ai nuk është aq i mprehtë sa e kanë pikturuar. Shpresoj që jo.”

“Fakti që aktroj në gjermanisht, shpresoj, nuk do të më bëjë të pakuptueshëm për audiencën londineze që nuk e kupton gjuhën. Aktrimi është më i thellë se fjalët.”

Sharmi i Moisiut vendoset që me shikimin e parë. Ai ka flokë të zinj, sy depërtues por të butë dhe një zë me ëmbëlsi dhe bukuri të pakrahasueshme.

“Më pëlqen më shumë, — tha ai, — të aktroj në një teatër intim, me publikun afër meje. Sa më larg të jeni nga audienca, aq më e vështirë është ta bëni — si e quani ? — transmetimin e rrymës (energjisë).”

Pas një jave me “Der Lebende Leichmam — Kufomën e Gjallë”, Moisiu do të shfaqet në teatrin Globe në shfaqjen e “Hamletit”.

“Por jo,” tha ai, “Hamleti me pallto. Publiku modern nuk i vlerëson vërtet kostumet moderne, edhe pse ato mund t’u japin atyre një ndjesi të këndshme të çastit.”

Nuk fitoj Serbia, por, sot humbën studentët!

0
1. Demonstratat e studentëve në Beograd më 15 mars 2025 ishin shumë më shumë një revoltë ndaj qeverisë, se sa një demonstrim anti sistem! Anipse, kishin vendosmërinë e qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie dhe transparencë, atyre u mungoj guximi i demonstrimit të një lidershipi karizmatik!
2. Paknaqësia qytetare, nuk u maksimalizua deri në finale edhe për shkakun kontrollit mediatik nga ana e regjimit autokrat të Vuqiçit! Deri në paraqitjen e një lidershipi të ri… Serbia do i vuan pasojat e një ekstremizmi, po edhe militarizimi të rrezikshëm jo vetëm për serbët, por, për mbarë rajonin.
3. Ne shqiptarët, duhet me; urtësi (jo indeferencë të fjetur), e me unitet (jo uniformitet në mendime dhe vendime me peshë kombetare); e sidomos me vigjilencë si asnjëherë më parë, t’i përpunojmë “faktet” e reja që janë në interesat tona strategjike afatgjata…
P.S. Nëse, më premton koha… do bëjë një elaborim më të thukët sociologjik lidhur me pikat e dobëta dhe ato të forta të lëvizjeve studentore, në kohërat tona)

Serbia 2025 dhe Shqipëria 1997

0
foto Nađa Vukajlović, Danas.rs
Agim Morina, Prizren
___
Protestat studentore në Serbi me parullën “Me 15 për 15” tregojnë se në Serbi shoqëria serbe ka një zë kritik, ka një lëvizje që qorton dhe kërkon përgjegjësi nga qeveria dhe politikanët. Natyrisht, bëhet fjalë për një Serbi klerofashiste, që shkaktoi një varg luftash në Jugosllavi dhe vazhdon me këtë politikë të këtillë. Sidoqoftë, këto protesta studentore të këtyre kohëve mua më kujtuan vitin 1997 në Shqipëri.
Protestat në Serbi nisën për shkak të mbytjes së 15 qytetarëve në një stacion treni që ishte në ndërtim e sipër. Pra, 15 qytetarë. Në trazirat e vitit 1997 në Shqipëri as sot e kësaj dite nuk dihet se sa qytetarë u vranë, por mendohet se numri sillet rreth 3500 shqiptarë të vrarë. Edhe një herë me shkrim: tre mijë e pesëqind shqiptarë të vrarë. Ata nuk u vranë për t’u mbrojtë nga sulmi ushtarak i Greqisë, i Serbisë apo i ndonjë shteti tjetër. Nuk u vranë as ngaqë urrenin njëri-tjetrin. Ata ishin viktima të politikanëve kriminelë që, për t’u pasuru vetë dhe rrethi i bythëlëpirësve të tyre, e futën Shqipërinë në një gjendje anarkie e prag lufte qytetare. As sot e kësaj dite nuk ka një monument përkujtimi për vitimat; nuk flet askush në përvjetorët e masakrave dhe të rrënimit të shtetit shqiptar. Nuk flet askush sepse shumica e politikanëve të njëjtë janë ende jo vetëm të gjallë, por edhe aktivë në politikë. Kjo tregon qartë që rrënimi i shtetit shqiptar ishte një vepër e forcave antishqiptare për ta dobësu sa më shumë ndikimin e faktorit shqiptar para luftës që pritej të ndodhte për çlirimin e Kosovës.
Tashti, për 15 serbë të mbytur në një pakujdesi në kantier ndërtimi gjithë Serbia u ngrit në këmbë për të kërku përgjegjësi nga politikanët, sepse me këtë u kuptu që gjithë sistemi i shtetit serb është kalbë nga një burokraci mafioze. Mafioze deri aty sa për të përfitu sa më shumë vret njerëz të pafajshëm. Por mbi 3500 shqiptarët e vrarë as nuk i përkujton kush, as nuk u kërkon kush përgjegjësi prej kujto qoftë.
Asnjë politikan që ka qenë aktiv deri në vitin 1997 nuk do të duhej të lejohej të merrte pjesë në jetën politike të shtetit shqiptar, qoftë me faj, qoftë pa faj. Në një rrënim të tillë të shtetit nuk mund të ketë asnjë politikan që të mos ketë pasur përgjegjësi, qoftë ligjore, qoftë morale. Por, në Shqipëri, për fat të keq, mund të vrasësh me mija njerëz dhe askush nuk merret në përgjegjësi. Për të qenë ironia më e madhe, po ata politikanë që shkaktuan rrënimin e shtetit dhe vrasjen e mbi 3500 shqiptarëve, po ata shpallën amnistinë për të gjithë. Vazhdoi ajo parulla e viteve nëntëdhjetë për krimet e komunizmit: “Të gjithë jemi bashkëvuajtës, të gjithë jemi bashkëfajtorë”. Por, këtu kjo nuk ka kuptim të thuhej se të gjithë ishim vrasës dhe viktima, sepse vrasësit edhe sot merren me politikë, ndërsa viktimat janë dy metra nën dhe.
Për të qenë edhe më keq se kaq, sa kaloi një dekadë, ndodhi vrasja tjetër e 26 viktimave të pafajshme në Shpërthimin e Gërdecit me 18 prill 2008. Prapë, gishtat e politikanëve ishin ngatërru thellë në këtë krim. As kjo nuk u la asnjë shenjë bagëtisë së shqiptarëve që po viktimizohen si delet nga një lukuni e politikanëve ujq gjakpirës. Kjo mpakje, kjo trullosje, kjo ngathtësi për fatin e atdheut është, besoj, shembull unik në botë.
Natyrisht, pafuqia kryesore pse Shqipëria është e rraskapitur, e çorientuar dhe e kapur nga politikanë kriminelë është investimi jashtëzakonisht i madh nga vendet fqinje që kurrë nuk ia kanë dashë, as nuk ia dojnë as sot të mirën Shqipërisë e shqiptarëve.
Mënyra se si po veprojnë këto shtete kriminale antishqiptare është që ato investojnë në individë të caktuar, i bëjnë ata me ndikim, krijojnë me ta një rreth njerëzish bythëlëpirës besnikë dhe luftojnë me efikasitet çdo atdhetar të mirëfilltë shqiptar.
Sado paradoksale që të duket, Shqipëria sot është shtet i pushtuar, shtet që punon kundër vetes, por jo me një pushtim klasik qysh e dijmë nga historia, por me një pushtim të brendshëm. Sepse nuk ka si të kuptohet ndryshe veprimi i politikanëve që më shumë punojnë në dobi të armiqve të Shqipërisë, sesa për të mirën e Shqipërisë.
Nga e gjithë kjo, nuk mund të mos shtrohet një pyetje e thjeshtë: ku është rinia shqiptare, ku janë studentët shqiptarë? Si është e mundur të durojnë që një elitë politikanësh matufë e kriminelë t’i qeverisin? Si është e mundur që nuk arrijnë as të mblidhen në përvjetorë të krimeve dhe të përkujtojnë viktimat?
E them me dhembje e me dëshpërim të thellë: Rini shqiptare, studentë shqiptarë mësoni nga rinia dhe studentët serbë! Shqipëria nuk është pronë e politikanëve horra e kriminelë, është Atdheu juaj, gjëja më e shtrenjtë që e keni.