Kreu Blog Faqe 717

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

0
Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës
Datë: 09.10.2024
__
I nderuar Kryeministër,
Kërkesës sime për takim me Ju, të datës 09.10.2024, ende nuk më është dhënë mundësia për realizimin e saj.
Zoti Kryeministër, ende po pres që të më mundësoni takimin e kërkuar. Mosdhënia e përgjigjes ndaj kërkesës sime për takim më duket si mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, një komunikatë e shkruar nga i biri i Haxhi Polatit. Kjo komunikatë ka dëmtuar rëndë familjen time, veçanërisht vëllanë tonë, Ganiun, duke e quajtur “kalabrocinist me damkë”.
Në të njëjtën komunikatë thuhet se Ganiu u ka prirë ofensivave serbe, gjë që ka pasur pasoja të rënda për familjen tonë. Si rezultat i kësaj, Ganiu është plagosur, dhe dy shokë tanë janë vrarë.
Pres mirëkuptimin tuaj dhe një përgjigje sa më të shpejtë për këtë çështje të rëndësishme.
Ende jam duke pritur.
Me respekt,
Halil Geci

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

0

Prishtinë, 18 nëntor 2024 

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtën mbledhjen e tyre të dytë të përbashkët, kësaj radhe në Prishtinë, kryeqytetin e Republikë së Kosovës.

Mbledhjes i parapriu një takim tête-à-tête ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë të cilit u diskutua rreth marrëdhënieve bilaterale, fushave me potencial të bashkëpunimit dhe rëndësisë së organizimit të kësaj mbledhjeje.

Në hapjen e seancës së mbledhjes ndërqeveritare, kryeministri Kurti theksoi se takimi i sotëm ka një rëndësi simbolike, pasi që përkon me 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë këtyre viteve, kemi nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume, të cilat na kanë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin, por ajo ku duhet të theksojmë më shumë, është zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë. Sot këtë progres do ta avancojmë tutje duke nënshkruar edhe dy memorandume dhe një protokoll në fusha të rëndësishme sikurse: energjia, arsimi dhe lehtësimi i lëvizjes të lirë”, tha kryeministri Kurti.

Përgjatë mbledhjes në diskutim u përfshinë edhe zëvendëskryeministrat dhe ministrat të të dy qeverive, të cilët biseduan mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për bashkëpunime të reja në fushat e dikasteret e tyre përkatëse.

Mbledhja kulmoi me nënshkrimin e një protokolli dhe dy memorandumeve të mirëkuptimit në lidhje me lehtësimin e lëvizjes së lirë, bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe të arsimit, përkatësisht:

1.Protokolli ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë;

2.Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre përkatëse;

3.Memorandumi i Mirëkuptimit mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e arsimit, me fokus tek Arsimi dhe Aftësimi Profesional dhe arsimi i të rriturve.

Në përfundim të mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Fjala e plotë e Kryeministri Kurti në fillim të mbledhjes:


I nderuari kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski,
I nderuari zëvendëskryeministër i Parë, z. Izet Mexhiti,
Të nderuar zëvendëskryeministra të Maqedonisë së Veriut,
Të nderuar zëvendëskryeministra të Republikës së Kosovës,
Të nderuar anëtarë ministra të të dy kabineteve tona qeveritare,

Është kënaqësi dhe nder t’ju mirëpres të gjithëve në Prishtinë për takimin tonë të dytë ndërqeveritar.

Më lejoni të filloj këtë takim duke theksuar një pikë të rëndësishme: Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë.

Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë, të lidhur jo vetëm përmes tregtisë, që është çdoherë në rritje, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë.

Takimi i sotëm ka edhe një rëndësi simbolike, pasi që përkon me 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Gjatë këtyre viteve, kemi nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume, të cilat na kanë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin, por ajo ku duhet të theksojmë më shumë, është zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë.

Sot këtë progres do ta avancojmë tutje duke nënshkruar edhe dy memorandume dhe një protokoll në fusha të rëndësishme sikurse: energjia, arsimi dhe lehtësimi i lëvizjes të lirë.

Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona reflektohen edhe në rritjen e vazhdueshme të tregtisë, e cila arriti mbi 432 milionë euro në vitin 2023, një rritje e jashtëzakonshme prej 52% krahasuar me vitin 2019, ku qëndronte tek 284 milionë euro dhe, gjithashtu është rritur edhe shkëmbimi tregtar në kuptimin e eksportit nga Kosova në Maqedoni të Veriut, nga 44 milionë në vitin e parë parapandemik 2019, në 121 milionë në vitin që shkoi 2023, rritje për 175 për qind.

Rritja e tregtisë e shkëmbimeve mes dy vendeve tona, reflektohet gjithashtu edhe në rritjen e lëvizshmërisë së qytetarëve tanë. Mes datave 1 janar edhe 1 nëntor të këtij viti, janë regjistruar pothuajse 5 milionë kalime kufitare në të dy kahet—një rritje e konsiderueshme nga 3.5 milionë sa qëndronte në vitin 2019.

Një nga rezultatet kryesore të takimit të sotëm do të jetë edhe nënshkrimi i protokollit teknik, që del nga marrëveshja për kalimet e përbashkëta kufitare.
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2025, në dy pika kufitare—Hani i Elezit/Bllacë dhe Jazhincë/Glloboqicë—do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët tanë të policisë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.

Së bashku po e përmirësojmë edhe infrastrukturën kufitare dhe po ndërtojmë rrugë të reja, që forcojnë lidhjet mes qytetarëve dhe rrisin prosperitetin ekonomik për dy vendet tona.

Në këtë drejtim, ne mirëpresim përfundimin e ndërtimit të autostradës nga Bllaca për në Shkup, më në fund, 10 kilometrat e mbetur, që do të lidhte rrjetin e autostradave në Maqedoninë e Veriut me autostradën “Arbën Xhaferi” në Kosovë dhe së bashku të angazhohemi për jetësimin e tunelit që e lidh Prizrenin me Tetovën, angazhim ky tashmë i marrë nga dy vendet tona.

Përveç tjerash, me gjuhën e tregut të lirë, kur e dimë që, me gjithë gjendjen jo të mirë të rrugëve, qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave sot është kaq i madh, zgjerimi dhe përmirësimi i rrugëve që na lidhin është detyrë edhe ndaj kërkesës ekonomike. Pra, të investosh në një segment, ku kthimi është njëqind për qind i sigurt, është investim logjik dhe strategjik.

Që nga takimi ynë i parë ndërqeveritar në shtator të vitit 2021, kemi bërë përparime në siguri dhe mbrojtje, si dhe në arsim, kulturë, shëndetësi dhe mjedis, por është koha që të bëjmë edhe më shumë, edhe më shpejt.

Si fqinj që ndajmë një kufi, sigurinë e kemi të ndërlidhur. Andaj, sot, më shumë se kurrë, bashkëpunimi në çështjet e sigurisë është i rëndësishëm. Krimi i organizuar dhe ndërhyrjet nga aktorë të këqij përbëjnë kërcënim për vendet tona dhe rajonin. E këto sfida edhe mund t’i adresojmë bashkë në mënyrë efektive, edhe mund t’i tejkalojmë përmes angazhimit të përbashkët.

Ne duhet të punojmë së bashku për ta forcuar bashkëpunimin rajonal. Në këtë drejtim, Procesi i Berlinit është kuadri që jo vetëm bashkon të gjithë rajonin, por na afron edhe më shumë me Bashkimin Evropian. Ky proces, në Samitin e fundit ku isha së bashku me Kryeministrin Mickoski në Berlin, i dha jetë Tregut të Përbashkët Rajonal, në Samitin me rastin e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit dhe kjo tashmë është lidh me Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Dy republikat tona kanë shumë të përbashkëta, por ajo që qëndron mbi të tjerat, sigurisht është aspirata për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe për t’i kontribuar paqes përmes aleancës veriatlantike, NATO.

Maqedonia e Veriut është tashmë anëtare e NATO-s dhe ne po bëjmë përparim drejt këtij qëllimi, përderisa e kemi NATO-n të integruar në Kosovë. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për mbështetjen për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Rrugëtimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, drejt avancimit demokratik dhe rritjes ekonomike, është rrugëtim i përbashkët dhe ne ju përgëzojmë juve, i nderuari kryeministër Mickoski dhe të gjithë juve ministra të kabinetit qeveritar për reformat e rëndësishme, të cilat i keni marrë në këtë drejtim. Ne jemi të vetëdijshëm se reformat nuk janë të lehta. Ato kërkojnë përkushtim dhe angazhim të palëkundur ndaj vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit, por kur punohet me nder, me sinqeritet dhe gjithmonë duke zbatuar ligjin, edhe rezultatet kurrë nuk mungojnë.

Së bashku mund ta mbështesim njëri-tjetrin, të ndajmë praktikat më të mira dhe të mësojmë prej përvojave të njëri-tjetrit.

E gjersa bëjmë progres në reformat drejt Bashkimit Evropian, le të mbetemi vigjilentë edhe për rreziqet që kemi përreth. Ka në rajonin tonë akterë që u shërbejnë fuqive e superfuqive keqdashëse, që synojnë ta ndalin progresin dhe të tërheqin rajonin mbrapa, duke mos lejuar që demokracia, të drejtat e njeriut e sundimi i ligjit, të jenë vlerat tona themelore, ashtu siç ne duam.

Andaj, është vendimtare që ta mbajmë orientimin tonë strategjik të qartë, orientim që përputhet me aspiratat tona të përbashkëta për integrim në NATO dhe BE. Ne besojmë në parimet, të cilat qëndrojnë në zemër të NATO-s dhe të BE-së, pra të demokracisë, të drejtave të njeriut e të sundimit të ligjit.
Të dy vendet tona kanë përafruar politikën e jashtme dhe të sigurisë me atë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mbetemi të palëkundur në këtë drejtim.

E dënojmë gjithnjë agresionin ushtarak, të paprovokuar e ilegal të Rusisë ndaj Ukrainës dhe kujdesemi që të mos ketë efekte në rajonin tonë.
Në Maqedoninë e Veriut shohim një vend mik, me të cilin jemi të lidhur jo vetëm përmes gjeografisë, por edhe nga vlerat e përbashkëta dhe nga njerëzit tanë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’i vështrojmë si vlerë e shtuar, si ura të pashembshme të bashkëpunimit më të ngushtë e më të fuqishëm ndërmjet dy republikave tona.

Respektimi i të drejtave të qytetarëve pa dallim përkatësie kombëtare bazuar në standardet më të mira evropiane, është detyrë edhe e Kosovës edhe e Maqedonisë së Veriut, por edhe angazhim e përkushtim i yni si dy vende demokratike që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes nesh, përveçse i nevojshëm si shtete fqinje, është edhe i domosdoshëm për shkak të ndërlidhjes së qytetarëve tanë.

Ne jemi dy shtete, por gjithsesi fqinje dhe të të njëjtit rajon.

Unë ju dëshiroj juve suksese gjithnjë e më të mëdha në punët e mira që bëni në zbatimin e programit qeveritar për qytetarët pa dallim dhe ju falënderoj për përkushtimin për forcimin e lidhjeve midis vendeve tona dhe pres të punojmë së bashku për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe forcimin e partneritetit në interes të vendeve tona, të qytetarëve dhe të rajonit.

Faleminderit Kryeministër Mickoski, faleminderit të gjithëve. 

Më shumë foto gjeni në linkun më poshtë:

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/qeveria-e-republikes-se-kosoves-dhe-qeveria-e-maqedonise-se-veriut-mbajten-mbledhjen-e-dyte-te-perbashket/

Shqipëria jonë e vogël bën edhe një herë jehonë globale me lumnimin në Shkodër të Át Luigj Palaj e Dom Gjon Gazulli

0

Meshtar i guximshëm, Dom Gjon Gazulli, është varur nga Ahmet Zogu, ndërkaq At Luigj Palaj – I vrar nga serbo- malazezët në Gjakovë   

Nga: Frank Shkreli

Lumnimi në Katedralën e Shkodrës i dy martirëve shqiptarë Dom Gjon Gazulli nga Shqipëria dhe At Luigj Palaj nga Kosova: një ditë historike për Kishën Katolike shqiptare, një ditë e madhe për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar – dy martirë të lumë radhiten dhe ngrihen në altarin e lumnisë — jo vetëm në nivel të Kishës Katolike Shqiptare — por të mbarë Kishës universale.  Këta pra janë dy martirët — që i shtohen 38-martirëve të Kishës Katolike Shqiptare të kohës së komunizmit gjakatar, të lumnuar me 2016: Dom Gjon Gazulli i varur nga regjimi i Ahmet Zogut dhe Luigj Palaj i vrarë nga ushtria serbo-malazeze.

Në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, u zhvillua me 16 nëntor,  mesha dhe ceremonia për lumnimin e dy meshtarëve, njëri françeskan e tjetri dioqezan. Ceremonia e lumnimit u kryesua nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut kardinali Marcello Semeraro, i ardhur enkas për këtë qëllim. Ai përshëndeti të pranishmit duke folur për dy të lumnuarit: At Luigj Palaj, meshtar i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, lindur në Janjevë të Kosovës, tokë që dikur Shën Gjon Pali II e pati kujtuar si “të pasur me histori të lavdishme…” (Audienca e 15 nëntorit 1989); tjetri, Gjon Gazulli, meshtarin dioqezan i kësaj Kishe të shenjtë të Shkodrës. Për të dy u plotësua fjala e Jezusit: “…për shkak timin, do t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë…”, ka thenë, ndër të tjera, përfaqsuesi i Vatikanit në ceremoninë e lumnimit në Shkodër të dy martirëve të rinj të Kishës Katolike Shqiptare.

“Dy të Lumët tanë bënin të mira, por shpifën për ta dhe, me mashtrime, u dënuan”, than ë predikimin e tij, përfaqsuesi i Papa Françeskut dhe vazhdoi:  “Kështu ndodhi për Át Palajn – historia e të cilit bën pjesë në Luftën e parë Ballkanike – kur në famullinë e Pejës, ku shërbente, pushtuesit nga Mali i Zi, aleat i Serbisë, ushtronin një politikë shtypëse kundër popullsisë me etni shqiptare, duke kryer qëllimisht dhunë e vrasje…Edhe vrasja e të Lumit Gazulli u motivua me gënjeshtra e në zanafillën e vdekjes së tij qe një proces-farsë: u dënua me akuza të rreme dhe u var në periferinë e Shkodrës, në zonën e quajtur “Fusha e druve”, tha, ndër të tjera, përfaqsuesi Vatikanit gjatë ceremonisë së lumnimit të dy martirëve në Shkodër.

“Sa e rëndësishme është bërë, sidomos në epokën tonë, kjo tema e gënjeshtrës, e falsitetit, e mashtrimit! Sigurisht, mund të themi se këto sjellje të trishta njerëzore kanë ekzistuar gjithmonë; por, sot, në atë që quhet epoka pas-së-vërtetës (post-truth), çështja është ndërlikuar më tej” ka theksuar kardinali Marcelo Semeraro. “Mjafton të mendojmë sa dezinformim e sa gënjeshtra, që ia shkatërrojnë jetën të afërmëve dhe popujve, kalojnë në internet, aq sa të bëhet jashtëzakonisht problematike ndarja e së vërtetës nga gënjeshtra. Po sot, a na intereson ende “e vërteta”? ka pyetur përfaqsuesi i Papa Françeskut në predikimin e tij në katedralën e Shkodrës.  Një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut,të shtunën në Shkodër — nga Vatikani përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit valvitej lartë dhe me kranri flamuri i Kombit shqiptar.

Në këtë ceremoni fetare morën pjesë gjithashtu ipeshkvijtë e Shqipërisë, (përfshir kardinalin shqiptar Ernest Troshani), ipeshkvijtë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Italia, si edhe autoritetet civile e fetare shqiptare, përveç mijëra besimtarëve brenda dhe jashtë katedralës, ose Kishës së madhe, siç njihet në Shkodër. Mediat njoftojnë se, pas ceremonisë së lumnimit, besimtarët shkuan drejtë Varrezave të Rrëmajit ku është përuruar monumenti në nder të Dom Gjon Gazullit, i varur në konop nga regjimi i Zogut në vitin 1927.

Ndërkaq, një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut të shtunën në Shkodër — nga Vatikaniditën e dielë përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit valvitej lartë dhe me kranri flamuri i Kombit shqiptar.

Po, kush janë këta dy “martirë, dëshmitarë të fesë, mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”?

Át Luigj Palaj është personifikimi më i qartë i persekutimit të katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913, ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe e asimilimit të katolikëve shqiptarë, Át Palaj i inkurajonte besimtarët e asaj treve të mos hiqnin dorë nga feja e të parëve dhe nga identititeti shqiptar. Për këtë arsye, për shkak të një urrejtjeje patologjike ndaj çdo gjëje katolike dhe shqiptare, pushtuesit malazezë e arrestuan dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore. Pas një periudhe të gjatë burgosjeje në Gjakovë, ku edhe pse nën tortura të tmerrshme nuk e pranoi ndërrimin dhe mohimin e fesë, ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë dhe u shporua me bajoneta në Pejë, duke ndërruar kështu jetë.

Martiri tjetër, Dom Gjon Gazulli, nga fisi i njohur i Gazullorëve, u ekzekutua nga mbreti Zog me varje, në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Ai ishte kundërshtar i tij, për shkak të politikave shpeshherë diskriminuese për zonat katolike, sidomos për Dukagjinin. Gjithashtu, kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë” më 2 janar 1927. (Radio Vatikani shqip)

Me vrasjen e tyre barbare dhe me luminimin e tyre të shtunën në Shkodër, këta të lumë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Palaj kanë kapërcyer tanimë kufijtë kombëtarë të trojeve shqiptare ndërkohë që tashti përfaqësojnë jo vetëm Kishën Katolike universale, por edhe vlerat universale të mbarë njerëzimit, si “mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”.  Me sakrificën e tyre sublime ata janë shembull për të gjithë ne se si duhet të mbrohet nderi, liria, feja dhe identiteti kombëtar përballë barbarëve dhe diktatorëve. Shembulli i tyre do të mbetet përgjithmonë një frymëzim për breznitë e ardhshme të shqiptarëve dhe jehonë globale nga një vend I vogël si Shqipëria se si duhet luftuar duke dhënë edhe jetën për ideale, për vlerat, liritë dhe të drejtat njerëzore universale e kombëtare.

Katedralja e Shkodrës ku u zhvillua ceremonia e lumnimit të dy martirëve shqiptarë, Dom Gjon Gazullit dhe At Luigj Palaj 

Arbër Hadri, “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së dhe lufta në Kosovë: Dokumente Shtetërore-Publike Amerikane – Vëllimi I: 19 qershor 1998 – 31 tetor 1998”

0

Shkruan Flori Bruqi ,PHD

Jo e lehtë kishte qenë ndërhyrja e USA-së në krah të shqiptarëve të Kosovës.
Hakeri publikon 441 foto nga bombardimet e NATO në Serbi: I kam marrë nga serverat e SHBA - Art&ArgëtimBombave të NATO-s që ranë mbi caqet e ushtrisë jugosllave, në mars të 1999-s, u kishin paraprirë debate të dendura ndërinstitucionale në shtetin më të fortë në botë që ndërhyri për të parandaluar një nga gjenocidet më të rënda pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë.
Në Këshillin Kombëtar të Sigurisë – që është forumi kryesor i presidentit amerikan për t’i shoshitur çështjet e natyrës së sigurisë dhe të politikës së jashtme – ishin zhvilluar dhjetëra mbledhje e diskutime që, në fund, i dhanë dritën jeshile ndërhyrjes ushtarake në Kosovë -Prishtinë, më 29 dhjetor 1998.
Nesër bëhen 22 vite nga bombardimet e NATO-s kundër Serbisë – TV PrizreniTomorrow marks 22 years since the NATO bombings against Serbia - TV PrizreniNë kohën kur shumica e shteteve evropiane bënin sehir përballë represionit serb në Kosovë, administrata amerikane e  presidenti amerikan Bill Clintonit po ndiqte me vigjilencë gjendjen.
Top Channel/ Bill Klinton, paqebërësi i madh që “shpëtoi ...Top Channel/ Bill Clinton, the great peacemaker who "saved ...
Në një tapisteri të ndërlikuar të vendimmarrjes në kupolat e shtetit më të fortë në botë, gjeneralë, analistë e ekspertë të sigurisë po konsideronin ndërhyrjen për të parandaluar gjenocidin në Kosovë.
 E filluar qysh në kohë të Woodrow Wilsonit, presidentit të 28-të, me përkrahjen e integritetit territorial të Shqipërisë në vitet pas Luftës së Parë Botërore, U.S.A, në mandatin e presidentit të 42-të, Bill Clinton, do të vijonin vendimtarisht këtë përkrahje.

A Conversation With Gen. Wesley Clark - Diane Rehm

Kjo i hapi rrugën projektit të Perëndimit, që përcaktoi realitetet e reja në Ballkanin Perëndimor përmes përkrahjes së lirisë dhe çlirimit të Dardanisë.
Kosovo Liberation Army - Wikipedia
Biseda, shqyrtime të kujdesshme e takime të njëpasnjëshme në organin më të lartë të politikës së jashtme dhe sigurisë së U.S.A, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), për muaj me radhë, do të kishin si kryetemë çështjen shqiptare në Kosovë.

I ndërtuar mbi dokumente të deklasifikuara tash së voni, libri i historianit Arbër Hadri, “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së dhe lufta në Kosovë: Dokumente Shtetërore-Publike Amerikane – Vëllimi I: 19 qershor 1998 – 31 tetor 1998”, ka ndriçuar dritëhijet e ndërmarrjes së jashtëzakonshme amerikane, që kulmoi me bombardimin e caqeve të ushtrisë jugosllave.

North Atlantic Treaty Organization (NATO) | History, Structure & Purpose | Britannica

I promovuar  në mjediset e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, në kryeqytet, libri është vlerësuar si një kontribut i rëndësishëm për një nga periudhat më përcaktuese të historisë shqiptare në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit të kaluar.
Përveç autorit, të pranishëm në këtë promovim ishin edhe dy recensentët e librit, historianët Fehmi Rexhepi dhe Ibrahim Gashi, të cilët kanë shkoqitur disa nga momentet kryesore që përbënë kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 Historiani Fehmi Rexhepi e ka quajtur librin e botuar si një vepër monumentale për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në dekadën e fundit të shekullit të kaluar.
Sipas tij, autori Hadri ka gjurmuar të gjitha dokumentet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, nga dita në ditë e nga ora në orë, për mbledhjet ku Kosova ishte çështja kryesore në rendin e ditës.
 “Ky libër i historianit  Arbër(Ali) Hadrit është një kontribut shkencor i pakontestueshëm për gjeneratat e reja, për studiuesit, por edhe për të gjithë ata që interesohen për problemin e çështjes së Kosovës”, ka thënë Rexhepi.
 I ndërtuar mbi dokumente të deklasifikuara tash së voni, libri i historianit Arbër Hadri, “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së dhe lufta në Kosovë: Dokumente Shtetërore-Publike Amerikane – Vëllimi I: 19 qershor 1998 – 31 tetor 1998”, ka ndriçuar dritëhijet e ndërmarrjes së jashtëzakonshme amerikane që kulmoi me bombardimin e caqeve të ushtrisë jugosllave
 Libri i Hadrit, ka vijuar ai, ofron edhe një studim mbi mënyrën e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, institucioni që pati ndikimin më të rëndësishëm në çështjen e Kosovës.
 “Qëllimi kryesor ishte shpëtimi i shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi serb që po zbatohej në praktikë”, ka thënë tutje Rexhepi teksa ka përsëritur se libri, i mbështetur në dokumente relevante, do të mbetet një ndihmesë e madhe për të gjithë studiuesit.
Profesori në Departamentin e Historisë në Universitetin e Prishtinës, Prof.Dr.sci.Ibrahim Gashi, e ka quajtur studimin “Këshilli Kombëtar i Sigurisë….” si një nga studimet më kompetente dhe shkencërisht më të argumentuara që ka për temë luftën çlirimtare, si dhe rolin vendimtar të politikës dhe diplomacisë amerikane.
 Ai ka thënë se ky studim – i mbështetur në dokumente të pabotuara ose që janë dekonfidencializuar tash së voni – hedh dritë mbi debatin e brendshëm ndërinstitucional që u parapriu vendimeve historike për ndërhyrje në Kosovë.
 “Dokumentet që përmban ky vëllim kapin periudhën kohore 19 qershor – 31 tetor 1998, gjatë së cilës pati një debat të dendur ndërinstitucional në lidhje me qëndrimet, hapat dhe veprimet që do të ndërmerreshin për të ngritur çështjen e Kosovës”, ka thënë Gashi.

Serbian crimes in Kosovo, the head of the Kosovo Assembly in an extraordinary conference Serbian crimes in Kosovo, the head of the Kosovo Assembly in an extraordinary conference

“Dokumentet përmbajnë gjithë fjalimet veç e veç të anëtarëve të Këshillit të Sigurisë dhe qëndrimet e përbashkëta e vendimet për zbatimin e të cilave u morën institucionet përkatëse”.

For Serbian crimes in Kosovo, ASHAK does not possess any archival material Signal

Sipas prof.dr.Ibrahim  Gashit, botimi i këtij libri, menjëherë pas deklasifikimit të dokumenteve, flet për vëmendjen dhe impenjimin e autorit për të sjellë te lexuesit rolin e politikës së SHBA-së në çlirimin e Kosovës.

Kosovo risks not solving the Serbian crimes' - Gazeta Alo

 “Këto dokumente bëjnë me dije se sa komplekse ishte ideja për të ndërhyrë në Kosovë”, ka shtuar ai, teksa ka veçuar debatet e brendshme në lidhje me qasjen dhe strategjinë, si dhe ruajtjen e konsensusit ndërkombëtar në Kosovë.

Gjeneralët e Serbisë kurrë nuk u gjykuan për krimet në Kosovë - Telegrafi - Telegrafi

Në fund, autori i librit, Arbër Hadri, teksa falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në promovim, ka treguar fillimin e interesimit të tij për subjektin e parashtruar në këtë studim.
Thaçi's lawyer informs the court of the Serbian crimes in Kosovo - Epoka e Re
Sipas tij, gjithçka kishte nisur më 2008, gjatë hulumtimeve në arkivat amerikane mbi rolin e ish-presidentit Wilson në çështjen shqiptare.
 “Nga aty u zgjua edhe kërshëria për rolin amerikan në çështjen e Kosovës gjatë periudhës më vendimtare në historinë tonë”, ka thënë Hadri.

Krimet serbo-jugosllave në Kosovë - DRINI.us

Në pjesën e dytë të librit, që, sipas tij, është ende në procesin e lekturimit, do të trajtohen ngjarjet që pasuan nga armëpushimi i nëntorit, masakrat në Kosovë, bisedimet në Rambouillet, si dhe fillimi i fushatës së bombardimeve.

The reporter publishes the terrible photos of Serbian crimes against the Kosovar people (SERIOUS VIEWS) - Shqiptarja.com

I biri i historianit të njohur Ali Hadri, Arbër Ali  Hadri, është shquar viteve të fundit për hulumtimet e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane gjatë kohës së presidentit Wilson, si dhe për mbledhjen, sistemimin dhe interpretimin e dokumenteve të punimeve të Konferencës së Paqes në Paris.
Arbër Hadri, “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së dhe lufta në Kosovë: Dokumente Shtetërore-Publike Amerikane – Vëllimi I: 19 qershor 1998 – 31 tetor 1998”

Raketat e SHBA mund të ndryshojnë tablonë e luftës në Ukrainë: “Mundësi më të mëdha”

0
VG
Humbje dhe rikthim më i madh i zonave – kjo do të thotë raketat e SHBA-së për Ukrainën.
Ekspertët besojnë se raketat me rreze të gjatë veprimi të SHBA do t’i japin Ukrainës mundësi më të mëdha për të mbajtur frontin kundër ofensivës ruse, veçanërisht në Donbas.
Tani është për të marrë sa më shumë zona të jetë e mundur, sipas ekspertit Tom Røseth.
Situata në Shtetet e Bashkuara ka shumë për të thënë për të ardhmen e Ukrainës.
Presidenti aktual i SHBA Xho Bajden po luan tani një numër kartash që i japin Ukrainës një avantazh.
Të hënën në mbrëmje, do të ketë një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën. Më herët gjatë ditës, të paktën dhjetë vetë u vranë dhe 43 u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin port ukrainas të Odesës.
Të dielën, u bë e ditur se presidenti i SHBA Joe Biden miraton përdorimin ukrainas të raketave me rreze të gjatë veprimi të SHBA në Rusi.
“Kjo do t’u japë atyre mundësi më të mëdha për të mbajtur frontin kundër ofensivës ruse, veçanërisht në Donbas, ku rusët kanë përqendruar forcat e tyre gjatë dy viteve e gjysmë të fundit”, thotë nënkoloneli Palle Ydstebø.
“Kjo do të bëjë gjithashtu të mundur të shkaktohen humbje më të mëdha ndaj rusëve në kundërsulmin e tyre në Kursk. Kjo do të ndihmojë për të kompensuar avantazhin që rusët kanë pasur deri tani, ku ukrainasit në shumë mënyra kanë pasur një krah në shpinë në luftën e tyre.
Kështu po shkon lufta në Ukrainë
Ukraina ka sulmuar së fundmi disa objektiva brenda Rusisë, në përpjekje për të zmbrapsur rusët.
Rusia tani po përpiqet të fitojë territor si në Kursk ashtu edhe në Donetsk. Në këtë të fundit, ata fitojnë shumë më tepër territor. UnderstandingWar shkruan se rusët do të fokusohen në marrjen e më shumë qyteteve ukrainase gjatë dimrit.
Aleati i Rusisë, Koreja e Veriut, është rregjistruar gjithashtu. Ata kanë rreth 10,000 ushtarë në Kursk në një përpjekje për të ndihmuar Rusinë, sipas Pentagonit.
Qëllimi i presidentit Vladimir Putin është ende një kapitullim i plotë ukrainas.
Në total, mbi një milion njerëz janë vrarë që nga shpërthimi i luftës, sipas The Wall Street Journal.
Në të njëjtën kohë, Tom Røseth, kreu i mësuesit të inteligjencës në Kolegjin e Shtabit të Forcave të Armatosura norvegjeze, thotë se Rusia ka një avantazh për shkak të më shumë personelit dhe materialit.
Bilde av Palle Ydstebø
Palle Ydstebø , ekspert i luftës
Mësuesi kryesor i inteligjencës në Kolegjin Norvegjez të Shtabit të Mbrojtjes
“Ata po fitojnë territor në Donetsk, dhe kanë një vrull margjinal në Kursk – të dy vendet me humbje të mëdha të personelit. Ata do të përpiqen t’i largojnë ukrainasit nga Kursku përpara se të ketë një president të ri të Shteteve të Bashkuara. Tani bëhet fjalë për të marrë sa më shumë zona që të jetë e mundur.
Të hënën, Rusia pretendoi se kishte kapur edhe një qytet tjetër në lindje të Ukrainës. Novooleksiivka ndodhet rreth 50 kilometra në veriperëndim të Donetskut dhe afër qendrës së rëndësishme të Pokrovsk.
Ushtarët e Koresë së Veriut
Vendimi i Biden për t’i dhënë Ukrainës leje për të përdorur raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë vjen pasi Rusia vendosi forcat tokësore të Koresë së Veriut për të plotësuar forcat e veta.
Zhvillimi ka shkaktuar trazira në Uashington dhe Kiev.
“Për momentin, ne nuk e dimë saktësisht se çfarë bëjnë ata në praktikë, apo për çfarë do të përdoren. Në të njëjtën kohë, javët e fundit ka pasur njoftime se ka artileri të Koresë së Veriut në rrugën e saj për në front, kështu që mund të jetë që koreano-veriorët do të përdoren për të operuar këtë artileri, thotë nënkoloneli Ydstebø.
Janë 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut në Oblastin Kursk në Rusi, sipas Pentagonit.
“Është shumë e vogël për të bërë një ndryshim të madh këtu. Nuk ka pothuajse dy javë konsum në front, si të thuash.
Situata në Shtetet e Bashkuara ka shumë për të thënë për të ardhmen e Ukrainës. Në janar, Donald Trump kalon në Shtëpinë e Bardhë – dhe kështu mandati i Joe Biden ka mbaruar.
“Biden tani po luan një numër kartash që janë interesante dhe i japin Ukrainës një avantazh. Supozoj se diçka e ngjashme do të vijë nga Mbretëria e Bashkuar në një të ardhme të afërt,” thotë Røseth.
“Kjo mund të çojë në një pozicion të forcuar ukrainas përgjatë vijave të frontit. Sa i madh do të jetë dhe çfarë efekti do të ketë është shumë herët për të thënë.
Bilde av Tom Røseth
Tom Røseth
Mësimdhënësi kryesor i inteligjencës në Kolegjin Norvegjez të Shtabit të Mbrojtjes
Përmbysja e plotë
Ydstebø thotë se sinjalet janë divergjente, por se mund të ketë një përmbysje të plotë të politikës amerikane – se Trump rrit mbështetjen për Ukrainën në mënyrë që ata të fitojnë, por edhe e kundërta e saktë mund të ndodhë:
“Që ju mund të merrni një Shtetet e Bashkuara që do të përpiqen të detyrojnë Ukrainën në tryezën e bisedimeve dhe të pranojnë frontin që është tani.
Një anëtar i Brigadës së 124-të Detare të Ukrainës ecën në një llogore në një nga pozicionet e këmbësorisë në qytetin Kherson. Fotografia: MARIA SENOVILLA / EPA / NTB
Një anëtar i Brigadës së 124-të Detare të Ukrainës ecën në një llogore në një nga pozicionet e këmbësorisë në qytetin Kherson. Fotografia: MARIA SENOVILLA / EPA / NTB
“Sa pajisje ushtarake do të duhet që Ukraina të jetë në gjendje të mundë Rusinë?”
“Krahasuar me atë që ka ardhur deri tani, duhet të paktën ta rritësh dhjetëfish, si në pajisjet e rënda, në tokë, artilerinë, tanket dhe tanket e sulmit. Por jo më pak mbi municionet dhe sistemet e forcave ajrore që i mundësojnë Ukrainës të përmbushë sulmet raketore ruse.
“A e ka Evropa këtë dhjetëfish rritje për t’i dhënë Ukrainës?”
“Duhet të ndërtosh një pjesë të mirë të saj. Evropa me Shtetet e Bashkuara pastaj ka një ekonomi që është 30 herë më e madhe se ajo ruse, dhe një industri lufte që është më e madhe, dhe shumë më fleksibël dhe ka një nivel teknologjik krejtësisht të ndryshëm. Pra në të vërtetë është vetëm koha dhe rruga, por është një rrugë që ndoshta duhet ta kishe filluar 2-2.5 vjet më parë.
Botuar: 18.11.24 në 17:09

Njohuri themelore që duhet t’i dinë shqiptarët në vigjilje të festave të 28 nëntorit GËZUAR 28 NËNTORIN 1443 / 1912

1
Nga: Sheradin Berisha
🇦🇱🤝🇦🇱
Jemi në prag të dy festave mbarëkombëtare:
1 – 28 Nëntorin 1443 kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti Flamurit arbëror në Krujë dhe
2 – 28 Nëntorin 1912, kur Kuvendi mbarëkombëtar në Vlorë shpalli Shqipërinë e pavarur në kufijtë e saj etnik, në 121 329 km².
DITA E FLAMURIT
– 581 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prani të popullit krutanë (arbërve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës në Krujë. Nga të dhënat shkrimore të Marin Barletit, Skënderbeu me këtë rast iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”.
Rrjedhimisht 28 Nëntori 1443 është Dita e Flamurit tonë kombëtar.
DITA E PAVARËSISË
– 469 vjet më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës, delegatët e Katër Vilajeteve Shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Janinës dhe i Shkodrës) shpallën Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë etnik, në 121 329 km². Në këtë ditë historike Kryetari i Kuvendit Ismail Qemali për të madhështuar këtë akt të pavarësisë, në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi, ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si simbol kombëtar të shqiptarëve.
Dhe në këtë kuptim pa ngatërrim, 28 Nëntori 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnik, e jo Dita e Flamurit!
KATËR VILAJETET SHQIPTARE NË PRAG TË SHPALLJES SË PAVARËSISË
Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Financave të Perandorisë Osmane, situata demografike e vilajeteve shqiptare për vitet 1910 – 1911 paraqitet kështu:
1.Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 12.991 km2 dhe 233.965 banorë. Dendësia e popullsise ishte 18 banorë për km².
2.Vilajeti i Kosovës kishte një sipërfaqe prej 44.192 km2 dhe 1.243.501 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 28 banorë për km².
3. Vilajeti i Manastirit kishte një sipërfaqe prej 44.136 km2 dhe 880.000 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 20 banorë për km².
4. Vilajeti i Janinës kishte një sipërfaqe prej 20.000 km2 dhe 537.199 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 27 banorë për km².
Kosova dhe Janina hynin në vilajetet me dendësi popullsie të madhe në Perandorinë Osmane. Ndërsa të gjitha vilajetet shqiptare kishin një sipërfaqe prej 121.319 km² dhe një popullsi prej 2.894.719 banorësh.
Nga kjo shifër duhet zbritur një përqindje të popullsive të përkatësive etnike tjera. Por e sigurtë se shqiptarët kalonin shifrën e 2 milionshit. (Burimi: Hasan Bello – Sa ishte sipërfaqja dhe popullsia e vilajeteve shqiptare në vitet 1910-1911?)
KRYEFESTA JONË KOMBËTARE
Në çdo nëntor, shqiptarët në gjeografinë etnike dhe të kudondodhur në botë, trupin, shpirtin dhe mendjen e kanë të përqendruar te Kryefesta Kombëtare. Atje ku ka filluar numërimi i këtyre 112 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik, në 121 329 km².
E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë Shqipëria e 28 nëntorit 1912! U copëtua në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, duke e njohur një Shqipëri të gjymtuar në vetëm 28.748 km². Prandaj të punojmë për Shqipërinë e 28 nëntorit 1912!
GËZUAR 🇦🇱🤝🇦🇱
________
P.S: Në Kosovë më 28 nëntor janë edhe dy festa të rëndësishme (1) ditëlindja e K-ndantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe (2) dalja publike e UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

0

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut/

-Para më shumë se 10 viteve, në 11 Janar 2014,  në Prizren është mbajtur mbledhja historike e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, pasuar edhe me 7 mbledhje të tjera/

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të dytë të përbashkët

– Maqedonia e Veriut është shteti i 49-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik/

-Para më shumë se 10 viteve, në 11 Janar 2014,  në Prizren është mbajtur mbledhja historike e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës, pasuar edhe me 7 mbledhje të tjera/

PRISHTINË, 18 Nëntor 2024/ Në Prishtinë sot Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut  zhvilluan mbledhjen e dytë të përbashkët ndërqeveritare, pas asaj të 16 Shtatorit 2021 në Shkup.

“Takimi i sotëm ka edhe një rëndësi simbolike, pasi që përkon me 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Gjatë këtyre viteve, kemi nënshkruar mbi 50 marrëveshje dhe memorandume, të cilat na kanë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin, por ajo ku duhet të theksojmë më shumë, është zbatimi i tyre i plotë dhe i përpiktë”, theksoi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Është koha të flasim për ardhmërinë në vend që të flasim për të kaluarën”,  është shprehur Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ka falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar nga Kryeministri i Kosovës.

Sot u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale, kurse dje në një mbledhje Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar  Nismën për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.

Poashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar  Nismën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.

Maqedonia është shteti i 49-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

Para 11 viteve, në 13 Shtator 2013, Edi Rama ishte në Kosovë në vizitën e parë si Kryeministër i sapozgjedhur, gjatë së cilës paralajmëroi mbledhjen e parë të përbashkët të qeverive Shqipëri-Kosovë, e cila u u mbajt në  11 Janar 2014  në Prizren,

Mbledhja e ardhëshme e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë e nënta.

Para mbledhjes së tetë të përbashkët – të 20 Qershorit 2002, në Prishtinë,  Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës kanë mbajtur mbledhjen e shtatë të përbashkët në Elbasan në 26 Nëntor 2021, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.

Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014.

Gjeni më poshtë vjegëzën e fillimit të seancës së mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

0
E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën Katolike Shqiptare dhe besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe Kosovë pasi dy klerikët, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, u shpallen martirë.

At Luigj Palaj, Paliq prift shqiptar nga Janjeva e Kosovës i vrarë nga ushtarët malazez dhe Don Gjon Gazulli i varur në Shkodër, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian, u shpallen martirë ditën e sotme duke e çuar në 40 numrin e martirëve shqiptarë.

Mesha e Shenjtë u mbajt sot në orën 10:00 nën drejtimin e të dërguarit të posaçëm të Papa Franceskut, eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro

Meshën për lumnimin e dy martirëve, njëri françeskan dhe tjetri dioqezian e udhëhoqi i deleguari i Papa Françeskut eminenca e tij Prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro.

Arqipeshkëvi i Shkodrës, monsinjor Angelo Massafra në meshën e lumnimit të dy martirëve tha se Luigji Paliq dhe Gjon Gazulli dhanë jetën për fe e atdhe. Një mesazh Massafra dha edhe për luftën në botë.

Nga ana tjetër, Kardinali shqiptar i Nderit i Vatikanit, Ernest Troshani dhe arqipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, u shprehën se shpallja të lumë e dy martirëve është një nder.

Të pranishëm ishin edhe qindra besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, drejtues të politikës në Shqipëri dhe përfaqësues të trupave diplomatike të Rajonit. Ndërkohë me qindra besimtarë të tjerë qëndruan në mjediset e jashtme të Katedrales duke ndjekur meshën e shenjtë në këtë moment historik.

/rtsh.al/

Letra nga Janjeva të vitit 1782

6

Dr. Nusha Zhuba , Romë

Letra nga Janjeva

Më duhen lekët për të shpenguar katolikët …

Kështu i shkruante Arqipeshkvi i Shkupit, Mati Mazreku nga Janjeva Propagandës Fide në vitin 1782….

Janjeva me një  histori të veçant, Janjeva e përgjakur, Janjeva zemra e Dardanisë …

Ho ricevuto al 23 del presente il veneratissimo foglio di Vostra Illustrissimo e Reverendissimo e mi è stato d’infinità consolazione nel vedere che Ella si ricorda di un suo umilissimo Servitore e rendo infinite grazie del suo affetto validissima protezione, col consolarmi spesso ed ottenermi dalla pietà della Sacra Congregazione sussidi straordinari e particolarmente in quest’anno aggraziandomi con 100 scudi per sollevarmi in questi miei estremi bisogni e debiti di questo maligno ottomano dando ogni anno anzi ogni messe gran regali che consistano in Zuccari, canocchiali, corone di coraglio teriaca , fiori et altre galanterie che faccio venire da Venezia dal mio Agente: Cosi parimente alle feste alle nozze delli turchi devo andare ad ‘agurarle, con portare in regalo , agnelli  caffe tabacco e cento lira oltre galanterie quelli regali è impossibile a non darli perché cossi sono avvezzi di Turchi di questa Diocesi dalle mie Antecessori e dalli Vescovi Scismatici i quelli pero hanno immense entrate ed estorsioni di denaro dal proprio popolo nisun altro Vescovo del mondo patisce simili persecuzioni et disturbi per ogni parte quanto questo di Servia. Dall’ altra poi non ho altra minima entrata fuorché li 200 scudi della pieta della Sacra Congregazione non possessione non prati, non vigne non ho casa Vescovile essendo ogni cosa usurpata e predominata dalla furia ottomana per motivo delle guerre col Tedesco massime nel 1737 e d’allora tutte le nostre chiese spogliate e rovinate per dispetto dalla fede che abbiamo con Tedeschi. Dimora ora nella casa Parrocchiale ora nella casa Paterna; patendo  grandissima soggezione e disturbali  miei  parenti da ogni sorte di infedeli, che continuamente mi vengono in alloggio : Non è possibile a potersi credere  e descrivere in carta quali miserie e crepacuore che ogni ora patisco, fino da ogni vile e birbante turco,  e mi sarei perduto dal debiti  turco, se la benedetta pietosa Madre  Sacra Congregazione  non mi avesse soccorso spesso con qualche straordinario sussidio. Non spendo ne nel vito, ne nel vestirmi o altro sforzo, ma me la passo miserabilmente e poverissimamente perché tutto spendo nel mitigare i turchi e redimere i poverissimi cattolici diocesani a stogati quotidianamente  con infinite imposizioni di denaro e legati in pesanti catene .

Mio raccomando alla sua validissima protezione per quelli affetto e l’amicizia che ho avuto la fortuna di conoscerla fino a Fermo e sempre ho avuto un amore et emulazione ardentissima di vederla esaltata e così spero in Dio in avvenire sarà sublimata a maggiori dignità per utile di tutto il mondo et anche per questa mia povera Diocesi. La supplico compatire la mia ignoranza e di averla attediato tanto mentre con ogni affetto e rispetto  baciandole  le S. Mani mi protesto di Vostra Illustrissima e Reverendissima.

***

Mora në datën 23 të kësaj dite letrën nga i Nderuari Shkëlqesia Juaj.  Ishte një ngushëllim i pafund për mua kur pashë që Ju kujtoni një nga shërbëtorët tuaj më të përulur, dhe ju falënderoj pafundësisht për dashurinë tuaj, mbrojtjen shumë të vlefshme, duke më ngushëlluar shpesh dhe duke marrë subvencione të jashtëzakonshme nga mëshira e Kongregatës së Shenjtë veçanërisht në këtë vit. Duke më gëzuar me 100 skude për të më lehtësuar nevojat dhe borxhet e mia ekstreme ndaj  këtij osmani të keq që i jap çdo vit, ose më mirë çdo të muaj, dhurata të mëdha të përbëra nga ëmbëlsira, teleskopë, kurora koralit, (e pakuptueshme) lule, dhe dhurata të tjera që më janë dërguar nga Venecia prej agjentit im: Po kështu në festat në dasmat e turqve duhet të shkoj t’i festoj, duke dërguar si dhurata kortezie, qengja, kafe, duhan dhe njëqind lira, është e pamundur të mos u jap dhurata, sepse turqit e kësaj Dioqeze janë mësuar nga  paraardhësit e mi dhe nga Peshkopët shizmatikë, të cilët kanë të ardhura të pafundme duke i zhvatur para popullit tè tyre. Asnjè  Ipeshkv tjetër në botë nuk pëson persekutime dhe trazira të ngjashme sin né kètè qoshe tè Serbisë. Nga ana tjetër, nuk kam të ardhura të tjera as minimale, përveç se 200 skutave të devotshmërisë së Kongregatës së Shenjtë, nuk kam pasuri, as livadhe, as vreshta, nuk kam Ipeshkvi gjithçka është e uzurpuar dhe e dominuar nga furia osmane për shkak të luftërave me gjermanët, sidomos që nga viti 1737 dhe më pas të gjitha kishat tona u zhveshën dhe u rrënuan nga inati për besimin e njëjtë që kemi me gjermanët. Unë tani jetoj herë në shtëpinë e famullisë, e herë në shtëpinë atërore ; duke vuajtur nën një frikë të madhe dhe duke i shqetësuar dhe të afërmit e mi nga  ngacmimet e të pafeve, të cilët më vijnë vazhdimisht në banesën time: Nuk është e mundur të besosh dhe të përshkruaj në letër çfarë mjerimesh dhe dhimbjesh vuaj çdo orë nga poshtërsitè dhe ndyrësitè turke. Do të isha i humbur  nga borxhet turke, nëse Kongregacioni i Shenjtë ,Nëna e mëshirshme nuk do të më kishte ndihmuar shpesh me ndonjë subvencion të jashtëzakonshëm. Unë nuk  shpenzoj  për ushqim, veshmbathje apo ndonjë gjë tjetër, dhe ja kaloj mjerisht shumë keq, sepse të gjitha i shpenzoj për të zbutur turqit dhe për të shpenguar katolikët dioqezanë shumë të varfër që janë të lidhur çdo ditë me imponime të pafundme parash,  të lidhur në zinxhirë të rëndë .

Pamje e këtyre viteve nga Janjeva…

Unë ju lutem për mbrojtje të vlefshme, tuajën për atë dashuri dhe miqësi që kam pasur fatin t’a njoh në Fermo dhe kam pasur gjithmonë një dashuri shumë të zjarrtë për ta parë të lart e më lart, dhe kështu shpresoj në Zotin që ajo të ndodhë në të ardhmen. Do të sublimohesh në dinjitet të madh për të mirën e mbarë botës, dhe gjithashtu për këtë Dioqezën timen të varfër. Ju lutem  për injorancën time që ju mora kaq  vëmendje, ndërkohë me  dashuri dhe respekt, duke puthur Duart tuaja të Shenjta, përgjërohem i  Nderuar Shkèlqesi.

Janjevo  30 Luglio 1782

Matteo Masarek

Arcivescovo di Scopia.

Material nga Arkivat e Vatikanit

Dr. Nusha Zhuba , Romè

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

2
Belisar Jezerci, historian
____
Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese “Alauddin” në Prishtinë, gjasojnë në ligjërata të një kleriku të pandershëm i cili nuk nderon qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës!
V Ë M E N D J E !
Deklarata e tij se “Shqiptarët ditën të ruajnë Islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, ku të ishe musliman ishte sikur ta mbajë një gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti Muhamed.
Kjo deklaratë e Kurtit nuk përkon me realitetin.
Nuk është aspak e vërtet se myslimanët ishin të përndjekur. Është pikërisht e kundërta z.Kurti.
Ishin myslimanet që shkatërruan Kullat Binjake në Nju York, sulmi në aeroportin dhe metrin e Brukselit, metro në Paris, Madrid etj.
Në krahasim me numrin e banorëve, Kosova zë vendin e parë në botë,për pjesëmarrje të shqiptarëve në luftërat e Sirisë, Irakut etj.
“…Mirëpo padyshim se asnjëri prej nesh nuk ka ndryshuar qëndrim për të mirën e përgjithshme, të shoqërisë e të kombit tonë, e gjithashtu nuk ka ndryshuar karakter të dashamirësisë për popullin të cilit duhet t’i shërbejë pa rezerva e pa kursim”(Deklaratë e Kurtit).
Kjo deklaratë përveçse është e turpshme, është edhe skandaloze.
Si i shërbehet për të mirë kombit, kur Naim Tërnava, haptas e quan Perandorin Otomane në krye me Sulltan Muratin e Parë çliruese të tokave shqiptare.
Pra falsifikatorin kryesor të Historisë së Popullit Shqiptar e quan dashamirës të popullit shqiptar…
P.S.
Këto deklarata të Kryeministrit Kurti, kanë nxitur dhe inkurajuar veprimtarinë antikombëtare të klerikëve neootoman në Dardanisë e shekullit XXI.
Po të ishte në nivel Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, nuk do të kishte fare arsye me lind, Lëvizja për RIKTHIM në Katolicizëm, Lëvizja e Deçanit, Lëvizja Shqiptaria etj.