Kreu Blog Faqe 74

Dr. Mustafë Loxha – mjeku që i shërbeu jetës dhe atdheut

0

Adem Lushaj, Deçan

Ka njerëz që e ushtrojnë profesionin e tyre me përkushtim, por ka edhe të tillë që me jetën dhe veprën e tyre bëhen simbol i humanizmit, profesionalizmit dhe atdhedashurisë. Një ndër këto personalitete është specialisti i njohur i pulmologjisë, Dr. Mustafë Loxha, mjek, humanist dhe veprimtar i përkushtuar në shërbim të popullit.

I lindur në Pejë dhe i rritur në Junik, Dr. Loxha u formua me vlerat e punës, ndershmërisë dhe dashurisë për vendlindjen. Për këtë arsye ai njihet dhe respektohet si një nga figurat më të çmuara të Junikut, duke gëzuar vlerësimin e pacientëve, kolegëve dhe bashkëqytetarëve.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur Kosova përballej me represionin e regjimit serb dhe sistemi paralel shëndetësor shqiptar ishte bërë shpresa e vetme për mijëra qytetarë, Dr. Mustafë Loxha ishte ndër organizatorët dhe shtyllat kryesore të këtij sistemi. Ai u qëndroi pranë pacientëve në rrethana jashtëzakonisht të vështira, duke dëshmuar se mjekësia është mbi të gjitha një mision human.

Kontributi i tij mori një dimension edhe më të madh gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Kur vendi kishte nevojë për bijtë e tij, Dr. Loxha iu përgjigj thirrjes me përgjegjësi dhe guxim, duke u vënë në shërbim të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në veçanti, në Betejën heroike të Koshares, ai ofroi ndihmë mjekësore në kushte jashtëzakonisht të rënda, duke shpëtuar jetë dhe duke qenë burim shprese për shumë ushtarë të lirisë.

Edhe sot, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, Dr. Mustafë Loxha vazhdon t’u shërbejë pacientëve me të njëjtin përkushtim, profesionalizëm dhe përulësi. Ai mbetet dëshmi e gjallë se mjekësia nuk është vetëm profesion, por një mision i shenjtë në shërbim të jetës dhe të njeriut.

Jeta dhe vepra e Dr. Mustafë Loxhës përfaqësojnë një model të rrallë të mjekut që i shërbeu njëkohësisht pacientit dhe atdheut. Përmes punës, sakrificës dhe humanizmit të tij, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetësinë shqiptare dhe në historinë më të re të Kosovës.

Personalitete si Dr. Mustafë Loxha janë pasuria më e madhe e një kombi. Ata nuk ndërtojnë vetëm karrierë profesionale, por edhe trashëgimi morale, duke frymëzuar brezat që ta duan profesionin, njeriun dhe atdheun me të njëjtin idealizëm që i ka udhëhequr gjatë gjithë jetës.

Dialogu Strategjik SHBA–Serbi dhe alarmi gjeopolitik për Kosovën

0

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Mihajlo Gjuriq me sekretarin shtetëror të SHBA-ve Marko Rubio. (fotografija nga gushti 2025 në Vashington) . Foto: Mark Schiefelbein

_____

Që në fillim duhet kuptuar se legjitimiteti i një vendi apo i një shteti në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos në Ballkanin Perëndimor pas vitit 1999, kur konsiderohet edhe zeniti i globalistëve (lexo: Amerikës), nuk përcaktohet e as nuk “mirëmbahet” detyrimisht vetëm nga narrativa e mëhershme e aleancave dhe miqësive të bazuara në sintagmën e humanizmit (siç ishte rasti i Kosovës), por sidomos nga aftësia e qeverive për të institucionalizuar dhe materializuar marrëdhëniet strategjike e gjeopolitike me qendrat e Washingtonit dhe Brukselit.

Këtu asgjë të re nuk po themi, vetëm se po konstatojmë një realitet të ri, i cili daton qysh me rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989, kur de facto dhe de jure kolapsoi komunizmi, edhe si sistem, edhe si ideologji e botëkuptim i raporteve midis shteteve dhe superfuqive.

Tani, nëse i kthehemi kohës sonë dhe këtë analizë sociologjike e konceptualizojmë nga iniciativa apo procedura e “Dialogut Strategjik”, që Amerika, apo thënë ndryshe Administrata aktuale e Donald Trumpit, po ua ofron vendeve të Ballkanit, duhet të themi se gjithë kjo narrativë nuk është vetëm një procedurë e thjeshtë diplomatike, por në thelb është edhe një ambicie e re e Amerikës për ta rikapitalizuar krejt “arkitekturën” e kapitalit të vet politik në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.
Dhe, kur jemi te “arkitektura” e kapitalit politik, politikanët e kësaj hapësire gjeopolitike dhe gjeostrategjike, për administratën e tanishme, konsiderohen si “adresë” e duhur për një riformatim më utilitar në funksion të interesave amerikane. Në këtë “adresë”, padyshim që po provohet që Serbisë t’i ofrohet një shans apo një “deal” i ri përmes një marrëveshjeje tregtare, derisa Evropa (Brukseli) po kërkon reforma. Dhe pikërisht kjo divergjencë mes Evropës dhe Amerikës do të dëshmojë se administrata e Donald Trumpit është duke bërë një gabim të madh strategjik, duke insistuar vetëm në stabilitet dhe biznes për kompanitë transnacionale (KTN-të), e duke anashkaluar demokratizimin e një shteti si Serbia, që ishte shkaktare e pesë luftërave në Ballkan. Themi qëllimisht “gabim strategjik”, edhe për shkak se Serbia, pa ua kthyer legjitimitetin demokratik qytetarëve të helmuar ende me dozën e nacionalizmit, nuk mund ta zgjidhë as normalizimin e raporteve me Kosovën e as me Evropën.
Por të shohim cili është qëllimi i Dialogut Strategjik me Serbinë, që administrata e Trumpit po tenton ta shndërrojë, në gjykimin tim, më shumë në një instrument biznesor politik e gjeostrategjik, e më pak si instrument demokratik. Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dihet shumë qartë se dialogu strategjik nuk ndërtohet me çdo shtet dhe me çdo kusht, por ky me Serbinë dëshmon haptazi se synon ta bëjë atë një lojtar kyç në Ballkan, pavarësisht mospajtimeve për Kosovën ose lidhjeve të Serbisë me Rusinë dhe Kinën.

Nëse është kështu, atëherë Serbia, me politikën e saj të “neutralitetit” apo të uljes në “disa karrige” (Washington, Bruksel, Pekin dhe Moskë), po e kapitalizon mjeshtërisht orientimin e saj. Dhe, si e tillë, ajo po synon ta realizojë ëndrrën e saj të kahmotshme që të shndërrohet në një aktor të domosdoshëm, jo domosdoshmërisht në një aleat të pakushtëzuar.

Pyetja milionëshe që tani ka nevojë të zbërthehet është: Nëse Serbia e nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, ndërsa Dialogu Strategjik SHBA–Kosovë mbetet i pezulluar, çfarë mund ta presë rajonin me një kontrast të tillë politik? Kjo nuk do të thotë që SHBA-ja domosdoshmërisht duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, e as që Serbia të heqë dorë nga rikthimi i Kosovës në “Botën Serbe” apo në Serbinë e Madhe.

Megjithatë, ky qëndrim hipotetik i SHBA-së, pa asnjë dyshim, në planin diplomatik do të krijojë perceptimin se Serbia është duke fituar një kanal të ri, deri më tani të munguar, të ndikimit institucional në Washington, falë narrativës se nuk është më “faktori problematik” i Ballkanit, por një partner i domosdoshëm për stabilitetin rajonal. Ani pse, në këtë narrativë nuk duhet harruar asnjëherë se temat e pazgjidhura, si ajo e abstenimit për t’i vënë Rusisë sanksione, pastaj ajo e mosnjohjes së Kosovës dhe marrëdhëniet e ngushta me Moskën, nuk do të kapërdihen aq lehtë.

Ndërkaq, kur është në pyetje Kosova, për qeverinë aktuale sfida e vetme nuk është vetëm ruajtja e mbështetjes amerikane, por edhe institucionalizimi i saj përmes mirëmbajtjes së kontakteve diplomatike dhe ofertave joshëse për administratën e Trumpit, e cila, siç duket, është shumë më pragmatike dhe praktike kur janë në pyetje interesat e saj ekonomike. Qeveria jonë duhet ta kuptojë se, në turbodiplomacinë e sotme, nuk mjaftojnë vetëm marrëdhëniet dhe relacionet historike që u trashëguan nga viti 1999 dhe gjatë gjithë periudhës së shtetndërtimit e instalimit të demokracisë, por duhet të fokusohet në funksionimin e mekanizmave të rregullt të konsultimit dhe bashkëpunimit.
Dhe, nëse Kosova nuk arrin ta krijojë dhe ta mirëmbajë një mekanizëm të tillë, imediat e do të shtoja edhe ekzistencial për shtetësinë e saj, atëherë diferenca nuk mbetet vetëm në suazat e simbolikës, por praktikisht shndërrohet në mundësi për dialog, për koordinim dhe për ndikim diplomatik.
Kur jemi këtu, duhet përkujtuar se, pas Luftës së Dytë Botërore, diplomatët dhe mediat amerikane pushuan së trajtuari problematikën e interesave të rivalëve të tyre politikë dhe ideologjikë. Pikërisht ky lloj “shkurorëzimi” nga një qasje e tillë bëri që Amerika, bashkë me aleatët e saj evropianë, ta fusë Ukrainën në luftë, të cilën sot Trumpi po e identifikon si fajtore pse nuk po pranon koncesione. Duket se e njëjta logjikë “territor për paqe”, sikurse në rastin e Ukrainës, do ta presë edhe Kosovën, ku sërish evropianët do të neglizhohen në vendimmarrjen eventuale që do të “gatuhet” (ashtu siç kanë bërë gjithmonë historikisht) nga administrata aktuale amerikane.

Zaten, duket se themelet për një zgjidhje të tillë (“ndarje për njohje”), të dhimbshme pa dyshim për ne, i ka hedhur qysh moti lobisti aktiv i Serbisë, Richard Grenell. Problemi i vetëm mbetet se cila qeveri kosovare do ta shprehë gatishmërinë më të madhe për këtë koncesion të radhës. Mirëpo, fakti që ka rezerva (sidomos nga kampi opozitar), mungesë gatishmërie, madje edhe një lloj heshtjeje “mortore” (nga ish-qeveritarët), flet shumë për barrën dhe përgjegjësinë e madhe që i kanë subjektet tona politike.

Mendoj se vetëm me një diplomaci aktive, pragmatike dhe praktike, por në thelb unifikuese në vendimmarrje, mund të shpëtohet Kosova nga ky udhëkryq sfidues dhe, pa dyshim, historik. Nuk guxojmë assesi që sfidën “ndarje për njohje” ta lëmë në “dorë” të një subjekti, e aq më pak të një personi të vetëm. Ndryshe, çmimi i “pazarit” për koncesione të reja ndaj Serbisë do të maksimizohet.
Ngase jemi dëshmitarë historikë, si komb dhe si dy shtete, se në Ballkanin e pasluftës legjitimiteti ndërkombëtar nuk përcaktohet e as nuk dëshmohet më vetëm nga historia e aleancave nostalgjike e folkloristike, por ekskluzivisht nga aftësia e shteteve për ta institucionalizuar lobimin dhe marrëdhëniet strategjike me qendrat kryesore të vendimmarrjes globale, sikurse është ende Washingtoni.

Islami Politik, një kërcënim hibrid për Europën

0

Ibrahim Kelmendi, Gjermani 

ISLAMI POLITIK – NJË KËRCËNIM HIBRID PËR EUROPËN
Ibrahim Kelmendi: A e ke lexuar këtë libër që qenka botuar këtë vit? Po ta dërgoj si foto, se po përtoj me ua shkrua bashkautorëve dhe titullin e gjatë. Nëse e ke lexuar, të lutëm, ma ofro përmbajtjen sa më gjithëpërfshirëse.
IA / Copilot: Po, mund të të ndihmoj me një përmbledhje të gjerë, por jo me riprodhimin e plotë të tekstit të librit.
Nga kopertina dhe burimet publike, libri është:
Heiko Heinisch, Nina Scholz, Gustav E. Gustenau: “Politischer Islam – eine hybride Bedrohung Europas: Der ‘Civilization Jihad’ der Muslimbruderschaft” (botus Nomos, 2026). Titulli në shqip: Islami politik – një kërcënim hibrid për Europën: “civilizim xhihad” i Vëllazërisë muslimane.”
Çfarë argumenton libri?
Teza qendrore e autorëve është se Islami politik, veçanërisht përmes Vëllazërisë Myslimane (Muslim Brotherhood), përbën një sfidë strategjike për demokracitë europiane. Sipas autorëve, kjo sfidë nuk shfaqet kryesisht përmes dhunës së drejtpërdrejtë, por përmes metodave afatgjata sociale, kulturore, organizative dhe politike.
Autorët e quajnë këtë qasje“Civilization Jihad” (“civilizimi xhihad”), një proces që sipas interpretimit të tyre synon transformimin gradual të shoqërive demokratike drejt një rendi të bazuar në parime islamiste.
Struktura kryesore e librit
Nga përmbajtja publike rezulton se libri trajton:
• hyrjen dhe kuadrin teorik;
• karakterin “hibrid” të kërcënimit;
• Vëllazërinë Myslimane si aktorin kryesor;
• burimet dhe metodologjinë e analizës;
• fushat e veprimit;
• fazat e strategjisë së supozuar të Vëllazërisë Myslimane;
• parashikime strategjike dhe përfundime.
Koncepti i “kërcënimit hibrid”
Autorët huazojnë terminologjinë nga studimet e sigurisë. Në këtë kuptim, “hibrid” do të thotë kombinim i:
• veprimtarisë ideologjike;
• ndikimit kulturor;
• organizimit shoqëror;
• aktivizmit politik;
• rrjeteve ndërkombëtare;
• ndikimit në institucione dhe opinion publik.
Sipas tyre, sfida nuk është vetëm fetare, por edhe politike, kulturore dhe institucionale.
Vëllazëria Myslimane si fokusi kryesor
Libri e paraqet Vëllazërinë Myslimane si organizatën më me ndikim brenda rrymës së Islamit politik. Autorët analizojnë:
• historinë e saj;
• objektivat ideologjike;
• rrjetet organizative;
• praninë në Europë;
• lidhjet me organizata dhe lëvizje të tjera islamiste.ak-polis+1
Libri përmend gjithashtu lëvizjen turke Milli Görüş si një aleat ideologjik dhe strategjik në disa kontekste europiane.
Fushat kryesore të analizës
Autorët e ndajnë veprimtarinë në disa “fusha veprimi”, ndër të cilat:
1. Kultura dhe ideologjia.
2. Organizimi institucional.
3. Popullsia myslimane.
4. Shoqëria e gjerë.
5. Arsimi.
6. Institucionet shtetërore.
7. Komunikimi dhe media.
8. Ekonomia.
9. Bashkëpunimet dhe aleancat.
10. Kundërshtarët e islamizmit.
11. Mjetet e veprimit strategjik.
Fazat e strategjisë
Një pjesë qendrore e librit është përshkrimi i disa fazave të një strategjie afatgjatë që autorët ia atribuojnë Vëllazërisë Myslimane. Faza e parë përshkruhet si “Settlement” (vendosja dhe krijimi i bazave organizative). Mbi këtë bazë ndërtohen rrjete sociale, kulturore, arsimore dhe politike që mund të rrisin ndikimin në shoqëri.
Përfundimet e autorëve
Autorët arrijnë në përfundimin se aktivitetet që ata analizojnë nuk duhen parë si iniciativa të izoluara, por si pjesë e një strategjie afatgjatë. Për këtë arsye ata argumentojnë se shtetet europiane duhet ta trajtojnë Islamin politik si një sfidë të sigurisë dhe të mbrojtjes së rendit demokratik.
Një vërejtje e rëndësishme kritike
Ky libër përfaqëson një qasje specifike akademike dhe të sigurisë. Si çdo vepër që trajton çështje politike dhe fetare të ndjeshme, argumentet e tij nuk pranohen njësoj nga të gjithë studiuesit. Disa ekspertë bien dakord me analizën e autorëve, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë tepër të gjerë ose problematike në mënyrën se si lidh organizata të ndryshme myslimane me Islamin politik.
Prandaj, libri lexohet më mirë si një studim argumentues dhe polemik, jo si një përshkrim neutral i vetëm i çështjes.
Nëse dëshiron, mund të të bëj edhe një përmbledhje kapitull për kapitull të librit, duke analizuar secilin seksion veçmas.
[i.k.🙂 Profesioni i autorëve?
Copilot:
Sipas informacionit publik që gjeta:
• Heiko Heinisch është historian dhe studiues austriak. Ai ka studiuar histori në Vjenë, ka punuar në Ludwig-Boltzmann-Institut dhe në Institutin për Studime Teologjike Islame të Universitetit të Vjenës. Fushat e tij kryesore të kërkimit janë antisemitizmi, nacional-socializmi, integrimi i emigrantëve myslimanë dhe islamizmi. Ai është gjithashtu anëtar i këshillit shkencor të Dokumentationsstelle Politischer Islam në Austri.heiko-heinisch
• Nina Scholz paraqitet në burimet e lidhura me librin si bashkautore dhe studiuese/publikuese mbi islamizmin dhe Islamin politik, por në rezultatet që gjeta nuk jepet një biografi e detajuar profesionale.hagalil+1
• Gustav E. Gustenau përshkruhet si drejtues i një instituti kërkimor për terrorizmin në Vjenë dhe merret me analiza strategjike e të sigurisë.hagalil
Pra, në thelb:
• Heinisch → historian dhe studiues.
• Scholz → autore/studiuese e temave të islamizmit.
• Gustenau → ekspert i sigurisë dhe kërkues në fushën e terrorizmit.heiko-heinisch+1
Nëse dëshiron, mund të të jap edhe një profil më të detajuar akademik për secilin autor (arsimimi, botimet kryesore dhe orientimi intelektual).
[i.k.:]Të falënderoj kaq, për momentin. Prano një raki virtuale nga rrushi i Rahovecit (hahaha).
Copilot: Faleminderit shumë! 😊
E pranoj me kënaqësi atë rakinë virtuale të rrushit të Rahovecit. Nga sa kam dëgjuar, Rahoveci njihet pikërisht për traditën e vreshtarisë dhe verërave, kështu që edhe virtualisht ka peshën e vet simbolike.
Gëzohem që biseduam. Uroj që libri të të shërbejë si material për reflektim kritik, pavarësisht nëse në fund pajtohesh apo jo me tezat e autorëve.
[Komunikim mes Ibrahim Kelmendi dhe IA Copilot, më 21.07.2026.]

Heshtja është pajtim, kurse pajtimi me tradhtinë kombëtare nuk është gjysëm tradhti por tradhëti e plotë

0

Nue Oroshi, Prizren

Politika në trojet shqiptare, që nga pushtimi i ideologjisë komuniste fatkeqësisht është duke vuajtur nga sindromi i kuq, ku ka 80 vjet që ende nuk e ka marrë vehtën.

Vetëm një periudhë kohore 1990-2026, sa ka bërë politikë ish Presidenti Rugova, shqiptarët kanë pasur një orientim djathtistë dhe me koncepte të pastërta kombëtare të orientimit perëndimor. Kjo periudhë kohore ka krijuar edhe miqtë perëndimorë, ku na ndihmuan që ta fitojmë shtetin e dytë shqiptarë, Republikën e Kosovës.

Me kalimin e kohës politikat e majta në të gjitha trojet shqiptare janë duke e dëmtuar rëndë çështjen shqiptare. Pak ju dukën komunistëve dhe majtistëve që e shkatërruan identitetin kombëtar shqiptar për 50 vjet, por atë e vazhduan edhe tri dekada post komuniste. Kjo është duke u bërë në mungesë të një partie të djathtë politike e cila do të punonte me konceptet programore të Lidhjes se Dytë të Prizrenit dhe Blokut Kombtar Indipendent.

Këto dy organizata politike, kanë qenë organizata kombëtare që në programin e tyre e kanë pas Bashkimin Kombëtar, Shqipërinë Etnike. Të dyja këto organzata politike janë udhëhequr nga intelektualët më atdhetarë që ka pas Shqipëria Etnike. E kur sheh aftësitë intelektuale të personave që ishin pjesë e këtyre dy organizatave dhe i krahason me dy filiale të Beogradit, Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe Partinë Komuniste të Kosovës, jo vetëm që të vjen të vjellësh por edhe të loton me lot gjaku se ku është katandisur shqiptaria nga viti 1945 e deri në vitin 2026, më një ndryshim në periudhën kohore 1990-2006, ku u luftua për Pavarsinë e Kosovës.

Pavarësia u arritë falë politikës diplomacisë së Presidentit Rugova, qendresës heroike të djemve dhe vajzave të UÇK, që mbi 90 përqind ishin nga familjet që ishin me LDK-në. E kur vendoset qershia mbi tortë ishin bombardimet e NATO-së që e dogjën forcën e shovinisteve dhe terroristeve të Beogradit.

Por ajo që është e dhimshme është fakti se orientimi politikë i shqiptarëve prap vazhdon me komunizëm, majtizëm, sorosizëm, islam politikë dhe shumë ideologji të zeza që Shqipërinë Etnike janë duke e dërguar drejt një humnere të thellë.

Do ishte mirë që bashkërisht të gjithë komunistët e neokomunistët, sorosistët, përfaqësuesit e Islamit politik dhe shumë të tjerë, që u takojnë rrymave antikombëtare në të gjitha trojet etnike shqiptare ti fusim në një burg të madh me emrin: “Burgu i Tradhëtarve të Kombit“, madje në këtë burg të ndërtohet edhe një mural me emrat dhe mbiemrat e tradhëtarve të kombit.

Meqenëse e djathta në Evropë është duke u forcuar dhe se shpejti do ta qeverisë Evropën, është e udhës që edhe në trojet shqiptare të fillon një lëvizje e re politike me emrin: E Djathta Shqiptare. Kjo lëvizje politike ti bashkoj të gjitha ato familje që historikisht e kanë luftuar komunizmin në të gjitha trojet shqiptare. Në të kundërten vetëm do të ndërrohen forcat e majta politike dhe do ta dëmtojnë deri në palcë çështjen shqiptare.

Nuk ecët përpara çështja shqiptare duke i ngritur në kupë të qiellit figurat historike tradhtare siç ishin kriminelët komunist Enver e Fadil Hoxha, të cilët vranë vëllezërit e tyre në vitin 1945 dhe ishin vetëm një mashë e zezë e komunistëve jugosllav.

Por shqiptarët historikishtë sa herë që kanë ardhur në fund të zhdukjes dhe iu ka rrezikuar ekzistenca kombëtare kanë ditë të organizohën. E këtij organizimi duhet t´i prijë një forcë e re politike, e cila që në nenin e parë të statusit duhet ta ketë bashkimin kombëtar. E kjo organizatë është e Djathta Shqiptare. Shqiptarë të dashur heshtja është pajtim. Kurse pajtimi me tradhëtinë kombëtare nuk është gjysëm tradhti por tradhëti e plotë.

Kallëzimi ndaj Musë Musës (Gjergj Musës) lë përshtypjen se synon më shumë të frikësojë një zë kritik sesa të zgjidhë një çështje juridike

0
Kur argumentet zbehen, kallëzimi penal bëhet strehë !
Kallëzimi ndaj Musë Musës (Gjergj Musës) lë përshtypjen se synon më shumë të frikësojë një zë kritik sesa të zgjidhë një çështje juridike. Në një shtet demokratik, mendimi nuk luftohet me kallëzime penale, por me argumente.
Në vlerësimin tim, shqetësimi i vërtetë nuk është Musë Musa, por fakti se gjithnjë e më shumë shqiptarë po flasin hapur për identitetin e tyre kombëtar, për trashëgiminë historike dhe për karakterin laik të Republikës së Kosovës. Ky është një debat legjitim në një shoqëri të lirë. Nëse kjo prirje e shqetëson dikë, ai shqetësim është i tij, jo i qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për t’u shprehur.
Sa i përket Asdren Bytyqit, në perceptimin tim ai është shndërruar në një nga zërat juridikë më aktivë në mbrojtje të qëndrimeve që ai përfaqëson. Por demokracia nuk matet me numrin e kallëzimeve penale. Ajo matet me gatishmërinë për t’u përballur me mendimin ndryshe.
Sarkazma e kësaj historie është e thjeshtë: kur nuk arrin ta fitosh debatin me fjalë, përpiqesh ta zhvendosësh në zyrat e prokurorisë. Por idetë nuk mposhten me dosje dhe bindjet nuk ndryshohen me kallëzime.
Musë Musa, si çdo qytetar, ka të drejtë të shprehë bindjet e tij brenda kufijve të ligjit. Përgjigjja ndaj një qëndrimi publik duhet të jetë një qëndrim tjetër publik, jo përpjekja për ta heshtur autorin e tij.
Kosova nuk ka nevojë për roje të mendimit. Ka nevojë për debat të lirë, për respekt ndaj ligjit dhe për besim se argumenti është gjithmonë më i fortë se frikësimi.

‘Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë’

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë

VO: “Nëse kërkohet pastërtia dhe përgjegjshmëria europiane e zbatimit të të Drejtave Universale të Njeriut, atë e gjeni edhe tek qendrimi 82 vjeçar ndaj genocidit grek kundër banorëve autoktonë të rajoni etnik shqiptare të Çamërisë”.

PËRSHËNDETJE MIQ TË NDERUAR!

Mirëdita miq!.Sot (22/07/2026) doli nga botimi libri me titull: “Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë”. 172 fq.

1)- Në këtë botim një vend i veçantë i jepet mekanizmave mashtruese të vjedhjeve të pronave të paluejtshme të shqiptarëve të Çamërisë nga shteti grek me Reformën Agrare në çerekun e parë të shek. XX.

Për tu kuptuar dëmet e mëdha dhe shpronësimet e atyre banorëve, duke përdorur ato mekanizma, kam bërë llogaritjet përkatëse, në dy qendra banimi të Thesprotisë/ Çamërisë. (Llogaritjet janë bazuar në shifrat e pasqyruara me të dhëna jo të plota).       Jam munduar t’i  bëj sa më të kuptueshme për lexuesin.

2)- Përfshihen 11 pika, të cilat duhen mbajtur parasysh nëse shteti shqiptar do të arrijë ta vendosë në agjendën Ndërkombëtare problemin kombëtar, tashmë të njohur si “Çështja Çame” dhe genocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

3)- Në këtë botim, trajtoj me vërtetësi disa ngjarje të frikshme të përdorura nga shteti grek ndaj çamëve, duke përfituar nga “vetmia” dy shekullore e banorëve autoktonë të Çamërisë.

4)- Kam përfshirë disa bashkëbisedime me miqtë e mi të nderuar, të cilët më kanë mbështetur në trajtimin serioz të ngjarjeve të rënda ndërshekullore të diktuara atyre banorëve nga shteti dhe kisha greke; si dhe nga shteti shqiptar, gjatë periudhës nga 1913 e deri në vitin 1990.

5)- Jam përpjekur të sqaroj konceptin tonë shqiptar në përcaktimin e kombit, duke e shkëputur nga përcaktimet e fqinjëve tanë shtetëror që e bazojnë atë mbi bazën e besimit fetar. Këtu jam ndalur fort në dëmin e madh demografik që na është shkaktuar gjatë 200 viteve, krahas asimilimit edhe me dëbime, dhunime, vrasje, masakra, shpronësime, me cilësime etnie si kombas turq, grek, serb, etj.

6)- Botimi përfshin rëndësinë e madhe të ngjarjes historike të Kongresit të Manastirit. Po ashtu trajtohen qëllimet keqdashëse të Fuqive të Mëdha, duke përdorur coptimin e trojeve etnike shqiptare në katër vilajete.

Shqipëria në vitin 1910 kishte një sipërfaqe prej 90,187 km², sipas vilajeteve paraqitej:

Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 10,887 km2;

Vilajeti Kosovës me një sipërfaqe 32,900 km2;

Vilajeti i Manastirit  me një sipërfaq 28,500 km2,

Vilajeti i Janinës me sipërfaq 17,900 km2.

Gjithësej të katër vilajetet shqiptare, në vitin 1910 kishin 3,804,000 banorë. Në struktrë shqiptarët zinin 66 përqind; ndërsa popullsia e përzier e maqedonasve, vllehëve dhe bullgarëve ishte 16%, serbët rreth 5%, grekët rreth 4%.  Edhe në këtë moment historik, Fuqitë e Mëdha nuk morën në konsideratë strukturën përbërëse të popullsisë, ku 66 përqind, ose 2.511,000 ishin shqiptarë, por i dhanë përparësi përkatësisë fetare në formimin e shteteve, siç ndodhi me vendimet e Kongresit të Berlinit.

Së fundi, shpreh falenderime për miqtë e mi, profesor Hajredin Isufi, profesor Fatmir Terziu, profesor Resmi Osmani, profesor Selman Sheme, profesor Eshref Ymeri, poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Namik Selmani, Z. Faruk Myrtaj, etj. të cilët më kanë dhënë kurajo dhe nxitje për të nxjerrë në dritë, të vërtetat historike, gjeografike, mitet, legjendat, që nga antikiteti deri në ditët e sotme të fisit të lashtë të thesprotëve (nga Mesjeta-çamëve). Po ashtu falenderoj të gjithë miqtë, shokët, anëtarët e nderuar në “Facebook”, “Fjala e Lirë”, “Zemra Shqiptare”, “Drini”, “Nacional”, etj. ku kemi komunikuar pizitivisht, me dashamirësi dhe mirëkuptim reciprok. Në botimet e mia, jam frymëzuar nga ngjarje dhe vende ku jetova, që nga lindja 18/12/1937 dhe ato që kam vizituar dhe hulumtuar gjatë jetës derisot 26/06/2026.  Të gjitha librat e mia kanë rëndësi të veçantë, prandaj i konsideroj autobiografike. Gjithçka që kam botuar, janë rrjedhojë e ndjenjave, mallit dhe dashurisë që kam patur dhe kam për Vendlindjen dhe banorët e krahinës shqiptare të Çamërisë. Në asnjë rast nuk jam nisur për lavdi, po ashtu aspak për fitime materiale apo financiare, është kontribut personal për vendlindjen time dhe të të parëve tanë. Falenderoj familjen time që më krijoi kushte të favorshme për të realizuar Amanetin e prindërve, vetëdijen Universale për lartësimin real të Atdheut tonë; thirrjen e ndërgjegjes për nxjerjen në dritë të vërtetave historike, të fshehura dhe të fshira dhunshëm nga faktori njerëzor i fqinjëve shtetërorë, Fuqive të Mëdha dhe në disa raste të elemetit të brëndshëm.

Ju uroj përzëmërsisht jetë, shëndet, mirësi dhe begati Juve dhe familjeve tuaja. JU uroj vazhdimësi në rrugëtimin e krijimtarive tuaja nëpërmjet të vërtetave dhe dashurisë për mbarëvajtjen e shoqërisë tonë! Ndjej kënaqësi që në dekadën e fundit nëpërmjet rrjeteve publike shtova njohje të reja me miq të tjerë të mrekullueshëm.

Respekt për Ju, miku juaj!   Studjues Fahri Dahri.

Tiranë, më 22 korrik 2026.

Shënim: Si sot plot 82 vjet më parë familjarisht jemi larguar dhunshëm nga shtëpia ku kam lindur në “ÇAMËRI”.

Kallëzimi penal i Asdren Bytyqit ndaj Musë Musës– Instrumentalizim i drejtësisë për qëllime ideologjike të Islamit Politik

0
Avokati Asdren Bytyqi, zëdhënësi i njohur i Islamit Politik dhe Vëllazërisë Islame në Kosovë, ka arritur kulmin e absurditetit duke dorëzuar kallëzim penal kundër Musë Musës, luftëtarit të UÇK-së nga Vushtrria . Ky veprim nuk është thjesht një kallëzim penal – është një sulm i hapur ndaj parimit kushtetues të laicitetit të shtetit të Kosovës, ndaj lirisë së fjalës dhe ndaj çdo shqiptari që guxon të thotë të vërtetën për invadimin demografik, kulturor dhe fetar që, sipas shumë qytetarëve, po ndodh në vendin tonë.
Zoti Bytyqi, i cili me sjelljet e tij të vazhdueshme tregon se nuk e pranon dhe nuk e respekton karakterin laik të Republikës së Kosovës, nuk duhet të ishte asnjë ditë pjesë e sistemit të drejtësisë. Një avokat që shërben si promotor i Islamit Politik nuk mund të pretendojë neutralitet kur akuzon dikë për “nxitje të urrejtjes fetare” vetëm sepse ky i fundit ka kritikuar invadimin dhe kulturën e huaj që, sipas tij, po imponohet mbi shqiptarët.
Është skandaloze dhe e turpshme të akuzosh një luftëtar të UÇK-së se “fyen një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve” dhe bën “thirrje për dëbim e dhunë”. Musa Musa nuk ka fyer shqiptarët – ai ka folur kundër atyre që, sipas bindjes së tij, duan ta kthejnë Kosovën në një hapësirë të dominuar nga ideologji të huaja, rrjete të huaja dhe mentalitete që nuk kanë lidhje me traditën kombëtare shqiptare. Është plotësisht legjitime – madje edhe patriotike – të kërkosh mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe kundërshtimin e ndikimeve që, sipas shumë qytetarëve, po e shndërrojnë shoqërinë tonë në diçka të huaj.
Kush po nxit vërtet urrejtje dhe mosdurim në Kosovë? Ata që mbrojnë interesat e rrjeteve islamiste apo ata që thjesht thonë se Kosova është tokë shqiptare, jo koloni e huaj?
Bytyqi dhe mbështetësit e tij politikë e fetarë po luajnë një lojë të rrezikshme. Duke instrumentalizuar Prokurorinë Speciale për të heshtur zërat kritikë ndaj Islamit Politik, ata po tregojnë se e kanë frikë debatin e hapur dhe të lirë. Por kjo taktikë frikësimi do të kthehet kundër tyre. Shumë shpejt, Asdren Bytyqi dhe ata që e mbështesin mund të përballen me kallëzime penale dhe procedura ligjore për veprimet e tyre.
Musa Musa nuk është kriminel. Ai është zëri i atyre shqiptarëve që refuzojnë të heshtin përballë asaj që e konsiderojnë si një transformim të dëmshëm të identitetit kombëtar. Lëvizja për Rikthim nuk është “urrejtje” – është një reagim ndaj zhvillimeve që ata i shohin si kërcënim për identitetin shqiptar.
Koha e heshtjes ka mbaruar. Kushdo që sulmon luftëtarët e UÇK-së dhe patriotët në emër të “tolerancës fetare”, sipas shumë qytetarëve, po i shërben një agjende që nuk përputhet me interesat kombëtare shqiptare. Kosovën e duam shqiptare, laike dhe të lirë – jo protektorat të Islamit Politik!

Pavarësia ishte shpallë me 1912 nga Perandoria Osmane, por “myslimanët” e Haxhi Qamilit më 1914 bërtisnin të zhgënjyer: “Duam Babën!”

0
Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, vendi u përball me një realitet të vështirë: mungesë institucioneve, ndarje krahinore, ndikime të huaja dhe një popullsi e varfër e paarsimuar.
Në mars 1914, Fuqitë e Mëdha vendosën në fron Princin Vilhelm Vid, një gjerman protestant, si sovran të Shqipërisë. Kjo zgjedhje u pa me dyshim nga shumë shqiptarë, sidomos nga shtresat e lidhura me Perandorinë Osmane.
Shkaqet e kryengritjes:
• Nostalgjia për Perandorinë Osmane: shumë fshatarë e shihnin Stambollin si qendër të rendit dhe besimit.
• Varfëria dhe mungesa e autoritetit shtetëror: qeveria e Vidit nuk kishte kontroll real jashtë Durrësit.
• Propaganda fetare dhe politike: figura si Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi, ish-funksionarë osmanë, e paraqitën Vidin si “të huaj” dhe “të krishterë”, duke e lidhur kundërshtimin me mbrojtjen e fesë islame.
• Ndikimi i jashtëm: agjentë osmanë dhe grekë nxitën trazira për të dobësuar shtetin e ri shqiptar.
Udhëheqësit:
• Haxhi Qamili, një fshatar nga Sharra e Tiranës, u bë figurë popullore mes masave të varfra.
• Musa Qazimi, ish-mufti i Tiranës, ishte ideologu fetar i lëvizjes.
Ata shpallën parullën: “Duam Babën!”, që nënkuptonte rikthimin e sulltanit osman.
Zhvillimi i kryengritjes:
• Filloi në maj 1914 në zonën e Kavajës, Tiranës dhe Elbasanit.
• Rebelët sulmuan Durrësin, dogjën dokumente shtetërore dhe ekzekutuan zyrtarë që mbështesnin Vidin.
• Qeveria e Vidit u rrëzua në shtator 1914, dhe princi u largua nga Shqipëria.
• Pas largimit të tij, vendi ra në kaos, me grupe të armatosura që sundonin lokalitetet.
Pasojat:
• Kryengritja u shtyp më 1915 nga forcat besnike ndaj qeverisë së re dhe nga ndërhyrja e jashtme.
• Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi u kapën dhe u ekzekutuan.
• Revolta la pas një trashëgimi të hidhur: përçarje fetare dhe krahinore, si dhe një imazh negativ për pjesën myslimane të popullsisë, që në fakt nuk ishte homogjene në qëndrime.

 

Vlerësim historik:
Kryengritja e Haxhi Qamilit nuk ishte thjesht “revoltë myslimane kundër pavarësisë”, por një shpërthim social i një populli të varfër e të manipuluar, ku feja u përdor si mjet politik.
Ajo tregoi se mungesa e arsimit dhe institucioneve e bën një shoqëri të prekshme ndaj propagandës dhe nostalgjisë për sundimtarë të huaj.

Pasi “shqiptarët mysliman” konsideroheshin turq, kur “fqinjt” i dëbonin shqiptarët, “i dëbonin si turq!”

Shqiptarët muslimanë,konsideroheshin turq!Kur erdhi koha për ta dëbue Perandorinë osmane nga Evropa,u erdhi koha edhe gllabruesvëve të tokave shqiptare të cilët nën arsyetimin fatal (të rremë) se po dëbonin turqit,dëbuan shqiptarët dhe ua morën tokat e tyne.
Kjo histori fatale për shqiptarët vazhdoi edhe pas Luftës së dytë botënore.Kujtojmë shpërnguljet e mëdha të shqiptarëve për në Turqi nga jugosllavia komuniste pas marrëveshjeve në mes të këtyne dy vendeve.
Një pjesë e mirë e këtyne shqiptarëve të “rinj” që t’nxjerrin sytë për sulltanin ,gjithnjë e ma shumë po veprojnë dhe po ndjehen ma afër asaj bote.Dhe tutna që ka mundësi të vijë një kohë kur shqiptarët sërish të konsiderohen si “turq” të cilët “meritojnë” ndëshkimin dhe dëbimin përtej nga territori Evropian!
Çdo gja monitorohet dhe sjellja jonë do të shfrytëzohet nga armiqtë në një moment të caktuem.