
Blerim Nika reagon ndaj keqërdorimit islamik të varrimit të një polici
Nëse vazhdohet me “kësi imamësh”, siguria kombëtare e Kosovës nuk do të rrezikohet nga jashtë, por do të shkatërrohet nga brenda
Organizata Shqiptaria kërkon protokoll të detyrueshëm shtetëror për varrimet e zyrtarëve të Republikës së Kosovës
Bregu i Kishës në Studenicë – Bazilika e lashtë që rikthen kujtesën dhe besimin






Një letër e Aurel Dasaretit shkruar “me nxitim për pasurinë e miut të kanalizimeve”
Aurel Dasareti, ekspert i çështjeve pskologjike – ushtarake nga SHBA
- Një letër e Aurel Dasaretit shkuar “me nxitim për pasurinë e miut të kanalizimeve”, pa diplomaci, sikur një vëlla të fliste me një vëlla ose motër
Pas çdo pasurie që miu i kanalizimeve ka, fshihet një krim i rëndë
Të dashur bashkëkombës, ju që e doni Kombin dhe Shqipërinë! Ai qen bir qeni i gërditshëm, kryekrimineli i pistë e i gjithë-anshëm që shet dhe shpopullon nënën Shqipëri nga shqiptarët rrënjës/autokton, Shqipërinë e gjithë shqiptarëve, ka deklaruar publikisht se nuk frikësohet nga protestat e organizuara para Kryeministrisë dhe nuk është absolutisht i interesuar – nuk ka ndërmend të jap dorëheqjen.
Ai psikopati i rrezikshëm që e ka shitur Shqipërinë, ka konsideruar akuzat politike si slogane dhe ka theksuar se do të vijojë detyrën, duke ironizuar rezistencën e demonstruesve me shprehje si “ikën mbrëmja vjen mëngjesi, por unë këtu jam”.
Pikëpamja se pasojat dhe përdorimi i forcës janë e vetmja gjë e dobishme kundër shkelësve të përsëritur dhe kriminelëve të regjur mbahet fuqimisht nga shumë njerëz dhe përbën një pjesë të madhe të bazës së politikës tradicionale të drejtësisë – në të gjithë rruzullin tokësor. Po në Shqipëri?!!!
Pse nuk ikën kryekrimineli që, në bashkëpunim me armiqtë e huaj, po punon që ne, shqiptarët, të mos ekzistojmë më? Ai është tradhtar – kriminel sepse njerëzit (populli im) nuk i përgjigjen me “gjuhën” që ai e kupton, forcën, shtrëngim – kapeni për zverku dhe hidheni direkt në tualet atë pis milet.
PS: Kur isha i vogël gjyshi im më thoshte: “Frika ruan vreshtin”. Kjo shprehje nënkupton se përveç tjerash disiplina, zbatimi i rregullave dhe respektimi i ligjit shpesh herë ndodhin për shkak të pasojave dhe frikës nga ndëshkimi, e jo domosdoshmërisht nga ndërgjegjësimi i lartë i popullatës përkatëse.
Kur ai qen bir qeni leh me një gënjeshtër, i vjedh popullit të drejtën për të vërtetën. Kur i mashtron, i vjedh popullit të drejtën për drejtësi.
Për gati 20 vjet, kjo bishë e ndyrë ka shfrytëzuar popullin tim, i cili flinte pa ndërprerje. Prandaj, ai qen bir qeni përfundimisht i ka thënë vetes: “Unë besoj se krimi ia vlen”. Dhe i njëjti vazhdon me krimin sepse nuk ka frikë se populli që vetëm demonstron por nuk vepron me gjuhën që kryekrimineli kupton do ta ndëshkojë.
Victor Davis Hanson: Mamdani është racisti i vërtetë që helmon SHBA-në
Mamdani u emërua si kryetar bashkie nga Bernie Sanders, së bashku me bashkëshorten e Mamdanit, Rama Duwaji. Mamdani dha betimin mbi Kuran, duke u bërë kështu kryetari i parë i New York City që e bëri këtë. Ai përdori dy kopje të librit: të gjyshit të tij dhe të Arturo Alfonso Schomburg. Foto: Wikimedia/Mirëmbajtja e Kryetarit të New York City.
Tove Elisabeth Rooney / Document.no
Victor Davis Hanson: Mamdani është i vërteti racist që po ndot këtë vend
Më poshtë vijon një përkthim në shqip i monologut të Victor Davis Hanson në YouTube për The Daily Signal. Përkthyer me inteligjencë artificiale dhe vetëm i shqyrtuar në mënyrë të kufizuar.
Përshëndetje, ky është Victor Davis Hanson për The Daily Signal.
Më 3 korrik, kryetari i New York-ut, Zoran Mamdani mbajti një fjalim. Nuk e di pse kryetari duket se mendon se po flet në emër të gjithë kombit, por ai dëshironte të mbante një fjalim më 4 korrik për të gjithë vendin.
Nuk ishte një fjalim, ishte një përballje e fuqishme [me SHBA-të].
Nëse do ta përmbledhja mesazhin e tij, në thelb ishte se SHBA-të udhëhiqen nga racistë të bardhë, dhe se gjatë historisë ata kanë trajtuar gjithë të tjerët në mënyrë të padrejtë, përveç vetes së tyre. Ai përfshiu njerëz të cilët, në fjalët e tij: «të tjerët prej nesh». Ai e vendosi veten në grupin e njerëzve që thuhej se kishin duar të forta, bënin punën, por kurrë nuk paguheshin drejtë ose gjithmonë tërhiqnin më të shkurtin e shortit në një Amerikë raciste dhe të padrejtë.
Ai gjithashtu tha se privilegjet bazoheshin në të pasuritë, ngjyrën e duhur të lëkurës dhe theksin e duhur. Përsëri, ai e përfshiu veten, sikur të kishte qenë një viktimë.
Janë dy gjëra që të gjithë duhet t’i mbajnë mend për Mamdani.
Së pari, ai është shumë, shumë i pasur.
Së dyti, ai është shumë privilegjuar.
Dhe ai është shumë racist.
Le të shpjegoj.
Mamdani vjen nga një përqind e emigrantëve, ata që ai vetë, me terma marksiste, do t’i kishte quajtur «kolonialistë të vendosur», të cilët shkruheshin në Ugandë për t’u pasuruar. Sot ata përbëjnë vetëm rreth 60–70,000 njerëz në një vend me miliona banorë, por kontrollojnë rreth 60 përqind të PBB-së së vendit.
Ai erdhi nga Uganda në SHBA.
Babai i tij është profesor me një profesurë të emëruar në Columbia University dhe fiton shumë mirë. Nëna e tij është kineaste e mbështetur nga shteti dhe shumë e suksesshme. Të dy, ashtu si djali Mamdani, kanë shprehur qëndrime antiamerikane, edhe pse erdhën këtu si emigrantë dhe kërkuan që vendi pritës t’i pranojë. Diçka që ne bëmë.
Nëna e tij gjithashtu ka marrë miliona dollarë nga donatorë liberalë që kanë financuar një pjesë të madhe të veprimtarisë së saj.
Sa i përket racës, pak kush ka treguar më shumë mungesë ndjeshmërie racore se sa Zoran Mamdani.
Le të shpjegoj.
Ai tha se donte të hynte në lagje më të pasura dhe të bardha dhe t’i taksonte më shumë. Nëse ai me të vërtetë dëshiron të taksonte lagje më të pasura, nuk e di saktësisht se çfarë nënkupton me “taksi”. Por pse duhej të thoshte “të bardha”?
Nëse ai mendon se të gjithë njerëzit e pasur janë të bardhë, ai gabon.
Grupi më i madh i të varfërve në SHBA janë të bardhë.
Grupi më i pasur etnik është vetë grupi i Zoran Mamdanis, indianë-amerikanë. Ata kanë të ardhurat më të larta si për person ashtu edhe për familje.
Nëse ai nuk do të ishte racist, mund të kishte thënë thjesht: “Ne do të hyjmë në lagje më të pasura.” Ose nëse donte të fliste për pasurinë dhe racën në të njëjtën kohë dhe të ishte i sinqertë, mund të kishte thënë: “Ne do të shohim në zonat më të pasura indianë-amerikane, si ambienti im, që është më i pasuri në SHBA.”
Por natyrisht që ai nuk do ta bënte këtë.
Ai gjithashtu ka përmendur AIPAC, një organizatë interesi e hebrenjve, si “monstra”. Nuk thotë të njëjtën gjë për CAIR, ndonjë organizatë myslimane apo ndonjë grup tjetër. Vetëm hebrenjtë janë “monstra”.
Personi që ai dëshironte si komisioner për banesat – ai që do të kishte përgjegjësinë për të gjithë menaxhimin e banesave publike në New York me mijëra apartamente – ka thënë se tregu i banesave është një armë për dominimin e bardhë.
Unë nuk e di se çfarë do të thotë kjo.
Qartë ajo mendohet se shumë njerëz të bardhë kanë kursyer para, kanë paguar kapitalin fillestar dhe paguajnë kredi të banesës në kohë dhe plotësisht. Prandaj, supozohet se ata ushtrojnë dominim të bardhë.
Unë nuk e di se çfarë do të thotë me këtë.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk dëshiron të shohë më shumë të bardhë në platformat politike apo në poste publike. Me fjalë të tjera, ai dëshiron të vendosë se kush duhet të qeverisë New York-un bazuar në ngjyrën e lëkurës së tyre.
Mos harro që kjo vjen nga një njeri që na jepte leksione për nuancat e ndryshme të ngjyrës së lëkurës së njerëzve.
Ai kishte gjithashtu një përgjegjëse për emërime – ajo ka një emër të gjatë, por unë e shkurtova në Carolyn Dacosta.
Ajo ka thënë disa herë se të bardhët duhet të mposhten.
Mendo sikur një kryetar tjetër i bashkisë të kishte thënë se të zinjtë duhet të mposhten, ose aziatikët duhet të mposhten, ose latinamerikanët duhet të mposhten.
Kjo është rreth asaj se sa racist njeriu me pushtet mund të bëhet.
Kjo është përgjegjësja për emërime e Mamdanit.
Ai gjithashtu i ka quajtur hebrenjtë lakmitarë.
Pastaj kemi bashkëshorten e Mamdanit.
Normalisht nuk do ta përmendja, por ajo luan një rol shumë të dukshëm politik në administratën e tij.
Pas masakrës më 7 tetor, ajo shkoi në rrjetet sociale dhe pëlqeu mbi 70 postime të ndryshme që festonin vrasjet e 1,200 hebrenjve.
Ajo gjithashtu krijoi ilustrime për një libër shumë antisemitik dhe urrejtës të shkruar nga një autor që përshkruante hebrenjtë si ghoule pa mëshirë dhe vampirë pa shpirt.
Çfarë do të thotë e gjithë kjo?
Kjo do të thotë që e majta, kur mban ligjërata morale për Amerikën, zakonisht e projeksionon vetë mëkatet e saj – ashtu siç bën Mamdani.
Ai flet për faktin që Amerika është raciste, ndërkohë që gjatë gjashtë muajve të parë në detyrë ka shfaqur më shumë qëndrime raciste se çdo kryetar qyteti tjetër në historinë e New York-ut.
Dhe kur flasin për njerëzit që keqpërdoren nga një sistem kapitalist dhe i padrejtë, shpesh janë vetë të pasur dhe të privilegjuar.
Familja Mamdani janë miliarderë.
Ishte miliarderë në Ugandë, dhe kur erdhën këtu, u bënë edhe më të pasur.
Pra, kur këta socialiste të rinj demokratë fillojnë të na japin leksione për racën ose pasurinë, kthehu dhe shiko në sfondin e tyre.
Çfarë do të gjejmë?
Se ata vetë janë racistë.
Dhe se janë shumë të pasur.
Faleminderit shumë.
Unë jam Victor Davis Hanson për The Daily Signal.
Victor Davis Hanson: Mamdani er den virkelige rasisten som forgifter USA
Pusho i qetë, Avdi Shala!
Portreti politik e diplomatik i Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Nail Draga, Ulqin
Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit, Fast Track Albania, Tiranë, 2018
Në gamën e gjerë të studimeve dhe botimeve të veçanta që kanë të bëjnë me personalitetin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i shtohet edhe një libër interesant shkruar nga Virgjil Kule, me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Kryqtari i Fundit”, Fast Track Albania, Tiranë, 2018. Kemi të bëjmë me botimin e dytë sepse botimi i parë nga OMBRA-GVG, është botuar në vitin 2011. Kemi të bëjmë me një libër të veçantë si për nga konceptimi, përmbajtja dhe rrefimi kushtuar veprimtarisë politike e diplomatike të Heroit Kombëtar si askush deri më sot nga një autor shqiptar
Në këtë botim autori trajton çështje të jetës dhe veprimtarisë së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke u përqendruar në aspektet më të rëndësishme të karrierës së tij: nga dalja e tij në skenën politike, deri tek organizimi i qëndresës shqiptare kundër osmaneve, si dhe lidhjet me fuqitë evropiane të kohës. Nuk ka dilemë se ky studim përpiqet të ofrojë një pasqyrë të Skënderbeut për krijimin e një shteti shqiptar të pavarur, ku në sajë të literaturës së konsultuar por edhe të dokumenteve të prezantuara del qartë roli i Skënderbeut në koalicionin e madh ushtarak (kryqëzatë) të Europës Perëndimore kundër dyndjes osmane në shekullin e XV. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse Skënderbeu për një çerek shekulli ishte mburojë e Europës nga invazioni i Perandorisë Osmane. Me angazhimin politik, diplomatik e ushtarak Skënderbeu e dëshmoj në praktikë mbrojtjën e civilizimit shqiptar, që ishte identik me ate europian.
Kur analizohet roli dhe kontributi i Skënderbeut në shek.XV, duhet cekur se në këtë periudhë kohore ishin arbërit përkatësisht Arbëria e cila ka sakrifikuar shumë në mbrojtje të identitetit për të mbijetuar të lirë në trojet autoktone. Por, një sfidë e tillë nuk ka qenë e lehtë, ku Skënderbeu me mjeshtri politike e diplomatike sfidoi rrethanat e kohës.
Ditari diplomatik
Nga momenti i kthimit të Skënderbeut dhe vendosja e pushtetit në Krujë me 28 nëntor 1943 e deri sa vdiq me 17 janar 1468, autori na ofron të dhëna me interes, jo vetëm vit pas viti, por muaji duke na ofruar një ditar diplomatik si askush deri me tash. Pikërisht një qasje e tillë i mundëson lexuesit për të ndjekur evoluimin e ngjarjeve dhe për të kuptuar më mirë portretin e Skënderbeut në shumë aspekte, ku në rastin konkret parësore janë veprimtaria politike e diplomatike, duke mos anashkaluar as ate ushtarake. Sepse sipas autorit, Skënderbeu nuk ishte thjesht një luftëtar i zakonshëm, por një mendimtar dhe kryqtari i fundit që përfaqësonte Evropën në luftën kundër Perandorisë Osmane.
Aleancat për mbijetesë
Në rrethana të tilla shoqërore e në veçanti ushtarake Skënderbeu krahas Frontit Verior të Danubit, ai krojoi Frontin e Dytë në Ballkanin Perëndimor, duke i bërë pengesë depertimit të turqëve në këtë pjesë të Europës Juglindore. Ndonëse shqiptarët për nga numri ishin të pakët, por në sajë të Skënderbeut kanë luajtur një rol të rëndësishëm, në mbrojtje të vlerave evropiane. Një veprim i tillë ka kushtëzuar fillimisht arritjen e bashkimit të principatare të shqiptarëve, që është realizuar me 2 mars 1444 , që njihet me emrin Besëlidhja e Lezhës, ndërsa me pas ka pasur edhe aleancë me të tjerët ku kanë dominuar ata nga vendet italike, si Venediku, Mbretëria e Napolit, Papa i Romës, Hungaria etj.
Mjeshtër i diplomacisë
Në sajë të moshës dhe të përvojës në rrethana të reja shoqërore është për t´u vlerësuar mjeshtria e Skënderbeut i cili është veçuar me diplomaci duke shfrytëzuar situatat konfliktuale sidomos ato ndëritalike, për të siguruar paqë dhe stabilitet politik jo vetëm në Arbëri por edhe me gjerë në regjion.
Duke lexuar këtë studim del qartë se Skënderbeu nuk ishte faktor periferik në luftën kundër Perandorisë Osmane, por e kundërta, me peshë të madhe, sepse duke mbrojtur Arbërinë, ai mbronte edhe të tjerët, që është dëshmuar në praktikë me aleancat e ndryshme si dhe ndihmat jo vetëm ushtarake.
Nuk ka dilemë se një veprim i tillë mund të realizohej në praktikë nga një burrë shteti i cili me mjeshtri ka shfrytëzuar potencialin politik dhe ushtarak të kryqëzatës, për të krijuar shtetin shqiptar në trajtë mbretërie, nën dinastinë e Kastriotëve. Ky mision, krahas gjenialitetit ushtarak, lypte edhe një talent të jashtëzakonshëm për jurisprudencë dhe diplomaci, të cilat lexuesve iu ofrohen nga autori i këtij botimi, i cili me të drejtë quhet ditar diplomatik.
Kontribut studimeve historike
Nga ajo që u tha më lartë libri „Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqtari i Fundit“ nga Virgjl Kule, paraqet kontribut me vlerë në studimet historike kushtuar Heroit tonë Kombëtar. Autori me kompetencë profesionale ka trajtuar çështjet historike të mesjetës shqiptare duke ofruar të dhëna me interes për opinionin e gjerë shkencorë e kulturor.
Kryesisht kemi të bëjmë me aspektet politike e diplomatike të Skënderbeut, që deri më tash nuk janë trajtuar në këtë formë, nga asnjë autor shqiptar. Për përgatitjen e këtij botimi autori krahas literaturës historike ka shfrytëzuar edhe dokumente arkivore, duke i komentuar varësisht prej ngjarjeve të kohës, ndërsa gjuha e stili i shkrimit dëshmojnë qasjen intelektuale të autorit.
Libri me të drejtë quhet ditar diplomatik, sepse lënda trajtohet në diakroni e sinkroni sipas vitëve përkatëse(1443-1467), madje edhe sipas muajve e javëve duke ofruar të dhëna me interes me përmasa shoqërore e historike për Arbërinë si asnjë botim deri më tash. Në këtë botim prezantohen fakte dhe analiza historike që hedhin dritë mbi shumë aspekte të jetës së Skënderbeut që më së shumti nuk kanë qenë të njohura për opinionin e gjerë.
Sfidanti i kohës
Vetëm pas leximit të këtij libri çdo kush do ta ketë të qartë se në çfarë rrethanash është përballuar Skënderbeu i cili me mjeshtri ia arriti të përballojë sfidat, për një çerek shekulli, ndaj perandorisë më të madhe të kohës.
Autori e përshkruan Skënderbeun si një individ të zgjuar, të aftë dhe me një vizion të qartë për të ardhmen e vendit të tij dhe Evropës. Autori e prezanton atë jo vetëm si një hero kombëtar, por edhe si një figurë komplekse dhe ndërkombëtare me ndikim të madh në fatin e kontinentit.
Duke lexuar këtë libër, lexuesi ka mundësi të kuptoj rrethanat gjeopolitike në regjion, ku Skënderbeu ndonëse i vetëm dhe pa përvojë shtetërore me mjeshtri diplomatike arriti të bashkëpunojë me aleatët duke e bërë Arbërinë të pamposhtur për një çerek shekulli kundër Perandorisë Osmane.
Një përmasë e veçantë e diplomacisë së Skënderbeut është çështja e krushqisë me personalitete të njohura familjare, dukuri që ishte njohur jo vetëm në mesjetë. Një veprim i tillë nuk ka dilemë se e kishte të imponuar për të stabilizuar pushtetin dhe forcuar raportet me principatat e kohës. Iu mbetet studiuesve që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitt sepse deri me tash vetëm sa janë cekur si raste e jo ndonjë hulumtim i veçantë sociologjik.
Ndërsa titulli “Kryqtari i fundit” nuk është i rastësishëm sepse Gjergj Kastrioti Skënderbeu luajti rol të rëndësishëm në luftën kundër osmanëve, duke e shndërruar atë në një simbol të rezistencës evropiane ndaj Perandorisë Osmane. Skënderbeu është parë shpesh si një kryqtar i fundit, duke qenë një nga të fundit prijës të krishterë që ndërmori luftëra të hapura kundër pushtimeve osmane në Ballkan. Kjo e ka ngritur atë në një figurë epike të historisë shqiptare dhe evropiane.
Përfundim
Dhe në fund cekim se libri nga gazetari, publicisti dhe studiuesi Virgjil Kule është si rezultat i një pune serioze disavjeçare plot pasion e profesionalizëm është i mirëseardhur për të gjithë lexuesit e pasionuar ndaj botimeve historike e në veçanti për personalitetin e Heroit Kombëtar, sepse plotëson njohurit në aspektin politik e diplomatik.
Nga të dhënat e ofruara në këtë studim del qartë se politika dhe diplomacia e Skënderbeut ka qenë dhunti e veçantë duke qenë model për kohën e më pas, por fatkeqësisht e panjohur sa duhet deri në ditët tona.
Ndërsa në sajë të çështjeve të trajtuara ky botim duhet të jetë i obligueshëm jo vetëm për studentët e historisë, e sidomos për ata që sociologjinë politike e kanë si përcaktim profesional, sepse kemi të bëjmë me studimin me te veçantë në botimet e deritashme albanologjike.
(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Shkodër, me 13 qershor 2026)
Dr. Mustafë Loxha – mjeku që i shërbeu jetës dhe atdheut

Adem Lushaj, Deçan
Ka njerëz që e ushtrojnë profesionin e tyre me përkushtim, por ka edhe të tillë që me jetën dhe veprën e tyre bëhen simbol i humanizmit, profesionalizmit dhe atdhedashurisë. Një ndër këto personalitete është specialisti i njohur i pulmologjisë, Dr. Mustafë Loxha, mjek, humanist dhe veprimtar i përkushtuar në shërbim të popullit.
I lindur në Pejë dhe i rritur në Junik, Dr. Loxha u formua me vlerat e punës, ndershmërisë dhe dashurisë për vendlindjen. Për këtë arsye ai njihet dhe respektohet si një nga figurat më të çmuara të Junikut, duke gëzuar vlerësimin e pacientëve, kolegëve dhe bashkëqytetarëve.
Gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur Kosova përballej me represionin e regjimit serb dhe sistemi paralel shëndetësor shqiptar ishte bërë shpresa e vetme për mijëra qytetarë, Dr. Mustafë Loxha ishte ndër organizatorët dhe shtyllat kryesore të këtij sistemi. Ai u qëndroi pranë pacientëve në rrethana jashtëzakonisht të vështira, duke dëshmuar se mjekësia është mbi të gjitha një mision human.

Kontributi i tij mori një dimension edhe më të madh gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Kur vendi kishte nevojë për bijtë e tij, Dr. Loxha iu përgjigj thirrjes me përgjegjësi dhe guxim, duke u vënë në shërbim të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në veçanti, në Betejën heroike të Koshares, ai ofroi ndihmë mjekësore në kushte jashtëzakonisht të rënda, duke shpëtuar jetë dhe duke qenë burim shprese për shumë ushtarë të lirisë.
Edhe sot, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, Dr. Mustafë Loxha vazhdon t’u shërbejë pacientëve me të njëjtin përkushtim, profesionalizëm dhe përulësi. Ai mbetet dëshmi e gjallë se mjekësia nuk është vetëm profesion, por një mision i shenjtë në shërbim të jetës dhe të njeriut.

Jeta dhe vepra e Dr. Mustafë Loxhës përfaqësojnë një model të rrallë të mjekut që i shërbeu njëkohësisht pacientit dhe atdheut. Përmes punës, sakrificës dhe humanizmit të tij, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetësinë shqiptare dhe në historinë më të re të Kosovës.

Personalitete si Dr. Mustafë Loxha janë pasuria më e madhe e një kombi. Ata nuk ndërtojnë vetëm karrierë profesionale, por edhe trashëgimi morale, duke frymëzuar brezat që ta duan profesionin, njeriun dhe atdheun me të njëjtin idealizëm që i ka udhëhequr gjatë gjithë jetës.
Dialogu Strategjik SHBA–Serbi dhe alarmi gjeopolitik për Kosovën
Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Mihajlo Gjuriq me sekretarin shtetëror të SHBA-ve Marko Rubio. (fotografija nga gushti 2025 në Vashington) . Foto: Mark Schiefelbein

Që në fillim duhet kuptuar se legjitimiteti i një vendi apo i një shteti në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos në Ballkanin Perëndimor pas vitit 1999, kur konsiderohet edhe zeniti i globalistëve (lexo: Amerikës), nuk përcaktohet e as nuk “mirëmbahet” detyrimisht vetëm nga narrativa e mëhershme e aleancave dhe miqësive të bazuara në sintagmën e humanizmit (siç ishte rasti i Kosovës), por sidomos nga aftësia e qeverive për të institucionalizuar dhe materializuar marrëdhëniet strategjike e gjeopolitike me qendrat e Washingtonit dhe Brukselit.
Këtu asgjë të re nuk po themi, vetëm se po konstatojmë një realitet të ri, i cili daton qysh me rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989, kur de facto dhe de jure kolapsoi komunizmi, edhe si sistem, edhe si ideologji e botëkuptim i raporteve midis shteteve dhe superfuqive.
Tani, nëse i kthehemi kohës sonë dhe këtë analizë sociologjike e konceptualizojmë nga iniciativa apo procedura e “Dialogut Strategjik”, që Amerika, apo thënë ndryshe Administrata aktuale e Donald Trumpit, po ua ofron vendeve të Ballkanit, duhet të themi se gjithë kjo narrativë nuk është vetëm një procedurë e thjeshtë diplomatike, por në thelb është edhe një ambicie e re e Amerikës për ta rikapitalizuar krejt “arkitekturën” e kapitalit të vet politik në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.
Dhe, kur jemi te “arkitektura” e kapitalit politik, politikanët e kësaj hapësire gjeopolitike dhe gjeostrategjike, për administratën e tanishme, konsiderohen si “adresë” e duhur për një riformatim më utilitar në funksion të interesave amerikane. Në këtë “adresë”, padyshim që po provohet që Serbisë t’i ofrohet një shans apo një “deal” i ri përmes një marrëveshjeje tregtare, derisa Evropa (Brukseli) po kërkon reforma. Dhe pikërisht kjo divergjencë mes Evropës dhe Amerikës do të dëshmojë se administrata e Donald Trumpit është duke bërë një gabim të madh strategjik, duke insistuar vetëm në stabilitet dhe biznes për kompanitë transnacionale (KTN-të), e duke anashkaluar demokratizimin e një shteti si Serbia, që ishte shkaktare e pesë luftërave në Ballkan. Themi qëllimisht “gabim strategjik”, edhe për shkak se Serbia, pa ua kthyer legjitimitetin demokratik qytetarëve të helmuar ende me dozën e nacionalizmit, nuk mund ta zgjidhë as normalizimin e raporteve me Kosovën e as me Evropën.
Por të shohim cili është qëllimi i Dialogut Strategjik me Serbinë, që administrata e Trumpit po tenton ta shndërrojë, në gjykimin tim, më shumë në një instrument biznesor politik e gjeostrategjik, e më pak si instrument demokratik. Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dihet shumë qartë se dialogu strategjik nuk ndërtohet me çdo shtet dhe me çdo kusht, por ky me Serbinë dëshmon haptazi se synon ta bëjë atë një lojtar kyç në Ballkan, pavarësisht mospajtimeve për Kosovën ose lidhjeve të Serbisë me Rusinë dhe Kinën.
Nëse është kështu, atëherë Serbia, me politikën e saj të “neutralitetit” apo të uljes në “disa karrige” (Washington, Bruksel, Pekin dhe Moskë), po e kapitalizon mjeshtërisht orientimin e saj. Dhe, si e tillë, ajo po synon ta realizojë ëndrrën e saj të kahmotshme që të shndërrohet në një aktor të domosdoshëm, jo domosdoshmërisht në një aleat të pakushtëzuar.
Pyetja milionëshe që tani ka nevojë të zbërthehet është: Nëse Serbia e nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, ndërsa Dialogu Strategjik SHBA–Kosovë mbetet i pezulluar, çfarë mund ta presë rajonin me një kontrast të tillë politik? Kjo nuk do të thotë që SHBA-ja domosdoshmërisht duhet ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës, e as që Serbia të heqë dorë nga rikthimi i Kosovës në “Botën Serbe” apo në Serbinë e Madhe.
Megjithatë, ky qëndrim hipotetik i SHBA-së, pa asnjë dyshim, në planin diplomatik do të krijojë perceptimin se Serbia është duke fituar një kanal të ri, deri më tani të munguar, të ndikimit institucional në Washington, falë narrativës se nuk është më “faktori problematik” i Ballkanit, por një partner i domosdoshëm për stabilitetin rajonal. Ani pse, në këtë narrativë nuk duhet harruar asnjëherë se temat e pazgjidhura, si ajo e abstenimit për t’i vënë Rusisë sanksione, pastaj ajo e mosnjohjes së Kosovës dhe marrëdhëniet e ngushta me Moskën, nuk do të kapërdihen aq lehtë.
Ndërkaq, kur është në pyetje Kosova, për qeverinë aktuale sfida e vetme nuk është vetëm ruajtja e mbështetjes amerikane, por edhe institucionalizimi i saj përmes mirëmbajtjes së kontakteve diplomatike dhe ofertave joshëse për administratën e Trumpit, e cila, siç duket, është shumë më pragmatike dhe praktike kur janë në pyetje interesat e saj ekonomike. Qeveria jonë duhet ta kuptojë se, në turbodiplomacinë e sotme, nuk mjaftojnë vetëm marrëdhëniet dhe relacionet historike që u trashëguan nga viti 1999 dhe gjatë gjithë periudhës së shtetndërtimit e instalimit të demokracisë, por duhet të fokusohet në funksionimin e mekanizmave të rregullt të konsultimit dhe bashkëpunimit.
Dhe, nëse Kosova nuk arrin ta krijojë dhe ta mirëmbajë një mekanizëm të tillë, imediat e do të shtoja edhe ekzistencial për shtetësinë e saj, atëherë diferenca nuk mbetet vetëm në suazat e simbolikës, por praktikisht shndërrohet në mundësi për dialog, për koordinim dhe për ndikim diplomatik.
Kur jemi këtu, duhet përkujtuar se, pas Luftës së Dytë Botërore, diplomatët dhe mediat amerikane pushuan së trajtuari problematikën e interesave të rivalëve të tyre politikë dhe ideologjikë. Pikërisht ky lloj “shkurorëzimi” nga një qasje e tillë bëri që Amerika, bashkë me aleatët e saj evropianë, ta fusë Ukrainën në luftë, të cilën sot Trumpi po e identifikon si fajtore pse nuk po pranon koncesione. Duket se e njëjta logjikë “territor për paqe”, sikurse në rastin e Ukrainës, do ta presë edhe Kosovën, ku sërish evropianët do të neglizhohen në vendimmarrjen eventuale që do të “gatuhet” (ashtu siç kanë bërë gjithmonë historikisht) nga administrata aktuale amerikane.
Zaten, duket se themelet për një zgjidhje të tillë (“ndarje për njohje”), të dhimbshme pa dyshim për ne, i ka hedhur qysh moti lobisti aktiv i Serbisë, Richard Grenell. Problemi i vetëm mbetet se cila qeveri kosovare do ta shprehë gatishmërinë më të madhe për këtë koncesion të radhës. Mirëpo, fakti që ka rezerva (sidomos nga kampi opozitar), mungesë gatishmërie, madje edhe një lloj heshtjeje “mortore” (nga ish-qeveritarët), flet shumë për barrën dhe përgjegjësinë e madhe që i kanë subjektet tona politike.

Ngase jemi dëshmitarë historikë, si komb dhe si dy shtete, se në Ballkanin e pasluftës legjitimiteti ndërkombëtar nuk përcaktohet e as nuk dëshmohet më vetëm nga historia e aleancave nostalgjike e folkloristike, por ekskluzivisht nga aftësia e shteteve për ta institucionalizuar lobimin dhe marrëdhëniet strategjike me qendrat kryesore të vendimmarrjes globale, sikurse është ende Washingtoni.




