Kreu Blog Faqe 834

A do ta mbrojë NATO Kosovën!?

3

Florim Zeqa  

NATO është duke e përforcuar KFOR-in me ushtarë dhe artileri të rëndë ushtarake. Në anën tjetër edhe Serbia është duke pozicionuar forca të mëdha ushtarake përreth kufirit me Kosovën! Këto zhvillime paraqesin rrezikun e lartë të një luftë të re në Kosovë! Askush nuk mund ta thotë me saktësi, se a do të jetë kjo luftë e përmasave ballkanike apo fillimi i luftës së tretë botërore!?

Hyrja e NATO-s në Kosovë pas marrëveshjes me gjeneralët e Serbisë

Më fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në 24 marsin 1999, i cili zgjati 78 ditë e netë, filluan edhe masakrat më të mëdha të policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serb ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë gjithandej Kosovës.

Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s u dëbuan rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjithandej shteteve evro-perëndimore e deri në Amerikë dhe Zelandë të Re.

Ky dëbim i popullatës shqiptare ishte i planifikuar nga Serbia dhe ndodhi para syve të mbarë botës demokratike. Kësisoji, brenda 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s u dëbuan nga shtëpitë e tyre më shumë se gjysma e popullatës së Kosovës. U boshatisen shumë fshatra dhe vendbanime, u dogjën më qindra shqiptarë nëpër shtëpitë e tyre, të cilat u shkatërruan në themel.

Edhe përkundër bombardimeve 78 ditëshe të NATO ndaj caqeve serbe, hyrja e forcave paqeruajtëse të NATO-s ndodhi vetëm pas marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës mes gjeneralëve të NATO-s dhe gjeneralëve të Serbisë!

Edhe pas asaj marrëveshje të 25 viteve më parë, situata është kjo; çizmen e ushtrisë serbe e zavendëzuan çizmet e dhjetra shteteve të NATO-s, ne e rishpallën pavarësinë e shtetit dhe fituam njohjen ndërkombëtare të shtetit, kurse synimet dhe aspiratat serbe mbeten të njëjta për ripushtimin e Kosovës.

Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë 

Si pasojë e agresionit politik të Serbisë në njërën anë dhe mungesës së diplomacisë aktive të shtetarëve tonë, sot Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që ndodhet nën sanksione ekonomike të BE-së dhe SHBA-së!

Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë, njëri pas tjetrit e ndihmuan politikën hegjemoniste të Serbisë me amnestimin e kriminelëve serb të luftës, me decentralizimin etnik dhe enklavizimin e Kosovës, me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe, me themelimin e Gjykatës Speciale, me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të vendit, me rritjen sipërvaqësore dhe fuqizimin e Kishave dhe Manastireve serbe gjithandej Kosovës, duke e kthyer minoritetin serb në minoritetin më të privilegjuar në botë.

Aq shërbime të mira i ka bërë politika kosovare shtetit serb, saqë, fare lehtë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, që disa prej liderëve shtetëror të Kosovës së pasluftës të shpërbledhen dhe të dekorohen nga shteti i Serbisë me ‘Medalje të Artë” për veprime antikombëtare dhe antishtetërore ndaj shtetit të Kosovës.

Lufta po na troket të dera, partitë tona politike vrapojnë pas pushtetit

Për dallim nga Millosheviqi, pasuesi i tij, Aleksandër Vuqçiq është duke e ruajtur balancin politik mes SHBA-ve dhe Rusisë, duke investuar në rikthimin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Pra, regjimi aktual në Serbi, ndryshe nga Millosheviqi, me mençuri është duke e shmangur përballjen e drejtëpërdrejtë me komunitetin ndërkombëtar duke i fajësuar shqiptarët për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe për prishje të stabilitetit politik në Ballkan, gjë të cilën po e ritheksojnë edhe liderët e shteteve evro-perëndimore!

Përderisa NATO e ka ngritur alarmin e kuq për rrezikun e sulmeve të ushtrisë serbe ndaj Kosovës, partitë tona politike ende bëjnë fushatë parazgjedhore për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit në pragë të një lufte me përmasa shkatërrimtare!

Andaj, bazuar në politikën e jashtme disfatiste të Kosovës dhe ftohjen e raporteve të lidershipit aktual me SHBA-të, shtrohet pyetja sa logjike po aq hipotetike, “A do ta mbrojë NATO Kosovën në rast të një sulmi eventual të Serbisë” dhe pyetja e fundit, “A e meritojmë ne shqiptarët mbrojtjen nga NATO, kur ne nuk e duam dhe e trajtojmë shtetin tonë si plaçkë lufte vetëm për pushtet dhe pasurim personal!?

Si përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura, përpara më doli thënja e të madhit dhe të pavdekshmit, Akademik, Mark Krasniqi, po citoj: “Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët”, duke aluduar në intervenimin ushtarak të aleancës më të madhe ushtarake në botë.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë po keqpërdoret, njofton Nisma e Deçanit për Zvicër

4

Kumtesë për media e Nismës së Deçanit nga Zvicra

  • Regjistrimi i Popullsisë në Kosovë po keqpërdoret .

Apelojme tek institucionet ndërkombëtare, SHBA dhe BE, që të zhvillojnë tyrsni te institucionet shtetërore të Kosovës, që procesi i Regjistrimit të Popullesisë të përsëritet, për shkak të parregullësive dhe ndërhyrjeve në këtë proçes, që ka për qëllim prodhimin jo të sakt të rezultateve, posaçërisht te pasqyrat e përkatësisë fetare.

Cyrih, 14 Prill 2024



Komisionet e regjistrimit të popullsisë, të formuara nga Institucionet e shtetit te Kosovës, siç raportohet në rrjetet sociale, janë shndërruar në mekanizëm për prodhimin e myslimanëve artificial në Kosovë!

Burime të caktuara në rrjetet sociale, njoftojnë se një pjesë e madhe e komisionerëve të regjistrimit të popullsisë, në mënyrë sugjestive, por edhe të derejtpërdrejtë, i shtyjnë njerëzit të zgjedhin si besim te tyre at’e „myslimane“!

Kjo nënkupton se në përzgjedhjen e komisionerëve, kanë patur dorë struktura brenda vendit, të interesuara për atë sikur shpesh është thënë nga pëfaqësues të BIK-ut, “95%-in e popullatës myslimane”, duke përjashtuar, ndryshuar e abstrahuar në këtë rast, të vërtetën që është ndryshe!

Për më shumë, thuhet se në shumicën e rasteve, pyetja e përzgjedhjes së konfesionit-besimit, as që u parashtrohet qetytarëve gjatë procesit të regjistrimit.

– Thjeshte besimi i tyre perzgjidhet e shënohet nga komisioneret e caktuar të regjistrimit, çka është e papranueshme.

Njëherit, ky fakt e bënë proçesin e regjistrimit tëë popullsisë juridikisht të paligjshëm, dhe realizon porositë e shërbimeve sekret serbe, i cili në këtë mënyrë realizohet përmes BIK-ut, e strukturave të caktuara që veprojnë në Kosovë që për synim e qëllim e kanë “prodhimin e muslimanëve”, në gjithe etnikumin shqiptare te ish YU dhe me gjerë.

Doktrina e shtetit serb për Kosovën, është e hereshme dhe e njohur: Sa më shumë shqiptare – “mysliman” në Kosovë, aq më lehtë luftohet kundër tyre dhe në këtë kënvështrim edhe kundër stabilizimit dhe faktorizimit të shtetit të Kosovës!

Në dritën e gjithë këtyre parregullesive, lidhur me proçesin e regjistrimit të popullsisë, “Nisma e Deçanit” mendon se është detyrë e shoqatave për të drejtat e njeriut, e individëve, e institucioneve shtetërore si dhe e mediave që të ndërrmarrin veprime demokratike, ligjore e juridike, si dhe morale, por edhe diskredituese kundër bartësve dhe keqpërdorueseve të proçesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë.

Njëkohësisht apelojmë te institucionet ndërkombëtare, SHBA dhe BE, që të bëjnë tyrsni te institucionet shtetërore të Kosovës, që proçesi i Regjistrimit të Popullësisë të përsëritet për shkak të parregullësive dhe ndërhyrjeve në këtë proces, të cilat kanë për qëllim prodhimin jo të sakt të rezultateve, posaçërisht te pasqyrat e përkatësisë fetare.

Përkujtojmë se të dhënat personale të qytetarëve të Kosovës, përbëjnë sekret shtetëror, dhe ndëhyrjet e çfarëdo natyre nga brenda apo jashtë, duhet të klasifikohen si ndërhyrje të rrezikeshme në sovranitetin dhe integritetin shtetëror të Kosovës.

Zyra per medie e Nismës së Deçanit, Zvicër

6 Maji, një ditë e Shenjtë për Shqiptarët – Festimi i Ditëlindjes së Gjergj Kastriotit

0

Basri Beka , Sekretar Organizativ i Organizates Shqiptaria

Në një komb ku historia është e ngjitur me frymën e tij, datëlindja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, shënon një moment të pashlyeshëm të bashkimit dhe krenarisë.

Në këtë 6 Maj, organizata “Shqiptaria” organizon një ngjarje madhështore për të nderuar figurën e Skënderbeut, një burrë i cili bashkoi shqiptarët nën flamurin e lirisë dhe lavdisë.

Në këtë ditë, marrim frymëzim nga veprat dhe jeta e Skënderbeut, një simbol i rezistencës dhe dinjitetit për të gjithë shqiptarët, pavarësisht feve dhe krahinave. Në këtë festë, nxisim ndjenjën e unitetit dhe respektit ndaj trashëgimisë sonë të përbashkët historike.

Për organizatën “Shqiptaria”, 6 Maji është më shumë se një ditëlindje; është një ftesë për të reflektuar mbi identitetin tonë kombëtar dhe për të festuar një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë.

Me veprimet tona, po shpërndajmë mesazhin e bashkimit dhe bashkëpunimit, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët. Në këtë ditë të veçantë ne Organizata “Shqiptaria” ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë të bukur të identitetit dhe bashkimit kombëtar.

Të gjithë bashkë, ne vazhdojmë rrugën e lavdishme të Skënderbeut, duke ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar për brezat e ardhshëm.

“Falja e Bajramit” në Tiranë, një terrorizim i një pakice që është e keqja më e madhe e popullit Shqiptar!

24
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
___
Në dukje virtuale shkaktohet keqkuptimi, sikur gjithë shqiptarët janë aty, por në fakt, janë vetëm rreth 6500 viktima (meqë nuk janë as 6000 metra katrorë hapësirë); janë mobilizuar edhe nga rrethet e Tiranës për të manifestuar një propagandim të shpifur. Që do të thotë se në Tiranë me rrethinë, me mbi NJË milionë banorë, as 1 % nuk e praktikojnë Islamin.
Por edhe kaq pak sa janë, janë tepër, sepse siç shpreheshin moti të urtit, me një lugë kos e tharb një det me tamel.
Këta e kanë filluar namazin duke recituar suren (kapitullin) e parë të Kuranit, e cila në ajetin e 7-të e ka thirrjen për urrejtje kundër jahudive…
Fatkeqësisht këto viktima të indoktrinimit islam janë rrezik potencial për terrorizëm, sidomos kur fëmijët detyrohen nga prindët të frekundojnë kurse të indoktrinimmit islam (“mejtepe”), ku ligjërojnë kryesisht hoxhë me mendësi kriminale e pedofile…
Nga zemërplasja: Allah, radhën tjetër të namazit në këtë Shesh, lësho bombë atomike, sepse këta janë e keqja më e madhe kundër Popullit shqiptar!
***
Kjo është surja që recitohet katër herë në 4 rekate të namazit të “bajramit”:
“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! (1) Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave! (2) Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! (3) Sunduesit të ditës së Gjykimit! (4) Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë! (5) Udhëzona në rrugën e drejtë! (6) Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur! (7)
[Krani, 1:1-7, shqipëruar nga Sherif Ahmeti.]
Ist möglicherweise ein Bild von eine oder mehrere Personen, Menschenmasse und Text

Irani po luan me zjarrin

0

IRANI SULMOI IZRAELIN: Izraeli u mbrojt duke rrëzuar dronët dhe raketat. Ky është sulmi i parë në shkallë të plotë ndaj Izraelit nga Irani. Foto: Amir Cohen / Reuters / NTB

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

  • Irani sulmon Izraelin me dronë dhe raketa – a do të jetë ky akt vetëm një manovër taktike?
    Strategët e Teheranit do të rrezikonin shumë nëse e përshkallëzohen shkëmbimet e zjarrit.

Për herë të parë, Republika Islamike e Iranit mbrëmë sulmoi drejtpërdrejt Izraelin. Natën e së shtunës në të gdhirë e diela, forcat e armatosura të Republikës Islamike e kanë nisur operacionin “Premtimi i vërtetë”. Sipas televizionit shtetëror iranian, ky supozohet të jetë një “ndëshkim i Izraelit për krimet e tij”.

Ka dy javë që opinioni është përmbytur me spekulime, që mund të cilësohehen si pjesë e lufëts hibride. Pritjet se si do të reagonte Irani ndaj vrasjes së oficerëve të lartë ushtarakë të Gardës Revolucionare në Damask më 1 prill ishin nga më të ndryshmet.
Skenarët më të besueshëm ishin:
1. Irani do të mjaftohej me një kundërsulm simbolik kundër një objektivi izraelit diku jashtë vendit.
2. Irani do ta urhdëronte aleatin e tij, Hezbollahun, që nga Libani ta sulmojë Izraelin dhe kështu të shmangë konfrontimin e drejtpërdrejtë.
3. Sulmi do të ishte i drejtpërdrejt.

Sulmi megjithatë ishte I drejtpërdrejtë, megjithëse dron dhe raketa janë lëshuar në drejtim të Izraelit edhe nga Jemeni e Iraku.

Sipas burimeve izraelite, janë përdorur më shumë se 300 dronë dhe raketa. Megjithatë 99 për qind e tyre u kapën dhe u eleminuan në hapësirën qiellore.

Me këtë rast u testuan shkëlqyeshëm kundërveprimi ushtarak i Izraelit dhe epërsia e sistemi ajëror të mbrojtjes “Kupolla e hekurt”.

Deri më tani, Izraeli dhe Irani kishin zhvilluar një luftë nën hije, të cilën izraelitët e kryen kryesisht me sulme ajrore në Siri ose përmes sulmeve të fshehta në Iran, ndërkaq Irani përmes satelitëve të tij – Hizbullahun nga Libani dhe organizatat e ndryshme nga Jemeni e Iraku e kishte sulmuar Izraelin. Tani kjo luftë po hyn në një fazë të re, të rrezikshme – është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Republikës Islamike ndaj Izraelit.

Megjthëkëtë është ende e paqartë nëse ky sulm do të pasohet me një valë sulmesh tjera.

Nëdrkohë gjatë orëve të para të së dielës janë shkëmbyer mesazhe kërcnimi nga palët ndërluftuese, por edhe nga mbështetësit e tyre. Siç bën të ditur “Times of India” Putini ka paralajmruar SHBA-të se “nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq, duke mos bërë asgjë”!

Trupat amerikane dhe britanike në rajon janë tashmë në gatishmëri të lartë. Sipas raportimeve të mediave arabe, disa nga dronët iranianë gjaët sulmit në fjalë janë rrëzuar nga avionët luftarakë amerikanë mbi Siri. Nëdrkaq radioja e ushtrisë izraelite raporton gjithashtu se dronët jashtë territorit izraelit tashmë janë përgjuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë përfaqësia iraniane në OKB ka raportuar në platformën X në orët e vona të të shtunës se “çështja ishte e mbyllur”. Me çka lihet të kuptohet se fjala ka qenë më shumë për një manovrim taktik të akorduar nga disa palë.
Teherani duket se shpreson që ekuilibri i parandalimit tani është rivendosur n vend dhe tutje mund të diskutohet në tavolinat e diplomacisë. Megjithatë, ky gjykim mund të jetë një llogari e gabuar, tepër e rrezikshme. Izraeli paraprakisht kishte paralajmëruar se në rast të një sulmi do të pasonte hakmarrja e ashpër. Izraelitët vështirë se do t’i përgjigjen ashpër këtij sulmi të paprecedan.
Izraeli këtë mundësi që ia ka krijuar ky sulm do ta shfrytëzojë gjithësesi për ofenzivë diplomatike. I do ët duhej që me partnerët e tij në Gjirin Persik, rajon dhe Perëndim ta vë në veprim strategjinë afatgjatë për ta pamundësuar rikthimin e ndikimin iranian në rajon – dhe për të konsoliduar pozicionin e tij.
Prandaj, në këtë rast, reagimi i Izraelit mund të jetë krejt taktik.
Megjithatë, një gjë është e qartë: që nga masakra e Hamasit më 7 tetor, Lindja e Mesme është shndërruar në një amfiteatër lufte speciale me interes jetik edhe për Putinin dhe aleatët e tij. Ai nu lë gur pa lëvizur që kjo luftë të marrë përmasa gjithëpërfshirëse në rajon, duke i krijuar ata kushte të mira për vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe pushtimin e plotë të saj.

Bota vazhdon të jetë në alarm.

Më të lumturit janë ata që nuk dinë se kanë qenë të braktisur, e që këtë e kuptojnë pasi furtuna ka kaluar

1
Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Sa herë dëgjoj këngën “The house of the rising sun” nga “The Animals” më kujtohet një periudhë tmerrsisht e vështirë e jetës time. Vuajtja e dhimbja asnjëherë nuk kanë njësi matëse apo shenjë barazie nga një njeri tek tjetri. Të gjithë i përjetojmë sfidat e jetës e goditjet shpirtërore në mënyrë krejt unike. Por kur jeta të çon të bëhesh për një periudhë të gjatë kohe prind i prindit tënd në një moshë shumë të re, besoj se kjo të ndryshon krejtësisht botëkuptimin për jetën, të ndryshon njëherësh karakterin dhe mbi të gjitha të zbret me këmbë aq poshtë në tokë sa mbërrin thellë në nëntokë.
Në muaj të gjatë vështirësish e vuajtjesh të çfarëdolloji njeriu kupton sa vetëm është në këtë botë realisht. Papritur të gjithë ata që i ke dashur, i ke ndihmuar kur kanë pasur nevojë, i ke përkrahur e iu ke qëndruar pranë largohen të trembur sepse ti për ta nënkupton një pengesë që duhet lënë të zgjidhet vetë. Ia faturojnë Zotit gjithçka! E në fakt unë personalisht e falendroj Zotin shumë pasi kam kuptuar se shumicën e herëve që na hedh vështirësi e sprova të mëdha është për të njohur veten tonë, forcën tonë që nuk do e njihnim pa qënë të detyruar nga rrethanat.
Ka pasur mjaft raste në jetën time që janë kthyer në shkollë të vërtetë për të njohur njerëzit, sidomos kategorinë e atyre që unë i quaj zvarranikë, si gjarpërinjtë. Sa herë më ndodh të jem përpara problemesh të vështira nuk mendoj asnjëherë vështirësinë që do të përballoj e si do ia dal por mendoj: kushedi çfarë duhet të mësoj kësaj rradhe që s’e kam kuptuar ende e kushedi kë do të njoh realisht këtë herë.
Mendoj se më të lumturit janë ata që nuk dinë sesi ia kanë dalë duke qenë vetëm por që në thellësi të shpirtit e dinë se Zoti i ka mbajtur gjithë kohën në dorë e këtë njeriu i braktisur nga të tjerët në ditët e tij më të vështira e kupton vetëm pasi furtuna ka kaluar.

“Xhamija e Jezu Krishtit” në Jordani

0

Xhamija e Krishtit Isa i biri i Merjemes

Kjo xhami me këtë emër është e vendosur në qytetin e Madaba dhe është e para Xhami e tillë  në botën myslimane. Kjo idè per ti dhënë këtë emer xhamisë, i erdhi imamit të kësajë xhamije. Ai tha: “Të gjitha Xhamitë kan emrat e të gjithë profetëve, përveç të profetit Jezus.”

moschea-gesu

madaba-giordania

“Xhamia e Jezu Krishtit” tamam kështu quhet ndërtesa e vendosur në qytetin e Madaba, në jug të kryeqytetit jordanez Aman. Kjo xhami është e para në botën bashkëkohore myslimane e cila mban këtë emër, një emër i cili në Islam identifikohet me një nga profetët më të rëndësishme. Xhamia e Jezu Krishtit është në afërsi të një kishe të njohur në qytetin e Madaba.

xhamija-e-jezusit-co

Por, një emër i tillë i krishterë për një vënd kulti mysliman të adhurimit nuk mundte veç të ngjallte kureshtjen e myslimanëve, të krishterëve dhe mediave. Karakteristikë e veçantë e Xhamisë së Jezu Krishtit është se ajo është vlerësuar, qoftë sipas raportimeve të lajmeve të gazetës “Al Quds Al Arabi”, si dhe nga të dyja komunitetet, të krishterë dhe myslimanë.

Xhamia e Jezu Krishtit është e vendosur në afërsi të një Kishe të njohur në qytetin e Madaba. Ideja per ti dhënë këtë emër një xhamie i erdhi, siç raportohet nga Ansa, nga vetë imami i xhamisë Jamal Al Sufrati,. “Kam vënë re, thotë imami, se bota arabe është plot me xhamia të cilat mbajnë emrat e profetëve, përveç emrit të Jezusit.”. Në botën arabe emri i Jezusit dhe i Maries janë përdorur shpesh si emrat Isa dhe Merjemje.

xhamija-e-jezusit-maria

“Imami i kësajë Xhamie thotë se dëshiron të sjellë një mesazh të bashkëjetesës dhe tolerancës sidomos pas tensionit midis dy feve për shkak të karikaturave fyese ndaj Profetit Muhamed.”

Publikue me 19/07/2011

http://www.lastampa.it/2011/07/19/vaticaninsider/ita/nel-mondo/in-giordania-la-moschea-di-ges-cristo-bNwkYHogegDG2vnn785PLI/pagina.html

BURIMI ORIGJINAL:

Christ Isa bin Maryam Mosque in Jordan…the authenticity of religious coexistence

Christ Isa bin Maryam Mosque in Madaba Governorate (Al Jazeera)

Habib Abu Mahfouz

3/22/2024|

Last updated: 4/2/202405:11 AM (Mecca time)

https://www.aljazeera.net/misc/2024/3/22/%D9%85%D8%B3%D8%AC%D8%AF-%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B3%D9%8A%D8%AD-%D8%B9%D9%8A%D8%B3%D9%89-%D8%A8%D9%86-%D9%85%D8%B1%D9%8A%D9%85-%D9%81%D9%8A-%D8%A7%D9%84%D8%A3%D8%B1%D8%AF%D9%86

مسجد المسيح عيسى بن مريم في الأردن.. أصالة التعايش الديني

مسجد عيسى بن مريم .. الجزيرة
مسجد المسيح عيسى بن مريم في محافظة مأدبا (الجزيرة)

عمّان – بمئذنته الشاهقة وشكل بنائه الهندسي الثماني واسمه اللافت، يتربع “مسجد المسيح عيسى بن مريم” في محافظة مأدبا -التي تبعد 33 كيلومترا جنوب غرب العاصمة الأردنية عمان- على مقربة من كنيسة الروح القدس الكاثوليكية اللاتينية، في واحدة من رسائل التعايش والتسامح والتقارب الديني الإسلامي المسيحي في المدينة الضاربة في جذور التاريخ.

تكمن رمزية مسجد المسيح عيسى بن مريم في اختيار اسمه، فهو أول مسجد في العالم الإسلامي يحمل اسم نبي الله عيسى عليه الصلاة والسلام، وتعود فكرة بنائه إلى الحاج غالب العتيبي، أحد سكان مدينة مأدبا، الذي بحث كثيرا عن اسم لم يرد من قبل لجميع مساجد العالم، وكذلك للدلالة على روح التآخي والتسامح التي تجمع سكان المدينة الواحدة من مسلمين ومسيحيين، لا سيما وأن الأرض التي بني عليها المسجد تعود في الأصل لأحد أبناء المدينة من المسيحيين، فكان أن وقع الاختيار على اسم النبي عيسى عليه السلام، في سابقة دينية أجازها مفتي المملكة في ذلك الوقت.

مسجد عيسى بن مريم .. الجزيرة
المسجد بنيّ على شكل هندسي ثماني من الحجر الأبيض الجميل وهو شبيه بمسجد قبة الصخرة المشرفة (الجزيرة)

تحفة معمارية

“الجزيرة نت” زارت المسجد، واطلعت على الطريقة المتميزة في بنائه، فهو تحفة معمارية تجمع ما بين الأصالة والمعاصرة، إذ تحتوي جدرانه الداخلية على لوحات فنية من خشب البلوط، صنعت خصيصا في حلب، مكتوب عليها آيات قرآنية، تركز على قصة النبي عيسى وأمه مريم عليهما السلام، حيث نقرأ مثلا “إنّما المسيحُ عيسى ابنُ مريمَ رسولُ اللَّهِ وكلمتهُ أَلقاها إلى مريم وروحٌ منهُ” (النساء/الآية 171)، وكذلك “إنّ مَثلَ عيسى عندَ اللّه كمثَلِ آدمَ خلَقهُ من تراب ثمّ قال له كُن فَيكونُ” (آل عمران/ الآية 59).

صورة من بعيد تجمع المسجد والكنيسة معا .. الجزيرة
صورة تجمع المسجد عيسى بن مريم وكنيسة الروح القدس الكاثوليكية اللاتينية في واحدة من رسائل التعايش (الجزيرة)

ومن خلال تجوّلنا داخل المسجد، نجد الزخارف الشرقية الإسلامية، والأعمدة والجدران، والقباب المختلفة، لتنثر جوا من الراحة النفسية والروحانية العميقة، وقد بنيّ المسجد على مساحة ألف متر مربع، وهو مؤلف من ثلاثة طوابق ورواق وقبة طولها نحو 51 مترا.

فضلاً عن ذلك، بني المسجد على شكل هندسي ثماني من الحجر الأبيض الجميل، وهو قريب في بنائه من مسجد قبة الصخرة المشرفة بالقدس المحتلة، بمئذنة طولها 60 مترا هي الأطول على الإطلاق في المدينة، ليؤكد القائمون على المسجد ورواده من المصلين أن تسميته تأتي استكمالا لحالة التنوع الاجتماعي والديني والثقافي التي تعيشها مأدبا.

مسجد عيسى بن مريم .. الجزيرة من الداخل
مسجد عيسى بن مريم بُني في مدينة مأدبا المفعمة بالتنوع الديني (الجزيرة)

تنوع ديني

إمام المسجد الشيخ حمزة الرواجيح قال للجزيرة نت إن “مدينة مأدبا يختلط فيها التنوع الديني، وجاء بناء مسجد عيسى بن مريم قبل سنوات في حي لم يكن يعج بالسكان”، لكن اللافت في الأمر أن عدد السكان المسيحيين المحيطين بالمسجد اليوم يساوي عدد المسلمين، مما يعني أن عددا كبيرا من المسيحيين سكنوا بالقرب من المسجد الذي يحمل اسم نبي الله عيسى بن مريم عليه السلام.

مسجد عيسى بن مريم .. الجزيرة
محراب مسجد عيسى بن مريم (الجزيرة)

الرواجيح أشار إلى أن “المسجد أصبح مزارا للعديد من المواطنين خارج محافظة مأدبا، وكذلك بات معلما سياحيا يزوره الناس من خارج الأردن مسلمين ومسيحيين”، لافتا إلى أن المسيحيين والمسلمين على حدٍ سواء دائما ما يؤكدون أن المسجد يحمل رسائل التآخي والتسامح التي يعيشها مواطنو هذه المدينة، و”وجود المسجد بالقرب من الكنيسة يؤكد هذا المعنى”.

مسجد عيسى بن مريم .. الجزيرة من الداخل
مسجد عيسى بن مريم من الداخل (الجزيرة)

ومما يروى عن مدينة مأدبا أن إمام أحد مساجد المدينة مرض مرضا شديدا في شهر رمضان، مما منعه من إعلام المسلمين الصائمين بدخول وقت الإفطار، فلاحظ هذا الأمرَ القائمُ على الكنيسة المجاورة للمسجد، فعلم الرجل المسيحي بأن شيئا ما قد حدث لجاره المسلم، فما كان منه إلا أن بدأ بقرع أجراس الكنيسة ليعلم المسلمين بأن موعد الإفطار قد حان.

مسجد عيسى بن مريم .. الجزيرة من الداخل
المسجد أصبح مزارا للعديد من المواطنين خارج محافظة مأدبا (الجزيرة)

وتقع محافظة مأدبا بموازاة ما يسمى “طريق الملوك” التاريخي الذي يزيد عمره على 5 آلاف عام، ويقدر عدد سكانها بنحو 150 ألف نسمة، وتعرف بأنها مدينة الفسيفساء والكنائس القديمة نظرا لاكتشافات عديدة تحت أرضها لآثار تاريخية مصنوعة من الفسيفساء المحفورة والمرسومة، والتي ترجع إلى العصرين البيزنطي والأموي، مما جعلها مقصدا مفضلا للسياحة الدينية.

Një letër nga një kusheri e mik imi i viteve 1970-ta, Ibrahim Hasani dhe një fjalë e mençur nga i urti Ibrahim 

Sinan Kastrati me Kamer Thaçin në restorantin ”Natyra” në Turjakë. Turjakë, 2021

___

Sinan Kastrati, Suedi

___

Nga Arkiva ime 

 Ibrahim Hasani i Smolicës së Gjakovës 

– Ibrahim, pse pe pin duhanit? 

-Nuk e duroj timin e duhanit t`huj (I.H.)  

Kishte kalua mesi i gushtit e unë ende isha në Sarandë në pushime ku e kam edhe një banesë afër bregut të detit Jon, jo larg Hotelit Santa Quaranta. 

Nga banesa ime për me shkua te plazhi, te Santa Quaranta nuk është më larg se 50 metra, vijë ajrore (Fogelväg-en*) por duhët shkua rrotull e rrotull rrugës se e then qafën poqese ia m`syn me zbrit drejt e në det, nëpër gurët e thepisur, drunjët e vegjël të thatë, shkurrat e therrat . 

Shumica e pushuesve kishin ikur e pushimeve verore po iu vinte fundi. Në pllazh e det nuk kishte pushues si përpara. Çadrën mund ta zgjidhje ku të doje, sa më afër ujit të detit sepse kishte mjaft çadra të lira. 

Dikur, këtu dikund afër në këto vende pushimi për në det, në mes të gurëve e pishave afër pllazhit, kishte pushua Syla dhe Siri, Siera, Seria apo Syrran.apo tiransja e turjakasi. Ata uleshin.e pushonon afër njëri tjetrin si dy zogj mali në maje të lisave pa u pengua nga të tjerër. Ata vetëm shikoheshin pa guxua as të prekeshin e jo më të përqafoheshin. Largoheshin pakëz nga rruga e gjenin një vend ku mund të uleshin aty ku depërtonte vetëm drita e diellit e nuk shihej asgje tjetër.  

Gjinjët e vogla e të forta i shiheshin të tiranses, vetëm gjysma e tyre i kishte zbulua, të bardha si tamli i deleve e behotë e buta me zor ia mbanin dy mollat që donin ti dilnin jashtë e nuk e kishin parë kurrë diell me sy. Syla e shikonte herë në sy e herë gjinjët e saj, barkun e lëmuar, këmbët e shalët e bardha e të trasha si dyfek pushke. 

-Dua që të nxihem pakëz që të mendon … se isha në det, nuk arrinte të tregonte emrin e …burrit? 

Për një moment mendët më ikën te tiransja. Kisha humbur në mendime. ”Më iku truri” thoshte tiransja kur dëgjonte ndonjë histori turjakase. Mendët më shkuan te ajo, nëse është ende gjallë, te letrat e tiransës për Sylës, letra e kujtime që dikur i kisha lexua. … 

Edhe ata pakë pushues që kishin mbetur në pllazhin e Sarandës te Santa Cuaranta, mund ti numroje në gishta por çmimet e çadrave, ushqimi, kafetë e pijet e tjera, pronari nuk i kishte zbritur, 2500 lekë dhe 1500 lekë ishin çadrat më të lira. 

Muzika më zë të lartë më pengonte shumë po s`kisha çka bëjë  

Rrinim me një familje shqiptare- gjermane. Nepa, një grua beratase pasi i kishte vdekur burri shqiptar, ishte e martuar me një gjerman. Mikael, e kishte emrin gjermani. Ai e fliste shumë mirë shqipën dhe s`kishte nevojë për përkthyes. Nepa ishte një grua në moshë, rreth të 65-tave ama nuk pranonte se po plakej edhe pse rrudhat e vijat e fytyrës e në fyt i dalloheshin bukur shumë. Ndodhte që kur vinte Nepa në mëngjes, na thonte se “ka marrë mësysh” mbrëmë nga një grua që ishte e ulur afër saj e tash, nuk ndihej mirë e nuk kishte fjetur si duhët, natën. Pastaj, këndonte diçka si nëpër dhëmbë e nuk kuptohej çka thonte, këndonte një dua e bënte një kryq pastaj edhe pse i përkiste besimit islam. I zgjaste duart nga deti dhe e gjuante në det duke mendua se i largonte të këqijat. Ne qeshnim. 

Mua më pëlqenin ato sjellje që ajo ende i ruante sikur dikur plakat tona në Turjakë kur ndonjë fëmijë merrte mësysh. Atëherë, duhej thirr hallën Nurë, gruen e Cufë Halitit – Mllanaviqit e ajo i frynte. Halla Nurë nuk kërkonte asgjë për shërbimin, qëi fryrnte të sëmuaerit por plakat i jepnin vezë, djath, mazë, tlyn, pite e ndonjë pulë, si shpërblim nëse fëmiu bënte më mirë. 

Ajo që më pengonte në pllazh ishte muzika me këngë që përsëriteshin me dhjetrra herë e që s`mund ti duroja e s`kisha dëshirë as ti dëgjoja. Pllazhi dhe një pjesë e asaj lagje gumëzhinte nga zhurma e muzikës. 

Pas pllazhit, në mbrëmje shkoja në banesë që nuk e kisha larg nga deti se sa me gjuajt një guri, sikur kur isha çoban e gjuaja. 

Në shetitoren e bukur e të gjatë, në qendër të qytetit të Sarandës nuk dilja me shetitur shkaku i tollovisë së madhe të udhëtarëve turistë e automjeteve e rruga ishte e ngushtë saqë edhe këmbësorët nuk mund të ecnin ngase makinat i parkonin në troltuar. Vetëm një mbrëmje kam dalur dhe jemi takuar e kemi pirë kafe me profesor Emil Lafen, zonjën Ninë, gruan e profesorit dhe djalin e vetëm, Gencin (Genc Emil Lafe), që punonte si lektor i gjuhës shqipe në Universitetin e Leçes në Itali. 

Pasi e hanim darkën, me familje e ndonjë mysafir të rastit, prenin bostan të kuq si gjaku e të ëmbël si mjalti. Unë rrija ulur në ballkon, pija kafe turku. Rrija deri vonë natën duke e shikua Jonin, anijet e mëdha e të vogla e motobarkat me shumë drita që vinin afër qytezës. 

Mbrëmjeve në ballkon rrija deri pas mesnatës e nga ballkoni shiheshin dritat në pjesën tjetër të kufirit, Greqisë deri afër qytetit të Korfuzit. Sa afër e sa larg jemi. Deti na ndante. Nga toka, në lindje dhe jug-lndje, ishte qyteti Janinë, i njohur edhe me kalanë e Ali Pashës dhe Gjimnzin Zosimea, dikur me shqiptarë, deri në Selanik.  

Era e flladi i jugut me erën e luleve, me valët ritmike të detit ma përkëdhelnin fytyrën, gjoksin e këmbët. Para se të bija, nuk harroja dhe shikoja edhe njëherë kompjuterin e pastaj e mbyllja pasi kisha lexuar shpjet titutj kryesor nëpër portale shqiptare e gaz. suedeze. Në mëngjes, pasi e pija kafenë turke me një ëmbëlsisrë, shkruaja e mundohesha me e përfundua librin e parë e të dytë që i kisha gati por, sa herë i lexoja, mundohesha me ndryshua e përmirësua, zgjatesha e kështu po më ndodh edhe sot e ende nuk i finalizova dy librat që i kam në proces. 

Të rralla ishin letrat që merrja nga ndonjë mik pasi që shumica më thirrnin e më shkruanin në telefon, në viber e watsapp, që edhe unë iu shkruaja. Kur kishte diçka më serioze ose disa miq që nuk mund të lexonin SMS-at në telefon, iu shkruaja në E-mail. 

Një mbëmje kur e hapa kompjuterin pash se ma kishte dërgua një letër një ish i njohur nga studimet. Nuk e kisha harrua as unë. 

Mbeta pa frymë, u habita dhe u gëzova kur e pash emrin e tij. Ishte Ibrahim Hasani. 

Ai më shkruante:  

I nderuar Zoteri Sinani,  

Me pahirë rashë në këtë E-mail dhe përherë të parë në disa shkrime Tuajat, mbrëmë dhe mendova të të lajmërohem dhe së pari të mësoj se a je Ti Sinan Kastrati për të cilin unë po mendoj, nëse po atëherë me kthen dy fjalë që të dij saktë nëse je Ti, Sinani të cilin me mend shpeshherë e kam kërkuar e aty këtu edhe pyetur dikend, por nëse je atëherë, më në fund të gjeta, e nëse nuk je, me shpresë që të jesh edhe më i mirë se ai të dërgoj përshendetje të shumta por edhe të! 

Ibrahim Hasani. (20 aug. 2023 kl. 17:11, skrev Ibrahim Hasani)  

Digresion*) kohor, kthim mbrapa  

Isha nxënës fillore. Dikush nga kusherinjët (Kastrat) nga Mahalla e Vogël në Turjakë kishte ardhur në odën tonë, vetë i dyti. Nuk më kujtohët saktësist a ishte ai i Familjes së Mulla Halitit, i Hasan (Mehmet) Zatriqit apo i Lil Degutit. Aq sa e kuptova bisedën në odë, ata kishin ardhur me tubua ndihma në ushqim për një familje të rrethit të Gjakovës, në kufi me Shqipërinë, familie e fisit Kastrat. Turjaka, dy mahallat, shumica e familjeve ishin Kastrat. Ajo familie (nga Smolica?) ishte në gjak. Shumica e burrave, ishin në burg e të mbyllur brenda mureve të oborrit e natën, mbylleshin brenda në shtëpi, në mes të mureve me gurë të kullave me frëngji*). Familja kishte mbetur në në vend të burrave, në gra e fëmijë. Prandaj të afërmit kujdeseshin për me i ndihmua duke mbledhur e lypur ndihma, miell misri, gruri e pasul. 

Çdo familje ku kanë thirrur në Turjakë, Turjaka iu ka dhënë mielll, grun, kallamoq e pasul nga disa kilogram e familjet e mëdha edhe nga një thes me miell e drith derisa e kanë mbushur kerrin plot e përplot, sa ka zënë kerri e kanë que (bartë) kiet. 

Ko kishte qenë e vetmja familje e fist Kastrat që jetonte në katundin Smolicë? Sigurisht paska qenë kjo familie. Kjo ka mundur me qenë familja e Ibrahimit por as tash nuk jam i sigurtë a ishte familja e Ibrahim Hasnit ajo a jo?. 

Pse ishte në gjak kjo familie, Familja Hasani- Kastrati nga katundi Smolicë…? 

Pasi që kanë kaluar më shumë se 44 vjet, e kam të vështirë të tregoj saktësisht krejt ate që kisha dëgjua për Familjen Hasani- Kastrati nga Smolica. 

Njëherë kur një djalë – burrë i familjes Hasani punonte në ara e livadhe, mblidhte sanën e kashtën e grurit të (kositur) korrur, dy katundarë të ati katund, të fisit tjetër kalojnë aty afër dhe me zë të lartë për me i dëgjua gratë e qikat, flasin në mes veti me zë të lartë: 

-A po i hin? Fjalën e kishte te gratë e qikat e Familjes Hasani, që punonin me tfurk e tubonin sanës. 

-I hin, i hin se s`ka qare pa i hi! 

Ai djali i ri, apo burri që punonte me gra, preket se ata me qëllim të keq e poshtërues flasin për ato sepse, mendonin djali i ri apo burri është e vetëm e këta mund të flasin e të bëjnë çka të dojnë, të shkelin edhe mbi nderin e tyre. 

Djali i ri kur i dëgjon, e merr pushkën që e kishte fshehur dhe gjuam e vret njërin prej tyre.  

Kështu fillon gjakmarrja. 

Ata pas një kohe dalin me e marrë gjakun por një mashkull i familjes Hasani, përsëri i vret, në vetëmbrojtje. Përsëri familja e gjaksorit del me e marr gjakun, e këta, përsëri i vrasin.  

Dhe për të katërtën herë, kur ata dalin mi i vra e me i marrë gjaqet, familja Hasani, i vret dhe bëhen kështu, katër të vrarë, me katër gjaqe borgj. 

Këto, jam i sigurtë se i kam dëgjua edhe në kullën e Ibrahim Hasanit nga njëri axhë, sigurisht në një formë tjetër të të rrëfyerit si tregimet e e pleqve për këngët legjendare- për kreshnikët por shumë reale e me emra që edhe unë i njoha. 

Kur dëgjova se i vdiq baba i Ibrahim Hasanit në burg, nga Prishtina shkova në Gjakovë. Një natë fjeta te vëllai në Gjakovë e të nesërmen, një ditë me shi vjeshte udhtova me autobus deri afër Smolicës. Pastaj, këmbë udhëtova 30, 45 minuta derisa e gjeta shtëpinë e Ibrahimit. 

Ishte viti 1977, ndoshta viti 1978. 

Pasi hëngëm drekë te Ibrahimi, bukë kallamoqe sa guri i mullinit, djath, tamel, kos e speca turrshi, pimë kafe pa shiqer (kafe sade), kafe të idhta sepse ishte rast vdekje e për raste vdekje mysafirëve iu qitnin kafe pa shiqer, u terëm e nxëmë nga zjemi me dru i oxhakut, bashkë me Ibrahimin u nisëm për në Pishtinë. 

Me neve me na përcjellur erdhën edhe dy fëmijë, të moshës 8.12 vjet. Ata kishin marrë me vehte nga një allti shtatëshe, që nëse dikush na del në pritë, këta të mbrohen e të luftojnë. 

Këte e hetova pasi shkuam te stacioni i autobusit e Ibrahimi, njërën allti që e kishte pasur në shokë, ia dha njërit djalë. 

Sa më erdhi keq e sa shumë u preka. Ibrahimi nuk më tha asnjë fjalë. Nuk folëm fare. U muarëm vesh me shikime. …  

Ibrahimi e kishte një vëlla më të madh e një tjetë më të vogël. Hasanin, ish normalist i Normalës së Gjakovës ishte më i madhi por më dukej se nuk punonte nga shkaku se ishin në gjak e nuk guxonte të punonte aty afër katundeve përreth Smolicës nga familjet e hasmuara-gjaksorët.  

Zeneli ishte vëllai i tretë dhe më i vogli i Ibrahimit. Ai studjonte Juridikun dhe ishte një gjeneratë me mua. 

Banonim në konviktin nr 3 e Ibrahimi, vinte shpesh te Zeneli e rrinim te ai bashkë ose ai vinte te unë. 

Në ditën kur diplomon Zeneli në Prishtinë, i gëzuar që kreu studimet dhe mori titullin jurist që më vonë ndoshta do të punonte se këshilltar juridik, prokuror, gjykatës, avokat, rrugës për në Smolicë me diplomën në çantë e çantën në duar duke e shtrënguar fort, më 28 nëntor të vitit 1979 apo 1980 vritet në një pritë afër katundit, krejt afër shtëpisë. Nëna e Zenelit, nëse ka qenë gjallë e motratt, nëse ka pasur motra, me siguri e kanë qajtur e vajtua e bashkë me diplomën universitare e kanë varrosur por kujtimin për Zenelin nuk e kanë varrosur e nuk kam harrua as unë. 

Se u vra Zeneli, lexova në gazetën Rilindja 

Që u vra Zeneli, e mora vesh nga Rilindja, gazeta e vetme e përditshme shqiptare në Kosovë ”Uvra një djalë i ri, Zenel Hasanaj …” 

Nuk kisha as një adresë dhe nuk dija ku mund ta gjej Ibrahimin dhe kështu u ndamë për mos me u takua më asnjëherë por nuk u harruam. 

Dy ish shokë të studimeve dhe kolegë të punës të Ibrahimit, Azem Zogaj nga Turjaka dhe Kamer Thaçi nga Mirusha më treguan se Ibrahimi jeton në Gjermani. Punon në disa ambasada amerikano-gjermane si përkthyes. 

Më shumë nuk di. Nuk dia as a ka familje Ibrahim, grue e fëmi. Nuk e di as si u vra Zeneli e ku saktësisht. 

Mbaj mend dhe e kujtoj me mallë Zenelin dhe ish vendasin e Zenelin, shokun e dhomës së Zenelit që ne e thirrnim Morinë. 

E Ibrahimi ishte një djalë i hishëm, i pashëm me trup mesatar e i veshur mirë. Mbante kryet lartë se edhe edhe ishte kryelartë e krenarë. I prerë dhe i vendosur ishte Ibrahimi. Fliste pakë por fjalët i kishte me bereqet. 

Kur e pyesja: 

-Ibrahim, pse po e pin duhanin? 

-Sinan, nuk mud ta duroj timin e duhanit të huej! 

Ibrahimit, unë i shkruajta dy, tri letra por ai më nuk më shkruajti e nuk më thirri. 

”-Po, Ibrahim, jam unë Sinani, i Konviktit nr.3 aty ku banova 4 vite bashke me Zenelin dhe Morinen, N. Xanin, R. Gashin, R. Kosumin, I. Kurteshin, Hamdi Sopën etj. 

Ibrahim edhe unë kam pyetur për ty, Azem Zogajn e Kamer Thaçin. Me kanë thënë se jetoni e punoni ne Gjermani. 

Ibrahim, ne u ndam pa u përshendetur e pa hallashtisur sepse na ndau koha. 

Une nuk pata jetë të qetë e të rehatshme. Më përcolli një fat jo i mirë. Më 26 mars 1981 u burgosa. Më larguan nga puna … Me 1982 me izoluan. Një shtëpi që e bleva, shtëpi të vogël, nga një serb, edhe ate ma muaren ish udhëheqja Komunale e LKJ-së me përkrahjen e Bashkësisë Lokale, Policisë së Prilluzhës -Vushtrrisë. Me thanë: 

-Të ka dergua Enver Hoxha me i ble shtepitë e serbëve e malazezëve e ata të shpërngulën çka nuk ishte e vërtetë. E kisha blerë pse kisha nevojë, me paratë e tokës që ma kishte lënë baba. E shita tokën në Turjakë, sepse atje me punonte gruaja si mësuese në rretin e Artakollit, Vushtrri. Mbeta pa tokën e babës e shteti më lanë edhe pa shtëpi, pa kulm mbi kokë, pa punë e sofrën thatë. Ibrahim unë nuk u dorzova. Jetova qysh munda 10 vjet. 

Më 1992 me propozuan depuet të Kuvendit te Kosovës por nuk i mora votat e nevojshme dhe ika nga Kosova. Tash jetoj në Suedi. 

Në Suedi, me pranuan si refugjat*) (azilant politik) dhe pas 45 ditëve që e shkruajta një luetje, deklaratë Entit për të Huaj (SIV) mora qendrimin PUT (Permanent Uppehålltillstond), Leje e qëndrimit të përhershëm. 

Ibrahim, për të tjerat, të shkruaj herave tjera!  

Te përshendes përzemersisht nga Saranda, Shqipëri ! 

(Sön 2023-08-20  18:13) 

Sinan Kastrati, Suedi 

  1. S. Nr. i telef. +4672-321 …​ 

​Letra e dytë 

”O Ibrahim Hasani, të prita more burrë se do të më shkruajsh e besa edhe të më thirresh se ta dergova nr e telef por ti as nuk më thirre e as nuk më shkruajte! 

Naten! 

Sinan Kastrati, Sarande ku jam ne pushime verore  

(Tor 2023-08-31 20:09)  

Ende po pres përgjigje nga Ibrahim Hasani, ish profesor i gjuhës angleze. 

Me shpresë se Ibrahimi, do ta lexon letrën time e do të më përgjigjet, e mbyll këtë letër me lutje që Ibrahimin letra ime ta gjej shëndosh e mirë e i dëshiroj jetë të lumtur e shëndet! 

Natën!  

*) Fågelvägen avser det kortaste avståndet mellan två geografiska punkter längs en rät linje, oavsett topografiska hinder, så som sträckan kan mätas på en karta. I överförd användning i uttryck betyder det att ta den kortaste vägen, raka vägen, till något.  

I engelskspråkiga områden förekommer uttrycket as the crow flies (så som kråkan flyger). 

Përkthim (jo imirë) nga google translate. 

Ndërsa zogu fluturon, i referohet distancës më të shkurtër midis dy pikave gjeografike përgjatë një vije të drejtë, pavarësisht nga pengesat topografike, pasi distanca mund të matet në një hartë. Në përdorim të transferuar në shprehje, do të thotë të marrësh rrugën më të shkurtër, rrugën e drejtë, drejt diçkaje. 

Në zonat anglisht-folëse shprehja ndodh kur zogu fluturon.  

*) Digression 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Digression#:~:text=Digression%20eller%20exkurs%20%C3%A4r%20ett%20avsnitt%20i%20ett,f%C3%B6r%20att%20l%C3%A4tta%20upp%20st%C3%A4mningen%20i%20ett%20tal.  

*) REFUGJAT m. 

Ai që ikën nga vendi i vet ku jeton përherë për t’i shpëtuar një fatkeqësie të përgjithshme; i ikur, i shpërngulur. Refugjat politik. Refugjatët e luftës. Grupe refugjatësh. Kampi i refugjatëve. Ndihma për refugjatët.  

*) FRËNGJI f. vjet. 

  1. vjet. Një e çarë si dritare e vogël dhe e ngushtë në muret e kullave ose në bedenat e kështjellave; që shërbente për të qëlluar me armë. Frëngjitë e bedenave. Kullë me frëngji. Qëlloi nga frëngjia.
  1. usht. Dritare e vogël e tankut, e bunkerit ose e ndonjë mjeti tjetër të fortifikuar, që shërben për të parë dhe për të qëlluar me armë. Frëngjia e tankut (e bunkerit).

Malmö, 13 prill 2024, 22.12  

sinankastrati09@hotmail.com 

Aty ku e ke uzdajen e ke mortajen!

2

Florim Zeqa  

Kur më bën ftesën për aderim isha i bindur se nuk ishte deti dhe as oqean, i mbylla syt u hodha në moqal, por ky s’paska qenë moqal dhe as kënetë, por vetëm një përrockë e vogël, në të cilën as gishtërinjët e këmbve nuk m’u lagen! Që i bie, se më i pastër u largova nga përrocka e vogël sesa të isha mbytyr në një kënetë apo moqal. Testi i parë doli pozitiv, i dyti poashtu, të tretin nuk prita ta provoj fare në partinë GUXO!

Njeriu i mençur në mesin e hileqarëve sikurse qengji në mesin e ujqve 

Sikurse që një qengj i rrethuar me ujqër të tërbuar që nuk mund të bëjë gjë tjetër veqse të rrezikojë lëkurën e tij, ashtu edhe një njeri i ndershëm në mesin e hileqarëve të shumë nuk mund të bëjë asgjë përveqse ta sakrifikojë vetën për interesat e atyre që e hudhin gurin dhe fshehin dorën.

Njerëzit e ndershëm pas çdo gabimi kërkojne falje, kurse hileqarët nuk ndjejnë asnjë llojë pendese ndaj atyre që ju bëjnë keq dhe shkaktojnë dëme të mëdha!

Njerëzit mendjemëdhenjë të politikës nuk i duan rreth vetes njerëzit e mençur, por rreth vetes duan që t’i kenë injorantët, servilët dhe puthadorët të cilët edhe kur gabojnë të preferuarit e tyre u duartrokasin, u duartrokasin edhe kur vjedhin e mashtrojnë!

Intuita ime më shpëtoj nga planet hileqare të “guximtarëve”  

Pas largimit nga Guxo një mik imi me tha; “Ti lëre që shkove tek ta, por pse i ngrite aq lartë ata që nuk e kanë asnjë meritë personale për të mirën e shtetit dhe qytetarëve”?!

Përgjigja ime ishte kjo: “Secilin aktivitet politik dhe apolitik e marr me seriozitet dhe përkushtim të madh. Për aq sa i kam ngritur lartë, tani që i lëshova tëposhtë, do të bien në stilin rënjes së lirë, nga e cila rënje do t’i thejnë të gjitha kockat, do të lëndohen dhe sakatosen aq shumë saqë nuk do t’i njoh më askush!

Ndërgjegja ime e pastër më bën të ndjehem krenar kundrejt hileqarëve që menduan të më shfrytëzojnë gjatë dhe pafundësisht për interesat meskine të një grupi të vogël mashtuesish dhe matrapazësh politikë!

Intuita ime, kjo zgjuarsi e artë, dhuratë e çmuar nga i madhi Zot më shpëtojë nga shfrytëzimi afatgjatë i “guximtarëve” qyqarë dhe të pashpirtë! Tani kur po i dëgjojë rrëfimet e disa kolegëve analist dhe gazetarë se si janë shfrytëzuar për vite të tëra nga të njëjtit njerëz, po ndjehem i lumtur dhe krenarë që arrita të largohem faqebardhë pa u dëmtuar në asnjë aspekt nga “guximtarët” grabitçar!

Me zgjuarsi nuk rash pre e mashtrimit, dola faqebardh nga ajo përrockë e vogël. Sikurse deri më tani, do të jemë një shigjetar i kujdesshëm dhe do të godas pamëshirshëm secilin që e devijon rrugën e drejtë të shtetndërtimit!

“Të gjithë janë mashtrues dhe hileqar. Isha i bindur se nuk mundesh me bashkëpunuar gjatë me ta. Mirë ke bërë që je larguar më kohë pa u lagur më shumë. Këta nuk janë njerëz të kategorisë tënde. Janë niveli më i ulët i shoqërisë sonë dhe tharmi më i keq i politikës. Si të tillë çfarë janë të gjitha shpresat i mbajnë tek Albin Kurti për të mbijetuar në politikë. Janë mashtrues dhe hileqarë të mëdhenjë”, e përfundon rrëfimin analisti i njohur politik që jeton dhe vepron në kryeqytetin e Kosovës.

Njerëzit e drejt dhe të pafajshëm i shpëton Zoti nga çdo rrezik, kurse mëkatarët ngado që shkojnë i ndëshkon, madje edhe duke fjetur në gjumë! Hileqarët dhe mëkatërët i zëntë mallkimi i popullit që e mashtruan pamëshirshëm vite më radhë dhe në vijimësi deri në ditët e sotme.

Feja Islame dhe Ortodokse në duartë e të huajve, na kanë kthyer në hardhucë zvarritës, në të marrë e të pa identitet

0
Bashkëjetesa e rrejshme fetare… Foto e Anastasios Janullatos me imamin sunit në Tiranë, ku për ta plotësuar “mozaikun” e kësaj rrene të madhe, në foto janë edhe një prijës fetar i katolicizmit dhe një bektashi. Rrenët e tilla i duhen “shtetit” e shteteve tona “kombëtare”, për ta fshehur ligësinë e vet në raport me udhëheqjen e komunitetit mysliman dhe ortodoks prej të huajve e për të huaj kahdo në Shqiptari…!
Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
___
Gjithmonë ndodh vetëm ajo që ka vendosur Zoti, thonë të gjithë mësuesit fetarë për gjithçka që ndodh. Por mësuesit fetarë katolikë romakë na thonë: “Zoti vendosi që ju të jeni shqiptarë, prandaj ne nuk u përpoqëm kurrë t’ju asimilojmë”.
Dhe çfarë na thonë mësuesit fetarë myslimanë dhe ortodoksë? Ata publikisht na thonë : “Zoti ka vendosur që ju të jeni shqiptarë, por pas shpine bëjnë gjithçka për të na asimiluar në turq, arabë, serbë dhe grekë. Unë i urrej të gjitha fetë, por nuk i urrej krerët fetarë të fesë katolike, të cilët të paktën nuk po na bëjnë keq.
Nëse të gjithë do të kishim mbetur katolikë, sigurisht që sot do të ishim një nga superfuqitë politike, ekonomike, ushtarake dhe shkencore të Evropës.
Mirëpo pasi që sot jemi kaq hardhucë zvarranikë budallenj dhe pa identitet, mësuesit fetarë turq, arabë dhe grekë që flasin shqip sa për të na mashtruar se gjoja janë shqiptarë, na kanë vënë zinxhirët e tyre të hekurt rreth qafës dhe po na tërheqin zvarrë sikur të ishim qen rrugësh drejt Beogradit, Moskës, Stambollit, Riadit dhe Athinës për të na futur në burgun e përjetshëm të prapambeturisë, errësirës dhe injorancës.
Bashkësitë tona fetare islame dhe ortodokse tashmë po udhëhiqen nga mësues fetarë që flasin dhe shkruajnë keq shqip, por Naim Tërnava është një agjent djallëzor, i korruptuar, diktatorial dhe i shitur i shërbimit sekret turk dhe serb, i cili vazhdimisht thyen statusin e komunitetit të tij fetar, për të qëndruar përjetësisht në pushtet dhe për të frymëzuar, trajnuar, financuar dhe dërguar terroristë shqipfolës islamikë në luftërat fetare islamike dhe xhihadiste anë e mbanë botës, për të vrarë dhe masakruar jomuslimanë të pafajshëm të të gjitha moshave dhe gjinive.
Dhe çfarë po bën Janutollasi djallëzor dhe klero-fashist grek, i cili është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ?
Ai po ua ndalon shqiptarëve ortodoks përdorimin e gjuhës shqipe në liturgjitë fetare për t’i lidhur ata me identitetin kombëtar grek përmes mësimit të gjuhës dhe kulturës greke. Pse po e bën këtë?
Për t’i çrrënjosur ata nga rrënjët e tyre lirike, arbrore, shqiptare dhe autoktone. Nëse do të ishim njerëz me sens për vlera dhe me respekt për veten, ne nuk do ta lejonim një gjë të tillë as me çmimin e jetës sonë.
Por ne po sillemi si qen të shfrenuar rrugësh që mezi presin që dikush t’ua vendosë një zinxhir hekuri në qafë dhe t’i çojë në azilin e kafshëve për t’i strehuar dhe për t’ju dhënë diçka për të ngrënë.
Nëse kjo sjellje nuk është e turpshme dhe e tmerrshme, atëherë unë vërtet nuk e di se çka janë turpi dhe tmerri.