Kreu Blog Faqe 9

Kur identiteti sulmohet, popujt kthehen te rrënjët

0
Imuniteti shqiptar përballë politizimit të fesë.
Në Kosovë, debatet mbi fenë shpesh paraqiten si çështje thjesht lokale. Në realitet, ato bëjnë pjesë në një proces shumë më të gjerë që po prek shoqëri të ndryshme: rishikimin e marrëdhënies midis fesë, identitetit, shtetit dhe lirisë individuale.
Në disa vende ky proces merr formën e një rikthimi te rrënjët historike. Në vende të tjera, shfaqet si largim gradual nga format e forta dhe të politizuara të religjionit. Edhe pse duken të kundërta, të dyja këto dukuri ndajnë të njëjtin impuls: kërkimin e kontrollit mbi identitetin dhe fatin e shoqërisë.
Gjeorgjia ofron një shembull të qartë. Në Adjarë, një pjesë e gjeorgjianëve etnikë që ishin islamizuar gjatë periudhës osmane, pas rënies së Bashkimit Sovjetik u afruan përsëri me traditën ortodokse. Për shumë prej tyre, ky nuk ishte thjesht një ndryshim besimi, por një rikthim te një shtresë e vjetër e identitetit historik. Fenomeni tregon se identiteti kombëtar nuk ndërtohet vetëm mbi bindjen fetare të momentit. Kujtesa, gjuha, kultura dhe trashëgimia shpesh mbijetojnë edhe kur përkatësia fetare e një shoqërie ndryshon. Kur një popull ndien se një pjesë e identitetit të tij po zëvendësohet, ai fillon të kërkojë në të kaluarën ato elemente që e lidhin me historinë e vet.
Në anën tjetër, në disa vende me shumicë myslimane po vërehet një proces i kundërt. Të dhënat e Arab Barometer dhe studime të tjera tregojnë rritje të numrit të njerëzve që deklarohen më pak fetarë ose që distancohen nga praktikat tradicionale, sidomos mes të rinjve. Në Iran, pas dekadash të një sistemi teokratik, kundërshtimi ndaj imponimit fetar, protestat kundër detyrimit të hixhabit dhe kërkesat për më shumë liri individuale kanë bërë të qartë se një pjesë e shoqërisë nuk pranon që shteti të përcaktojë se si duhet të besojë, të vishet apo të jetojë. Kur feja shndërrohet në instrument pushteti, ajo nuk prek më vetëm besimin; prek lirinë.
Pikërisht këtu hapet edhe çështja e Kosovës.
Kosova nuk vjen nga një sistem teokratik. Kushtetuta e saj e përcakton shtetin si laik dhe garanton lirinë e besimit. Sfida, pra, nuk është lufta kundër një feje, por parandalimi që përkatësia fetare të shndërrohet në kriter politik, kulturor apo kombëtar. Problemi nuk është shqiptari që është mysliman. Problemi fillon atëherë kur islami përdoret si projekt politik dhe kur përkatësia fetare tentohet të vendoset mbi identitetin kombëtar, mbi shtetin laik dhe mbi lirinë individuale.
Një mysliman shqiptar është po aq shqiptar sa një katolik, ortodoks, ateist apo person që nuk identifikohet me asnjë fe. Shqiptaria nuk mund të reduktohet në një besim, sepse ajo është më e gjerë: është gjuhë, histori, kulturë, kujtesë dhe përvojë e përbashkët. Shqiptarët nuk u shfaqën në histori me islamizimin. Popullsia shqiptare dhe paraardhësit e saj kanë ekzistuar shekuj përpara ardhjes së Perandorisë Osmane. Krishterimi ishte pjesë themelore e hapësirës shqiptare mesjetare dhe la gjurmë të thella në kulturë, art, arkitekturë, shkrim dhe institucione.
Muslims pray during the Eid al Fitr prayer marking the end of the Islam’s holy fasting month of Ramadan at the Exhibition Center of the Parc Chanot, in Marseille, southern France, Monday, July 28, 2014. (AP Photo/Claude Paris)
Të rikujtosh këtë nuk është sulm ndaj myslimanëve. Është refuzim për të lejuar që historia shqiptare të fillojë aty ku fillon historia e një feje të caktuar. Dhe pikërisht për këtë arsye, rikthimi te rrënjët historike e kulturore mund të funksionojë si një lloj imuniteti kombëtar. Imuniteti nuk do të thotë luftë kundër dikujt. Do të thotë aftësi për të mbrojtur organizmin nga një ndikim që mund ta dëmtojë. Një shoqëri që njeh historinë e vet, që dallon fenë nga politika dhe që e mbron trashëgiminë e saj, është më pak e cenueshme ndaj çdo ideologjie që synon ta zëvendësojë identitetin kombëtar me një identitet ekskluziv fetar.
Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm edhe ndaj ndikimeve të jashtme. Investimet, fondet dhe projektet fetare apo kulturore nga jashtë nuk janë problematike thjesht sepse vijnë nga vende myslimane. Problemi lind kur financimi shoqërohet me agjenda që synojnë ndikim politik, ndryshim të strukturës kulturore ose dobësim të karakterit laik të shtetit. Shteti nuk duhet të ketë frikë nga feja, por feja nuk duhet të ketë pushtet mbi shtetin.
Kosova duhet të mbetet shtet laik jo sepse është kundër fesë, por sepse liria fetare ka nevojë për një shtet që nuk i përket asnjë feje. Në këtë kuptim, kishat, manastiret, traditat e krishtera dhe trashëgimia e hershme shqiptare nuk janë relikte që duhen fshehur. Ato janë pjesë e historisë sonë dhe duhet të njihen e të mbrohen njësoj si çdo pjesë tjetër e trashëgimisë. Të rikthesh kujtesën nuk do të thotë të imponosh fenë. Të njohësh krishterimin si pjesë të historisë shqiptare nuk do të thotë t’ua mohosh shqiptarëve myslimanë identitetin e tyre fetar. Përkundrazi, një komb që e njeh të gjithë historinë e vet bëhet më i fortë.
Stema e “Vëllazërisë Myslimane”
Rikthimi te rrënjët është kulturor dhe historik. Detyrimi fetar është politik. I pari forcon identitetin; i dyti e ngushton atë.
Gjeorgjia tregon se një shoqëri mund të kërkojë në të kaluarën elemente të identitetit të saj. Irani dhe disa shoqëri arabe tregojnë se kur religjioni politizohet dhe imponohet, një pjesë e shoqërisë reagon duke kërkuar më shumë liri. Kosova duhet të nxjerrë mësimin e vet. Ne nuk kemi nevojë të zgjedhim midis islamit dhe krishterimit si dy kampe politike. Kemi nevojë të zgjedhim midis lirisë dhe instrumentalizimit të fesë; midis identitetit të hapur shqiptar dhe reduktimit të shqiptarisë në një identitet fetar; midis shtetit laik dhe politizimit të besimit.
Kjo është beteja e vërtetë. Shqiptaria nuk ka nevojë të luftojë fenë për të mbijetuar. Ajo ka nevojë të mos lejojë që feja të përdoret për ta përkufizuar shqiptarin. Secili ka të drejtë të jetë mysliman, katolik, ortodoks, ateist ose të mos deklarojë asgjë. Por po aq e rëndësishme është e drejta e shoqërisë për ta njohur historinë e vet pa censurë dhe për të refuzuar çdo përpjekje që identitetin kombëtar ta zëvendësojë me një identitet të instrumentalizuar.
Rrënjët nuk janë kthim prapa. Janë kujtesë. Dhe kujtesa është mbrojtje. Në një kohë kur identitetet përdoren gjithnjë e më shumë si mjete politike, shqiptarët duhet ta dinë kush janë, nga vijnë dhe çfarë i bashkon — jo për të përjashtuar tjetrin, por për të mos lejuar që dikush tjetër t’u tregojë se kush janë.
Rikthimi te rrënjët historike dhe kulturore nuk është nostalgji. Është vetëdije. Është rezistencë ndaj instrumentalizimit. Dhe, mbi të gjitha, është imunitet.

Parathënie për një letër që duhet lexuar me qetësi

0

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë

Jo për shkak se kush e thotë, por për shkak të asaj që thuhet!
Përgjigjja e Imzot Dodë Gjergjit ndaj letrës së intelektualëve meriton të lexohet me vëmendje, jo si mbështetje për një udhëheqës shpirtëror, por si një dëshmi e matur, e sinqertë dhe e guximshme për një realitet që shoqëria jonë nuk duhet ta fshehë më.
Ipeshkvi nuk e përmend drejtpërdrejt rastin e Zogajt, por kush e njeh zhvillimin e ngjarjeve të fundit, i lexon lehtë mes rreshtave rrethanat që e kanë shtyrë këtë debat në sipërfaqe. Sidomos kur ai flet për tërheqjen e institucioneve përballë presionit, për kërcënimin që mund ta zëvendësojë ligjin dhe për rrezikun që një e drejtë e ligjshme të kushtëzohet nga reagimi i turmës.
Për mua kjo pjesë ka një peshë të veçantë, sepse rasti i Zogajt nuk është thjesht një ngjarje që e kemi parë nga distanca. Kam qenë drejtpërdrejt i përfshirë në çështjen e kishës në Zogaj dhe e kam përjetuar nga afër atë që ndodhi. Prandaj, disa nga paralajmërimet e Ipeshkvit nuk i lexoj vetëm si mendime të përgjithshme, por edhe si një reflektim të kujdesshëm mbi një realitet të cilin shumë prej nesh e kemi parë e përjetuar.
Dhe këtu qëndron një nga metaforat më të fuqishme të kësaj letre: nëse institucionet tërhiqen përballë presionit, apo edhe më keq, nëse krijohet përshtypja e bashkëveprimit me presionin për ta kufizuar një të drejtë të ligjshme, atëherë nuk dëmtohet vetëm një komunitet fetar. Dëmtohet vetë parimi i barazisë para ligjit.
Sepse nëse një e drejtë kushtetuese mund të ndalet nga zhurma, kërcënimi apo numri i njerëzve në rrugë, nesër mund të jetë në pikëpyetje e drejta e cilitdo prej nesh.
Kjo është arsyeja pse letra e Imzot Dodë Gjergjit duhet lexuar përtej ndarjeve fetare.
Ai nuk flet për një konflikt ndërmjet shqiptarëve katolikë e myslimanë. Përkundrazi, e mbron bashkëjetesën dhe vëllazërinë tonë. Por njëkohësisht nuk hesht për problemet që janë shfaqur: për përzierjen e fesë me politikën, arrogancën e shumicës, heshtjen e intelektualëve, dobësinë institucionale dhe mbi të gjitha për rrezikun që presioni dhe kërcënimi të bëhen më të fuqishëm se ligji.
Kjo është pjesa që duhet lexuar me kujdes.
Sepse një shoqëri nuk mbrohet duke fshehur problemet, por duke i thënë të vërtetat me qetësi, përgjegjësi dhe pa urrejtje ndaj askujt.
Dhe pikërisht këtu qëndron pesha e kësaj letre: në guximin për të folur për plagën pa e kthyer plagën në urrejtje.
Mund të mos pajtohemi për gjithçka, mund të kemi bindje të ndryshme fetare, politike apo historike, por duhet të pajtohemi për një parim themelor: asnjë shumicë nuk duhet të ketë të drejtë ta negociojë lirinë e një pakice dhe asnjë institucion nuk duhet të tërhiqet përballë presionit kur dikush ushtron një të drejtë të ligjshme.
Prandaj, kjo letër nuk duhet lexuar vetëm nga besimtarët.
Duhet lexuar nga intelektualët, akademia, politika, institucionet, mediat dhe çdo qytetar që e do Kosovën si vend të lirë, demokratik dhe të barabartë për të gjithë, pa dallim bindjeje.
Më poshtë po e sjellim të plotë, sepse në kohë të zhurmshme, ndonjëherë fjala më e fortë është ajo që thuhet me arsye, dashuri dhe të vërtetën :
PËRGJIGJE LETRËS SË HAPUR TË INTELEKTUALËVE
nënshkruesve të letrës së hapur të 28 gushtit 2026
Të nderuar,
e kam lexuar me vëmendje dhe me respekt letrën tuaj, me të cilën më jeni drejtuar edhe mua,
jo vetëm për shkak ndjenjës së përgjegjësisë dhe respektit ndaj çdo shqetësimi, por edhe për
shkak të përmbajtjes së saj, të shqetësimit që Ju shprehni e brengosjes tuaj për të ardhmen tonë.
Veç kësaj, sepse e vlerësoj bashkimin tuaj si intelektual, veprimtar dhe bashkëkombës me
përvojë, për të shprehë bashkërisht një shqetësim dhe për të mbrojt bashkëjetesën ndërfetare ndër ne. Po flas edhe unë publikisht me ju, në këtë moment kur debati mbi fenë, historinë, identitetin dhe shtetin po merr tone gjithnjë e më të ndjeshme që, nëse lihet në rrëshqitje të lirë, mund të na marrë në qafë të gjithëve.
Pas një meditimi të thellë dhe shoshitje të vazhdueshme mbi të gjitha gjërat vendosa t’ju
përgjigjem me respekt, dashuri e mirënjohje. Këndej uroj që do të mirëkuptoni çdo fjalë të kësaj letre, pasi edhe kur duket se është e ashpër, brenda e bartë butësinë dhe qëllim ka shërimin që të gjithë po e kërkojmë.
Një shenjë shprese dhe një thirrje për dialog Letrën tuaj e shoh si një shenjë shprese dhe si një shkëndijë të rizgjimit të ndërgjegjes kombëtare e të vetëdijes shoqërore për përgjegjësitë që kemi të gjithë. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për shtresën intelektuale dhe akademike, e cila ka një rol të pazëvendësueshëm në orientimin e mendimit publik. Për një kohë të gjatë, debati mbi çështje të ndjeshme si feja, historia, identiteti
dhe bashkëjetesa është lënë pothuajse tërësisht në duart e rrjeteve sociale, portaleve, polemikave të çastit dhe klerikëve të papërgjegjshëm fetarë. Pikërisht për këtë arsye, shqetësimin tuaj e mirëpres dhe ju siguroj që të gjitha kërkesat tuaj në atë letër janë të zbatueshme në Kishën tonë, dhe nga unë personalisht.
Varësisht dallimeve që kemi, mbi fenë, mbi historinë dhe mbi mënyrën e qasjes ndaj sfidave të sotme, megjithatë, unë dhe kryemyftiu jemi takuar shpeshherë, kemi përçua mesazhe të vazhdueshme paqeje, respekti, mirëkuptimi dhe jemi angazhuar të ruajmë bashkëjetesën ndërvëllazërore dhe tolerancën ndërfetare mes nesh. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Edhe pse, dorën në zemër, këto ditë jemi paksa të hutuar brenda rrethanave të krijuara. Por jam i bindur që shpejtë do të kaloj frika, ekzaltimi apo shqetësimi. Si do që ta quajmë realitetin aktual, s’duhet të harrojmë që edhe mes vëllezërve ka pakënaqësi e mosmarrëveshje. Këndej, kërkohet durim me dashuri dhe duhet t’i jepet kohë të (zemëruarit) që të qetësohet.
I bindur se e gjithë situata e krijuar kohëve të fundit nuk është shkak i ndonjë veprimi të pamatur nga ana jonë, por vjen si pasoj e një “britme” të atyre që s’duhej të flisnin dhe heshtja e gjatë e intelektualeve gjatë dekadave. Pastaj, edhe nga neglizhenca e institucioneve arsimore dhe organeve institucionale, e mbi gjitha nga filtrimi i fesë me politiken dhe keqpërdorimi politik i fesë – për vota.
Vlerësova ta zgjeroj përgjigjen time ndaj letrës suaj, jo për t’i vënë në dyshim kërkesat tuaja, por nga dëshira për të filluar “një tryezë dialogu me ju” dhe me të tjerët që, brenda heshtjes tyre, ende kanë ndjenjë për vlerat tona dhe vullnet për t’i shpëtuar ato.
Mendoj që kërkesa ime për dialog të hapur me shoqërinë dhe me ju në veçanti është një hap i rëndësishëm, që mund të hapë rrugë të reja për një debat të pjekur, të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë tonë, për paqen tonë shpirtërore dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.
Nuk ka konflikt ndërmjet katolikëve dhe myslimanëve Para se të zbërthej disa mendime lidhur me argumentet, më duhet të konstatoj, se: Nuk ka konflikt ndërmjet katolikëve dhe myslimanëve, pasi jeta reale e njerëzve tanë vazhdon të dëshmojë për një bashkëjetesë të qëndrueshme dhe dashuri të mjaftueshme. Njerëzit tanë vazhdojnë të jetojnë pranë njëri-tjetrit, punojnë së bashku, ndajnë miqësi, lidhje familjare, jetë bashkëshortore dhe bashkëndajnë gëzime dhe dhimbje. Ata ndahen në katolikë e myslimanë, kur shkojnë në xhami e kishë, kur vdesin ose kur varrosen, e sidomos në rrjete sociale. Bile, kohët e fundit njerëzit tanë kanë hyrë në një përvojë, në pamje të parë të re, por realisht shumë të moçme, pasi shumica e të pagëzuarve, viteve të fundit, vazhdojnë të jetojnë në dashuri, në
paqe e në harmoni, me familjarët e tyre, me miqtë dhe rrethin shoqëror. Pikërisht si dikur kur njëri vëlla konvertohej në islam e tjetri i rrinte besnikë bindjeve të tija, të dy këta vazhdonin ta donin, ta mbështetnin e ta mbronin njëri-tjetrin.
Edhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet Kishës Katolike dhe Bashkësisë Islame kanë qenë, për vite të tëra dhe do të jenë marrëdhënie takimi, respekti dhe bashkëpunimi. Prandaj, do të ishte e pasaktë dhe madje e rrezikshme që debati i sotëm të përshkruhej si përplasje ndërmjet dy feve ose si një rrezik për bashkëjetesën ndërfetare, pasi këtë vlerë të paçmueshme të shqiptarëve, s’kanë arrite ta rrënojnë pushtuesit, ta tjetërsojnë ideologjitë e nuk do të arrinim ta rrënonim as ne prijësit fetar edhe po të donim. Pasi, kjo tashmë është ADN-ja e kombit tonë.
Vetëdija kombëtare, multireligjioziteti i popullit, uniteti i shpirtit dhe dashuria ndërvëllazërore mes nesh është aq e fortë sa s’ka fuqi që ta rrënojë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që nuk jemi të vetëdijshëm për dëmin që mund të shkaktojë mendësia irracionale e disave, arroganca enumrave, ose mosveprimi i drejtë i organeve ligjzbatuese dhe heshtja e atyre që duhet të flasin.
Kur liria ndahet nga përgjegjësia
Liria e pa menaxhuar nga ligji, e drejta pa iu nënshtruar të vërtetës dhe shpërqendrimi i shtresës intelektuale nga përgjegjësia ka krijuar anarki mendimesh. Paqja pa qëllime sublime ka shkaktuar “hapësira boshe”, në kohën tonë të cilat janë mbushur me nostalgji për të rikthyer të kaluarën në lavdi imagjinare, në neotomanizëm, apo me narracion vetëkënaqësie. Pastaj, ushtrimi i mundësive pa respekt dhe pa e ballafaquar me të vërtetën ka trondit shpirtin tonë.
Kur i shtojmë këtu edhe shumë gjëra më të tmerrshme që kanë ndodhur ndër ne, atëherë me arsye ngritët pyetja: A po e rrezikojmë boshtin e unitetit kombëtarë?
Sigurisht janë të shumët ata që mund t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje, nga aspekte të veçanta antropologjike, socio-filozofike, historike, kulturore etj., që duhet t’i trajtoni ju e shumë të tjerë.
Kështu që po ndalem vetëm te aspekti shpirtërorë dhe fetarë, që më takon, edhe atë pa u thelluar në tërësinë e problemit, por duke u ndalë vetëm te çështja kryesore, nga ku burojnë dallimet, përçarjet, fyerjet dhe shumë të këqija tjera që kanë luhatur bindjen kolektive të shqiptarëve, me narracione të reja, të dëmshme e të papranueshme.
Liria e shpirtit dhe realiteti i ri fetar Pa u ndal te radikalizmi islamik, influencat e të huajve dhe financimet e jashtme, por duke u mbështetur vetëm tek realiteti ynë, më duhet të konstatoj se deri në luftë e fundit, ishim të gjithë një mendje dhe një zemër, pasi kishim synim e qëllim lirinë. Kur arritëm lirinë, njerëzit tanë iu afruan xhamive dhe kishave, për t’u thelluar në fe, për të mos jetuar në hipokrizi shpirtërore dhe për të qenë të vërtetë. Deri këtu gjithçka brenda suazës së normales. Por, kur shqiptarët e islamizuar dikur u përballën me të vërtetat e fesë së tyre, u ndanë në tri taborë: në ata që duan
ta jetojnë fenë sipas doktrinës kuranore; në ata që insistojnë në parimin “feja e shqiptarit është shqiptaria” dhe në ata që duan të krijojnë relacion me Krijuesin, por nuk gjejnë përgjigje e as përmbushje shpirtërore në islam dhe duan të kthehen në fenë e të parëve të vet. Kështu, njëkohësisht filloj riislamizimi dhe rikristianizimi i shqiptarëve të konvertuar në islam, edhe pse shumica absolute akoma insiston të ruaj parimin e Pashko Vasës: feja e shqiptarit është shqiptaria.
Jam i bindur që gjërat kanë ndryshuar dhe që duhet të kalojnë në një moto të re, të pranueshme dhe të dobishme për kohën tonë dhe për secilin prej nesh, këndej fryma e re që duhet të na qoj përpara duhet të jetë: ”FEJA E SHQIPTARIT” ËSHTË LIRIA E SHPIRTIT TIJ dhe dashuria ndërvllazërore që i nënshtrohet përcaktimit individual të secilit.
Përplasja është mes koncepteve kombëtare, jo mes feve Marrë parasysh për sa u tha më lartë, nuk kemi të bëjmë me një përplasje mes katolikëve dhe myslimanëve, por mes koncepteve dhe pikëpamjeve të shqiptarëve të konvertuar dikur në islam.
Kanë filluar ushtrimin e lirisë së shpirtit e si pasoj e kësaj lirie ka filluar riislamizimi,
rikristianizimi ose braktisja e të dyja feve. Në fakt konflikti ka marrë përmasat që i ka, jo vetëm prej arrogancës së riislamizuarëve dhe rikristianizuarëve e as nga perceptimi i shumicës së shqiptarëve mbi një kombe fe ose nga pretendimi i disave për një fe komb. Por, se këto procese kanë nxjerrë në pah dallimet të ndryshme, mbi dinjitetin, identitetin, mbi historinë, fenë, kulturën, lirinë dhe karakterin e shtetit e mbi gjitha ndryshimin e rrugëtimit tonë drejtë të ardhmes. Ne, të gjithë arrogancën ekstremiste të riislamizuarëve e përballuam me heshtje, duresë dhe urti. E urojmë që edhe Bashkësia Islame, me të njëjtën urti dhe duresë, ta përballojë arrogancën e disa myslimanëve të deritanishëm që janë kthyer në fenë e të parëve e të ju japë kohën e duhur që t’i zbusim zemrat e tyre. Sepse, kemi bindjen që do t’i shndërrojmë në bijë të denjë për kombin tonë.
Pikërisht, për shkak se problemi është më i gjerë se marrëdhënia ndërmjet dy bashkësive fetare, përgjigjja ndaj këtij fenomeni nuk mund t’u lihet vetëm Kryemyftiut dhe Ipeshkvit. Kjo nuk do të thotë që unë dhe Kisha Katolike dëshirojmë t’i shmangemi përgjegjësisë e as pjesës së fajit për gjendjen e krijuar, por se jemi të bindur që të gjithë njerëzit vullnetmirë, duhet t’i bashkojnë forcat shpirtërore, intelektuale, shoqërore dhe shtetërore të kombit, për t’i dhanë përgjigje dilemave të krijuara, të vërtetave të manipuluara dhe të drejtave të cenuara, duke analizuar shkak-pasojë, dhe t’u gjemë përgjigje të përbashkët pyetjeve të shtruara në letrën tuaj dhe çështjeve më të rëndësishme, duke e shëruar “plagën”, pasi kjo plagë na ka bërë të vuajmë të gjithë.
Diagnostikimi i plagës dhe gjetja e ilaçit
Aktualisht, zhurma është më e fuqishme, por nuk duhet harruar që procesi është shumë më i gjatë. Në të vërtetë, ka dekada dhe vite me radhë që kur trumbetohen ide antikombëtare, mohohen vlerat identitare që i trashëgojmë e që na bashkojnë, promovohen pasaktësitë historike dhe nuk mungojnë as përpjekjet për të parcelizuar (copëzuar) historinë me pretendimin se vetëm një periudhë është e dobishme dhe e vlefshme. Pastaj, kur i shtojmë këtu interpretimet e cekëta të identitetit shqiptar, përzierjen e fesë në projekte politike dhe kulturore. Mbi gjitha, kur shumica fetare, për të dominuar dinamikat shoqërore, politike dhe ligjore, pretendon se toleranca është meritë e shumicës së censusit, e si rrjedhojë kur pakica do të ushtrojë një të
drejtë, duhet të marrë pëlqimin (nula osta) nga shumica se përndryshe rrezikohet paqja dhe toleranca ndërfetare dhe shkaktarë i gjithë kësaj do të shpallet pakica. Këto dhe shumë anomali tjera, me heshtjen e të gjithëve, janë lanë në dorën e të papërgjegjshmëve, e si rrjedhojë e heshtjes institucionale, shoqërore dhe akademike, e ndoshta shumë njerëz të dijes kanë menduarse sharlatanët dhe pseudo historianet nuk meritojnë përgjigje. Por koha ka treguar se heshtja nuk e shuan domosdoshmërisht të pavërtetën; shpeshherë i jep asaj kohë të zërë rrënjë në mendjen e njerëzve. Pasi, kur e vërteta hesht gënjeshtra e zë vendin e saj.
Heshtja krijon hapësirë për të pavërtetën
Kur universitet tërhiqen nga debati publik mbi argumentet që i theksova, rrjetet sociale fillojnë të formojnë bindje brenda grupeve të veçanta. Kur institucionet kulturore nuk e mbrojnë kujtesën historike me argumentet e qëndrueshme mbi të vërtetën, ajo kujtesë fillon të riformatohet sipas ideologjive të ditës. Dhe kur politika hesht e shteti përpiqet të negocioj liritë dhe obligimet me kërcënuesit e tyre, shumica mund të fillojë ta ngatërrojë fuqinë e numrit me të drejtën për të përcaktuar çfarë është e vërtetë, çfarë është kombëtare dhe çfarë është e lejueshme e çfarë është e ndaluar. Bile, të shkoj aq larg, sa të pretendojë se është shumica ajo e cila duhet të përcaktojë se kur dikush mund ta ushtrojë të drejtën e kur ushtrimi i saj kërcënon tolerancën ndërfetare ose paqen mes shqiptarëve.
Këtu, për mendimin tim, gjendet një nga problemet më serioze të momentit. Pasi, feja brenda një shoqërie të lirë, nuk mund të pretendojë potencë nëpërmjet shumicës, por të mbështetet në fuqinë e argumentit në mirësinë e të bijve të Hyjit dhe në të vërtetën. Shumica nuk ka të drejtë të përcaktojë lirinë e as nuk ka të drejtë ta përvetësojë të vërtetën, historinë, kulturën apo lirinë e ndërgjegjes së tjetrit. Shumica është njësi matëse në politiken demokratike që përcakton se kujt mund t’i jepet e drejta të drejtojë qeverinë dhe funksionalitetin demokratik të saj, por nuk mund të jetë njësi matëse që përcakton se kush ka më shumë dinjitet, kush është më autentik kombëtarisht apo se sa fuqi ka një shumicë, e aq më pak që ajo të përcaktojë se sa hapësirë duhet t’i takojë një pakice në ushtrimin e të drejtave të veta.
Toleranca ndërfetare nuk është meritë e shumicës
Shpeshherë edhe nga autoritetet institucionale dëgjohet formulimi se “toleranca fetare është meritë e shumicës”. Kjo është e pa pranueshme dhe konceptualisht krejt gabim, pasi e vendos shumicën në pozitën e atij që toleron dhe pakicën në pozitën e atij që tolerohet. Por, në një shtet të së drejtës, pakica nuk është mysafire e shumicës. Katoliku nuk jeton i lirë, sepse myslimani e toleron dhe myslimani nuk duhet të jetojë i lirë në një vend me shumicë të krishterë, sepse i krishteri është zemërgjerë. Të dy janë të lirë, sepse kanë dinjitet njerëzor dhe sepse shteti ua garanton këtë liri si të drejtë, jo si favor.
Kur kërcënimi bëhet më i fortë se ligji Pikërisht për këtë, mosfunksionimi i ligjit sidomos tërheqja e institucioneve përballë presionit të shumicës është shumë më tepër se një problem administrativ. Pasi një veprim i tillë prek vetë themelin e shtetit. Nëse një bashkësi, një individ apo një institucion vepron brenda ligjit, ndërsa një grup tjetër kërcënon me trazira, presion apo protesta për ta penguar atë, shteti nuk mund të
zgjidhë problemin duke kufizuar të drejtën e atij që respekton ligjin në favor të frikës së tij nga ata që e kërcënojnë atë. Në atë çast krijohet një precedent i rrezikshëm, sepse mesazhi që i dërgohet shoqërisë është se kërcënimi mund të ketë më shumë forcë se ligji. Dhe kur kjo ndodh, nuk humb vetëm një pakicë fetare apo një bashkësi e caktuar. Humb vetë Republika, sepse qytetari fillon të mësojë se të drejtat nuk varen nga Kushtetuta dhe ligji, por nga gatishmëria e shumicës për t’i pranuar ose refuzuar ato.
Natyrisht, shteti ka detyrim ta mbrojë rendin dhe sigurinë publike. Askush nuk kërkon që
rreziku të neglizhohet. Por, ka një dallim thelbësor ndërmjet mbrojtjes nga një rrezik real dhe dorëzimit përpara kërcënimit. Në rastin e parë, shteti garanton të drejtën dhe njëkohësisht mbron sigurinë. Në rastin e dytë, ai kufizon atë që vepron ligjërisht për t’iu përshtatur atij që kërcënon. Kjo e përmbys rendin moral dhe juridik të shoqërisë. Sepse në fund mësohet një parim i gabuar: kush bërtet më shumë, kush mobilizon më shumë njerëz ose kush kërcënon me më shumë pasoja, fiton më shumë pushtet mbi vendimmarrjen publike. Një shtet që e pranon këtë logjikë sidomos për çështjet fetare, nuk mund të jetë shtet i drejtë, demokratik e as evropian.
Shteti duhet të garantojë lirinë, jo ta negociojë atë
Pikërisht këtu kam ndier mungesën e një mbështetjeje më të qartë institucionale. Nuk mjafton që shteti të shpall në dokumente se qytetarët janë të barabartë dhe se Kosova është shtet laik.
Këto parime marrin kuptim vetëm atëherë kur provohen në situata konkrete, sidomos kur
mbrojtja e tyre kërkon guxim politik. Është e lehtë të flitet për tolerancë në konferenca dhe
ceremoni; është shumë më e vështirë të mbrohet barazia atëherë kur një pjesë e shumicës nuk është dakord. Por pikërisht aty matet serioziteti i institucioneve. Shteti nuk duhet të jetë arbitër i së vërtetës fetare, por duhet të jetë garant i lirisë së secilit. Dhe, kur ai tërhiqet para presionit, krijon jo vetëm pasiguri juridike, por edhe bindjen se shumica mund të zëvendësojë ligjin me vullnetin e vet dhe detyrimisht i imponon pakicës që të gjejë rrugë tjera për ta mbrojtur të drejtën e vet.
Ftesë për një dialog të hapur dhe serioz
Ndërkohë, meqë ju më jeni drejtuar publikisht, dua t’ju siguroj se Kisha Katolike në Kosovë
dhe unë personalisht do të vazhdojmë dialogun ndërfetar me myslimanët. Por, duam të fillojmë një dialog me kombin tonë dhe të hyjmë në dialog të hapur, të qetë, të sinqertë dhe serioz me shtresën intelektuale, akademike, kulturore dhe institucionale të vendit. Jo për të kërkuar fajtorë, por për të sqaruar parimet mbi të cilat duhet të mbështetet bashkëjetesa jonë: e që ne të paktët që rezistuam dhe ruajtëm kontinuitetin e popullit tonë të mos konsiderohemi pakicë dhe të huaj në vendin tonë. Që ligji të jetë më i fortë se presioni, që shumica të mos bëhet pronare e së vërtetës, që ‘‘pakica’’ të mos ndihet mysafire në atdheun e vet, që historia të mos rishkruhet sipas nevojave të së tashmes, që shteti laik të mbetet garancia e lirisë së të gjithëve dhe që uniteti ynë të mos shpërbëhet.
Përgjegjësia nuk u takon vetëm prijësve fetarë Në këtë pikë pajtohem plotësisht me një prej pohimeve të letrës suaj: kjo çështje nuk u përket vetëm imamëve dhe priftërinjve. Nëse rreziku është shoqëror, përgjegjësia duhet të jetë shoqërore. Nëse preket historia, duhet të flasin historianët. Nëse preket barazia, duhet të veprojë shteti. Nëse vihet në pikëpyetje karakteri laik i Republikës, duhet të reagojnë institucionet kushtetuese. Dhe nëse po krijohet një kulturë në të cilën shumica beson se numri i jep të drejtë
të përcaktojë gjithçka, atëherë duhet të zgjohet ndërgjegjja e tërë shoqërisë.
Nga alarmi te përgjegjësia e përbashkët
Prandaj, ju falënderoj për alarmin që keni ngritur! Por, do të dëshiroja që ky alarm të mos
përfundojë me një letër drejtuar dy liderëve fetarë. Do të dëshiroja që ai të bëhet fillimi i një rizgjimi i ndërgjegjes kombëtare dhe i përgjegjësisë së përbashkët. Ne, Kisha Katolike –
Dioqeza Prizren-Prishtinë, do ta bëjmë pjesën tonë si deri më tani me duresë, arsye dhe dashuri.
Por, presim që edhe bashkësitë e tjera fetare, akademia, shteti, universiteti, politika, mediat dhe intelektualët t’i dalin ballë përgjegjësive të veta. Vetëm kështu mund ta ruajmë një shoqëri, në të cilën dallimet nuk kthehen në armiqësi dhe askush nuk ka nevojë të kërkojë lejen e shumicës për të qenë i lirë e për ti ushtruar të drejtat e ligjshme.
E vërteta në dashuri Si i krishterë, besoj se e vërteta dhe dashuria nuk mund të ndahen. E vërteta pa dashuri mund të kthehet në armë; dashuria pa të vërtetë mund të lërë boshllëk. Ne kemi nevojë për të dyja.
Vetëm kështu mund ta mbrojmë paqen, dinjitetin e secilit dhe atë trashëgimi të përbashkët të shqiptarëve, bashkëjetesën ndër vëllazërore dhe tolerancën ndërfetare, që nuk është pronë e një feje, por amanet i të parëve për të gjithë ne.
Me respekt dhe mirënjohje!

Për hapësirën që Lumir Abdixhikut iu ngushtua për çdo ditë

0
LUMIR ABDIXHIKU DHE HAPËSIRA QË IU NGUSHTUA ÇDO DITË
___
Lumir Abdixhiku kishte një problem.
Nuk ishte se nuk kishte parti.
Parti kishte.
Nuk ishte se nuk kishte kundërshtarë.
Kundërshtarë kishte me bollëk.
Problemi ishte se kishte filluar të kishte më shumë këshilltarë sesa votues që ishin të gatshëm ta linin të mendonte vetë.
Dhe kështu, dalëngadalë, Abdixhiku u gjend me shpinë për muri.
Jo për një ditë.
Jo për një javë.
Por për një kohë të gjatë.
Në njërën anë qëndronin njerëzit brenda LDK-së që kishin secili versionin e vet për partinë.
Hykmete Bajrami kishte pikëpamjen e saj.
Avdullah Hoti kishte përvojën dhe ambicien e tij.
Kujtim Shala kishte filozofinë e vet.
Arben Gashi kishte llogaritë e veta.
Gazmend Muhaxheri kishte bagazhin e tij politik.
Driton Selmanaj kishte këndvështrimin e tij.
Dhe Abdixhiku, si kryetar, duhej t’i dëgjonte të gjithë.
Problemi ishte se kur i dëgjon shumë njerëz njëkohësisht, në një moment fillon të mos e dëgjosh më vetveten.
Por kjo ishte vetëm gjysma e historisë.
Sepse përtej derës së LDK-së priste një grup tjetër.
Baton Haxhiu.
Ata nuk i kërkonin Abdixhikut thjesht të ishte opozitar.
Kjo do të ishte shumë e thjeshtë.
Ata prisnin prej tij një lloj opozitarizmi me menu të paracaktuar.
Një politikë ku Albin Kurti duhej të ishte gjithmonë armiku.
Dhe ku çdo figurë që mund të përdorej si kundërpeshë ndaj Kurtit duhej trajtuar me një butësi të veçantë.
Në këtë skenar, Milan Radojçiqi rrezikonte të bëhej një lloj “vëllai politik i padëshiruar, por shumë i dobishëm i Lumirit”, ndërsa Kurti duhej ta luante rolin e kushëririt që nuk ftohet kurrë në dasmë.
Kjo ishte kërkesa.
Dhe Abdixhiku duhej ta luante rolin.
Por kishte një problem të vogël.
Populli nuk kishte nënshkruar kontratë për atë shfaqje.
KUR KRYETARI BËHET RECEPSIONIST I DËSHIRAVE
Në politikë ekziston një moment i rrezikshëm.
Është momenti kur lideri nuk pyet më:
“Çfarë është e drejtë?”
por:
“Çfarë duan të dëgjojnë sot njerëzit që më rrethojnë?”
Kjo është një sëmundje shumë më e rrezikshme sesa humbja e zgjedhjeve.
Sepse zgjedhjet mund të fitohen përsëri.
Por kur e humb busullën, nuk e di më as ku je duke shkuar.
Abdixhiku, në këtë periudhë, dukej sikur duhej të menaxhonte një hotel politik.
Hykmete kërkonte një dhomë.
Hoti një tjetër.
Shala kishte rezervimin e vet.
Gashi kërkonte çelësin.
Muhaxheri pyeste kush e kishte paguar faturën.
Selmanaj kërkonte një tavolinë tjetër.
Ndërsa nga jashtë, Buzhala, Haxhiu dhe Mehmetaj trokisnin në derë:
“Lumir, mos harro: Kurti armik!”
Dhe diku në fund të korridorit Fatmir Sheholli ia kujtonte:
“Dhe mos e prek shumë Radojçiqin!”
Nëse kjo do të ishte një komedi e Kishonit, recepsionisti do të kishte dhënë dorëheqje.
Por ishte politikë kosovare.
Dhe në politikën kosovare recepsionisti zakonisht nuk jep dorëheqje.
Ai thjesht ndërron çelësat e dhomave.
DHE PASTAJ ERDHI KURTI
Në këtë pikë, sipas kësaj logjike politike, Albin Kurti kishte një avantazh të çuditshëm.
Ai nuk kishte nevojë t’i premtonte Abdixhikut dashuri.
Madje as miqësi.
Mesazhi mund të ishte shumë më cinik:
“Mos u përpiq t’i kënaqësh të gjithë. Nuk do t’ia dalësh.”
Dhe pastaj:
“Nëse bashkëpunojmë aty ku është interesi i shtetit, ata që sot po të shtyjnë kundër meje nuk do të mund të të keqpërdorin pafundësisht.”
Dhe më e rëndësishmja:
“Mos mendo se do ta shpëtosh partinë duke bërë atë që të kërkojnë të tjerët.”
Kjo është pjesa që shumë njerëz në politikë nuk duan ta dëgjojnë.
Sepse është shumë më e lehtë të kesh një armik sesa të kesh një përgjegjësi.
Nëse Kurti është armiku absolut, atëherë çdo dështim mund t’i atribuohet Kurtit.
Nëse Kurti është thjesht kundërshtar politik, atëherë duhet të tregosh çfarë ofron ti.
Dhe kjo është shumë më e vështirë.
KUR KUNDËRSHTARI TË OFRON NJË URË
Në politikë, ura është më e rrezikshme se muri.
Muri të jep një justifikim.
Ura të detyron të ecësh.
Kur dikush të thotë:
“Eja të bashkëpunojmë për atë që është në interes të shtetit”,
ti nuk mund të përgjigjesh pafundësisht:
“Jo, sepse ti je kundërshtari im.”
Sepse atëherë qytetari fillon të pyesë:
“Po ju, në fund të fundit, për çfarë po luftoni?”
Për pushtet?
Për shtet?
Për parti?
Për interesa?
Apo thjesht për të mos e lënë tjetrin të marrë frymë?
Kjo është pyetja që Abdixhiku duhej ta bënte.
Jo vetëm për Kurtin.
Por edhe për veten.
Dhe sidomos për njerëzit që i thoshin çdo mëngjes se çfarë duhej të thoshte.
PROBLEMI ME ATA QË TË DUAN SHUMË
Ka një lloj mbështetësi që është më i rrezikshëm se kundërshtari.
Kundërshtari të sulmon.
Mbështetësi i keq të bind se duhet ta sulmosh dikë tjetër për t’i shërbyer atij.
Dhe nëse ti nuk e bën, ai fillon të të shpjegojë se nuk je më “i vërteti”.
Kështu krijohet varësia politike.
Sot të kërkojnë një deklaratë.
Nesër një sulm.
Pasnesër një heshtje.
Pastaj një qëndrim.
Dhe një ditë zgjohesh dhe kupton se politika jote nuk është më e jotja.
Është një përmbledhje e dëshirave të njerëzve përreth teje.
Atëherë kryetari i partisë nuk është më kryetar. Është abonent.
Dhe abonimi rinovohet çdo mëngjes.
“EJA ME MUA”
Prandaj, mes gjithë kësaj zhurme, fjalia më interesante nuk është:
“Sulmoje Kurtin.”
As:
“Mos e prek Radojçiqin.”
Fjalia më interesante është:
“Eja bashkëpuno me mua.”
Sepse kjo fjali, nëse merret seriozisht, ia heq Abdixhikut një pjesë të barrës nga shpina.
Nuk i kërkon të dorëzohet.
I kërkon të mos jetë peng i konfliktit.
Nuk i kërkon të bëhet kurdohere me Kurtin.
I kërkon të bashkëpunojë kur interesi shtetëror e kërkon.
Dhe pastaj të luftojë politikisht kundër tij kur mendon se duhet.
Kjo quhet demokraci.
Sepse demokracia nuk kërkon që kundërshtarët të duhen.
Kërkon që ata të dinë kur duhet të bashkëpunojnë dhe kur duhet të përplasen.
“PASTAJ POPULLI DO T’I DETYROJË T’I MBLEDHIN PLAÇKAT”
Dhe këtu vjen pjesa që disa politikanë e harrojnë.
Nëse Kurti dhe Abdixhiku bashkëpunojnë në një çështje shtetërore, kjo nuk do të thotë se do të qeverisin bashkë përgjithmonë.
Nuk është martesë.
Është politikë.
Nëse nesër Kurti gabon, Abdixhiku mund ta godasë politikisht.
Nëse Abdixhiku gabon, Kurti mund ta godasë.
Dhe nëse njëri prej tyre e humb besimin e qytetarëve, qytetarët do t’ia tregojnë derën.
Pa pasur nevojë që dikush nga televizioni t’u tregojë se ku është dera.
Kjo është demokracia.
Dhe pikërisht për këtë arsye fjalia:
“Eja bashkëpuno me mua, se pastaj populli do t’i detyrojë t’i mbledhin plaçkat”
është më e rëndë sesa duket.
Sepse nuk premton pushtet.
Premton diçka tjetër:
se pushteti nuk u përket atyre që bërtasin më fort, por atyre që marrin votën e qytetarit.
MURI DUHET TË SHEMBET
Në fund, Abdixhiku kishte dy mundësi.
Të vazhdonte të qëndronte me shpinë për muri, duke i dëgjuar nga njëra anë njerëzit që kërkonin një gjë dhe nga ana tjetër njerëzit që kërkonin diçka krejt tjetër.
Ose të bënte një hap përpara.
Sepse lideri që qëndron gjatë me shpinë për muri, në një moment rrezikon të harrojë se muri nuk është shtëpia e tij.
Ai është vetëm muri.
Dhe politika nuk është art i të qëndruarit pas murit.
Është art i gjetjes së derës.
Ndoshta ajo derë nuk hapet nga ana e atyre që i bërtasin më fort.
Ndoshta hapet pikërisht aty ku askush nuk e pret:
te bashkëpunimi për interesin e shtetit.
Sepse në fund, Abdixhiku nuk ka pse ta shpëtojë veten duke kënaqur Buzhalën, Haxhiun, Mehmetajn apo askënd tjetër.
As nuk ka pse ta shpëtojë LDK-në duke u kthyer në armik profesionist të Kurtit.
Ai duhet të bëjë diçka shumë më të vështirë:
të bindë qytetarin se vendimet e tij i merr vetë.
Pastaj le të flasin të gjithë.
Le të zemërohen të gjithë.
Le të shkruajnë të gjithë.
Le të bërtasin të gjithë.
Sepse në fund të fundit, pas gjithë studios televizive, pas gjithë portaleve, pas gjithë deklaratave dhe pas gjithë këshilltarëve të ditës…
vjen qytetari.
Dhe qytetari nuk pyet kush i kishte dhënë Abdixhikut këshillën e fundit.
Pyet vetëm:
“Çfarë bëre ti kur kishe mundësi?”
Aty fillon llogaria e vërtetë.
Dhe aty, më në fund, secili duhet t’i mbledhë vetë plaçkat.
Sepse populli nuk është staf i askujt.
Është pronari i vetëm i shtëpisë demokratike.

Kërkojmë Papa Kristo Negovanin e klerit musliman

0
Nuk po luftojmë fenë. Nuk po përçajmë. Por kërkojmë që feja të mos luftojë shqiptarinë.
Zakonisht nuk i lexoj shumë komentet në postimet e mia. Jo vetëm për shkak të mungesës së kohës, por edhe sepse një pjesë e tyre nuk sjellin argument, por fyerje, etiketime e ndonjëherë edhe kërcënime. Këto nuk më ndryshojnë bindjet dhe as aktivizmin tim, por natyrisht krijojnë një energji negative që nuk i shërben debatit.
Por këtë herë dy komente më bënë të ndalem. Komentet e dy miqve të mi, Moisi Golemit dhe Shqipe Pllashnikut, më intriguan jo sepse ishin të njëjta, por pikërisht sepse hapën një debat që shkon shumë më thellë se një postim për BIK-un, hoxhallarët apo portalet fetare. Moisiu shprehu shqetësimin se, duke folur vazhdimisht për këto tema, mund t’u bëjmë shërbim pikërisht atyre që po kritikojmë. Është një shqetësim që duhet marrë seriozisht. Qëllimi ynë nuk duhet të jetë krijimi i një konflikti fetar në shoqërinë shqiptare. Përkundrazi. Por përgjigjja e Shqipes e çoi debatin në një pikë thelbësore. Ajo shtroi një pyetje që duhet ta bëjnë edhe vetë myslimanët shqiptarë: Pse nuk mund të ketë edhe brenda klerit mysliman shqiptar një figurë të tipit Papa Kristo Negovani?
Jo një hoxhë që lufton kundër fesë. Jo një hoxhë që lufton kundër besimtarëve. Por një hoxhë që, brenda traditës së vet fetare, lufton që ajo të bëhet shqiptare në gjuhë, në kulturë, në identitet dhe në përmbajtje shoqërore. Papa Kristo Negovani nuk e luftoi Zotin. Ai luftoi që shqiptari ta përjetonte besimin e tij në gjuhën shqipe, në kulturën e vet dhe në shërbim të kombit të vet. Prandaj sot pyetja ime nuk është: Si ta luftojmë Islamin?
Pyetja është krejt tjetër: A mund të kemi një Islam shqiptar, të reformuar, të çliruar nga ngarkesat politike dhe nga ambalazhi kulturor arab, që e vendos shqiptarinë, gjuhën shqipe dhe shtetin laik në qendër të jetës publike? Unë besoj se mundemi. Dhe besoj se ekzistojnë hoxhallarë e njerëz me formim islam që e kuptojnë këtë. Kam parë raste të tilla. Kam dëgjuar fjalime të njerëzve me formim fetar islam që kanë folur me respekt të thellë për historinë, kulturën dhe identitetin shqiptar.
Më kujtohen, ndër të tjera, fjalimet e Mulla Nehbi Dakës dhe të Shejh Bedri Osmanollajt, ku në qendër nuk ishte përkatësia fetare si kundërshti ndaj shqiptarisë, por nderimi i figurave dhe i trashëgimisë sonë kombëtare. Kjo është rruga që unë do të doja ta shihja të forcohej. Jo përçarje. Jo urrejtje ndaj myslimanëve. Jo luftë kundër besimit islam si besim shpirtëror. Por reformim brenda vetë hapësirës fetare. Sepse nëse dikush dëshiron të jetë hoxhë shqiptar, atëherë patriotizmi i tij nuk duhet të matet me sa fort e mbron një identitet të importuar kulturor, por me atë se sa fort e mbron gjuhën shqipe, kulturën shqiptare, shtetin laik dhe interesin e shoqërisë shqiptare.
Këtu qëndron dallimi mes fesë dhe islamit politik. Feja është çështje besimi dhe ndërgjegjeje. Islami politik është projekt për pushtet, identitet dhe organizim shoqëror. Unë jam kundër të dytit. Dhe pikërisht për këtë arsye nuk jam kundër myslimanit shqiptar që e do fenë e tij. Përkundrazi: do të doja që ai të mos kishte nevojë ta importonte identitetin e tij nga jashtë për ta shprehur besimin. Shqiptari mund të jetë mysliman pa u bërë arab. Mund të jetë besimtar pa e braktisur kulturën shqiptare. Mund të falet pa e kthyer sheshin publik në hapësirë të dominimit fetar. Mund ta respektojë fenë pa kërkuar që feja të diktojë shtetin. Mund të jetë hoxhë dhe, njëkohësisht, shqiptar i madh.
Madje pikërisht këtë do të doja ta shihja më shumë: Një Papa Kristo Negovani i klerit mysliman shqiptar. Një figurë që do t’u thoshte besimtarëve të vet: Besojeni Zotin, por mos e harroni Shqipen. Respektojeni fenë, por mos e braktisni kulturën tuaj. Jini myslimanë, por mos hiqni dorë nga identiteti shqiptar. Respektojeni shtetin, sepse shteti nuk është pronë e fesë. Kjo do të ishte një reformë që do t’i shërbente jo vetëm shqiptarëve laikë, por edhe vetë myslimanëve shqiptarë.
Sepse një fe që rrënjoset në kulturën vendase nuk ka nevojë të importojë identitet nga jashtë. Dhe këtu kthehem te pyetja e Moisiut: A duhet të heshtim? Jo. Por duhet të jemi më të saktë. Duhet të godasim ideologjinë, jo besimtarin. Duhet të kundërshtojmë islamin politik, jo fenë si përvojë shpirtërore. Duhet të demaskojmë imponimin kulturor, jo të fyejmë njerëzit. Duhet të mbrojmë laicitetin, jo të ndërtojmë një konflikt fetar. Dhe mbi të gjitha, duhet të kërkojmë fakte, dokumente dhe argumente kur flasim për historinë. Sepse historia e Kosovës nuk është pronë e BIK-ut.
Por as nuk është pronë e kundërshtarëve të BIK-ut. Historia është e popullit. Prandaj duhet ta mbrojmë nga çdo përpjekje për ta instrumentalizuar — qoftë në emër të fesë, qoftë në emër të politikës. Unë nuk po kërkoj që shqiptari mysliman të heqë dorë nga Zoti. Po kërkoj që askush të mos i kërkojë shqiptarit të heqë dorë nga Shqiptaria, nga kultura, nga historia, nga identiteti dhe nga shteti laik për hir të një ideologjie fetare. Dhe nëse dikush brenda klerit islam shqiptar është i gatshëm ta bëjë këtë betejë nga brenda, unë nuk e shoh si rilindas. E shoh si aleat.
Sepse qëllimi nuk është ta zhdukim fenë nga shqiptari. Qëllimi është që feja të mos e zhdukë shqiptarin nga shqiptari.
____
Shih videon: 

Dukagjini priti luftëtarët Ndue Përlleshi, Zef Gjidoda e atdhetarë të tjerë

0
Nga Tomë Mrijaj
___
Veprimtaria patriotike e familjes së Përlleshajve nuk fillon me liderin e katolikëve të Lugut të Drinit dhe të mbarë Rrafshit të Dukagjinit, Ndue Përlleshin, siç e quan shefi i UDB-së, Gojko Medenica, në fejtonet e luftës në Kosovë të botuara në gazetën “Večernje Novosti” të Beogradit, të titulluara “Poraz pod Pštrikom” (“Humbjet nën Pashtrik”), nga data 22 shkurt deri më 19 mars 1965, si dhe në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, “Nata e frorit”, më 24–26 shkurt 1965.
Në librin “Famullia e Zllakuqanit”, faqe 51, thuhet se në kryengritjen e vitit 1909, të organizuar nga Zef Gjidoda, nga familja e Përlleshajve morën pjesë Mark dhe Dedë Përlleshi.
Për Lugun e Drinit flet edhe Mark Kolë Kçira, të cilin, në shenjë respekti, vendasit e thërrisnin Marka Kola i Zllakuqanit. Burri me pamje kreshniku e fillonte kështu bisedën në odat e Lugdrinasve:
“Vendi ynë nuk qëndroi i pastër etnikisht dhe kombëtarisht pse deshën të tjerët.
Ne falënderojmë pushkët e djemve tanë, që i mbajtën gjithmonë për faqe, duke filluar nga Kryengritja e Mirditës e vitit 1876, që kryesohej nga kapidani Bibë Doda. Shumë djem të këtij vendi morën pjesë nën komandën e kapidanit të Mirditës, ku midis tyre veçojmë Zef Markun (Gjonlleshaj) dhe Nikoll Mrin, gjer në kryengritjet e njëpasnjëshme të Lidhjes së Prizrenit, ato të vitit 1909 dhe Kryengritjen e Kaçanikut më 1910.
Kapidani i Mirditës, Marka Gjoni, dhe Abati Preng Doçi kishin dërguar shumë luftëtarë nga Mirdita, të udhëhequr nga Prengë Marka Prenga, bajraktar i Oroshit, dhe Ndue Përdeda, që ishte prej krenëve të para të Spaçit.
Pjesëmarrës në këto kryengritje ishte edhe vetë Marka Kola i Zllakuqanit, me shumë vendas të tjerë, që ua tregonin rrugët dhe shtigjet kryengritësve mirditas, të cilët kishin lënë emër të mirë në ato anë.”
Marka Kola tregonte se, me rënien e Turqisë dhe me ardhjen e Serbisë, në vitet 1918–1919, Lugu i Drinit ishte përsëri i fortë.
Në tri komunat, në një vijë të drejtë rreth 22 kilometra, nga Gjurakovci deri në Dollc, ishin këta tre kryetarë: Ukë Paloka në Gjurakovc, Pren Nikoll Mrijaj në qendrën e Lugut të Drinit, në Zllakuqan, dhe Beqir Toma në Dollc.
Këta udhëheqës të kësaj treve, me gjithë presionet që i bëheshin vendit nga serbo-sllavët, nuk munguan që, së bashku me priftërinjtë e kësaj ane, të trokisnin në dyert e Romës dhe Vjenës për t’i ardhur në ndihmë kësaj popullate, e cila nuk i ishte gjunjëzuar për pesëqind vjet Perandorisë Osmane dhe tashmë gjendej përballë vështirësive të sllavizimit serbo-sllav.
Për liderin e katolikëve të Rrafshit të Dukagjinit, Marka Kola thoshte:
“Me gjithë vështirësitë dhe torturat e papara deri atëherë mbi një popull nga komunistët e porsalindur, dyert e çdo kulle në Rrafshin e Dukagjinit ishin të hapura për legjendën dhe luftëtarin e paepur Ndue Përlleshi.”
Ndue Përlleshi nga Paskalica në rezistencën kombëtare
Ndue Përlleshi lindi në Paskalicë, fshat në Lugun e Drinit, më 1908. Ishte biri i Gjonit dhe Prenës, nga Nepolja e Lugut të Baranit.
Shkrim e lexim mësoi në Zllakuqan, në shkollën e kishës, që ishte hapur që më 1897 nga Atë Shtjefën Gjeçovi. Thuhej se mësuesi i tij ishte Ndue Vorfi.
Edhe pse nuk kishte kryer ndonjë shkollë të lartë, ai, qysh në ditët e hershme të fëmijërisë, kishte mësuar shumë në odën e burrave të familjes së tij, të pajisur me tradita burrërie, nderi dhe trimërie.
Ndou ishte aktiv në jetën politike të kohës.
Që nga viti 1939, kur Shqipëria u okupua nga Italia fashiste dhe për herë të parë u hap kufiri Kosovë–Shqipëri, nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Mark Gjon Marku, Ndue Përlleshi u emërua kryetar i Komunës së Vogovës së Hasit, e cila gjendej në vijën kufitare Kosovë–Shqipëri.
Vendi kyç që iu dha Ndout të ri bëri që ai të njihej nga afër me personalitete të jetës politike dhe luftarake, si Xhafer Deva, Muharrem Bajraktari, Abaz Kupi, Mark Gjon Marku, vëllezërit Kolë e Pashuk Biba, të cilët ishin në përgatitje për t’u përballur me erërat e Lindjes që kishin filluar të frynin në Shqipërinë e Jugut.
Më vonë, Ndue Përlleshin e shohim kryetar të Komunës së Becit, komunë në Prefekturën e Gjakovës, ku pati rastin të njihej me shumë personalitete të atyre viseve, si Mehmet Agën e Rashkocit, Demë Ali Pozharin, familjen e madhe të Zhel Hasanëve, Elez Myrtën e shumë të tjerë.
Deri në fund të vitit 1944 e shohim kryetar të Komunës së Budisalcit.
Në këtë kohë vjen Brigada VII Partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumë mirë aktivitetin e Ndue Përlleshit.
Në Veri të Shqipërisë, Muharrem Bajraktari, Pashuk Biba e të tjerë kishin likuiduar shumë komunistë shqiptarë.
Ndou, së bashku me shumë shokë, u takua në kullën e Ukë Bekës, në Krushevë të Madhe, me brigadën e Shaban Haxhiut.
Me të hyrë brenda, parulla përshëndetëse e partizanëve ishte:
“Vdekje fashizmit – Liri Popullit!”
Por Ndou, që e dinte se çfarë fshihej pas asaj parulle, nuk u përgjigj. Ai nxori me shpejtësi revolen dhe ia drejtoi komandantit. Të pranishmit ndërhynë menjëherë.
Që nga ai moment, Ndou filloi jetën e kaçakut.
Çeta e Ndue Përlleshit
Çeta e tij u rrit shumë shpejt.
Në malet e Dollcit u takua me çetën e Ukë Sadikut. Me çetën e Ndout ishte edhe Marije Shllaku, dikur sekretare e Iliaz Agushit dhe e Xhafer Devës. Ajo u bë shembull i rezistencës për bashkimin e trojeve shqiptare.
Çeta e Ndue Përlleshit, së bashku me vëllezërit e tij Zefin e Hilin dhe bashkëluftëtarët Ndrec Nikolla, Zef Sokoli e shumë të tjerë, bashkëpunoi me Ukë Sadikun, Shaban Polluzhën, prof. Ymer Berishën, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin e të tjerë.
Shembull i rezistencës së forcave kaçake ishte lufta në Tërstenik të Drenicës, më 21 shkurt 1945, dhe vrasja e dy kreshnikëve të Drenicës, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.
Sipas shënimeve të Marije Shllakut në librin “Shqipëria e Marije Shllakut”, në faqen 50 thuhet:
“Ndër komunistë, 17.864 e ndoshta edhe më mbetën si zogjtë kur i rrëmben shqiponja n’anën e vet. Gjithashtu edhe forcat e Shaban Polluzhës u shpartalluan edhe ata që mbetën iu bashkuen çetave të Ukë Sadikut, prof. Ymer Berishës, Ndue Përlleshit, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit etj.”
Kështu, nga ajo kohë, çeta e Ndue Përlleshit u rrit me mbi njëqind luftëtarë.
Kuvendi i Dobërdolit
Më 4 dhe 5 gusht 1945 u mbajt Kuvendi i Dobërdolit, në Llugë të Dan Pjetrit, ku u mblodhën rreth 2.000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse nga rajone të ndryshme të Kosovës, Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja.
Aty gjendeshin krerët e lëvizjes për çlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet: Ukë Sadiku, prof. Ymer Berisha, Ndue Përlleshi, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Dem Ali Pozhari, Prek Shyti nga Prizreni, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit nga Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftëtarë, si dhe krerë nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorës, Ferizaj, Kaçaniku, Rugova, Podguri e vise të tjera.
Pranë Dardhës së Madhe valonte flamuri me shqiponjën dykrenare, tetë metra i gjatë, të cilin e kishte sjellë Alush Smajli i Llazicës.
Kuvendin e ruanin luftëtarët e Ndue Përlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, të udhëhequr nga Smajl Hajdari i Gjurgjevikut të Madh dhe vëllai i Ndue Përlleshit, Zef Përlleshi.
Kuvendin e hapi Ukë Sadiku, i cili ia dha fjalën prof. Ymer Berishës. Procesverbalin e mbante Marije Shllaku.
Komandant u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik u zgjodh prof. Ymer Berisha.
Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse sipas territoreve dhe e gjithë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë. Për këtë arsye u quajtën “Dymbëdhjetë Këshillat”.
Pas Kuvendit të Dobërdolit u zhvilluan shumë takime me popullatën vendase për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës “Besa Kombëtare”.
Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Mehmet Aga i Rashkocit dhe prof. Ymer Berisha u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut, diku në malin e Pashtrikut.
Çeta e Ukë Sadikut mbeti nën udhëheqjen e vëllait të tij, Shaban Sadikut.
Përballjet e përgjakshme
Data 10 shtator 1945 mbeti e paharruar për banorët e Prekorubës dhe Drenicës.
Në Fushëgropë, mes maleve të Çelisë së Jellovcit, Brigada e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit.
Aty mbetën të vrarë 23 luftëtarë dhe nëntë të plagosur rëndë. Nga radhët e kundërshtarit mbetën 40 partizanë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.
Nga çeta e Ndue Përlleshit kishte mbetur Zef Sokoli me djalin e tij, Markun, shtatëmbëdhjetëvjeçar, ndërsa Marije Shllaku ishte plagosur rëndë.
Goditje të rëndë lëvizjes i dha vrasja e udhëheqësit të njësive guerile të Lëvizjes Popullore Shqiptare në Kosovë, prof. Ymer Berishës, më 10 korrik 1946 në Hereq, ku së bashku me Ndue Përlleshin ishin nisur të merrnin pjesë në Kongresin V të Ballit Kombëtar në Lipovicë.
E kobshme ishte edhe data 17 shkurt 1947, kur nga OZN-a dhe ushtria serbo-sllave u plagos rëndë komandanti i NDSH-së, Ukë Sadiku.
Në Sverkën e Gashit mbetën të vrarë Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria i Gjurgjevikut.
Çeta e Ndue Përlleshit kishte mbetur të vepronte thuajse e vetme, me pak luftëtarë dhe nën një ndjekje të vazhdueshme nga OZN-a.
Më 8 shkurt 1948, së bashku me dy shokët e tij, Ndrec Nikollën dhe Shaban Demën, Ndue Përlleshi u rrethua nga OZN-a.
Pas disa orësh luftimesh mbetën të vrarë dy shokët e tij, Ndrec Nikolla dhe Shaban Dema, ndërsa Ndou, i plagosur, qëndroi në mesin e pyllit deri në orët e para të mëngjesit.
Me një breshëri plumbash ai çau rrethimin, duke lënë në fushën e betejës shumë të vrarë e të plagosur nga partizanët dhe vullnetarët e mobilizuar me dhunë.
Atë mëngjes, komandanti i OZN-së pushkatoi në vendin e ngjarjes të riun Pren Gojani, nga fshati Dugajev, i cili ishte nga fisi i Ndue Përlleshit, me pretekstin se i kishte hapur rrugë këtij të fundit.
Plagët, strehimi dhe përndjekja
Ndou, me plagë të rënda, arriti në shtëpinë e tij.
Teksa po i mjekonin plagët, aty arriti kryetari i Komunës së Jagodës, Jank Boriçi, i cili hodhi një bombë brenda në shtëpi.
Ndou e kapi me shpejtësi dhe ia ktheu mbrapsht. Bomba shpërtheu dhe Janku u plagos rëndë.
Që të mos kapej nga partizanët, Ndou u largua menjëherë dhe shkoi tek Ibish Sokoli, vëllai i Zef Sokolit, të vrarë në Çelinë e Jellovcit.
Tek Ibishi qëndroi derisa u shërua.
Nga aty kaloi në Llapçak, tek Pren Gjoka, një shok i tij. Ky fshat i takonte Komunës së Istogut.
Qeveria jugosllave, kur mori vesh se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Përlleshin, e dënoi Ibishin me tetë vjet burg dhe gruan e tij me gjashtë vjet.
Në fshatrat e Lugut të Drinit, ushtria sllavo-komuniste e torturoi popullatën e kësaj ane në mënyrën më çnjerëzore dhe shumë banorë u dënuan me burgime të rënda.
Pas një qëndrimi në familjen e Pren Gjokës, Ndou, duke parë se Partia Komuniste kishte dominuar thuajse në çdo krahinë të Kosovës, u largua me disa bashkëluftëtarë për në Shqipëri.
Atje u bashkua me çetat e Ndoc Mirakës në viset e Pukës, të cilat vepronin në atë territor.
Ndue Përlleshi nuk e la shokun e plagosur
Sipas disa shënimeve të botuara në revistën “Shejzat” të Ernest Koliqit në Romë dhe në “Albanien Liber”, shkruhej:
“Ndue Përlleshi, së bashku me Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën, u vra nga forcat partizane të Shqipërisë në Bjeshkët e Iballës, në vendin e quajtur Boset, më 29 gusht 1949.
Ata, një ditë më parë, ishin nisur të largoheshin për në Greqi. Largimi pengohej pasi, në urën e Bërdhetit në Pukë, ishte plagosur rëndë bashkëluftëtari i Ndue Përlleshit, Elez Myrta nga Kosova.”
Ndou nuk pranoi në asnjë mënyrë ta linte vetëm dhe të plagosur shokun e luftës.

Gjurmët e dronit në Aeroportin e Leipzigut çojnë në Serbi

0
Një dron me eksploziv u gjet në Aeroportin e Leipzigut në fillim të gushtit.Gjurmët çojnë në Serbi.

Gjermania kohëve të fundit asht ballafaque me akte të dhunshme sabotazhi,mbi infrastrukturen e saj vitale.Hetimet e shtetit gjerman kanë çue në pista që shkojnë drejt Kremlinit.

Por gjurmët e hetimeve ma t’fundit çojnë drejt Serbisë.
Hetimi për incidentin në Aeroportin e Leipzigut ka zbuluar një numër detajesh të reja. Njëri nga të dyshuarit ka lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse,njoftojnë mediat.

Hetuesit gjermanë kanë gjetur të dhëna të reja në hetimin për një dron me eksploziv që u zbulua në aeroportin e Leipzigut në fillim të gushtit.
Gjurmët tani të çojnë në Poloni dhe Serbi, dhe njëri prej të dyshuarve dyshohet se është i lidhur edhe me shërbimet e inteligjencës ruse, sipas informacionit nga gazeta gjermane Spiegel, të raportuar nga Bild.

Hetuesit tani po përpiqen të përcaktojnë nëse rastet nga Gjermania, Polonia dhe Serbia janë të lidhura. Vëmendje e veçantë i është kushtuar ngjashmërive midis pajisjeve të gjetura në Leipzig dhe në kufirin serbo-hungarez.
Autoritetet gjermane po hetojnë gjithashtu një lidhje të mundshme me një incident që ndodhi më 11 qershor në kufirin serbo-hungarez. Dy burra u arrestuan në atë kohë dhe u gjetën me pjesë të një droni të modifikuar, pajisje për ta kontrolluar atë dhe dy konzerva të mbushura me eksplozivë.

Dy burra të arrestuar në kufi, një shtetas serb dhe një burrë me shtetësi serbe dhe ruse, po mbahen në paraburgim. Shërbimet gjermane të sigurisë po kontrollojnë nëse e njohin personin që shfaqet gjithashtu në hetimin e rastit të Leipzigut.
Një dron me eksploziv u gjet në mbrëmjen e 4 gushtit në aeroportin e Leipzigut. Pranë tij ndodheshin disa aeroplanë mallrash ukrainas.

Aeroporti në Leipzig është gjithashtu i rëndësishëm për transportin e ndihmës ushtarake në Ukrainë në luftën kundër Rusisë.

Ndërkohë, qeveria gjermane akuzoi zyrtarisht Rusinë për tentativën e sulmit. 

Publikime që s’harrohen, Dom Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës

1

Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Publikime të ”Revistës DRINI.com”, që s’harrohen kurrë
Biograf i Nënë Terezës
November 7, 2011/
“Shenjtëria e Nënë Terezës e kishte burimin nga shtëpia. Nëse bota e njeh për dedikimin e pareshtur ndaj të varfërve të Planetit, ndoshta jo të gjithë e dinë që Nënë Tereza, me Çmim Nobel për Paqe në 1979, e bekuar në 2003 nga Papa Gjon Pali II, kishte prindër shembullorë në bamirësi. Kolë dhe Drane Bojaxhiu, shqiptarë nga Shkupi, ku Anjeza Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) lindi në 26 gusht 1910.
Këtij pohimi pa dilema i ka mëshuar fort biografi i njohur i Nënë Terezës, shqiptari Don Lush Gergji. Një ndër biografët e shumtë, por ai ndër më kryesorët, të cilit i referohet shumëkush që do të shkruajë diçka për shenjtoren e gjithë botës. Pasi si Don Lush Gjergji askush tjetër ndër shqiptarë nuk ka hulumtuar plot tridhjetë vjet studim dhe miqësi me Nënë Terezën.
Ka pasur fatin ta takojë nga afër në vitet kur shqiptarët e tjerë nuk i dinin as emrin. Por i përkiste edhe të njëjtit besim me të; atij katolik, duke pas qenë ipeshkv, pikërisht edhe në vendlindjen e Nënë Terezës, Shkup. Por edhe në Prizren, Prishtinë. Në disa nga botimet e tij jetëshkrimore kushtuar Nënë Terezës sjell dëshmi autentike rreth origjinës së saj shqiptare. Duke treguar se si shtëpia e Bojaxhinjve afër qendrës së qytetit të Shkupit ishte fare afër Katedrales ku është
pagëzuar Gonxhja e vogël, pa ndonjë kishë ortodokse afër, siç pretendojnë për origjinën e saj sllave. Apo se babai i saj ishte i vetmi katolik ndër këshilltarët e qytetit. Apo se në Letnicë shtegtonte edhe familja e Bojaxhinjve. Mënyra e shtegtimit bëhej së bashku me familjet e tjera katolike shqiptare, siç e dëshmon vet Lazri, vëllai iNënë Terezës”, thuhen tek libri ‘Nëna jonë, Terezë”. Tek ‘Nëna e dashurisë’ gjendet fotografia në moshën 16-vjeçare e Nënë Terezës me kostum tipik kombëtar të zonës së Prizrenit. Këto pak nga dëshmitë e pasura që sjell Don Lush Gjergji nga moria e kontakteve që ka pasur duke jetuar afër Nënë Terezës.
Don Lush Gjergji
Kujtime nga takimi i parë
E ka takuar për herë të parë Nënë Terezën në Romë, kur ishte 19 vjeç. “Isha në vitin II të studimeve filozofike. Kisha dëgjuar të flitej shumë për legjendën e murgeshës shqiptare në Indi. Isha përgatitur gjithë natën për takimin, por u ndjeva si të isha pranë nënës sime. Në thjeshtësinë e saj kishte një ngarkesë spiritualiteti, dashurie dhe thjeshtësie të shkëlqyer”, kujton. Nënë Tereza i dallonte njerëzit në nevojë kudo që gjendeshin. Në Romë kishte zgjedhur një lagje të vogël në zonën e Castelgandolfo, ku ciganët dhe refugjatët jetonin në kufijtë e ekzistencës, dhe iu ishte dedikuar bashkë me motrat e saj. Gjithë këtë përkushtim për të varfrit sipas Don Lushit, Nënë Tereza e kishte marrë në familje. Babai i saj, Kolë, ishte një tregtar, sipërmarrës dhe politikan i impenjuar në kauzën për pavarësinë e Shqipërisë. Udhëtonte në gjithë Europën për aktivitetet e tij dhe kur kthehej në shtëpi i shpërndante fëmijët ngado për të dhuruar veshje dhe para për të varfrit.
“Por nëna Drane ishte një Nënë Tereza në miniaturë”, vijon Lushi. Nga dhjetë shtëpitë që familja Bojaxhi kishte në pronësi, nëntë ua kishte dhënë të pastrehëve. Kishte strehuar në familjen e saj gjashtë jetimë dhe çdo ditë përgatiste drekën për rreth njëzet vetë; kur fëmijët  pyesnin se ç’ishin këta mysafirë që vinin rrotull nëpër shtëpi, ajo iu përgjigjej thjesht: “miq”. “Një herë ndërsa ishte për drekë me papa Ëojtyl”-ën, – kujton Don Lushi,- i them: ‘Shenjtëri, ndoshta jam duke thënë ndonjë budallallëk, por unë do të shpallja një herë të shenjtë nënën më pas bijën’. Papa buzëqeshi dhe më tha: ‘Ke të drejtë. Vetëm prindër të mëdhenj lindin fëmijë të mëdhenj.”.
Pyetja enigmë
Don Lushi pati fatin t’i drejtonte përballë edhe pyetjen e madhe, se si i erdhi urdhëresa hyjnore për të lënë kuvendin dhe për t’iu përkushtuar të varfërve. Nënë Tereza iu përgjigj duke qeshur: “Ishte zëri i Zotit që të jetoja me të varfrit, si të varfrit. Ishte një urdhër, një detyrë, një qartësi. Nuk ka rëndësi forma se si Zoti na thërret. Secilin nga ne e thërret në mënyra të ndryshme. Ne nuk kemi asnjë meritë për këtë. Por rëndësi ka t’i përgjigjemi thirrjes me gëzim. Edhe në çastet dramatike, edhe tani, jam e sigurt që ishte vepër e Zotit, jo imja. Duke qenë vepër e Zotit e dija që bota do të kishte të mira, që ai do të përdorte varfërinë time, dobësinë time, jetën time për t’iu dhënë më të varfërve ndër të varfër dashurinë e tij.”
 
Botime nga Don Lush Gjergji
“Nënë Tereza – Dashuria në veprim” dhe “Nënë Tereza – Shenjtëresha e dashurisë”,  “Të jetosh, të dashurosh, të dëshmosh rrugëtimin e saj shpirtëror”, ‘Nëna e dashurisë’ apo ‘Nëna jonë Terezë’. Ka publikuar 37 botime përkthyer në 35 gjuhë të ndryshme. Me dëshmi nga gjithë jeta e shenjtores, letra, fotografi, shkrime publicistike etj.
 
Jetëshkrimi
62 vjeç, Vendlindja: Stubëll e Epërme – Viti, Kosovë. Vendbanimi: Prishtinë, Kosovë
Arsimi: Filozofi, teologji, psikologji ‘La Sapienza’ në Romë. President i Kosova Humanitarian and Charitable
Society “Mother Tereza” në Prishtinë. Bashkë me Ibrahim Rugovën, mbështetës i lëvizjes paqësore për pavarësinë e Kosovës. Ipeshkv katolik i Ipeshkvisë Shkup-Prizren. Një nga biografët kryesorë të Nënë Terezës.
Magdalena Alla
                           Bigrafi i Nënë Terezës
 
KOMENT
Ismet M. Hasani, Suedi  7 nëntor 2011
Biografin e “Nenës Tereze” të respektuarin don Lush Gjergji, kam patur rastin ta njoh edhe për së afërmi në vitin 2010 në Prishtinë – afër Katedralës, ku, pasi i këmbyem vizitëkartelet, më fëtoi të jam mysafir në Katedrale, mbi cka e falënderova përzemërsisht.
Nga ky njeri kam mësuar shumë mbi “Nënën Terezë”, e për momentin po i citoj vetëm dy rrëfime të tij, e këto janë:
(1) Sa ishte Gonxheja e vogël, baba i saj Kolë Bojaxhiu ia la këtë këshillë:
“Bija ime, mbaje në mend: as mos na hyft, as mo na dalt kush prej kësaj dere, në qoftë se sado pak nuk ke ka ndie dashurinë e kësaj shtëpie!”

(2) “Bija ime, bëhu bamirëse! Bamirësia është si një guracel, të cilin e gjuen thellë në det, e ti kurrë mâ nuk e sheh, por ai aty qëndron dhe kurrë nuk humbë!”
Të lumtë z. don Lush Gjergji! Paq shëndet të plotë, me qëllim që të arrijsh suksese me rezultate të mrekullueshme, duke shkuar drejt majave më të larta të përparimit të mendimit dhe dashurisë njerëzore!
Dhe, po e përfundoj, duke ju lënë vend edhe të tjerëve, por po e them edhe këtë:
Dashuria i afron të gjithë njerëzit, e me afrimin, zvogëlohen dallimet midis tyre.
Përshëndetje!
 Ismet M. Hasani, Suedi 7 nëntor 2011
 
F a l ë n d e r i m
Ju lumtë z. Bajram Gjergj Kabashi. Vazhdoni  me punë dhe vepra te mira! Vazhdoni me përparimin e zhvillimin e mendimit pozitiv njerëzor, drejt arritjes ne majat me te larta. Ju uroj shëndet, harmoni e lumturi në  familje, suksese me rezultate te Larta. Uroj qe mbi Ju të mbizotëroi Qetësia Absolute Shpirtërore!
Konsideroj qe do mbetem i manget në qoftë se po këtu nuk them ca fjalë për ”DRINI.com” dhe të zotin e kësaj Shtëpie, njeriun e mirë – z. Bajram Gjergj Kabashi, i cili me vetëflijim është shndërrua në urë-lidhjeje, sipër së cilës po mbikalojmë pa vështirësi ujëra të thella, ama shumë të rrezikshme, po kalojmë në ”toka te reja, në një botë krejtësisht tjetër nga kjo ”e jona”, po krijojmë miqësi të reja e të mirëfillëta dhe shumëdobiprurëse. I jam shum mirënjohës këtij njeriu, që po bën kaq të mira, mbi të gjitha për Çështjen Kombëtare Shqiptare dhe për né.
Përshëndetje!
Ismet M. Hasani, prof –  Suedi, më 7 nëntor 2011
F  U   N   D

Miting në Nju Jork apo Operacion Vjetor? Narrativa e Fshehur Pas Pankartave Shumëngjyrëshe

0

Nga: Pouia Tajali

Kanë mbetur vetëm disa javë deri në mbajtjen e sesionit të tetëdhjetë e një të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Mes ngjarjeve të shumta anësore dhe protestave që i japin ngjyrë rrugëve të Manhatanit, një grup i veçantë iranianësh jashtë vendit organizon çdo vit një tubim masiv dhe plotësisht të koordinuar pikërisht përballë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara; saktësisht në të njëjtën kohë me fjalimin e Presidentit të Iranit.

Ajo që në pamje të parë duket si një demonstratë spontane, në fakt është një operacion vjetor dhe kryesor i një grupi terrorist kontrovers me një të kaluar të përgjakshme dhe terroriste.

Pyetja kryesore është: Pse mediat dhe politikëbërësit perëndimorë vazhdojnë të ndërveprojnë me një grup dhe t’i ofrojnë atij hapësirë, i cili deri në vitin 2012 ishte në listën e organizatave terroriste të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe deri në vitin 2009 në listën e Bashkimit Evropian? Më e rëndësishmja, në kushtet kur tensionet midis Teheranit dhe Uashingtonit janë duke vluar, a e përfaqëson vërtet ky grup popullin e Iranit, apo e përdor tubimin përballë Kombeve të Bashkuara për të avancuar një narrativë që, në vend të interesave të demokracisë së Iranit, u shërben interesave të veta politike dhe atyre të mbështetësve të tij?

Grupi terrorist Muxhahedinët e Popullit të Iranit, MEK ose PMOI, është një nga grupet më kontroverse të opozitës iraniane. Figura më e spikatur ndërkombëtare e këtij grupi është Maryam Rajavi, e cila nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), pa asnjë zgjedhje, prezantohet si “presidente e zgjedhur”; një pretendim që kundërshtohet fuqishëm si nga shumë iranianë brenda vendit, ashtu edhe nga ata jashtë vendit.

Historia e Muxhahedinëve të Popullit nuk është histori e kundërshtimit politik paqësor. Ky grup u formua në Iran në vitet 1960 si një lëvizje e armatosur opozitare dhe, në vitet 1970, ishte i përfshirë në sulme kundër interesave amerikane në Teheran, të cilat çuan në vdekjen e gjashtë personave nga personeli ushtarak dhe kontraktorëve të mbrojtjes amerikanë. Pas fitores së Revolucionit të vitit 1979, marrëdhënia e Muxhahedinëve të Popullit me Republikën Islamike u shndërrua shpejt në përplasje të armatosur. Grupi terrorist Muxhahedinët e Popullit kreu operacione të gjera, përfshirë bombardime dhe sulme të armatosura, të cilat çuan në vdekjen e një numri të madh iranianësh, dhe udhëheqja e organizatës përfundimisht i zhvendosi aktivitetet e saj jashtë vendit.

Por pika që më shumë se çdo gjë tjetër la gjurmë në kujtesën historike të iranianëve ishte shërbimi ushtarak mercenar i Muxhahedinëve të Popullit për Saddam Hussein. Grupi u vendos në Irak dhe gjatë Luftës Iran-Irak mori pjesë në operacione ushtarake kundër atdheut të vet, Iranit. Për shumë iranianë, bashkëpunimi i një grupi iranian me qeverinë e Sadamit gjatë luftës mbetet ende një nga arsyet më të rëndësishme të mosbesimit ndaj kësaj organizate dhe të dyshimit ndaj pretendimit të saj se gëzon mbështetje popullore. Pas rënies së Sadamit, anëtarët e grupit fillimisht u larguan nga Kampi Ashraf në Irak dhe përfundimisht, në vitin 2013, u transferuan në Shqipëri, ku themeluan kampin Ashraf-3 si bazën e tyre të re.

Edhe në vitet e fundit, aktivitetet e kësaj organizate në Evropë nuk kanë qenë pa sfida. Disa vende evropiane, në periudha të ndryshme, kanë ndaluar ose kufizuar tubimet apo aktivitetet e lidhura me Muxhahedinët e Popullit dhe, në disa raste, “rreziqet për rendin publik” dhe mundësia e përplasjeve midis grupeve kundërshtare iraniane janë përmendur si arsye për këto kufizime.

Për të kuptuar pozicionin e MEK-ut në SHBA sot, duhet t’i kushtohet vëmendje një ngjarjeje kyçe. Shtetet e Bashkuara në vitin 1997 e vendosën këtë organizatë në listën e Organizatave të Huaja Terroriste. Megjithatë, pas lobimit të gjerë të grupit, në shtator 2012, Hillary Clinton, atëherë Sekretare e Shtetit e SHBA-së, e hoqi emrin e MEK-ut nga kjo listë. Por deklarata e Departamentit të Shtetit të SHBA-së theksonte qartë se ky vendim në asnjë mënyrë nuk nënkuptonte fshirjen ose justifikimin e veprimeve të mëparshme të organizatës, përfshirë vrasjen e qytetarëve amerikanë në vitet 1970 dhe sulmin e vitit 1992. Ky departament kishte ngritur gjithashtu shqetësime serioze lidhur me akuzat për keqtrajtim brenda grupit. Prandaj, heqja e MEK-ut nga lista terroriste nuk mund të interpretohet si miratim i së kaluarës së tij apo si dhënia e një certifikate legjitimiteti politik për të.

Çfarë ndodh pas tabelave dhe pankartave?

Tubimi vjetor i mbështetësve të MEK-ut nën mbulesën e OIAC në Nju Jork, në një vështrim të thjeshtë, është skena e përballjes së një lëvizjeje opozitare me qeverinë e Iranit gjatë javës më të ndjeshme diplomatike në botë. Por ky perceptim sipërfaqësor është vetëm maja e ajsbergut. Pas tabelave dhe pankartave qëndron një organizatë me gjashtë dekada histori plot kontradikta; një organizatë që dikur ishte në listën terroriste të SHBA-së dhe tani është shndërruar në një rrjet lobistësh dhe mbështetësish në Perëndim. Për mbështetësit e saj, ajo është flamurtarja e demokracisë; për kritikët, një simbol i paqartësive historike, strukturore dhe të së kaluarës terroriste.

Dokumentet publike të publikuara nga Arkivi Kombëtar Britanik kanë ngritur gjithashtu pyetje në lidhje me lidhjet financiare të kësaj organizate dhe akuzat për mashtrim dhe pastrim parash nën mbulesën e aktiviteteve bamirëse. Nga ana tjetër, ish-anëtarë të rangut të lartë të organizatës dhe familjarë të disa të larguarve kanë dhënë dëshmi për hixhabin e detyrueshëm, ndarjen e detyruar të familjeve dhe presionin psikologjik brenda kampeve. Një raport i Human Rights Watch i vitit 2005 gjithashtu trajtoi akuzat për keqtrajtim të anëtarëve të MEK-ut; megjithëse organizata kundërshtoi gjetjet e tij.

Këto akuza ngrenë, të paktën, një pyetje themelore: Në çfarë mase një organizatë që e prezanton veten si përfaqësuese e demokracisë së ardhshme të Iranit, i përmbahet, në strukturën e saj të brendshme, parimeve për të cilat flet?

Muxhahedinët e Popullit janë një paradoks: një grup që dikur vrau qytetarë amerikanë dhe sot shtrëngon duart me gjeneralë të mëparshëm amerikanë; një grup që pretendon demokracinë, por është përballur me akuza lidhur me një strukturë autoritare dhe kontroll të rreptë mbi anëtarët e vet; një grup që pretendon se flet në emër të të gjithë iranianëve, por që ka në historikun e tij një bashkërendim ushtarak me një nga armiqtë historikë të Iranit.

***

Rally in New York or Annual Operation? The Hidden Narrative Behind the Colorful Placards

By: Pouia Tajali

Only a few weeks remain until the 81st session of the United Nations General Assembly is held in New York. Among the numerous side events and protests that color the streets of Manhattan, a particular group of Iranian expatriates organizes a massive and fully coordinated gathering every year directly in front of the United Nations building, precisely at the same time as the speech of the President of Iran.

What at first glance appears to be a spontaneous demonstration is, in fact, an annual flagship operation by a controversial terrorist group with a bloody and terrorist history.

The main question is: Why do Western media and policymakers continue to engage with and provide a platform for a group that remained on the U.S. Department of State’s list of terrorist organizations until 2012 and on the European Union’s list until 2009? More importantly, at a time when tensions between Tehran and Washington are boiling, does this group truly represent the people of Iran, or does it use the gathering outside the United Nations to advance a narrative that serves its own political interests and those of its supporters rather than the interests of democracy in Iran?

The terrorist group People’s Mojahedin Organization of Iran, MEK or PMOI, is one of the most controversial Iranian opposition groups. The group’s most prominent international figure is Maryam Rajavi, who is presented by the National Council of Resistance of Iran (NCRI), without any election, as the “President-elect”; a claim that is strongly disputed by many Iranians both inside and outside the country.

The history of the People’s Mojahedin is not one of peaceful political opposition. The group emerged in Iran in the 1960s as an armed opposition movement and, in the 1970s, was involved in attacks against U.S. interests in Tehran that resulted in the deaths of six U.S. military personnel and defense contractors. Following the victory of the 1979 Revolution, the relationship between the People’s Mojahedin and the Islamic Republic quickly escalated into armed confrontation. The Mojahedin-e Khalq carried out extensive operations, including bombings and armed attacks, which resulted in the deaths of a large number of Iranians, and the organization’s leadership ultimately moved its activities abroad.

But the point that has overshadowed everything else in the historical memory of Iranians was the People’s Mojahedin’s military service as mercenaries for Saddam Hussein. The group was based in Iraq and participated in military operations against its own homeland, Iran, during the Iran-Iraq War. For many Iranians, the cooperation of an Iranian group with Saddam’s government during the war remains one of the most important reasons for distrust of the organization and doubts about its claim of enjoying popular support. After the fall of Saddam, the group’s members initially left Camp Ashraf in Iraq and were ultimately transferred to Albania in 2013, where they established Ashraf-3 camp as their new base.

In recent years, the organization’s activities in Europe have also not been without challenges. Several European countries have, at various times, banned or restricted gatherings or activities associated with the People’s Mojahedin, and in some cases, “public order risks” and the possibility of clashes between Iranian opposition groups have been cited as reasons for these restrictions.

To understand MEK’s position in the United States today, one key event must be taken into account. In 1997, the United States placed the organization on its list of Foreign Terrorist Organizations. However, following extensive lobbying by the group, in September 2012, Hillary Clinton, then U.S. Secretary of State, removed MEK from the list. But the U.S. State Department’s statement explicitly stated that this decision in no way meant erasing or justifying the organization’s past actions, including the killing of American citizens in the 1970s and the 1992 attack. The department had also raised serious concerns regarding allegations of mistreatment within the group. Therefore, MEK’s removal from the terrorist list cannot be interpreted as an endorsement of its past or the issuance of a certificate of political legitimacy for it.

What happens behind the signs and placards?

The annual gathering of MEK supporters under the OIAC banner in New York, at a simple glance, appears to be a confrontation between an opposition movement and the Iranian government during the most sensitive diplomatic week in the world. But this superficial impression is only the tip of the iceberg. Behind the signs and placards stands an organization with six decades of a highly contradictory history; an organization that was once on the U.S. terrorist list and has now become a network of lobbyists and supporters in the West. For its supporters, it is a standard-bearer of democracy; for its critics, it is a symbol of historical, structural, and terrorist-background ambiguities.

Public documents released from the British National Archives have also raised questions about the organization’s financial connections and allegations of fraud and money laundering under the cover of charitable activities. On the other hand, former senior members of the organization and the families of some defectors have provided testimonies regarding mandatory hijab, forced separation of families, and psychological pressure inside the camps. A 2005 Human Rights Watch report also addressed allegations of mistreatment of MEK members, although the organization objected to its findings.

These allegations raise at least one fundamental question: To what extent does an organization that presents itself as the representative of Iran’s future democracy adhere, within its own internal structure, to the principles of which it speaks?

The People’s Mojahedin is a paradox: a group that once killed American citizens and today shakes hands with former American generals; a group that claims democracy but has faced allegations concerning an authoritarian structure and strict control over its own members; a group that claims to speak on behalf of all Iranians, but whose record includes military alignment with one of Iran’s historic enemies.

 

Muharrem Dezhgiu – një jetë në shërbim të historisë dhe kujtesës kombëtare

0
                                                    
Nga Frank Shkreli
____
Ndarja nga jeta e Prof. Dr. Muharrem Dezhgiut është një humbje për historiografinë shqiptare dhe për botën akademike e kulturore shqiptare. Me të ndahet nga jeta një studiues që një pjesë të rëndësishme të jetës së tij ia kushtoi historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht periudhave më të ndërlikuara dhe më të debatueshme të shekullit XX.
Muharrem Dezhgiu ishte ndër ata historianë që e panë studimin e së kaluarës jo thjesht si një profesion akademik, por si një detyrë ndaj kujtesës kombëtare. Puna e tij u përqendrua veçanërisht në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, në pushtimin italian e gjerman dhe në zhvillimet politike e shoqërore që shoqëruan atë periudhë. Ndër veprat dhe studimet e tij janë ato kushtuar Shqipërisë në luftë, pushtimit italian dhe gjerman, si dhe trajtime të veçanta të figurave dhe ngjarjeve që kanë mbetur pjesë e debatit historik shqiptar.
Vlera e një historiani, megjithatë, nuk matet vetëm me numrin e librave të botuar. Ajo matet edhe me temat që zgjedh të studiojë, me dokumentet që sjell në vëmendjen e publikut dhe me pyetjet që ua lë brezave të ardhshëm.  Në këtë pikë, vepra e Prof. Dezhgiut merr një rëndësi të veçantë. Historia shqiptare e shekullit XX mbetet një fushë ku ende ka shumë për t’u hulumtuar, dokumentuar dhe rivlerësuar. Për dekada, ajo u trajtua nën ndikimin e drejtpërdrejtë të ideologjisë komuniste. Pas rënies së komunizmit, detyra e historianëve ishte dhe mbetet të rikthejnë dokumentin, dëshminë dhe të vërtetën historike në vendin që u takon. Dezhgiu ishte pjesë e këtij procesi. Ai trajtoi edhe ngjarje tragjike që lidhen me shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë së vitit 1913, duke i parë ato në kontekstin e zhvillimeve politike dhe ushtarake të kohës. Një ndër këto ishte edhe Masakra e Hereçit, një ngjarje që mbetet pjesë e kujtesës së dhimbshme të shqiptarëve të Kosovës.
Por përtej librave, studimeve dhe titujve akademikë, për mua Prof. Muharrem Dezhgiu ishte edhe një njohje personale.  Kemi pasur rastin të takohemi në Shtetet e Bashkuara, në seminare, tubime dhe veprimtari të komunitetit shqiptaro-amerikan, përfshirë edhe aktivitete të organizuara nga Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, si dhe në raste të tjera ku diskutohej për historinë, figurat kombëtare dhe çështje të rëndësishme të kulturës e të kujtesës shqiptare.  I kujtoj këto takime me respekt. Ishte gjithmonë kënaqësi të dëgjoje një historian të fliste për historinë shqiptare në një mjedis ku ajo histori nuk ishte vetëm objekt studimi, por edhe pjesë e identitetit dhe e kujtesës së një komuniteti që jetonte larg atdheut.  Në këto tubime, historia shqiptare merrte një dimension tjetër. Ajo bashkonte studiues, gazetarë, intelektualë dhe pjesëtarë të komunitetit rreth figurave dhe ngjarjeve që kanë formuar ndërgjegjen kombëtare. Dhe Prof. Dezhgiu ishte një nga zërat që sillte në këto diskutime përvojën dhe autoritetin e historianit. Këto takime në Amerikë më kanë mbetur në kujtesë pikërisht sepse tregonin se lidhja me historinë nuk këputet nga largësia gjeografike. Përkundrazi, në diasporë ajo shpesh bëhet edhe më e fortë.
Sot, kur Prof. Muharrem Dezhgiu nuk është më mes nesh, mbeten veprat e tij, studimet e tij dhe kujtimet e atyre që e njohën. Dhe mbetet një detyrë që është po aq e rëndësishme sot sa ishte dje që të shkruhet historia shqiptare me dokumente, me përgjegjësi dhe me respekt për të vërtetën. Sepse historia nuk është vetëm ajo që ka ndodhur. Është edhe mënyra se si një komb zgjedh ta kujtojë atë.  Në këtë kuptim, puna e historianëve si Muharrem Dezhgiu ka një rëndësi që shkon përtej kohës së tyre.  Një historian largohet nga kjo jetë, por vepra e tij vazhdon të dialogojë me brezat.
U prehtë në paqe Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu.  Kujtimi i tij qoftë i paharruar dhe vepra e tij le të mbetet një pjesë e trashëgimisë së historiografisë shqiptare.
         Frank Shkreli: Kreshniku kombëtar Dedë Gjo' Luli – “Malësori që ...
Në një nga takimet e mia me historianin Muharrem Dezhgiu –Duke folur për Heroin Kombëtar Ded Gjo Lulin në një tubim të organizuar nga Federata Pan-Shqiptare Vatra, Nju Jork, 27 Nëntor, 2022

Shkollën shqipe e fituam me sakrificë – mos ia dorëzoni sot indoktrinimit politik – islamik, apelon Familja Musa në fillim të vitit të ri shkollor

0

Zogaj – Vushtrri

  • Apel i Familjes Musa nga Zogaj me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ne, Familja Musa nga Zogaj, ua urojmë nga zemra nxënësve, studentëve, mësuesve, profesorëve dhe prindërve një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me dije.

Urojmë që çdo fëmijë të hyjë në shkollë me libër në dorë, me mendjen të lirë dhe me të drejtën për të pyetur, për të kërkuar prova dhe për të ndërtuar të ardhmen e vet.

Sepse shkolla shqipe në Kosovë nuk na ra nga qielli.

Për të u protestua.

Për të u përjashtuan e u përndoqën nxënës e studentë.

Për të u burgosën veprimtarë, mësues e profesorë.

Për të u mbushën rrugët e Prishtinës më 1968.

Për universitet, gjuhë, flamur dhe të drejta kombëtare brezat tanë u përballën me një pushtet që kërkonte t’ua mbante shqiptarëve kokën ulur.

Prandaj është paradoks historik që, pasi luftuam aq gjatë për të pasur shkollën tonë, sot të lejojmë që brenda saj të futet një tjetër formë nënshtrimi: indoktrinimi.

Dikur na ndalonin librin shqip – sot mos lejoni askënd të na zëvendësojë librin me dogmën

Ne ngremë sot një shqetësim që institucionet nuk duhet ta relativizojnë.

Fëmijët, madje edhe në moshë shumë të vogël, nuk duhet të shndërrohen në terren rekrutimi për projekte politike të veshura me petkun e fesë.

Prindi ka të drejtë t’ia përcjellë fëmijës besimin dhe traditën e vet.

Por fëmija ka gjithashtu të drejtë në arsim, zhvillim të lirë, mbrojtje nga presioni dhe mendim kritik.

Kur një fëmijë mëson përmendësh para se të mësojë të pyesë, kur i mësohet frika para arsyes, kur i paraqitet bota vetëm përmes një dogme, atëherë shoqëria duhet të pyesë seriozisht se ku mbaron edukimi fetar dhe ku fillon indoktrinimi.

Ne duam fëmijë që dinë matematikë.

Që njohin fizikën.

Që programojnë.

Që pikturojnë.

Që lexojnë letërsinë.

Që njohin historinë.

Që luajnë muzikë.

Që fitojnë olimpiada shkencore.

Që ndërtojnë robotë.

Që bëhen mjekë, inxhinierë, artistë, studiues e profesorë.

Nëse shoqëria organizon gara fetare, le të pyesë veten njëkohësisht:

Ku janë dhjetëfish më shumë garat për shkencë, teknologji, kulturë, art, histori dhe inovacion?

Një shoqëri që numëron vetëm sa recitues fetarë ka prodhuar, ndërsa harron laboratorin, bibliotekën dhe akademinë, po shikon nga e kaluara kur e ardhmja po vrapon para saj.

Hafizi është zgjedhje fetare – por Kosova ka nevojë edhe për mijëra shkencëtarë

Askush nuk duhet përqeshur pse zgjedh një rrugë fetare.

Por shteti nuk mund ta masë zhvillimin e brezit të ri me numrin e hafizëve.

Shteti duhet të pyesë:

Sa matematikanë të rinj krijuam?

Sa programues?

Sa shkencëtarë?

Sa pianistë?

Sa piktorë?

Sa studiues?

Sa shpikës?

Sa nxënës tanë konkurrojnë me Gjermaninë, Francën, Japoninë apo Shtetet e Bashkuara në shkencë dhe teknologji?

Sepse shekulli XXI nuk fitohet me recitim. Fitohet me dije.

Besimi mund të ushqejë shpirtin.

Por ura ndërtohet nga inxhinieri.

Sëmundjen e lufton mjeku.

Satelitin e ndërton shkenca.

Ekonominë e zhvillon dituria.

Dhe kulturën e mban gjallë krijimtaria.

Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë feje

Kosova është shtet i qytetarëve të saj.

Institucionet shtetërore, shkollat dhe universitetet duhet të mbeten hapësira ku askush nuk diskriminohet për besimin ose mosbesimin e tij, por ku gjithashtu asnjë fe nuk merr pushtet mbi institucionin.

As xhamia nuk duhet ta komandojë shkollën.

As kisha.

As partia.

As predikuesi.

As politikani.

Universiteti duhet të ketë bibliotekë më të madhe se çdo faltore dhe laborator më të fuqishëm se çdo tribunë ideologjike.

Ne nuk kërkojmë luftë kundër fesë.

Kërkojmë ndarje të qartë ndërmjet fesë dhe pushtetit.

Kjo është një nga themelet e shtetit modern.

Edhe profesorëve u kërkohet përgjegjësi

Në këtë debat nuk mund të anashkalohen as akademikët.

Profesori Milazim Krasniqi, për shembull, ka mbrojtur publikisht qëndrime që lidhen me edukimin fetar në shkollat publike, çështjen e shamisë dhe kërkesat institucionale të besimtarëve myslimanë. Këto janë qëndrime të tij publike dhe, pikërisht sepse janë publike, kemi të drejtë t’i kundërshtojmë fort.

Ne nuk e pranojmë idenë se universiteti duhet të afrohet me dogmën fetare.

Përkundrazi:

universiteti duhet të largohet sa më shumë nga çdo dogmë.

Profesorit i kërkohet të prodhojë argument.

Studentit t’i japë metodë.

Shkencës t’i japë hapësirë.

Jo të kthejë auditorin në zgjatim të debatit teologjik.

Pikërisht këtu duhet bërë dallimi ndërmjet profesorit që beson privatisht dhe profesorit që përpiqet ta shndërrojë bindjen e tij në projekt shoqëror.

Ne do ta kundërshtojmë këtë të dytën.

Me argument.

Me debat.

Me ligj.

Me fuqinë e mendimit të lirë.

Rasti i Muhamet Hajredinajt duhet të na zgjojë

Edhe rasti i raportuar publikisht i mësimdhënësit Muhamet Hajredinaj, lidhur me hedhjen e flamurit kuqezi në kosh, duhet të mbetet kambanë alarmi.

Një mësues mund të ketë bindje personale.

Por përpara nxënësit ai ka përgjegjësi shumë më të madhe se bindja e vet.

Ai ka në dorë mendjen e një fëmije.

Dhe mendja e fëmijës nuk është pronë e mësuesit.

As e hoxhës.

As e priftit.

As e partisë.

Është e fëmijës.

Prandaj kërkojmë që çdo rast i indoktrinimit politik ose fetar në shkolla të hetohet me seriozitet.

Jo gjueti shtrigash.

Por as heshtje.

Familja Musa e di çfarë vlere ka një libër

Sot na del para syve babai ynë.

Njeri pa privilegjin e shkollimit të mirëfilltë, por me një etje të jashtëzakonshme për dije.

Ai e mësoi vetë shkrimin dhe leximin.

Lexoi mbi njëqind libra.

Pastaj ia mësoi shkrimin dhe leximin edhe nënës sonë.

Në shtëpinë tonë ngriti bibliotekë.

Librat me karakter historik e kombëtar i kishte veçanërisht për zemër.

Ne ishim njëmbëdhjetë fëmijë.

Na mblidhte në dhomën e pritjes.

Na ulte pranë njëri-tjetrit.

Na vinte librat përpara.

Dhe secilit na thoshte:

Lexo!

Çfarë universiteti ishte ajo dhomë e vogël!

Pa rektor.

Pa dekan.

Pa diploma në mur.

Por me një njeri që kishte kuptuar thelbin e qytetërimit:

fëmijës jepi libër, jo frikë.
Jepi dije, jo dogmë.
Jepi horizont, jo mur.

Ky ishte babai ynë.

Dhe për këtë sot e kujtojmë me krenari.

Apel Bashkësisë Islame dhe institucioneve fetare

Edhe Bashkësisë Islame i drejtohemi hapur:

Distancohuni nga islamizmi politik.

Distancohuni nga ekstremizmi.

Mos lejoni që institucionet fetare të konkurrojnë me shkollën publike për mendjen e fëmijës.

Mos e ktheni besimin në identitet politik.

Mos krijoni armiq imagjinarë mes shqiptarëve.

Nëse feja predikon mirësi, atëherë le të prodhojë mirësi.

Nëse predikon dije, atëherë mbështeteni bibliotekën.

Mbështeteni shkencën.

Mbështeteni artin.

Mbështeteni vajzën që dëshiron të bëhet shkencëtare dhe djalin që dëshiron të bëhet pianist.

Mos i ndani njerëzit në “tanët” dhe “të tjerët”.

Kosova ka vuajtur mjaft nga ndarjet.

Dhe një thirrje e drejtpërdrejtë shtetit

Ministrisë së Arsimit, universiteteve, komunave, drejtorive të arsimit dhe organeve të sigurisë:

Mbroni shkollën nga çdo formë ekstremizmi.

Kontrolloni rastet e indoktrinimit.

Kërkoni transparencë për aktivitetet që përfshijnë fëmijët.

Mbroni lirinë e besimit, por po aq fuqishëm mbroni fëmijën nga imponimi.

Mos e lini universitetin të bëhet terren gare ndërmjet ideologjive.

Mos lejoni që mësuesi të përdorë katedrën për luftë kundër identitetit të nxënësit.

Dhe investoni shumë më tepër në:

laboratorë, biblioteka, arte, sport, teknologji, gjuhë të huaja, kërkim shkencor dhe kulturë.

Sepse përgjigjja më e mirë ndaj ekstremizmit nuk është një ekstremizëm tjetër.

Është arsimi.

Nxënës të Kosovës – mos ia jepni mendjen askujt me qira

Lexoni.

Dyshoni.

Pyetni.

Kërkoni prova.

Mësoni gjuhën tuaj dhe gjuhët e botës.

Njihni Skënderbeun dhe Nënë Terezën, por njihni edhe Ajnshtajnin, Teslën, Darvinin, Beethovenin dhe mjeshtrit e mëdhenj të artit e shkencës.

Njihni traditën tuaj, por mos u burgosni brenda saj.

Bota është e madhe.

Dija është edhe më e madhe.

Dhe kur dikush ju thotë:

“Mos pyet — beso!”

ju përgjigjuni:

“Do të besoj çfarë dua, por së pari do të mendoj.”

Ky është brezi që i duhet Kosovës.

Jo brezi i nënshtrimit.

Jo brezi i fanatizmit.

Por brezi i librit, laboratorit, artit, teknologjisë dhe mendjes së lirë.

Sepse paraardhësit tanë luftuan që ne të kishim shkollë shqipe.

Ne sot kemi një detyrë po aq të madhe:

ta mbajmë atë shkollë të lirë.

Të lirë nga propaganda.

Të lirë nga ekstremizmi.

Të lirë nga imponimi fetar dhe politik.

Dhe të mbushur me atë që babai ynë na la si amanet:

LIBRIN.

Urime viti i ri shkollor!

Qoftë vit i dijes, shkencës, kulturës, artit, teknologjisë, mendimit kritik dhe dashurisë për atdheun.

Familja Musa – Zogaj, Vushtrri