Kreu Blog Faqe 8

Mitologjitë e huaja në vendbanimet shqiptare

6

Safet Sadiku, Himarë

Hulumtim (1)

Ka vende që pushtohen me ushtri, ka vende që pushtohen me ligje, ka vende që ndahen me kufij dhe ka vende që, shumë më ngadalë, pushtohen nga emrat, tregimet, mitologjitë dhe kujtesa e shkruar prej të tjerëve.

Shqipëria dhe hapësirat shqiptare kanë njohur të gjitha këto forma ndikimi, sepse historia e tyre është zhvilluar në një prej udhëkryqeve më të vjetra të Evropës, aty ku qytetërime, perandori, gjuhë, fe dhe kultura të ndryshme janë takuar, janë përplasur dhe, herë-herë, janë përzier me njëra-tjetrën.

Himara – një emër me trashëgimi të lashtë ilire Emri i Himarës lidhet me një traditë të lashtë të kësaj treve, sipas së cilës ai mund të ketë prejardhje nga emri i një prijësi të hershëm të zonës.

Kjo tezë, e parë në kuadrin e trashëgimisë ilire dhe të vazhdimësisë së popullsisë vendase, meriton të shqyrtohet jo vetëm përmes burimeve historike, por edhe përmes gjuhësisë historike dhe etimologjisë.

Vetë forma Himarë paraqet një çështje interesante për studimin e marrëdhënieve ndërmjet emërtimeve të lashta të vendbanimeve dhe leksikut të shqipes. Nëse shqyrtohet në raport me fjalët, rrënjët dhe format fonetike të shqipes, mund të evidentohen afërsi që kërkojnë një analizë të veçantë, sidomos nëse ato përputhen me rregullsitë e njohura të zhvillimit historik të gjuhës shqipe.

Prandaj, Himara nuk duhet parë vetëm si një emër gjeografik i trashëguar, por edhe si një gjurmë e pashlyeshme e kujtesës historike të trevës. Emri, vendi, tradita dhe kujtesa popullore shqiptare flasin për rrënjët e trashigimisë, të cilat formojnë së bashku një shtresë dëshmish që ndihmon për të kuptuar më mirë vazhdimësinë e banimit dhe të kulturës së kësaj zone.

Kjo nuk do të thotë se çdo afërsi fonetike midis një emri të lashtë dhe një fjale shqipe përbën automatikisht provë etimologjike, pa marrë në konsideratë edhe ndikimet e mundshme të jashtme. Përkundrazi, pikërisht këtu fillon hulumtimi: duhet të përcaktohen format më të vjetra të emrit, dëshmitë epigrafike e historike, ndryshimet fonetike ndër shekuj dhe lidhja e mundshme me strukturën e leksikut shqip.

Në këtë këndvështrim, Himara mund të jetë një rast i rëndësishëm për të studiuar marrëdhënien ndërmjet toponimisë së lashtë, trashëgimisë ilire dhe gjuhës shqipe. Në këtë trajtim modest duhet të vlerësohen me kujdes edhe tendencat e Greqisë së sotme për ta përvetësuar ose politizuar trashëgiminë historike të Himarës. Pretendime të tilla, kur mbështeten kryesisht në interesa politike, interpretime selektive ose ngjashmëri të pakontrolluara gjuhësore, nuk mund të konsiderohen prova shkencore.

Çdo tezë mbi prejardhjen e emrit dhe identitetin historik të trevës duhet të mbështetet në burime të verifikueshme, në metoda të gjuhësisë historike dhe në një shqyrtim të paanshëm të dëshmive, jo në interesa politike apo në narrativa nacionaliste.

Një shembull interesant për ta kuptuar këtë dukuri është emri Chimaera, ose Kimera, krijesa e mitologjisë greke që përshkruhet si një qenie e përbërë nga pjesë të ndryshme: luan, dhi dhe gjarpër.

Vetë figura e Kimerës është një metaforë e fuqishme për një realitet të përzier, ku elemente të ndryshme bashkohen në një trup të vetëm dhe më pas paraqiten si një e tërë. Por pyetja që lind përtej mitologjisë është: çfarë ndodh kur një mit, një emërtim ose një interpretim i krijuar në një hapësirë tjetër vendoset mbi një territor që ka historinë, popullsinë dhe kujtesën e vet?

Në hapësirat shqiptare, sidomos në ato të lashta të Ilirisë dhe Epirit, mitologjitë e botës greke kanë qenë pjesë e një kontakti të gjatë kulturor. Kjo nuk duhet kuptuar thjesht si një histori “pushtimi të miteve”, sepse marrëdhëniet ndërmjet popujve të lashtë ishin shumë më komplekse. Kishte tregti, luftëra, aleanca, migrime, shkëmbime kulturore dhe ndikime të ndërsjella.

Megjithatë, me kalimin e shekujve, një problem tjetër u shfaq: kur kultura e një qytetërimi bëhet më e fuqishme në shkrim, ajo mund të bëhet edhe më e fuqishme në përcaktimin e mënyrës se si të tjerët do të kujtohen. Kështu, një vend mund të ketë qenë aty përpara se të shkruhej emri i tij në gjuhën e një fuqie tjetër, një popull që sipas dëshmive ka ekzistuar përpara se kronisti i huaj ta përshkruante, siç mund të ketë ndodhur edhe me “popullsitë paraardhëse” të shqiptarëve, dhe një traditë mund të ketë qenë e gjallë përpara se të regjistrohej në librat e një qytetërimi fqinj.

Dhe, pikërisht këtu, historia dhe mitologjia fillojnë të prekin njëra-tjetrën. Shqiptarët kanë jetuar për shekuj në një hapësirë ku mbi të njëjtin territor kanë kaluar ose janë vendosur fuqi të ndryshme: bota helenike e romake, Bizanti, Perandoria Osmane dhe, më pas, shtete me regjime të ndryshme kombëtare e politike në Ballkan. Secila periudhë ka sjellë administratën e saj, gjuhën e saj zyrtare, hartat e saj, mënyrën e vet të emërtimit dhe interpretimin e vet të historisë. Në disa raste, këto ndikime kanë qenë pjesë e natyrshme e zhvillimit historik, por në raste të tjera, emërtimet dhe interpretimet janë përdorur si mjete të politikës.

Prandaj, kur flasim për “mitologjitë e huaja” në vendbanimet shqiptare, nuk duhet të mendojmë vetëm për perënditë, heronjtë dhe përbindëshat e lashtësisë.

Mitologji mund të bëhet edhe një tregim politik që përsëritet aq gjatë, sa, me kalimin e kohës, fillon të merret si e vërtetë absolute. Mund të bëhet mitologji edhe një hartë që e ndryshon kujtesën e një territori, një emër që zëvendëson një emër më të vjetër, një histori që paraqet vetëm njërën palë dhe hesht për tjetrën. Në këtë kuptim, Kimera është një figurë jashtëzakonisht domethënëse.

Ajo është krijesë e përbërë nga pjesë të ndryshme, por paraqitet si një qenie e vetme.

Edhe historia e Ballkanit sidomos kur u zëvendësua me këtë emër selektiv, emri origjinal i Gadishullit Ilirik, shpesh është paraqitur si një “kimerë”, ku gjuhë, popuj, mite dhe territore janë vendosur pranë njëri-tjetrit, ndërsa më pas secila palë është përpjekur ta shpjegojë të tërën sipas këndvështrimit të vet. Por këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm: ndikimi kulturor nuk është i njëjtë me pushtimin politik, dhe prania e një miti grek, romak, bizantin apo osman në një hapësirë shqiptare nuk provon vetvetiu se ai territor ka qenë gjithmonë grek, romak, bizantin apo osman në kuptimin etnik.

Historia nuk mund të ndërtohet vetëm nga mitet. Ajo kërkon gjuhësinë, arkeologjinë, dokumentet, toponiminë, antropologjinë, burimet historike dhe dëshmitë e tjera që mund të krahasohen në mënyrë kritike. Megjithatë, pushtetet e huaja kanë një veçori që mitologjitë nuk e kanë: ato mund të ndërhyjnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve. Një regjim mund të ndryshojë administratën, sistemin arsimor, mënyrën e regjistrimit të popullsisë, emërtimet zyrtare dhe kufijtë administrativë.

Me kalimin e kohës, këto ndryshime mund të ndikojnë edhe në mënyrën se si brezat e rinj e perceptojnë vendin ku kanë lindur. Kjo është arsyeja pse historia shqiptare nuk mund të lexohet vetëm si një varg pushtimesh, por edhe si një histori e vazhdueshme e ruajtjes së identitetit përballë ndryshimeve të imponuara nga jashtë.

Nga lashtësia deri në kohët moderne, shqiptarët kanë jetuar në një hapësirë ku kufijtë politikë kanë ndryshuar shumë më shpesh sesa kujtesa e komuniteteve lokale.

Edhe vendbanimet janë dëshmitarë të kësaj historie.

Një qytet mund të ketë pasur disa emra, një lumë mund të jetë quajtur ndryshe nga banorët vendas dhe ndryshe nga administratat e huaja, një mal mund të ketë mbartur një emër në traditën popullore dhe një tjetër në hartat zyrtare. Emri nuk është gjithmonë thjesht një fjalë.

Shpesh ai është një arkiv i vogël i pushtetit. Prandaj, rikthimi te emrat, toponimet, legjendat dhe traditat vendore nuk duhet të bëhet për të mohuar kulturat e tjera, por për të kuptuar më mirë se si është ndërtuar kujtesa jonë. Një identitet i sigurt nuk ka nevojë të shkatërrojë mitologjinë e fqinjit. Ai ka nevojë të njohë historinë e vet.

Kimera nuk është vetëm një përbindësh i mitologjisë së lashtë greke

Dhe në kohën e sotme, mjerisht, ne si shoqëri dhe si institucione akademike bëjmë pak për njohjen e historisë dhe verifikimin e miteve të huaja në vendbanimet shqiptare. Në fund të fundit, Kimera nuk është vetëm një përbindësh i mitologjisë së lashtë greke.

Ajo mund të lexohet edhe si një metaforë për Ballkanin: një hapësirë ku shumë histori janë bashkuar, ku shumë pushtete kanë lënë gjurmë dhe ku shumë popuj kanë kërkuar ta shpjegojnë të njëjtin territor sipas kujtesës së tyre. Detyra e brezit të sotëm nuk është të krijojë një mitologji të re, por të ndajë mitin nga historia, interpretimin nga fakti dhe kujtesën e imponuar nga kujtesa e trashëguar. Sepse një popull nuk e humb identitetin vetëm kur i pushtohet territori.

Mund të fillojë ta humbasë atë edhe kur harron t’i bëjë pyetjet e duhura për emrat, gjuhën, kujtesën dhe historinë e vendit të vet. Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron kuptimi më i thellë i Kimerës: ajo është një krijesë e përbërë nga shumë pjesë, por pyetja mbetet se kush ia ka vendosur këto pjesë dhe kush ka vendosur ta quajë të tërën me një emër të vetëm.

Himara – kur mitologjia, emri dhe pushteti përpiqen të marrin në pronësi historinë

Në historinë e popujve dhe të territoreve, siç e theksova më sipër, pushteti nuk është ushtruar vetëm përmes ushtrive, armëve dhe administratave, por edhe përmes tregimeve, miteve, emrave dhe mënyrës se si është shkruar dhe si e përcjellë historia. Në periudha të ndryshme, fuqitë e huaja kanë përdorur edhe trashëgiminë mitologjike, emërtimet dhe interpretimet historike për të krijuar lidhje me territore që synonin t’i kontrollonin, t’i administronin ose t’i përfshinin në hapësirën e tyre politike e kulturore.

Një mit i përsëritur brez pas brezi mund të krijojë një kujtesë të caktuar, një emër i vendosur në hartë nga një administratë mund të bëhet, me kalimin e kohës, emërtim i zakonshëm, ndërsa një interpretim historik i përsëritur nga institucionet, shkollat dhe dokumentet mund të fitojë pamjen e një të vërtete të pakontestueshme. Në këtë kuptim, Himara përbën një rast veçanërisht interesant për t’u studiuar, sepse historia e saj është ndërthurur për shekuj me ndikime të ndryshme politike, kulturore dhe gjuhësore, ndërsa miti, emri dhe kujtesa janë bërë pjesë e mënyrës se si ky territor është përshkruar dhe interpretuar.

Prandaj, hulumtimi nuk synon të mohojë asnjë shtresë të historisë, por të shtrojë pyetjen themelore: kur një territor interpretohet përmes miteve, emrave dhe tregimeve të krijuara ose të përcjella nga të tjerët, a mund të ndikojë kjo, me kalimin e kohës, edhe në mënyrën se si ai territor perceptohet, administrohet dhe pretendohet politikisht?

Pse politika shqiptare nuk iu përgjigj dhe ende nuk i përgjigjet me argumente politikës greke?

Në rastin e Himarës, çështja merr një dimension edhe më të ndjeshëm, sepse gjatë periudhës së tranzicionit politik shqiptar janë shfaqur vazhdimisht narrativa, pretendime dhe forma propagandistike që kanë prirje ta lidhin këtë territor me një hapësirë të caktuar historike e kulturore greke. Përmes përdorimit të miteve, simboleve, emërtimeve dhe interpretimeve historike, këto narrativa kanë synuar të krijojnë një lidhje të veçantë midis Himarës dhe botës greke, duke ndikuar edhe në mënyrën se si territori perceptohet jashtë Shqipërisë.

Përballë kësaj, politika shqiptare gjatë më shumë se tri dekadave të tranzicionit shpesh është shfaqur e pasigurt, e ndarë në mes veti dhe pa një strategji të qëndrueshme historike, kulturore e diplomatike për t’iu përgjigjur pretendimeve dhe narrativave që prekin identitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Pse ka ndodhur kjo?

A ka qenë mungesë e dijes historike, mungesë e ekspertizës akademike, frikë politike nga përplasja me një shtet fqinj dhe anëtar të Bashkimit Evropian, interesa të ngushta politike, dobësi institucionale apo mungesë e një strategjie shtetërore për mbrojtjen dhe dokumentimin e trashëgimisë historike shqiptare?

Kjo pyetje, dhe të tjerat që lidhen me të, nuk mund të marrin përgjigje vetëm nga bindjet politike.

Ajo kërkon shqyrtimin e dokumenteve, politikave shtetërore, teksteve shkollore, hartografisë, qëndrimeve diplomatike, studimeve akademike dhe mënyrës se si është trajtuar Himara në diskursin publik shqiptar dhe grek gjatë këtyre tri dekadave. Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të jetë e detyruar t’i nënshtrohet politikisht asnjë shteti fqinj, përfshirë Greqinë, vetëm për të siguruar përkrahjen e tij në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Integrimi evropian duhet të mbështetet mbi kriteret, parimet dhe rregullat e përbashkëta të Bashkimit Evropian, jo mbi kushtëzime dypalëshe që prekin historinë, identitetin, gjuhën, territorin apo të drejtat e një populli tjetër.

Po aq e rëndësishme është që Bashkimi Evropian të mos lejojë standarde të dyfishta: Shqipëria nuk mund të ndëshkohet apo të pengohet në procesin e integrimit thjesht sepse nuk pranon interpretime historike ose kërkesa politike të një shteti anëtar. Nëse kërkohet respektimi i shtetit të së drejtës, atëherë i njëjti parim duhet të vlejë për të gjithë. Dhe, nëse kërkohet respektimi i historisë dhe i të drejtave të komuniteteve, këto standarde duhet të jenë të barabarta.

Marrëdhëniet e mira me Greqinë janë të rëndësishme, por ato nuk mund të ndërtohen mbi nënshtrimin politik të Shqipërisë, as mbi rishkrimin e historisë sipas interesave të ditës. Shqipëria ka të drejtë të mbrojë historinë, identitetin dhe interesat e saj kombëtare, duke i trajtuar njëkohësisht me respekt dhe në mënyrë të barabartë edhe të drejtat e fqinjëve dhe të minoriteteve.

Himarë, gusht 2026

(Dorëshkrime nga sirtari 205)

Kur gruaja kthehet në “afat”, familja në eksperiment dhe feja në politikë: unë nuk hesht, reagim ndaj deklaratave të islamistes Igballe Huduti

0

Mirushe Musa-Zogaj, Gjermani

  • Reagim publik ndaj deklaratave dhe qëndrimeve të Ikballe Huduti-Berishës

Ka momente kur heshtja është urtësi. Por ka edhe momente kur heshtja bëhet bashkëfajtore e regresit.

Unë nuk mund të hesht përballë deklaratave që e prekin drejtpërdrejt figurën e gruas, familjen shqiptare, emancipimin, kulturën dhe mënyrën se si duam t’i edukojmë vajzat tona.

Nuk po reagoj sepse Ikballe Huduti-Berisha është grua. As sepse ajo ka bindje fetare.

Po reagoj sepse disa prej tezave që ajo ka promovuar publikisht për poligaminë dhe “martesat e përkohshme” janë, për mua, thellësisht shqetësuese. Vetë ajo ka deklaruar publikisht se i kishte propozuar bashkëshortit gra të tjera dhe kishte folur për martesa të përkohshme. Këto deklarata janë kundërshtuar edhe nga gra të tjera të besimit islam, përfshirë pedagoge që kanë theksuar se qëndrime të tilla nuk përfaqësojnë Islamin në tërësi.

Dhe pikërisht këtu fillon kundërshtimi im.

Kush jam unë dhe pse e ngre zërin

Unë jam Mirushe Musa-Zogaj.

Jam grua, nënë, poete dhe qytetare shqiptare.

Vij nga familja Musa, nga një mjedis ku emri, familja, fjala dhe qëndrimi nuk janë sende dekorative. Janë përgjegjësi.

Si poete, unë nuk e kam parë kurrë fjalën vetëm si stoli të vargut.

Për mua fjala është kujtesë.

Është protestë.

Është mbrojtje.

Është mënyra për t’i thënë shoqërisë: kujdes, këtu po kalohet një kufi.

Prandaj jam e indinjuar kur dëgjoj që gruaja trajtohet sikur mund të futet në një marrëdhënie për një periudhë të caktuar dhe kjo pastaj vishet me termin “martesë”.

Gruaja nuk është kontratë afatshkurtër.

Nuk është dhuratë.

Nuk është zëvendësim.

Dhe nuk është ilaç për “mungesat” e një burri.

Martesë e përkohshme apo qira e dinjitetit?

Kur një marrëdhënie intime përkufizohet paraprakisht sipas afatit, atëherë një pyetje bëhet e pashmangshme:

Ku mbaron martesa dhe ku fillon trajtimi i gruas si objekt i përkohshëm?

Unë nuk po them se Ikballe Huduti ka përdorur fjalët “grua me qira”. Nuk do t’ia atribuoj një shprehje që nuk e ka thënë.

Por po them se, në sytë e mi, logjika e një “martese të përkohshme” e shtyrë deri në skaj fillon të ngjajë pikërisht me një qira të intimitetit dhe dinjitetit.

Sot për disa muaj.

Nesër për një periudhë tjetër.

Pastaj për aq kohë sa i përshtatet nevojës së burrit.

Po gruaja?

A ka zemër?

A ka jetë?

A ka pritje?

A ka dinjitet?

Apo është vetëm një emër që futet e hiqet nga lista sipas nevojës?

Kjo është ajo që më revolton.

Gruaja nuk është dele që mbahet, ushqehet dhe urdhërohet të heshtë

Në mentalitetin patriarkal, modeli ideal i gruas shpesh përfundon kështu:

ta kesh pranë,

ta ushqesh,

t’i përcaktosh kufijtë,

t’i thuash çfarë është moral,

dhe mbi të gjitha ta mësosh të mos bëjë shumë pyetje.

Por gruaja shqiptare nuk është kope.

Nuk ka pronar.

Nuk ka çmim.

Nuk ka afat përdorimi.

Nuk ka numër rendor.

Dhe nuk ka detyrim të heshtë.

Gruaja e emancipuar mendon.

Pyet.

Refuzon.

Zgjedh.

Krijon.

Dashuron.

Dhe, nëse duhet, largohet.

Kjo është liria.

Jo t’i thuash asaj se nënshtrimi është moral dhe pastaj t’i kërkosh të ndihet krenare për të.

Një paradoks që nuk mund të fshihet

Vetë Huduti-Berisha, duke komentuar një rast tjetër poligamie në Shqipëri, ka thënë se gratë e varfra dhe të paemancipuara mund të manipulohen dhe ka pranuar se poligamia nuk njihet nga ligji shqiptar.

Atëherë unë pyes:

Nëse një grua tjetër mund të manipulohet në një sistem të tillë, pse e njëjta logjikë bëhet e pranueshme kur promovohet nga vetë ju?

Nëse një model cenon të drejtat e gruas kur e praktikon dikush tjetër, si bëhet papritur “moral” kur vjen nga podiumi juaj?

Këtu argumenti bie në kundërshtim me vetveten.

Këtu problemi nuk është Islami – është islamizmi politik

Dua të jem e qartë.

Unë nuk kam konflikt me besimtarët islamë.

Nuk kam konflikt me fenë.

Besimi është çështje ndërgjegjeje dhe duhet respektuar.

Por islamizmi politik është diçka tjetër.

Ai fillon kur feja nuk mbetet më marrëdhënie mes njeriut dhe Zotit, por kthehet në projekt për mënyrën se si duhet të organizohet shoqëria, familja, gruaja, arsimi, kultura dhe politika.

Dhe aty unë kam të drejtë të kundërshtoj.

Sepse kur një ideologji fillon t’i tregojë gruas se sa duhet të nënshtrohet, burrit sa gra mund të ketë, vajzës si duhet të jetojë dhe shoqërisë çfarë modeli familjar duhet të pranojë, atëherë kemi kaluar nga besimi te pushteti.

Besimi është e drejtë.

Ideologjia politike është çështje publike dhe mund të kritikohet.

Familja shqiptare nuk është laborator për ideologji të importuara

Familja shqiptare ka qenë një nga vendet ku është ruajtur gjuha.

Emri.

Kujtesa.

Kënga.

Historia.

Tradita.

Përkatësia.

Nuk them se familja jonë ka qenë gjithmonë ideale. Ka pasur patriarkalizëm, padrejtësi dhe pabarazi që duhet t’i kapërcejmë.

Por zgjidhja nuk është të importojmë modele edhe më regresive dhe pastaj t’i shpallim “kthim te morali”.

Shoqëria nuk ndryshohet vetëm me ushtri.

Mund të ndryshohet edhe duke i ndryshuar asaj mënyrën si e sheh gruan.

Duke i mësuar vajzës se bindja vlen më shumë se personaliteti.

Duke i mësuar burrit se privilegji i tij është i shenjtë.

Duke i thënë familjes se pabarazia është urdhër moral.

Pikërisht aty duhet të reagojmë.

Ku janë gratë e emancipuara?

Dhe këtu nuk i drejtohem vetëm Ikballe Hudutit.

I drejtohem grave të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ku janë profesoreshat?

Juristet?

Shkrimtaret?

Gazetaret?

Mjeket?

Deputetet?

Aktivistet?

Organizatat që flasin për të drejtat e grave?

Pse duhet që reagimi të vijë vetëm pasi një deklaratë bëhet skandal televiziv?

Pse të mos ketë reagime institucionale?

Pse të mos u drejtohemi mekanizmave të barazisë gjinore?

Pse të mos hapin universitetet debate serioze mbi poligaminë, nënshtrimin, martesat e përkohshme dhe ndikimin e ideologjive fetaro-politike mbi të rinjtë?

Nuk kërkoj t’i mbyllet goja askujt.

Përkundrazi.

Le të flasë.

Por edhe ne do të flasim.

Liria e saj për të predikuar një ide nuk mund të nënkuptojë detyrimin tonë për ta pranuar pa kundërshtim.

Rasti nuk përfundon te deklaratat familjare

Figura publike e Huduti-Berishës ka pasur edhe episode shumë më serioze.

Në vitin 2020, ajo u arrestua pas deklaratave që lidhen me vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, në një çështje që autoritetet e Kosovës e trajtuan nën dyshimin për nxitje për kryerjen e veprave terroriste. Kjo është çështje institucionale dhe duhet dalluar nga një dënim i formës së prerë.

Në qershor 2026, Shqipëria e shpalli Huduti-Berishën person të padëshiruar për 15 vjet. Sipas vendimit të raportuar, masa u mbështet në vlerësime të institucioneve përgjegjëse se veprimtaria e saj mund të përbënte kërcënim për sigurinë kombëtare, rendin dhe sigurinë publike.

Ky është fakt institucional.

Dhe një fakt i tillë nuk mund të fshihet poshtë qilimit sikur të ishte një grindje televizive.

Por unë nuk do të bëj atë që kritikoj tek të tjerët: nuk do ta shpall “agjente” apo “bashkëpunëtore” të një shteti të huaj pa prova gjyqësore.

Përkundrazi, kërkoj që institucionet të sqarojnë çdo gjë që kërkon sqarim.

Sepse argumenti i fortë nuk ka nevojë për shpifje.

Ka nevojë për dokumente.

Gruaja shqiptare meriton një horizont tjetër

Unë dua një grua që lexon.

Që shkruan.

Që pikturon.

Që studion.

Që bëhet profesoreshë.

Që ndërton biznes.

Që krijon familje si partnere e barabartë.

Që nuk ndjen turp nga mendja e vet.

Që nuk i nënshtrohet askujt sepse dikush ia ka shitur nënshtrimin si virtyt.

Dua që vajza shqiptare të mësojë:

mos u bëj gruaja e dytë e dikujt; bëhu e para e vetvetes.

Ky është revolucioni që na duhet.

Jo hareme të modernizuara.

Jo kontrata të përkohshme intime.

Jo predikime që privilegjin mashkullor e mbështjellin me letër të shenjtë.

Fjala ime për Ikballe Huduti-Berishën

Zonja Huduti-Berisha,

ju keni të drejtë t’i mbroni bindjet tuaja.

Por edhe unë kam të drejtë t’i kundërshtoj ato.

Ju mund të flisni për poligaminë.

Unë do të flas për barazinë.

Ju mund të flisni për “martesën e përkohshme”.

Unë do të flas për dinjitetin që nuk ka afat.

Ju mund ta interpretoni moralin sipas bindjeve tuaja.

Unë do të them se morali që e zvogëlon gruan nuk më bind.

Dhe nuk kam nevojë t’ju fyej personalisht që ta them këtë fort.

Sepse ideja juaj është shumë më e lehtë për t’u rrëzuar me argument sesa me sharje.

Përfundimi: një komb nuk mbrohet vetëm në kufi

Kombet nuk humbin vetëm kur humbin territor.

Mund të humbin edhe kur humbin kujtesën.

Gjuhën.

Kulturën.

Besimin në barazinë njerëzore.

Respektin për gruan.

Dinjitetin e familjes.

Prandaj unë nuk e shoh këtë vetëm si debat mbi një martesë.

E shoh si debat mbi atë se çfarë shoqërie duam të ndërtojmë.

Unë zgjedh familjen me dinjitet.

Zgjedh gruan e emancipuar.

Zgjedh gjuhën shqipe.

Zgjedh kulturën tonë.

Zgjedh arsimin.

Zgjedh shtetin laik.

Zgjedh fenë e lirë, por jo instrumentalizimin politik të saj.

Dhe mbi të gjitha zgjedh një grua që nuk hesht kur dikush përpiqet t’i shesë prangat si stoli.

Sepse regresi bëhet i rrezikshëm pikërisht kur fillon të duket normal.

Ndërsa detyra jonë është ta njohim para se normaliteti të bëhet zakon.

Shkruan: Mirushe Musa-Zogaj – poete, veprimtare, grua e emancipuar dhe zë i vlerave kombëtare shqiptare.

Reagim publik ndaj deklaratës së Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, kur “zbardhja” bëhet perde përballë hijes së “Top Secret 2”

Luan – Asllan Dibrani, Durrës

Ka raste kur një deklaratë nuk e ndriçon një çështje, por e mbështjell me mjegull.

Ka raste kur fjala “zbardhje” përsëritet aq shumë, sa fillon të tingëllojë si përpjekje për ta zbehur pikërisht atë që duhet zbardhur.

Këtë përshtypje ma la deklarata e Naim Tërnavës rreth dokumentit “Top Secret 2” dhe zhvillimeve që lidhen me aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit.

Në vend se të dëgjojmë një qëndrim të prerë: “Hetoni gjithçka, ndiqni çdo gjurmë dhe mos kurseni askënd, as neve”, dëgjojmë një ligjërim të gjatë për reputacionin, denigrimin, bashkëjetesën dhe dëmtimin e emrit të Bashkësisë Islame.

Por problemi nuk lindi nga reputacioni.

Nuk lindi nga një koment në Facebook.

Nuk lindi nga një polemikë mes intelektualësh.

Problemi lindi kur në një çështje penale për spiunazh u shfaqën materiale me pretendime shumë të rënda për ndikim të huaj, financime, institucione fetare dhe interesa që mund të prekin sigurinë kombëtare.

Dhe këtu, zoti Tërnava, nuk mjafton të kërkoni që të hetohet letra.

Duhet të kërkoni të hetohet gjithçka që ajo letër pretendon se përshkruan.

Mos e lini Beogradin të dalë nga dera e pasme

Ajo që më shqetëson më shumë është rreziku që debati të zhvendoset nga përmbajtja te forma.

Nga pyetja:

A ka pasur ndikim të huaj, rrjete financimi, ndërmjetësim politik apo instrumentalizim të fesë?

te pyetja:

Kush e ka shkruar dokumentin?

Sigurisht që duhet ditur kush e ka shkruar.

Duhet ditur nëse është autentik.

Duhet ditur nga cili burim ka ardhur.

Por nëse gjithë debati reduktohet në autenticitetin e një dokumenti, atëherë ekziston rreziku që Beogradi, si faktor historik i ndërhyrjes dhe destabilizimit në Kosovë, të dalë nga skena si spektator.

Kjo nuk duhet lejuar.

Nëse dokumenti është fals, të zbulohet kush e fabrikoi dhe përse.

Nëse është autentik, të zbulohet kush e hartoi dhe për çfarë qëllimi.

Nëse disa nga elementet që përshkruhen aty përputhen me veprime konkrete, financime, ndërtime apo rrjete reale, atëherë ato duhet të hetohen një nga një.

Sepse problemi nuk është vetëm letra.

Problemi është nëse dikush ka shkruar planin — dhe dikush tjetër e ka zbatuar.

BIK-u nuk është feja, dhe Tërnava nuk është Islami

Këtë dallim duhet ta bëjmë pa frikë.

Të kritikosh Naim Tërnavën nuk do të thotë të sulmosh fenë islame.

Të kërkosh transparencë nga Bashkësia Islame nuk do të thotë të denigrosh qytetarët e besimit islam.

Të kërkosh hetim të financimeve të huaja nuk është urrejtje fetare.

Është përgjegjësi shtetërore.

Feja mund të jetë çështje e ndërgjegjes.

Por institucioni është çështje e ligjit.

Besimi është i lirë.

Paraja duhet të jetë e gjurmueshme.

Predikimi është i lirë.

Thirrja për ekstremizëm nuk është.

Objekti fetar mund të jetë i shenjtë për besimtarin.

Por leja e ndërtimit, financimi dhe dokumentacioni i tij nuk janë jashtë ligjit.

Atëherë le të hapen dosjet e xhamive

Nëse tashmë kemi një material të përfshirë në një dosje penale që flet për ndërtimin e xhamive në vende të dukshme apo strategjike, atëherë shteti duhet të bëjë atë që duhet të kishte bërë prej kohësh:

të hapë dokumentet.

Jo kundër fesë.

Jo kundër besimtarëve.

Por për të ndarë të ligjshmen nga e paligjshmja.

Të kontrollohet:

Kush e kërkoi ndërtimin?

Kush e financoi?

Nga cili shtet, ambasadë, fondacion apo organizatë erdhën paratë?

Nëpër cilat llogari kaluan?

Kush e dha lejen urbanistike?

Kush e nënshkroi lejen e ndërtimit?

A kishte leje fare?

A janë respektuar kriteret urbanistike?

Kush ndryshoi destinimin e tokës?

Kush në komunë apo në institucion e hodhi firmën?

Nëse ka objekte të ndërtuara pa leje, nuk mund të shpallen të paprekshme vetëm sepse janë objekte fetare.

Ndërtimi pa leje është çështje ligjore, pavarësisht nëse objekti është shtëpi, hotel, objekt biznesi, kishë apo xhami.

Nëse diku dalin falsifikim, korrupsion, shpërdorim detyre, financim i padeklaruar apo ndikim i huaj, duhet ndjekur zinxhiri i plotë i përgjegjësisë.

Kush solli paratë.

Kush i pranoi.

Kush i legalizoi.

Kush ndërmjetësoi.

Kush firmosi.

Kush heshti.

Dhe nëse faktet çojnë drejt veprave penale më të rënda, atëherë le të veprojë Prokuroria.

Publicisti nuk vendos prangat.

Gjykata i vendos.

Por publicisti dhe qytetari kanë të drejtë të kërkojnë që dosja të mos mbyllet para se të jetë hapur.

Xhami pa besimtarë, por me rëndësi “strategjike”?

Kjo është një pyetje që duhet bërë me gjakftohtësi.

A ka objekte fetare të ngritura në zona ku numri real i besimtarëve nuk e ka justifikuar madhësinë, dendësinë apo ritmin e ndërtimeve?

Nëse po, pse?

Nëse ka xhami që qëndrojnë pothuajse të zbrazëta, ndërsa investimet kanë qenë të mëdha, shteti ka të drejtë të pyesë:

A ka qenë nevoja shpirtërore arsyeja e vetme?

Apo ka pasur edhe interesa të tjera?

Këto pyetje nuk i poshtërojnë besimtarët.

Përkundrazi.

Ato i mbrojnë nga mundësia që dikush ta ketë përdorur fenë e tyre si dekor për projekte të tjera.

Sepse minarja nuk mund të bëhet perde ndaj hetimit.

Dhe gjysmëhëna nuk e anulon ligjin e Republikës.

Kush i indoktrinoi të rinjtë që shkuan në luftëra të huaja?

Këtu është një kapitull tjetër që nuk mund të harrohet.

Kosova ka kaluar edhe nëpër fenomenin e të rinjve që shkuan në luftëra të huaja dhe iu bashkuan organizatave ekstremiste.

Prandaj duhen pyetje.

Të rënda.

Të pakëndshme.

Por të domosdoshme.

Kush i radikalizoi?

Ku u rekrutuan?

Çfarë literature lexuan?

Kush i frymëzoi?

Cilët predikues ushtruan ndikim?

A kishte rrjete financimi?

A kishte organizata të jashtme?

A kishte struktura vendore që i dinin shenjat dhe heshtën?

A kishte institucione që reaguan me vonesë?

Nëse BIK-u ka luftuar seriozisht radikalizimin, atëherë le t’i nxjerrë dokumentet.

Le të tregojë:

cilët imamë u disiplinuan,

cilat raste iu raportuan institucioneve,

cilat organizata u denoncuan,

çfarë masash u morën,

çfarë bashkëpunimi pati me policinë dhe organet e sigurisë.

Kjo do ta ndihmonte edhe vetë BIK-un.

Por përgjegjësia nuk mund të zëvendësohet me një deklaratë të përgjithshme për “bashkëjetesën”.

Myftiu i përhershëm dhe kujtesa e shkurtër

Naim Tërnava nuk ka ardhur dje në krye të institucionit.

Ai ka qenë aty për vite të gjata.

Ka pasur autoritet.

Ka pasur ndikim.

Ka pasur qasje institucionale.

Prandaj nuk mund të paraqitet sot si kalimtar që pyet:

“Po kush i bëri gjithë këto?”

Karrigia e gjatë sjell edhe faturë të gjatë përgjegjësie.

Nuk mund të jesh myfti i Kosovës kur kërkohet autoritet, por vetëm qytetar i zakonshëm kur kërkohet llogari.

Nuk mund të kërkosh mikrofonin kur flitet për paqe dhe respekt, ndërsa kur pyetet për financime, ndikim dhe përgjegjësi, ta quash pyetjen “denigrim”.

Reputacioni nuk mbrohet duke mbyllur dosjet.

Mbrohet duke i hapur.

Mos na jepni vetëm ligjërata — jepni dokumente

Zoti Tërnava,

mos kërkoni vetëm që të zbardhet dokumenti.

Hapni edhe institucionin.

Hapni financimet.

Hapni marrëveshjet.

Hapni raportet me fondacionet.

Hapni dokumentacionin e ndërtimeve.

Hapni burimet e donacioneve.

Hapni të dhënat për predikuesit që kanë qenë problematikë.

Hapni çdo informacion që mund ta ndihmojë shtetin të kuptojë se ku mbaron besimi dhe ku fillon ndikimi politik.

Nëse gjithçka është në rregull, hetimi do t’ju pastrojë emrin më mirë se njëqind deklarata.

Nëse ka probleme, atëherë populli ka të drejtë t’i dijë.

Mos e ktheni kritikën ndaj institucionit në luftë fetare

Kosovës nuk i duhet një përplasje ndërfetare.

Kjo do të ishte një marrëzi.

Dhe do t’u shërbente pikërisht atyre që duan ta dobësojnë shoqërinë tonë.

Kritika ime nuk është kundër shqiptarëve të besimit islam.

Përkundrazi.

Besimtari i ndershëm nuk duhet të mbajë mbi shpinë barrën e gabimeve të një institucioni.

Imami i ndershëm nuk duhet të identifikohet me ekstremistin.

Qytetari i ndershëm nuk duhet të bëhet mburojë e askujt.

Ne po flasim për institucione.

Për financime.

Për ligj.

Për ndikim të huaj.

Për siguri kombëtare.

Dhe, nëse provohet, për spiunazh.

Nuk flas si spektator — flas si njeri që e ka paguar lirinë me burg, zjarr dhe humbje

Unë nuk e shkruaj këtë reagim nga komoditeti i një zyre.

Nuk flas si njeri që e ka njohur represionin serb nga librat.

Flas si ish i burgosur politik.

Si njeri që ka parë aktakuza politike kundër rinisë shqiptare, studentëve, profesorëve, intelektualëve dhe veprimtarëve.

Si njeri që e di se çfarë do të thotë kur shteti serb të shpall armik sepse kërkon të drejta kombëtare.

Në atë kohë nuk na pyesnin çfarë feje kishim.

Na godisnin sepse ishim shqiptarë.

Na burgosnin sepse kërkonim liri.

Na ndiqnin sepse kërkonim Republikë.

Nga përvoja ime, represioni godiste studentë, profesorë, punëtorë, intelektualë e veprimtarë kombëtarë.

Pikërisht për këtë arsye sot më dhemb kur shoh çdo përpjekje për ta zhvendosur debatin nga siguria e Kosovës te një konflikt artificial për fenë.

Familja ime e njeh zjarrin

Familja Dibrani nuk e njeh dhunën serbe nga kronikat televizive.

E kemi përjetuar.

Babai im ka përjetuar tri herë djegien dhe shkatërrimin e pasurisë familjare.

Shtëpitë.

Kapitalin.

Punën.

Sigurinë e familjes.

Kur digjet një shtëpi nuk digjen vetëm tullat.

Digjen kujtimet.

Fotografitë.

Djersa e prindërve.

Puna e brezave.

Por një gjë nuk digjet:

kujtesa se kush ta ka bërë.

Prandaj unë nuk mund të pranoj që në një debat ku shfaqet hija e ndikimit serb, Beogradi të tretet në fund të faqes dhe kritiku shqiptar të vendoset në qendër të akuzës.

Kjo do të ishte përmbysje e historisë.

Lufta jonë nuk ishte luftë fetare

Kosova nuk u çlirua për të krijuar luftë mes besimeve.

Lufta jonë ishte për ekzistencë kombëtare, liri dhe shtet.

Prandaj askush nuk duhet ta përdorë fenë si bunker kundër pyetjeve.

Feja nuk është në bankën e të akuzuarve.

Por askush që drejton një institucion fetar nuk mund të jetë mbi ligjin.

As politikani.

As biznesmeni.

As gazetari.

As imami.

As myftiu.

Republika duhet të jetë më e madhe se çdo karrige.

Përmbyllja ime për Naim Tërnavën

Zoti Tërnava,

nuk po ju kërkoj të pranoni një faj që ende nuk është provuar.

Po ju kërkoj të pranoni diçka shumë më të thjeshtë:

hetimin pa kufij institucionalë.

Jo vetëm hetimin e dokumentit.

Por hetimin e realitetit.

Nëse nuk ka asgjë, faktet do ta tregojnë.

Nëse ka pasur keqpërdorime, faktet do t’i zbulojnë.

Nëse ka pasur ndikim të huaj, faktet do ta ndjekin.

Nëse ka pasur krim, drejtësia duhet të veprojë.

Kosova na ka kushtuar shumë.

Mua personalisht më ka kushtuar burg.

Familjes sime i ka kushtuar zjarr dhe shkatërrim.

Brezit tim i ka kushtuar rrahje, përndjekje, burgje, varre dhe sakrifica të panumërta.

Prandaj nuk mund të hesht vetëm që dikush të ruajë rehatinë e karriges së vet.

Kosova është më e madhe se reputacioni i një individi.

Më e madhe se një institucion.

Më e madhe se një minare.

Më e madhe se çdo parti.

Dhe më e madhe se çdo interes i huaj.

Prandaj sot kërkoj:

hapni dosjet.

Ndiqni paratë.

Kontrolloni lejet.

Hetoni rrjetet.

Shikoni kush ka financuar, kush ka lejuar, kush ka heshtur dhe kush ka përfituar.

Dhe mbi të gjitha:

mos e lini Beogradin të largohet nga skena përmes mjegullës së një polemike fetare.

Nëse dokumenti është gënjeshtër, le të shembet me prova.

Nëse është e vërtetë, le të dridhen ata që kanë arsye të dridhen.

Sepse e vërteta nuk ka nevojë për minare që ta mbrojë.

As për kolltuk.

As për titull.

Ajo ka nevojë vetëm për një shtet që nuk trembet të hapë derën.

Luan – Asllan Dibrani
Ish i burgosur politik dhe veprimtar për çështjen kombëtare shqiptare

Kaloj në përjetësi edhe një Luftëtar i Lirisë, Ramadan Ramadani

0

Shkruan: Sejdi Veseli

Kaloj në përjetësi edhe një Luftëtar i Lirisë

Vargut të të pavdekshmëve të popullit tonë iu shtua edhe njëri nga veprimtarët e orëve të para të luftës për çlirimin dhe ribashkimin e Atëmëmdheut tonë të shtrenjtë.

Sot, me 4 Shtatorë 2026, pas një sëmundjeje të rëndë u nda nga ne, vetëm fizikisht, Ramadan Ramadani.

Emëri dhe vepra e tij ishte dhe mbetet kushtrim i fuqishëm për të gjithë ne, që t’i ringjeshim radhët, në një front unik të veprimit të vendosur, deri në përmbushjen në plotni të betimit të Famëmadhës Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Si individ, e ndiej për krenari që isha njëri ndër bashkveprimtarët e Danit dhe u bashkohem ngushëllimeve të popullit shqiptar, drejtuar Familjes së Madhe Ramadani, bashkëpunëtorëve  dhe miqëve të shumtë të atëmëmdhetarit.

Kam besimin e plotë, se familja e Danit, këtë dhembje që e ka goditur, do ta kthej në forcë!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ramadan Ramadanin!

Pasivizimi i adresave në krahinën e Preshevës. Medvegjës e Bujanocit

0
Shtëpi e lënë shkretë në një fshat të Medvegjës, pas pasivizimit të adresave, që paraqesin një formë të re të dëbimit të dhunshëm të popullatës shqiptare nga vatrat e veta stërgjyshore.

Refik Hasani, analist

Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë e autoktonë në Serbi 

Pasivizimi, fshirja ose pezullimi i adresave të banimit të qytetarëve shqiptar në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është bërë një çështje tepër serioze e të drejtave themelore të njeriut, të drejtave kolektive, sundimin e ligjit dhe funksionimin demokratik i institucioneve.

Kjo praktikë nuk duhet parë vetëm si një çështje teknike apo administrative, kur zbatimi i saj prek në mënyrë të veçantë shqiptarët etnik e autokton dhe jan prekur e përballen me vështirësi të shumta,  dhe tani jemi në procese të bazuara për të kundërshtuar vendimet administrative të pasivizimit, kështu lind një shqetësim i ligjshëm për diskriminim dhe për cenimin e ushtrimit efektiv të të drejtave themelore dhe kolektive të shqiptarëve në Serbi.

Si pasoj e gjithë këtij spastrimi etnik-lexo diskriminim  që quhet pasivizim, bazuar në hulumtimin  ku sipas Ligjit mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin  (’’Gazeta Zyrtare e RS”), [1] me nr. 87/2011,që po vazhdon të zbatohet në mënyrë selektive e diskriminuese që na targetojnë vetëm neve shqiptarëve etnik e autokton në Serbi, dhe për të cilën kërkohet nga  BE-ja, të ndalojn këto praktika margjinalizuese e diskriminuese të bëjn trysni dhe ky Ligj  të ndryshohet, mbrenda  kësaj legjislatutra të Parlamentit të Serbisë, pasi është në kundërshtim me të gjitha aktet dhe konventa Evropiane dhe ndërkombëtare[2].

Kjo praktikë nuk duhet kuptuar e trajtuar thjesht si një procedurë administrative për verifikimin e vendbanimit. Serbia, pasivizimin  po zbatohet në mënyrë të njëanshme, disproporcionale,  ose pa mundësi efektive për kundërshtim ligjor, (në shumë raste të pasivizuarve fare nuk ju lëshohen vendime, mbi pasivizimin e adresave), kjo prodhon pasoja të drejtpërdrejta mbi pamundësin e ushtrimin e të drejtave civile, politike, sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptar etnik e autokton në Krahinën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe gjithëandej Serbisë. Pikërisht për këtë arsye, çështja e pasivizimit të adresave në në këtë Krahinë kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet evropiane dhe mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe atyre kolektive.

Pasivizimi i adresave dhe i vendbanimit ka rëndësi të madhe në marrëdhëniet e qytetarit me administratën publike dhe në ushtrimin praktik të një sërë të drejtash. Kur një qytetari i pasivizohet adresa, mund të shfaqen pengesa serioze në dokumentacionin personal, në dëshmimin e vendbanimit, në ushtrimin e të drejtës së votës dhe në procedura të tjera administrative.

Sa është numri i qytetarëve shqiptar etnik e autokton në Krahinën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe gjithëandej Serbisë i të pasivizuarve, dhe numri në raport me shtetasit e tjerë në Serbi? 

Numri i të pasivizuarve, fare nuk dihet zyrtarisht, pasi ka  një munges të pashembullt të transparencës, ndihet një munges e qasjes për të pasur një statistikë të pubikuar zyrtare.  Bazuar në shenime dhe statistikë jo  të verifikuar sakt, del konstatimi i mbështetur në disa të dhëna nga Shoqata shqiptare  që jan marr aktivisht me pasivizimin del  se çdo i 4-ti, shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptarë nga Komuna e Preshevës, Medvegjës,  dhe Bujanocit-është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që na u pasivizuar adresat. Kur kësaj i shtojm edhe shqiptarët etnik e autokton, që jan jashta këtyre 3 komunave, del se numri i shtetasëve të Serbisë nga përkatësia nacionale e shqiptarëve jan mbi 50-70 mijë qytetar të pasivizuar, jan  fshirë nga rexhistrat civil-jan  pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat. Me pasivizimin e adresave, si një spastrim etnike me mjetet administrative, është  prekur më së shmti Komuna e  Medvegjës, sipas të dhënave rezultojn se  85 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në Komunën e Medvegjës, kurse në Bashkësin Lokale të Zarbicës dhe Bashkësin Lokale të Muhocit,rezultojn se mbi 80 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në këto 2 Bashkësi Lokale që njihet si  Malësi e Bujanocit.

Pasivizimi rrezikon  në përfaqësimin proporcional e demokratik të shqiptarëve në Serbi

Një nga aspektet më shqetësuese është ndikimi i mundshëm i pasivizimit mbi pjesëmarrjen politike të shqiptarëve, për të ushtruar të drejtën ligjore të votës, dhe për të qen i votuar. Nëse qytetarë të regjistruar më parë në një komunë nuk figurojnë më me adresë aktive dhe kjo ndikon në regjistrimin ose ushtrimin e të drejtës së votës, atëherë pasojat nuk janë më vetëm individuale, kalojn dhe jan edhe kolektive, dhe:

A.   zvogëlimi artificial i popullsisë,

B.   shpërndarjen e burimeve dhe buxheteve publike/Ndikimi në buxhet dhe investime/,

C.   rrezikimi i përdorimit të gjuhës dhe simboleve,

D.   pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale,Këshillin Kombëtar Shqiptar  dhe zgjedhje parlamentare,

E.   përfaqësimin proporcional në Polici, Gjykatë, Prokurori, dhe institucione lokale dhe qendrore,

F.    vendimmarjen, peshën institucionale të shqiptarëve etnik dhe autokton,

Për këtë arsye, duhet  një transparencë[3], përmesë një statistike zyrtare e  të dokumentuar e ndryshimeve në numrin e qytetarëve me adresë aktive dhe e ndikimit të tyre në proceset zgjedhore dhe institucionale.

Çështja e pronës dhe e të drejtave pasurore që barten e trashëgohen

Çështja e pronës dhe e trashëgimisë, paraqet vështirësi të lartë administrative që prek dokumentacionin personal, dëshmimin e vendbanimit apo qasjen në procedura administrative mund të krijojë e shfaqë probleme serioze praktike për qytetarët në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre që trashëgohen e barten. Pasivizimi i adresës duhet kuptuar dhe shqyrtuar  edhe nga ky prizëm prandaj është e domosdoshme që institucionet të publikojn dhe garantojnë se pasivizimi i adresës nuk përdoret në mënyrë që qytetarëve t’u krijohen pengesa të pajustifikuara në mbrojtjen dhe ushtrimin e të drejtave të tyre pronësore të trashëguara.

Përmes heshtjes administrative-Serbia rrezikon shpopullimin e shqiptarëve, si  një spastrim etnik-diskriminim

Bashkimi Evropian, do të duhej të kupton se pasivizimi i adresave është duke prodhuar një efekt të prekshëm, si të tillë që qytetarët shqiptar etnik e autokton po largohen në heshtje dhe administrativisht nga vendbanimet dhe lokalitetet e  tyre, edhe atëherë kur ata vazhdojnë të kenë lidhje reale me këto vendbanime. Një praktikë e tillë po zhvillohet në përmasa të mëdha dhe po prek e dëmton kryesisht nacionalitetin shqiptar në Serbi, kjo është domosdoshmëri se duhet të hetohet se kemi të bëjmë me një mekenzëm shtetëror, drejtpërdrejt apo tërthorazi, kontribuon në dobësimin demografik, politik dhe institucional të Shqiptarëve enik e autkton. Prandaj, termi shpopullim administrativ, i quajtur në gjuhën zyrtare si pasivizim  i adresave meriton vëmendje dhe pasi është një shqetësim  serioz.

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, jan duke kërkuar në realizim të drejtës se  çdo procedurë administrative të zbatohet në mënyrë të barabartë, transparente dhe jodiskriminuese.

Mbështeturse çdo i 4-ti, shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptarë nga Krahina  e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit, është i pasivizuar, apo shprehur në numër, jan mbi 25 mijë qytetar shqiptarë, që jan pasivizuar adresat, ky numër po e humbim statusin aktiv të adresës.

Si rrjedhoj e pasivizimit të adresave, po përballemi me pengesa në dokumentacion, në pjesëmarrjen politike apo në marrëdhëniet me institucionet publike, atëherë lind nevoja për një hetim të pavarur. Nuk mjafton që një praktikë të jetë e parashikuar formalisht me ligj. Ajo duhet të jetë edhe në përputhje me parimet e barazisë, proporcionalitetit, sigurisë juridike dhe mosdiskriminimit, që jan të zbatueshme edhe nga BE-ja.

Mbi arbitraritetin dhe jotransparencën, si proces i pasivizimit të adresave, e ka trajtuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, dhe Këshilli Kombëtar Shqiptarë, dhe në bazë të grumbullimit të emrave është krijuar, punuar  një rexhistër, si data bazë, një statistik  e përafërt, ku jan evidentuar në bazë të vullnetit të secilit, me emra dhe mbiemra, dhe shenime përkatëse mbi   të pasivizuarit[4].

Pasojat e pasivizimit të adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik

Një qytetar që përballet me pasivizimin e adresës mund të hasë vështirësi në marrëdhëniet e tij me institucionet shtetërore.Ndër pasojat që duhet të analizohen me kujdes janë:

1.   vështirësitë në pajisjen ose përditësimin e dokumenteve personale,

2.   pengesat në dëshmimin e vendbanimit,

3.   ndikimi mbi regjistrimin në listat zgjedhore dhe ushtrimin e të drejtës së votës,

4.   vështirësitë në procedura administrative dhe juridike,

5.   ndikimi i mundshëm në qasjen në shërbime publike dhe sociale,

6.   pasojat në marrëdhëniet pronësore dhe në procedurat që kërkojnë dëshmimin e statusit dhe adresës së banimit,

7.   Pamundësia për pronësi dhe punësim,

8.   Problemet me lirinë e lëvizjes etj

Këto pasoja duhet shqyrtuar[5]rast pas rasti dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pasi pasivzimi  është duke prekur në mënyrë disproporcionale, vetëm shiqiptarët etnik e autkton, si  të një  etnikumi të caktuar, atëherë kemi një diskriminim shumë më të gjerë se një procedurë administrative. 

Serbia i bartë të gjitha përgjegjësit mbi pasivizimin e adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik

Pasivizimi i adresave ka ndikuar gjithashtu në zvogëlimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet lokale, duke sjellë një përkeqësim të dukshëm të situatës demografike dhe shoqërore në Rajon, ka krijuar një ambient të pasigurisë për shumë individë dhe familje shqiptare, jemi të privuar nga mundësia e pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike, ka për qëllim të reduktojë ndikimin e pakicës shqiptare në Serbi. Pasivizimi i adresave cilësohet si një mjet që ndihmon në arritjen e qëllimeve politike të autoriteteve serbe për të kontrolluar dhe për të ndryshuar përbërjen etnike të këtyre 3 komunave. Republika e Serbisë duhet të sigurojë që të gjitha procedurat administrative të jenë transparente,[6] të kontrollueshme dhe të zbatohen njësoj ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim të përkatësisë etnike.Çdo qytetar duhet të ketë, të drejtën,si të:

1. informohet për arsyen e pasivizimit,

2. ketë qasje në vendimin administrative,

3. për ankim dhe shqyrtim gjyqësor efektiv në gjitha instancat gjyqësore,

4. për trajtim me proritet të lëndëve dhe tretman të barabartë,

5. që vendbanimi i tij real të merret seriozisht në procedurat administrative.

Pa këto garanci, krijohet pasiguri juridike dhe dobësohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore. 

Bashkimi Evropian,  ka përgjegjësi mbi pasivizimin e adresave mbi qytetarët shqiptarë etnik në Serbi

Bashkimi Evropian nuk duhet ta trajtojë këtë çështje vetëm si një problem të brendshëm administrativ të Serbisë.

Respektimi i të drejtave të njeriut, respektomi i të drejtave kolektive, sundimi i ligjit, mbi arbitraritetin dhe jotransparencën, si proces të pasivizimit të adresave,mosdiskriminimi dhe mbrojtja efektive e pakicave kombëtare janë pjesë e standardeve evropiane.Prandaj, institucionet e Bashkimit Evropian duhet të kërkojnë nga autoritetet më të larta  serbe,si:

1.   publikimin e të dhënave të plota për numrin e adresave të pasivizuara në krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,

2.   transparencë mbi kriteret dhe procedurat e përdorura për pasivizim,

3.   analizë të ndikimit të kësaj praktike mbi shqiptarët etnik e autokton,

4.   sigurimin e mjeteve efektive juridike për qytetarët e prekur,

5.   monitorim të pavarur në zbatimin e kësaj procedure,

6.   dialog të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e shqiptarëve  në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Krahina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është një çështje e brendshme e Serbisë, por i përket Evropës

Çështja e shqiptarëve etnik e autokton të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk duhet parë vetëm përmes prizmit të politikës së brendshme të Serbisë. Po ashtu përmesë kësaj trajtese të hulumtuar  shfrytëzoj rastin të apeloj, meqë tani informacionet e themelore e të nevojshme i posedon BE-ja, pasi është alarmuar  e sinjalizuar dhe do të duhej ndërmarrë veprime konkrete e emergjente duke ngritur një Komision i ngarkuar për hetimin e pasivizimit, të ndalojnë menjëherë këto praktika diskriminuese dhe të ofrojnë mundësi për hetime të pavarura dhe transparente, duke siguruar e garantuar paraqitjen e numrit të sakt  të pasivizuarave.

Jo standarde të dyfishta

Bashkimi Evropian, nuk mund të ketë standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për të drejtat e komuniteteve.Nëse  kërkon respektimin e të drejtave të një komuniteti në një pjesë të rajonit, të njëjtat parime duhet të zbatohen edhe për shqiptarët etnik e autokton edhe në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.Të drejtat e njeriut nuk mund të varen nga përkatësia etnike, nga vendndodhja gjeografike apo nga interesat politike të momentit.

Një Evropë e bazuar në sundimin e ligjit duhet të jetë konsistente në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë komuniteteve. Ajo lidhet drejtpërdrejt me parimet evropiane të demokracisë, të drejtave të njeriut, mbrojtjes së pakicave dhe sundimit të ligjit. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian duhet të tregojë interes të veçantë dhe të kërkojë të dhëna të verifikueshme, transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Pasivizimi i adresave në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe gjithëandej në Serbi nuk duhet të trajtohet thjesht si një procedurë administrative. Pasi  zbatimi i tij prek në mënyrë disproporcionale vetëm shqiptarët etnik e autokton, ai cenonë jo vetëm të drejtat individuale të qytetarëve-si të drejtën për pjesëmarrje politike dhe qasje efektive në shërbime publike-por edhe të drejtat kolektive të  shqiptarëve të kësaj Krahine, duke ndikuar në përfaqësimin politik, strukturën demografike dhe realizimin e barabartë të të drejtave proporcionale. Për këtë arsye, pasivizimi duhet t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë, të pa anshëm të ligjshmërisë, proporcionalitetit, transparencës, monitorim ndërkombëtar dhe mosdiskriminimit, nuk duhet të mjaftohemi me deklarata politike, BE-ja, do të duhej kërkon zyrtarisht nga Serbia, si:

A.   Sa shtetas të Serbisë në përgjithësi, ju është pasivizuar adresa,

B.   Sa shtetas të Serbisë,nga nacionaliteti shqiptar  ju është pasivizuar adresa,

C.   Sa është përpjestimi i qytetarëve shqiptar-në raport me nacionalitetet tjera në Serbi,

D.   Cila është pasqyra e sipas vendbanimeve dhe lokaliteteve, të qytetarëve që jan pasivizuar,

E.   Mbi çfarë kriteresh janë pasivizuar adresat,

F.    Sa qytetarë (sipas përkatësisë nacionale),  kanë parashtruar ankimim në Institicionin e Avokatit të Popullit, kan apeluar,në Gjykatën Supreme, Kushtetuese,  Gjykatën  e Strasburgut,

G.   Sa vendime janë rrëzuar nga instancat e gjyqësore,

Çfarë ndikimi ka pasur kjo praktikë në listat zgjedhore dhe në përfaqësimin proporcional, dhe mbi të gjitha:

A po zbatohet kjo praktikë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve, apo po prodhon një efekt disproporcional ndaj shqiptarëve të krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Kështu Serbia, të ndëshkohet për këto veprime, gjithë të pasivizuarve t’ju kthehen adresat, mbrenda këtij viti kalendarik  dhe të kompenzohen për dëmet e shkaktuara, për këto vite. Pastrimi etnik, përmesë pasivizimit është një  diskrinimim klasik, po ndryshon strukturën etnike, formë e legalizimit të pastrimit etnik,është shkelje është në kundërshtim të gjitha dispozitave ligjore ndërkombetare.

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk kërkojnë privilegje,kërkojnë barazi para ligjit, siguri juridike, mbrojtje të të drejtave individuale dhe kolektive  dhe trajtim të barabartë me çdo qytetar tjetër nga BE-ja.Janë standarde themelore të një shoqërie demokratike dhe të një Evrope që pretendon se respekton të drejtat e njeriut dhe të drejta Kolektive.

Më 3 shtator 2026 

Duke përdorur një qasje studimore, vështrimi  argumenton se veprimi  i Serbisë,  prodhon efekte të dëmshme dhe përbën shkeljen e të drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, prandaj  me të drejtë është konstatim i bazar se është një spastrim etnik-diskriminim sistematik.

*Autori, përveç këtij vështrimi, ka realizuar edhe një studim më të gjerë si hulumtim mbi pasivizimin e adresave-si një  formë e spastrimit etnik-diskriminim, i prezantuar në trajtesa dhe kumtesa shkencore. Vështrimi përfshin referenca kredibile për temën  e trajtuar, që jan edh burimet kryesore nga hulumtimi mbi pasivizimin e adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, si spastrimin etnik-diskriminimin sistematik.                     

[2] Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut,  Deklaratën Universale për të drejta e njeriut,Konventën Evropiane për  mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore  të njeriut dhe protokollit të saj, Konventën Ndërkombëtare  për të drejtat civile e politike  dhe protokollit të saj, Konventën Kornizë e Këshillit të Evropës për mbrojtjen Pakicave Kombëtare, Konventën për të drejtat e fëmijës, Konventën për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor,

[3] zakona o državnoj upravu (Sl..GLASNIK R.Srbije br.79/05 i 10/07),

[5]Zakona o ministarstvima R.Srbije (Sl.Glasnik R.Srbije br.16/11),

[6]Zakona o opštem upravnom postupku (Sl.glasnik R.Srbije’’ br.18/16).

Çka e ka kapë paniku Naim Tërnavën – në vend që të kërkojë auditim të BIK-ut, sulmon punën e Prokurorisë Speciale

0

Naim ef. Tërnava, ka gjetur kohë dhe energji për të kërkuar nga Prokuroria Speciale “zbardhjen e plotë” të dokumentit të pretenduar “Top Secret 2”. Sipas kërkesës së tij, dokumenti gjoja e paraqet BIK-un në dritë të rreme dhe cenon integritetin e institucionit.

Kjo lëvizje duket më shumë si refleks paniku sesa si kërkesë e pastër për të vërtetën. Nëse dokumenti është i rrejshëm, autentikiteti dhe origjina e tij do të dalin në dritë përmes hetimeve të Prokurorisë. Por nëse ka dyshime serioze për financime, ndikime të jashtme apo menaxhim të mjeteve në xhami dhe medrese, pyetja e parë që duhet të shtrohet nuk është “pse po na sulmojnë”, por “a ka arsye për auditim të thellë e të pavarur të BIK-ut?”., shkruan TV Arberia.

Në vend që të kërkojë transparencë të brendshme – auditim financiar, kontroll të burimeve të financimit, verifikim të veprimeve të strukturave – Naim Tërnava zgjodhi të sulmojë indirekt punën e Prokurorisë Speciale. Kërkesa e tij e kthen vëmendjen nga përgjegjësia institucionale drejt mbrojtjes së imazhit. Kur një institucion fetar reagon me panik ndaj çdo informacioni që e vë në dyshim, në vend që të hapë dyert për kontroll, ai vetë ushqen dyshimet që pretendon se i lufton.

BIK-u, si çdo institucion që menaxhon fonde dhe ka ndikim social, duhet t’i nënshtrohet standardeve të larta të transparencës. Kërkesa për zbardhje të një dokumenti është e legjitimuar vetëm nëse shoqërohet me gatishmëri për auditim të plotë të vetë institucionit. Përndryshe, mbetet thjesht mbrojtje e pozitës, jo kërkim i së vërtetës.

TV Arberia

Një libër me vlera historike për Ali Maliqin, një pasuri për Konispolin dhe për Çamërinë

0
Nurie Maliqi Baduni, Sarandë
Një libër me vlera të larta historike i babait tonë Ali Maliqit, redaktuar nga Bardhyl Maliqi. Detaje, hulumtime, studime, të dhëna historike të dëshmitarëve okularë, referenca. Një pasuri për Çamërinë e luftës e pasluftës, për Konispolin dhe krahinën përreth, e më gjerë. Të interesuarit për ta patur në duart e tyre, mund të më shkruajnë në mesenger.

Ali Maliqi
Së shpejti edhe në Sarandë.

Përkujtime për Blerim Stavilecin, gazetarin dhe redaktorin e Rilindjes që “shiste edhe deviza”, i cili vdiq me 30 gusht 2026

Gjergj – Bajram Kabashi
____
Me 30 gusht 2026 vdiq Blerim Stavileci, i cili ka punuar në gazetën Rilindja si redaktor etj, duke e vazhduar punën si redaktor në gazetën Lajm të Behxhet Pacollit dhe në media të tjera, pas luftës së vitit 1999, luftë që përfundoj kah mesi i qershorin të atij viti.
Blerim Stavilecin e kam gjetur në gazetën Rilindja, kur ia pata nisë punës me Veton Surroin, Agim Muhaxherin, Kelmend Hapçiun , e ndonjë tjetër, më 1 dhjetor 1982.
Më kujtohet se atë në atë kohë e mbanin si “të madh” në profesion, pasi ai i kishte kryer studimet për gazetarinë në Lubjanë të Sllovenisë.
Në atë kohë nuk kisha ndonjë marrëdhënje e afri me të, por në bazë të asaj që flitej prej disave për të, gjithnjë prisja “se kur do të lindte” me gazetarinë e tij…!
Por, Blerim Stavileci “nuk lindi kurrë”, derisa vdiq si i pafrytshëm në gazetari, me 30 gusht 2026 në Prishtinë.
Do të thotë se ai ka mundur të ishte redaktor, në fund edhe drejtor i gazetës, siç  ishte, por produkt në gazetari nuk ka pasur!
Në të vërtetë, pas vitit 1990 për ata që kuptojnë pak më thellë se sa të bërit gazetari sipërfaqësore, si njeri inteligjent që e mendonin, ishte personi i dytë në kujdestarim pas gazetarit që e mbante “alltinë e Drzhavna Bezbednosit tonë” në shokë, që, si njifar “kryeplaku” kujdesej për sigurinë e kolektivit.
Kjo punë dhe angazhim joprofesional, në kohën kur pothuaj pjesa dërmuese e gazetarëve kishin aftësi, përvojë dhe kulturë për t’u ruajtur nga provokimi i njerëzve të shërbimit sekret të Serbisë, ishte tejet absurde dhe e pakuptimtë në çdo drejtim.
Por, kjo ishte punë e tij (tyre) dhe askush nuk mendonte për ato angazhime, për energjitë që i harxhonin kot, por, me gjasë ky dhe të tjerët i kishin marrë detyrat e tilla nga dikush prej Sigurimit Shtetëror të Kosovës (une e quaj “Drzavna Bezbednosti ynë”) dhe ne të tjerët nuk kishim përse të brengoseshim për ta.
Përndryshe, Blerim Stavileci ka qenë shumë vite aktiv në SHITBLERJE DEVIZASH NGA TREGU ILEGAL QË ZHVILLOHEJ NË NJË RRUGICË, PRANË GJYKATËS SË PRISHTINËS.
Shumëherë e kam parë Blerim Stavilecin teksa shiste e blente deviza, punë që ka nënkuptuar mashtrim, apo siç thuhet, “kush po ia pikë tjetrit më parë” në pazare të tilla.
Une nuk dua të flas për vdekjen e tij, si disa gazetarë të tjerë, kolegë e kolege të mija të asaj kohe, por do të flas rreth asaj se si e njofta Blerim Stavilecin, redaktorin shumëvjeçar të gazetës Rilindja.
Nuk do të flas për vdekjen e tij, se ai që lindë edhe vdes, por nuk kam zemër e as ndërgjegje ta kapë KUJEN e KOKËN për te në dorë e të them “se vdiq Blerim Stavileci…!”
Une “qaj për te” vetëm për faktin se e paraqisnin dhe paraqitej shumë i madh dhe vdiq pa e lënë pas ndonjë vepër në profesion…!
Vdekja është përfundim i jetës njerëzore, për këdo që lindë, por kur kryen punë publike duhet të tregohesh i drejtë dhe human me të tjerët, shembull për të mirë, sidomomos me ata që nuk ta kanë bërë asnjë të keqe, nëse nuk të kanë bërë të mira…!
Une nuk e dij se si është sjellë me të tjerët, por me mua Blerim Stavileci nuk është sjellë mirë…!
Pse…?
Këtë ai ka mundur ta dinte, megjithëse une e dija pak se përse sillej ashtu. I zhgënjyer se një gazetar nuk duhet të bjerë pre e paragjykimit në bazë të fjalëve të huaja, sidomos jo të atyre që e kanë bartur “allinë e Drzhavna Bezbednosit në shokë” dhe që i kanë shti (nxitë) të flisnin e përhapnin fjalë të kota për të tjerët.
Njerëzit Sot nuk e din se ka kaluar kohë e madhe dhe janë zbehë kujtimet, por “Drzhavna Bezbednosti ynë” ka qenë një lëmsh intrigash i njerëzve të pa besë, të atyre “Gjarpijve të Gjakut” që nuk ke pasur mundësi ta dije se cili prej tyre ishte gjarpër helmues, e cili jo…!
Disa prej kuadrove të atij shërbimi kanë vdekur duke i marrë shumë nga sekretet me vete, por duhet ta dijmë se nëse jo të gjithë rrjetin e tyre, dikend prej tyre “e ka mjelë” Drzhavna Bezbednosti i Serbisë – Jugosllavisë së asak kohe.
Metoda e tyre kryesore në punë me bashkëkombësit e tyre që nuk pajtoheshin me pushtimin, ka qenë Fyrja dhe vrasja e dinjitetit dhe krenarisë së atij / asaj që e kishin përfundi përmes rrahjeve dhe poshtërimeve të pafundme.
Si dhe shantazhimi…!
Të shantazhuarit nga UDB-a e Serbisë – Jugosllavisë, e shantazhonin “popullin e vet”!
Prandaj, ata, në të gjitha kolektivët e Kosovës, e sidomos në gazetën Rilindja që formonte opinion publik, i kishin njerëzit e vet, që dikujt (si mua) synonin t’ia vrisnin shpresën dhe t’ia bënin të kotë përpjekjen dhe angazhimin për të krijuar opinionn kritik – publik.
Prandaj, donin të ma bënin të kotë angazhimin dhe të ma bënin me dije “se të kemi shfrytëzuar dhe tash nuk na duhesh më”…!
Ndërkaq, kur më herët e kisha filluar punën në gazetën Rilindja, donin të ma bënin me dije se “isha i padëshiruar” që të largohesha vet nga puna në gazetë, ndërsa në fillim të viteve të ’90-ta, kur Slobodan Milosheviqi na kishte dëbuar nga pothuaj shumica e kateve që i posedonim në Pallatin e Shtypit, Blerim Stavileci ma përkujtonte “se e kam shtëpinë në Gurrakoc“.
Do të thotë që “pasi më kishin shfrytëzuar”, donin të më hudhnin …!
Tmerr vetëm me menduar se cilat metoda ndaj njerëzve që si pëlqenin, i përdorte pushtimi ynë i brendshëm !
Një herë poeti Ali Podrimja, me të cilin kisha shoqëri në atë kohë, më lavdëroj para tij se si i kishte pëlqyer dosja – analiza ime e fillimeve të viteve ’90-ta, me titullin “Kosova është e vogël për t’u ndarë“. Këtë e kisha bazuar në librat e shumtë të akademikëve serbë që përgatisnin “pyka” për shkatërrimin e Kosovës në rast se lirohej prej pushtimit të Serbisë, sikurse Sot – përmes “asociacionit”, që nuk është i asnjë politikani serbë veç  e veç, por projekt – dokument i SANU (Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve).
Më kujtohet se Blerim Stavileci i tha Aliut se, “une ia kam botue shkrimin” , ndërsa poeti i njohur i tha se nuk është aq me rëndësi se kush e ka botue, por kush e ka shkrue !
Blerim Stavileci ka qenë një njeri i padrejtë, tip xheloz deri në sëmundje, që nuk ia ke gjetë shoqin.
Këtë ma pati pohuar edhe VS, kur qe largue nga gazeta Rilindje në fund të viteve të ’80-ta dhe e nisi veprimtarinë tjetër mediale…!
Këtë ves të tij nga formimi i cekët intelektual dhe njerëzor, une e kisha vërejtur me kohë, por kurrë nuk i thoja gjë.
Sidomos në vitet e ’90-ta – jo vetëm une, por edhe disa të tjerë që shquheshim për angazhime e vepra në gazetari, siç  ishte kryesisht Zeqir Bekolli, e luftonim krahas punës që e bënim edhe krimin që bëhej në gazetari ndaj nesh, nga një elitë e rrejshme e gazetës, “elitë” që e përmbante krimin e madh që ndodhte në gazetë nga Mehmet Emërllahu e të tjerët.
Meqenëse Blerim Stavileci ka qenë PËRKRAHËS I ZËSHËM I SË KEQËS, në një mbledhje të tubimit të punëtorëve, pasi fola gjerë e gjatë, ai papritur “bagloj” si UDB-ash, duke thënë se “Bajrami ka shpi në Gurrakoc”.
Në të vërtetë nuk e kuptoja preokupimin dhe “zemërgjerësinë” e tij me mirëqenien që se kisha, por ajo “shpi” në Gurrakoc, ishte një gërmadhë që si plotësonte kushtet e jetesës, e une nuk mund të udhëtoja nga Gurrakoci në Prishtinë.
Fundja, “eprori i tij me allti të Drzhavna Bezbednosit në shokë”, e kishte shtëpinë e banueshme në Cercë të Istogut dhe kishte, po ashtu, edhe banesë në Prishtinë. Blerim Stavileci i padrejtë dhe shpirtkeq njëherit, këto nuk i merrte parasysh, por e kishte “analizue” vetëm jetën time dhe më “propozonte” që të kthehesha “tek shpija në Gurrakoc”.
Pasi mu duk shumë pa lidhje “zgjidhja” që para kolektivit e bëri për mua, i thash, pa e ditë fare gjendjen e tij pronësore, se mirë do të ishte që paraprakisht ti të ktheheshe “tek shtëpija në Gjakovë”.
Një pjesë e madhe e gazetarëve të Rilindjes nuk kanë menduar se gazetari duhet të luftoj për të drejtat e të tjerëve – e njëherit edhe për të drejtat e veta, andaj ata kanë menduar në mënyrë jointelektuale (dhe joprofesionale) , se të drejtat u takojnë vetëm atyre që i grabisin ato.
Dhe eprorëve të rrejshëm të gazetës…!
Siç i grabiti Mehmet Emërllahu me të tjerët dhe “rojet e mjegullës” që e mbronin dhe ruanin krimin e tyre, si Blerim Stavileci i pa shpirt…!
Mua për ata që s’kuptojnë apo që s’duan të kuptojnë, e them se të drejtat mi ka mohuar “Drzhavna Bezbednosti jonë” që ose më la të varfër ose vdiq, për të cilin pa e ditë apo duke e ditur mirë, kanë punuar disa gazetarë të rrejshëm.
Disa gazetarë që kanë vdekë edhe kur ishin gjallë dhe endeshin në mesin e të munduarëve.
Megjithëse isha Zëvendës/Kryeradaktor i Rilindjes në vitit 1998/1999, e vërejta se bjeshka nuk shtyhet me gjoks – duke luftuar e i kërkuar të drejtat që të takojnë dhe s’ka nevojë me t’i falë askush, se del ai që e ka kryer “gazetarinë” në Lubjanë dhe të thotë: “Shko në Gurrakoc“.
Une nuk jam njeri i zënkave e ngatërresave, por Blerim Stavilecit , këtij monstrumi që ka jetuar në mesin e gazetarëve, kur foli ashtu panjerëzishëm do të duhej t’i jipeshin “do shuplaka të nxehta”!!
Por, une, as asaj radhe kur nga “propozimi” i tij u ndjeva i fyer e poshtëruar, e as herë të tjera, njerëzve që kanë provokuar dhunë nuk ua kam kthyer me dhunë.
Pas luftës, në dhjetorin 2004, erdha në Prishtinë e Kosovë. Që ta shoh Nanën time e edhe ata “burra” që për interesat e “Drzhavna Bezbednosit tonë” më kishin munduar gjithë jetën.
Të asaj “UDB-e” që në disa aspekte na ka bërë më shumë e më zi se sa UDB-a e vërtetë e asaj kohe…!
Doja ta dija se si dukeshin ata në rrethana Lirie, por ata vërehej që kishin mbetë të njejtit…!
Kolegu im i ri Musa Sabedini që punonte në Lajm të Behxhet Pacollit më kishte treguar se Blerim Stavileci “po flet keq për ty dhe gazetarinë tënde”…?!
Me thanë të drejtën u befasova pak, por më shumë për faktin se si një jogazetar si Blerim Stavileci, merret me një gazetar si une, që jo vetëm që se ka njohur kurrë, por për të ka folë vetëm me paragjykime dhe vokabular të kufizuar fjalësh të atyre që ishin përgjegjës për “Drzhavna Bezbednosin tonë” në gazetën Rilindja.
Ai nuk ka guxuar të fliste hapur, ashtu qysh flasin gazetarët e njëmendt, por vetëm fshehurazi!
Për Blerimin une s’kisha nevojë të flisja as mirë e as keq, pasi e konsideroja si person që ka punuar aty ku angazhoheshin gazetarët, por ai gazetar nuk ka qenë, pavarësisht asaj që e ka thënë dhe menduar për vetën e vet.
Musa Sabedini diku kah fundi i dhjetorit 2004 më mori në lokalet e gazetës Lajm në Prishtinë, ku sapo më pa u ngrit në këmbë e më përqafoj Ibrahim Rexhepi, tashmë i ndjerë, një gazetar shumë i mirë nga gazeta Rilindja e dikurshme, që tashmë punonte si redaktor në Lajm.
Aty kishte qenë edhe Blerim Stavileci.
Blerimi, as “b” nuk e lujti vendit , e ajo “b.thë” që nuk ngrihet për një kokë, kanë thënë, ajo nuk ka kokë fare. Madje, ai i bëri disa gjeste e veprime të ulëta e poshtëruese, gjeste tejet befasuese për mua, sa që vetëm ata që kanë pasur njohuri për sjelljet e UDB-ashëve “tanë”, mund t’i bënin…!
Sikurse Blerim Stavileci, “që të tjerët kanë menduar për të“, e ai s’ka pasur nevojë të mendonte fare…!
Për herën e parë në jetë ndieja nevojë t’i afrohesha Blerimit…, por isha i goditur nga jeta prej “UDB-ës sonë”, dhe prej pseudogazetarëve sikurse ai, andaj duhej të duroja…!
Tash, Blerimin nuk e gjej askund se ai paska vdekur krejtësisht, se ashtu e kështu ishte i vdekur për së gjalli. “Gazetari” që kryen punë të huaja, pa e ditë se çka po bënë, përpos që është naivë, ai është  edhe mercenar.
Le të fryhet sa të dojë, kot fryhet…!
Ai e zbret vetën në “letër toaleti” për largimin e fëlliqësive të huaja…!
Këto fjalë nuk i them për Blerim Stavilecin që tashmë ka vdekur, të cilin nuk e kam vlerësuar kurrë, pasi ka qenë jonjeri, por fjalët i them për opinionin publik se e vërteta është ajo që duhet shpëtuar e jo ai apo ajo që vdes para se me vdekë fizikisht. 
Më 9 shkurt 2025 u emetua një bisedë e imja me Naim Abazin, moderatorin e emisionit argëtues Odeon, ku pos tjerash pata thënë se gazetar askend nuk e bën shkolla, porse gazetari a gazetarja duhet të kenë lindur. Të kenë përvojë e shkathtësi. Vetëm ata që lindin vet dhe zhvillohen në profesion, janë gazetarë e jo të tjerët. Me atë thënje dhe pa ia përmendur emrin, i qesh drejtuar Blerim Stavilecit, por ai deri më 30 gusht 2026, në ditën që vdiq, nuk mu përgjigj.
Jo Blerim Stavilecit, por mendësisë së tillë i drejtohem në këtë mënyrë, se une tashmë nga puna e madhe familjare në mërgim, e kam shtëpinë e re në Gurrakoc e banesën në Prishtinë, që i bëra me punën e pandërprerë dhe për inatin e “UDB-ës sonë” dhe argatëve të saj, të vetëdijshëm a të pavetëdijshëm qofshin ata…!
* Une e kam portalin e vogël www.drini.us , që është (pamëdyshje) më i njohuri për tematikat e caktuara ndër shqiptarët e globit.
* Mua nuk ka mund të më vlerësonte kurrë Blerim Stavileci , e as ndonjë redaktor “i UDB-ës sonë” nga ish-gazeta Rilindja.
* Une i kam të shkruara disa vepra për gazetarinë, që Blerim Stavileci dhe shoqëria e tij mediokre, as në ëndërr nuk do të mund t’i shihnin.
* Nuk ka më keq se sa me vdekë para kohe , si Blerim Stavileci, “gazetari i madh i Rilindjes”, por pa e lënë pas vetës asnjë vepër në jetën e tij.
____
Ps!
Sipas të drejtës sonë zakonore (Kanuni i Lekë Dukagjinit etj), për të vdekurin duhen folë vetëm “fjalë të mira”. Kështu, une do të duhej t’u bashkangjitesha në ato fjalë për Blerim Stavilecin shokëve të mij të dikurshëm në gazetari. Duke gënjyer për jetën “profesionale” të një njeriu që s’kam dashur të prishesha me te, por që ai u prishë me mua ndoshta edhe pa e ditë dhe për interesat e “UDB-ës sonë”.
Une kisha me folë mirë sikur ai të ishte sjellë mirë me mua, sa punonim bashkë në gazetën Rilindja.
Ne tashmë jetojmë në kohën e “Fshatit Global” dhe mirësia vlenë vetëm për të mirin.

Notë proteste për trekëndshin e Bermudës

0
Shkruen e knon: Lirim Patrioti
____
____
NJË NOTË PROTESTUESE PËR TREKËNDËSHIN E BERMUDËS
____
Në Shqipëri, problemet kombëtare kanë arritur një shkallë të tillë zhvillimi saqë, për t’i kuptuar, nuk mjafton më një ekspert i politikës. Tani na duhet edhe një ekspert i oqeanografisë, i diplomacisë dhe, në raste të caktuara, i Kamasutrës.
Dikur shqiptarët ankoheshin për çmimet, korrupsionin, rrugët dhe mungesën e shtetit. Sot, falë përparimit të madh shoqëror, po ankohemi edhe për atë që ndodh në ujë.
Më janë ankuar disa shqiptarë të Shqipërisë se turistët italianë të gjinisë mashkullore kanë zbuluar një mënyrë krejt të re për ta zhvilluar turizmin shqiptar: gjejnë disa femra shqiptare, futen me to në ujë dhe, para syve të femrave xheloze kosovare, fillojnë t’ua studiojnë atyre Trekëndëshin e Bermudës, me një përkushtim shkencor që, sipas ankuesve, i tejkalon të gjitha normat e Kamasutrës.
Këtu, natyrisht, lind pyetja më e rëndësishme e kohës sonë:
A është ky turizëm, kërkim shkencor apo thjesht një mënyrë italiane për të përfituar nga uji i ngrohtë shqiptar?
Ankuesit janë shqetësuar aq shumë, saqë kanë kërkuar ndërhyrje institucionale. Dhe, meqë në Shqipëri çdo problem i madh duhet të marrë fillimisht një rrugë zyrtare, unë propozoj që Qeveria Rama të veprojë pa humbur kohë.
Për këtë arsye, kërkoj nga Qeveria Rama që me urgjencë t’ia dërgojë një notë protestuese ambasadorit të Trekëndëshit të Bermudës, në adresën:
Rruga Karimadh 27, Tiranë.
Në të njëjtën kohë, kërkoj që një notë protestuese t’i dërgohet edhe Trekëndëshit të Bermudës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni, me kërkesën që të verifikohet nëse kjo dukuri është pjesë e ndonjë marrëveshjeje të re strategjike shqiptaro-italiane për zhvillimin e turizmit vaginal.
Nëse marrëveshja ekziston, duhet të bëhet publike.
Nëse nuk ekziston, duhet të hartohet.
Sepse, në fund të fundit, turizmi është turizëm dhe një ekonomi moderne nuk duhet të diskriminojë asnjë pjesë të territorit kombëtar — as atë që ndodhet mbi ujë, as atë që zbulohet gjatë studimeve nënujore.
Megjithatë, për hir të së vërtetës, kam edhe një sqarim për ankuesit:
Unë nuk jam adresa e duhur për këto ankesa.
E di që kjo mund t’ju zhgënjejë, sepse jam ekspert i Trekëndëshit të Bermudës dhe kam bërë kërkime aq të thelluara në këtë fushë, saqë tashmë e di se ku fillon misteri, por jo gjithmonë ku përfundon.
Por ekspert nuk do të thotë ambasador.
Dhe, mbi të gjitha, nuk do të thotë inspektor plazhi.
Prandaj, ju lutem, mos më dërgoni më ankesa. Unë mund t’ju shpjegoj shkencërisht ku ndodhet Trekëndëshi i Bermudës, pse është i famshëm dhe përse anijet humbin në të.
Por nuk kam asnjë kompetencë të vendos:
kush hyn në të, me kë hyn, pse hyn dhe sa gjatë qëndron aty.
Përjashtim mund të bëhet vetëm nëse femrat italiane më kërcënojnë në stilin:
“Bëje ose vdis!”
Atëherë, si ekspert i Trekëndëshit të Bermudës dhe si studiues i zellshëm i diplomacisë shqiptare, do të detyrohem të dëshmoj se sa efikas është parimi albinian i reciprocitetit.
Në fund të fundit, edhe diplomacia ka nevojë për prova.
Sidomos kur provat ndodhen në ujë.
Dhe sidomos kur Trekëndëshi i Bermudës nuk pranon të japë deklarata për shtyp.

Siguria e qytetarëve është prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët

0
Prishtinë / Drenas
Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet lokale, më 3 shtator mora pjesë në mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Drenas.
Ky takim ishte një mundësi e mirë për të marrë nga afër informatat, shqetësimet dhe vlerësimet e komunitetit, me qëllim që problemet të identifikohen në kohë dhe të adresohen përmes veprimeve konkrete.
Drenasi është ndër komunat relativisht të qeta në kuptimin e problemeve të identifikuara të sigurisë në bashkësi, por kjo nuk nënkupton se sfidat mungojnë. Çdo shqetësim i qytetarëve meriton vëmendje dhe çdo dukuri që cenon sigurinë duhet të parandalohet dhe të adresohet me kohë.
Për një shoqëri të sigurt nevojitet bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve qendrore, komunave, Policisë dhe komunitetit. Vetëm përmes këtij bashkërendimi mund të ndërtojmë një mjedis më të sigurt, më të qetë dhe me cilësi më të mirë të jetës për të gjithë.
Në cilësinë e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, falënderova nënkryetarin e Komunës së Drenasit, z. Arben Shala si dhe të gjithë anëtarët e KKSB-së për angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
Institucionet duhet të jenë pranë qytetarit, ta dëgjojnë shqetësimin e tij dhe të veprojnë në kohë. Kjo është mënyra më e mirë për ta parandaluar çdo rrezik dhe për ta forcuar sigurinë në komunitet.