Kreu Blog Faqe 7

Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi! – Por çfarë po bëjmë ne sot për Nënë Terezën?

Nga: Gjon Keka
____

Sot është e pamundur të mos na kujtohen fjalët e Nënë Terezës kur iu drejtua presidentit amerikan Bill Clinton:

“Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi!”

Më vonë, vetë presidenti Clinton tha se: „ajo ishte personaliteti i parë që e bëri ta kuptonte dhe ta donte kombin shqiptar.“

Megjithatë, sot, pas shumë vitesh lirie dhe pavarësie, është e dhimbshme të shohësh se si nga një pjesë e popullit, nga radikalët islamikë, haxhiqamilët dhe renegatët përbaltet figura e bijës dhe e nënës mbikohore dardane-arbërore.

Të mjerë janë ata që nuk arrijnë të kuptojnë se fryma që marrin dhe liria që gëzojnë janë ngritur mbi themelet e bashkëpunimit të figurave të mëdha humane e kombëtare me botën demokratike, duke kthyer sytë e botës së civilizuar drejt nesh.

Sot, këta zëra mohues ofendojnë kryqin që i shpëtoi, si dhe simbolet tona si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza etj. Kjo është një fatkeqësi e madhe, pasi ata nuk e kuptojnë që liria e tyre u mundësua nga bota e qytetëruar krishtere, europiane dhe euro-atlantike.

Nënë Tereza, simbol i bashkimit të shqiptarëve

Nga Frank Shkreli
____
Me rastin e 10-vjetorit të Shenjtërimit të bijës më të njohur të Kombit Shqiptar (4 Shtator, 2016)
____
Nënë Tereza – një mesazh bashkimi në një kohë përçarjeje. Ndoshta në asnjë moment tjetër të historisë sonë të kohëve të fundit nuk kemi pasur më shumë nevojë për mesazhin bashkues të Nënë Terezës se sa sot.  Shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në trojet shqiptare dhe në mërgatë vazhdojnë të përballen me ndarje të thella politike, me debate të ashpra, me mosmarrëveshje dhe, jo rrallë, me një gjuhë që e kthen kundërshtarin politik në armik. Përballë kësaj gjendjeje, figura e Nënë Terezës merr një kuptim edhe më të madh.  Ajo nuk na mëson të mendojmë njësoj. Na mëson të respektojmë njëri-tjetrin. Frank Shkreli/ NËNA TEREZE LUTU PËR KOMBIN SHQIPTAR | Gazeta Telegraf
Nuk na kërkon të heqim dorë nga bindjet tona. Na kujton se mbi bindjet politike qëndrojnë vlera më të mëdha si dinjiteti i njeriut, dashuria për tjetrin, solidariteti, toleranca dhe shërbimi ndaj së mirës.  Në Shqipëri, Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare kemi nevojë për më shumë ura dhe më pak mure. Kemi nevojë për më shumë dialog dhe më pak urrejtje. Kemi nevojë të kuptojmë se kundërshtari politik nuk është, domosdoshmërisht, armiku i kombit dhe se ndryshimi i mendimit nuk duhet të shndërrohet në armiqësi personale.  Në këtë kuptim, Nënë Tereza është shumë më tepër se një figurë historike apo fetare. Ajo mund të jetë një simbol moral i bashkimit të shqiptarëve. Nënë Tereza na bashkon jo vetëm rreth kujtimit të saj, por edhe rreth vlerave që ajo mishëroi dashurisë për njeriun, përulësisë, sakrificës, paqës dhe dinjitetit njerëzor. Nga Frank Shkreli – Shën Nënë Tereza: Figura që i tregoi botës anën më të bukur të shpirtit shqiptar | Gazeta Telegraf
Ky është një mësim që duhet ta kujtojmë edhe sot. Identiteti kombëtar dhe universalizmi nuk janë, domosdoshmërisht, në kundërshtim. Nënë Tereza ishte shqiptare dhe njëkohësisht i përkiste gjithë njerëzimit. Ajo tregoi se dashuria për kombin nuk ka nevojë të shndërrohet në përbuzje për të tjerët dhe se krenaria për prejardhjen mund të bashkëjetojë me respektin për çdo njeri.  Emri i saj është një emër që kapërcen ndarjet. Historia shqiptare është e pasur me figura të mëdha, por jo gjithmonë shqiptarët kanë ditur të bashkohen rreth tyre.  Nënë Tereza është një përjashtim i fuqishëm.  Ajo i kapërcen kufijtë politikë, gjeografikë dhe ideologjikë. Bashkon shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në diasporë dhe kudo ku jetojnë shqiptarë.  Ajo nuk pyet për bindje politike. Nuk pyet nga cili qytet vjen shqiptari. Nuk pyet në cilën anë të një kufiri jeton. Mesazhi i saj është shumë më i thjeshtë dhe më i madh: njeriu duhet të ndihmojë njeriun.  Pikërisht këtu qëndron edhe kuptimi i saj si simbol i bashkimit. Në një kohë kur shoqëritë tona ende përballen me ndarje, mosmarrëveshje dhe polarizime, figura e saj na kujton se ekzistojnë vlera më të mëdha se interesat e çastit.
Shenjtërimi i saj, më 4 shtator 2016, ishte një moment kur shqiptarët, pavarësisht dallimeve të tyre, mundën të ndiheshin bashkë rreth një figure që i nderon në mbarë botën. Por vlera e atij momenti nuk duhet të mbetet vetëm në kujtesën e një ceremonie në Vatikan. Sot, dhjetë vjet pas atij shenjtërimi, pyetja është më e drejtpërdrejtë: a mund të gjejmë te Nënë Tereza një arsye për t’u afruar me njëri-tjetrin? Unë besoj se po.  Nëse ajo arriti të shërbente pa bërë dallim feje, kombësie, shteti a kontinenti, mes njerëzve që ndihmonte, ne shqiptarët duhet të mësojmë të mos e masim vlerën e njëri-tjetrit vetëm nga përkatësia politike, krahinore, fetare apo nga bindjet politike që kemi.  Në një kohë kur politika shpesh na ndan, Nënë Tereza na kujton se kombi nuk mbahet vetëm nga institucionet politike. Ai mbahet edhe nga kujtesa, kultura, gjuha, historia dhe vlerat njerëzore që kemi të përbashkëta.
Prandaj, përvjetori i shenjtërimit të saj nuk duhet të jetë vetëm një ditë për të kujtuar një shqiptare të madhe. Duhet të jetë edhe një ditë për të pyetur veten se çfarë po bëjmë ne me trashëgiminë që ajo na la.  Ndoshta mesazhi më i madh i Nënë Terezës për shqiptarët sot është shumë i thjeshtë: Të mos lejojmë që dallimet tona të bëhen më të mëdha se ajo që na bashkon.  Sepse një komb që ka nxjerrë nga gjiri i vet një figurë si Nënë Tereza duhet të ketë edhe forcën morale për të kapërcyer grindjet e veta.  Ajo na la një emër që e njeh bota. Ne kemi detyrën të mos e përdorim atë emër vetëm për krenari, por edhe si kujtesë për të qenë më të bashkuar, më të respektueshëm ndaj njëri-tjetrit dhe më të denjë për vlerat që ajo përfaqësoi në këtë botë.  Nënë Tereza lindi shqiptare, u bë shërbëtore e njerëzimit dhe u shenjtërua si një nga figurat më të mëdha të shekullit tonë. Por për ne shqiptarët, ajo mbetet edhe një kujtesë e çmuar se, përtej të gjitha dallimeve, ka vlera që mund të na bashkojnë. Sepse shumë pak gjëra na bashkojnë.  Por njëra prej tyre ka emrin e saj, Nënë Tereza.  Nëse Nënë Tereza arriti të bëhej urë mes njerëzve të besimeve, kombeve dhe kulturave të ndryshme botërore, atëherë ajo mund të jetë edhe sot një urë bashkimi mes shqiptarëve. Nënë Tereza mund të na bashkojë sepse nuk na kërkon të mendojmë njësoj. Na kërkon të mos harrojmë tjetrin. Ajo na kujton se një komb nuk ndërtohet vetëm me fjalë të mëdha për atdheun, por edhe me përgjegjësinë ndaj njeriut. Na kujton se madhështia nuk matet me pushtetin që zotëron, por me të mirën që u bën të tjerëve. Dhe na kujton se Shqiptaria nuk është vetëm një trashëgimi që e marrim nga të parët, por edhe një përgjegjësi që ua përcjellim brezave që vijnë. Prandaj edhe ne duhet ta ruajmë me kujdes figurën e saj nga çdo përdorim i ngushtë politik, nga ekzagjerimet dhe nga përvetësimet që e zvogëlojnë madhështinë e saj. Ajo është e jona, por është edhe e botës. Është shqiptare, por është edhe universale. Është një figurë e besimit, por mesazhi i saj njerëzor mund të kuptohet nga çdo njeri, pavarësisht besimit apo prejardhjes. Dhe pikërisht për këtë arsye, Nënë Tereza është një nga simbolet më të fuqishme që shqiptarët kanë për t’u bashkuar.
Ceremonia e 4 shtatori, 2016 në Vatikan ishte një fotografi e rrallë e bashkimit shqiptar. Ishte në një farë mënyre një fotografi e asaj që shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, diaspora dhe vende të tjera u gjendën së bashku në të njëjtin vend, për të njëjtën arsye dhe rreth të njëjtit emër. Aty nuk kishte rëndësi se nga cila anë e kufirit vinte një shqiptar.  Nuk kishte rëndësi se cilës parti i përkiste. Nuk kishte rëndësi se çfarë bindjesh politike kishte. Nuk kishte rëndësi nëse vinte nga Shqipëria, Kosova apo nga një komunitet shqiptar në Evropë, Amerikë apo Australi. Përpara figurës së Nënë Terezës, këto dallime u bënë të parëndësishme. Ishte një moment kur shqiptarët u kujtuan se çfarë kanë të përbashkët. Dhe pikërisht kjo e bën 4 shtatorin 2016 më shumë se një përvjetor fetar.  Sot, dhjetë vjet pas shenjtërimit të Nënë Terezës, mesazhi i saj për kohën në të cilën jetojmë duket edhe më aktual.  Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe në hapësirat e tjera shqiptare vazhdojnë të përballen me ndarje të forta politike. Debati publik shpesh shndërrohet në konflikt personal. Kundërshtari politik trajtohet si armik dhe dallimet politike shumë herë bëhen më të rëndësishme se interesat e përbashkëta. Edhe në diasporë, ku shqiptarët kanë mundësi të shohin më qartë nga larg problemet e vendlindjes, nuk kemi qenë gjithmonë imunë ndaj këtyre ndarjeve. Në një realitet të tillë, Nënë Tereza na kujton diçka themelore se nuk është e nevojshme të mendojmë njësoj për të qenë bashkë. Bashkimi nuk do të thotë uniformitet. Një shoqëri demokratike ka nevojë për debate, për kundërshti dhe për mendime të ndryshme. Por demokracia nuk mund të ndërtohet mbi urrejtjen ndaj tjetrit. Kundërshtari politik nuk duhet të konsiderohet armik dhe ndryshimi i mendimit nuk duhet të kthehet në armiqësi. Nënë Tereza nuk na la një program politik. Na la diçka më të thjeshtë dhe më të thellë: respektin për dinjitetin njerëzor dhe shërbimin ndaj tjetrit. Ky është një mësim që shqiptarët, veçanërisht në këtë periudhë të historisë sonë, nuk duhet ta harrojnë. Nënë Tereza mund të jetë një nga urat më të fuqishme simbolike ndërmjet shqiptarëve. Ajo nuk i përket vetëm Shqipërisë. Nuk i përket vetëm Kosovës. Nuk i përket vetëm shqiptarëve katolikë. Nuk i përket vetëm një partie politike apo një grupimi shoqëror. Nënë Tereza është pjesë e trashëgimisë së përbashkët të shqiptarëve dhe, në të njëjtën kohë, një figurë universale. Kjo është, pikërisht, arsyeja pse ajo mund të na bashkojë. Nëse një ditë, dhjetë vite më parë, shqiptarët mundën të mblidheshin në Sheshin e Shën Pjetrit me flamujt e tyre, me origjina të ndryshme dhe me bindje të ndryshme, për të nderuar të njëjtën figurë, atëherë duhet të jetë e mundur që edhe sot të gjejmë më shumë pika takimi. Kjo nuk do të thotë të harrojmë dallimet. Por do të thotë të mos lejojmë që dallimet të na bëjnë armiq. Ndoshta kjo është ajo që na duhet më shumë edhe sot. Jo të jemi të njëjtë. Por të jemi bashkë. Nënë Tereza na la një emër që na nderon. Le ta bëjmë edhe një vlerë që na bashkon.
           
Një koncert madhështor në Vatikan, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës në Bazilikën e Shën Palit, bashkoi yjet më të njohura shqiptare në botë si dhe përfaqsuesit politikë të gjitha ngjyrave të Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare dhe diasporës, si asnjëherë më parë në historinë e shqiptarëve.
(Shtator, 2016)

Korrupsioni fetar, ndër fatkeqësitë e Kosovës

0
Korrupsioni fetar në Kosovë
___
Korrupsioni nuk është thjesht një krim i zakonshëm. Ai është një shkatërrues i heshtur i kombit. Vjedh ëndrrat, vret mundësitë dhe grabit të ardhmen. Kur ndershmëria shitet për para ose për pushtet, drejtësia verbohet dhe besimi zhduket. Një shoqëri e korruptuar mund të ngrejë ndërtesa të larta, por kalbet nga brenda. Çdo ryshfet, çdo avantazh i padrejtë dhe çdo e vërtetë e fshehur bëhet një tullë e re në murin që na ndan dhe na izolón. Ndryshimi fillon me një zgjedhje të thjeshtë: të jesh i ndershëm kur është më e lehtë të mashtrosh, të ngresh zërin kur të tjerët heshtin dhe të bësh atë që është e drejtë, jo atë që është e lehtë. Një shoqëri pa korrupsion nuk ndërtohet vetëm nga institucionet, por nga guximi dhe ndërgjegjja e njerëzve të zakonshëm.
Në Kosovë, korrupsioni ka prekur pothuajse çdo fushë të jetës publike. Ai shfaqet në tre nivele kryesore. Korrupsioni i madh ndodh në majat e pushtetit, ku zyrtarë të lartë, ministra dhe udhëheqës shpërdorojnë pozitat për të përfituar shuma të mëdha dhe avantazhe politike. Korrupsioni i vogël shfaqet në jetën e përditshme: ryshfete për dokumente, leje, shërbime shëndetësore apo arsimore. Ndërsa korrupsioni politik dhe sistemik manipulon rregullat e lojës, blen vota, financon parti në mënyrë të paligjshme dhe kap shtetin për të ruajtur pushtetin dhe pasurinë.
Sipas formave, ai përfshin ryshfetin, përvetësimin e fondeve publike, nepotizmin, favoritizmin, zhvatjen, mashtrimin, tregtimin e ndikimit dhe kapjen e shtetit, ku grupe të interesit blejnë ose ndikojnë ligjvënësit dhe gjyqësorin.
Korrupsioni fetar në Kosovë
Por forma më e rrezikshme, ajo që kërcënon më thellë identitetin, kohezionin dhe të ardhmen e kombit, është korrupsioni fetar – veçanërisht ai i lidhur me rrjedhat e islamit. Ky fenomen ka depërtuar në çdo shtresë të shoqërisë.
Ai prek qytetarin e varfër dhe të pambrojtur, i cili, për pak para ose premtim shpëtimi, pranon të bjerë në qafë lagjes për të ndërtuar një xhami pa nevojë reale, shpesh me financime të dyshimta. Prek ndërtuesin pa aftësi, që merr punë pa llogaritur pasojat për fëmijët e tij dhe për komunitetin. Prek qytetarë dhe biznese që, në emër të “humanizmit”, pranojnë të figurojnë si donatorë me shuma shumë më të mëdha se kontributi i tyre real, duke fituar autoritet të pamerituar.
Në nivelin më të ulët, siç është dokumentuar në video që qarkullojnë, femrat joshën me dhurata të vogla – edhe me 5 euro – për të shkuar në xhami. Një shumë kaq e vogël bëhet mjet për të blerë praninë, për të krijuar varësi dhe për të hapur derën e ndikimit ideologjik mbi njerëzit më të dobët.
Në nivelin më të lartë, zyrtarëve publikë, personaliteteve të jetës ushtarake dhe politike u ofrohen udhëtime në Haxhë me “Azizie” dhe premtime të ngjashme. Këto oferta nuk janë gjeste shpirtërore. Ato janë investime për të krijuar detyrime, për të blerë ndikim dhe për të siguruar që vendimmarrësit të mbyllin sytë ose të nxisin ndërtimin e objekteve fetare dhe rrjeteve klienteliste.
Zyrtarët dhe kryetarët e komunave koruptohen me “trip”-e dhe premtime investimesh në resorte të Dubait apo vende të tjera të Lindjes, ndërsa e vetmja gjë që mbetet është obligimi për një xhami të re. Intelektualë, historianë dhe profesorë, për një kostum me kravatë dhe një udhëtim në Izmir apo Stamboll, kthehen me një narrativë të re historike që shërben interesave të jashtme. Politikanë, për votë dhe pushtet, shkelin Kushtetutën dhe rrënojnë shtetin demokratik, sepse një hoxhë ose imam i josh, i blen ose i frikëson.
Ky fenomen nuk është çështje e besimit individual. Ai është instrument i parave të huaja, i pushtetit dhe i ndikimit ideologjik që synon të ndryshojë gradualisht identitetin, arsimin, historinë dhe kohezionin e shoqërisë kosovare. Kur feja përdoret si mbulesë për korrupsion, ajo humb autentikën e saj dhe kthehet në armë kundër vetë kombit. Ndërtimi i xhamive pa planifikim urban, pa transparencë financiare dhe pa konsultim të vërtetë; financimet e errëta; presioni mbi politikanët dhe intelektualët; krijimi i rrjeteve klienteliste në emër të “fesë” – të gjitha këto janë shenja të një korrupsioni strukturor që minon shtetin lajik, demokracinë dhe të ardhmen e një shoqërie që ka vuajtur mjaftueshëm.
Lufta kundër korrupsionit, dhe veçanërisht kundër këtij lloji të rrezikshëm, nuk mund të lihet vetëm në duart e institucioneve. Ajo kërkon vetëdije qytetare, guxim për të denoncuar dhe refuzim të përditshëm të kompromiseve të lehta. Vetëm kur njerëzit e zakonshëm zgjedhin integritetin – kur nuk pranojnë ryshfet, kur nuk heshtin para abuzimeve dhe kur mbrojnë interesin publik mbi interesat e ngushta – mund të prishet muri i korrupsionit. Kosova ka nevojë për institucione të forta, por mbi të gjitha për qytetarë që nuk e shesin shpirtin për një “trip”, për 5 euro, për një Haxh me “Azizie” apo për një ndikim të huaj. Integriteti sot është investimi më i vlefshëm për një të nesërme më të pastër.

Islami duhet të përshtatet me vlerat tona Suedeze, myslimanët që nuk integrohen duhet të largohen nga vendi

0
____
Islami duhet të përshtatet me vlerat tona Suedeze🇸🇪
Myslimanët që nuk integrohen duhet të largohen nga vendi.
Zëvendëskryeministrja suedeze Ebba Busch flet hapur për rolin e Islamit në shoqërinë suedeze.
Ajo është e mendimit se Islami duhet t’u përshtatet vlerave dhe ligjeve suedeze , dhe jo anasjelltas.
Sipas saj, praktika dhe koncepte të tilla si zbatimi i ligjit të Sheriatit, vrasjet për nder apo martesat e detyruara nuk kanë vend në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Busch thekson rëndësinë e integrimit dhe pret që ata që dëshirojnë të jetojnë përgjithmonë në Suedi t’i respektojnë vlerat dhe rregullat themelore të vendit.
Ebba Busch drejton partinë suedeze të Kristian-Demokratëve që nga viti 2015. Ajo gjithashtu shërben në qeverinë suedeze që nga tetori i vitit 2022 si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Energjisë, Biznesit dhe Industrisë. Përmes deklaratave të saj mbi integrimin, migracionin dhe marrëdhënien midis fesë dhe shoqërisë, ajo mbron një qëndrim politik qartazi konservator, duke nxitur shpesh debate lidhur me kufijtë e lirisë fetare dhe kërkesat për integrim shoqëror në Suedi.
Ish /gazetar hulumtues

Lulejta Pula i shkruan letër edhe Qeverisë së Republikës së Serbisë

0
OTVORENO PISMO VLADI REPUBLIKE SRBIJE
Ne obraćam se ovim pismom takozvanoj ministarki koja je izjavila da, kad bi bila na mestu Miloševića, dovršila bi etničko čišćenje Albanaca na Kosovu. Istorija je puna onih koji izaberu da govore odjekom prošlosti. I da govore jezikom mržnje. Problem nisu oni i njihovo postojanje. Oni ne zaslužuju da budu centar debate.
Ovo pismo je upućeno vama, Vladi Republike Srbije.
Jer vaš muk govori više od njene izjave. Ne pišem da bih bilo koga ubedila. Jer se um i svest ne menjaju rečima, bez obzira na njihovu težinu i uverljivost.
Pišem da bih ostavila još jedan dokument o vašem sramnom ćutanju i muku.
Jer problem nastaje kad država ćuti!
Kad vaša ministarka javno izlazi sa fašističkom izjavom i nastavlja da obavlja funkciju, tada se više ne radi o jednom političkom „gafu“. Radi se o opasnom ogledalu političke kulture koja još uvek živi u Srbiji. Problem nije u pojedincu. Problem je politička kultura koja toleriše jedan takav mentalitet.
Ovo nije jednostavno nedostatak osetljivosti prema albanskim žrtvama. To je normalizacija jedne ideologije koja, mislilo se, da je ostala u muzeju strahota prošlog veka.
Još više uznemirujuće je da ta izjava ne samo što nije kažnjena, već je podržana i relativizirana od važnih ličnosti vlasti.
Problem nije ministarka.
Problem je kolektivni mentalitet i svest u Srbiji.
Jedna svest koja zločin nastavlja posmatrati kao krah i neuspeh, samo zato što on nije dovršen.
Jedna svest koja ne prihvata da etničko čišćenje nije nedovršeni politički projekat, već zločin protiv čovečanstva.
Vi tražite poštovanje u Evropi.
Tražite integraciju.
Tražite poverenje.
Čak tražite da svet smatra Srbiju faktorom stabilnosti.
Zanimljivo!
Vaše se pretenzije danas ne grade nad nostalgijom za zločinima.
Država koja ne skupi hrabrost i moralnu snagu da se ogradi od nostalgije za Miloševićem, teži da ubedi svet da je spremna za budućnost!
Nije Evropa ta koja treba da bude ubeđena,
Vaša je savest ta koja treba da se ubedi! Neubedljiva!
Takođe je uznemirujuće ćutanje Evropske zajednice i drugih međunarodnih organizacija. Sa nebitnim izuzecima i nekim njihovim mlakim izjašnjavanjima.
Ako jedna fašistička izjava kao ova ne zaslužuje jasan i odrečan odgovor, i kaznu, onda se postavlja pitanje, gde su onda granice neprihvatljivog?
Ili možda istorijsko pamćenje funkcioniše prema nacionalnosti žrtava.
Ako bi kojim slučajem ministarka jedne evropske države izrazila žaljenje što Holokaust nije bio dovršen, Evropa bi se digla na noge!
Kada su žrtve Albanci, izgleda da većina bira muk!
Mi pitamo, takođe Vladu Republike Kosova, šta je sa međunarodnom optužnicom za genocid na Kosovu, i dan danas posle 27 godina.
I koliko još vremena treba da prođe, da međunarodna pravda više prestane da bude tretirana kao beskonačno odlagano obećanje?
Sećanje na žrtve genocida se ne obeležava jedino memorijalnim akademijama.
Ono se održava pravnim, diplomatskim i političkim delima.
Na kraju hoću da vam kažem još jednu stvar.
Kosovo niste izgubili zato što vam je neko oteo.
Kosovo ste izgubili zato što politika mržnje ne pobeđuje!
Istorija može da kasni.
Ali retko greši.
Kosovo je danas slobodna i suverena država.
Ovo je realnost.
Realnost koja se ne menja izjavama ministara, niti čežnjom za srušenim režimima.
Ne menja se ni nostalgijom za Miloševićem.
Niti vaspitavanjem mladih pokoljenja, uveravanjem da je zločin pravedan, ali nedovršen.
Kosovo nije više teritorija koja se može videti kao ratni plen.
Zato bi, umesto da vaspitavate mlade generacije u čežnji za Miloševićem, bilo mnogo korisnije da ih vaspitavate u duhu prihvatanja istine.
Istorija nije bila nepravedna prema Srbiji.
Istorija je krojena kao posledica izbora srpske politike.
Što pre to shvatite, tim pre će Balkan dobiti večni mir.
Ako stvarno želite mir na Balkanu, nemojte učiti decu da oplakuju gubitak Kosova.
Učite ih da ne oplakuju krah jedne kriminalne politike,
Jer Balkanu ne trebaju generacije koje nasleđuju mržnju.
Trebaju mu generacije koje imaju hrabrost da je odbiju.
I pre nego što tražite Evropi da vam otvori vrata, pokušajte da vi zatvorite jedna druga vrata.
Vrata kroz koja nastavlja da se probije Miloševićeva senka u srpskoj politici.
Jer sve dotle dok ta vrata budu otvorena, problem Srbije nije samo prošlost. Problem je da deo prošlosti još uvek vlada umovima sadašnjosti.
Prof. Dr. Luljeta Pula

Letër e hapur për studentët e Serbisë nga Profesoresha Luljeta Pula

0
LETËR E HAPUR ORGANIZATËS STUDENTORE TË SËRBISË, ‘’STUDENTËT NË BLOKADË’’ PËR TË ASHTUQUAJTURIN MEMORANDUM
Të nderuar studentë të Sërbisë,
Ju drejtohem si profesor universiteti, me 44 vite përvojë akademike, që kam punuar me studentë shqiptarë dhe për 10 vite me radhë, edhe me studentë sërbë, të cilët i kam trajtuar gjithmonë me barazi dhe dinjitet njerëzor.
Për shumë prej nesh në Kosovë, protestat tuaja fillimisht ngjallën simpati. U duk se një brez i ri në Sërbi po ngrihej kundër korrupsionit, autoritarizmit dhe trashëgimisë së errët politike, që e ka mbajtur peng shoqërinë sërbe me dekada.
Mbetëm thellësisht të zhgënjyer me narrativën jo nacionaliste, por shoviniste të një ‘’dokumenti ‘’të ashtuquajtur Memorandum, që vjen nga ju, nga brezi i ri sërb, që për befasi , vjen si vazhdimësi e narrativës tradicionale nacionaliste sërbe.
Lëvizja juaj studentore , protestuese në Sërbi shihej si lëvizje kundër korrupsionit dhe autoritarizmit. Dhe Lëvizje për demokraci. Vërehej se ajo në fillim gëzonte simpati, meqë dukej si lëvizje e të rinjve, si lëvizje e një mendësie tjetër që luftonte për demokratizimin e Sërbisë. Ndaj ‘’ Dokumenti ‘’ juaj ishte dëshpërues.
Në Memorandumin tuaj Shqiptarët as që përmenden. Pra nuk përmenden shqiptarët, të cilët përbëjnë 95 % të popullsisë Në Kosovë !
Dhe kjo natyrisht flet jo, për nacionalizmin tuaj të tërbuar, por për shovinizmin e rëndë. E për çudi asfarë reagimesh as nga figurat më të matura sërbe, dhe as nga shoqëria civile. Përveç z. Zheljko Koraç, dhe një komenti pak a shumë korrekt, në të përditshmen ‘’ Danas ‘’. Për befasinë time shumë të pakëndshme, mbështetja e tij nga z. Vesna Peshiq! . Heshtje varri në Sërbi ! Që flet për psikozë të rëndë kolektive.
Asnjë zë, as nga ata që publikisht gjoja angazhohen për një Sërbi demokratike, liberale, të reformuar dhe proevropiane. Kjo heshtje dhe apstinencë totale për këtë artikulim skandaloz, është sinjal i qartë se sa larg duket këndellja dhe ndërgjegjësimi i Sërbisë.
Ky ‘’Dokument’’ tregoi se edhe brezi i ri vazhdon të mbetet i burgosur në mitin politik për Kosovën, në të njejtin mit që ushqeu ideologjinë e Memorandumit të SANU-së, nacionalizmin agresiv të viteve të 90 dhe tragjedinë më të madhe që Ballkani ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Dua tani ti referohem disa pikave të tekstit të ‘’ Memorandumit ‘’ tuaj .
Për fat të keq ajo që shihet menjëherë në tekst, është, se ju, brezi i ri i Sërbisë, nuk është çliruar fare nga mitologjia politike e Kosovës. Dhe ka mbetur peng i ideologjive dhe strategjive të kaluara shoviniste të ideatorëve tuaj ekstrem nacionalist, që i sollën fatkeqësi e tragjedi shumë popujve, midis të cilëve edhe popullit tim shqiptar. Është e qartë se ju nuk jeni shkëputur nga miti sërb për Kosovën. Ju, në vend se të keni një tjetër mendësi, pas gjithë tragjedive të shkaktuara në këto hapësira, pikërisht nga kjo qasje e kjo mitologji politike, ju , për fat të keq, vazhdoni të jeni njëlloj të helmuar, ngjashëm me ideologjinë e kohës së SANU-së me Memorandumin e saj fatkeq, dhe projektet famëkëqija të
Vaso Qubrilloviqit.
Është e dhimbshme se si ju, pas gjithë tmerreve që i shkaktoi Sërbia, me pretendimet e saja hegjemoniste dhe opsesionin e saj për ‘’popullin qiellor sërb ‘’, vazhdoni me avazin e vjetër të vrastar. Është vërtetë, më shumë se e dhimbshme , që pikërisht rinia, të jetë kaq fanatike dhe e helmuar me idetë e strategëve shovinistë e fashistë sërbë, që ishin paraloja e tragjedisë biblike të popujve në këto hapësira. Dhe që pikërisht rinia juaj, të mbetet peng i kësaj politike vrastare që i la për jetë e mot popullit sërb, hipotekën e një populli kriminal. Në vend se rinia, pas gjithë çfarë ndodhi, të jetë e trishtuar, dhe e dëshpëruar, dhe me ndjenjë faji për të kaluarën e saj të kobshme , dhe me tmerrin që Sërbija u shkaktoi popujve të tjerë; në vend se ajo të shprehë pendesë e të kërkoj ndjesë, në vend dhe në emër të atyre që e bënë këtë plojë, e nuk kërkuan falje asnjëherë; në vend se rinia të përpiqet të zbehë këtë njollë turpi mbi trupin e popullit të vet, ajo vazhdon njëlloj si ata, me mitin sërb dhe ideatrinë nacionaliste e shoviniste sërbe. E cila dihet se nga çon !
Kosova nuk është ‘’ Kosova dhe Metohija ‘’ siç e quani ju në atë ‘’Memorandumin ‘’ tuaj, për të dëshmuar pronësinë tuaj mbi te. Por është Kosova, deshët ju këte ose jo, është Kosova pra, sot shtet i pavarur dhe sovran , i pranuar ndërkombëtarisht nga mbi 100 shtete të botës.
‘’ Kosova e Metohija ‘’ siç e quani ju Kosovën, është një konstrukt juaji historik, politik dhe ideologjik, që në diskursin tuaj synon të theksojë pretendimin shtetëror, kishtar dhe historik sërb mbi Kosovën. Dhe për ne, shqiptarët përdorimi i këtij termi, është provokues dhe pezhorativ. Sepse ai lidhet me mohimin e identitetit politik dhe kombëtar të Kosovës. Duke e qujatur Kosovën, ‘’ Kosovë e Metohi ‘’ ju as nuk e bëni ate zemër historike të shtetit sërb, as nuk e lidhni ate me kishën ortodokse sërbe dhe as nuk mund t’a bëni ate hapësirë me identitet të ‘’shenjtë’’ sërb. Përdorimi i këtij termi sot nuk është rastësi juridike. Është thjesht një deklaratë politike. Me këtë term e me këte diskurs, Sërbia as nuk mund të përvehtësojë identitetin politik të ‘’pronës historike ‘’ sërbe ,as të pranojë me te mitologjinë nacionaliste sërbe, që lidhet me represionin dhe kolonizimin sërb të saj. Pikërisht, për këto arësye në diskursin publik shqiptar, ky term i juaji është thjesht ideologjik, kolonial dhe provokues. Ky term pra, nuk është një emër administrativ. Ai është pjesë e një narrative të njohur : ‘’ Kosova është e Sërbisë, sepse është tokë e kishës dhe sakrificës sërbe ‘’. Ju vazhdoni ta përdorni edhe sot këtë term, sepse mendoni se kështu refuzoni realitetin, pra pavarësinë e Kosovës, sepse mendoni se kështu riafirmoni sovranitetin sërb mbi te, dhe sepse kështu mobilizoni sentimentin dhe emocionin nacionalist, dhe ruani kështu narrativën historike sërbe. Por Kosova, dhe jo Kosova e Metohija, ju pëlqeu kjo juve ose jo, sot është shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, i pranuar ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete, dhe ky realitet, me narrativën e sentimentin tuaj ose jo, është i pakthyeshëm.
Fakti që ju definimin e Kosovës si pjesë e patjetërsueshme e Sërbisë , vazhdoni ta mbani në Kushtetutën tuaj, është çështje e juaja. Sepse letra duron gjithçka. Por realiteti është krejtësisht tjetër. Dhe sa më parë që ju ta pranoni realitetin faktik, aq më mirë do të jetë së pari për ju dhe për Sërbinë. Në vend të paranojave, iluzioneve dhe ëndrrave të cilat nuk çojnë gjëkundi. Për çfarë ruajtje të rendit kushtetues të Sërbisë në Kosovë flisni ju në ‘’ Dokumentin ‘’ tuaj? Është e paqartë. Kosova ka Kushtetutën e saj, dhe sipas saj komunitetit sërb i janë pranuar me diskriminim pozitiv, të
drejta që asnjë komunitet nacional në Evropë nuk i gëzon. Thoni që ‘’ Kosova është pjesë e identitetit kombëtar sërb ‘’. Në Kosovë, jeton 95% e popullatës etnike shqiptare, dhe me Pakon e Ahtisarit mbi ç’ bazë është ndërtuar Kushtetuta e Kosovës, ka një ruajtje enorme, të mbrojtur me ligj të gjithë trashëgimisë kulturore e identitare të komunitetit sërb. Thoni më pas se’’ Sërbia duhet të kërkojë zgjidhje në kuadër të Kushtetutës së saj’’ . Çfarë zgjidhje pretendoni të gjeni , kur Kosova tanimë është fakt i kryer. Kur Kosova sot është tregim i mbaruar , ajo është sot shtet sovran dhe i pavarur, e deshët ju këte ose jo !
Këto formulime janë pikërisht vazhdimësia e mendësisë së vjetër të SANU-së , të Memorandumit të vitit 1986 dhe miteve politike që ushqyen luftërat në Jugosllavi.
Nuk dua të hy në të drejtën historike e të polemizoj me këte, sipas meje me këtë kuaziargument, sepse ai në
këtë kohë mund të quhet irelevant.
Por nëse e doni ate, pra të vërtetën e provuar historikisht, do të jua them: shqiptarët iliro-dardanë janë popullsi autoktone në këto troje, shumë përpara ardhjes së sllavëve në Ballkan në shekujt VI -VII. Kosova gjatë historisë nuk ka qenë kurrë ekskluzivisht ‘’tokë sërbe ‘’, por hapësirë shumëetnike. Perandoria mesjetare sërbe pati qendër në Kosovë, për një periudhë relativisht të
shkurtër historike. Ndërsa miti juaj i ‘’djepit të Sërbisë ‘’ u ngrit sidomos në shekujt XIX dhe XX si instrument nacionalist. E politika sërbe e shekullit XX u mbështet shumë në idenë e ‘’tokës së shenjtë ‘’ , duke justifikuar dominimin politik dhe represionin mbi popullsinë autoktone etnike shqiptare.
Dhe në këtë kuptim miti nuk është thjesht emocional, ai kishte pasoja konkrete politike dhe tragjike
Ka shumë fakte historike që e rrëzojnë narrativën nacionaliste sërbe, dhe ato dëshmohen me prova të pakundërshtueshme .
1. Kolonizimi i Kosovës nga Sërbia pas vitit 1912
2. Dëbimet sistematike të shqiptarëve
3. Projektet e Vaso Qubrilloviqit për spastrimin etnik të shqiptarëve
4. Represioni i vazhdueshëm ndaj shqiptarëve në Jugosllavi,
5. Suprimimi i dhunshëm i autonomisë së Kosovës 1989
6. Lufta e viteve 1998-1999
Prandaj miti për Kosovën si djep i kulturës dhe identitetit sërb, është vetëm një emocion e fiksacion juaji pa mbulesë.
Çfarë të themi ne shqiptarët për terrorin njëqindvjeçar të Sërbisë mbi Kosovën ?
Dhe pyes tani, si po mendoni ju ta riktheni Kosovën ? Me luftë a ? Do t’ i shpallni luftë NATO-s? Apo me represion ? Me përsëritjen e tragjedive ?
Na ende po i qajmë 1433 fëmijët tonë , fëmijët pra, që na i vrau Sërbia, na ende vajtojmë mbi 14000 civilë të pafajshëm, gra, burra, të rinj e pleq, që na i masakroi
Sërbia , e mbi 20000 gra të dhunuara nga fashizmi i tërbuar sërb. Ne ende ndërtojmë mbi rrënojat dhe hirin e djegurinat që na i la kjo luftë e çmendur, ne ende kërkojmë mbi 1000 të pagjetur në varrezat tuaja masive edhe sot pas 27 vjetësh.
Në vend që brezi juaj të përballet me të kaluarën tuaj të hidhur, e të çlirohet nga opsesioni historik për Kosovën, ju po vazhdoni të ushqeni të njejtën narrativë emocionale që për dekada e ka izoluar Sërbinë nga e ardhmja.
Dhe tani dua të them se Kosova sot është realitet politik dhe juridik. Dhe do t’a përsëris edhe njëherë, Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran. Dhe dua të them poashtu ,që sa më parë ta kuptoni realitetin se Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur nga më shumë se 100 shtete të botës, e me Vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që shpallja e pavarësisë nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, pra sa ma parë ta kuptoni të vërtetën, është aq ma mirë për Sërbinë. Për kthimin tuaj kah ardhmëria dhe demokratizimi i Sërbisë. Vetëm një Sërbi demokratike dhe çlirimi juaj emocional dhe opsesiv nga miti i Kosovës, dhe mitet hegjemoniste, është rruga e vetme e juaj drejt progresit dhe prosperitetit.
Ju nuk mund ta ndërtoni të ardhmen mbi mite mesjetare dhe emocione nacionaliste. E ardhmja ndërtohet mbi demokraci të vërtetë, mbi përgjegjësi morale dhe respekt për lirinë e popujve tjerë.
Po ju flas si profesoreshë.
Si intelektuale.
Si nënë dhe si gjyshe.
Dhe si një grua që ka parë dhe ka përjetuar shumë dhimbje në luftën tonë, dhe timen për lirinë e këtij vendi. Pra për lirinë e Kosovës tonë, dhe times!
Prandaj ideja juaj për një ‘’kthim ‘’ të Kosovës në Sërbi është politikisht joreale, moralisht e rrezikshme , dhe shumë thjesht, e pamundur.
Prandaj mos lejoni që brezi juaj të mbetet peng i ideologjive që sollën vetëm luftë, kob, urrejtje dhe tragjedi.
Pranoni realitetin.
Kjo është rruga e vetme drejt paqës dhe së ardhmes.
Prof.Dr. Luljeta Pula

 

***

Poštovani studenti Srbije,

Obraćam vam se kao profesor Univerziteta, sa svojih 44 godina akademskog iskustva. Svo ovo vreme, radila sam sa svojim albanskim studentima, i preko 10 godina predavala sam i srpskim studentima, kojih sam uvek pravedno, korektno i ravnopravno tretirala, sa punim ljudskim dostojanstvom.

Za mnoge od nas na Kosovu, vaši protesti su, u početku, izazvali simpatije. Smatralo se, naime, da jedna mlada generacija u Srbiji diže glas protiv korupcije, autoritarizma i mračnog političkog nasleđa, koje je srpsko društvo držalo u zatočeništvu decenijama.

Ostali smo duboko razočarani, ne nacionalističkim, već vašim šovinističkim narativom, jednog “dokumenta”, takozvanog Memoranduma, kojeg ste vi sastavili. Dakle, mlado srpsko pokoljenje, koje je na opšte iznenađenje, došlo kao nastavak tradicionalnog srpskog nacionalističkog narativa.

Vaš studentski protestni Pokret u Srbiji, činio se kao pokret protiv korupcije i autoritarizma, i kao pokret za demokratiju. Ostavljao je u početku takav dojam. Posmatran je sa simpatijom i podrškom, jer je izgledao kao pokret mlade generacije, drugačije svesti i mentaliteta, koji se bori za demokratizaciju Srbije.

Zato je vaš “Dokument” duboko razočarenje. Pokazao je da i mlada generacija ostaje zarobljena u političkom mitu o Kosovu. U istom mitu koji je hranio ideologiju Memoranduma SANU, agresivnim nacionalizmom 90-ih godina, te najveću tragediju koju je Balkan doživeo nakon Drugog svetskog rata.

U vašem Memorandumu Albanci se i ne pominju. Dakle, 95 % stanovništva Kosova. Što samo po sebi govori o vama, i vašem zaslepljujućem, ne nacionalizmu već šovinizmu. A za veliko čudo, gotovo nikakvih reakcija, niti od umerenijih ličnosti, niti od civilnog društva. Osim izjašnjavanja gospodina Žarka Koraća i jednog koliko-toliko korektnog komentara u dnevniku Danas. Na moje neprijatno iznenađenje, podrška gospođe Vesne Pešić Memorandumu. Totalno ćutanje i muk, deo je kolektivne društvene psihoze. Nijedan glas čak ni onih, koji se javno zalažu za demokratsku, liberalnu i proevropsku Srbiju. A kolektivni muk na ovu radikalnu artikulaciju mlade generacije, nagoveštaj je i poruka vrlo dalekog osvešćenja Srbije.

Hoću se sada osvrnuti na neke vaše tačke u tekstu vašeg “Memoranduma”.

Nažalost, ono što se odmah vidi u tekstu, jeste da se vi, mlada generacija Srbije, niste nimalo oslobodili političke mitologije o Kosovu.

I ostali ste taoci prošlih šovinističkih ideologija i strategija vaših ekstremnih nacionalističkih ideatora, koji su prouzrokovali toliko nesreća i tragedija mnogim narodima, među kojima i mom albanskom narodu. Očigledno je da se vi niste rastali od srpskog mita o Kosovu.

Vi, umesto da budete generacija drugog mentaliteta, nakon tolikih tragedija izazvanih na ovim prostorima, upravo zbog ovakvog prilaza i političke mitologije, vi, nažalost, nastavljate biti trovani sličnom ideologijom vremena SANU, njihovim zloglasnim Memorandumom, te zloglasnim projektima Vase Čubrilovića.

Žalosno je da vi, posle svih strahota koje je Srbija izazvala, svojim hegemonističkim težnjama i pretenzijama, kao i opsesijom “nebeskog naroda”, nastavljate po starom ubitačnom običaju. Stvarno, više je nego žalosno da upravo omladina bude toliko zagrizena i trovana idejama šovinističkih i fašističkih srpskih stratega, koji su svojim idejama bili politička predigra biblijske tragedije naroda na ovim prostorima.

Umesto da srpska omladina, posle svega, bude potištena, razočarana i sa osećanjem krivice, onim što je Srbija priredila drugim narodima, umesto da izrazi kajanje i moli za oproštaj, ona nastavlja istim putem.

Kosovo nije “Kosovo i Metohija” kako ga vi nazivate u vašem Memorandumu. Kosovo je danas nezavisna suverena država, međunarodno priznata od više od 100 država sveta. Ovaj naziv je istorijska i politička konstrukcija.

O kakvoj zaštiti ustavnog poretka Srbije na Kosovu govorite? Kosovo ima svoj Ustav i međunarodno garantovana prava svim zajednicama.

Kažete da je Kosovo deo srpskog nacionalnog identiteta, dok 95% stanovništva čine Albanci. Takve tvrdnje su dio političkog mita, a ne realnosti.

Kosovo nije i ne može biti predmet iluzija ili političkih projekcija. Ono je završena činjenica.

Ne možete graditi budućnost na mitovima i istorijskim fikcijama. Budućnost se gradi na demokratiji, odgovornosti i poštovanju realnosti.

Govorim vam kao profesor. Kao intelektualka. Kao majka i kao baka.

Zato vaša ideja povratka Kosova Srbiji jeste politički nerealan i moralno opasan projekat. Prihvatite realnost.

Ovo je jedini put ka miru i budućnosti.

Napomena uredništva: Stavovi izneseni u pismu predstavljaju lične stavove autorice i ne moraju nužno odražavati stavove redakcije portala Sandžačke.

Fehmi Cakolli thotë se ka diskriminim të shumashëm dhe të vazhdueshëm ndaj atyre që janë anëtar të Kishës Protestane të Kosovës

0

Shih videon, ku flet me fakte të pakundërshtueshme Fehmi Cakolli, Pastori i Kishës Protestane të Gërmisë së Prishtinës :

Po, kemi pengesa si Protestantë

 

Si u përhap islamizimi në trojet shqiptare? Islamizimi dhe komunizmi – varri i Kosovës !

0
Interesat turko-iraniane, i joshën me mjete materiale disa personalitete religjioze dhe intelektuale. Kjo shtresë përbëhej nga profesorë universitetesh, redaktorë të gazetave dhe drejtor të instituteve dhe personalitete politike.
Seciliprej tyr e kishte për detyrë të përhapnin masovikisht islamizmin politik në trojet tona. Shefat religjiozë gjenin mjetet materiale permes Serbisë, dhe i rekrutonin personalitetet politike. Shefat religjiozë i zbatonin urdhërat nga Serbia, kurse personalitetet politike i aplikonin në institucione shtetëtrore si psh dhënien e lejeve per ndertim te xhamive, debate televizive sa më te shumta, ndryshimin e ligjeve per shamia etj
Koka e spiunazhit të islamizmit radikal politik në trojet tona gjendet në çdo parti politike duke e përjashtuar AAK.
Sot, shefat e BIK-ut dhe disa intelektual të shitur thonë se BIK u ka ndihmuar nxënësit ne kohen e mbylljes se shkollave. Pikërisht shkuarja e nxënêsve ne lokalet e xhamive ishte ANTISHQIPTARE dhe për ketë po ua tregoj një shembull.
Gjatë një takimi me drejtorin e Paktit Verio-Atlantik (Parlamenti i NATOS) me Bruno Tertrais, që tani çdo javë e keni ne LCI ku eshtë specialist per luftërave ne botë, e po ne ketê emision te LCI eshte edhe gjenerali Tranquant që ishte tash me Albin kurtin, na tha:
Bruno Tertrais , nxori nga ormani disa libra dhe raporte. I vuri perpara nesh dhe na tregoi librat që Serbia ia kishte derguar pikërisht per promblemin e shkollave. Siaps Serbisë, shkollat nuk i kishin mbyllur Serbia , por shqiptaret nuk duan te qendrojnê ne te njejtin oborr dhe ne te njejten shkollë me femijet ortodoks, spese janë musliman. Ato libra ishiin te ilustruara me fotografi te nxënêsve shqiptarë neper lokalet e xhamiave. Ne fotografi shkollat ishin me pak femijë serbë sepse shqiptaret nuk duanin te perziheshin me ortodokset serbë.
Pra Millosheviqi qellimisht i nuk intervenonte ne xhamia, sepse ato i sherbenin Serbisë per te propaganduar se ne kerkojmë shtet islamik.
ISLAMIZMI DHE KOMUNIZMI -VARRI I KOSOVËS !

Shën Nënë Tereza, Drita që na mëson ta shohim Krishtin në Njeriun

0

Dom Fran Sopi, Zagreb  

Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin,

Fjala e Zotit na thotë:

“Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit.” (Mt 5,14)

Sot, nga këndvështrimi im meshtarak, dëshiroj të kujtoj me ju një grua që u bë dritë për botën, një bijë të popullit shqiptar që me jetën e saj i dëshmoi njerëzimit se dashuria e krishterë nuk është vetëm fjalë, por vepër, sakrificë dhe shërbim.

Kjo grua është Shën Nënë Tereza.

Sa herë përmendet emri i saj, mendja jonë shkon te të varfrit, të sëmurët, të braktisurit dhe te të gjithë ata që ajo i përqafoi me dashurinë e Krishtit. Por për mua, si meshtar, kujtimi i saj lidhet edhe me një përvojë të veçantë personale, me një ditë që ka mbetur e gjallë në jetën dhe në shërbesën time meshtarake.

Ishte 22 tetori i vitit 1982, kur pata hirin ta prisja dhe ta përcillja Nënë Terezën nga Zllakuqani i Lugut të Drinit, për në Kishën e Shën Katarinës së Aleksandrisë në Pejë dhe më pas drejt Hanit të Elezit.

Në atë kohë isha një meshtar i ri, në Kishën “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan. Rinia meshtarake më jepte zell dhe entuziazëm, por ende nuk ma kishte dhënë përvojën e viteve. Megjithatë, ajo ditë më mësoi diçka që nuk mund të mësohet vetëm nga librat: shenjtëria e vërtetë nuk ka nevojë të shpallet me zë të lartë, sepse ajo ndihet në praninë, në heshtjen dhe në dashurinë e njeriut.

Nënë Tereza mbërriti e thjeshtë, e përvuajtur dhe e qetë. Ishte e vogël në shtat, por prania e saj mbante një madhështi që nuk vinte nga pushteti, pasuria apo nderimet e botës. Ajo madhështi buronte nga një jetë e dhuruar plotësisht për Zotin dhe për njeriun.

Në të shihja të vërtetën e fjalëve të Shën Palit: “Hyji zgjodhi çka është e ligshtë për botën për t’i turpëruar të fortët.” (1 Kor 1,27)

Zoti shpesh e mbështjell fuqinë e Tij me thjeshtësi. Ai nuk zgjedh gjithmonë atë që bota e quan të madhe, por atë që është e gatshme të bëhet vegël e dashurisë së Tij. Nënë Tereza ishte pikërisht një vegël e tillë.

Nga ballkoni i rezidencës së kishës në Zllakuqanin e LuguttëDrinit, ajo iu drejtua rinisë dhe popullit tonë me fjalë që ende tingëllojnë në kujtesën time: “Këtë rini kaq të bukur bota nuk e ka. Unë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Të shkojmë në rrugën e Zotit, ta duam Atdheun dhe njëri-tjetrin.”

Këto nuk ishin vetëm fjalë përshëndetëse. Ishin një porosi shpirtërore dhe kombëtare. Nënë Tereza nuk e ndante dashurinë ndaj Zotit nga dashuria ndaj njeriut. Ajo nuk e ndante fenë nga përgjegjësia për atdheun dhe as atdhedashurinë nga respekti për çdo njeri.

Ta duash atdheun nuk do të thotë vetëm të flasësh për të, por të punosh që në të të ketë më shumë drejtësi, paqe, pajtim, mirëkuptim dhe dashuri. Atdheu nuk ndërtohet vetëm me gurë, rrugë dhe ndërtesa. Ai ndërtohet edhe me ndërgjegje të pastra, me familje të shëndosha, me të rinj të edukuar dhe me njerëz që dinë ta duan e ta respektojnë njëri-tjetrin.

Porosia e saj ndaj rinisë mbetet e gjallë edhe sot. Rinia është agimi i një populli, por agimi duhet të bëhet ditë. Bukuria e rinisë duhet të shndërrohet në virtyt, energjia në përgjegjësi dhe liria në shërbim.

Shën Pali i thotë Timoteut: “Askush të mos e përbuzë rininë tënde; përkundrazi, bëhu shembull për besimtarët në fjalë, në sjellje, në dashuri, në fe dhe në pastërti.” (1 Tim 4,12)

Kjo është porosi edhe për të rinjtë tanë: mos kini frikë të bëheni shembull në besim, në ndershmëri, në dashuri dhe në përgjegjësi. Mos lejoni që bota t’ju bindë se suksesi është vetëm pasuri, famë apo pushtet. Suksesi i vërtetë është të mbetesh njeri, të ruash ndërgjegjen dhe të bëhesh bekim për të tjerët.

Një nga çastet më prekëse të vizitës së Nënë Terezës ishte kur ajo u lut në gjuhën shqipe. Kur shqiptoi lutjen “Ati ynë” dhe “Punën e pendimit”, ndjeva sikur qielli ishte afruar mbi tokën tonë.

Në gojën e saj, gjuha shqipe u bë gjuhë lutjeje, identiteti dhe dashurie. Ajo që kishte udhëtuar nëpër botë dhe kishte shërbyer ndër popuj të ndryshëm, nuk e kishte harruar gjuhën e nënës dhe as popullin e vet.

Lutja “Ati ynë” na kujton se të gjithë jemi bij të një Ati dhe, për këtë arsye, vëllezër e motra mes nesh. Nuk mund t’i themi Zotit “Ati ynë” dhe në të njëjtën kohë të ushqejmë urrejtje, përçarje dhe përbuzje ndaj tjetrit.

Kur themi “Ati ynë”, pranojmë se buka nuk është vetëm “e imja”, por “e jona”; se falja nuk është vetëm për mua, por edhe për tjetrin; dhe se Mbretëria e Zotit nuk ndërtohet me ndarje, por me bashkim, mëshirë dhe paqe.

Nënë Tereza e kishte jetuar thellësisht këtë lutje. Ajo e shihte vëllanë te i sëmuri, motrën te e braktisura dhe fytyrën e Krishtit te njeriu i hedhur në rrugë.

Fjalët e Krishtit: “Çkado bëtë për njërin ndër këta vëllezërit e mi më të vegjël, e bëtë për mua” (Mt 25,40)

u bënë themeli i jetës së saj.

Për të, i varfri nuk ishte një numër, një rast social apo një barrë. Ishte Krishti i vuajtur. I sëmuri nuk ishte vetëm një trup me plagë, por një person që kishte nevojë për dashuri. I braktisuri nuk ishte një njeri pa vlerë, por një bir i Zotit.

Këtu qëndron thelbi i misionit të saj. Shërbimi i saj nuk ishte vetëm humanizëm. Ishte një liturgji e jetuar. Duart që pastronin plagët bëheshin duar lutjeje. Buka që i jepej të uriturit bëhej shenjë e dashurisë së Krishtit. Përqafimi i atij që po vdiste i vetmuar bëhej dëshmi se askush nuk duhet të largohet nga kjo botë pa e ndier se është i dashur.

Kur Nënë Tereza mbërriti në këtë kishë të Shën Katarinës së Aleksandrisë në Pejë, besimtarët e pritën me duar të bashkuara dhe me sy të përlotur. Njerëzit e ndienin se para tyre nuk ishte vetëm një grua e njohur botërisht, por një dëshmitare e gjallë e Ungjillit.

Ajo nuk kishte nevojë të fliste shumë. Prania e saj fliste. Heshtja e saj ishte një predikim më vete.

Atë ditë, në këtë kishë, dukej sikur merrnin jetë fjalët e Ungjillit sipas Gjonit:“Drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e pushtoi.” (Gjn 1,5)

Nënë Tereza ishte një dritë e tillë. Jo një dritë që verbon, por një dritë që ndihmon ta shohim fytyrën e tjetrit. Jo një dritë që kërkon lavdi për veten, por një flakë e qetë që ngroh zemrat e ftohta.

Ajo nuk mund ta zhdukte të gjithë varfërinë e botës, por mund t’ia lehtësonte dhembjen një njeriu. Nuk mund t’i ushqente të gjithë të uriturit, por mund t’i jepte bukë atij që kishte përballë. Nuk mund ta largonte çdo vetmi, por mund t’ia mbante dorën një njeriu që po vdiste i vetëm.

Për logjikën e statistikave kjo mund të dukej pak. Për logjikën e Ungjillit ishte shumë, sepse për Zotin çdo njeri ka vlerë të pakrahasueshme.

Në rrugën nga Peja drejt Hanit të Elezit mbretëronte një heshtje e thellë. Nënë Tereza nuk fliste shumë, por heshtja e saj nuk ishte boshësi. Ishte lutje.

Ka heshtje që burojnë nga mungesa e fjalëve dhe ka heshtje që janë aq të mbushura me Zotin, saqë fjalët do t’i zvogëlonin. Heshtja e saj ishte e tillë.

Udhëtoja pranë saj me një ndrojtje të ëmbël në shpirt. Ndihesha si një nxënës pranë një mësueseje që nuk jepte mësim me teori, por me praninë e vet. Në atë heshtje e kuptova më thellë porosinë e Shën Palit: “Lutuni pa pushim.” (1 Sel 5,17)

Lutja e pandërprerë nuk do të thotë vetëm të shqiptojmë vazhdimisht fjalë. Ajo është një gjendje e zemrës, një vetëdije se jetojmë dhe ecim para pranisë së Zotit.

Kjo ishte edhe një porosi për mua si meshtar. Ne meshtarët mund të tundohemi të mendojmë se gjithçka varet nga fjalët tona, nga predikimet, aktivitetet dhe organizimet. Por fjala e vërtetë lind nga heshtja para Zotit. Predikimi që nuk piqet në lutje rrezikon të mbetet vetëm tingull.

Nënë Tereza fliste pak, sepse kishte dëgjuar shumë. Ajo mund t’u fliste njerëzve, sepse më parë kishte dëgjuar Krishtin në britmën e të varfrit.

Vizita e saj më 1982 ndodhi në një kohë të vështirë. Kosova jetonte nën sistemin komunist jugosllav, ku feja mbikëqyrej dhe kufizohej. Meshtarët përndiqeshin, merreshin në pyetje dhe pengoheshin në shërbesën e tyre. Lejet për ndërtimin e kishave shpesh refuzoheshin ose vonoheshin.

Në Shqipërinë komuniste, përndjekja ndaj fesë ishte edhe më e rëndë. Klerikët burgoseshin, torturoheshin dhe pushkatoheshin; kishat e xhamitë mbylleshin ose shkatërroheshin; besimi shpallej armik i shtetit.

Në këtë sfond, prania e Nënë Terezës kishte një kuptim të veçantë. Ajo nuk erdhi me pushtet politik, as me forcën e armëve. Erdhi me rruzaren në dorë dhe me Ungjillin në zemër.

Por pikërisht aty ishte forca e saj.

Sistemet totalitare mbështeten në frikë dhe dhunë. Nënë Tereza vinte me një pushtet tjetër: me pushtetin e dashurisë, të faljes dhe të mëshirës.

Prania e saj na kujtonte fjalët e Krishtit:“Nuk do t’ju lë bonjakë; do të vij tek ju.”
(Gjn 14,18)

Përmes saj, sikur Zoti i thoshte popullit tonë: “Nuk ju kam harruar.”

Edhe sot, në ditët e vështira, në çastet e humbjes, zhgënjimit dhe pasigurisë, Zoti na thotë të njëjtën gjë: “Nuk ju kam harruar.” Ai vjen përmes njerëzve të mirë, përmes një fjale ngushëllimi, një dore të zgjatur dhe një zemre që di të falë.

Nënë Tereza nuk e mohoi kurrë prejardhjen e saj shqiptare. Ajo e mbante popullin shqiptar në zemër, por misioni i saj i tejkaloi kufijtë kombëtarë. Ajo na mësoi se identiteti i vërtetë nuk e mbyll njeriun, por e hap ndaj botës.

Rrënjët nuk janë pranga. Ato janë burimi që ushqen degët për t’u shtrirë drejt qiellit.

Nënë Tereza ishte bijë e popullit shqiptar, por u bë nënë e njerëzve të çdo kombi, feje dhe kulture. Ajo dëshmoi se nga një popull i vogël mund të lindë një dashuri me përmasa botërore.

Por nuk mjafton vetëm të krenohemi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Nderimi më i mirë ndaj saj nuk është vetëm ngritja e shtatoreve, emërtimi i shesheve apo organizimi i akademive. Nderimi më i mirë është ta jetojmë shpirtin e saj.

Duhet ta pyesim veten: A dimë të duam? A dimë të falim? A dimë të pajtojmë? A e shohim të varfrin? A e vizitojmë të sëmurin? A kemi kohë për të vetmuarin? A dimë ta respektojmë dinjitetin e çdo njeriu?

Nënë Tereza na mësoi se nuk jemi të gjithë të thirrur të bëjmë vepra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë vepra të vogla me dashuri të madhe.

Një gotë ujë, një fjalë e mirë, një vizitë, një përqafim, një falje dhe një dorë e zgjatur mund të kenë vlerë të përjetshme.

Krishti na thotë: “Kush do t’i japë të pijë qoftë edhe vetëm një gotë ujë të freskët njërit prej këtyre të vegjëlve, nuk do ta humbasë shpërblimin e vet.” (Mt 10,42)

Shenjtëria nuk fillon gjithmonë me vepra të jashtëzakonshme. Ajo fillon në familjen tonë, në mënyrën si flasim me njëri-tjetrin, si sillemi me të moshuarin, si e trajtojmë të varfrin dhe si reagojmë ndaj vuajtjes së tjetrit.

Nënë Tereza e solli shenjtërinë në rrugë, në spitale, në shtëpitë e të braktisurve dhe pranë shtratit të atij që po vdiste. Ajo na mësoi se shenjtëria ka duar që punojnë, këmbë që ecin drejt të vuajturit, sy që shohin dhe zemër që nuk kalon indiferente.

Kur arritëm në Han të Elezit dhe erdhi çasti i ndarjes, ndjeva një boshllëk të thellë. Por largimi i saj nuk ishte mungesë. Ajo mbeti në kujtesën time, në fjalët që kishte shqiptuar, në lutjet që kishte bërë dhe në fytyrat e njerëzve që e kishin takuar.

Disa takime zgjasin vetëm disa orë, por jehona e tyre vazhdon gjatë gjithë jetës. Koha i mbyll ato në një datë, por shpirti i ruan përgjithmonë.

Edhe sot, si meshtar i kësaj kishe të Shën Katarinës së Aleksandrisë në Pejë, sa herë lutem për popullin tim, më shfaqet fytyra e saj e qetë. Sa herë predikoj për dashurinë ndaj Zotit dhe njeriut, më frymëzon shembulli i saj. Sa herë përballem me lodhjen ose zhgënjimin, kthehem në kujtesë te ajo ditë e 22 tetorit 1982.

Ajo më mësoi se besnikëria është më e rëndësishme se suksesi i dukshëm. Ne nuk jemi gjithmonë të thirrur ta shohim frytin e punës sonë. Jemi të thirrur të mbjellim me dashuri dhe t’ia besojmë Zotit rritjen. “Unë mbolla, Apoli ujiti, por Hyji bëri të rritet.” (1 Kor 3,6)

Bota e sotme ka përparuar në teknologji dhe komunikim, por jo gjithmonë është bërë më e afërt. Njerëzit komunikojnë shpejt, por shpesh nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin. Jetojnë pranë, por mbeten të huaj. Kanë më shumë mjete, por jo domosdoshmërisht më shumë paqe.

Prandaj, porosia e Nënë Terezës është më aktuale se kurrë. Ajo na thërret ta luftojmë indiferencën. Indiferenca nuk e godet tjetrin, por e lë të vuajë vetëm. Nuk e fyen, por sillet sikur ai nuk ekziston.

Në shëmbëlltyrën e Samaritanit të mirë, disa e panë njeriun e plagosur dhe kaluan tutje. Samaritani u ndal, u afrua, ia lidhi plagët dhe u kujdes për të.

Krishti na thotë: “Shko e bëj edhe ti kështu!” (Lk 10,37)

Kjo është jeta e Nënë Terezës e përmbledhur në pak fjalë: ajo pa, u afrua dhe veproi.

Kjo është edhe thirrja jonë. Të shohim, të afrohemi dhe të veprojmë. Të mos e lëmë të vetmuar të moshuarin. Të mos e harrojmë të sëmurin. Të mos e përbuzim të varfrin. Të mos e përdorim njeriun për interesat tona. Të mos e kufizojmë fenë vetëm në ritual, por ta shndërrojmë në përgjegjësi dhe dashuri të përditshme.

Shën Nënë Tereza nuk ishte vetëm një vizitore që kaloi nëpër Zllakuqan dhe nëpër këtë kishë të Pejës. Ajo ishte një shenjë, një thirrje dhe një bekim.

Ajo na kujtoi se drita nuk ka nevojë të jetë e madhe për ta thyer errësirën. Mjafton të jetë e vërtetë.

Jeta e saj ishte një koment i gjallë i Ungjillit. Çdo i varfër që përqafoi u bë një varg i atij komenti. Çdo plagë që pastroi u bë një lutje. Çdo njeri që shoqëroi në çastet e fundit u bë një altar i dinjitetit njerëzor.

Le ta pyesim sot ndërgjegjen tonë: A e shohim Krishtin në fytyrën e të varfërit? A kemi kohë për të vetmuarin? A dimë të falim? A dimë ta duam atdheun duke dashur njëri-tjetrin? A jemi të gatshëm të bëjmë vepra të vogla me dashuri të madhe?

Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është mënyra më e mirë për ta nderuar Shën Nënë Terezën.

Dhe le të mbeten në zemrat tona fjalët e Krishtit: “Kështu le të shndrisë drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.” (Mt 5,16)

Nënë Tereza ishte kjo dritë: dritë që lindi në një familje shqiptare, dritë që u rrit në heshtjen e lutjes, dritë që hyri në Zllakuqan dhe në Kishën e Shën Katarinës në Pejë, dritë që arriti deri te skajet e vuajtjes njerëzore dhe dritë që vazhdon të na tregojë udhën drejt Zotit dhe drejt njeriut.

Shën Nënë Terezë, lutu për popullin tonë, për Kishën tonë, për familjet tona, për të rinjtë, për të varfrit, për të sëmurët, për të vetmuarit dhe për paqen në mbarë botën. 

Më 5 shtator 2026

The Scotsman (1976) / “Një çarje në perden e Shqipërisë” — Britanikja Christine Phillips në Shqipërinë e izoluar të Enver Hoxhës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shtator 2026

Gazeta skoceze “The Scotsman” ka botuar, të shtunën e 11 shtatorit 1976, në faqen n°26, reportazhin e gazetares Christine Phillips mbi udhëtimin e saj asokohe në Shqipërinë komuniste. Në një vend të izoluar nga bota perëndimore, ajo përshkruan mbërritjen në Rinas, qëndrimin në Durrës dhe udhëtimet nëpër vend, duke vërejtur kontrollin e fortë ndaj të huajve, jetën rurale, varfërinë e infrastrukturës dhe kufizimet e shoqërisë shqiptare. Ky rrëfim i rrallë ofron një dëshmi interesante të perceptimit të Shqipërisë së Enver Hoxhës nga një udhëtare britanike në vitet e izolimit të thellë të vendit. Aurenc Bebja e sjell këtë artikull të rrallë për publikun shqiptar përmes blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”. 

Një çarje në perden e Shqipërisë

Udhëtim

Nga Christine Phillips

Burimi : The Scotsman, e shtunë, 11 shtator 1976, faqe n°26.

Burimi : The Scotsman, e shtunë, 11 shtator 1976, faqe n°26.

Republika Popullore e Shqipërisë, i vetmi vend marksist në Evropë, mund të mos jetë ideja e gjithkujt për një destinacion pushimesh, por mua më dukej mjaft emocionuese mundësia për të vizituar një nga vendet më pak të njohura në botë, dhe sigurisht shumë më tërheqëse sesa resortet e mbipopulluara të Mesdheut, aq të dashura për turmat.

Për shkak të idealeve të përbashkëta politike, Shqipëria kishte lidhje të ngushta me Kinën, por kishte zgjedhur të qëndronte e izoluar nga pjesa tjetër e botës për më shumë se dhjetë vjet. Vetëm kohët e fundit të huajve u ishte lejuar të hynin si turistë dhe turizmi deri atëherë kishte pasur shumë pak ndikim në mënyrën e jetesës së shqiptarëve. Regent Holidays ishte e vetmja kompani britanike që organizonte udhëtime drejt Shqipërisë dhe unë iu bashkova njërit prej këtyre tureve në fund të muajit maj. Vetëm grupe të organizuara me të paktën njëzet persona lejoheshin të hynin në Shqipëri dhe, ndonëse kjo mund të mos i përshtatej udhëtarit më të pavarur, për momentin nuk ekzistonte ndonjë alternativë reale.

Për të arritur në Shqipëri, fluturuam fillimisht drejt Beogradit, ku kaluam natën, përpara se të merrnim një fluturim të shkurtër për në Tiranë në orët e para të mëngjesit. Në aeroportin e Rinasit u gjendëm papritur në një botë krejt tjetër. Ushtarët me uniforma të stilit Mao dhe topat kundërajrorë të vendosur nëpër aeroport nuk ishin pamja më mikpritëse, por u përpoqëm t’i shpërfillnim dhe u drejtuam drejt godinës së vogël të terminalit. Gjatë rrugës pamë një avion pasagjerësh kinez të parkuar në pistë, i cili qëndronte ende aty edhe një javë më vonë.

Në doganë, dy anëtarëve meshkuj të grupit iu kontrolluan prerjet e flokëve, ndonëse flokët e pjesës tjetër të grupit mezi arrinin deri te jaka. Ndërkohë, konfiskimi i të gjithë materialeve të leximit që kishim me vete na zhduku menjëherë çdo shpresë për të lexuar qetësisht në plazh ose para gjumit.

Kur mbërritëm në kompleksin turistik Albturist (jo aq i keq sa tingëllon) pranë portit të Durrësit, u befasuam këndshëm kur pamë se hoteli ynë, Adriatiku, i tejkalonte pritshmëritë. Ishte një godinë mjaft madhështore dhe ndodhej buzë plazhit, përballë detit. Unë personalisht nuk gjeta asnjë arsye për t’u ankuar, megjithëse një çift pretendonte se kishte lakuriq nate në dhomën e tyre.

Lëvizjet e të huajve vazhdonin të ishin shumë të kufizuara dhe mënyra e vetme për të parë diçka nga vendi ishte pjesëmarrja në ekskursionet e organizuara nga Albturist, të cilat vizitonin të gjitha vendet me interes, shumicën e të cilave unë nuk i kisha dëgjuar kurrë më parë

Gjatë udhëtimit nëpër fshat bëhej e qartë rëndësia jetike e bujqësisë për vendin. Ultësira bregdetare ishte e kultivuar intensivisht me një gamë mbresëlënëse kulturash bujqësore, përfshirë edhe orizin. Metodat e punimit të tokës ishin primitive dhe ishte e zakonshme të shihje parmenda prej druri të tërhequra nga qetë ose fara që shpërndaheshin me dorë. Rrugët pothuajse nuk kishin trafik; mjetet kryesore të transportit ishin karrocat me kuaj ose me qe, megjithëse shiheshin edhe disa kamionë dhe xhipa të vjetër kinezë që përdoreshin nga kooperativat bujqësore. Automjetet private ishin një gjë e rrallë dhe ato pak makina që pamë i përkisnin shtetit dhe përdoreshin vetëm për qëllime zyrtare.

Pjesa më e madhe e vendit është malore, me peizazhe spektakolare, por udhëtimi nëpër këtë terren mund të ishte herë pas here mjaft i lodhshëm. Megjithatë, ia vlente gjithmonë. Më kujtohet veçanërisht një udhëtim, kur autobusi ynë u ngjit për atë që dukej si një përjetësi përgjatë një rruge të pjerrët dhe me kthesa, derisa, pasi kaluam kreshtën e kodrës së fundit, përpara nesh u shfaq në largësi Liqeni i Ohrit. Ishte një pamje vërtet mahnitëse, me ujin e tij të kaltër e të kthjellët, të lëmuar si pasqyrë. Në anën tjetër ngriheshin malet e Jugosllavisë, një kontrast i fortë me mungesën e lirisë në Shqipëri. Shqiptarët kanë zakonin fatkeq të mbulojnë faqet e maleve me parulla gjigante që lartësojnë lavdinë e marksizmit ose përhapin mendimet e Enver Hoxhës.

Shqiptarët tregohen jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj aparateve fotografike, pa dyshim sepse dyshojnë në motivet tona për të fotografuar mënyrën e tyre të jetesës. Ndonjëherë ndonjë fëmijë kureshtar afrohej tepër, por motra e madhe ose ndonjë i rritur që kalonte aty pranë e tërhiqte menjëherë me shkathtësi. Ishte e qartë se të huajt toleroheshin, por nuk mirëpriteshin, megjithëse unë personalisht nuk përjetova asnjë shfaqje të hapur armiqësie.

Shqipëria është një vend që me shumë gjasë do t’i pëlqejë udhëtarit më kërkues, atij që pret të marrë nga pushimet diçka më shumë sesa një nxirje të përkohshme nga dielli (edhe pse kjo është një përfitim shtesë). Me zhvillimin e turizmit, pengesat që e ndajnë vendin nga Perëndimi me siguri do të fillojnë të bien dhe mbetet për t’u parë nëse sistemi i ngurtë do të jetë në gjendje ta përballojë këtë ndryshim. Tani është padyshim koha e duhur për ta vizituar dhe unë garantoj se do të jetë një përvojë e paharrueshme.

Të dhëna mbi udhëtimin

E vetmja kompani britanike që organizon pushime në Shqipëri është Regent Holidays (I.o.W.) Ltd., me seli në Regent House, Regent Street, Shanklin, Isle of Wight (PO37 7AL), si edhe në 13 Simon Street, Bristol (BS1 2EH), Avon.

Të njëjtat paketa turistike reklamohen edhe në broshurën e Balkan Holidays.

Çmimet variojnë nga 90 paund për nëntë ditë në muajin mars deri në 128 paund për trembëdhjetë ditë në korrik dhe gusht; në këtë çmim përfshihet pensioni i plotë. Viza kushton edhe 5 paund shtesë.

Unë mora pjesë në një udhëtim nëntëditor me nisje më 28 maj, i cili kushtoi 102 paund (sipas çmimit në broshurë), plus një shtesë prej 10 për qind. Që atëherë, paundi britanik është zhvlerësuar ndjeshëm kundrejt lekut (kursi i këmbimit bazohet në dollarin amerikan), gjë që me siguri do të ndikojë në çmimet e udhëtimeve të mëvonshme.

Ekskursionet mund të shtohen veçmas dhe rrisin ndjeshëm koston e pushimeve. Unë shpenzova rreth 20 paund gjithsej për to. Të gjitha udhëtimet nisen me fluturime të rregullta të kompanisë JAT nga aeroporti Heathrow.