Kreu Blog Faqe 912

Gjakovës i mungon edhe diçka tjetër, shumë e domosdoshme, një monument për kolosin Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752)

0
Kamber Kamberi
___
Këto ditë, përkatësisht me rastin e 28 Nëntorit (Ditës së Flamurit) në Gjakovë u vu gurthemeli për monumentin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Andaj, i përgëzoj të gjithë ata që kontribuuan për realizimin e këtij projekti! Dhe, në veçanti zt. Gjergj Prenkoçaj për gatishmërinë e financimit.
Por, Gjakovës i mungon edhe diçka tjetër, për të thënë e domosdoshme. Mbase, është dashur të kryhet që prej kohësh, po sidoqoftë “Më mirë vonë se kurrë”. Fjala është për një monument të kolosit nga Gjakova, GJON NIKOLLË KAZAZI (1702-1752).
Pse? Kush ishte ai?
1. Klerik shqiptar i shkolluar, me kulturë të gjerë, që kreu shumë detyra me rëndësi, jo vetëm në trojet shqiptate si: Prizren, Gjakovë, Shkup, por edhe gjetiu.
2. Është zbuluesi i Librit të parë në shqip “Mesharin” e Gjon Buzukut më 1740.
3. Është doktori i parë i shkencave në teologji dhe filozofi nga Gjakova, që doktoroi në Romë në vitin 1743.
4. Ishte vizitator apostolik i Kryeipeshkvisë së Sofjes dhe Ipeshkvisë së Nikopolit të Bullgarisë.
5. Më 1743, me dekretin e Papa Benediktit XIV emërohet kryeipeshkv i Kryeipeshkvisë së Shkupit.
6. Në vitin 1743 botoi një katekizëm që e përktheu dhe përshtati në gjuhën shqipe, me rëndësi edhe në fushën e gjuhësisë.
7. Dëshmohet edhe si etnograf i shquar.
8. Njihte mirë të folmet e shqipes që fliteshin në territoret shqiptare.
9. Nga informacionet që njihen (sepse në rrethana të dëshimta, pas vdekjes iu dogjën dy arka me plot shënime) si fragmente, letërkëmbime, relacione, përkthime, fragmente nga shkresa të ndryshme, në gjuhë të ndryshme, dëshmohet një personalitet me një kulturë të gjerë.
10. Bashkëpunoi ngushtë me komunitetin shqiptar pa dallim fetar. Ishte edhe mësues, sipas rrethanave të kohës. Është i njohur kontributi i tij në shërbim të njerëzve në shërimin dhe parandalimin e përhapjes së murtajës, pa dallim besimi.
11. Gjendja e vështirë dhe robëria e shqiptarëve ishte brengë e përhershme e Gjon Nikollës deri në fund të jetës së tij.
12. Aktiviteti i tij atdhetar dhe fetar ishte në përcjellje të rreptë nga regjimi otoman.
Vdiq më 5 gusht të vitit 1752 në moshën 50 vjeçare. Në rrethana të vështira, pothuajse krejtësisht ilegale varroset në kodrën e Çabratit (Gjakovë).
Këto të dhëna (shkurt) na bëjnë “borxhli” të gjithëve, që këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare, t’i ngritet një monument midis Gjakove.
Ashtu qoftë!

Demë Ahmeti ndryshe…!

0

Gani I. Mehmeti 

  • Vesel Jaha: DEMË AHMETI, Prishtinë, 2023, 255 faqe.

Nuk e di prej kur u thur kënga e tragjedisë së njohur të Demë Ahmetit në fshatin Reçicë të Mavriqit të Llapit. Mirëpo, ngjarja tragjike e kësaj familjeje është përcjellë prej më shumë se 200 vitesh. Kjo është përcjellë si nga gojëdhëna, ashtu edhe nga kënga. Dhe, kjo nuk mund të trajtohet në këngë apo ngjarje legjendare, pse nuk është aq kohë e largët dhe është përcjellë nga njerëz që kanë njohur  apo edhe pëprjetuar ngjarjen, ndoshta. 

Të paktën, deri tani, ne jemi mësuar ta njohim si të tillë ngjarjen, e cila sa është e dhimbshme pse një familje pëson nga 300 e më shumë harambasha, pra çetnikë serbë, që kishin shprehur mllefin e urrejtjen e tyre ndaj kësaj familjeje vetëm pse ishte shqiptarre.  

Por, në anën tjetër, na del krenare, sepse, për 28 anëtarët e kësaj familjeje dhe 2 mysafirët që kishin qëlluar aty, pra që gjithsej për 30 të vrarët, hakmarrja ishte dhjetëfishuar nga burrat e Llapit e Gallapit, që pa hezituar kishin marrë rrugën drejt hakmarrjes, me të dëgjuar për ngjarjen. Këta kishin vrapuar, kishin nxituar aq shumë për të zënë armiqt për hakmarrje, sepse ata të vrarët e familjes së Demës nuk mund të ngjalleshin tani, por edhe hakmarrja është ajo që deri diku sikur pajton edhe të vdekurit edhe të gjallët për të këqiat që kanë bërë keqbërësit, në këtë rast armiqt serbë, që deri atëherë, mund të thuhet se kishin jetuar në një fqinjësi të mirë, duke qenë si popuj të pushtuar nga Perandoria Osmane. Pra, shqiptarët, kishin arritur t’i zënë  serbët duke festuar të këqiat e tyre mbi këtë familje, aq sa edhe ishin dehur qoftë nga alkooli qoftë nga muzika apo edhe nga “sukseset” e tyre  mbi këtë familje. Këtu ishin rrethuar serbët, ishin vrarë të gjithë, me përjashtim të 6 vetave, të cilët i ishin dërguar vetë mbretit tani si robër liufte, që ai të bëjë si të dijë e si të dojë, por që ishin edhe një lloj dëshmie  e rregullave të luftës e shqiptarëve se ishin që zbatonin rregullat e luftës e nuk ishin kriminelë.  

VESEL JAHA,  NDRYSHE,  ME TRAGJEDINË E FAMILJES SË DEMË AHMETIT 

Vesel Jaha lindi më 23. 4. 1949 në fshatin Reçicë të Llapit. Veseli kreu fakutetin Filozofik në degën e Sociologjisë në Prishtinë. Veseli vdiq më 25. 11. 2016, por, siç thuhet, veprën e kishte lënë të shkruar, të cilën, me një përkushtim të madh nga familja e tij, e pa dritën e botimit tek më 2023. 

Veseli, si pasardhës i familjes së madhe e të lashtë të Demë Ahmetit, i interesoi dhe u mor me prejardhjen, vendosjen e Demë Ahmetit në Reçicë si dhe për luftërat e tij të zhvilluara deri në fund të jetës së tij. 

Prof. Vesel Jaha 

Vesel Jaha, autori i librit, është brezi i pestë nisur pas Demë Ahmetit. Pra, Veseli është i Mehmetit të Zukës të Jahës të Avdullit të Demës të Ahmetit1.  

Libri është i përgatitur shumë mirë në të gjitha aspektet. Me kopertina të forta. Ka shumë të dhëna historike jo vetëm për shqiptarët, por edhe për popujt me të cilët rrethohen si dhe për  pushtuesit, në veçanti për Perandorinë Otomane, e gjithsesi me rrjedhat historike ruse, austrohungareze, gjermane e franceze, kur të gjithë po përpiqeshin për pushtimin e shfrytëZimin e popujve të tjerë në Europë e më larg, deri në Azi e Afrikë. 

Libri është i shkruar në mënyrë shkencore dhe i një stili të lartë shkencor historik. Ka shumë ngjarje, ka shumë data luftërash, personalitete historike. Është për ta lakmuar në memorien e tij dhe mbarështrimin në nivel akademik të librit. 

E meta kryesore shkencore e librit është se i mungojnë fusnotat, të cilat do ta ndihmonin lexuesin ose punëtorin shkencor për të gjetur burimet e cekura në libër. Si punë shkencore, doemos do duhej të paraqiteshin edhe fusnotat që do të ishte një lehtësim i madh për të ardhur deri tek librat e dokumentet ku është marrë lënda, citimi i të tjerëve në libër, natyrisht ku do duhej të jipej autori, libri, viti i botimit, vendi i botimit dhe faqja, sepse është një mundim i madh, që të mos them e pamundur, të gjendet një citim, një datë, një e thënë e marrë prej një libri, kur nuk na jipet edhe faqja, që të mos lypset të shfletohet i tërë një libër, ose të gjitha librat e cekur. Për këtë, fusnota është ndihmesë dhe kërkim shkencor. 

Rreth ngjarjeve është lëshuar shumë dhe ato janë të ndërlidhura mjaft mirë  jo vetëm për ngjarjet shqiptare, por edhe të Europës në përgjithësi dhe në kohëra të ndryshme, ku shpesh jipen edhe me data.  

Qëllimi kryesor i librit është praqitja e Demë Ahmetit si pashë e deri edhe në vezir në mbrojtje të çështjes shqiptare, të cilit i duhet të luftojë shpeshherë edhe kundër ndonjërit pasha shqiptar, e ashtu edhe kundër otomanëve e kundër serbëve, më vonë. 

Mbështetur në librin e Vesel Jahës, populli serb dhe çlirimi i tyre janë nga vetë shqiptarët. Kjo është thënë edhe herë të tjera nga historianë të ndryshëm.  

“Në vitin 1830 me gjithë dilemat e mëdha dhe hamendjet e fuqive të mëdha, siç ishin Austria, Rusia dhe Perandoria Osmane, ani pse e kontestonin ekzistencën e kombit serb, këto tri shtete të mëdha vendosën që ta pranonin kombin serb. Kjo pasi që ajo ishte krijesë dhe vepër të cilën e kishin kryer ata vet. Pra, në këtë mënyrë u krijua një shtet i përkëdhelur  dhe i cili vazhdon të jetë i tillë edhe në ditët e sotme. Tjetër është çfarë grupesh etnike ekzistonin  në atë kohë.  Në këto territore grupe më të shumta ishin Vllehët që nuk ishin serbë, por që e tërhiqnin një prejardhje të lartë shqiptare, sepse ekziston një fakt që e dëshmojnë edhe dokumentet e kohës se gjuha e tyre ishte e padeshifrueshme… grupin e dytë e përbënin të ashtuquajturit cincarë, grekët dhe cincarët arnautë, pra edhe të parët edhe të dytët i takonin konfesionit ortodoks. Këtu shtrohet pyetja se kush në të vërtetë ishin cincarët dhe cincarët grekë.  Edhe të parët edhe të dytët ishin shqiptarë, por dallimi ishte se ata, të cilët e kishin mësuar gjuhën greke quheshin cincarë grekë, kurse ata të cilët nuk e dinin gjuhën greke quheshin cincarë aranutë. Si grup i tretë i madh i këtyre territoreve ishin shqiptarët kelmendas, të cilët i patën edhe kishat e veta katolike në Beograd, mandej në Avallë dhe një në periferi të Beogradit. Në rretihn e Kragujevcit në një territor që quhej Rudnik ishin që të gjithë Kelmendas. Sot e kësaj dite mund të gjejmë edhe mbiemra të shumtë, toponime të ndryshme, të cilat disa edhe i ndërruan dhe disa që nuk i ndërruan, si për shembull:  fshati Gjinofci, Ivankovci i sotëm e kishte emrin “Shuplaka” Mirjevë, që është tamam toponim shqip, siç është rasti me vendin Bukmir në Kroaci, që gjithashtu edhe në Serbi ekziston  vendi i ashtuquajtur Bukmir. Më vonë njerëzit e këtyre vendeve morën  mbiemrin Bukmiroviqi, Arnautoviqi, Gjeta, Qupi që morën prapashtesën  më vonë Qupiqi, etj etj.”2 

Pra, me një fjalë, këta ishin njerëz që duke u bazuar në religjionin ortodoks, ishin të përkushtuar ndaj këtij religjioni dhe ndaj carit të Rusisë. 

Autori ka shfrytëzuar një numër bukur të madh librash të autorëve, sidomos serbë po edhe të tjerëve. Autorei ka paraqitur në fund të librit të tij  literaturën prej 35 burimesh si nga autorë, ashtu edhe nga dokumnete dhe arkive. Ne kemi regjistruar edhe këta autorë e vepra, që nuk janë cekur në literaturë në fund të librit, por që janë cituar në libër nga autori Vesel Jaha. f – tregon se në cilën faqe të librit janë cituar: 

Leopold Ranke, gjerman 

Vjekosllav  Jelloviq, f. 47 

Antonio Protiq, nga Smedereva 

Trandafil Duka nga Kosturi, në gjuhën greke, botuar në Pesht të Hungarisë më 22. 3. 1807, f. 185 

Bartomole Koninbergu 

Vasa Qubrilloviq 

Ferid Duka, f. 42, 93 

Dokumente Osmane, f. 43 e 44 

Dokumente Italiane, f. 

Radmilla  Triqkoviq, f. 87 dhe 119 

Asllan Sulo, Berat, shek. XV 

Molla Mustafa Besheskia, f. 101 

Andrija Lojnoviq, publicist, f. 118 

Hanri Pukëvili, f. 122 

Johan Jozef Miteseri, f. 122 

Ani Bue, francez, f. 122 në « Historia e Perandorisë Osmane »,123, Turqia e Evropës, f. 156 

  1. Ranke, f. 132. « Spska revolucija », Beograd, 1965

Millosh Milosavleviq, , në Akademinë e Shkencave Serbe, f. 185 

Simeon Sarajlia, f. 186 

Dushan Bardnin, monografi për Kara Xhorxhin, f. 189 

Batallaka, historian serb, f. 178 

Buzha Grujeviq ose Filip Todoroviqi, f. 179 

Stjepan Marjanoviq nga Zemuni, shënime në gjuhën kroate. Më vonë, disa prej tyre u botuan në »Danica Ilirska” më 1842 

Simeon Sarajlia, 186 

Mulla Mustafë besheskia, f. 101 

Adria Lajnoviq: marrë nga punimet “Munitori”, f. 118Pukëvili, f. 122 

  1. Stojanqeviq, f. 136, shkruan për Deli Ahmetin, ishte nga fshati Sjariq, rrethi I Uzhicës, kur quhej territor I Arnautllukut.

Thimi Mitko, f. 233, “Bleta Shqiptare” 

  1. M. Qafëzezi, fa. 233

Bartolomeo, f. 244 

Autori shkruan se kishte në dorë dokumente gjermane, osmane, e tjera, por nuk na i jep se ku gjenden! 

Unë paraqita autorët e nxjerrë nga teksti, me qëllim që të interseuarit dhe ata që mund të vijnë tek këto libra, mund të bëjnë hulumtimin dhe të vërtetojnë se vallë, a vërtet Demë Ahmeti ishte tjetër nga ai që e dimë sipas këngës dhe sipas gojëdhënës deri sot.  

Kush ishte Demë Ahmeti ? 

Demë Ahmeti ka prejardhjen nga Berati nga familja e Skurajve (Zgurajve). Është viti 1270 ku përmendet kjo familje e njohur për qëndrim trimërie e kombëtare Savesti Mavri Skura dhe pavle Kurti, me religjion ortodoks. 

Kjo familje kishte vazhduar ekzistencën e saj dhe vjen deri tek Ahmet Kurt Pasha, i cili kishte ardhur në Beograd si Pashë. Djali i Ahmetit ishte Dema, i cili vazhdon traditën e babait të tij, Ahmetit dhe ky nuk quhet tani me mbiemrin Kurt, por njihet me emrin e babait të tij, Demë Ahmeti. Ahmeti, babai i Demës ishte helmuar  nga mjeku i tij.  

Gazili Mehmret Agë Zguraj ishte vëllai i Demë Ahmetit (në faqe 182, Mehmet Agë Zguraj është i biri i Demë Ahmetit. Ka gjasa të jetë ndonjë ngatërrim, kur thot se ishte i vëllai i Demë Ahmetit), i cili u vra në vitin 1805 në Karanofc (Kraleva e sotme). Sipas autorit Vesel Jaha dhe sipas gojëdhënës, pasardhësit e tij janë Ugalrët e Shalët e Sllatinës, pra nuk e bie si djalë të Demë Ahmetit, por e nxjerrë për vëlla të Demës, Mehmetit, nëse nuk është ndonjë ngatërrim, se në një vend thot ishte vëllai i Demës e më pas thot se ishte djali i Demës ! 

Gazili Jahja, i biri i Demë Ahmetit, i vrarë në Jeni Pazar më 1805. 

I biri tjetër i Demë Ahmetit, Gazili Sylejman Aga, i vrarë më 1806 në Luftën e Beogradit nga serbët, por i varrosur në Reçicë të Mavriqit. 

Gazili Salih, po ashtu, i biri i Demë Ahmetit, i vrarë më 1813. 

Ibrahimi, djali i Demë Ahmetit, i vrarë . 

Sipas Vesel Jahës, shkrimet  në gurët e varreve  në Reçicë i ka deshifruar (lexuar), miku i Vesel Jahës, prof. dr. Nehat Krasniqi. 

Karagjorgjen (Kara Xhorxhin (e bjen se është shqiptar, kelmendas. 

Kara Xhorxhi, shqiptar ortodoks. Identifikohej si sllav nga përkatësia fetare. Kishte shumë nofka, f. 26.  

Pjetër Novakoviqi, po ashtu, është shqiptar katolik 

Ali Gushani  është nipi apo daja i Demë Ahmetit 

Demë Ahmeti ka disa pseudonime, që janë : Halil Aga, Karaplisi, Karafejzi, Karafejza, Karafellza, Karafejzi Alibeg Zade. Te shkrimet serbe njihet si Vogja Arnauta (Prijës i Shqiptarëve). 

Shihet se dobësimi i elementit kombëtar shqiptar ka ardhur edhe nga përkatësia fetare e tyre. Tek shumë të tillë, për kohën, ka dominuar më shumë religjioni se sa kombi, fatkeqësisht. Me këtë mund të thuhet se kjo ka ardhur nga ndarja e shqiptarëve në tri fe, të cilat kanë pasur qëndrime të kundërta mes tyre. Si komb, nuk kmei pasur luftëra ndërgetare, pore megjitghatë, ka pasur ikje nga njëri-tjetri, siç po ashihet. Pse, nga kombi shqiptar u sllaviziuan shu,më shqiptar ortodoks dhe u turqizuan numër të konsideruar shqiptarësh. Pra, ikën nga identitreti i tyre kombëtar, dhe kjo është tepër e dëmshme për kombin tonë.  

Kjo mund të shihet edhe tek numri i madh i popullsisë serbe, i cili nga një grusht i vogël syresh, është bërë me një popullsi e madhe sa gati të dominojë në Ballkan, ndërsa popullsia shqipçtare, nga vrasjet, nga tjetërsimet dhe nga migrimet, është në rreztik të mbetet populli më i vogël në Ballkan. Shqiptarët u tjetërsuan në serbë, në maqedonë, në malazezë, në bullgarë, i cili, përveç serbëve, popull malazez nuk ka, se ata ishin të gjithë shqiptarë, por u ndanë në bazë territoriale, ashtu sikur sot, që disa mendojnë të formojnë kombin kosovar, me qëllim të zvogëlimit të popullsisë shqiptare, ndoshta deri në zhbërje. 

Ndërkaq tek Serbia shihet kjo qartë se, edhe vetë Karagjorgje ishte shqiptar i kelmendasëve e ai nuk ishte i vetmi, që krijoi Serbinë, me ndihmën e Rusisë, Austrisë dhe të vetë Perandorisë Osmane.  

Prof. Vesel Jaha

Si shembull po japim këtë pjesë nga libri Demë Ahmeti i prof. Vesel Jahës:  

Dezertimi i një grupi të ushtarëve të Demë Ahmetit dhe kalimi i tyre në ushtrinë e Karaxhorxhit  

Pas gjysmës së dytë të vitit 1806, pozicionet e ushtrisë së Demë Ahmetit u dobësuan, si shkak i rrethanave historike që shumë çështje dolën në skenë. Ata i kishin armiq të jashëm Austrinë dhe Rusinë. Por, më së shumti e shantazhonte Perandoria Osmane e cila palën serbe që vepronte në instrukcionet që i merrnin edhe nga Rusia edhe nga Austria dhe vetëm nën instrukcionet e tyre diplomacia serbe ishte e koordinuar mirë. Ushtria e Demë Ahmetit në këtë kohë kishte shpresuar se Seraskeri i Rumelisë, e ky ishte Ibrahim Pasha i Shkodrës do ta përkrahte. Por, kjo u vërejtë gjatë marshimit të tij në Nish; pikërisht kur arriti të pozicionohet në vendet e duhura ai nën presionin dhe diktatin e Portës së Lartë, e bëri marrëveshjen me Kara Xhorxhin për krijimin e paqes për një luftë të përbashkët kundër siç i quanin ata, Gërxhalinjtë e që ishte ushtria e Demë Ahmetit dhe Osman Pasvan Ogllit të Vidinit. Pra në këtë kohë dhe në këto rrethana konfidentet e Rusisë dhe Austrisë bashkë me atë të Portës së Lartë, arritën që një grup në ushtrinë e Demë Ahmetit ta indokrinonin dhe t’i bënin të kalonin në taborrin tjetër »,  f. 184. 

Me një fjalë, me këtë është mirë të merren historianë e të verifikojnë se cila është tani e vërteta e ngjarjes së familjes së Demë Ahmetit, ajo që ne e njohim nga gojëdhëna dhe kënga për të e vitit 1811 apo kjo e dyta, tani sipas prof. Vesel jahës, të paraqitur në këtë libër.  

Unë vetë, do të hezitoja, por nëse Veseli është mbështetur në shkrimet që ai ka gjetur në literaturëne dhënë, do të thotë se ka diçka, ndoshta të fshehur nga vetë pala serbe, pse Demë Ahmeti na del një luftëtar i denjë i çështjes kombëtare, si më shumë se të tjerët në krijimin e shtetit shqiptar në trojet etnike.  

Për fund, ftoj të interesuarit, historianë e punëtorë shkencorë dhe të interesuarit e tjerë, që ta lexojnë librin dhe të japin mendimet e tyre rreth kësaj figure madhore, që këtu na ipet ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta njohim.  

Të vërtetohet se, familja e Demë Ahmetit, ishte viktimë e harambashave serbë apo Heronj të luftës për formimin e shtetit shqiptar në trejet etnike, me në krye Demë Ahmetin.

Lekë Previzi: Kampet komuniste në Shqipni – Tepelena

0

Historia, kjo mësuese e jetës: Ky është Abdül Hamid I, që e ndaloi gjuhën shqipe nën kërcënimin e dënimit me vdekje!

1
Nga: Gani Osmani
___
KY ËSHTË ABDYL HAMITI (i parë) QË NDALOI GJUHËN SHQIPE
___
Me gjithë represionet osmane mbi kulturën shqiptare, shqiptarët kurrë nuk e kanë shitur kulturën e tyre në kundërshtim me fenë që nuk është e rëndësishme për ta!
Perandoria Osmane diktoi një ligj për ndalimin përfundimtar zyrtar të gjuhës shqipe më 31 maj 1779, të marrë nga Abdül Hamid I, një ligj që përcaktonte qartë mbrojtjen nga Perandoria Osmane të gjuhës greke dhe ndalimin e gjuhës shqipe nën denimin me vdekje!
Burimi: Revista Selanik, botuar më 14 gusht 1999

Këngëtarja Donna Dafi dhe Majk, më 23 dhjetor 2023 publikuan klipin e ri “My Baby Go”

0
Donna Dafi X Majk – My baby go

Infinitum – Den Siste Flasken 15sek (Gjenbruksstasjon) (youtube.com)

Pranvera serbe e trazirave civile është e pashmangshme, incidentet e rrezikojnë edhe Kosovën

0
Pranvera serbe e trazirave civile është e pashmangshme, incidentet e rrezikojnë edhe Kosovën
Nga: Agim Bajrami, Prishtinë

Për shkak të rrezikut të humbjes së pushtetit, Vuçiq mund edhe të inskenoj incidente në Bosnje dhe Hercegovinë,Mal të Zi ,si dhe në Kosovë ,që opinionin e brendshëm serb të përqendroj nga problemet e qeverisjes në Serbi, në ” frikën nga rrezikimin e serbëve në shtetet fqinje”.

riteti diktatorial i Presidentit serb Vuçiq, po kundërshtohet nga shoqëria civile dhe opozita serbe në Serbi. Përgjatë procesit zgjedhor, presidenti serb Aleksandër Vuçiq u vlerësua nga vëzhguesit ndërkombëtar dhe të atyre vendore se zgjedhjet janë përcjell me shumë shkelje tw rregullave ligjore, si në fushatën zgjedhore ,të zgjedhjeve parlamentare por edhe të atyre të qendrave komunale, e sidomos, të zgjedhjeve për qytetin e Beogradit .Vuçiq udhëhoqi kampanjën zgjedhore edhe pse e ka të ndaluar nga pozita e presidentit sipas vetë normave kushtetuese e ligjore serbe. Opozita serbe ,intelektual të pavarur serb,shoqëria civile dhe vëzhgues vendor e ndërkombëtar , procesin e votimit në Serbi po e konsiderojnë si të manipuluar nga pushteti i Vuçiqit i përcjellur me shkelje të rregullave , si të fushatës zgjedhore por edhe të procesit të votimit , ku në listat e votimit kanë figuruar edhe personat të cilët nuk janë banor të komunave,e personat e vdekur e parregullsi tjera të konstatuara nëpër qendra të votimit, ku i ka mundësuar ‘partisë në pushtet’ të manipulojë ne këto lista dhe ti ofroj vetes fitoren. Opozita po i kundërshton zgjedhjet, dhe tanimë po masivizohen protestat nga qytetarët ,duke kërkuar nga ‘komisioni qendror zgjedhor’ përsëritjen e tyre. Organizatorët e protestës po kërcënojnë autoritetin e presidentit serb Vuçiq, se nëse nuk i miraton kërkesat e protestuesve , do të bllokohen të gjitha institucionet shtetërore deri në realizimin e kërkesave të tyre për përsëritjen e zgjedhjeve. Ka të ngjarë se Serbia do të ballafaqohet me luftën e ashpër civile për të larguar nga politika dhe pushteti,sjelljen diktatoriale të presidentit Vuçiq , i cili Serbinë e ka shndërruar në ‘kralevinën e Vuçiqit’. Për shkak të rrezikut të humbjes së pushtetit, Vuçiq mund edhe të inskenoj incidente në Bosnje dhe Hercegovinë,Mal të Zi ,si dhe në Kosovë ,që opinionin e brendshëm serb të përqendroj nga problemet e qeverisjes në Serbi, në ” frikën nga rrezikimin e serbëve në shtetet fqinje”.Këto metoda i përdorin të gjithë individët të qeverisjes diktatoriale, kur u rrezikohej pozita e pushteti ,duke e orientuar popullatën në frikën e rrezikut nacional.’Pranvera serbe’ , e trazirave civile serbe, siç duket është e pashmangshme.

Heqja e imunitetit të Berishës shënon edhe fundin e një tranzicioni të Shqipërisë

1

Pirro Prifti, Tiranë

Më në fund pas 33 vjet sundimi të paligjshmërisë në Shqipëri e cila ishte sipas Fatos Nanos një “Han pa porta“ vjen një lajmi gëzuar: personi i cili drejtoi Shqipërinë dhe Opozitën për 33 vite më në fund i u hoqi muniteti, dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare për shkelje të ligjeve, momentalisht për vendime të paligjshmë për privatizimin e klubit `Partizani`, dikur në kohën kur
ai për të dytën herë u bë kryeminstër pikërisht me ndërhyrjen indirekte e fqinjit grek në zgjedhjet e vitit 2005.
Shkaqet se përse në vitin 2005 fitoi Partia Demokratike pas tre muajsh hezitime të KQZ, kur shtator në mëyrë jo korrekte kaluan në koalicion e Berishës dy parti të majta Partia Agrare e Lefter Xhuvelit dhe PPDNJ e Vangjel Dules i cili njihet si një leve e politikës greke. Në këtë mënyrë PD e viteve 2005 e cila kishte krijuar dhe KOP, fitoi zyrtarisht zgjedhjet e fituara nominalisht nga PS e Fatos Nanos. Fjalët qarkulluan sepse Fatos Nano i atëhershëm nuk përmbushi dëshirat e grekëve për minoritetin grek në Shqipëri ndërsa Berisha u garantoi grekëve (sipas thashemeve politike) që minoritarët do të jenë më të privilegjuar. Për këtë qëllim erdhi dhe ish-kryetari i CIA-s amerikane Teneti cili ishte me origjinë nga Himara , me sa duke garantoi se PD dhe KOP-i do të përkrahnin çdo inisjative greke në Shqipëri për dobi të minoritetit.
Duke lënë mënjanë shkeljet e ligjit të viteve para 2005 kur Fatos Nano nuk e akuzoi Berishën për ngjarjet e vitit 1997 për Firmat Piramidale dhe për grushtin e shtetit të vitit 1997 kur u vra Azem Hajdari, dhe kur u bë një protestë në korrik të 1998 kuri jati i Leka Zogut doli me armë në dorë
dhe i veshur ushtarakisht në Tiranë për të kërkuar `të drejtat e mohuara` nga Referendumi me zgjedhje në Shqipëri në së duhej Monarki apo Republikë Parlamentare, të cilat populli votoi për Republikën- fitorja e Partisë Demokratike e vitit 2005 , hapi përsëri një vazhdë shkeljesh të rënda
ligjore në të gjitha fushat eqeverisjes, ashtu sikur kishte bërë Presidenti Berisha gjatë viteve 1992-1997, me pretekstin e luftës kundër korrupsionit. Vazhda e paligjshmërive vazhdoi pa ndërprerje duke shkaktuar Gërdecin, prishjen e mbikalimit të `Zogut të Zi`, në të cilën megjithse gjykata i
dha të drejtë Bashkisë së Tiranës, Qeveria e Berishës nuk pagoi dëmet dhe vazhdoi më shitjen e tokave të lira me `1 euro` duke favorizuar Fazlliç dhe miqtë e tij.
Korrupsioni dhe shkelja e ligjeve vazhdoi edhe në zgjedhjet lokale në Bashkinë e Tiranës, Ku Berisha nëpërmjet makinacioneve, i a dha fitoren zotit Basha. Në të gjithë atë periudhë 8 vjeçare nuk u fol fare për kanabizimin e vëndit, sepse qeversja e PD nuk lejoi transparencën në mediat e lira e në Gazeta për të parë realitetin ku Shqipëria në heshtje ishte zhytur në kanabis duke u mbjellë
në gjithë vëndin prej kohësh madje edhe në kohën e qeverisjes së Fatos Nanos, ku problem doli vetëm Laxarati, problemi cili u la i hapur edhe nga Berisha, duke krijuar përshtypjen se në Shqipëri kanabisi rritej vetëm në një zonë të caktuar ku po merreshin masa nga qeverisja e Berishës.
Një nga skandalet e pa precedent ishte shkarkimi i Ministtrit të Shëndetësisë Prof. Dr. Maksim Cikuli dhe zëvëndësimi i tij me një `Elifi Matrak`z. Nard Noka i cili i dha dërrmën Sistemit Publik Shëndetësor Shqiptar, duke shkaktuar një rritje galopante të korrupsionit dhe të mitmarrjes në sistemin shëndetësor publik, korrupsion dhe mitmarrje nga e cila vuajnë edhe populli shqiptar
edhe në ditët e qeverisjes së Partisë Socialiste, megjithë përpjekjet e saj të fundit për të çrrënjosur korrupsion dhe mitmarrjen në systemin public shëndetësor spitalor dhe kudo, gjëndja mbetet e njëtë dhe popullsia që paguan Siguracionet Shëndetësore çdo vit e për vite më rradhë, vazhdon të
paguajë nën dorë për shërbimet mjekësore të cilat duhet ti merrte falas.
Pavarësisht këtyre shkelje të ligjeve nga Berisha dhe miqtë e tij, këto shkelje vazhduan edhe gjatë qeverisjes së të majtës, sepse asnjëherë Berisha, nuk u paraqit para drejtësisë duke menduar se është mbi ligjet.
Sot, me heqjen e imunitetit ish Kryeministrit Berisha, përfundon njëherë e mirë edhe sistemi i paligjshmërisë në Shqipëri, madje përfundon edhe njëherë e mirë periudha e gjatë e tranzicionit nga diktatura komuniste në Demokraci pas 33 vitesh. Pavarësisht gabimeve gjatë qeverisjes së Maxhorancës së majtë , pavarësisht emigracionit për shkak të rrogave të ulta, sot në Shqipëri
Drejtësia më në fund është pushtet i e tretë i pavarur nga ndonjë pushtet tjetër, dhe shpresojmë që ligjet të respektohen si nga më i varfri dhe i pa pushtetshmi , ashtu dhe nga i pasuri dhe nga të pushtetshmit.
Tranzicioni i vonuar dhe i detyruar nga drejtues dhe deputetë të të dy paleve Opozitarë dhe maxhoritarë të cilët në fakt ishin të përzgjdherurit e PPSH, sepse ishin ish bashkëpuntorë të Sigurimit, ish drejtues të partisë komunistë dhe miqtë e tyre gjatë 33 viteve të Demokracisë në Shqipëri, po merr fund me largimin nga pushteti dhe parlamenti i një nga drejtuesit më të papërgjegjshëm përsa i përket respektimit të ligjeve.
Shpresojmë që Drejtësia të veprojë me vendosmëri ndaj çdo shkelësi të ligjit sidomos ndaj atyre të veshur më pushtet egzekutiv dhe partiak.

priftipirro2017@gmail.com

Bota e amazonave në penën e Mira Meksit

0

     

 Eshref Ymeri  

Shkrimtarja dhe përkthyesja e shquar Mira Meksi, me krijimtarinë e vet artistike ka bërë për vete një masë mjaft të madhe lexuesish. Në panairin e librit që organizohet në Tiranë çdo vit në muajin nëntor, gjithmonë bie në sy rituali i mikritjes së lexuesve nga ana e kësaj shkrimtareje, të cilët, të vendosur në radhë të gjatë, presin të afrohen pranë banakut për të marrë një autograf prej saj për romanin e ri që ka hedhur në qarkullim Shtëpia botuese “Onufri”.  

Në panairin e vitit të kaluar (nëntor 2022), Mira Meksi i gëzoi adhuruesit e krijimtarisë së saj me romanin me titull “Puthja e Amazonës”, një titull ky fort joshës për të ndezur fantazinë e lexuesve. 

Përgjithësisht, proza e Mira Meksit është shullëri ku lind, ngrohet, rritet dhe hedh shtat afshi i dashurisë, ku shpalosen skenat e flatrimit shpirtëror dhe të rrëzimit të heronjve të saj në humnerat e dëshpërimit prej tradhtisë ogurzezë. Mjafton  t’i kthehemi përmbajtjes së veprave të tilla të kësaj shkrimtareje, si “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”, “Hakmarrja e Kazanovës”, “Kutia e Agatha Christie-s”, romani në fjalë dhe romani më i fundit, që ajo prezantoi në panairin е librit të këtij viti “Parisi vret”, për të parë se si shpërthejnë tallazet dashurore të heronjve të tyre. Subjektin qendror të këtyre veprave e përbën konflikti dashuror, kurse tema e dashurisë pothuajse përherë shpaloset si  një skenë vuajtjesh. 

Le të sjellim në kujtesë gjendjen shpirtërore të heronjve të veprave të lartpërmëndura, të cilët vuajnë nga dashuria: vetëdija e tyre është zënë ngushtë, vëmendja është përqendruar te një njeri i vetëm, mendimet vërtiten rreth të njëjtave situata, duke nxitur kohë pas kohe shpërthime emocionesh të plagosura. 

Gjendjen emocionale të Teutës, heroinës së këtij romani, në marrëdhëniet e saj me të dashurin e zemrës, Skerdin (me të cilin pati përfunduar studimet universitare në Paris, ajo për letërsi kurse ai për pikturë), mund ta krahasosh me një flutur që vërtitet rreth flakës dhe që përfundon e djegur në të, e më pas vendin e saj e zë një tjetër flutur po me të njëjtin fat. 

Në botën e heronjve të Mira Meksit, dashuria gjithmonë përballet me vuajtjen. Kjo për arsye se vëmendja e të dashuruarit është e përqendruar te objekti i dashurisë që stimulon faktorin stresiv. Pra, për heronjtë e Mira Meksit, të dashurosh do të thotë të vuash. Por edhe të mos dashurosh është e pamundur. Vuajtjet dashurore janë një shpagim i pranueshëm për një fund të lumtur. 

Rydiger Dalke (1951), specialist gjerman në fushën e psikoterapisë, thekson se mendimet, emocionet, përjetimet e të dashuruarve ndikojnë në gjendjen e tyre shpirtërore. Sipas tij, ai që i  ka të pazhvilluara pikëmbështetjet e brendshme të qëndresës, që dallohet për paaftësinë e vlerësimit të vetvetes, që është mësuar të gjuajë kënaqësi të atypëratyshme, kalimtare, ka shumë mundësi që të bjerë pre e lëndimeve që i shkakton dashuria. Psikoterapia, thekson ai, është një qasje për trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor, për të cilat duhet biseduar me një psikolog. Gjatë psikoterapisë, çdokush që është i interesuar, mëson për çështjet e veta specifike dhe se si mendimet, tronditjet dhe sjelljet ndikojnë në gjendjen e tij emocionale. 

Kur shkrimtarja i përshkruan pranë e pranë Teutën dhe Skerdin, këta janë të pushtuar aq shumë nga afshi i dashurisë, saqë janë gati ta përpijnë njëri-tjetrin. Secili është nën pushtetin e ndjenjave të fuqishme. Por, siç u theksua më lart, dashuria në penën e Mira Meksit është e shoqëruar përherë me vuajtje. Pikërisht atëherë kur Teuta priste ta kishte Skerdin pranë, për t’ia lehtësuar peshën e rëndë që ndiente në zemër për shkak të kancerit të gjirit që do ta operonte në spital, ai e braktisi aq pabesisht. Prandaj, shpërthen shkrimtarja,“në vend të ngrohtësisë së dashurisë dhe vrundujve të shpirtit, ndjeu zemërthyerjen dhe një braktisje njerëzore absurde më të rëndë se vdekja”. 

Mendimtari i lashtë romak, Plauti, qetësinë shpirtërore e vlerësonte si lehtësimin më të mirë gjatë një vuajtjeje dashurore. Pikërisht gjatë vuajtjeve të tilla është shumë i rëndësishëm drejtpeshimi shpirtëror, të cilin ai e vlerësonte si një tipar të rëndësishëm të karakterit të njeriut. 

Ndarja e dhimbshme e Teutës nga Skerdi nuk ishte aq shkak për rëndimin e sëmundjes së saj, sesa ndjesi e tmerrshme e përballjes me vetveten, vetëm për vetëm. Megjithatë, njeriu, për nga natyra e vet, është i vetëmjaftueshëm, i vetëplotësuar. Por në qoftë se në  shpirtin e tij, për shkak të një tradhtie dashurore, krijohet një humnerë e frikshme, atëherë duhet menduar se ka mundësi që ai jo gjithçka është në gjendje ta vlerësojë brenda vetvetes, se ndien  boshllëqe në personalitetin e vet, të cilat mundohet t’i shmangë përmes dikujt tjetër. Prandaj prishja e marrëdhënieve, tradhtia në dashuri sigurisht që përbëjnë një shqetësim të madh, krijojnë një situatë kritike, por duhet pasur parasysh se energjia që çlirohet me këtë rast, në varësi të forcës së karakterit të njeriut, mund të sjellë si pasojë ose vetëshkatërrimin ose vetëpërsosjen e personalitetit të tij. 

Kur në faqet e romanit, lexuesi njihet me qëndrimin aq të pabesë të Skerdit ndaj dashurisë së Teutës, i cili i shmanget jo vetëm takimit me të, por edhe tingujve të zilkës së telefonit, ai, domosdo, do të shtrojë pyetjen? 

Si duhet vepruar që dashuria të çojë drejt lumturisë së çiftit dhe të shmangen vuajtjet? 

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, është e domosdoshme të dihet se cilët janë ata gurë të nënujshëm që shkaktojnë dhembje, të cilët njerëzit i hasin më shpesh në rrugën drejt ngritjes së strehës së shëndetshme të dashurisë që është në gjendje të përballojë çdolloj stuhie? 

Ngatërrimi i nocionit dashuri me nocionin pasion dashuror përbën çorientimin më karakteristik, pre e të cilit bien jo vetëm të rinjtë, por edhe të rriturit. Shpeshherë flitet për mendime të çoroditura, për shqetësime nervore, për pagjumësi dhe mungesë oreksi, për budallallëqe krejtësisht absurde që vihen re në prani të personit që përjeton tronditje dashurore. 

Në këtë koleksion përjetimesh të çuditshme dhe “argëtuese”, mund të përfshihen ndjenja të një euforie të papritur, të prirjes për t’u bërë me krahë, shpërthime të frymëzimit dhe dëshira për të përmbysur male. 

Të gjitha këto janë momente të bukura, të cilat, me të vërtetë, do të thonë shumë në jetë, por megjithatë ato nuk janë tregues të dashurisë. Ato, realisht, janë vetëm tregues të pasionit dashuror, i cili bazohet në të tjera reaksione kimike në trurin e njeriut. Dhe një situatë e tillë mund të mos përbënte asnjë shqetësim, por, fatkeqësisht, pasioni dashuror nuk vazhdon gjatë.  Kjo për arsye se, së pari, organizmi nuk mund ta ndiejë veten  normal në kushtet e një deficiti të përhershëm gjumi dhe ushqimi dhe, së dyti, është e pamundur të ruhet për një kohë të gjatë niveli i domosdoshëm i hormoneve. 

Në kushte të tilla, pasioni dashuror vjen e shuhet gradualisht dhe me kalimin e një kohe të caktuar, zhduket përfundimisht. 

Pikërisht jo dashuria, por pasioni dashuror ishte ai që zbuloi pabesinë flagrante të Skerdit ndaj dashurisë së pastër të Teutës, të cilën e braktisi atëherë kur ajo nuk e priste kurrë. Sëmundja e Teutës shërbeu si “letër lakmusi” për dashurinë e rreme të Skerdit. 

Me pabesinë e Skerdit në qëndrimin ndaj dashurisë së çiltër të Teutës, Mira Meksi ka stigmatizuar të tillë meshkuj pa karakter, për të cilët Fransua Tryfo (François Roland Truffaut – 1932-1984), regjisor, skenarist, producent, aktor francez, kritik filmash, thotë: 

“Në dashuri femrat janë profesioniste, kurse meshkujt janë amatorë”.  

Gjatë përjetimit prej dikujt të pasionit dashuror shfaqen nostalgjia, keqardhja, dhembja dhe akuza e vetvetes për të gjitha mëkatet. Por a mund të mendohet që ai ka pasë kaluar nëpër shtigjet e një ndjenje të pastër dashurie, si në rastin e Skerdit? Sigurisht që jo, sepse ndjenjat e tij kanë çarë jo shtigjet e dashurisë, por shtigjet e pasionit dashuror, i cili s’është gjë tjetër, veçse një vrundull ere në një fushë të hapur, që ndërron drejtim aty për aty. 

Pra, që marrëdhëniet e një çifti të çojnë drejt lumturisë së tyre, duhet bërë dallimi prerazi mes dashurisë dhe pasionit fluturak. 

Teuta, si heroinë e romanit, mbart me vete çelësin, me të cilin shkrimtarja Mira Meksi hap portën e mistereve të amazonave. Gjatë një skene romantike, Skerdi, i përhumbur nga afshi dashuror, kur po zbulonte magjinë e gjinjve të Teutës, vëren  një tatuazh në zverk apo në prapaqafën e saj. Kërshëria e nxiti për të mësuar nga Teuta “historikun e gdhendjes” së atij tatuazhi. Para se të niste rrëfimin, Teuta i tregoi varësen që e kishte vendosur mbi komodinë. Pikërisht ajo varëse lidhej me tatuazhin. 

Gjatë viteve studentore, së bashku me një shoqen e saj spanjolle, Teuta kishte shkuar në Spanjë, nga e cila ruante mbresa të pashlyeshme për Toledon, një qytet i vogël ky që shtrihet në pjesën qendrore të vendit, i njohur si kryeqytet i provincës Toledo dhe i bashkësisë autonome Kastila-La-Mança (Castilla-La Mancha).  

Në njërën nga ato ditë të qëndrimit në Toledo, Teuta, tek po ecte pa e ditur as vetë se për ku, fare rastësisht u ndodh ballë për ballë me një të panjohur, i cili. iu prezantua me emrin Jorgos Theotokopoulos, me prejardhje greke, i cili mbante mbiemrin e piktorit, skulptorit dhe arkitektit po me prejardhje greke El Greko (El Greco  1541-1614), njërit nga mjeshtërit më të mëdhenj të Rilindjes së vonë spanjolle. Prej vitit 1567 deri në vitin 1577, ky personalitet i shquar i artit dhe i arkitekturës punoi në Venecia dhe në Romë. Paskëtaj ai u shpërngul në Toledo, ku punoi për 37 vjet, deri sa ndërroi jetë. 

El Grekoja i ri i propozoi Teutës t’i bënte një tatuazh, ndërkohë që i mbetën sytë të varësja që ajo mbante në qafë. Pasi e këqyri mirë e mirë me syrin e një piktori të talentuar, Teutës iu shpreh i mahnitur për vlerat e jashtëzakonshme të asaj varëseje, e cila duhej të ishte mbi dymijëvjeçare. Domosdo që Teuta mbeti e shtangur aty për aty nga ato fjalë, sepse nuk dinte kurrgjë për lashtësinë e asaj varëseje. Mandej piktori e këqyri varësen me monokël dhe gati mbeti pa mend nga personazhet e gdhendura në të, për të cilat Teuta nuk dinte asgjë. Dy personazhet e gdhendura ishin Pentesilea dhe Akili, – e sqaroi piktori. Atëherë Teuta i ra në të: ajo varëse ishte e trashëguar brez pas brezi që nga stërgjyshi deri te ëma e saj dhe fjala ishte për mbretëreshën e amazonave dhe heroin e lashtësisë greke.  

Po kush ishin ato amazona dhe cila ishte e kaluara e tyre plot mistere dhe të panjohura? 

Në historinë e kulturës botërore, amazonat njihen si  një bashkësi e lashtë mitike, e përbërë nga gra-luftëtare. Ato hasen në mitologjinë e shumë popujve, përfshi grekët, romakët, skandinavët dhe popuj të tjerë të periudhës së lashtësisë. 

Që në fillim lind pyetja: si është krijuar fjala “amazonë”? Mendohet se kjo fjalë e ka prejardhjen nga iranishtja “ha-mazan” që do të thotë “luftëtare”. Në qoftë se në shprehjen e greqishtes “a mazos” pjesëzën “a” do ta quajmë përforcuese, atëherë ajo, afërsisht, përkthehet “gjinjplotë”. Por është i përhapur edhe një variant tjetër, sipas të cilit shprehja “a mazos”, me pjesëzën mohuese “a”, do të thotë  “pa gjoks”. Ka pasur mendime se amazonat e prisnin me thikë gjirin e djathtë, në mënyrë që ta përdornin më me lehtësi harkun për lëshimin e shigjetave. Në pikturat antike amazonat paraqiteshin gjithmonë me dy gjinj, herë-herë njëri gji ishte i mbuluar nga veshja. 

Ekzistojnë edhe variante të tjera të prejardhjes së fjalës “amazonë”. Në gjuhët e Kaukazit Verior është ruajtur fjala “maza”, që do të thotë “hënë”, çka mund të shërbejë si jehonë e asaj kohe të lashtë, kur banorët e atij rajoni e himnizonin Hënën si perëndi të gjuetisë, e cila në Greqinë e lashtë quhej Artemida. 

Në nderim të këtyre luftëtareve të mitologjisë kështu është quajtur njëri nga lumenjtë më të mëdhenj të botës në Amerikën Latine – Amazona, Dhe kjo nuk është e rastësishme. Lumin Amazona e pati zbuluar konkuistadori (conquistador – në spanjisht dhe në portugalisht do të thotë pushtues në shek. XV-XVI të territoreve të Botës së Re në epokën e kolonizimit të Amerikës) spanjoll Françesko de Oreliani (Francisco de Orellana – 1505-1546), i cili, i pari nga evropianët, e pati përshkuar në krejt gjatësinë e tij. Në verën e vitit 1542, grupi shoqërues i tij, si kalimtarë të parë, gjoja pati vënë re amazonat legjendare, me të cilat hyri në luftim. Sot mendohet se ato kanë qenë ose femra indiane të Amerikës së jugut, që luftonin përkrah meshkujve, ose thjesht indianë me flokë të gjatë, të cilët spanjollëve iu dukën si femra. Françesko de Oreliani, fillimisht, deshi ta quante lumin me emrin e vet, por pas asaj përplasjeje, ai vendosi që lumin ta quante Amazona. 

Në njërin nga lundrimet e veta, Kristofor Kolombin (1451-1506) e patën njoftuar disa indianë për disa ishuj, në të cilët banonin vetëm gra. Ai pati dëshirë të kapte disa prej tyre, për t’ia çuar mbretëreshës spanjolle, por s’doli gjë: kur marinarët e Kolombit u munduan të zbrisnin në breg, ata i priti një turmë grash të tërbuara, të zbukuruara me pupla dhe të armatosura me harqe. Marinarët u tërhoqën dhe Kolombi vendosi që ata ishuj t’i quajë ishujt Virxhinia, domethënë “ishujt e virgjëreshave”. 

Mbi bazën e miteve dhe legjendave, këto gra-luftëtare qenë kthyer në simbol të pavarësisë, të forcës dhe të trimërisë. Ato kanë pasë tërhequr vëmendjen e breznive me aftësitë e veta fizike dhe luftarake, si edhe kanë pasë personifikuar lirinë dhe barazinë. Shquheshin për përdorimin e harkut, të heshtës dhe të parzmores. Amazonat vazhdojnë të mbeten figura të tilla, të cilat ngallin interesimin e njerëzve dhe nxisin fantazinë e tyre. Kësisoj ato vlerësohen si një nga elementet e rëndësishme të kulturës dhe të historisë botërore. 

Sipas mitologjisë greke, amazonat banonin nëpër pyje të virgjëra, në brigjet e lumit Termodont. Grekët e lashtë besonin se amazonat ishin pasardhëse të Aresit, perëndisë së luftës dhe të nimfës Harmonia. Mënyra e tyre e jetesës ishte e pazakontë: ato nuk vareshin nga meshkujt dhe jetonin në bashkësi femërore. Sipas një legjende, amazonat patën marrë pjesë në një betejë kundër heronjve të Akilit dhe te Herakliut. Tezeu, heroi i Athinës, pati rënë në dashuri me amazonën me emrin Hipolita. 

Romakët i përshkruanin amazonat si luftëtare të egra dhe të panënshtrueshme, të cilat luftonin me trupin lakuriq. Disa historianë janë të mendimit se amazonat ishin  një bashkësi që jetonte në brigjet veriore të Detit të Zi dhe ndërmerrnin operacione luftarake kundër legjioneve romake. 

Në veprën me titull “Historia”, Herodoti (484-425 p.e.r.) thotë se kryeqyteti i amazonave ishte Themiskira, që ndodhej në jug të Detit të Zi (Turqia e sotme). Sipas një të dhëne tjetër, amazonat patën ardhur në Greqi nga Deti Azov. Prej andej ato patën nisur marshime ushtarake në gjithë hapësirat e Azisë së Vogël, duke arritur deri në Siri dhe Egjipt. Sipas legjendave, ato patën themeluar qytetet Efes, Smirna (Izmir), Sinop dhe Pathos. Diodor Siciliani (90-30 p.e.r.) ishte i mendimit se amazonat patën jetuar në brigjet e lumit Tanais (Doni i sotëm). 

Sipas të gjitha legjendave, në bashkësinë e amazonave nuk kishte vend për meshkujt. Gjeografi i famshëm, Straboni (64 p.e.r.-24 e.r.), shkruante se amazonat, një herë në vit, ndërmerrnin sulme kundër pararendësve të kaukazianëve çeçenë me një qëllim tepër specifik; të hynin në kontakte seksuale me ta për të mbetur shtatzana. Djemtë e lindur nga ky kontakt, në rastin më të mirë, ua kthenin etërve, në rastin më të keq – i vrisnin, kurse vajzat i mësonin të punonin në fushë, të merrëshin me gjueti dhe të luftonin. 

Sipas një legjende, amazonat patën marrë pjesë në luftën e Trojës, në anën e trojanëve. Aty rrëfehet se si njëherë, gjatë gjuetisë, Ipolita, udhëheqësja e amazonave, qe vrarë rastësisht nga e motra, Penfesilea. E torturuar nga pendesa, udhëheqësja e re, pra, Penfesilea, vendosi të ndahej nga jeta ashtu siç i takonte një amazone të vërtetë, domethënë në luftim e sipër. Sulmi që ndërmori ajo kundër grekëve, në fillim qe i suksesshëm, por në luftim u fut Akili, i cili e rrëzoi Penfesilean nga kali dhe e shpoi me heshtë. 

Temës së amazonave i kanë kushtuar veprat e veta shumë autorë të lashtësisë, si Hipokrati (470-356 p.e.r.), Lysiasi (459-380 p.e.r.), Palefati (shek. 3 p.e.r.), Straboni (68 p.e.r.-20 e.r.), Diodor Siciliani (90-30 p.e.r.), Pompei Trog (shek. I p.e.r.), Plutarku (50-125 e.r.) dhe të tjerë. 

Rrëfenjat për amazonat kanë zënë vend si në letërsi, ashtu edhe në artet figurative. Vepra më e shquar që u kushtohet amazonave është eposi “Iliada” e Homerit. Në këtë vepër rrëfehet për betejën e grekëve me amazonat, të cilat i patën ardhur në ndihmë Trojës. 

Amazonat patën frymëzuar shumë shkrimtarë dhe piktorë edhe të periudhave shumë të vona Ndër ta mund të përmendim Herbert Xhorxh Uellsin (Herbert George Wells – 1866-1946), shkrimtar dhe publicist  anglez. 

 Tepër prekëse janë skenat që Mira Meksi përshkruan për tronditjen e thellë që po përjetonte kryeheroina e amazonave, Glaukia, tek po ndiqte me ankth skenën e dyluftimit të nënës së saj, Pentesileas, me Akilin. Pas vrasjes së Pentesileas, mbretëreshës së amazonave, Glaukia zuri këmbën e saj. 

Ashtu si amazonat e Strabonit, edhe amazonat e Mira Meksit vazhdonin traditën e bujtëseve të dashurisë te bashkësia mashkullore që ndodhej në Kolkidë (në latinisht Colchis), një krahine historike kjo në bregun lindor të Detit të Zi). 

Amazonat e moshës së re kishin shumë dëshirë të shkonin të shikonin kolkidasit. Por, sipas një rregulli kanonik, ato nuk mund të shikonin meshkuj para se të ndesheshin me ta në një betejë të vërtetë. Por mbretëresha e tyre, Glaukia, vendosi që të niseshin për në Kolkidë. 

Pas një udhëtimi të gjatë, ato, të fshehura prapa  një brezi pemësh, arritën t’i dallonin së largu kolkidasit, të cilët demonstronin forcën e muskujve dhe mundeshin me njëri-tjetrin. Udhëtimin e amazonave të reja, me Glaukian në krye, soditjen e skenave të dashurisë së kolkidasve me amazonat e tyre, shkrimtarja i përshkruan me tërë forcën e magjisë së fjalës artistike, me një figuracion mahnitës që të lë pa frymë me bukurin e stili të saj. 

Si gjithmonë, Mira Meksi nuk ndahet dot nga magjia e dashurisë së heronjve të veprave të veta. Glaukia, gjatë kohës që bashkë me amazonat e reja po sodisnin kolkidasit së largu, mendjen ia pati tërbuar njëri prej tyre, Amorgesi, biri i vetëm i prijësit të tyre. 

Në vlugun e përpëlitjeve të zemrës së saj për Amorgesin, Glaukia vendosi t’i hapej nimfës Cirena, sepse kishte humbur mendjen, kishte humbur tërësisht pushtetin mbi vetveten për dashurinë që ushqente ndaj tij. Nga Cirena Glaukia mëson se dashuria është zjarr pëvëlimtar, ndaj e këshillon që ta djegë fitilin  që po ia pëvëlon zemrën për Amorgesin. 

Në njërën nga skenat e gjuetisë së amazonave, Glaukia takon Amorgesin. Pas atij takimi, shkrimtarja e magjeps lexuesin me skenat e dashurisë së tyre, të cilat i ka skalitur aq mjeshtërisht, saqë lexuesi mbetet pa mend.  

Glaukian shkrimtarja e vendos para një mëdyshjeje shpirtsfilitëse: të braktisë gjithçka dhe të martohet me Amorgesin, apo, mendjembledhur, të respektojë me vendsmëri “kushtetutën amazoniane”: të mos shkelë betimin e amazonave, duke mbetur mbretëreshë e tyre. 

Në kulmin e epsheve dashurore, të cilat kishin arritur në një gjendje “inkandeshente”, “ia behu” tragjedia: Glaukia i preu fytin Amorgesit me  një thikë dytehëshe, duke mbetur besnike e kanonit amazonian – ritualit të heqjes së gjirit të djathtë në bregun tjetër të Thermodonit. 

Kur e mbarova leximin e këtij romani, më erdhi ndër mend Kenet Berku (Kenneth Burke – 1897-1993), shkrimtar, gazetar, filozof amerikan, studiues i letërsisë, teoricien i komunikimit, i cili thotë: 

“Ngjarjet jetësore na përgtitin për jetën në një botë reale, duke na njohur me të tjerë njerëz, por, më kryesorja, për të na njohur me vetveten”.  

Shkrimtarja Mira Meksi e edukon, e mëson lexesin se si ta stërvitë veten me armën e mbijetesës dhe të optimizmit edhe në çastet e aksidenteve dashurore. Ajo krijon metafora për natyrën e njeriut, për ata njerëz që në letërsi quhen heronj. Ajo studion mjeshtërisht psikologjinë e personazheve të veta dhe nxjerr në spikamë dëshirat, pikësynimet dhe pasionet e tyre, të mbrujtura me apo pa vetëdije, të cilat i nxisin për të vepruar. Me shtegtimet e veta në botën e personazheve, dëshirat e tyre përvëluese ajo i flak në prushin e konflikteve të papritura. Skenat zëvendësojnë njëra-tjetrën, stili rrëfimtar i shkrimtares i përcjell lexuesit veprimet dhe reagimet e personazheve ndaj njëri-tjetrit, të cilat ndërthuren, pleksen në pika kthese kur dialogu mes tyre shoqërohet me shpërthime ndjenjash të harbuara. 

Dashuria në penën e Mira Meksit është një e tillë ndjenjë e fuqishme që nuk kërkon asgjë në shkëmbim, që ekziston përkundër gjithçkaje tjetër, që është në gjendje të krijojë mrekullira dhe të dhurojë shpresë. Por duhet pasur parasysh edhe diçka tjetër që nënvizon Frojdi (Sigmund Freud – 1856-1939): 

“Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë, dhe kurrë aq të palumtur e pa shpresë, sesa kur humbasim objektin e dashurisë”. 

Në këtë roman, Mira Meksi përmend një mori emrash të vendeve, të maleve, të lumenjve, të perëndive apo të personazheve legjendarë, çka lexuesit mund t’i interesojë etimologjia e tyre. 

Hulumtuesi i njohur i arkivave franceze, Aurenc  Bebja, ka zbuluar veprën me titull “Une race oubliée; les Pélasges et leurs descendants (Një racë e harruar; Pellazgët dhe pasardhësit e tyre”) të autorit francez Edouard Schneider (1880-1960), në të cilën theksohet se emrat e zotave, e perëndive, e heronjve shpjegohen  vetëm me gjuhën shqipe. Këtë informacion shkencor ai e ka botuar në internet, me titullin “Kur Edouard Schneider i dedikonte vajzës së tij librin “Pellazgët”:  Mos harro kurrë gjakun tënd shqiptar”. Faqja e internetit e gazetës “Dita”. 14 janar 2018. Po këtë informacion e ka botuar edhe Sefedin Krasniqi (“Emra perëndish greke që shpjegohen  vetëm në shqip, ja pse”. Faqja e internetit “Albspirit”. 16 maj 2016). 

Të njëjtin informacion ka dhënë edhe një tjetër autor francez – Luis Benloew (1818-1900), dekan i fakultetit te letrave ne Paris. Në vitin 1877 ai pati botuar veprën me titull “La Grèce avant les Grecs” (Greqia përpara ardhjes së grekëve), ku shkruan: 

“Shumë emra të vendeve, të maleve, të lumenjve, të personazheve legjendarë nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja”.   

Nuk mund të lihen pa përmendur vlerat e jashtëzakonshme të pasurisë leksikore të këtij romani. Përgjithësisht, proza artistike e Mira Meksit është një thesar i  vërtetë, është një “minierë ari” për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe. Me këtë rast, dëshiroj të nëvizoj si më poshtë: 

Së përi, shkrimtarja ka krijuar mjaft fjalë të reja, ndër të cilat mund të përmendim: arturinë, çukërmoj, djegurishtë, ëmbëlan, hënëzim, festare, hollërinë, i dielltë, i gurëzuar, leximtar, lëbardhë, ndërmendazi, përcikje, prushëtoj, riak (riake), rozak, vajzuke. 

Së dyti, duke “i çiftuar” fjalët, ajo krijon kompozita fort të qëlluara: dritëvakët, dhomëgjumë, fatgremisur, fatpërgjues, fundbark, gurërëndë, guximdhënës, mespërmeskafka, pasdashuri, pasfurtunë, perëndimdiell, pllakëvarr, qepenmbyllur, tymtrashë, zemërthyerje, vrasjendërgjegje. 

Së treti, mjeshtërinë e shkrimësisë e ka pasuruar me mjaft metafora dhe figuracione artistike:  dritat ulëritëse të reklamave përloteshin të verbuara, dergjej në një lëmsh kohe, e kishte varur shpirtin në buzën e tij, greminat e kohës, mendja iu robëruar, kishin rrjedhur shumë ujëra kohe, i mend zjarrin, nuk i ka frerët e vetes në dorë, zgjedha e dashurisë, i zi si vdekja, rrëke që thernin tokën, hëna kishte hedhur grushte me dritë melankolike, një shigjetë zjarri theri qiellin, për të mos u rrëzuar greminave të frikës, si lulja e potisur nga vlaga e dashurisë, muzgu po vinte hapvogël, bisha e dashurisë, lëngata e dashurisë, greminat e kënaqësisë, mademet e çmuara të trupit, rrjeta ogurzezë e dashurisë, i potisur me ujë petalesh trëndafili, ra përnjëherë në krahët e Morfeut, u krodh dëndësive të gjumit si në një det paqeje, ngjante si një perëndi e dashurisë, e ndjeu veten robinë të ndjenjës, dielli ngjitej me përtesë të madhe kupës qiellore, pushimet çlodhëse të pasdashurisë, ankthet e liga i kafshuan zemrën, shtiza e zjarrtë e vrasjendërgjegjes, kur dashuria nuk vdes, vret; porta e buzëve të burbuqta. 

Së katërti, përveç sinonimeve leksikore, autorja  ka përdorur edhe një tjetër lloj sinonimi – sinonimin metaforik. Kështu, gjatë përshkrimit të skenave dashurore përvëluese të Teutës me Skerdin, në vend të fjalës gjinj ajo përdor sinonimin mjaft të goditur “porta e dashurisë”. 

Krijimtaria artistike e Mira Meksit zë një vend të nderuar në kulturën tonë mbarëkombëtare. Veprat e saj janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Edhe në Panairin e këtij viti ajo u nderua si shkrimtarja më e mirë për romanin me titull “Parisi vret”.  

Kaliforni, 17 dhjetor 2023 

34 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

0
Jusuf Buxhovi*
___
Të vazhdohet misioni historik
___
Me moton për liri, barazi dhe demokraci dhe në saje të përfshirjes të gjitha shtresave shoqërore dhe politike në të, Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar më 23 dhjetor 1989 nga brezi i intelektualëve që mori përgjegjësinë për fatet e vendit në rrethanat vendimtare, kur Kosovës iu mor autonomia me dhunë nga Beogradi dhe federata kishte filluar shpërbërjen, shpejt u kthye në lëvizje kombëtare. Si e tillë vuri në binarë dy procese historike: rrënimin e strukturës së lidhjes komuniste e me të edhe të ideologjisë së saj, si dhe shkëputjen nga pushtimi serb, zhvillime këto që ia hapen rrugën shtetndërtimit të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës në ato rrethana arriti të bëjë një kthesë edhe të mendësisë politike të deriatëhershme, e cila shquhej për orientimin totalitar, duke e kthyer nga vlerat demokratike dhe konceptet euro-atlantike. Orientimi i ri politik, i përqafuar nga të gjitha shtresat e popullatës, bëri që çështja e pazgjidhur e Kosovës të vështrohet nga një prizëm tjetër nga shtetet e perëndimit, duke kaluar në një stad të ri ndërkombëtarizmit si dhe kthimi përnjëhershëm të vëmendjes ndaj një popullatë e cila më herët shihej si politikisht e dezintegruar dhe e manipuluar. Kthimi i vëmendjes nga Kosova bëri që njëkohësisht faktori ndërkombëtar të marrë edhe obligime rreth gjetjes së një modusi të zgjidhjes së këtij problem të ndjeshëm jo vetëm ballkanik, pore dhe më gjerë.
Në këtë rrugëtim historik, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy pamje. Atë të rezistencës institucionale, me shtetin paralel, që mori përsipër proceset e shtetndërtimit, së cilës, me shpalljen e Deklaratës për Pavarësitë 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtator 1990, dhe Referendumit për Pavarësitë 26 shtatorit1991 e deri te zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të 24 prillit 1992, iu krijua infrastruktura e legjitimiteti demokratik.
Kjo pamje, që filloi më 23 dhjetor 1989 dhe zgjati deri më 12 qershor 1999, është historike.
Pamja e dytë, është e partisë politike, në përputhje me rrethanat e reja që solli protektorati ndërkombëtar nga 12 qershori i vitit 1999 deri te koha jonë.
Pamja si parti politike në kuadër të jetës parlamentare të vendit, po ashtu, ka dy faza të tjera: atë të suksesit – nga viti 2000 deri në 2007, me ç’rast, LDK-ja, doli fituese në zgjedhjet e para lokale në vitin 2000, ato vendore në vitin 2001 dhe 2004. Dhe, nga viti 2007 e deri te koha e fundit, ka fazën e rënies dhe të humbjes së rëndësisë së saj si parti kyçe në jetën parlamentare të vendit.
Në këtë ndërkohë LDK humbi radhazi të gjitha zgjedhjet deri te këto të fundit. Tatëpjeta e LDK-së sa ka të bëjë me vdekjen e parakohshme të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova si dhe boshllëkun drejtues që la. Ka të bëjë po aq edhe me luftën e brendshme për pushtet të grupeve të ndryshme, që partinë e çuan deri te përçarja si dhe margjinalizimi i saj në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe persona duke studiuar
LDK duhet ta kuptojë se është parti misionare, gjenerator i ideve dhe koncepteve demokratike, por edhe zbatuese e këtyre koncepteve në jetën institucionale shtetërore, për të cilat pati dhe ka ende përkrahjen e gjerë ndërkombëtare. Që të vazhdojë këtë mision ajo duhet të reformohet thellësisht, t’u kthehet vlerave burimore duke bërë ripërtëritje të vazhdueshme si me kuadër ashtu edhe me ide të reja, duke pranuar mendimin ndryshe, pa përjashtuar këtu edhe fraksionet e brendshme, të cilat, po qe se dalin me koncepte dhe programe të reja, pse jo, t’u mundësohet edhe garimi për timonin e partisë. Demokratizimi i brendshëm do ta lironte partinë nga hipoteka e kapjes nga grupe të caktuara ose feude rajonale, që pengojnë ndryshimin në përputhje me kërkesat e kohës.
Pra, sot kur vendi po përballohet me sfidat e shuma të njëpasnjëshme, ku edhe sloganet e “ndryshimeve” mund të riciklojnë krizën po qe se një klan politik zëvendësohet me një tjetër, LDK- ja ka nevojë për një reformim të thelle bazik në të gjitha strukturat e saj në mënyrë që skenës politike t’i kthehet kredibiliteti i humbur edhe me fajin e saj. KOhëve të fundit, vëherehen disa ndryshime formale, por jo edhe përmbajtësore. Përkundrazi, slogani për “Rrugën e re”, që u promovua në Kuvendin e fundit të partisë, është ngjyrim ideologjik dhe me të drejtë hap dyshimin e largimit nga koncepti djathtist i partisë. Ky shqetësim fiton në peshë edhe nga fakti se në këtë kuvend Kuvend u vërejt dokuria e rrënimit të demokracisë së brendshme (zgjedhja e kryetarit pa kundërkandidat dhe me aklamacion monist, zgjedhja e kryesisë nga Kryetari e të ngjashme).
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "VITELOK VITE DARDANIA LOK LDK TOHE Lidhja Demokratike e Kosoves Democratic League of Kosovo"
Andaj, LDK, nëse nuk ia del që të rikthehet në skenën politike me formatin e saj historik që e kishte nga themelimi do t’i takojë historisë vetëm për periudhën e aktivitetit të saj gjatë kohës së paraluftës, kur ishte faktori dominues politik dhe e vetmja lidhje me qendrat e vendosjes.
*Autori ishte Koordinator i Grupit Nismëtar për themelimin e LDK-së, hartues i dokumenteve të partisë dhe Sekretar i Përgjithshëm nga 23 dhjetori 1989 deri më 5 maj 1991 si dhe anëtar i Këshillit Qendror deri në vitin 1993.
(Fotot: I. Bylykbashi)

Lëvizja panshqiptare duhet të na shpëtoj nga mjekërrmëdhenjtë me fustanella arabe…!

1
Sa më shumë i dëgjoj predikuesit shpellarë, lesharapë e fundamentalistë tek përrallisin dokra fetare aq më shumë më gërditet feja. Kur i shoh tek parakalojnë në trojet etnike mjekërrmëdhenjtë me fustanella arabe më hidhet ideja në kokë t’ua fus grusht në mullaqe e t’i pëlcas për tokë, t’i bëj copë e grimë … Po të kisha pasur mundësinë të gjithë ata do t’i kisha transportuar në shtetet e Lindjes, sepse na e kanë ndotur truallin arbëror dhe na e kanë përdhosur shqiptarinë …
Lëvizja Pan-shqiptare është pararojë dhe digë e fuqishme në mbrojtjen e kauzës sonë kombëtare përballë radikalizmit, fanatizmit dhe fundamentalizmit “islamik” …
___
* Autori më herët ka qenë hoxhë.