Kreu Blog Faqe 913

Intervistë me Amina Nurajn e dhjetorit 2016 , që ribotohet për shkak të shkatërrimit të arkivës së Revistës Drini në atë kohë

0

Revista Drini, 17 dhjetor 2016 

INTERVISTË ME AMINA NURAJ (NUROVIÇ) NGA NOVI PAZARI STUDENTE NË TUTIN, MALI I ZI, E CILA I KTHEHET KULTURËS SË MOHUAR KOMBËTARE DHE KOMBIT TË SAJ NË KOHËN KUR DISA SHQIPTARË LARGOHEN PREJ TIJ! 

Amina Nuroviç: Gjithë jetën do të luftoj për të drejtat e popullit  në Sanxhak

Amina Nuraj dhe disa shqiptarë të tjerë të asimiluar gjuhësisht nga Sanxhaku, krahinë e dikurshme, dhe, tashmë i ndarë prej Serbisë dhe Malit të Zi, ka një kohë që janë mjaft aktiv në zgjimin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve të Masbjeshkes. Megjithëse përpjekjet e tyre shumëkush i konsideron të vonuara pasi asimilimi është shtrirë gjerësisht në të gjithë këtë krahinë fatkeqe shqiptare, përpjekjet që kjo çështje të riaktulizohet janë të paepura dhe zgjojnë kërshërinë e përgjithshme dhe solidaritetin kombëtar gjithe-shqiptar.  

 

Foto e hershme e shqiptarëve, tashmë të asimiluar gjuhësisht të Sanxhakut. 

Shqiptarët e Sanxhakut, sado që me gjuhë tjetër pasi gjuhen e të parve i detyruan ta harrojnë me dhunë e terror shumëshekullor, e thonë hapur, siç e thekson më qartësisht Amina Nuroviç, se ajo flet me Gjuhën e Zemres për kombin e vet , duke mos e pranuar si gjuhë të vetën gjuhën boshnjake që ua imponuan, por vetëm Gjuhën Shqipe të mohuar e të harruar dhe heronjtë e vet kombëtar, si Aqif Efendi Blytën nga Gjakova, Shaban Polluzhën nga Drenica, Bislim Bajgorën etj. 

Përpara se të vendosja për ta intervistuar mendoja që Amina Nuroviç është një grua e pjekur, më e moçme, duke gjykuar në bazë të mendimeve të saj të formuluara për çështjen kombëtare të kësaj pjese të harruar kombëtare. Pas bisedimeve me të e hutova që ajo ishte të thuash ende femijë, një vajzë e ditur 19 vjeçare, tashmë studente në Tutin. Amina Nuroviç udhëheq një kryengritje kundër asimilimit dhe harresës kombëtare, duke e ngritur zërin lart, fuqishëm dhe me argumente se çështja e Sanxhakut nuk mund të harrohet dhe që ajo një ditë do të kthehet tek trungu dhe rrënjët e veta shqiptare, qoftë edhe pa  pyetur askënd. 

Sado që e mbytur nën jorganin e një përkatësie të huaj kombëtare, si boshnjake, Amina dhe të tjerët si ajo nuk pranojnë në asnjë mënyrë që janë boshnjakë pavarësisht që nuk e flasin gjuhën shqipe. Ata konsiderojnë njësoj sikurse Amina Nuroviç, që ky është fillimi dhe se çështja e Sanxhakut do të aktualizohet dhe ndriçohet. Shembulli i Amina Nuroviç flet se mendja qëndron në kokë e jo në vite, andaj ta përkrahim këtë shqiptare të re, secili me mundësitë e veta, që ajo dhe të tjerët si ajo të mos ndjehen kurrë të vetmuar, të lënë anash, të harruar, të braktisur.  

Revista Drini: Kush është Amina Nuroviç, aq e pranishme me mendimet e saj te shfaqura në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, që flet me ngulm për të drejtat e mohuara të popullatës, dhe, tashmë të asimiluar gjuhësisht në Sanxhak, të njohur nga populli  i Kosovës, si Masbjeshka. Ku jeton Amina dhe cila është prejardhja etnike e familjes së saj?  

Amina Nuroviç: Unë jam ish nxënëse e shkollës teknike për dizajnin e tekstilit dhe të lëkurës në Novi Pazar, drejtimi teknik gjodezije, gjeometër. Studioj në Tutin, ku jam studente e vitit të parë në fakultetin e trafikut, drejtimi inxhinier i trafikut rrugor. Si inxhinere jam marrë me aktrim dhe si e tillë kam luajtur në shtatë shfaqje, dhe kur isha 13 vjeçe kam shkruar tekstin për vajzën e verbër në gazetën “Softa&quot, ku është shpallur si teksti më emotiv, për të cilin kam fituar çmimin si shkrimtarja më e mirë e vitit. Unë jetoj në një lagje të madhe që quhet Mur, 5 kilometra nga Novi Pazari, rruga në drejtim të Ribariqit. 

Familja ime rrjedh prej fisesh shqiptare, por si çdo familje tjetër ne Sanxhak, edhe familjes sime pasojat e asimilimit i kanë bërë që të ndjehen si boshnjakë. Familja ime deklarohet si boshnjake dhe aty unë jam e vetmja prej familjes Nuroviç, që e kam larguar atë leckë të zezë të asimilimit e që ndjehem si shqiptare, fakt që nuk e fsheh, pasi që me këtë krenohem dhe me krenari të madhe e bart qaforen me shqiponjën, simbol të shqiptarizmit rreth qafe, pavarësisht se ku gjendem. 

Dashuria që ndiej ndaj popullit tim ka filluar ndoshta para katër vitesh, kur kam filluar të dëgjoj këngë shqiptare, që të kuptoj më shumë për Masbjeshkën, Sanxhakun tim, shqiptarët e kështu më tutje. Për gjendjen time të tashme falenderoj Zotin, këngëtarët shqiptarë që më zgjuan, në mesin e tyre veçanërisht reperin Arian Agushi (Gold AG), i cili me këngët e veta, emocionet e veta këndon për Kosovën, për luftën, për gjendjen në të cilën gjendet Kosova, për Heronjtë e saj e të tjerë, që më kthyen tek të parët e mi dhe tek çdo gjë që jam e ndjehem tash si shqiptare. 

Unë kurrë nuk i jam gjunjëzuar asimilimit, këtë nuk ia kam lejuar vetes, si person që jeton me të vërtetën dhe me të drejtën, që të deklarohet boshnjake, pasi këtë dikush krejt i parëndësishëm ma ka përcaktuar nga frika prej Serbisë dhe çetnikëve, kështu që kam vendosur të jem pa më të voglën vrarje të ndërgjegjës dhe pa pasur frikë fare kundër gjithë kësaj.  

Revista Drini: Kohët e fundit je mjaft aktive me statuset tuaja në fb, ku vazhdimisht shfaqni mendime interesante, që zgjojnë kureshtjen e lexuesve për mendimet e pjekura dhe përmbajtjen. Shkruani për tematika historike të kombit në përgjithësi, e veçanërisht për Sanxhakun e sanxhakasit dhe përpjekjet shumëshekullore të kësaj popullate shqiptare, për të mbijetuar mbi varfërinë e dhunën pushtuese. Në kontekst të kësaj e përmendni shpesh Aqif efendi Blytën nga Gjakova, Shaban Polluzhën, Bislim Bajgorën e të tjerë, në kohën kur shumëkush ka menduar që kjo është histori e harruar, nuk kujtohet më…  

Amina Nuroviç: Facebook për mua ka domethënie të madhe, pasi përmes këtij rrjeti social përpiqem ta vetëdijësoj popullin e Masbjeshkës, Sanxhakun, shqiptarët e dikurshëm e boshnjakët e sotshëm, që t`ua hap sytë e të përpiqem t’i bind që ne nuk jemi boshnjakë, që ne s’kemi qenë kurrë të tillë, por që të gjithë ne nga rajoni i Masbjeshkës në historinë tonë shumëshekullore jemi vetëm shqiptarë. Pjekuria dhe guximi mua me vjen nga zemra ime, nga dashuria dhe respekti im shumë i madh për popullin tim nga viset e Kosovës pasi e meritojnë dhe ne sot jemi gjallë në vendin tonë në Sanxhak. Se po të mos ishte Aqif efendi Blyta, trimi nga Drenica Shaban Polluzha, Bislim Bajgora e ata luftëtarë të shumtë shqiptarë, që na mbrojtën duke dhënë jetën e tyre të shtrenjtë për ne, që të na shpëtonin nga çetnikët dhe thikat e tyre, të cilët nuk kursenin as fëmijët në djep, sot qyteti im do të quhej Novi Arandjelovac e jo Novi Pazar. 

Vëllezërit tanë shqiptarë na kanë lënë borxh për jetë të jetëve, por pak kush e di këtë, pasi asimilimi i zi i ka vrarë për gjithë jetën. Shqiptarët ekzistojnë ne Sanxhak, unë jam shqiptare, nesër fëmijët e mi do të ndihen shqiptarë, do të mësojnë shqip, ndërsa unë nuk do të qetësohem kurrë, derisa ta shoh Flamurin Kombëtar si valëvitet në Novi Pazar, Tregun e Ri. E di që duhen shumë vite për të ardhur deri tek kjo ditë, por këtë do ta realizojmë nëse është e nevojshme edhe me forcë, në mënyrë që të gjithë shqiptarët e asimiluar t’i kthejmë pa i pyetur në rrënjët e veta, pasi e vërteta një ditë do të dalë në dritë. Ajo fiton gjithmonë.  

Revista Drini: Ti përpiqesh shumë për vetëdijësimin e popullatës shqiptare në Masbjeshkë, Sanxhak. Të pyes: A je e vetme në këtë përpjekje titanike, apo ke edhe shqiptarë e shqiptare të tjera krah teje, të cilët përpiqen po ashtu për zgjimin nga asimilimi i rëndë i banorëve të Masbjeshkës të asimiluar gjuhësisht, të cilët tashmë  flasin të ashtuquajturën gjuhën boshnjake ?  

Amina Nuroviç: Natyrisht që ka edhe të tjerë, por si femër unë jam e vetme në Sanxhak, unë jam e vetmja prej të rinjve që ka bërë gjithë këtë bujë rreth lidhjes së sërishme të Sanxhakut me Kosovën dhe me Shqipërinë në përgjithësi, pra unë jam e vetmja prej brezave të rinj që shkruan tekste në këtë frymë, e vetmja që përpiqet në drejtimin që popullata e Sanxhakut t’u kthehet rrënjëve, të kthehet në familjen e vet, tek motrat dhe vëllezërit e vet, pasi ne u takojmë vetëm atyre e jo Bosnjes e boshnjakëve. 

Revista Drini: Je një shembull interesant, një shembull i jashtëzakonshëm që tregon se çka në të vërtetë do të thotë ndjenja e përkatësisë së caktuar kombëtare. Megjithëse nuk e flet Gjuhën shqipe, gjuhën e popullit që i përket, ti flet qartë, zëshëm dhe me mençuri ME GJUHËN E ZEMRËS, me gjuhën e të parëve tuaj, me gjuhën e gjyshërve e stërgjyshërve që ruhet në zemrën tënde… Si mendon që të tjerët e shikojnë përpjekjen tënde, ne veçanti të rinjtë e të rejat e Sanxhakut me prejardhje shqiptare, kur ti shkruan kaq shumë, komenton aq shumë, thërret me aq forcë e vendosmëri? 

Amina Nuroviç: Në jetë nuk është aq me rëndësi se cilën gjuhë flet, pasi është më me rëndësi se cilën gjuhë ta flet zemra jote, e në këtë rast zemra ime flet mjaft mirë Gjuhën shqipe. Unë sa herë shkruaj një tekst më duhet ta përmend emrin e Aqif efendi Blutës dhe Shaban Polluzhës, megjithëse shumë shqiptarë të tjerë kanë qenë në mbrojtjen e Sanxhakut, megjithatë këta të dy më janë më të dashurit, kështu që Zoti i madh dhe këta të dy janë më të mirënjohurit që ne jemi gjallë në këto hapësira, pasi qëllimi çetnik ka qenë që frymë shqiptare të mos mbetet në këto vende. 

Çetnikët kishin vendosur që as fëmijët në djep të mos i kursenin por t’i prisnin, por duke iu falënderuar vëllezërve të mi, Heroit tonë Shaban Polluzha, i cili i solli luftëtarët e tij trima (Unë kur flas për këtë ngjarje historike rrënqethem e tëra dhe lotët më rrjedhin nga dashuria dhe nderimi ndaj këtij Njeriu), njeriut që nuk i ka kursyer luftëtarët e vet trima, as municionin luftarak, pasi qëllimi i tij ka qenë mbrojtja e Novi Pazarit. 

Në luftën e fundit që ndodhi në Kosovë, më i dashuri im është Adem Jashari, njeriu për të cilin më dhemb shpirti, sa herë që dikush ma përmend. Nuk kam fuqi ta vizitoj Qendrën Memoriale në Drenicë, pasi e di që aty do të shpërtheja në lot nga dhimbja që ndiej, se është shumë rëndë që njeriun që e do dhe e nderon, ta shohësh në varr, apo kur ta shohësh shtëpinë e tij dhe gjithë atë terror e masakër, që çetnikët kanë bërë ndaj tyre. Nesër fëmijët e mi do t’i mësoj për heroizmin e Adem Jasharit, njeriut që e dua me gjithë zemrën time. Disa njerëz atë që bëj unë e shikojnë si veprim i një të marre, që sipas tyre, unë bëj marrëzira, por unë vetë shikoj punën time dhe mendimet e të pafytyrëve dhe të marrëve as që më kanë interesuar, dhe as që do të më interesojnë ndonjëhere.  

Revista Drini: Si të shikojnë për atë që bën ti dhe të tjerët, ata që njihen si intelektualët e Sanxhakut ?  

Amina Nuroviç: Nuk e di se çfarë mendojnë ata por përderisa deklarohen si boshnjakë, mendoj që mua më shikojnë si armike. Ata për mua nuk mund të jenë intelektualë, por njerëz që janë fajtorë sot për gjendjen në Sanxhak. Fëmijët e Sanxhakut i janë frikësuar Serbisë dhe reagimeve të saj, por kur unë për herë të parë e kam ngritur flamurin  në Sanxhak (që më herët ka guxuar ta ngrinte vetëm Aqif Blyta), unë me këtë kam qenë nismëtarja që të shmanget frika prej Serbisë tek fëmijët e Sanxhakut, ndërsa tashmë fëmijët e Sanxhakut me krenari dhe pa frikë fotografohen me flamurin tonë kombëtar në Sanxhak.   

Revista Drini: Prej nga dhe në çfarë faktesh historike e gjithë popullata e Sanxhakut sot quhet boshnjake ?  

Amina Nuroviç: Nuk kanë asnjë fakt historik dhe asnjë histori përveç nëse marrin histori te shpifura nga Bosnja, por edhe nëse kanë huazuar histori të tilla prej atje, kanë marrë diçka të pakët. Atyre është vështirë t’u shpjegohet, që ne nuk kemi asgjë me Bosnjën dhe as me emrin Bosnja. Emërtimin e ashtuquajtur nacional që na e mveshën si boshnjaci, neve dikush na e imponoi në vitin 1993 nga frika prej Serbisë.  

Revista Drini: Si gazetar reporter i gazetës “Rilindja”, në fillim të viteve 90-të isha i pranishëm në një tubim të ashtuquajtur simpozium shkencor në Novi Pazar, ku elita e intelektualëve të atyshëm pak pa përfunduar lufta në Bosnjë, vendosën nën udhëheqjen e Shefket Krcicit, Riza Grudës, dhe të tjerëve me mbiemra fisesh shqiptare, që nga ajo kohë të quheshin boshnjakë. Si e e re nga Sanxhaku, si e shikon tani gjithë këtë ?  

Amina Nuroviç: Të them të drejtën ky është krimi dhe marrëzia më e madhe, që dikush ka mundur ta bënte ndonjëhere, pasi, së pari kanë ndikuar në asimilimin e mëtejshëm, asimilimin që i ka shkatërruar njerëzit në gjithë Sanxhakun, duke i quajtur me emrin që atyre nuk u ka takuar, emër që e morën nga boshnjakët dhe neve na vranë pa luftë, pa pushkë dhe pa tanke!  

Revista Drini: Keni plane të tjera përpos atyre që  shfaqni në fb, për shembull planifikoni, që t’i kërkoni të drejtat tuaja legjitime, bazuar në të drejtat e përcaktuara në Kushtetutën e Serbisë, apo atë të Malit të Zi, që u garantohen pakicave kombëtare ?  

Amina Nuroviç: Natyrisht që po e mendojmë një gjë të tillë…  

Revista Drini: A keni menduar për të drejtat që kanë serbët në Kosovë, pavarësisht që një pjesë e tyre tregohen të paqëndrueshëm ndaj shtetit të Kosovës ?  

Amina Nuroviç: Nuk mund ta kuptoj se si në përgjithësi ajo popullatë atje mund të fitojë të drejta, pas gjithë asaj që kanë bërë gjatë kohës së luftës, pasi të gjithë e dimë mirë se kush e shkaktoi luftën dhe çfarë qëllimesh kishin.  

Revista Drini: Ti propagandon të vërtetën për popullin tënd përmes shkrimeve të vazhdueshme në fb. Keni menduar që në të ardhmen të kërkoni të drejtën legjitime për informim në Sanxhak, që të keni për shembull radio në Gjuhën shqipe në Radio Rozhajë dhe Radio Novi Pazar ?  

Amina Nuroviç: Kjo do të na ndihmonte në çdo aspekt. Këto janë të drejta, që na takojnë dhe këto të drejta askush nuk mundet të na i mohojë, as të na i ndalojë, pasi ne kemi historinë tonë, sado të mohuar. Unë flas të vërtetën, megjithëse e vërteta që flas dikujt mund t`i dhembë…  

Revista Drini: Si i shikoni kontaktet e ardhshme dhe bashkëpunimin në mes të rinjve dhe studentëve të Masbjeshkës, Sanxhakut, me rininë studentore dhe institucionet arsimore të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë ?  

Amina Nuroviç: Ky bashkëpunim është i domosdoshëm, madje e konsideroj tepër të vonuar. Një bashkëpunim i tillë do të ndikonte, që rinia e Sanxhakut t’u kthehet rrënjëve të veta historike, si pjesë përbërëse e kombit.  

Amina Nuraj nga Novi Pazari: I lutem diplomacisë  së Kosovës dhe Shqipërisë që të aktivizohet rreth çështjes së rikthimit tek vetja e mohuar e shqiptarëve të Sanxhakut.  

 Intervistoi: Bajram Kabashi (Gjergj Kabashi) 

Presidenti Rugova nëpër vite: I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon

0
Presidence-Kosovë – Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e gazetes Rilindja
___
Behlul Jashari, Prishtinë 
___

PRISHTINË, Dhjetor 2023/ Pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme dhe objektivi kryesor. Kështu deklaronte para 18 viteve Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të Lidhjes Demoratike të Kosovës,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi. Tek fliste jepte mesazh, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005, më pak se një muaj para se të kaloi në amshim në 21 Janar 2006.“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në Rezidncën Presidenciale në Velani, ku regjistrova për të fundit herë deklaratat e Presidentit historik Rugova,  në 23 Dhjetorin 2005, ai kishte takime të veçanta – priti kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë me rastin e 16 vjetorit të themelimit të LDK-së, e më pas kishte takim pune me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Bajram Kosumi.

“Unë e vlerësoj si vit të suksesshëm për qeverinë dhe institucionet tona për punën që është bërë, ndërsa në një moment me rëndësi është edhe hapja e bisedimeve për të ardhmen për pavarësinë e Kosovës që është rezultat i punës që e ka bërë qeveria, institucionet dhe populli i Kosovës”, tha Presidenti Rugova, ndërsa përsëriti insistimin e tij për njohjen direkte të pavarësisë së Kosovës, e cila theksoi se do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës.

Sa i përket çështjes së decentralizimit, të shtruar nga gazetarët, Presidenti Rugova tha se procesi i bisedimeve ka filluar tash, ndërsa ka pika të ndryshme.

“Decentralizimi siç e kemi thënë është çështje e Kosovës, pra mund t’i dëgjojmë edhe palët tjera. Mund të bisedohet si pako shtesë e pavarësisë, unë kështu e quaj, se pavarësia është e padiskutueshme, prandaj ne siç e dini kemi filluar një fazë të privatizimit me pilot projektet që ka qenë hap mjaft i guximshëm dhe më vonë do të shikojmë një reformë të përgjithshme të pushtetit lokal që më lehtë do ta bënim me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Presidenti Rugova.

Presidenti historik i Kosovës shtoi se gjithmonë mbesin punët që nuk mund të kryhen. “Ne i përmendëm vetëm ato punë që i kemi kryer dhe që janë mjaft të rëndësishme, ndërsa objektivat dhe programin për vitin e ardhshëm e paraqet qeveria dhe institucionet e Kosovës. Punë që ka mbetura e madhe pa u kryer është çështja e njohjes së pavarësisë”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket formimit të ministrive të reja, Presidenti Rugova tha se së shpejti do të vendoset për këtë.

Ndërkohë, në 25 dhjetor 2005, me një shkresë dërguar shefit të UNMIK-ut e autoriteteve më të larta të Kosovës katërmbëdhjetë përfaqësues të jetës publike të Mitrovicës, përmes nënshkrimeve të tyre, kërkonin që, me qëllim të inkurajimit të integrimit të qytetit të Mitrovicës dhe të injektimit për zhvillim ekonomik, dy ministritë e Kosovës në formim – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të vendosen në qytetin e Mitrovicës, më të madhin verior të Kosovës…

Lidhja Demoratike e Kosovës në 23 Dhjetor 2023 shënon  34 vjetorin, e themeluar në 23 Dhjetor 1989, nga Ibrahim Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës i zgjedhur edhe në krye të partisë, dhe nga intelektualë të tjerë shqiptarë kosovarë.

Më shumë se parti, LDK në fillimet e saj lindi si një lëvizje gjithëpopullore për Liri, Pavarësi e Demokraci, në rrethana të rënda okupimi e të dhunës së egër të Serbisë në Kosovë.

Ishte koha kur po para 34 viteve, në rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 Mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën 7 shtete të pavarura.

Në demonstratat  gjithëpopullore në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë, vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Që në atë kohë, Rugova dhe LDK hapur përcaktonin pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallnin idenë për shtetin e Kosovës, ndërsa theksonin se, “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare”.

Formimi i LDK-së dhe disa partive tjera, e pastaj Deklarata Kushtetuese për Pavarësi e 2 Korrikut e Kushtetuta e Republikës e 7 Shtatorit 1990 dhe Referendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur i zhvilluar nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me pjesëmarrje 87,01% e votim pro 99,87%, u pasuan me zgjedhjet e para pluraliste parlamentare e presidenciale, të 24 Majit 1992, në të cilat Rugovau zgjodh president i parë i Republikës së shpallur, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Presidenti Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Si rezultat i lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci dhe i bisedimeve për statusin, Kosova pavarësinë e njohur ndërkombëtarisht deri tani nga 117 shtete të botës e ka shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti Rugova në vitet e rënda të nëtëdhjeta të okupimit në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku është themeluar LDK, e të shndërruar edhe në seli të institucioneve të Republikës së shpallur me Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990.

 “Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës”, thoshte Rugova duke e përuruar muzeun më të ri të kryeqytetit të vendit, në Dhjetor 2002.

Shtëpia ku u themelua LDK – Muzeu tani ka emrin “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

Rezoluta e Kuvendit të VII –të shoqatës Atdhetare-Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”

0

Kuvendi i VII-të i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” , që zhvilloi punimet në Tepelenë, më 16-17 dhjetor 2023, pasi dëgjoi raportin mbi veprimtarinë e Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Kulturore, mbajtur nga Kryetari i kësaj shoqate Prof. Dr. Ago Nezha, ku diskutuan gjërësisht përfaqësues nga të gjitha degët e rretheve për çështjet që trajtoi raporti; miratuan raportin dhe zgjodhën organet drejtuese. Si sintezë e punës së kryer mes dy kuvendeve rezultoi ky rezolucion, që u miratua në kuvend.

1.Gjatë periudhës katër vjeçare degët janë bërë më vetëvepruese me një aktivitet multidimensional.

2.Tematika që kanë rrokur degët në veprimtarinë e tyre ka qenë tepër e larmishme duke përfshirë probleme të karakterit patriotik, kulturor, social dhe ekonomik.

3. Një nga veprimtaritë kryesore ka qenë simpoziumi i organizuar në Prishtinë për çështjen e ruajtjes së gjuhës dhe emrave nga emigrantët në vende të ndryshme të botës.

4. Ky është një shqetësim permanent dhe Akademiku Rexhep Qosja, duke vlerësuar lartë këtë veprimtari sugjeroi që Shoqata “Labëria”, të organizojë një sesion të tillë në një nga universitetet e Labërisë me ekspert të fushës. Është detyrë e forumit të ri që do dalë nga ky kuvend, që të organizojë një simpozium në Universitetin “Ismail Qemali “ në Vlorë, që i ka kapacitetet intelektuale, përfshirë dhe studiues e historianë të tjerë lab.

5. Për këtë qëllim është organizuar një takim dhe në Komunën e Preshevës me 100 gra dhe vajza me emrin Vlora, ku Kryetari i Shoqatës Prof. Dr. Ago Nezha ka shpalosur vlerat dhe veprimtarinë e Shoqatës Labëria.

6. Shoqata Labëria ka sensibilizuar opinionin shoqëror për çështjen e Rrugës së Lumit të Vlorës.

7. Ka bërë kërkesa të përsëritura tre herë në nivelet më të larta, si Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranës për mungesën e një sheshi dhe monumenti madhështor për krijuesin e shtetit shqiptar, plakun e mençur Ismail Qemali, që mbetet një problem për ndjekje.

8. Shoqata Labëria vëren se ka një mangësi në përbërjen e strukturave të shoqatës, ku kryesisht militojnë të moshuar dhe shumë pak gra dhe të rinj, që kjo situatë duhet përmirësuar me shembullin personal të zgjedhurve.

9. Degët në rrethe veprimtaritë, që organizojnë duhet t’i pasqyrojnë te gazeta “Labëria”, që është syri, veshi dhe zëri i shoqatës.

Degët duhet të kenë korespodentët e vet që ushqejnë me materiale koherente gazetën “Labëria”.

10. Shoqata “Labëria” duhet të japi alarmin në strukturat shtetërore se shumë fshatra të Labërisë po rrjedhin e boshatisen në mungesë të infrastrukturës rrugore, arsimore, shëndetësore dhe kulturore.

11. Shoqata “Labëria”, duhet të ndjekë shbërjen e regjistrimit të këngës labe në UNESCO me termin “Isopolifoni, se gjoja kënga labe vjen nga Sirenat greke dhe e ka origjinën nga muzika kishtare bizantine. Këtë akt antikombëtar duhet ta korrigjojë Ministria e Kulturës, e cila është autorja dhe përgjegjësja direkte për këtë emërtim.

12. Shoqata “Labëria” ka resurse dhe potenciale të larta intelektuale, që kanë akses në shkallë kombëtare e më gjerë, që duhet të dijë t’i afrojë e shfrytëzojë në të mirën e përbashkët kombëtare.

13. Kuvendi ngarkon kryesinë dhe kërkon te Kontrolli i Shtetit dhe Ministria e Pushtetit Vendor auditimin e fondeve të akorduara nga UNESKO dhe Qeveria Shqiptare për Polifoninë Shqiptare në qender dhe në rrethe.

Tepelena bilder – Bla gjennom 160 arkivbilder, vektorer og ...

Propozim per krijimin e Forumit “Nderi Shoqatës Labëria”.

Të nderuar delegate dhe delegat! Të nderuar miq e të ftuar në këtë Kuvend të Shoqatës Atdhetare, Kulturore, Labëria “Nderi Kombit”!

Shoqata Labëria “Nderi Kombit” me kontributin dhe punën e palodhur të çdo aktivisti dhe drejtuesit të sajë Prof. Dr. Ago Nezha, por dhe gjithsecilit prej Jush, që jeni në këtë sallë është bërë e dashur, e respektuar dhe e vlerësuar nga të gjitha trevat, si brenda vendit dhe përtej kufive të Kombit Shqiptar.

Shoqatën e vlerësojnë, e respektojnë dhe nderojnë shumë bijë e bija nga krahina e Labërisë, të cilët shoqata i ka nderuar dhe vlerësuar, si Anëtarë Nderi i Shoqatës Labëria dhe Mirënjohje e Labërisë. Por midis nesh janë edhe shumë personalitete të artit, kulturës, shkencës, politikës, që nuk janë nga Labëria, por që dallohen për patriotizëm e atdhedashuri, që shoqata i ka vlerësuar dhe nderuar me medaljen  Mik i Labërisë. Disa prej tyre i kemi sot në këtë sallë, të cilët ju i njihni dhe nuk ka nevojë, që t’jua përmend emrat. Por t’i nderojmë dhe t’ju urojmë nga zemra mirëseardhjen atyre që janë sot këtu me Ne, si dhe Ato dhe Ata që nuk janë në këtë sallë, me një duartrokitje.

Shoqata Labëria “Nderi Kombit” e ka vlerësuar dhe e vlerëson shumë veprimtarinë e tyre dhe të gjithë aktivistëve të shquar e të nderuar të saj. Kontributi i tyre për shoqatën dhe kombit tonë si në ditë të mira dhe të vështira është dhe do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen shumdobiprurës dhe mjaft i çmuar për kombin tonë.

Në këtë kuadër kam nderin t’i propozoj kuvendit, për të miratuar edhe një shtesë në Statutin e shoqatës Labëria,

Krijimin e Forumit “Nderi i Shoqatës Labëria”.

Në të cilin të marrin pjesë personalitetet e nderuar nga shoqata Labëria, por edhe Ata e Ato që nuk janë nga Labëria, por që janë nderuar nga shoqata si Miq të Labërisë. Gjithashtu më lejoni, që të bëj edhe një propozim, për drejtuesin e parë të këtij forumi, për të nderuarin  Prof. Dr. Ago Nezha. Duartrokitjet Tuaja miratojnë propozimin tonë…

Tepelena bilder – Bla gjennom 160 arkivbilder, vektorer og ...

Suksese e punime të mbara Kuvendit të Labërisë, në Tepelenën tonë të dashur! Faleminderit!

Serbia në udhëkryq – fillimi i tragjikomedisë si mundësi

0

Nga Dr Sadri Ramabaja

Europa Juglindore do të ketë nevojë urgjente për preventivën e diplomacisë perendimore, para se të rrëshqasë në kaosin e luftës së re.

Historia nuk përsëritet në trajtën e saj të plotë, por atë do të duhej ta njihnim, që të mësojmë nga ajo.

Gara e sotme mes dy blloqeve politike në Serbi, më rikthen tek libri i Phillip Cohen-it, “Lufta e fshehtë e Serbisë”.

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur Mbretëria e Jugosllavisë po shkonte në histori, elita politike serbe, qe përcaktuar në atë mënyrë që ” Lisin (e madh) serb – për ta ruajtur substancën e tij”, planifikouan ta degëzojnë në dy degë: njëra, plotësisht simpatike për Hitlerin dhe gjermanët – e Nediqit (Ljotiqit), dhe tjetra – e cila do të përcaktohej “për pritjen e fitores së aleatëve” – ajo e çetnikut Mihailoviq.

Dy rrymat e fashizmit modern serb – ai prorus në krye me Listën “Serbia nuk duhet të ndalet”, të cilës i prin presidenti serb Alekandar Vuçiq, në njërën anë, dhe – lista kuazi-properendimore – aleanca e qendrës së majtë “Serbia kundër dhunës”, të rikthejnë tek ndarja në prag të LDB.
Përjashtim si në rastin e parë edhe të dytin, në këtë ndarje, bën Lëvizja Partizane gjaët Luftës së Dytë Botërore, dhe tani e ashtuauajtura L[vizje Qytetare e majtë, që njeh pavarësinë e Kosovës.
Ajo që i bashkon si pozitën edhe opozëtn në Serbi është Kosova, respektivisht pozicioni i tyre i njohur shoven kundruall Kosovës dhe shqiptaërve në përgjithësi. Edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore, e cilësuar nga më të ndyrat në historikun e pluralizmit serb, figurat opozitare ishin po aq të drejtpërdrejta kundër çfardo ndryshimi të qasjes serbe ndaj Kosovës.
Miroslav Aleksiq, bartësi i listës “Serbia kundër dhunës” edhe para fillimit të fushaëts ishte shprehur qartë se për koalicionin opozitar marrëveshja franko-gjermane që qe përvetësuar nga BE-ja si tërësi dhe mbështetur edhe nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, pavarësisht se I shmangej postulatit paraprak për njohje të ndërsjellët, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parasheh njohjen de-facto të pavarësisë së Kosovës, megjithatë mbetet e papranueshme.

“Lisi” i madh serb, e sheh tek Putini, Hiterin e tij shpëtimtar, ndërkaq dega e dytë, është përcaktuar për pritje, meqë ajo e sheh shpëtimin e Serbisë tek rikthimi i mundshëm i Donald Trupm-it në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë pritje investon gjithësesi edhe I ashtuquajturi “Lis I madhë”, alias presidenti serb Vuçiq.

Prandaj Brukseli e ka toleruar Vuçiqin ta mbarshtrojë “Botën Serbe” (Serbinë, Malin e Zi dhe Republikën Serbe -B&H), duke mos refuzuar as aneksimin e veriut të Kosovës, në rast se Serbia do të ishte në gjendje ta bënte atë – akt të kryer në 24 shtator.
Masat e ndërmarra nga BE-ja kundër Kosoëvs janë pikërisht në shenjë të ndëshkimit të Kosovës që pamundësoi aneksimin e veriut të Republikës!

Gara zgjedhore në Serbi për rrjedhojë degradoi mes fashizmit të kuq e atij të zi, meqë atje ka dështuar demokracia liberale.

Një pjesë të përgjegjësisë për këtë dështim gjithësesi e ka edhe Brukseli, meqë toleroi etablimin e fashizmit në Serbi.

Në ditët pasuese, pas shpalljes ës rezultatit të zgjedhjeve, që të dy kampet kanë filluar ta kuptojnë se, tashmë tok mund të rrëshqasin në humbëtirën e historisë. Beteja për Beogradin, që duket se po vazhdon, do të jetë gur prove për epilogun e ri të tragjikomedisë serbe. Prandaj në Serbi politika shpeshherë shndërrohet në teatër frustrues. Kjo forsë e talljes me historinë nga ana e Serbisë, nuk do të ishte aq e keqe ose madje mund të konsiderohej disi edhe si një zbavitje e lloit për vozhdin e Zadrukës primitive serbe, nëse ajo do të sillte kosto dhe rreziqe të mëdha për palët e treta të papërfshira, para së gjithash për fqinjët e Serbisë. Prandaj do të ishte politikisht e mençur të mbaheshin përgjegjës ata që toleruan fashizmin serb të tallet me Brukselin dhe të pregaditen masat e duhura për ditën D.
Në këtë pjesë të tragjikomedisë serbe ku po futet ndërkohë teatri absurd politik i Serbisë, nuk ka zgjidhje të thjeshta. Demonstrimi i treshes Vuçiq, Dodik, Mandiq si fitues edhe të zgjedhjeve në Serbi, ishte njëkohësisht edhe akti I fillimit të krijimit të “Botës Serbe”.
Le të kujtojmë se Andrija Mandiq është kryetar i ri i Parlamentit të Malit të Zi dhe, njëherësh, anëtar i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri, i cili komandon Ushtrinë e Malit të Zi. Mandiqi e mori mbështetjen e 49 deputetëve të shumicës së re parlamentare në këët “Republikë Sebe të Adriatikut” – koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi (partia e ish-Frontit Demokratik), Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe dhe dy parti shqiptare, gjatë votimit në një seancë të Parlamentit malazez, kur ai qe zgjedhur kryetar Parlamenti më 23 tetor 2023.
Kriza paszgjedhore në Serbi ka vazhduar edhe të mërkurën, ndërkaq Uashingtoni dhe Brukseli paralajmëruan vërejtje të shumta të vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsitë gjaët procesit të zgjedhjeve parlamentare të së dielës dhe ato për pushtetin lokal të Beogradit, derisa opozita pretendon se vullneti i qytetarëve është vjedhur, transmetojnë agjencitë e lajmeve.

Të mërkurën, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve u deklarua i paaftë për të përsëritur zgjedhjet e Beogradit, pas krkesës këmbëngulëse nga krerët e koalicionit opozitar pro-evropian të qendrës së majtë “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiq dhe Miroslav Aleksiç. Opozita ndërkohë ka parashtruar ankesë pranë Komisionit Zgjedhor të shoqëruar me dëshmi të shumta për parregullsi dhe abuzime, duke filluar njëkohësisht edhe me grevën e urisë dhe paralajmruar se ajo do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Vëzhguesit ndërkombëtarë treguan në raportet e tyre se zgjedhjet ishin “teknikisht mirë të organizuara”, por kishte parregullsi të shumta që tregonin se ato nuk ishin “as të lira dhe as të drejta”.

Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts u bënë thirrje të gjitha “institucioneve përkatëse në Serbi që të shqyrtojnë urgjentisht” mundësinë nëse zgjedhjet duhet të përsëriten në rajone të caktuara për të “siguruar që rezultatet të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve”, njofton Zëri i Amerikës në raportin e së mërkurës.

Ata theksuan se janë “veçanërisht të shqetësuar për raportet” se votuesit janë sjellë në Serbi me autobus, për shembull nga Republika Srpska, për të mbështetur partinë në pushtet, por gjithashtu edhe për raportet për blerjen e votave dhe futjen e paautorizuar të fletëve të votimit në kutitë e votimit. “Populli i Serbisë meriton demokraci të vërtetë dhe një proces zgjedhor që pasqyron plotësisht vullnetin e popullit,” thanë dy senatorë, një demokrat dhe një republikan.

Ata thanë se “Serbia është në një udhëkryq” dhe se duhet “të harmonizohet me të gjitha standardet e Bashkimit Evropian, përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, në mënyrë që të përparojë” në rrugën e anëtarësimit në Union.

Ministria e Jashtme gjermane për dallim nga heshtja e Francës, ka shprehur shqetësimin për abuzimet e mëdha gjaët procest të zgjedhjeve, shkeljen e rregullave zgjedhore dhe përdorimin e metodave joetike për të siguruar vota.
E gjithë kjo dëshmon për pozicionin autoritarist të qeverisë serbe dhe mospërfilljen deri në moskokëçarje të rregullave elementare të demokracisë liberale dhe mbështet parashikimet e mia të mëparshme për mundësinë e rrëshqitjes së Serbisë në kaos politik.

Ekipi vëzhgues i Misionit për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) të Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së deklaroi në një raport paraprak se procesi zgjedhor u minua nga presioni ndaj votuesve, votoni blerja, keqpërdorimi i burimeve publike dhe pjesëmarrja dominuese e Presidentit të Serbisë në fushatë dhe mbulimi i njëanshëm mediatik në favor të partisë në pushtet.

Tashti në pyetje është siguria jo vetëm në Europën Juglindore. Shih për këtë, Brukseli duhet të hidhet mbi hijen e vet. Ndërkaq impenjimi më i theksuar i SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, mund ta shmangë tragjikomedinë me pasoja të theksuara jo veëtm për Serbinë dhe fqinjët e saj. Fitorja e fashstëve të kuq në Serbi është helm i lloit të vet për demokratët progresivë gjithandej në Europë.
Një mundësi për dalje nga rrethi vicioz mbetet e hapur për janarin që vjen, kur Këshilli i BE-së do të kthehet nga pushimet e Krishtlindjeve. Europa Juglindore do të ketë nevojë urgjente për preventivën e diplomacisë perendimore, para se të rrëshqasë në kaosin e luftës së re.

Historia nuk përsëritet në trajtën e saj të plotë, por atë do të duhej ta njihnim, që të mësojmë nga ajo.

Sot, më 22 dhjetor 2023, bëhen 40 vite nga përurimi i objektit shkollor të Muqibabës së Gjilanit, më 22 dhjetor 1983

0

Nga: Halim Vranovci, udhëheqës i njohur arsimor dhe pedagog nga komuna e Gjilanit

(Fotoja e pedagogut dhe udhëheqësit arsimor të Komunës së Gjilanit, Halim Vranovcit, është e asaj kohe).

  • Në 40-të vjetorin e përurimit solemn të objektit shkollor në Muqibabë, më 22 dhjetor 1983   
  • Kujtime nga festa e madhe popullore, që u mbajt në këtë vendbanim. 

I kujtojë me shumë nostalgji ditët që kalova në ball të aksionit bashkë me banoret vendës dhe kënaqësinë qe përjetova në ketë vend të largët malor, qe mban një emër jo fort të zakont –Myqibabë. Shkolla në ketë mjedis ishte e përbashkët për nxënësit e tre fshatrave (Myqibabë, Burincë dhe Lipovicë).Pas përfundimit të ciklit të ulët shkollorë (kl.I-IV) e kishin tepër të vështirë të vazhdonin shkollimin e mëtejme tetëvjeçar (në Lashticë, ose Velekincë), për vajza, as që bëhej fjalë!

Ardhja ime në Entin Pedagogjik, ne cilësinë e këshilltarit për ciklin klasor, me dha rastin te  vizitojë shkollën dhe të shoh nga afër objektin e katandisur shkollor me inventarë mesjetar (banka e karrige), që ngjanin në mjerim të vërtet Migjenian.

Në foto është pedagogu dhe udhëheqësi i shquar i arsimit të Gjilanit dhe Anamoravës përgjithësisht, Halim Vranovci, përpara shkollës pothuaj të rrënuar, që u shndërruar ndërkohë në shkollë të re, që u përjetua me gëzim e krenari nga banorët e atyre fshatrave.

Nxënësit, ishin në  varfëri ekstreme. Udhëtonin me kilometra nga lagje të vogla të shpërndara në atë terren të vështirë kodrinor e malor, më rrugica të rrezikshme, larg nga Shkolla e përbashkët. Nuk mund te imagjinoja se vetëm një vit pas kësaj vizite profesionale, Unë do jem, dikush, që mund të ndihmojë, nxënësit, në këtë vendbanim të bëhen me objekt të ri shkollor, të pajisur me inventar, nga prodhuesi prestigjioz ’’Slovenijales’’ të Lubjanës. Për ndërtimin e shkollës në ato kohë të vështira, ishte i nevojshme edhe angazhimi i qytetarëve vendës, përmes kontributit te tyre simbolik financiar dhe punës së pa kursyer  fizike. Nuk e harroj, takimin e parë me banorët e tre fshatrave të përmendura , që erdhën në numër të madh, për të biseduar rreth ndërtimit të shkollës.

Fjala ime në ketë tubim, u përcoll me interesim nga gjithë pjesëmarrësit, duke e premtuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre, deri në përfundim të ndërtimit të shkollës. Brenda një jave, pas marrëveshjes, arrita te dërgoj nja 4-5 mijë blloka dhe material tjetër ndërtimor, për të filluar punën mbarë. Ishte kjo befasia më e madhe që kishin përjetua këta banorë, në afro dyzet vite të socializmit, në këtë mjedis shoqëror. Materiali ndërtimor kishte mbet 200-300 metra larg lokacionit. Kjo ndodhi sepse ishte e nevojshme, në ndërkohe të hapej rruga, me makineri të rëndë. Organizova edhe një takim tjetër me  banorë rreth bartjes së materialit ndërtimor në vendin e caktuar për ndërtimin e shkollës.

Të nesërmen (ditë e dielë) 30-40 të rinj e të moshuar, realizuan me sukses detyrën e tyre të parë. Ishte një ditë e veçantë, një gëzim shumë i  madh për banoret vendës. Aksioni i parë shembullor dëshmojë bindshëm se janë të vendosur të ndërtojnë shkollën, për fëmijët e tyre, mirëpo , ishte e nevojshme edhe ndihma e Bashkësisë Arsimit.

Ndërtimi i themeleve të shkollës, më 5 dhoma mësimi dhe lokale tjera përcjellëse, po bëhej realitet. Sa shumë djersë, mund e sakrifica bënë këta fshatarë të ndershëm (të rinj e të vjetër), duke mos kursyer asgjë nga vetja e tyre për të përfunduar me sukses fazën e parë të ndërtimit. Mjetet financiare që kishim në dispozicion, ishin të pa mjaftueshme për vazhdimin e mëtutjeshëm të punës. U dashtë bëjmë një “gjimnastikë “ të vogël, për sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare. Mbi Pllakën e Betonit në sipërfaqe prej 322 metra katrore, meqë ishte përfundua ditë më parë, organizuam një koktej rasti, më udhëheqës të lartë shoqëror – politik, të komunës, drejtorë të ndërmarrjeve ekonomike dhe Sekretarin e Bashkësisë krahinore të Arsimit.

Pjesëmarrësit në ketë takim ishin shumë të befasuar me angazhimin e banorëve vendës, ne ketë projekt aq të rëndësishëm, për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ideja e këtij takimi jo të zakonte ishte që ta fitojmë përkrahjen financiare të ndërmarrjeve të mëdha prodhuese dhe tregtare, për të finalizuar këtë projekt të rëndësishëm.

Erdhi në shprehje solidariteti në vepër i mysafirëve të ftuar. Secili prej tyre në fjalën  përshëndetëse në takim, publikisht premtoi për përkrahje, për vazhdimin e ndërtimit (mjete financiare apo material ndërtimor), që realisht e bëri  të mundur shkolla të përfundohet me sukses. Prezent ishin dhe ndihmuan shkollën; ndërmarrjet shoqërore”Prosveta”, ”Aut-moto”, ”Kosovatransi”, ”16 Nëntori”, ”Zhito-Prometi”, ”Jugotermi”, ”Mlladosti”, Bashkësia krahinore e arsimit etj. 

Ditën që kjo shkollë e bukur u përurua, ishte një ngjarje tepër e veçante gëzimi, një feste e madhe popullore. Ne pritje të mysafirëve kishin dalë i madh dhe i vogël, pleq e të rinj, nga fshatrat e përmendura. Ka mbet i paharruar kujtimi për respektin që treguan, banoret vendas për punën dhe angazhimin tim dyvjeçar, ne ketë vendbanim të largët malor.

Ishte ditë shumë e veçantë sepse po kurorëzonim me sukses, ketë vepër të përbashkëte cila do të jetë me vlerë jetike për nxënësit dhe prindërit e tyre, ne dekadat e ardhshme. Përshëndetjet e ngrohtë dhe duartrokitjet frenetike ditën e përurimit, për mua dhe bashkëpunëtoret e mi, nga Bashkësia komunale e arsimit, që punuam ditë e natë përkrahë banorëve, ishin mirënjohja dhe falënderimi me kuptimplotë që pata përjetuar. Atë ditë tepër e kujtoj si tepër emocionuese për mua. Përveç angazhimit epik të banoreve, dua të veçoje edhe kontributin e jashtëzakonshëm të z. Shaban Rexhepit, nga Burinca dhe Isa nga Myqibaba, që ishin “dora ime e djathtë’’ në përcjelljen dhe koordinimin e punës nga fillimi, deri në përfundim të ndërtimit të shkollës në Myqibabë.

Ky përurim, ishte fillim i mbarë i një bashkëpunimi shembullorë, mes Bashkësisë Arsimit në Gjilan dhe qytetareve, në shumë Vendbanime tjera (Sllubicë, Verbicë të Zhegovcit, Gadish, Pasjak, Uglarë,etj), krejtësisht të harruara, me epitetin “shkollat e vetëkontributit’ ’që i ndërtuam njërën pas tjetrës bashkë me banoret vendës në mjedise siç thuhet ”pas shpinës së zotit”, ne një kohë jashtëzakonisht të vështire politike, ne vitet e 80-ta, kur nacional- shovinistët serbë në ’Mitingjet e solidaritetit….’’, anekënd Kosovës dhe Republikave tjera të ish federatës jugosllave, haptas kërkonin armë për të vrarë shqiptaret!

Të gjithë ata kontributdhënës shpirtbardh dhe gjithë nxënësit (vajza e djemtë),që për katër dekada ju qeshi fati të ulen në bankat e kësaj shkolle të bukur, i përshëndes përzemërsisht, kudo që ata janë me familjet e tyre. 

Më 22 dhjetor1983.                                                                                 

  • Halim Vranovci, ish – Sekretar i Bashkësisë Arsimit, Gjilan             
  •   Fshati malor i Anamoravës me emër mjaft të çuditshëm, Muqibabë, por shumë i bukur e me banorë krenarë.                                              

Zyra e Kryeministrit organizoi pritje shtetërore për fundvit, jemi mbrojtur suksesshëm e po bëhemi gjithnjë e më të sigurt me policinë dhe ushtrinë tonë

0

Prishtinë, 20 dhjetor 2023 

Zyra e Kryeministrit organizoi mbrëmë pritje shtetërore për fundvit ku të ftuar e të pranishëm ishin krerë të institucioneve, ministra të qeverisë, deputetë të Kuvendit, kryetarë të komunave, prijës fetarë, zyrtarë të shtetit, e ambasadorë e përfaqësues diplomatikë, miq e partnerë. 

Në fjalën drejtuar mysafirëve, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, teksa rikapituloi vitin që po e lëmë pas, falënderoi të gjithë për partneritetin, bashkëpunimin, kritikën dhe mbështetjen gjatë vitit 2023 dhe u uroi krishtlindje të begatshme dhe vit të ri të suksesshëm.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti: 

Të nderuar krerë të institucioneve,

Ministra të qeverisë,

Deputetë të Kuvendit,

Kryetarë të Komunave,

Prijës fetarë,

Zyrtarë të Shtetit,

Shkëlqesi ambasadorë,

Miq e partnerë,

Komandantë e oficerë,

Aktivistë e qytetarë,

Zonja e zotërinj, 

Jemi bashkë këtu, si rrallë herë në ndonjë ditë kaq johistorike sikurse kjo sot. Rëndom janë datat historike që na bëjnë kështu bashkë. Por sonte është historiku i marrëdhënieve tona institucionale e shtetërore e shoqërore.

Po e përmbyllim edhe një vit tjetër. Jemi përballur me sfida të reja, e me pasoja nga ato të vjetrat. Me shumë përpjekje, me pak ankesa dhe me aspak iluzione. Qeverisja është betejë e vazhdueshme ndërmjet planeve dhe ngjarjeve. Prioriteteve programore dhe urgjencave shpërqendruese. Në thelb është vendosmëria për të ecur përpara e për të shërbyer pavarësisht pengesave, përkundër gjasave e përballë kohës që asnjëherë nuk është e mjaftueshme. 

Jemi sulmuar këtë vit në veri të vendit para tre muajve dhe jemi sulmuar para gjashtë muajve. Por jemi mbrojtur suksesshëm e po bëhemi gjithnjë e më të sigurt me policinë dhe ushtrinë tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Partneriteti dhe bashkëpunimi që kemi pasur të gjithë e me të gjithë pa asnjë dyshim e ka lehtësuar dhe mbështetur rritjen dhe përparimin si në parametra ekonomikë  ashtu edhe në ata demokratikë. 

Fokusi dhe qëllimi i jonë prej fillimit ka qenë që rritjen e ekonomisë ta rishpërndajmë në shoqëri. Ta shpërndajmë tek ata që janë më të rrezikuar. Që u duhet më shumë mburojë e mbështetje, nga shteti. Vendi dhe qytetari ynë ka pasur nevojë për një ndryshim të paradigmës në qeverisjes: nga projektet e mëdha publike ku edhe korrupsioni ishte i madh, në programe të mëdha të mirëqenies, ku shtrirja është e gjerë. Gjatë këtyre 34 muajve qeverisje, teksa po e mbyllim edhe vitin financiar, i kemi rishpërndarë 1.2 miliard euro përmes masave të shumta, të cilat kanë prekur shumëfish, pothuajse çdo familje në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që Qeveria jonë nuk ka e nuk do të ketë projekte të mëdha publike e kapitale sepse planet e synimet i kemi gjithsesi të mëdha.

Forhåndsvisning av bilde

Ju faleminderit për kritikën e u jam mirënjohës për mbështetjen. Përpiqemi shumë për më të mirën, duke mos harruar që qeveria gjithnjë duhet të bëjë edhe më mirë edhe më shumë. Ju uroj mbrëmje të këndshme, krishtlindje të begatshme e vit të ri të suksesshëm – le të bëhemi gati që nesër për 2024-tën. Viti tjetër do t’i ketë 366 ditë, por ky fakt nuk do të jetë i përfillshëm te arritjet në rritje, te sukseset më të shumta.

Gëzuar e ju faleminderit!

 I will switch to English for the next couple of minutes. I am happy to wrap up the year in the company of so many friends. As you all know, this year has brought some great challenges to our country. We faced attacks on our territorial integrity and rule of law. Last year there were paramilitary barricades, this year paramilitary attacks. We defended Kosova and all its citizens successfully, and we’ll continue to increase our security for all of us and each of us. Despite these challenges, we continued to deliver on promises made and implemented reforms that are very meaningful for our country. This truly speaks to the resilience of our democracy and our collective determination to move forward. We continued to grow and to redistribute growth. Growth for the sake of people, not at the expense of people. 

Christmas is a time for festivity and gratitude, and coming together. So, in the spirit of the holiday season, let me express my thankfulness for the support and dedication each of you have. 

Our commitment to social democracy, the battle against corruption, and the promotion of value based policy has not only enhanced individual well-being but also fostered greater cohesion within the country. In a year marked by external attempts to divide us, we have withstood these challenges and emerged stronger. This resilience is not about hollow rhetoric; rather, it stems from concrete democratic and administrative measures for fairness and equity. 

We want to make our country stronger and richer, our people happier and safer, by being hardworking and smart thinking. But then again, while we always do our best, governments always can do better and more.

Merry Christmas and Happy New Year!

Rileximi i Fishtës, obligim qytetar e kombëtar

0

Nail Draga, Ulqin

Frano Kulli, Fishta, rileximi në kohën e lirisë, Lezhë, 2022 

Instalimi i ideologjisë komuniste në Shqipëri nga nëntori i vitit 1944 ishte me pasoja të mëdha shoqërore e kombëtare, sepse  u anatemuan figura të rëndësishme kulturore e kombëtare, me të vetmin shkak se nuk ishin  të përshtatshëm sipas kursit ideologjik   të pushtetit komunist në Shqipëri. 

Në gamën e gjerë të tyre personaliteteve bënë pjesë edhe poeti kombëtar  Gjergj Fishta, i cili ishte i anatemuar për pushtetin ku i është ndaluar emri dhe veprat e tia deri në vitin 1991, kur ra ideologjia  e kuqe dhe u aplikua pluralizmi politik. Ndërsa nga ajo kohë kemi të bëjmë me kohën e rishkrimit përkatësisht  të rileximit të historisë që është obligim qytetar e kombëtar, për të kuptuar realitetin pa qasje ideologjike si kudo në botën demokratike. 

Ndonëse në lidhje me botimin  veprave të Gj.Fishtës janë përpjekur individë apo botues të ndryshëm, në nivel kombëtar dallohet Enti Botues”Gjergj Fishta” në Lezhë udhëhequr nga Frano Kulli. Ai deri më tash ka botuar kompletin e veprave të Fishtës në dhjetë vëllime(2001-2012), duke sfiduar institucionet shtetërore dhe botues të ndryshëm në vend. Një veprim i tillë dëshmon pasionin dhe qasjen profesionale ndaj Fishtës dhe krijimtarisë së tij. Ndërsa në botimin me të fundit me titull  Fishta, rileximi në kohën e lirisë,  F.Kulli paraqet përmbledhje të eseve qe ia ka kushtuar kësaj figure poliedrike të kulturës kombëtare shqiptare. 

Miti i shqiptarëve 

Duke vlerësuar lartë epitetin e “poetit kombëtar” për Gj.Fishtën, autori thekson se në  gjallje të tij qe krijuar një mit, por me pas është sulmuar, dënuar e rrëzuar, duke ia ndaluar vepren dhe emrin, duke ia dhunuar varrin dhe tretur eshtrat në lum qe ishte veprim kriminal i diktaturës në Shqipëri. Një veprim i tillë kishte motive politike sepse për pushtetarët e rinjë 

 veprimtaria e Fishtës ishte jashtë kursit të tyre ideologjk, ku veçohej kryevepra epike “Lahuta e Malcis”. Eshtë pikërisht veprimtaria e tij letrare me bazament kombëtar duke u vlerësuar  lartë në shoqërinë shqiptare të kohës. Pikërisht një vlerësim i tillë duke u bërë mit për shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishte pengesë për pushtetin e ri të diktaturës, sepse ata mendonin se çdo gjë fillon me ta, duke tentuar të eliminojnë këtë personalitet  kombëtarë. Por, ishte e kotë sepse Fisha ishte bërë pjesë e vetëdjës  popullore të shqiptarët si asnjë poet tjetër, që lexohej e deklamohej në heshtje si askush tjetër ne kohën e lirisë së munguar! 

Refuzimi i Fishtës  në kohën e lirisë  fatkeqësisht është duke ndodhur nga institucionet arsimore, sepse ai është shumë pak i pranishëm si në shkollat fillore dhe të mesme. Një refuzim i tillë nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse ai ishte dhe ka mbetur poet kombëtar, pavarësisht qendrimit të atyre qe përgatisin kurrikulat arsimore. E tërë veprimtaria e tij letare,intelektuale, publicistike, eseistike etj., dëshmon qartë se ai si rrallë kush sa ishte në të gjallë u quajt poet kombëtar, ndërsa të gjithë ata individë të ndryshëm, qofshin shkrimtarë apo të tjerë, qe përpiqen të ulin  autoritetin e tij në kohën kur ishte anëtar i Akademisë së Italisë, dëshmojnë se ende jetojnë me paragjykime dhe me mentalitetin e së shkuarës, sepse çdo qasje duhet të analizohet në kontekstin e kohës.   

Pushtetarët nuk janë Shqipnia 

Nëse trajtojmë bindjet politike te Fishtës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë(6 qershor 1921) del qartë se është shpalosur figura e demokratit, vizionarit, atdhetarit dhe kundërshtarë i njerëzve me ndërgjegje kombëtare të përlyer e sidomos të shpërdoruesve  te të drejtave të popullit. Pikërisht  duke qenë i tillë, ai ishte kundër politikanëve oportunistë qe kërkonin ta shfrytëzonin  Shqipërinë për të marrë ofiqe, për tu pasuruar nëpërmjet korrupsionit, madje kërkonin ta identifikonin shtetin me veten e tyre, ku ka mbetur proverbiale thënia e tij se “njerëzit e shtetit  s´ janë Shqipnia”. 

Duke qenë se u dallua për oratorinë dhe zotësinë e tij Gj.Fishta, në fillim u zgjodh anëtar e më vonë President i Komisionit të Buxhetit të Shtetit, më pas anëtar i Komisionit  të Arsimit dhe në muajin gusht  po të atij viti  u zgjodh Nënkryetar i Parlamentit në vend të H.Kadriut, i cili dha dorëheqjen nga ky post. 

Gjatë kësaj kohe janë të përmenduar fjalimet e zjarrta të Fishtës qe mbajti për arsimin, ekonominë, lirinë e shkollave profesionale, për të cilat interesohej me të gjitha kapacitetet, sepse edhe shkolla e tij ”Collegium Illyricum”(Kolegji Ilirikum) bënte në këtë kategori.  

Duhet cekur se nga disa këto fjalime Fishta i kushtoj rëndësi  të veçantë problemeve me të colat përballeshin shqiptarët e mbetur jashtë kufiojve të Shqipërisë së vitit 1913, dhe në veçanti për shqiptarët e Kosovës. 

Në sajë të qendrimit, takimeve në konferenca e fjalimeve publike  dhe shkrimeve në revista të ndryshme Fishta tashme ishte bërë një personalitet  publik i veçantë jo vetëm në qytetin e Shkodrës por për tërë Shqipërinë. Në të gjitha qeveritë shqiptare prej vitit 1912 e deri sa vdiq, ai ishte përfaqësuesi i vërtetë i shqiptarit, në mbrojtje të  drejtave të popullit shqiptar. 

Fishta për intelektualin 

Me këtë rast dua te theksoj se në trajtimin e semantikës të termit intelektual, nga të gjithë autorët të cilët  i kam konsultuar për këtë çështje, unë jam për përcaktuar për Fishtën. Ai është   me i qartë se askush tjetër për të definuar semantikën e  intelektualit, duke e përkufizuar se “ai duhet të jetë prezent  në kohën e vet, në kohën e të tjerëve që do të vijnë më pas , e të qenit prezent do të thot të kesh kurajon të thuash të vërtetën  ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e idhët që të jetë, sado tragjike, sado e papëlqyeshme  për veshët e të tjerëve”! Nuk ka dilemë se të tillë mund të jenë personat e përgatitur, jo oportunist  dhe të guximshëm, për të reaguar në momente të caktuara. 

Model për kohën e tij 

Me këtë rast duhet të cekim për opinion e gjerë qendrimin e tij intelektual e kombëtar në Kongresin e Manastirit  më 14 nëntor 1908 duke theksuar: „Vëllezër , nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por që të gjithë së bashku, të krijojmë  një alfabet të përbashkët. Jemi këtu jo për  t´u përçarë, por për  t´u bashkuar“ dhe në fund të fjalëve, siç kanë shënuar dëshmitarët okularë, në foltore kishte një përqafim me lot në sy nga kleriku musliman Ibrahim efendiu. 

Ishte ky një shembull tipik i tolerancës e mirëkuptimit kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme kombëtare. Një shembull i tillë duhet të jetë moto për të gjithë ne, kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme, duhet lënë anash ato personale, klanore e partiake, sepse nga e kaluara e përbashkët, është koha e fundit që për çështje madhore të jemi të bashkuar. Dhe për diçka të tillë mund të vendosin vetëm individet e pajisur me etikë politike, karakter, tolerancë e vizion intelektual. 

Rileximi  si obligim  

Botimin e këtij libri eseistik, nuk duhet vlerësuar nga numri i faqeve por nga mesazhi qe përcjellë të lexuesi i pasionuar dhe opinioni i gjerë. Ne këtë aspekt vetëm titulli i tij është i mjaftueshëm për të obliguar për ta lexuar  Fishtën, sepse rileximi mbetet obligim qytetar për të kuptuar  të kaluarën moniste  në kohën e lirisë.  

Ndërsa çdo shmangie nga individë të ndryshëm ne këtë aspekt, do të arsyetonte kohën e diktaturës, përkatësisht mungesën e lirisë, sepse qasja ideologjike për shqiptarët ka pasur pasoja të mëdha kombëtare e shoqërore.  

Përfundimisht e them pa hezitim  se te gjithë kemi nevojë për rileximin e Fishtës në kohën e lirisë, çështje e cila mbetet e hapur, sepse personalitetet e tilla kombëtare  si Fishta vazhdojnë të mbesin motivues për studiues të ndryshëm, tash dhe në të ardhmën. 

(Dhjetor  2023) 

Kuvendi i 7-të i Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”

1

Nga Prof. Ago Nezha

– Shoqata Labëria me dimensionet që ka rrokur, nuk i përket më Shqipërisë, por gjithë hapësirës shqiptare.

– Shoqata Labëria ka nderuar artistët e mëdhenj jo labë si muzikologët Ramadan Sokoli, Tish Daia, Zhani Ciko, aktorët Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Mirush Kabashi.

Të nderuar delegat dhe të ftuar.

Të nderuar President Dr. Alfred Moisiu dhe profesor Bamir Topi.

I nderuar Kryetar i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi.

I nderuar kryetar i Bashkisë Tepelenë z. Tërmet Peçi

Të nderuar deputetë, drejtues të pushtetit vendor, personalitete të shquar të Labërisë dhe mbarë kombit shqiptar, intelektual, korifenj të artit dhe të shkencës.

Kam nderin dhe kënaqësinë, që në emër të Kryesisë të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria, t’ju përgëzoj dhe falënderoj për praninë tuaj në këtë event të rëndësishëm për shoqatën Labëria “Nderi i Kombit”. Jemi mbledhur sot nëTepelenë, në një nga etnitë labe që i ka dhënë trevës së Labërisë “parfumin” e patriotizmës, trimërisë, besnikërisë, bujarisëdhe krenarisë kombëtare.Protokolli që prezantuam dhe koloriti që prek syri në sallë, përligjin thënien e Kryetarit të Nderit,Akademikut Rexhep Qosja, se Shoqata Labëria me dimensionet që ka rrokur, nuk i përket më Shqipërisë, por ka kaluar kufijtë dhe ështëbërëmbarëkombëtare, në gjithë hapësirën shqiptare.Duke vendosur Çipine kujtesës në ashensorin e Kuvendeve, ngjitemi në katin e shtatë dhe nga kjo lartësibëjmë bilancin e rrugëtimit tonëhistorik të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, që për misionin që ka realizuar me vendim të Kuvendit tëGjashtë, sot mban emrin Atdhetare Kulturore dhe mbi krye ka vendosur më21 Dhjetor të vitit 2015kurorën e shndritshme“Nderi i Kombit” ngaPresidenti i Republikës. Kjo është një kënaqësi dhe krenari legjitime, e shoqëruar me përgjegjësi, që kemi ditur të evidentojmë dhe diferencojmë çfarë kemi arritur nga dita e krijimit të saj në 12 Dhjetor të vitit 1991 dhe çfarë synojmë të arrijmë në të ardhmen. Shoqata “Labëria” sot ngjan me një pemëmadhështore, që bleron me degët e saj që lulëzojnë jo vetëm në trevën e Labërisë, si nëVlorë, Tepelenë, Gjirokastër Sarandë dhe Orikum,por dhe në Myzeqe, në Fier e Patos dhe në Tiranë. Ne si kryesi falënderojmëdegën e Vlorës, me Kryetar Ahmet Demën, Sekretar Albert Habazin dhe nën Kryetar Namik Jahaj,që me veprimtarinë e saj multidimensionale ka krijuar një model dhe ka sjellë një përvojëtë vyer, qëka thithur dhe bërë faktor gjithë instancat e pushtetit në rreth, nga Prefekti, Kryetari i Qarkut dhe Kryetari i Bashkisë, që janë bërë pjesëaktive e shoqatës. Aktivitetet e saj, janë të shumta e të larmishme.Dega e Vlorës ngjan me një fabrikë, që prodhon çdo javë një aktivitet.Mjafton të përmendim kompleksin e memorialit tëMesaplikut me 12 apostujt e zonës me në krye, apostullin Ismail Qemali, memorialqë u ngrit me kontributin e komunitetit të zonës, me iniciativën e degës të Shoqatës Labëria Vlorë,vepër që nuk e bën dot as shteti. Një tjetër arritje ështëpjesëmarrja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë në një veprimtari të shoqatës, që përshëndeti me fjalët e zemrës shoqatën Labëria. Këto janë një pasuri e vyer jo vetëm për degën e Vlorës, por përgjithëLabërinë.

Parada e kuvendeve

Çdo kuvend ka shenjuar ndryshime progresive duke nisur startin nga Kuvendi i Parë, qëzhvilloi punimet në Tiranë, i Dyti në qytetin e Perëndeshës sëPavarësisë në Vlorë, ku në përshëndetjen  etij Kryetari i Nderit, Akademiku Rexhep Qosja ka thënë se: “Vlora e ka lindur dhe rilindur Shqipërinë”. Kuvendii Tretëu mbajt në Himarë, jo rastësisht, porpër të kujtuar historinë e lashtëse Himara ka qenëkryeqendra e Labërisë me 52 fshatra, qëllimishtkjo, për t’i thënë neominoritetit të adaptuar,se Himara është Labëri.Aty u përballëm me arrogancën e Kryetarit të Bashkisë zotin Bollano, qënuk na lejoi të zhvillonim punimet e Kuvendit nëinstitucionet e Bashkisë së Himarës nëqytet, pasi kishte mbushur muret e godinave me parulla greqisht: “ Poshtë Labëria”, “Himara s’është Labëri” “Himara ështëGreqi” etj. U detyruam ta mbanim Kuvendin në njëmjedis privat, të një labi patriot. Kuvendin eKatërt e mbajtëm në Kuç të Vlorës, për të evokuar një kuvend qëishte mbajtur në28 Nëntor- 4 Dhjetor të vitit 1924, me pjesëmarrjen e 300 delegatëve përfshirë këtu dhe nga Kosova e Çamëria, me tematikë: për shuarjen e gjakmarrjes, zhdukjen e analfabetizmit dhe emancipimin e gruas.Po të heqësh një paralele, këto fenomene i ndeshim dhe sot, por në një stad të ri. Plaga e gjakmarrjes ende nuk është shëruar dhe shumë fëmijë nëVeri të vendit vuajnë të ngujuar dhe të privuar nga liria.Problem i mprehtë dhe një arritje historike ka qenë zhdukja e analfabetizmit, që u trashëgua nga paraçlirimi, ku monizmi përdori masa të rrepta, drastike për zhdukjen e  këtij fenomeni. Por aktualisht ka filluar të rigjallërohet pasi shteti, shkolla dhe shoqëria janë treguar indiferentë ndaj këtij fenomeni kanceroz, që viktimizon fëmijët e shtresave të varfra, se oligarkët, politikanët dhe shtetarët e lartëi shkollojnë fëmijët në universitetet më të mira tëEuropës e të botës. Analfabetizmi është ngritur në një stad të ri dhe ka krijuar një cilësi të re. Sot kemi analfabet me shkollë të lartë, me diploma të blera dhe të fallcifikuara.

Kuvendi iPestë u mbajt në kryeqendrën e kulturës dhe diturisëlabe,nëGjirokastër që pati prurje të shumta intelektualësh, i Gjashti në Vlorën e Flamurit dhe i Shtati këtu në zemër të Labërisë në Tepelenën e Luanit të kohës, Ali Pashë Tepelenës, që e faktorizoi Shqipërinë ndërkombëtarisht, ku e kishin për nder figura të shquara tëEuropëse të botës,të komunikonin me Të si dhe në Tepelenën e legjendës të luftës së1920, Selam Musait.

Më lejoni që në emër të KryesisëtëShoqatës Atdhetare Kulturore Labëria dhe Tuajën të nderuar delegatë dhe të ftuar, të falënderoj Kryetarin e Bashkisë të Tepelenës z. Tërmet Peçi dhe Kryetarin e degës sëShoqatës Labëria z. Myrdar Jera,për mirëkuptimin,  gadishmërinëdhe angazhimin,që treguan dhe klimën e ngrohtë dhe kushtet komode që na krijuan për të realizuar një Kuvend dinjitoznë praninë e shumë miqve dhe të ftuarve.

Veprimtaritë patriotike kane qenë oksigjeni i frymëmarrjes të shoqatës atdhetare kulturore Labëria.

Në jetën politike shqiptare disi të trazuar, edhe Shoqata Labëria ka ecur mes baticave dhe zbaticave, qëi është dashur të përplaset jo vetëm me pushtetin, për qëndrimet deri në antikombëtare, siç ishte marrëveshja e detit me Greqinë, por edhe me fenomene tëkarakterit historik, patriotik, social dhe ekonomik. Ishte Shoqata “Labëria” që denoncoi e para marrëveshjen famëkeqe të qeverisë tonëpër detin me Greqinë, duke marrë firmat e rreth 70 shoqatave homologe përfshirë këtu dhe shoqatën “Kosova” dhe “Çamëria”, të mbledhura në një tubim mbresëlënës në praninë e shtatë deputetëve të majtë e të djathtë. Ngjarjet me precedenca antikombëtare kanë qenë prezente në shumë aspekte me karakter politik dhe social, ku Shoqata Labëria është përplasur me të gjitha format e mjetet demokratike, si tubime, deklarata, dhe peticione. Ato janë të shumta, por mëkryesoret të shinjestruara nga ana e shoqatës tonë kanë qenë dukuritë politike me karakter kombëtar që janë shfaqur gjatë viteve tëashtuquajtura demokraci, të pluralizmit në Shqipëri. Gjatë viteve postkomuniste, Shqipëria ka kaluar një krizë të rëndë identiteti duke u treguar inferiore ndaj fqinjëve tonë jugor dhe verior. Po të evokosh ngjarjet, që kanë ndodhur gjatë këtyre tre dekadave në Shqipëri në marrëdhënie me Greqinë, lexohet lehtë inferioriteti i shtetit shqiptar ndaj atij grek duke mos respektuar barazinë dhe reciprocitetin mes palëve. Këtë dukuri,qëe dëshmon më së miri hapja e shkollave greke në Himarë dhe nëKorçë, në një kohë që në Greqi, s’bëhet fjalë për një akt të tillë, por ata ju kanë mohuar dhe identitetin shqiptarëve duke ju ndërruar dhe emrat e fenë. Është i njohur akti brutal për dhunimin e varrezave  në Kosinjë të Përmetit dhe Boboshticë të Korçës, pelegrinazhet e politikanëve dhe shtetarëve grek në Himarë me flamurin e Vorioepirit, se Himara është truall dhe komunitet grek. Një reagim aktiv kemi pasur për regjistrimin e popullsisë dhe vetëdeklarimit të kombësisë sipas etnisë dhe fesë nëpërmjet formularit që polli Pollua, si dhe krijimi artificial i minoriteteve, saqë po të bëjmë një bilanc të popullatës, dalin më shumë etni të huaja se shqiptarë. Incidentet me Greqinë kanë qenë lineare duke vazhduar me ngjarjen e Bularatit në Gjirokastër, ku turma histerike të ekstremistëve grek, provokuan luftënxitje dhe urrejtje etnike, nëpërmjet parullave antishqiptare se: “Vorioepiri është Greqi, sëpata dhe zjarr ndaj qenve shqiptarë, etj, deri në episodet e shëmtuara, diskriminuese ndaj emigrantëve tanë në Greqi. Shoqata Labëria në qendër dhe në rrethe ka reaguar me ashpërsi ndaj këtyre fenomeneve të shëmtuara mesjetare.Për këto qëndrime, etj, qarqe të caktuara greke kanë shprehur urrejtje ndaj komunitetit lab. Kjo të kujton deklarimin e genocidistit Venizellos, i cili është shprehur: “Le të ketë një çik Shqipëri, po të mos ketë Labëri “. Po kaq e vëmendshme dhe kundërshtuese, ka qenë për denoncimin e marrëveshjes së Kosovës për kufijtë me Malin e Zi dhe për Asosacionet serbe në Kosovë dhe ka përkrahur marrëveshjen e Rambujes, që ishte një triumf për Pavarësinë e Kosovës.Shoqata “Labëria” ka ndjekur me shqetësim fenomenin, që po ndodh me emigrantët tanë jashtë vendit, që shumë prej fëmijëve të tyre kanë humbur gjuhën e nënës. Për këtë qëllim kemi organizuar një simpozium në Prishtinë për problemet e gjuhës shqipe dhe emrat, që në Shqipëri ndryshe nga në Kosovë duhet të kesh përkthyes t’i kuptosh. Në fjalën e tij përshëndetëse Akademiku i shquar Rexhep Qosja, ka thënë se: “ Kjo është një gjetje e mençur dhe se veprimtaritë, që realizon Shoqata Labëria nuk i bën dot as qeveria”. Ndërsa President Moisiu, në përshëndetjen e tij në Kuvendin e Pestë në Gjirokastër ka thënë se:“këtë shoqatë do ta kishte zili çdo parti dhe qeveri”. Në këtë konteks, akademik Qosjaështë shprehur se:“Shoqata Labëria nuk i përket mëLabërisë, por është shoqatë mbarëkombëtare”.

***

Fakti që jetën dhe veprimtarinë e ShoqatësLabëria e ndjekin jo vetëm lebërit, por shumëpersonalitete dhe intelektualëtë jetës shqiptare si presidentë,artistë,shkencëtarë, që pjesërisht i kemi dhe sot në sallë, të cilët i përshëndesim dhe falënderojmë, flet shumë.Shoqata Labëria ka nderuar me tituj të lartë, si “ AnëtarNderi i Shoqatës Labëria “, Presidentët profesor Rexhep Mejdani dhe Dr. Alfred Moisiu, si dhe shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, i cili në ceremoninë e nderimit u shpreh: “ Me Labërinë më lidhin shumë gjëra të mëdha: Labëria i harmonizon mrekullisht tri shtylla të mrekullueshme që janë: Trimëria, Patriotizma, dhe Kultura Dhe po të shohim se gjatë historisë së popullit tonë: “Kur është sëmurë liria, kur e ka zënë gripi atë, i pari që e ndjen këtë grip apo këtë sëmundje është Labëria, është trupi i Labërisë dhe, jo vetëm që e ndien, por ajo merr masa edhe për ta shëruar”. Shoqata Labëria ka nderuar artistët e mëdhenjjo labë si muzikologët Ramadan Sokoli, Tish Daia, Zhani Ciko, aktorët Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Mirush Kabashi, që u nda këto ditë nga jeta dhe i shprehim familjes ngushëllimet tona, pa folur për artistët Lab si profesor Birçe Hasko, Bujar Asqeriu, Saimir Strati, Skulptori Muntaz Dhrami, etj. Këtëdukuri do ta dëshmojmë dhe sotnë këtë kuvend me nderimin që do i bëjmë Presidentit Bamir Topi, deputetëve Berat Luzha dhe Vullnet Sinaj, juristes Eni Çobani, historianit Kastriot Bezati dhe Kryetarit të Shoqatës dega Tepelenë Myrdar Jera. 

PËRGJEGJËSINË DUHET TA GJEJMË TE VETJA,  MOS TAKËRKOJMË TE TË TJERËT

Pse duhet të kemi frikëta themi qëFitoret e Bashkisë së Himarës nga Omonia, apo PBDNJ-ja,në dy raste, si me fitoren e Bollanos ashtu dhe të Belerit,kanë ardhur si rezultat i aleancave të PartisëDemokratike dhe LSI- me minoritetin grek. Nuk e gjenin dot gjuhën e majta dhe e djathta që ta alternonin pushtetin vendor mes tyre, po bëhen lodër në duart e disa shovinistëve grek. Përgjegjësia është konkrete. Himara është bërë qendër e pelegrinazhit të politikanëve grek duke parakaluar, e propaganduar se Himara është minoritet grek.Autoritete të qeverisë greke, deputet e politikanë, hyjnë e dalin në Himarë e në Shqipëri si të jenë në shtëpinë e tyre. Kush e jep këtë liri pa kufi, një shteti që kërkon të bëhet zot shtëpie dhe pronar i vendit tënd. Greqia anëtare e BE, që flet dhe trumbeton liritë e të drejtat e minoriteteve si është sjellë dhe si sillet me shqiptarët në Greqi, qëshfrytëzoi varfërinë e tyre dhe i detyroi të ndërrojnë dhe emrat, fenë dhe identitetin kombëtar. Ky shtet i ashtuquajtur demokratik, nuk ka hequr ligjin e luftës, dhe nuk i lejon çamët të shkojnë te varret e të parëve të tyre që i ndoqi nga Çamëria me një gjenocid çnjerëzor, barbar të inkuizicionit mesjetar. Shqiptarët nëGreqi janë masakruar për flamur, për tifo ndaj skuadrës shqiptare, për identitet kombëtar.

Nga podiumi i këtij Kuvendi ne përshëndesim qëndrimin institucional të SPAK-ut për çështjen Beleri dhe të qeverisë shqiptare, që për herë të parë tregoi partneritet ndaj Greqisë, me gjithë kërcënimet antidemokratike të kreut tështetit grek Micotaqis, se do vendos veton për mospranimin e Shqipërisë në BE.. 

Krenaria  e SimboleveKombëtare

Shoqata Atdhetare.Kulturore Labëria ka vlerësuar si të shenjta ditët, ngjarjet historike dhe simbolet kombëtare. Në përvjetorët historik të Pavarësisë dhe ditës sëÇlirimit, Lidhjes së Prizrenit, kemi organizuar sesione shkencore në nivel akademik duke referuar historianët më të shquar të vendit, lab dhe jo lab të cilët dua t’i përgëzoj në këtë kuvend  si i ndieri Moikom Zeqo, akademik Pëllumb Xhufi, profesorët Paskal Milo, Xhelal Gjeçovi, Bardhosh Gaçe, Rami Memushi, Mariglen Kasmi, etj.Një shqetësim permanent i Shoqatës “Labëria” ka qenë fakti që Kryeqyteti i vendit nuk ka një shesh dhe monument madhështor për krijuesin e shtetit shqiptar, plakun e mençur Ismail Qemali. Kemi bërë tre herë kërkesë në vitin 2016, 2019,2020, në nivelet më të larta, respektivisht Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Bashkisë, ku kemi vetëm një prononcim dhe premtim nga Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj se do ta realizojmë këtë kërkesë, por ende jemi në sfondin e premtimeve. Është për të ardhur keq për këtë pandjeshmëri të strukturave shtetërore kur Monumenti i Ismail Qemalit është vendosur në qendër të Prishtinës me kontributin e disa biznesmenëve vlonjate të iniciuar nga Dr.  Bujar Leskaj.

Profesor Ethem Ruka më tha që nga tribuna e këtij Kuvendi t’u bëj thirrje gjithë lebërve duke filluar nga fermerët të bëjnë dhuratë një qengj apo kec, deri te qytetarët patriot,biznesmenët dhe emigrantët jashtë vendit, që të grumbullojmë një shumë lekësh në një llogarirrjedhëse kushtuar Monumentit madhështor të Ismail Qemalit. Vendi që duhet të vendoset ky monument ështëi përshtatshëm atje ku ka qenë monumenti i Enver Hoxhës. Ky rekomandim përputhet plotësisht dhe me idenë e skulptorit “Nderi i Kombit”,Muntaz Dhrami.Kjo nismë do sfidonte dhe qeverinë, që me gjithë kërkesën tonë të përsëritur, ende është në gjumin e gjatë letargjik.

Tirana ka shumë sheshe edhe rrugë edhe për tradhtarë, por jo për Babain e Kombit. Kemi rruga “Zogu i Parë” dhe monumentin e Mbretit Zog, që u vendos me rastin e 100 vjetorit tëPavarësisë, si ta kishte shpallur Zogu pavarësinë dhe për turpin e qeverisë u gjet një monument me bazorelief të thyer i Ismail Qemalit nga magazinat e Muzeut Historik dhe u vendos pranë një bunkeri.  Një komb që nderon tradhëtarët s’ka të ardhme.Te sheshi i Zogut, Bashkia do bëjë mirë tëvendos njëpllakatë“Sheshi i Tradhtarëve” që të ketë vend për neotradhëtarët e sotëm.

Patriotizmi është i prekshëm si krenari kombëtare

Labëria mbart shumë vlera historike, patriotike, atdhetare, dhe kulturore, por polifonia është një gur xhevahiri në gjerdanin e artë të trashëgimisë së saj. Këtë pasuri të lashtë sa vetë krahina e Labërisë, që na e përcollën të parët tanë Kaonët, është detyrë e jona ta mbrojmë nga çdo virus, me të cilin tentojnë dhe kërkojnë ta infektojnë dhe tjetërsojnë pseudoakademik dhe shpura e tyre, për interesa të fshehta komerciale dhe antishqiptare. Akademiku Rexhep Qosja, njëherazi dhe Kryetar Nderi i Shoqatës “Labëria ka thënë:” Me këngën labe të djeshme dhe të sotme, jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Kënga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes kombëtare shqiptare”. Noli i madh, krahas sentencës “Kur lëngon Shqipëria zgjohet Labëria”, ka lënë amanet që “Kur të vdes të më përcillni me këngë labe”.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”, me nervin e saj patriotik, reagoi ndaj këtij fenomeni antikombëtar dhe organizoi njësimpozium shkencor me korifenjtë e  muzikës dhe folklorit, si Aleksandër Peçi, Zhani Ciko, Ermir Dizdari, Bardhosh Gaçe, Bajram Labi, Zeno Jahaj, Fitim Caushi…etj, të cilët dua t’i falënderoj publikisht për gadishmërinë dhe gjenerozitetin që treguan për denoncimin publik të këtij akt antikombëtar. Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave jo vetëm që nuk denjoi t’i përgjigjet ftesës për të marrë pjesë në këtë simpozium, por nuk pati asnjë prononcim për rezolutën që doli ngaky tubim.Falënderoj deputetin Vullnet Sinaj që u bë palë me drejtuesit e shoqatës dhe realizoi një takim me Ministren e Kulturës znj, Elva Margariti me përfaqësues të Shoqatës Labëria dhe ekspert të fushës së polifonisë. Rezultati është i heshtur. Ne respektojmë  sentencën e Dumasë, ” Gjithë urtësia njerëzore përmbëlidhet në këto dy fjalë:  “Prisni dhe shpresoni “. Por pohojmë se Shoqata “Labëria”, nuk do ta lerë në rrugë këtë aksion atdhetar.

Në emër të Kryesisë të Shoqatës Labëria falënderoj të gjithë prononcuesit me rezolutën e Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria  dalë nga Simpoziumi për Iso-Polifoninë, që nga korifenjtë e letrave shqipe shkrimtarin e shquar Ismail Kadarenë me bashkëshorten e tij Elena Kadare dhe akademikun Rexhep Qosja, si dhe disa deputetë lab të Kuvendit, Ministren Elisa Spiropali, ekspertë të polifonisë dhe muzikës, intelektualë të shquar tëfushave të ndryshme ,jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, që patën sensibilitetin dhe reaguan për këtë përçudnim që i ka bërë Ministria e Kulturës këngës labe nëpërmjet muzikologut Vaso Tole, duke e motivuar se: “ e ka origjinën nga Sirenat greke dhe rrjedh nga muzika kishtare bizantine”. Këtë dhuratë që ja ka bërë peshqesh Greqisë, për ta pasur si armë, që kur të dojë ta pronësojë, ngjan me dhuratën që ju bë Serbisë duke i falur Lahutën e Malësisë. Shoqata Labëria s’ka asgjë personale me Vasot e Akademisë së Shkencave, që i mbajnë iso karriges së tij, as me lakejt dhe sejmenët e tij, që shesin vlerat unikale shpirtërore të kombit për pesë lekë, por ka me fenomenin “Isopolifoni”,që tjetërson origjinën dhe prejardhjen e këngës labe. Ithëtarët e tij që lëvrijnë si vemje në trupin e pushtetit, sejmenët e Vasos, janë vendosur në drejtim të kulturës dhe nuk e ndalin tradhtinë. Kemi një rast të freskët, që afirmon se antishqiptarët,janë pjellë e pushtetit.Ata i emëron, sponsorizon dhe i paguan Kryetari i Bashkisë, apo institucion tjetër vendor, që t’i shërbejnë Greqisë. Bashkia e Selenicës organizon një festival të këngës labe që e emërton isopolifoni. U desh ndërhyrja energjike e drejtuesve të shoqatës Labëria dega Vlorë, që të hiqet kapistalli “Isopolifoni” që sponsorizohet nga paret e taksa paguesve. Të emëruarit apo të zgjedhurit në pushtet në Vlorën  e Flamurit,ju kujtoj njëmesazh tëShtjefën Gjeçovit, që ja dërgon Kryepeshkopit të Shkodrës, i cili kishte ardhur dhe luftoi me vlonjatet në 1920 dhe i shkruan: “ Imzot, kur të vij në Shkodër do t’u mësoj të flisni labçe, se vlonjati për Shqipërinë, djeg shtëpinë, falë pasurinë dhe jep fëmijën”.

Zjarrvënësit antikombëtar me pishtarin e Iso-Polifonisë në dorë pasi dështuan nëBashkinë e Selenicës,vrapuan dhe e ndezën triumfalisht nëBashkinë e Libohovës me një pllakat madhështore ku shkruhet: “Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë”. Ky festival sponsorizohet me fondet e Bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës. Ne i kemi bërë disa herë kërkesa Ministrisë së Kulturës për të sponsorizuar një festival të këngës labe me fëmijët, që të përcillet stafeta dhe ajo me ironinë e saj, për faktin se ne nuk e emërtojmë“Iso-Polifoni”, na akordoi vjet 200.mijë lekë për kafe, që nuk i tërhoqëm për të na bërë pis.

Rastet nuk i ngjajnë njëri tjetrit.  Taksapaguesit shqiptarë mbajnë me kontributin e tyre antikombëtarin klasik Çelo Hoxhën, që hedh baltë mbi  ditën e Pavarësisë, Çlirimit dhe Luftën Nacional Çlirimtare e quan vëlla-vrasëse.

Dua ta theksoj dhe nënvizoj për kuvendin dhe opinionin e gjerëshoqëror, se ky denoncim që bëri Shoqata Labëria, nuk është as detyrë funksionale dhe as përgjegjësi institucionale e saj, por një ndjesi patriotike, në vazhdën e misionit të saj atdhetar. Detyrë dhe përgjegjësi institucionale, është e Ministrisë së Kulturës dhe deputetëve lab, që kanë shkuar në parlament me votat këtij komuniteti dhe të dy palët paguhen nga taksapaguesit shqiptar. Ky fakt, duhet theksuar dhe kuptuar esencialisht nga të dy palët, se nuk i bëjnë nder Shoqatës Labëria, se nuk është pronë e saj. Në rast se reagojnë, bëjnëvetëm detyrën para taksapaguesve.Fatëkeqësisht inteligjenca shqiptare, institucionale, është përgjumur para çështjes kombëtare, me indiferentizmin dhe oportunizmine sëmur.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”, është ngjitur në këto lartësi ku ndodhet sot me kurorën mbi krye “Nderi i Kombit”, falë drejtuesve idealist, që nga krijimi i saj dhe biznesmenëve lab që nuk kanë kursyer kontributin e tyre për organizimin e veprimtarive atdhetare-kulturore. Më lejoni që në emrin tuaj dhe komunitetit lab, nga tribuna e këtij kuvendi të përmend për homazh drejtuesit e shoqatës në vite duke filluar nga i madhi Enver Guga, Halil Qedro,MaliqLila,Kastriot Zoto,Dasho Matodasho dhe në vazhdimësi nga kuvendi i Gjashtë te kuvendi i Shtatë, Moikom Zeqo, Petrit Ruka, Xhemil Çeli, Gafur Duda, Sabit Broka, Lavdie Nanaj, Hasan Halili, Lefter Çipa, Luan Muhameti, Fadil Canaj, Aris Mëma, dhe Mirush Kabashi.

Shoqata Labëria ka mundur të ketë vazhdimësi në saj të kontributit të pakursyer të disa biznesmenëve lab, që kanë pasuar ata që nuk jetojnë më si Bujar Leskaj, Ardian Resuli, Vullnet Sinaj, Agim Çiraku, që i janë përgjigjur kërkesave në çdo moment për organizimin e eventeve të Shoqatës.

Gazeta Labëria, qëështë syri, veshi dhe zëri i Labërisë,si zëdhënëse e fuqishme e shoqatës, ka pësuar rritje cilësore si në formë duke u botuar me ngjyra ashtu dhe në përmbajtje,nëpërmjet rubrikave të saj.Një punë të lavdërueshme profesionale dhe konsistente ka bërë interesante për Kryeredaktori i papërtuar  dhe i talentuar, Albert Zholi, duke e bërë me rubrika sa më lexuesin. Me këtë rast falënderoj botuesin FatmirToçi, që e sponsorizoi deri në Kuvendin e Pestë të shoqatës, dhe mandej Agim Çirakun dhe Gafur Dudën, që ka vijuar deri më sot, duke e kthyer nga bardhë  e zi me ngjyra. Gazeta “Labëria” është bërë tribunë e mendimit të trevës së Labërisë dhe më gjerë. Janë bërë shumë përpjekje si nga unë dhe nga kryeredaktori për ta prezantuar në rubrikën e shtypit në mëngjes, por kjo u arrit falë ndërhyrjes të profesor Ethem Ruka, te pronari i NEËS 24 dhe sot pasqyrohet rregullisht në kronikat e shtypit.  Shkrimtari i shquar Ismail Kadarea, duke vlerësuar këtë gazetë ka shkruar se: “ Gazeta “Labëria”, ka qenë për mua, një nga surprizat e këndshme, larg këtij agresiviteti që karakterizon shtypin shqiptar”.Thënia e gjeniut të letrave shqipe,s’ka nevojë për koment.

Labëria ndihet krenare që ka shumë miq dhe dashamirës nga gjithëShqipëria nga Kosova dhe Çamëria. Vlerësimet e korifenjve të letrave shqipe, që asnjëri prej tyre nuk është lab, përfshirë këtu dhe artistin e madh Agim Krajka, që në një tubim në Amerikë ka pohuar se: “ Po të mos ishte Labëria, nuk do ishte as Shqipëria”, na bëjnë tëndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në misionin tonë atdhetar. 

Duke përfunduar ju uroj gëzuar festat:

Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2024

Rroftë Labëria

RroftëKombi Shqiptar

Mirutakofshim në evente të tjera Jubilare

FALEMINDERIT

Kryeministri Kurti priti në takim liderët politikë të Luginës së Preshevës, në krye me Shaip Kamberin

0
Prishtinë, 19 dhjetor 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot liderët politikë të Luginës së Preshevës që fituan në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të koalicionit “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”.
Prezent ishte bartësi i listës dhe Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu, Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri dhe nga Aleanca për Luginën, Ilir Sadriu.
Ai i përgëzoi për rezultatin në këto zgjedhje të jashtëzakonshme në betejën për pozitën e shqiptarëve të diskriminuar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Kryeministri e uroi për mandatin e ri deputetin e rikonfirmuar, Shaip Kamberi.
Forhåndsvisning av bilde
Me këtë rast u theksua rëndësia e unifikimit të spektrit politik shqiptar, për të garantuar përfaqësimin politik e zërin shqiptar në parlamentin atje. Ky bashkim që erdhi në prag të zgjedhjeve e me qëllim të përbashkët ka dëshmuar se pluralizmi partiak rreth unitetit kombëtar është vlerë e shqiptarëve.
Gjatë bisedës, kryeministri Kurti konfirmoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë e do të fuqizohet në përkrahje të shqiptarëve si pakicë kombëtare në Serbi, që përballet me diskriminim sistematik të institucioneve shtetërore.
Forhåndsvisning av bilde
Gjatë ditës së sotme, deputetin Kamberi e mirëpriti në takim dhe zëvendëskryeministri Bislimi, i cili e uroi atë për rezultatin e arritur, duke theksuar nevojën për forcimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Forhåndsvisning av bilde

Pse kam vendosur të jem agnostik ?!

2
Zekerija Idrizi
___
Dorën në zemër, kam lindur si përkatës i besimit mysliman në një familje tradicionale myslimane. Fenë e kam trashëguar verbërisht dhe aksidenalisht në ambientin ku jam rritur dhe edukuar. Thënë të vërtetën, trashëgova një islam konzervativ në mënyrë kaçakçe, në mënyrë arkaike vesh më vesh, nga prindërit e mi myslimanë.
Qysh fëmijë, si fillorist, babai më dërgoi në mejtepin e xhamisë “Jahja Pasha” për të mësuar njohuritë më thelbësore të fesë. Mësimi zhvillohej kryesisht në gjuhën arabe dhe nuk kuptoja gjë prej gjëje logjikisht.
Babai në lindje më pagëzoi me emër arabo-hebraik dhe ceremoninë pagëzuese e kreu Mulla Beqa i Kamogllavës së Ferizajit.
Më vonë, u rrita në një rreth fanatikësh myslimanë, të cilët predikonin një islam rigjid, literalist dhe shumë konservator.
Atëbotë Shkupi vlonte e gumëzhinte nga të rinjë fundamentalistë.
Zatën Shkupi ishte qendra e fundamentalizmit mysliman.
Nga bindjet e mia fanatike , që i përvetësova nga predikues të tillë, në mbarim të shkollës fillore vendosa të ndiqja mësimet e fesë në medrese. Plot 9 vite studjova mësimet islamike. Me studime kam vazhduar edhe më tutje. Sa më shumë që thellohesha në burimet islamike, në Kur’ani dhe hadithe, aq më shumë më shtohej dyshimi/skepticizmi rreth të vërtetave “absolute” të këtij religjioni.
Kjo ishte edhe si rezultat i konsultimit të literaturës gjithëfarëshe shkencore dhe filozofike, madje-madje edhe hulumtimi im rreth religjioneve të tjera, në veçanti rreth protestantizmit të krishterë të Martin Luterit.
Për pasojë fillova të kem averzion ndaj religjionit dhe nisa të mos e praktikoj fare atë.
Paradoksalisht arrita të konstatoj faktin e hidhur që religjioni islamik nuk mund të reformohet dot. Reforma dhe renesanca ishin dhe janë tema tabu dhe herezi për këtë fe. Çdo tentativë për reforma ngulfatet nga kleri fanatik.
“Inteligjenca” dhe teologët myslimanë gjenden në letargji të thellë dhe kërkojnë me ngulm kthimin fjalëpërfjalshëm në islamin e shekullit të VII-të, pa përdorur fare logjikën dhe të menduarit kritik. Kjo s’është për t’u çuditur sepse logjika dhe filozofia, madje, shih absurdin, edhe filozofia islame, konsiderohen lëndë haram për studim në universitetet e Arabisë Saudite, ku gjenden vendet e shenjta.
Gjitha të arriturat moderne shkencore e tekniko-teknologjike, si dhe vetë demokracia e liberalizmi, konsiderohen herezi (të ndaluara fetarisht) atje.
Rrjedhimisht, një numër i madh i myslimanëve në Lindje dhe në botë janë të zhytur thellë në llumin/kënetën e regresit e të obskurantizmit mesjetar.
Një këso mentaliteti, një këso mendësie paradoksale dhe jologjike nuk mund ta duroja më dot.
Ndaj përfundimisht vendosa të heq dorë nga një mendësi e këtillë e mykur, konservatore, miope dhe infantile. Së këndejmi dhe rilinda, duke gjetur vetveten pësova një katarsis të madh. Iu qasa me zell dhe përkushtim meditimit, studimit dhe krijimtarisë. Krijova atë lirinë time individuale, respektivisht, atë mbretërinë time përrallore në botën e vetmisë prometheike/deradiane.
Thënë të drejtën ka disa çështje që edhe pas 4 dekadash studimi e meditimi nuk mund t’i kuptoj e as t’i pranoj nga feja islame:
– Lejimi i martesës me kusherirat: vajzat e dajës, të hallës, të tezes dhe gjithë kusherirat në farefisin e afërm,
– Profeti Muhammed e fejon Aishen në moshë 6 vjeçare, e marton në moshë 9 vjeçare. Kjo në Perëndim dhe në traditën e zakonet tona shqiptare është incest dhe konsiderohet pedofili,
– Profeti Muhammed kishte gjithsej 13 gra, plus dhe gra skllave,
– Profeti Muhammed dashurohet në vajzën e hallës së tij Zejnepen, e cila ishte grua e djalit të tij të adoptuar, Zejdit, dhe përfundimisht e marton atë pas ndarjes nga ai, gjë që, shih ironinë dhe absurdin, profeti e marton me sugjerim të Allahut, për ç’gjë edhe flet vet Kur’ani,
– Në Islam, sipas Kur’anit, lejohet dhe favorizohet seksi me robëreshat e luftës, çka është dhunë, paradoks dhe absurd për mua. Së këndejmi dhe jeta seksuale pa kufizim me hyritë në parajsë (xhennet) për myslimanët, sipas thënjeve profetike,
– Islami ndalon prostitucionin ndërkohë që legalizon atë me lejimin e poligamisë dhe seksin me gratë skllave pa kurrfarë kufizimi,
– Mbytjen në mënyrë mizore me ligj sheriatik të atyre që braktisin islamin, gjë që ndalon lirinë e bindjes dhe mendimit të lirë,
– Mbytjen në mënyrë barbare me gurëzim në tokë deri në fyt për burrat dhe gratë e martuara që kryejnë kurorëshkelje – prostitucion,
– Mbytjen në mënyrë mizore të homoseksualëve dhe transvestitëve (gurëzimin, hedhjen nga shkëmbinjt ose hedhjen në turmë zjarri),
– Shfarosjen e hebrenjëve dhe paganëve nëse nuk islamizohen, si dhe mallkimin e tyre si kombe,
– Luftimin e gjithë kufarëve (të pafeve) derisa të islamizohen dhe në tokë të dominojë ligji dhe feja e Allahut – Sheriati,
– Mallkimin dhe ndëshkimin e ateistëve dhe agnostikëve,
– Koncepcioni islamik në parim njeh vetëm vëllazërinë dhe nacionin islamik të quajtur Ummet islam (vëllazëri universale myslimane) dhe kalifatin, gjegjësisht shtetin, kulturën dhe civilizimin islamik, gjë që nuk njeh fare kombet, kulturat, qytetërimet dhe shtetet nacionale….
Ka edhe shumë fenomene e ngjarje të tjera, por këto ishin nga më kryesoret që tek unë kanë shkaktuar dyshim të thellë dhe pezm e indinjatë njëkohësisht…….
P.S.
Jam thellësisht i bindur që shumica dërrmuese e shqiptarëve myslimanë kanë njohuri shumë sipërfaqësore, për t’mos thënë fare, për fenë islame dhe këtë fé e trashëgojnë vetëm verbërisht e dogmatikisht nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, pikërisht si unë vetë.
Shumica e tyre, madje, nuk kanë njohuri fare për çështjet që i ceka më sipër, dhe se fenë islame e praktikojnë pjesërisht, përciptazi dhe shumë prej tyre fare hiç.
Së këndejmi, mendimi se shqiptarët statistikisht janë shumicë myslimane në trojet shqiptare është i pabazë, i pathemeltë.
Përfundimisht, besoj në Zot, por jam joreligjioz…
(Pjesëz nga dorëshkrimi im “Monolog”)
Zekerija Idrizi – Teolog
Berlin/Shkup