Kreu Blog Faqe 914

Fatkeqësi njerëzore, apo fatkeqësi natyrore…?

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Sepse këtu fjalët nuk i merrë era… Vetëdija se je shqiptar është themeli i të mirës, i suksesit, njerëzores dhe i së vyeshmes në kohët e djeshme e të sotme e përgjithmonë. Kjo arrihet vetëm kur hallexhinjtë do të ishin në shërbim të shqiptarëve dhe hallexhinjët duhet të ishin në shërbim të shtetit të tyre kombëtarë.
Pse silleshin kështu?
Leku – ethja e pushtetit! A ishte e dëshirueshme një gjëndje të tillë? Ajo ishte gjëndje krejtësisht e padëshirueshme që e kishte mbërthyer secilën familje shqipatre dhe gjithë shoqërinë shqiptare dje e sot. E megjithat, paria e hallexhinjëve dhe veglat e tyre të mirëpaguara ishin në një rrugë tjetër prej nesh. Ata e lanë këtu vetëm eshtrat e kockat e shtetit e të kombit shqiptar, vetëm atë që kanë arritur të blejnë, ta shesin, ta vjedhin, të këmbejnë, ta privatizojnë, të përvetësojnë, ta dhurojnë apo ta pronësojnë. Mirpo uria e tyre për PARA ishte kaq e madhe sa nuk do të heqin dorë pa ia shtrydhur e përtypur madje edhe eshtrat e shtetit e të kombit.
Pra cilat ishin paradokset apo gjarpërimet e hallexhinjëve..? Këtu ishin për shumë shkaqe dhe përshkakë të politikave të ndjekura nga hallegjiu i ynë. Dardania e gjorë, ka rënë në duar e disa hallexhive e mashtruesve, që i donin shqiptarët nën vete. Ku Dardaninë e kishte mbuluar krimi i organizuar dhe errësira e një sistemi antinjeri, në shtetin e lodhur të një burgu gjigand, populli kërkonte dritë, më shumë drejësi. Drejtësi për të ecur, dritë për të njohur, dritë për të kuptuar se çështë demokracia dhe pa të populli e kishte humbur rrugën e saj që dredhonte në skuta të rrezikshmë të turmokracisë së hallexhinjëve.
Breda tyre fshiheshin njerëz të tjerë, për “kompromis të dhimshëm” me Serbinë i përndanë të dy konceptet, njëkohësisht, si ndarjen e Dardanisë, ashtu edhe kompetencat ekzekutive për Bashkësinë e Komunave Serbe. Pra, sipas tyre, hallexhinjtë e kishin hallin e mbrojtjes së lëkurës e pasurisë së tyre, jo të Dardanisë dhe interesave të saj. Shpeshë servilët e tyre u’a këndonin edhe nekrologjinë grabitçarëve të tyre!
Kjo mbretëri të pangopurish, të pa vlerë… E kishin helmuar fjalen kombë dhe ia zhduken vlerat që kish. Për sa i përket trashigimisë që na kanë lënë fatkeqësit njerëzore, vështirësitë janë të ndryshme. Në Dardani shpesh rrugëve këta “shpirtra pa peshë”, me fytyra të nxira, që kodoshat e kombit i vërsuleshin shtetit, krejt si Kau Pelës dhe shpesh me gojët të neveritshme nga kullonin jargë përmes dhëmbëve të verdhë dhe të dalë si çaponj.
Thirri mëndjes o popull! Sepse kombi ishte pengesa e tyre kryesore. Projekti i tyre amoral e antishqiptar synon që shqiptarët nga njerëz të mrekullueshëm t’i paraqes si llumin e e shqiptarisë, si dembela e analfabet. Kjo ndodhë sepse kur të humbim respektin për veten, gjithashtu mundet të bëjë ç’ka dojnë me ne.
Projektet tyre “hallexhinjëve” antishqiptar e territorial po e çon në kontanimizimin e shtetit Dardan me krijimin e një Veriu të sunduar nga kolonët slave, turq, cërnagor e cincarë me një zonë të sunduar nga të ardhurit prej serbie – Radojçiqëve e Rashiqëve dhe Veriun të lënë në mëshirën e fatit dhe të paralizuar, e të ndarë midis tyre dhe midis bashkpunëtorëve të tyre. Të gjitha këto projekte janë joshqiptare, shqiptar urrejtës edhe po të lihen të ecin më tej me kohë do të jenë ashtu menduar e planifikuar shqiptar – urrejtës. Ato janë projekte antikombëtare që do të çojnë herët a vonë në vëllavrasjen e shqiptarëve dhe në zhdukjen tonë si komb.
Mbit ë gjitha, hyjnë në aleancë me ata njerëz për të cilët asnjë treaktat nuk është i shenjtë, sepse nuk jetojnë në këtë tok si burra të ndershëm, por si përfaqësues të gënjeshtrës dhe mashtrimit, vjedhjes, plaçkitjes dhe grabitjes. Këta kanë menduar se duhet të lidhin marraveshje me parazitët është si ajo pema që beson se mund të hyjë në ujdi hallexhinjtë fitimprurëse. Por duke besuar se me kohë përgjegjësia do të shkojë tek ata hallexhinjtë që e meritojnë.
E vetëm këto nuk mund të jënë objektiva politike të një shteti normal. Në përfundim të këtij rishikimi të shpejtë, gjendja në të cilën jemi ne shqiptarët në shtetin dardanë dhe më gjerësisht edhe si komb është katastrofale. Ngado që ta kapësh e sheh se objektivat politike e hallexhnjëve ishin një dështim dhe servilizëm i plotë.
Mund të jetë një vizatim i 1 person dhe teksti

Intervistë me Dr. Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë

1

Shkruan Hajriz Mamaj Wolfenbüttel- Berlin 

  • Konferenca e XXI e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë përfundoj punimet me sukses 

 Për shumë njerëze,dhjetori është muaji më I dashur , ngase çdo familje apo individ rrumbullakson sukseset dhe të mirat që sjellë ky muaj.  Fëmijët me padurim presin  dhuratat e premtuara nga prindërit që i kanë joshur ata për të qen sa më të suksesshëm në punë dhe mësime e në anën tjetër shumë drejtues të  ndërrmarrjeve e  asociacioneve e shoqatave të ndryshme kanë filluar ti evidentojnë rezultatet dhe arritjet e tyre në të gjitha fushat. 

 Më qëllim të shpalosjes së arritjeve dhe sukseseve gjatë vitit 2023 në Federatën  Mjekëve Shqiptarë në Evropë e vizituam në selinë e kësaj federate kryetarën e saj  zonjën Dr.Aurora Dollenberg, specialist e mjekësisë familjare dhe Psychotherapiste.  

H.Mamaj : Zonja Dollenberg jemi në prag të ndërrimit të vitit. Çfarë e karakterizon vitin 2023 për ju dhe federatën të cilën e drejtoni ju me një staf shumë professional? 

Dr. Aurora Dollenberg:  Falemnderit Hajriz që sukseset dhe arritjet tona I përcjellë tek lexuesit me kohë dhe në mënyrë shumë trasparente dhe profesionale. Unë dhe të gjithë anëtarët  e federates të falenderojmë  për punën që bënë në aktivitetet e federates. Viti 2023 për mua dhe federatën paraqet një vitë të mbarë dhe shumë të suksesshëm. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

H.Mamaj: Mund të na përmendni ndonjë  nga sukseset e realizuara gjatë vitit që po e lëmë pasë? 

DR.Aurora Dollenberg: Në këtë pyetje  me plotë loqkë të zemrës do të përgjigjem siç thotë populli. Ky vit më dha  epitetin e nënës në të cilin vit  solla në jetë dy vajza , kënaqësi që po e ndaj sot me ju dhe me të gjithë miqtë dhe dashamirët e mi dhe të families time. Në aspektin familjar jam e përmbushur se me shoqrojnë në çdo moment Mara dhe Freya e në aspektin professional dhe aktiviteteve vullnetare me Federatën e Mjekëve shqiptarë në Evropë jamë shumë e kënaqur me rezultatet e arritura gjatë këtij viti. Ky vit na I solli të gjitha të mirat e zotit dhe i falem shumë atij. 

Hap fotografinë

H.Mamaj: Doktorreshë përderisa iu falenderove zotit për sjelljen në jetë të Marës dhe Freyas mu kujtua një këng e fëmijëve që e këndonim për festën e Kërshendellave ,propozoj tua mësoshë vajzave. 

“Buzmi bujar, buzmi bujar,po vjen me këmbë të mbarë,po vjen për festën e motmotit,po vjen me të gjitha t` mirat e zotit” 

Dr. Aurora Dollenberg: Ha,ha ,ha , sa e bukur po kjo vlenë tju këndohet edhe të rriturëve sepse  sjellë mbarësi dhe të mira në çdo familje.  

H.Mamaj: Atëherë poe nisim bisedën me arritjet dhe sukseset e Federatës të cilën e drejtoni ju. 

Dr. Aurora Dollenberg: Po me plotë dëshirë. Federata në këtë vit ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme . Këtu mendoj në organizimin e Konferencave shkencore në shumë vende evropiane dhe në viset shqipfolëse ,ku punimet e tyre i kanë paraqitur ekspert të fushave të ndryshme,përfaqësues të degëve të federatës nga degët tona të themeluara në vendet evropijane. 

Hap fotografinë

  1. Mamaj: Me 15 dhe 16 dhjetor në Tiranë është mbajtur Konferenca e XXI e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë. Zonja kryetare a mund të na flisni pak për këtë aktivitet ?

Dr. Aurora Dollenberg:  Po. Me gjithë dëshirë do i përgjigjem pyetjes tuaj.  Kjo është konferenca e fundit për këtë vit me të cilën edhe e përmbyllim aktivitetin tonë për këtë vit. Me këtë rast dua të falënderoj  përzemërsisht Sekretarin e përgjithshëm të AMFE Msc. Gjergji Pashaj, ekspert i shëndetit publik dhe  Dr. Esmeralda  Babamusta ,kryetare e degës së  AMFE në Tiranë për angazhim të veçantë në organizimin e kësaj Konference si dhe të gjithë studentët anëtarë vullnetar për ndihmë në organizim. Pjesëmarrësit ishin kryesisht nga vendet shqipfolëse : Kosova. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe nga disa vende evropiane të cilët gjatë dy ditëve i shpalosën punimet e tyre.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mamaj: Mund të na përmendi ndonjë nga emrat pjesëmarrës  në Konferencë ?

Dr. Aurora Dollenberg:  Unë do fokusohem tek ata  referues që paraqiten punimet e tyre gjatë dy ditëve dhe do i falënderoj nga zëmra për kontributin e dhënë në të mirë të shëndetit të qytetarëve dhe këmbimit të përvojave me ekspertë nga jashtë me ata vendor, kur dihet se aktiviteti ynë në të mirë të shëndetit publik është vullnetar dhe zhvillohet në baza vullnetare. Kjo është e mira e federatës tonë dhe të gjithë anëtarëve të saj. 

Në ditën e parë pjesëmarrësit patën kënaqësinë të marrin njohuri nga Prof. .Dr. Myftar Barbullushi, mjek Nekrolog i cili trajtoj temën: “ Menaxhimi  i  riskut  Kardio – Renal tek të sëmurit me diabet e që u mirëprit nga të pranishmit në sallë. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Me një punim shumë interesant u paraqit edhe  Prof. Asc. Eugen  Enesi , mjek  neuro- radiolog i cili trajtoj  temën : “Truri dhe zemra të lidhura në Strok.” 

Nga Danimarka me punimin e tij u paraqit Dr. Negjyp Sopa, mjek Obster- Gjinekolog ,punimi i të cilit u mirëprit nga të pranishëm. Edhe punimi i Dr. Adela  Perolla, mjeke Hematologe zgjoi interesim të veçantë në  temën:” Acquired von Willebrand  Disease” Prof. Dr. Ermira Vasili, mjeke Demartologe e trajtoj  problemin e “ Hidradeniti Supurativ”,ndërsa Prof Dr. Adriana Babameto mjeke Gastro -Hepatologe u fokusua tek Hepatiti B dhe C. Me plotë sukses e trajtoi në punimin e saj problemin e ” Jodizimit univerzal  të kripës” tek të sëmurit edhe Prof. Dr. Jolanda  Hyska, eksperte e shëndetit publik në Tiranë. Dr. Besnik Filaj,mjek Anestezi-Reaminacion ,referoj për rrolin e antibiotikëve në  reanimacion ndërsa Dr. Endri Hasmi, kardiolog paraqiti punimin e tij me temën: Roli i skanerit koronar në statifikimin e riskut në diagnozën e sëmundjes së arterieve koronare. Dr. Enela Maliqaj , Orthopiste referoi në temën: Shërbimi i Orthopikës, profesioni dhe praktika klinike. Gjatë ditës së dytë mde punimet e tyre u paraqiten edhe Msc Gjergji Pashaj – Ekspert i Shëndetit Publik  me temën : Sfidat e shëndetit publik , ndërsa Prof. Asc. Lindita Molla në punimin e saj preku temën Rezistenca e antibiotikëve.  Dr. Negjyp Sopa,mjek Obseter gjinekolog ekspert që vjen nga Danimarka u paraqit edhe në ditën e dytë me një punim shumë  me interes për pacientët ku trajtoi problemin në : Ruajtjen e fertilitetit tek femrat me metodat IVF në moshë të re dhe mundësia e planifikimit të një shtatzënie të vonshme. Dr. Edmond Puca , Infkolog referoi në temën: Rashi dhe sindromi  febril tek adutët. Dr. Ledian Fejzollari -Ortoped trajtoj temën :  ”Dislocation of Total Hip Arthroplasty, Current Concept Review. Dr. Genta Smaja , pneumologe në punimin e tij u ndal tek : Menaxnimi dhe parandalimi i Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike. Dr. Anxhela Karati , pneumologe u ndal tek : Roli i Low – Dose CT në depistimin e Kancerit Pulmonar .Dr. Ani Hoxha, Radiologe foli rreth  Përdorimit të Imazherisë nukleare në Shqipëri në infektimin e pajisjeve elektromekanike kardiake. Dr. Sarah  Ibershimi , mjeke e përgjithshme , referoi për : Dëmtimin Re@1nal Akut në moshat pediatrie. Dr. Lediana Dervishi mjeke e përgjithshme e mbylli konferencën me temën e “Toksikologjisë Mjekoligjore”

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mamaj: Zonja kryetare në bazë të numrit të referuesve vërehen emra të njohur në mjekësinë shqiptare si arrini ti bashkoni?

Aurora Dollenberg:  T’ju them të drejtën që në nismë të aktivitetit tonë i kemi ven vetës obligim si federatë ti dalim në ndihmë pacientit dhe të gjithë njerëzimit që kanë nevojë për shërbimet tona andaj edhe numri i mjekëve referues në konferencë ka qen i madh. Ajo çka e karakterizon aktivitetin tonë është puna humane dhe këto konferenca dhe punimet dhe arritjet e mjekëve në fushat e prezantuara janë dhuratë për pacientin në radhë të parë dhe për vet arritjet shkencore në fushën e mjekësisë.  Kur jemi tek aktiviteti vullnetar dua të falënderoj nga zëmra edhe   sekretarin e përgjithshëm të Federatës Gjergji Pashaj dhe kryetaren e degës së federatës sonë në Tiranë Dr. Esmeralda Babamusta për një organizim të suksesshëm dhe me interes për të gjithë pacientët dhe studimet e prezantuara nga referuesit për shkencën në tërësi. Këtu nuk duhet harruar edhe kontributin e të gjithë kryetarëve të degëve në vende evropiane që po japin kontribut të jashtëzakonshëm në konferencat tona. Në këtë rast e falënderoj edhe Dr. Hafije Zagaj, që ka udhëtuar nga Islanda dhe Dr. Edita  Sadriu nga Kosova që organizimit në Tiranë i dhanë peshën e suksesit. 

Hap fotografinë

Mara dhe Freya, vajzat e Dr. Aurora Dollenberg që i solli në jetë në vitin 2023

H.Mamaj:  Zonja Kryetare mund ta  bëjmë rrumbullakimin e suksesit të Federatës së Mjekëve shqiptarë në Evropë për vitin 2023? 

Dr. Aurora Dollenberg:  Natyrisht se do e bëjmë dhe me plotë dëshirë sepse rezultatet na bëjnë të lumtur të gjithëve. Gjatë vitit 2023 kemi organizuar katër konferenca të rregullta në katër shtete : në Zvicër, Islandë, Prishtinë dhe  Tiranë, ndërsa katër konferenca Online ku kemi trajtuar: Urgjencat Pneumologjisë ,Patologjitë Kardiake, Kancerin e gjirit dhe Sëmundjet seksualisht  transmetuese. Mendoj që këto arritje tona do jenë urimi më i mirë për mbarë njerëzimin që ia drejtojnë anëtarët e federatës dhe të gjithë mjekët dhe ekspertet e fushës së mjekësisë të bashkuar me arritjet e tyre në federatën tonë. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ky ishte urimi drejtuar në emër të federatës po unë dua që edhe në emrin tim dhe të familjes time t’ju drejtoj në urim që më buron nga zëmra sepse viti 2023 më solli dhuratën më të çmuar në jetën time. Ky vit më dha epitetin e nënës dhe më bëri njeriun më të lumtur në botë, duke më dhuruar dy vajzat e mia Mara dhe Freya. Urimi im për vitin e ri është për të gjithë shqiptarët kudo që janë të kenë shëndet dhe paqe në familje ndërsa viti i Ri 2024 botës ti sjellë paq që njerëzimi të jetoj i lumtur në mbarë botën.

  • Lule Elezi, pianiste dhe Alketa Gashi, gazetare, na shoqëruan gjithnë kohën në konferencat tona, andaj shprehim mirënjohje të thellë për to!

Gëzuar dhe me fat! 

34 vite nga themelimi i LDK-së: “Rilindja”, “Elida” dhe porosia e Hans-Dietrich Genscher për themelimin e partisë politike

0
Nga: Jusuf Buxhovi, Prishtinë
__
* Në vigjilje të 34 vjetorit të themelimit të LDK-së (1)
__
Lajmi se gazetarët dhe shkrimtarët e njohur të “Rilindjës” do të themelonin një parti politike shqiptare, nuk kishte nevojë të jepej në gazetë. Mjaftonte që në kafiterinë “Elida”, ku rëndom silleshin pjesa më e madhe e gazetarëve dhe shkrimtarëve, të gjuhej një si thashetheme, gjoja “në besim”, që ajo me të shpejtë të merrte dhenë.
Në të vërtetë, në njërën prej atyre ditëve kur rëndom pinim kafe me Mehmet Krajën, Xhemai Mustafën dhe Ibrahim Berishën dhe ishte e natyrshme se bisedohej se çfarë na kishte mbetur pas asaj që kishte ndodhur dhe çfarë përgjigje duhej dhënë sfidave të ardhmërisë, u zu ngojë çështja e formimit të një partie politike meqë tashmë ekzistonin edhe kushtet ligjore për të. Kësaj ia shtova ato që kohë më parë m’i kishte thënë miku im Viktor Majer (korespondent i njohur i gazetës gjermane FAZ), ” se ishte koha që të themelonim një parti politike në mënyrë që t’u përgjigjeshim sfidave të kohës me të cilat medoemos ngarkoheshim”…
Meqë me Krajën dhe Xhemën, të shumtën na bashkonin afinitetet profesionale në redaksinë e rubrikës së kulturës së “Rilindjes”, po edhe ato të prirjeve të përafërta artistike në krijimtari, ishte e natyrshme që të arrihej pajtimi rreth kësaj çështje së paku në nivelin parimor.
Por, pasi që kaloi humori dhe, pasi që Xhema porositi një rend të ri kafesh, dhe tha “le të shkojë ku të shkojë”, mes tjerash, ra edhe fjala se mos do të ishte më mirë që të fillohej me formimin e një shoqate kulturore. Meqë dihej se shoqatat nuk mungonin, dhe ajo e Shkrimtarëve madje ishte në një nivel të lartë të përgjegjësisë, atë e mori era.
Pa treguar se rreth kësaj çështje, sugjerime për themelimin e një partie politike vinin edhe nga qare të larta politike dhe diplomatike gjermane, siç ishin edhe ato nga ministri i jashtëm gjerman, Gensher, që një ditë më parë m’i kishte përcjellur redaktori përgjegjës i televizionit gjrman WDR, Horst Weseler gjatë takimit që kisha me të në “Grand”, pra që të ruhej konficidialitet i faktori të jashtëm tepër domethënës për rrethanat, po edhe nga druajta se kjo mund ta nxiste Beogradin që të na pengonte qysh në nismë, mora përsipër hartimin e dokumenteve bazë, programit dhe te statutit bashkë me pajisjen me dokumentet tjera që i duheshin një organizimi të tillë legal në përputhje me ligjin federativ tashmë të aprovuar rreth organizimit politik të qytetarëve nëpër shoqata dhe parti politike, dhe se për të gjitha do t’i njoftoja vazhdimisht.
Sipas ligjit në fuqi nismën për themelimin e partisë politike apo të shoqatës mund ta ndërmerrnin së paku njëmbëdhjetë qytetarë me deklarimin e lirë në listën me nënshkrime që do t’u dërgohej organeve përgjegjëse bashkë me programin, statutin dhe hollësitë tjera rreth të ardhurave financiare të nevojshme për veprimtari. Pasi që të kompletohet dokumentacioni, organet përgjegjëse, pra ato policore, janë të obliguara që brenda afatit ligjor prej dyzet e tetë orëve të jepnin përgjigje me shkrim për lejimin apo ndalimin e veprimtarisë. Në rast se brenda këtij afati nuk jepej kurrfarë përgjigje dhe nuk bëhej ndonjë vërejtje, atëherë lejohej kuvendi themelues.
Nga mesdita, sipas marrëveshjes, takova redaktorin përgjegjës të WDR-it, Weselerin. Pas një prononcimi që m’u kërkua për opinionin gjerman rreth aktualitetit politik, ia bëra me dije me kolegët më të afërm në parim ishim marrë vesh për nismën për themelimin e një partie politike. Ai mbeti i kënaqur dhe më premtoi se do të kthente në Prishtinë pas dy javësh. Tha se shpresonte se deri më atëherë do të kryheshin punë të mira.
Të nesërmen prapë bashkë me Krajën, Mustafën dhe Berishën në kafenë e mëngjesit në “Elida”. U thashë se ia kisha filluar punëve rreth themelimit të partisë së re në përputhje me ligjin federativ. Andaj, ua bëra me dije se nënshkrimet e tyre më duheshin ndër të parët.
Në ndërkohë kisha takuar edhe dy veta që i merrja të rëndësishëm drejt themelimit të partisë: Zekeria Canën dhe Milazim Krasniqin. I pari, tashmë me themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Njerëzore, si sekretar i tij dhe njeri i vyeshëm, mund të ndihmonte drejtpërsëdrejti që disa nga anëtarët e Këshillit ku bëja pjesë me disa nga shkrimtarët, t’i vinin në ndihmë nismës sonë, qoftë duke u përfshirë në listën e nismëtarëve qoftë duke marrë përgjegjësi. Ndërsa Milazimi ishte sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, të cilën Rugova e drejtonte me shumë sukses dhe po ashtu kishte përvojë organizative me shkrimtarët.
Zekeria Cana, i cili kishte duart plot me punë, parimisht u pajtua, por tha se mos duhej pritur edhe pak, që të piqeshin kushtet. Ma përkujtoi UJDI-n dhe “ecjen me fenerë”.
Ia ktheva se koha nuk priste.
“Nëse ne bëjmë sehir sigurisht se mund të paraqiten edhe të tjerë dhe një zot e di si mund të shkojnë hesapet”.
Nuk e çuam më gjatë dhe pasi vuri parafin në listën e nismëtarëve për themelimin e partisë themeluesve, tha se kishte ndihmën e tij por edhe të Këshillit.
Takimi me Milazim Krasniqin filloi me atë buzëqeshjen e tij të hapur se tashmë e dinte.
“Punë e mirë fort. Duhet të lëvizim disi.”
Ia tregova disa nga ato që ai tashmë i dinte dhe për ato që tashmë kishin filluar të bëheshin. Pak si me shaka i thashë se më duhej edhe nënshkrimi i tij për atë masbatën që të mos burgosem pse bëj propagandë armiqësore, por propagandë legjitime për parti politike.
“Epo, pa myhyr sot nuk bëhet gjë”, ma ktheu njëjtë dhe më tha se më kishte aty fund e krye. Shtoi se shkrimtarët sikur kishin mallkimin e përgjegjësive historike.
Nuk desha t’ia hapja punën e nënshkrimit të Ibrahim Rugovës në listën e themeluesve, meqë vlerësoja se edhe ai do t’i bashkëngjitej asaj, por që duhej të ruhej paksa për sprovat e ardhshme, që si do të shihet do të jenë tejet të mëdha dhe te një përgjegjësie historike, të cilave Rugova do t’u jepej me përkushtim të madh.
Por, mu të nesërmen edhe kjo çështje ishte rregullua. Madje, më lehtë seç e kisha menduar. Sepse Milazim, që e kishte marrë me vete listën e hapur të themeluesve në krye të së cilës duhej të ishte emri i atij që merrte përsipër punët organizative, te kafe “Elida” ma ktheu edhe me nënshkrimin e Ibrahim Rugovës.
Me marrjen e nënshkrimit të Ibrahim Rugovës, krahas atyre që tashmë shfaqeshin si bërthamë e grupit themelues (Unë, Mehmet Kraja, Xhemail Mustafa dhe Ibrahim Berisha) dhe, nënshkrimit të Zekeria Canës, Milazim Krasniqit lista, po i afrohej numrit “kritik” të njëmbëdhjetëshit, me çka edhe formalisht plotësoheshin kushtet me të cilat mund të paraqitej kërkesa zyrtare për vazhdimin e punëve të mëtutjeshme për thirrjen dhe mbajtjen e kuvendit themelues të partisë.
Por, siç do të shihet, thirrja dhe mbajtja e kuvendit themelues kërkonte edhe shumë e shumë punë, nga hartimi i programit, i statusit dhe dokumenteve të tjera, që për t’iu ardhur rreth, krahas hapit dhe vrapit të domosdoshëm poshtë e përpjetë në kërkim të nënshkruesve të listës por edhe të atyre që pos si numra ishin të domosdoshëm për çati, duheshin edhe ata që do të merrnin përsipër punët rreth konceptit përfundimtar dhe të asaj se mbi çfarë platforme do të themelohej partia dhe të tjerat që i duheshin një nisme të tillë.
Ishin këto dilema që sa më shumë sheshoheshin ktheheshin në shqetësim. Sidoqoftë me kyçjen e mëtutjeshme të profesor Fehmi Aganit, si dhe nënshkrimet nga akademik Idriz Ajeti, akademik Mark Krasniqi, akademik Dërvish Rozhaja, profesor Anton Çetta, Ramiz Kelmendi, pastaj Bujar Bukoshi, Ajri Begu, avokati Mustafa Radoniqi dhe të tjerëve që do të gjendeshin në njëzet e treshen e iniciuesve të kuvendit themelues, ishin krijuar kushtet edhe për hapjen e çështjes se konceptit, së paku në vija të trasha, në mënyrë që të shkohej më tutje.
Meqë ishte e vështirë që nënshkruesit e nismës për themelimin e partisë të mblidheshin bashkërisht, dhe kjo madje kishte edhe arsyet e veta në ato rrethana të terrorit shtetëror që ushtrohej ndaj intelektualëve, mora përsipër që krahas atyre me të cilët thuajse çdo ditë takoheshim në kafe “Elida” (me kolegët nga “Rilindja” dhe shkrimtarët nga radhët e kësaj shtëpie), me të tjerët të komunikoja herë “spontanisht”, e herë ashtu shpejt e shpejt, pa formalitete, që t’i njoftoja por edhe të merrja mendime, vërejtje dhe sugjerime rreth atyre që bëheshin. Kjo mbase ishte mënyra më e mirë e punës.
Duhet thënë se nga bisedat e rregullta me kolegët nga “Rilindja” dhe ato ato ad hoc me të tjerët, tashmë ishin kristalizuar tri nga kërkesat themelore të konceptit të programit partiak: ajo për liri, barazi dhe demokracisë (pluralizmit politik), të cilat ndërlidheshin me atë të përkatësisë perëndimit. Në rrethanat përkatëse, ato duhej të kundroheshin si çështje politike dhe si të tilla të bëheshin pjesë e platformës partiake, si pikënisje e qëllimeve të caktuara, të cilat nuk duhej parë dhe marrë të ngurtësuara, por si mundësi e ndryshimeve dhe e përshtatjeve në përputhje me nevojat dhe rrethanat nëpër të cilat do të kalohej.
Tek e fundit, programi nuk do të thoshte shumë dhe nuk garantonte gjë po qe se do të mbetej letër e thatë. Ishte një formalitet me të cilin mund të shkohej më tutje, për t’u hapur dyert e veprimtarisë. Pra, puna e mëtutjeshme ishte ajo që do t’u jepte ngjyrimin dhe përmbajtjen kërkesave në mënyrë që ato të ktheheshin në koncepte të qëndrueshme, pra shtrohej nevoja për për një program konceptual mbi trëkëndëshin strategjik: liri, barazi dhe demokraci. Brenda kësaj kornize programore, shtrihej koncepti i platfromës programore të partisë, me kërkesën bazike që statusi i ardhshëm i Kosovës mbështetej mbi kërkesën për avansimin e mëtutjeshëm të pozitës së Kosovës në federatën apo konfederatën jugosllave, e barabartë me të tjerët dhe assesi ndryshe. Tek e fundit a nuk ishte edhe kërkesa për Kosovën Republikë e dalë nga demonstratat e vitit 1968 dhe ato të vitit 1981 kërksë për barazinë me të tjerët?
(Shkëputje nga libri “Kthesa Historike 1 – Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së”, 2008, i përpunuar dhe i plotësuar në plarformën elektronike gratis: jusufbuxhovi.al)
Ist möglicherweise ein Schwarz-Weiß-Bild von 5 Personen, Personen, die lernen, Schach und Tisch

Domosdo duhet t’i mposhtim agjentët që veprojnë brenda feve, sidomos brenda fesë islame!

2
___
Skandalet dhe tradhtitë e hapura nuk kanë fund, ato janë shëndrruar në epidemi !!!
___
16 Dhjetor 2023
___
Eksponentë shovinistë turko-arab të veshur nën petkun e fesë islame, po zhvillojnë një luftë të hapur kundër identitetit Arbërorë. Kjo fushatë antiShqiptare është duke u zhvilluar në bashkërendim të plotë me qarqet antiShqiptare të boshtit Beograd – Moskë – Stamboll – Athinë.
Sllavizimi, Turqizimi, Helenizimi dhe tjetërsimi i miliona Shqiptarëve, ngatërrimi i përkatësisë kombëtare me atë fetare e ideologji të huaja armiqësore ndaj gjuhës, kulturës e përkatësisë kombëtare Arbërorë ka qenë dhe mbetet armiku kryesor i Shqiptarëve.
Mungesa e Filozofisë Kombëtare të dy shteteve Shqiptare; Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Dardanisë po u krijon hapësirë elementeve shoviniste në jetësimin e planprogrameve antiShqiptare. Agjentët shovinistë Turko-Islam, Greko-Ortodoksë & Serbo-Ortodoksë qëllim parësor kanë zhbërjen e identitetit Arbërorë të Shqiptarëve dhe infektimin e rinisë me ideologji fetare e shoviniste islamike.
Ku po shkojmë me këtë klasë politike antiShqiptare, që ka pushtuar mediat dhe tërë shtetin tonë? Ku po shkojmë me këto media antiShqiptare, që neve për Shqipëri të Bashkuar na bllokojnë, ndërsa këlyshve të Stambollit, Beogradit, Athinës e Moskës u japin hapësirë të shfaqin hapur pretendimet e tyre shoviniste kundër identitetit dhe kombësisë sonë?!
O sot, o kurrë Shqiptarët duhet të bashkohen kundër agresionit islamik të sponzorizuar nga treshja antiShqiptare; boshti Beograd – Stamboll – Athinë. Dikur me moton DRENICË JEMI ME TY,
ndërsa sot UNE JAM DEÇAN!
Dje kundër shkijve, e sot kundër osmandhinjëve!
Pa rikthim në identitet nuk mund të këtë bashkim kombëtar e asgjë tjetër, veçse zhbërje! Përderisa nuk jemi vetvetja, atëherë jemi kundër vetëvetës. Shpëtimi i vetëm i Shqiptarëve është Shqiptarizmi, si ideologji mbarëkombëtare, që garanton çlirimin dhe ribashkimin fizik të trojeve Shqiptare, në një shtet të vetëm kombëtar Shqiptar Shqipëri të Bashkuar.

Erdoganizmi dhe neootomanizmi e rrezikojnë substancën kombëtare në Iliricum

1
Naim Tërnava, pjesëmarrës në varrimin e nënës së Erdoganit…!
___
Mjaftë e rrezikshme për çështjen tonë kombëtare është lëvizja neo-otomaniste, respektivisht ajo erdoganiste në trevat shqiptare. Kjo lëvizje ka gjetur përkrahje nga turko-filët shqipfolës te ne. Lëvizje kjo që synon të rishkruajë historinë duke shpallur Perandorinë pushtuese Osmane si çlirimtare të shqiptarëve dhe, njëkohësisht, duke synuar të rikthejë sulltanatin në Gadishullin Ilirik.
Kjo lëvizje punën kolosale po e bën nëpërmjet të shoqatës TIKA dhe asaj Junus Emre, duke shpërndarë literaturë propagandiste në dobi të otomanizmit dhe duke ndërtuar e renovuar qindra xhami e mejtepe (mësonjëtore fetare) në trojet tona, ndërkohë që në Serbi ata investojnë në ushtri dhe arsim. Fatal është fakti që shumë xhami në trevat tona bartin emrat e sulltanëve e vezirëve gjakpirës e kriminelë, të cilët ushtruan dhunë të paparë mbi shqiptarët plot 5 shekuj.
Ideolog i neo-otomanizmit është studjuesi turk Ahmet Davidogllu, i cili neve shqiptarëve na cilësonte me termin pezhorativ “mbetje osmane”.
Akoma i kam të freskëta deklarimet e shumë shqipfolësve në regjistrimet e popullsisë: “Jam turk elhamdulilah!”, ose “Kofsha turk” e “Pasha babën turk!”…
Është detyrë sa prioritare aq edhe emergjente e gjithë shqiptarëve që të ngrenë zërin e protestës në kupë të qiellit dhe t’i ndalin hovin propagandës turko-aziatike në Iliricum. Çdo neglizhencë dhe mospërfillje në këtë drejtim rrezikon substancën e kauzës sonë kombëtare.
Vetëm Lëvizja Kombëtare Panshqiptare është pararojë e fuqishme në mbrojtje të kauzës sonë kombëtare nga turkofilizmi dhe neo-otomanizmi …

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës vizituan familjen e heroit Afrim Bunjaku dhe pikë kalimin kufitar në Jarinjë  

0

Prishtinë, më 17 dhjetor 2023  

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi pikë kalimin kufitar në Jarinjë, si dhe familjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku, i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në kryerje të detyrës, në mbrojtje të vendit, integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Në emër të Policisë së Kosovës drejtori Hoxha edhe njëherë gjatë kësaj vizite falënderoi familjen e Heroit Bunjaku për sakrificën dhe kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës, me ç ‘rast i siguroi ata se Policia e Kosovës do  të jetë gjithmonë pranë tyre duke kujtuar heroizmin e Afrimit dhe duke ofruar përherë mbështetjen e nevojshme për familjen e tij.

Forhåndsvisning av bilde

Familjes Bunjaku nga drejtori Hoxha iu dorëzua edhe një pllakatë me emrin e Heroit Rreshter Afrim Bunjaku, e cila ishte dhuruar nga Shoqata shqiptaro-amerikane (AALEA US ) e dedikuar për Heroin e Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Policia e Kosovës do ta kujtoj përherë heroin Afrim Bunjaku dhe të gjithë heronjtë e tjerë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për qytetarët dhe vendin. 

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa gjatë vizitës në pikë kalimin kufitar Jarinjë, takoi nga afër zyrtarët policor të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e tyre të pakursyer dhe njëkohësisht kërkoi nga të vazhdojnë me përkushtim realizimin e detyrave policore në interes të sigurisë, parandalimit të krimit e kontrabandës dhe menaxhimit sa më efikas të kufirit shtetëror. 

Forhåndsvisning av bilde

A e kemi keqkuptuar pluralizmin ne Shqiptarët?

0

Në foto: Protesta për Luginën e Preshevës në Prishtinë

Nga: Dr Gani Asllani

Me rrëzimin e diktaturës së proletariatit në fundin e shekullit XX Shqipëtarët si të ish Jugosllavisë si të Shqipërisë hoqen qafe ideologjinë e njëshit personifikuar kjo në figurat e J.B Titos dhe Enver Hoxhës, ku fjalët, hamendesimet, teket e makthet e tyre trajtoheshin sikur ‘fjala e shenjët’.

Me rrëzimin e monizmit (nga latinishtja ‘monos’ dmth një, i vetëm) në tokat Shqipëtare, si edhe në gjith Europen lindore lindi sistemi politik demokratik i mëshiruar me pluralizmin (nga latinishtja ‘pluralis’ dmth shumës) i cili manifestohet me ideologji të nduar nduarshme që organizohen në grupime politike.
Për një organizim të tillë shërben spektri politik që është i kufizuar në dy krah politik -atë të majt dhe të djatht, mbi të cilat parime pastaj ngrihen edhe partitë politike.
Por Shqipëtarët i kan keqkuptuar këto principe themelore të demokracisë  duke krijuar shum parti politike pa ideologji të caktuar dhe duke shëndrruar shum syresh në grupe në shërbim të individëve.
Kjo u pa në fundjavë ku Shqipëtarët për zgjedhjet në Kuvendin e Serbisë moren pjesë me dy lista zgjedhore formuar nga 7 parti politike.
Kjo përçarje solli edhe ndarjen e votës së Shqipëtarëve dhe humbjen e deputetit të dytë Shqipëtarë në Kuvendin e Serbisë. Madje, për shkak të pjesmarrjes së ulët në zgjedhje gjithandej Serbisë, një listë e bashkuar Shqipëtare do u kishte siguruar edhe depiutetin e 3-të atyre duke i faktorizuar edhe më shum në skenen e egër politike anti-Shqipëtare në Serbi.
Nga e njëjta sëmundje e keqkuptimit të pluralizmit mjerisht vuajnë edhe Shqipëtarët në Mal të Zi, sepse edhe atje në zgjedhje të Qershorit të fundit parlamentare ata u ndanë në dy lista, edhe këtu me 7 parti politike. Shto këtu edhe votat e zgjedhësve Shqipëtarë për partinë ‘Ura’ të ish kryeministrit Dritan Abazoviq i cili për të treguar rrënjët e tija Shqipëtare Kuvendin para zgjedhorë të partisë së tij e mbajti pikerisht në Ulqin, si dhe përfshirjen e individëve të caktuar në forumet e partisë dhe në Kuvendin e Malit të Zi nga partia DPS e ish Presidentit Gjukanoviq, ndarja e votës Shqipëtare shkoj në dëm të kauzes kombëtare.
Në rastin e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës dhe atyre të Malit të Zi ndarjet e partive jan direkt të lidhura me dobësimin e zërit përfaqësues në organet vendim marrêse shtetërore sepse në raste kur trupi votues është i përqendruar në dy qyteza dhe një dyzinë a ca fshatrash, cili do qê zgjidhet kryetar do marr disa vota nga familja, shokët e miqët e ti. Kjo mbase i siguron përfaqësim në nivel lokal por i garanton dobësim të trupit votues në nivel qëndror. Pikerisht nga kjo përqarje Shqipëtarët po shkojnë drejt asimilimit dhe humbjes së trupit kombëtare nê këto dy vende sepse përfaqësuesit e tyre politik nuk mund të kërkojnë ruajtjen e popullatës, zhvillimet ekonomike etj qê vijnë natyrshëm si pasojë e përfaqësimit dobi prurës dhe proporcional me numrin e tyre në ato treva në pushtetin qëndrorë.
Shum parti politike kan ngritur edhe Shqipëtarët në Maqedoninë e Veriut të cilat vetëm sa rrisin përqarjen kombëtare.
Kosova, po ashtu ka më shum parti se sa i duhen ku disa jan lidhur pas individit (kryetarit) disa pas një grupi të caktuar por pak të pozicionuara çartazi në spektrin politik, sepse të gjitha po thuaj se flasin për zhvillim të biznesit privat por njëkohësisht flasin edhe për shtetin social – dy parimet orientuese të së djathtës dhe të majtës politike.
Shqipëria ndërkaq është rast më vehte! Është pra kështu sepse pluralizmin atje e kan kuptuar si mekanizëm që çdo njeri me fis të gjërë, familje të madhe e shoqëri të afërt të krijoj një parti politike. Për të përmendur një ish deputet që tha ” 147 partitë e regjistruara në Ministrinë e drejtësisë që moren pjesë në zgjedhjet vëndore” është lajm që të kall datën. E vërteta është se  përpos dy partive kryesore pak të tjera në këto 30 e ca vite pluralizëm kan pasur këmbêt e veta elektorale. Shih për këtë,  nevojë e madhe është konsolidimi partiak sipas spektrit politik në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut dhe bashkimi i partive Shqipëtare për interesa kombëtare në Serbi e Mal të Zi. Vetëm kur kjo të ndodh mund të përfundoj tranzicioni politik e shoqërorë në tokat Shqipëtare dhe vëndosja e sistemit të mbarë demokratik me pluralizëm të shëndoshë si faktor i zhvillimit të gjithmbarshëm.

Zëri i Amerikës organizoi pritje për kolegët, bashkpunëtorët dhe miqtë e Dr. Elez Biberajt me rastin e daljes në pension 

0
Dr. Elez Biberaj duke mbajtur fjalimin e rastit

Nga Frank Shkreli 

Të enjten që kaloi, Zëri i Amerikës organizoi një pritje për familjen, kolegët, miqtë dhe bashkpuntorët e Dr. Elez Biberajt me rastin e daljes së tij në pension pas 43 vjetë shërbimi në detyra të ndryshme me rëndësi në Zërin e Amerikës: Shef i Shërbimit në gjuhën shqip, Drejtor i Euro-Azisë dhe për një periudhë Drejtor i Përgjithëshëm (në detyrë) i Zërit të Amerikës.  Frank Shkreli: Dr. Elez Biberaj, ikona e gazetarisë dhe fjalës së lirë, në Zërin e Amerikës del në pension| Gazeta Telegraf. Z. Biberaj, për disa vjet, fillimisht, ka punuar gjithashtu edhe në Drejtorinë e Shtypit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Informacion (USIA).

Drejtori John Lipmann duke i dorëzuar Z. Biberaj dekoratën për Arritje Karriere

Në ftesën e Zërit të Amerikës për pritjen e organizuar nga kolegët e Z. Biberaj thuhej gjithashtu se Dr. Biberaj; përveç detyrave të larta ai ka mbështetur dhe ka këshilluar e ndihmuar qindra gazetarë, të cilët kanë mbuluar lajme dhe ngjarje nga më të ndryshmet, duke filluar nga Lufta e Ftohtë e deri tek shembja e komunizmit; përfshirë fillimet e demokracisë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Evropën Lindore, luftërat në Ballkan dhe integrimin e vendeve të Evropës Lindore në institucionet euro-atlantike, si dhe autoritarizmin rus putinist në rritje dhe pushtimin brutal të Ukrainës nga Rusia, dhe ndër të tjera zhvillime kombëtare dhe ndërkombëtare që ka mbuluar Zëri i Amerikës nën mbikqyrjen e Elez Biberajt. Ne nderojmë dedikimin e tij ndaj misionit të Zërit të Amerikës në promovimin e lirisë dhe të demokracisë duke furnizuar audiencat anë e mbanë botës me lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara,- thuhej më tej në atë ftesë.

Në atë takim të veçantë, me rastin e daljes në pension të Elez Biberajt, folën zyrtarët më të lartë të Zërit të Amerikës, të cilët falënderuan Z. Biberaj për punën e tij prej mëse 4 dekadash duke venë në dukje arritjet dhe kontributet e tija të mëdha. Folën dhe personalitete të tjerë të ftuar, përfshirë edhe ambasadorë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Washington Z. Ervin Bushati, i cili, shkurtimisht, përshëndeti të pranishmit dhe i uroi pension të mbarë, Z. Biberaj. Z. Drilon Zogaj, Këshilltari i Ambasadës së Republikës së Kosovës, në kryeqytetin amerikan, përfaqësoi vendin e tij në atë takim.

I kënaqur dhe i lumtur me veten, familjen dhe me karrierën e tij

Edhe unë me shumë kënaqësi pranova mundësinë të thoja, shkurtimisht, dy tre fjalë duke përshëndetur të pranishmit dhe Elezin në këtë ditë kaq me rëndësi në jetën dhe karrierën e mikut dhe kolegut tim prej një gjysëm shekulli. Kisha gjithashtu edhe një porosi nga miku dhe bashkpuntori i ngushtë i Elezit gjatë dekadave, profesorit tonë të nderuar, Z. Nick Pano, që në emër të tij t’i uroja Elezit pension të mbarë:

“Përshëndetje të gjithëve. Është vërtetë kënaqësi që gjëndem në mesin tuaj në këtë ndërtesë-kryeqendër të Zërit të Amerikës me fame botërore ku edhe unë kam kaluar vitet më të mira e më të bukura të jetës dhe karrierës time. Gjithmonë vij këtu sikur në shtëpinë time. Por sot, vërtetë, është një rast i veçantë për mua të jem këtu me ju për të marrë pjesë në këtë pritje madhështore për të festuar të gjithë së bashku pensionimin e Elez Biberajt, pas 43 vitesh shërbim dhe arrijtjesh jetësore.

43 vite më parë, ai filloi së punuari në Shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, për t’u larguar për një kohë të shkurtër tek Drejtoria e Shtypit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Informacion (USIA). Por për fat të mirë, Elezi vendosi të kthehej tek Zëri i Amerikës në detyrën e shefit të Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës, i bindur, më në fund, se Zëri i Amerikës ishte vendi i duhur i punës për të dhe se ai ishte personi i nevojshëm për Zërin e Amerikës. 43 vite më vonë, arritjet dhe sukseset personale dhe kontributet e tija ndaj Zërit të Amerikës, qeverisë amerikane, dhe audiencave në Shqipëri, Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, por edhe anë e mbanë botës janë të shumëta për t’u numëruar, prandaj as nuk do përpiqem të bëj një gjë të tillë, sepse Elezi do më thotë se nuk kemi të bëjmë me sukseset e tija, por kemi të bëjmë me misionin. Me misionin e Zërit të Amerikës!

Autori me profesorin Nick Pano, njëherazi mik dhe bashkpuntor i ngushtë i Dr. Elez Biberaj gjatë dekadave.

Por, megjithkëtë po ia lejojë vetes të them këtë për Elez Biberajn. Dua t’u kujtoj se kur Presidenti Xhon Kennedy ka vizituar Zërin e Amerikës në 20-vjetorin e themelimit më 1962, ai ka thënë me atë rast se: “Zëri i Amerikës bart një barrë të madhe përgjegjësie. Kjo përgjegjësi e madhe e Zërit të Amerikës, për të thënë të vërtetën, nuk është e lehtë…”. Dua t’u them me bindje se shumë pak njerëz e marrin këtë përgjegjësi për të cilën ka folur John Kennedy 6 dekada më parë aq seriozisht sa Elez Biberaj. Elezi e jetonte dhe kryente çdo ditë këtë besim dhe përgjegjësi me përkushtim, diçka që i ka siguruar vetes, gjatë 4 dekadava të punës së tij respektin e audiencave radio-televizive si dhe të kolegëve me të cilët ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe. Një ikonë e vërtetë dhe një prej heronjve të gazetarisë së ushtruar nga Zëri i Amerikës në këtë ndërtesë dhe nga korrespondentët dhe gazetarët e VOA-s, anë e mbanë botës, për 80-vjet nga themelimi i VOA-s.

Në një moment reflektimi pas ceremonisë festive në Washington të enjten që kaloi
Të lumtë Elez! Job well done, my friend!

Gjatë gjithë karrierës së tij, Elez Biberaj ka besuar dhe ka vepruar bazuar në thënjen e ish-gazetarit të ndjerë amerikan Eduard Murroë dhe njërit prej ish-shefave të Zërit të Amerikës, se: “Nuk mund të mbrohet liria anë e mbanë botës, nëqoftëse nuk përfillet mbrenda vendit tonë.” Me këtë besim të patundur në lirinë dhe të drejtat e njeriut, Elez Biberaj ia ka kushtuar jetën dhe karrierën e tij lirisë së fjalës dhe të shtypit, lirisë dhe demokracisë në përgjithësi, si vlera të pazëvëndësueshme amerikane për mirëvatjen e një shoqërie normale, për të gjithë popujt anë e mbanë botës, përshirë botën shqiptare, të cilës i ka kushtuar jetën dhe veprimtarinë e tij për pothuaj gjysëm shekulli.

Dr. Elez Biberaj duke mbajtur fjalimin e rastit

Kam një porosi nga miku ynë i përbashkët, profesori i njohur dhe i nderuar, Nick Pano që edhe në emër të tij t’ju përcjell urimet e tij për pensionimin tuaj, ndërsa shpreh keqardhjen për pamundësinë për të marrë pjesë në këtë pritje sot. Profesori Pano shpreh respektin e tij për arritjet e jashtëzakonshme personale dhe profesionale, duke përfshirë edhe kontributet e Elezit në fushën e studimeve mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Për më tepër, profesor Pano – historian dhe specialist i shkencave politike – veçanërisht shprehet për kontributet e Elez Biberajt gjatë karrierës së tij në detyrat e ndryshme e të rëndësishme tek Zëri i Amerikës: “Jam krenar dhe mirënjohës për qëndrimet tuaj parimor gjatë përiudhës që ke shërbyer në detyrën e Drejtorit të Zërit të Amerikës (në detyrë). Admiroj cilësitë aq të dukshme në jetën tënde profesionale dhe private”, i është drejtuar profesori Nick Pano, kolegut dhe mikut të tij, Elez Biberajt, në ditën e pensionimit të tij, duke përmbyllur mesazhin e tij me këto fjalë andmiruese: “Në përmbledhje, i dashur Elez, ju keni nderuar familjen tuaj, duke bërë krenar ata dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, vendin tonë (Amerikën) ku jetojmë, si dhe Kombin shqiptar. Jam krenar që të kam njohur si mik dhe si koleg për pothuaj 5 dekada”,- përfundon mesazhin e tij profesor Nick Pano, drejtuar Elez Biberajt me rastin e pensionimit nga Zëri i Amerikës, pas 43 vitesh shërbim.

Kujtim nga festimi i pensionimit të dr. Elez Biberaj,
Washington DC, 14 Dhjetor, 2023

Pa e zgjatur më tutje, as unë nuk do të dija të them gjë më shumë, as më mirë se profesori ynë i nderuar Nick Pano. Edhe unë jam krenar për arritjet tuaja, duke të falënderuar për miqësinë dhe bashkpunimin profesional gjatë dekatave.

Urime dhe çdo të mirë në pension!

Edhe një herë rreth pasivizimit serbomadh të adresave në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

0

Fshat i braktisur i Medvegjës…

Isuf B.Bajrami, Gjilan 

  • Pasivizimi selektiv i adresave nga vendbanimi dhe vendqëndrimi në Preshevë,Bujanoc e Medvegje që po përdoret vetëm ndaj shqiptarëve, shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut ! 

Jo rastësishtë Eleanor Ruzvelt thotë: “Struktura e paqës në botë nuk mund të jetë detyrë e vetëm një personi, ose një partie, ose një kombi. Duhet të jetë një paqe që mbështetet në përpjekjet e përbashkëta të mbarë botës.”  

Serbia me Pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë,Bujanoc e Medvegje shkelë parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi të drejtat e Njeriut,miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara,më 10 Dhjetor,1948,në Paris! 

“Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie  Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.” 

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një praktikë diskriminuese e institucioneve shtetërore të Serbisë,e cila shkel kushtetutën dhe ligjet vendore dhe ndërkombëtare!  

Shqiptarëve kur ju “pasivizohet”shtetësia,e humb vendbanimin (adresën) në Republikës së Serbisë! E humb të drejtat civile! E humb të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin ose pasaportën! E humb të drejtën e patent shoferit! E humb të drejtën ta regjistrojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme! E humb të drejtën të ketë qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale! E humb të drejtën të blejë ose të shes pronë! E humb të drejtën të jetë i votuar apo të votojë! 

Qeveria e Serbis qëllimisht,po vazhdon me praktika diskriminuese në raport me shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes! Kjo po ndodh në prani edhe të strukturave ndërkombëtare,të cilët jan prezent në Serbi! Sidomos ata të OSBE-së dhe trupi diplomatik në Beograd!  

Serbia pasivizoi adresat e mbi 4000 kryefamiljarëve shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegje! Nga ky veprim institucional shterërorë i Serbisë,qytetarët shqiptar i vuajnë pasojat e pasivizimit të adresave! U mohohen të drejtat themelore të njeriut,nga e drejta për letërnjoftim,të drejtat ekonomike,sociale,si dhe e drejta për të votuar! 

Pasivizimit të adresave të shqiptarëve është si mekanizëm i qëllimshëm,për të forcuar dominimin e partisë së Vuçiqit dhe qëllimin për ta ndryshuar strukturën etnike në Preshevë,Bujanoc e Medvegje dhe partneret e saj në jug të Serbisë!  

Vendi i Lekës, më 18.12.2023 

Sot bëhen 80 vjet të Kuvendit historik të Kosovës, të mbajtur në Bujan më 31.12.1943 dhe 1-2 janar 1944 

1

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

RËNDËSIA HISTORIKE E KËSHILLIT NACIONAL ÇLIRIMTAR TË KOSOVËS PËR PËRHAPJËN E LUFTËS ANTIFASHISTE DHE KOMPLOTET KUNDËR 

Në 18 dhjetor 1943 çarqet e pushtetit nazifashist i kishte kapluar aksioza, sepse e kishin kuptuar se ka filluar aksioni ilegal për organizimin e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës. E vërteta, në këtë datë aktivistët e luftës më 18 dhjetor e kishin kryer detyrën e zgjedhjes së kandidatëve për Kuvendin e Bujanit, i cili duhej të fillonte më 31 dhjetor 1943. Lidhur me këtë luftën kundër vendimeve të KNÇ të Kosovës jugosllavët nuk do ta ndalin për një gjysëm shekulli. Ja historia e kësaj ngjarje, që është themel orientues se kah duhet rreshtohet Kosova në ardhmërinë e saj.

Pas kësaj ngjarje historike antifashizmi në Kosovë te shqiptarët, do të merr rreshtim të dukshëm popullor e që ndikoi te disa intelektualë që kishin qëndruar neutral, për faktin se nuk donin të ishin në në “valle” në luftë me serbian. Qëndrimin e tyre e peshonin me argumentin historik, prandaj pa hamendje paralajmëruan rrezikun e një mundësie që kuadrot- prijëse shqiptar të tradhtohen: “nëse bashkpunojnë me sllavët grabitaçarë” dhe të shpërndarë në katër taborre politike. Prandaj, anatifashizmi në Kosovë nuk mund të spjegohet ndryshe, vetëm si rreshtim politik për bashkim kombëtar, sepse popullit shqiptar, ose duhej t` i ndodhëte bashkimi me Shqipërinë, ose t` i ndodhë themelimi i Repubkës Kosovës. Jashtë këtyre kushteve nuk kishte disponim për luftë antifashiste. E këto dy mundësi, antifashizmi popullor sjqiptar nuk kishte fuqi t` i realizojë, pa një politikë të mirëfillët nacionale, qoftë të Partisë Komuniste SHqiptare,  Ballit Kombëtar,  Legalitetit,  Nacional Demokracisë SHqiptare , Lidhjës Popullore Shqiptare ose Lidhjes Dytë të Prizrenit. E vërteta, antifashizmi  shqiptar në fund të vitit 1944, dhe fillim të vitit 1945 ishte me një përfshirëje të gjërë, për faktin se fjalori patriotik në asnjë grupacion nuk mungonte. Por mungoi përkushtimi për luftë të vërtetë të përbashkët kundër fashizmit me përjashtim të PKSH-ës, e ky argumet duhet të thuhet publikisht. Në anën tjetër,  PKSH  do të luftohet tinzishtë sidomos nga PKJ edhe nga politikat kuisllinge e të gjitha ngjyrave. Por, edhe nga grupacionet që kishin bashkpunim me nazizimin, siç ishin organizatat serbiane si: ZBOR, Çetnikët e të gjitha ngjyrave, pastaj Balli, Legaliteti e deri te Lidhja e Dytë e Prizrenit. Në këto rrethana me të gjitha mjetet e vjetra dhe të reja, forcat atifashiste (mendo në Kosovë, i krijuan 9 brigada Partizane, të cilat pastaj u kthyen në Divizion 52 me 56000 luftetarë, ku 96% ishin shqiptarë. Kjo forcë do të shndërrohen në shpitimtare të Kosovës, duke pasë për bazë vendimet Cherçill, Ruzvellt, Stalin në Konferencën e Teheranit, qysh në tetor 1943. Por, prap se parap, populli shqiptar  nuk e fitoi atë që e ëndrronte në vepër, përkatësisht atë që ishte premtuar në Bujan, muk e arrijti bashkimin kombëtar, sepse në kontinuitet Avnoistët sllavë ia përgatitën me dhjeta kurtha politike dhe ushtarake. Por idea që u kthye në shpresë, sidomos pas 18 VI 1944, nuk do të vdes kurrë. Në bazë të argumenteve, një pjesë jo  e vogël e popullit shqiptar, rregjimin titist e ka quajtë në vijim: ‘fashizëm ma të egër’, se sa atë të Hitlerit.

1.RËNDËSIA E KNÇ  TË KOSOVËS PËR PËRHAPJEN E ANTIFASHIZMIT TE SHQIPTARËT 

-TË GJITHA PËRPARËSITË DHE KOMPLOTET 

Nuk ka pushtet e as qeveri në Botë që për dy shekuj rresht (XIX dhe XX) do t` i ketë përpiluar 37 programe si Serbia për ta SHFAROSUR një popull fqinjë (Shqiptar). Prandaj, t` i thrrasish shqiptarët më 1941 në luftë antifashsite së bashku me serbianë dhe malazezë, kur të krahsohet e kaluara  e afërt do të ishte sikur t i ftoish HEBRENJËT të luftojnë për Hitlerin më 1945. Por, Konferenca Nacional Çlirimtare e Bujanit, me vendimet e saj rrezolutive, ua ngjalli shqiptarëve SHPRESËN, se duhët të luftojnë nazifashizmin dhe përmes asaj lufte do të bashkohen me Shqipërinë Bregdetare. Mjerishtë, më 1945 çdo shpresë e shqiptarëve u shporr. Të lexohet studimi dhe do të kuptohet realiteti. Por jo vetëm PKJ por edhe Qeveria Mbretërore e Jugosllavisë në Londër, e subvencuinuar nga Britania, edhe Qeveria kusillinge e Millan  Nediqit (1941-1944), kur ishte në pyetje Shqipëria Kontinentale (Kosova dhe pjesët tjera të okupuara nga Jugosllavia) ishin në një gojë. Të tri taborret frymonin sllavisht sepse çetnikët nga 21 XI 1944 u AMANSTUAN nga Kryesia e AVNOJ-it, dhe njëherit PKJ u bë INKUBATORE e të gjitha njësive çetnike, të cilat në 76% u konveruan  në “partizanë”. Kjo e vertetë argumentohet me dokumente që kanë qenë të njohura, sidomos në Arkivat jugosllave dhe ato të Londrës nga viti 1976.E vërteta, e arritura më e fuqishme antifashiste shqiptare më 1941, ka qenë themelimi i Partisë Komuniste Shqiptare më 8 XI 1941, parti kjo që e drejtoi luftën antifashite deri në fitore. Sipas dokuemneteve sekrete të Kominternit, që të themlohet PKSH ishte paraparë që në krye të këtij insititucioni të kandidohën TRE kandiadatë. I pari ishte KOÇO TASHKO (Studiues në Moskë), një antifashist i verifukuar me shkollim të lartë dhe me dituri solide rrevolucionare. I dyti ishte ZEF MALA, të cilin e kishte propozuar Palmiro Tolati (PK Italiane). I TRETI ishte ENVER HOXHA, të cilin e simpatizonin komunstët francezë në qarqet më të larta të Kominternit. Epilogu dihet dhe në asnjë element nuk mund të thuhet sepse nuk ka prova, se në zgjedhjën e ENVERIT drejtues të PKSH-ës  “ndikuan” komunistët jugosllavë (Milladvin Popoviqi dhe Dushan Mugosha, dy analfabet). Ky i dyti ishte total analfabet, por dinak sikurse Makivaeli. Lidhur me këtë themlim të një partie politike KOMINTERNISTE më së shumti fitoi Kosova, sepse shteti shqiptar prap do të themelohej, po të fitonin edhe politikat konzervative, madje edhe pronaziste. Por, historikisht, “zgjimi kominist në Kosovë” dhe fitorja e PKJ në Jugosllavi, përkudnër plagëve të shumta dhe padrejtësive të pafund, prap se prap është në favor të historisë që ka fituar në FRONTIN JUGOSLLAV PKJ, sepse po të fitonte Lëvizja Çetnike dhe Qeveria Mbretërore Jugosllave në Londër, shqiptarë sot në Kosovë nuk do të kishte, sepse ishte në fuqi Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938, për shpërnguljën e Shqiptarëve në Anadolli (në Vilajetin MYSH). Edhe më keq, pushteti i Dinastisë Karagjorgjeviqëve nuk do ta lejonte asnjë SHKOLLË shqipe, nuk do të lejonte administratë shqip në viset e okupuara. Ndërsa, shtypjet tjera ndaj shqiptarëve por thuej se nuk e kanë ndryshuar pozitën e shqiptarëve, as pas vitit 1945, kur tirumfoi titizmi, dhe Kosova mbeti koloni moderene serbe. Lidhur me këtë në kohën e fundit vrehet një fushatë se: “Enver Hoxha ia ddhuroi Titos Kosovën, për shkak të mundësisë që Jugosllavia do ta diciplinojë nacionalizmin e saj”. Ky pohim pas shumë hulumtimeve del se është një RRENË e sajuar. Dhe, po të ekzistonte një Pazar i tillë, sidomos Pera Damjanoviq, që është botues i 50 vllimeve –dokumente për Titon, do ta botonte. Jo vetëm ky, por edhe Vlladimir Dedier, viograf i Titos, me siguri do ta citonte në katër vllimet e tij. Lidhur me këtë, kam hulumtuar në Beograd dokumentet e PKJ-LKJ,madje edhe ato ushtarake, por askund nuk ekziston një dokument i till. E vërteta, personalisht V. Cherchilli në Itali ia ka “falë” Kosovën Jugosllavisë, duke pohuar se: “Kam marrëveshje me Jugosllavinë për eksploatimin e Trepçës. Me Shqipërinë nuk kam as një kontratë”. Dihet rezultati.

Mbi të gjitha duhet shënuar se shqiptarët i mbrojtën: A) Hebrenjët; Nuk i persekutuan në asnjë mënyrë ushtarët e dorëzuar italian, pas shtatorit 1943; Me çdo mjet i mbrojtën 30 oficerë dhe ushtarë amerikan që shpëtuan nga një aeroplan i havarisur në Jug të Shqipërisë në fund të 1943 dhe fillim 1944. Pra shqiptarët, janë mbi të gjitha BESNIK dhe liridashës.

Lufta antifashiste nacionalçlirimtare në Kosovë, sipas dokumenteve  fillon më 30 korrik 1941, kur minatorët e Trepçës organizuan prishjen e teleferikut që e bartëte xehen nga minjera e Trepçës  në shkritore në Zveqan.1. (1. Shiqo: Qeta e Minatorëve , Mitrovicë 1981, f. 22; H. Bajrami, Aksioni i 30 korrikut 1941 në teleferikun e barjtëjes së xehes nga minjera në Stan Treg në Zveçan, Prishtinë 1980, f. 6).

Atifashizmi në Kosovë do të dëshmohet me mjaftë ngadalësi dhe vështërsi, sepse okupatori jugosllavë kishte ushtruar terror shtetëror, politik dhe kishtar ndaj shqiptarëve që nga viti 1918 e deri më 1941.2. (2.H. Bajrami,Dokumente gjermane për historinë shqiptare 1939-1944 , Libri nr. 2, Prishtinë 2018; “Nga ditari i oficerit serbian”, f. 4-22; Unistiti Jugoslaviju, Beograd 1975, f. 18; Antifashizmi shqiptar u manifesstua më 24 prill 1941 kur në fshatin Prapashticë (në lindje të Prishtinës)  erdhi deri të lufta në mes shqiptarëve dhe një bataloni gjerman. Në luftë u vranë 18 ushtarë gjermanë, fakt ky që nuk ka ngja në asnjë pjesë të atij shtreti të padrejtësive. Fakti tjetër  se nga 3 e deri më 5 maj 1941 gjermanët i bombarduan tri fshatra shqiptare të Gallapit; Me atë rast i deportuan mbi 2300 civilë shqiptarë në Vrajë dhe Nish, gra, fëmi, plrq e plaka, por kurrë nuk është pranuar nga historiogarfia komuniste jugosllave kjo ngjarje, sepse konsiderohej se për këtë aksion: “nuk ka urdhëruar PKJ”3. (3.Arkivi Ushtark Beograd; Zbornik, dok. gjermane, Libri 1, Për ngjrjen e 24 prillit 1941).

Në maj të vitit 1941 në Pejë do të mbaheht Këshillimi i Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. Aty do të shqyrtohën mundësitë që antifahsitët shqiptarë dhe serbo malazezë të luftojnë së bashku me një grancion se me asnjë çmim nuk do të lejojnë të përseritet pozita koloniale e shqiptarëve siç ishte në Mbretërinë Jugosllave.4. (4. Dr Ali Hadri, Këshillimet e Komitetit Krahinor të PKJ për Kosovë, në “Kosova” nr. 1 gjerësisht; Këshillmi i majit 1941 në Arkivin e Kosovës, Fondi: K. K. LKJ, viti 1941).

Në verë të vitit 1941 kryesisht nga komunistët do të duken aksionet e para antifashiste nepër qytete, e që kishin karakter simbollik. Si rezultat i këtij orientimi, më 28 nëntor 1941 në disa qytete të Kosovës do të mbahen manifestime kombëtare shqiptare, të cilat në forma të ndryshme do të shfaqin një antifashizëm nën velin e festimit të shpalljes së pavarsisë Shqipërisë, datë kjo që ua përkujtonte shqiptarëve detyrat kombëtare në çdo kohë dhe situatë, pra edhe në rrethnat e okupimit nzifashist, të cilin duhej luftuar ,si çdo okupator tjetër.5. (5.Fadil Hoxha, Si dhe me çfarë motoje e festuam më 28 XI 1941 nepër disa qytete të Kosovës).

Në shkurt 1942 do të mbahet Këshillimi i Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë, që ishte vijimësi  e Këshillimit të dhjetorit 1941. Në Këshillimin e shkuritit 1942, fjalën kryesore politike dhe strategjiko luftarke do ta ketë Emin Duraku. Në këtë këshillim Emin Duraku, do të citojë rreshtimin e PKJ-ës me Rrezolutë në Kongresin  e fundit të mbajtur në Drezden më 1928. Aty ndër të tjera tekstualisht thuhet: Citon Emin Duraku- “Partia (PKJ) deklaron solidarësi me popullin shqiptar të robëruar nën Mbretërinë SKS dhe e fton klasën punëtore që të luftojë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Para së gjithash kjo detyrë i takon klasës punëtore në Jugosllavi e sidomos të Serbisë”.6. (6. Referati i Emin Durakut në AVIIB. K 1141 i plotë; Referati i Emin Durakut jo i plotë në Arkivin e Kosovës, Fondi PKJ për Kosmet 1942; me qëllim nga Pavle Joviqeviqi është falsifikuar Fjalimi i Emin Durakut, më 1948. Mu për këtë fjalim Emini u qitë në pritë në Lipjan. Si i plagosur rëndë vdiq në spitalin e Prizrenit.5. (5. Fadil Hoxha, Kujtime lëshuar Hasan Zherkës më 1957; “Çetvërti Kongres KPJ, Drezden 1928, botuar si material i plotë në “Istoriski Arhiv KPJ, III, Beograd 1949. ).

Me gjithë këtë, antifashizmi në Kosovë po shënonte kthesa strukturore dhe politike në vijimsi. Kështu më 20 tetor 1942, si rezultat i një aktiviteti politik dhe ushtrak, Komiteti Krahibor i PKJ-ës për KOSOVË  në VETINICIATIVË do ta themelojë Shtabin e Përkohëshem Kryesor të  Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe  Aradhave Partizane të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. Komandant i Shtabit do të emrohet Fadil Hoxha. Kuptohet, ky shtab ishte themeluar pas disa aksionve ushtarke që i kishte kryer Aradha Partizane “Zenel Hajdini”, dhe, disa qeta të vogla që vepronin kryesisht në pjesën juglindore të Kosovës.7. (7. Fadil Hoxha, Deklaratë më 1974 dhënë Hakif Bajramit në Prishtinë më 1973; Zbornik, vllimi I, libri 19, dok, Shtabi i përkohëshëm..).

Nga koha e themelimit të Shtabit të Përkohëshëm Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës e deri më 15 prill 1943,antifashizmi do të merr përmasa strikte politike dhe ushtarke, sepse do të themlohen:  Aradha partizane  “Bjarm Curri”;Aradha partizane “Emin Duraku” si dhe “Aradha partizane  e Sharit”. Këto aradha do të forcohen edhe mëtej me rastin e  themlimit të Shtabit Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit, me Fadil Hoxhën komandant. Këtë fakt do të detyrohet ta pranojë edhe instruktori i KQ PKJ-ës S. V. Tempo. Në vijim, nga kjo kohë e deri në Këshillimin e Nëntorit (4-6 XI 1943 në Shar) të Komitetit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë, do të fillojë themelimi i këshillave ILEGALE NÇ në shumë vise të Kosovës.8 (8. Po aty). Në Këshillimin e Nëntorit 1943 ,u maur vednimi që të themlohet Këshillimi Naicioanlçlirimtar i Kosovës, si kuvend ligjëdhënës; u muar vendimi që Kosova dhe Rrafshi i Duakgjinit e jo Metohi, të figurojë në dokumnete, si dhe ca vendime tjera me rëndësi strategjike dhe politike për antifashizmin, që duhej popullarizuar, e që është iniciativa për themelimin e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit.

Të trimëruar nga një frymë antifashiste, me që kishte kapitulluar Italia (7 shtator 1943),më 3-6 XI 1943, nga Këshillimi i KK të PKJ-ës për Kosovë doli edhe propozimi shtesë  që Fadil Hoxha  të zhvillojë aktivitet antifashst në Rrafshin e Kosovës, duke i zgjedhë delegatët për KNÇ. Ndërsa, Ismet Shaqiri së bashku me Xhavit Nimanin, muarën për detyrë të zhvillojë akativitet në Rrafshinn e Dukagjinit, duke i zgjedhur delegatët për KNÇ. Për një kohë rekorde, do të zgjidhen antifashitët (delegatët) ma të devotshëm nga të gjitha viset  e Kosovës. Prej 62 delegatëve  të zgjedhur për KNÇ , për shkak të rrethanave të veshtira politike, në Kuvend  muarrën pjesë 49 delegatë,nga të gjitha trevat e Kosovës. Aty ishin përfaqsuesit e shqiptarëve, serbëve dhe malazezëve.Konferenca u mbajtë në BUJAN, më 31XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Kulmi politik dhe kombëtar që e rreshtoi pjesën ma të madhe të popullit shqiptar kah ANTIFASHIZMI POPULLOR dhe POLITIK e ushtrak, ishte qëndrimi në Rezolutë, rreshtim ky që u bë SYNIM i tërë kombit në veprimtarinë politike kombëtare antifashiste. Teksti i atij dokumenti është: “Kosova e Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron më u bashkue me Shqipëni. Prandaj e ndiejmë për detyrë me i tregue rrugën e drejtë që duhet me ndjekë populli shqiptarpër me realizue aspiratat e veta….” .9. (9. Dr Ali Hadri, Këshillimet e Komiteti Krahinor 1941-1944, “Kosova”, nr. 1, 1972; Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, dok. si fototip në ballinë; Këshilli Popullor i Kosovës 1943-1953, Prishtinë 1954, dokumenti nr. 1.)

Vendimet e Konferencës KNÇ duhej popullarizuar, se në Kosovë antifahsizmi po masovizohet dhe instutucionalizohet. Prandaj,  më 12 janar 1944,Fadil Hoxha një kopje të dokumneteve në gjuhën shqipe, do t` ia dërgon Enver Hoxhës, për A P R O V I M. Vendimet e Konferencës së Bujanit PKSH i APROVOI pa asnjë vrejtëje.   Në të njejtën ditë (12 janar 1944) një kopje të dokuemneteve  të Konferencës KNÇ nga Buajni, Fadil Hoxha do të ia dërgojë J.B. Titos  në gjuhën serbishte, për N J O F T I M. Pas një analize politike,M. Gjillasi më 28 III 1944, në emër të KQ PKJ-ës  i kthen përgjegje K.K. të PKJ për Kosovë, duke e njoftuar për mospëlqimin në tërësi të dokumemtit, pse ishte mbajtur Konferenca e KNÇ të Kosovës, pa dieninë e KQ PKJ-ës. Përgjegja kishte  për qëllim defaktorizimin e antifashizmit në Kosovë në përgjithësi. Kjo luftë speciale e PKJ-ës, ishte vërejtur edhe nga sielljet e S. V. Tempos, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.  E vërteta, PKJ ishte vrejtur se  kundërthënjet do të shprehen në të gjitha sferat, sidomos  gjatë vitit 1943 e në vijim, sepse PKJ aspironte që antifashizmin shqiptarë ta konsiderojë si një filialë të saj, e cila “nuk organizon luftë por bënë rrezistencë” (Pokret otpora-hb). Aty ndër të tejra Millovan Gjillasi në emër të KQ PKJ-ës  thot: ”Treva e Kosovës nuk është krahinë kompakte; Nominimi Kosovë dhe Rrafshi I Dukagjinit duhet të kthehet në Kosovë e Metohi; Kosova nuk është krahinë por rregjion; Nuk guxoni të veproni në dobi të themelimit Shtabit Ballkanik; KANÇ nuk mund të ketë ingerenca ligjëdhënëse, që pastaj ka pasojë se në Kosovë nuk mund të ketë qeverisje autonome e as gjyqe që i emron Kuvendi i saj legal dhe legjitim”. Ky qëndrim ishte me tepër se atentat ndaj luftës së drejtë që me vështërsi po organizohej në Kosovë.  Duke i pasë të dy përgjigjet, nga PKSH (pozitive) dhe nga PKJ (negative), KANÇ I Kosovës,Letrën e M. Gjilasit e vënë në rend dite më 18 VI 1944, në Kolosian. Aty, vërejtëjet e M. Gjillasit aprovohën në bazë të diciplinës (hierarkisë) partiake, por kundethënjet tani  e tutje në mes PKSH dhe PKJ-ës rreth Kosovës dhe për Kosovën, do të legalizohen plotësisht . Ato kundërthënje do të manifestohen jo vetëm në Kosovë por edhe në Luftën Antifashiste në Shqipëri.10 (10.Fadil Hoxha, Konferenca e Bujanit dhe autonomia e Kosovës, dorëshkrim i pabotuar në pronësi të Hakif Bajramit nga viti 1984; Dr Hakif Bajrami, Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997, pjesa për Bujanin, gjërësisht).

Enver Hoxha (KQ PKSH) në anën tjetër, do të informohet me shkrim më 12 VII 1944, për kundërthënjet në mes KQ PKJ dhe KK të PKJ për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit, përmes sielljeve të emisarëve serbian që ishin si “instruktor”  në Kosovë e pastaj edhe në Shqipëri si;S. V. Tempo, Velimir Stojniqi, Niazi Dizdareviqi, Dushan Mugosha, Sava Zllatiq e deri në një mënyrë edhe te M. Popoviqi.11. (11. A. Q. PKJ/1944/VII).

Në KQ PKSH, pas një analize të hollësishme, më 12 VIII 1944 do të dali idea që një delegacion i lartë i PKSH të shkojë për konsultime me KQ PKJ-ën kryesishtë për Çështjen e Kosovës, sepse për çështjet tjera antifashizmi në Shqipërinë Bregdetare e kishte rrugën e vet origjinale. Për t` u takuar me Titon dhe shoqëruesit e tij në Vis të Jugosllavisë do të shkojë delegacioni : Koçi Xoxe kryetar i delegacionit, Ramadan Çitaku dhe Berdi Spahiu, anatar të delegacionit. Në Vis, Delegacioni shqiptar arrin më 24 VIII 1944. Ndërsa pas dy ditë bisedimesh, më 26 gusht, do të arrihet pëlqimi i plotë,pas një debati të gjërë: ”Nëse Shqipëria, pas mbarimit të Luftës Antifashiste ndërton sistem socialist, Kosova do t`i takojë Shqipërisë; nëse Shqipëria ndërton sistem kapitalist, Kosova do t`i takojë Jugosllavisë socialsite”. Pas largimit të Delegacionit shqiptar nga Visi do të fillojnë reagimet e Gjillasit dhe Rankoviqit, pikërisht rreth ardhmërisë së Kosovës. Ky qëndrim pas një dite, do të kritikohet nga A. Rankoviqi, të cilit Tito i përgjigjet se: “Vendimi ka pasë VLERË, derisa Delegacioni shqiptar u largua nga ujdhesa”12. (12.AQ LKJ. Analizë e Millovan Gjillasit, e pabotuar, me shifer: “ KPA i Kosovsko pitanje” , i shkruar me makinë në pronësi të V. Dedierit dhe Pera Damjanoviqit; Koleksioni i Eduard Kardelit, Bisedimet jugosllavo-shqiptare në Vis , gusht 1944. ).

Çështja e Kosovës do të merr dimenzione ndërkombëtare  dhe pas disa ditësh J.B. Tito do të kontaktojë me Cherchillin në Bari të Italisë. Aty do të mirret vendim i prerë.Në ato rrethana, jorastësisht në Bari ishin Bedri Spahiu dhe Zef Mala (ky I fundit mik i Palmiro Tolatit).Në bisedë  me Titon, Cherchill do të kuptojë se Kosova,“do t` i takojë Shqipërisë sipas Marrëveshjes në Vis më 26 gusht 1944”. Aty, sipas dokumenteve të PKJ-ës, Cherchilli do të shpërthej se: ‘Nga viti 1927 Anglia ka kontratë me Jugosllavinë për shfrytëzimin e Trepçës, deri në vitin 2050”. Pra,Trepça dhe Kosova, sipas Cerchillit, ishin interes anglez i padiskutueshëm, dhe si faktor i tillë gjeostartegjik,  Kosova sipas Cherchillit, mbetet me Jugisllavinë. Cherchilli pra nuk donte kontratë të re me Shqipërinë duke thënë:” Nuk dua të këm punë me Tiranën, sepse Qeverinë Mbretërore Jugosllave në Londër nuk e mbajmë për humanizëm, por duam të na paguhet, ashtu si ka deklaruar Qeveria Mbretërore”. Këtë përgjegje Tito e priti shumë miqësishtë, vërtetojnë argumentet arkivore. Nga kjo ditë PKJ dhe Shtabi Suprem i Jugosllavisë, do të fillojnë me të gjitha mjetet, ta defaktorizojnë antifashizmin e popullit të Kosovës, për ta krijuar shansën e aneksimit. Kjo politikë titiste, nuk do të kuptohet për një kohë, por do të dali në siperfaqe sidomos pas 2 shtatorit 1944, kur u degradua Shtabi Kryesor i Kosovës, në Shtab Opetaiv të Kosovës, pikërishtë me urdhër të J. B. Titos 13. (13. A. CK SKJ. Letrat dhe bisedimet Tito-Cherchill, K. 7/44).

Pas këtij prononcimi të Cherchillit, J. B. Tito do të kalojë plotësisht në prehrin e shovinizmit serbomadh dhe me të gjitha mjetet do të luftojë për defaktorizimin e atifashizmit në Kosovë, por pa e kursyer edhe antifashizmin në Shqipëri që ishte më i fuqishën në të gjitha lemitë se sa në Jugosllavi ku çetnikizmi dhe ustashizmi ishin bërë vëlla e motër me Herman Nojbahrin. Në lidhje me këtë J. B. Tito do të provojë që në aspektin ideologjik dhe taktiko strategjik të luftës origjianle antifashiste shqiptare, të dobësojë fuqinë e luftës shqiptare në favor të antifashizmit, kryesisht për t` u dukaur sa më të dobët tek aleatët. Ky pozicionim bëhej me qëllim  për ta trajtuar Luftën Antifashiste shqiptare  të varur prej Luftës antifashite jugosllave, në mënyrë që ta ngulafatë çdo kërkesë të Kosovës, qoftë si Republikë shtatë brenda Jugosllavisë, qoftë si pjesë integrale  e Shqipërisë. Dhe për ta realizuar këtë skenar serbomadh, së pari, Tito më 2 X 1944, e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ, nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë. Ndërsa, pas një muaji e ridegradoi nën Shtabin Kryesor të Serbisë.14. (14. AVIIB. K. 1141/44-Glavni Stab Kosova i Metohije se preimenjuje u Operativni Stab…”).

Gjatë kësaj kohe vendiemt e KANÇ të Kosovës  në anën tjetër ishin përhapur kudo nepër  popull. Në çdo rreth filluan të veprojnë KNÇ ilegale.  U themeluan batalone dhe aradha të reja partizane antifashiste nacionalçlirimtare. Ardhat e reja partizane shqiptare ishin realitet si:  “Aradha e Shalës”, “Meto Bajraktari”, “Kosova”, “Lirjia”, e “Rakoshit”, Aradha “Bajram Curri” etj. Ishin masivizuar batalonet:“Ramiz Sadiku”, ‘Boris Vukmiroviq”. Ishin themeluar  tri brigada kosovare, jashtë Kosovës, të cilat vetëm e peritinin monetin që të hyjnë në luftë kundër njësiteve çetnike dhe njësive speciale gjermane si : “ Llanger” ( në Krahinën e Llapit), “Bredov”(Në Krahinën e Ana Moravës), “Shollc” (në sigurimine hekurudhës Shkup-Mitrovicë, për t` u vëndosur aty më 14 tetor 1944 Shatbi i Aramtës “E’ gjermane. Në frontin kah Mali i Zi Fon Ler, komandant i Aramtës “E”, kishte angazhaur Divizionin “Skenderbeg” me shifrën ushtarke “Draufengegenger”. I tërë ky pozicionim nazifashit bëhej për ta mundësuar TERHIEKJEN E Aramtës “E” nga Jugu i Ballkanit dhe nepër Kosovë për t` u trasferuar në Bosnje me Shtab në Sarajevë. 15. (15. Ditari i Armatës “E”, libri i 28, Selaniku, Prishtina, Mitrovica, Kraaleva, Sarajeva, detalisht).

Në këtë luftë për çlirimin e Kosovës, angtifashimzi shqiptar do të shënoi nivel rekord të regrutimit kryesisht të rinisë shqiptare, sa që disa batalonte do ta kanë partizan trefish më shumë se sa brigadat në viset tejra. Ato batalone e pritinin monetin e trasformimit, gjithnjë  në luftë frontale drejtë çlirimit definitiv të Kosovës.16.( 16. AK. KK LKK, Kronologjia e themelimit të aradheave partizane në Kosovë pas Konferencës Bujanit. K. 11/44).

Enver Hoxha, duke e vrejtur qëllimin meskin jugosllavë, duke mësuar për së afërmi nga misionarët e shumtë jugosllavë që kishin shkuar në Shqipëri për ta FAKTORIZUAR Kosovën antifashiste, më 12 shtator 1944, do t` i DREJTOJË  DY BRIGADA (III dhe V), në luftimet përfundimtare për çlirimin e Kosovës. Në saje të luftës së batalonve, brigadave dhe njësiteve tjera ofenzive si çeta diverzive, kundër okupatorit, Kosova  defintivisht, çlirohet më 19 nëntor 1944. 17. (17. Prvi susreti nasih partizana sa partizanima Jugoslavije, Beograd 1946, publikim për nevoja ushtarke në AVIIVB.K. 1141.46-përshkruhet detalisht rruga luftarke e dy brigadave shqiptare në luftë për çlirimine  Kosovës dhe një pjese të Sanxhakut 1944/45.).

Më 20 tetor 1944, Armata e Kuqe e çliroi Beogradin. Me këtë ngjarje që ishte strategjike për Ballkanin, Shtabi Suprem i LANÇ të Jugosllavisë, do të fitojë pozicion të ri ushtrak dhe politk.Tash në rrethana të reja PKJ do të radikalizojë kursin politik dhe ideologjiko-nacional ndaj shqiptarëve, gjithënjë duke thur komplote. Tani  nga Shtabi Suprem i UNÇ dhe AP të Jugosllavisë  dedikuar Kosovës, do të jipen shumë urdhëra, sa që divizionet serbe: divizionet 22; divizioni 24 dhe divizioni 46 do të hyjnë në Kosovë, krejtë me qëllim që të paktën ta militarizojnë këtë trevë shqiptare dhe në kushte të luftës totale të sillen ndaj shqiptarëve sikurse Jugosllavia e kralit 1918-1941. 18. (18. Shiqo: Hakif Bajrami, Riokupimi i Kosovës nga Jugosllavia federative 1944-1999, Prishtinë 2014. F. 196).

E vërteta, divizonet serbiane, në vend që të drejtohen në luftimin e nazifashizmit në Jugoslavinë Perendimore, ato do  ta kthejnë Kosovën në fund të vitit 1944, në vednin ma të militarizuar në Evropë. Në vijim, në pozicionin e “çlirimtarëve” në  Kosovë hynë Brigada  e 17 maqendone edhe dy brigada malazeze, kishin ardhur për të shkaktuar terror në popull . Këto brigada dhe divizone kishin për  qëllim që LANÇ të Kosovës, jo t` ia pranojnë meritat e luftës, por ta përgatisin për aneksim.19.  (19. Po aty: AVIIB. K. 1141/44/45-Strogo pov. nr 12/44-Priprema za vojne akcije na terenu, protiv Arnauta”). Kështu do të plotësohet parula e Rankoviqit dhe Gjillasit për shqiptar: “ Gjithëkund vaj, çdo kund trishtin e më së shumti rrevoltë njerëzore që të bëhen të dyshimtë pse jetojnë me sllavë, e pastaj për të pasur argument për t` i luftuar me pushkë dhe topa si gjithëherë”. 20. (20. Arkivi i KQ LKJ, Dosja Vlladimir Dedier).

2.Amnestimi i çetnikëve dhe konvertimi i tyre në njësi partizane më 21 XI 1944 nga Kryesia e AVNOJ-it 

Në kuadër të militarizimit me njësite jugosllave, me që nuk kishin “luftetarë serbianë”, më 21 nëntor 1944 Kryesia e AVNOJ-it do të merr vednim për t` i AMNESTUAR të gjitha njësietet çetnike në Serbi dhe Mal të Zi. Shumë shepjtë të gjitha njësitet çetnike serbiane do të konvertohen në “partizanë”, dhe në këto rrethana do të fillojë ploja mbi shqiptarë si popull në tërë Kosovën. Nga kjo datë PKJ do të rreshtohet në një INKUBATOR të çetnikëve , sidomos në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe sidomos në Kosovë.21 (21. Zakonodavni rad Predsetnistva AVNOJ-a, 21 sednica 21 XI 1944).

Në frymën e këtij amnestimi që ishte në përgatitje e sipër nga 25 tetori 1944 e deri më 3 nëntor 1944, Vasa Çubrilloviq, do të publikojë elaboratin: “Për likuidimin e pakicës shqiptare në Jugosllavi deri sa të zgjasin operacionet ushtrake”. Ky elaborat sidomos njësiteve çetnike do t` u shërbejë për punë në teren ku do të shfaqet anarki  e paparë kriminale. Jo vetëm kaq, Mashan Gjuroviqi, i cili i drejtonte njësitet çetnike në kufirin verior të Kosovës, do t` u lëshojë URDHËRESË forcave të veta që: “kur të hyni në Kosovë të vrani aranautë dhe gjermanë”.22. (22. Arhiv Vojno Istoriskog Instututa, “Çetniçka arhiva” kutia 1483/2-111, reg. 9/4 s.pov.14 novembar 1944).

Në të njetën kohë Shtabi Suprem u UNÇ dhe AP të Jugosllavisë, do të lëshojë urdhër për mobilizim në Kosovë me moton:“Çdo gjë për frontin- të gjithë në front”. Me këtë parullë do të mobilizohen vetëm shqiptarët, krejtë me qëllim që për nevoja të frontit  në Srem dhe në Bregdet,të largohen nga Kosova të gjithë mashkujt nga 18 deri në 45 vjeç. Kjo do të thot, në anën tjetër që njësitet serbiano-malazeze të  hyjnë në Kosovë dhe të veprojnë pa asnjë rrezistencë. Lidhur me këtë, derisa  në Kosovë për çdo ditë po vinin njësite të reja çetniko-partizane, të cilat filluan të sillen ndaj popullit sikurse ushtria e kralit( deri më 1941), në saje të mobilizimit, njësitet partizane shqiptare të Kosovës, në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 do të arrijnë në nëntë  (9 ) brigada me 56000 luftetarë antifashistë. Por, ato njësite shumë shpejtë me urdhëresa do të neutralizohen ose do të deportohen në Frontin e Sremit dhe të Adriatikut.23. (23. Fadil Hoxha, Rrethanat e reja në fund të vitit 1944 dhe fillim 1945 për Kosovën, shkrim autorial i pabotuar; Vjetari i Arkivit Kosovës për vitet 1985-1988, dokumente të botuara në origjinal nga Hakif Bajrami).

Në këto rrethana, me qëllime politike antishqiptare kurrëfarë rëndësie nuk kishte për Shtabin Suprem të Jugosllavisë masivizimi i antifashizmit në Kosovë. Kosova në këto rretana do të kthehet në kamp përqëndrimi. Prandaj, më 26 XII 1944, P. Brajeviq dhe P. Joviqeviq të nxitur nga shovinizmi serbiano-malazez e të drejtuar nga A, Rankoviq, M. Gjillas, Bllagoje Neshkoviqi dhe P. Stambilliqi, do të kërkojnë “zyrtarishtë”  Titos: “Që në Kosovë të vëjë diktaurë ushtarke”, krejtë me qëllim që askush mos të guxojë të kërkojë të drejta elemnetare shqiptare  e lere ma bashkim me Shqipërinë, si e kishte rreshtimin Vendimi i KÇ të Kosovës i mbajtur në Bujan.24.(24. AVIIB. K.1141/44, 36 XII 1944-strogo pov. Zahtev za uvodhenje vojne uprave na  Kosovu 26 XII 1944).

Duke mos u pajtuar me realitetin e krijuar, kundër  mizorive që po ushtronin ndaj shqiptarëve, divizonet e ardhura nga Serbia si dhe brigadat nga Maqedonia dhe Mali i Zi, së pari më 10 janar 1945, do të reagojë Fadil Hoxha se: “Njësitet partizane jugosllave si në qytete ashtu edhe në fshatra, po sillen sikurse ushtria e kralit ndaj shqiptarëve. Mu për këtë kemi reagime të gjëra në popull”.25. (25. Hakif Bajrami, Dokumenti NOB-a… janar mart 1945, “VJETARI” nr. XXI-XXII, Prishtinë, 1986, f. 274-Naredba br. 3). Për të njetat çështje të sielljës kriminale që po ushtronin njësitet sllave në Kosovë ndaj shqiptarëve, do të reagojë Milladin Popoviqi më 14 janar 1945.26. (26. A. CK SKJ. Telegrami i 14 jnaarit 1945). Prap për krime të ngjajëshme do të regojë në vijim Fadil Hoxha më 19 janar 1945. Por çdo gjë do të drejtohet që në Kosovë të vëndoset diktatura ushtarke, ashtu si ishte vëndosur më 1912 dhe 1918-1941 shovinizmi politik serbian .27. (27.AVIIB, K.1413/9/4/1/8).

Për ta arsyetuar militarizimin e Kosovës J. B. Tito me 8 shkurt 1945, e zyrtarizon Duktaturën ushtarake, pa qenë në dieni Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi.28. (28. AVIIB. NOB, K. 25/A-11/2/9;AVIIB. NOB. K. 1411/13/2; Hakif Bajrami, Dokumneti NOB-a…, “VJETARI” nr. XXI-XXII, Prishtinë 1986, f. 315).

Kundër vënjës së Diktaturës ushtarke në Kosovë, për t` u ankuar, më 19 shkurt 1945, do të shkojnë në Beograd Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi. Në Beograd nuk do të pranohen nga J. B. Tito, por do t` i pranon për 10 minuta M. Gjilasi duke u kërcnuar: “Ejani Shoku Milladin ta ndajmë Kosovën sikurse synojmë ta ndajm Sanxhakun në mes Serbisë dhe Malit Zi”. Me që nuk e pranojnë propozimin e M. Gjillasit, Miladini dhe Fadili do të largohen nga zyra. Por i njejti, M. Gjillas së bashku me A. Rankoviqin dhe Titon, palnifikojnë likuidimin e Miladinit- të parin ose duhet vrarë ose duhet dërguar ambasdor në Poloni; Të dytin- Fadilin, ose duhet vrarë ose duhet dërguar ambasador në Turqi. Të parin-Miladinin  e vrasin më 13 mars 1945, të dytin-Fadilin e prolongojnë atentatin, sepse i frigohen reagimit popullor, me çka çdo gjë që ishte antifashiste në Kosovë, vihet  në dyshim. Pra krijohen kushte komplotiste, që të kthehet ushtria jugosllave në sillje edhe më kriminale ndaj shqiptarëve, sikurse ushtria e Jugosllavisë monrakiste. Se në çfarë pozite ishte kthyer Kosova dëshmon fakti  se  Mashan Gjuroviq (çetniku më mizor) urdhëronte njësitet e tij “partizane” në janar- shkurt 1945 nga Perpellaci:“Kur të hyni në Kosovë, duhet të vrani  sa më shumë Aranutë sepse gjermanët janë larguar”. Prandaj, Sava Derleviq me suitën e tij nga 8 shkurti 1945, do ta sundojnë për një kohë Kosovën me 54 instruktorë sllavë, duke vrarë me dhjeta mija shqiptarë duarthatë, kudo që gjindeshin.29. (29. Fadil Hoxha, Kujtime për takimin me Millovan Gjillasin më 19 II 1945).

Në këto rrethana për t` i kompromituar luftëtarët e mobilizuar duke shkuar në Frontin e Sremit, atyre  iu përgatitë vrasje masive-komplot (Brigadës Shaban Haxhisë, janar 1945) në mes të Kushumlisë dhe Prekupës. Në vijim u porvokua Shaban Polluzha sa ishte në Llap, duke ia vrarë civilët masovikisht në prapavi (Drenas), duke i futur kufomat nën akull të lumit Drenica, ku nuk do të kursehet  as populli duarthatë.30.(30. Muhamet Mjeku, Shaban Polluzha, Prishtinë 1991, f. 49; AVIIB. K. 1411/45- Ditari i divizioneve të ardhura nga Serbia).

Edhe më targjikisht,  në çfarë niveli pësuan eshallonet  e ushtarëve shqiptarë të Kosovës gjatë marsit-prillit më 1945 në vijën: Kosovë-Shkodër-Tivar- Dubrovnik-Trogir, dokumentet e akuzojnë palën jugosllave për përpiekje gjenocidale, ndaj tërë djalërisë shqiptare. Vetëm në Tivar më 1 prill 1945 për një malazez të vetvrarë do të masakrohen 300 shqiptarë, për ta hapur shansën që të masakrohen edhe mija të tjerë në:  Dubrovnik dhe Trogir.31.(31. Hakif Bajrami, Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1992, f. 211; Osnivaçki kongres Serbije 15 maj 1945).

Për ta defaktorizuar antifashizmin popullor në Kosovë PKJ do të luaj me dy “letra”. Së pari, publikisht do ta aprovojë: “Ligjin mbi ndalimin e kthimit të kolonistëve në Kosovë”, më 6 mars 1945. Ky ligjë do t` i bind  të gjithë shqiptarët se “vërtetë nuk do të kthehet koha koloniale e kralit 1912-1941”. Por KQ PKJ më 1 prill 1945, ilegalisht aprovon unanimihshtë tekstin rezolutiv të cilin e dikton J. B. Tito dhe të cilit i aplaudojnë të gjithë të pranishmit: “Të gjithë kolonistët që janë larguar nga Kosova dhe Metohia më 1941, me çdo kusht duhet të kthehen në Kosovë. Plus shqiptarët me HAGARI (deryrim), janë të obliguar t` ua ndertojnë kolonistëve sllavë 10 000 shtëpi”. Dhe ky realitet ndodhi. Kam pasë arstin të bisedojë me shqiptar të moshuar të cilët kishin qenë të detyruar gjatë viteve 1945-1946 të punojnë në ndërtimin e këtyre shtëpive për kolonistët sllavë. Po, me pezmë ata do t` u klithin bagtive të tyre: ‘Hajt murroj, hajt murroj, se vjen koha prap i rrxoj”.32. (32. Tregim i Sylë Ukellit nga Peja më 1974).

Fushata e komploteve vazhdon me defaktorizim politik

Lidhur me këtë pikërishtë më 31 mars dhe 1 prill 1945 në Prizren do të mbahet Konferenca e TRETË e PKJ-ës për KOSMET. Aty do të mirret vendimi që Organizata e PKJ për Kosmet të konvrtohet në Organizatë të Partisë Komuniste të Serbisë, e cila do të themelohet më 15 maj 1945 në Kongresin e parë të saj.Pra PKJ për Kosovë është ‘bashkangjitur” PKS pa ekzistuar kjo e fundit fare. 33 . (34.Konfrenca e Tretë e PKJ për Kosmet 31 III dhe 1 IV 1945 në AK. Fondi LKK, Konfrencat krahnore të LKK; Osnivaçki Kongres KPS, Beograd 1972). Ky fakt shënonte një fazë të re të DEFAKTORIZIMIT POLITIK të ANTIFASHIZMIT NË KOSOVË, sepse defaktorizimi ushtrak kishte ndodhë më 2 shtator 1944, kur Shtabi Kryesor ishte konvetuar në Shtab Operativ. Pas këtyre defaktorizimeve (ushtrak dhe politk) mbetej që Kosova të defaktorizohet edhe në rrafshin e devalvimit të punës së Këshillit Nacionalçlirimtar të themeluar në Bujan. Mbetej tash të ckatohet vetëm data e mbajtjes së atij Këshilli nën diktaturën ushtarke, që u vendosur më 8 shkurt 1945.  Pas kësaj ngajrje tragjike politike të një prillit 1945 për defaktorzim politik dhe për kthimine kolonistëve në Kosovë, J. B. Tito do ta oragnizojë parnimin e një Delagacioni shqiptar, i cili do t` ia përlasë të gjitha padrejtësitë e Kralevinës dhe ato që po ndodhnin nën pushtetin e KUQ-kominist, Halim Spahija. Tito do t` i kërcnohet delegacionit të Komitetit Shqiptar në Beograd më 10 prill 1945, duke thenë se: “Ju Aranutët 90% keni qenë me fashizmin. Juve jau lofsha Skenderbegun”. Reagon Halim Spahija dhe Mehmet Krileva. 35.(35.AC. SKJ. Albanska delegacija kod Tita, 9 april 1945, Stenogram; Qamil Luzha, Takimi me Titon në Beograd ishte incidenatal nga ana e atij që do të na urrej deri në vdekje. Ata që aty për aty iu kundervunë, posa kthehen në Kosovë do të u organizohet linçim dhe dikush do të pushkatohen, e dikush do të hetohet deri në vdekje).

Në vijim,  për ta kthyer në tragjedi luftën drejtë shqiptare, Dushan Mugosha më 15 maj 1945, në Beograd  do të shpërthen: “Dy porcionet (dygjuhësia-hb) në Kosovë nuk mund të aplikohen”. E përkthyer shqip kjo do të thot se :Në Kosovë nuk mund të aplikohet dygjuhësia. Edhe ky kërcnim politik ishte për defaktorizimin e antifashizmit që do të pasojë pastaj me defaktorizimin e shqiptarëve mos të kërkojnë Republikë dhe mos të guxojnë të kërkojnë bashkim me Shqipërinë Bregdetare. Lidhur me këtë, neofashizmi jugosllavë kundër antifashizmit në Kosovë, nuk do të përfundojë më 10 korrik 1945 në Prizren, kur me Rezolutë delegatët e Partisë dhe OZN-ës u detyruan ta ngrisin dorën (jo të gjithë dhe ata që nuk e ngritën u pushkatuan ose u burgosen), por mizoritë dhe tretmani kolonial ndaj shqiptarëve në Jugosllavi nuk do të pushojë deri me shkatrrimin definitiv të saj, në fund të shekullit.36.( 36. Osnivaçki Kongres KPS, Beograd 1972, Diskutimi i D. Mugoshës).

VASNOS dhe komplotet në vijim 

Në realitet, më 9 prill 1945 në Beograd mbahej mbledhja e VASNOS-t, e cila u kthye në ASNOS. Aty Mehmet Hoxha, pa asnjë autorizim nga KNÇ i KOSOVËS do të detryrohet të deklarojë se :  “Populli i Kosovës ka nderin të deklarohet se është për t` iu bashkua Kosova Serbisë Federale…”. Këtë deklarim individual të Mehmet Hoxhës do ta “zyrtarizojnë delegatët e OZN-ës dhe PKJ-ës pas mbarimit të Konferencës së Prizrenit më 10 korrik 1945. E verteta,  Beogradi zyrtar do ta aprovojë një teks kinse në Kosovë:  “hiqet pushteti ushtrak më 15 korrik 1945”. Pra, së pari delegatët e detyruan nga Oznashët të votojnë që t i “bashkohen Serbisë Fedrale” në kushte të diktaturës ushtarake, e pastaj u hoq diktatura ushtrake, de jure, një muaj më vonë. E në bazë të dokuemneteve arkivpre ushtarake, policore dhe politike, de fakto diktatura, nuk është anuluar kurrë.37. (37. AVIIB. Vojna Uprava në Kosovu, K. 1141/45).

 3.Tekstin që u përpilua në Beograd e prezantojmë për herë të parë* 

*“ ME RASTIN E HEQJËS PUSHTETIT USHTARAK NË KOSOVË” 

‘Vendimi për heqjen e pushtetit Ushtark, që ka qenë deri tash si nji instancë ma i naltë e pushtetit në Kosomet përfaqson nji njohje pozitive të punës s` onë deri tash dhe të gjendjës politike të sotshme në këtë krahinë, pika ma e madhe asht që tash përfaqsonë nji  periudhë të punës shumë të gjallë politike arsimore ndër masat e gjana popullore, pozitës së masave të varfuna punonjëse të qytetit dhe të katundit.

Me gjithë që para disa muajve, me nji herë, pas lirimit të kësaj krahine, banditat tradhatre të ballistëve, të çetnikëve, të udhequna prej Ferhat Dragës, Shaban Palluzhës, Adem Osmanit, Zhika Markoviqit  dhe hyzmeqarëve të tjer fashista, me nji pjesë të katundarëvet të mashturem na mesyen dhe e veshtersuen seriozishtë pozitën t` onë në Kosmet, prap se parap të gjitha këto nuk i ndihmuen realizmit të planeve të tyne kriminale nuk e penguen fitoren t` onë. Prandaj, vendimi për HEQJEN e pushtetit Ushtrak përfaqson nji  dokuementë të suksesevet t` ona, nji grushtë të mirë të gjithë anmiqëvet t` ona. Ai duhet t` a baj të mundun dhe t` a shpejtësoj forcimin e fuqivet t` ona forcmimin e vllaznimit t` onë, zhvillimin e të gjitha punëve t` ona , në t` ardhëshëmenin e ma të mirë popullit të Koosmetit”. 38. ( 38. AVIIB. K. 168/11/9/1411-dokumenti është përshkruar në tërësi, nuk ka nënshkrim e as vulë e adresë të institucionit që e “hjek” diktaturën. Kjo do të thot se në arkivë dikush vetëm e ka hudhë si një leckë.).

  1. Komplotet dhe intrigat vazhdojnë 

Lufta antifashiste në Kosovë është zhvilluar në rrethana specifike, sepse atë nuk e rëndonte vetëm aktualja (1945 e tutje), por situatën politike dhe shoqërorre e dezorientone sidomos  e kaluara dhe aktualiteti kolonial i Kosovës dhe shqiptarëve si shumicë apsolute në te. Prandaj,  të futësh në luftë me një kolonialistë ma të “dobët” (parafashizmi serbian që me mejshtri u konvertua në majtizëm Kominternist 1941-1945), e i cili kishte kapitualluar para një kolonialisti ma të frotë ( që quhej nazifashizëm), i plasone shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale (të robëruar në Jugosllavi-hb), në dyemndësi problematike, pa asnjë shkëputje kohore.  E vërteta, vetëm Konferenca e KNÇ në Bujan ua pati hapi shqiptarëve SHPRESËN, e cila pastaj u luftua me të gjitha mjetet ushtrake, policore dhe konstitcionale Jugosllave, për ta kthyer Kosovën sërish në koloni modrene, për të mbetur vendi më i prambetur në Evropë. Megjithë këtë, shqiptarët në asnjë etapë historike, nuk do të pajtohen me rirobrimin kalisik të tyre. Antifashizmi në Kosovë ka qenë shumë i theksuar te shtresa e mesme dhe e ulët popullore. Por me që shtresa e lartë ishin nja 2% të shqiptarëve, të tjerët në shtresën e lartë pushtetore ishin kolonistët sllavë, fakt ky që dëshmon se populli shqiptar i Kosovës ishte i rreshtuar drejtë krahas rrethanave që ishin në nivelin ma të gjerë botëror, sidomos pas 2 janarit 1944.Konferenca e KNÇ i bashkoi të gjitha këshillat ilegale që kishin vepruar deri atëherë në tërë Kosovën. Pasi që u zgjogjën delegatët nga Rrafshi i Kosovës, deri më 21 dhjetor 1944, përmes Fadil Hoxhës dhe për Rrafshin e Dukagjinit përmes Ismet Shaqirit, Konferenca i i filloi punimet në Kullën historike të Sali Manit në Bujan. Dokumentet e KNÇ më 12 janar 1944, Fadil Hoxha ua dërgoi Enver Hoxhës për aprovim, ndërsa Josip B. Titos për njohtim. Enveri e pranoi Dosjen Bujani në tërësi. Kurse Tito e autorizoi Millovan Gjillasin që të i prezantoi vrejtjet, edhe pse ishte fjala për njohtim zyrtar.39. (39. A KQ PKJ/ 1944, 12 janvar 1944).

Më 28 mars 1944 Millovan Gjillasi e nisi Letrën e tij për Komitetin Krahinor të PKJ-ës për Kosovë. Komiteti Krahinor i PKJ-ës për Kosovë, Letrën e M. Gjillasit e shqyrtoi në detale më 16 qershor 1944 në lokalitetin Kolosian. Aty, çdo vednim historik i KNÇ me kërkesë të M. Gjillasit u kthye në defaktorizim të Luftës antifashiste në Kosovë. KNÇ sipas urdhëresës së M. Gjillasit nuk kishte të drejtë të prodhoj dhe aprovoj ligje; Kosova dhe Dukagjini u kthye në Kosova dhe Metohija; Komiteti Krahinor i PKJ u kthye në Komitet rregjional; Shtabi Kryesor i UNÇ dhe AP për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit u kthye në Shtab Operativ të Kosovës dhe Metohisë; Aradha “Bajram Curri” (E Kosovës) dhe Aradha “Perlat Rexhepi” (E Shqipërisë) që ishin fuzionuar si Aradhë “Curri-Rrexhepi”,  e që e kishte kryer sigurimin e Konferencës Bujanit, u rasformua. Kjo e kishte simbolikën se: “Nuk ka bashkim të Kosovës me Shqipërinë”.40. (40. A. KQ PKJ, 1945/ Analizë e Koça Popoviqit më 1945 në 5 faqe me makinë, serbisht).

5.Cilat janë argumentet tjera të defaktorizimit të Kosovës nga Jugosllavët 

 Po i theksojmë si një lloj rezymeje 

1.Më 2 shtator 1944 J. B. Tito me urdhëresë e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ; 2. Më 21 nëntor 1944 i amnestoi të gjithë çetnikët, të cilët u kthyen në “partizanë”; 3. Tito e bindi palën serbiane se Kosova do të jetë pjesë e Serbisë federale më 10 tetor 1944; 4. Tito vëndosë Diktaturë ushtrake në Banat, Baçkë dhe Baranjë më  18 tetor 1944 për t` i shfarosë Gjermanët dhe hungarezët; 5. Tito vëndosë Diktaturë ushtrake në Kosovë më 8 shkurt 1945 për t` i likviduar shqiptarët; 6. Tito përmes M. Gjillasit dhe A. Rankoviqit e ndau Sanxhakun më 29 mars 1945 në mes Malit Zi dhe Serbisë; 7. Tito përmes M. Gjillasit provoi për ta ndarë Kosovën në mes Malit Zi, Serbisë dhe Maqedonisë më 21 shkurt 1945 në Beograd, duke provuar që aty të ishin prezent Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi. Me që Miladini reagoi aty për aty më 19 shkurt në zyrën e Gjillasit, më 20 shkurt u muar vendimi që Miladini të dergohet ambasador në Poloni, kurse Fadil Hoxha të dërgohet ambasador në Turqi.41. (41. Mr Hakif Bajrami, Kronologji i luftës jugosllave për defaktorizimin e LNÇ të Kosovës, 1976, f. 18).

Kështu rifilloi historia e Kosovës për luftë dhe shpresë, se një ditë do të avansohet në Republikë. Këtë ide dhe ideal e realizoi lufta e UÇK-ës dhe NATO-s pas shembjës së RSFJ, të cilën shembje e deklaroi Badinteri më 4 korrik 1992. Tërë pasurinë tokësore të okupuar Tito, Rankoviq dhe Gjillas e ndan ilegalisht duke e koduar veprimin e tyre me shifër: “TIGRAT NË KAFAZ”(Vojna upravë-pushtet ushtarak). Në këto rrethana derisa u aprovua Kushtetuta e vendit në fillim të vitit 1946; 1.Tito e përdori si argument pohimin e Cherchillit për Trepçën, që do të thot se Kosova duhet sips britanikëve t` i takojë Jugosllavisë”; 2. Rankoviq e aneksoi Vojvodinën, Kosovën, Gjysmën e Sanxhakut. Ndërsa Kumanovën ia dhuroi Maqedonisë, për t` ua ulur krekosjën serbianëve se kishin fituar më 1912 në Kumanovë tërë Maqedoninë. Por historia e deshi që në Kumanovë në qershor 1999 oficerët serbian ta nënshkruajnë kapitullimin e pushtetit tyre në Kosovën e pushtuar; 3. Gjillasi u pajtua me aneksimin e gjysmës së Sanxhakut dhe lejimi që një pjesë e malazezëve të kolonizohet në pronat e gjermanëve dhe hungarezëve në Vojvodinë; 4. Tito pas largimit të nazistëve nga Istra, atë në  pazarin me Rankoviqin dhe Gjillasin ia aneksoi Kroacisë, duke e ndarë në Zona “A” dhe Zona “B”; 5. Më 1946 në “Treshën e madhe” bashkangjitët E. Kardel, i cili arrinë që për Slloveninë të “aneksojë” disa pjesë të Istrës. 6.Më 1949 jugosllavët do ta themelojnë një qeveri marionetë në Shkup me Apostol Tanefin për ta devalvuar Bujanin dhe për ta rrxuar qeverinë e Tiranës. 6. Më 1953 do ta lidhin Marrëveshjen Xhentelmene për deportimin e shqiptarëve në Turqi; 7. Më 1955/56 do ta pasojë aksioni i armëve, për ndiekje masive ndaj shqiptarëve; 8. Më 1956 do ta pasojë Procesi i Prizrenit për ndikjen penale të pushtetarëve shqiptarë në Kosovë; 9. Më 91957 do ta arratiset Ministri i Mbrojtjës i Shqipërisë në Jugosllavi-Panjot Plaku me parullën “DOSUNT ACTA- Dokument që nuk ekziston”, e që ka të bëj me vendimet e KNÇ të Bujanit; 10.  E vërteta, E. Kardel do të notojë në “detin e Titos”, pa probleme dhe në Plenumin e LKJ-ës më 1957 do të shpërthej: “Është e natyrëshme që ne Sllovenët dhe Kroatët një ditë do të gjindemi të orinetuar kah Perendimi, për shkak të kulturës dhe rreligjionit. Ndrërsa, ju Serbët dhe Malazezët është e natyrëshme të orinetoheni kah Rusia, për shkak të kulturës dhe rreligjionit”. Nga salla Dobrica Qosiq do të pyt: “E Shqiptarët kah do të ofrientohën? Kardel, Normal kah bashkimi me Shqipërinë.” 42. (42. Po ary; Zbornik podatataka o NOBU na Kosovu, Beograd, Priruçnik, 1976). Më 1958 Rankoviq do të provojë mbylljën e shkollave shqipe në Jugosllavi. Do të pasojë reagimi i Shqipërisë në OKB për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Duke u friguar nga sanksionet, KQ LKJ do të mbaj plenum ilegal për të drejtat e PAKICAVE, me që rast do të lejohet themelimi i Shkollës Lartë Pedagogjike shqiptare. Një vit më vonë (1960) do të themelohet Fakulteti Filozofik; Fakulteti Ekonomiko Juridik. Shqipëria do të largohet de fakto nga Pakti i Varshavës më 1960. Kurse KQ LKJ do ta mbaj plenumin për DECENTRALIZIMIN e pushtetit në Jugosllavi më 1962. Më 1965 do të fitojë sistemi e pushtetit nepër komuna, kurse një vit më vonë në Brione do të largohet nga pushteti sinonimi i dhunës dhe terrorit ndaj shqiptarëve-A. Rankoviq. Më 1967 në Kosovë do të fillojë fushata për avansimin e Kosovës në Republikë, kurse më 1968 Kosova me demonstratat rrevolucionare, do të renditët fuqishëm kah Evropa demokratike.

Kështu thot një dokumentet që i posedonte Vlladimir Dedier, që deshmon se përfundoi ndarja e  Kosovës. Pra rruga ishte e hapur dhe duhej marrshuar me dituri dhe politikë të shkolluar kah Republika. Konferenca e Bujanit ka treguar se: ata që kanë bërë krime dhe ata që i kanë heshtur krimet, janë të njejtë.

Shkrimi i kushtohet: Fadil Hoxhës-përfaqson tërë “pushtetin” e shqiptarëve, Hysen Terpezës (përfaqson tërë rrezistencën ndaj pushtetin serbian dhe Adem Demaçit (që përfaqson tërë luftën anti jugosllave më 1958-1999), të cilët u pajtuan (më 1998) dhe u deklaruan se- “Janë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë me idealin e Adem JASHARIT në ball”. Lavdi!

Prishtinë, më 18.12.2023