Kreu Blog Faqe 915

Kryeministri Kurti mori pjesë në tubimin “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”

0

Prishtinë, 14 dhjetor 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti ishte mbrëmë i ftuar dhe folës në tubimin e mbajtur në mbështetje të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit në Serbi.  

Duke folur për koalicionin e përbërë nga pesë parti shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Aleanca për Luginën, që po garojnë së bashku në një listë, kryeministri tha se ai përbëhet me figurat që bartin integritet të lartë moral dhe patriotik, njerëz që shquhen për aktivitetin e tyre politik për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginë.

Forhåndsvisning av bilde

Ky bashkim i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në këto zgjedhje, tha kryeministri, është dëshmi që mund të jemi edhe për pluralizëm politik edhe unitet kombëtar, mund të jemi edhe patriotë edhe demokratë, dhe se beteja e këtillë politike është e drejtë për nga karakteri i saj dhe se e gëzon mbështetjen tonë.

Për Shaip Kamberi tha se është një zë i fuqishëm i reciprocitetit. Ai i ftoi të gjithë që të bashkohen e ta mbështesin atë dhe listën e përbashkët për t’iu kundërvyer regjimit autoritar e antishqiptar në Serbi, dhe për t’i dale në mbrojtje dhe avancim të të drejtave dhe lirive për komunitetin tonë shqiptar që jeton në atje.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Të nderuar partnerë të Koalicionit – “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”,

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Ragmi Mustafa,

Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, z. Shqiprim Musliu,

Kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar, z. Naser Haziri,

Kryetar i Aleancës për Luginën, z. Ilir Sadriu,

Bartës i listës, mik i dashur, Shaip Kamberi,

e nderuara këshilltarja ime, Ardita Sinani, 

Unë këtu njëmend jam si Kryeministër i Republikës së Kosovës, por bashkë me mua janë edhe tre ministra, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci dhe Rozeta Hajdari si dhe zëvendësministrja Daulina Osmani dhe zëvendësministri Mevlud Sinani.

Sa më shumë që shoh rrotull, shoh më shumë anëtarë qoftë të qeverisë ose të shumicës në parlament, pra Avni Dehari, Gani Krasniqi, Enver Dugolli, deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Motra dhe vëllezër,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar pjesëmarrës,

Forhåndsvisning av bilde

Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin këtu, në këtë tubim që mbështet vazhdimin e betejës, vazhdimin e angazhimit të pandërprerë, e tash fuqizues e shumë të rëndësishëm, për shqiptarët në Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, apo Luginës siç themi shpesh e zakonisht. 

Ky bashkim është dëshmi që mund të jemi edhe për pluralizëm politik edhe unitet kombëtar. Mund të jemi edhe patriotë edhe demokratë. Andaj beteja e këtillë politike me siguri që është e drejtë për nga karakteri i saj, andaj edhe rruga para saj është e drejtë dhe e mirë e në të cilën e keni mbështetjen tonë dhe para se gjithash përgëzimin tonë për këtë bashkim të cilin e kemi arritur.

Forhåndsvisning av bilde

Pesë parti pra janë bashkuar duke mbledhur e bashkuar kështu gjithë votuesit shqiptarë në Luginë për ta nxjerrë fitues koalicionin me numrin 13, koalicionin me bartës liste Shaip Kamberin, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. 

Ky koalicion me figura që bartin integritet të lartë moral dhe patriotik, njerëz që shquhen për aktivitetin e tyre politik për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginë, përveç Shaip Kamberit, edhe Ragmi Mustafa, Shqiprim Musliu, Naser Haziri dhe Armend Aliu ka gjithë mbështetjen që i duhet për t’iu kundërvënë regjimit autoritar e antishqiptar të Vuçiqit në Serbi, në mbrojtje dhe avancim të të drejtave dhe lirive për komunitetin tonë shqiptar që jeton në atje.

Forhåndsvisning av bilde

Po e quajmë regjim edhe antishqiptar përveçse autoritar për shkak se edhe jeta juaj, përvoja juaj por edhe shifrat e dëshmojnë edhe vërtetojnë një gjë të tillë. Konkretisht sa i përket inspeksioneve republikane, merreni me mend, vetëm në Bujanoc është një shqiptar. Asnjë shqiptar tjetër në asnjërën prej tri komunave në të gjitha këto inspeksione që po i lexoj në vijim: inspektori i turizmit, i veterinës, sanitar, për ruajtjen e ambientit, ekonomik, shëndetësor, bujqësisë, fitosanitar, pyjor dhe gjuetisë, inspektori i ujit, inspektor për ekologji, inspektor i arsimit, në nivel republikan, asnjë shqiptarë. Vetëm një në Bujanoc, inspektor i punës dhe ruajtjes në punë.  Pra kjo nuk është e rastësishme. Kjo tregon se ekziston një komunitet, një bashkësi që është në shënjestër. Dikush këta njerëz i ka në shënjestër sepse mu kështu krejt në këto inspektoriate, vetëm një shqiptar në Bujanoc, kjo jo vetëm që nuk është në rregull por është padrejtësi eklatante që nuk durohet.

Forhåndsvisning av bilde

Tjetra, sa i përket për shembull institucioneve gjyqësore:

-Gjykata e Lartë në Vranjë, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, asnjë shqiptar.

-Gjykata Themelore në Vranjë, asnjë shqiptar.

-Gjykata Themelore në Bujanoc, 4 prej 13 (punonjësve), kurse në Medvegjë dhe Preshevë asnjë.

-Gjykata Administrative asnjë shqiptar as në Preshevë, as në Medvegjë as në Bujanoc.

-Gjykata Themelore për kundërvajtje në Preshevë 2 prej 3 (punonjësve) shqiptarë.

Forhåndsvisning av bilde

Te Prokuroria:

-zëvendësprokurorë asnjë shqiptarë në Bujanoc, asnjë në Preshevë, asnjë në Medvegjë. Vetëm një bashkëpunëtor i lartë i Prokurorisë në Bujanoc, në Preshevë dhe Medvegjë asnjë.

-në Prokurorinë e Lartë Publike, ajo Themelore Publike, sërish asnjë shqiptar.

Forhåndsvisning av bilde

Në Dogana:

-Asnjë shqiptar as në Preshevë, as në Bujanoc as në Medvegjë. 

Vetëm një noter në Preshevë. 

Në Kadastër, asnjë në Bujanoc, asnjë në Medvegjë, vetëm një në Preshevë. 

Asnjë zjarrfikës në Bujanoc dhe Medvegjë, vetëm një në Preshevë. 

Edhe te Ombudspersoni asnjë shqiptar. 

Të gjitha këto janë dëshmi që kjo është një bashkësi në shënjestër. Nën shënjestër të pushtetit dhe të shtetit.

Forhåndsvisning av bilde

Më tej, sa i përket për shembull policisë dhe drejtuesve të nënstacioneve, vetëm në Bujanoc janë 4 prej 10 drejtues të nënstacioneve. Në Preshevë janë 5 nënstacione, asnjë shqiptarë drejtues. Në Medvegjë, 3 nënstacione asnjë shqiptarë drejtues.

Forhåndsvisning av bilde

E dimë se nuk spital, nuk ka as universitet. Nuk ka spital as në Preshevë as në Bujanoc, ndërkaq merreni me mend, në Spitalin e Vranjës, ku shkojnë qytetarët nga Presheva e Bujanoci nuk ka asnjë të punësuar shqiptarë, prej 700 sosh. 700 në Dusseldorf (të Gjermanisë) qëllojnë rreth 15 shqiptarë. 

Forhåndsvisning av bilde

Pra, këtu dikush po përpiqet që t’i lë shqiptarët në zero. Prandaj edhe me të drejtë është quajtur që është përpjekje e vazhdueshme për spastrim etnik administrativ e institucional.

Të nderuar të pranishëm, 

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë që nga organizata ndërkombëtare si Amnisty International, por edhe Komiteti i Helsinkut për të Drejta të Njeriut, u vlerësua si spastrim etnik përmes metodave administrative kundër shqiptarëve. Moslejimi i përdorimit të flamurit kombëtar në Luginë që nuk gjen shembull tjetër të shkeljes së tillë të ndonjë komuniteti pakicë në rajon apo në botë; inekzistenca e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore në Serbi; mungesa e qasjes në drejtësi, siguri, ekonomi; mospranimi i diplomave nga Universitetet e Kosovës; moslejimi i teksteve shkollore nga Kosova; përbëjnë elemente të këtij sulmi shtetëror mbi shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. 

Këto shkelje janë të përditshme – ndonëse ne i përmendim në fjalim një herë, ato vlejnë edhe nesër kur nuk do të jem duke folur për këtë çështje. Ato janë shkelje të të drejtave themelore të shprehjes, identitetit, gjuhës, traditës e kulturës, që për qëllim e kanë shpopullimin e këtyre tri komunave ku shqiptarët janë autokton dhe duke ua rënduar jetën.  Mirëpo ne të gjithë e dimë se kurrë nuk kanë arritur dhe do të dështojnë sërish sepse shqiptarët as nuk heshtin as nuk nënshtrohen. Përkundrazi, vetëm sa na mobilizojnë e na aktivizojnë për betejat e ardhshme, e njëra prej tyre është edhe kjo betejë politike ku vota për Shaip Kamberin, për këtë bashkim të pesë subjekteve politike shqiptare është pikërisht votë, siç e tha edhe z. Kamberi, votë për rezistencë. Për rezistencë kundër autoritarizmit dhe fashizmit në Serbi. 

Të dashur Luginas, 

Jemi pra vetëm pak ditë larg datës së rëndësishme të zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Është koha për mobilizim, për ta dëshmuar vendosmërinë dhe guximin në betejën që ju takon juve, por na takon të gjithëve për ndihmë, mbështetje dhe solidaritet. Është koha që regjimi autoritar në Beograd, si nacionalist e antishqiptar që është, si shovenist dhe autoritar, i cili i diskriminon dhe shtypë komunitetet pakicë, ta ndesh kundërshtimin e fuqishëm që i tregon se shqiptarët edhe nuk nënshtrohen edhe fitojnë. Për këtë keni gjithë përkrahjen tonë, për këtë ju ftoj të gjithëve të bashkoheni në këtë nismën të përbashkët në përkrahje të Shaip Kamberit. 

E në këtë betejë, çdo votë përfaqëson një shenjë të fuqishme të kundërshtimit ndaj këtyre politikave të padrejta dhe diskriminuese. Nuk ka asnjë votë të parëndësishme, secila votë është e vlefshme dhe ajo duhet të dëshmohet të dielën e 17 dhjetorit.  

Me votën për numrin 13 në këto zgjedhje, mbështetet lista e subjekteve politike shqiptare që përfaqësojnë interesat e përbashkëta. Kjo listë e bartë mesazhin e bashkimit, të paqes, të demokracisë, të sigurisë dhe synimin për liri, të drejta, dhe jetë më të mirë. 

Shaip Kamberi është figura që udhëheq këtë projekt të rëndësishëm. Ai ka në dorë detyrën e përfaqësimit të dinjitetshëm, ai e ka edhe mbështetjen e qytetarëve të Prishtinës e më gjerë.  

E dimë që një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci jetojnë në Prishtinë, jetojnë në Fushë Kosovë, jetojnë në Gjilan por edhe në komuna tjera. Unë kam ofruar një mundësi për marrëveshje me Serbinë që në ato tri dhoma të zbrazëta që janë në ndërtesën e Bashkimit Evropian e cila ndodhet ndërmjet Kuvendit dhe Qeverisë të mund të votojnë qytetarët në zgjedhjet që mbahen në Serbi. Po të bëhej ajo marrëveshje do të kishim mundur edhe serbët që janë në Kosovë të votojnë. Mirëpo nuk u bë kjo marrëveshje, prandaj atyre ju ngelet mundësia që të votojnë duke udhëtuar me autobusë ose me vetura. E unë ju inkurajoj të gjithëve që, meqenëse nuk u bë mundësia të votoni në Prishtinë, të dielën edhe shkoni votoni numrin 13 për Shaip Kamberin, e nuk dyshoj që keni shumë kushëri që i ka marrë malli për juve. 

Me këtë rast, i bëj thirrje të tre kryetarëve tanë të komunave, të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berishës dhe të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit që të ndihmojnë në transportin sa më të lirë e më të lehtë, ashtu që vota të mos jetë e penguar por të jetë e ndihmuar për ata të cilët duan e do të duhej ta shprehin vullnetin e tyre me 17 dhjetor.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë betejë numri 13 pra është simbol i forcës për të përfaqësuar shqiptarët e Luginës me dinjitet e krenari. Duke votuar numrin 13, do të përkrahni listën e cila brenda vetes i ka këto 5 subjekte politike shqiptare – pra cilado të jetë preferenca juaj për këto pesë subjekte: Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Aleanca për Luginën, vota është e përbashkët sepse këto subjekte janë bashkuar. Dhe unë besoj që është e rëndësishme që ju ta shpërbleni këtë bashkim. Ky bashkim i cili ka ndodhur nga poshtë, jo nga lartë, ka ndodhur prej aty ku është populli, ku jeton e punon ai, të shpërblehet me votën e të gjithë juve. 

Shaip Kamberi është një zë i fuqishëm i reciprocitetit, meqenëse ky e thekson barazinë. Ata që e dojnë barazinë, ata e duan edhe reciprocitetin si princip i shëndosh i marrëdhënieve të mira prej ndërnjerëzore deri te ndërshtetërore. 

Ne në Kosovë i kemi 93% shqiptarë, mirëpo i kemi edhe 4% serbë, kemi pakicë. Nuk jemi krejt shqiptarë, 93% jemi shqiptarë, jo më shumë. 4% janë serbë, 3% janë pakicat tjera, boshnjakë, romë, ashkali, egjiptian, turq, goranë – pra i kemi 7% pakica, kurse shumica jemi 93%. Në anën tjetër në Serbi janë 20% pakica. Pra gati trefish më shumë se në Kosovë. Kjo i bie që në Serbi ka trefish më shumë arsye për të pasur EULEX, për të pasur ulëse të rezervuara, për të qenë gjuha zyrtare e pakicave gjithandej niveleve të administratës dhe komunave atje e kështu me radhe. Prandaj këto do duhej të vihen në spikamë si derivat i konceptit të barazisë, pra thirrja për reciprocitetin për çfarë me atë që unë e di dhe e njoh, udhëheqësi i listës Shaip Kamberi e ka theksuar nga hera dhe vazhdon të insiston në të. 

Ftoj të gjithë që të bashkohen e ta mbështesin Shaip Kamberin dhe festohet kësisoj bashkimi dhe përparimi ynë. 

Bashkohuni në këtë udhëtim tonin, betejën për përfaqësimin e denjë dhe të drejtë. E beteja politike e shqiptarëve vazhdon – për Shaip Kamberin dhe për të ardhmen tuaj e tonë. 

Ju faleminderit. 

Më shumë fotografi nga ngjarja:

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-mori-pjese-ne-tubimin-beteja-politike-e-shqiptareve-vazhdon-shaip-kamberi/

25 vite nga sulmi terrorist i Serbisë në lokalin “Panda” në Pejë

0

Pejë, 14 dhjetor 2023

Në 25- vjetorin e rastit “Panda” është vendosur pllaka shënjuese për këtë rast, në lokalin që në tetor të këtij viti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme. 

“Në kulmin e terrorit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, në hapësirat e këtij lokali, më 14 dhjetor 1998, përmes urdhrave të sigurimit të shtetit të Serbisë, u ekzekutuan gjashtë të rinj serbë. Për këtë rast të inskenuar nga autoritetet serbe, u burgosën gjashtë të rinj shqiptarë të pafajshëm, të cilët u maltretuan rëndë nga policia serbe. Ata u shpallën të pafajshëm, por dëmi i shkaktuar nga pasojat e torturave në burgje është i pariparueshëm”, shkruhet në pllakë.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrat e drejtësisë Blerim Sallahu dhe Vigan Qorolli, si dhe Drejtorin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, vizituan hapësirat e lokalit “Panda”.

Forhåndsvisning av bilde

U theksua se si 25 vjet më parë nga sulmi terrorist i Serbisë në atë lokal u vranë gjashtë të rinj serbë, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekje për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë. Më pas, në Pejë i arrestuan më shumë se 150 shqiptarë. Të rinjtë Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami, të moshave nga 17 deri në 22 vjeç, u burgosën padrejtësisht dhe torturuan në burgjet serbe.

Forhåndsvisning av bilde

Në takimin e përbashkët me ish të burgosurit, ata rrëfyen për torturat ҫnjerëzore në qendrën e paraburgimit në Pejë, ku i kishin mbajtur deri në qershor 1999. Nga aty i kishin dërguar në burg në Leskovc të Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

Pas shumë maltretimeve të përjetuara në burgje, në nëntor 1999, gjykata në Serbi i shpalli të gjashtit të pafajshëm, në mungesë të provave. Ata u dënuan me nga një vit burg për shkelje të rendit publik. Një muaj më pas, me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare, pesë nga ta u liruan, ndërsa Behar Bajri u mbajt në burg deri më 6 dhjetor 2000.

Forhåndsvisning av bilde

U theksua përgjegjësia e shtetit të Serbisë për të vërtetën për këtë rast, dhe të gjitha krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-99.

Forhåndsvisning av bilde

Rënja e natalitetetit dhe emigrimi, dy plagët e mëdha të Kosovës!

0

Shkruan: Florim Zeqa 

Rënja e natalitetit dhe emigrimi janë dy faktorët kryesor të zvogëlimit të popullsisë. Rritja e numrit të bashkëjetesave mes çifteve ka ndikuar në zvogëlimin e martesave, kurse rënja e numrit të martesave me automatizëm ndikon në rënjen e natalitetit! Pra, nataliteti dhe emigrimi janë dy plagët e mëdha të Kosovës në dekadën e tretë të shekullit 21.

Shkaqet janë të shumëta, arsyet poashtu

Të rinjët moslidhjen e martesave e arsyetojnë me kushtet socio-ekonomike, gjegjësisht me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe mungesën e kushteve tjera elementare për jetë.

Mungesa e përspektivës zhvillimore dhe politikat sociale e të gjitha qeverive paraprake deri tek kjo e tanishmja nuk ishin në nivelin e duhur!

Me ndryshimet politike të vitit 2021, qytetarët kanë pritur ndryshim epokal në aspektin social, përkatësisht në krijimin e kushteve optimale për çiftet që krijojnë lidhje martesore.

Qytetarët kanë pritur më shumë nga kjo qeveri mbase edhe për një arsye të vetme! Pasi njëri nga premtimet e Qeverisë aktuale ishte krijimi i kushteve solide për jetë dhe dhënja e banesave nga shteti për çiftet e reja që krijojnë lidhje martesore.

Por, për habi, ky premtim jetik u anashkalua nga kryeministri i vendit, i cili jo vetëm që nuk bëri asgjë në përmirësimin e jetës së çifteve të reja, i diskriminoj ato me mosngritje të pagave dhe mosdhënjen e subvencioneve të premtuara (banesave)!

Stimulimi i vetëm i Qeverisë Kurti për çiftet e reja dhe ato të vjetra, është dhënja e 10 eurove në muaj për fëmijë, ofertë kjo tejët sipërfaqësore dhe diskriminuese.

Premtimi i kryeministrit Albin Kurti për dhënjen e 100 eurove shtesë në këtë fundvit për fëmijët e regjistruar dhe pleqët e lajmëruar që ende frymojnë në shtetin e varfër, është më pak se lëmoshë.

Me 100 euro, as nuk bëhen më të pasur dhe as më të varfër në këtë fundvit, pasi në muajin Janar të vitit 2024 përseri do të kthehen në gjendjen e mëparshme të ballafaqimit me ekzistencën dhe diskriminimin social.

Rritje permanente për kategoritë e rrezikuara

Serioziteti i qeverisë ndaj kategorive të rrezikuara matet me kujdesin permanent e jo një herë në 12 muaj, për shkak të rritjes enorme të kostos së jetesës si pasojë e ngritjes së pakontrolluar të çmimeve në treg si rezultat i importimit të artikujve ushqimor!

Mungesa e nivelimit të pagave në sektorin publik dhe privat ka bërë që të kemi diskrepancë të madhe mes pagës minimale dhe asaj maksimale. E të mos flasim për kategoritë e rrezikuara dhe ndihmat sociale, që askund dhe më asgjë nuk janë janë në proporcion me pagat e nivelit mesatar, ngase me pagat e nivelit të lartë mund të krahasohen vetëm një pjesë e mërgimtarëve që jetojnë në shtetet evro-perëndimore, pasi jo të gjithë mërgimtarët në perendim mund të krahasohen me paga të deputetëve, të ministrave dhe këshilltarëve të nivelit të lartë!

Kjo është Kosova e paradokseve të mëdha dhe padrejtësive të shumëta, në të cilën nuk dëshiron të jetojë askush! Nuk kanë fajë pse të rinjët nuk martohen, por edhe ata që nuk martohen nuk duan të lindin fëmijë! Ngase shteti nuk ju ofron asgjë!

Me pasë mundësi edhe heronjët ikin prej varreve!

Për situatën e krijuar fajtorë janë të gjithë politik-bërësit pa dallim pushtet dhe opozitë, filluar prej të zgjedhurve të popullit (deputetëve), ministrave dhe zv. ministrave të zgjedhur nga partitë në pushtet e deri tek drejtuesit e lartë shtetërorë, të cilët tallen me qytetarët e nëpërkëmbur duke ju ofruar lëmoshë (vitra) si shenjë “zemërgjerësie” në prag të fundvitit kalendarik!

Përqindja 97 % myslimanë e shqiptarëve, gënjeshtra më e madhe !

0
“Iftar politik” në Kamenicë (Dardanë), i organizuar para disa vitesh për të krijuar përshtypjen e përqindjes së madhe të myslimanëve praktikantë…! Kështu është vepruar në mbarë Kosovës, për ti dhënë fuqi propagandistike fesë islame.
Hoxhë Zekerija Idrizi, Gjermani 
***
Si studjues religjioni kam ditur jo rrallë herë në jetë të kaloj dhe në pozita jashtë fetare, në pozita skajshëm skepticiste pra, si dje, ashtu edhe sot, kjo për arsye se unë ka kohë që kam dalë nga kallëpet konvencionale fetare, që i kam trashëguar aksidenalisht që në lindje nga prindër besimtarë myslimanë, madje dhe i kam konceptuar dogmatikisht qysh në fëmijëri (adoleshencë) nga familja dhe rrethi ku jam rritur dhe edukuar. Në këtë kontekst, unë jam thellësisht i ndërgjegjshëm që miliona njerëz në botë, pavarësisht në janë myslimanë, të krishterë, hebrenjë, budistë etj., lindin aksidentalisht (rastësisht) si të tillë dhe jetojnë e vdesin pa qenë të një vetëdije të lartë të të qenit pjesëtar të akëcilit religjion, madje-madje një numër i konsiderueshëm i tyre vdesin dhe në pozitat e të qenit një agnostik o ateist, o në pozitat e një injoranti mbi fenë së cilës i përket, të cilën e ndjek vetëm verbërisht, pa zotëruar teoritë dhe pa zbatuar praktikat përkatëse religjioze, ose madje që i njeh dhe zbaton ato në minimum. Falë përjashtimeve, të cilat, marrë globalisht, te të gjitha komunitetet e kulturat religjioze, janë, thënë kushtimisht, minoritare. Kur jo rrallë herë i vë në kujtesë këto fakte, pyes retorikisht:
Çfarë sensi-logjike kanë statistikat e të gjitha komuniteve e administratave fetare të të gjitha religjioneve e sekteve fetare në botë?!!! Ç’kuptim ka numri formal matematikor në përllogaritjen e atyre vlerave më sublime sakrale që s’ka si formalizohen e materializohen dot, kur ato në thelb janë shpirtërore dhe ndjenja nga më intimet në qenien e individuas njerëzore?!!!…
Ndërkaq, çdoherë kur më vete në mendje fenomeni i rastësisë të të qenit familjarisht në një fe o në një komunitet të caktuar fetar (që nga lindja), pyes retorikisht: “Sa kanë logjikë pohimet e krerëve fetarë te ne që ne shqiptarët qenkemi 97% myslimanë ?!!!
Natyrisht kjo është njëra nga gënjeshtrat më të mëdha që do kem dëgjuar në jetë!
P.S. Qindra mijëra shqiptarë “myslimanë” nuk kryejnë ritualet fetare: nuk falin 5 namazet ditore, nuk agjërojnë ramazanin, nuk japin zeqatin, nuk shkojnë në haxh etj. Në fakt, vetëm 10% prej tyre janë religjiozë, do të thotë që kryejnë ritualet fetare.

Si dhe pse Brukseli mbështet Orbanin e Vuçiqin tutje?

0

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

Në samitin e BE-së dje dhe sot parimet dhe filozofia politike u këmbyen me interesa të pastra ekonomike e strategjike.
Sot u dëshmua se kryeministri hungarez Viktor Orban nuk është një person i vetëm në skenën politike evropiane, kur bëhet fjalë për pikëpamjen e tij për politikën e jashtme dhe drejtimin që duhet të marrë tutje Bashkimi Evropian. Këtë e dëshmuan ngjarjet në samitin e BE-së pikërisht sot.

Brukseli shkriu fondet prej 10.4 miliardë euro që i mbante “të ngrira”, e që i përkisnin Hungarisë, meqë ishte qëndrimi zyrtar se ajo kishte rënë ndesh me kriteret e kërkuara nga BE për respektim të gjyqësorit. Ndërkohë u gjykua “racionalisht” se këto kritere na qenkan përmbushur! Akujt u shkrinë pastaj shpejt!

Sipas modelit që aplikoi Orbani ndërkohë veproi edhe qeveria e re italiane e drejtuar nga e djathta Giorgi Meloni. Ajo pretendon ta stopojë rrjedhën e emigracionit përmes marrëveshjes që ka arritur me Shqipërinë, duke krijuar predispozitat që të hap kamp për emigrantët e rinj që arrijnë në brigjet italiane nëpërmjet Detit Mesdhe dhe atë pikërisht në Shëngjin!

Partia Socialiste sot iu kundërvu vendimit të Gjykatës Kushtetuese për trajtimin e kërkesës së opozitës rreth marrëveshjes në fjalë.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh se “i qëndrojmë pikë për pikë dhe me vendosmëri marrëveshjes që është nënshkruar me qeverinë italiane”.
“Kjo marrëveshje thellon bashkëpunimin mes vendeve tona”, tha Spiropali.
Asnjë fjalë për parimet e të drejtave njerëzore dhe atyre që do të duhej t’i gëzonin edhe refugjatët!
Kampi ku do të strehohen refugjatët më shumë do t’i ngjajë një kampi fashistësh të periudhës së Luftës së Dytë Botërore! Ai do të rrethohet me tela me gjemba (kush kujdeset për të drejtat e njeriut kur bëhet fjalë për cënimin e interesave kombëtare të Italisë?! Policia italiane do të veprojë brenda kampit, ndërkaq policia shqiptare do të ruajë perimetrin e jashtëm. Natyrisht që Tirana zyrtare do të marrë ca eshtra [një këst financiar vjetor] nga Roma për këtë akt të vullnetit të mirë, prandaj që të gjithë do të jenë të kënaqur.
Se kështu cenohet sovraniteti i Shqipërisë askush nuk çanë kokën as në Bruksel e as në Tiranë e Edi Ramës, mikun e mikut të Orbanit!

Por, për këtë sjelle diferencuese në raport me politikat e Brukselit, Orban ndërkohë përveç Romës, ka edhe dy aleatë të ri.
Në Austrinë fqinje është kancelari federal Karl Nehammer dhe në Sllovaki kryeministri i ri Robert Fico. Ata tokë i bashkon qëndrimi prorus dhe kundërshtimi i mbështetjes së ushtrisë ukrainase. Ky bllok në tërësi pretendon të ketë tutje marrëdhënie të mira me Rusinë.
Fico sapo mori detyrën si kryeministër, pezulloi ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën pothuajse në të njëjtën ditë.
Shpjegimi zyrtar për këtë akt që bie ndesh me frymën dhe deklaraën e Brukselit: Kievi është e nevojshme të kalojë gradualisht nga lufta në sferën e negociatave me Moskën, sepse lufta nuk mund të fitohet në fushën e betejës!

Ky grupim, shto dhe katër shtetet tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës [Rumania, Spanja, Greqia dhe Qipro], përbënë bllokun që mbështet, qoftë edhe nën zë, pikëpamjet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Mosndëshkimi i Serbisë për agresionin e 24 shtatorit ndaj Republikës së Kosoëvs flet shumë në këtë plan.

Fuqia ndikuese e Greqisë brenda BE-së u vu re sot, sidomos në raport me Shqipërinë. Atë që bëri kancelari austriak Nehammer, në raport me Ukrainën dhe Moldavinë, Greqia ka gjasa ta bëjë në raport me Shqipërinë, duke bllokuar ecjen tutje në procesin integrues pikërisht duke u thirrë në çështjen që ka të bëjë me gjyqësorin! Mjafton vendosja e vetos nga Athina dhe procesi për integrimin e Shqipërisë në BE vendnumron tutje!

Austria mbështet Ukrainën në nivel politik, por në të njëjtën kohë këmbëngul për neutralitetin austriak. Serbia gjithashtu formalisht mbështet Ukrainën në planin politik, por në të njejtën kohë nuk përfill Brukselin kur është çshtja e vënies ës sanksioneve ndj Rusisë.
Kancelari austriak tha pardje se Vjena nuk do të mbështesë ofertën drejtuar Ukrainës dhe Moldavisë për hapjen e përshpejtuar të negociatave të anëtarësimit në Samitin dyditor i BE-së në Bruksel, i cili fillon sot BE. Ai tha se Kievi do të duhet të kalojë nëpër të njëjtën procedurë si të gjitha vendet.
Avokatinë pse Brukseli nuk duhet bërë presion Serbisë për vënien e sanksioneve Rusisë, siç njoftoi vet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë me media, e paska parashtruar dhe arsyetuar sërish ai!

Në një përgjigje të publikuar të A2 CNN në kërkesën parashtruar gjermane sa i përket qëndrimit të shtetit grek, i cili paralajmëron bllokimin e procesit integrues të Shqipërisë në rast se Beleri nuk kryente betimin si kryebashkiak i Himarës, kemi një pozicionim të qartë të Gjermanisë pro Shqipërisë. Shqipërinë dhe Kosovën në këtë kaprcyell historik më shumë duket e mbrojnë SHBA-të, Gjermania, Britnaia e Madhe… se sa politikanët e saj!

“Aspekti përkatës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është përmbushja e kritereve të anëtarësimit, duke përfshirë edhe miratimin e “acquis” të BE-së, ishte përgjigjia e prerë e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Paralajmrimin e kryeminsitrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti para ca ditësh dhe atë të presidentes Vjosa Osmani ot në Bruksel, për mundësinë e përsëritjes së aktit të agresionit të 24 shtatorit nga ana e Serbisë, nëse ajo nuk ndëshkohet dhe nëse nuk ndërmirren masat preventive, sikur nuk e kanë trajtuar ende në Bruksel.
Kjo heshtje e plotë sikur paralajmron furtunën e pritshme!

Blloku i miqëve të Vuçiqit në Bruksel në krye me Orbanin, rezulton të jetë më i fuqishëm ngasa duket në aparencë.

Motelet garazha, apo kur seksi më duhet mua, por jo ty!

0
Nga: Luljeta Aliu, Prishtinë
___
Nuk e besoj që ka në vende tjera këso “motele garazha” si në Kosovë. Aty shkohet kryesisht për seks. Seksi nuk është ndonjë problem. Le të bëjnë njerëzit seks, le ta shijojnë natyrën e tyre. Fundja seksi është jo vetëm nevojë, por kënaqësia më e madhe fizike që njeriu mund ta ketë.
Problemi është diku tjetër. Vajzat shqiptare ende paragjykohen nëse shkojnë me të dashurin në hotel. Madje ka edhe nga ato që ende nuk guxojnë të shkojnë në një hotel me të dashurin, pa qenë të fejuar. Dmth seksi paramartesor për vajzat ende është tabu shoqërore. Paramendojeni! Në shekullin 21! Madje, çfarë më befason mua është që ka ende burra që mendojnë se vajza duhet të jetë virgjine kur martohet. Në anën tjetër, djemtë rriten duke u mburrur me sa shumë vajza kanë fjetur. Hipokrizi neveritëse!
Prandaj vajzat nuk mund të shkojnë në hotele pa paragjykim. Ato nuk guxojnë të kenë seks para martesës. Por ja që natyra ua kërkon dhe këtë nuk ua ndalon dot asnjë normë shoqërore. Vajzat e humbin virgjinitetin dhe pastaj e operojnë himenin prapë. Çfarë tragjedie e dhimbshme të jesh e detyruar ta gënjesh dikë që nga fillimi gjoja se je virgjine, duke e ditur se do të martohesh me të. Nevojat fizike e shpirtërore njerëzit i përmbushin, dhe këtë nuk mund ta ndalojë askush. Por kur ka këso normash shoqërore si këto që përmenda lart, atëherë shoqëria zhvillohet në një kahje jo të shëndoshë dhe ndodhë pikërisht fenomeni i “moteleve garazha”, sepse morali që kërkohet nga shoqëria shndërrohet në moral të dyfishtë. Pra, vajzat do të kenë seks, por jo haptazi në hotele e pa paragjykime. Por ato do ta bëjnë fshehtas nëpër motele garazha, ku edhe janë më të pambrojtura dhe më të rrezikuara. Në anën tjetër, djemtë janë totalisht të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe pa kurrfar rreziku.
Pastaj në këto motele garazha ndodhë sidomos tradhëtia martesore. Kështu që këto motele garazha janë vendi ku morali shndërrohet në moral të dyfishtë. Në bigoteri. Luajmë rolin e shenjtorëve. Ujq në lëkurë delesh.
Prandaj i kisha mbyllë këto motele, sepse po e vonojnë transformimin nga një shoqëri shtypëse, patriarkale në një shoqëri moderne që barazinë mes burrave dhe grave nuk e kufizon vetëm në çështje bazike, por që edhe të drejtën për të pasur seks, si burrat, nuk e sheh si shkelje morali nga ana e grave. E ky transformim do të zgjasë shumë nëse mbesin këto motele. Burrat shqiptarë nuk duan që gratë e tyre të jenë të lira si ata. Ata duan të ketë këso motele ku mund të tradhëtojnë gruan. Ata kanë të drejtë, se janë burra. Gratë nuk kanë të drejtë, sepse janë ndryshe. Burrat tradhëtojnë me gruan e dikujt tjetër. Gruan e tyre e kanë lënë në shtëpi. Ose ajo ka dalë me një “shoqe”.

Vendet e BE duan të mbikqyrin gazetarët, Suedia dhe Finlanda janë të përfshira

0

Gazetarja kroate Maja Sever është shumë kritike ndaj vendeve të BE-së që duan të mbikqyrin gazetarët. Fotografia: Sever/ EFJ

– Document.no

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) është shumë e ashpër në një deklaratë të fundit që synon shtatë vende evropiane që duan të mbikqyrin gazetarët mbi baza “të sigurisë kombëtare”.

Midis këtyre shtatë vendeve gjejmë si Suedinë, ashtu edhe Finlandën, përveç Francës, Italisë, Greqisë, Qipros dhe Maltës.

Negociatat do të zhvillohen nesër, shkruan Journalisten.

Investigat Europe, Disclose and Follow The Money kanë dokumentuar kohët e fundit se qeveritë në disa vende po shtyjnë tani për të lejuar përdorimin e programeve spyware që synojnë gazetarët nëse flitet për “sigurinë kombëtare”.

Shtatë vendet duan një përjashtim nga ligji që pengon qeveritë të surveilling gazetarët duke përdorur programe spyware. Kjo do të përbënte një kërcënim të dukshëm për lirinë e shtypit, tha EFJ.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga kërkesat e këtyre shtatë vendeve, të cilat shkelin standardet ligjore evropiane për lirinë e shtypit siç është vendosur në rastin e ligjit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” tha presidentja e EFJ Maja Sever në uebsajtin e saj.

EFJ po i bën thirrje Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian të refuzojnë kërkesën illiberale, që Sever beson se kërcënon jo vetëm mbrojtjen e burimeve gazetareske, por edhe vetë demokracinë.

“Të panjohurit” që dilnin nga burgu, një galeri e shembur …!

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
Lexime të mbara për ish thellësitë e “legjendave”. Legjendat pra ishin mësuar me marshimet e gjatë, se kohët që erdhën na rrënqethnin mishrat… Për lexuesit e vërtetë, ata të vërtetët fare, që leximi i ka kthyer në gjeneratorë mendimesh nga të cilat perfitojnë edhe ata që nuk lexojnë fare!
Koha e turpit dhe kohë e kalorsiakëve! Trimeria e tyre të panjohurish kalorsiakë shkruan një dramë, të titulluar “Mamografia për Dardaninë”. Shumë herë është shkruar e folur që lidhja e kalorsiakëve e midis gjuhës korruptive dhe mitit është mashtrimi. Burimi real i mashtrimit është hera e parë në konstruktin e gjuhës korruptive, herë në imagjinatën mitike; ndonjëherë është supozuar të jetë ligjerata e tyre, e cila nga gjuha e saj origjinale e natyrës metaforike paraqet nismen e mitet për shkatërrim e ç’naturim… e mblidhte populli rrufetë!
Ç’na duheshin ballot tyre, e lamtumirës, njerëz me karakter e moral të dobët dhe shumë mungesa në shpirtë e në kulutrë, siç i thonë. E aq më tepër, ajo mamografi e shpjegon qartë vdekjen e Dardanisë, besa edhe e kombitë shqiptarë..! Vetëm fytyra të tilla të vdekurish shfaqnin kontraksione të kësaj natyre.
Ne nuk deshëm të marshonim kundër gënjeshtrës, egoizmit, lakmisë, plogështisë, korrupsionit, mashtrimit të cilat ishin fajtore për të gjithë ato mundime që hoqëm e që na lanë pas. Këta kishin qënë të ashpër, pa asnjë besim tjetër përveç besimit te shoku i llogores që e kishim pranë dhe atij besimit tjetër që s’na kishin mashtruar “kurrë”. Po ç’u bënë të gjitha këto? Gjithçka u shkatërrua, u falsifikua dhe u harrua. Dhe atyre që s’mundi t’ju harrohet dot, ju mbetën vetëm ndjenja e pafuqisë, e dëshpërimit, e moskokëçarjes dhe pija. Koha e njerëzve të legjendave dhe e ëndrrave të tyre s’u harrua. Po triumfonin afaristët dhe përkrahësit e tyre dhe mizerja… Absolutisht perfaqesuesi me besnik i vijes se Partisë dhe ushtar i bindur i legjandave e i diktatures derisa u përmbys rregjimi i tyre për mendësinë ballkanasve – këta kanë qenë e mbetën në kujtimet e popullit… njerëz negativ!
Jeta e tyre në politikë ishte shënuar në 2000,ën ishte si një halë e vërtetë në sy. Legjendat nisen një lidhje të re dashurie me korrupsionin. Këta e kishin mbushur një lloj kapakun për lloj shkruesish anonim, ziliçarës, injorantësh të pagjumë të natës. Si e përballoj populli këtë histori sa makabre e aq absurde. Të cilët lanë një përshtypje të thellë, në veprimët e tyre nuk kishte as dhimbje personale dhe dolën me një filozofi të re deri më tani e panjohur për ne. Shumë prej tyre humbjen zgjedhjetë dhe pushtetin dhe me një këmbë në opozitë edhe pse me pamjen e një fakiri. Edhe pse këta do t’i hargjonin të gjitha energjite e mbetura për ta marrë pushtetitn përseri. E dinin se ende kanë disa miqë dhe mbështetës të tyre në poste të rëndësishme…
Pa dije, propagandë, hamendje politike që vetëm na i ngatërruan gjërat dhe na larguanë nga e vërteta. E gjithë Dardania ishte e pushtuar nga moda e largimit e vërteta politike dhe saherë një personazh i politikës bëhej personazh i korrupsionit. Do të udhëtojmë bashkë nëpër disa histori që do të na kujtojnë ngjarjetë e të paudhëve të mbushur plotë me urrejtje e mllefe. Mua më duket se padija, injoranca, amatorizmi, mungesa e kulturës, dembelizmi mendor, llogjet, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë një dukuri harrese, dhe dija, kultura, mençuria, etj., po bëhen gjithnjë e më shumë koha e turpit!
Çishte ajo kohë sikur lëngojnë të paudhët. Nuk munden të rikthehen me fytyra tjera, për të vazhduar me renditjen e tyre të çrregullt e të marrë sipas një shestimi që ne, ngaqë na duket i paktueshëm, s’na mbetet veç t’i quajmë misterioz. Rret e rrotull, shoqëroheshin me frikën dhe të përlyer me të keqën me fytyra të shpërfytëruara e me agjitacion. Këngët e sundimtarëve ishin të organizuara e përziheshin me motën e poezisë epike e luftarake. Në Dardani legjendat hidhninë paralelet që rrezikohej nga rivalët prania e pushtetit tyre. E dinin mirë se nuk po forcoheshin dita në ditë.
Mund të jetë një imazh i 1 person

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg

0

Prishtinë, 13 dhjetor 2023 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Haakon Blankenborg.

Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj vendit tonë. Me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme.

Me theks të veçantë u diskutua mbi fushën e ekonomisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi përfaqësuesin Blankenborg me të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që po lëmë pas si dhe masat e ndërmarra nga qeveria.

Forhåndsvisning av bilde

U diskutua edhe për raportet me Serbinë e procesin e dialogut. Në përfundim, zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi vlerësimin për mbështetjen e Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit.

Libri “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik” në faqet online të kompanive Amazon, Barnes and Noble e të tjera

0

Vepra modeste, është fryt i një pune shumë vjeçare, qysh nga koha kur autori punonte si redaktor në revistën kulturore fetare dhe popullore shkodrane “Kumbona e së Dielës” (themeluar nga Kardinal Mikel Koliqi në vitin 1942) në Arqipeshkvinë Metropolitane në Serreq, Shkodër, në vitet 1991-2002, së bashku me dy miqët e tij imzot Zef Simoni Ipeshkev Ndihmës në Arqipeshkvinë Metropolitane dhe studiuesin e shquar shkodran Kolec Çefa, të cilëve u ka kushtuar artikuj nderimi dhe respekti, në faqet e këtij libri. Libri ka 594 faqe dhe shumë foto me ngjyra, që botohen për herë të parë. Literatura e pasur e përdorur për hartimin e librit në fjalë, është në disa gjuhë të huaja dhe ka shumë fusnota dhe dokumente historike, që publikohen për herë të parë. Libri, është shtypur me standarte dhe cilësi bashkëkohore amerikane nga miqët e tij në New York dhe California.

Për t’a porosirut librin në Barnes and Noble duhet të klikoni këtu:

Nëpër faqet e historisë së klerit katolik|Paperback

Tomë Mrijaj

Autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova në librin e ri: “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik”, trajton temat e larmishme historike të krishtërimit ndër shqiptare, si: histori kishe, figurat e klerit katolik ndër vite, hulumtimin dhe analizën e disa prej tyre, reçensione mbi librat e klerikëve katolikë, shkruar ndër vite dhe këndvështrime të reja, në të gjithë veprën e tij të re voluminoze.

Ai e fillon librin me disa momente historike të persekutimit të hierarkisë kishatare, të prelatëve dhe klerit katolik, duke dhënë faqe pas faqeje episode shifra dhe fakte konkrete nga burime historike shqiptare dhe të huaja.

Më pas ai e fillon veprën hulumtuese shumë vjeçare, duke e përshkruar nënën humaniste në një këndvështrim të ri historik, sipas burimeve botërore dhe më së shumti amerikane, për shqiptaren etnike Gonxhe Bojanxhi.

Shkrimtari ynë, i shqetësuar nga historitë e pakëndshme që ndodhin shpesh me veprime te turpshme kontradiktore me realitetin në trojet shqiptare mbi figurën, jetën dhe veprën e Shenjtneshes, qysh kur ka lindur në qytetin e Shkupit të Maqedonisë Veriore, është rritur dhe është dorëzuar si murgesh qysh në moshën e adolishëncës (në shërbim të Zotit dhe popullit të Tij), Ajo asnjëherë nuk ka mbajtur burqa, një veshje karakteristike e vendeve sheriatiste ekstreme islame otomane, arabe dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Autori ynë i prekur nga fakti absurd mbi ngritjen e një statuje turpi, fatkeqsisht realizuar me qëllim ose aksidentalisht nga një “artist” shqipfolës, skulptori e paraqet turpërisht Gonxhen tonë para botës shqiptare dhe mbarë njerëzimit sikur Nënë Tereza nuk është shqiptare etnike, por arabe apo otomane, me etnicitete dhe veshje këto tipike dhe klasike orientale, që s’kanë asnjë histori lidhjeje me zakonet e lashta brenda territorit etnik iliro-arbëror-shqiptar.

Ajo ishte një person i dashtun për të gjithë, sepse ndihma e Saj me përkushtim për të sëmurët, nevojtarët, të pastrehët, hapja e shkollave dhe zhdukja e analfabetizmit, ndikuan që e gjithë bota të njohë shpirtin human të shën Nënë Terezës.

Shën Nënë Tereza e Kalkutës, përmes veprave pozitive, edhe njherë u tregoi të gjithëve, që përmes përkrahjes, vullnetit jemi më afër Zotit.

Pikërisht figurës brilante të kombit tonë dhe mbarë njerëzimit me emrin e shenjtë shën Nënë Tereza, autori i librit të ri Kapinova i ka kushtuar edhe një libër me titull: “Engjëll vuatjeje dhe shprese” (2002).

Autori, duke bërë paralelizëm mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ai tregon faktin se Nanë Teresa është “Qytetare Nderi” e SHBA-së dhe ka marrë në Shtëpinë e Bardhë vlerësimin më të lartë, që jep shteti amerikan, me titull: “Medalja e Lirisë” nga Presidenti republikan Ronald Wilson Reagan.

Studiuesi shkruan: “Duke shëtitur me kujdes në disa kisha katolike në Bronx, New York dhe shtete të tjera të SHBA-së, kam parë shumë piktura murale me tematikë shqiptaren e madhe të përmasave botërore, të cilat i kam fiksuar me aparat fotografik dhe ndoshta ka ardhur koha t’i bëj publike, për bashkatdhetarët tanë në vendlindje, lexuesit dhe biografët e shquar të humanistes së famshme shën Nënë Terezës etj.”

Butësia, buzëqeshja, identifikohen me devocion ndaj asaj shtrese më të varfër midis më të varfërve, më të përbuzur, midis të përbuzurve, më të uritur midis të uriturve, njerëzve të braktisur si mbeturina të mbeturinave nga familja, komuniteti, të afërmit e tyre dhe shoqëria në këtë planet.

Ajo, u shtriu dorën e ngrohtë të përjetshme të mirësisë kristiane dhe shpirtit të pastër human. Të varfërit e shumë shtetëve të botës së tretë dhe disa vendeve të zhvilluara, të braktisurit përgjithmonë në rrugë prej shumë vitesh, i mori në krahët e saj të ngrohtë human.

Por ajo që është interesante në vepër, është përshkrimi për herë të parë i vizitës së Saj të parë në Shqipëri më 23 gusht 1989 dhe rrëfimi special i ish të persekutuarit politik shkodranit Marçel Hila.

Aty mësojmë se Ajo ku u prit nga e veja e diktatorit ateist diktatorit Enver Hoxhës, Nexhmije, ministri i Jashtëm Reis Malile, Ministri i Shëndetësisë Ahmet Kamberi, Kryetari i Kuvendit Popullor Petro Dode dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë e partiakë, duke vendosur më pas një buqetë me lule në varrin e diktatorit Enver Hoxha si dhe vendosi një kurorë në statujën e Nënës Shqipëri, tek vorrezat e deshmorëve të kombit shqiptar.

Shumë shqiptarë dhe shtresa e ish të persekutuarve politikë asokohe protestuan dhe nuk kanë qenë dakord me këtë veprim të humanistes sonë Nënë Tereza.

Arsyeja mësohet se ka qene fakti, se varri i diktatorit Enver Hoxha lëkundej dhe toka dridhej sikur të kishte xhind brenda tij. Kjo shpiegohet me faktin se edhe pse mbrohej nga ushtarë dhe një officer (24/7 për 365 ditë të vitit) të gardës së republikës shqiptare, sërisht varri sikurse tregojnë ushtarët vibronte dhe dukej sikur nxjerrte nga brendësia klithma të frikshme…

Mbas vizitës tronditëse të Nënë Terezës në Shqipëri mbi varrin e diktatorit Hoxha, humanistja ka pësuar një goditje në zemër, e cila e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së Saj.

 “Ne kishim frikë se ai ishte spiun”, thotë Hila. Megjithatë, një ditë ushtari i ardhur nga Garda e Republikës i rrëfeu arsyen e vërtetë përse e kishin ulur në gradë.

Poeti Kombëtar Atë Gjergj Fishta o.f.m., është një temë e preferuar e shumë studiuesve shqiptar sot në vendlindje dhe diasporë, sepse ai ishte i pari që hapi klasat qytetëse, duke futur gjuhën shqipe në mësim, në kohën që ishte emëruar drejtor i shkollës fillore françeskane.

Më pas poeti i madh nacionalist Fishta, ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir (1908), si dhe themelon dhe drejton deri sa mbylli sytë revistën e njohur kulturore-shkencore “Ylli i Dritës” në Shkodër, në vitin 1913 si dhe hapi Shtypshkronjën Françeskane, nga ku nisën të dalin rregullisht periodikë cilësorë të shtypit fetarë katolikë dhe me përmbatje të mirëfillta kulturore në qytetin e Shkodrës, që asokohe dhe deri më sot mbahet si djepi i kulturës mbarëshqiptare traditë të cilën e ruajti vazhdimisht ndër shekuj, etj.

Kur eshtrat e tij, ishin pajtuar me lumninë e pasosun, ndodhi ai akti absurd më antinjerëzor, kur zhvarroset nga regjimi ateist dhe antishqiptar i Enver Hoxhës, ashtu sikurse kishin vepruar turqit me eshtrat e arqipeshkëvit imzot Pjetër Bogdanit autorit të Çetës së Profetëve, serbët me babain e grumbulluesit të zellshëm të kodifikimit të Kanunit të Lekë Dukagjinit atë Shtjefen Gjeçovit o.f.m. dhe së fundi përsëri komunistët shqipfolës eshtrat e Dedë Gjo’ Lulit fatosit trim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe (më 6 prill 1911), të cilat mizorisht dhe me përbuzje i hodhën menjëherë në ujërat e ftohta të lumit Drin.

Publiçisti ynë bashkëkohor, ka një pasion të veçantë për historinë si disiplinë humane dhe rrëfimin shumë shekullor të zhvendosjes së afreskut mrekullibërës të Zojës së Këshillit të Mirë nga qyteti antik i Shkodrës, në drejtim të dheut latin në Genazzano të Italisë.

Ai shkruan, se: “Historia e saj, është vetë historia e katoliçizmit ndër shqiptarë, e cila, me vdekjen e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit, më 1468, nisi udhën ose kalvarin e mundimeve në kryq. Duke mos parë asnjë rreze shprese nga këta njerëz pushtues barbarë islam otomanë, populli shqiptar iu drejtua qiellit: mbushte tempujt e shenjtë, shumëfishonte lutjet shpirtnore publike, mbante kreshmë të rreptë dhe i lartësonte Hyjit premtime të çdo lloji, që ta ndalte fatkeqësinë e zemërimit të tij.”

Si bashkautorë me autorin e këtij libri në disa libra monografik kushtuar liderit fetar dhe atdhetar të komunitetit tonë shqiptaro amerikanë dom Anton Kçira, sërisht në këtë vepër në disa tema të veçanta rreth kësaj figure, studiuesi e ka zbardhur me detaje gjithë jetën dhe veprën e madhe në shërbim të komunitetit tonë në SHBA të atdhetarit meshtar.

Asokohe mësojmë se familja e tij etnike shqiptare bënte një jetë mesatare ekonomike. Ajo ishte një familje shumë e përparuar katolike gjakovare për kohën, në të cilën gjithmonë kultivohej me traditë dhe krenari dashuria dhe respekti për Atdheun dhe devocioni tradicional fetarë shumë shekullor katolik.

Hulumtuesi Kapinova e përshkruan kështu ambentin atdhetar dhe fetar të familjes Kçira: “Edukata atdhetare e fetare, të cilën prindërit i dhanë vazhdimisht Antonit të vogël dhe prirja e tij qysh fëmijë për t’i shërbyer thirrjes së Zotit, bënë që tek ai të lind dëshira e madhe dhe e përjetshme për t’i shërbyer Zotit, gjë e cila u bë realitet shumë vite më vonë…, në rininë e tij. Jeta dhe zhvillimi i ngjarjeve historike ecën me shpejtësi edhe për familjen e personazhit të studimit tonë dom Antonit. 

Sot, në shekullin XXI, në Kosovë janë më shumë se 100 shtëpi, të cilat mbajnë mbiemrin Kçira. Banorët e saj edhe pse ndodheshin 9 kilometra larg Shqipërisë deri në vitin 1990 kanë qenë të privuar të vizitonin tokat e të parëve të tyre.” 

Patrioti dhe bariu i mirë i grigjës së vet, ka ndihmuar me strehime dhe ushqime, me mijëra të shpëngulur dardanë, gjatë eksodit biblik të vitit 1999 drejt shtetit amë, për t’i shpëtuar makinës ushtarake shfarosëse serbe, ku, autori i këtij libri ka qenë dëshmitar okular, në shumë qendra të sistemit të tyre, pranë kishës katolike, në qytetin e Shkodrës.

Të gjithë ne, që jetojmë dhe punojmë prej shumë vitësh në Amerikë, e dimë se pa inisiativën dhe mbështetjen e pakufishme të këtij meshtari të përkushtuar, për Fe e Atdhe në Detroit, qysh nga viti 1989 dhe deri më 2011, nuk do të ishin bërë shumë mitingje, demostrata, grumbullime fondesh për çeshtjen shqiptare të Dardanisë, ndihmën e pakursyer direkte për Shqipërinë, popullin e masakruar martir dardan në vitin 1999, kur dihet, se ky klerik patriot, shumë kohë më parë ka qenë “persona non grata”, për ish Jugosllavinë titiste, si i perndjekur politikë, për t’a vrarë dhe zhdukur me gjithë familje.

Një requiem të vonuar për mikun dhe studiuesin e kulturës dhe klerit katolik Kolec Çefën (1937-2021), në shenjë mirënjohje dhe respekti, që i buron nga zemra e tij për njerëzit e kulturës studiesi Kapinova, i ka përkushtuar shkrimin studimor edhe kolegut të tij, i cili dy vjet më parë kaloi në amshim.

Kultura e madhe e studiuesit Kolec në zbardhjen e kontributit të klerit dhe elementit katolik, ishte një dhunti dhe talent, që u fik shpejt nga kalimi i tij para kohe në amshim.

Mons. Zef Simoni Ipeshkëv e kishte Kolecin si një këshilltar të sinçertë, me vizion, kulturë dhe njeri me zemër shumë të mirë, me cilësi dhe virtyte pozitive tipike të një shkodrani etnik shembullorë.

Njohja e thellë e historisë, kultura e pasur dhe e thellë, letërsia dhe figurat brilante historike të klerit dhe elementit katolik ndër shekuj, ishin një pasion, që i buronte natyrshëm nga thellësia e pastër e shpirtit fisnik qytetar shkodran.

Personaliteti im i preferuar meshtari dhe lideri i shquar e i paharruar mons. dr. Zef Oroshi, rivjen mbas shumë viteve para komunitetit shqiptaro amerikanë, me një libër origjinal të mirëfilltë atdhedashës, me titull kuptimplotë: “Long Kuvendit në trinomin Fe-Atdhe-Perparim” (New York, 2019).

Pikërërisht për këtë autori Kapinova, në librin e tij vlerëson se: “Eshtë e rëndsishme të theksohet, se ndërsa në Shqipëri dhe në vendlindjen e tij Mirditë (Orosh), nuk është shkruar mbas viteve 1990 asnjë libër mbi historinë e tij plot kalvare vuajtjesh, që fill nga vendlindja e tij dhe deri në diasporë, këtu dhe më saktë në SHBA dhe shtetin e New York-ut, janë shkruar pesë libra, nga aktivisti i palodhur i komunitetit shqiptaro amerikanë Tomë Mrijaj, një studiues dhe publicist zemër mirë nga Klina e Kosovës, ku të gjitha i ka shkruar dhe botuar me shpenzimet e veta personale.

Fatmirësisht, sot është ngritur në qytetin historik të Lezhës (e cila sot popullohet nga një komunitetit shumë i madh i ardhur nga krahina e Mirditës) dhe hijeshon krenar busti (përmendore) nderimi dhe respekti për jetën dhe veprimtarinë e bashkatdhetarit të tyre, më të shquar të botës shqiptare në vendlindje dhe diasporën e SHBA-së, i cili pa ndërprerje deri sa kaloi në amshim nuk e hoqi nga mendja, zemra dhe goja vendlindjen e tij të lavdishme dhe dashur të Oroshit, kur dihet se ai është figura më e madhe dhe e rëndësishme e klerit katolik në Mirditën e Derës së famshme të Kapidanëve, shumë shekullor, i cili, me pushkë në dorë iu prini çetave nacionaliste kundër komunizmit në malet e krahinës së tij, asokohe dom Zef Oroshi dhe më  vonë  prelati i shquar imzot dr. Zef Oroshi, ku ai bëri histori, duke themeluar Kishën e Parë Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Këshillit të Mirë” sot “Zoja e Shkodrës”.

Ky libër voluminoz dhe shumë serioz, me shkrime të karakterit historik, kulturorë, shkencorë, enciklopedik, tradita, zakone, gjuhësorë e kulturorë etj., u botua në Jubileun e 50-vjetorit të kalimit në amshim.

Një tjetër studim interesant, është paraqitur me shumë kulturë dhe nivel të lartë përshkrimi nga autori në përkujtim të shkrimtarit geg imzot Zef Simoni (1928-2008) Ipeshkëv, që u dha dritë përjetësie vëllezërve të tij në Krishtin, përmes refleksioneve për disa librat në vitrinën e botimeve shqiptare dhe jeta e bariut shpirtëror mes kalvarit të mundimeve.

Monsinjor Zef Simoni Ip., i përket atij brezi klerikësh katolikë, i cili edhe pse vuajti jo pak në burgjet komuniste dhe u torturua në mënyrën më ç’njerëzore, do të gjente forca të mbijetonte dhe pas ardhjes së demokracisë si hierark do të vihej në shërbim të kishës katolike të Shkodrës.

Për më tepër, portreti i tyre plot madhështi e merita konkrete njerëzore e devocioni të vazhdueshëm fetarë zbresin në rreshtat e librit në mënyrë të natyrshëm, përmes pendës së shkrimtarit nga lartësitë qiellore, ku ato pushojnë për të biseduar me grigjën apo popullin e tyre, me brezat, që me dashurinë popullore i mbajtën përherë në gji.

Si mik i hershëm i familjes Simoni në qytetin e Shkodrës, shkrimtari Kapinova, po me këtë dashuri dhe respekt të thellë tregon edhe për vëllain e imzot Zef Simonit Ipeshkëv në jetë dhe Krishtin dom Gjergj Simonin (1933-2022), cili ishte portreti i martirit të fundit të gjallë, duke rrëfyer për herë të parë episode të jetës së tij dhe ofron edhe një vështrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak”, mbasi ishte edhe redaktori dhe shkruesi i parathënies së poezive të meshtarit të paharruar.

Dhe autori vlerëson, se: “Frymëzimi apo fryma, që përshkon anë e tej vjershat dhe poezitë e dom Gjergjit, është sa e padukshme dhe aq e pranishme njëherësh, duke u përfshi natyrisht në letërsinë e traditës së shkrimtarëve klerikë katolikë gegë, treve të plleshme, që lëvruan me sukses në shumë gjini artistike shkrimore.”

Me shumë kënaqsi lexuesi mund të kundroj analizën sintetike të autorit mes dy intelektualëve disidentë brilantë shqiptaro amerikanë: Prof. Arshi Pipa dhe mons. dr. Zef Oroshi.

Sikurse dihet këtu në New York, se prof. Arshi Pipa (1920-1997) dhe mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989), janë dy intelektualë gegë erudistë cilësorë të kalibrit europianë dhe amerikanë; njëri nga qyteti antik Shkodra, ndërsa tjetri geg stoik dhe largpamës nga Mirdita zëmadhe e Oroshit, të Kapidanëve shtatë shekullor të Mirditës (1416).

Pipa-Oroshi, ishin miq të ngushtë të idealeve antikomuniste, patriotë konservator, për gjuhën, letërsisë të traditës së shkollës dhe kulturës zëmadhe gegë, lëvrues pasionantë të palodhur të gjuhës së ëmbël shqipe geg, që flet me pak ndryshime nën dialektore nga ¾ e popullsisë shqiptare në trojet etnike iliro-dardane.

Duke ndjekur nga afër gjithçka që është shkruar dhe po botohet në anglisht për figurën e Nënë Terezës, autori, në këtë libër ka ofruar dy autorë amerikanë, që kanë shkruar një libër për humanisten e madhe botërore, duke analizuar dhjetë parimet udhëheqëse të Të Lumes Nënë Tereza, në një libër të ri nga Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza CEO” (2011, Berrett-Kohler Publishers, Inc. San Francisco, California), f. 127.

Studiuesi Kapinova shtron pyetjen retorike se: Si e ndërtoi një murgeshë, që kurrë nuk mori ndonjë arsim formal në biznes një organizatë kaq mbresëlënëse globale!!!?

I sinqertë, realist dhe i bazuar në praktikë, stili i udhëheqjes së Nënë Terezës ndihmoi në frymëzimin dhe organizimin e njerëzve në mbarë botën.

Nënë Tereza, mund të ketë qenë një shenjtore, por suksesi i saj spektakolar nuk ishte produkt i Providencës Hyjnore. Gjeniu i Saj ishte në thjeshtësinë e vizionit të Saj dhe përkushtimin e Saj për zbatimin e Tij.

Kjo ishte në mënyrën shumë e mirë, se si Ajo i trajtonte njerëzit e Saj, duke refuzuar të distancohej nga puna e përditshme e një motre tipike të Misionarëve të Bamirësisë.

Autorët amerikanë, vijnë para publikut vendas me një libër shumë serioz dhe cilësor në përmbajtje, për të cilin kanë shkruar artikuj vlerësues gazetat e njohura amerikane Finanacial Times, New York Post, etj.

Sipas studiuesit Kapinova, është rast i vetëm, që një meshtari katolik shqiptar këtu në New York t’i përkushtohet një festival kombëtar tradicional shqiptar.

Dhe këtë histori, për herë të parë e zbardh shumë bukur autori dhe gazetari i palodhur i komunitetit tonë Klajd Kapinova, kur shkruan mbi mons. dr. Zef Oroshin dhe sofrën e Festivalit të 30-të shqiptar të muzikës dhe valleve popullore në New York., duke riktheksuar se prelati ynë Oroshi ishte themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA, duke kontribuar gjithë jetën plot devocion për kishën dhe grigjen e tij shqiptaro amerikane.

Kisha dhe kleri shqiptar, do t’a pësonte më shumë nga gjenocidi komunist dhe kalvarin e mundimeve me persekutime, duke i dhuruar sot kombit tonë mbi 38 martirë elteri të kishës.

Më 31 maj 2023, Qendra Kulturore Nënë Tereza, pranë kishës katolike Zoja e Shkodrës në New York, përkujtoi 45-vjetorin e krijimit të grupit të parë artistik Rozafati, në Qendrën Katolike Shqiptare Zoja e Këshillit të Mirë në vitin 1978 në New York.

Dihet se institucionet e hershme të artit dhe kulturës në Shqipëri e kanë pasur zanafillën e tyre nga kisha katolike, gjë që dëshmohet nga burimet e shumta historike ndër shekuj.

Sipas dëshmive historike, del se në diasporën shqiptare në SHBA dhe posaçërisht në shtetin e New York-ut dhe rrethina në këto përgatitje si gjithëmonë rol të rëndsishëm kanë luajtur klerikët: mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989), imzot Rrok Mirdita (1939-2015), dhe dom Pjetër Popaj sot.

Sofra muzikore dhe koreografike kulturore në vitin 2022, fatmirësisht iu përkushtua bariut shpirtëror brilant mons. dr. Zef Oroshit, që gjithë jetën punoi si misionar i Krishtit, pa u lodhur për komunitetin shqiptaro amerikanë deri sa kaloi në amshim.

Kujtojmë, se ky shkrim me autor studiuesin Klajd Kapinova si editorial, është botuar në librin-broshurë të Festivalit XXX, që u mbajt në vitin 2022 në Bronx, New York, dhe më pas edhe në numërin special të revistës “Jeta Katolike”; kushtuar personalitetit të shquar të diasporës së SHBA-së prelatit katolik mons. dr Zef Oroshit, realizuar nga Shoqata “Trojet e Arbërit” me qendër në Prishtinë në vitin 2022; gjatë Simpoziumit Shkencor Historik, kushtuar figurës së prelatit imzot dr. Zef Oroshit, mbajtur në e qytetin historik të Lezhës në Shqipëri, si dhe në disa gazeta e revista në Kosovë dhe disa shtete dhe website në Europë dhe SHBA.

Për t’a porosirut librin në Amazon.com duhet të klikoni këtu: