Kreu Blog Faqe 916

Pushtimet e huaja antike ndaj territorit izraelit të Palestinës 

1

Gjergj – Skender Jashari 

Ka shumë ngjajshmëri mes neve Shqiptarëve dhe hebrenjëve, përfshirë edhe pushtimet e huaja. Këto pushtime kanë tjetërsuar, asimiluar, asgjësuar popullatën vendase. Prandaj edhe në këtë rast, popullata hebreje e territorit izraelit të Palestinës, është asimiluar, asgjësuar, shpërngulur përgjatë historisë. Fatmirësisht nga 1948, kanë shtetin e tyre, që kanë treguar që e meritojnë duke e bërë të vetmin shtet demokratik në Lindjen e Mesme. 

Pushtimi egjiptian 

Historia për territorin Izraaelit, fillon me Betejën e Megidos, e vitit 1469 para Krishtit, mes forcave Egjiptiane të komanduara nga Faraoni Thutmose III i cili shkatërroi koalicionin Kananit të komanduar nga mbreti i Kadeshit.1 

Derisa historianët e theksojnë, që Filistinët në territorin e Izraelit të sotëm kishin arritur në shekullin XII para Krishtit, e që kishin ardhur nga brigjet e Detit Egje, duke u përzier me popullatën lokale Kananite.2 Faraoni Ramzesi III i shkatërroi Pelestët(Filistinët), rreth shekullit XII para Krishtit, e që i zhvendosi në bregun jugor të braktisur të Kananit.3 Kampanja ushtarake Egjiptiane e komanduar nga Faraoni Shoshenq I i dinastisë së 22-të, kundër Mbretërisë Judease, përmendet edhe në Biblën Hebreje, në Librat 1 Mbretërit 14:25 dhe 2 Kronikat 12:1-12, e cila ndodhi rreth vitit 926 para Krishtit,4 e pasuar nga Beteja e Liqenit të Thartë, rreth vitit 925 para Krishtit.5 E që në këtë rast kishte pushtu edhe Negevin, por me gjasë edhe Filistinën.6  

Pushtimi babilonas dhe persian  

Nabukodonosori II e pushtoi Filistinën në vitin 604 para Krishtit, duke e djegur Ashkelonin,7 e që pas këtij viti Filistrina u zhduk nga historia.8 Për të pasuar pastaj me periudhën e pushtimit Persian në vitet 539-332 para Krishtit, e më pas të rënë nën pushtimin e Aleksandrit të Madh.9 Në periudhën e pushtimit Persian, Filistinët humbën identitetin e tyre dallues etnik, e që u zhdukën nga burimet historike dhe arkeologjike në fund të shekullit të V para Krishtit.10 

Pushtimi  helen 

Rreth vitin 200 apo 198 para Krishtit, Perandori Seleucid Antiochus III i Madh, e pushtoi Palestinën,11 poashtu edhe në fund të vitit 170 a fillim të vitit 169 para Krishtit, Antiochus( Antiochus IV Epiphanes) invadoi në Egjipt me gjasë shkaku i trazirave në Palestinë, e që triumfoi sërish.12 Edhe në pranverë të vitit 168 para Krishtit, invadoi në Egjipt, por u detyru të tërheqej nga forcat Romake.13  

Në vitin 103 para Krishtit, Alexander Jannaeus e shtriu mbretërinë  Hasmoneane të Judesë në qytetet bregdetare greke përgjatë territorit izraelit të Palestinës.14 

Pushtimi romak 

Perandoria Romake, në kohën e perandorit Pompeu e pushtoi Sirinë në vitin 64 para Krishtit, në luftën e III Mithridatike, pas disfatës së mbretit armen Tigranit të Madh,15 saktësisht  pushtoi Palestinën në vitin 66 para Krishtit,16 derisa trupat romake në vitin 63 para Krishtit e u vendosën në Palestinë.17  

Kurse në vitin 37 para Krishtit, Perandori Herodi i Madh, e fitoi luftën përfundimtare kundër mbretit të fundit Antigonus II Mattathias, Hasmonean të Judesë.18  

Në vitet 66-70 pas Krishtit, shpërtheu Revolta e I Hebreje, e cila u shtyp e që në vitin 67, me legjionet romake që pushtuan Palestinën,19 kurse më 69 Vespasiani pasi ishte deklaruar Perandor romak, kishte marr komandën e legjioneve romake dhe kishte hy në Palestinë,20 Jerusalemi ra në vitin 70 të Erës tonë dhe shkatërruan Tempullin e Dytë,21 i gjithë regjioni i Judesë, Samarisë dhe Galilesë u emëruan Palestinë(Palaestina).22 Për të vazhduar pastaj në vitin 106 pas Krishtit, me ankesimin e territoreve Nabateane, duke e njohur me emrin si province Arabe.23 

Perandori Hadrian e vizitoi Sirinë, Palestinën dhe Arabinë në vitin 129/130,24 pak pas thyerjes së revoltës Bar Kokhba, e vitit 132-135, perandori romak Hadriani, ia ndryshoi emrin provincës së Judes,25 duke e quajtur “Siria palestineze”26 dhe formoi Aelia Capitolina mbi rrënojat e Jerusalemit, e që kjo sipas shumicës së studiuesëve konkludohet si përpjekje për të zhdukur lidhjet e popullit hebre me regjionin.27 Edhe pse është e diskutueshme në lidhje me ndërrimin e emërtimit dhe arsyes.28 Në vitin 222 Cezarea bëhet selia metropolitan e Palestinës.29 Për një kohë të shkurtër u formu Perandoria Palmirene, por që në vitin 272 perandori romak Aureliani e rifitoi kontrollin ndaj Palmirës.30 Mbrete Zenobia Septimia, sundimtare e Perandorisë Palmirase, pushtoi pjesën më të madhe të lindjes të Perandorisë Romake, përfshirë edhe Palestinën,31 por kjo e fundit është ripushtu nga Perandoria Romake sërish më 272.32 

Pushtimi bizantin 

Krishterizmi praktikohej fshehtas dhe helenizimi i Palestinës kishte vazhduar edhe në periudhën e Septimius Severus, në vitet 193-211 pas Krishtit.33 Shumicën e popullsisë në Levantin jugor( që përfshinte territorin  modern të Izraelit, Palestinës, Jordanit dhe sipas disa burimeve të tjera përfshinte edhe Libanin jugor, Sirinë jugore dhe gadishullin e Sinait34), përbëhej nga hebrenjët,35 kurse pastaj në fillim të periudhës së sundimit Bizantin, hebrenjët u bënë minoritet.36 Siria si tërësi, ishte hapësira më e helenizuar dhe kishte më së shumti armen dhe hebrej dhe pjesërisht në pjesën juglindore dhe lindore me arab. Armenët, grekët dhe hebrenjët ishin në këto territore prezent edhe para periudhës romake dhe se disa e kishin përqafuar krishterizmin që nga periudha e Konstantinit të I me rastin e legalizimit në shekullin e IV. Shkaku i tensioneve ndërfetare dhe konflikteve shumica e hebrenjëve migruan jashtë vendit në vendet jashtë kontrollit të Perandorisë Bizantine, e kjo sidomos në periudhën e perandorit Heraclius, e që në këtë periudhë u krishterizuan shumica.37  

Rreth vitit 300, “Sirisë palestineze”, i’u shtu edhe territori i Arabia Petrea, që përfshinte Negevin, pjesë të Sinait dhe Edom-in antik.38  Provinca romake, Siria palestineze, më pas u nda në Palestina Prima dhe Palestina Salutaris rreth vitit 357,39 derisa Palestina Prima u nda në krahinat Palestina Prima dhe Palestina Secunda, kurse më pas Palestina Salutaris u emërtu edhe si Palestina Tertia.40 Palestina Prima konsistonte në Judenë, Samarinë, Paralia dhe Peraea me guvernatorin në Cezare.41 Palestina secunda, përfshinte Transjordaninë veriore, Luginën e Jezreel-it( ndryshe e njohur edhe si Lugina e Megidos) të poshtëm, Galilenë dhe hapësirën e Golanit,42 e që ishte provincë e Bizantit nga viti 390, derisa hebrenjët në shekulli I dhe II u dëbuan prej Perandorisë Romake nga kjo provincë. Palestina Tertia, përfshinte Negevin, Transjordaninë jugore( jug-perëndimor), dhe pjesë të gadishullit të Sinait,43 etj, e që ishte pjesë e ndarë nga Arabia Petraea, gjatë reformave të Dioklecianit në vitin 300 të Erës tonë44 dhe ekzistoi deri në pushtimin e muslimanëve arab në shekullin e VII.45 Këto provinca formonin Dioqezën e Orientit.  

Periudha prej kur fillon pushtimi bizantin i territorit izraelit të Palestinës nuk dihet me saktësi, por në përgjithësi mendohet se ishte prej vitit 313, kur perandori Konstantini i Madh e deklaroi krishterizmin si fe zyrtare,46 e që përfundon me periudhën kur ky territor është pushtuar nga Perandoria Arabe në vitet 637-641. Konstantini i Madh e shkatërroi Perandorin Maksimilian që ishte cezar i Perandorisë Romake të Perëndimit në Betejën e Urës Milviane më 28 tetor 312,47 u bë sundimtar i vetëm i Bizantit, e që mbrete ishte Helena që ishte një grua e krishter, e që kishte filluar ndërtimin e kishave më 324. Në vitin 351/352,  ndodhi revolta hebreje me qendër rreth Sepphoris kundër perandorit të Bizantit Konstantin Gallus, e cila shpejt ishte shtypur nga gjenerali Ursicinus.48 Më 18 dhe 19 maj 363, ndodhi në tërmet në Galile, përfshirë edhe Palestinën,49 e që prezumohet të ketë qenë tepër shkatërrues,50 e që kjo u interpretu si dënim i zotit shkaku i ndërtimit të Tempuillit hebre. 

Pastaj revolta samaritane e vitit 484-573, që ishin seri kryengritjesh në provincën Palestina Prima, të Samaritanëve kundër Perandorisë Bizantinëe, e që kjo e fundit ndihmohej edhe nga Ghasanidët, e që shkaktoi reduktim maksimal të popullësisë samaritane.51 

Perandoria Sasaniane( persiane), më 613, pushtoi disa qytete bregdetare të Palestinës, kursëe në maj 614, gjeneralio Shahrbaraz, kapi dhe plaçkiti Jerusalemin, dëmtoi me zjarr Kishën e Ringjalljes dhe Kryqin e Vërtetë e konfiskoi.52 Në këtë rast edhe hebrenjët u revoltuan kundër sundimit Bizantin, me shpresën që të siguronin autonomi për Jerusalemin,53 e që në vitet pasuese forcat persiano-hebreje pushtuan Cezarenë dhe Jerusalemin dhe shkatërruan kishat dhe masakruan popullatën e krishtere, duke marr kryqin e Krishtit si trofe duke e dërguar në kryeqytetin Persian Ktesifon( Ctesiphon).54 Perandori romak Konstantini i Madh, e bëri Jerusalemin kryeqytet emblematik të krishterizmit dhe qendër simbolike të botës.55 Hebrenjët u bënë dominues në Jerusalem, mirëpo persianët kaluan në anën e të krishterëve që ishin shumicë duke i’a kthy qytetin atyre në vitin 617.56 Perandori romak Herakliu, filloi kundërofenzivë, rimori Jerusalemin dhe shkatërroi Perandorinë Sasanide në Betejën Nineveh më 627, duke e rikthy personalisht Kryqin e Vërtetë,57në mars 629,58 derisa hebrenjëve i kishte premtu falje për revoltën e tyre, por më pas këtë premtin nuk e mbajti duke masakruar mijëra hebrenj dhe duke i dëbuar nga Jerusalemi.59 Këto bënë që hebrenjët dhe samaritanët të përndjekeshin shpesh nga Bizantinët, si shkak i numrit të revoltave të tyre, derisa propaganda religjioze bizantine zhvilloi elemente të forta anti-hebreje.60 Samaritanët humbën “religio licita”( të drejtën e religjionit apo “të drejtën e praktikimit të fesë”61) në Perandorinë Bizantine në vitin 529.62 Për ta rënduar edhe më shumë situatën në vitet 541/542, Palestinën e përfshiu mortaja Bubonike ose Justiniane.63 Për të vazhduar pastaj me rrebelimin e samaritanëve dhe hebrenjëve me qendër rreth Cezaresë në vitet 555/556.64  

Në kohën e Perandorisë Bizantine, popullata e territorit izraelit të Palestinës, arriti pikun e saj,65 krishterët grekofon dhe samaritanët e dominuan qendrën e regjionit të Palestinës Prima,  derisa në shekullin VI, sipas haxhiografisë “Jeta e Barsauma-s” murgu monofizit, deklaron që hebrenjët me paganët përbënin shumicën e Palestinës në shekullin V, mirëpo këtë e vënë në dyshim disa historian.66 Derisa të krishterët arab Gasanid( Ghassanid)67 dhe arabët Nabatan( Nabataean) e dominuan Palestinën Secunda rrespektivisht Palestinën Tertia. Samaritanët shkaku i revoltës së shekullit V dhe VI,68 shumica e komunitetit të tyre u konvertu në të krishter. Gjatë kësaj periudhe të sundimit Bizantin, Palestina Prima, gradualisht u bë qendër e krishterizmit, e që braktisën kultet paraprake romake dhe helene. Arianizmi dhe format tjera të krishterizmit, u gjendën në një rreth jomiqësor. 

***

Vazhdon pjesa tjetër! 

Më: 13.12.2023 

Gjergj –  Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Kriza shpirtërore e Nënë Terezës sipas sociologut Gëzim Alpion  

0

 

Arben Çokaj 

Frankfurt am Main 

11 dhjetor 2023 

Revista LIFE në Nju Jork 

Ne korrik 2020, Bloomsbury Academic botoi në gjuhën angleze në Indi, Angli, Amerikë dhe Australi monografinë e Gëzim Alpion Mother Teresa: The Saint and Her Nation (Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj). Edicioni i dyte i librit doli në 2022 and i treti më 10 Tetor 2023, që përkoi me përvjetorin e lindjes së autorit. Libri është botuar me kopertinë standarde, speciale dhe si eBook dhe reçensuar në dhjetra revista shkencore dhe gazeta prestigjioze.   

Në qershor të këtij viti, libri u vlerësua në Amerikë me ‘Çmimin e Ekselencës në Botime’ për vitin 2023 në kategorinë e ‘biografisë’ nga Shoqata e Botuesve Katolikë (Association of Catholic Publishers – ACP). Për këtë vepër Alpion ka folur në Amerikë në Nju Jork dhe në universitetet e Harvardit dhe Georgetown. Në maj 2024, pas një turneu ligjëratash në Azi, do të jetë i ftuar në Tiranë.   

Dr Alpion është diplomuar në Universitetet e Kajros dhe Durham. Aktualisht ai është Profesor i Asociuar i Socologjisë në Universitetin e Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar. 

Që nga viti 2013 Alpion po lobon për ndërtimin e Rrugës së Arbërit, ndërsa në vitin 2014 filloi lobimin për shenjtërimin e Nënë Terezës. Në vitin 2019, Kryeministri i Shqipërisë i akordoi Alpion çmimin ‘Ambasador i Kombit’. Ndërsa në 2021 ai u nderua nga Presidenti i Shqipërisë me ‘Medaljen Nënë Tereza’ në shenjë mirënjohje për “kontributin e tij të çmuar akademik në studimin e plotë të jetës dhe veprës së Shën Nënë Terezës, si dhe promovimin e saj si përfaqësuese e vlerave të kombit shqiptar”.  

Libri i fundit i Alpion tërhoqi menjëherë vëmendjen e studiuesve dhe mediave, perfshirë revistës së mirënjohur katolike THE TABLET në Londër, që e ftoi Alpion para se të botohej libri të shkruante një artikull të posaçëm. Që monografia dhe shkrimi i Alpion u vlerësuan nga revista duket edhe nga fakti që për kopertinën e datës 8 gusht 2020 u zgjodh portreti i Nënë Terezës i shoqëruara me këto fjalë: ‘Mother Teresa’s lost childhood – Gëzim Alpion’ (Fëmijëria e humbur e Nënë Terezës).  

Shkrimi i Alpion në këtë revistë ngalli interesimin e studiuesve, përfshirë edhe të gazetarit amerikan David Van Biema, autori i librit ‘Mother Teresa: The Life and Works of a Modern Saint’ (Nënë Tereza: Jeta dhe Veprat e Një Shenjtore Moderne). Van Biema ishte kryeredaktori i fesë në revistën TIME nga 1998-2008.  

Në mesazhin që Van Biema i dërgoi Alpion, po më 8 gusht 2020, theksoi se ai e kishte lexuar shkrimin e tij në THE TABLET “me shumë interes”, dhe se në bazë të tij kishte konkluduar se libri i ri i Alpion “duket si kontributi i parë madhor prej disa kohësh në literaturën e besueshme” rreth jetës së Nënë Terezës. Në të njëjtin mesazh, Van Biema e ftoi Alpion për të zhvilluar një intervistë.  

Intervista e parë që Van Biema zhvilloi me Alpion në gusht 2020 u pasua nga 5 intervista të tjera në Zoom, dhjetra telefonata e qindra emaile gjatë një periudhe dy veçare. Gjatë kësaj kohe, Van Biema u njoh me të gjithë librat dhe studimet e Alpion në revista shkencore dhe ndoqi ligjëratat e tij në Zoom me audienca në Nju Delhi, Londër dhe Melburn. Van Biema gjithashtu komunikoi edhe me disa studiues që kanë shkruar për monografinë e Alpion Mother Teresa: Saint or Celebrity? (Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?), botuar në gjuhën angleze nga Routledge në vitin 2007 dhe italiane nga Salerno Editrice ne 2008, si dhe reçensues të librit të botuar nga Bloomsbury. 

Van Biema i kushtoi studimeve prej dy dekadash të Alpion për Nënë Terezën dhe veçanërisht librit të tij të fundit, shkrimin e titulluar ‘Shenjtore për çdo kohë’ (A Saint Forever), që revista LIFE në Nju Jorkut e përfshiu në numrin special të gushtit 2022 dedikuar shenjtores në përvjetorin e njëzetë e pestë të vdekjes. 

Kjo është hera e parë që shkrimi i gazetarit Van Biema për veprën e Alpion botohet i përkthyer në gjuhën shqipe. 

LIFE Magazine 

Shenjtore për çdo kohë  

David Van Biema,  

Nju Jork, 19 gusht 2022  

Kërkimet e fundit zbulojnë një të vërtetë më të errët për historinë e Nënë Terezës. Por janë pikërisht shqetësimet e saj të hershme që mund të sigurojnë rezonancën e saj në një botë që po përballet me fatkeqësi të ngjashme. 

 Askush nuk ka vënë në dyshim ndonjëherë se Gonxhe Agnes Bojaxhiu, Nënë Tereza, ishte një grua e jashtëzakonshme. Nje studim i ri skrupuloz, që përqëndrohet në vitet e saj të trazuara të formimit, dëshmon se ajo ishte edhe më e veçantë nga sa mendonim.  

Jeta e gruas se re ishte e mbushur me ankth dhe humbje. Kur ajo ishte dy vjeçe, armiqtë e popullit të saj pushtuan Shkupin, qytetin e saj të lindjes, çarmatosën popullsinë, vranë qindra njerëz dhe vendosën një regjim armiqësor. Kur ajo ishte nëntë vjeçe, u dërgua për të gjetur një prift që t’i krynte ritet e fundit babait e saj të ri, i cili vdiq nga dhimbje të tmerrshme një ditë më vonë. Në moshën 12 vjeçe, jeta e saj shpesh ishte një rrëke lotësh. Në atë kohë, përveç babait, ajo kishte humbur edhe shtatë njerëz shumë të afërt të familjes. Jeta e saj e hershme u dominua nga varrime njerëzish të dashur që humbën jetën për shkaqe në dukje palidhje. 

Vitet e hershme të Nënë Terezës mund të kenë qenë shumë më të errëta se c‘kemi ditur. 

Në vitin 2011, Gëzim Alpion, sociolog dhe studiues i Terezës në Universitetin Birminghamit në Britani mori një ftesë të rrallë për të takuar Rosa Çuni-Kuka, vajzën e motrës së bijësuar të Terezës. Siç tregon ai në librin e tij të fundit Mother Teresa: The Saint and Her Nation (Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj), Kuka i rrëfeu atij një kapitull të çuditshëm dhe të pazbuluar më parë të rinisë së shenjtores në qytetin ballkanik të Shkupit. Nga viti 1919 deri në vitin 1922, kur ajo ishte nga mosha 9 deri në 12 vjeçe, përveç babait, Tereza humbi edhe dajën e saj të vetëm, bashkëshorten e tij, pesë anëtare të familjes së dajës si dhe nënëdajën, njëri pas tjerit, për shkaqe të ndryshme që përfshinin meningjitin dhe ajo, që Kuka e përshkruan si “thyerje zemre”. E vetmja që mbijetoi nga ajo familja ishte e ëma e Kukës (Filomena), të cilën e bejësoi familja Terezës.   

Pas takimeve me Kukën në Melburn në vitin 2011 dhe 2013, Alpion e shikoi të domosdoshme të vizitonte Shkupin përsëri. I lindur në Shqipëri, ai flet gjuhën e komunitetit të fëmijërisë së Shën Terezës, që ende përbën 21 për qind të popullsisë së qytetit. Për arsyje që shpjegohen në libër, Alpion nuk mundi të gjente dokumenta përse familja e Filomenës u shua pothuajse plotësisht. Por ai arriti në një teori të besueshme. Sipas tij, kur Gripi Spanjoll – që shkaktoi vdekjen e 50 milionë njerëzve në mbarë botën – mbërriti në Ballkan, nëse jo të gjithë, disa anëtarë të kësaj familje u bënë viktima të epidemisë.  

Alpion thekson se kjo paradë e kobshme erdhi menjëherë pas humbjes më të madhe (të përmendur shpesh) që Tereza kishte përjetuar disa muaj më parë: vdekjen e papritur të babait, Nikollë Bojaxhiu, një biznesmen i shquar, ndoshta nga helmimi. Si pasojë, ai i kaloi momentet e fundit të jetës në agoni të tmerrshme.  

Mund të thuhet se Tereza e rritur me siguri nuk do t‘i kishte kushtuar vëmendje zbulimeve të Alpion. “Familja ime ishte shumë e lumur”, ajo i tha nje biografi. “Kam një vëlla dhe një motër por nuk dua të bisedoj për ta. E rëndësishme është të ndjekësh rrugën e Zotit.” 

Shumica e kronikanëve kanë ndjekur këshillën e saj në lidhje me këtë, duke e portretizuar atë si një vajzë të devotshme, duke prekur vetëm shkurt vdekjen e Nikollës, përpara se të trajtojnë momentin kur Tereza 18-vjeçare, duke vepruar sipas ‘thirrjes’ së Zotit, që ajo ndjeu për herë të parë në moshën 12-vjeçare, u nis drejt fatit te saj në Indi. Ky ishte vendi ku ajo filloi aktivitetin për të cilin njihet më shumë – përkujdesjen për më të vobektit dhe njerëzit e injoruar nga shoqëria.  

Megjithatë, magjepsja e sociologut britanik me vitet e saj të formimit vazhdoi. Përveç vdekjeve që Tereza përjetoi në vitet e hershme, Alpion filloi të analizonte edhe stresin e vazhdueshëm që me siguri përjetonte çdo qytetar shqiptar në Shkupi në atë kohë, dhe veçanërisht Tereza si fëmija e një drejtuesi të komunitetit si Nikolla. Gjatë kësaj periudhe, qyteti ishte vazhdimisht objekt sulmesh. Kur Tereza banonte në Shkup dhe pas largimit të saj, qyteti i lindjes përjetoi dy luftëra ballkanike, dy luftëra botërore, dhe tre pushtime të huaja: nga Franca, Bullgaria dhe Serbia. Milicët dhe ushtria serbe kryen mizori të shumta mbi popullatën shqiptarë para se ta vinin nën kontroll Shkupin dhe Maqedoninë.   

Në dekadat në vijim, serbët përdorën represionin kulturor dhe shpërnguljen e detyruar për të realizuar planin e tyre për të zëvendësuar popullsinë shqiptare dhe turke me kolonë sllavë. Justin Elliott, student post doktorature pranë Fondacionin Shoah në Universitetin të Kalifornisë Jugore, që studion formimin e identitetit kombëtar shqiptar, thotë: “Të rriteshe si shqiptar në Shkup në atë kohë duhet të ketë qenë një stres i jashtëzakonshëm.”  

Po qe se dikush do t’i kujtonte Terezës së rritur realitetin e hidhur që kishte përjetuar në Shkup, ka shumë mundësi që ajo do ta trajtonte këtë temë si një devijim jo të mirëpritur. Fundja, përse duhet zbehur mesazhi i saj për të bërë punën e Zoti me histori të dhimbshme betejash për mbijetesë etnike që ajo i kishte lënë pas? Megjithatë, Alpion beson se ‘trauma’ që përjetoi Tereza e re ishte farka ku u formua shenjtorja. “Stresi i vazhdueshëm që përjtonte, të qënit dëshmitare e agonisë që i ati i saj kaloi në momentet e fundit dhe efekti që pati te ajo humbja e kaq shumë njerëzve të dashur nga epidemia spanjolle”, thekson Alpion, “së bashku, bënë që te Tereza të zgjohej një dëshirë e thellë për të ndihmuar njerëzit për të cilët nuk kishte asnjë shpresë shpëtimi, për t’u ofruar atyre sado pak rehati, edhe pse në orët e fundit të jetës së tyre”. Tereza përjetoi ‘thirrjen e parë’ si misionare, thekson Alpion, kur ishte 12 vjeçe në 1922, menjëherë pas humbjes së nënëdajës, që ishte edhe vdekja e fundit e dhimbshme në familje. 

Për Alpion, këto trauma të hershme hodhën themelet e fenomenit më të dhimbshëm që ajo do të përjetonte më vonë: ‘natën e errët të shpirtit’, nga e cila ajo vuajti për 50 vjet. Kjo gjë u bë e njohur me zbulimin e letrave dhe shkrimeve të Terezës dy vite pas vdekjes së saj në 1997. Si rezultat i krizës shpirtërore, Tereza shpesh ndihej sikur Jezusi e kishte braktisur plotësisht. Perceptimi i saj i braktisjen hyjnore, sugjeron Alpion, është pjesë e përjetimit të humbjes së babait të saj dhe pyetjes së vështirë pa pergjigje: “Ç’kuptim ka të jetosh kur njerëzit më të dashur zhduken papritur?” Tereza e gjeti ‘rrugëzgjidhje’ në misionin e saj fetar. Megjithatë, ajo vazhdoi ta përjetonte rregullisht boshllëkun që lanë tek ajo vdekjet e lartpërmenduara nëpërmjet ‘natës së errët’ që, në rastin e saj, nuk u fashit kurrë. 

Në pamje të parë, kjo lloj shkakësi (causality), që propozon Alpion, mund të duket pavend. Që një tronditje e mbajtur kyçur që në fëmijëri mund të rishfaqet për të thyer – dhe/ose fisnikëruar – zemrat tona si të rritur, nuk është më një ide e re: trauma dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) kaluan shumë kohë më parë nga literature psikiatrike në përdorim të zakonshëm dhe në filma me superheronj. Megjithatë, trauma dhe çrregullime të tilla vazhdojnë të konsiderohen disi të pazakonta kur bëhet fjalë për jetën e shenjtorëve, ku tendeca është për të shikuar Zotin, dhe jo teorinë frojdiane apo forca konfliktuese historishë jo personale, si shkaku krysor për çdo rezulat.  

Alpion, që e konsideron veten si ‘racionalist shpirtëror’ (spiritual rationalist), e shikon të nevojshme të theksojë: “Nuk kam asgjë kundër atyre që mendojnë se çfarë ndodhi me Terezën ishte ‘ndërhyrje hyjnore’. Por si studiues i shkencave sociale, është e natyrshme që të jap mendimet e mia në mënyrë që aspekte të tjera të mos injorohen.”  

Atyre që u pëlqejnë që shenjtorët e tyre të jenë ‘jo të ndërlikuar’ mund të zgjedhin të mos i kushtojnë vëmendje Alpion. Por Nënë Tereza ka kohë që nuk ka qenë një qënie e ‘pa ndërlikuar’. Dhe At James Martin, një jezuit që shkruan shpesh për Terezën, vëren se katolicizmi pranon idenë se mirësia rrjedh nga një bazë. “Le të marrim një shembull nga familja”, thotë ai. “Nëse dikush është keqtrajtuar si fëmijë, ai person kur të rritet mund të jetë më i predispozuar t’i kuptoj fëmijët e keqtrajtuar. Zoti i përdorë këto përvoja dhe mund t’i transformojë ato, duke i bërë objekte mirësie për njerëzit e tjerë.”  

Kjo do të ishte me vlerë të kihet parasysh ndërsa më shumë boshllëqe vazhdojnë të plotësohen në jetën e hershme të Terezës. Alpion do t’i vazhdojë hulumtimet. Dhe Ati Brian Kolodiejchuk, postulatori i Kishës, që grumbulloi një dosje të madhe në mbështetje të shenjterimit të saj, pritet të botojë një biografi. 

Zbulimet e reja që do të pasojnë, edhe pse mund të interpretohen nga dikush si ‘zbehje’ e shenjtërisë së saj, në fund të fundit, me siguri do të nxjerrin më mirë në pah një Terezë edhe më të ndërlikuar, nën efektin e faktorëve historikë – etnikë, politikë dhe epidemologjikë – dhe që për pasojë e influencuan atë në mënyrë të dukshme apo të padukshme. Kjo ka vlerën e saj.   

Ndërsa po lexojmë këtë shkrim – bota e madhe vazhdon të rrotullohet duke mbetur në thelb e njëjtë – mijëra refugjatëve të rinj u ka therur në palcë humbja e të dashurve nga pandemia apo janë detyruar të largohen nga vendet e tyre, për të shpëtuar nga tiranët e kohës tonë. Të kapur në kurthin e historisë, secili përpiqet të gjejë kuptim dhe shpresë.   

Aktualisht, shumica në këtë grup të veçantë jenë të krishterët ortodoksë e jo katolikët romakë. Megjithatë, shumë nga admiruesit e Terezës, kur ajo ishte gjallë, nuk ishin katolikë. Për ta, ajo ishte një shenjtore me ‘S’ të vogël. Në këtë kontekst, siç shprehet At Martin, Tereza “mund të jetë shenjtorja e momentit”.  

Ashtu si më parë! 

Përktheu Arben Çokaj

Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës: Buxheti për Mbrojtje arrin nivelin e kritereve për shtetet anëtare të NATO-s

0

Nga Behlul Jashari, Prishtinë 

PRISHTINË, 13 Dhjetor 2023

Kryeministri Albin Kurti, në fillim të mbledhjes  së sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi se shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje në 2023-tën tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2% të Bruto produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.

“Ndër vendimet tjera, sot kemi edhe vendimin për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 40 milionë euro, dhe me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2% të Bruto produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s. 

Arritja e këtij niveli për herë të parë në historinë e re të ushtrisë sonë, tregon se si Qeveri jemi të përkushtuar drejt arritjes së synimit tonë të përbashkët për t’u bërë shtet anëtar në Partneritetin për Paqe, drejt anëtarësimit në NATO”, tha Kryeministri  Kurti, cituar në komunikatën e dërguar nga Kryeministria. 

Kreu i Qeverisë së Kosovës theksoi se, “sot është mbledhja e 178-të me radhë, e parafundit për këtë vit. Kjo do të jetë mbledhja me më së shumti vendime deri më tani dhe më e gjata në këta 33 muaj qeverisje”.

Adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 178-të të Qeverisë

Prishtinë, 13 dhjetor 2023

Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra,

Të dashur qytetarë, 

Sot është mbledhja e 178-të me radhë, e parafundit për këtë vit. Kjo do të jetë mbledhja me më së shumti vendime deri më tani dhe më e gjata në këta 33 muaj qeverisje. 

Qeverisja kërkon sa përkushtim edhe energji. Përkushtimi është maturi, kurse energjia në thelb është rinore. E si qeveri e re, e një vendi të ri, me popullatë të re, jemi të përkushtuar për rininë. 

Të hënën e kumtuam lajmin që Kosova u bë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare Shoqata Evropiane e Kartës Rinore – EYCA. Karta me të cilën do të mund të pajisjen të gjithë të rinjtë nën moshën 30 vjeçare pa dallim gjinie, përkatësie etnike, aftësie apo statusi ekonomik, do t’u jep qasje atyre në mbi 60,000 zbritje dhe benefite në transport, akomodim, arsim, kulturë, sport, shërbime dhe produkte kudo në Evropë. Kjo bëhet edhe më e vlefshme tashmë që 1 janari i liberalizimit të vizave është më pak se tre javë larg.  Kështu që nga viti i ardhshëm, të pajisur me kartë, të rinjtë tanë në Kosovë do kenë mundësi dhe përfitime të barabarta kur udhëtojnë në Evropë. 

Para kësaj, e qysh herët në qeverisjen tonë, arsimin e lartë publik e bëmë falas, sepse ne besojmë që ajo është e drejtë që ju takon, e jo shërbim për të cilin duhet të paguajnë. Për studentë në tri vite akademike, krahas bursave të rregullta për notë mesatare të lartë, ndamë rreth pesë mijë bursa tjera për studime brenda dhe jashtë vendit. 

Shkollimin profesional po e lidhim me tregun e punës përmes arsimit dual. Këtë vit i kemi 12 profile, që ofrohen në 21 shkolla, në 14 komuna të Kosovës. Pra të rinjtë tanë po i përgatisim me kohë për nevojat e tregut duke investuar që sot për punësimin e tyre nesër. 

Por, natyrisht që jemi të shqetësuar me rezultatet e testit PISA për vendin tonë të cilat treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë dhe nuk do të mund të rregullohen as përnjëherë e as shpejt. Testi PISA po tregon që në fëmijërinë relativisht të hershme diçka nuk po shkon mirë. Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës, të mësimdhënies e të mësimnxënies. Ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dinë. 

Me programin Kosova Generation Unlimited, program ky i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, dhe rrjetin CSR, po ofrojmë mundësi praktike për të rinjtë, për 10 mijë të rinj e të reja deri në fund të vitit 2024. 

E për ata që tashmë janë në tregun e punës, e kemi platformën e punësimit “SuperPuna”. Nëpërmjet saj në këta nëntë muaj janë punësuar rreth 8500 të rinj e të reja të moshës 18-25 vjeçare. 

Për më shumë hapësirë për kreativitet dhe inovacion për të rinjtë dhe kompanitë e reja, mbështetëm me 8 milionë euro Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Themeluam gjithashtu qendrën për ekselencë digjitale, në kuadër të së cilës janë krijuar laboratori për printim dhe skanim 3D, qendra e të dhënave të rrjetit akademik dhe kërkimor të Kosovës (KREN), si dhe klasat e pajisura për trajnime në fushën e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit. Ndërkaq me Parkun e Teknologjisë Digjitale që e inauguruam në Bernicë shtuam edhe më tej mundësitë dhe hapësirat për inovacion. 

Nëpërmjet programeve pasuruese në shkolla publike, bëmë shtrirjen e artit, sportit dhe vullnetarizmit te gjeneratat e reja në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit, Ferizajt, Kamenicës, dhe Skenderajt. 

Për organizatat joqeveritare, vetëm këtë vit ndamë 15 milionë euro për mbështetje direkte në kulturë, trashëgimi kulturore, rini dhe sport, ku të rinjtë janë përfituesit primar në çdo projekt të mbështetur. Ngjashëm, përmes programit të Bankës Botërore “Komunat për të rinjtë”, përveç dhënies së granteve, u organizuan trajnime në menaxhimin e projekteve dhe aftësive të buta për më shumë se 1500 të rinj. 

Pra investim në edukim, punësim, e aftësim të rinisë, me përkushtimin dhe energjinë e një qeverie për rininë. 

E qeveria jonë përkujdeset për të gjithë brezat, e veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë. Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbush një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve bazuar në të ardhurat e familjes. Besoj u kujtohet premtimi që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100, apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. 

Sivjet, kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim, të përfitojnë nga skema, dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro. Mirëpo, planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje duke filluar zbatimin edhe të deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje; për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht të përfitojnë më shumë. 

Që në këtë fundvit, nuk kemi harruar as pensionistët tanë, po ashtu do të përkujdesemi me një vendim tjetër në këtë mbledhje. Prandaj, për të gjithë pension marrësit, këtë fundvit me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës, për këto kategori të cenueshme do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 euro, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin. 

Ndër vendimet tjera, sot kemi edhe vendimin për ndarjen e buxhetit shtesë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 40 milionë euro, dhe me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2% të Bruto produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s. 

Arritja e këtij niveli për herë të parë në historinë e re të ushtrisë sonë, tregon se si Qeveri jemi të përkushtuar drejt arritjes së synimit tonë të përbashkët për t’u bërë shtet anëtar në Partneritetin për Paqe, drejt anëtarësimit në NATO. 

Pra, jemi qeveri e të gjithëve, për të gjithë. Ju falemnderit e tash po vazhdojmë me pikat e parapara për rendin e gjatë të mbledhjes së sotme. 

Luftëtari Volodymyr Zelensky është në Norvegji

0

Volodymyr Oleksandrovych Zelensky me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Garh Støre

  

Zelensky është në një vizitë të papritur dhe të parë në Norvegji, vendi që kontribuon më shumë në luftë përsa i përket PBB-së, nëse duam të besojmë Gjurmuesin e Mbështetjes së Ukrainës.

Mysafir nordik nderi

Volodymyr Zelensky dhe Jonas Gahr Støre do të kenë takime ku do të diskutohet mbështetja e mëtejshme e Norvegjisë ndaj Ukrainës. Në Pallat ai do të hajë drekë me Mbretin dhe do të ketë një samit nordik ku Støre do të presë dhe Zelensky do të jetë mysafir nderi.

Ish komediani Zelensky do të vizitojë gjithashtu parlamentin, do të takojë presidentin parlamentar dhe krerët parlamentarë dhe do t’u drejtohet përfaqësuesve të zgjedhur në sallën e parlamentit.

- Hele Norge bryr seg

“Është një nder i madh të marrësh Zelensky në Parlament. Ajo tregon se ne qëndrojmë së bashku për vlerat tona të përbashkëta demokratike,” tha emigranti Masud Gharahkhani, i cili u bë president i parlamentit.

Pak solli nga SHBA

Zelensky vjen direkt nga Shtetet e Bashkuara ku i ka kërkuar presidentit Joe Biden më shumë para për luftën kundër Rusisë, por atje erërat janë kthyer dhe Biden kishte pak për të ofruar por fjalë ngushëllimi.

Mike Johnson, Kryetar i Dhomës së përfaqësuesve, nuk ishte veçanërisht pranues,ai tha:

“Ajo që qeveria Biden duket se kërkon është miliarda dollarë shtesë pa mbikëqyrjen e duhur, pa strategji të qartë për të fituar dhe asnjë nga përgjigjet që populli amerikan meriton,” tha ai pas takimit me Zelensky.

KLEMMER: Ukrainas president Volodymyr Zelenskyj tas imot av statsminister Jonas Gahr Støre (Ap) ved regjeringens representasjonsbolig i Oslo onsdag. Foto: Cornelius Poppe / NTB / POOL

PËRQAFIMI: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të pritet nga kryeministri Jonas Gahr Støre (AP) në rezidencën përfaqësuese të qeverisë në Oslo të mërkurën. Foto: Cornelius Poppe / NTB / POOL

Document.no /VG / Dagbladet

Ukrainas president Volodymyr Zelenskyj er i Norge – VG

Pro Armenia (1903) / Numri i parë i gazetës së re në gjuhën shqipe “Vetëtima” në Sofje fillon me letrën e veçantë të shkrimtarit bullgar Stojan Michaïlowski

0

Stojan Michaïlowski (1856 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Dhjetor 2023 

“Pro Armenia” ka botuar, me 15 prill 1903, në faqen n°6, letrën e shkrimtarit bullgar Stojan Michaïlowski me rastin e botimit asokohe të numrit të parë të gazetës së re në gjuhën shqipe “Vetëtima” në Sofje, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një letër nga Stojan Michaïlowski

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një gazetë e re në gjuhën shqipe, Vetëtima (l’Éclair) sapo ka dalë në Sofje. Numri i parë fillon me një letër të Stojan Michaïlowskit, i cili duket se nuk e konsideron të pamundur një mirëkuptim midis shqiptarëve dhe maqedonasve, ndryshe nga sa besohet zakonisht. Ja kjo letër : 

“Botimi i një gazete të re shqipe në Sofje është më shumë se një akt guximi; është një ngjarje. 

Është një manifestim i shpirtit shqiptar. 

Gradualisht, por me siguri, kombi shqiptar po ecën përpara në rrugën e progresit. 

Dje ishte zgjimi. Nesër do të jetë vetëqeverisja. 

Shqiptarët duan atë që duan, kudo në Turqi, rajat, atë që duan këta krishterë fatkeqë të Maqedonisë, fati i të cilëve po preokupon sot opinionin evropian : — vendin e tyre në diell, të drejta të pajtueshme me dinjitetin njerëzor, një atdhe të lirë. 

Me zemrat e guximshme asgjë nuk është e pamundur ! Shqipëria do të triumfojë, po ashtu edhe Maqedonia. Drejtësia do ta ketë gjithmonë fjalën e fundit në këtë botë; për nder të njerëzimit nuk mund të ishte ndryshe.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Më shumë se kurrë, Turqia aziatike me tërbim, e pamëshirshme me Evropën, armiqësore ndaj çdo gjëje të ndershme, inteligjente, bujare, na sulmon me urrejtjen e saj shtazore dhe të pathyeshme! 

Epo ! Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona ! 

Ne kurrë nuk do të ndalemi së thirruri ndaj kësaj torfe sinekristësh, eunukësh, odaliskësh, shërbëtorësh, të preferuarish — që përbëjnë rrethin e Sulltanit të Kuq : — “Kaloni sërish Bosforin ! Ju përfaqësoni të kaluarën e vdekur; ju jeni mohimi i çdo rendi moral ose material; ju jetoni me plaçkitje dhe dhunë; shkoni të gjeni çakejtë dhe hienat : jeni të së njëjtës racë !” 

Ne do të organizojmë rezistencën — këtë rezistencë të madhe dhe të shenjtë, e cila është preambula e gjithë rinovimit shoqëror. Birucat e torturës mund të jenë të tejmbushura — ne do të veprojmë — do të jemi të palodhur. Ne e dimë shumë mirë se kushdo që është i vendosur të sakrifikojë gjithçka për pavarësinë e tij nuk mund të shkatërrohet. 

Pastaj, një ditë, revolucioni hakmarrës do të shpërthejë — revolucioni i madh dhe i bukur i rajave (raïave)… 

Atë ditë, nuk do të ketë më Turqi !” 

Sofje  

Stojan Michaïlowski

Kryetar i Komitetit Maqedono-Andrinopojës. 

Errësira e brendshme e shqiptarëve “të gjithëdijshëm” është zanafilla e vuajtjeve të pasardhësve të tyre

0

Nga Aurel Dasareti

“Ndërmjetësit” pro-serb dhe “politikanët” lakej shqipfolës, kanë shpërndarë pluhurin e tregimit për asociacionin “demokratik” të pushtuesve terroristë serbo-çetnik në midis të Kosovës, dhe e lënë të lulëzojë në gojën e të gjithë “analistëve” si buqeta të gënjeshtrës më të bukur. 

*** 

I “gjithëdijshmi” autorial i cili me sa duket ka një pasqyrë të plotë të botës së tregimit, e di se çfarë po mendojnë njerëzit e tjerë (sidomos armiqtë), ai (ajo) lëviz lirshëm midis së shkuarës dhe së tashmes dhe komenton atë që ndodh. Prandaj, sa më shumë dritë e brendshme t’u vijë atyre, aq më shumë errësirë do të largohet. 

Kam përshtypjen se edhe gabimet e shqiptarëve janë të gabuara. 

Projekti i shkrirjes së shtetësisë së Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi vazhdon, sepse shqiptari sheh vetëm atë që i tregojnë të huajt me keqdashje; të ndihmuar nga lakej shqipfolës që lejojnë veten të shfrytëzohen në mënyrën më poshtëruese. 

I gjithë ky aparat banditësh, e gjithë përbërja aktuale politike në shtetet vasale Shqipëri dhe Kosovë, (përfshirë trojet nën pushtim) duhet të zhduket përgjithmonë. Askush nuk do të na japë liri, kështu që ne vetë duhet fituar atë, mbrojtur dhe ruajtur. 

*** 

Është natyra jonë të përsërisim veten. Po, të përsërisim veten. Është pjesë e repertorit tonë, përsëritja është violina e parë në orkestrën tonë personale. 

Nuk jam aspak i gjithëdijshëm, por ajo që do të përsëris më poshtë është një fakt i padiskutueshëm. Në pronësi të profesionit dhe përvojës sime personale. 

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri. 

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la… 

*** 

Ndonjëherë pyes veten se kush ka të drejtë. Ndoshta të gjithë kanë të drejtë. Të gjithë kanë saktësisht të njëjtin numër fjalësh të këndshme për t’u fshehur pas. Të gjithë janë po aq të sigurt për kauzën e tyre. Unë thjesht tund me kokë në të gjitha drejtimet. 

Kam mësuar t’u besoj këmbëve të mia. Zakonisht më çojnë atje ku duhet të shkoj. Është vetëm një çështje për t’i lënë ata të punojnë në paqe. 

Ne jemi shumë më të fortë kur qëndrojmë së bashku. 

Universi e do shpejtësinë. Mos prit. Mos mendo më. Pa asnjë dyshim. Kur ekziston mundësia, kur ekziston impulsi, kur shtytja intuite (aftësia për të kuptuar e për të njohur realitetin) nga brenda është atje, atëherë veproni. Kjo është detyra juaj. Dhe kjo është gjithçka që duhet të bëni. 

*** 

PS: Nga ajo që shkruaj vitet e fundit, mendoj se për disa bashkëkombës (sidomos pronarë portalesh që e quajnë veten shqiptarë) është e vështirë të kuptojnë, apo nuk duan të kuptojnë sepse nuk u konvenon?! Është diçka që të bën ta përjetosh jetën si sfiduese dhe të çuditshme. Nuk e di saktësisht se çfarë nuk shkon me kombin, gjenealogjinë e të cilit e barti brez pas brezi edhe unë. Vetëm e di që asgjë nuk është në rregull, më duket sikur po bie në një vrimë dhe nuk mund ta nxjerr veten. Shumicën e rasteve e mendoj këtë, më duket sikur po gënjej, sikur nuk po them të vërtetën për atë që di dhe shkruaj. Pse është kështu? Pse kemi xhelozi të sëmurë ndaj njëri-tjetrit, në vend që të bashkëpunojmë për mbijetesën e kombit dhe vendit? Pse e urrejmë dhe vrasim njëri tjetrin? Pse na urrejnë të tjerët? Faleminderit nëse e dini pse.  

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike  

Pse vendet islamike janë kaq të varfëra?

0

Jean-Leon Gerome: General Bonaparte with his Military Staff in Egypt (1863)

 

Duke lënë mënjanë Emiratet e pasura me naftë, të gjitha vendet në brezin islamik kanë tre gjëra të përbashkëta: Të gjitha janë të varfëra, të keqqeverisura dhe krejtësisht të përkushtuara ndaj Islamit dhe Sharias. Të gjitha vendet me tradita të gjata islamike janë përgjithësisht shumë më të varfëra se vendet përreth tyre. Të ardhurat mesatare në vendet muslimane janë deri në 5,000 dollarë më të ulta se mesatarja globale. Por pse është kjo? Çfarë e krijon këtë varfëri sistematike në vendet e sunduara nga Kur’ani?

Rreth fenomenit janë shkruar rafte kërkimesh, dy shpjegime të të cilave rishfaqen: Njëra është kulturore, duke argumentuar se Islami është kaq themelor i ngurtë dhe konservator, saqë dekurajon përparimin, zhvillimin, tregtinë dhe demokracinë që i bëjnë vendet e tjera të pasura. Ata duhet të fajësojnë veten. Shpjegimi i dytë është se kolonializimi perëndimor ka shfrytëzuar, dhe vazhdon të shfrytëzojë, këto toka, dhe pasojat e kësaj janë shkaku i varfërisë. Ne duhet të fajësojmë.

Nuk është e vështirë të gjesh mbështetje akademike për të dyja, ose një përzierje, të këtyre pikëpamjeve. Por ka edhe shembuj të vendeve që miratojnë qeverisjen perëndimore dhe mendjet që arrijnë përparim dhe liri të shpejtë. Japonia nuk është një shembull i keq, ku kushtetuta mbizotëruese u shkrua nga forcat e pushtimit amerikan pas luftës dhe kalimi në më shumë qeverisje perëndimore ishte i shpejtë dhe konsekuent – pa shumë zgjedhje. Bota kishte mjaftuar me bestialitetin e Japonisë.

Vendet islamike nuk ishin gjithmonë të varfëra

Nëse dikush zhytet më thellë në materie, sheh kontekste historike më të ndërlikuara që shpjegojnë stanjacionin ekonomik të rripit islamik. Në periudhën rreth vitit 1000, Lindja e Mesme Myslimane ishte zona më e pasur në tokë. Kjo ishte superfuqia e kohës, ndërsa Evropa ishte në periudhën e saj më të errët dhe më të varfër.

Në atë kohë, Lindja e Mesme përbënte rreth 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të botës dhe kishte qytetet më të populluara. Tregtia, pelegrinazhi dhe komercializimi ishin të përhapura, kështu që feja nuk ishte problem për t’u pasuruar në ato ditë. Përkundrazi, feja ishte një forcë, pasi Islami nxit zgjerimin, pushtimin dhe kolonizimin si një detyrë e shenjtë në përpjekjen për të përhapur Islamin në të gjithë botën. Myslimanët ishin mjeshtrat kolonialë në këtë kohë, dhe ata u bënë të pasur në tregti, por edhe plaçkitje, pa përmendur tregtinë e skllevërve dhe taksimin e të pafeve në territoret e pushtuara.

Përfundimisht, bota e jashtme kishte mjaft doktrinën e zotërisë së Muhamedit dhe nga viti 1095 deri në vitin 1682, Islami u mund në vendet perëndimore. Kolonitë evropiane u çliruan, fluksi i parave u ndal dhe nga vitet 1700 bota myslimane u fundos gjithnjë e më thellë në varfëri, ndërsa vendet perëndimore lulëzuan. Kjo është për shkak jo vetëm të mungesës së shkëmbimit, por edhe të një ndryshimi dhe novacioni pothuajse të pabesueshëm të shpejtë në Evropë. Kjo u iniciua nga dhënia graduale e pushtetit laik më të lirë dhe më të hapur, dhe shkenca u bë një lider në shoqëri në kurriz të fesë.

Vendet evropiane kishin arritur nivelin e pasurisë së Lindjes së Mesme tashmë në vitet 1500, pra para se të fillonim me kolonializmin e përhapur dhe aktiv dhe njeriu i bardhë duhej të përhapte “kulturën dhe mirëkuptimin”, siç quhet në këngën për fëmijë “I fundit i mohikanëve”. Por Perëndimi ende sundohej nga pushteti kishtar, kështu që krishterimi nuk pengonte përparimin ekonomik. Pra, pse lulëzoi Perëndimi, ndërsa bota islame stagnoi?

Tre rregulla islamike pengonin biznesin modern

Ka një ndryshim që është shumë goditës midis botës islame dhe botës perëndimore në vitet 1700: Dokumentet publike tregojnë se mbi 80 për qind e kompanive në brezin islamik kishin vetëm dy partnerë, dhe nuk kishte kompani të mëdha me qindra aksionerë – si British East India Company, e krijuar në vitin 1600.

Përkundrazi, të gjitha kompanitë islamike ishin të vogla, pa aksionerë dhe për këtë arsye kishin vështirësi në zgjerim. Dhe ndërsa bankat e para me të vërtetë të mëdha u zhvilluan në vendet perëndimore në vitet 1700, Lindja e Mesme mori bankat e saj të mëdha vetëm pas vitit 1950 – një vonesë prej më shumë se 200 vjetësh. Është shumë e vështirë të zhvillosh një ekonomi të lulëzuar pa korporata dhe banka të mëdha solide. Aksionet janë diçka që ju e shisni për të marrë fonde investimi dhe pa të, nevojat e investimit rreth revolucioni industrial është i mbuluar. Pra, pse vendet islamike përfunduan në këtë hendek?

Tre faktorë mjaft të panjohur e shpjegojnë këtë fenomen dhe ata nuk janë thjesht ekonomikë, por janë elementë të rëndësishëm në bërjen e ekonomisë të besueshme dhe miqësore me rritjen: ligjet e trashëgimisë, normat e interesit dhe gjyqësori. Le t’i shohim pikë për pikë:

1. Ndalimi i interesit: Meqë ligji islamik ndalon kreditë që mbartin interes, ishte pothuajse e pamundur të ndërtoheshin banka të mëdha dhe solide, dhe pastaj është korrespondencë e vështirë të krijosh kompani të mëdha dhe solide. Kleri islamik ka gjetur gjithmonë rrugë kreative dhe të korruptuara rreth këtij ndalimi fetar idiot, por ata nuk ndihmuan sektorin bankar të rritet. Rezultati ishte se ndërsa kompanitë gjermane mund të financonin veten me pesë përqind të interesit, kompanive në Perandorinë Otomane iu desh të bombardonin me ndoshta njëzet për qind e korruptuar “jo-interes.” Dhe pastaj është pothuajse e pamundur të krijosh fitim.

Botës islame i mungonte edhe një shpikje e rëndësishme (por e neglizhuar) mesjetare perëndimore: faturat e këmbimit! Një faturë shkëmbimi është një dokument i lëshuar nëpërmjet një transaksioni vlerash midis dy palëve, ku emetuesi ndërmerr të paguajë një shumë të deklaruar parash për mbajtësin brenda një afati të caktuar.

Ndërsa tregtarët myslimanë duhej të udhëtonin rreth e rrotull me çanta të rënda prej ari tundues, tregtarët perëndimorë mund të udhëtonin pa para në një botë të mbushur me piratë. Kjo jo vetëm që krijoi tregti më të sigurt, por edhe besim më të madh midis partnerëve tregtarë.

2. Ligji i trashëgimisë islame: Në vendet muslimane, trashëgimia rregullohet me kujdes nëpërmjet Kur’anit dhe Sharias dhe nuk mund t’ia shpërndash trashëgiminë njërit prej fëmijëve dhe të diskriminosh të tjerët. Tingëllon moderne, perëndimore dhe e drejtë, por kjo “drejtësi” nuk hyri në modë në vendet perëndimore deri në kohët tona. Ligji i trashëgimisë është ashtu siç është, dhe ka arsye të mira për këtë, sepse imagjinoni se si vendbanime të tilla trashëgimore mund të kishin qenë në kohë të varfëra dhe të populluara në Perëndim. Do të kishte qenë e pamundur të mbroheshin fermat e mëdha, pasuritë dhe pasuritë.

Nëse shikoni Google Maps dhe krahasoni bujqësinë në të dy anët e kufirit midis Izraelit dhe Palestinës, menjëherë shihni diferencën e madhe të madhësisë në fusha. Në këtë kohë (dhe ende) muslimanët shpesh kishin disa gra, kështu që trashëgimtarët ishin edhe më shumë, kështu që të gjitha pasuritë në trashëgimi ishin krejtësisht të holluara. Meqë ligji islamik diktoi gjithashtu se një kompani duhej shpërbërë kur pronari i saj vdiq, ishte pothuajse e pamundur të trashëgohej dhe të drejtohej një kompani më tej. Kështu, kishte edhe pak nxitje për t’i bërë kompanitë vërtet të mëdha.

3. Një sistem ligjor i korruptuar: Kur muslimanët do të formonin kompani, ata ishin të detyruar të ndiqnin ligjin sharia. Pra, nëse një kompani perëndimore do të hynte në partneritete, edhe ata duhej të ndiqnin rregullat dhe ligjet e Kur’anit dhe Sharias – si për shembull që nëse njëra nga palët vdes, kompania duhet të shpërbëhet automatikisht. Prandaj, nuk ka një shembull të vetëm historik të bashkëpunimit midis kompanive të mëdha islamike dhe perëndimore. Askush. Nuk do të ketë të ardhme në një bashkëpunim të tillë.

Kjo do të thoshte gjithashtu se pakicat fetare që nuk ndiqnin Kur’anin dhe Sharia-n ishin ato që me të vërtetë lulëzuan në vendet muslimane. Ata drejtonin banka, jepnin hua interesi dhe hynin në partneritet me kompanitë perëndimore, duke e ditur se trashëgimia mund t’u kalonte një ose disa trashëgimtarëve. Kjo i bëri hebrenjtë pa tokë objekte urrejtjeje: të pafetë u bënë të pasur, ndërsa zotërinjtë e Muhamedit mbetën të varfër! Ç’do të thotë kjo?! Kjo ishte e patolerueshme, por meqë Islami është “i përsosur”, dallimi duhet të jetë për shkak të vjedhjes dhe mashtrimit, kështu që urrejtja e hebrenjve jeton edhe sot e kësaj dite në vendet muslimane.

Sistemi ligjor osman ishte gjithashtu tërësisht i korruptuar dhe i bazuar në rregullat fetare: në një gjyq islamik, provat e shkruara nuk vlenin asgjë. Ajo që peshonte më shumë ishin dëshmitë gojore të disa dëshmitarëve, të cilat i bënin kontratat e shkruara të pavlefshme si dëshmi. Megjithatë, në botën e krishterë, kontratat e shkruara kanë qenë dëshmi vendimtare në proceset gjyqësore private që nga vitet 1400. Të gjitha operacionet e biznesit bazohen në kontrata të shkruara.

Ky gji në shtetin e së drejtës do të thoshte se në çdo gjyq midis muslimanëve besimtarë dhe partnerëve të pafe, partia muslimane fitonte gjithmonë. Kështu, tregtarët perëndimorë e panë një partneritet ekonomik me muslimanët si të rrezikshëm dhe të padëshirueshëm, të cilin muslimanët e konsideronin fyerje të mosbesimit nga të pafetë. Kur bëhej fjalë për gjyqet mes dy muslimanëve, më të pasurit fituan, pra ai që mund të përballonte të paguante dëshmitarët më gojore.

Vendet islamike qëndruan pa lëvizur, ndërsa bota lëvizi përpara

Këto rregulla tepër të papërsosura nga profeti i përsosur nënkuptonin se vendet islamike nuk vareshin domosdoshmërisht, thjesht nuk mund të pasuroheshin dhe nuk mund të vazhdonin me botën perëndimore. Ndërsa strukturat e tyre të biznesit dhe sektori financiar qëndruan të palëvizshme për 1,000 vjet, vendet e krishtera vazhdimisht ndryshuan rregullat për t’u përshtatur me kohët e reja, zgjidhjet, strukturat e biznesit dhe ndryshimet e monedhës. Pra, pse vendet muslimane nuk bënë të njëjtën gjë?

Arsyeja ishte se klerikët dhe skribët islamikë që më parë kishin qenë të përfshirë në kolonializimin, tregtinë e skllevërve, tregtinë dhe prodhimin u bënë gjithnjë e më shumë burokratë dhe politikanë, gjithnjë e më të ndërlidhur me udhëheqës politikë si sulltanët dhe kalifët. Klasa sunduese dhe kleri i japin njëri-tjetrit legjitimitet sepse “Zoti e do”, dhe së bashku këto shpesh formojnë një strukturë shoqërore të cimentuar, feudale. E njëjta gjë ndodhi edhe në vendet perëndimore, por aty ndodhi diçka që askush nuk e priste:

Fjalët e pamenduara

Shtypja e librave është një nga revolucionet teknologjike më të rëndësishme në historinë botërore. Ndoshta edhe më e rëndësishme dhe më transformuese nga ana shoqërore sesa me zhvillimin e sotëm të Internetit: Qasja në informacion u rrit jashtëzakonisht, nëpërmjet librave, broshurave dhe shtypshkronjave të gazetave. Kjo e zvogëloi shpejt analfabetizmin në vendet perëndimore: vetëm 50 vjet pasi shtypshkronja pa dritën e ditës rreth vitit 1450, më shumë libra ishin prodhuar se në të gjithë historinë e mëparshme të kombinuara, gjë që rezultoi edhe në një rimëkëmbje fantastike ekonomike.

Në Norvegji, dihet se shilingat norvegjeze në letër të shtypur funksiononin si shpërndarje lajmesh nga viti 1550. Shilingat e vdekjes, aksidenteve dhe ndëshkimit u shtypën në Danimarkë, sepse Norvegjia mori shtypshkronjën e parë deri në vitin 1643. Kjo ishte shumë kohë para se të lindnin gazetat: Gazeta e parë norvegjeze ishte “Norske Intelligenz-Seddeler” nga viti 1763, ndërsa libri i parë i shtypur i Norvegjisë është Missale Nidrosiense nga viti 1519. Metoda e printimit të Gutenbergut ishte aq gjeniale sa mbretëroi supreme deri në fund të viteve 1800 – dhe ishte në përdorim edhe pas vitit 1960.

Në Perandorinë Osmane, megjithatë, shtypshkronja u ndalua për më shumë se 200 vjet pas futjes së saj. (!) Shtypshkronja konsiderohej si një kërcënim për pushtetin e klerit dhe kjo u konfirmua në vendet perëndimore, ku monopoli i klerit për transmetimin dhe interpretimin e tekstit u thye dhe u mor përsipër nga laikët që mund të lexonin. Në Holandë në vitet 1600, mbi 50% e popullsisë mund të lexonte, dhe rreth 25% në Angli. Në Turqi dhe Egjipt, analfabetizmi ishte afër 100% deri në vitin 1900 dhe rreth vitit 1950 numri i njerëzve që nuk mund të lexonin ishte ende në një nivel me Europën në vitet 1600. Pastaj përparimi bëhet i vështirë dhe çdo gjë është për shkak të Islamit, ligjit të Kur’anit dhe Sharias, të cilat formojnë themelin kulturor dhe politik të këtyre vendeve.

Ka edhe faktorë të tjerë historikë:

Ndërsa Islami u shfaq si një sistem fetar/politik në një shoqëri primitive fisnore, krishterimi hyri në një shoqëri që kishte pasur politikë dhe shërbim civil për qindra vjet. Ndërsa politika dhe kleri ishin të lidhur ngushtë në shoqëritë feudale perëndimore, kjo u shpërbë gjatë Revolucionit Industrial. Simbioza midis fesë dhe politikës në Islam është pothuajse e pandashme. Edhe sot Irani dhe shumë vende të tjera myslimane janë në praktikë të sunduara nga një klerik.

Islami ka qenë kështu një frenim efektiv i inovacionit, inovacionit, përparimit, lirisë, sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik në brezin islamik. Jo më pak duke i ndaluar gratë të marrin pjesë në jetën e punës dhe në shoqëri: Kur mbyll gjysmën e popullsisë nga shoqëria, është e vështirë të industrializosh diçka – kjo u pa jo më pak nëpërmjet përpjekjeve të grave në industri dhe mbrojtje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vendet islamike zgjodhën zgjidhje të këqija politike

Kur shoqëritë fisnore dhe klanore islamike u tërhoqën përfundimisht në kohët moderne, disa nga vendet zgjodhën të përqafonin më shumë teori ekonomike kolektiviste, të tilla si socializmi, ose iu drejtuan diktaturave të korruptuara dhe jo demokracisë. Kjo gjithashtu nuk kontribuoi në përparimin ekonomik, por ishte një rezultat pothuajse i pashmangshëm:

Islami nuk është vetëm një fe – është gjithashtu një sistem social politik, i kompletuar me ligje dhe rregulla nga djepi në varr. Ky sistem social është në konkurrencë me sistemin social demokratik dhe asnjë vend nuk mund të funksionojë me dy sisteme sociale në të njëjtën kohë. Duhet fituar, dhe duhet zhdukur. Lufta e Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995 ishte përballja e parë në Evropë midis këtyre dy sistemeve sociale që nga vitet 1700, por nuk ka gjasa të jetë e fundit, pasi forcat politike kanë rifutur Islamin si faktor fuqie në vendet perëndimore.

Ka vetëm një shembull të vendeve islamike që e refuzojnë Islamin si një aktivitet social, dhe që është Turqia nën Ataturkun – ajo nuk ishte aspak vullnetare, dhe tani Islami është kthyer si një sistem social në Turqi, ndërsa demokracia po humbet, sepse Islami ka rregulla, vlera dhe një etikë krejt të ndryshme si një forcë shtytëse se demokracia.

Vetvarfërim për të cilën fajësohen të gjithë të tjerët

Rripi islamik është kështu i varfër sot për arsye të vetë-shkaktuara, historike, fetare dhe kulturore. Nuk ka njeri për të fajësuar, përveç “profetit të përsosur” shumë të papërsosur të shekullit të 6-të dhe tufës së tij të rojtarëve të muzeve të armatosur rëndë, fuqia e të cilëve mbështetet në një libër përrallash që është krejtësisht i palogjikshëm dhe kontradiktor, por i pandryshueshëm. Ai e bën sistemin social islamik të keq dhe jofunksional, dhe kurrë nuk do të krijojë shoqëri të mira, mirëfunksionuese dhe të lira – edhe nëse Emiratet janë të mira për të pretenduar.

Dhe nuk po përparon për rripin e Islamit: Pas ringjalljes së Islamit politik në Iran në vitin 1979, prirja është prapa drejt më shumë konservatorizmit, pushtetit klerikal, korrupsionit, hipokrizisë dhe ekstremizmit fetar, të cilët tani po fitojnë një shtrëngim gjithnjë e më të ngushtë të hekurt ndaj këtyre shoqërive. As “Pranvera Arabe” nuk mund ta thyente këtë fuqi dhe tani vendet perëndimore po e importojnë këtë shtysë të varfërisë në shoqëritë e tyre me krahë hapur.

Por meqë Muhamedi ishte “njeriu i përsosur” dhe Kur’ani është fjala e përsosur dhe përmbyllëse e Zotit, dhe muslimanët zotërojnë mbi të gjitha, të gjitha problemet në vendet islame duhet të jenë për shkak të diçkaje tjetër përveç kulturës dhe fesë. Dikush tjetër duhet të jetë fajtor për mjerimin e tyre. Zgjedhja ka rënë mbi vendet perëndimore, heretikët, kritikët, disidentët – dhe, natyrisht, hebrenjtë. Gjithmonë judenjtë lakmitarë dhe të këqij, të cilët më parë nuk kishin tokë dhe për këtë arsye nuk mund të mbroheshin.

Një luftë tjetër kundër Islamit në territorin perëndimor?

Evropa është bërë një pre ekonomike për hordhitë e kërkuesve të fatit që transferojnë shuma skandaloze parash në shtëpi në vendet e tyre të keqtrajtuara, ndërsa politikëbërësit perëndimorë punojnë aktivisht për fuqitë e huaja dhe transferojnë sa më shumë para ndihme për t’i mbajtur këto vende larg – duke përfshirë vendet që nuk janë myslimane, por thjesht anarki dhe diktatura të pastra.

Vendet perëndimore po bëjnë pikërisht të kundërtën e kolonializmit, dhe tani po lejojnë që të kolonizohen. E gjithë kjo lejon që keqardhja e vendeve islamike të vazhdojë dhe meqë ata gjithmonë fajësojnë të gjithë të tjerët, vendet e rripit islamik nuk mund të reformohen kurrë nga hendeku politiko-fetar ku kanë qenë për 1400 vjet. Në të njëjtën kohë, Islami po i dërgon vendet perëndimore në të njëjtin hendek, jo më pak nëpërmjet politikave perëndimore të zgjuara, dhe kjo gjithashtu bazohet në fajin e të gjithëve. Është e lehtë të gjesh njëri-tjetrin në këtë lloj papërgjegjshmërie.

Duke bërë kështu, politikanët evropianë e kanë dërguar Europën në një luftë krejtësisht të panevojshme mbi sistemin e ardhshëm social, një prej të cilëve bazohet në sundimin e lashtë të klaneve, abdikimin e përgjegjësisë, besëtytnitë, mentalitetin master-people dhe kapitalin e dhunës. Dhe Islami nuk do të tërhiqet. Islami kurrë nuk ka hequr dorë vullnetarisht, pa goditje shpatash dhe mundimesh.

Kurrë. Sepse çdo gjë që shkon keq është faji i dikujt tjetër.

Holanda rrit gatishmërinë antiterroriste të thuash nivelin më të lartë

0

Foto nga Pixabay.

NTB-Reuters 

Kërcënimi i një sulmi terrorist në Holandë është rritur aq shumë sa autoritetet po rrisin gatishmërinë në nivelin katër, i dyti më i lartë në shkallën e vendit.

Janë katër vjet që nga hera e fundit që niveli i kërcënimit ishte kaq i lartë, shkruan transmetuesi hollandez Nos.

Ka disa faktorë të kombinuar që e bëjnë autirtetet antiterrorist NCTV të konsiderojë kërcënimin e sulmeve si më të lartë, duke përfshirë luftën midis Izraelit dhe Hamasit, djegiet e Kuranit në disa vende evropiane dhe thirrjet për terror nga ISIS dhe al-Kaeda.

Kërcënimi përbën një rrezik real sulmi, sipas NCTV.

Çfarë është dinjiteti?

1
Nga: Ervina Toptani, shkrimtare, Tiranë
___
Po sjell një shembull të vogël mes dhjetrash që kam njohur e parë në jetë…
Kishim një mik ne në familje dikur, them dikur sepse sot nuk jeton më. Quhej Bajram, një burrë i urtë, punëtor, baba i dy vajzave e bashkëshort i një gruaje tepër të vuajtur si ai vetë. Bajrami ishte djalë i një tregtari i cili u dënua me pushkatim dhe natyrisht familja e tij u internua. Edhe Bajrami vetë pas disa vitesh u burgos e bëri 10 vite burg, 4 prej të cilave në të njëjtin burg me dajën tim.
Pas disa vitesh që doli nga burgu e jetën familjare e kishte me po aq vuajtje sa brenda burgut, e thërret sigurimi i shtetit dhe i kërkojnë që të bashkëpunonte me ta për t’i ndihmuar ata të gjenin “elementët reaksionarë” brenda rrethit shoqëror të Bajramit e për t’i asgjesuar ata.
E thërrisnin shpesh gjatë atij muaji dhe sigurisht që kthehej prej atje me shenja në trup e fytyrë. Zgjati ca kohë “përpunimi” i Bajramit e në fund ai firmosi se do të bashkëpunonte me ta. Ditën tjetër Bajrami u kërkoi të gjithë miqve e familjarëve që të mos i shkelnin më në derë, madje e kërkoi me ngulm e nerv këtë gjë e fillimisht qenë të shumtë miqtë që u zemëruan me Bajramin.
Mbeti i vetëm Bajrami, askush nuk i shkelte më në derë por në të njëjtën kohë dhe ai vetë nuk doli më nga shtëpia.
Kësisoj Bajrami nuk pati kurrë asgjë për t’i thënë sigurimsave e mundi të mbrojë dhe ato çka kishte më të shtrenjtë, vajzat e tij.
Po si ndodhi që firmosi Bajrami për sigurimin?
Sigurimsat pasi e kishin provuar me javë ta bindnin Bajramin me mënyrat e tyre te forta, rrahje e tortura, kur e panë se nuk kishte ndër mend të dorëzohej i thanë se haraçin e mosbindjes së tij do e paguanin vajzat, njëra 17 e tjetra 15 vjeç. Ia lidhën të bijat në karrige para syve të tij të zhveshura lakuriq dhe 4 sigurimsa prisnin të kryenin akte të dhunshme turpi me të miturat. Bajrami firmosi menjëherë!
Pas disa muajsh që jetonte i mbyllur brenda në shtëpinë e tij të varfër, për të mos iu dorëzuar përbindëshave të kuq, për të mos parë lemeri me të bijat e për të mos tradhëtuar asnjë mik a të njohur, Bajrami i mirë u hodh nga kati i pestë i një pallati. Ai u largua nga kjo botë që i jepte çmime të majme vetëm ligësisë. Vdiq me dinjitetin e një shqiptari që nuk vijnë më në kohët tona!
Kur përmendej emri i tij në shtëpinë tonë ulnim kokën në shenjë respekti për të e familjen e tij.
Raste si ky kam njohur mjaft gjatë jetës, që i përkasin një epoke kur të rinjtë e sotëm pak dinë prej saj, a thua se kanë kaluar mijëra vjet ndërmjet. Dinjiteti ruhet edhe në kushte ekstreme, edhe kur sheh vdekjen me sy sepse mendoj se kur nisesh për në botën tjetër, dinjiteti është e vetmja gjë që marrim me vete por e lemë dhe prapa njëkohësisht.
Unë jam rritur mes njerëzve si Bajrami dhe e kam prekur me dorë vuajtjen e dhimbjen e tyre. Ndaj më dhemb çdo ditë Shqipëria, se më dhembin varret e tyre e më dhemb në shpirt ende dhimbja e tyre e patretur.
p.s. ishin shqiptarë ata të sigurimit, edhe ata që i torturonin, edhe ata që u përdhunonin fëmijët e mitur, edhe ata që i ndërsenin e i ushqenin të tilla kafshë, edhe ata që i spiunonin njerëz si Bajrami, edhe ata që paguheshin për të vrarë, edhe ata që firmosnin urdhra të tillë, ishin të gjithë shqiptarë, si Bajrami, si unë, si ty…

Kur vrasësit dekorohen e atdhetarët harrohen!

4
Nga: Ilir Canhasi
___
Kur lexon historinë e popullit shqiptarë, kupton që nuk ka libër që nuk përmendet Marrëveshja e Mukjes dhe prishja e saj nga krimineli Enver Hoxha, si një nga gabimet më fatale në historinë e kombit shqiptarë.
Prishja e kësaj marrëveshje, popullit shqiptarë i kushtoi me dhjetëra mijëra vrasje, qindra mijëra deportimesh, përndjekjesh, burgosjeve, torturave dhe dhunimeve të drejtave të popullit shqiptarë në tërë gadishullin Ilirik.
Prishja e marrëveshjes, bëri që të filloi edhe vëllavrasja mes popullit shqiptarë, tmerr ky që filloi me 1943 e që përfundoi me rënien e komunizmit në Shqipëri dhe sulmin e Nato-s ndaj forcave serbe.
Ti kthehemi kolosit të luftës çlirimtare për bashkim të trungut gjithshqiptar, Halim Spahia.
Libri i botuar më 2012 nga prof.dr Nuri Bashota me titull, ”Halim Spahia – Personalitet i ndritur i luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar”, është një libër që me fakte të sakta përmbledh tërë jetën dhe veprimtarinë e heroit kombëtar që nga lindja e deri te pushkatimi i tij.
Për ju lexues të dashur, e posaqërisht juve që e pëlqeni historinë, e që nuk keni pasur shumë njohuri rreth këtij personaliteti ju rekomandoj fuqishëm ta lexoni këtë libër.
Disa fjalë për librin.
Ajo që gjithnjë mua më ka bërë kurreshtar e që kurrë nuk e kam gjetur nëpër libra, ishte se kush ishin ata njerëz që ndihmonin ekonomikisht gjithë luftën, nga shekulli i kaluar e gjerë më ditët e sotme.
Ne aq pak kemi njohuri për këta financues të mbledhjeve të ndryshme shqiptare, financues të çetave, brigadave e deri te ushtria me ushqim, armë, veshmbathje dhe logjistikë.
Kurreshtjen time e zbuloi ky libër, heroi i këtij libri; intelektuali,patrioti, afaristi,humanisti Halim Spahia.
Është me rëndësi të theksohet se kjo familje e vjetër gjakovare me ndikim të madh në Gjakovë dhe Malësinë e Gjakovës, Has dhe Lumë, paraardhësit e tyre kishin mbiemrin Vlanja, nga Vlanja e Hasit. ( Spahi – titull feudal turk)
Halim Spahia, ky filantrop dhe humanist i shquar shqiptar lindi në Gjakovë me 1897.
I martuar me Qamile Këpuska-Spahiu kishte pesë fëmijë, katër vajza dhe një djal që nuk pati fatin ta shihte, kishte lindur kur Spahiu gjendej në burgun e OZN-së në Prishtinë.
Halim Spahia, së bashku me Dr.Selman Rizën, Ejup Binakun, Sokol Dobroshin, Prof. Ymer Berishën, Shaban Polluzhën, Rifat Krasniqin, Rexhep Kabashin, Tahir Dedën, Marije Shllakun, Xhon Serreqin, Halim Oranën, dhe patriot të tjerë themeloi dhe udhëhoqi Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare.
Dëshmori i kombit, Halim Spahiu ishte deputet i Krumes në parlamentin e Mbretërisë Shqiptare, delegat i Gjakovës në Kuvendin themelues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, bashkëthemelues i Lëvizjes Antifashiste, kryetar i KQ të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, kryetar i parë i Këshillit Popullor të rrethit të Prizrenit.
Ky humanitar së bashku me vëllezërit e tij përmes firmës së vet ”Vllaznia Spahia” ndihmoi kudo që kishte nevojë populli, e sidomos në viset më të prapambetura të veriut, Lumës, Hasit, Malësisë së Gjakovës. Ngriti blegtorinë, komunikacionin ajror duke ndihmuar në ndërtimin e aeroportit të Kukësit, dhe ndihmoi në komunikacionin automobilistik në veri.
Ndërtoi fabrikën e përpunimit të leshit në Bicaj, kaqkavallit në Krumë, që shitej në tërë Ballkanin.
Fabrikën e përpunimit të drurit në Kukës. Ngriti mullinj që ju bëri punën me të lehtë fshatarëve.
Hapi furra buke, për furnizim të administrates, ushtrisë dhe popullsise të anëve të prapambetura. Merrej me shitblerje si në Kukës, Shkodër, Tiranë, Durrës, Berat dhe gjitha qytetet e Kosovës.
Ndihmoi në krijimin e qendrave mjekësore dhe të shkollave në veri, krahas përkrahjes së shtetit shqiptar kishte ngritur godinën e shkollës në Krumë bashkë me internatin që e financonte vetë Halim Spahia, ku vinte të shkollohej rinia shqiptare nga Kosova për të mësuar në gjuhën amtare. Në konviktin ”Kosova” shpenzimet e shkollimit të rinisë shqiptare që vinin nga tërë qytetet shqiptare e sidomos Gjakova, Peja dhe Prizreni i mbulonte të gjitha vetë.
Me materialin nga fabrika e tullave në Landovicë që ishte pronë e tij ngriti shkollën Normale të Gjakovës me arkitekt italianë dhe inxhinierë nga Tirana. Me pajisje dhe inventarë i ndihmon mësuesi gjakovar Haki Taha, i cili mblodhi ndihma nga tregtarët e Gjakovës.
Pagën e deputetit që i paguhej në napolona ari, rregullisht ja dhuronte Kryqit të Kuq Shqiptar.
Gjatë krizës së madhe ekonomike të viteve 29/33 e njohur si ”Kriza e bukës” ai hapi depot e veta që kishte në Has, Lumë, Mirditë etj. që popullsia të furnizohej me drithë, miell, kripë e gaz falas.
”Mbjellën të tjerët për të jetuar ne, tani duhet të mbjellim ne, që të jetojnë ata që vijnë pas nesh, por jo kurrsesi të presish që sot të mbjellish një pemë dhe në mbamje t’ia marrish kokrrat” ishte parimi i tij human e njerëzor.
Këtë parim të humanizmit njerëzor e kombëtar Halimi me admirim fliste dhe e çmonte lart Hasan Prishtinën nga Vushtrria, i cili jo vetëm që tërë jetën ja kushtoi çlirimit të Kosovës dhe bashkimit të trevave shqiptare në një Shqipëri etnike, por me mjetet e veta inicioi dhe financoi hapjen e shkollave shqipe dhe ngritjen e atyre të mesme, si në Shkup dhe dërgimin e nxënësve shqiptarë të Kosovës në Normalen e Elbasanit.
Ai merrte shembull edhe nga qytetarët e njohur të Gjakovës, ku ndërtonin urat, çezmet, shkollën e parë ( mejtepin) etj. me mjete të tyre.
Pas shpartallimit tëJugosllavisë së Versajit më 1941, në Shkup paraqitet një burrë elegant i veshur bukur, i cili kishte ardhur apostafat për ti shpëtuar nxënësit nga Kosova që mësonin në medresen e madhe ”A. Karaxhorgjeviq” nga deportimi bullgar. Ky burrë ishte Halim Spahia.
Në Tiranë, gjatë demonstratave të nxënësve të Shkollës Teknike të Tiranës kundër pushtuesit italian, një numër i tyre i burgosur pritej të internoheshin në Itali. Shefi i burgut erdhi na tha: të gjithë kosovarët dilni jasht në oborr, që nga sot jeni të lirë, pasi që për ju ka paguar para të mëdha një burrë kosovar. Ky ishte Halim Spahia.
Përveç që kishte shpirt humanitari ai ishte i lindur edhe për të bërë politikë, unë do t’ju tregoj një rast kur ai duke parë se forcat fashiste gjermane po e humbin luftën ai u takua me njërin nga komandantët gjerman Lotar Rendulic në shtëpinë e oficierëve në Prizren. Në këtë takim Halim Spahia kishte arritur një marrëveshje për tërheqjen e tyre graduale nga Kosova në një anë dhe marshimit gradual të luftëtarëve të LNDSH-së, të UNÇ-së të Shqipërisë dhe aradhave partizane të Kosovës, duke mundësuar çlirimin e vendit pa gjakderdhje mes tyre. Ide kjo e guximshme dhe largpamëse e tij, duke mundësuar që forcat shqiptare ti merrnin qytetet para se të arrinin brigadat serbo-malazeze dhe bullgare.
Libri që ka rreth 500 faqe tregon edhe për shumë vepra humane të këtij patrioti, por në pamundësi ti përmend të gjitha unë duhet patjetër të përmendi edhe shpëtimin e hebrenjëve nga holokausti nazist.
”Për tre popuj në botë historia është treguar ‘njerkë’ dhe e padrejtë: për shqiptarët, hebraitet (jevrejët) dhe kurdët” e theksonte Halim Spahia.
Ai kishte shpëtuar me qindra familje hebre nga vdekja përmes firmës së vet ”Vllaznia Spahia” të cilët i transportonte nga zonat okupuese gjermane për në Shqipëri dhe shtetet e lira perëndimore dhe ato të lindjes së afërt.
Një nga këta hebre të qujtur Haime Adizhes
ish- kryetar i komunës hebraike në Prishtinë kthehet pas luftës dhe kërkon Halim Spahin.
U pikëllua pa masë kur kuptoi se shpëtimtari i tyre z. Halim Spahia, ishte burgosur nga OZN-a në vitin 1945 dhe më pas pushkatuar në vitin 1946 në Tokbahçe, nën varrezat e hebrenjëve në Prishtinë.
Kur jemi te shpëtimi i hebrenjëve po shfrytëzoi rastin të përmendi edhe një moment tjetër kur Halim Spahia kishte nevojë për ndihmën e tyre se si ta shpëtonte kapitalin e tij dhe të tjerëve në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Oda Tregtare Shqiptare kërkoi nga Halim Spahia
një këshillë se çfarë të bënin me kapitalin qe posedonin kapitalistët e mëdhenj shqiptarë, e që mos t’u ndodhte atyre po ajo fatkeqësi e madhe që u kishte ndodhur pas Luftës së Parë Boterore, kur Austro-Hungaria ua grabiti shqiptarëve tërë arin, drithërat dhe gjërat e tjera të vlefshme, duke u lënë shqiptarëve në duar kartëmonedha të panumërta, pa kurrfarë vlere faktike që i shtypnin rrugeve.
Dhe pasoi menjëherë përgjigjja e tyre:
”Meqë po mbaron lufta, ju nuk guxoni të mbani në duar kartëmonedha dhe as bankënota të cilit do shtet. Së pari me këto kartëmonedha të blini ar në bankën gjermane dhe bankat tjera. Së dyti, blini pëlhyra, stofa dhe penj të pambukut dhe të leshit. Këshilla e tyre ju ndihmoi shumë tregtarëve duke i mbushur depot kudo në Shqipëri. Por ky mund i tyre mjerisht shkon posht kur me dhunë mallin e tyre të grumbulluar në depot e marrin komunistët shqiptarë duke ju falur jugosllavëve që i merrnin me anije dhe avion.
Ti kthehemi veprimtarisë së tij politike dhe arsyet që e quan deri te pushkatimi i tij.
Arsyet që e shpijnë deri te burgosja dhe pushkatimi i tij ishin;
Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, Halim Spahia si kryetsr i LNDSH-së, në Konferencen e Këshillave Popullore të rretheve të Kosovë e Metohisë, të mbajtur më 19-24 mars 1945 në sallën e Gjimnazit ”Sami Frashëri” në Prishtinë, me pjesmarrjen e 400 delegatëve parashtroi kërkesën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në bazë të drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve autokton të Kosovës që ishte arritur në bazë të luftës kundër okupatorit nazifashist dhe të garantusr edhe me rezolutën e Bujanit.
Konferencën që e kryesonte Mehmet Hoxha dhe Xhavit Nimani, kuvend historik ku merrnin pjesë edhe Fadil Hoxha, Ali Shukria, Elhami Nimani, Dushan Mugosha etj. Halim Spahia kundërshtoi edhe kthimin e kolonistëve serbo- malazezë.
I shpejtë ishte përgjigjja nga Xhavit Nimani se ”ishte marrë vesh Titoja me Enver Hoxhën që për dy vjet të lihet Kosova në Jugosllavinë e Re, për shkak se në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë është i fuqishëm nacionalizmi shqiptar, ashtu që po t’i bashkohet Kosova Shqipërisë, atëherë do të dështojë sistemi komunist në Shqipëri ”.
Në këtë konferencë u pajtuan që një delegacion prej 25 shqiptarëve të Kosovës të vizitonte J. B. Titon në Beograd. Në krye të delegacionit ishte Mehmet Hoxha, me pjesmarrësit Qamil Luzha, Halim Spahia, Vesel Rexhepi etj.
Mehmet Hoxha u mundua ta ndryshoi rrjedhën e takimit me Titon duke nxerrë nga xhepi një deklaratë të gatshme të shkruar nga Dushan Mugosha, por Halim Spahia iu kundërvu deklaratës së lexuar nga ai dhe mu në zemër të Serbisë, në praninë e J.B.Titos kërkoi njohjen e së drejtës së vendvendosjes deri në shkëputje të shqiptarëve të mbetur në Jugosllavi. Kërkoi që në bazë të një referendumi të shqiptarëve t’u mundësohet bashkimi me Shqipërinë si dhe ndalimin e kolonistëve serbi-malazezë në tokat që ua kishin grabitur shqiptarëve.
Tito theksoi: ”Se ishin marrë vesh me Enver Hoxhën, që për shkak të rrezikut nga forcat nacionaliste, rrezikohet pushteti i tij, të mbetet Kosova edhe për një kohë në Jugosllavinë e Re”.
Pastaj, Halimi parashtroi kërkesën tjetër për një republik të krijuar nga shqiptarët në Jugosllavi.
I shpejtë ishte reagimi i Aleksandër Rankoviqit, duke e refuzuar me faktin se ju jeni pakicë në Jugosllavi.
Pas këtij takimi, Halim Spahia së bashku me Qamil Luzhën vizituan ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku edhe aty nuk gjenë asnjë përkrahje, përkundrazi ambasadori Hysni Kapo i tha ; ”Halim, pse kërkoni të bashkoheni me ne, kur Shqipëria së shpejti po hynë në përbërje të Jugosllavisë së Re si Republikë e shtatë”.
Halimi i reagoi shpejtë dhe ashpër: ”Shiqo Hysni Kapo, së pari të bashkohemi të gjithë shqiptarët në një Shqipëri unike, dhe pastaj të shkojmë ku të shkojmë bashkarisht dhe jo kurrsesi kështu të ndarë e të coptuar”.
Me rëndësi të ceku se ky trim mu në zemër të Beogradit i shtroi këto kërkesa vetëm disa muaj pas vrasjes së patriotit të madh Shaban Polluzhës.
Pas Beogradit, Halimi udhëton për Tiranë ku me 28 prill 1945 takohet me Enver Hoxhën në praninë edhe të sllavomaqedonit Koqi Xoxe, por edhe këtu nuk gjenë fare mirëkuptim e as mbështetje për ardhmërinë e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Tiranë kërkoi edhe ndihmën e diplomatëve dhe ushtarakëve perëndimorë – angloamerikan për ta shpëtuar popullsinë shqiptare nga terrori sllavokomunist në Kosovë.
Pas qëndrimit disa javësh, të tij në shtëpinë e vet në Kukës, arrestohet nga dy oficerë të sigurimit Jugosllav (OZN), Nazmi Kursani dhe Çedo Mijoviqi duke e dërguar në burgun e Prizrenit.
Urdhër ky me kod sekret që Enver Hoxha i dërgoi shefit të Seksionit të Mbrojtjes së Popullit (SEMP) në Kukës, Zylfi Sali Lami, ku ky i fundit kishte bërë rezistencë dhe i kishte treguar më herët Halim Spahisë që të arratiset.
Plot 56 ditë tortura në trupin e tij deri te sjellja e tij para gjyqit ushtarak të Jugosllavisë së bashku me 24 patriotë të tjerë anëtarë të LNDSH-së.
Në këtë gjyq ushtarak, nën drejtimin e Hivzi Sulejmanit alias Hivzo Sulejmanoviq (dhëndërr serb) të ngritur nga prokurori publik i Kosovës, krimineli dhe antishqiptari Ali Shukria (dhëndërr malazez), dhe të gjyqtarëve Kolë Shiroka (dhëndërr serb), Qamil Brovina (kolonel i APJ-së) dënohet me pushkatim Halim Spahia (Gjakovë), Rexhep Kabashi ( Prizren), Tahir Deda ( Gjakovë), Sefedin Ahmeti (Prizren), Kajtaz Ramadani (Drenicë), dhe Rifat Krasniqi (Rahovec). Ndërsa të tjerët u dënuan me dënime drakoniane, ku shumica as që patën fatin të kthehen gjallë pranë familjeve të tyre.
U akuzuan se ishin agjentë (spiun) të vendeve perëndimore, se luftonin kundër komunistëve etj.
Në të vërtetë Halim Spahia u dënua me vdekje sepse ky ju tha qartazi si në Prishtinë, Beograd e Tiranë se luftonte për bashkimin e gjithë shqiptarëve në një shtet dhe kundër kolonizimit të Kosovës me serb e malazez.
Më 16 shkurt 1946 në Tokbahçe të Prishtinës, u pushkatuan nga eskadroni partizano-çetnik.
Kufomat e këtyre martirëve, jo vetëm që nuk ju dorëzuan familjeve të tyre, por qëllimisht iu humbi çdo gjurmë.
Vlen të theksohet se të gjithë u ekzekutuan para se të shqyrtohen ankesat e tyre nga shkalla e Dytë në Beograd, sipas të drejtave që i garantonte ligji i atëhershëm i RPFJ-së.
Poashtu, amnestia që u bë pas përfundimit të luftës për çetnikët dhe të tjerët në Jugosllavi nuk vlente edhe për shqiptarët.
Në gjyqin e ngritur ndaj Halim Spahisë vlen të theksohet se i ftuar si dëshmitarë ishte edhe Fadil Hoxha, por ky nuk e hapi gojën asnjëherë ta shpëtoj me një fjalë te vetme nga pushkatimi.
Ai doli nga gjykata në heshtje.
20 ditë para pushkatimit, Halimit i lind djali i vetëm, që nuk e pa kurrë, por përmes një kartoline kishte arritur t’ia dërgonte bashkëshortes Qamile, ia uron lindjen e djalit në Tiranë, duke e pagëzuar me emrin Sali.
Sali Spahiu, arkitekt në pension, sot jeton në Prishtinë.
Fund
Kisha dëgjuar më herët për këtë patriot, por jo kurrsesi në këtë mënyrë kaq të detaljuar siç e përshkruan Prof.dr Nuri Bashota, ku mua vetëm pas dhjetëra faqesh leximi më befasoi veprimtaria e madhe e këtij kolosi dhe isha kurioz të di se a kishte ndonjë institucion emrin e tij, ndonjë pllakë përkujtimore apo ndonjë lapidar, kërkesa ime në Google ishte zero.
Më besoni u trondita kur nuk gjeta as edhe një emër të ndonjë institucioni në Kosovë dhe Shqipëri (përveç një rruge me emrin e tij në Ferizaj), por zemërimi im u ngrit edhe më tepër kur në Google gjeta me dhjetëra biblioteka dhe shkolla të quajtura ”Hivzi Sulejmani”, dhe deri vonë kuptova se Lidhja Shkrimtarëve të Kosovës jipte ”Shpërblime për letërsi” për nder të tij.
Sikur nuk mjaftonte me kaq, idiotësia më e madhe ishte kur disa historianë të mpirë nga ideologjia komuniste ne vitin 1994 i thurrin lavdata këtij vasali të Serbisë, ku pas kësaj lavdate qëndronin emrat e Kryesisë së Historianëve Shqiptarë të Kosovës.
I vetmi historian që pati guximin ti kundërshtonte këta historianë komunistë ishte Dr.Hakif Bajrami.
Përmes këtij libri u vërtetua edhe njëherë se mëkatari më i madh në historinë e shqiptarëve ishte krimineli Enver Hoxha kur prishi Marrëveshjen e Mukjes, me ndihmën e komunistëve serbë që atë ta vendosin në ballë të Shqipërisë.
Ky ishte, Halim Spahia, legjendë madhështore dhe shembull se si duhet luftuar per liri e bashkim kombëtar.
Faik Konica
”Ne shqiptarët gjithmonë vonohemi”.
Ismail Kadare
”Shqiptarët nuk kanë guxim të përballen me të kaluarën e tyre”.
Mund të jetë një imazh i 2 personaMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i 3 persona dhe tekstiMund të jetë një imazh i tekstiMund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Prof. dr. NURI BASHO HALIM SPAHIA PERSONAL NDRITUR LUFTES PER ÇLIRIM DHE BASHKIM KOMBETAR"
Foto 1
Familja e ngushtë e Halim Spahisë
Foto 2
Halim Spahia dhe gjyshi im Fetah Canhasi
Foto 3
Enver Hoxha në Beograd
Foto 4
Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani në gosti te shtëpia e vrasësit më të madh të shqiptarëve, Aleksandër Rankoviq.
Foto 5
Të dënuarit me vdekje- pushkatim.
Foto 6
Hebrenjët që kishte shpëtuar nga gjermanët nazistë.
Foto të tjera!