Kreu Blog Faqe 917

Presidentja Osmani ka udhëtuar për Bruksel për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor 

0

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.  

Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës.  

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.  

Në kuadër të samitit, Presidentja Osmani poashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator. 

217 vjet nga lufta e serbëve të Beogradit kundër Demë Ahmetit të gërxhalinjve

1

“Masakra ka ndodhur ndaj shqiptarve ne Beograd në vitin 1806, e jo në Reqicë e as në Familjen e Demes”. Kështu ishte shprehur pinjolli i kësaj familjeje z.Vesel Jaha, profesor i sociologjisë nga Podujeva.

Gani I. Mehmeti 

217 VJETORI I LUFTËS SË BEOGRADIT NGA SERBËT KUNDËR DEMË AHMETIT E GËRXHALINJVE  

Marrë nga libri “Demë Ahmeti” i prof. Vesel Jahës, Prishtinë, 2023, 255 faqe. 

Pprof. Vesel Jaha e trajton ndryshe ngjarjen e DEMË AHMETIT në Reçicë të Mavriqit, nga ajo si e njohim ne deri tani. Nuk i dimë shkaqet se përse është dhënë ndryshe, ndërsa ka ndodhur ndryshe.  Për ngjarjen tragjike të familjes së Demë Ahmetit sipas variantit të dëgjura deri tani, nuk kemi nevojë të flasim, mbasi ajo është e njohur. 

Unë vetë kam bërë dy libra për MAVRIQIN  ELLAPIT, sipas asaj që e kemi njohur më përpara tragjedinë e familjes së Demë Ahmetit. Mbasi kisha botuar Librin e parë, Veseli më pati shpjeguar për krejt çka ai kishte hulumtuar nëpër arkiva e tekste të ndryshme të botuara rreth kësaj tragjedie, ndryshe nga siç e njhnim ne.
Thënë të drejtën, disi, edhe pse prof. Veseli fliste shkoqur për këto hulumtime të tij, isha i dymendjes se do të mund t’i besohej se ishte ashtu. Mirëpo, tani, pas daljes në dritë të librit dhe pas leximit të tij, sikur kam mund t’i besohet, nga që ai përmend në literaturë të tij një mori autorësh e veprash të tyre.  

Si libër, ka të vetmën vërejtje, pse nuk na ka dhënë fusnotat për citimet që i përmend në vepër. Ai ka cekur vetëm autorët, librat e tyre dhe ndonjë dokument arkivor, por që mungojnë në libër. 

Për librin në përgjithësi, ndoshta do të shkruajmë ndonjë herë tjetër, ndërsa për sot, ne do të parqesim vetëm njërin nga titujt e librit, ku bëhet fjalë për luftën për pushtimin e kalasë së Beogradit, që po mbrohej nga Demë Ahmeti me ushtrinë e tij.  

Siç do të shihet, Perandoria  Osmane, që heret ishte kundër Demë Ahmetit, i cili ishte sunduesi i Beogradit, sepse Dema nuk po i shkonte përshtati Sulltanit. Ndërkaq, serbët po paraqiteshin si “PAQËSOR” e “lojal” të Portës së Lartë dhe nuk “donin” të ndërhynin ndërmjet Rusisë e Portës së lartë e as ndërmjet Aistrisë, Rusisë e Portës së Lartë, ani që, edhe Austria e edhe Rusia përpiqeshin t’i përfitonin serbët secili në anën e tyre. 

Serbët kohë të gjatë kishin vendosur për ndërmarrjen e sulmit  dhe kishin bërë të gjitha përgatitjet. Tani, me rastin e festës së bajramit të madh, kishin vendosur të ndërmarrin sulmin, mbasi të gjitha kushtet i kishin, nisur edhe me tradhtinë e shqipatrit Kondo Bimbashit, i cili me njësitin e vet kishte ikur dhe iu ishte bashkangjitur serbëve. Ky dinte edhe planet e pikat më të dobëta të kalasë, portat ku isht më lehtë të depërtonte dhe fjalët se si të përgjigjej që roja t’i hapte dyert. 

Shihet qartë se që nga atëherë, serbëve u janë bërë lëshime vazhdimisht në pushtimin e trojeve shqiptare nga fuqitë e mëdha, ashtu sikur sot, që ende vazhdon e njëjta këngë nga Bashkimi Europian, në dëm të shqiptarëve. 

Mirëpo, këtu do të bëjmë fjalë vetëm për versionin e prof. Vesel Jahaës.  

Por, nuk do të bëhej një sulm i tillë e aq me sukses, sikur të mos gjendje tradhtari që e bënë për vete serbët KONDO BIMBASHI, për të cilin do të njiheni hollësisht në shkrimin vijues. 

Aëllimi  i Portës së Lartë ishte të eleminonte nga skena politike e ushtarake Demë Ahmetin, që ishte Gërxhali bashkl me Ali Gushanin që po sundonte Vidinin. Këta po quheshin edhe revoluionarë, në atë kuptimin e keq aso kohe! 

Do të thërrisja, sidomos, historianët të lexojnë librin për të dhënë mendimet e tyre. 

ARRITJA E TË DELEGUARTI TË SULLTANIT NË SMEDEREVË,  

Marrë prej librit nga faqe 212 deri në faqe 216, që në realitet përshkruhet në mënyrë të detajuar lufta e Beogradit kundër shqiptarëve nga ana e serbëve në natën mes 12 e 13 dhjetorit 1806, pikërisht sonte 217 vite më parë.  

Ditën e Bajrtamit jipet edhe në versionin e Reçicës në Mavriq, por më 28 qershor 1811. Kjo, le të mbetet të vërtetohet nga njohës të historisë. 

Vesel Jaha: ARRITJA E TË DELEGUARIT TË SULLTANIT NË SMEDEREVË 

  Pas marrëveshjes së armëpushimit në mes të Portës dhe Kara Xhorxhit, Perandorinë Osmane e kaploi një krizë e thellë sepse në këtë kohë jeniçerët u ngritën kundër reformave të Sulltan Selimit. Kurse trupat ruse depërtuan në Vllashk dhe Moldavi, Porta e frikësuar nga ngatërresat nderkombëtare vendosi që ta gjente një modalitet pajtimi me serbët. Në bazë të kërkesave të tyre që nga viti 1805 –1806, kurse Rusisë i shpalli luftë ndërkohë serbët donte t’i përvetësonte. Në bazë të koncesioneve që ju bënte atyre, filloi bisedimet me Petër Iqken, i cili ishte i dërguar nga kryengritësit serbë i cili i kishte filluar bisedimet me turqit me Portën sipas kërkesave të kuvendit të tyre i cili ishte mbajtur me 24 janar 1806. Me ndryshim nga herat tjera, kësaj radhe Porta ju kishte bërë lëshime të mëdha me qëllim që t’i largojë nga Rusia. Menjëherë pas marrëveshjes që patën serbët në Llomq, Kara Xhorxhi shkoi në Smederevë për ta pritur delegacionin për të cilin e kishin lajmëruar se do të arrijë. Së bashku me këtë delegacion të cilin e kishte dërguar Porta, së shpejti në Smederevë mbërrijti Peter Iqku i cili kishte kontribuar shumë për arritjen e paqes në Llom. Ky e kishte informuar Kara Xhorxhin për gjendjen e re të krijuar në mes të serbëve dhe Perandorisë Turke dhe ju kishte treguar serbëve se Porta kishte dërguar fermanin Ibrahim Pashën në Nish. Në atë ferman, Porta ja kishte falur të gjitha gabimet dhe krejt atë se çka kishin vepruar serbët për tri vitet e kaluara si dhe që është e gatshme që atyre t’u jap autonominë, nëse ata shprehin besnikëri ndaj Portës. Poashtu deklaruan se do të pranojë instuticionin e knezit kryesor dhe praninë që serbët së bashku me ushtrinë turke t’i ruanin instituiconet dhe qytetet e Perandorisë dhe të paguajnë një taksë vjetore prej 722500 grosh. Porta e caktoi të deleguarin e vet Hasan Agën i cili do të arrinte së shpejti në Smederevë për t’i rregulluar këto çështje me serbët. Ai së shpejti do të arrinte me një delegacion prej 150 personash. Ky delegacion në Smederevë, i cili i filloi bisedimet me kuvendin serb dhe Kara Xhorxhin, ua përsëriti atë çka kishte informuar Pjetër Iqku. Kurse fermanin nga Sulltani për të cilin e kishte informuar edhe Pjetër Iqku, do të arrinte diçka më vonë, kurse Hasan Aga me delegacionin e tij do të shkonte në Beograd për bisedime me Demë Ahmetin dhe Ali Gushanin që këta ta lëshonin Beogradin. Kur këta arritën në Beograd, u ndalën në periferi të Beogradit dhe e dërguan një delegacion që të shkonte Dema. Këtij delegacioni ja kishin dhënë kopjen e fermanit e jo origjinalen sepse për të shkruar vet kishin frikë se do ta pësonin sikur Beqir Pasha. Kur Dema e mori fermanin e lexoi se çka shkruante në të, atëherë ky ja ktheu përgjigjen Hasan Agës duke i thënë se Beogradi sërish është i tij dhe nuk do t’ia jipte askujt deri në ushtarin e fundit. Pasi që Hasan Aga bëri përpjekje për ta bindur Demën për ta lëshuar Beogradin, mirëpo nuk arriti. Pastaj u kthye në Smederevë ku e informoi Kara Xhorxhin dhe kuvendin se bisedimet nuk patën sukses. Në të njëjtën kohë, rusët bënin presion te kryengritësit serbë se bisedimet më të mira kishin me qenë sikur ata ta pushtonin Beogradin dhe ta merrnin në duart e veta. Pas urdhërave serbe, ata i filluan ngacmimet me gjuajtje artilerike gjatë së cilës ushtria shqiptare vazhdimisht i kthente sulmet. Gjendja në këtë kohë në Beograd ishte kështu: Demë Ahmeti kishte 3000 ushtarë me vete në Beograd dhe e mbante tërë qytetin në duart e veta. Kurse popullata ishte e tëra e konfesionit musliman; në të kishte pak serbë, cincarë, jahudi, romë etj. Qyteti ishte i rrethuar me mure të larta dhe hendeqe në mes, kurse kalatë ishin të ndara në kala të epërt dhe të poshtme. Rreth mureve ishin të ndërtuara pozicionet për këmbësorë dhe altilerinë në hyrje të qytetit ishin 5 palë dyer dhe ato një palë të jashtme për të hyrë në qytet si dhe të brendshmet për të hyrë në kala edhe këto duke filluar nga Danubi e Smedereva, Vidini, Stambolli, Çarshia dhe  Sava Kapia (Porta). Sipas disa shënimeve, përveç shqiptarëve ishte edhe një njësi speciale nga Stambolli e cila ishte e specializuar për hedhjen e bombave. Gjatë përgatitjes që bënin serbët rrethana më lehtësuese për ta ishte se në radhët e shqiptarëve, serbët kishin arritur që ta përvetësonin një shqiptar (ortodoks) i cili iku me krejt njësitin e vet dhe kaloi në anën e serbëve. Ky ishte Konda Bimbashi (kolonel me gradë). Konda ishte shqiptar nga Epiri, edhe pse në biografi kur shkruhet për të ka mendime të ndryshme se ai ka qenë nga Pollomi rrethi i Prokuples. Ai e njihte territorin si dhe i dinte shumë mirë pikat e dobëta, e kështu ai e mori rolin prijës për të sulmuar Beogradin. Gjatë përpjekjeve të serbëve për të përvetësuar Kondën, supozohet se ndikimin më të madh te ai e kishte bindja fetare,  sepse ai ishte i besimit ortodoks sepse serbët i kishin ofruar lloj-lloj shërbimesh dhe ishin munduar që ta bindnin se fitorja është në anën e serbëve; kjo nga fakti se e kanë Perandorinë Ruse si dhe ndikimin e Austrisë. Gjatë këtyre bisedimeve asnjherë nuk ishte folur asnjë fjalë e keqe për komandantin e vet, as për shoqrinë e tij. Përkundrazi, ai thoshte se të gjitha i ka pasur, edhe shoqëri të mirë edhe autoritetet. Edhe pse ata i thonin se rrogën nuk e kishte marrë në kohën e fundit me rregull, mirëpo ai ju kishte thënë se rrogën e ka marrë me rregull dhe se në asgjë nuk mund të ankohet. Ata i thonin se nuk ishte kushdi çfarë rroge dhe i thoshin se tek ne do t’i kesh të gjitha edhe famën edhe paratë. Pas disa ditësh hamendje, ai një natë vendosi dhe i thirri shokët e ngushtë si dhe ju tregoi për planin të cilin e kishte bërë për të ikur dhe me kalua në anën e serbëve. Pasi që përgatitën planin se kur do të ikte, ai një natë të shtatorit pasi që kishte rregulluar orarin e provave të veta, ju tregoi se atë natë e kishte ndërmend të dilte për t’i kontrolluar rojet dhe terrenin. Atë natë ikën të gjithë, kurse vet e kaloi murin e fundit; u bashkuan të gjithë në vendin e caktuar dhe shkuan te serbët. Ata i pritën me kënaqësinë më të madhe dhe prej këtij momenti, filloi hartimi i planeve për aksion. Kjo ishte rrethana më fatlume dhe e favorizuar për serbët. Me propozimin e Kondës, e përgatitën edhe befasinë e dytë. Ky ishte vendimi që Beogradi të sulmohet pikërisht në festën e bajramit. Këtë kreu serb e ruajti në fshehtësinë më të madhe sepse friksohej se mos po depërton informata te shqiptarët dhe në atë mënyrë ju dështon plani. Serbët kishn grumbulluar një ushtri shumë të madhe. Pra sipas të gjitha burimeve, numri i ushtarëve serbë prej 12 mijë deri në 20 mijë. Ikja e Konda Bimbashit dhe kalimi i tij tek serbët ndikoi shumë në dobësimin e pozicioneve tek ushtria shqiptare sepse Konda i dinte të gjitha pikat e dobëta dhe ju kishte treguar serbëve se ku është më së miri që të sulmohet. Ai i kishte propozuar Kara Xhorxhit se pikat më të dobëta janë Porta e Sovës dhe Porta e Çarshisë sepse ai vet shumë herë me ushtarët e tij kishte siguruar këto dy vende. Ky ju propozoi që vet i pari me disa vullnetarë ti kalojë bedemet e qytetit dhe te porta e Savës t’i hapë dyert e tjera. Befasia më e madhe ishte që për sulm e caktuan pikërisht natën e bajramit ndërmjet 12-13 dhjetorit 1806. Me marrëveshjen e udhëheqësve të kryengritjes u mor vendim që sulmi të bëhet në ora 2 pas mesnate me disa kolona. Kolona e parë e cila kishte 3000 ushtarë dhe të cilën e udhëhiqte Milloje Petroviqi, e kishte detyruar që ta sulmonte Portën e Savës, pasi që përpara ta kishte hapur Konda Bimbashi i quajtur (Novica) dhe Uzun Mirku. Vullnetarët që e kishin për detyrë që të shkonin para ushtarëve të tjerë dhe pasi që të hynte në qytet kjo kolonë, e kishte për detyrë që të marshonte kah Porta e Çarshisë. Kurse kolona e dytë e përbërë prej 3000 ushtarëve, të cilën e udhëheqte Sima Markoviqi e kishte për detyrë që të sulmonte Portën e Çarshisë dhe kolona e tretë, prap e formuar prej 3000 ushtarëve të cilën e udhëhiqte Vasa Qerapiqi e kishte për detyrë ta sulmonte Stamboll Portën në sektorin e lindjes kah Kalaja. Kurse kolona e e katërt që ishte e përbërë prej 2000 ushtarëve, të cilën do ta udhëhiqte Stanoje Gllavashi dhe Vulle Iliqi e kishin për detyrë ta sulmonin Portën e Vidinit. Kara Xhorxhi si komandant kryesor në operacionet e fillimit, do të mbetet me ushtrinë rezervë kah pjesa e Tash Mejdanit, kurse altileria e serbëve ishte e pozicionuar në 3 pozicione për sulm nga Vrajqari Tash Majdani dhe vendi i ashtuquajtur Sava Malla. Kurse në të gjitha kolonat ishte e caktuar që të kishte nga dy topa të lehtë që t’i thyenin dyert e qytetit. Në rast se nuk munden me sulmin e furishm në befasi nga ana e ushtarëve që janë caktuar për këtë sulm, atë ditë Kara Xhorxhi kishte urdhëruar që askush të mos afrohej afër qytetit si dhe mos të sulmojë me topa siç vepronin ditëve të tjera. Poashtu ishin marrë masa që asnjë lajm apo informatë mos të depërtonte tek ushtria shqiptare që mbante qytetin. Ushtarët serbë në atë ditë i kishin përgatitë tërë ditën armët dhe mjetet tjera, të cilat ishin të nevojshme për tejkalimin e barrierave për të hyrë në qytet, kurse në qytetet ishte atmosferë festive dhe bëheshin përgatitjet si nga ana e ushtarëve edhe e popullatës për festimin e ditës së bajramit. Ndërkaq koha ishte e tillë që shkonte në favor të serbëve, frynte nje erë e jugut kurse bora e nëntorit ishte shkrirë si dhe mjegulla kishte mbuluar qytetinin. Kah gjysma e natës, sipas planeve të bëra më parë u radhitën me kolona dhe u nisën nga porta e qytetit dhe duke e shfrytëzuar mjegullën, pahetueshëm, ju afruan portave të qytetit. Shumë përpara kolonave ishte nisur me shokët e vet Konda Binbashi, i cili kishte kaluar pahetueshëm afër një dyqani turk. Ata nuk i vërejtën dhe këta ju ofruan Sava Kapisë dhe Bedemin që ishte pranë Portës. Ata e kaluan dhe ranë në hendek dhe duke ndihmuar njeri-tjetrit kaluan barrierat dhe hynë në qytet dhe u gjindën afër rojës e cila patrollonte si dhe i qortoi qe të ndalen. Kurse Konda në gjuhë shqipe, turke u përgjigj se shkojnë djemtë tanë. Pasi që roja u hutua, këta në befasi i sulmuan me shpata pa mudur as të bëjnë zë. Pasi që e likuiduan këtë patrullë, ata ju ofruan vendit ku ishte i vendosur roja te porta e Savës edhe këta i sulmuan. Këtu filloi një luftë e rreptë. Një prej rojeve e shkrepi një pishtole dhe me të  dëgjuar këtë krismë, u krijua alarm dhe filloi një luftë prej të dyja anëve. Konda  mori disa plagë,  kurse prijësit tjerë që ishin me Kondën shumica u vranë .Edhe pse ndëgjoheshin të shtëna, askush nuk e dha alarmin e rrezikut as nuk ju shkoi mbrojtësve në ndihmë duke menduar që këto krisma janë për qejf. Pra filloi të agoi dita e bajramit e muajt sheval 1221 dhe për këtë shkak, u mendua se këto janë krisma të gëzimit për ditën e bajramit. Mirëpo duke u shtuar krismat dhe duke arritur flaka e shtëpive që i kishin djegur, serbët u vetëdijesuan se diçka e madhe po ndodhë. Kurse tek ushtria dhe popullata qytetare (erlit) u krijua një panik i madh, e në vend që t’iu ndihmojnë ushtarëve, ata me fëmijë e gra shumica zhveshur pa mundur madje që të arrinin të visheshin, ia mësynë portave më të afërta. Kështu që këta u bënë pengesë që ushtarët mbrojtës të qytetit mos të kishin mundësi që të sulmonin serbët. Nëse ata sulmojnë, këta do t’i vrisnin popullatën. Kjo ia mundësoi ushtrisë serbe që ata të mund të hynin në qytet. Kjo luftë edhe pse aty këtu kishte edhe ndonjë turk, kryesisht u bë në mes të ushtrisë së Demë Ahmetit dhe ushtrisë serbe që ishte e përbërë nga të gjitha vendet e Ballkanit, madje kishte ushtarë edhe nga Austria dhe Perandoria Ruse. Ende pa zbardhur dita, e tërë ushtria e kuptoi rastin se çka po ndodhë dhe u mobilizua duke filluar një luftë të tmerrshme. Ushtria shqiptare filloi ti ndriçonte vendet e errëta dhe në këtë moment një prej udhëheqësve, u gjend në vendin e ndriçuar me kolonën e Vasa Qerapiqit, i cili menjëherë u vra. Sulmet e serbëve vërshuan nga të gjitha anët të cilat shikonin çdo gjë duke shkatërruar dhe djegur. Kurse në pjesën qendrore ushtria shqiptare dhe një pjesë të asaj turke, u përqëndruan rreth xhamisë dhe arritën të mobilizojnë dhe të koordinojnë radhët e veta dhe nga këtu serbët më nuk mundën më t’i shtynin mbrapa. Gjatë këtyre luftimeve u vra një numër i madh i ushtarëve; edhe shqiptarë edhe turq, të cilët gjindeshin në ruajtjen e portave. Luftimet vazhduan me intenzitet të furishëm deri në ora 10 të ditës.   

Vargje me mendim të thellë meditativ

0

Shkruan: Shefqet DIBRANI

(Lekë Mrijaj, “KAMBANAT THËRRASIN”, poezi, botoi Shtëpia Botuese “HIERONIMUS”, Klinë 2019, faqe 142. IBSN 978-9951-8964-4-3)

Poeti Lekë Mrijaj, përveç anës edukativo – arsimore, prej vitesh merret edhe me letërsi. Në vazhden e këtij angazhimi para një kohe, (saktësisht në vitin 2019), ai botoi librin e parë me poezi “KAMBANAT THËRRASIN”, të cilin e ka edituar Shtëpia Botuese “HIERONIMUS”, në Klinë. Deri më tash, Lekë Mrijaj, në

prezantimet publike, ishte i njohur si autor i librit monografik, i shkrimeve kritike dhe atyre në fushën e hulumtimeve publicistike dhe trajtesave të tjera. Sfera e kulturës dhe ajo e letërsisë, dhe disa qasje të tjera në fushën e shkencave shoqërore kompletojnë edhe më tej opusin e angazhimeve krijuese të Lekë Mrijajt. Angazhimet e tij publike, kryesisht janë paraqitur nëpër tribuna e tryeza, si dhe në debate të shumta të cilat kryesisht i ka organizuar Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë, ku Lekë Mrijaj është bashkëthemelues i këtij Forumi. Në këto angazhime, ai e ka identifikuar vetën si njëri nga personalitetet e këtij lokaliteti, me ndikim dhe vlerë në shërbim të së mirës, të kulturës sonë kombëtare. Por me botimin e

përmbledhjes poetike “KAMBANAT THËRRASIN”, ai zgjeron fushën e angazhimeve edhe në sferën e poezisë.

LIRIA

Zogu bën shëti qiellit,
E peshku nën ujë;
Vogëlushi ecën barit,
E lirinë e bën njeriu.

Andaj:

Liri – është qielli,
Liri – është uji,
Liri – është dielli,
Edhe…, Njeriu është LIRI…

Faqe 45.

Poeti Lekë Mrijaj, ka të botuara disa libra të zhanreve të ndryshme letrare esteike dhe hulumtuese. Por në interesimin tim, ka zgjuar vëmendje vëllimi me poezi “KAMBANAT THËRRASIN”, libër ky me poezi, që përveç metaforës së fuqishme, ka një mendim meditativ në brendësin e saj, prandaj poeti, “Tërë natën e natës ka mbledhur rruaza”, dhe të gjitha i paska lënë “Në varsen e vet”, qoftë si kujtime, apo si përjetime dhe sfida “Të (shpër)ndara udhëve, / Që atëherë, / Deri në mëngjesin e sotëm”, poeti pa rënë në skematizëm, “Tash,/ Ka vënë një tjetër të re,/ Në atë varëse”, “Për Sot,/ E për nesër”, i ka varur idealet e tij, (e modifikuar nga poezia, SHPRESA, faqja 31 dhe 40.) Kjo metaforë kaq e thellë të bënë me besuar se bëhet fjalë për një poet me varg që në esencën e tij

përmban mendim të thellë meditativ, kurse poezitë janë shkruar me stil artistik, si në vargjet: “Kur unë jam me Ty,/ Gjumë në sy s’mund të bëj,/ Kur Ti,/ Nuk gjendesh me mua/ As që mund/ Të bëj gjumë…// Të faleminderit,/ Zoti im,/ Për pagjumësinë…// E dallimin në mes tyre.”, (poezia KUR UNË JAM ME TY, faqe 118.)
Në poezinë “PARA SHTËPISË SIME”, poeti ka prekur në esencën e saj një motiv social që si dukuri që moti ka zënë vend e ka shtrirë rrënjë në brendësinë e njeriut, por si ves është i keq dhe i shëmtuar. Në anën tjetër, falë afinitetit krijues, poezia në vetvete përmban mesazh për humanizëm, me porosinë për mirësjellje e qytetërim. Pra edhe atëherë kur mendojmë se nuk na sheh a dëgjon kush:

E shoh
Nga këndi,
Ulur pranë ulëseve,
Mba(j)në në duar kërryl(ë)a…

Disa nuk e shohin,
Nuk guxojnë,
E sa të tjerë,
Pa fije turpi,
E gjykojnë,
Dhe,
Me gjysmë fjale thonë:
“Shihni kët(ë)a plakush(ë)…!”

Ata
Askënd nuk e shohin,
Nuk dëgjon
Mirë…

Poezia, PARA SHTËPISË SIME, faqe 41.

Natyrisht, si të gjithë poetët tjerë të cilët në fillimet e tyre poetike, edhe tek Lekë Mrijaj, dominon thjeshtësia dhe brishtësia poetike, ku të gjitha mendimet e shprehura nëpër vargje janë të tejdukshme me pamje kristalore e artistike dhe me një imagjinatë mjaftë të zhvilluar meditative, duke e bërë lexuesin më kureshtar për të kuptuar mendimin universal që përqon mesazhi i poezisë, e cila nga prizmi i motivit, tematika e saj është mjaftë e përpunar dhe e pasur me ide të shumta që kanë bërë për t’u realizuar poezia me finesa të mira artistike. “Mund të të vallëzoj edhe mbi tërkuzë,/ Të eci edhe symbyllas pa fije frike;/ Kuptojeni miq, pa asnjë hallakatmë,/ Të dini, e kuptoni, ju edhe

një pikë:// Se, kush është Ai,/ Që tërkuzën më mban?”, (poezia, VALLJA MBI TËRKUZË, faqe 46.)
Ky frymëzim poetik e bënë Lekë Mrijajn, poet i lirikës e cila posedon në vetën e saj edhe metaforën meditative mbresëlënëse, që në esencën e saj ka origjinalitet, gjë që të bënë kureshtar, sidomos zhbiruesit dhe hulumtuesit e motivit tematik dhe të gjetjeve metaforike përmes të të cilave mund të bëhen interpretime të shumta të këtyre motiveve. Gjithsesi poezia e këtij vëllimi të jep mundësi të tilla për interpretim artistik të saj.

PORTRETIZIM I NJERIUT TË SOTËM

U ngopëm fare
Me këto ngjyra,

Ngjyra të errëta

Me të zeza – lara,
Portretizohen
Njerëzit e sotëm,
Nga “piktorët” maratonistë
Që sot bëjnë gara!

Faqe 54.

Vëllimi poetik, ”KAMBANAT THËRRASIN “, i poeti Lekë Mrijaj, përveç metaforës e vënë që në titull spikatë mënyra e thyerjes së mendimit i cili në shumë raste bëhet metaforë që në vete përbën ndjeshmëri filozofike, e ndërthurur me përvojën jetësore, prandaj praktikisht motivet e saj dëpërtojnë me lehtësi në vetëdijen e vrojtuesit, duke u shndërruar pastaj poezia në proces ndikues në

vetëdijen e përceptuesit, siç mund të lexohet edhe në poezinë e shkurtër me vetëm katër vargje, “NE, AKOMA MBETEM TË NDARË”, në të cilën thuhet: “Na iku edhe ai shekull i ndytë/ I tëri mbeti na mbeti në kalendar,/ E dashur imja Shqipëri,/ Ne, akoma mbetem të ndarë.”, (faqe 64.)
Nëpër shumë vargje, poeti ka mundur të hyjë në botën e poezisë me një bagazh të akumuluar profesional nga qasjet e hershme kritike, prandaj në këtë vëllim poetik, dallohet përpjekja për qartësi të mendimit tematik që i është bërë gjakim, ndërsa vargjet janë pigmentim kolorit i shprehjes artistike, që fuqizon vlerën e mendimit lirik, që gjithnjë jep mesazhin optimist dhe në anën tjetër ka ngritur cilësinë estetike të vargut dhe të poezisë: “Të majtës dorëz/ I tha e

djathta,/ Se të kam për afër.// Të djathtës dorëz,/ Iu (për)gjegj e majta,/ Se nuk mërzitet…”, (poezia DORËZËS SË MAJTË, faqe 86.)
Në përgjithësi, poezia e Lekë Mrijajt, e përfshirë në përmbledhjen e parë të tij “KAMBANAT THËRRASIN”, shprehin thellësinë tematike e motivore të cilën e kultivon ky poet. Prandaj mund të përfundojmë me përkufizimin se struktura simbolike e poezisë së Lekë Mrijajt, sillet kryesisht rreth metaforës meditative, e shprehur me figura stilistike, duke i dhënë poezisë vlerë, kurse botkuptimi i saj tematik, në të gjitha trajtat e mundshme, jep mesazhe universale që në thelb kanë porosi për mirësjellje, edhe si vlerë e humanizmit kulturor.

St. Gallen, 11.12.2023.

“Komiku Ali”, komandanti që qyshkur u kthye në FYROM, shqiptarët përjetojnë spastrim etnik, braktiset nga rinia!

1

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Përshëndetje të nderuar,

Bashkëkombësi Ramazan Bekteshi shkruan: “BDI, kancer malinj i shoqërisë shqiptare në MV”. Kjo është e saktë. BDI e korruptuar. Parti mashtruese, me një “Komandant” antikombëtar (komiku Ali) e të sëmurë mendsh, që një kohë ka shëtitur rrugëve të Zvicrës, e cila edhe i ka dhënë pension invalidësh. Me kthimin e tij në FYROM, shqiptarët përjetojnë (spastrim etnik), kanë ikur të gjithë rinia. “Komandanti” i shantazhuar për pisllëqe shumë serioze, i ka nën kontroll edhe mediat shqipfolëse, sidomos portalet.

99% e mediave shqiptare janë antikombëtare. Duhet informuar shqiptarët cilat janë ato, që t`i bojkotojnë e jo të klikojnë…

Media shqipfolëse, në gjithë trojet arbërore, diçka që është pilulë e kalbur, e qelbur, manipuluese, mashtruese, kundërmuese.

Praktikisht janë në shërbim të armiqve pushtues. Duhet t`i denoncojmë se cilat janë ato. Dhe, t`i bojkotojmë.

Aurel Dasareti

Drejtuesit politik, ushtarak, policor dhe religjioz serb duhen hetuar për gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë përgjat viteve 1998-1999

0

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian 

  1. Albanofobia serbe ka histori dyshekullore 

Albanofobia, “racë inferiore dhe shqiptarët janë lum i dalur nga shtrati”, janë shprehjet kryesore të 37 porgrameve serbiane për m` i shfarosur shqiptarët. Ja se çfar betimi bëjnë oficerët serbianë për të masakruar shqiptar në një manastir të Kosovës më 1998. Pason teksti i betimit:  “Betohem në nderin e gjinisë së gjakut dhe të emrit të ndritëshem serb, se do të luftojë kundër armikut të popullit tim, deri atje që ta krijojmë qëllimin tonë të shenjët-çlirimin e Kosovës duke mos zgjedhur mjete dhe mënyra, kundër shqiptarëve.  Pa asnjë reagim do t` i kryej të gjitha detyrat të cilat i marr nga lëvizja deri edhe me çmim të jetës sime, sepse jeta ime nga kjo ditë i takon Lëvizjes serbe për Luftë dhe për popullin serbian. I betohem kësaj KISHE të shenjët para shpirtërave dhe trimave serbian, dhe le të më mallkojë tambli serbian nëse tradhtoj ose e lakoj këtë betim, le të më gjyjoj Zoti dhe gjurma shekullore. Liri ose vdekje”! (Nga botimi: H. R. Wach, f. 89).

Viset etnike shqiptare ishte planifikuar që të coptohen, jo pse nuk dihej historia e tyre por vetëm pse pjesa më e madhe e shqiptarëve e kishte pranuar ISLAMIN si rreligjion, në Mesjetë. Ja pazari kryesor që ka lënë gjurmë tragjike deri në ditët tona, pa marrë para sysh se janë zhvilluar dy lufta botërore. Ai pazar është Marrëveshje sekrete në mes Austro Hungarisë dhe Rusisë më 17 maj 1897. (…) Pika 3.b. “ Pjesa e përfshirë midis Janinës në Jug dher Liqenit të Shkodrës në veri, me një shtrirje të mjaftueshme nga ana e lindjes, do të formojë një shtet të pavarur me emrin Principata e Shqipërisë, duke përjashtuar çdo sundim të huaj.

c). Pjesa tjetër e territorit të disponueshëm do të NDAHET në mënyrë të drejtë midis shteteve të vogla të ndryshme të Ballkanit që ekzistojnë sot. Në këtë ndarje Austro Hungaria dhe Rusia ruajnë të DREJTËN (!!!) që të merren vesh në kohën e duhur. “1. (1..A. F. Pribram, Les traites politiques secrete de l` Autriche-Hongaris, I. Paris 1923, f. 109;  Duke i njohur këto pazare, politikani malazez Vllada Dapçeviq, do të shkruaj: citojmë në origjinal-“ Valjda ni sa jednom zemljom, s interesima nijednog naroda nije se toliko bezoçno TRGOVALO na mirovnim konferencijama posle përvog svetskog rata, kao sto je sluçaj sa albanskim narodom”. Dhe vazhdon: “To sto se dogadja u Srbiji je çisto fasistiçki scenario i populistiçka politika. Svi govore o pravima onih Srba i Crnogoraca, koji su u ogromoj veçini KOLONISTI, koje je kolonizirala bivsa velikosprska vlada s anmerom da izmeni nacionalnu strukturu stanovnistva. To su uradili tako, da su zmelju uzeli Albancima i dali je kolonistima. Dnas (1989) pak trube o kontrarevoluciji. To je OBIÇNA IZMISLJOTINA. Jer Alnanci na Kosovu se ne bore za restauraciju kapitalistiçkog Kosova, nego za nacionalnu ravnopravnost, samobitnost….I nema sile, koja bi speçila albanski narod da ostvari svoju volju. Ako Slobodan Millosheviç nastavi s takvom politikom pritiska, to çe bez sumje izazvati gradjanski rat u Jugoslaviji. Takvu situaciju moze da zeli samo LUDAK, koji se igra sudbinom zemlje. Srbi ne mogu da se pomire s çinjenicom, da su Albanci stvorili svoju intelegenciju, svoju nacionalnu svest i da ih vise nije moguçe vratiti na nivo od pre rata, kada je bilo koji Srbin mogao da UBIJE ALBANCA i za to uopste nije odgovarao, u vreme, kad si ih Srbi plaçkali, unistavali i ponizavali na anjastrasniji naçin…” Vlada Dapçeviq, “Mladina”, 20 Janvar 1989, str. 61).

Në luftën kundër popullit shqiptar në Kosovë 1998/99 qeveria serbe kishte angazhuar forca speciale komplekse, si forca të rregullta ushtarake, kombinime të policisë dhe forca speciale, forca paraushtarake, milicinë lokale dhe një mori forcash që ishin në cilësinë e mercenarëve nga vendet e ndryshme, njoftonte opinionin botëror H. R. Watch.2. (2. “Krimet e luftës në Kosovë, raport special” për vitin 1998.

Lidhur me këtë, Ushtria e Jugosllavisë (Zhablakut) Fedrative (Serbi, Mali i Zi), e kishte strukturën komanduse horizontale dhe vertikale. Në krye të piramidës komanduese ishte Sllobodan Millosheviq. Lidhur me këtë, ushtria ishte nën kontrollin e Këshillit të Lartë të Mbrojtjës. Në këtë Këshill hynin: Kryetari i RFJ, Kryetari i Srbisë  Ivan Millutinoviq dhe Kryetari i Malit Zi Momir Bullatoviq. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ishte gjenarali Dragolub Ojdaniq, Zavendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm ishte gjeneralkoloneli Svetozar Marjanoviq. Në Kosovë ishte në ofenzivë agresive aviacioni luftarak dhe mbrojtja kundërajrore, njësitet tokësore të Armatës së Tretë për veprime speciale të komanduara nga gjeneral nonkoloneli Spasoje Smilaniq. 3. (3. H.R. Watch, Under Orders, N. Jork 2001, f. 67).

Meqë Ushtria Jugosllave (UJ) ishte e strukturuar në tri armata, në territorin e Kosovës ishte e stacionuar e ashtuquajtura Armata e Tretë. Me këtë armatë, shtrirja e së cilës zgjërohej edhe në një pjesë të Serbisë Jugore, komandonte kolonel Nebojsha Pavkoviq. Nën vatësinë e shtabit të Armatës Tretë ishte i ashtuquajturi Korpusi i Prishtinës. Me këtë korpus komandonte gjeneral majori Vlladimir Llazareviq.Nën komandën e këtij oficeri të lartë serb ishin pesë brigada vrastare. Me brigadën e 15-të të këmbësorisë me shtab në Prishtinë komandonte koloneli Mlladen Çirkoviq. Brigada 125 e motorrizuar me përqëndrim operativ luftarak komandonte kolonel Dragan Zhivanoviq. Kjo brigadë operonte në trevat e Mitrovicës dhe Pejës.Ndërsa, brigada 549 e motorrizuar ishte me komandë qendrore në Prizren dhe Gjakovë. Kjo btrigadë që bëri mizori sidomos në Gjakovë, komandohej nga kolonel Bozhidar Delliq. Në trevat e Gjilanit dhe Ferizajit operonte brigada 243 e komanduar nga koloneli Krsman Jelliq. Në ndihmë këtyre njësiteve vrastare ishte edhe brigada e kombinuar artilerike 52, komanda e së cilës ishte në Gjilan. Kjo brigadë komandohej nga kolonel Radojko Stefanoviq. Në bashkveprim me këto brigada vrastare ishte edhe Brigada e policisë SPECIALE ushtarke nr. 52. Kjo brigadë komandohej nga Prishtina nga majori Zhelko Petkoviq. Por jo vetëm këto njësite që akush prej tyre nuk është HETUAR, GJYKUAR DHE DENUAR nga ndonjë Gjykatë speciale në Kosovë, Serbi, apo në Hagë, vepronin në kordinim aktiv në KRIME MONSTRUOZE ndaj shqiptarëve: Rregjimenti 83 i aviacionit; Rregjimneti kundërajror 311 me qendër në Gjakovë; Bataloni i Këmbësorisë nr. 55 me qendër në Prizren dhe Bataloni nr. 57 me komandë në Ferizaj.4 (4. Burimi: H.R. Watch, Under Ordrs, N. Jork, 2001, f. 67).

Kundër popullsisë civile shqiptare, me qëllim të shpërnguljës dhe shfariosjes,që argumentojnë dokuemnetet arkivore, marrin pjesë njësitë e Korpusit 21 nga Nishi; Brigada e Blinduar 211 nga Nishi me 1258 trupa, 75 tanke, 13 topa; Brigada 150 e Vranjës me 1316 trupa, me 31 tanke; Brigada e 2-të e Nishit me 1600 trupa dhe 18 topa; Brigada e motorrizuar e Pirotit me 1600 trupa, me 31 tanke dhe 18 topa. Në operacione kundër civilëve shqiptarë me qëllim për t` i shpërngulë dhe larguar nga Kosova vepronte njësia e inxhinjerisë me shtab në Prekupe me 1000 trupa, njësia e logjistikës nr. 85 me shtab në Nish, me 1000 trupa, ishte në çdo cep të Kosovës. Por, jo vetëm këto. Në Kosovë kundër popullsisë civile shqiptare ishte në veprim kriminal edhe Korpusi i Uzhicës me brigadën 37 të motorrizuar të Rashkës. Ky njësit i kishte 1695 trupa, 31 tanke, 18 topa. Në Kosovë me detyra që ta ndjekë popullsinë shqiptare nga trojet e veta, ose ta vrasi nëse nuk lëvizë kah Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi, ishte Brigada e Pozhegës me 1600 trupa dhe 18 topa për t` i bombaduar katundet. Në veprime kriminale dhe plaçkitje të pasurisë ishin edhe korpusi 24 i Kragujevcit me brigadën nr. 80, ku operonin 1600 ushtarë dhe oficerë. Kjo njësi dispononte për t` i bombaduar katundet me 18 topa dhe municion adekuat. Në këtë armadë vrastare terroriste ishte edhe Korpusi i 12 i Novi Sadit me brigadën nr. 18 me 1600 ushtarë dhe oficerë, që kishin në disponim armatim lufte të lehtë, por edhe 18 topa, për të bombarduar nga largësia.5. (5. Arkivi i Kosovës, Krimet serbe 1998/99, plasuar nga UNMIK, në 21 kamion lendë e pasistematizuar; Autori i këtyre rreshtave nuk e ka lejuar që ajo lëndë të hudhet në mbeturina, si u provua nga disa zyrtarë të huaj në shtaor 1999).

Deri me tash është vërtetuar se në Kosovë ishin siellë me detyra vrasëse të civilëve shqiptarë edhe njësitet e rregullta të Aramatës Parë, me të cilën koamndonte gjeneral koloneli Srbolub Trajkoviq. Ky oficer i lartë për të bërë krime kishte sjellur në Kosovë Brigadën 252 të blinduar nga Kraleva. Kjo brigadë i kishte nën komnadë 1121 ushtarë, të cilët kishin të drejtë të “regrutojnë” edhe civilë serbian vendas, me detyra speciale, se kush është nga shqiptarët i ‘përshtatshëm’ për ta vrarë e kush duhet të shpërngulet, e cila familje të masakrohet. Brigada i kishte 82 tanke dhe 12 topa në disponim. Brigada, plus grumbulloi autobus privat dhe vetura të palqkitura nepër Kosovë, për t` i trasportuar ushtarët nga një komunë në tjetrën.Në Kosovë me detyra vrastare ndaj civilëve shqiptarë Shtabi i Beogradit e kishte dërguar Brigadën speciale nr. 72 me 1189 ushtarë. Kësaj brigade speciale i ndihmonte në likudimin e civilëve shqiptarë në grupe Korpusi i Beogradit me Brigadën e Parë të Blinduar me 1184 ushtarë, 112 tanke dhe 12 topa e minahedhës të kalibrave të ndryshëm dhe 12 topa, për ta masakruar popullin në arratisje. Ndërsa, Brigada nr. 72 speciale dhe Brigada nr. 63 e parashutisëve me 460 trupa, i sulmonin shqiptarët nepër kolona duke u arratisë kah Shqipëria dhe Maqedonia.

Për vrasje në vijat rrugore ishte angazhuar Korpusi  nr. 2 i Pogoricës me brigada 1 B-4 të alpinistëve me shtab në Kolashin. Në kuadër të këtij njësiti vepronin 350 trupa. Në kuadër të kësaj force vrastare ishte edhe Brigada 4 e Policësë ushtarke e Podgoricës me 359 trupa.Në Kosovë kanë vepruar duke vrarë popullsinë në masë edhe njësia e komadnuar nga Ratko Mlladiq. Ajo njësi kishin në kuadër të saj edhe vrastarët monstruoz: “Beli Orlovi”, të komanduar nga Vojislalv Shesheli dhe Aleksander Vuçiqi; njësitin e pushkatimit të quajtur “Tigrovi” i komanduar nga Zhelko Rzhanatoviq-Arkan. Pranë tyre, vepronte edhe njësia “Dobrovolci” nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe mercenarë sidomos: rusë dhe rumunë, me detyra speciale. E në kuadër të këtyre veprimeve ishin inkorporuar edhe serbët vendas të Kosovës, si të mobilizuar, të cilët shquheshin me dergimin e njësive në operacione speciale për vrasje masive nepër rrugë, shtëpia dhe civilë të strehuar në male. Lidhur me këtë, një ushtar i jep deklaratë gazetës “DIE ZEIT” të Hamburgut. Ai thot ndër të tjera se: “ ….Nuk kam vrarë fëmi në Kosovë. Kur të shkoj herën tjetër nuk do të bëjë më asnjë dallim, s` do të lë gjë të gjallë”. Me detyra speciale të autorizuar nga Këshilli i Lartë shtetëror që drejtohej nga Sllobodan Millosheviq ishin edhe: Nikolla Shainoviq, Millan Millutinoviq (Kryetar i Serbisë), Mirko Marjanoviq (Kryetar qeverie), Vllajko Stoilkoviq (Ministër i Punëve të Brendëshme, i njohur me nofken :Deda”-“Gjyshi”. Ky kriminel, i cili e vret vetën në derë të Parlamentit kishte për ndihësa këta oficerë: tërë sherbimin policor të Srbisë, të drejtuar nga Vllastimir Gjorgjeviq, i njohur me nofkën “Roxha”, i cili ishte edhe zavendësministër i Punëve të Brendëshme të Serbisë.Vendin e tij pas një kohe e mori krimineli Sreten Llukiq. Ky ka komanduar më 1998/99 në të gjitha masakrat nepër Kosovë, dhe nuk ka dhënë kurrfar përgjegjësie. Por në krime kësaj garniture militare i ka ndihmuar Gjeneral koloneli Radomir Markoviq, ( i arrestuar më 23 II 2001). Në postin komandues ky kriminel ishte deri më 25 janar 2001. Në krime në Kosovë ishin të involvuar edhe Nikolla Curçiq, zyrtari i lartë i Sigurimit shtetëror dhe Drejtor i Institutit. Për ndihmës ky kriminel i kishte : Stojan Mishiqin, përgjegjës për Serbi;gjeneral Petar Zekoviqin përgjegjës për Vojvodinë dhe Gjeneral Obrad Stevanoviqin përgjegjës për Kosovë. Në vartësi të tyre ishte edhe shefi i sigurimit shtetëror David Gajiq. Ndërsa Obrad Stevanoviq kishte angazhaur forcat profesionale antiterroriste të koamduara nga Zhivko Trajkoviq. Në kordinim me njësitet speciale të Btajnicës, Novi Sadit dhe Prishtinës Zhivko Trajkoviq ka bërë krime nepër katundet e Kosovës dhe kah fundi i majit 1999 nepër Pejë dhe Gjakovë, krime ato të dirigjuara nga Sreten Llukiq.

Nepër komuna krimet i drejtonin: në Prishtinë Mishko Llakoviq (droger i disa shqipfolësve); në Gjilan bandat krimianle i drejtonte Dushan Gavranoviq; në Mitrovicë vrasjet e civilëve shqiptarë i organizonte Lubinko Cvetiniq; në Ferizaj vrasjet e shqiptarëve nepër shtëpia dhe rrugë i organizonte Bogolub Jnaiçieviq, në Prizren me vasa komandonte Gradimir Zekoviq; në Pejë dhe Rrethinë me mizori komandonte Bora Vllahoviq, në Gjakovë civilët i likidonte me urdhër prej eprori Dragutin Adamoviq i ardhur nga Nishi. Ky kriminel drejtonte edhe me një qetë speciale për plaqkitje të pasurisë shqiptare.

2.Policia sekrete serbe në Kosovë 1998-1999 

Me policinë sekrete serbe në Kosovë më 1998-1999 e ka drejtuar organizata terroriste “JSO”. Në kuadër të kësaj oranizate ishin: “Beretat e kuqe” të drejtuara nga Frenki Simatoviq si dhe njësia “LEGIA”. Ka të dhëna se njësitet terroriste i drejtonin: Frenki Simatoviq, Vijisllav Sheshel, Aleksander Vuçiq, Zhivorad Igiqi, Dushko Ristiqi, Ivica Daçiqi. Në krye të kësaj bande ishte Zoran Angjellkoviq. Njësitet ishin të sigurauara nga ushtria dhe policia. Prejardhja e mercenarëve ishte nga: Rusia,Rumunia, Austria, Bullgaria, Maqedonia, Gjermania, Franca dhe Italia.Këtyre njësive u kanë ndihmuar në lëminë e logjistikesë drejtuesit e qarqeve, por në pozitë që të kontaktojë me ta shin: Zoran Angjellkoviq, Boshko Drobnjak, Zejnelabedin Kurejsh, Dragutin Markoviq nga Prishtina, Gjylbehar Shaboviq nga Prizreni, Vesko Periq si vrasës i fëmijëve nga Fushë Kosova.

Në Qarkun e Kosovës, ishin përgjegjës për të gjitha krimet: Velko Odalloviq, për tërë qarkun. Për komunat e qarkut ishin urdhërdhënës: për Prishtinë Dushan Simiq, për komunën e Lipjanit Lubinko Bozhiq, për Komunën e Podujervës Millovan Tomiq, për komunën e Drenasit Dobrosav Radoviq, për Komunën e Obiliqit Zoran Millosheviq, për Komunën Fushë Kosovës Dobrica Llaziq-“Ciga”, Nebojsha Petkoviq për Komunën e Ferizajit, Radosasv Ognjanoviq për Komunën e Kaçanikut, Sllavisha Rexhiq për komunën e Shtërpcës dhe për Komunën e Shtimës Svetisllav Zekiq. Në nivel rrethi dhe nepër komuna këta persona që nuk i ka marrë asnjë ligjë për hetim janë përgjegjës për masakrimin e 2315 civilëve shqiptarë, prej tyre 239 fëmijë.

Në Qarkun e Mitrovicës përgjeshës për krime nda shqiptarëve janë: Zdravko Trajkoviq. Nepër komuna ishin përgjegjës: Nikolla Radoviq për Mitrovicë, Dragan Jabllanoviq për Leposaviq, Sima Simiq për Skenderaj, Srxhan Vukotiq për Zubin Potok, Desimir Petkoviq për Zveçan, Sllobodan Donkiq për Vushtrri.

Për Qarkun e Pejës ishin përgjegjës për krimet kundër civilëve shqiptarë: Jovan Popoviq (Kryetar qarku). Ndërsa në shtabin e tij ishin: Kryetari i komunës Pejës Millan Ivanoviq, Kryetari i Komunës Itogut Milladin Peroviq, Kryetari i Komunës Klinës Svetozar Dabisheviq, Kryetari i Komunës Deçanit Milivoje Gjurkoviq, Kryetari i Komunës Gjakovës Momçillo Stanojeviq (ishte në Mejë si kallauz dhe nuk është denuar për vrsjen e 311 civilëve për një ditë).

Në Qarkun e Prizrenit me krimet drejtonte Brankica Turnjakoviq,Lubisha Stefaboviq kryetar komunes Prizrenit, Nedelko Kollshinac kryetar komunës Rahovecit, Stanimir Radiq kryetar Komunës Therandës, Destan Skenderi Kryetar i Komunës Dragashit.

Në Qarkun e Moravës (Gjilanit) komandonte Predrag Kovaçeviq, Me grupin e pensionerëve drejtonte Dushko Ristiq, i njohur si kërkuesi kryesor që në “Kosovë të krijohet baraspesha nacioanle në mes serbëve dhe shqiptarëve, pra 50 me 50 përqindë.. Kurse në Shtab Predrag Kovaçeviq i kishte këta kryetar komunash: Për Gjilan Bogdan Periq, për Kamenicë Branimir Simiq, për Viti Vesko Periq, për Novo Berd Petar Vasiq. Në këtë anë ishin edhe disa kriminelë nga Lika, Knini dhe Sllavonija e Kroacisë.

3.Kush i siguronte kriminelët në kampanjën e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë

Kosova më 1998/99 ishte vendi më i militarizuar në Evropë pas Luftës Dytë Botërore. Vetëm të studiohet se sa njësi speciale ishin koncentruar në Prishtinë në fillim të nëntorit 1998. Atë natë parashihej që Prishtina dhe rrugët e saj të përgjakën dhe shqiptarët ta kuptojnë forcën serbiane, shkruante Vojisllav Shesheli dhe Aleksander Vuçiqi, një duet radikal i njohur se “tokën shqiptare do ta okupojmë përmes shoqatës gjuetarëve”, që do të thot se do të “vrasim shqiptar, sikurse të ishin egersiara të malit”. Por, gjenocidi ndaj shqiptarëve në Kosovë nuk ka mundur, as të mendohet pa involvimin e drejtpërdrejt të drejtuesve lokal serbian. Në realitet, krimet monstruoze ndaj shqiptarëve nuk do të ishte e mundur të ndodhnin pa ndihmën e perosonave të autorizuar të pushtetit neofashist të Sllobodan Millosheviqit. E ata persona që ishin pjesëmarrës në krime, abuzime, dhunime, plaçkitje dhe viedhje të pasurisë së shqiptarëve, pikërisht ata e hapën DOSJËN e gjenocidit dhe në proces ishin pjesëmarrës në të. Ata në bazë të dokuemnetve që janë zbuluar ishin: Vesko Periq, Petrit Kostari, Ratomir Jonçiq, Xhafer Xhuka, Millorad Samarxhiq, Muharrem Ibro, Mihajllo Nediq, Refik Senadoviq, Zoran Bratiq, Adem Koci, Fuaf Hoxha dhe të tjerë me detyra speciale për t` i identifikuar personat që duhej të vriteshin apo të dhunohen”.(Shiko: Vlada Republike Srbije, Naredbodavci po opstinama”).

Në lidhje me atë që u tha më lartë, zingjiri i lidhjeve INFORMATIVE dhe komanduese nepër qarqe dhe komuna të Kosovës ishte në tërësi i mbuluar sipas qarqeve:

Në Qarkun e Prizrenit nga Shatbi i Zoran Angjellkoviqit ishin autorizuar për siguri (të serbëve) dhe krime (ndaj shqiptarëve): Momqillo Stefanoviq, Refik Senadoviq, Adem Koci, me dy ndihmës të paidentifikaur;

Në Qarkun e Gjilanit Shtabin e Zoran Angjellkoviqit e prezantoi  në sigurim (të serbëve) dhe krime (ndaj shqiptarëve) e që ishin të lidhur drejtë për drejtë me qarqet ushtarake, policore dhe kishtare : Millorad Samarxhiq, Vesko Periq dhe Fuad Hoxha;

Në Qarkun e Mitrovicës nxitësit e krimeve ndaj shqiptarëve dhe sigurimin e plotë të serbëve e të cilët ishin në tërësi të armatosur: Ratko Jociq, Mihajllo Nediq, Zoran Bratiq dhe dy shqipfolës që nuk i zbulojnë emrat eprorët  e tyre. Të gjithë këta kriminelë i subvenciononte Novak Bjeliq, i cili ua mundësonte që kufomat të zhdukën në shkritorën e Zveçanit.

Në Qarkun e Kosovës ishin 12 oficerë të lartë, emrat e të cilëve në dokuennt ishin të palexueshëm. Por të lexueshëm ishin bordelet që organizonin disa persona që ishin antar të Partisë Mira Markoviqit, e që janë botuar nepër gazeta, por asnjë akuzë kundër tyre nuk është nisë për në ndonjë gjykatë deri me sot, sepse Kryeprokuri po “flenë”. Madje, qenderat ndërkombëtare nxituan për ta themeluar Gjykatën Speciale për ndiekjen e Koamnduesëve të UÇK-ës, krejtë me qellim që krimet serbe mos të përmenden fare. Dhe kështu po ngjan, ata që e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë po hetohen dhe po gjykohen, ndërsa ata që kanë organizuar GJENOCID, jo që janë të lirë, por po kërcnohen prapa se “Kosovë do ta shndërrojmë në gërmadha”.

Nepër komuna kanë mbetur emrat e atyre urdhërdhënsve në krime nepër tërë Kosovën. Ata nepër komuna ishin: Në Pejë urdhërdhënës ishte Tomosllav Llakiçeviq; në Klinë ishte Ranko Donçiq, në Kamenicë ishte Nikita Markoviq, në Therandë ishte Stanisllav Anxhellkoviq, në Deçan ishte Branisllav Llaban, në Ferizaj urdhërdhënës në krime ndaj shqiptarëve ishte Predrag Radivojeviq, në Mitrovicë  nxitës i krimeve ndaj shqiptarëve ishte Sherafedin Ajeti, në Viti me krimet komandonte Zoran Kojiq dhe Vesko Pejiq, Në Novo Bërd komandonte Sllavolub Maksiomoviq, në Leposaviq Bllagoje Nedelkoviq, në Skenderaj krimet ndaj shqiptarëve i programonte me një ekip prej dy policëve dhe dy popave nga Nishi, Sima Simiq, në Gjakovë krimet dhe dhunimet i organizonte Zoran Nikiq, me dy priftër ortodoks të Deçanit. Në Kaçanik krimet i organizonte Dragan Cvejiq, në Shtërpc krimet i drejtonte Svetisllav Drulloviq, në Shtimje krimet i organizonte Pavle Zhiviq. Ndërsa në trevën e Lipjanit krimet i organizonte Sllavisha Dukiq me dy shqipfolës. Në Fushë Kosovë krimet i orkestronte Çedomir Bojkoviq me dy ciganë,Në Gjilan dhe rrethinë krimet i organizonte Bozhidar Mitroviq. Për ndihmës i kishte edhe dy udbashë shqiptar, të cilët në disa raste kanë qenë të përmbajtur. Në Dragash krimet i orkestronte Dimitrije Gjorgjeviq, në Rahovec krimet i organizonte me listë Jovan Gjuriçiq dhe dy serbian vendas, emrat e të cilëve nuk i publikon H. R. W, në “Under Ordes”; Për problemet diplomatike dhe politio-ushtarke shiqo: Blerim Shala, Vitet e Kosovës 1998-1999, Prishtinë 2000).

Në Prizren dhe rrethinë krimet dhe gjenocidit mbi shqiptarë e kishte planifikuar Dragan Stankoviq me tre ndihmësa të cilët e kishin gradën e kolonelëve rezervë, e neri prej tyre ishte “turk”. Në Besianë  (Podujevë) krimet i orkstronin Millosh Gjuriq me dy oficer rezervë malazezë (prindët e tyre ishin kolonistë në Peran).  Në Vushtrri  krimet i drejtonte Sllobodan Dokniq, në Burim (Istog) krimet i drejtone një shtab që ishte stacionuar në lokalitetin Vrellë, Mollorad Komatoviq. Ky kriminel e kishte një këshilltar nga Baja dhe një nga Peja (ish UDBASH). Në Obliq krimet i drejtonte edhe për Drenas Millorad Spasiq. Në Zubinpotok krimet i organizonte zakonisht natën, Mirko Trifunoviq. Në lidhje me këta kriminelë, në një raport të gjetur në Pejë me shifër nr. 612/1, nga 30 marsi 1999 shënohet se të gjitha organte shtetërore në tërë qarkun vihen nën komandën e Seksionit Ushtarak të Pejës. E këtë seksion komandonte Kolonel Dushko. D. Antiq. Ky oficrer i lartë ushtrie i kishte ndihmës: Jovo Popoviqin, Simeon Radoviqin, Tomo Bjelliqin, dr. Dragutin Vujosheviqin, Sllobodan Vllahoviqin ( i autorizuar për ASANIM TË KUFOMAVE SHQIPTARE, baarte të kufomave deri në Batajnicë afër Beogradit), Sllobodan Jokiqin, Danillo Medenicën, Ndelko Knezheviqin, Branko Llazareviqin, Dragan Zeçeviqin, Radomir Gojkoviqin, Nebojsha Deviqin, Radosh Radulloviqin, Tomisllav Llakiçeviqin dhe tre popa, të cilët kujdeseshin për strehimin e tyre në Manastir, gjatë bombardimeve.

Në bazë të dokuemnetve tërë Kosovën e kishte në kompetencë Korpusi i Prishtinës (institucion ushtrak) të cilin e komadnonte Gjeneral Vlladimir Llazareviq. Në disponim ky Korpus vrastar ishte i drejtuar nga njësitë speciale prej këtyre oficerëve: 1.Brigada 252 e blinduar komandohej nga kolonel Millosh Mandiq;2. Brigada 15 e blinduat koamdnohej nga kolonel Mlladen Qirkoviq;3. Brigada 125 e motorrizuar komandohej nga kolonel Dragan Zhivadinoviq;4. Brigada 243 e mekanizuar koamndohej nga kolonel Krsman Jelliqin;5. Brogada 549 e këmbësorisë komandohej nga kolonel Bozhidar Deliq;6. Brigada e artilerisë ajrore koamdohej nga kolonel Millosh Qosan;7. Policinë ushtarake me detyra speciale për ta dhunuar popullin dhe detyruar të shpërngulet e drejtonte majori Zhelko Petkoviq. Ky njësit njihej me shifrën nr. 52. Sipas dokumenteve arkivore këta drejtues të njësive VRASTARE janë përgjegjës para drejtësisë shtetërore të Kosovës ( e cila si duket qe 20 vite ose është pa kompetenca, ose është e papërgjegjshme e ku së pari bën pjesë prokuriria). Përgjegjësia para popullit shqiptar në veçanti dhe para historisë në përgjithësi, është e të gjithë të apstrofuarëve për: Vrasje mizore, për dhunime masive (thuhet në H. R. W) se është fjala për 20 000 femra të dhunuara. Përgjegjësia e oficerëve dhe ekzekutuesëve nepër Kosovë është edhe për diegie, plaçkitje dhe viedhje të pasurisë shqiptare.5. (5.Dokumentet e tubuara nga hulumtuesit e H. R. W në “Under Ordes” kategorizohen në TRI lloje:

1.Dhinimet që kryenin ushtarët, policët, paramilitarët dhe oficerët nepër shtëpia; 2. Denimet gjatë dëbimit nepër rrugë, ku publikisht grabiteshin dhe dërgoheshin ne shtëpi speciale, e pastaj viktimat lyheshin me benzit, ose kufomat e tyre dekompozoheshin me dinamit;3. Bartëja e kufomave dhe humbja e gjurmëve të tyre duke i maskuar nepër Serbi. Pushteti neofashist serbian ka organizuar bombardimin e 1007 fshatrave të Kosovës, nga 1392 sa i kishte Kosova gjithësejt).

Terrori shtetëror serbian është ushtruar special ndaj disa familjeve, të cilat këtu po i prezantojmë si fakte, të cilat i kishte në dieni TRIBUNALI që është shuar, por që i ka në dieni edhe Gjykata Specale, e cila kinse është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por që nuk i përgjigjet e as që i raporton për asgjë.

Përpiekja e shtabit Milosheviqit për të shkaktuar luftë qytetare në mes shqiptarëve, nxitej duke vrarë shqiptarë të njohur, e duke propoganduar pastaj se “ja shqiptarët po vritën në mes veti”. E kësaj propogande meskine të huajt u besonin, sepse kishte edhe shqiptarë që e SABOTONIN luftën çlirimtare me të gjitha mjetet. Lidhur me këtë, disa herë Adem Demaçi ka pasë probleme me emisarët evropian dhe amerikanë, duke siellë edhe fotografi para tyre ku oficeri serbian i veshur me veshë kombëtare shqiptare fotografohej para kufomave shqiptare dhe serbiane, por që faji u mbetej shqiptarëve. E këtu mbylleshin të gjitha rrugët dhe dredhitë diplomatike!

Unë emrat e kriminelëve i prezantove. E hetuesisë dhe gjyakatave të Republikës Kosovës është që të veprojnë dhe të tregohemi se dijmë të krijojmë dhe të mbajmë shtet demokartik, si duket nuk ka as dituri e as vullnet që krimi të objektivizohet me de nime adekvate.

4.Familjet e masakrura shqiptare nepër Kosovë nga fallanga neofshiste serbiane 

Familjet e masakruara shqiptare janë: Familja Berisha me 53 antarë nga Theranada; Familja Muçolli me 52 antarë nga Pokleku i Drenasit; Familja Krasniqi me 36 antarë nga Postaseli i Rahovecit; Familja Krasniqi me 25 antarë nga Carralluka e Malishevës; Familja Gashi me 23 antarë nga Zhuniqi i Bellacërkës Rahovecit; Familja Deliu me 23 antarë nga Abëria e Epërme e Drenasit; Familja Popaj me 22 antarë nga Bellacerka e Rahovecit; Familja JASHARI me 22 anatarë nga Prekazi i Skenderajt; Familja Vejsa me 20 anatarë nga Gjakova; Familja Imeraj me 19 anatarë nga Padalishta e Burimit; Familja Zeqiraj me 16 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Zeqiri me 15 antarë nga Krusha e Madhe e Rahovecit; Familja Vishesella me 14 antarë nga Ribari i Lipjanit; Familja Haliti me 14 antarë nga Studime e Poshtëme e Vushtrris; Familja Kelmendi me 13 antarë nga Lutogllava e Pejës; Familja Berisha me 13 antarë nga Lezi i Prizrenit; Familja Rexhepi me 13 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Gërxhaliu me 12 antarë Studimja e Vushtrris; Familja Hoti me 11 antarë nga Krusha e Madhe e Rahovecit; Familja Elshani me 11 antarë nga Theranda;Familja Spahiu me 11 antarë nga Opterusha e Rahovecit; Familja Ahmetaj me 10 antarë nga Likoshani i Drenasit; Familja Dina me 10 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Isufi me 10 antarë nga Gjakova; Familja Rama me 10 antarë nga Shkabaj (Orlloviq), Prishtinë; Familja Hamza me 9 antarë nga Lubeniqi i Pejës; Familja Kastrati me 9 antarë nga Zatriqi i Rahovecit; Familja Rashica me 9 antarë Studimja e Poshtme e Vushtrris; Familja Salihaj me 9 antarë nga Sushica e Poshtme e Burimit; Familja Ujkani me 9 antarë nga Rezniku i Vushtrris; Familja Bogujevci me 8 antarë nga Besiana; Familja Gërbeshi me 8 antarë nga Sllovia e Lipjanit; Familja Salihu me 8 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Tafaj  me 8 antarë nga Gjakova; Familja Osmani me 8 anatarë nga Godeni i Gjakovës; Familja Miftari me 8 antarë nga Kçiqi i Madh i Mitrovicës; Familja Gërguri me 8 antarë nga Suma e Vushtrris; Familja Duriqi me 7 antarë nga Besiana; Familja Nuraj me 7 antarë nga Gjakova; Familja Reka me 7 antarë nga Bërnica e Epërme e Prishtinës; Familja Spahiu me 7 antarë nga Prroi i Bellës, Rahovec; Familja Suka me 7 antarë nga Korisha e Prizrenit; Familja Sharku me 7 antarë nga Rahoveci; Familja Vejsa me 7 antarë nga Gjakova; Familja 7 antarëshe nga Fshati i Vjetër i Ferizajit; Familja Bobi me 7 antarë nga Deva e Gjakovës; Familja Zeka me 7 antarë të Fhsatit Vjetër, Ferizaj; Familja Dinaj me 6 antarë nga Hereqi i Gjakovës; Familja Jakupi me 6 antarë nga Besiana; Familja Jemini me 6 antarë nga Celina e Rahovecit; Familja Morina me 6 antarë nga Demjani i Gjakovës; Familja Nurçaj me 6 antarë nga Koshica e Pejës; Familja Pajazitaj me 6 antarë nga Gjakova; Familja Kryeziu me 6 antarë nga Retia e Rahovecit; Familja Nalli me 6 antarë nga Krusha e Madhe e Rahovecit.6 (6. Ibrahim Koci, Gjenocidi serb në Kosovë në prag të shekullit XXI, Prishtinë 2002).

5.Varrezat masive të shqiptarëve nga fallanga neofashiste  të Serbisë 1988/1999 

Raportet e H. R. Watch, Nën Pushtetin e Urdhërave, Tiranë 2002. Ja faktet jo të plota nepër Kosovë:  

Përshkallëzimi i gjenocidit serbian në Kosovë ishte më i egër në këto lokalitete: Prekaz, Izbicë, Rezallë, Çikatovë, Vërbofc, Baksi, Çirez, Abëri, Shevarinë, Klinë e Poshtme, Poklek, Raçak, Studime e Epërme, Zhabar, Lubeniq, Qyshk, Loxhë, Paulan, Zahaq, Koronicë, MEJË, Rogovë të Hasit, Goden, Batushë, Krushë e Madhe, Xërxë, Therandë, Bellanicë, Qyteti i Gjakovës, Koliq, Celinë, Bellacërkë, Krushë e Vogël, Pastaselë, Tusus, Korishë, Besianë, Studeçan, Sllopuzhan, Tërrnje, Bukosh, Prroi në Kaçanik, Llukaj dhe Mramuer, Sllovi, Ribar i Vogël, Hallaç, Qyteti i Pejës, Deçani, Mitrovica, Skenderaji, Drenasi, Klina, Prishtinë afër Kurrizit në Dardani në një bunker betoni në anën e majtë të Rrugës për Fushë Kosovë.

Në lidhje me mizoritë serbe shënojmë edhe Raportin e KLDMNJ-ës për dëbimin e shqiptarëve jashtë Kosovës dhe vendosja  e tyre nëpër botë: Në Shqipëri 507 800 persona; Në Maqedoni deportohen 360 000 persona; Në Mal të Zi deportohen 70 000 persona; Në Bosnje dhe Hercegovinë 21000 perosna; Në Kroaci deportohen 4000 persona; Në Slloveni deportohen 3450 persona; Në Francë deportohen 6300 persona; Në Itali deportohen 10 000 persona; Në Gjermani deportohen 14 000 persona; Në Britani të Madhe deportohen 3300 persona; Në Suedi deportohen 7000 perona; Në Norvegji deportohen 8000 persona; Në Finlandë 1000 perosna; Në Danimarkë 2800 persona; Në Belgjikë 9000 persona; Në Turqi 18000 perosna;  Në SHBA 6100 perosna; Në Kanada 3200 persona; Në Australi 3500 perosna; Në Zvicër 4100 perosna; në Zelandë të Re 600 persona; Në Izrael deportohen 450 perosna. Gjithësejtë janë deportuar jashtë Kosovës  993588 persona deri më 10 qersgor 1999  7.

(7 KLDMNJ/1998; 1999/2000; Hulumtime ekipore profesionale të LDK-ës botim i Sektorit për emigracion dhe rrefuxhatë me autor: Sanije ALIJAJ,  Pasojat e Luftës në Kosovë 28 II 1998- 10 VI 1999, Prishtinë 2002; H. R. Watch, Nën Pushtetin e Urdhërave, Tiranë 2002; Ibrahim Koci, Gjenocidi serb në Kosovë në prag të shekullit XXI, Prishtinë 2002; Prof Dr  Nusret Pllana, Terrori i Serbisë pushtuese 1844-1999, Prishtinë 2001, (i botura deri me tash (2021) në 9 gjuhë botërore). Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Mizoritë serbe në Kosovë, Prishtinë 2020; Prof dr Hakif Bajrami, Zavere i zloçini UDB na Kosovu do 1966, Pristina 2007; Prof Dr Hakif Bajrami, Naçertania , 2004 Prishtinë; Prof Dr Hakif Bajrami,Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995 botim:QIK; Prof Dr Hakif Bajrami, Shqiptarët dhe Kosova në rriedhat tragjike të historisë 1878-1999, Prishtinë 2019, Botim “Faik Konica”.); Hakif Bajrami, Antimemorandum, Prishtinë 2006, f. 226; Prof Dr Jusuf Osamni, Gjenocidi serbian në Kosovë, libri I dhe II, botim shqip dhe anglisht, Prishtinë 2009, në 1237 faqe me kronolgji të krimeve për dhketë vite 1989-1999; J. Martinsen, Bunari smrti na Kosovu 1998/99, Pristina 2007.

Institucionet profesionale të BE-s pas 12 qershorit 1999 janë përqëndruar në hulumtimin e “krimeve që ka bërë UÇK”, kresjtë me qëllim që të barazohet xhelati (ushtria dhe policia serbiane me kishën në ball) me viktimin (shqiptarët e pambrojtur nepër shtëpia).

6.Kush po organizon sërish vargojë gjaku në Moskë dhe Beograd këto ditë dhjetori 2023 kundër shqiptarëve 

Këto ditë të gushtit 2023 Maria Zaharova (zëdhënse e pushtetit neofashistit Putin) doli me një “xhevahir” të ri por mosnstruoz se kinse ish pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qenkan infiltruar në luftën nazifashiste ruse në Ukrainë dhe: “po ua nxirrkan organet e brendshme të ushtarëve rus dhe po ua transpalntuekan” diku nepër xhungllat apo stepet e Ukrainës. Ngjajshëm pati trilluar edhe njëfar Kontantin Kosaçevi me një raport drejtuar Këshillit të Evropës, për “trafikimin e organeve të ushtarëve dhe policëve serbian, transpalntim ai që “bëhej” në një Shtëpi të verdhë” në Malësinë e Gjakovës, e ku torishta e bagëtive ishte nja 30 metra larg. Ky “zbulim” transplantimi që paska mundësi sipas rusëve dhe serbianëve të bëhet afër torishtës së bagëtive, madje në një shtëpi që nga jashtë nuk duket aq moderne, duhej ta “përvlonte” çdo zemër të urologëve dhe kardiokirugëve botërorë, pse nuk e paskan zbuluar më herët këtë “mundësi”, e që do të shpërbleheshin me çmimin “Nobel” për “kirurgji” të rrenave ruso serbiane. E pse mos ta themi edhe këtë se Konstantin Kosaçevi është i shpalluar “Person non grata në SHBA”, si marionetë dhe kriminel. Lidhur me këtë Maria Zaharova në deklaratën e saj,me një të rënë don ta lidhë rrenën e vitit 2011, të cilën Këshilli i Evropës e hagri si M… ndërsa kësaj radhe si duket “erën” ia ka ndier para se ta afronte te goja dhe: “nuk do ta hanë m.”, aq më parë se Rusia ka mjaftë mercenarë nga Afrika, por edhe përvojë për gjenocid në jug të vendit ku kanë psuar ne niliona civilë!.

Shtrohet tash pyetja, çka ndodhi me “Fletë rrufenë e Shqipërisë” për kurdisjën e rrenës së shekullit nga Dik Marti më 2011, “Për transpalntim të organeve…”, po jo vetëm kaq.

Shqipëria zyrtare do të duhej ta padiste Serbinë në KS OKB për PESË herë që ka bërë gjenocid mbi shqiptar më: 1877 në 714 katunde të Sanxhakut Nishit; për diegëjen e 132 fshtrave dhe 7 qyteteve shqiptare më 1912/13 në Kosovë e sidomos në Lumë; për diegjen dhe shndërrimin në krematorium të 182 fshtrave të Kosovës, sidomos në Rugëvë dhe Llap, për krijimin e tri kampeve të përqëndrimit për shqiptarë më 1919-1924; për krematoriumin ndaj shqiptarëve të Kosovës në: Tetovë, Shkup, Gjilan, Ferizaj, Drenicë më 1944/45; për shndërrimin e Kosovës në krematorium kur 1008 fshatra janë bombarduar me artileri më 1998/99, me që rast u krijuan 600 varreza amsive, u bartën kufomat për të humbur gjurmë nepër Serbi, kur 1 milionë shqiptarë u deprotuan jashtë Kosovës e mizori tjera që janë faktuar deri më tash në 9 gjuhë botërore. Ato krime të faktuara janë të plasuara në OKB dhe në çdo biblotekë me peshë civilizuese në Botë. Së kënejmi, nuk është ngritë asnjë akuzë për shtetin e Serbisë, policinë dhe ushtrinë e saj, për partinë Socialsite dhe Radikale në pushtet, për tërë shtabin e Milloshit,i cilin është  plasuar në këtë shkrim me arumente arkivore. E shqiptarëve nuk iu duhet kurrfar hallakame mediatike. Bile mentori i trillimit të “transplantimit” serbian Dr Millan S Protiq (historian), ish ambasador i Serbisë në Bern të Zvizërës, në Beograd sot gëzon reputacion duke defiluar nepër televizione se: “ka bërë një punë të shekullit për Serbinë”, që ia ka lërë këmbët e arushës Dik Matrit, sepse i ka marrë paratë nga Beogradi dhe sot jeton i qetë në Zvicër. Së këndejmi, shtrohet pyetja e shekullit: Çka lyp Edi Rama në miqësinë me A. Vuçiqin përmes “Open Ballkanit” të shpalluar i dështuar. Po, e dijmë, se ideatori A. Vuçiq donte t` i mbulojë krimet dhe të mirret me diçka që si ide (Ballkani i hapur) ka deshtuar qe 5 herë nga viti 1868, kur u lajmërua për herë të parë.

Lexues të nderuar, po  e mbylli kështë shkrim (të përseritur!!!) se Gjashtë luftetarët kryesor të UÇK –ës sot janë duke u hetuar dhe gjykaur nga Gjykata Speciale në Hagë gati qe 3 vite, pa asnjë provë valide, madje gjykimi po mbahet edhe prapa perdeve (deshmitar të mbrojtur), madje edhe me dyer të mbyllura, fakt ky që nuk ka ngja as në Procesin e Nyrenbergut më 1946. Prandaj e shtroj pyetjën: ku është e fjetur ndërgjegje njerëzore sot, ku janë institucionet humaniste, ku janë drejtuesit e rreligjioneve respektive, ku janë shoqatat humanitare, shoqatat e shkrimtarëve, shoqatat e të drejtave të njeriut, a duhet ta ftojmë Emil Zollën të ngritët nga varri, dhe t` i thot Aferës DRAJFUS II, STOP më me trillime dhe fabrikime të Maria Zaharovave që paguhën nga mafia e nëntokës.

E vet fakti se në krye të Prokurorisë së “Specialës Kosovës”, deri me tash janë larguar disa kryeprokurorë, shpresoj se Gjykata e nderuar do të shkurtojë procesin e gjykimit dhe do ta jep verdiktin përfundimtar të pafajësisë për: Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, dhe dy drejtuesit e OVL UÇK-ës (Gucatin dhe Haradinin), të cilëve tmerrsisht iu ka montuar tërë procesi nga mafia e Beogradit, sepse dokumentet nga kanë ardhur para derës së zyreve të tyre, nuk kanë ardhur nga “shtallat e bagëtive”, por  nga qendrat mafioze të specialcave të Beogradit dhe Moskës nazifashiste, po besa ka mundësi edhe nga prokurorët që kanë gjetur grazhd të fortë në Hagë dhe për çdo mengjes brohorisin: ngate zot këtë shansë të shekullit e të paguhemi edhe nja pesë vjetë, për gjëra që dikur do të turpërohet bota e civiliuar.

Këtë vit serbia nazifashiste organizoi në stilin e Vagnerit sulm brutal në Kosovë më 24 shtator 2023. Në manastirin e Banjëskës plasi “atentati” i planifikur. Me atë armatim që bota e pa me sy, synohej që për fillim të okupohen komunat e Kosovës Veriore. Pastaj sipas skenarit të Kremlinit synohej të sulmohet Kosova, kuptueshëm pasi që të fillonte lufta Hamas-Izrael.

Tani Serbia është në prag të zgjedhjeve. Nazifashistët nuk do të dalin fitimtar aposlut, por me ndihmën ruse do të mbesin në pushtet, sepse për këtë kanë ndihmën nga qarqet: hungareze, sllovake, belloruse, spanjolle, rumune dhe nga disa vende arabe.

Në lidhje me këtë që u tha, konsideroi se rithemelimi i Institutit për krime lufte në Kosovë, këto ditë, në pamje të parë tregon se aty nuk do të lëvizet nga pozitat e atyre që deshtuan. Pra, pse mos ta themi se Fadil Hoxha me ata pak intelektual në krye me Prof Zekeria Rexhën, për katër muaj e kreu detyrën e hulumtimit të krimeve 1941-1944. Por Komisioni i Zekeria Rexhës e kreu edhe një detyrë të shenjët si: Paraqitja e llogarisë për dëmet e luftës dhe Raportin “Kush e kolonizoi Kosovën 1912-1941”. Institucionet e Republikës Kosovës, Qeveritë, gjykatat, prokuroritë, institutët përkatëse shkencore po punojnë për rroga dhe beneficione për të botuar libra autorial. E deri me tani Beohgradi i ka botuar 87 libra kundër popullit shqiptar, pa asnjë argument por në bazë të shkollës së shpifjeve të Panta Sreçkoviqit, nga arsenali i inkvizicionit serbian nga shekulli XIX dhe sidomos shekullit XX.

Prishtinë, më 11 dhjetor 2023

Shkrimtari norvegjez Jon Fosse, duke e marrë çmimin Nobel nga mbreti i Suedisë Karl Gustaf

1
Këtu Jon Fosse merr çmimin Nobel nga mbreti Karl Gustaf
HISTORIKE: Këtu norvegjezi Jon Fosse (64) merr çmimin e lakmuar Nobel në letërsi nga mbreti Karl Gustaf – gjatë ceremonisë së çmimit Nobel në Sallën e Koncerteve të Stokholmit.
Norvegjia e merrë çmimit Nobel në letërsi pas 95 vjetësh: Jon Fosse mori çmimin nga mbreti Carl Gustaf pas laureatëve në fizikë, kimi dhe mjekësi.
“Të hysh në botën e Jon Fosse është të vësh këmbë në një fushë që karakterizohet nga ankthi dhe mundimi më i madh i pavendosmërisë,” thotë hyrja në fjalimin e prezantimit nga laureati norvegjez nga profesori Anders Olsson, anëtar i Akademisë Suedeze dhe kryetar i Komitetit Nobel për Letërsinë.
Fjalimi i hapjes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve ishte nga Astrid Söderbergh Widding, profesor dhe kryetar i Fondacionit Nobel.
Ajo trajtoi rëndësinë e pionierëve që udhëheqin rrugën, në të gjitha çmimet e dhëna.
“E fundit, por sigurisht jo më pak e rëndësishme,” tha ajo, ndërsa kamera qëndronte në Fosse:
“Çmimi në letërsi eksploron – përmes asaj që jam i tunduar ta quaj kërkim themelor në letërsi – kufijtë e ekzistencës njerëzore, duke u dhënë zë të papërshkrueshmeve”, tha profesori.
Fjalimi i prezantimit të Jon Fosse thotë më tej:
“Shkrimi i tij i pasur sillet rreth çorientimit të individit dhe vështirësive për të gjetur një rrugë në jetë. Qoftë në prozë, dramë, apo poezi, shkrimi i afrohet një gjendjeje pasigurie që mund të hapë një marrëdhënie me hyjnoren. Me fjalë të përbashkëta që këtu duken të papërshtatshme, cilësia e rrallë e Fosse është se ai ia del mbanë, siç shkon çmimi, në “dhënien e zërit të papërshkrueshëmve”.
Për më tepër, profesori Anders Olsson thekson se Fosse “nuk është një shkrimtar i vështirë”.
“Ai përdor fjalët më të thjeshta dhe shkruan për përvojat me të cilat mund të lidhemi të gjithë: ndarja, vdekja dhe prekshmëria e dashurisë. Përkundrazi, çdo vështirësi në Fosse sillet rreth gatishmërisë sonë për t’u hapur ndaj pasigurisë ekzistenciale që ai prek vazhdimisht.
“Por fakti që ai është një nga dramaturgët më të luajtur sot dëshmon faktin se kjo është një bezdi e përbashkët nga shumë njerëz. Veçantia e thjeshtësisë së Fosses është se fiton thellësi dhe intensitet nëpërmjet përsëritjes dhe variacionit.
Profesori thekson se Fosse është fituesi i parë i çmimit Nobel në letërsi që ka shkruar Nynorsk.
(Vërejtje: Nunorsk është po ashtu gjuhë standarde norvegjeze, që e flasin dhe shkruajnë diku 25 % e norvegjezëve), pas Bokmål që është gjuha e parë standarde, të cilën e flasin dhe shkruajnë diku 75 % e norvgjezëve.). Këto dy gjuhë standarde të një populli, nuk kanë qenë kurrë shkas grindjesh dhe të modurimit “patriotik-intelektual”, si tek ne!
“Dhe ashtu si paraardhësi i tij i madh norvegjez Tarjei Vesaas, ai kombinon lidhje të forta lokale me një besim në mundësitë e letërsisë bashkëkohore. Ai i shmanget asaj që mund ta konsiderojmë një formulim definitiv, duke e bërë pothuajse të pamundur citimin e tij. Si i tillë, ai është mjeshtri i ambivalencës dhe i pazgjidhur. Në botën e tij, pasiguria pulson me një dritë të fshehtë.
Rreth 1560 të ftuar ndjekin ceremoninë e dhënies së çmimit në sallë – kur laureatët do të marrin çmimin Nobel nga dora e mbretit Carl Gustaf.
Çmimi është një medalje ari, një diplomë dhe 11 milion SEK.
Në podium ka vend për rreth 90 njerëz – dhe këtu qëndron Jon Fosse veshur me një fustan dhe të bardhë. Këtu janë edhe laureatët e tjerë, ish-laureatët, anëtarët e Akademisë Suedeze – dhe familja mbretërore suedeze me mbretin Carl Gustaf, mbretëreshën Silvia, princeshën e kurorës Viktoria dhe princin Daniel. Në rreshtin e parë të parketit janë Princi Carl Philip dhe Princesha Sofia.
Për më tepër, e gjithë qeveria suedeze është në fuqi.
Filarmonikerna Kunglia siguroi muzikën, sopranoja Julia Sporsén ishte soliste – dhe pjesë nga Valentin Silvestrov, Hector Berlioz dhe Edvard Grieg u interpretuan.
Pas ceremonisë së dhënies së çmimit, është koha për atë që në Suedi quhet “Festa e Partive” – banketi i madh i çmimit Nobel në Bashkinë e Stokholmit.
Këtu Jon Fosse do të ketë një princeshë në tryezë – dhe vetë do të mbajë një fjalim pranimi gjatë darkës tre deri në katër orëshe.
Të enjten pasdite, Jon Fosse dha leksionin e tij të çmimit Nobel – dhe të premten ai vizitoi fëmijët dhe të rinjtë nga Rinkeby dhe Tensta që kanë punuar në shkrimin e Fosse për disa javë.
“Kjo ka qenë një përvojë e fuqishme dhe lëvizëse për mua,” tha Fosse.
_____
Nobelistët norvegjz të fushës së letërsisëe:
Bjørnstjerne Bjørnson në 1903
Knut Hamsun në 1920
Sigrid Undset në 1928
Jon Fosse në 2023

Algjeria hedh poshtë mësimin e fesë në shkollë, Kurani e nxitë fundamentalizmin

0

Nga Gian Micalessin

Qeveria fshin studimet mbi Islamin: inkurajojnë fundamentalizëm. Rikthehet gjuha franceze në shkollë dhe modeli e studimeve laike perëndimore

Sillni në shkollë Kuranin dhe fondamentalizmi do të jetë i sigurtë. Kjo frazë ngjan si një parullë legiste, por në fakt asht konkluzioni i dhanë nga autoritetet algjeriane mbasi kanë analizue rranjët e fenomenit fundamentalist, që mbas një luftë civile u ka kushtue mbi 200 mijë jetë njerëzish, dhe që vazhdon të nxisë terrorizmin alkaidist. Kështu, ndërsa continenti i vjetër humbë në diskutime të pafund nëse do të lejojë krijimin e shkollave islame, Algjeri fshin nga programet shkollore mësimet fetare të futuna mbas përfundimit të kolonializmit dhe rikthehet tek modeli prëndimor i studimeve, tek ringjallja e gjuhës franceze, tek alfabeti latin i frymëzuem nga mësimet e vjetra të Parisit.

“Ne jemi thjeshtë tue pranue se shkollat tona kanë ndihmue që të formohen përbindësha “, pohon Profesor Khaoula Taleb Ibrahimi në një artikull në The New York Times, që përshkruen se duhet të kthehen ngutshem në të kaluemen në programet shkollore. Por Profesor Ibrahim, profesor i edukimit në Universitetin e Algjerit, shkon edhe ma tej, tue supozue lidhjen e drejtpërdrejtë midis rritjes së shpejtë të fundamentalizmit, që fillon të lulëzojë aty nga mesi i viteve ’70, dhe Islamizimit, i futun në sistemin arsimor menjëherë mbas lamtumirës nga Parisi. I pari që e kuptoi këte ishte një komision shtetnor i krijuem shtatë vjet ma parë, që ka studjue rrjedhojat e zëvendësimit të frëngjishtes me arabisht dhe futjen e doktrinave islame, me qëllim që të zhvillohej tek studentët një ndërgjegjësimi i ri i arab dhe musliman në Algjeri.

Për arritjen e qëllimit të masipërm, në një vend ku mësuesit flisnin vetëm frëngjisht, u desh të tërhiqeshin qindra mësues të doktrinës islame dhe asaj arabe nga Siria, Iraku dhe Egjipti. Që këtu, për të braktisë racionalizmin perëndimor në të cilën ishin bazue programet e vjetra shkollore të periudhës koloniale e për të klaue në mësimin përmendësh të Kuranit, por edhe te doktrinave shkencore e shoqnore simbas modelit arab, u desh fare pak kohë.

Ky model i ri shkollor ka veprue për të paktën tri dekada tue injektue brezat e qytetarëve pak të mësuem me arsyetimin logjik, e nga ana tjetër shumë të ndjeshëm për parullat e fesë dhe predikimet e xhamive. Rezistenca e sektorëve ma konservatore dhe ma pro-islamikë penguen shtatë vjet ma parë që të vciheshin në jetë konkluzionet e komisionit qeveritar. Por gjatë vitit të fundit, megjithatë, qeveria asht përpjekë të rikuperojë kohën e humbun tue fshi nga programet mësimin e fesë dhe tue futë modelet më të hapuna të studimeve, si në të kaluemen, që mbështeten në arsyetimin dhe diskutimin.

“Kur kam fillue të ndjek studimet, mësuesit e shkollave të mesme na spjegonin mësimin dhe kërkonin që ne thejshtë të përsërisnim pvrmendësh ato që na kishin thanë, kurse tash çdo gjë asht ndryshe. Gjatë dymbëdhjetë muejve të fundit ata tashti na kërkojnë që të mendojme e na detyrojnë që të arsyetojmë, por shumë prej nesh janë ende të hutuem, e ky lloj i ri i studimi na duket mjaft i vështirë “, thotë për New York Times Outas Abdel-Malek, një student 19-vjeçar, i cili ka braktisë besimin integralist që i kishin injektue gjatë viteve të para të shkollës së mesme, kurse tashti i duhet të merret me misteret e gjuhës franceze, me alfabetin latin dhe profesorët të cilët nuk kërkojnë ma përsëritjen e Kuranit përmendësh.

Më konfuzët e ma të zemruemit nga të gjithë janë mësuesit, përfaqësue tipikë të fanatizmit fetar, që tashti janë të detyruem t’iu përshtaten reformave të vendosuna nga qeveria. “Dikur ata as më shtërngonin dorën – tregon Yomsi Fatihanë, një konsulent në Ministri mbi risitë në sistemin shkollor – Tashti janv të shtërnguem të pranojnë linjën e re, të lanë mënjanë Kuranin dhe madje deri edhe të përshtaten me realitetin e klasave mikse. Por kjo nuk do të thotë se janë dorëzue – pranon konsulenti -. Në shkollë ata më shtërngojnë dorën, por në zemrat e tyne, emni im asht tashmë në listën e të dënuemëve me vdekje “.

Perkethye nga gazeta

http://www.ilgiornale.it/news/algeri-boccia-religione-scuola-corano-favorisce.html

Marrë nga: Albemigrant (më 01/12/2017)

Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut në 75-vjetorin e saj

0
Nga Frank Shkreli 

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shënon çdo vit, më 10 Dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut, ditë kjo që na kujton datën kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës ka miratuar në vitin 1948 Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut, duke shpallur botërisht se parimet e kësaj deklarate janë, “Standarde të përbashkëta për t’u realizuar dhe zbatuar nga të gjithë popujt dhe të gjitha kombet.” Kjo deklaratë në tërësi, ndoshta si asnjë marrëveshje tjetër ndërkombëtare, potencon se të gjithë njerëzit pa dallim, kanë lindur të lirë, në dinjitet, me të drejta dhe liri të barabarta, një ide kjo që në sipërfaqe duket e thjeshtë, por është mjaft radikale në kuptimin dhe zbatimin e saj. Ky vit pra, shënon 75-vjetorin e kësaj deklarate të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 Dhjetor, 1948, në Paris. Gjatë këtij përvjetori, OKB-ja po shqyrton ndikimin e këtij dokumenti të rëndësishëm në historinë njerëzore dhe në jetën e përditshme të njerëzve, anë e mbanë botës. Sipas OKB-ës, lëvizja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka shënuar përparime të dukshme gjatë 75-viteve të kaluara, por, fatkeqësisht, edhe abuzimet me të drejtat e njeriut vazhdojnë me një ritëm të vazhdueshëm, anë e mbanë botës.

Prandaj, ky përvjetor i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, është një rast i mirë, jo vetëm për të lartësuar sukseset e arritura, por edhe për t’u angazhuar rishtas ndaj respektimit dhe zbatimit të parimeve të përmbledhura në 30 artikujt e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Ashtu siç thuhet në parathënien e këtij dokumenti, “Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë pjesëtarëve të familjes njerëzore, është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqës në botë”.

“Struktura e paqës në botë nuk mund të jetë detyrë e vetëm një personi, ose një partie, ose një kombi. Duhet të jetë një paqe, që mbështetet në përpjekjet e përbashkëta të mbarë botës.”- Eleanor Ruzvelt.

Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut na jep të drejtë dhe obligim, secilit prej nesh, jo vetëm që të mbrojmë të drejtat tona njerëzore, por edhe të drejtat e të tjerëve. Si një frymëzim për të mbështetur të drejtat e njeriut për veten dhe për të tjerët, ju sjellim më poshtë, në këtë 75-vjetor, Deklaratën e plotë Universale mbi të Drejtat e Njeriut, si një dokument i gjallë, sa universal për nga hapësira, aq edhe i rëndësishëm për çdo individ dhe shoqëri – njëkohësisht, sipas OKB-së, edhe dokumenti më i përkthyer në botë, në më shumë se 500-gjuhë të ndryshme.

Ashtu si gjatë viteve, OKB-eja u ka bërë thirrje të gjithë popujve dhe shteteve anëtare të mbajnë përgjegjëse qeveritë e tyre për zbatimin e këtyre të drejtave, jo vetëm në këtë 75-vjetor të miratimit të Deklaratës, por edhe në përvjetorë të tjerë, për të gjithë njerëzit pa dallim dhe për 365 ditët e vitit. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe parimet, që kanë udhëhequr këtë organizatë gjatë më shumë se një gjysmë shekulli, që prej miratimit të saj më 10 dhjetor, 1948 — diskrediton tiranitë e sotme dhe ato të shekullit të kaluar, që i kanë shkelur brutalisht këto të drejta, regjime diktatoriale si komunizmin dhe fashizmin, si dhe diskriminimet, krimet dhe abuzimin e këtyre të drejtave ndaj personave ose grupe personash, sepse vetëm e vetëm, nuk pajtoheshin me këto ideologji.

Bota shqiptare, fatkeqësisht, nuk dallohet shumë as për mirë, për kujtimin e përvjetorëve të tillë të datave ndërkombëtare në mbështetje të drejtave të njeriut dhe të viktimave të komunizmit. Por, në qoftë se autoritetet, si në Shqipëri ashtu edhe në Republikën e Kosovës, përfillin thirrjen e OKB-së për të shënuar, jo vetëm këtë përvjetor, por edhe për të promovuar çdo ditë të vitit këto të drejta bazë të njeriut, “për të gjithë dhe përgjithmonë”, dhe pa dallim – atëherë, ky përvjetor duhet të shikohet jo vetëm nga realiteti i sotëm, por edhe nga një perspektivë historike e së kaluarës. Fryma e Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut, duhet të frymëzojë në këtë 75-vjetor të miratimit të saj, promovimin e këtyre të drejtave sot, por duhet të shërbejë edhe si një rast për të kujtuar gjithashtu shkeljet dhe dhunën serioze ndaj këtyre të drejtave bazë të njeriut, në të kaluarën dhe sot, ndaj mijëra viktimave shqiptare të regjimeve shtypëse komuniste në Shqipëri dhe në Kosovë, ashtu që të pakën viktimat që janë ende gjallë, më në fund, pas vuajtjeve të shumta, ta ndjejnë veten se janë pjesë e pandarë e shoqërisë shqiptare dhe se të pakën tani 30-e sa vjet pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës, të gëzojnë të drejta të barabarta, dinjitet dhe liri të plotë,, për veten dhe për familjet e tyre, në krahasim me të tjerët, ashtu siç bëhet thirrje në Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut. E kam thënë shpesh dhe vazhdoj ta theksoj se trajtimi dhe ndriçimi i këtyre krimeve ndaj viktimave të komunizmit dhe i shkeljeve të drejtave të njeriut atyre dhe failjeve të tyre, do të çonte drejtë një shoqërie më të hapur dhe më normale për shqiptarët, në pajtim me vetveten, me njëri tjetrin dhe me të tjerët. Mos trajtimi dhe mos zbardhja e kësaj historie tragjike gjysmë shekullore për shoqërinë shqiptare vazhdon ta mbajë atë në një ngërç konfliktesh politike dhe ekonomike deri në ditët e sotme. Është e nevojshme, pra që trajtimi i krimeve të regjimit komunist dhe krimet kundër shqiptarëve në trojet e veta në përgjithësi nga regjimet komuniste sllave nga pikëpamja e shkeljes së të drejtave bazë të njeriut të konsiderohet brenda kontekstit të këtyre parimeve dhe të drejtave universale të Deklaratës mbi të Drejtat e Njeriut. Një gjë e tillë do t’i shërbente jo vetëm të vërtetës historike, por edhe lartësimit të nderit dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Le të jetë ky një angazhim nga të gjithë pa dallim në këtë 70-vjetor të miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Sepse, siç është shprehur edhe Eleanor Roosvelt, arkitektja e kësaj Deklarate, “Në fund të fundit, ku fillon zbatimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut? Fillon në vende të vogla dhe në hapësirën ku jetojmë, e të cilat mund të jenë aq të vogla sa që nuk mund të dallohen as në ndonjë hartë të botës. Në qoftë se këto të drejta nuk kanë ndonjë domethënie dhe rëndësi atje ku jetojmë, atëherë ato nuk kanë rëndësi askund tjetër. Pa një angazhim të përbashkët të qytetarëve, në mbështetje dhe në mbrojtje të këtyre të drejtave njerëzore aty në rrethin ku jetojnë ata, atëherë presim më kot që këto të drejta universale të njeriut të zbatohen në botën më të gjerë”, -ka theksuar Eleanor Roosevelt.

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, tekstin e plotë të së cilës po e botojmë në faqet, që vijojnë. Mbas këtij akti historik, Asambleja ka ftuar me atë rast të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet anëtare, pa marrë parasysh statusin e tyre politik. 

DEKLARATA E PËRGJITHSHME MBI TË DREJTAT E NJERIUT

HYRJE

Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë,mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;
mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave,

dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë; mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

 mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi: Nenet e Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut:

Neni 1. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.

Neni 2. Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh për sa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës, ose që gjendet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

Neni 3. Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.

Neni 4. Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format.

Neni 5. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.

Neni 6. Gjithkush ka të drejtë që t’i njihet kudo personaliteti juridik.

Neni 7. Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim të mbrohen barabar nga ligji. Të gjithë kanë të drejtën për t’u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi, që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Neni 8. Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

Neni 9. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose internimit.

Neni 10. Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

Neni 11. Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet.

Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime, të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. Gjithashtu nuk mund të vendoset një dënim më i rëndë nga ai që ka qenë zbatuar në kohën kur është kryer vepra penale.

Neni 12. Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

Neni 13. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda kufijve të çdo shteti. Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.

Neni 14. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzojë në vende të tjera azil nga ndjekjet. Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast se ndiqet për krime jopolitike ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

Neni 15. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.

Neni 16. Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi. Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave, që do të martohen. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

Neni 17. Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në bashkësi me të tjerët. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

Neni 18. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

Neni 19. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Neni 20. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor.

Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.

Neni 21. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet, drejtpërdrejt ose me anë të përfaqësuesve të zgjedhur lirisht. Gjithkush ka njëlloj të drejtë të hyjë në shërbimet publike në vendin e vet. Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira, të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

Neni 22. Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.

Neni 23. Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë. Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe të favorshëm, në mënyrë që t’i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror. Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë dhe të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta.

Neni 24. Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.

Neni 25. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të mjaftueshëm i cili t’i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.

Neni 26. Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulëta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t’u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes. Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në radhë të parë prindërit.

Neni 27. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.

Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

Neni 28. Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.

Neni 29. Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të cilën është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij. Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t’u nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshëm i të drejtave dhe lirive të të tjerëve e që të plotësohen kërkesat e drejta të moralit, rendit publik dhe mirëqenies së përgjithshme në shoqërinë demokratike. (3)Këto të drejta dhe liri nuk mund të zbatohen në asnjë rast kundër qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara.

Neni 30. Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë. (Burimi: Marrë nga United Nations Department of Public Information, NY)

Nisma nga OKB-ja në mbrojtje të Drejtave të Njeriut në 75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut: “Së bashku le të ripëtrijmë dedikimin tonë ndaj Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, duke demonstruar se si ajo Deklaratë mund të plotësojë edhe sot nevojat tona për të çuar në vend premtimin e forcimit të lirisë, barazisë dhe drejtësisë për të të gjithë dhe pa dallim.”  (Human Rights 75 Initiative)

Eleanor Rusvelt, arkitektja kryesore e draftit të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut

Mark Palnikaj zbulon dokumentet e Vatikanit: Gjuha shqipe është shkruar para Kongresit të Manastirit, klerikët hapën shkollat 800 vjet më parë

2
Intervistoi: Eneida Jaçaj 
___
Mark Palnikaj është një nga studiuesit më të zellshëm të dokumenteve të hershme shqipe, në arkivat e Vatikanit, Venecias, Napolit, etj. Palnikaj është mjaft i apasionuar dhe i palodhur, në zbulimin dhe studimin e dokumenteve të vjetra shqipe, përmes të cilave ka gjetur prurje të reja për gjuhën shqipe dhe ka realizuar mjaft shkrime e libra në lëmin e historiografisë .
Studiuesi Mark Palnikaj ka zbuluar një sërë dokumente në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të huaj, në arkivat e bibliotekave perëndimore, dokumente të cilat plotësojnë thesarin e historisë shqiptare të mesjetës. Me gradë doktor i inxhinierisë mekanike, ku ka botuar një sërë librash edhe në këtë fushë, Mark Palnikaj e kalon kohën e tij duke shfletuar e studiuar dokumente të hershme, që do të shërbejnë si referencë edhe për studiues të tjerë. Me krenari duhet të pranojmë se në bibliotekat perëndimore gjenden dokumente të kahershme shqipe, që do të thotë sesa e vjetër është gjuha dhe ekzistenca e arbrit, dhe gjithashtu se jemi një popull me histori të vyer.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën Dielli, New York, që njëherit botohet edhe në Drini, Mark Palnikaj, deklaron se në bazë të kërkimeve që ka kryer, ka zbuluar se gjuha shqipe është shkruar para mbajtjes së Kongresit të Manastirit 1908, 49 vjet para zyrtarizimit të abetares së unifikuar.
Zyrtarisht ne jemi të informuar se shkolla e pare shqipe është hapur në Korçë, por Palnikaj ka zbuluar se shkollat shqipe janë hapur 800 vjet më parë, nga klerikët.
Dua të theksoj se Mark Palnikaj bën kërkime të vazhdueshme me karakter historik, në Arkivin e Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia), në Arkivin e librave dhe dokumenteve antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova), në Arkivin ASSC (Arkivi Historik dhe Biblioteka Shtëpia e Shenjtë) në Loreto, në Bibliotekën Komunale (Biblioteca Civica “Romolo Spezioli “) në qytetin e Fermos, në APF (Archivio Storico di Propaganda Fide) në Romë, në ARSI (Archivum Romanum Societatis Iesu) në Vatikan, ASV (Archivio Segreto Vaticano), në Bibliotekën Apostolike (Biblioteca Apostolica Vaticana), në Arkivi e Manastirit të Grotaferratës (Archivio monastico dell’Abbazia territoriale di Santa Maria di Grottaferrata), në Arkivin e Shtetit në qytetin e Napolit (Archivio di Stato di Napoli) dhe në BNL, arkivin e Bibliotekës Kombëtare në Napoli (Biblioteca Nazionale di Napoli ). Ka kryer kërkime edhe në AQSH (Arkivi Qendror të Shtetit Shqiptar), në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe në disa arkiva kishtare dioqezane.
Ju jeni një nga studiuesit më të zellshëm të dokumenteve të hershme shqipe në bibliotekat perëndimore. A ka dokumente shqipe në sasi të konsiderueshme në arkivat e Vatikanit, Napolit, Venecias etj, atje ku ju kryeni studime?
Mark Palnikaj: Objekt i studimeve të mija, në arkivat italiane dhe austriake, ka qenë historia e Shqipërisë, nga mesjeta deri në ditët e sotme. Dokumentet, në masën më të madhe, janë të shkruara me dorë dhe në gjuhë të huaj, por vazhdimisht kam gjetur edhe shkrime në gjuhën shqipe. Nga fundi i shek.XIX dhe fillimi i shek.XX, shkrime në gjuhën shqipe gjenden me shumicë në këto arkiva. Të rëndësishme janë shkrimet nga shek.XV deri XIX, të cilat janë në numër më të pakët, por ka vazhdimësi në shkrimet shqipe gjatë gjithë këtyre shekujve.
Po ju përmend ato më të rëndësishmet:
Formula e pagëzimit, shkruar nga Pal Ëngjëlli, në vitin 1462
Fjalorthi i Arnold Von Harfit i vitit 1497
Shkrimet e Lek Matrëngës, në vitin 1592
Perikopeja e Ungjillit të Pashkës (fundi i shek.XV-fillimi shek.XVI)
Poezi nga Pal Hasi para vitit 1618
Poezi nga Pjetër Budi, viti 1618
Fjalori i Frang Bardhit i vitit 1635
Gramatika e Ndre Bogdanit rreth vitit 1650
Çeta e Profetënve e Pjetër Bogdanit përfunduar në vitin 1675 dhe botuar në vitin 1685
Letra e Krenave të Gashit, shkruar nga Gjergj Toliqi, me datë 2 maj 1689
Fjalori i Françesko Marias nga Leçe i vitit 1702
Kongresi i Arbrit – përkthyer në gjuhë shqipe në vitin 1706
Fjalori anonim Italisht-Shqip i vitit 1710
Gramatika e Françesko Marias nga Leçe e vitit 1716
Dorëshkrimi i Kieutit (1736)
Gjon Nikoll Kazazi (1743)
Jul Variboba (1762)
Dom Pal Zogaj Gramatika 1776.
Këto vitet e fundit kam gjetur dhe publikuar edhe tre shkrime të tjera në gjuhën shqipe:
Një faqe e shkruar nga Frat Onofrio nga Bernarda e Basilikatës në gjuhën shqipe, në regjistrin e famullisë së Shalës, në vitin 1778.
Një kontratë midis kishës dhe një besimtari në famullinë e Nikajve shkruar me datë 8 maj 1859.
Një vendim i shkruar në fshatin Peraj të famullisë së Nikajve, shkruar në vitin 1881.
Këto tre shkrime të fundit i kam publikuar në gazetat e kohës, katër vitet e fundit. Kërkesa për të shkruar në gjuhën shqipe nxiti patriotët që në harkun kohor të gjashtëdhjetë viteve u shkruan tetëmbëdhjetë tekste abetaresh si më poshtë:
Naum Veqilharxhi: “Fare i shkurtër e i përdorçim Ëvetar shqip” (1844, 1845)
Panajot Kupitori: “Abetare e gjuhës shqipe” (1860)
Anastas Byku: Gramme për shqiptarë” (1861)
Konstandin Kristoforidhi: “Abetare skip” (1867, 1869, 1872)
Daut Boriçi: “Abetare shqip” (1869)
Vasil Dhimitër Ruso: “Pellazgjika shqip alfavitar”, Bukuresht 1877
Jani Vreto: “Alfabetare e gjuhësë shqip”, Kostantinopojë 1879
Anastas Kullurioti: “Abavetar” (1882)
Sami H. Frashëri: “Abetare e gjuhësë shqip”, (1886, 1888, 1900)
Jovan Risto Tërova: “Abetarea shqipe”, Bukuresht 1887
Gaspër Benusi: “Abetare e gjuhësë shqyp”, Bukuresht 1886, 1890
“Abetari i qitun pri shoqniet t`Bashkimit t`giuhes shqype”, Shkodër 1899
Said Najdeni:”Abetare e gjuhës shqipe”, Sofje 1900
Shtjefën Gjeçovi: “Abetarja e Zymit” (1900)
Ndre Mjeda:”Këndime për shkollë të para”, Vjenë 1904
Luigj Gurakuqi: “Abetari për mësoitore filltare t`Shqypnis”, Napoli 1905, Bukuresht 1906
“Abetare toskërisht, pas abecesë së vjetrë të Stambollit”, Sofje 1908
“Abetare gegërisht, pas abecesë së vjetrë të Stambollit”, Sofje 1908.
Botimi i këtyre abetareve, nën terrorin e sundimin turk, ka qënë një punë e sforcuar që atdhetarët tanë e kryen me sukses, në më të shumtën e rasteve, jashtë atdheut nga diaspora patriote.
Përveç shkrimeve të prezantuara më sipër, janë edhe një numër jo i vogël i shkrimeve shqipe në arkivat italiane dhe të vendeve të tjera, që besojmë t’i publikojmë më vonë.
Një nga prurjet tuaja më të reja është libri “Skendërbeu, letërkëmbimi me sulltanët”. Ku konsiston ky libër, çfarë të reje keni sjellë në historinë mesjetare për heroin Gjergj Kastrioti Skëndërbeu?
Mark Palnikaj: Këtë libër e kam botuar me rastin e kremtimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skendërbeu, dhe e kam paraqitur në konkursin e organizuar me këtë rast, për librin anastatik më të mirë. Kam marrë në Arkivin Sekret të Vatikanit letërkëmbimin e Skendërbeut me sulltanët dhe letrën e Skendërbeut, dërguar Papës, nga Kepi i Rodonit, me datë 29 tetor 1462. Në ato letra shpalosen qartë aftësitë jo vetëm luftarake, por edhe diplomatike të Skendërbeut, në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky libër është një shembull i mirë edhe sot për politikanët e rinj, për të marrë eksperienca se si duhet të jetë gjuha dhe komunikimi në marrëdhëniet ndërkombëtare midis shteteve.
Gjuha shqipe, me bazë indoeuropiane, është një nga gjuhët më të vjetra, ndoshta e vetmja gjuhë më e vjetër e globit.
Mendohet se pas themelimit të alfabetit në Kongresin e Manastirit të vitit 1908, ka nisur të shkruhet gjuha shqipe. Por, nga kërkimet tuaja, a jeni ndeshur me dokumente që faktojnë periudhën e saktë se kur është shkruar shqip?
Mark Palnikaj: Ka dokumente të pakundërshtueshme që edhe para vitit 1462 është shkruar në gjuhë shqipe, por me alfabetin latin. Shkrimi më i vjetër që është gjetur deri më sot i shkruar në gjuhën shqipe, është formula e pagëzimit e përmendur më sipër.
Meshari i Gjon Buzukut i vitit 1555 zyrtarisht është libri i parë i njohur i përkthyer në gjuhën shqipe. Çfarë rëndësie ka ky libër në historinë e Shqipërisë?
Mark Palnikaj: Meshari i Gjon Buzukut është libri i parë i njohur i shkruar në gjuhën shqipe, por kjo nuk do të thotë që nuk ka patur edhe më parë libra të shkruar në gjuhë shqipe. Është jashtë llogjikës të pranohet që një prift në fshatin Bria të Krajës, të ketë marrë inisiativën e shkruarjes së librit të parë në gjuhën shqipe. Libri edhe ashtu siç është ka formë të rregullt dhe nuk mund të konfigurohej si i tillë po të mos ekzistonin modele edhe para tij. Besohet se motivi që e ka shtyrë Gjon Buzukun për shkrimin e këtij libri, ka qënë fryma e re e protestantizmit që po përhapej në Europën e shek.XVI, për të shkruar biblën në gjuhët nacionale të kombeve të ndryshme, pasi gjuha latine nuk kuptohej nga masat e gjera të besimtarëve. Edhe më vonë, klerikët e tjerë bënë çfarë ishte e mundur për të përhapur shkrimet shqipe dhe për të bërë të mundur mësimin e gjuhës së shkruar shqipe nga shqiptarët dhe të huajt, midis të tjerave, sepse duke mos njohur gjuhën shqipe, klerikët ishin të detyruar të merrnin një përkthyes për të dëgjuar rrëfimin e besimtarëve dhe fshehtësia e sekretit të rrëfimit nuk ishte e sigurt kur merrej vesh nga më shumë se një person. Rëndësia e dytë e këtij libri është që ne kemi në formë të dokumentuar gjuhën e folur në shekullin XVI, dhe është e mundur të studiohet në mënyrë shkencore leksiku i gjuhës shqipe të kohës. Ne nuk e dime se si e ka folur gjuhën shqipe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu. Sot, gjuha ka ndryshuar shumë dhe nëse do të kishim një libër të shkruar në gjuhë shqipe të asaj kohe, ne do të mësonim shumë gjëra për të folurën e gjuhës shqipe.
Shqipëria ka qenë nën sundimin osman 5 shekullor, ku Porta e Lartë e ka penguar gjuhën shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe. Nga ana tjetër kemi edhe përpjekjet e mëdha të patriotëve, të cilët nuk kanë rreshtur së lobuari për çlirimin e vendit dhe kanë luftuar që gjuha shqipe të mos humbasë. A ekzistojne dokumente se kur janë hapur shkollat e para shqipe, dhe ne cilat qytete?
Mark Palnikaj: Shkollat e para në Arbëri dhe në zonat përreth, ka të dhëna se janë hapur në shekullin e trembëdhejtë dhe më parë, pra rreth 800 vjet më parë. Për këtë ka burime të shkruara të sigurta dhe flitet se kanë funksionuar edhe universitete në qytetin e Durrësit dhe në disa qytete të tjera të Ilirisë mesjetare. Në atë kohë, arsimi ishte privilegj i të pasurve dhe ishte me pagesë. Bazat e arsimit modern që kemi sot i vendosën priftërinjtë benediktin në fillim të shekullit XVI. Në vitin 1502, ata paraqitën platformën e tyre për arsimimin e popullsisë bazuar në tre parime:
Arsimi fillestar duhet të ishte falas.
Duhet të ishte i detyruar dhe për të gjithë fëmijët.
Duhet të kishte programe unike për shkollat fillestare.
Bazuar në këto parime, ka të dhëna se shkolla e parë në gjuhën shqipe është hapur në komunën e Letnicës, në Stubëll në vitin 1584. Më vonë, në vitin 1632, në fshatin Gallatë të Kurbinit është hapur shkolla nga Gjon Kolesi. Në këtë periudhë u hapën edhe në Mirditë shkolla e Velës dhe ajo e Oroshit. Në vitin 1675, në fshatin Rrjoll të Malësisë së Madhe, Pjetër Bogdani ka hapur shkollën shqipe me mësues Marin Gjini. Në vitin 1698 gjendet e hapur një shkollë shqipe në Shkodër nga Fra Filipi dhe rreth vitit 1750, shkolla e Topanasë në qytetin e Shkodrës. Nëse marrim parasysh faktin se Pali nga Hasi dhe Pjetër Budi kanë shkruar poezi në gjuhën shqipe qysh para vitit 1620, dhe Frang Bardhi ka shkruar fjalorin Latinisht-Shqip në vitin 1635, duhet të besojmë se ka patur edhe shkolla të tjera në gjuhën shqipe përveç atyre që u përmendën më sipër, por duhen kryer kërkime dhe studime këmbëngulëse për të gjetur dëshmitë e nevojshme për këtë. Mbas viti 1479, turqit kishin pushtuar pothuajse tërësisht Ilirinë dhe deri në shek.XVIII, hapja e shkollave në qytete ka qenë e ndaluar. Prandaj, ato u hapën kryesisht në kishat e famullive në zonat fshatare si Kurbini, Pllana, Velja, Oroshi, Rrjolli etj. Është me rëndësi dhe interes për t’u shënuar se në mesin e shek.XVII, rreth vitit 1650, në Janjevë ka patur shkollë shqipe e cila përgatiste kandidatë për të vazhduar studimet në Kolegjin Ilirik të Loretos, të Fermos dhe të Kolegjit Urban të Vatikanit. Në vitin 1675 rezulton që në këtë shkollë të jetë një klasë me 25 nxënës, tre nga të cilët nga familja Bogdani e Hasit.
Ju thatë se shkollat e para janë hapur nga klerikët. Përveç mesimit të gjuhës shqipe, kjo ka ardhur që shqiptarët të mos konvertoheshin në besimin islam për shkak të sundimit otoman. Ju nga zbulimet tuaja, çfarë kanë gjetur?
Mark Palnikaj: Në mesjetë, deri në shek.XVIII, shkollat në të gjithë Europën janë hapur nga klerikët. Kjo ka ndodhur sepse vetëm ata kishin personel të arsimuar për të mundësuar hapjen e shkollave.
Në Shqipëri, edhe në shek.XX, shkollat në Gomsiqe, Theth, Gjonpepaj dhe shumë vende të tjera shkollat fillore i kanë hapur klerikët si Shtjefën Gjeçovi, atë Nikoll Kolaj etj. Mbas shpalljes së pavarësisë, nga viti 1916 deri në fund të vitit 1918, nën mbikqyrjen dhe me ndihmën e Perandorisë Autro-Hungareze, u hapën në Shqipëri 432 shkolla në gjuhën shqipe. Austrohungarezët, në kuadrin e Kultprotektoratit, ose e thënë ndryshe në kuadrin e përkujdesjes për mbrojtjen e kulteve në trojet arbërore, u kujdesën gjatë tre shekujve për kultivimin e gjuhës dhe kulturës arbërore. Tri ngjarje me shumë rëndësi për gjuhën dhe kulturën shqipe, hapja e Kolegjit Saverian të Shkodrës në vitin 1877, Kongresi i Manastirit i vitit 1908 dhe Komisia Letrare e krijuar në Shkodër në vitin 1916, janë realizuar me ndihmën teknike dhe financiare të Perandorisë Austro-Hungareze. Hapja e shkollave të para në Arbëri dhe Dardani, kishin rol të madh në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe, por zyrtarisht, ato nuk kanë patur qëllim për të frenuar islamizimin e shqiptarëve, edhe pse indirekt kanë patur një ndikim të tillë. Zyrtarisht, ato janë hapur për nevojat e shkollimit të klerikëve dhe për dhënien e liturgjisë në gjuhën shqipe, por, ato kanë patur ndikim të madh edhe në ruajtjen e identitetit dhe vetëdijes kombëtare. Rol shumë të madh në shkrimin dhe përpunimin e gjuhës shqipe, ka patur diaspora shqiptare dhe më së pari arbëreshët në Jugun e Italisë dhe në Siçili dhe më vonë, diaspora në Rumani, Egjypt dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Cilët ishin të parët që u bënë protagonistë në themelimin e gramatikës së gjuhës shqipe? Cili mbahet si babai i gramatikës së gjuhës shqipe?
Mark Palnikaj: Protaganistët e parë për hartimin e një gramatike të gjuhës shqipe në historinë mijëravjeçare të kombit tonë, janë dy klerikë nga Hasi, Ndre Bogdani nga fshati Gjonaj i Hasit, dhe Pal Zogaj nga fshati Bria i Hasit. Ka të dhëna të pakundërshtueshme se Ndre Bogdani e shkroi gramatikën e parë të gjuhës shqipe para vitit 1670 dhe Pal Zogaj e shkroi një gramatikë të gjuhës shqipe në vitin 1776. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë kopje të asnjërës nga këto dy gramatika, por besohet se Pjetër Bogdani kur ka shkruar librin Çeta e Profetënve, të cilin e ka botuar në vitin 1685 në kolona në dy gjuhë, italisht dhe shqip, është ndikuar nga gramatika e shkruar nga xhaxhai i tij, Ndre Bogdani dhe nga fjalori latinisht-shqip i Frang Bardhit. Babai i gramatikës së gjuhës shqipe duhet të konsiderohet frati italian, Françesko Maria nga Leçe, i cili ka shkruar dhe ka arritur të botojë gramatikën që mban emrin e tij në vitin 1716. Kjo gramatikë përmban 228 faqe dhe për nga niveli shkencor, konkuron me çdo libër gramatike të gjuhës shqipe të shekullit XXI.
Meqenëse gjuha shqipe është shkruar më herët sipas dokumenteve të zbuluara, a ka ekzistuar alfabet para atij të Manastirit 1908?
Mark Palnikaj: Po, kanë ekzistuar disa alfabete. Gjuha shqipe ka një numër të madh tingujsh ose fonema siç i quajnë gjuhëtarët dhe e bën të vështirë shkrimin e saj pa një numër të madh germash. Gjuha latine shkruhet mjafueshëm me ndihmën e 28 germave, kurse për gjuhën shqipe nuk mjaftojnë kaq germa. Megjithëse gjuha shqipe ka filluar të shkruhet së paku 800 vjet më parë, ajo në fillimet e saj është shkruar duke përdorur alfabetin latin, me disa shtesa nga germa të huazuara nga gjuhë të tjera. Me këtë problem është marrë në mënyrë të hollësishme studiuesi Robert Elsie dhe ai ka identifikuar 10 alfabete të gjuhës shqipe të përdorur para alfabetit të Kongresit të Manastirit. Besoj se lexuesit tanë janë të njohur me punimet e Elsit, prandaj nuk e shoh me interes të zgjatem në këtë pikë.
A mund të bëni një krahasim midis diasporës së hershme shqiptare dhe asaj të sotme? Çfarë i afron apo i veçon këto diaspora në kohë të ndryshme?
Mark Palnikaj: Për të shkruar për diasporën shqiptare do të duheshin volume të tëra me libra, sepse nuk ka vend në të gjithë botën ku nuk ka banorë të kombësisë shqiptare. Në historinë tonë kombëtare, ndikim të dukshëm ka patur diaspora shqiptare, nga shek.XVII deri në vitin 1920. Në këtë periudhë, shqiptarët e vendosur në Stamboll, në Egjypt, në Rumani dhe sidomos në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë dhënë një ndikim shumë të madh në ngritjen e vetëdijes dhe identitetit kombëtar. Ata kanë formuar shoqata të cilat kanë bërë botimet e para në gjuhën shqipe, kanë botuar gazeta të cilat patën ndikim shumë të madh për zgjimin kombëtar, kanë mundësuar shkollimin e një numri të madh shqiptarësh me arsim bashkëkohor. Personat e shkolluar patën ndikim të madh në drejtimin e lëvizjes për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Janë për t’u përmendur në atë kohë persona si Spiro Risto Dine në Egjypt, vëllezërit Frashëri në Kostandinopojë, familja Gjika në Bukuresht, Fan Noli, Faik Konica dhe atdhetarë të tjerë në Boston. Arbëreshët e Italisë, me Jeronim de Radën dhe, më vonë, Luigj Gurakuqi dhe shumë të tjerë, të cilët bënë punë të madhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Terenc Toçi, në fillim të shek.XX punoi shumë për shpalljen e pavarësisë, i cili në prill të vitit 1911 formoi qeverinë e Kimzës në Mirditë dhe ngriti flamurin shqiptar. Preludi i të gjitha këtyre përpjekjeve ishte shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912. Deri në shpalljen e pavarësisë, qëllimi kryesor i diasporës shqiptare ka qenë krijimi i vetëdijes kombëtare dhe çlirimi i vendit.
Mbas krijimit të shtetit funksional shqiptar në Kongresin e Lushnjes në janar 1920, diaspora ka marrë një karakter tjetër. Tashmë problemi kombëtar ishte zgjidhur, kufijtë u vendosën dhe diaspora merr më tepër rolin e një opozite demokratike, me qëllim vendosjen e sundimit të tipit perëndimor në Shqipëri, larg diktaturave dhe pushtimeve. Këtë rol e ka luajtur emigracioni shqiptar në kohën e Zogut kryesisht në Jugosllavi, Austri dhe Amerikë. Në kohën e pushtimit fashist dhe nazist të Shqipërisë, roli i diasporës ka qënë deri diku i pandjeshëm. Me vendosjen e regjimit komunist në vendin tonë, diaspora në vendet e Europës Perëndimore dhe në Amerikë është mobilizuar për demokratizimin e Shqipërisë, dhe ka dhënë kontribute të mëdha.
Mbas vitit 1990, diaspora ka shkëlqyer përsa i përket problemit të bashkimit kombëtar. Për çlirimin e Kosovës kanë dhënë kontribut të pashoq dhe janë mbledhur fonde të mëdha financiare në ndihmë të luftës në Kosovë, të njohura si kontributi i 3 përqindëshit. Edhe ardhja e shqiptarëve nga emigracioni për të marrë pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës, është një shfaqje brilante që do të mbetet e paharruar në historinë e saj. Krijimi i Bataljonit Atlantik me efektiv tërësisht nga diaspora i nderon në jetë të jetëve ata që lanë punën fitimprurëse dhe familjet në emigracion në vendet perëndimore dhe Amerikë, dhe u radhitën në luftë çlirimtare, ku shumë prej tyre dhanë edhe jetën. Kjo do jetë në jetë të jetëve, nderi i diasporës!

“Shqiptarizimi” i Sanxhakut është propagandë e Beogradit, mos e serbizoni vendin tonë me kuadro prej Serbisë!

0
Amina Nuraj, Novi Pazar
___
Ju flisni për gjoja “shqiptarizimin e Sanxhakut” dhe nuk ju shqetëson fakti që fëmijët e Sanxhakut po sllavizohen çdo ditë.
Nuk ju shqetëson fakti që policia dhe gjyqësori nuk po bëjnë asgjë për vrasjet e shumta të Sanxhaklit nga serbët.
Nuk ju shqetëson tortura policore e një gruaje të mbuluar.
Nuk ju shqetëson fakti që të rinjtë nga Sanxhaku po largohen nga vendin e tyre, se fëmijët tanë nga Sanxhaku po “varen” në agjencinë e punësimit ,me rezultate të shkëlqyera n shkollat e mesme dhe fakultetat, ndërsa serbët nga Rashk,Kralevë,Kragujev dhe punojnë në vendet e femijëve tonë n Sanxhak.
Nuk ka asgjë për gjoja “shqiptarizimin e Sanxhaklit” është vetëm propagandë e Beogradit dhe robërve të tyre nga Sanxhaku që marrin para vetëm për të përhapur urrejtje.
Ne nuk detyrojmë askënd të bëjë asgjë, nuk kemi faj që populli nuk dëshiron të jetojë më në gënjeshtra, por pranon me zemër atë që ka qenë dikur, heq njollën e zezë nga sytë dhe i reziston planit serb.
***
Govorite o navodnoj “albanizaciji Sandžaklija” a ne brinete se o tome što vam djecu svakodnevno slaveniziraju. Ne brinete se o tome što policija i sudstvo ne rade ništa povodom mnoštva ubistava Sandžaklija od strane nam komšija.
Ne brinete se zbog policijske torture nad pokrivenom ženom,ne brinete se o tome što omladina iz Sandžaka napušta svoje domove,što nam sandžačka djeca “vise” na zavodu za zapošljavanje sa odličnim uspesima,dok Srbi rade na njihovim mestima.
Od te vaše navodne “Albanizacije Sandžaklija” nema ništa to je samo propaganda Beograda i njihovih robova iz Sandžaka koji samo uzimaju novac kako bi širili mržnju.
Mi nikog ne primoravamo ni za šta,nije naša krivica što narod neće da živi više u lažima nego srcem prihvataju ono što su nekad bili,sa očiju skidaju crnu mrlju i odupiru se srpskom planu.