Kreu Blog Faqe 918

Kryeministri Kurti takoi në Berlin, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz

0
Prishtinë, 9 dhjetor 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi në Berlin, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.
Në takimin që u zhvillua në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), kryeministri Kurti dhe kancelari Scholz diskutuan mbi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe, rëndësinë e intergrimit në Bashkimin Evropian të Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillim, drejtësi sociale dhe mirëqenie në të dy vendet.
Kryeministri Kurti shprehu edhe në këtë rast mirënjohjen dhe falënderimin e tij për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për popullin dhe Republikën e Kosovës.
Ky ishte takimi i dytë bilateral ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kancelarit gjerman Scholz këtë vit, nga katër gjithsej në dy vitet e fundit.

Disa vërejtje rreth mendimeve të “gjeneralit me 7-8 yje”!

0

Nga: Aurel Dasaretei, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Unë kam pasur gjithmonë një dhunti për mosmarrëveshje. Konsensusi është shumë i mërzitshëm.

Dëgjova se Kryetari i Aleancës për Shpërbërjen e Kosovës (AAK), “gjenerali” Emojime 7-8 yje Ramush Haradinaj, kritikon me të drejtë Qeverinë Kurti:

“Nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravecë”.

Kur erdhi puna te kjo çështje, jam plotësisht dakord me “gjeneralin” e vetëshpallur, por bazuar në përvojën time jam plotësisht dakord edhe me një fjali që më ka mësuar gjyshi kur kam qenë fëmijë:

“E urdhëron tava kusinë: Ikë se po më nxinë.”

Ditën (natën) e mirë dhe respekt për ju,

Aurel Dasareti

A janë shqiptarët tolerant? Mendime për faktin se si e mohojnë zotin e vet…!

1

Vrasesi kosovar , Naim Murseli, keshilltari i Behxhet Pacollit, duket ia bërë “like” një rrjeti social-propagandistik të Putinit, për përshëndetjen islamike “Selam Alejkum”!

Nga: Luljeta Gjonaj, SHBA

Shqiptarët nuk e kuptojnë pse janë ndarë, veçanërisht aty ku ndodhen shqiptarët, e ku xhamitë ngriten mbi varret e të krishterëve, që gjithashtu janë shqiptarë.

Ata pretendojnë të jenë tolerante në çështjet fetare, por kjo nuk është e vërtetë. Përshëndesin popuj dhe hyjnitë nga e gjithë bota, por shpesh neglizhojnë Zotin e tyre, i cili flen në gjuhën shqipe dhe shkruan në të.

Ka shqiptarë që rrezikojnë identitetin tonë, duke iu përgjigjur një krijese imagjinare quajtur zot, “allah”, në një gjuhë të huaj, me një kulturë të huaj dhe një model jetese të huaj në atdhenë tonë shqiptar. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për asimilim.

Në një vizitë në Greqi, ndodhesha në Selanik dhe pashë shtëpinë e Hasan Prishtinës. Pashë vetëm dy xhami, pa minare ose gjysëm-minare. Tani e kuptoj pse shqiptarët e helenizuar morën kontrollin e qytetit. Ata kishin merituar këtë, sepse ishin shqiptarët e dikurshëm që, për lider, kishin një shqiptar të papenguar nga turqit, ndryshe nga ne shqiptarët që kishim një lider të asimiluar në turqizëm.

Duhen respektuar heronjtë, por duhet analizuar konteksti i ardhjes së shtetit dhe popullit tonë deri në shkëmbimin e identitetit.

Po të kishim kontrolluar qytetin, sa xhami do kishim në Selanik?

Serbia përsërit vazhdimisht se, pas largimit tonë nga Kosova, janë shtuar xhamitë. Por, me pak njohuri të momentit, në Beograd sapo u ndërtua kisha më e madhe në Ballkan, përmes modelit të Kishës Hagia Sophia në Konstandinopojë, tashmë Stamboll.

“Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, për të cilën Diyaneti i Turqisë, i afërt me qeverinë e atij vendi, për ndërtimin e kësaj megaxhamie i ka dhënë mbi 40 milionë para të taksapaguesve turq…?! 

Ndërsa në Prishtinë, po ndërtohet xhamia më e madhe në Ballkan, duke ndjekur të njëjtin model si kisha e konvertuar në xhami.

Sa koordinim i rastësishëm!

Oligarkët rusë, të cilët dyshohet se janë donatorë kryesorë për të dy objektet fetare, kanë një lidhje të ngushtë me Putinin dhe projektin e tij të përhapjes së Rusisë në Ballkan, një fakt që nuk mund të injorohet.

Beteja e Dytë e Kosovës, e 16-19 tetorit 1448, një festë e merituar për ne!

Më 16-19 tetor 1448 u zhvillua Beteja e Kosovës

Ngadhnjim Sopjani, Prishtinë

Meqenëse shqiptaret e kanë humbur autorësinë mbi “Betejën e Parë të Kosovës”, humbjen epokale të vitit 1389, krijohet përshtypje që edhe e vërteta nuk mjafton që ta vë në vend këtë ngjarje, pasi që është serbizuar aq shumë, sa që është kontaminuar. Neve si komb historia na e ka lënë një dritarëze të cilën nuk e kemi shfrytëzuar për t’u rifutur prapë si autor dhe pronar të kësaj kohe dhe të këtyre ngjarjeve, ose thënë ndryshe në dorën tonë është një dëshmi e qartë e frikës dhe tradhëtisë serbe kundër popujve të ballkanik dhe besnikërisë serbe ndaj osmanëve, njëkohësisht dëshmi e këmbëngulësisë sonë për ta mbrojtur Evropën dhe vlerat e saj!

“Beteja e Dytë e Kosovës” e vitit 1448 është shumë me kuptimplote se beteja e parë, të dyja ishin humbje në fakt, që të dyja ishin humbje si pasojë jo të dobësisë serbe apo fuqisë osmane, por e tradhtisë serbe. Në Betejën e Parë, në qershorë 1389, tradhtia ishte brenda serbe, Vuk Brankovic tradhtoj bashkfisnikun e tij Lazar Hrebeljanović duke u tërhequr nga lufta gjatë zhvillimit te saj, që ua mundësoj fitoren osmanëve! Në Betejën e dytë tradhtia serbe ishte jashta sojit të tyre por se bashku me armikun e përbashkët, osmanët, kundër forcave ballkanike!

Janosh Huniadi

Ati nacional i shqiptarëve Gjergj Kastiroti ishte nisur në drejtim të tokës se vet me 17 tetor 1448, Kosova e sotme për ta shpërlarë njollën e humbjes së gati 60 viteve më parë, këtu në Kosovë pritej t’i bashkonte forcat me fisnikun hungarez Janosh Huniadi për betejën finale. Princi hungarez nuk arriti me kohë në vendtakim, pasi që u ndale nga krajli serb Gjuragj Brankovic i ciili kishte lidh krushqi me Sulltanin (duka ia dhënë vajzën për grue) Brankovic e ndali turrin e Huniadit i cili ishte nisur për në Kosovë për tu takuar me fisnikun Arbëror, duke u munduar ta bindte që të mos shkonte, mirëpo meqenëse Janosh Huniadi ishte i vendosur, atëherë forcat serbe kryen tradhtinë e shekullit, vranë Hunaidin dhe kokën ja çuan Sulltanit si trofe.

Gjergj Kastrioti

Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk ishte i informuar për këto ngjarje në fillim, por ai ende besonte se fisniku hungarez nuk do e tradhtonte pa një arsyeje. Kështu ai shkoi në Smederevë, ku u takua me prijësin e serbëve dhe e kuptoi dredhinë , pra që serbet kishin ndërruar anët duke u rreshtuar me turqit, dhe ishin përgjegjës për vrasjen e aleatit të Skënderbeut. Si formë ndëshkimi Gjergj Kastrioti vrau mijëra burra serb dhe plaçkiti disa fshatara serbe të rrethinës se Smedereves! Beteja e dytë e Kosovës dëshmon që Kosova ishte një vend i dashur për Gjergj Kastriotin, andaj kishte vendosur ta zhvillonte goditjen kryesore kundër armikut pikërisht në tokën e dardane. Janë 8 pika kyçe, si politike ashtu  edhe shpirtërore që i vërteton  kjo ngjarje historike:

01 – Kosova ka qenë dhe do mbetet nënqiell i banuar nga Shqiptarët02 – Serbët e tradhtuan krishtërimin dhe popujt e Ballkanit.03 – Skënderbeu vrau serb, pra nanën nuk kishte mundësi ta kishte serbe?04 – Kishat “serbe” në Kosovë ishin faltore shqiptare, që shqiptaret u përpoqen t’i mbrojnë sërish dhe po të ishin serbe, atëherë Despotati serb do bënte gjithçka për t’i mbrojtur ato 05 – Gjergj Kastrioti Skënderbeu nuk bëri luftë fetare por përtej saj, pasi iu shkaktoi humbje dhe popujve të krishterë.06 – Shqiptaret janë fitues, kurse serbët dalin prapë humbës.07 – Kosova nuk kishte asnjë rendësi per Serbinë, siç e bindin veten sot, se për ndryshe s’do lejonin që prijësit e popujve tjerë të grumbulloheshin mu në atë vend.08 – Koha e Gjergj Kastrioti është engjëlli ynë i djathtë dhe i majtë , pasi që thirremi në të kur mbesim pa argumente para botës?!

Ribotim. Më herët është botuar në Revista Drini më 28 shkurt 2020 

Ali Daci për Amina Nurajn, kryetaren e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazar të Ri

0
Shkruan Ali Daci, Rozhajë
Amina Nuraj, Kryetarja e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazar të Ri
* PERSONALITETE NGA SANXHAKU
Një ndër vajzat më trimërresha të Sanxhakut është padyshim Amina Nuraj. Përveç zemrës së flaktë prej atdhetarës ajo është edhe intelektuale e shquar. Sot atë e njeh mbarë shqiptaria. Bagazhi i saj i njohurive nuk është i vogël si në fushën e shkencave ekonomike ashtu edhe në ato të ingjenjerisë së komunikacionit. Po kështu Amina ka njohuri të jashtëzakonshme në lëmin e historisë së mirëfillt e tash tetë vite pa ndalë është angazhuar në fushën politike e bublicistike. E veçanta e saj është mbrojtja e historisë shqiptare ndër shqiptarët e Sanxhakut. Zëri i saj i kushtrimit ka marr dhenë për ngritjen e vetëdijes së shqiptarëve të asimiluar atje.
Duke kuptuar më kohë levizjet demokratike në Ballkan dhe ngulfatjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak nga regjimi totalitar serb , Amina ka qenë gjithmonë ndër të parët që ka reaguar ndaj padrejtësive dhe shkeljes së të drejtave kombëtare të shqiptarëve në atë krahinë.
Mund të jetë një imazh i teksti
Më një punë kolosale ajo arriti që të dakordoj më kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc Z. Nevzat Lutfiu që më çdo kusht të hapet zyra e Këshillit në Pazar të Ri. Kjo arritje historike u bë më vullnetin e madh të kryetarit të Këshillit për Bujanocin Z. Nevzad Lutviu dhe u realizua më 22 nëntor 2023 më çrast Amina emerohet udhëheqëse e kësaj zyre. Pas 78 viteve u arrit që të valoj Flamuri Kombëtar e të grumbullohen shqiptarët rreth tij.
Amina Nuraj u lind më 25 prill të vitit 1997 në Pazar të Ri. Mësimet e para i mori në Shkollën fillore “Jashanica “në fshatin Mur. Shkollën e mesme të teknike të gjeodezisë e përfundoi në Paza të Ri në vitin 2016. Po këtë vit ajo regjistrohet në Fakultetin e komunikacionit në drejtimin e Komunkacioni rrugor. Në vitin 2017 ajo regjistron fakultetin e dytë atë të drejtimit ekonomik, përkatësisht në degën e Tatimeve dhe Doganave në Beograd. Të dy fakultetet i kryen paralelisht më sukses të lartë dhe ato para afatit akademik. Amina flet gjuhën angleze, turke dhe boshnjakishtën.
* Ali Daci është nën/Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Jeton në Dacaj të Rozhajës.

Pasojat e pushtimit Osman në Shqipëri, apo si na shkatërruan me “Allahu Akbar” në gojë?!

Sulltan Mehmeti i II-të Fatihu (me nofkën: I tmerrshmi) , pushtuesi i Shkodrës dhe i një varg qytetesh shqiptare; njeriu i cili me ushtrinë e tij barbare e bëri rrafsh me tokë mbarë hapësirën shqiptare, shkatërroj qytete deri në themel, ngriti xhami në vendin e kishave, dëboi popullin shqiptar nga vendi i vet dhe solli në vendin e tij kolonë nga vendet e asaj tashmë ish-perandorie.
***
1.VANDALËT OSMAN tokat shqiptare i shkretuan,
2.Nën thirrjen ALLAHU AKBAR qindra e mijëra shqiptar,u therren,u masakruan,
3.Mbi 200.000 shqiptar u shpërngulen vetëm në Itali,
4. Si mjet shtrëngese për të t’i detyruar shqiptaret t’i rroknin fenë e Muhametit,krahas diskriminimit fetar në jeten shoqërore,turqit përdoren edhe politiken e diskriminimit më të theksuar në lëmin fiskal.
Përderisa në sanxhaqet e ndryshme të Rumelisë, në fillim të shekullit XVII,tributi kryesor,xhizja paguhej 40-50 akçe në vit për shtëpi,në SHQIPËRI kjo taksë arriti në 780 akçe për shtëpi. Kjo taksë kerkohej në grosh flori,prandaj detyroheshin të ktheheshin në FENË ISLAME!
5. Më 1779 me ligj të veçant U NDALUA GJUHA SHQIPE!
6. Shqiptarët,nuk u njohën si etni e veçantë!
Shqiptarët mysliman quheshin turq,ortodoksët,quheshin grek,serb,malazez e bullgar,katolikët quheshin latinë.
Kështu për Perandorin osmane KOMBI SHQIPTAR NUK KA EKZISTUAR.
7.Greqisë i njohu pavarësinë më 1821 Serbisë dhe Malit te Zi më 1878,kurse shqiptarëve nuk u njohu pavarësin edhe pas 28 Nëntorit 1912.
P.S.
Shqiptarët të cilët u shperngulen nga Shqiperia pas pushtimit VANDAL te otomaneve bredhnin rrugeve të Dalmacise dhe Italisë,të varfer,pa ndihmë e pa perkrahje,të mbetur rrugeve,u kthyen ne lypes ose vdiqen nga uria dhe semundjet.
“Nuk mund t’i shohë njeriu- i shkruante papa Pali i II Filipit, dukës se Burgonjes – PA DERDHUR LOT këta refugjatë nëpër limanet e Italisë,të uritur e të xhveshur,të SHPËRNGULUR NGA VATRAT E TYRE,që rinë anës së detit,e ngrenë duart në qiell ,e qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh …!”
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Il Piccolo di Trieste (1914) / Intervista ekskluzive me Syrja Bej Vlorën mbi zgjidhjen e çështjes epirote

Syrja Bej Vlora (1860 – 1940)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Dhjetor 2023 

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të premten e 24 prillit 1914, në ballinë, intervistën ekskluzive me Syrja Bej Vlorën në lidhje asokohe me zgjidhjen e çështjes epirote, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

A është zgjidhur çështja epirote ?

Një intervistë me Syrja Bej Vlorën

Il Piccolo di Trieste, e premte, 24 prill 1914, ballinë

Il Piccolo di Trieste, e premte, 24 prill 1914, ballinë

Vlorë, 19 Prill. Syrja Bej Vlora, i dërguara i Princit të Shqipërisë në Vjenë, mbërriti nga Durrësi. Unë shkova menjëherë tek ai për t’i kërkuar lajme për çështjen epirote. 

— Çështja – më tha i intervistuari – është plotësisht e zgjidhur; Greqia ka njoftuar zyrtarisht qeverinë tonë se brenda pak ditësh do të tërhiqet dhe do të përfundojë pastrimin si të trupave helene, ashtu edhe të batalioneve të shenjta dhe të andarëve nga Epiri. 

— Çfarë lëshimesh u bëri Shqipëria epirotëve për të vendosur që ata të hiqnin dorë nga autonomia? 

— Të njëjtat që gëzojnë aktualisht të gjitha lokalitetet në Shqipërinë e lirë, pra e drejta e të krishterëve për të qenë pjesë e xhandarmërisë shqiptare dhe mësimi i lirë i gjuhës greke, e konsideruar si gjuhë e fesë, për të krishterët shqiptarë pas përfundimit të vitit të tretë të arsimit fillor në gjuhën shqipe në shkollat kombëtare. 

— Çfarë mendoni, Shkëlqesi, për ndikimin dhe autoritetin e ushtruar nga Esad Pasha mbi popullsinë e Veriut dhe mbi punët e qeverisë ? 

— Ndikimi i Esad Pashës i detyrohet më shumë pozitës që mban sesa personit. 

— Por a mundet që ky ndikim të paralizojë pjesërisht veprën e sovranit ? 

— Aspak: Besoj fort se Esad Pasha ka aq përkushtim dhe bindje ndaj sovranit tonë, saqë po ta urdhëronte të braktiste Shqipërinë, do të largohej menjëherë. 

— Më lejoni, megjithatë, të vërej se në çështjen me kolonelin holandez Tomson, ju keni vepruar disi në mënyrë despotike. 

— E thënë ndryshe, Esadi donte t’i bënte kolonel Thompsonit të kuptonte se misioni holandez kishte për detyrë të organizonte xhandarmërinë shqiptare, por edhe ai duhej t’i nënshtrohej urdhrave të Qeverisë dhe Ministrisë së Luftës. Z. Thompson me sa duket mendonte ndryshe dhe për këtë arsye u përjashtua nga ndërhyrja në çështjet shqiptare. 

— A do të qëndrojë disa ditë në Vlorë, Shkëlqesia Juaj ? 

— Ndoshta do të iki nesër, sepse kam vetëm katër ditë pushim dhe në këtë kohë dua të ndalohem në Napoli për t’u takuar me vëllain tim që vjen nga Egjipti; nga Durrësi do të nisem menjëherë për në Vjenë, vendqëndrimi im i ardhshëm. 

— Po në Romë ? 

— Në Romë do të shkojë Dr. Adamidhi. 

— Po në Kostandinopojë ? 

— Për momentin askush nuk është emëruar zyrtarisht, por të gjitha gjasat janë për Halil Pashën, ish-guvernatorin e Damasit.

Po çfarë në mënyrë të përmbledhur dhe esencialisht përmban libri “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik”?

1

Libri studimor: “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik” (New York), thellohet në një mori këndvështrimesh, duke zbuluar Shën Nënë Terezën humanisten e madhe shqiptare apo më tej tregon detaje interesante se si Atë Gjergj Fishta o.f.m. ishte ungjill i ngrohtë atdhedashurie, sikurse shpiegon në vazhdim pse shqiptarët ishin mes Krishtërimit Perëndimor dhe Lindor.

Këtu në faqet e vepës voluminoze, tregohet mbi historinë interesante të zhvendosjes së afreskut të Zojës së Këshillit të Mirë (Zoja e Shkodrës) në dheun latin në Genazzano të Italisë; Historia e paharrueshme e Atë Anton Harapi O.F.M., martir i fesë dhe shqiptarizmës së kulluar; Historia e personalitetit të shquar të diasporës sonë dom Anton Kçirës së vogël…, kalvari pambarim familjar… si dhe kontributi i tij meshtarak 51-vjeçar.

Temat e tjera interesante në vepër janë: Arrestimi, hetuesia, pushkatimi, martirizimi dhe lumturimi i Abatit të fundit të Mirditës imzot Frano Gjinit; prelati i shquar i diasporës sonë shqiptaro-amerikane Mons. dr. Zef Oroshi si nxënësi i fundit i Kolegjës Saveriane në qytetin e Shkodrës; Pse amerikanët frymëzohen nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës; Një përkujtim i vonuar për mikun dhe studiuesin e kulturës dhe klerit katolik Kolec Çefën; Shkrimtari i shquar i traditës dhe shkollës geg të veriut të Shqipërisë imzot Zef Simoni Ipeshkëv; Jeta dhe një vështrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak” të dom Gjergj Simonit; Dy intelektualë disident brilant shqiptaro-amerikanë: Prof. Arshi Pipa (Professor Emeritus) dhe mons. dr. Zef Oroshi, themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë (sot Zoja e Shkodrës) në SHBA (New York); Një jetë i përgjuar në Dosjen e diktaturës komuniste kundër antikomunisti i pamposhtur mons. dr. Zef Oroshit; Tetë parimet udhëheqëse të Shën Nënë Terezës në një libër të ri nga bashkautorët amerikanë Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza CEO”; Një këndvështrim mbi studiuesin dhe publiçistin e shquar mons. dr. Lush Gjergji biografin më të shquar të Shën Nënë Terezës në 50-vjetorin e meshtarisë së tij; Një qiri drite në 121-vjetorin e lindjes së Kardinalit të parë shqiptar Shkëlqësia e Tij Mikel Koliqit si i pari në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë; Shkrimet apo Parathëniet shkruar nga Ndriçim Mlika dhe Dr. Fran Luli, për librat e tjerë historik të autorit të këtij libri Klajd Kapinova, etj.

Nëpër faqet e historisë së klerit katolik|Paperback

Vështrim mbi romanin “LUFTA” të Leonora N. Lokajt 

0

Nga: Adem Lushaj, Deçan 

Në karvanin e krijuesve të shquar në krijimtarinë letrare, tashmë veç është, edhe poetja e talentuar, Leonora (Nezir) Lokaj, pena e së cilës nuk ka të ndalur. Nora, pas disa përmbledhjeve poetike, në Manifestimin Tradicional “Zëri i Vëllazërisë -2023″, të organizuar nga Shoqata “Martin Dreshaj” dhe Komuna e Pejës, para lexuesve paraqitet me një vepër ndryshe, për dallim nga ajo që jemi mësuar ta kemi. Me romanin “LUFTA”, i del përballë një teme jo fort të zakonshme, e cila deri më tani nuk kishte trajtim të merituar. Me gjasë, tema e përzgjedhur është solidarizim dhe përkrahje për gjitha ato femra që kishin pësuar gjatë viteve 1998/99, nga krimi më i rëndë kundër njerëzimit. 

E rritur në një mjedis, ku rezistenca dhe dëshira e flaktë për shtigjet e lirisë, ka bërë që tematika e rrëfimit në romanin “Lufta”, të shtjellohet që nga fillet e jetës. Në këtë roman, pikënisje e rrëfimit janë protestat studentore të dy dekadave të fundit të mijëvjeçarit që lamë pas. Mobilizimi i të rinjve për të rezistuar dhe flakur thundrën e rëndë të pushtuesve të deridjeshëm, si dhe lufta të cilën autorja e ka përjetuar, sado e re të ketë qenë, janë në mbamendjen e saj. Këtë e kupton menjëherë, qysh në faqet e para të këtij romani.  

Tema e luftës këtu, paraqitet si një tezë e cila ndërtohet përmes shpalimit shpirtëror të personazhit kryesor të romanit, luftës së shumëfishtë të saj. E gjithë lufta është te Era, një vajzë e dashuruar, përplot ëndrra. Lufta ia prishë gjitha ëndërrimet. Atë e përdhunojnë barbarët serbo-sllav. Bëhet viktimë e luftës, si mijëra viktima të tjera.  

Pos kësaj, në vend që ta përkrahin dhe ta ndihmojnë që ta shuajë zjarrin i cili ia ka kapluar trupin, në vend që ta ndihmojnë që t’i mbyllën vrragët që ia gërryejnë shpirtin, atë e lënë të digjet në vuajtjet e saj. Zhgënjim i plotë.  

Por, dëshira dhe vullneti i saj për të jetuar, për ta ndërtuar jetën pas divorcit, janë një mesazh i fortë përballë një bote përplot thashetheme. Era shndërrohet në një luftëtare të  fuqishme për ta sfiduar të djeshmen e hidhur.  

Romani “LUFTA”, i autores Leonora Lokaj, vjen si mision për ta përqafuar jetën. Vjen si udhëtare që ec nëpër shtegun që qon tek e ardhmja, ku domosdorisht udha e arsyes është më e duhura. Lexuesi i kohës sonë (i ndodhur edhe në pozitën e dëshmitarit), domosdo se do t’i vërtetojë të thënat e rrëfimit si dëshmi, të cilat do barten tek lexuesi i gjeneratave të ardhshme. Romani në fjalë ngjall emocion, të vë në dilema të ndryshme, krenarie a dhembjeje..  

Në romanin “LUFTA” është përdorur një gjuhë e rrjedhshme, me një sintaksë të pasur, me një stil të veçantë ndërlidhshmërie e koherente. Leonora Lokaj, ashtu si në gjininë e poezisë, po ashtu edhe në gjininë e prozës, tregon se është shumë premtuese, gjë që dita ditës po e dëshmon me botime të reja. Origjinaliteti rrëfyes dhe elokuenca letrare, na bën të besojmë se autorja, vjen për lexuesin me temën e luftës si dëshmi për ta vulosur një kohë dhe për të mbetur një emër meritor në spektrin e asaj kohe. Në “LUFTA” e ka trajtuar një temë të dhimbshme të shoqërisë, një temë që me dhembshuri i përcjellin bashkëshortet, nënat, vajzat dhe motrat tona, të cilat me përgjegjësi e themi se janë “heroina të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”. 

PISA, rezultat i politizimit të arsimit shqip në Kosovë! 

0

Zeqir Bekolli, Prishtinë 

Rezultatet e PISA-s, jo vetëm këto të fundit por edhe të më hershme, flasin për mungesën e reformave në arsim  dhe politizimin e skajshëm të arsimit shqip në Kosovë.  

Këtë dëm shoqërisë sonë ia shkaktoi  politika, që nga paslufta, duke mos harruar edhe dëmin e shkaktuar nga pushtuesi, pas viteve të nëntëdhjetë. Këto goditje që i mori arsimin shqip në Kosovë janë vështirë të riparueshme. Së pari, mësimi nëpër shtëpitë shkolla la pas vetës shumë zbrastësi të cilat nuk u kompensuan pas çlirimit me trajnime dhe ngritje profesionale. Së dyti, politizimi i shkollave e i universiteteve dhe shndërrimi i kolegjeve private në “oaza” biznesi përbëjnë goditjen tjetër të cilën e mori arsimi shqip në Kosovë. 

Bie fjala, politikat partiake të punësimit, qoftë në shkolla, qoftë në universitete, e goditën për vdekje arsimin shqip në Kosovë, e pasojë e kësaj janë rezultatet e PISA-s, jo vetëm sivjet, por që nga paslufta. 

Nëse bie fjala për emrimin e mësimëdhënësve e drejtorëve nëpër shkollat tona vendosin kryetarët e komunave, të cilëve nuk iu intereson fare cilësia e kandidatit, por përkatësia partiake, atëherë del qartë se niveli i arsimit nuk mund të jetë ndryshe, pos ky që është.  

Veç kësaj, mungesa e investimeve në arsim në ngritjen e cilësisë, mospajisja me mjete moderne të shkollave e kabineteve të tyre, në harmoni me mësimin bashkëkohor po i jep këto rezultate çfarë i kemi.  

Për shkak të ndërhyrjeve të vrazhda të politikës në sistemin arsimor,  munguan edhe reformat e domosdoshme në mësimdhënie,  në cilësi dhe kuadro. Angazhimi i gjysëmanalfabetëve me diploma nëpër proceset mësimore, qoftë në nivelin lokal apo atë qendror na solli deri këtu.  

Prandaj, puna e parë që duhet bërë është depolitizimi i shkollave e universiteteve , zvogëlimi i kolegjeve që nuk ofrojnë cilësi dhe kushte bashkëkohore shkollimi, financimi më i madh në arsim, në kuadro e cilësi dhe transparenca me rastin e rekrutimit dhe lirimi nga kuadrot e paafta, që janë pjesë e arsimit shqip.  

Vetëm në këtë mënyrë mund të ecët për para , duke kërkuar njëkohësisht edhe llogari nga të gjithë ata që udhëhoqen me arsimin në Kosovë. Por a është e mundur kjo në Kosovë, gjithsesi se jo, për faktin se me mendësinë e deritashme në raport me arsimin vështirë se mund të ecët për para.