ARKIVI:
11 Qershor 2026

Il Piccolo di Trieste (1914) / Intervista ekskluzive me Syrja Bej Vlorën mbi zgjidhjen e çështjes epirote

Shkrime relevante

Vlora pas 12 ditësh protesta: mes zhvillimit, korrupsionit, opozitës së lodhur dhe propagandës anti-perëndimore

Luan Dibrani, Durrës Një protestë që nisi si shqetësim qytetar, por po...

Dasma e madhe vazhdon të festohet

Isuf Bajraktari, Suedi Ka libra që i lexojmë për të njohur të...

Kur kuptimi lind nga vet ekzistenca

Lirim Gashi, Prizren Lexim i një meditimi filozofik nga Luljeta Aliu Në shkrimin...

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Shpërndaj

Syrja Bej Vlora (1860 – 1940)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Dhjetor 2023 

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të premten e 24 prillit 1914, në ballinë, intervistën ekskluzive me Syrja Bej Vlorën në lidhje asokohe me zgjidhjen e çështjes epirote, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

A është zgjidhur çështja epirote ?

Një intervistë me Syrja Bej Vlorën

Il Piccolo di Trieste, e premte, 24 prill 1914, ballinë

Il Piccolo di Trieste, e premte, 24 prill 1914, ballinë

Vlorë, 19 Prill. Syrja Bej Vlora, i dërguara i Princit të Shqipërisë në Vjenë, mbërriti nga Durrësi. Unë shkova menjëherë tek ai për t’i kërkuar lajme për çështjen epirote. 

— Çështja – më tha i intervistuari – është plotësisht e zgjidhur; Greqia ka njoftuar zyrtarisht qeverinë tonë se brenda pak ditësh do të tërhiqet dhe do të përfundojë pastrimin si të trupave helene, ashtu edhe të batalioneve të shenjta dhe të andarëve nga Epiri. 

— Çfarë lëshimesh u bëri Shqipëria epirotëve për të vendosur që ata të hiqnin dorë nga autonomia? 

— Të njëjtat që gëzojnë aktualisht të gjitha lokalitetet në Shqipërinë e lirë, pra e drejta e të krishterëve për të qenë pjesë e xhandarmërisë shqiptare dhe mësimi i lirë i gjuhës greke, e konsideruar si gjuhë e fesë, për të krishterët shqiptarë pas përfundimit të vitit të tretë të arsimit fillor në gjuhën shqipe në shkollat kombëtare. 

— Çfarë mendoni, Shkëlqesi, për ndikimin dhe autoritetin e ushtruar nga Esad Pasha mbi popullsinë e Veriut dhe mbi punët e qeverisë ? 

— Ndikimi i Esad Pashës i detyrohet më shumë pozitës që mban sesa personit. 

— Por a mundet që ky ndikim të paralizojë pjesërisht veprën e sovranit ? 

— Aspak: Besoj fort se Esad Pasha ka aq përkushtim dhe bindje ndaj sovranit tonë, saqë po ta urdhëronte të braktiste Shqipërinë, do të largohej menjëherë. 

— Më lejoni, megjithatë, të vërej se në çështjen me kolonelin holandez Tomson, ju keni vepruar disi në mënyrë despotike. 

— E thënë ndryshe, Esadi donte t’i bënte kolonel Thompsonit të kuptonte se misioni holandez kishte për detyrë të organizonte xhandarmërinë shqiptare, por edhe ai duhej t’i nënshtrohej urdhrave të Qeverisë dhe Ministrisë së Luftës. Z. Thompson me sa duket mendonte ndryshe dhe për këtë arsye u përjashtua nga ndërhyrja në çështjet shqiptare. 

— A do të qëndrojë disa ditë në Vlorë, Shkëlqesia Juaj ? 

— Ndoshta do të iki nesër, sepse kam vetëm katër ditë pushim dhe në këtë kohë dua të ndalohem në Napoli për t’u takuar me vëllain tim që vjen nga Egjipti; nga Durrësi do të nisem menjëherë për në Vjenë, vendqëndrimi im i ardhshëm. 

— Po në Romë ? 

— Në Romë do të shkojë Dr. Adamidhi. 

— Po në Kostandinopojë ? 

— Për momentin askush nuk është emëruar zyrtarisht, por të gjitha gjasat janë për Halil Pashën, ish-guvernatorin e Damasit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu