Nisma e Deçanit, një jehonë e mirëpritur mbarëkombëtare për ta braktisur përgjithmonë islamin
Padrejtësia është anarki
Reflektime rreth së keqës …!
REFLEKTIM NDAJ MENDIMIT SE E KEQJA NA QENKA PJELLË E SHOQËRISË!’
___
Pse mungoj Dita e Zisë për Liridonen?!

Florim Zeqa
Muaji Nëntor, muaji i festave të mëdha kombëtare u kthye në muaj kobzi për motrat dhe nënat shqiptare. Pas zhdukjes së mistershme më 9 Nëntor 2015 të Donjeta Pajazitajt, e cila rezultoj të jetë e dhunuar dhe më pas e vrarë mizorisht, vrasja makabre e Liridona Ademajt është vrasja më e rëndë e ndodhur ndonjëherë ndër shqiptarë!
Mungesa e ndjesisë njerëzore
Për mua, si analist dhe qytetar i zakonshëm i këtij vendi, mbetet i pajustifikueshëm fakti pse drejtuesit e institucioneve shtetërore (kryeministri dhe presidentja) nuk e shpallen Ditë Zie ditën e rivarrimit të Liridona Ademajt!!!
Fati tragjik e deshi që gjatë fushatës 16 ditore Kundër Dhunës Gjinore të ndodhin disa raste të dhunës mbi baza gjinore, madje ndodhi edhe njëra nga vrasjet më makabre të Nënës 30 vjeçare, por të gjitha u përdoren për marketing politik gjatë fushatës “vetëdijësuese”!
E vetmja gjë “pozitive” është termi “Femicid” që e shpikën pushtetarët, i cili i ka vënë në lajthitje qytetarët e zakonshëm, se mos vallë është ndonjë preparat farmaceutik për t’i ndaluar vrasjet e vajzave dhe grave në Kosovë!
Të flitet aq shumë dhe aq gjatë nga të gjithë, të ndjehen aq të tronditur dhe të shqetësuar të gjithë dhe të mos i bie askujt ndërmend për shpalljen e Ditës së Zisë për Liridona Ademaj, për aq sa është anakronike, është edhe imorale.
Mbështetja gojore për familjen e Liridona Ademajt pa mbështetjen morale dhe materiale njëkohësisht mbetet më shumë hipokrizi e më pak ndjesi njerëzore.
Ndodhë kështu kur familjarët e viktimave nuk janë të pasur ose janë gjysëm të varfër, ndodhë kështu kur familjarët e viktimave nuk janë të lidhur me pushtetarët apo të fortët e politikës në Kosovë!
Përdorimi nga ana e pushtetarëve e akteve të dhunës gjinore dhe i rastit më tragjik në fushatën Kundër Dhunës Gjinore, pa e demonstruar në vepër dhimbjen shpirtërore me aktin moral të “Ditës së Zisë” kombëtare në shenjë dhimbje dhe solidarizimi me familjen e Liridona Ademajt, është pak më tepër se papërgjegjësi shtetërore, është abuzim me dhimbjen familjare dhe mbarëkombëtare!
Nuk është thënë kot, “Një vepër e mirë më e vlershme sesa një mijë fjalë”. Dita e Zisë kombëtare do të ishte qetësim shpirti për prindërit e Liridones dhe familjarët në përgjithësi. Dita e Zisë do të ishte vlerëmadhe dhe shumëdimensionale si kundërpërgjigje serioze ndaj aktit monstruoz! Jam thellësisht i bindur se, sikur familja e Liridona Ademajt të ishin të lidhur me krerët e politikës në Kosovë, që në ditën e varrimit të saj do të shpallej Ditë Zie!
Por, edhe pse ndodhi zhvarrosja dhe rivarrimi, prapë se prapë mungoj Dita e Zisë për Liridonen!
Fillimi i mbarë i drejtësisë në rastin e Liridones është shpresëdhënës. Lutem që fati i zbardhjes së të gjitha rrethanave të rastit dhe dënimi të jenë në përputhje me peshën e krimit, e të mos ndodhë assesi kontrabandimi i drejtësisë sikurse në rastin e Donjeta Pajazitit!
Karl Gurakuqi, mjeshtër i shqipes, mik dhe bashkpuntor i Avni Rustemit
Profesor Karl Gurakuqi, 24 mars,1895 – 6 dhjetor,1971

Nga Frank Shkreli
Profesor Karl Gurakuqi ka ndërruar jetë më 6 dhjetor, 1971, jashtë Atdheut dhe larg Shkodrës së tij të dashur, ashtu siç ishte dhe është gjithnjë fati i të mërguarve shqiptarë anti-komunistë, sepse Atdheu i tyre i lindjes nuk i donte brenda gjatë regjimit komunist, ashtu të klasifikuar si tradhëtarë dhe armiq të vendit e të popullit të vet. Por siç duket as sot, 30-vjet më vonë, në të ashtuquajturin tranzicion “post-komunist”, shkrimtarë e letrarë si Karl Gurakuqi, nuk janë të mirëpritur. Emrat, veprat dhe kontributet e tyre, vazhdojnë të jenë edhe sot, jo të ndaluara krejtësisht, por të harruara dhe të anashkaluara, ashtu siç ishin sa ishin gjallë dhe në kulmin e veprimtarisë së tyre. Ma merr mendja se po të pyeten studentët shqiptarë në Tiranë ose Prishtinë sot, se kush ishte Karl Gurakuqi, njëri prej këtyre të intelektualëve shkodranë të harruar, kam drojë se nuk do çonte kush dorën. Po kush ishte ky “ashik” shkodran, i dashuruar pas gjuhës shqipe dhe cilat ishin kontributet e tij gjuhësore dhe jo vetëm? Kush ishte Karl Gurakuqi?
Duke pasur si burim revistën “Shëjzat” të Ernest Koliqit, (“Shëjzat”-10-12, 1971), njëri prej bashkthemeluesve dhe bashkpuntor i të cilës ishte vet Karl Gurakuqi qysh prej vitit të parë të botimit të kësaj reviste të famshme, njëri prej tre shtyllave kryesore të “Shejzave (së bashku me Ernest Koliqin dhe Martin Camajn) dhe bashkpuntor pa ndërprerje i mikut të tij të ngushtë dhe botuesit Ernest Koliqi, jo vetëm në mbajtjen gjallë të kësaj reviste ndër vite, por Karl Gurakuqi ishte më shumë se kaq. Megjithë hipokrizinë dhe pandershmërinë intelektuale nga qarqet akademike dhe universitare shqiptare, që ushtrohet sot ndaj tij dhe shumë të tjerëve si ai, në përvjetorin e vdekjes së tij (më 6 dhjetor, 1971), po sjellim, modestësisht, disa të dhëna informative për jetën dhe veprimtarinë e Karl Gurakuqit me qëllim për të hedhur sadopak dritë mbi kontributin e këtij mjeshtri të madh të gjuhës shqipe, ndonëse i mërguar për dekada.

Karl Gurakuqi ka lindur në Shkodër me 24 mars 1895. Ka ndjekur mësimet fillore e të shkollave të mesme po në atë qytet ndër Etërit Françeskanë. Maturën klasike e ka kryer në Salzburg të Austrisë, ndërsa studimet filozofike ka bërë në Graz. Me të kthyer në Shqipëri pas studimeve, Karl Gurakuqi shërbeu vazhdimisht në fushën e arsimit kombëtar ç’prej vjetit 1917 e deri me 1944. Ngjarjet e njohura e detyruan Gurakuqin që pas Luftës së II Botërore të merrte rrugët e mërgimit, si shumë bashkombas të tij intelektual të Shqipërisë, të cilët kundërshtuan regjimin e imponuar sllavo-aziatik komunist të merrte rrugët e mërgimit. Pas disa endjeve në vende të ndryshme, u thirr e gjet mikpritje në Palermë nga intelektuali i njohur arbëresh i asaj kohe, i ndjeri Rozolin Petrotta; një Arbëresh ky zemërmadh, që gjatë jetës së vet u përpoq me mend e me shpirt pér lartësimin e vlerave të shqiptarizmit. Në Universitetin e kryeqytetit të Sicilisë, fillimisht, krahas me Papa Gàetan Petrotta-n e mandej me albanologun e famshëm At Zef Valentinin, Karl Gurakqi vazhdoi në atë universitet punën gjuhësore dhe kulturore shqipe. “Arsimi kombëtar i detyrohet shumë kétij Lavruesi të palodhshëm të gjuhës shqipe dhe me arsye mund të njihet njëri ndër themeluesit kryesorë të aparatit shkollor në Shqipëri dhe një prej ndër atyre veprimtarëve të mëdhej që në pak vjet e ngjiten popullin shqiptar në një shkallë të pamenduar arsimore, prej një gjëndjeje mesjetare, në të cilën e kishin plandosur fatkeqësitë historike”, -ka shënuar miku i tij i ngushtë, Ernest Koliqi me rastin e kalimit në amshim të Karl Guraluqit në dhjetor të vitit 1971.
Në biografinë e botuar me atë rast në revistën Shëjzat, thuhet se veprimtaria e Karl Gurakuqit si shkrimtar është zhvilluar gjërësisht, në shumë degë diturie. Shkrimtar tërheqës, përkthyes i qartë e i përpikët nga latinishtja, gjermanishtja e italishtja. Drejtor i së përkohshmes (Agimi, 1920-22, Revista Pedagogjike 1925-27, Mësuesi 1928, Shkolla Kombëtare 1938), e tjera. Bashkëpuntor i çmuar i revistave më të njohura të kohës, në Shqipërinë e para komunizmit. Gurakuqi është shquar gjatë jetës së tij, sipas biografisë së tij zyrtare botuar në revistën ‘Shëjzat’, sidomos në shtjellim të argumentave gjuhësorë e letrarë. Të shumta janë botimet e tija shkollore që u përdorën gjatë 20- e sa viteve ndër shkollat shqiptare të kohës. Aty thuhet se Karl Gurakuqi- “mund të njihet me të drejtë si një ndër themeluesit e të së përkohshmes s’onë, “Shèjzat”, shtyllat e së cilës ai i pasuroi me syzime të vlefshme. Përveç botimeve sa ishte në kulmin e veprimtarisë së tij letrare dhe akademike, Karl Gurakuqi,- thuhet se, ka lënë shkrime të pabotuara, ndër të tjera: një ditar me radhitje ngjarjesh të dobishme për historinë kulturore e shoqërore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si dhe studime gjuhësore të ndryshme. Por vepra kryesore; gati për botim mbetet, sipas biografisë zyrtare, “Fjalori” ku ai derdhi, tërë jetën, mundìn hulumtues e shoshitës në shumë fushë leksikore e frazeologjike. (Burimi: “Shëjzat” -10-12, 1971).
Për hollësi të tjera mbi jetën dhe veprimtarinë e Karl Gurakuqit mund të lexoni shënimin nga Profesor Arkiva Digjitale Shqiptare Karl Gurakuqi (Shkodër, 24 mars 1895 – Bressanone 6 dhjetor 1971). Arkiva Digjitale Shqiptare (adsh.al), ku ndër të tjera thuhet se Karl Gurakuqi ka qenë mik dhe bashkpuntor i Avni Rrustemit dhe shoqërive demokratike të kohës. Në vitin 1921, sipas Profesor Romeo Gurakuqit, Karl Gurakuqi ka qenë bashkthemelues me Avni Rrustemin dhe të tjerë i Federatës “Atdheu” në Vlorë, në të cilën Karl Gurakuqi ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i saj.

Atë ditë të 6 dhjetori, 1971, zhdukja e Mjeshtrit të shqipës, Karl Gurakuqit, miku dhe bashkpuntori i tij i ngusht Ernest Koliqi do të shkruante se me humbjen e Karl Gurakuqit: “Na të Shêjzave me vdekjen e Karlit mbesim pa nji Bashkëpun-tuer dorës parë, besnik të patundun. Gjuha shqipe humbi nji lavrues që ia zbuloi asaj fuqinë e hirin shprehës. Bota shqiptare vorfnohet nga zhdukja e nji qytetari, që e nderonte me sjellje fisnike, e pasunonte dhe e urtësonte me nji përvojë të gjatë kombtare edhe e edukonte mâ tepër se me fjalë, me prirje të butë të natyrshme, e cila ndikonte gjithmonë e gjithëkund, frymë harmonizimi shoqnuer e vëllaznije kombtare…Në kuvendim me tê, kishte njeriu përshtypjen që Ai mendonte se për kurrnji send në botë s’ia vlen barra qirân, m’u trazue. Vetëm nji gjâ për të ishte absolutisht serjoze: gjuha shqipe. Hoka mbi gjuhë shqipe nuk bârte”, Karl Gurakuqi, sipas Ernest Koliqit. “Shqipja për Të ishte gjâ e shêjtë. Karli qe Ashik i shqipes. Shqipen e adhuronte, e dashunonte me përkëdhelje si t’ishte nji Vashë e bukur. Asaj ia kushtoi jetën. Ajo qe pësimi e gëzimi i Tij. Ajo ka me ia ruejtë emnin deri vonë në mote t’ardhëshme”, ka përfunduar Ernest Koliqi komentin e tij me rastin e kalimit në amshim të mikut të tij besnik, Karl Gurakuqit me 6 dhjetor, 1971.
Fjalët e Ernest Koliqit për Karl Gurakuqin, se shqipja, “ka me ia ruejtë atij emnin deri vonë në mote t’ardhëshme”, mund të kenë qenë tepër pozitive e plot shpresë, por edhe ekzagjeruese, po të marrim parasysh se si trajtohet sot 30-vjet tranzicion “post-komunizëm, jo vetëm Karl Gurakuqi, por edhe vet Ernest Koliqi, At Gjergj Fishta dhe një numër shumë i madh shkrimtarësh e poetësh të Kombit të dalë nga Shkodra; zyrtarisht, të ndaluar e të anashkaluar nga atdheu i tyre për të cilin punuan e munduan gjithë jetën e tyre, jo vetëm për një gjysëm shekulli komunizëm, por edhe sot në “post-komunizëm”, në Shqipërinë “pluraliste” e “demokratike”, anëtare e Aleancës Perëndimore NATO, me shpresë për t’u bërë edhe anëtare e Bashkimit Evropian. Përjashtimi i këtyre kolosave të historisë, të gjuhës dhe kulturës shqiptare, si Karl Gurakuqi në një vend si Shqipëria; tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit, ku kultura e pluralizmit do duhej të mbretëronte dhe ku gjithëpërfshirja në edukimin e brezave të rinj, pa dallime politike, ose të mendimeve ndryshe do duhej të ishte siguruar me kohë në një vend anëtar të NATO-s dhe me pretendime për t’u antarësuar në Bashkimin Evropian, siç është Shqipëria. Pluralizmi kulturor dhe gjuhësor si dhe ai politik, që do duhej të përfshinte personalitete të gjuhës dhe të kulturës shqiptare deri tani të përjashtuara, qoftë nga ish-regjimi komunist, qoftë nga nostalgjikët e komunizmit sot. Kur do ta kuptojnë këta njerëz se Karl Gurakuqi me shokë kanë qenë dhe janë një pasuri kombëtare në shërbim dhe në forcimin e identitetit të vërtetë kombëtar të shqiptarëve. Prandaj, synimi duhej të ishte që me gjith përfshirjen pluraliste në jetën e përditshme kulturore dhe akademike, sidomos në arsim, të këtyre kolosëve të Kombit, të krijohen mundësitë për një Shqipëri të një hapësire educative, e cila përafrohet më tepër me atë evropiane, e cila përqafon gjithë vlerat, parimet dhe idealet e Evropës së Bashkuar”, sipas qëllimit edhe të një konference që u mbajt në Tiranë të mërkurën, me 6 dhjetor: Kisha Katolike në Shqipëri: “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirjes në edukim”.
Përjashtimi i këtyre kolosëve të Kombit nga historia, letërsia dhe kultura shqiptare sot, le një zbrazëti të madhe në historinë kombëtare. Për këta individë vendimarrës në Tiranë dhe deri diku edhe në Prishtinë, që sot marrin vendime të tilla përjashtimi ose anashkalimi i këtyre burrave, që pasqyrojnë vlerat më të zgjedhura të gjakut iliro-arbëroro-shqiptar, a mund të thuhet se këta, si përfaqësues dhe mbrojtës sot të kulturës shqiptare, vërtetë, kanë në zemër dhe mendje interesat dhe idealet afatgjata të Kombit shqiptar!?
Pse nuk e mori Hashim Thaçi Çmimin Nobel për Paqë, si Nënë Tereza ?
Nëna Terezë na nderoi me çmimin Nobel per Paqë, më 1979

Sinan Kastrati, Suedi
Sa njerëz paguajti Hashimi që të propagandojnë që ai Daqiqi e Vuqiqi të propozohen për çmimin NOBEL për paqë?
Më tepër se 100 artikuj, fjalime, biseda të Hashimit dhe për Hashimit i kam lexua dhe dëgjua për të bëmat e të palarat e Hashim Thaçit, ku ai në faqen e facebookut, më 24 dhjetor 2013, shkroi:
Të dashur miq,
Qytetarë të vendit tim,
Dje mora lajmin për nominimin për Çmimin Nobel për Paqë …
E meritojnë mësuesit, mjekët …
Prandaj nominimi për Nobel ju takon juve qytetarëve të Kosovës.
Një gazetare nga disa dhjetëra të tjerë shkruan:
”Athua si do të ishte përgjigjur Thaçi sikur gazetari ta kishte pyetur prej nga u bënë milionerë vëllezërit tuaj, madje brenda natës, apo zyrtarët e tjerë të PDK-së që sot nuk ia dinë skajin pasurisë? Ndonjë gazetarë që Kosovën “e njeh” nga distanca e Parisit apo Pragës, si ky i NYT, mund të fërgojë llafe restorantesh për Çmimin Nobel dhe Thaçin, por populli i Kosovës këtij qëmoti ia ka dhënë një çmim meritor: kryepërgjegjës për plaçkitjen e Kosovës dhe varfërimin ekstrem të popullit të saj.” (A. Xhh.)
Do të ishte ishte turp për shqiptarët përgjithësisht dhe për Kosovën, veçanërisht nëse Hashim Thaçi do ta futej në rend me emrat më të merituar të botës që kanë marrë Çmimin Nobel për Paqë.
Po të shkonte propozimi për Hashimin në Oslo, shumë personalitete të botës që janë nderua me Çmimin Nobel për Paqë, do ta linin Çmimin Nobel për Paqë e të tjerët, nuk do të pranonin të kandidoheshin me një ish të akuzuar për krime lufte kundër njerëzimit..
Sa I përket fotografisë së Adem Jasharit me Hashim Thacin, ”nëse është për ti besua”, jam bazuar në ate që dy shokët e luftës e tash edhe edhe të burgutt thonë:
“REXHEP SELIMI: HASHIM THAҪI NUK E KA TAKUAR ADEM JASHARIN QË NGA VITI 1992!
Dhe “Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin” VIDEO
“…po këta kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Raportet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pas luftës dhe gjatë luftës unë i kam balancuar.
Përndryshe ata as atëherë nuk do t’i kishin pranuar në familje dhe me të drejtë. Ata sot nuk munden me shku”, shprehet Jakup Kransiqi.
Atëherë, kur u fotografuan Adem Jashari dhe Hashim Thaçi, para vitit 1992?
Kryetari i PDK-së, “Krasniqi feston 28 Nëntorin me të birin e Thaçit në Shqipëri: Po mungon njeriu që e shpalli pavarësinë e Kosovës“, Sinjali.com 28 Nëntor 2023 20:14
“Në pritjen shtetërore për shënimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë, fatkeqësisht, mungon fizikisht njeriu që e shpalli Pavarësinë e Kosovës. Por, fatmirësisht, nuk mungon edhe pasardhësi i tij”, ka shkruar Krasniqi duke iu referuar të birit të Thaçit.
“’Nga Shqipëria, bashkë me Endritin, ju urojmë përzemërisht 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht çlirimtarëve tanë në Hagë. Si individë dhe si popull, me mendje dhe zemër sot jemi pranë tyre, ashtu siç e dijmë që edhe ata, me mendje e me zemër, janë pranë nesh”)
Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Ademi e Hamza luftuan për atdhe, e jo për parti politike e organizata të kuqe”, 5 Dhjetor 2023.

Më kishte marrë malli” – Hashim Thaçi thotë se u gëzua kur e vizitoi Edi Rama
Pjesa e pestë (5)
Hashimi e mashtroi vehten dhe u mundua të na rrej se është nominua për Çmimin Nobel për Paqë
Kush është Alfrd Nobel?
Pse ndahet Çmimi Nobel?
Sa çmime (shpërbime) ndahet dhe ku e kur ndahen çmimet?
Meqë jemi në muajin dhjetor, në Suedi (dhe Norvegji) ka disa festa tradicionale, si Lucia (13 dhjetor) Krishtlindjet (24 dhjetor).
Festa më e njohur, ku ndahen edhe çmimet, NOBEL, festohet më 10 dhjetor, çdo vit, në Stockhom dhe në Oslo.
Në Suedi ndahen çmimet në Letërsi, Kimi, Fizikë, Fiziologji ose Medicinë (mjekësi) dhe Ekonomi kurse në Norvegji, ndahet vetëm çmimi për paqë.
Arësyaeja pse ndahen në dy shtete është se në kohën kur jetoi Alfred Bernhard Nobel, Norvegjia dhe Suedia ishin një UNION (Alfred Bernhard Nobel, 21 tetor 1833 – 10 dhjetor 1896) ishte kimist suedez, shpikës i dinamitit, industrialist, humanist (dhurues), inxhinier dhe themelues i Çmimit Nobel. Elementi nobelium, numri atomik 102, është emëruar sipas tij.
Në vitin shkollor 1996/1997, studjoja (shkoja, mësoja) një kurs për gjuhën suedeze në Kalmar, qytet afro 50 km. prej qytetzës ku banoja unë, në Mönsterås. Kalmari, si qytet njihet edhe si kryeqytet në kohën kur Suedia, Danimarka dhe Norvegjia ishin bashkë (union).

Gjergj Dedaj e Hashim Thaçi, pershëndesin si ”demokratët” (PDK-ja)
Kalmarunionen
Bashkimi Kalmar ishte një bashkim skandinav midis mbretërive të Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë që u formua në vitin 1397 dhe zgjati deri më 6 qershor 1523. Bashkimi përfshinte kështu zona të tilla si Finlanda, Islanda, Groenlanda, Ishujt Faroe, Ishujt Orkney dhe Ishujt Shetland dhe përfshinte zonën më të madhe politike në historinë e rajonit nordik. Pasi Suedia u largua nga bashkimi, Danimarka dhe Norvegjia qëndruan në bashkim deri në vitin 1814, me ndryshime të rëndësishme në formën e bashkimit në vitin 1536. (Kalmarunionen var en skandinavisk union mellan kungarikena Danmark, Norge och Sverige som bildades 1397 och varade till 6 juni 1523. Unionen innefattade därmed områden som Finland, Island, Grönland, Färöarna, Orkneyöarna och Shetlandsöarna, och omfattade det största politiska samlade området i Nordens historia. Efter att Sverige lämnade unionen förblev Danmark och Norge i union fram till 1814, med betydande ändringar i formerna för denna år 1536).
Mësuesja që ligjëronte suedishten, e dinte që unë kam studjua letërsinë shqipe dhe më propozoi ta punoj një temë seminarike për shkrimtarët që kanë marrë çmimin Nobel, deri në vitin 1995.
Por unë sot shkurt do të flas vetëm për çmimin për NOBEL për Paqë.
Çmimin për Paqë e ka marrë edhe Nënë Tereza, shqiptarja e parë, më 10 dhjetor 1979.
Çmimi Nobel për Paqë është çmimi më i lartë për individët apo institucionet të cilët janë angazhuar drejt arritjes së paqes brenda një viti.
Unë mendoj se Çmimi Nobel për Paqë, pas Nënes Terezë, është dashur ta marrë edhe Anton Çetta.

Dy ish presidentët e Kosovës, Behgjet Pacolli e Hashim Thaçi
Lista e personave që kanë marrë cmimin Nobel për Paqë, arësyet dhe kombësia (e shteti):
Në vitin 1901, Henri Dunant, Frédéric Passy, nga Zvicrra, Franca
1902, Élie Ducommun, Albert Gobat, Zvicra
1903, Randal Cremer, Britania e Madhe
1904, Institut de droit international, Belgjikë
1905, Bertha von Suttner, Austria, Hungar (iÖsterrike-Ungern)
1906, Theodore Roosevelt, ndëmjetësues për paqë ndërmjet (Japonisë dhe Rusisë (Medlare i det rysk-japanska kriget), SHBA
1907, Ernesto Moneta, Louis Renault, Itali, Francë
1908, Klas Pontus Arnoldson, Fredrik Bajer, Suedi, Danimarkë
1909, Auguste Beernaert, Paul Henri d’Estournelles de Constant, Belgjikë, Francë
1910, Permanent International Peace Bureau (Permanenta Internationella Fredsbyrån)
1911, Tobias Asser, Alfred Fried, Holandë, Austri-Hungari (Nederländerna, Österrike-Ungern)
1912, Elihu Root, SHBA (USA)
1913, Henri La Fontaine, Belgjikë
1914, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1915, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1916, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1917, Komiteti ndërkombëtar i kryqit të kuq (Internationella rödakorskommittén
1918, (Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1919, Woodrow Wilson, SHBA
1920, Léon Bourgeoi, Frankrike
1921, Hjalmar Branting, Christian Lous Lange, Suedi, Norvegji
1922, Fridtjof Nansen, Norvegji
1923 (Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1924, (Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1925, Sir Austen Chamberlain, Charles G. Dawes, Britani e Madhe (Storbritannien, USA)
1926, Aristide Briand, Gustav Stresemann, Francë, Gjermani (Frankrike, Tyskland)
1927, Ferdinand Buisson, Ludwig Quidde, Francë, Gjermani (Frankrike, Tyskland)
1928, (Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1929, Frank B. Kellogg, SHBA
1930, Nathan Söderblom, Suedi
1931, Jane Addams, Nicholas Murray Butler, SHBA
1932, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1933, Sir Norman Ange, Britani e Madhe
1934, Arthur Henderson, Britani e Madhe
1935, Carl von Ossietzky, gazetar, paqësor (Journalist och pacifist) Gjermani
1936, Carlos Saavedra Lamas, Argjentina,
1937, Robert Cecil, Britani e Madhe (Storbritannien)
1938, Nansenbyrån, Organizata humanitare për refugjatë (Internationell hjälporganisation för flyktingar)
1939, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1940, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1941, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1942, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1943, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1944, Internationella rödakorskommittén. För arbetet för mänskligheten under andra världskriget
1945, Cordell Hull, SHBA
1946, Emily Greene Balch, John R. SHBA
1947, Friends Service Council, American Friends Service Committee,
1948, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades), është mendua ti ndahet Mahatma Gandhi por ai vritet (tänktes ges till Mahatma Gandhi men han blev mördad innan.)
1949, Lord Boyd Orr, Britani (Storbritannien)
1950, Ralph Bunche, SHBA
1951, Léon Jouhaux, Francë (Delegat i Nationernas Förbund och Förenta Nationerna, Frankrike)
1952, Albert Schweitzer, Francë
1953, George C. Marshall, SHBA
1954, FN:s flyktingkommissariat
1955, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1956, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1957, Lester Bowles Pearson, Kanadë
1958, Georges Pire, Belgjikë
1959, Philip Noel-Baker, Britani
1960, Albert Lutuli, Afrikë e Jugut (Sydafrika)
1961, Dag Hammarskjöld (postumt), Suedi
1962, Linus Pauling, SHBA
1963, Internationella rödakorskommittén.
1964, Martin Luther King Icke-våldsarbete för medborgerliga rättigheter, njeri që luftoi për të drejtat e njeriut, njerëzëve me ngjyrë (SHBA)
1965, Fondi për fëmijë (FN:s barnfond)
1966, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1967, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1968, René Cassin, Francë
1969, Organizatë ndërkombëtare për të mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve (Internationella arbetsorganisationen)
1970, Norman Borlaug, SHBA
1971, Willy Brandt, Kancelar (kryeministër) i Gjermanisë Lindore
1972, Nuk është ndarë (Inget pris utdelades)
1973, Henry Kissinger, Le Duc Tho, SHBA, Vietnam
1974, Seán MacBride, Eisaku Sato, Irlandë, Japoni
1975, Andrej Sacharov (För sitt arbete för mänskliga rättigheter i Sovjetunionen samt för arbete för nedrustning och samarbete mellan nationer) BRSS
1976, Betty Williams, Mairead Corrigan, Irlanda Veriore, Bratin (Storbritanien)
1977, Org. Për mbrojtj. e të drejtave dhe Lirive të njeriut (Amnesty International, Människorättsarbete för samvetsfångar)
1978, Anwar Sadat, Menachem, Egjypt, Izrael
1979, Moder Teresa, (Grundare av Missionaries of Charity), Indien (shqiptare shën. imi)
1980, Adolfo Pérez Esquivel, Argjentinë
1981, Förenta Nationernas flyktingkommissariat
1982, Alva Myrdal, Alfonso García Robles, Suedi, Meksikë
1983, Lech Wałęsa, udhëheqës i sindik. ”Solidarnost” (Ledare för fackföreningsrörelsen Solidaritet), Poloni
1984, Desmond Tutu, Afrika e Jugut
1985, Internationella läkarrörelsen mot kärnvapen
1986, Elie Wiesel, SHBA
1987, Oscar Arias Sánchez, Costa Rika
1988, Org, Ndekom. Për Ruajtjen e Paqës ( FN:s fredsbevarande styrkor
För möjliggörande av FN:s föresatser)
1989, Den 14:e Dalai Lama (Tenzin Gyatso), Tibet (Kinë)
1990, Michail Gorbatjov, presidenti sovjetik (Sovjetunionen)
1991, Aung San Suu Kyi[, Myanmar
1992, Rigoberta Menchú, Guatemalë
1993, Nelson Mandela, Afrikë e Jugut
1994, Yassir Arafat, Shimon Peres, Yitzhak Rabin, Palestinë, Izrael
1995, Joseph Rotblat, Pugwash, britanez (lindur në Poloni)
1996, Carlos Filipe Ximenes Belo, José Ramos-Horta, Timori Lindor
1997, International Campaign to Ban Landmines, Jody Williams, SHBA
1998, John Hume, David Trimble, Irlandë e Veriut, Britani e Madhe
1999, Mjekët pa kufi (Läkare utan gränser (Médecins Sans Frontières)
2000, Kim Dae-jung, Kore e Jugut
2001, Kofi Annan, Sekret. i Përgjithsh, i Kombeve të Bashkuara, Gana (Ghana
2002, Jimmy Carter, Presid. Amerik. SHBA
2003, Shirin Ebadi, Iran
2004, Wangari Maathai, Keni (Kenya)
2005, Internationella atomenergiorganet, Mohamed el-Baradei, Egjipt
2006, Grameen Bank, Mohammad Yunus, Bangladesh
2007, Al Gore, FN:s klimatpanel, SHBA
2008, Martti Ahtisaari, Finlandë
2009, Barack Obama, Presid. Amerikan, SHBA
2010, Liu Xiaobo, Kinë
2011, Ellen Johnson Sirleaf, Leymah Gbowee, Tawakkul Karman, Liberia, Liberia, Jemen
2012, Bashkimi Evropian (Europeiska Unionen)
2013, Organisationen för förbud mot kemiska vapen
2014, Malala Yousafzai, Kailash Satyarthi, Pakistan, Indi
2015, Tunisiens nationella dialogkvartett, Tunizi
2016, Juan Manuel Santos, Colombia
2017, International Campaign to Abolish Nuclear Weapons
2018, Denis Mukwege, Nadia Murad, Kongo-Kinshasa
2019, Abiy Ahmed, Etiopi
2020, Världslivsmedelsprogrammet
2021, Maria Ressa, Dmitrij Muratov, Filipine, Rusi
2022, Ales Bjaljatski, Memorial, Center for Civil Liberties, Bellarusi, Rusi, Ukrainë (Belarus, Ryssland, Ukraina)
2023, Narges Mohammadi, Iran
Kalmarunionen
https://sv.wikipedia.org/wiki/Kalmarunionen
”Nobels fredspris”
Kronologisk lista över pristagare
https://sv.wikipedia.org/wiki/Nobels_fredspris

Hashim Thaçi, uron dhe falenderon qytetaret e Kosovës (24 dhjet. 2013)
Literatura e konsulltuar:
“Thaçi dhe Vuçiç mund të nominohen me çmimin Nobel për Paqen”, 16 Gusht, 2018, 13:35
https://www.balkanweb.com/thaci-dhe-vucic-mund-te-nominohen-me-cmimin-nobel-per-paqen/#gsc.tab=0
“Po, Hashim Thaçit për çmimin nobel” RajoniPress, 00:20, 2 Janar, 2014
https://rajonipress.com/po-hashim-thacit-per-cmimin-nobel/
“Hashim Thaçi takon atë që e propozoi për Çmimin Nobel”, 01/02/2014, 13:12
https://lajmi.net/hashim-thaci-takon-ate-qe-e-propozoi-per-cmimin-nobel/
“Thaçi: Vendimi për çmimin Nobel solli dhimbje të madhe te viktimat e panumërta”, 10 Tetor, 2019, 21:02
“NYT: Thaçi kandidat serioz për çmimin ‘Nobel’ për paqe”, admin, 07/13/2013
https://prizrenpress.com/nyt-thaci-kandidat-serioz-per-cmimin-nobel-per-paqe/
“A ka shanse Hashim Thaçi të fitojë Nobelin për Paqe? “TEMA, 9 TETOR 2014, 21:35RAJONI
https://www.gazetatema.net/2014/10/09/a-ka-shanse-hashim-thaci-te-fitoje-nobelin-per-paqe
“Thaçi dhe Vuçiq mund të nominohen me çmimin Nobel për Paqe”, Burim Tmava
https://telegrafi.com/thaci-dhe-vuciq-mund-nominohen-cmimin-nobel-per-paqe/amp/
“Pacolli: Thaçi e meriton çmimin Nobel, por pa Daçiç”, TEMA, 24 DHJETOR 2013, 18:15
https://www.gazetatema.net/2013/12/24/pacolli-thaci-e-meriton-cmimin-nobel-por-pa-dacic/
“Çmimi Nobel për Thaçin, Rama i dërgon letër partive parlamentare: Mbështesni kandidaturën”, Feb 3, 2014 | 15:44
“Nikoliç: Loja me Nobelin për dyshen Daçiç-Thaçi, bëhet në të vërtetë për Ketrin Eshton”, Postuar në 29 Dhjetor, 2013 11:50
http://www.respublica.al/comment/47032
“NYT: Thaçi kandidat për Nobelin e Paqes”, In Panshqiptare, Të përzgjedhura, July 13, 2013
https://www.objektiv.al/nyt-thaci-kandidat-per-nobelin-e-paqes/
”Çmimi i popullit për Thaçin”
15 KORRIK 2013, 21:19 BLOG
TEMA
Nga Arbana Xharra*
https://www.gazetatema.net/2013/07/15/cmimi-i-popullit-per-thacin
“Dedaj: Thaçi më torturoi“
https://telegrafi.com/dedaj-thaci-me-torturoi/
“Dedaj në Hagë e quan Thaçin ‘George Washington i Kosovës’
https://www.epokaere.com/dedaj-ne-hage-e-quan-thacin-george-washington-i-kosoves/
Dedaj: Hashimit Thaçi dhe UÇK duhet me marrë Çmimin Nobel!” – Gjergj Dedaj lavdëron UÇK-në.

Hashim Thaçi, ”Për nominimin për Nobel ju takon juve qytetarëve të Kosovës (24 dhjet. 2013)
Të dhënat dhe burimet tjera, në numrin e ardhshëm.
Vazhdon
Malmö, 7 dhjetot 2023
Prishtina zgjidhet “Qyteti Europian i Sportit” për vitin 2024
Përsëritja nuk duhet të jetë e mërzitshme. Vetëm shikoni lindjen e diellit
Nga Aurel Dasareti
Asociacioni është 100% copëtimi, shpërbërja e Kosovës…
Kosova nuk është pronë private e asnjë individi, partie apo qeverie. As e Kryeministrit. Prandaj, askush përveç qytetarëve të saj nuk mund të vendosë në këtë çështje, ku bëhet fjalë për jetë a vdekje.
Ndërkaq, shakaxhinjtë e huaj, të ashtuquajtur “ndërmjetës”, sidomos ata sllovakë dhe spanjollë (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, prandaj, meqë janë të zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallen të paaftë për ndërmjetësim), le të krijojnë shoqata (asociacione) paraprakisht në vendet e tyre…
Qeveria e Kosovës është e obliguar të organizojë një Referendum, në të cilin qytetarët e Kosovës (dhe diaspora) do të votojnë për krijimin ose refuzimin e tij.
- A e pranoni asociacionin?
- A jeni kundër asociacionit?
***
Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.
Çdo njeri që mban një magji të fshehtë dhe të rrezikshme në fytyrën e tij; do të ngjall gjithmonë dashurinë e dikujt, por edhe urrejtjen e dikujt!
Kombi shqiptar është në buzë të greminës, përballë shkatërrimit. Ne jemi të varur nga një fije e hollë, dhe ajo fije është tjerrë nga hija e rastësisë.
- Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Një libër me interes të veçantë për artistët e estradave dhe sidomos për adhuruesit e humorit

Nga: Nail Draga, Ulqin
Shkrimtari emblematik i humorit shkodran
Donika Selimi – Jani Malo, ARS LONGA-VITA BREVIS, Neraida, Tiranë,2022
Organizimi i përurimit të librit Ars longa, vita brevis të autorëve Donika Selimi e Jani Malo, kushtuar Paulin Selimit(1947-2013) paraqet një moment të veçantë për familjen, artistët e estradave e sidomos për adhuruesit e humorit. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse kemi të bëjmë me shkrimtarin i cili veçohej me elegancën e tij të humorit, duke qenë model për kohën kur ka jetuar e vepruar. Përurimi i këtij libri përkon me rastin e 10-vjetorit të ndarjës nga jeta të Paulin Selimit, shkrimtarit emblematik të humorit jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe më gjerë në hapësirën etnogjeografike shqiptare.
Sipas informacioneve qe disponojmë, gjatë studimeve në Universitetin e Tiranës, ku Paulini ka studiuar Fakultetin e Gjuhës e Letërsisë Shqipe, duke parë potencialin kriues dy studentë tjerë më në moshë e këshilluan qe mos të shkruante poezi por shkrime satirike dhe humorstike. Ishte ky një këshillim shoqëror e miqësor qe ishte vendimtar, qe Paulini të lëvrojë këtë gjini letrare.
Ai ka filluar të shkruajë e botoj tregime humoristike qe nga koha kur ka qenë student e më pas duke u bërë i njohur në nivelin kombëtar. Janë të panumërta komeditë, skeçet, esetë, epigramet, poezitë, tregimet etj., që dëshmojnë vlerat krijuese dhe intelektuale si pak kush në kohën e tij.
Pas përfundimit të fakultetit në Tiranë, kudo qe ka paunuar në arsim si Pukë, Kukës e Shkodër është dalluar si mësues e drejtues por edhe krijues në fushën e humorit, ku librat e botuara janë dëshmi e një shkrimtari të guximshëm. Sepse nuk ka qenë lehtë të mendohet e jo të shkruhet për defektet e dukurive te ndryshme sociale e shoqërore duke marrë parasysh kohën e diktaturës në Shqipëri.
Ai i ka mbetur besnik gjinisë së humorit gjatë katër dekadave që dëshmohet me tregimet dhe skicat humoristike në shtatë librat e botuara, nga libri i parë “Gati orkestra”(1972) dhe i fundit “Vizita e ujkut plak”(2004). Po ashtu duhet theksuar se ka shkruar edhe artikuj dhe krijimtari letrare, botuar në revista të ndryshme te kohës.
Të gjithë ata të cilët e kanë njohur kanë theksuar se ai dallohej në shoqërinë e tij me humorin e tij elegant, i shoqëruar me batuta e barcaleta qe veçohej nga të tjerët, dhe s´ka si te jetë ndryshe sepse humori është terapi e jetës për çdo shkodran. Madje batutat e momentit i kanë shërbyer si shkas ne krijimtarinë e humorit.
Ndonëse për nga profesioni punoj si mësues, ai me intuiten dhe sensin e kriuesit përveç se ka botuar libra, ka furnizuar me materiale teatrin dhe estradën e Shkodrës. Por penda e tij ishte e veçantë për disa vite në Radio Shkodrën e në veçanti në përgatitjen e programit të Vitit të Ri pranë Radio Televizionit Shqiptar.
Kanë mbetur në kujtesë skenaret e shkruar nga Paulin Selimi dhe vendosur në skenë nga aktorët e mrekullueshëm te Estradës së Shkodrës shfaqjet:”Kunati i shokut Xhemal”,”Kushërini nga Amerika”,”E drejta e natës së parë”, “Erdhën ndihmat”, “Fejesa në Amerikë”, “Mbas mullarit”, “Djali i bosit” etj. Janë këto krijime dhe realizime të pa përseritshme të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut të gjerë.
Formimi i tij prej eruditi dhe kultura e gjerë letrare kanë qenë parakushte të një procesi krijues kulturor model, larg vulgaritetit e shijeve të ulta qe janë të pranishme në kohën tonë. Mjeshtria e Selimit në krijimin e portreteve ka bërë që të mbetet në kujtesën e gjithkujt një galeri e tërë personazhesh.
Ishte mjeshtri artistike dhe guxim intelektual për të trajtuar tema të tilla shoqërore në kohën e monizmit kur ishte e kufizuar liria e fjalës dhe e shprehjes. Por,ne këtë aspekt përjashtim bënte Paulin Selimi i cili pat shkruar skenarët për komedi të ndryshme. E veçantë për atë kohë dhe deri në ditët tona është shfaqja “Kunati i shokut Xhemal”, realizuar nga aktorët e estradës së Shkodrës, qe ka mbetur nder emblemat e humorit shkodran dhe shqiptar në përgjithësi.
Janë pikërisht aktorët e mëdhenj të humorit shkodran si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Zef Deda, Drane Xhai e të tjerë qe kanë arritur suksesin duke interpretuar shumë skeçe që mbanin firmën e Paulin Selimit.
Përgatitjen e këtij libri e kanë realizuar dy autor Donika Selimi dhe Jani Malo, të cilët kanë përmbledhur rrefimet e shokëve e miqve të ndryshëm të cilët e kanë njohur e bashkëpunuar me Paulinin. Botimin e këtij libri qe paraqet një monografi në miniatur për Paulinin e vlerësoi te qelluar, sepse autoritete të profileve të ndryshme shkencore, letrare, kulturore e publicistike, meritojnë të përjetësohen në botime të veçanta. Sepse veprimtaria e Paulinit, nuk është çështje personale, apo familjare por e të gjithë neve, sepse krijimtaria humoristike është pronë kombëtare, ku Shkodra kishte fat qe ta kishte në mesin e vet një autoritet të veçantë me vlera kombëtare.
Sa herë qe të trajtohen ne të ardhmën nga autor të ndryshëm çështje artistike nga fusha e humorit, nuk ka dilemë se Paulin Selimi do te jetë pikë referimi tash dhe në të ardhmën sepse kemi të bëjmë me figurën me të spikatur të humorit shkodran dhe ati kombëtar.
Dhe në fund e them pa dielmë se titulli i kësaj monografie, qe në shqip është “jeta është e shkurtë, ndërsa arti është i gjatë”, dëshmon në mënyrë autentike jetën dhe veprën e Paulin Selimit, i cili vdiq në vitin 2013, në moshën 66 vjeçare, ne kohën kur ka pasur mundësi për të dhënë gjithnjë në veprimtarinë krijuese.
Por, ai do të kujtohet nga ne qe ishim të privilegjuar qe e kemi njohur personalisht por edhe nga qytetarët të cilët kanë shijuar artin e humorit të tij të shkruar me plot pasion e profesionalizëm. Po ashtu do të kujtohet nga të rinjtë, sepse ka lënë pas një krijimtari të shquar, një krijimtari qe ka lënë gjurmë në humorin tonë kombëtar.
(Lexuar me rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 22 nëntor 2023)
Mendimtari Ngadhnjim Sopjani, poet e shkrimtar nga Prishtina: “Çdo parti ekizston për popullin, jo për vete!”
Konrad Adenauer:“Çdo parti ekizston për popullin, jo për vete!”
Nga: Ngadhnjim Sopjani, Prishtinë
Sistemi elektoral në Kosovë duhet të ndryshoj që qytetari të jetë i përfaqësuar drejtpërdrejt nga i deleguara/i i vet.
Ky sistem sot në Kosovë është ndjelljeje dhe formësuese e klientelizmit, pasi që votat grumbullohen, kandidatët votohen drejtpërdrejtë por ata nuk përfaqësojnë askënd drejtpërdrejtë, përpos votës së përkohshme që ka arritur ta marr me emrin e vet por nën siglën e partisë. Deputeti duhet ta përfaqësoj zonën dhe problemet e saj, duhet ta njohë komunitetin prej nga vie. Shembull, nuk ka pse një pejan ta votoi një figurë karizmatike të Llapit, pse?
Çka e përfaqëson ai/ajo?
Në Kosovë mblidhen votat për tu krijuar një far parlamenti që ai parlament ta krijoj një far qeverie, lëre që koalicionet asnjëherë nuk janë përputhur ideologjikisht, por nuk janë përputhur as me elektoratin që ua ka qitë kokrrën, për faktin se sistemi zgjedhor Proporcional me listat e hapura në Kosovë, votën e ka reduktuar në ngarendje për të luftuar për sa me shumë ulëse në Kuvend, për ta mundur partinë tjetër. Kandidatët po ndërtojnë karrierë mbi një votë që nuk i obligon as detyron. Pikësynimi nuk është që të arrihet cilësia e kandidatit apo fuqizimi i demokracisë. Vet sistemi i tanishëm e shkëput qytetarin nga shtetari, e shkëput problemin nga zgjidhësi i problemit, pra deputeti. Tek ne po kuptohet çdo e ditë e më shumë se sigla e partisë, naracionet historike dhe emocionale për një parti të caktuar nuk sjellin asgjë për qytetarin. Sado që të jetë lideri i dashur për qytetarin, sado që ai apo ajo të këtë ide e vizione për shtetbërje, sistemi e bën të pa mundshëm që qytetari të participoi në shtetbërje, parti-cipoje, pjesa e parë e fjalës është pjesë, por me shtesën pjesëmarrje, kurse fjala parti i bie veç pjesë, pra, partia është pjesë e qytetarit e jo anasjelltas Një parti apo me saktë një grup parlamentar nuk e di sot çka të përfaqësoj, partinë, liderin, apo votën që e ka sjellur aty, andaj shteti ynë ka ngelur në vendnumëro.
Vota sot po përcakton një makinë votuese në parlament, thjeshte një shtytëse e verbër e vendimeve kuvendare, jo një zë i duhur që i duhet qytetarit dhe problemeve të tij. Ky sistem elektoral është lënë qëllimisht që të anashkalohet ballafaqimi i drejtpërdrejt me qytetarin dhe obligimin elektoral! Kosova duhet të praktikoj sistemin zgjedhor Proporcional, Rajonal por me listat e e hapura, çdo zonë e caktuar të garoj me numrin e caktuar të deputeteve, dhe secila zonë e Kosovës të përfaqësohet direkt në Parlament përmes kandidatëve përkatës me lista të hapura, Sot Kosova është një Mekë apo Vatikan për një sistem pa krye, që as nuk i përshtatet nevojave por as traditave të vendasve, nuk ekziston fare komunikimi votues dhe i/e votuar, votuesi është mjet kurse vota është valutë e përkohshme!
Përmes sistemit rajonal-proporcional me lista të hapura deputeti do të ishte i detyruar ti shërbej qytetarit drejtpërdrejt, do të jet i detyruar ti shërbej zones prej nga vjen, sepse ajo zonë vendos a do bëhet ajo / ai serish deputet, Kosova është e vogël, por jo edhe aq e vogël sa që të lejohet ky kaos i kontrolluar!
“Ne duhet të guxojmë më shumë demokraci, ne duam një shoqëri që ofron më shumë liri dhe kërkon më shumë bashkëpërgjegjësi”, Willy Brandt


