








Don Lush Gjergji, Prishtinë
Pa e njohur mirë rrethin, ambientin apo kontekstin jetësor, familjar, shoqëror, kombëtar dhe fetar, moral, s’mund ta njohim as njeriun apo personin. Imzot Lazër Mjeda lindi në Mjedë të Shqipërisë më 6 mars 1869, si biri i Jak Kryeziut dhe Luçie lind. Thaçi – Mjeda, i rritur si jetim së bashku me të vëllain Ndre Mjedën, me mësime dhe studime në kolegjin saverian.
Shugurohet meshtar me 6 gusht 1891 në kapelën e Seminarit në Shkodër. Ka shërbyer në këto famulli: Plan, Pog e Mëgullë në ipeshkvinë e Pultit. Ishte përpilues i disa këngëve – uratave me karakter shpirtëror dhe popullor.
Me 20 janar 1901 shugurohet ipeshkëv i Sapës në moshë shumë të re. Përpos Pultit, ishte ipeshkëv ndihmës i Shkodrës, kryeipeshkëv i Shkupit (1909 – 1921), pastaj kryeipeshkëv i Shkodrës deri në vdekje (1935).
Unë do të përqendrohem në shërbimin e tij arqipeshkvor në Shkup, si fetar zelltar, si në anën fetare, ashtu edhe atë kombëtare dhe kulturore, me shkolla dhe institucione shoqërore. 1
Ja edhe cilësimi i dr. Don Gaspër Gjinit, historianit tonë të shquar mbi Imzot Lazër Mjedën: “Në dioqezë zhvilloi një veprimtari të madhe baritore: ndërtoi disa kisha dhe themeloi disa famulli të reja. Kujdesej gjithashtu që dioqeza të ketë numër të mjaftueshëm të meshtarëve . Në qarkoret e tij baritore tregon dashuri të madhe për njerëzit që i janë besuar.” 2
Për rrethanat politike dhe shoqërore ai ka vuajtur shumë së bashku me klerin dhe Popullin e Zotit: rrënimi Perandorisë turke – otomane, Luftërat Ballkanike, formimi i Mbretërisë Serbe, Kroate dhe Sllovene, largimi apo transferimi nga Shkupi në Shkodër…
Në vitin 1914 ishte nënshkruar konkordati mes Selisë së Shenjte dhe Mbretërisë së Serbisë, ku “dioqeza e Shkupit u desh të bëhet sufragane e arqipeshkvisë së Beogradit.“ 3
Pasojat ishin rrënuese: heqja e titullit të arqipeshkvisë në ipeshkvi, ndërtimi i seminarit në Prizren për nxënësit sllavë, përndjekjet e klerit dhe intelektualëve, mbyllja e shkollave shqipe, trysnitë e ndryshme, robëria serbo-sllave…
“Në fushën politike dhe kulturore, Imzot Lazri, punoi fort në ndërtimin e shtetit të ri shqiptar, u kujdes në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe hapjen e shkollave të reja brenda kryedioqezës së Shkupit.” 4
Mbi rrethanat e transferimit të tij prej Shkupit në Shkodër ka pasur mjaft interpretime edhe qëllimkeqe dhe jo të sakta. Disa kanë shkuar aq larg sa që kanë shkruar se “arqipeshkvi Mjeda ka shkuar pa kurrfarë përshendetje të posaçme, duke e lëshuar arqipeshkvinë për të shkuar në Shqipëri” 5
“Aq më tepër e njëjta gazetë shkruan se si në gusht të vitit 1923., p. Buković-i „si përfaqësues i klerit të dioqezës së Shkupit në Kongresin Eukaristik, priftërinjët e kanë porositur të ndërmerrte diç që dr. Janez Gnidoveci të vinte për ipeshkëv.” 6
“Pastaj shkruan I njëjti Buković … “duhet të jetë Slloven dhe misionar dhe shpjegon se Slloveni do ta ketë më lehtë nga aspekti politik, ndërsa misionar për rrethana të veçanta.” 7
Meshtarve t’ndershem e Popullit të dashtun t’Arkidiçezit t’ Shkupit, shrndet e bekim prej Zotit.
Dymdhet vjet janë mushë n’ket muej t’nandorit qi Na për me e çue n’vend fjalën e madhnueshme t’ Shejtit Atë Papë duelme prej Shkodret e erdhëm nder ju. Nuk kje punë e letë për Ne n’at koh me lanë vendin e t’lemit e Selinë e parë t@shypniës për me ardhë në këto vise, ku Feja shejte gjindej nder ngushtime e travaje. Por besimi i ngulët qi prej Zotit drejtohen t’tana të tana punët e rozzolimit, e qi shka t’ma mdllin për t’mirën tonë e premton i Lumi, ky besim Na forcoj zemren me qitë poshtë t’tana arsyenat e shekullit e me ju shtrue krah pa far pritjet asnji barrë qi dora e Zotit na ngarkon. E kjo e shtrume e unjishme vullnesës së Tenzot kjo cok njajo qi Na xuer prej Zotit hirin e fuqishëm me muejt per pak koh e me nji mëmdyerë fort t’letë me me i qirues zemrat e popullit e me hjek[ ç’fare do ndryshku ndërmjet t’ Ti e t’Meshtareve/ E jo veç kaq, por edhe me gjith kohna t’veshtira qi Na u desht me kalue Na ndihmoj Zoti ,e perparue e me ndërtesa t’reja, si me përmirësime t’vjetrave. Lavdi i kjoftë të Lumit! Por shka e kuer kjeme tuj ende giatë e ma mgiatë per me i dhanë shkëlqim shejtes Fe, e me e xe popullin ma fort kah shpirti, pa pritë e pa kujtue Na u këputen t’tana fijet. Ajo fjal e madhnueshme qi prej Shkodret Na prunë ktu, Na udrhnoj persri me kthye m’at gjytet. E asht e ditun, se t’betuem me nigiue, Na do të kryejmë pa kundërshtim urdhnin t’Parit. Por me gjith kte nuk mujtme me e ndalë qi zemra e jonë mos t’ndalë dhimtë, e dhimtë t’fort. E jo per vedi, pse sikurse e dini, nuk jena tuj shkue m’një ma te poshtër as nuk jena tuj dalë per ndonji punë t’pamirë, veç dhimten e ndieme per jue, qi mbas sa vjetëve po Na duhet me ju lanë. Jena ken msue me kja me jue e me jue me gzue; e dashtnija qi kishim me shoqishoj Na nepte fuqi me i ba balle sa t’ vshtirave qi na ranë nder këto vjet. Patme edhe kujtue se ky do të ishte caku ma i mbrami i joni se ktu do ta sosshë jetën; por Zotyn premtoj ndryshej, e kjoftë ba vullndesa et’Lumit. E mbasi ket punë Ne as nuk e lypme, as nuk e dishrueme kurr, duhet me thane se prej Zotit ka rriedhë, e prandej do t’jetë per t’mirë t’dyë palna. Ky mendim do t’ma nep zemer me ju shtrue perankim vullndeses s ’Zotit. E tesh, ndoshta per t’mbramen herë, po m’hjek zemra me ja uthanun dojë fjalë. O ju Meshtarë qi ju ka vue Zoti me i prie popullit t’Krishten kah rruga e shelbimit, peshonie detyren t’uaj, e kujdesni me e krye. Dunie popullin, si Krishti don shpirtnat t’onë, e kjo dashtni ka me ju msue se si me i ardhë rreth popullit per me e shelbue. E ti popull i kti Arkidieçezit, nderoje e nigioje Meshtariën t’ande, ne daç me pasë bekimin e Zotit. Mos u dajë kurr prej ti, n’daçmos me dalë jashta rruges t’shelbimit. Dunie edhe shoqishojnë jo veçme fjalë, por edhe me vepra, qi t’shofë gjithkush se jeni besimtartë e vertetë t’Lumit J. Krisht. I lum Arkidieçezi ne ecshi mbas ktyne fjalve. - Ne e mbram tuj ju thanë lamtumirë po ju lypim t’falun per gjithshka qi dashtë pa dashtë kena muejt me folë e me ba kundra kuej; por ç’far do sendet qi ka muejt kuej me i ra n’syë e me i dhane shkandull; tuj ju sigurue se kundra kerkuj s kena pasë qellim t’keq por n’pasim reshqitë prej pa dies. Edhe Na juve ç’far do idhnim o fjalet po jau falim unjië, si miqve si anmiqve e kurrfarë ndryshkut kundra kuej s’ka me metë ne zerner t’Onë. T’gjith sa jeni kjoshi lirë e bekue, e Zoti i shpraztë hiret e veta permbi jue.Lutnie Zotin per Ne si Na jena lutë e kena per t’a lutë per jue, e sidomos lutnie Zotin pa da qi t’a çojnë nji Bari t’mirë, si e lypë nevoja e fesë shejte, dobija e shpirtnave t’uej, e lulzimi i atdheut t`onë.Bekimi i t’ Naltit kjofte gjithmonë me jue, e ju forcoftë me mbrie n’lumni t’pasosme.
Ne Perzerend me 27 nanduer 1921. Lazri, Argjipeshvi” 8
Nga përmbajtja e saj ne mund të nxjerrim një vlerësim tjetër përkitazi me arsyen e largimit të tij nga argjipeshkvia e Shkupit. Largimi i tij, del nga përmbajta e letrës, kishte qenë e përcjell me një dhimbje tejet të madhe, pasi ai e dinte saktësisht se ishte detyruar në gjendje nevoje të madhe ta linte grigjën e vet, dhe sa dashuri të madhe kishte ai ndaj popullit të argjipeshkvisë së Shkupit. Megjithatë këtë ai kishte mbet me shpresë të madhe në meshtarët, ku i porosit ta duan popullin e vet. Detyrimi që ta lëshoj Shkupin ishte e planifikuar e kurdisur mirë, sa “ikja” e tij në heshtje kishte qenë alternativa e vetme dhe më e arsyeshmja. Bile, fillimisht ai ishte i vendosur të rrinte me grigjën e tij në Shkup. Mirëpo kjo do të krijonte një situatë e papërballueshme kundruall zullumit të kurdisur nga pushteti i atëhershëm dhe në kundërshtim me vullnetin e eprorëve të tij.
Për gjendjen në fjalë edhe Vatikani ishte i informuar në detaje, për çka atij jepet detyra e re në argjipeshkvinë metropolitane të Shkodrës. Selia Shenjte ishe në dijeni për rastin e Lazër Mjedës se qeveria serbe nuk e donte aspak, dhe siç duket, Vatikani ishte i obliguar “ta largonte” Lazër Mjedën prej argjipeshkvisë Shkup-Prizren që t`i ikë konflikteve diplomatike në rajon. Atë e emëron argjipeshkëv metropolitan të Shkodrës me dekretin e datës 05.11.1921, kurse zyrtarisht më 3.12.1922 lajmërohet edhe qeveria në Beograd se është e pajtimit me largimin e Mjedës.
Lazër Mjeda kishte pasur shumë besim në Dom Tomë Glasnoviqin – Shala. Kardinal Gaspari kishte lajmëruar qeverinë serbe me 02..04.1922 se Dom Toma dhe Ferdinandi do të administrojnë ipeshkvinë deri në emërimin e ipeshkvit të ri, pra, të imzot Janez Gnidovec nga Sllovenia, që do të jetë ipeshkëv i parë i Shkupit, pasi që i merret titulli argjipeshkvi.
Përpos kësaj letre lamtumirëse arqipeshkvi Mjedja u kujdesua edhe për zëvendësin e vet të përkohshëm dhe si delegat e emëroi Don Tomë Glasnoviçin. Me këtë rast ai u shkruan kështu meshtarëve: “… Mbasi Zotyn neper gojë t’Shejtit Atë Papë Na urdhnoj me i lanë kto vende. Na për mosme metë Arkidioçezi pa prisë, e me prandim t’Selisë Shejte, kena sjellë fort t’ndertin Zotni D. Tomë Glasnoviçin për me ken sundues i Arkidioçezit, deri qi Rroma t’na ndreqin punen ndryshe…” 9
Shkëlqesia e Tij, Lazër MJEDA, së pari me uratë, shembull dhe fjalë filloi të punojë për mirëqenje dhe ngrohtësi të grigjës së besuar. Pas një kohe të shkurtër mund t`u shihte përparimi shpirtëror, fetar dhe kombëtar i popullit të krishterë.
5. Ndërtoi një godinë të madhe në Shkup kundruall qelës.
Deri sa ishte ai kryeipeshkëv nuk i mungonte numri i priftërinjëve, sepse famullitë ishin plotësuar me famullitarët e vet, ndërsa aty-këtu ishin edhe dy dhe tre priftërinjë. Atëherë nuk ishte aspak nevoja për kolekte të hollash, as që ishin më parë taksat e tanishme. Krejt kjo zgjati pas shkuarjës së Shkelqësisë së Tij, argjipeshkvit Lazër MJEDËS. Ai në pastoral kishte angazhuar jezuitët, në Shkup dhe në rrethinë, kështu që arqipeshjvia e Shkupit lulëzonte në anën shpirtërore dhe kulturore. Ishte përkrahës i flakët i shkollave shqipe, pra, njeri me shumë virtyte dhe veti njerëzore, të krishtera dhe kombëtare. 11
Imzot Lazër Mjeda ka thënë në mënyrën përmbledhëse dhe profetike kështu:
Unë nuk di politikë tjetër, por me ba detyrën tims si shqitpar e si ipeshkëv. Krishti nuk ka bërë kurrë politikë. Ai ka folë qartë.
3. Arqipeshkvi Lazër Mjeda dhe familja Bojaxhiu në Shkup
Arqipeshkvi Imzot Lazër Mjeda kishte një miqësi dhe bashkëpunim të thellë dhe vëllazëror me familjen e Gonxhe Bojaxhiut, më vonë shën Nënës Tereze.
Ja edhe dëshmia konkrete: “Ndikimi i madh në jetën e saj ishte arqipeshkvi i Shkupit, Imzot Lazër Mjeda, që ishte mik i familjes Bojaxhiu, të cilën ai e vizitonte shpesh. Kolë Bojaxhiu, njeri i pasur dhe i mirë, e ndihmote me vetëdëshirë arqipeshkvin, Arqipeshkvi ishte shumë mirënjohës dhe e shprehte këtë mirënjohje duke u lutur për familjen dhe me ndonjë dhuratë të vogël, shpesh në formë të ndonjë libri të mirë, pasi që vëllai i tij, Don Ndre Mjeda ishte një shkrimtar i ri shqiptar (1866 – 1927), të cilin ai e ndihmonte dhe e mbante materialisht dhe shpirtërisht në punën e tij të rëndë krijuese si shkrimtar. Ai (arqipeshkvi vr. ime) shpesh thoshte: “Kolë, Zoti ta shpërbleftë ty dhe familjes tënde, në këtë dhe në atë jetë, për Kishën dhe popullin shqiptar.” 12
“Gonxhja lexonte shumë, i pëlqenon më së shumti vjershat e Don Ndre Mjedës si dhe të poetëve tjerë shqiptarë. “ 13
Imzot Lazër Mjeda e kishte krezmuar apo përforcuar Gonxhe Bojaxhiun, më vonë Shën Nënën Tereze, me 28 nëntor 1916, ndërsa nun apo kumbar ishte Tade Simon Shiroka. 14
Shkup – Prishtinë, 5 dhe 6 dhjetor 2023 “Ditët e Imzot Pjetër Bogdanit”
Prishtinë, 6 dhjetor 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Solemne për “Ditët e Bogdanit 2023”, e cila u mbajt në Qendrën “BogdaniPolis”, në Prishtinë.
Duke folur për veprën e Pjetër Bogdanit, Kryeministri Kurti tha se në vitin 1685, Bogdani e kishte botuar në Padova të Italisë, librin “Çeta e profetëve”, e cilësuar tashmë si vepër e parë origjinale e shkruar në gjuhën shqipe.
Kryeministri Kurti vlerësoi se vepra dhe jeta e Pjetër Bogdanit, ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve, nga Gjon Nikoll Kazazi te Justin Rrota, Shtjefën Gjeçovi, Faik Konica, Injac Zamputti, Eqrem Çabej, Vili Kamsi, Dhimitër Shuteriqi dhe Shaban Demiraj, e deri te Anila Omari, Evalda Paci e Luigj Marlekaj.
“Fjalët për veprën dhe personalitetin e Pjetër Bogdanit, u takojnë studiuesve kompetentë të fushave përkatëse të historisë, gjuhësisë e të teologjisë. Ne të tjerëve, na mjafton që emri i Pjetër Bogdanit na bashkon çdo vit në Ditët e Bogdanit, sikur sivjet për të kujtuar Lazër Mjedën, një tjetër klerik katolik të shquar shqiptar, që përtej punës së tij prej kleriku, kreu dhe shumë aktivitete patriotike”, tha kryeministri Kurti.
Në përfundim, kryeministri uroi të pranishmit në Ditët e Bogdanit, për shumë shëndet dhe të mbara, në çdo përpjekje për të mirën publike të shoqërisë sonë, për paqe dhe përparim dhe për Republikën e Kosovës.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
I nderuari Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës,
I nderuari z. Skënder Hasani, Drejtor i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të shqiptarëve në Shkup,
I nderuari Arqipeshkv nga Tivari, Don Zef Gashi,
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar deputetë, drejtues e përfaqësues të institucioneve të Kosovës,
Të nderuar besimtarë, qytetarë, zyrtarë,
Të nderuar të pranishëm,
Teksa kalojnë ditët e dhjetorit dhe po i afrohemi festës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri për të cilat tashmë kanë nisur përgatitjet, jemi mbledhur sonte këtu në Qendrën BogdaniPolis në Prishtinë, në këtë akademi solemne për Ditët e Bogdanit.
Këtë 6 dhjetor, u bënë 334 vjet nga vdekja e Pjetër Bogdanit, teologut dhe shkrimtarit të shquar arbën, i cili vdiq nga murtaja pikërisht këtu në Prishtinë.
Pjetër Bogdani vdiq në një kohë kur po u printe mijëra kryengritësve vendas në luftërat austro – osmane në fundshekull të XVII. Vetëm katër vite më parë, më 1685, Bogdani e kishte botuar në Padova të Italisë, librin “Çeta e profetëve”, e cilësuar tashmë si vepër e parë origjinale e shkruar në gjuhën shqipe.
Në një raport të datës 1 janar 1684, që Pjetër Bogdani ia kishte dërguar Kurisë Papnore në Romë, e në të cilin ai e njoftonte Selinë e Shenjtë për gjendjen në Kosovë, ndër të tjera ai ka shkruar, po citoj: “Nëpër Kosovë, janë edhe këto vende: Prishtina, e cila nuk ka kështjellë dhe s’është e rrethuar me mure, por është një vend i banuar me rreth 3000 shtëpi”, mbaron citati.
Njësoj sikur atëherë, Prishtina edhe sot nuk ka kështjellë dhe nuk është e rrethuar me mure, por 339 vite pas prej kur Bogdani shkroi kështu për të, numri i shtëpive në Prishtinë është shumë më i madh se aq në secilën lagje të saj, teksa Prishtina sot është kryeqyteti i Kosovës, kryeqendra e Republikës tonë demokratike, ku tashmë çdo vit shënohen Ditët e Bogdanit.
Ndër kohëra, vepra dhe jeta e Pjetër Bogdanit, këtij kleriku katolik, teologu, filozofi dhe patrioti të shquar, ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve. Nga Gjon Nikoll Kazazi te Justin Rrota, Shtjefën Gjeçovi, Faik Konica, Injac Zamputti, Eqrem Çabej, Vili Kamsi, Dhimitër Shuteriqi dhe Shaban Demiraj, e deri te Anila Omari, Evalda Paci e Luigj Marlekaj.
Fjalët për veprën dhe personalitetin e Pjetër Bogdanit, u takojnë studiuesve kompetentë të fushave përkatëse të historisë, gjuhësisë e të teologjisë.
Ne të tjerëve, na mjafton që emri i Pjetër Bogdanit na bashkon çdo vit në Ditët e Bogdanit, sikur sivjet për të kujtuar Lazër Mjedën, një tjetër klerik katolik të shquar shqiptar, që përtej punës së tij prej kleriku, kreu dhe shumë aktivitete patriotike.
Për angazhimin e tij patriotik, Lazër Mjeda u përndoq dhe u burgos nga autoritetet okupatore serbe, meqë ai kishte denoncuar me raport krimet e ushtrisë serbe mbi popullatën shqiptare në Kosovë, gjatë Luftës së Parë Ballkanike, raporte këto me të cilat u shërbye edhe austriaku Leo Freundlich, për veprën e tij aq me vlerë: “Golgota shqiptare”.
Të nderuar të pranishëm, më lejoni që si Kryeministër i Republikës së Kosovës, në këto Ditët e Bogdanit, sonte t’iu uroj shumë shëndet dhe të mbara, në çdo përpjekje tuaj për të mirën publike të shoqërisë sonë, për paqe dhe përparim dhe për Republikën e Kosovës.



Ekipi i emisionit “Udhëve” në Radio Televizionin e Kosovës ka hulumtuar për rrethanat e zhdukjes së veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti dhe ka arritur të zbulojë disa fakte.
Në bazë të dokumenteve të ushtrisë dhe policisë serbe që i ka siguruar redaksia e “Udhëve”, ditën që ishte nxjerrë nga Burgu i Dubravës, Ukshin Hoti nuk ishte liruar. Fillimisht u rrëmbye. Më pas Ukshin Hoti ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave. Kështu thuhet në dokumentet e siguruara nga redaksia e “Udhëve”, të cilat kanë vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, departamenti i hetuesisë për krime lufte.
Ditën kur ishte liruar, te dera e burgut e kishin pritur pjesëtarë të sigurimit shtetërorë serb. Jozyrtarisht thuhet se ishte Sreten Cemoviq, pjesëtar i sigurimit shtetëror serb me kodin 9787960, ai qe e priti te dera e burgut. Cemoviq shpeshherë kamuflohej edhe si gazetar. Në një dokument zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me numër protokolli 03/4-3-1 SB nr.270/13, të datës 4 tetor të 2013 po ashtu të siguruar nga redaksia “Udhëve”, një person të cilit ky dokument i referohet si personi X-1, që ishte dëshmitar i rastit, kishte zbardhur gjithë ngjarjen që kishte ndodhur me Ukshin Hotin në majin e vitit 1999.
Personi X-1, kishte qartësuar mënyrën e kryerjes dhe përpjekjen për fshehjen e krimit nga policia dhe ushtria serbe në rastin e Ukshin Hotit por edhe disa vrasjeve të tjera në rajonin e Pejës.
Ky person përmes fotografive kishte identifikuar shtëpinë, dyert e shtëpisë, oborrin e shtëpisë dhe si ishte vrarë Ukshin Hoti.
Personi X-1 pa menduar dy herë ka pohuar që ka njohur në fotografinë me numër 1 dhe 2 derën e hyrjes prej druri në oborrin e shtëpisë së një shqiptari.
Dëshmitari e përshkruan vendin e krimit dhe jep detaje për derën dhe oborrin siç i kishte pare në maj të vitit 1999.
Pas luftës ai mur është ndërtuar me blloka të betonit, pasi që shtëpia ishte djegur gjatë luftës. Qytetari X-1 më pastaj ka sqaruar që në fotografinë numër 3 ka njohur pamjen e oborrit e cila ishte e drejtuar ka gardhi i oborrit dhe rrugës lokale e cila kalon skaj shtëpisë së përmendur.
Personi X-1, e ka vizatuar skicën e vendit të ngjarjes dhe në të cilën në mënyrë të detajuar ka sqaruar me hollësi planifikimin e brendshëm të atëhershëm të oborrit të shtëpisë: porta hyrëse përmes së cilës hynë në oborr ku në anën e djathtë të portës hyrëse ai pa 2 kufoma në ndërtesë, pastaj para një shtëpie më të vogël në oborr 1 kufomë.
Kufomat në skicë janë shënuar me x. Ai sqaron se kufoma e Ukshin Hotit përfundimisht ishte mbështjellë me qese najloni në oborrin e shtëpisë së përmendur dhe ishte marrë nga ana e djathtë e portës hyrëse në fund të oborrit nga një shupë ose shtallë, ku më pas gjetën disa dru ose pisha të thara.
Kufoma e Ukshin Hotit shënohet me “+” në skicë, sipas këtij dokumenti zyrtar të policisë serbe.
Ky dëshmitar i ngjarjes thotë më tej se e vendosën kufomën pranë atyre pemëve, dhe me një sasi të vogël eksplozivi ia shpërthyen kokën dhe të dy duart e kufomës së Ukshin Hotit dhe më pas ata e mbuluan kufomën me pemët e përmendura dhe e dogjën për të fshehur krimin.
Gjatë gjithë kohës kur pjesëtarët e MUP-it të cilët kryenin masakrat dhe veprat makabre mbi civilët shqiptarë që ishin në oborrin e asaj shtëpie, në rrugën lokale të shënuar në skicë, ishin të siguruar nga ushtarë të ushtrisë jugosllave të udhëhequr nga Komandanti Milićko Janković. Të gjitha këto të dhëna thuhen në dokumentin e siguruar nga redaksia e emisionit “Udhëve”.
E përgatiti: Flori Bruqi, Prishtinë

Gjergj – Skender Jashari
Gjithënjë e më shqetësuese është duke u bërë radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi islamik, i cili edhe në ditët e sotme është duke u përdorur si vegël e agjenturave armiqësore kundër Interesave Kombëtare Shqiptare si dhe njëkohësisht edhe kundër Aleatëve të vendit tonë.
Hapur dhe shpesh e deklarojnë hoxhallarët, që “islami është sistem jete,…” që “rregullon sesi të sjellen në çdo rast besimtarët e kësaj feje” etj. Gjithashtu edhe studiuesit e huaj e theksojnë që Kurani dhe Islami kanë bëjnë më shumë me rendin social dhe ligjin sesa me ritet fetare dhe mitet.1 Historikisht, është faktuar, që e vetmja fe, që ka arritur të asimiloj, arabizoj në kohën e Perandorisë Arabe, e njejtë pastaj të asimiloj dhe turqizojë në kohën e Perandorisë Osmane ishte islamizmi. Me imponimin e Islamit nga Perandoria Arabe, filloi edhe shpërndarja e fiseve arabe, të cilat migruan dhe u vendosën në regjione të ndryshme duke përfshirë edhe Levantin,2 Mesopotaminë,3 Egjiptin,4 Sudanin,5 Magrebin6 dhe Khuzestanin,7 e të cilat kanë ndikuar në ndryshimin e demografisë dhe kanë çuar në rritjen e numrit të popullatës arabe.8 Madje duke luajtur rolë të rëndësishëm në asimilimin dhe arabizimin etnik, kulturor, gjuhësor dhe gjenetik të Levantit dhe Afrikës Veriore.9 E njejta gjë ndodhi edhe në kohën e Perandorisë Osmane, fatkeqësisht edhe në Trojet tona.
Prandaj shohim që tentojnë që çdo gjë ta arabizojnë dhe turqizojnë përmes islamizimit. Duke filluar nga pamja( veshjet dhe dukja), sjelljet dhe fjalori( gjuha), bindjet politike-sociale-ekonomike etj, për të vazhduar pastaj me ndryshime të tjera shoqërore, juridike, politike, kulturore etj. Prandaj sa më ndikues të jenë islamizmi në Trojet tona, aq më pak Shqiptar do jenë Shqiptarët.
Pushtimi Osman në Luginë të Preshevës, kishte ardhur në fazat e para të pushtimit të Trojeve Shqipëtare. Madje dokumentarisht faktohet që Perandoria Osmane, kishte vendosur garnizonin Osman në Sopot, për të siguruar kanalin rrugor Morava-Vardar. Brenda garnizonit Osman në vitin 1410 ndërtohet xhamia e parë në Trojet Shqipëtare( disa shqipfolës dhe pseudohistorian, tentojnë të kopjojnë me porosi historiografinë ruso-serbe, që tentojnë këtë xhami ta bartin për vite para pushtimit Osman- për gjoja të argumentojnë ardhjen e islamit para pushtimit osman). Xhami tjera nuk kishte në Luginë të Preshevës deri në vitet 1735.
Por edhe fakti mbresëlënës, që nëpër Luginë të Preshevës, ishte Gjergj Kastrioti dhe 300 arbërorët, që u Rikthyen për të Ngritur Arbërinë. Edhe sot, Lugina e Preshevës do duhej të bëhej simboli i parë, që do kërkoj Liri nga Robëria Isislamike, pas të cilës do bashkohen gjitha Trojet tona në këtë iniciativë.
Shqipëtarët e Luginës së Preshevës nuk u konvertuan me dhunë në fillim të pushtimit Osman, konvertimi i dhunshëm filloi pas dështimit të Kryengritjes antiosmane të vitit 1689. Konvertimet e interesit ishin evidente edhe në Luginë të Preshevës para vitit 1689.
Lidhja e Shenjtë u formu më 1684, mes Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës e pas dy vitesh hyri edhe Rusia. Aleanca e Shenjtë, filloi veprimet ushtarake anti-osmane më 1686, ku ushtritë austirake zgjeruan territorin kundër Osmanëve, në Bosnje, Bullgari, njejtë bënë edhe Venecianët si në Dalmaci ashtu edhe në More. Derisa popujt e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga Shqipëtarët, pastaj bullgarët, serbët, grekët etj), nxiteshin nga Perandori Austriak, për kryengritje antiosmane, e komanduar nga At Pjetër Bogdani.
Kalvari i parë i Luginës së Preshevës (Karadakut), ishte Kryengritja anti-osmane e vitit 1689. Ushtritë Austriake depërtuan deri në Shkup, pra përmes Luginës së Preshevës, ku Shqipëtarët i bashkoheshin masivisht kryengritjes anti-osmane( sa që deri më sot, janë përcjellur gojdhana e deri këngë lufte për luftën e tillë). Njejtë edhe Shqipëtarët e Kosovës, iu bashkuan ushtrive austriake. Fatkeqësia ndodhi në Grykën e Kaçanikut, përmes së cilës pritej bashkimi i Ushtrive Austriake, të asaj që çliroi Kosovën, me atë që kishte çliruar përmes Luginës së Preshevës për në Shkup, prej nga do vazhdonin çlirimin e Selanikut e tutje. Dështimi i Betejës për marrjen e Grykës së Kaçanikut, bëri që të dështonte e gjithë Kryengritja anti-osmane dhe Lufta anti-osmane e udhëhequr nga Austria.
Me janar 1690, pra me dështimin e Luftës Austriake kundër Osmanëve dhe në të njejtën kohë dështimin e kryengritjes sidomos Shqipëtare kundër osmanëve, filloi kalvari i tmerrshëm për Kombin Shqipëtar. Prej qershor 1453, kur Perandoria Osmane kishte lidhur aleancë me Patrikanën e Stambollit( Kishën Ortodokse greko-sllave), vetëm Shqipëtarët u akuzuan për Kryengritjen anti-osmane të 1689. Represioni brutal i pushtuesit osmane në bashkësundim me Patrikanën e Stambollit, u vu në veprim. Shqipëtarët e Luginës së Preshevës që deri në këtë periudhë ishin pothuajsë % për % katolik, u detyruan të iknin: ose maleve të Karadakut, ose për në drejtim të Vojvodinës( tokës së Austrisë). Pushteti Osman në hakmarrje spastroi etnikisht dhe kreu xhihad mbi Shqipëtarët edhe të kësaj treve, e në vend të tyre vendosën sllav apo edhe më pas ( pas viteve 1705) edhe shqipëtar të muslimanizuar-këto ende tregohen me frikë nga gojdhanat e popullit të kësaj ane. Në vitet 1690-1735, në Luginë të Preshevës, hapësira e ultësirës kishte pësu ndryshim të tmerrshëm etno-teologjik, më nuk kishte katolik. U zhdukën fshatra të shumta Shqipëtare të rrafshit të Luginës së Preshevës, duke përfshirë edhe Rahovicën, e kryesisht fshatrat që ndodheshin në fusha. Madje gojtaria e popullit ka përcjellur edhe:” sollën Shqipëtarët musliman nga ana e Shkodrës derisa atje bëhej kryengritje anti-osmane, pushtuesit Osman i ofronin faljen e jetës së familjeve të kryengritsëve dhe vendosjen edhe në Luginë të Preshevës, si familje muslimane”. Në shumicën e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, mund të thonë që origjina e tyre është nga Malësia e mbi Shkodrës, e që lidhet me shpërnguljen e viteve 1690-1735, mirëpo nëse rrëmon më thellë do shohësh që një pjesë e tyre realisht janë vendas, por që pushteti serb i pas viteve 1912 dhe hoxhallarët e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene ia imponuan një vetëquajtje të tillë për nga origjina. Zhvendosja e dhunshme nga një vendbanim Shqipëtar, në vendbanimin tjetër Shqipëtar, ishte taktikë ushtarake me të cilën pushtuesit Osman arrinin t’i tjetërsonin fetarisht Shqipëtarët, sa që psikologjikisht edhe sot e vërejmë që :”Shqipëtarët turpërohen për një të keqe vetëm para atyre që njihen e jo edhe para atyre që nuk i njohin.”.
Historiografia serbe e quajti këtë gjoja ikja e serbëve, por në fakt nga Lugina e Preshevës vetëm Shqipëtarë kishte dhe vetëm të tillët u detyruan të iknin. Emrat edhe të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës ishin të shumtë të tipit bizantin, të cilët më pas u përvetësuan si emra gjoja sllav e bullgar.

Islamizim me plan, hap pas hapi …
Kisha katolike përpjekej në forma të ndryshme për mbrojtjen e besimtarëve të saj, por asnjëra nuk dha rezultat. Madje disa raste Kisha katolike i vuri në mes dy zjarresh Shqipëtarët, duke kërkuar që të bëjnë ç’të jenë e mundur, që të ruajnë identitetin fetar katolik, ose në të kundërtën shkishërohen. Shumë Shqipëtar në këtë periudhë u bënë “shkije” u shkishëruan edhe në Luginë të Preshevës.
Tjetërsimi fetar i ngjarë sidomos në vitet 1690-1735) i parapriu tjetërsimit kombëtar të Shqipëtarëve. Në këtë periudhë mund të flasim për islamizimin e rrafshit të Luginës së Preshevës dhe mbetjen tërësisht të krishter katolik të malësisë së Karadakut të Luginës së Preshevës. Në vitet 1836-1908, në mënyrë të vazhdueshme ndodhi gjenocidi Osman kundër Shqipëtarëve në Karadak dhe në rrafshin e Luginës. Për fat sot, kujton Kombi yn, vetëm rastin e Martirëve të Karadakut( Stubllës), por Shqipëtarët katolik të Karadakut të Luginës së Preshevës, nuk e patën fatin të kishin prijësin fetar pas vitit 1705( Kuvendit të Arbërit), gjë që askush nuk ishte zë i tyre. Kjo periudhë njihej si periudhë e “trashjes së zullumit osman”, gjegjësisht në ndërdije të parëve tonë, identifikohet si Kalvari i dytë i Luginës së Preshevës( Karadakut).
Si përfundim, Lugina e Preshevës edhe pse kishte një rrol vendimtar në Kryengritjen anti-osmane të vitit 1690, ky vit njihet si viti i shkëputjes së të kaluarës tonë mijëravjeçare nga Europa dhe lidhja me islamin, të keqën që do e bartim në supe vazhdimisht deri më sot. Natyrisht sot jemi para një udhëkryqi, të Rilindjes dhe Shpëtimit të Kombit tonë, apo të pranimit të islamizmit si fe, kulturë, traditë, identitet dhe rend-sistem, e që në atë rast do zhduket qenia jonë Kombëtare, Kulturore, Gjuhësore, Etnike, Politike etj, siç janë zhdukur qindër etni, kombe, kultura, tradita jo arabe në territoret e “arabëve.”
Më:06.12.2023

Gjergj – Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
Nuk duhet të hulumtoni shumë, vetëm merrni dhe shikoni fotot e gjyshërve apo stërgjyshërve dhe shihni kush jeni dhe çfarë jeni në të vërtetë. Në historinë e afërt, them se do të gjeni veten tuaj dhe nuk keni nevojë fare të filozofoni ose të shpikni diçka të re. Apo, ndoshta keni frikë se tani fëmijët tuaj do të bëhen fatkeqësisht si ata nën flamurin e tẽ cilẽve u vranẽ dhe masakruan stërgjyshrit tuaj?
Unë nuk jam nacionalist, thjesht një pikëpamje logjike dhe realiste.”
Bošnjaci Plava i Gusinja
Uzmeš sliku svoga djeda ili pradjeda i vidiš ko si i šta si, a ne filozofiraš i izmišljaš nešto novo, ili vas strah uhvatio da sad vaša djeca ne budu kao oni pod kojom su se zastavom ubijali vaši pradjedovi?
Nisam Nacionalista samo logično i realno gledanje.
Xh Vuçetaj


Gani I. Mehmeti
RRETH TESTIT PISA
Për mua asgjë e papritur! Do i bie shkurt dhe thjesht se përse është pritur ky test jo i mirë:
Nuk ishte një grup nxënësish ky, ishte “Këshilli i nxënësve” dhe i qe dhënë piublicitet në formë përkrahjeje, jo në qortim apo vërejtje se janë gabim, se duhet të shkohet në shkollë dhe të mësohet. Ishte kjo, nëse nuk e kam harruar, më 19 prill 2022. Madje, ishin për bisedë nga ky Këshill edhe në RTK, nga ora 8:50 në mëngjes deri në orën 9:00.

Po ne që kemi shkuar në shkollë edhe ditën e shtunë rregullisht nga klasae aprë deri kemi kryer shkollimin e mesëm, kurrë nuk n aka shkuar mendja për t’u ankaur, as si nxënës e as si prindër.
Edhe BIK-u tashmë po ndërhyn në shkolla, duke filluar prej mësimit parashkollor, ku qysh shihet në këtë foto, tenton t’i islamizoj fëmijët në fazat më të hershme të jetës së tyre fëmijënore…
Ja pra, edhe kështu duket provokimi antishqiptar-islamik nëpër shkollat tona, të shndërruara në xhami, ku nxënësit e pa edukatë gjoja e falin “namazin” hipur mbi bangat e klasës… Prandaj, krejt kjo për mua ishte e pritur, dhe deri sa të shkojë kështu, pritet edhe në të ardhmen, fatkeqësisht.