Kreu Blog Faqe 921

Ramabaja: Rreth emërtimit të Drejtorisë Politike të UÇK-së, varianti im rreth kësaj ideje

0
Sadri Ramabaja, Prishtinë
____
Në një intervistë dhënë portalit Epoka e re, përveç tjerash, Bardhyl Mahmuti, miku im, ka sjellë variantin e tij për emërimin e Drejtorisë Politike që veproi në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Bardhyl Mahmuti: “…Në kuadër të përpilimit të strategjisë që përgjigjet tona të ishin tërësisht koherente pavarësisht temave që dilnin, lindi edhe çështja se si do të përgjigjeshim lidhur me atë se kush udhëhiqte politikisht UÇK-në. Në diskutim rreth kësaj teme lindi ideja e termit “drejtori politike”.
Sadri Ramabaja:
Për hir të së vërtetës, po sjell variantin tim rreth kësaj ideje.
Në një prej mbledhjeve të para të Shtabit Mobilizues për UÇK që kishim krijuar në CH në fillim të vitit 1998, duhet të ketë qenë shkurti i 1998-ës, e kam propozuar këtë emër taksativisht: DREJTORIA POLITIKE.
Arsyeja ishte e natyrës politike e pragmatike. Gjykoja se koha ishte që UÇK të kishte krahun e saj politik edhe publikisht, pavarësisht se supozimi ynë ishte i qartë – e dinim se ishte krjuar nga LPK-ja, por nuk kishim idenë kush ishte drejtuesi i saj politik.
Nga përfaqësuesit e LPK-së në atë takim na u tha se “amerikanët nuk duan të kenë punë me kryesinë e LPK-së.”
Për mua kjo përgjegje ishte disi e vetkuptueshme, duke pasur parasysh prapavijën ideologjike të Kryesisë së LPK-së dhe paragjykimet që ishin krijuar për LPK-në edhe nga strukturat legale politike në Kosovë.
Atëherë unë propozova që ky pozicion, pra i përfaqësimit politik, t’i besohej Lëvizjes për Bashkim, e sapo themeluar, që atëbotë udhëhiqej nga Profesor Rexhep Qosja dhe Mehmet Hajrizi.
Meqë edhe për këtë kishte kundërshtim nga përfaqësuesit e LPK-së, duke u arsyetuar se nuk do të ishte propozim që tumiret nga baza e LPK-së, unë dola me idenë që të krijohej Drejtoria Politike brenda vetë UÇK-së dhe shprehëm gadishmërinë disa prej nesh që të hynim në Kosovë me detyra konkrete në këtë plan.
Pati heshtje të plotë nga përfaqësuesit e LPK-së.
Më ngjet se Ramadan Avdiu e paska pas parapëlqyer si ide dhe e ka ruajtur në kujtesë, duke e futur në jetë në momentin e përshtatshëm.
Ose mundësia tjetër reale është se Bardhyli, që shkruan se ishte bartës i kësaj ideje, të ketë qenë në të njejtat valë të të menduarit, meqë fundja ne tok ishim nga po e njejta shkollë politike.
Kur u bë publik emërtimi i Drejtorisë Politike ne në Shtabin Mobilizues të UÇK-së për Ch e patëm pritur mirë, meqë e konsideronim rrjedhimisht si kontribut tonin.
Emërtimi i Drejtorisë Politike më rezulton se paska qenë krejt i ngjashëm me atë të UÇK-së.
Siç dihet tashmë, propozimin për emrin e UÇK-së e kishte dhënë Dr Nikë Gjeloshi, nëdrkaq në Kryesinë e LPK-së e kishte bartur njëri prej anëtarëve të kësaj kryesie.
Ky tashmë është fakt notar.
Kur e kam propozuar ide për Drejtorinë Politike prezent kanë qenë përveç tjerëve që nuk më kujtohen: Sami Dërmaku, Muhamer Shabani, dr Besnik Abazi, Dr Sefer Gashi (atëherë student i mjekësisë në Uni Zuerich), Dedë Musë Martini, Tahir Geci, Bashkim Mazreku, Ramadan Avdiu, Musa Xhaferi, Dr Bajram Shabani [atëherë student i mjekësisë]….
Unë dhe Bajram Shabani ishim në emër të UNIKOMB-it.
Ky fakt është i regjistruar në proçesverbalin e takimit të Shtabit Mobilizues të UÇK-së për Zvicër, që pritet të publikohet tok me dokumentet tjerë, në një botim të posaçëm.

Vdiq aktori Mirush Kabashi, ‘Sokrati’ shqiptar, në moshën 75-vjeçare!

0

Shuhet ‘Sokrati’ shqiptar, aktori Mirush Kabashi ndërron jetë në moshën 75-vjeçare! 100 role në teatër e 20 në kinematografi

Mbi një gjysmë shekulli në skenë, duke rrëmbyer zemrat e publikut në të dy kohët. Artisti Mirush Kabashi u largua nga jeta, në agun e kësaj të marte (5 dhjetor 2023) në moshën 75-vjeçare. Humbi kështu betejën me një sëmundje të rëndë me të cilën luftonte prej tri vitesh, duke u kuruar edhe në Turqi, ndërkaq që fitoi luftën ndaj kohës, përjetësinë, me artin që reziston.

Sokrati’ ishte padyshim ‘kali i tij i betejës’, e interpretoi në shqiptari e përtej vuajtjen dhe apologjinë e tij që ndërtuan bashkë me Gëzim Kamen, me të cilën fitoi dhjetëra vlerësime.

Teatri ishte shtëpia e tij, e admironte kontaktin e drejtpërdrejtë me publikun, të cilit i dhuroi në skenë plot 100 role. Punoi si aktor profesionist tek “Aleksandër Moisiu” për dekada, kërkonte për atë skenë rikthimin tek suksesi i dikurshëm. Provoi edhe punën në Televizionin Shqiptar, derisa përqafoi në vitin 2002 sërish skenën e teatrit, kësaj radhe Teatrit Kombëtar në Tiranë.

“Si i ekzekutuam dhe i groposëm Skënder Çelën dhe Mark Toçin…” - Dëshmia rrëqethëse e gjeneralit të njohur, për dajën e Mirush Kabashit

Arriti t’i bënte popullorë personazhet e tij ndonëse karaktere. Nga roli i toger Shazivarit tek “Koncert në vitin 1936”, tek Brahushi në filmin “Dora e ngrohtë”, Lismak Voci te Zëvendësi i grave, u dha protagonizëm roleve të tij deri sa u bënë pjesë edhe e ligjërimit të përditshëm.

Poezia ishte një tjetër armaturë e fortë për interpretimin e tij, ku nuk i linte rrugë tjetër publikut veç të mbërrinte fort mesazhi i poetëve tanë, si me “Hakërrimën” e ALi Asllanit apo “Ah moj demokraci” të Pano Taçit, Poemin Kosovar të Mitrush Kutelit ku ndillte origjinën e tij gjakovare. Edhe në këto interpretime reflektonte rebelimin e tij ndaj padrejtësive, si një zë intelektual e përfaqësues që dinte të ishte kritik.

Mirush Kabashi la pas bashkëshorten, dy vajzat, dashamirësinë e kolegëve dhe njerëzve të thjeshtë, që i fitoi me talent e qytetari. Homazhet për artistin mbahen të mërkurën nga ora 10.00 në 13.00 në Muzeun Historik Kombëtar.

Jeta në skenë e film

Mirush Kabashi la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma. Ai është cilësuar gjithashtu edhe si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova.

Në vitin 1970 ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, ndërsa nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar.

Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë se Aktorit” pranë Akademisë së Arteve. Ai është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Çmimet
Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Filmografia

* Kronikë provinciale (2009)

* Ne dhe Lenini (2008)

* Nata (1998)

* Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

* Binarët (film) (1987)

* Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

* Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

* Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

* Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

* Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

* Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

* Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

* Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake

* Radiostacioni (1979) ……Një nga tekniket e Radios

* Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

* Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit

* Emblema e dikurshme (1976) ……..Veniamin Papa

Ora 15:53

Regjisori rrëfen kujtimet me Mirush Kabashin: E njoh që 5 vjeç, bëri me not Sazan-Vlorë e pastaj në mbrëmje doli në shfaqje

Regjisori Haxhi Rama ka rrëfyer disa nga kujtimet me aktorin e ndjerë, Mirush Kabashi, i cili ndërroi jetë sot. Ai tregon se e ka njohur qëkur ishte 5 vjeç, ndërsa kanë bashkëpunuar në 10 deri në 15 projekte në teatër.

‘Në mëngjes sapo ishte zgjuar hapa tv dhe mora vesh lajmin e kobshëm. Pas 5 min më ra telefoni dhe një nga ju më kërkoi një mendim, nuk isha në gjendje. Këto që flas tani do kërkoj ndjesë, por formulova këtë ide, Kabashi nderi i kombit sot për mua është dhimbja e kombit. Kjo dhimbje mund të jetë ngushëllimi më i mirë për familjarët dhe dashamirësit e tij. Ishte një mik i hershëm, Mirushin mund ta kem njohur kur ka qenë 5 vjeç. Ka qenë një koleg i shquar në punë. Një aktor me cilësi të jashtëzakonshme, me një ambicie profesionale, fenomenale, vullnet. Mirushi ishte aktori nga ata që e kupton kërkesën e regjisë, spektaklit, e realizonte në mënyrë perfekte. Humbja e Mirush Kabashit është humbje kombëtare.

Ka një tipare të jashtëzakonshëm që e njohin të gjithë qytetarët e Durrësit, dashuria për detin. E bukura që bënte Mirushi dhe Spiro Rumi ishte ta kalonin me not nga Teuta deri Iliria, me stil future që është shumë e vështirë. Ka bërë maratonën nga Sazani deri në Vlorë dhe më e bukura është se atë natë ne kishim llogaritur shfaqen dhe ai i hipi motorit të shokut të vet pasi kishte bërë 9 orë not dhe erdhi në mbrëmje në shfaqje’.- tha Haxhi Rama.

Ora 14:40

‘Kolos i artit’, Muharrem Hoxha dhe aktorët e Durrësit kujtojnë me dhimbje Mirush Kabashin: Ishte shkollë më vete

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Nderi i Kombit, Mirush Kabashi. Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit për humbjen e këtij aktori të mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar.Ndërkohë që kolegët dhe bashkëpunëtorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” kujtojnë bashkëpunimin shumëvjeçar me artistin Mirush Kabashi, duke e cilësuar humbjen e tij si humbje kombëtare.

“Po ikën plejada e aktorëve më të mirë. Mirushi kishte vendin e tij këtu. Njëherë kam punuar me Mirushin dhe ishte shkollë më vete. Qen i punës në kuptimin i përpiktë për atë që donte. Kam bërë një komedi me Mirushin, dy vëllezër e gjysmë. Kishte lezet kur e shihje, nur. Recitimet që ka bërë Mirushi, edhe në komedi edhe citime. Kolosi i artit”, tha Muharrem Hoxha.

“S’ka fjalë. Është e tepërt çdo fjalë. Rreth punës së tij, me atë që ai ka lënë trashëgimi sot. Dhimbje padiskutim. U rritëm bashkë në këtë teatër. E kam gjetur këtu, teatri është një familje, këtë ma besoni, nuk e them unë, e kanë thënë të tjerë para meje. Kemi nejtur më tepër me njëri-tjetrin sesa me ata të familjes”, tha Xhelal Tafaj.

Ora 13:39

Nesër homazhet për Mirush Kabashin në hollin e Muzeu Historik Kombetar

Do të mbahen nesër në Muzen Historik Kombëtar homazhet për nder të mjeshtrit të madh të skenës, aktorit Mirush Kabashi.Ministria e Kulturës duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe publikut që do t’ia ndjejë mungesën informon se homazhet do të mbahen ditën e mërkurë, datë 06.12. 2023, ora 10:00-13:00, në hollin e Muzeu Historik Kombetar

Po kështu dhe qendra Kombëtare e Kinematografisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

Ora 13:16

Shuhet Mirush Kabashi, Albin Kurti: Artist i madh i teatrit dhe kinemasë, ishte ‘Sokrati’ i vërtetë

1701769722_mirushkabashi.jpgKryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se Kabashi ishte një aktor i madh i teatrit dhe i kinemasë.

Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të sotëm që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë.  Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori.

Për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Pasi ta keni parë një herë Mirush Kabashin duke e interpretuar poezinë e Fan Nolit “Hymni i flamurit”, sa herë që t’i lexoni vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë…”, do t’iu rikthehet zëri i tij aq i fortë duke e recituar këtë poezi në shumë skena dhe evente.

Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis. Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit!

I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik.   Ngushëllime familjes Kabashi, kolegëve të tij të lojës dhe të skenës, mes nderimesh e kujtimesh për mjeshtrin e aktrimit, Mirush Kabashin”, shkruan Kurti.

‘I lumtur që e di çfarë thonë pas vdekjes time’, deklarata e ndjerë e Mirush Kabashit

1701761298_kabashi.jpgNë qershor të vitit 2021, në media qarkulloi një lajm se Mirush Kabashi kishte ndërruar jetë. Aktori i madh i skenës shqiptare gëzonte shëndet të plotë dhe deklaroi asokohe se lajmin e mori me sportivitet.

Kabashi aso kohe tha se nuk e dinte nëse lajmi që u shpërnda ishte i qëllimshëm, ose keqkuptim, por ishte i lumtur që mësoi se çfarë thonë njerëzit pas vdekjes së tij.

“Ishte keqkuptim i një titulli të një gazetari, pasqyroi më duket në televizion një ceremoni homazh për Pirro Manin, dhe poshtë saj vinte nën titulli, artisti Mirush Kabashi rrëfen amanetin e tij të fundit. Dhe kjo u mor për mua. Nga disa artdashës dhe fanse të miat u mor sikur Mirushi ka dhënë amanetin e tij të fundit. Domethënë nuk është më dhe u shkruajt në ‘Facebook’. Ky lajm mori dhenë këtu te ne dhe në Kosovë, Maqedoni. Një stacion televiziv e dha. Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme sepse thonin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lotë gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur. Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”, u shpreh Kabashi në qershor 2021.

Artisti i mbarë popullit shqiptar, Mirush Kabashi ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare.

Ora 12:26

Shuhet Mirush Kabashi, artistët: Dil andej Mirush, se atje do t’vimë ne që të deshtëm

1701769722_mirushkabashi.jpgPër vdekjen e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashit kanë reaguar në rrjete sociale artistë nga fusha të ndryshme si Çun Lajçi, Ilir Shaqiri, Lorik Cana, Xhemi Shehu, Vesa Luma.

“Lamtumirë artist! Tash e dy vite ta ndollën vdekjen këta t’gjallët e vdekun, dhe sot tu paska ba boll me ndjellje ligësishë, me art që s’ditën të ta konsumojnë, me jetën e rreme nga të rremit që ndjellin zi!

Dil andej Mirush, se atje do t’vimë ne që të deshtëm e do ta përfeksionojmë atë grimcë arti që s’arritëm ta ngrehim kurrë n’majen e duhun! Por …Dije, se nga sot e tutje për ty do t’thonë; – ai, po ai ishte i madh, gjeni ishte, yll arti i pashuar! Lamtumirë kolegu im, që viteve 98-ta u munduem t’ia zbusim dhimbjen Kosovës – ti me Kosovarin e Mitrushit unë me Plisin e Çunit”, shkruan Lajçi.

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri e cilëson të ndjerin si aktorin e burimeve metafizike nga Gjakova, që dridhi skenat evropiane në 109 koncerte.

“Është këputur frymëmarrja e mushkërive të Sokratit, apologjia e vërtetë e tij; është ndarë nga jeta Mirush Kabashi “Nderi i Kombit”. Artisti i mbi 100 roleve në teatër dhe film. Aktori i burimeve metafizike nga Gjakova, që dridhi skenat evropiane në 109 koncerte “Homazh për Kosovën, 1998”, duke frymëzuar rininë shqiptare që të rreshtohet në formacionet e ushtrisë së lavdishme çlirimtare – UÇK, për lirinë e atdheut. Qoftë kujtimi për ty ashtu siç arti yt – i përjetshëm! Lamtumirë, MJESHTËR!”, shkruan Ilir Shaqiri.

SI.E./Shqiptarja.com

Ora 10:59

Veliaj ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit: Aktor i madh i skenës, interpretues i rrallë i poezisë

1672598102_mirushkafashi.jpgKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të aktorit Mirush Kabashi. Në një postim në rrjete sociale Veliaj shkruan: “I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të skenës, interpretuesit të rrallë të poezisë, të artistit Mirush Kabashi. LAMTUMIRË i madhi Mirush!”

Ora 10:47

Shuhet Mirush Kabashi, Meta: Pikëllim i madh, ikona më e dashur e skenës dhe ekranit shqiptar

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit. Meta shkruan se ai ishte një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

“Pikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar. Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt! Ngushëllimet më të ndjera për familjen”, shkruan Meta.

Ora 10:11

Kompozitori i njohur reagon për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit: Mik i mrekullueshëm, na idhnove jo pak! Lamtumirë Eskili shqiptar!

Për ndarjen nga jeta të “Mjeshtrit të Madh”, Mirush Kabashi ka reaguar edhe kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi. Në një postim të bërë në rrjetin e tij social, Saraçi e konsideron Mirush Kabashin si “Eskilin” shqiptar, një prej dramaturgëve më të mëdhenj.

“Mik i mrekullueshëm e padiskutim i madh, na idhnove jo pak. I lehtë të qoftë dheu. I madhi Zot i forcoftë familjarët e tu për ta përballuar dhimbjen. Të gjithëve do na mungosh në të gjitha kuptimet por edhe do të kemi gjithmonë në memorie për gjithçka na fale. Lamtumirë Eskili i paharruar shqiptar. R.I.P i madhi Mirush Kabashi”- shkruan Saraçi në reagimin e bërë.

 

Ora 09:38

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Basha: Do të mbetet i paharruar si trashëgimi artistike e lënë ndër breza

1701761252_mirushkabashi.jpgKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin e tij social, Basha shkruan se Kabashi do të mbetet i paharruar si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza.

“I hidhëruar nga lajmi i përcjellë nga familja Kabashi për largimin nga jeta i një prej yjeve më të shndritshëm të artit tonë, Mirushit. Një ikonë që me pasion, talent dhe dashuri për artin dhuroi emocione përmes qindra roleve në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Virtuozizmi i tij do të mbetet i paharruar, si një trashëgimi artistike e lënë ndër breza. Ngushëllimet e mia më të ndjera. Lutjet e mendimet e mia janë me familjen Kabashi, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e shumtë të mjeshtrit të madh”- shkruan Basha.

Ora 09:33

Shuhet Mirush Kabashi, Nikolla: Artist i Madh, u dha jetë veprave të mëdha artistike

1701761570_finalprojekt.00014023.Still089.jpgKryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi. Nikolla shkruan se Kabashi ishte një artist i madh që i dha jetë veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror.

“Artisti i Merituar Mirush Kabashi u nda sot nga jeta. Por shqiptarët do ta kujtojnë për veprën dhe trashëgiminë e tij. Mirushi ishte një artist i madh. Me krijimtarinë e tij u dha jete veprave të mëdha artistike, nga vendi dhe arti botëror. Metalentin e tij, me mbi njëqind personazhet që krijoi në skenë dhe në ekran, Mirush Kabashi na bëri të mendojmë, të reflektojmë, shpesh edhe të qeshim, për problemet e mëdha të shoqërisë. U prehsh në paqe, Mjeshtri ynë i madh dhe i paharruar!”, shkruan Nikolla.

Ora 09:06

Shuhet Mirush Kabashi, Rama: Lamtumirë! Begaj: ‘Nder i Kombit’, ngriti peshë sallat kudo performoi

1701761271_mirushkabashi.jpgKryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur, Mirush Kabashit. Begaj shkruan Kabushi ngriti peshë sallat kudo performoi.

“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi”, shkruan Begaj.

“Lamtumirë Mirush”, shkruan Rama.

Zelenski nuk iu drejtua Senatit amerikan, iu desht ta anulonte fjalimin

0

Ole Løkkevik, VG

Megjithatë Zelenski nuk i drejtohet Senatit – fjalimin duhej ta anulonte
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky fillimisht ishte planifikuar të mbante një fjalim në Senatin amerikan në një konferencë të mbyllur të martën, por iu desh të anulonte në minutën e fundit. Kështu shkruan The Guardian.

Udhëheqësi i Senatit Chuck Schumer dha informacionin dhe nuk dihet pse Zelensky anuloi.

Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë po shtyn për ndihmë të re për Ukrainën. Administrata e presidentit Joe Biden në tetor i kërkoi Kongresit gati 106 miliardë dollarë për të financuar armët dhe ndihmën ekonomike për Ukrainën dhe Izraelin dhe kreditë për sigurinë kufitare të SHBA-së.

Republikanët, megjithatë, kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një shumicë të ngushtë dhe kohët e fundit kanë shprehur kundërshtim ndaj mbështetjes së Ukrainës për shkak të thirrjeve për një fokus në sigurinë kufitare.

30 pikat e nacionalizmit shqiptar !

0
Ngadhnjim Sopjani, Prishtinë
  • 30 pikat e nacionalizmit shqiptar!
  • Mendime e meditime për shqiptarin e shqiptaren tjetër, të një neoshqiptari të ri nga Prishtina.

01-Shqiptarët janë popull evropian

02-Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve në Gadishullin Ilirik!

03-Shqiptarët nuk përcaktohen përmes fesë

04 – Shqiptarët kanë shumë fe brenda qenësisë së vet

05 – Shqiptarët duhet të çlirohen nga kompleksi i vogëlsisë

06- Shqiptari që vjedh nuk është shqiptar

07- Shqiptarët janë popull me një gjuhë të veçantë në botë

08 – Misioni kolektiv i shqiptarëve është që gjuha shqipe të përhapet në gjithë botën

09 – Nacioni ynë ka 4 armiq natyral, botën sllave, ndikimin turk, Greqinë dhe fundamentalistët fetar

10- Fundamentalizmi islam por edhe ai krishterë duhet të zhduken deri në qelizë

11- Një shqiptar që nuk lexon , nuk është shqiptar, i padituri nuk duhet askujt – Ai apo Ajo manipulohen nga secila rrymë apo ideologji!

12- Shqiptari që nuk punon nuk është shqiptar

13 – Shqiptar është ai apo ajo qe flet shqip në shtëpi dhe shkruhet si shqiptar dhe ndihet si pjesë e përkatësisë së nacionit shqiptar

14- Përveç shqiptarëve duhet të respektohen minoritetet si ato të vllehëve, hebrenjve dhe romëve, popujt dhe popullatat tjera në hapësirat tona janë të pa vërteta dhe false!

15 – Kombësitë e pa sqaruara që jetojnë nder nesh duhet t’ju kthehen rrënjëve të veta ose ti ngulin ato rrënjë diku tjetër

16 – Kombi mbi të gjitha

17 – Shqiptarët janë popull superior në Ballkan (Gadishull ilirik) pika më e ulët për ne si komb, duhet të jet barabarësia me popujt fqinjë!

18 – Gjergj Kastrioti është vërtetësia e kombit shqiptar,ai vet dhe lufta e tij mbinjerëzor 25 vjeçare per mbrojtjen e Arbërit dhe Arbërisë e bëjnë atë, atin themelues te qenies shqiptare

19 – Tallja apo fyerja e figurave nacionale duhet të ndëshkohet

20- Kombi Shqiptar u formësua nga 8 data apo periudha historike

– Themelimi i shtetit të parë arbërorë në vitin 1191

– Shteti i dytë i Arbërit 1368

– Kthimi dhe lufta e Skënderbeut në Krujë 1444

– Lidhja e Lezhës 2 Mars 1444

– Kryengritja anti osmane 1664

– Lidhja e Prizrenit 1878

– Pavarësia e Shqipërisë 1912

– Pavarësia e Kosovës

-17 Skurt 2008!

21- Femra dhe mashkulli shqiptar janë të barabartë. Femra shqiptare ka drejtë në pronë personale, të arsimohet, të punoi çfarë ia lejojnë kualifikimet, kjo nuk vlen për shërbimin ushtarak!

22- Shqiptari duhet ti frikohet ligjit jo njeriut

23 – Zoti, shteti dhe familja duhen të jen më të rëndësishmet për shqiptarin

24 – Synimi kolektiv i shqiptareve janë vetëm vlerat perëndimore

25 – Shqiptari është shërbëtor i vendit te vet!

26- Shteti i bashkuar shqiptar duhet te jet shtet federal

27- Shqiptaret kanë vetëm një flamur, stemën fisnike të Kastriotëve

28 – Trashëgimia antike dhe mesjetare arbërore dhe ilire duhet të ruhen me fanatizëm

29 – Shqipëria e bashkuar duhet të jet shtet parlamentar me demokraci të drejtpërdrejt

30 Ti nuk vlen asgjë përballë Kombit!

___

Vërejtje! Ky shkrim ribotohet për shkak të sulmeve dhe shkatërrimit të arkivës së Drinit në vitin 2020.

Ademi e Hamza luftuan për atdhe, e jo për parti politike e organizata të kuqe !

Shaban Jashari me dy djemtë, Hamzë Jasharin dhe Adem Jasharin

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Hamza e Ademi ishin vetëm shqiptar dhe luftuan e u vranë për të mbrojtur nderin, familjen, atdheun e jo lpk-istë, marksist-leninist-eneverist 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull: “Lakmia për pushtet t`korit, o miku im !”, 3, 4 Dhjetor 2023 

Pjesa e tretë (4) 

”Edhe shkodranë, edhe komunist, nuk shkojnë bashkë” (Fjalë e urtë) 

Hamza u angazhua në Partinë Republikane, edhe unë, jo pse ai (e unë) ishte republikan por, sipas mendimit tim dhe disa miqëve të asaj kohe, pra pas vitit 1990, pas formimit të partive politike, dëshironim që të pasurohej pluralizmi politik në Kosovë e pushteti të mos i mbetej vetëm një partie, që zgjedhjet e ardshme, të 24 majit 1992, parlamentare e presidenciale mundësisht pushteti të ndahej në disa parti e jo të mbetej vetëm në në një parti.  

Nuk më kujtohet a ishte Hamza kandidat për deputet në ato zgjedhje, unë isha, si kandidat i Partisë Republikane. 

Fotot që tash shumë individ e parti politike i publikojnë me Ademin, nuk paraqesin realitetin. Ai, Ademi diti dhe luftoi për çlirimin e Kosovës e jo për parti politike e organizata marksiste e leniniste siq ishte LPK-ja (Lëvizja Popullore e Kosovës), me orintim ruso-sllavo-ortodoks. 

Rifat Jashari, nuk e pranoi në kullë Hashim Thaçin_ 

Rifat Jashari, Thaçit: “Mos u’m hajde n’shpi, hajt vazhdo“. 

https://www.youtube.com/watch?v=xB8OzVHqjUY 

Adem Jashari e Hashim Thaçi (nëse është pët ti besuar)

“REXHEP SELIMI: HASHIM THAҪI NUK E KA TAKUAR ADEM JASHARIN QË NGA VITI 1992!” 

https://pashtriku.org/rexhep-selimi-hashim-thai-nuk-e-ka-takuar-adem-jasharin-qe-nga-viti-1992/ 

Jakup Krasniqi, është edhe më i ashpër por konkret: 

“Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin” VIDEO 

August 25, 2022  

https://a-news24.com/2022/08/hashim-thaci-e-kadri-veseli-kane-qene-ne-armiqesi-me-adem-jasharin-video-2/ 

“…po këta kanë qenë në armiqësi me Adem Jasharin. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Raportet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit pas luftës dhe gjatë luftës unë i kam balancuar. 

Përndryshe ata as atëherë nuk do t’i kishin pranuar në familje dhe me të drejtë. Ata sot nuk munden me shku”, shprehet Jakup Kransiqi. 

Foto: Në këmbë nga e djathta: Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Adem Jashari dhe Xheladin Gashi – Plaku. Ulur: Hamëz Jashari.

Shumë pluhun âsht qu se kush e financoi UÇK-në?  

“CILI FOND E FINANCOI UÇK-në?!” 

UÇK-ja është financuar vetëm nga Fondi “Vendlindja Thërret” dhe populli i vetorganizuar në UÇK. 

Muhamet Kelmendi 

“FONDI “VENDLINDJA THËRRET” NË GJERMANI (DËSHMI ARKIVORE) 

NGA EDITORI, 3 DHJETOR, 2023 

Ibrahim Kelmendi 

Muhamet e Ibrahim Kelmendi janë kusherinj shumë të afërt për nga gjaku, djem të axhës apo të mixhës. Nuk e di a mendojnë ndryshe por kështu qysh ata shkruajnë (Ibrahimi këtu është më i drejte, sepse paraqet disa fakte), nuk është e vërteta e plotë. 

“Fatkeqësisht në fund të majit apo në fillim të qershorit 1999, ajo bandë më mashtroi, duke shpërdoruar marionetat e saj në Zvicër, prandaj m’i grabiti 8 milionë DM (që ua dorëzuam Gani Thaçit në Lubljanë, 4 milionë, dhe 4 milionë tjerë Fatmir Zymerit). Përherë e kam vuajt atë mashtrim. Ndërsa ata që më mashtruan asnjëherë nuk kanë reflektuar dhe nuk kanë dhanë llogari, kush i ka “avullua” ato 8 milionë DM. Uroj që ndonjëri që më ka mashtruar për t’i dërguar ato 8 milionë, është i pranishëm në tryezën që keni organizuar dhe ka kurrajo të reflekton…” )I.B.) 

E vërteta për FARK-un, fq. 113

Për Ushtrinë Çlirimtare, shumica e shqiptarëve kanë dhënë para nga xhepat e tyre, e kush ka pasur, ka dhënë edhe me strajca, e thas që t`ju majet (trashet) qafa tareqëve. 

Unë që nga dita e parë që kam ardhur në Suedi, nuk iu kam bashkangjit asnjë partie poltike por obligimet si qytetar, shqiptar nga Kososova i kam krye, për çdo muaj, deri më 1 korrik 1999. 

Edhe vëllezërit e mi, Ademi e nipat, kanë pagua shumën e paraparë që ishte e caktuar, sipas organeve përgjegjëse. 

Florimi, nipi im i kishte ruajtur fatura që kishte pagua në Findin Vendlindja Thërret (nga 250 DM në muaj).me nr. 581/16, dt. 29. 03. 1999 dhe një tjetër nr. 581/98/16, 250 DM. 

Vula dhe nënshkrimi se kush i ka marrë, as dreqi nuk e merr vesh. 

Ndërsa, unë përveç obligime në fondin e 3%-shit, kam pagua edhe për Univerzitetin e Tetovës, ndihma për skamnorë, për puntorët e përjashtuar nga puna, nëpunës, policë dhe shkollën shqipe në Kosovë. 

Në Suedi, bashkë me shqiptarët e tjerë, aty ku kam jetua e punua, kemi protestu me nxënës, prindër e mësues shqiptar e suedez.  

Cila është e vërteta?  

Qe çka shkruan Kolonel Agim Mehmeti në librin “E vërteta për FARK-un” 

Të flasim me fakte: 

”Pas takimit të Oslos, më 26. 05. 1998, Ahmet Krasniqi me një grup bashkëpuntorësh udhëto për në Tiranë, kurse mua më urdhëroi të shkojë në Gjermani …. 

Ahmeti u vendos në njërën nga objektet e gjetura më parë, në afërsi të shtëpisë, tani të ndjerit Azem HAJDARI. 

Ahmeti në Tiranë kishte bërë takime dhe zhvilluar biseda me Xhavit Halitin për realizimin e marrëveshjes së Oslos. Xhaviti ishte përgjegjur se ata qe tetë vite gjenden në konspiracion (ilegalitet) dhe se për çdo problem apo çështje të rëndësishme mund të takohen edhe në dhomat ku banonin.  

Florim Kastrati, Faturë nr. 581/16. dt. 29. 03. ’99, 250 DM.

Me shkuarjen time në Tiranë, në zyrën ku punoja sës bashku me Ahmet Krasniqin, në pyetjen time:’bacë, ku janë këta djemtë që kishin marrë pjesë në takimin e Oslos”? Ahmeti përgjigjet ”unë jam takuar me një ditë më parë me ta dhe në kërkesën e bërë Xhavit Halitit, që të vie në shtab, ai, Xhaviti, mu përgjegj ” se ne kemi qe tetë vite në konspiracion e kështu që për çdo problem mund të takohen në objektet jashtë shtabit, edhe në dhomat e banimit”. Unë ia kthej Ahmetit, po bacë, por shtabi nuk mund të funksionojë edhe pa praninë e tyre ditore në shtab”. Ahmeti mu përgjegj me këto fjalë, ”po bacë e di por çdo të bëjmë, me shpresë se këto probleme do të tejkalohen” (”E vërteta për FARK-un” fq. 114, 115). 

Me Kolonel Agim Mehmetin, Ahmet Krasniqin, ushtarakë, të urtë, të zotët që nuk lindin nënat më, kam bisedua dhe me dhjetëra herë, deri sa i mori vdekja. 

Zotëri, lpk-istë, ndoshta më mirë të ju thirrja SHOKÊ, ju që e zaptuat ”Ushtrinë Çlirimtare”, ju i ndatë fondet, ju i ndatë edhe ushtarët në frontet e luftës e në beteja, ju i ndatë  heronjët e vdekur (Hamzën e Ademin, Ahmet Krasniqin e Agim Mehmetin) që lodhesh se nuk gjen më trima .  

Ju i muarët paratë dhe me ato para ndërtuat pallate, kulla, kala, hamame e hareme, bletë TOKA deri në 220 hektarë me një cmim sa blehet 1 copë bukë dhe e shitet nga 1000 e 2000 më shumë euro.  

Për Ushtrinë, kemi dhënë të gjithë e ju keni dhënë më së pakut dhe me ato para edhe sot lulzon nëntoka e krimit. 

Florim Kastrati, Fondi ”Vendl. Thërret”, 250 DM, dt. 16. 07. ’98. Fatura nr. 581/98/16 (Florimi është nipi im, djali i vëllait, Zeqës)

Unë në vazhdimet para kësaj kam paraqitur disa pagesa, fatura nga bankat deri në dhjetëra mijëra euro nga individë (Ramush Krasniqi nga Zhilivoda, Saim Tahiraj e të tjerë). 

Sot po i publikoj edhe pagesat mujore në fondin e Vendlindjes që djali i vëllait tim të ndjerë, Zeqir Ukë Kastari, Florim Kastrati ka pagua.  

Duke lyp materiale (në google), gjeta një ”letër” të Adem Jasharit Ekskluzivisht për www.pashtriku.org  

Dëshmia historike e një letre, dërguar nga Drenica  

Adem e Hamëz Jashari gjatë nisjes për në aksion = Adem e Hamëz Jashari 

ÇKA SHKRUAN ADEM JASHARI NË LETRËN – DËRGUAR LPK-së NË DHJETOR 1997 

Me autor, Bedri Islamin, ish – Kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës. 

https://pashtriku.org/wp-content/uploads/2023/11/Adem-Jashari-Leter-per-LPK-1997-Pashtriku.org_.pdf 

Një listë me 6 faqe, të shqiptar. për grumbullimin e ndihmave, në Halmstad, për popullatën që shpërngulej nga Drenica dhe krahinat tjera të Kosovës, më 1998. Unë isha antar i komisionit. Jam në faqen nr. 4,, numri rendor 112, 1000 korona.

Për ata që nuk e din ose kanë harrua, Bedriu është djali i Dritës, bija e fisit të Gjylbegajve të Shkodrës e bashkëshortja e Zenel Islamit, dhe shoku e miku ynë i madh e i nderuar Bedri Zenel Islami, djali i personazheve të famshme të Migjenit, Lulit të Vocër dhe Zeneli! 

KVITTO (dëshmi pagese, Sinani) Polismyndigheten Hallands Län, Halmstad 980303, per me na lejua policia nje protestë kundër dhunës policore serbe në Kosovë

Vazhdon 

 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 5 dhjetot 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

 

UÇK nuk mund të gjykohet, se është truri i popullit

3

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

  • Intrigat kushdo që i thurë, zakonisht vet bjen në to! 

Asnjë popull nuk mund të gjykohet nëse lufton për liri dhe barazi njerëzore. Lidhur me këtë, jo rastësisht në Kosovë  më 1981 patën filluar të dukën shkëndiat e para se në këtë trevë dardane shqiptarët më nuk do ta durojnë okupimin klasik, që kishte ndodhur më 1945, duke vëndosur Beogradi diktaturë ushtrake. Lidhur me këtë intrigat serbiane kurrë nuk do të pushojnë. Prandaj 37 programet serbiane për shfarosjën e shqiptarëve, sidomos gjatë shekullit XX janë dëshmi që një ditë jo vetëm me libra, por edhe me gjyq ndërkombëtar Serbia parafashiste, fashiste dhe neofashiste të akuzohet dhe denohet, duke paguar të gjitha reparacionet. Vetëm atëherë kombi serbian do ta kuptojë rrolin destruktiv që e kishte dhe kujt i sherbenete dhe i shërben.

Në dekadën e fundit të shekullit XX, shqiptarët e robëruar në Jugosllavi ishin para një dileme: të luftojnë, ose të vdesin nepër shtëpia pa asnjë rrezistencë. E kotë ishte nëse je paqesor. Ushtarët dhe policët serbian së bashku me sllavët tjerë vranin për çdo javë patriotë shqiptarë, për çka vertetojnë varrezat sot në të gjitha vendet e Kosovës. Edhe më egërsisht, gjyqet i denononin të rinjët e të rejat vetëm pse ishin shqiptar. Shkurt, pas shumë planifikimesh, më 1988 Beogradi kërkoi publikisht “Program për Kosovën”, në mënyrë që 51% të shqiptarëve t` i largoi nga kjo trevë dhe të sjellë në tokat shqiptare kolonistë sllavë, në mënyrë që Kosova të sllavizohet.

Lufta shqiptare në Kosovë 1989-1999, në anën tjetër i ka specifikat e veta, që nuk i përngjajnë asnjë lufte tjetër në glob. Lidhur me këtë, me që “Programi Jugosllav për Kosovën”,  ishte nxierr si ekstrakt nga “Memorandumi 1986” i ASHS-ës, Beogrdait nuk u premtoi me rezultate në sllavizim, prandaj më 23 mars 1989 e suprimoi autonominë e Kosovës, për të nxierr metoda të reja nazifashiste për veprim gjenocidal. Dhe, më nuk kishte dilema. Shqiptarët, pjesa më atdhetare e kuptuan se vetëm pushka duhej ta ndante mejdanin në mes Kosovës robëruar dhe Serbisë robëruese. Shqiptarët e kuptuan më mirë se kurrë, se Serbia nuk do të ndalet me krime. Dhe nuk ishte i vogël kontribiti ndihmës i Ushtrisë shqiptare dhe diasporës partiotike sidomos, pa asnjë kursim. Kuptohet në këtë rrugë të gjatë pati probleme, por armët dhe kuadrot drejtuese erdhën.

Aty kah viti 1997 Beogradi nga vrasjet individuale kalon në “ËRRFI”-vrasje kolektive 

Nëse lexohet libri mbi Demonstratat patriotike të 1 tetorit 1997, mësohet se edhe në mes establishmenit politik shqiptar kishte përçarje për dhe kundër demonstratave, e lere më të ishte një pjesë jo e vogël e popullit për luftë. Pra ende përshpëritej nepër Kosovë, se: “ka e nuk ka Ushtri (UÇK)”. Po, kur doli publikisht treshja famëlartë (R. Selimi, D.Haradinaj,M. Krasniqi) më 28 Nëntor 1997, atëherë të gjitha “prralllat se me rrugë paqesore do të çlirohemi”, mbetën lakuriq. Dhe, prap (më kujtohet-HB) kishte dilema, se: “Të maskuarit janë persona të paguar që të psojë populli”. N` anën tjtër prijësit e UÇKës, nuk e ishin zgjedhë rastësisht ditën e varrosjes mësuesit Halit Geci, për t` u promovuar UÇK publikisht. Kjo dalje publike i gëzoi shumë sidomos ato familje që ishin liridashëse dhe të sakrificës që përkushtimin e tyre për liri nuk e plasonin në dilemë kurrë. Sakrificën e gjejmë duke hulumtuar UÇK-ën edhe më të fuqishme tek individët famëlartë, kuptohet nga familjet e njohura liridashëse. Kështu, çetat dhe batalonet ngadal do të avansohën në ESKADRONE të fuqishme morale dhe politike, e mbi të gjitha ushtarke çlirimtare.

Lidhur me këtë realitet, as organizatat humanitare në botë, po edhe në OKB, çështjën e Kryengritjës shqiptare në Kosovës nuk e mbanin më temë tabu. Në lidhje me këtë, për herë të parë në historinë e kryengritjeve shqiptare, çështja e drejtimit të saj nga një Shtab i Përgjithëshëm (nga një qendër), nuk u vu në dilemë në asnjë rrethanë. Pra, i kotë ishte represioni masiv i okupatorit, sepse radhët e UÇK po rritëshin në të gjitha fushat.

Nëse studiohen me kujdes të gjitha Rrezolutat e KS OKB-ës për Kosovën:  Nr 1160 nga31 mars 1998; Nr.1199 nga 23 shtator 1998; Nr. 1203 nga tetori 1998; Nr. 1239 nga 14 maji 1999 dhe Nr. 1244 nga 10 qershori 1999, shkencorisht rrezulton një platformë e re morale për Globin se: Serbia në luftën gjenocidale për Kosovën, po kryente një agresion që ishte i denueshëm me Konventat e Gjenecës (1948/49), dhe kur t` i shtohet këtij fakti se  S. Milosheviqin KS OKB e shpalli luftënxitës dhe person që do të ketë punë me te Tribunali i Hagës, që ishte ngritur si gjykatë specale për krimet që i kishte bërë APJ edhe në viset tjera të vendit. Në këto rrethana, në KS OKB brenda Aeropagut vreheshin dy taborre të fuqishme politiko diplomatike. Me një anë ishin: SHBA, Britana dhe Franca. Në anën tjtër ishin Rusia dhe Kina. Në matjën e muskujve jashtë Aeropoagut taborrit ruso kinez i bashkangjitej tinzisht Franca, duke provuar me çdo kusht që lufta e UÇK-s sidomos të mbetët e nominuar Organizatë “terroriste”. Këto fakte Gjykata Speciale duhet t` i zbardh sepse do të mbetën njollë e zezë për civilizimin.

Etiketën “terrorist” e çmontoi Adem Demaçi në Zyrën politike të UÇK-ës në Prishtinë 

Shumë gazatarë dhe diplomatë kanë frekventuar nepër Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë. Interesimi i tyre ishte që të nxierrin informata të sakta se a ka UÇK platformë ushtarake, të cilën ata donin ta shihnin të shkruar. Lidhur me këtë, në derë të Zyrës Adem Demaçit gjithëmonë kanë qenë të ekspozuara Konventat e Gjenevës 1948/49 dhe Programi i Komitetit Kosovës për luftën, i vitin 1918/19. Këto ishin provat në të cilat Adem Demaçi mbështetej në të gjitha takimet që i kishte me të huaj.

Nuk dua t` i numroi ata që akuzonin UÇK-ën për ‘terroriste”, por rasti i Jirzhi Dinsbirit ishte eklatant sepse atë Baci e përzuri nga Zyra, sepse akuzoi shumë keq tri herë UÇK si “terroriste”. Dhe ky acarim e solli pastaj Krit Hillin e pastaj R. Hollbrukun që të mësoi realitetin dhe e mësouan se UÇK nuk është terroriste, por çlirimtare, sepse nuk vret civilë, as gra, as burra e sidomos fëmijë, prandaj nuk mund të gjykohet me asnjë kriter njerëzor, sepse bënë luftë të drejtë.

Shumë shtete që kishin “Kosova brenda” si Rusia etj. menjëherë pas çlirimit të Kosovës filluan të përpilojnë skenare se si të kompromitohet UÇK. Sidomos do të dallohën anta oficer të KGB-ës ruse që hynë në Kosovë nga Bosna. Ata janë të parët që shpërndan akuza kinse:  “UÇK ka bërë krime ndaj kundërshtarëve të saj”. Dhe shumë shpejtë u gjetë prokurorët: skenaristi, regjisori që ishin dy rus me pseudonime por edhe tre serbianë pa pseudonime e që kishin ndikim në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë, me që KS OKB nuk ishte institucion i sigurtë se do të kalojë propozimi për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën, menjëherë filluan presionet mbi qeverinë dhe parlamentin e Kosovës. Ta themi edhe këtë, se Kina dhe Rusia për shkak të perseverancës tyre ndërkombëtare kurrë nuk do ta votonin një gjykatë speciale raciste. Edhe varianti tjetër, se SHBA ose Britania do të ushtronin veto, ishte llogari logjike i diplomacisë Ist Riverit, se Rrezoluta nuk do të kalonte. Prandaj iu vërsulën Kosovës me të gjitha mjetet, të ligjëshme dhe të paligjëshme. Kuptohet se Gjykata u votua me shumicë apsolute në Parlamentin e Kosovës me moton se “UÇK do të pastrohet nga akuzat ruso serbiane”.

Shumë shpejtë u gjetë simbolike e akuzës që pushonte diku si “top sekret” në Moskë

Në Beograd sipas librit publik: “OVK protiv Jugoslavije,kako smo izgubili Kosovo i Metohiju” (UÇK kundër Jugosllavisë, si e humbëm Kosovën dhe Metohinë”, figurojnë të gjithë skenarët se si duhet të zbutën krimet serbe dhe se si të akuzohet UÇK për “terrorizëm”. Lexone.

Në këtë libër dhe jo vetëm në këtë u zgjodhën “markat” e UÇK-ës, që duhej akuzuar për fillim të procesit të “shekullit”. Pra u zgjodhpn: Larmëruesi i UÇK-ës Rexhep Selimi; Kryetarët e Parlamentit Republikës Kosovës Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli; Presidenti i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi. Madje ky i fundit u zgjodh të arrestohet deri sa ishte në aeroplan duke shkuar në SHBA, ngjajshëm sikurse Primakovi (Kryetar i Qeverisë ruse) në prag të fillimit bombardimeve të NATO-s. Edhe ky duke shkuar në SHBA.  Pra, edhe Primakovi, edhe Hashim Thaçi u detyrian të kthehen deri sa ishin në ajr. Shtrohet tash pyetja: A nuk ishte kjo një matje e muskujve në mes SHBA dhe Rusisë edhe atëherë.

Pse sot prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë është në krizë të thellë 

Në lidhje me këtë disa studiues pohojnë se janë kah mungojnë finansat për t` i paguar deshmitarët që më parë i kanë regrutuuar dhe paguar deri sa ata kanë pranuar të rregjistrohen si “deshmitarë të mbrojtur”. E vërteta,  tash të gjithë ata spiunë tani janë duke kërkuar pagesa nga ai rusi i thinjur, duke kërkuar nga Frano Barambieri, duke kërkuar dhe nga Dik Matri dhe Dr Millan Protiqi (ish ambasador i RFJ në Bern të Zvicrës). Këta janë ata që duhet japin llogari para civilizimit për komplotin e shekullit ala “DRAJFUS II”, sepse dikush po i frigohet modelit të UÇK-ës, modelit të Adem Jasharit me familjën famëlartë shqiptare.

Shtrohet pyetja në fund “shumë banale”: Si është e mundur që siguria e Kiro Gligorovit (Kryetar i Maqedonisë)  të kushtoi 27 milion dollarë në vit, edhe pse ai e përjetoi një atentat shumë të rëndë; Si është e mundur dhe kush e beson “vdekjen misterioze” të Hitleir Serbina ( S. Millosheviqit) në burgun më të sigurtë në Evropë; A nuk është simptomatike privimi i Presidentit Republikës Kosovës duke shkuar në SHBA zyrtarisht. Pra me një anë akuzë: Ja kend e ka zgjedhë Kosova president, në anën tjetër: Ja kend e fton Stej Departamenti në vizitë. E këto analogji Kuvendi i Kosovës është dashur t` i mësoi. Për fatin moral të shqiptarëve vetëm Vetvendojsa me Albin Kurtin në ball nuk e votoi Specialën. Kuptohet edhe disa deputet tjerë që kanë integritet moral dhe politik nuk e votouna. E vërteta, sot po kerkohet një Emil Zola, për ta shpëtuar moralin njerëzor, për ta shpëtuar  Drajfusin-hebrej, alias Hashimin-shqiptar me tre shokët e idealit, aq më parë të gjithë nga Drenica kryengritëse dhe liridashëse gjithëmonë!

Prishtinë, më 5 dhjetor 2023    

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj 

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Vrasja e një gruaje në Kosovë  ku dyshohet i shoqi, dhe dhuna dhe vrasjet gjithashtu në Shqipëri dhe Kosovë tregojnë edhe njëherë se diskriminimi ndaj gruas vazhdon të jetë në një nivel të rrezikshëm në shoqërinë shqiptare dhe atë kosovare. Pavarësisht miratimit të ligjeve për barazinë e gruas dhe të drejtat të ba 

rabarta gjinore që konfirmohen në kushtetutë si dhe në të gjithë aspektet e jetës sociale dhe politike në Shqipëri, problem i dhunës ndaj gruas, vrasjeve të grave, fenoment e përdhunimit dhe të pedofilisë apo edhe të incestit mbeten shumë shqetësuese dhe për fat të keq në shoqërinë kapitaliste me demokracinë liberale këto plagë as nuk kanë ndërment të `shërohen` por mbeten në kuadrin e shkeljes së ligjeve pa u përpjekur që të paradnalohen shkaqet dhe faktorët që sjellin këto fenomene negative. Sigurisht problemi i emancipimit të gruas ka të bëjë  me katër elementë të të drejtave të gruas në shoqëri: Arritja e barazisë së plotë (a) ekonomike, (b) sociale, (c) politike dhe (d) fetare e grave me burrat, aspiratë e së cilës realizimi në rrjedhën e shekullit të njëzetë ka qenë gradual, i larmishëm dhe i paplotë (diferencies betëeen ëomen emancipation and feminism – Google Search).  

Pak Histori. 

Paraqitja e gruas si qytetare e dorës së dytë, e varur dhe e dhunuar nga burri është shumë e vjetër dhe ka të bëjë që më vendosjen e patriarkatit në paganizëm por e fuqizuar më vonë nga monoteizmi dhe morali kristian.  

Ndonëse burri dhe gruaja sipas Kristianizmit dhe Islamizmit janë të barabartë para Zotit, ato nuk janë të barabartë në Familje dhe shqoëri, ku u jepet përparësi burrave.Më të ashpërit kundër gruas kanë qënë disa drejtues fetarë të krishterë të bazuar nga doktrina fetare e kristianizmit ku gruaja është e varur plotësisht nga burri: 

– Gjeta gruan më të hidhur se vdekja…- thotë  Ekleziasti 

-Jan Krizostomi-Në mes kafsheve më të egra nuk mund të gjesh më të dëmshme se gruaja… 

-Thoma Akuini- fati i gruas është të rrojë nën thundrën e burrit…., 

Por dhe feja Islame është po aq e ashpër me rolin e gruas si skllave në familje dhe shoqëri. Dy tregimet mbizotëruese të rrymës kryesore i kanë viktimizuar gratë muslimane, megjithëse në mënyra të ndryshme. Nga njëra anë, shumë muslimanë dhe qeveri myslimane përvetësojnë tekstin islam për të justifikuar diskriminimin ndaj grave dhe për të vendosur kufizime sociale dhe ligjore mbi të drejtat dhe liritë e grave, sidomos martesën me shumë gra. Nga ana tjetër, neo-orientalistët islamofobikë perëndimorë përdorin këto lexime popullore por tradicionale misogjeniste të Islamit për të mbështetur pretendimet e tyre ksenofobike kundër Islamit dhe muslimanëve (Five things you need to knoë about ëomen in Islam: Implications for advancing ëomen’s rights in the Middle East (arabcenterdc.org). 

Lufta për të drejtat dhe barazinë e gruas ka filluar nga shkrimtarja italiane Christine de Pizan, e cila botoi një libër për pozicionin e gruas në shoqëri që në vitin 1495.  

Në 1848  u organizua ‘Konventën e Parë për të Drejtat e Grave’ dhe  u vazhdua me bërjen e fushatës për të përmirësuar pozitën shoqërore të të gjitha grave. 

Në shek e 20 filluan organizimet e grave për të drejtat e tyre të cilat  vijuan me 4 valë feminizimi: 

Vala e parë e feminizmit -Në vitet 1920, gratë kishin fituar të drejtën e votës në shumicën e vendeve evropiane dhe në Amerikën e Veriut. Gratë u lejuan për herë të parë të shkonin në universitet në fillim të shekullit të 20-të, duke pasur edhe karrierë dhe familje. 

Vala e dyte e feminizmit. Në disa vende, kur partitë fashiste morën pushtetin, lëvizja feministe u ndalua. Në Evropën Perëndimore dhe në SHBA, lëvizja feministe u ringjall në vitet 1970. Megjithëse kjo valë e dytë e feminizmit synonte të arrinte ‘çlirimin e grave’, feministët socialiste argumentuan se ishte një kombinim i patriarkatit dhe kapitalizmit që shkakton shtypjen e grave.  

Vala e tretë e feminizmit i referohet kryesisht lëvizjes amerikane në vitet 1990 dhe karakterizohet nga një ndërgjegjësim i shtuar për kategoritë e mbivendosura, si raca, klasa, gjinia, orientimi seksual. u krijuan një numër organizatash joqeveritare feministe, por duke u fokusuar në çështje specifike feministe, në vend që të pretendojnë të përfaqësojnë ide të përgjithshme feministe.  

Vala e katert e feminizmit. Termi kiber-feminizëm përdoret për të përshkruar punën e feministeve të interesuara në teorizimin, kritikën dhe përdorimin e internetit, hapësirës kibernetike dhe teknologjive të reja të mediave në përgjithësi për shembull, mobilizimi i njerëzve për të ndërmarrë veprime kundër seksizmit, mizogjinisë ose dhunës me bazë gjinore ndaj grave. 

Seksizmi. Seksizëm nënkupton perceptimin dhe gjykimin e njerëzve vetëm në bazë të përkatësisë së tyre ndaj një seksi ose gjinie të caktuar. Ka tre lloj sexizmi: 

Seksizmi tradicional: mbështetja e roleve tradicionale gjinore, trajtimi i grave si më keq se burrat, përdorimi i stereotipeve tradicionale që i portretizojnë gratë si më pak kompetente se burrat. 

Seksizmi modern: mohimi i diskriminimit gjinor (‘nuk është më problem’), qëndrimi negativ ndaj të drejtave të grave, mohimi i vlefshmërisë së pretendimeve të bëra nga gratë 

Neoseksizmi: Ky nocion i referohet ideologjive që justifikojnë diskriminimin ndaj grave në bazë të kompetencave – ‘burrat janë efektivisht më të aftë për disa gjëra’ – për shembull në pozita menaxheriale ose drejtuese, dhe jo në një diskriminim të drejtpërdrejtë të grave. 

(https://ëëë.coe.int/en/ëeb/gender-matters/feminism-and-ëomen-s-rights-movements#:~:text=In%20general%2C%20feminism%20can%20be,in%20laë%20and%20in%20practice.). 

Emancipimi i gruas nga lëvizjet feministe dallohet sepse feminizmi është një lëvizje që kërkon barazinë midis burrave dhe grave, kurse emancipimi i grave është procesi që lejon rritjen e pjesëmarrjes së grave në të gjitha aspektet e shoqërisë. Janë dy koncepte që janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin, por nuk janë të njëjta. 

Pra emancipimi kërkon të drejtat e grave që përqendrohen në të drejtat dhe mundësitë themelore të barabarta, ndërsa feminizmi ndjek transformimin më të gjerë të shoqërisë që nevojitet për të arritur me të vërtetë pushtetin dhe drejtësinë e barabartë për të gjitha gratë. Të dyja mbeten jetike për përparimin, por secila adopton një këndvështrim dhe qasje disi të ndryshme. Termi “emancipim” shpesh lidhet me vlerën e lirisë. Ai nënkupton lirinë nga kufizimet ligjore, politike apo sociale, pra emancipimi i gruas është i lidhur pazgjidhshmërisht me përpjekjet ose skemat sociale që synojnë çlirimin e grave nga të gjitha llojet e skllavërisë dhe shfrytëzimit sociopolitik dhe ekonomik. Termi “emancipim i gruas” përdoret në përgjithësi për t’iu referuar procesit me anë të të cilit gratë në përgjithësi dhe gratë e varfra në veçanti detyrohen të kenë akses dhe kontroll mbi të gjitha format e burimeve në një komb. Është një lëvizje e cila synon të sigurojë lirinë e vetë-përmbushjes dhe vetë-zhvillimit për gratë, si dhe akses të barabartë në burimet shtëpiake dhe komunitare. Në përgjithësi, feminizmi mund të shihet si një lëvizje për t’i dhënë fund seksizmit, shfrytëzimit seksist dhe shtypjes dhe për të arritur barazinë e plotë gjinore në ligj dhe në praktikë. 

Nuk duhet lënë pa përmënduar marksizmi i cili  pretendonte se “shkaktari I gjëndjes së sotme pra  të pabarazisë së gruas në shoëëri është prona private . Largimi i saj do të largonte nënështrimin e gruas ndaj burrit në familje, dhe lirinë e të drejtave të fëmijëve në familje“- sipas Engelsit. 

Aktualiteti . 

Shoqëria e sotme e demokracive liberale perëndimore dhe globalizimi krahas përparësive që ka, po i  shkakton shoqërisë  disa pasoja shumë negative që në fund të fundit mund të prishin shoqërinë njerëzore, për shkak të prishjes së Familjes. Analistët perëndimorë ja venë fajon disavantazheve që paska Emancipimi i gruas, dhe nëpërmjet neosexizmit, ndoshta për të justifikuar skllavërimin modern të grave në kohën e sotme. Ata shprehen se disavantazhet e emancipimit të grave janë: përplasjet e vlerave, braktisja e vlerave tradicionale që mundësonin stabilitetin e familjes, përvetësimi me shumicë i vlerave perëndimore dhe një keqkuptim i emancipimit të gruas. Të gjitha kanë të bëjnë me prishjen e normave morale dhe etike (në shoqëritë e demokracive liberale madje dhe atyre të diktaturave), mbi të cilat është ndërtuar shoqëria njerzore. Në këtë rast nuk duhet lënë pa përmëndur patriarku Kirill I cili u shpreh: “Nëse do të injorojmë rregullat moralë, ne injorojmë në fund të fundit edhe vetë lirinë; Nëse rregullat moralë kapërcehen dhe deklarohen relative – do të minohej themeli i vetë këndvështrimit europian të botës“. 

Në Shoqërinë shqiptare arsimimi ka zbutur egërsinë dhe diskriminimin ndaj gruas, por të arsimohesh nuk do të thotë që të jesh I kulturuar. Kultura është pjesa që do të zbuste dhe eliminonte diskriminin social  dhe familjar ndaj femrës shqiptare. Është e vështirë se rreth 60%-70% e popullsisë janë  të zonave rurale që kanë mbrritur në qytet dhe janë të arsimuar por nuk  janë me kulturën e nevojshme. Dihet se Varfëria dhe Injoranca nxisin dhunën dhe vrasjet në Shqipëri. Xhorxh B. Shaw ka thënë: Nuk ka krim më të madh se të jesh i varfër. Sot aktualisht të dy ekstremet e shoqërisë njerëzore sillen më keq ndaj femrave dhe kanë degraduar moralisht: 

-Të varfërit sepse shumë nga këta për shkak të skamjes dhe injorancës shesin vajzat dhe i detyrojnë të prostituojnë ushtrojnë dhunë, por edhe detyrohen të bëhen shkelës të ligjit dhe kriminlë, duke u bërë kontigjent i malavitës;  

-Të pasurit sepse kërkojnë qejfe dhe kënaqësi ekstra, duke blerë e shitur femra,duke nxitur LGPD, duke përdorur të varfërit për të vrarë, vjedhur, për të korruptuar, etj, etj. 

E vetmja klasë që akoma po mbahet në shoqërinë e sotme është shtresa e mesme, por edhe ajo nën presionin e jetës moderne po prish familjen me divorce…. Divorcat shkaktojnë probleme sepse fëmijët nuk rriten me njërën palë dhe rriten të kompleksuar dhe janë të dhunshëm duke u bërë kontigjent i malavitës. 

Shqipëria ka nevojë ti rezistojë këtij degradimi vlerash dhe duhet të ruajë vlerat e familjes, dhe moralin e saj tradicional.  

priftipirro2017@gmail.com 

Fuqia gjigande e Shkupit, katër protagonistë që i hapin rrugë e shtigje Shqiptarisë; Gonxhe Bojaxhiu, Zana Ramadani, Zekerija Idrizi dhe Tim Shkupi!

Foto e rrallë, në të cilën shkupjanja Gonxhe Bojaxhiu ka qenë vetëm 18 vjeç.
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
SHKUPI – KATËR PROTAGONISTË PËRBAJTËSOR
___
Deri në nëntor 2004 nuk kisha informacion konkret për gjendjen në Shkup dhe në Makedo, sepse nuk i kisha vizituar asnjëherë përpara.
I bombarduar nga informacionet dhe propagandat kishte ndienie të përziera. Ta zëmë, duke pa përmasat e agresionit politik në Kosovë, prisja se në Makedoni do të ishte akoma më agresiv.
Nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup nikoqirët që më priten me bartën në Tetovë. Surprizë mrekulluese: nuk më zuri syri asnjëri me mjekër e pantallona vehabistë e asnjë femër të mbuluar me ferexhe, burka, nikab, siç e kishin shëmtuar Kosovën. Në ndërkohë, duke frekuentuar shpesh Shkupin, më zuri frika nga mjekroshët mohamedanë edhe nga femrat që u ngjanin cinguneve. Por, me kalimin e kohës, u binda se numri i tyre ishte më i vogël se dukja dhe zhurmja e tyre. Për këtë u binda kur ndodhi një protestë në Shkup, e cila ishte paralajmëruar për të premten e 14 majit 2010 nga islamistët e Shkupit. Priteshin të merrni pjesë mbi 100 mijë myslimanë. Nomenklatura politike, intelektuale, por edhe popullata, ishin në ankth se atë ditë në Shkup mund të shpërthente edhe luftë civile. Edhe unë. Fatmirësisht u grumbulluan vetëm rreth 250 pjesëmarrës! Të gjitha dolëm të dështuar me parashikime. Sidomos institucionet e Makedonisë, të cilat kishin marrë masa sigurie se të ishte gjendje e jashtëzakonshme.
Nga ai moment u binda se në Makedoni gëlonin rreth 250 islamistë mercenarë, të cilët duhet ta kishin për detyrë të sorollateshin në qendër të Shkupit, për të krijuar përshtypje se të gjithë shqiptarët myslimanë në Makedoni ishin shpërfytyruar në islamistë vehabistë…
Në ndërkohë po mrekullohem nga Shkupi edhe nga një aspekt shumë përmbajtësor: i ka “prodhuar” katër protagonistë ekstra përmbajtjesor:
Gonxhe Bojaxhiu,
Zana Ramadani,
Zekerija Idri,
Musa Lamallari (Tim Shkupi).
Gonxhja u bë protagoniste botërore edhe në aspektin humanitar, pos katolik, duke marrë dy titujt: Nobeliste dhe Shën Tereza!
Zana Ramadani u bë yll i mediave në Gjermani në vitin 2014 në diskreditim të Islamit politik fashistoid, ndërsa ndërkohë edhe autore bestseller.
Imami Zekerija Idriizi u ndërgjegjësua nga Iluminizmi Europian dhe dezertoi nga profesioni i imamit, për t’iu përkushtua stukimeve teologjike e filozofike dhe krijimtarisë letrare.
Musa Lamallari është konvertuar në Tim Shkupi, duke dezertuar nga profesioni i imamit, duke u marrë me studime të Islamit, të cilin po e demaskon dhe diskritikon si asnjë teolog në botë.
Uroj, edhe metropolet Tiranë e Prishtinë t’i ngjajnë këti Shkupi që prezantova.
(ibrahim Kelmendi)

Bashkësia Islame e Kosovës nuk ndalet me “prioritetin kryesor” të saj – grupmoshat e reja !

0

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës, në të cilin u prit nga kryetari Musli ef. Arifaj, kryeimami Enes ef. Goga dhe administrata e Këshillit.

Kryetari Arifaj e njohu kryeimamin Sahiti për jetën fetare në komunën e Pejës dhe për sfidat e këtij Këshilli. Më pas ata vizituan qendrën e mësim-besimit, ku u pritën nga mualimet e Këshillit, të cilat i njohën për mbarëvajtjen e mësim-besimit në këtë qendër.
Kryeimami Sahiti i falënderoi mualimet për kontributin e tyre madhor në edukimin e drejtë fetar të brezave, duke theksuar kështu se mësim-besimi në përgjithësi, e sidomos me grupmoshat e reja është prioriteti kryesor i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Mund të jetë një imazh i 13 persona dhe lodra fëmijësh
Pastaj thonëse Bashkësia Islame e Kosovës nuk merret me politikë. Ajo politikën islamizuese ndaj kombit shqiptar e ka përparësinë kryesore të saj, qyshkur ekziston, pra qyshkur Serbia pas tërheqjes së pushtimit turk-osman të Kosovës, nuk na la ta “harronim islamin” por e formoj Veliku Medresu “Krala Aleksandra” në Shkup (Medresën e Madhe “Mbreti Aleksander”, në vitin 1924, pra vetëm 12 vite nga pushtimi saj i Kosovës dhe viseve të tjera, medrese që vitin shkollor e nisi në vitin shkollor 1925/1926.
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe fëmijë
Vërejeni se sa “ëmbël” sillen me fëmijët… Për një shtet normal kombëtar veprimaet e tilla quhen abuizim me fëmijët, keqpërdorim dhe shkatërrim i jetës së tyre. Fëmijët nuk ka të drejtë askush ti trazojë në fëmijërinë e tyre me ndërhyrje të tilla antinjerëzpre e antishqiptare, pa i bërë 18 vjet, kur mund të vendosin lirshëm për jetën e tyre. 
***
Ajo shkollë e mesme ishte e menduar për krijimin e kuadrit të kuadrove fetare me shkollim të mesëm-spiujve të shtetit të atëhershëm, që kishin synim e qëllim t’ua bënin shqiptarëve viset e Turqisë ku mendonin ti vendosnin si “lule e xhenet” pasime gjenocide i kishin vrarë, shkatërruar e dëbuar kurdët dhe armenët. Pra shqiptarët e muslimanizuar planifikonin ti vendosnin në pronat e tyre në mazë të marrëveshjeve ndërshtetërore “jugosllave”-serbo-turke.
E njejta gjë ka ndodhur me “islamin tonë” menjëherë pas viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, kur politika e Aleksander Rankoviqit (dhe e Titos) e krijuan bërthamën e Medresës Alaudin, që si objekt i plotë për shkollimin e “kuadrit të muslimanëve të rinj”, u ngrit në vitin 1980, pikërisht në kohën kur kishte filluar pas pak vitesh të ekzistencës së saj, të zhbëhej autonomia e Kosovës, që ishte pjesë konstituive e federatës së Jugosllavisë së atëhershme.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, lodra fëmijësh dhe teksti
A ka të drejtë të veproj në këtë mënyrë Bashkësia Islame e Kosovës…? AKI duhet ta jep përgjigjen në këtë…, e jo të pres kur një prej këtyre krijesave të pafajshme një ditë ta sulmoj kulturën shqiptare, historinë kombëtare, flamurin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotin apo “kaurrët”!
Medreseja e viteve të pesëdhjeta po ashtu e kishte si kryeqëllim ndihmesën për shpërnguljen e shqiptarëve. Ajo medrese “në gjuhën shqipe” lejohej mu në kohën kur poltika serbomadhe nuk e lejonte asnjë shkollë fillore apo të mesme në gjuhën shqipe dhe kur ndodhte Aksioni për Grumbullimin e Armëve, që në të shumten e rasteve shqiptarët nuk i kishin. Kur shqiptarët i mbysnin duke i torturuar gjithë natën nëpër bashqet (kopshet) e shtëpive, buzë lumenjve të ngrirë, të lidhur me zingjirë për shelgje, etj.
Prandaj, të gjithë Shqiptarët pa përjashtim duhet ta marrin me seriozitetin më të madh planprogramin antishqiptar të BIK-ut, që qartësisht shprehet përmes deklaratës së             kryeimamit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti kur në Pejë, shprehë mirënjohje për “mualimet për kontributin e tyre madhor në edukimin e drejtë fetar të brezave, duke theksuar kështu se mësim-besimi në përgjithësi, e sidomos me grupmoshat e reja është prioriteti kryesor i Bashkësisë Islame të Kosovës”.
Mund të jetë një imazh i 5 persona, redaksi dhe teksti
Pra, mbajeni në mend: sidomos “grupmoshat e reja” janë përparësi e Bashkësisë Islame të Kosovës!
Janë përparësi edhe e Serbisë e kuptohet sidomos e Turqisë që fenë islame e ka shndërruar në çështje turke, prandaj edhe qe 24 vite “arnautëve” ua meremetoj e po ua ndërtoj objektet e kultit, sidomos për edukimin e rinisë në “parimet” islame, që Shqiptari të mos mbetët Shqiptar, por Musliman me ndërgjegje, i gatshëm për ta dhënë jetëkotën për “Allahun”, dmth., për Islamin Global, qoftë edhe për Ujgurët në Kinë !
Në fund, a e vëreni se BIK nuk ndalet nga asimilimi islamik, as sot e kësaj dite. A e vëreni fokusin e kësaj organizate jolojale ndaj kombit, që e ka ndaj fëmijëve? Pikerisht në moshën kur mund të dezorientohen në jetë, kur janë “të paregjistruar” tu mbushet mendja (truri) me Islam! Qëllimi është i qartë: krijimi i Umetit Musliman. Kush se kupton ose është i marrë ose antishqiptar …
Antishqiptar i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm – krejt njësoj!
Nëse shfletoni historinë e deklaratave të tij në njëzet e katër vitet e fundit, e kuptoni mirë dhe qartë se i pari i BIK të Pejës është antiamerikan dhe antieuropian. Kjo vërtetohet nga deklaratat e tij ndër vite, që shpresoj se janë të regjistruara dhe ruhen në dosjet profesionale policore.
Qëllimi i tij dhe jo vetëm i tij por i mbarë organizatës së quajtur BIK është ndryshimi i natyrës së popullit shqiptar, që Shqiptari të mos mbetët ai që është i lindur prej natyrës, por Musliman!
Nga këndvështrimi i veprimtarisë së hapur për islamizimin e fëmijëve shqiptarë në Musliman, kuptohet se këta janë antishqiptar me zemër!
Në fund duhet theksuar që është pak e besueshme që kombi shqiptar do të lejoj të bëhet pjesë e planeve dhe sherreve antishqiptare turko-serbe të BIK-ut dhe “bikërve” të panumërt të “arnautllukut” për veprimtari antishqiptare, antieuropiane,antiizraelite dhe antiamerikane!

Mërgimtarët e Gjenevës e festojnë 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

… Në Gjenevë të Zvicrës shqiptarët festojnë:

GËZUAR 111 VJETORIN E PAVARËSISË!

Dita e shumëpritur për të festuar 111 vjetorin e Pavarësisë erdhi me plot ngjyra gëzimi për mërgimtarët shqiptarë të Gjenevës. Të festosh 28 Nëntorin, festën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve do të thotë është nder, respekt por edhe detyrë për gjithë luftëtarët e lirisë e pavarësisë të kombit tonë që derdhen gjak lumenj për të u çliruar nga pushtuesit shekullor të perandorisë otomane turke.

Më 2 nëntor Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” së bashku me shoqatat tjera atdhetare të mërgimtarëve shqiptarë që veprojnë në Gjenevë : “Ansambli Gëzuar” , “Rinia Kontakt”, “ Grupi Hareja” , “Komuniteti Shqiptar në Gjenevë”, “Zhegra” , “Studenti” kremtuan së bashku festën kombëtare 28 Nëntorin, në qytetin e bukur Les Avanchets.

Qindra shqiptarë u mblodhën së bashku me një entuziazëm të pa përshkruar për të kremtuar 111 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Fëmijët të shoqëruar nga prindërit, bashkatdhetarë të gjithë brezave, përfaqësues të ndryshëm, media vinin grupe – grupe dhe uronin njeri tjetrin: Gëzuar 111 Vjetori i Pavarësisë!

Të ftuarit që na nderojnë gjithnjë me praninë dhe mbështetjen e tyre ishin përfaqësues nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjenevë, Teuta Agai ambasadorja e Maqedonisë V në OKB, kryetari i komunës Grand Saconnex, e të tjerë.

Programin e filloi kori i nxënësve me interpretimin e Himnit kombëtar, këngën solemne që i kushtohet atdheut, simbolit të kombit dhe Shqipërisë tonë.

Më pas takimin e hapi avokati Liburn Mehmetaj, kryetar i LAPSH si dhe përfaqësues i Këshillit organizativ të këtij manifestimi. Duke i përshëndetur dhe falënderuar të pranishmit shtoi.- Flamuri shqiptar vezulloi më 28 nëntor 1443 në Krujën e Skënderbeut dhe më 28 Nëntor 1912 në Vlorën legjendare. Të rrallë janë popujt që kanë një histori shumë të lashtë të simbolit kombëtar. Dhe ne shqiptarët jemi ata që e mbajmë këtë simbol në zemër dhe në shpirt. 28 Nëntori nuk ishte thjesht një akt i rëndësishëm, një datë historike. Kjo datë shënoi krijimin e shtetit shqiptar, një rrugëtimi të gjatë në të cilin është duke ecur dhe sot. Një ditë e madhe si kjo evokon vlera. Ajo është vulosja e të arriturave si komb, është krenari kombëtare… Ai vazhdoi, foli edhe për rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe tek fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër. LAPSH ka krijuar një fole të ngrohtë për komunitetin, këtu në Gjenevë çdo ditë e më shumë po shtohet numri i nxënësve, por presim që ky numër të rritet në vazhdimësi. Një mbështetje e tillë gëzon dhe do ta gëzojë vlerësimin e komunitetit tonë -tha ai nder të tjera.

Më pas fjalën e mori znj Teuta Agai ambasadore nga Maqedonia V pranë OKB në Gjenevë, një personalitet i femrës shqiptare që foli më shumë se kurrë për atdhetarizëm dhe dashuri njerëzore. Kumbimi i fjalëve të saj drejtuar të pranishmëve mori një ngjyrim mjaft të fuqishëm. Rrugëtimi i saj në promovimin e vlerave kombëtare ishte tepër e vështirë si bijë e një familje të persekutuar. Ndër të tjera i porositi fëmijët shqiptarë që asnjë mos të mungojë nga shkolla shqipe. Shkolla është vatër e promovimit të vlerave tona kombëtare që nga historia e lashtë e deri në ditët e sotme…

E shtuna ishte një ditë e veçantë… aq më tepër në fytyrat e nxënësve të shkollës shqipe të Gjenevës, shihej gëzimi sidomos tek ata që ishin në programin festiv shkollor. Në poezitë që recituan dhe këngët që kënduan kishte shumë çiltërsi dhe dashuri për gjuhën e të parëve. Kostumet popullore të fëmijëve, serioziteti me të cilën ata u paraqitën në skenë ishte një sukses i plotë.

Emocione të papërshkrueshme e kanë pushtuar sallën kur në skenë u ngjitën artistët e këngës shqipe bashkëshortët Shpejtim dhe Afërdita Krasniqi të shoqëruar nga djali i tyre Elioni, një familje e mrekullueshme, model nga Prizreni i Kosovës që me zemër ruan e kultivon muzikën shqiptare.

Aktivitete të larmishme dhe të arrira zhvilluan të gjitha grupet artistike e kulturore që ishin të pranishme.

Është e pamundur që t’i fiksosh të gjithë, por një gjë është e sigurt:

I gjithë aktiviteti u shoqërua me këngë patriotike, nën sfondin kuq e zi, sollën kulturën burimore para shikuesve të shumtë, që u shoqëruan gjatë me duar trokitje.

Në ketë mes që i pranishëm edhe këngëtari i mirënjohur Nimon Mushkolaj.

Z. Nasuf Nuhiu kryetari i shoqatës Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, pati një fjalë rasti, vlerësoi suksesin e studentëve shqiptar dhe shpërndau nga një Mirënjohje.

Në ketë eveniment plotë emocione vallëzuan dhe kënduan e na treguan sa mirë është kur bashkohesh nën tingujt e gjuhës shqipe.

Në fund pjesëmarrësit e shumtë bënin foto me njeri tjetrin, takoheshin me emocion dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për këtë veprimtari të shkëlqyer e të përkushtuar në nderim të 28 Nëntorit – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjenevë, 04. 12. 2023