Kreu Blog Faqe 922

Mendime për krijimtarinë e Tim Shkupit, tologut, poetit, shkrimtarit dhe disidentit shkupjan

1

Nga: Zekeria Idrizi, Berlin – Shkup

TIM SHKUPI – TEOLOG, POET, SHKRIMTAR DHE DISIDENT SHKUPJAN

Me Tim Shkupi -n, Musa Lamallarin – teolog, poet, publicist, shkrimtar dhe disident shkupjan.
Libri i tij “2001 – Fundi i botës” është bestseller, i cili shkaktoi jehonë të thellë te auditori lexues dhe mori vlerësime të larta te kritika letrare. Ndërkaq, libri tjetër i tij “Hyrje në fetë hyjnore” sot është në mesin e literaturës së domosdoshme studimore komparative nëpër universitete dhe në qarqe intelektuale e teologjike.
Tim Shkupi, me shkrimet dhe ligjërimet e tij po revolucionarizon shtresat e besimtarëve shqiptarë dhe po reformon mësimet, idenë dhe diskursin teologjik në trevat tona. Inovacionet, përkatësisht, zbulesat e tij studimore kur’anore po trondisin mendjet e mykura të hoxhallarëve dhe imamëve miopë e konservativë, veçanërisht të qarqeve fundamentaliste, tradicionaliste dhe, veçantë, shqiptarofobe, ndërkohë që po gëzojnë, freskojnë dhe pasurojnë mendjet atdhetare shqiptare.

Mund të jetë një imazh i 2 persona
Islami politik apo ai tradicional ?! Për Timin këto shprehje (sintagma) janë inekzistente, fiktive, të sajuara nga nomenklatura hoxheske e imameske, me doktrinat e tyre nga Bagdadi, Kairoja e Stambolli. Së këndejmi ai deklaron botërisht që nuk ekzistojnë nocionet (emërtimet) islam dhe mysliman në Kur’anin e shenjtë dhe vë në fokus të vëmendjes parullën programatike të Rilindjes Kombëtare dhe të Neo-shqiptarizmës:
“FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.
Rrjedhimisht, ai pohon zëshëm:
“UNË JAM SHQIPTAR”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe kapelë
Ndërkaq nga thënjet e tij emblematike është:
“NË ILIRI/ARBËRI NUK KA ISLAMOFOBI, POR REALISHT KA SHQIPTAROFOBI!”
Sa i përket pyetjes se cilin drejtim duhet të ndjekim në religjion: atë vehabito-selefist, hanefit apo sufisto-mistik etj., Timi përgjigjet shkurt e shqip:
“HIQNI DORË NGA SEKTET DHE TARAFET GJITHËFARËSHE DHE NDIQNI ME PËRPIKMËRI MËSIMET DHE UDHËZIMET BURIMORE E AUTENTIKE TË TEKSTEVE TË KUR’ANIT TË SHENJTË!”

Mund të jetë një imazh i 2 persona
P.S. Natyrisht, unë e përkrahi fuqishëm në ligjërimet, interpretimet dhe bindjet e tij kombëtare dhe të besimit burimor, autentik muhamedan e ibrahimik (abrahamik).

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz duke buzëqeshur
Me Tim Shkupin njihemi qysh nga fëmijëria dhe, si fqinjë, vitet e nëntëdhjeta vetëm gjumi na ndante, duke u shoqëruar shpesh dhe duke diskutuar e debatuar për gjithçka rreth çështjes kombëtare dhe religjionit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Përndryshe, Timi është edhe patriot i flaktë dhe veprimtar i madh i kauzës sonë kombëtare qysh si gjimnazist e deri në ditët e sotme… Ai kreu me sukses të shkëlqyer shkollën fillore në Shkup, medresenë Alaudin në Prishtinë dhe studimet në Universitetin Az’har në Kairo.

Mund të jetë një imazh i 2 persona
Përfundimisht, Tim Shkupi është tmerr (ankth në gjumë) për shqiptarofobët, fundamentalistët, arabofilët dhe neo-otomanët erdoganistë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona

Ndërkaq, interpretimet dhe diskursi i tij revolucionar e progresist teologjik do lënë gjurmë të thella në analet e historisë shqiptare dhe në proveniencën e teologjisë jo vetëm muhamedane por edhe te besimet tjera, madje edhe te ateistët dhe agnostikët.

Mund të jetë një imazh i 2 personaMiqësisht dhe idealisht:
Zekerija Idrizi, me 04.12.2023

Mund të jetë një imazh i 2 persona

La Tribuna (1927) / Leninizmi, fashizmi, militarizmi dhe Shqipëria në deklaratat e neobolshevikut imzot Fan Noli në Moskë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Dhjetor 2023 

“La Tribuna” ka botuar, të martën e 15 nëntorit 1927, në ballinë, një shkrim rreth vizitës së Fan Nolit asokohe në “Kongresin e Miqve të BRSS-së në Moskë” dhe deklaratave të tij në shtypin rus, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Kongresi i Miqve të BRSS-së

Leninizmi, fashizmi, militarizmi dhe Shqipëria në deklaratat e neobolshevikut imzot Fan Noli

Burimi : La Tribuna, e martë, 15 nëntor 1927, ballinë

Burimi : La Tribuna, e martë, 15 nëntor 1927, ballinë

Moskë, nëntor. 

Pasi përfunduan festimet jubilare të 10 vjetorit të bolshevizmit, Moska po përgatitej të mirëpriste një ngjarje të re dhe të papritur : “Kongresin e Miqve të BRSS-së”. Ideja i atribuohet delegacionit anglez, i cili erdhi në Moskë me rastin e festimeve jubilare. Qëllimi i Kongresit është “të shqyrtojë mjetet për mbrojtjen e Bashkimit Sovjetik kundër sulmeve të imperialistëve”. 

Moska i kushton shumë rëndësi këtij fakti të ri. Para së gjithash — thuhet këtu — ky Kongres do të bëjë të mundur zhvillimin e një programi të tërë dhe hartimin e mjeteve më të mira për të ushtruar një veprim “të kombinuar” dhe “kolektiv” kundër imperializmit luftarak. 

Ndër të tjera, ai do të lejojë njohjen e ndërsjellë dhe një afrim shumë të dobishëm ndërmjet përfaqësuesve të proletariatit të të gjitha vendeve, të bashkuar nga lidhja “shpirtërore” e parimeve të revolucionit të tetorit. 

Kongresi i Miqve të BRSS-së në Moskë do të shërbejë — dhe ky duket të jetë rezultati kryesor i pritur — për të shkatërruar, midis punëtorëve të racave, kombësive dhe kontinenteve të ndryshme, ato barriera që do të ngrinte borgjezia dhe që reformistët do t’i përforconin, barriera që do të përbënin një pengesë shumë më të madhe për fitoren e revolucionit punëtor se sa topat dhe bajonetat e ushtrive borgjeze. 

Moska parashikon një sukses të madh dhe beson se nga “Kongresi i Miqve të BRSS-së” duhet të nxjerrë një armë shumë e fuqishme, si për mbrojtjen e saj, ashtu edhe për qëllimet e revolucionit proletar botëror. 

Entuziazmi me të cilin ideja do të ishte mirëpritur nga të gjitha delegacionet e shumta të huaja — të ardhura këtu me rastin e jubileut — do të siguronte rezultatet më të mira. 

Ndër ata që folën në solemnitetin e 10-vjetorit të “Kongresit të Miqve të BRSS-së” përfshin edhe “Imzot Fan Nolin”, ish-Presidentin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. Ai duket të jetë një nga miqtë dhe mbështetësit më aktivë dhe më “të bindur” jo vetëm të BRSS-së, por edhe të komunizmit sovjetik. 

“Imzot” Fan Noli ka dhënë një intervistë për shtypin rus, e cila sqaron këndvështrimin e tij. Në të, pasi kishte thënë frazat e zakonshme në përdorim dhe të detyrës kur dikush është mysafir në një vend të huaj, ai foli për mundësinë e “Kongresit të Miqve të BRSS-së” dhe rezultatet e pashmangshme që ai do të duhet të japë. “Pjesëmarrësit e këtij Kongresi, pasi të kthehen në vendet e tyre, do të mund t’u tregojnë masave punëtore se cili është drejtimi i vërtetë i politikës së BRSS-së; dhe do të demaskojnë makinacionet kriminale të imperialistëve, me qëllim përgatitjen e një lufte të re”. 

BRSS-ja duhet të përqëndrohet në “agjitacionin e anëtarëve të Kongresit” për të fituar simpati të reja. 

Por më e rëndësishmja e deklaratave të tij bëhet për “fatin” e Shqipërisë. 

“Imzot” Fan Noli tha : “Populli shqiptar ka simpati të madhe për BRSS-në. Ai e di se çlirimi i Shqipërisë është i mundur vetëm nëpërmjet federatës ballkanike të republikave punëtore-fshatare, sipas shembullit të BRSS-së. Por nuk është në interesin e Fuqive imperialiste të lejojnë formimin e një federate të fortë dhe të lirë ballkanike. 

Prandaj imperialistët po i zmadhojnë me të gjitha mënyrat dallimet kombëtare në Ballkan. Nuk mund të flitet për perspektiva të ardhshme revolucionare në Shqipëri për sa kohë që pranë saj ekziston Italia fashiste apo Jugostavia militariste, sepse një fitore e lëvizjes revolucionare në Shqipëri do të provokojë padyshim ndërhyrjen e këtyre forcave reaksionare. Por pakënaqësia e përgjithshme e popullsisë së këtyre vendeve jep arsye për të llogaritur ekzistencën e shkurtër të regjimeve të tyre politike. Me eliminimin e kësaj pengese të jashtme, ideja e një federate ballkanike të shteteve punëtore dhe fshatare bëhet një realitet i gjallë.” 

Nuk e dimë se sa e ka marrë dhe do ta marrë seriozisht Moska — që di të peshojë gjithçka — “bolshevizmin” e Fan Nolit; por “akrobacitë” e tij të lehta, sigurisht, duhet të kenë ngjallur habi, nëse jo admirim të përgjithshëm. 

Në fakt, karriera e tij ishte e shpejtë : nga monsinjor në kryeministër, nga kryeministër në emigrant, nga emigrant në bolshevik, dhe më pas ? A do të ndalet këtu karriera e monsinjorit ? Lehtësisht po, nëse shpresa e tij e vetme është të rikthehet në pushtet si kryetar i Këshillit të “Komisarëve të Popullit”. 

Është një çështje “parimesh”. 

Por Fan Noli së pari pret fundin e Fashizmit. 

Dhe thjesht pret. Është punë e tij.

PIETRO SESSA

Ahmet Zogu mbyll gjimnazin françeskan, Gjykata e Hages e rihapë

0
 më 23/11/2014

Ne kohen e mbretnise se Ahmet Zogut, në 24 prill 1933, përmes një urdhëri të Ministris s’Arsimit Nr. 115 të datës 23 prill 1933, botuar në Fletoren zyrtare të datës 22 prill të atij viti, mbyllen shkollat private, kryesisht ato katolike, vendim që hyri në fuqi 3 ditë më pas më 25 prill 1933.

Antiklerikalizmi u përfaqësua çuditërisht përmes dy ministrave të arsimit: Hile Mosi dhe Marash Ivanaj, të cilët ishin katolikë. Ka ngelur proverbiale thënia e Fishtës në prani të nxënësve në oborrin e gjimnazit françeskan “Rrnoftë Shqipnia pa ne (këtu françeskanët)”.

Gjimnazi françeskan “ILLYRICUM” u mbyll më 25 prill 1933, pas 12 vitesh si gjimnaz dhe 72 vitesh si shkollë fillore. Në shtator të vitit 1936, përmes një urdhëri të Ministrit të Arsimit Nush Bushatit, rihapen shkollat katolike, të cilat ishin mbyllur, kjo mbasi çështja i ishte bërë e ditur Lidhjes së Kombeve nga ana e Provincës Françeskane, e cila e kishte hedhur Shtetin shqiptar në Gjygjin e Hagës, gjyq i cili mori vendim në favor të shkollave katolike.

Mbyllja e shkollave private, ishte vetëm një pretekst “administrativ”, por që në fakt kishte qëllimin krejt të qartë për mbylljen e shkollave katolike, të cilat përbënin gati 70 % të këtyre shkollave.

Në memorandumin drejtuar Qeverisë Mbretërore Shqiptare të datës 30 prill 1933. Imzot Lazër Mjeda, Argjipeshkëv i Shkodrës, Imzot Pjetër Gjura Argjipeshkëv i Durrësit, Imzot Bernardin Shllaku Ipeshkëv i Pultit, Imzot Luigj Bumçi Ipeshkëv i Lezhës, Imzot Zef Gjonali Ipeshkëv i Sapës, dhe Imzot Frano Gjini, Ipeshkëv i Mirditës, shkruajnë tekstualisht këtë sentencë proverbiale identitare

“NE JEMI KËTU NË SHQIPËRI PREJ DYMIJË VJETËSH: KATOLIKË ATËHERË, KATOLIKË SOT, SHQIPTARË ATËHERË, SHQIPTARË SOT E PËRGJITHMONË”.

Kastriot Marku

‘Draft-Statuti’ i ndarjes së sovranitetit në dysh!

0

Florim Zeqa

Sipas përmbajtjes preliminare të ‘Draft-Statutit të Asociacionit, fillimisht do të kemi të bëjmë me dy sisteme parale të arsimit dhe shëndetësisë, të cilat më pas do t’na çojnë në ndarje juridike të dy etniteteve në Kosovë.

Draft me dykuptimësi dhe interpretime të dyfishta

‘Draft-statuti i Asociacionit’ i mbajtur i fshehur për javë të tëra, më në fund u bë publik, iu dorëzua Qeverisë dhe Opozitës nga Bashkimi Europian, draft i cili është publikuar edhe në mediat e shkruara dhe elektronike.

Shkrimi në hyrje të ‘Draftit’, ku thuhet: “Në respektim të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, lenë për të nënkuptuar sovranitetin e dyfisht të shtetit të Kosovës, të ndarë mes serbëve dhe shqiptarëve.

Që në fillim të ‘Draftit’ vërehet objektivi primar, i dhënjes së kompetencave të posaçme komunitetit serb në Kosovë!

Në shumicën e Neneve dhe paragrafeve të këtij ‘Draft-Statuti’ për Asociacionin ndeshemi me paqartësi dhe dykuptimësi, të cilat më pas do t’iu përshtaten rrethanave kohore.

Filluar nga Neni 12, i bashkëpunimit me Serbinë, e deri tek Neni i fundit kemi dykuptimësi dhe hapësira për interpretime të dyfishta. Madje në Nenet 13 dhe 14 vërehen qartë kompetencat specifike dhe ekzekutive, ku Asociacioni ka të drejtë të nxjerr rregullore dhe të merr vendime të pavarura nga institucionet qendrore.

Nenet e sipërpermendura e përcaktonë qartë funksionimin paralel të sistemit shëndetësorë dhe arsimor të Serbisë në Kosovë. Pra, do t’i i kemi dy rrjete paralele arsimore dhe shëndetësore: Rrjetin Arsimor të Kosovës dhe Rrjetin Arsimor Serb të Kosovës, do ta kemi Rrjetin Shëndetësor të Kosovës dhe Rrjetin Shëndetësor Serb të Kosovës.

Kësisoji, Rrjeti Arsimor dhe Rrjeti Shëndetësor Serb i Kosovës fillimisht do të funksionojnë si “ofrues privat” me Serbinë si kontributdhënëse financiare me zyrat e saj të vendosura në Kosovë.

Paradoksalisht, këta “ofrues privat” të sistemit arsimor dhe shëndetësorë do të marrin edhe liçencë operimi në përputhje me ligin në fuqi! Kjo është ajo dykuptimësia apo më mirë të themi, ndarja e sovranitetit të Kosovës në dysh, mes Kosovës serbe dhe asaj shqiptare!

Në momentin e themelimit të Asociacionit, “ofuesit privat” të arsimit dhe shëndetësisë serbe që vijnë nga Serbia në Kosovë do të lirohen nga të gjitha obligimet doganore me rastin e sjelljes së teksteve shkollore, barnave dhe pajisjeve tjera shëndetësore!

Se vërtetë kemi të bëjmë me sovranitet të dyfisht dhe sistem paralel të rasimit dhe shëndetësisë në Kosovë, e thotë paragrafi në vijim: “Funksionimi i këtyre rrjeteve në asnjë mënyrë nuk do të kufizojë apo pengojë sistemin ekzistues të shkollave publike në Kosovë dhe të sistemit të kujdesit publik shëndetësorë në Kosovë”!

Meqë ‘Draft-Statut’ është me afat të përkohshëm-dy vjeçar dhe pa kompetenca eksplicite ekzekutive, do të jetë në monitorim ndërkombëtar. Mirëpo, askund nuk parashihet se çfarë do të ndodhë pas dy viteve me të drejtat dhe aspektet ligjore të këtij Asociacioni

Së shpejti pritet të dal libri kushtuar Klerit Katolik Shqiptar

0
Klajd Kapinova, New York
___
Së shpejti në Amazon.com Barnes & Noble etj., kompanitë më të medha në botë dhe në SHBA, pritet të dalë online libri im i ri kushtuar Klerit Katolik Shqiptar. Vepra modeste, është fryt i një pune shumë vjeçare, qysh nga koha kur unë punoja si redaktor në revistën kulturore fetare popullore shkodrane “Kumbona e se Dielës”, themeluar nga Kardinal Mikel Koliqi në Arqipeshkvinë Metropolitane në Serreq, Shkodër, në vitet 1991-2002, së bashku me dy miqët e mi të paharruar imzot Zef Simoni Ipeshkev Ndihmës në Arqipeshkvinë Metropolitane dhe studiuesin e paharruar Kolec Çefa, të cilëve u kam kushtuar artikuj nderimi dhe respekti, në faqet e këtij libri. Libri ka 594 faqe dhe shumë foto me ngjyra, që botohen për herë të parë. Literatura e pasur e përdorur për hartimin e librit në fjalë, është në disa gjuhë të huaja dhe ka shumë fusnota dhe dokumente historike, që publikohen për herë të parë. Libri, është shtypur me standarte dhe cilësi bashkëkohore amerikane, për të cilën falënderoj nga zemra miqët e mi amerikanë nga New York-u dhe California.  Gjej monentin, që një falenderim të veçantë vëllazëror nga zemra i bëj mikut tim të vjetër Martin Ndoja, për ndihmën e madhe të pakursyer, që më ka dhënë vazhdimisht.
Po çfarë në mënyrë të përmbledhur dhe esencialisht përmban libri ri?
Në “Nëpër faqet e historisë së klerit katolik”, ky libër thellohet në një mori këndvështrimesh, duke zbuluar Shën Nënë Terezën shqiptare; tregon se si Atë Gjergj Fishta o.f.m. ishte ungjill i ngrohtë atdhedashurie, sikurse edhe pse shqiptarët ishin mes Krishtërimit Perëndimor dhe Lindor. Këtu tregohet mbi zhvendosjen e afreskut të Zojës së Këshillit të Mirë (Zoja e Shkodrës) në Genazzano të Italisë; Historia e paharrueshme e Atë Anton Harapi O.F.M., martir i fesë dhe shqiptarizmës; Historia e personalitetit të shquar dom Anton Kcira së vogël, kalvari familjar si dhe kontributi i tij meshtarak 51-vjeçar; Arrestimi, hetuesia, pushkatimi, martirizimi dhe lumturimi i Abatit të fundit të Mirditës imzot Frano Gjinit; Mons. dr. Zef Oroshi si nxënësi i fundit i Kolegjës Saveriane në qytetin e Shkodrës; Pse amerikanët frymëzohen nga jeta dhe vepra e Nënë Terezës; Një përkujtim i vonuar për mikun dhe studiuesin e kulturës dhe klerit katolik Kolec Çefën; Shkrimtari i shquar i traditës dhe shkollës geg të veriut të Shqipërisë imzot Zef Simoni Ipeshkëv; Jeta dhe një vështrim mbi librin me vjersha e poezi “Lule dhe gjak” të dom Gjergj Simonit; Dy intelektualë disident brilant shqiptaro-amerikanë: Prof. Arshi Pipa (Professor Emeritus) dhe mons. dr. Zef Oroshi; Një jetë i përgjuar në Dosjen e diktaturës komuniste kundër mons. dr. Zef Oroshit; Tetë parimet udhëheqëse të Shën Nënë Terezës në një libër të ri nga bashkautorët amerikanë Ruma Bose & Lou Faust: “Nënë Tereza CEO”; Një këndvështrim mbi studiuesin dhe publiçistin e shquar mons. dr. Lush Gjergji biografin më të shquar të Shën Nënë Terezës në 50-vjetorin e meshtarisë së tij; Një qiri drite në 121-vjetorin e lindjes së Kardinalit të parë shqiptar Shkëlqësia e Tij Mikel Koliqit si i pari në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë; Shkrimet apo Parathëniet shkruar nga Ndriçim Mlika  dhe Dr. Fran Luli, për librat e tjerë historik të autorit të këtij libri Klajd Kapinova, etj.

Dhjetë momentet që e lëkunden dhe rrezikuan shtetësinë e Kosovës

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
1. Ndarja e Mitrovicës në vitin 1999 ku rusofilet e Shërbimit Sekret Francez në bashkëpunim me Hashim Thaçin e ndanë Mitrovicën në dy pjesë dhe praktikisht edhe Veriun nga Kosova. Sepse në këtë mënyrë ia vunë themelet bosnizimit dhe defunksionalizimit të Kosovës si shtet.
2. Paralelisht me ndarjen e Veriut të Kosovës UDBA i nxiti, organizoi dhe financoi vrasjet politike në të cilat pjesa udbashe e SHIK-ut u dëshmua aq e dhunshme dhe pamëshirshme ndaj patriotëve të vërtetë shqiptarë, saqë do t’ia kishin lakmi edhe Millosheviqi dhe Rankoviçi.
3. Në vitin 2000 me direktivën e UDB-es dhe të financuar nga Ambasadat e shteteve arabe, Turqisë dhe Rusisë, shumë imamë udbash shqiptarë, e sollen islamin ekstrem në Kosovë në formë të “shoqatave të rrejshme humanitare islamike”, që në fakt ishin celula të terrorizmit global.
Këto shoqata djallëzore e shfrytëzuan fillimisht varfërinë e skajshme të shqiptarëve në Kosovën e djegur dhe të rrënuar për toke, për t’i dhënë femrave dhe grave të varfra kredi pa interes, nëse pranojnë të vishen si femrat arabe të Arabisë Saudite dhe të duken si Pinguine.
Imagjinojeni se për çfarë oferte të pamoralshme dhe në çfarë rrethanash të rënda ekonomike dhe sociale bëhej fjalë!
Pra bëhej fjalë për ofertën për trafikimin e identitetit kombëtar për 1000 euro të mjera.
Fatmirësisht shumica e femrave që e morën atë kredi nuk iu nënshtruan presionit për ta trafikuar (prostituuar) identitetin kombëtar për 1000 euro.
Fatkeqësisht një numër jo i vogël i femrave tona, jo vetëm që pranuan por edhe u radikalizuan.
Rezultati : Shumë sosh përfunduan në Siri si prostituta të djemve, nipave, kushërinjve dhe luftëtarëve të Bin Ladenit dhe Abu Omarit, respektivisht si prostituta të Al Kaides dhe IS-it, ndërsa 110 sosh u kthyen shtatzënë nga Siria po me të njëjtat bisha.
Mirëpo puna nuk u krye me kaq. Filloi më të madhe radikalizimi i predikimit të fesë në objektet ekzistuese dhe ndërtimi i shumë objekteve të tjera fetare, në bashkëpunim me pushtetin e korruptuar kosovarë, i cili përfitonte sasi të paimagjinueshme lekësh nga shitblerja e pronave të uzurpuara. Pra tashmë nuk predikohej islami tradicional, por ai vehabist dhe selafist, gjë që ndikoi që Kosova të bëhet kampione evropiane për numrin e luftëtarëve të trafikuar dhe eksportuar në Irak, Siri, Libi e kudo që e kërkonte puna.
Qëllimi i Serbisë Klerofashiste ishte që Kosovës t’ia ipte pamjen e Kandaharit, në mënyrë që shtetet aleate që na kishin ndihmuar ta arrijmë pavarësinë dhe shtetësinë tonë, t’i çonin duart jo vetëm nga ne si popull, por edhe nga projekti i tyre apo shtetësia e Kosovës dhe t’i thoshin udhëheqesve të Serbisë : Kthehuni në Kosovë dhe përfundone punën aty ku ju kemi ndërprerë.
4. Në vitin 2004 me direktivën e UDB-es klyshet e saj shqipfolës e organizuan djegien e kishave serbe, gjë që ndikoi në rrënimin total të imazhit tonë tek aleatët tanë, që na kishin ndihmuar të çlirohemi dhe të bëhemi shtet.
Sepse tashmë në kokat e zyrtarëve të Uashingtonit dhe Brukselit ne shqiptarët nuk figuronim vetëm si popull viktimë dhe paqedashës që lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e kishin arritur me sakrifica të pakrahasueshme 200 vjeçare, por edhe si popull i dhunshëm, ekstremist fetar dhe shovinist.
5. Abolimi i kriminelëve serb të luftës nga Hashim Thaçi.
Pra bëhet fjalë për abolimin e po atyre kriminelëve serbë të Veriut të Kosovës, të cilët më vonë e krijuan Listën Serbe, që e mori peng Kuvendin e Kosovës dhe e bllokoi punën e tij.
Sepse tashmë nuk i përfaqësonin interesat e serbëve të veriut Rashiçat, Petroviçat, Ivanoviçat dhe Trajkoviçat, që në njëfarë mënyre e kishin pranuar realitetin politik, por djajtë e pushtetit klerofashist serb Jabllanoviçat, Rakiçat dhe Radojçiqat, të cilët e okupuan Veriun dhe e shndërruan në Eldorado të krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të armëve dhe narkotikëve.
Dhe pikërisht këtë Eldorado të krimit shumëdimensional, politikanët tanë të korruptuar, gjysmë analfabetë, kriminelë dhe kuislingë, e trajtuan si një burim shtesë për pasurim të paligjshëm.
Dhe në vend se ta luftonin me të gjitha mjetet ligjore dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, ata e filluan bashkëpunimin e tyre të ngushtë me kriminelet serbë të Veriut, që ua kishin masakruar fëmijët, dhunuar gratë dhe djegur infrastrukturën dhe tokën.
6. Degradimi i tempujve të dijes pra shkollave dhe universiteteve në tempuj të injorancës.
Respektivisht degradimi i diplomave prej vulave të dijes në vula të budallallëkut, i cili po na kushton sot shumë dhe do të na kushtojë akoma më shumë në të ardhmen, në të gjitha segmentet, fushat sferat dhe lëmitë e shtet-ndërtimit.
7. Fillimi i bisedimeve teknike me Serbinë pa parakushte edhe pse ajo na kishte borxh neve dhe jo ne asaj.
Sepse na kishte masakruar, dhunuar, dëbuar dhe dënuar 150 vite rresht dhe jo vetëm në vitet 1998-99 të shekullit të kaluar.
Imagjinone Serbia si humbëse e tre luftërave dhe shkaktare e tre gjenocideve rresht e kishte kushtëzuar dhe shantazhuar Brukselin dhe Uashingtonit para dorëzimit të çdo krimineli të saj të luftës, me zbutjen e qasjes dhe qëndrimit të tyre të prerë ndaj pavarësisë së Kosovës deri në neutralitet.
Ndërsa ne si viktimë 150 vjeçare e terrorit të saj kishim shkuar në bisedime, pa parakushte dhe me duar në xhepa, si cjapi të kasapi.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, një ditë të bukur pranvere Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Edita Tahiri, faqezinjtë të cilët tërë kohën na gënjenin se po zhvillonin bisedime teknike, u kthyen nga Brukseli me Marrveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe të Veriut.
Thua se nuk u mjaftonte regjionalizimi i Lutfi Hazirit, i cili madje edhe fshatin Mamushë të përbërë prej shqiptarëve të asimiluar e kishte shndërruar në një komunë një etnike turke.
Mirëpo ta negociosh në bisedimet teknike rregullimin e brendshëm territorial me Serbinë gjenocidale, pasi që të kanë çliruar prej saj superfuqitë e kohës, të cilat jo vetëm që të kanë bërë shtet, por edhe i kanë detyruar 100 e kusur shtete të tjera që ta pranojnë shtetësinë tënde, nuk është vetëm çmenduri por është edhe tradhti e padëgjuar dhe paparë.
Prandaj si një shqiptar që në familjen e tij i ka 22 viktima nga gjenocidi serb, i lutem Zotit natë e ditë që t’i dërgojë këta tradhtarë në ferr dhe jo vetëm në varr.
Sepse të hysh pa parakushte në bisedime dhe negociata me një shtet që nuk të ka kërkuar falje, nuk të ka paguar dëmshpërblim, nuk e ka zbardhur fatin e të pagjeturve dhe nuk t’i ka kthyer kufomat nga varrezat kolektive, është nëna e çmendurisë dhe tradhtisë. Imagjinojeni sikur të kishin vepruar kështu hebrenjtë pas luftës së dytë botërore, ku do të ishte dhe si do të dukej Izraeli sot ?!
8. Kapja e Gjyqësorit, Prokurorisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për Privatizim dhe Agjencisë për Zbulim dhe Kundërzbulim nga Politbossat e krimit të organizuar, haraçit, korrupsionit dhe narko-karteleve.
Sepse përmes kapjes së institucioneve për zbulim, kundërzbulim, monitorim, prokurorim dhe zbatim të drejtësisë, ata u ndien aq të sigurt dhe komod nga përgjegjësia dhe llogaridhënia, saqë nuk lanë kundërshtar politik dhe dëshmitarë të krimeve pa vrarë, dhe vlerë materiale, monetare dhe pronësore pa plaçkitur dhe rrënuar.
Prandaj shtet-ndërtimin e shndërruan në shtet rrënim, sepse i dëbuan përmes kërkesave për haraç dhe përfitime edhe të gjithë investitorët e huaj seriozë që shfaqnin interesa për të investuar në Kosovë.
Rezultatet : Plaçka e pronës publike, buxhetit të shtetit, doganave, tatimeve, taksave, donacioneve, fondeve për zhvillim, thesarit të shtetit si dhe dhomës së dëshmive. Përpos kësaj privatizimi më mafioz në mbarë Evropën dhe tenderët e manipuluar në çdo situatë dhe segment.
9. Plaçka, vrasjet, radikalizmi i fesë dhe tradhtimi i interesave kombëtare dhe shtetërore nuk do të kishin ndodhur kurrë, sikur këta Politbossa të krimit, haraçit, plaçkes shumë dimensionale dhe tradhtisë, të mos i kishin mbushur partitë e tyre dhe institucionet shtetërore me udbashë dhe islamistë radikal.
E pse i mbushen dhe me direktivën e kujt e bënë këtë?
Përgjigjën po ua lë juve.
10. Heshtja dhe akomodimi i intelektualëve me gjendjen e patolerueshme në shoqëri dhe shtet, duke filluar prej atyre që jetonin si Dembelat e Stambollit nga donacionet për veprimin efikas të shoqërisë civile e deri te ata të Akademisë së Arteve dhe Shkenca që jetonin si Zoti në Paris nga leket e taksapaguesve.
Detyra ime si analist dhe gazetar i pavarur është për ta thënë dhe shkruar të vërtetën.
Ndërsa detyrë e shenjtë e politikës shtetërore, prokurorisë së shtetit dhe gjyqësorit, është për ta zbardhur deri në detajet më të imta të vërtetën.
Sepse njerëzit që i udhëheqin dhe përbëjnë këto institucione paguhen për këtë punë.
Ndërsa unë nuk e marr prej askujt asnjë cent.

Lakmia për pushtet t`korit, o miku im !

Ibrahim Rugova, unë (ne mes, Sinani, autori i këtyre rreshtave) dhe Jakup Kastrati. Prishtinë, 2002

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull: “A ishte me të vërtetë Adem Jashari anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së?”, 1, 2 dhjetor 2023 

Pjesa e tretë (3) 

Dje kisha mendua të shkruaj, të vazhdoj edhe pakëz për Hamzë e Adem Jasharit, Saim e Bajram Tahirajn dhe për Major Haxhi Halit Halitin, vëllain e Enver Halitit, nga Lubaveci, komuna e Skënderajt, hero i Kosovës. 

Një letër të shkurtër që ma dërgoi një i njohur, mi prishi planet dhe nuk munda të shkruaj e të vazhdoi të flas as për Hamzën e Ademin. 

Por mua nuk mundët të ma mbyllë gojën askush, pos Zotit. Do të flas e do të shkruaj, por do ta them vetëm të vërteteën që e kam parë me sytë e mi, e kam dëgjuar me veshët e mi dhe nga të afërmit e besnikët.  

Kjo letër më preku tej mase sepse nuk pritsha që ai, që më njihte mirë, të ndrysjoi kaq shpejtë, vetëm pse flas e shkruaj për Hashim Thaçin. 

U betova se nuk do ta përmend më emrin e tij kur flas për Hashimin. 

Por më mirë do të ishte sikur ai të më thonte e jo të më gjuante rrotlla, kodër mas bregut! 

Në fund, për hir të bukës që e kam hëngër disa herë te ai dhe prindërit e tij, para disa vjetëve, disa vjet rresht i shkruajta. 

”E kuptova porosinë e letrës. me vonesë por më mirë vonë se kurrë.  

Natën!” 

Megjithate, letra e (ish) mikut tim do të mbetet në kujtesën time e do ta ruaj në arkivë si kujtim jo i mirë nga një mik që unë, nëse do të ishte nevoja, për te do të qitsha edhe pushkë.. 

Një grup kusher. e të tjerë me Qerim, Jakup e Januz Kastratin. Rugova është në mes të meje dhe Jakupit, ish kryetar i LDK-së dhe Komunës së Malishevës. Presidencë, Prishtinë, 2002

Prolog, monolog e dialog (bisedë me vetveten dhe me të tjerët,,,) 

Disa herë kam marrë letra përkrahje, këshilla, vrejtje dhe kërcënime kur kam folur për Hashim Thaçin, Fatmir Limajn por edhe për disa nga vndësit e mi, të afërm për nga gjaku, fisi e fara (Kastrat).  

Vrejtje kam marrë edhe nga fëmijët e mi, pse shkruaja.  

–Ti nuk mund të ndryshosh asgjë pos mund ta shpejtosh e keqësoh gjendjen tënde shëndetësore.  

Disa “komandantë” më kanë qu edhe fjalë nëpërmes të “bedelëve” *) me vrejtje që mos të shkruaj, mos ti qes të palarat e tyre. 

Dy përgjegjës të portaleve nuk mi kanë publikua opinionet e mia për për Isa Mustafën, për Anton Çunin, “Marre o Anton Çunin “ dhe kanë reagua ashpër kur shkruajta për Ramiz Lladrofcin “Drenicë, zgjohu Drenicë!” 

SINAN KASTRATI MË: 3 DHJETOR 2016 NË ORA: 10:55 

https://www.botasot.info/opinione/617048/drenice-zgjohu-drenice 

Mkut tim, pa i përmendur emrin po i drejtohem me disa fakte, panegjirik *) edhe pse ai nuk pajtohet me mua, për Hashim Thaçin: 

Me djemte e axhës, Jakup e Januz Kastrati, në Presidencë, te Ibrahim Rugova. Prishtinë, 2002

Ata që nuk pajtohën me mua, le të ballafaqohen me fakte: 

Whiting tha se Thaçi kishte deklaruar se shtabi i përgjithshëm i UÇK-së nuk kishte funksione deri në nëntor të vitit 1998. 

Po ashtu, sipas prokurorit, Thaçi e ka mohuar se ka pasur informata për ndalimin e viktimave. 

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998 e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, 

Dëshmi e fakte për Hashim Thaçin, ka të mjaftueshme, jo nga të tjerët por nga vet Hashim Thaçi që ka deklaruar para mediave vendëse e të huaja, në Kosovë e në botë, në gjuhën shqipe e gjuhë të huaja. 

Unë (ish) miku im po e marrë vetëm një fjali që e ka thënë Hashim Thaçi:  

“ Thaçi e ka mohuar se ka pasur informata për ndalimin e viktimave“, sipas prokurorit të specializuar, Alex Whiting  Burimi: 

“Prokurori i specializuar: Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë“ 

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë “fshehurazi për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar” 

Bajram Tahiraj, udhëheqës i togurt me djem të Belegut në vij të frontit. Maj, 1988, Beleg

Nga Lulzim Gajtani 

Dukagjini, 3 Prill, 2023, 11:14 

https://www.dukagjini.com/prokurori-i-specializuar-hashim-thaci-erdhi-disa-here-fshehurazi-ne-hage/ 

Miku im, dhe ju miq të tjerë, lexojeni e mos besoni: 

ZPS: Dedaj na kishte thënë se Thaçi, Selimi e Geci e detyruan ta nënshkruajë një deklaratë ku thuhej ‘Rugova është tradhtar’ 

17:28, 06/11/2023 

Gjergje Dedaj, sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar kishte thënë se Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Sabit Geci atë dhe disa pjesëtarë të tjerë të LDK-së i detyruan gjatë luftës që ta nënshkruanin një deklaratë ku thuhej se “Rugova është tradhtar”. 

Prokurorja ia përmendi deklaratat e mëhershme dhënë në Speciale ku ai i kishte bërë këto akuza ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/525201/zps-dedaj-na-kishte-thene-se-thaci-selimi-e-geci-e-detyruan-ta-nenshkruaje-nje-deklarate-ku-thuhej-rugova-eshte-tradhtar/ 

“Prokurori: Thaçi e Selimi i keqtrajtuan 13 përfaqësues të LDK-së në Qirez, iu kërkua të hiqnin dorë nga Rugova” 

https://www.gazetaexpress.com/prokurori-thaci-e-selimi-i-keqtrajtuan-13-perfaqesues-te-ldk-se-ne-qirez-iu-kerkua-te-hiqnin-dore-nga-rugova/ 

Përveç Thaçit e Selimit, sipas prokurorit, në keqtrajtimin e tyre kishin marrë pjesë edhe anëtarë tjerë të UÇK-së. 

“Provat tregojnë gjithashtu që Hashim Thaçi iu tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK-ja nuk e njihte parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkuajnë deklarata që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja dhe iu kërkoi atyre që të jepnin dorëheqje nga postet parlamentare”, tha prokurori Tieger. 

Dhe dëshmia e dytë:
HashimThaç i ka arrestua Jakup Kastyratin dhe Cen Deskun në Dragobil, më 30 tetor 1998. Jakupi e Ceni kanë qenë të burgosur 30 ditë. Janë lirua me 28 nëntor 1998. 

Me Jakupin i kemi babat vëllezër.  

Burimi: “Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!” 

Denoncim publik kundër “prokurorit” Reshat Millakut dhe Hashim Thaçit, “president” 

https://www.ballikombetar.info/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/ 

Për këto, jam në gjendje të deklaroj kudo, edhe para policëve, prokurorëve e gjyqtarëve ndërkombëtar, jo vendor. me krenari e ndëgjegje. 

 

Në shkollën e Viçidolit ku u vendos Shtabi i Rrafshit të Dukagjinit në krye me Tahir Zemaj, Maj 1998. Në foto: Tahir Zemaj, Hasan Hajdar Zukaj, Saim Tahiraj, Muharrem Tafaj, Sali Çekaj, Zenun Idrizaj.

*) BEDEL m. 

  1. hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.
  2. keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S’bëhem bedel i tjetrit. Nuk pranon bedel. S’ka bedel sot.

*) PANEGJIRIK m. 

  1. hist. Fjalim që mbante një gojëtar për të ngritur lart botërisht bëmat e një heroi a të një njeriu të shquar, për të lavdëruar një qytet etj. Panegjirik për heroin.
  2. iron. Lëvdatë e tepruar që i bëhet dikujt a diçkaje me fjalë ose në një shkrim.

I bëri një panegjirik.  

PANEGJIRIK mb. 

Që është i mbushur plot me lëvdata, që ka natyrën e një panegjiriku. Fjalim panegjirik. Ligjëratë panegjirike. Mbledhje panegjirike. Në frymë panegjirike.  

Kërkim falje: 

Edhe kur e kam përmendur Muhamet Kelmendin, ”Muhamet Kelmendi është njëri nga ata që shpesh del me më të reja e të dhëna, nëse është për ti besuar por edhe ai është lpk-ist i zier e i zi si pezhgvja*) i kërkoj falje Muhametit.  

Vazhdon  

Malmö, 3 dhjetot 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Zgjedhjet në Serbi: Prologu i një lufte gjithëpërfshirëse?

0

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Trocki, dikur shoku i ngushtë i Leninit, thuhet se ka thënë: “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju”.

Kjo është gjendja në Europën Juglindore të cilën Perednimi e kishte neglizhuar për kohë të gjatë, duke toleruar Serbinë që të thurrë iluzione për mundësitë që do t’i ketë të rikthejë pozicionin që kishte dikur në kuadër të ish Jugosllavisë, duke u shndërruar në një mënyrë a tjetër sërish në xhandar të këtij rajoni.
Sentenca e Trockit vlernë sot para së gjithash për kokat drejtuese të BE-së dhe politikën e tyre ndaj Serbisë dhe Rusisë për kohë të gjatë. Tashmë ndodhemi para rrezikut që do ta sfidojë para së gjithash vetë Serbinë.

Brukseli kishte investuar kohë të gjatë në strategjinë gjithëpërfshirëse të vendeve të Europës Juglindore në BE. Ndërkaq me integrimin e Europës Qendrore e asaj Lindore në NATO, duke përfshi në këtë kuadër edhe Rumanin e Bullgarinë, gjykohej se po kryhej një “rrethim demoratik” i Serbisë, që do të pamundësojë impenjimin e Rusisë në shkallën që do të rrezikoj sigurinë në rajon. Të tjerë gjykonin se, sidomos me ardhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë të presidentit Joe Biden, falë eksperiencës dhe dijes së tij edhe në raport me Rusinë dhe Serbinë, do të mund të kishim një ndryshim pozitiv më të përshpejtuar, duke i hapur rrugë ngushtimit të perimetrit të “rrethimit demokratik” të Serbisë edhe me pranimin në procedura të përshpejtuara të Kosovës në NATO, ashtu si po veprohej me Finladën dhe Suedinë.
Tani, në vend që të kemi një prosperim në këtë plan, ndodhë e kundërta. Rusia përmes Serbisë penetron më thellë në Malin e Zi, duke e shndërruar atë de fakto në një Republikë Serbe në Adriatik, ndërkaq paralajmron edhe rikthimin ushtarak në Kosovë dhe fare hapur flet për “Anshlusin” e pritshëm të Republikës Serbe të Bosnjës.
Në 24 nëntor 2023 ministri i mbrojtjes i Bosnje-Hercegovinës dhe zëvendëskryeministër i saj, Zukan Helez, bëri ët ditur se se Rusia ka ngritur në territorin e “Serpska Republikës” kampe ushtarake, ku stërviten forca speciale vendase(serbe) dhe ruse. Pas paralajmrimit të presidentit ukrainas, ky kumt I ministrit boshnjak, sikur e verifikoi tezën se Serbia është shndërruar tashmë jo në vasale të Rusisë, por në pengun e saj real.

Disa vëzhgues flasin për një përplasje shtesë midis Perëndimit dhe Rusisë në këtë front të ri, pas atij të Ukrainës. A mund të ketë të drejtë Trocki? Imponimi i Planit franko-gjerman, si fazë ndërmjetësuese drejt njohjes reciproke, që de fakto rezulton të jetë insistim më i theksuar i Francës për të shmangur këtë përplasje të mundshme, ka gjasa reale të dështojë keq ose të përfundojë në një “konflikt të ngrirë”, si do ta ëdshironte edhe një pjesë e mirë e strategëve serb.

Nëse ka diplomatë perednimor që ende besojnë se Putini nuk ishte dhe nuk është i interesuar për për zgjerim territoresh [eurasiareview.com: 30112023 ], por më shumë mbetet i përqëndruar që të sigurojë perimetrin e sigurisë nacionale, që d.t.th të pengojë aderimin e Ukrainës në NATO, Vuçiqi nuk e fsheh fare pretendimin e tij për aneksimin e Kosovës ose së paku të veriut të saj, duke deklaruar se nuk e njeh integritetin territorial të Koosovës, madje edhe pas agresionit që kreu më 24 shttaor në Banjë të Albanikut [Leposaviqit].
Atëherë çfarë kuptimi kanë katër pikat e para të Marrëveshjes bazike franko-gjermane?! Prej nga ky guxim i Vuçiqit që të vazhdojë kështu të tallet me Brukselin?!
Si Rusia edhe Serbia nuk i trembet zgjerimit të BE-së; përkundrazi, e parapëlqenë atë, madje e inkurajojnë një zgjerim të tillë. Por, kur është në pyetje zgjerimi i NATO-s, respektivisht përmbyllja e këtij procesi me treshen e shteteve të rajonit [Kosova, Bosnja dhe Serbia], ndryshon puna.
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ribashkimit të Gjermanisë, qe folur shumë madje edhe për aderimin e vetë Rusisë në NATO, duke kaluar përmes një filtri të ri që po shestohej të vihej në jetë. Ai “filtër politik – “Shtëpia Evropiane”, siç e kishte quajtur Gorbaçovi. Ky karrem për Gjermaninë dhe Francën ishte përdorë me idenë se përmes një “Bashkimi të Rusisë me Europën” do të rritej pesha e “Shtëpisë Europiane” brenda NATO-s, duke e bërë atë strukturë defunksionale, policentrike, disi ngjashëm me OSBE-në.
Për të siguruar krahun juglindor të Europës, gjatë këtyre dy dekadave që lamë pas, sidomos pas shkërmoçjes ës Jugosllavisë, NATO, sigurisht se nuk kishte nevoja immediate të dislokonte raketat që i dislokoi në Poloni e gjetkë në Europën Juglindore. Sidoqoftë, me aderimin e Shqipërisë, Malit të Zi. Maqedonisë dhe Kroacisë NATO do të fitonte peshën e vet specifike, duke mëtuar kontrollin e plotë të rajonit.
Nës enë Europën Lindore NATO veproi taktikisht mirë duke zëvendësuar raketat interceptuese me rreze të gjatë veprimi me ato të mesme. Në Ballkan ajo u vonua duke investuar së tepërmi tek Serbia. Zgjedhjet e 17 dhjetorit shih për këtë, do të trajtohen si referendum i lloit të vetë. Fitorja e krahut rus, duke ia imponuar Vuçiqit heqjen e gëzofit të liderit properendimor që e kishte veshur gjatë kohë, e rikthen Serbinë jo në vasale të Rusisë, por në pengun e saj real. Serbia nuk do të ketë fuqi politike më as të kundërshtojë urdhërat që do t’i vinë nga Kremlini.
Sjellja e një lagjeje diplomatësh perendimor me Vuçiqin, është disi e ngjashme me atë që ata kishin bërë me properendimorët real në Ukrainë. Kjo sjellje vetëm pro forma e Vuçiqit si properendimor, kishte përfunduar me tolerimin e militantëve fashist rreth tij, si puna e Vulinit, Daçiqit, Radojçiqit etj. që do të kurorëzohej me koalicionin parazgjedhor pikërisht me atin e tij ideologjik, kriminelin Vojisllav Sheshel.
A ka gjasa që në këtë mezokohë, në javët në vijim, Perednimi të bëjë gjënë e duhur dhe të riparojë dëmin përmes një ndërhyrje të ashpër, duke provuar në terren se, Trotsky e kishte gabim? Duke gjykuar nga politikat e tanishme – tutje përmes zëdhënëst të tij Komisioni Euuropian i sugjeron Kosovës që t’jua mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje! – kam të drejtë legjitime të dyshoj në vulllnetin e kësaj lagjeje diplomatësh, që aktualisht ushtrojnë kaq ndikim të madhë brenda strukturave të BE-së. Ky fakt bashkë me përpjekjen këmbëngulëse për të rkthyer çështjen e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe si prioritetin nr. 1 të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e përligjj përdhunshëm të ashtuquajturën të “drejtë” të Serbisë mbi Kosovën!
Prandaj Serbia ka gjasa të hedhë një hap tjetër drejt diçkaje më të keqe dhe më gjithëpërfshirëse. Shih për këtë, agresioni serb ndaj Kosovës më 24 shtator i pandëshkuar, më rikthen në vëmendje “të shtënën e parë të Luftës së Madhe”, siç e kishte cilësuar historiani i famshëm A.J.P Tejlor në librin e tij “Lufta e Parë Botërore: Një histori e ilustruar” (1963), atentatin në Sarajevë nga njëri prej anëtrëve të organizatës terroriste serbe “Dora e Zezë”, Gavrilo Princip, në Sarajevë më 28 qershor 1914.
Atëbotë “viktimat e para” të atyre të shtënave, ishin Arkiduka Franc Ferdinand, trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë dhe gruaja e tij, dukesha e Hohenbergut, ndërkaq më 24 shtator viktima e parë ishte rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Ai sot është heroi i Republikës. Heronjtë në Ballkan, të shumtën e rasteve, janë ata që i japin rrjedhë historisë më shumë se diplomatët.
Serbia këtë logjikë të rrjedhës së historisë e njeh mirë. Prandaj ajo, sërish po shndërrohet në endësen e kurthit të madh për kombet perendimore, duke mos përjashtuar mundësinë që e para do të bie vet në këtë kuth.
Më 28 nëntor, në në takimin dyditor të ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të NATO-s vend qendror kishte edhe gjendja në Ballkan. Mesazhi ishte I qartë: NATO do ët bëjë gjithçka për të parandaluar shpërthimin e një lufte të re në Europën Juglindore, e cila do të ishte rrjedhimisht edhe kërcënim i dretpërdrejtë i sigurisë për Evropën.
Masat për parandalimin e rrëshqitjes drejt një lufte të re në Europë janë gjithësesi të përmasave urgjente.
Pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s premtoi se aleanca ushtarake perëndimore do të bëjë gjithçka për ta ruajtur paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por mesazhi i tij, megjithatë, nuk kaloi simetrin tipike të diplomatëve të BE-së!
“Të jeni të sigurt se NATO do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbështetur dhe siguruar qëndrueshmërinë në rajon, sepse kjo është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjithë Evropën dhe NATO-n”, ka theksuar sekretari Stoltenberg.
“Ne ftojmë Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen në dialogun, e mbështetur nga BE-ja, në mirëbesim, dhe gjithashtu besojmë se propozimi i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm për dialogun dhe që ky proces të jetë më konstruktiv”, theksoi ai.
Me këtë stil e këtë gjuhë, çështja e Kosovës vazhdon të shihet tutje si çështje humanitare, e zhveshur krejtësisht nga çështja shqiptare dhe e drejta e saj për vetëvendosje dhe bashkim me trungun e saj – Shqipërinë.
Republika funksionale e Kosovës me demokraci të prosperuar dhe ekonomi të zhvilluar , gjithësesi e lidhur fort edhe me historinë e Kombit të cilit I përket, do ët jetë gjithnjë e më larg apetiteve agresive serbe.
Kosova do të jetë shpejt pjeës e Federtës Shqiptare duke ruajtur një lloj sovraniteti të brendshëm siç ënë edhe Llandet gjermane, vetëm duke e trajtuar ashtu si është pjesë e Kombit shqiptar.

Deklarata e Stanos për zgjedhjet serbe në Koosëv, sikur ushqen iluzionin se duke shpërblyer Serinë, siç u veprua në Dejton me ngritjen në këmbë të një shteti serb brenda shtetit boshnjak [Republika Serbe], tutje të mbahen në jetë gjasat për shkëputjen graduale të Serbisë nga ndikimi rus. Premtimi i Vuçiqit për pjesëmarrje të ushtrisë serbe me trupat e NATO-s në ushtrime të përbashkëta, është vetëm edhe një sprovë për të ushqyer iluzionet e kësaj natyre, pavarësisht se një ditë më pas, ministri i tij i mbrojtjes vete në takim tek ambasadori rus për të raportuar dhe marrë udhëzimet e duhura!
Ndërkaq Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Bruksel ka deklaruar se në takimin e minsitrave të Jashtëm të NATO-s është diskutuar edhe se si të ndihmohet Ballkani Perëndimor për një të ardhme euroatlantike.
“Ne folëm për shumë tema në terren gjatë takimit të ministrave të Jashtëm – nga pritshmëritë tona në Samitin e Washingtonit vitin e ardhshëm, në mënyrat se si mund të thellojmë partneritetin tonë me Ukrainën, deri tek mënyra se si mund të ndihmojmë në mbështetjen e të ardhmes euroatlantike të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Blinken në platformën X.
Të theksojmë edhe faktin se para udhëtimit të sekretarit Blinken për në Bruksel, Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, paralajmëroi Serbinë se “shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n”.
Ky impenjim e diplomacisë perednimore dëshmon se tashmë ata e kanë të qartë se në Ballkan “paqja shpesh varet në fije të perit”, siç pohoi kryediplomatja gjermane Annalena Bearbock. Shih për këtë, shkëputja nga “logjika e Mynihut” e pragluftës së Dytë Botërore është sine qua non për kohën që po kalojmë.

Megjithkëtë, është e rëndësishme të theksohet se këto qëllime politike i paraprijnë ndryshimeve të mundshme varsisht nga rrethanat kohore dhe zhvillimet aktuale.
Periudha deri në zgjedhje, shih për këtë, mund të cilësohet si qetësi para stuhisë së re. Ajo nuk paraqet asgjë të jashtëzakonshme, nëse marrim në konsideratë natyrën ciklike të hegjemonizmit serb.
Tashmë është e qartë për të gjithë: “çmendurisë hegjemone” të Serbisë duhet t’i kundërvihemi pa ekuivok.

Vrasësi ka emër, e ai është Naim Murseli…!

1
Ilir Canhasi, Suedi
___
Prita, prita, prita edhe pakës, thashë mos jam në ëndërr, por, jo, vrasësi ka emër, e ai është Naim Murseli.
Nuk më la ndërgjegjja pa e dënuar edhe unë këtë vrasje dhe pa i shkruar disa rreshta, vrasje kjo që e tronditi tërë diasporën nè Suedi, e më së shumti i ka shokuar njerëzit që e kanë njohur më për së afërmi.
Më shokoi edhe mua dhe familjen time, edhe pse unë nuk jam ulur asnjëherë në të njëjten tavolinë me të, por vetëm kam ndërruar dy- tri fjalë kur jemi takuar në Prishtinë dhe përmes mjeteve elektronike.
Profilizoj nga anglishtja profiling, është një fjalë që në polici e posaqërisht në kontrolle të ndryshme policore, hetuesi, doganë ndaj pasagjerëve apo edhe të dyshuarve tjerë për krime, përdoret pothuajse në çdo moment.
Ky profilizim i njerëzve mësohet përmes studimeve dhe fitohet gjatë përvojës së punës.
Pra, ju mësoni të dyshoni ose të shënjestroni një person në bazë të karakteristikave ose sjelljeve të tija.
Por, ky profilizim i yni edhe me 20-30 vite përvojë pune, shpesh na tradhëton sepse në ditët e sotme kriminelët janë më të sofistikuar, më të vështirë të identifikohen.
Ja, një shembull; ndalohet makina -kamp shtëpizë nga një kontrollë rutinore, vozitësi tregon profesionin doktor dhe gruaja mësuese me tre fëmijë, që janë për rrugë për të bërë pushimin veror, por gjatë nuhatjes së qenit doganor gjenden të mëshefura 20 kg heroinë.
Ky profilizim i tyre do ta mashtronte këdo, por ja që fati ishte, që qeni me praninë e tij aty e kreu punën e vetë.
E rastin tjetër kemi vrasjen e nënës së dy fëmijëve Liridona Ademaj nga monstrumi Naim Murseli, njeriun që e kemi njohur shumë nga ne që jetojmë në Suedi.
Si mund të profilohet një vrasës i nënës së fëmijeve të vetë.
Si?
Kur, ai tregohej, i urtë, i dashur, humanitar, patriot, kishte dërguar edhe një delegat suedez në Prishtinë, më shkruante shpesh privat, kur bënte ndonjë gjest patriotik këtu në Suedi.
Tash, kur unë profiloj këtë njeri, më jep të drejtën ta quaj vrasës, monstrum, i etur për para, për famë, bëthlëpirës i të gjithëve atyre që kishte publikuar foto me ta, humanist i rrejshëm, patriot me baterija.
Shtrohet pyetja, si të ruhemi nga këta persona?
Pyetje, që unë nuk kam përgjigje!
Ai jetonte në Suedi, po të vuante nga ndonjë sëmundje, ai kishte mundësi të kërkonte ndihmë.
Pse nuk e bëri këtë!
Por, mua që më së shumti më brengos është fakti, se për 30.000 euro sot qenka shumë lehtë të gjindet një vrasës mes shoqerisë sonë!
Edhe më bregosëse kur vrasësi e dinte se ishte gruaja e tij dhe nënë e dy fëmijëve.
Të shpresojm që ky rast, kjo dhimbje të mos na përsëritet më.
Ngushëllime të sinqerta familjes Ademaj dhe gjithë atyre që ndajnë mërzinë me ta!

Papajtueshmëri e plotë etikash, persiatje mes tre politologëve shiptarë dhe prof Ramabajës

0
Mailinda Zeneli, Fier
____
[Përsiatje gjatë një debati politik mes tri politologëve shqiptarë dhe Prof. Ramabajës nga Prishtina].
Etika e utilitarizmit (pragmatizmi ekstrem apo “oportunizmi i paskrupullt”-sipas fjalorit të oxfordit) përplaset në këtë debat politik me etikën deontologjike të moderuar, fleksible, me qasje strategjike, por luajale me parimet dhe moralin politik.
Prof. Ramabaja: “Unë nuk flas si zëdhënës i qeverisë, flas si studiues i gjeopolitikës dhe bëj diferencimin mes një studiuesi dhe një politikani aktiv. Habitem, jo vetëm me kolegët e mi nëpër studiot tona, por edhe me gazetarë kur marrin rolin e diplomatëve ose të funksionarit të shtetit. Gjuha jonë duhet të jetë e drejtpërdrejtë dhe nuk kemi të bëjmë këtu me nacionalizëm shqiptar. … Artikulimi i studiuesve, të jetë konform realitetit dhe asaj që afron deklarata e Stanos dhe jo ne të bëjmë nëpër studio diplomaci. Le t’ua lëmë diplomatëve atë çështje. … Ndërkaq, vazhdimisht, kur bëhet fjalë për trajtimin në rrafshin historik të çështjes së Kosovës, ka një këndvështrim specifik, edhe në Beograd, edhe në qendra të tjera, që e akuzojnë pastaj orientimin intelektual kosovar si të ngarkuar me nacionalizëm. Po, t’ia heqësh Kosovës të drejtën e mendimit historik, do të thotë ta lësh pa mundësinë e të ardhmes së saj.”
Shpend Gashi: “Nuk duhet të kalojmë në akuza, edhe pse ka shumë të vërteta në to, pasi nuk i vërtetojmë dot akuzat dhe sepse po krijojmë një lloj armiku tjetër.”
Prof. Ramabaja: “Do të ishte e dobishme, që artikulimi i studiuesve të jetë konform realitetit dhe asaj që afron deklarata e Stanos dhe jo ne të bëjmë nëpër studio diplomaci. Le t’ia lëmë diplomatëve atë çështje.”
Indrit Vokshi: “Na interesion që shteti i Kosovës dhe qeveria e Kosovës të kenë një qasje profesionale, politike dhe në shërbim të interesave të shtetit të Kosovës. Duhet të përgatisim dhe të edukojmë opinionin publik, duke mos i dhënë pikëpamje, të cilave iu ka kaluar koha, të cilat janë të papërshtatshme e të paleverdisshme. Nuk ka asnjë nevojë Kosova që të futet edhe njëherë në një vorbull të nacionalizmit folklorik.”
Prof. Ramabaja: “Çfarë thoni ju është oportunizëm politik!”
Indrit Vokshi: “Sigurisht që është oportunizëm! Qeveritë janë të detyruara të jenë oportuniste!”
Shpend Gashi: “Shkolla angleze e pragmatizmit, profesor! Ju e dini.”
Prof. Ramabaja: “Shkolla e pragmatizmit nënkupton vlerësimin e shtetit. Vlerësimi i shtetit nuk toleron, që një shtet tjetër të mbajë zgjedhje, kur të don dhe si të don në një shtet tjetër. Çfarëdo qëndrimi tjetër nën emër të modernitetit dhe një pragmatizmi luajal ndaj BE-së, kërkesave të tyre e të tjerëve,do të thotë rrëshqitje në oportunizëm, që dëmton substancën e shtetit dhe këtë studiuesit duhet ta theksojnë.”
Indrit Vokshi: “Unë mendoj se këto janë terma të marksizëm-leninizmit! Shteti vetë është krijesë e oportunizmit të një populli!”
Utilitarizmi oportunist, ku qëllimi justifikon mjetin, është filozofia së cilës i është dorëzuar e gjithë shoqëria shqiptare, në ballë të së cilës është e gjithë politika, në bllok. Një politikë e pamoralshme, prej kohësh e kriminalizuar.
Pak info rreth produktit politik dhe shtetar që ka sjellë oportunizmi politik në Shqipëri.
Oportunizmi politik, bashkëpunon në luajalitet të plotë, tashmë prej dekadash, me mafjen ndërkombëtare dhe vendase, në shndërrimin e Shqipërisë në Afganistanin e Europës. Prej tri dekadash e gjysmë e mban vendin të “gjelbëruar” me kanabis, ndërsa portet, me urdhër të Elitës (që kontrollon gjithçka), janë shndërruar në rrugë kalimi të sigurt për trafikun ndërkombëtar të drograve të rënda.
Marrëveshja “konstruktive”, në bllok, e 2008-ës, për ekzekutimin e demokracisë dhe ndaljen e zgjedhjeve të lira, është konsoliduar duke forcuar themelet e një autoritarizmi të pastër diktatorial. Oportunizmi politik e shndërroi veten në oligarki offshore-sh.
Shqipëria, Dubai i Europës, parajsa e pastrimit të parave të krimit e prostitucionit masiv, veçanërisht në administratë dhe e qindra fëmijve të zhdukur, veçanërisht në dekadën e pushtetit të kryeministrit okultist, Ramës. Vetëm për 2022, shkruan“Daily Mail” dhe “Telegraph”, numri i fëmijve refugjat të zhdukur nga Shqipëria kalon shifrën e 700 fëmijëve. Ndërkohë, shteti, posaçërisht, Ministria e Jashtme, jo aq rastësisht, e kanë interesimin, zero.
Vendi ku globalizmi eksperimenton shpopullimin, zhdukjen reale të shtresës së mesme, me të edhe eliminimin e ndërgjegjes sociale.
Kryeglobalisti i shqiptarve, marioneta e shoqërive okulte, Rama, për gjatë gjithë pushtetit të vet ka treguar vullnet pasionant prej mercenari për dorëzimin te Elita Globaliste të gjithçkaje. Borxhi kombëtar, sot, administrohet drejtpërdrejt nga Elita Globaliste. Oportunizmi kriminal i politikës ka dorëzuar te shteti i Izraelit gjithë sektorin e sigurisë kibernetike. Aseti ynë arkeologjik më përfaqësues, Butrinti, iu bë dhuratë njërit prej pinjollëve të Rothçildëve.
Kosova e deontologjisë së moderuar e ka bërë funksionale demokracinë, antikorrupsionin, shtetin e së drejtës, po shtrin integritetin territorial dhe po forcon sovranitetin, ndërkohë që armatoset si ushtri dhe popull.
Gjithë këto arritje madhore edhe pse burokracia e BE-së, nën influencën korruptive të lobizmit ruso-serb dhe jo vetëm, e mban qeverinë e Kosovës në një bllokadë të ashpër ekonomike dhe presion të pandalur politik, në mbrojtje të hapur të interesave të Serbisë.
Në këtë përballje kaq poshtëruese (për ne shqiptarët e Shqipërisë) dështimesh dhe arritjesh mes Shqipërisë dhe Kosovës, arroganca didaktike e “elitaristëve” të Shqipërisë në debatin politik, ndaj publikut, por vecanërisht ndaj Prof. Ramabajës, përballet në pavetëdije të plotë, megallomane, me urtësinë dhe sigurinë deontologjike të Profesorit nga Prishtina, që diskursin e vet politik e ngre në parim, larg makiavelizmit utilitarist.