ARKIVI:
15 Qershor 2026

Ahmet Zogu mbyll gjimnazin françeskan, Gjykata e Hages e rihapë

Shkrime relevante

Bojkoti i qytetarëve dhe vota e shqiptarëve për partitë serbe!

Florim Zeqa Zgjedhjet e 7 qershorit e nxorën në pah një paradoks...

Indoktrinim i çuditshëm, poezi nga Brahim Avdyli

Brahim (Ibish) AVDYLI Poezi INDOKTRIM I ÇUDITSHËM 1.   Kaherë më përcjellë hija e zbehtë e thënies...

Katastrofa Evropiane dhe Paqja e Vestfalisë !

Temsi Semi, Zvicër Përbëhet nga dy traktate paqeje të përfunduara më 24...

Dënimi i butë i Hysri Selimit zbulon misionin e rrezikshëm të BIA-s: islamizim dhe radikalizim i Kosovës

Basri Beka, Prishtinë Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me vetëm 6 vjet...

Në Kishën Katolike në Klinë u mbajt takim përkujtimor kushtuar meshtarit dhe atdhetarit Dom Kelmend Spaqi

Lekë Mrijaj, Klinë Sot, në Kishën Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”...

Shpërndaj

 më 23/11/2014

Ne kohen e mbretnise se Ahmet Zogut, në 24 prill 1933, përmes një urdhëri të Ministris s’Arsimit Nr. 115 të datës 23 prill 1933, botuar në Fletoren zyrtare të datës 22 prill të atij viti, mbyllen shkollat private, kryesisht ato katolike, vendim që hyri në fuqi 3 ditë më pas më 25 prill 1933.

Antiklerikalizmi u përfaqësua çuditërisht përmes dy ministrave të arsimit: Hile Mosi dhe Marash Ivanaj, të cilët ishin katolikë. Ka ngelur proverbiale thënia e Fishtës në prani të nxënësve në oborrin e gjimnazit françeskan “Rrnoftë Shqipnia pa ne (këtu françeskanët)”.

Gjimnazi françeskan “ILLYRICUM” u mbyll më 25 prill 1933, pas 12 vitesh si gjimnaz dhe 72 vitesh si shkollë fillore. Në shtator të vitit 1936, përmes një urdhëri të Ministrit të Arsimit Nush Bushatit, rihapen shkollat katolike, të cilat ishin mbyllur, kjo mbasi çështja i ishte bërë e ditur Lidhjes së Kombeve nga ana e Provincës Françeskane, e cila e kishte hedhur Shtetin shqiptar në Gjygjin e Hagës, gjyq i cili mori vendim në favor të shkollave katolike.

Mbyllja e shkollave private, ishte vetëm një pretekst “administrativ”, por që në fakt kishte qëllimin krejt të qartë për mbylljen e shkollave katolike, të cilat përbënin gati 70 % të këtyre shkollave.

Në memorandumin drejtuar Qeverisë Mbretërore Shqiptare të datës 30 prill 1933. Imzot Lazër Mjeda, Argjipeshkëv i Shkodrës, Imzot Pjetër Gjura Argjipeshkëv i Durrësit, Imzot Bernardin Shllaku Ipeshkëv i Pultit, Imzot Luigj Bumçi Ipeshkëv i Lezhës, Imzot Zef Gjonali Ipeshkëv i Sapës, dhe Imzot Frano Gjini, Ipeshkëv i Mirditës, shkruajnë tekstualisht këtë sentencë proverbiale identitare

“NE JEMI KËTU NË SHQIPËRI PREJ DYMIJË VJETËSH: KATOLIKË ATËHERË, KATOLIKË SOT, SHQIPTARË ATËHERË, SHQIPTARË SOT E PËRGJITHMONË”.

Kastriot Marku

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu