
Lirim Gashi, Prishtinë
____
SINDROMA E TITANIKUT DHE ARTI SERB I NOTIMIT NË MUT
____
(në shqip dhe serbisht)
Ka njerëz që, kur anija e tyre njerëzore dhe politike fillon të fundoset, në vend që ta kërkojnë një varkë shpëtimi, një jelek shpëtimi apo së paku ndonjë arsye për të mos u mbytur, porosisin muzikë. Madje, sa më shumë që uji u ngjitet drejt fytit, aq më fort kërkojnë që orkestra të luajë.
Ata nuk e ndalin fundosjen. Ata vetëm ia organizojnë një koncert.
Kjo dukuri, në literaturën time shkencore, quhet “Sindroma e Titanikut”: kur njeriu e ngatërron orkestrën me ekipin e shpëtimit, ndërsa zhurmën e muzikës me zhurmën e motorëve që do të mund ta nxirrnin anijen nga fundi i detit.
Pikërisht një spektakël të tillë po e ofron këto ditë Aleksandar Vuçiqi.
Ai po sillet sikur historia të ishte një dasmë që mund të zgjasë pafundësisht, mjafton që muzikantët të mos ndalen së luajturi dhe kamerat të mos e kapin ujin që tashmë ka filluar të depërtojë në sallën e vallëzimit.
Por problemi i Serbisë nuk është vetëm kapiteni. Problemi është edhe marrëdhënia e saj patologjike me kapitenët.
Populli serb është një fenomen politik që do t’i vinte në pozitë të vështirë edhe studiuesit më të mëdhenj të absurdit njerëzor.
Sot e largon një mut nga pushteti, ndërsa nesër e rikthen pikërisht po atë mut, vetëm sepse ka dëgjuar se pasardhësi mund të jetë mut edhe më i madh.
Kështu, frika nga një mut më i madh shndërrohet në argumentin më serioz për rikthimin e mutit të mëparshëm.
Dhe kështu, në vend që ta ndryshojë sistemin e kanalizimit, Serbia organizon zgjedhje për të vendosur se cili mut e meriton të qëndrojë në krye të gypit.
Në fund, anija vazhdon të lundrojë, kapitenët ndërrohen, orkestrat luajnë, pasagjerët vallëzojnë, ndërsa uji bëhet gjithnjë e më i turbullt.
Prandaj Serbia vazhdon të notojë në lëngun e mutit të vet politik, të përzier me koncentratin ideologjik rus, duke e konsideruar këtë përzierje jo si një katastrofë sanitare, por si burim të krenarisë kombëtare.
Dhe ndoshta tragjedia më e madhe nuk qëndron te fakti se Serbia po fundoset.
Tragjedia qëndron në faktin se, sa herë që i afrohet fundit, ajo nuk kërkon shpëtimtarë, por një orkestër të re që do ta luajë të njëjtën muzikë.
Por ekziston një detaj që udhëtarët serbë të këtij Titaniku politik duhet ta kuptojnë më në fund: anija nuk shpëtohet duke ndërruar muzikën, por duke ndërruar kapitenin, drejtimin e lundrimit dhe tërë filozofinë e drejtimit të saj.
Dhe nëse vërtet dëshirojnë të dalin nga ky oqean fekal, në të cilin notojnë prej dekadash, ndoshta më në fund duhet ta drejtojnë shikimin kah një njeri që nuk përpiqet t’u shesë edhe një përrallë nacionaliste, të mbështjellë me celofan të gënjeshtrave historike.

Ky njeri është Nikola Sandulovic.
Ndërsa kanalizimi politik serb prej dekadash konkurron në prodhimin e sasive gjithnjë e më të mëdha të jashtëqitjeve ideologjike, Sandulovići flet për paqe, dinjitet njerëzor, përgjegjësi, pajtim dhe të ardhme. Ndërsa të tjerët e ushqejnë popullin me frikën nga fqinjët, ai përpiqet t’ia shpjegojë se fqinji nuk është armik vetëm pse flet një gjuhë tjetër, mban një emër tjetër apo i përket një kombi tjetër.
Natyrisht, për kënetën politike serbe, ide të tilla tingëllojnë sikur dikush të kishte filluar të fliste për parfumeri në mes të një grope septike kolektive.
Por pikërisht këtu qëndron dallimi ndërmjet politikanit që dëshiron të sundojë përmes frikës së të tjerëve dhe njeriut që dëshiron ta çlirojë shoqërinë nga iluzionet e veta.
Sandulovići nuk është magjistar dhe as Mesia politik që do ta shndërrojë Serbinë në Zvicër me një të rënë të shkopit magjik. Por serbëve, ndoshta për herë të parë pas një kohe të gjatë, u nevojitet më shumë një njeri që ua thotë të vërtetat e pakëndshme sesa një tjetër shitës i iluzioneve kombëtare.
Sepse Serbinë nuk mund ta shpëtojë edhe një Vuçiq me frizurë tjetër, as një Sheshel me slogan të ri, e as ndonjë kloun tjetër politik që do t’u premtojë të ardhme evropiane, ndërkohë që në xhepin e pasmë do ta ruajë manualin rus për prodhimin e armiqve.
Nëse dëshirojnë të arrijnë në një port të qetë, serbët do të duhet të pushojnë së votuari për njerëz që ua vënë vazhdimisht zjarrin anijeve, e pastaj u shesin kova me ujë si dëshmi të aftësive të tyre shtetformuese.
Ndoshta ka ardhur koha të kuptojnë më në fund se nga Titaniku politik nuk dilet duke zgjedhur muzikë më të bukur, por duke zgjedhur një kapiten tjetër.
Dhe Nikola Sandulovići, sipas mendimit tim, është njëri nga të paktët njerëz në skenën politike serbe që meriton një mundësi për të dëshmuar nëse mund ta drejtojë këtë anije drejt ujërave të qeta.
Sepse fatkeqësia më e madhe nuk është kur anija fundoset.
Fatkeqësia më e madhe është kur udhëtarët, në vend që ta ndërrojnë kapitenin, fillojnë të luten që t’u kthehet ai i mëparshmi, sepse tashmë janë mësuar me erën e tij.
***
SINDROM TITANIKA I SRPSKA UMETNOST PLUTANJA U GOVNIMA
Autor: Lirim Gashi
Postoje ljudi koji, kada njihov ljudski i politički brod počne da tone, umesto da potraže čamac za spasavanje, pojas za spasavanje ili barem neki razlog da se ne udave, naručuju muziku. Štaviše, što im se voda više penje do grla, to glasnije zahtevaju da orkestar svira.
Oni ne zaustavljaju potonuće. Oni mu samo organizuju koncert.
Ova pojava se, u mojoj naučnoj literaturi, naziva “Sindrom Titanika”: kada čovek pomeša orkestar sa spasilačkom ekipom, a buku muzike sa zvukom motora koji bi brod mogao da izvuče sa morskog dna.
Upravo takav spektakl ovih dana priređuje Aleksandar Vučić. Ponaša se kao da je istorija svadba koja može da traje u nedogled, samo ako muzičari ne prestanu da sviraju i ako kamere ne zabeleže vodu koja je već počela da prodire u salu za igranje.
Ali problem Srbije nije samo kapetan. Problem je i njen patološki odnos prema kapetanima.
Srpski narod je politički fenomen koji bi doveo u neprijatnu situaciju čak i najveće istraživače ljudskog apsurda.
Danas skine jednog govnara s vlasti, a sutra vrati upravo tog istog govnara, samo zato što je čuo da bi sledeći mogao biti još veće govno. Tako strah od većeg govneta postaje najozbiljniji argument za povratak onog prethodnog.
I tako, umesto da promeni kanalizacioni sistem, Srbija organizuje izbore kako bi odlučila koje govno zaslužuje da ostane na čelu cevi.
Na kraju, brod nastavlja da plovi, kapetani se smenjuju, orkestri sviraju, putnici igraju, dok voda postaje sve mutnija.
Zato Srbija nastavlja da pluta u sopstvenoj političkoj fekalnoj tečnosti, pomešanoj sa ruskim ideološkim koncentratom, smatrajući tu mešavinu ne sanitarnom katastrofom, već izvorom nacionalnog ponosa.
I možda najveća tragedija nije u tome što Srbija tone.
Tragedija je u tome što, svaki put kada se približi dnu, ona ne traži spasioce, već novi orkestar koji će svirati istu muziku.
Ali postoji jedan detalj koji bi srpski putnici sa ovog političkog Titanika morali konačno da shvate: brod se ne spasava promenom muzike, već promenom kapetana, pravca plovidbe i čitave filozofije upravljanja.
A ako zaista žele da se izvuku iz ovog višedecenijskog fekalnog okeana, možda bi konačno trebalo da pogledaju prema čoveku koji ne pokušava da im proda još jednu nacionalističku bajku upakovanu u celofan istorijskih laži.
Taj čovek je Nikola Sandulovic.
Dok se srpska politička kanalizacija decenijama takmiči u proizvodnji svežih količina ideološkog izmeta, Sandulović govori o miru, ljudskom dostojanstvu, odgovornosti, pomirenju i budućnosti. Dok jedni hrane narod strahom od komšija, on pokušava da mu objasni da komšija nije neprijatelj samo zato što govori drugim jezikom, nosi drugo ime ili pripada drugom narodu.
Naravno, za srpsku političku močvaru takve ideje zvuče kao da je neko usred kolektivne septičke jame počeo da govori o parfimeriji.
Ali upravo je u tome razlika između političara koji želi da vlada tuđim strahovima i čoveka koji želi da oslobodi društvo od sopstvenih zabluda.
Sandulović nije čarobnjak, niti je politički Mesija koji će jednim zamahom štapa pretvoriti Srbiju u Švajcarsku. Ali Srbima je možda prvi put posle dugo vremena potrebniji čovek koji govori neprijatnu istinu nego još jedan prodavac nacionalnih iluzija.
Jer Srbiju ne može spasiti još jedan Vučić sa drugačijom frizurom, još jedan Šešelj sa novim sloganom, niti još jedan politički klovn koji će obećavati evropsku budućnost, a u zadnjem džepu čuvati ruski priručnik za proizvodnju neprijatelja.
Ako žele mirnu luku, Srbi će morati da prestanu da glasaju za ljude koji im neprestano pale brod, a zatim im prodaju kante vode kao dokaz sopstvene državničke sposobnosti.
Možda je vreme da konačno shvate da se iz političkog Titanika ne izlazi tako što se bira lepša muzika, nego tako što se bira drugačiji kapetan.
A Nikola Sandulović je, po mom mišljenju, jedan od retkih ljudi na srpskoj političkoj sceni koji zaslužuje da dobije priliku da pokaže može li taj brod da povede prema mirnim vodama.
Jer nije najveća nesreća kada brod tone.
Najveća nesreća je kada putnici, umesto da promene kapetana, počnu da se mole da im se vrati onaj prethodni, zato što su se navikli na njegov miris.


