Kreu Blog Faqe 923

Kjo është arsyeja kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre

0

Nga Aurel Dasareti

Vrasësit kalojnë nëpër disa faza përpara se të vrasin partnerin ose ish-partnerin e tyre. Përndjekja nga ish-të dashurit dhe sjellja kontrolluese duhet të ndezin dritat paralajmëruese. 

*** 

Nevoja e mashkullit (burrit) për kontroll të femrës (gruas) është një faktor i rëndësishëm, paralajmërues për atë që mund të ndodhë. 

Prindërit e mi (babai psikolog, nëna psikiatër) kanë parë shumë shembuj të grave në marrëdhënie që fillojnë me pasion të stuhishëm dhe më vonë zhvillohen në sjellje kontrolluese.  

Gratë në rrethana të tilla mund të kenë arsye të mira për të kërkuar ndihmë në një qendër krizash. 

Kur burrat vrasin partneret ose ish-partneret e tyre, ata shpesh kanë qenë jashtëzakonisht kontrollues. Dhe krimi zakonisht planifikohet shumë më mirë sesa mendohej më parë. 

Psikologët kanë identifikuar një model shumë të qartë veprimi me disa faza që zakonisht i paraprin vrasjeve nga burrat të grave me të cilat ata kanë pasur një marrëdhënie intime. Për shembull, është e zakonshme që marrëdhëniet të bëhen serioze shumë shpejt, me dasma apo fëmijë, përpara se burri të përpiqet të kontrollojë gruan… 

Duke mësuar nga përvojat e vrasjeve të mëparshme, është e mundur të identifikohet se cilat lloje të marrëdhënieve mund të jenë të rrezikshme për gratë. Shpresoj që oficerët e policisë, punonjësit e shëndetësisë dhe autoritetet ta kenë parasysh këtë kur takojnë gra që kontaktojnë për ndihmë. 

Vrasjet kryhen në shumë mënyra. Por hapat që çojnë në veprim janë mjaft të qëndrueshme. 

Modeli me disa hapa (faza) mund të përdoret në lidhje me forma të tjera të vlerësimit të rrezikut. Mund të kontribuojë në një dimension shtesë kur profesionistët dhe viktimat duhet të vendosin se çfarë të bëjnë. 

​*** 

Gratë kanë një rrezik shumë më të lartë për t’u vrarë nga të dashurit ose ish-bashkëshortët e tyre sesa anasjelltas. Shpesh burri ka disa faktorë rreziku që mund të interpretohen si “flamuj të kuq”. 

Më shpesh, vrasja ndodh në afekt, por herë pas here është edhe e planifikuar. 

Është e rrallë që burrat të vrasin gratë e tyre në psikozë. Ata përgjithësisht konsiderohen të kenë qenë penalisht të arsyeshëm. 

Burrat, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të vriten nga miqtë ose të njohurit meshkuj. 

Shumë burra kanë një nevojë më të madhe për kontroll dhe ndjenja e tyre e nderit kërcënohet në një masë më të madhe nëse gruaja, p.sh. dëshiron të largohet prej tyre, t`i lërë ata. 

Disa meshkuj mund të ndihen aq të kërcënuar nga braktisja saqë reagojnë me zemërim, inat dhe xhelozi. Ilustrim: “Nëse nuk mbetesh e imja, nuk do të jesh e askujt tjetër” 

Këta janë disa faktorë rreziku që shpesh kanë të përbashkët vrasësit partnerë. Autori: 

  • Ka qenë shpesh dëshmitarë i dhunës (mes prindërve) në moshën fëmijërore 
  • Është rrahur e dhunuar nga prindërit në moshën fëmijërore  
  • Ka ushtruar vetë dhunë në të kaluarën 
  • Ka qenë i dënuar më parë 
  • Ka abuzuar me alkool dhe/ose droga të tjera 
  • Mjedisi i dëmshëm social në fëmijëri dhe në moshë madhore…                                      ____         
  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike                                                                        ***                       

    Kjo letër është një plotësim (kam diçka për të shtuar) në letrën time të fundit “Kjo është arsyeja kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre”

    Më shumë gra të reja janë të ekspozuara ndaj dhunës serioze nga partneri intim. Dhuna ndaj grave ka qenë dhe është një problem shumë serioz në botën shqiptare…

    Letra ime e fundit (përfshirë gjithë të tjerat prej vitit 2002 e deri sot) nuk përmbajnë asnjë Konflikt Interesi (zero) dhe bazohen në profesionin tim, jo në thashë e thanat.

    PS: Profesioni është punë që përbën mënyrën e të jetuarit ose në të cilën ai (ajo) është i trajnuar.

    Shpërndajeni te miqtë e juaj, nëse keni mundësi. Shumica nga ne kemi motra dhe vajza, dhe ato portale (media) që nuk do ta botojnë këtë, domethënë se injorojnë problemet që mund t`u ndodhë edhe femrave të familjes.

    Për një komb të caktuar siç janë shqiptarët, duhen gjetur ligjet që i përshtaten…

    PS: Për “intelektualët e gjithëdijshëm” dhe disa pronarë të mediumeve antikombëtare (që maskohen gjoja se kombëtare) tema është shumë më e  rëndësishme se sa për shembull ndodhitë në Lindja e Mesme..                                                                     

  • Përshëndetje të nderuar bashkëkombës,

    Ata që kanë më shumë njohuri për krimin e rëndë duhet të shkruajnë për “shkakun” e vrasjes, edhe me sa dinë, ndërsa të tjerët duhet heshtin dhe të mos spekulojnë.

    Në artikullin tim “Kjo është arsyeja kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre”, në bazë të njohjes së profesionit tim i kam përshkruar “Shkaktarët” (arsyet) e kësaj lloj vrasjeje në përgjithësi, por nuk kam spekuluar se si, kur, pse ka ndodhur vrasja. Sepse, edhe më tej, nuk dimë dhe nuk kemi informacione të sakta për këtë, vetëm thashetheme. Prandaj, “mbinatyrorët e gjithëdijshëm” duhet të përmbahen pak dhe të mos e lejojnë vetes të rrëshqasin nga rruga…

    Pra, ne i dimë emrat e autorëve (kriminelëve) të fëlliqur që masakruan të ndjerën Liridona Ademi:

    ·      krimineli Naim Murseli

    ·      krimineli Granit Plava

    ·      krimineli Kushtrim Kokalla

    Por, mund të ketë edhe të tjerë dhe për momentin nuk i dimë “arsyet”.

    Spekulimet – janë përpjekje për të zgjidhur problemet me të menduarit abstrakt pa mbështetje në përvojë ose fakte.

    ***

    PS. Më poshtë fragmente nga artikulli im:

    “Kjo është arsyeja kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre”:

    (…) Këta janë disa faktorë rreziku që shpesh kanë të përbashkët vrasësit partnerë.

    Autori:

    ·      Ka qenë shpesh dëshmitarë i dhunës (mes prindërve) në moshën fëmijërore

    ·      Është rrahur e dhunuar nga prindërit në moshën fëmijërore

    ·      Ka ushtruar vetë dhunë në të kaluarën

    ·      Ka qenë i dënuar më parë

    ·      Ka abuzuar me alkool dhe/ose droga të tjera

    ·      Mjedisi i dëmshëm social në fëmijëri dhe në moshë madhore…

    ·      Diferencë e madhe në moshë (…)”

     Kalofshi mirë, Aurel Dasareti

Gruaja shqiptare nuk mund të jetë më pronë private e burrit

0
Nga: Dedë Palokaj, Prishtinë
___
GRUAJA SHIPTARE NUK ËSHTË PRONË PRIVATE E BURRIT
___
Mësimi i parë i qytetërimit e i përparimit duhet të jetë liria dhe edukimi i grave. Përparimi i shoqërisë njerëzore varet nga edukata e grave.
Prandaj duhet të ngremë shoqërinë në këmbë, bashkë me politikën, ligjin, policinë, shoqërinë civile, mediat, shkollat, familjet, institucionet fetare etj. për të krijuar një kulturë të re të martesës dhe për të trajtuar më mirë konceptin e mashkullit dhe femrës, bashkëshortit dhe bashkëshortës të cilët duhet të edukohen që të kuptojë kohën dhe të respektojë pa kusht dinjitetin dhe identitetin e gruas si partnere apo bashkëshorte.
Ka marrë fund epoka e vjetër. Gruaja shqiptare nuk është më pronë e burrit.
Shoqëria moderne shqiptare është vendosur përballë ndryshimeve të vazhdueshme në marrëdhëniet e individit me familjen dhe shoqërinë në tërësi. Ky trekëndësh social po bëhët gjithnjë e më shumë i brishtë, i papërcaktuar. Raportet e njeriut me familjen dhe shoqërinë, si dy institucione të sigurisë morale, kanë ndryshuar së tepërmi në dekadat e fundit. Shumë dukuri brenda familjes, në kohën e qytetërimit modern nuk ngjajnë aspak me familjen dhe shoqërinë tradicionale shqiptare.
Në këtë kohë si kurrë më parë duket se kemi probleme serioze me identitetin personal, familjarë, kombëtarë dhe fetarë. Nga pikëpamja morale dhe sociale, familja dhe shoqëria shqiptare momentalisht ndodhen në procesin e komplikuar të kalimit nga natyra tradicionaliste, nga rolet e dikurshme klasike, drejt ndryshimit, përshtatjes me kohën dhe kërkesat e qytetërimit modern. Në trinitetin social të lidhjes midis individit, familjes dhe shoqërisë, po shfaqen ekuilibra delikatë, gjithnjë e më shumë të brishtë. Kjo vihet re në dukuritë që vërtetojnë mungesën e stabilitetit brenda familjes, e cila reflektohet dukshëm në kaotizmin e jetës sociale me të cilën po përballet shoqëria shqiptare sot.
Zëri i burrave
Gratë kërkojnë ndihmë e burrave. Rastet e shpeshta të dhunës në familjet shqiptare shpeshherë heshten nga burrat. Pse burrat s’bëjnë zë! Pse burrat nuk protestojnë bashkë me gra për ta kundërshtuar dhe luftuar dhunën dhe vrasjen e grave? Pse nuk ngritën në mbrojtjen e grave të keqtrajtuara dhe të dhunuara për të shqyrtuar këtë problem? Vallë, a thua burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta? A thua rrahjet, plagët, vuajtjet dhe vrasjet e grave nuk kan rëndësi, por krenaria dhe mendjemadhësia e sëmurë e burrave! Në fakt ky mentalitet, ky besim i devijuar paraqet krizën e shpirtit dhe të karakterit të ultë njerëzorë. Kjo është kriza e identitetit dhe largimit nga vetvetja. Heshtja nuk është vetëm shenjë e viktimizimit, por edhe e nënshtrimit. Dhuna, nënshtrimi dhe heshtja janë të ndërlidhura në përpjekjet për të ruajtur dominimin dhe kontrollin.
Në të kaluarën, dhuna në familjet shqiptare ishte pothuajse e padukshme. Nuk kishte qendra pritëse apo qendra këshillimi, mediat nuk e trajtonin si problem, nuk ekzistonte ndihma e policisë apo e institucioneve të tjera. Si rezultat i kësaj edhe sot është e vështirë të flitet për dhunën në familje, pasi dhuna akoma konsiderohet si turp. Shumë viktima të dhunës në familje akoma i mbajnë abuzimet sekret. Por hapja ndaj një personi tjetër, në lidhje me atë që ngjanë me dikë, është një mënyrë e fuqishme për zhdukjen e velit që mbështjell dhunën në familje. Tregimi i ndodhive të fshehura për dhunën në familje, është një zë i rëndësishëm për ndryshim.
Shumë femra përmendin ëndrrën e tyre për t’u martuar e për të patur një familje të sigurt dhe të lumtur. Kjo është ëndrra e çdo vajze që të martohet dhe të jetojë e lumtur. Por martesa dhe ëndrra janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Për shumë vajza ëndrrat mbeten gjithmonë ëndrra që kundërshtohen shumë shpejt nga realiteti. Për shumë gra, realiteti është krejt i ndryshëm nga ëndra e tyre për një martesë ideale. Burrat e dhunshëm janë pro roleve dhe përgjegjësive tradicionale familjare. Bashkëshortët e dhunshëm rezulton se janë imponues në marrjen e vendimeve familjare, ndërkohë që për gratë duan që t’i mbajnë shtëpinë, të kujdesen për fëmijët dhe t’u binden atyre. Një burrë mund të reagojë në mënyrë të dhunshme nëse bindet që gruaja e tij nuk e kryen si duhet rolin e saj, apo i kalon kufijtë e të drejtave duke ndërhyrë në kompetencat e tij. Gratë supozohet se duhet të kënaqen me rolin e tyre si bashkëshorte dhe nëna e të pranojnë se duhet të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për hatër të martesës.
Rrënja e çdo akti dhune – që nga ajo fizike, emocionale, seksuale deri në vrasja, është mendësia arkaike – patriarkale ku në thelb burri e sheh gruan e tij si pronë të veten, si qenie inferiore pa dinjitet, pavarësi, pa ëndrra dhe dëshira. Kjo është mendësia që i bën marrdhëniet e dhunshme dhe shoqërinë jo të shëndetshme.
Nuk ka asnjë dallim nëse personi që ushtron dhunë është pjestarë i familjes, mik, apo njeri i huaj. Është krim, dhe vetëm krim. Heshtja është armik. Dhuna në familje vetmon shtëpinë, shkaton viktima dhe mbjell farë tek të rinjët dëshmimtarë të brezit të ardhshëm. Dhuna e shfajësuar si sjellje e keqe por që në realitet është një akt kriminal – është mjaft e përhapur dhe në rritje, si rezultat i rënies në vakumin shoqëror të krijuar nga tranzicioni.
Dhuna ndaj grave, ndonëse është shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në botë, vazhdon të jetë më pak e vlerësuara. Dhuna është gjithashtu një problem i thellë shëndesor që ka pasoja vdekjen dhe plagosjen, cënon mirëqenien e grave dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre. Tashmë dihet se dhuna në familje i kapërcen të gjitha kufijtë dhe është prezente në të gjitha kulturat. Abuzimi ndaj grave është një problem kompleks dhe shumë dimensional. Shpjegimi për këtë duhet parë tek faktorët kulturorë, shoqërorë, familjarë, fetarë dhe individualë, që ndikojnë në mundësitë që gratë të mos bëhen viktima të dhunës.
Dhunë fizike përfshin: shtyrje, goditje, gërvishtje, mbyllje në shtëpi, goditje me objekte të forta, kërcënim me thikë ose me armë zjarri, refuzim për ta ndihmuar gruan kur është shtatzënë ose e sëmurë, tentativë për vrasje deri në formën më të rëndë, vrasjen. Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë të rregullta dhe korrekte në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike. Ka raste se ato jo vetëm se janë rrahur, lidhur me litar, por ju janë shuar cigare në trup, janë tërhequr zvarrë, ju janë thyer eshtrat ose janë lënë natën jashtë derës së shtëpisë të vetme dhe të dhunuara. Dhuna fizike në përgjithësi ushtrohet duke filluar nga format më të lehta për të arritur deri tek ato më ekstremet. Dhunuesit janë tepër testues dhe të kujdesshëm me rritjen e nivelit të dhunës. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet pas vitit të parë të martesës, gjatë shtatzënisë, për t’u përshkallëzuar pas lindjes së fëmijës së parë e për të vazhduar gjatë gjithë jetës bashkëshortore nëse gruaja nuk e kundërshton atë ose nuk gjen një mënyre për të shpëtuar prej saj. Të dhënat tregojnë se një numër i konsiderueshëm grash, viktima të dhunës në familje, e kanë përjetuar atë që në familjen e origjinës. Viktimat tregojnë se edhe nënat e tyre janë abuzuar njësoj nga bashkëshortët dhe kurrë nuk e kanë kundërshuar atë. Çfarë është edhe më e dhimbshme, ndonëse këto nëna janë lutur për një jetë më të mirë të vajzave të tyre, prapëseprapë ju kanë dhënë atyre mesazhin se “burrat duhen duruar”.
Si rezultat i traditave të forta patriarkale, shoqëria shqiptare ka qënë historikisht e dominuar nga meshkujt. Grave u është diktuar prej kohësh që të pranojnë rolin e të nënshtruarave. Baraziagjinore është për shoqërinë shqiptare një princip i ri, që nuk është përqafuar ende nga një përqindje e konsiderueshme e popullsisë.
Çka i tremb burrat?
Ka shumë gra që e kanë perceptuar martesën si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga vuajtjet e shkaktuara nga varfëria dhe babai abuziv. Ndërkohë që ato largohën nga një mjedis abuziv si fëmijë, për shumë prej tyre ndodhin që të gjenden të përfshira në një marrëdhënie të dhunshme të rriturish.
Një grua martesën mund takuptoj si një normë dhe si një situatë e dëshirueshme për statusin social. Tradita patriarkale e martesave me shkes nga një person mashkull autoritar, akoma ndeshet shpesh. Shpesh ndodh që martesa të bëhet një skenë e poshtërimit personal, tensionit, kërcënimeve dhe konflikteve.
Kontributi financiar i grave në familje nuk ndikon apo zvogëlon pozitat dominuese të burrave të tyre në familje. Ka shumë që për rritjen e dhunës në familje ia vënë fajin varfërisë. Por jo! Nuk është varfëria ajo që shkakton dhunën pasi atë e përjetojnë shumë familje që jetojnë në paqe, harmoni, respekt të ndërsjelltë. Është varfëria shpirtërore dhe kulturore, është padija, informacioni i pakët, mentaliteti arkaik dhe i prapambetur i mëshkujve. Mënyra e re e jetesës edhe për vajzat dhe gratë, vazhdon të bjerë ndesh me këtë mentalitet, burra dhe djem këtë mendësi nuk e përballojnë dot.
Liria dhe pavarësia e gruas i tremb kësisoj burrat, ua heq pushtetin dhe sundimin. Beteja me dhunën duhet të fitohet duhet punuar fort, shumë më fort për të sjellë emancipimin shoqëror e kulturor. Ndryshimi duhet të fillojë nga vetvetja, në sistemin edukativ, në shkolla, që në kopështe dhe arsimin parashkollor. Më tej jo vetëm matematikë, fizikë, biologji etj. por vëmendje dhe angazhim maksimal për të formuar njerëz dhe familje të mira dhe qytetarë të ndershëm. Në shkollat tona mungon institucioni i tolerancës dhe funksionon ai i ndëshkimit. Ka vetëm gabim dhe ndëshkim. Pa lënë mënjanë dy standardet e edukimit: njërin për vajzat dhe tjetrin për djemtë, ndërkohë që të dy do të jenë qytetarët e ardhshëm. Ndryshimi, emancipimi kulturor i shoqërisë do të prodhojë rezultate të qëndrushme afatgjata në reduktimin e dhunës në familje. Ky është zë i rëndësishëm për ndryshim.
Zëri i grave për ndryshime – nga një shpullë deri te goditja me armë
Abuzimi i grave është një fenomen shumë kompleks dhe i formave të ndryshme që varion nga poshtërimi, kërcënimi, izolimi social, seksi me dhunë, rrahja dhe vrasja. Dhuna ndaj grave bëhet e vazhdueshme dhe shpesh thellohet nga më e lehta në akte dhunë tepër serioze. Dhuna fizike fillon nga një shpullë dhe mund shkoj deri tek goditja me armë zjarri. Shumë gra jetojnë me frikë jo vetëm për jetën e tyre por edhe për jetën e fëmijëve dhe familjes së tyre. Përvoja e grave të dhunuara seksualisht vërteton se dhuna bëhet e vazhdueshme dhe varion nga forma jo fizike të saj si tallje, kërcënime, fjalë poshtëruese dhe presion për t’i detyruar të kryejnë seks padëshirën e tyre, e deri në rrahje dhe përdhunim. Dhuna fizike shpesh shoqërohet me tentativë për të kontrolluar ndërveprimet shoqërore të grave dhe lëvizjet e tyre. Disa burra i ndalojnë gratë që të shkojnë në punë si formë abuzimi ekonomik. Nërsa disa klerik fanatik të çoroditur dhe hipokrit, të vërbruar dhe të devijuar fetarisht, publikisht mësojnë popullatën të përdorin dhunë ndaj grave duke u sugjeruar rregullat se si duhet rrahur gruaja sikur ajo të mos ishte qenie njerëzore por vetëm një pronë private e burrit. Sipas tyre rrahja duhet të bëhet në trup, duke mos e qëlluar më shumë se 10 herë dhe jo në të njëjtin vend. E nëse rrahja bëhet me shkop, ai duhet të jetë i shkurtër. Kështu gruaja trajtohet si një robëreshë dhe krijesë më e ulët nga natyra. Kjo tregon pozicion e nënshtruar, të pashtruar dhe skllave të burrit për ta nënshtruar me çdo mjet familjen dhe gruan.
Nëse gratë dëshirojnë të fitojnë të drejtat e tyre, nuk duhet t’a vështrojnë veten si stoli zbukurimi të mëshkujve, nuk duhet të mbahen si kukulla, e nuk duhet të bëhën lojë e burrave. Ajo që ndodhte në botën e civilizuar të perëndimit pak dëgjohet në vendin tonë, kur ishte fjala për ngritjen arsimore të femrës ose për të drejtat dhe mundësitë e barabarta të gruas shqiptare. Krimi në familje zë përqindjen më të madhe në totalin e krimeve të ndodhura. Në pjesën kryesore të rasteve, viktimat kanë qenë gratë, ndërsa burrat autorë. Jo rrallëherë, viktima janë bërë edhe fëmijët. Dhuna kundër grave po shënon ritme e shifra të frikshme e të dhimbshme, duke u shëndrruar tashmë në një problem të mprehtë universal e mbarëkombëtar, që prek shumë gra çdo ditë të të gjitha moshave, ngjyrave dhe shtresave sociale. Gjerësisht një pjesë e shoqërisë mendon se gratë janë pronë e burrit dhe për këtë arsye ata mund të bëjë me to çfarë të dojnë, kur të dojnë e si të dojnë, dhe i njohin të drejtën burrit për të ndëshkuar, madje edhe ta vrasë gruan e tij nëse ai konstaton se ajo nuk bindet apo ka shkelur kurorën martesore. Kjo lloj situate nuk mund të tolerohet më kurrsesi. Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë se globit tokësor, prandaj duke u edukuar ato, është edukuar gjysma e racës njerëzore.
Detyrat e grave janë tepër të shenjta. Mospërfillja e tyre pengon lumturinë për të kryer drejt detyrat e tyre. Grave duhet t’u jepen të drejtat, mandej t’ju kërkohen detyrat. Sepse edukata familjare, buron nga nëna, trashëgohet në të gjithë të ardhmen e racës njerëzore. Gruaja e kulturuar dhe e edukuar, bashkë me qumështin, i jep fëmijës edhe edukatën. Duhet edukuar burrat dhe gratë, por duke u edukuar gratë, në kohën e ardhshme do të jetë e edukuar përgjithësisht shoqëria njerëzore. Sepse gratë janë themeli i shoqërisë njerëzore. Lumturia e shoqërisë varet nga edukata e grave. Qëllimi i qytetërimit e i përparimit është që njerëzit të jetojnë në harmoni.
Mësimi i parë i qytetërimit e i përparimit duhet të jetë liria dhe edukimi i grave. Përparimi i shoqërisë njerëzore varet nga edukata e grave.
Prandaj duhet të ngremë shoqërinë në këmbë, bashkë me politikën, ligjin, policinë, shoqërinë civile, mediat, shkollat, familjet, institucionet fetare etj. për të krijuar një kulturë të re të martesës dhe për të trajtuar më mirë konceptin e mashkullit dhe femrës, bashkëshortit dhe bashkëshortës të cilët duhet të edukohen që të kuptojë kohën dhe të respektojë pa kusht dinjitetin dhe identitetin e gruas si partnere apo bashkëshorte. Ka marrë fund epoka e vjetër. Gruaja shqiptare nuk është më pronë e burrit.

Epirotët, poezi nga Atdhe Geci

0
Atdhe Geci

Poezi

E P I R O T Ë T 
Ky diell i zënë Çamërie, do
të shndërrohet në zemërim
në dritë lirie të çlirimtarëve
dhe në vetëtima vargmalesh.
Ky diell i zënë mbi Çamëri
është plagë e të gjithë neve
zemërim  i  të ardhshmëve,
kushtrim për diellin e zënë!…
Nëpër stuhi kohësh lëvizim
lirinë e kem shok udhe, por
hafije të armiku na ndjekin,
që çështja  çame të heshtet!
Atdhe i Kadmit  dhe i Ilirit
koha është të kryengritemi:
si në kohën  e  Pirro Burrit,
dhe Princ, Gjergj Kastriotit.
O e shtrenjta jonë, Çamëri
o toka jonë e stërgjyshërve
për ty e kemi armë gjakun,
bashkimin me Shqipërinë!…
Atdhe Geci – Vlorë, 2017

Krimi barbar dhe dënimi që nuk mjafton

0

Lis Bukuroca, Gjermani

Ai paska paguar për të ekzekutuar nënën e fëmijëve të vet. Jo bashkëshorten! Bashkëshort ai nuk ishte, prandaj ai nuk ka pasur as bashkëshorte.

Njeriu që mendon të eliminojë shoqen dhe përgatit planin, lidhja e tij bashkëshortore ekziston vetëm si fakt administrativ, si dokument, por jo si akt dhe emocion shpirtëror. Pikërisht ky bashkon njerëzit, jo letra.

Ai jo vetëm që vrau ish-gruan, por shkatërroi përgjithmonë jetën e fëmijëve. Ata do të ndihen nesër fëmijë të një viktime dhe të një krimineli. Një njeri që vret nënën e fëmijëve të vet, nuk vret vetëm atë, por edhe të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Dënimi që iu shkaktohet atyre nuk mund të mënjanohet kurrë. Ata do të mbeten tërë jetën të traumatizuar!

Fatkeqësisht, barbari të tilla ndodhin sepse disa burra nuk janë në gjendje të vlerësojnë dhe përjetojnë dashurinë. Te ne ende thuhet se “e rrah dikë për të mirën e tij”, pra rrahje dhe abuzim nga dashuria, nga sadizmi, por nuk thonë se e përqafon dikë nga dashuria. Sepse për ta dashuria nuk ekziston: vetëm nënshtrimi i gruas interpretohet si dashuri.

Në ato familje jofunksionale të bindurit e gruas së pakusht, dominimi dhe nënshtrimi tërësor shpjegohen si dashuri, edhe pse në fakt dhe në realitet ajo gjendje është skllavëri absolute! Ata i poshtërojnë gratë me dhunë fizike dhe me dhunë të përditshme verbale. Mos harro, çdo ofendim, çdo piskamë, çdo keqtrajtim psikik është dhunë verbale! Mos e duro! Denoncoje në polici!

Çfarë dënimi, mirëpo, meritojnë paguesi dhe vrasësi? Nuk mund të ketë dënim meritor i barasvlershëm me jetën e humbur dhe traumat e shkaktuara fëmijëve, prindërve të Liridonës, vëllezërve, motrave dhe të afërmve të saj. Mirëpo, në anën tjetër, nuk është e drejtë as kërkesa për dënime vdekje! Pse?

Sepse dënim me vdekje domethënë shteti apo gjykata të shndërrohet në Naim Mursel: të paguajë dikë me paratë e taksapaguesit, edhe atë shumë më pak sesa Naim Murseli dhe ai dikush, të bëhet vrasës si Granit Plava dhe të vrasë Naim Murselin.

Pra, jo dënim me vdekje, por dënim me burg të përjetshëm dhe me punë të detyrueshme.

Askush nuk duhet të ketë të drejtë të drejtë të vrasë, as shteti! Nëse ai vret, atëherë do të përjashtonte gjakmarrjen private sipas normave të Kanunit të Lekë Dukagjinit, por do ta legalizonte dhe zbatonte gjakmarrjen institucionale.

Dënimi me vdekje rrit vuajtjet e njerëzve të pafajshëm, por nuk sjell drejtësi. Shteti ligjor ekziston kur gjykata bazohet në ligje, jo në emocione, apo empatinë e jashtme. Dënimi me vdekje nuk është dënim: jeta është një sfidë dhe mund të jetë shumë e rëndë. Vdekja do t’ia anulonte vuajtjet kriminelëve dhe ekzekutimi do t’ishte shpërblim, jo ndëshkim.

Ps. Ata që e kanë librin “Letër burrave I” mund të lexojnë rrëfimin me titull “Në burg”, ku bëhet fjalë për një rast të tillë në Gjermani dhe për dënimin meritor. Ai vrasës nuk pat paguar ekzekutimin e bashkëshortes, por e pat vrarë vetë, nga xhelozia.

Historia përsëritet, kur dy besime fetare t’i kontrollojnë armiqët!

1

Në foto: Fan Stilian Noli, themeluesi i KOASH

Nga: Pal Idrizi

“Historia pësëritet” Pa dyshim që PO. Kur u lë hapsirë “njerëzve” të pandërgjegjëshëm siç është organizata e themeluar nga Josip Broz Tito, BIK-u (Bashkësia Islame e Kosovës). E jo patriotëve si Fan Noli. Apo kalon të njejtat “vështersi” feja islame, si ajo ortodokse në fillim të shekullit njëzetë? Ndikimi i kishës ortodokse greke në trevat shqipfolëse, përmes klerikëve të saj dhe servilëve të tyre të ndikuar krjtësishtë nga bota sllave, arritën po në atë pikë që kemi sot mbrenda përmbrenda fesë islame, vizione e qellime kundërthënese, mbrenda një feje, të ndarë në sekte dhe në shërbim të plitikave antikombëtare.

Padyshim edhe atëher, ai që e vuante më së shumti dhe binte mbi kurrizin e tij, ishte vet populli, sepse i gjëri popull, si atëherë edhe sot, beson. Beson sepse dikur kishim klerik që bënin detyrën ashtu siç duhej. Që atëherë, ndër’ne është vulosur në gjenet tona besimi. Tjetër gjë, që sot besimi keqinterpretohet e manipulohet e besa edhe përfitimet janë të majme. Pra jo si atëherë kur klerikët (Prifti) ishte shërbëtorë i popullit, siç thoshte e ashtu edhe vepronte vet At Pal Engjulli. Kurse në atë perudhë, pra, fjala është në kohën e Fan Nolit, klerikët fetar vepronin sipas ofertave, aty ku përfitimet ishin të majme. Të majme sepse ishte për interesa të tyre,e të politikave që përfaqësonin, nën maskën e klerikut, kurse për ata në krye me Fan Nolin, ishte antikombëtare.

Sa nga një xhep, të nesërmën ishin në shërbim të ndonjë xhepi tjetër, varsishtë pagesave (si sot me imamët). Përveçse lutjeve që bëheshin në gjuhën greke, ata (klerikët) edhe njëllosnin, poshtronin dhe nuk lejonin të kryheshin ritet fetare në gjuhën shqipe (si sot hoxhallarët). Ata që pretendonin e bënin thirrje që lutjet në kishë të bëheshin në gjuhën shqipe, ndiqeshin, burgoseshin e besa edhe vriteshin në rrethana misterioze, për kohën. I gjendur në mes kësilloj situatash (siç po përpiqen disa imam të fesë islame),Fan Noli me një grup shqiptarësh patriot krijuan Kishën e pavarur (Autoqefale) Ortodokse Shqiptare. Fan Noli, prifti i parë i kishës së re, u shugurua prift më 1908 nga kryepeshkopi, Platon Rozhdestvensky i Kishës Ruse në Shtetet e Bashkuara, në kushte jo fort të qarta.

“Në kushte jo fort të qarta!?” Noli e dinte se priftërinjtë ortodoks Rus, kishin qëllim të ndezin edhe më tej konfliktit (t’i fryenin zjarrit), mes të tanëve dhe kishës greke (edhe pse raportet mes tyre ishin shumë të tensionuara dhe shumë delikate), sepse do të kishte më lehtë ndikimin e duke menduar se tashmë i kishte situatën krejtësisht nën kontroll. Pra Fan Noli me bashkëpatriotët tjerë të një gjaku e gjuhe, arriti të dali nga situata ku kisha Ruse pretendonte se kishte futur. Fan Noli (sigurishtë jo i vetëm), i’a arriti të përmbys të gjitha pretendimet e botës sllavo-greke mbi besimin e gjuhën e njerëzve të një gjaku, e të një hapsire.

-Por cili nga imamët është në gjendje të sakrifikoi si Fan Noli? Fan Noli diku në fillim të viteteve të 30-ta, u sëmur rëndë dhe nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet e trajtimit mjekësor për të cilin kishte aq shumë nevojë… deri sa ndërhyri Faik Konica, duke i siguruar ai mjetet për mjekim.

-As shtëpi nuk kishte. Me shtëpi u bë pak para vdekjes, në fillim të viteve të 50-ta Federata Vatra, i dhuroi një shumë në dollar dhe me ato bleu një shtëpi,në Boston. -Kurse imamët, jo që nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë…përkundrazi, shtëpitë që kanë ngasojnë me pallate.

Ata (hoxhallarët) shetisin me makina tëjet lluksoze dhe me njërëz që paguhen nga vet ata për sigurin e tyre. Të pasuruar e me shuma marramendëse të hollash, gjithmonë të dyshimta. Duke shfrytëzuar këdo e ngado në emër të besimit!

Por, a besojnë vërtet hoxhallarët, kreu i tyre BIK-u (Bashkësia Islame..)në zot ???… Kurrë. Hoxhallarët, besimin e kanë kthyer në të bërit biznes. E kundërta do të duhej të ishte. Populli të pasurohej, e kleriku, kleriku të ishte po ai që e përshkruan At Pal Engjulli, të jetonte ashtu siç e donin besimtarët, i thjeshtë i dashur, kombëtarë e palodhur për këdo, në çdo kohë, në shërbim të njerëzve e të zotit. At Pal Engjulli, nuk e la vetëm fjalë, por punë e vepra të pafund’me.

Ajo që shihet qartë tashmë është se do të na dalin probleme me jolojalitetin kombëtar të dy feve të mëdha, islamit dhe ortodoksisë, që u sherbejnë dhe kontrollohen praktikisht prej të huajve.

Ndryshe, nga hoxhallarët, sot! “Këshilla” e hoxhallarëve: “Bëjë ç’farë them unë e jo ç’farë bëjë unë!”

Pal Islam Idrizi 02.12.2023 Ingolstadt.

Doli nga shtypi monografia “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçin

0

Aspektet të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë arsimore, juridike-kushtetuese, politike, shkencore e kulturore në shërbim të Kosovës janë të përfshira në mënyrë të hollësishme në monografinë me titull “GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN”, me autori gazetarin e karrierës, publicistin e dokumentaristin Nuhi Bytyçi. 

Nuhi Bytyçi

Kjo monografi është realizuar pas punës më se 3 vjeçare të autorit Nuhi Bytyçi. Në 504 faqe dhe në 23 kapituj të ndarë sipas tematikave dhe ngjarjeve historike, në mënyrë analitike, hulumtuese e shkencore është përfshirë e tërë veprimtaria dhe kontributi i intelektualit të përmasave botërore Akademik Prof. Dr. Gazmend Zajmit. Në libër argumentohet angazhimi i tij si ligjërues-profesor i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, roli dhe kontributi i tij në periudhën kur ai ishte Sekretar i Kuvendit të Kosovës, pikërisht në periudhën kur hartohej Kushtetuta e parë e Kosovës, ajo e vitit 1974. Prezantohet edhe puna e jashtëzakonshme e Gazmend Zajmit në krye të ekipit për themelimin e Universitetit të Prishtinës, kontributi i tij si Prorektor dhe Rektor i Universitetit të Prishtinës nga viti 1974 e deri në vitin 1981, roli i tij në avancimin e bashkëpunimit midis Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës, si dhe me universitetet e tjera të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Një hapësirë të veçantë në këtë monografi zë edhe qëndrimi i Gazmend Zajmit si rektor i Universitetit të Prishtinës rreth kërkesave të studentëve dhe të popullit shqiptar të Kosovës në demonstratat e njohura të pranverës së vitit 1981 në Prishtinë. Si reagoi rektori Zajmi ndaj dhunës policore mbi studentët shqiptarë, pse nuk pranoi që të paraqitej në Televizion për t’i dënuar demonstratat studentore, pse dha dorëheqja nga pozita e Rektorit dhe si u përjashtua nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dhe nga procesi edukativo-arsimor në Universitetin e Prishtinës.                                                                                                                      Forhåndsvisning av bildeNjë pjesë e rëndësishme e monografisë i kushtohet angazhimit profesional të Gazmend Zajmit si profesor dhe si ekspert i sistemit politik dhe kushtetues në hartimin e tekstit të Apelit të 115 intelektualëve shqiptarë kundër masave represive dhe terrorit shtetëror serb mbi shqiptarët në Kosovë. Në veçanti në monografi paraqitet roli i Gazmend Zajmit si autor i Deklaratës kushtetuese të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për mëvetësinë e Kosovës, hartuar më 14 qershor 1990, dhe të miratuar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, pastaj përkushtimi i jashtëzakonshëm i Gazmend Zajmit si anëtar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës me seli në Salzburg të Austrisë dhe pjesëmarrja e tij e vazhdueshme në konferencat dhe simpoziumet shkencore ndërkombëtare me qëllim të argumentimit shkencor të së drejtës së patjetërsueshme të popullit shqiptar të Kosovës për të vendosur vet për të ardhmen e tij në kuadër të shtetit të pavarur e sovran – Republikës së Kosovës. 

Në libër paraqitet mendimi politik i akademik Zajmit për të drejtën e vetëvendosjes së popullit shqiptar të Kosovës. Këtë të drejtë akademik Zajmi e kishte argumentuar guximshëm publikisht, atëherë kur Kosova ishte nën një regjim të hekurt serb. Ai kishte dalë në mbrojtje të përcaktimit të Konferencës së Bujanit se Kosova pas luftës do të vendosë për fatin e vet politik, duke përfshirë edhe të drejtën e bashkimit me shtetin amë – Shqipërinë. Në këtë monografi prezantohet edhe qëndrimi i Zajmit se vendimi i Kuvendit në Prizren në vitin 1945, ishte vendim i dhunshëm dhe jolegjitim, që Serbia e ka marrë me ndihmën e ushtrisë. Në të njëjtën kohë prezantohet konstatimi i tij se me shkatërrimin e Jugosllavisë në fillim të viteve 90-ta, riaktivizohet plotësisht e drejta e Kosovës për të vetëvendosur dhe anulohet çfarëdo pëlqimi formal dhe i dhunshëm për të hyrë Kosova brenda Serbisë dhe Jugosllavisë. Kjo dokumentohet me argumente juridike-shkencore.  

Një kaptinë e veçantë në libër i kushtohet punës së Akademik Gazmend Zajmit në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, organizimit të simpoziumeve dhe konferencave shkencore me tema me interes kombëtar, bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, të Kroacisë dhe të akademive tjera evropiane. Në monografi flitet se si Gazmend Zajmi, nip i atdhetarit, nënkryetarit të Lidhjes së Dytë Shqiptare të Prizrenit – Tahir Zajmit, çfarë lidhje kishte me ilegalen e atëhershme shqiptare. 

Monografia “GAZMEND ZAJMI – NJË JETË PËR KOSOVËN” iu ofron lexuesve edhe fjalën ekskluzive të ish-kryetarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve Felix Unger për Gazmend Zajmin, por edhe si e kanë vlerësuar veprën e Gazmend Zajmit intektualët Fehmi Agani, Esat Stavileci, Arsim Bajrami, Gjyljeta Mushkolaj, Kadri Kryeziu, Ali Aliu, Feriz Krasniqi, Rexhep Ismajli, Ilaz Ramajli, Abdullah Karjagdiu, Yll Zajmi, Ekrem Murtezai, Ismet Salihu, Halil Turku, Osman Kraja, Rexhep Osmani, Riza Demaj, Zenun Çelaj, Salih Maqedonci, Qerim Gashi, Ismet Bogujevci, Nezanin Kuçani – Çeku, Semahate Kuçani-Mashkulli, Ismail Syla, Zeqirja Ballata, Engjëll Berisha dhe intelektualë tjerë. 

Po ashtu, pasqyrohet edhe veprimtaria kulturore e Zajmit si udhëheqës i Shoqërisë së parë kulturo-artistike shqiptare “Agimi” të Prizrenit, sidomos si autor i teksteve dhe kompozitor i shumë këngëve, si fitues i shumë çmimeve në festivaleve muzikore dhe i çmimeve tjera më me renome në periudhën kur ai punoi dhe jetoi. 

Në monografinë kushtuar jetës dhe veprës së Akademik Gazmend Zajmit për herë të parë boton shumë fotografi e dokumente me vlera historike e shkencore.  

Botimin e kësaj monografie e kanë mbështetur Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës dhe intelektuali, farmacisti dhe filantropi Milaim Abdullahu, i cili është pronar i Kompanisë farmaceutike “SANTEFARM”. 

Redaktor i monografisë është Akademik Arsim Bajrami, ndërsa recensentë Akademik Gjyljeta Mushkolaj dhe Prof. Dr. Agim Zogaj. Redaktor gjuhësor është Jonuz Fetahu, ndërsa redaktor teknik Valon Fetahu. 

Bie në sy dizajni profesional i Profesorëve të dizajnit Lyra Zajmit dhe Luan Tashit, si dhe shtypi cilësor i Shtypshkronjës “ILRI” të Prishtinës.  

Monografia mund të gjendet në libraritë e Prishtinës dhe të qyteteve kryesore të Kosovës. Lexuesit me blerjen e librit, do ta kenë dhuratë DVD-në e filmit dokumentar GAZMEND ZAJMI – PROJEKTUES I SUBJEKTIVITETIT SHTETËROR TË KOSOVËS. 

“Islami religjion agresiv (?!) i autorit kritik e ekscentrist Ibrahim Kelmendi

0
Nga: Zekeria Idrizi, Gjermani
____
Është mirë të lexohet libri “Islami – religjion agresiv (?)”, i autorit Ibrahim Kelmendi – Miran Kelmendi, me një bibliografi mjaft të pasur që ka konsultuar ky autor. Libri është bombastik dhe njëkohësisht alarmues për qarqet teologjike. Ndërkohë për besimtarët ai është intrigues dhe shkas për një përsiatje e meditim të thellë, kurse për hoxhallarët shkas për një studim e hulumtim të thellë komparativ e analitik…
Ky libër gjatë do jetë në fokus të kritikave si negative ashtu edhe pozitive. Për më tepër, ai do shkund mirë nga letargjia dhe indolenca intelektualët, hoxhallarët dhe imamët shqiptarë.
Kurse, meqë është përkthyer edhe gjermanisht, te gjermanët do nxisë debat historiko-shkencor e psikologjiko-filozofik rreth mësimeve fundamentale të religjionit islamik…
Ky libër, njëherësh, konfirmon edhe faktin e mungesës së një qëndrimi kritik e analitik mbi këtë religjion, që i ka munguar auditorit lexues në shqiptari…
Pra, z. Kelmendi provon faktin që edhe në trojet shqiptare ka Volter, Niçe dhe Spinozë, që di të vë në thumb të kritikës dogmat më kruciale të religjionit…
Ibrahimi ka shkruar rreth islamit burimor, për mësimet fundamentale të Kur’anit dhe haditheve të profetit, përkatësisht për jetëshkrimin e tij dhe këto mësime i vë në thumb të kritikës. T’ju them të drejtën, shikuar nga këndvështrimi im teologjik, Ibrahimi në shumë pohime ka plotësisht të drejtë. Por, mos harro, ky njëlloj kritikon edhe krishterimin dhe hebreizmin dhe i cilëson që të gjitha si religjione agresive, dekadente dhe regresive…
Do ngelemi gjithmonë mbrapa nëse nuk kemi qëndrim kritik ndaj religjioneve, sepse degradimi i tyre gjatë historisë shpesh ka shpënë në përplasje kulturash, në konflikt e luftëra civilizimesh… Së këndejmi edhe libri kontrovers i studjuesit Samuel Huntington “Përplasja e qytetërimeve”, që shkaktoi polemika të thella në qarqet sociologjike, antropologjike, kulturologjike, teologjike dhe filozofike.
Mandej, gjitha këto reagime i ka pjellur një islam rigjid, steril, politik/fundamentalist, konservator dhe dekadent …
Në prolog të librit, autori pranon faktin se ka lindur në një familje tradicionale myslimane dhe se babai i tij ka qenë një hoxhë autodidakt. Do të thotë, religjionin islam e ka trashëguar verbërisht e dogmatikisht. Qysh si gjimnazist i shpërfaqen atij dyshimet dhe dilemat e para rreth dogmave konvencionale të islamit për t’i thelluar ato më pastaj gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, gjatë ndjekjes së studimeve në universitet.
Në fakt, Ibrahimi ndjek me përpikmëri rrugën e islamologëve, orientalistëve dhe kriticientëve të religjioneve, si p.sh. të orientalistit hungarez Ignac Goldziher, të studiuesit egjiptian Dr. Hamed Abdusamed, të shkrimtares bengalo-suedeze Taslime Nasrin, të publicistes shqiptaro-gjermane Zana Ramadani Till Lindemann etj.
Dorën në zemër, ky libër mua më ka intriguar thellë. Madje edhe më ka tronditur, duke shkaktuar te unë skepticizëm kundruall të vërtetave absolute islame. Shumë argumente ishin aq kokëforta dhe bindëse sa shkaktuan dozë dyshimi te unë. Rrjedhimisht edhe rebelimi im kundrejt disa interpretimeve religjioze, që vënë në dilemë dogmat kruciale të islamit dhe kritikat për profetin simbol të tij, Muhamedin dhe vetë Kur’anin e shenjtë si libër i tyre autoritativ.
Gjatë leximit hasa në paraqitjen e qindra verseteve (ajeteve) Kur’anore dhe haditheve (thënjeve) profetike, si dhe rrëfime nga “sira”/biografie e tij, që autori i vë në thumb të kritikës, duke i denigruar ato si të sajuara nga vetë profeti për të indoktrinuar ithtarët e muhamedanizmit. Mandej ai vë në diskutim të thellë dilematik edhe vetë personalitetin e profetit Muhamed, teksa thekson që “ai ishte i butë e pacifist sa ishte në Mekë, por egërsohet kur emigron në Medine të Arabisë Saudite, duke kaluar në person agresiv, luftarak e donzhuan!”
S’do mend që ky libër do të shkaktojë rrëmujë dhe përplasje e polemika në qarqet teologjike myslimane në vend dhe në botë, si dhe te shumë myslimanë dogmatikë do të shkaktojë tronditje dhe revoltë të thellë.
Ka afro katër vite që është botuar ky libër dhe akoma nuk ka një të vetmen kritikë nga teologë e studjues shqiptarë myslimanë. Ka dekada që krerët e klerit mysliman të bashkësive fetare islame gjenden në gjumë të thellë, në amulli e indolencë të pashoqe. Dyshoj që ka potencial te inteligjencia myslimane për t’ju përgjigjur në mënyrë të denjë e meritore autorit ekscentrik dhe kriticist Ibrahim Kelmendi!
ISlam?! - Auch die Muslim Terroristen sind Opfer der Islam ...
Përfundimisht ky libër zgjon nga letargjia shekullore dekadente teologët dhe vetë myslimanët dhe i shkund ata mirë nga absolutizmi, mitologjia dhe obskurantizmi teisto-religjioz … Ndërkaq Ibrahim Kelmendi është një Volter dhe Spinozë shqiptar.
Kritika e tij do qëndroj gjatë në histori dhe do jetë objekt studimi në qarqe shkencore, filozofike dhe teologjike..
Zekerija Idrizi – Teolog, Berlin
                                   Ibrahim Kelmendi & Hoxhë Zekeria Idrizi

Mendime për librin, ”Shtegtari i dritës – Sadik Tafarshiku”

2
Nga: Ilir Canhasi, Suedi
___
”Shtegtari i dritës – Sadik Tafarshiku”, quhet libri (monografi) i botuar nga shtypshkronja Intergraf – Ferizaj, financuar nga kuvendi komunal i Ferizajit.
Pasi që e lexova librin, thashë me vete se sa bukur i kanë përshtatur titullin e këtij njeriu, që me këmbët e tij kishte shkelur me qindra fshatra pothuajse në tërë territorin e Dardanisë, vetëm për të shpërndarë librin që e duante aq shumë, dritë kjo që i mungonte aq shumë popullit shqiptarë.
Jetën e tij 85 vjeqare, sa jetoi mund ta ndajmë në tri pjesë: në Gjakovë, ku lindi më 1912, vendi ku morri frymëzimet e para për atdheun, burgun e Nishit, me 1945, ku u dënua me 14 vite si tradhëtar ndaj pushtetit të atëhershëm jugosllavë dhe në Ferizaj që nga lirimi i burgut e deri sa dha frymën e fundit në vitin 1997.
Këtë patriot që kishte provuar edhe burgjet e Tiranës, Gjakovës e Goli Otokut, njerëzit që e kishin njohur e mbanin mend si një njeri i cili librin e kishte armën më të fortë të tij, çmonte pluralizmin, ishte socialdemokrat por kurrë nuk kishte qenë anëtar i ndonjë partie.
Gjatë viteve mes dy luftërave botërore dhe pas luftës, deri sa burgoset në vitin 1945, pothuajse kishte marrë pjesë në çdo aktivitet ku ishte në pyetje çështja kombëtare, mu për këtë edhe nga shumë njerëz që kishin njohur e kiishin quajtur një enciklopedi e gjallë.
Na tradhëtuan, na tradhëtuan e përmendëte shpesh baca Dikë, na tradhëtuan ata që menduam se mbas mbarimit të luftës, tokat shqiptare do të bashkoheshin.
Sadik Tafarshiku pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, u emërua përgjegjës për informim në ish Krahinen e Kosovës.
Në libër gjeni edhe intervisten e ti dhënë gazetës Zëri.
Intervistë kjo ku përfshihen ngjarjet më të mëdha që nga Konferenca e Mukjes, e Bujanit, prezenca e tij në marrëveshjen e Fadil Hoxhës dhe Shaban Polluzhës e shumë ngjarje të tjera.
Baca Sadik siç e thërrisnin miqët kishte dy rrugë të zgjidhte , atë sikur të shumtit e zgjodhën që ende ju besonin komunistëve jugosllavë apo rrugën e popullit ku edhe gazetat e mëdha serbe siç ishin në atë koha ” Borba ” dhe ” Politika”, kishin shkruar se Sadiku kishte thënë që Kosova duhej t’i bashkohej Shqipërisë.
Ky ishte pra baca Dikë, njeriu që me dashurinë ndaj atdheut, me urtësinë e tij, optimizmin dhe i bindshëm në bisedë bëri që në vitin 1944 ti përvetësoi edhe disa nga rojet e burgut të Tiranës të arratisen së bashku me të në malet e Pezës.
Nga burgu i mbikëqyrur gjerman ikën bashkë me të edhe shkrimtari Selman Vaçari, ku ky i fundit i kushton një libër për mikun e tij Sadikun.
I madhi Mark Krasniqi kështu e kujtonte bacën Dikë:
Sadiku ka qenë një altruist, i dashur, i afrueshëm me çdo njeri, shumë modest dhe shumë spirituoz. Kishte njohur Kosovën anëkënd, i njihte gati të gjitha katundet e Kosovës, ku katundarët i këshillonte që t’i shkollonin fëmijët, nëse duan të jetojnë më mirë.
Unë njeriun që takoj për herë të parë, e konsideroj si të nder- shëm, meqenëse kjo duhet të jetë normale, e zakonshme. Por ky është gabim, të cilin unë e kam bërë shumë herë. Shoku im i ndjerë, Sadik Tafarshiku, kur i thosha kështu për ndonjë person, ai me të drejtë më kritikonte: “Mos thuaj ashtu, pa hëngër një thes kripë me të. Njeriu tregohet kush është vetëm kur të hypë në pushtet, kur të ketë diçka në dorë.”
Kur e pyetën bacën Dikë, si u bë që të burgosën, kush të pat denoncuar?
Ai përgjigjej:
-Sa herë ta kam thënë: ”Shteti e populli nuk janë e njëjta gjë”.
Baca Sadik, para se të vdiste, ua kishte lënë dy amanete vajzave të tij:
që ta varrosnin në qytetin e lindjes në Gjakovë dhe librat e tij, gjithsejë sa kishte 606 tituj ti dërgoheshin bibliotekës së Ferizajit.
Amanete këto që u përmbushën nga vajzat e tij Zylihasë dhe Shpresës.
Sot, për nder të këtij shtegtari të dritës, biblioteka e qytetit së Ferizajit si dhe një rrugë e tij mbajnë emrin e tij, Sadik Tafarshiku.
Pas përfundimit të burgut, pushteti Jugosllavë ia kishte ndaluar kthimin në Gjakovë.
Ky autogol i pushtetit Jugosllavë, bëri që baca Dikë me punën e tij si shtegtar i dijes të përhapë dhe mbjellë faren e saj edhe më shumë në ato vende ku populli ishte i paarsimuar.
Përkulem para veprave tuaja i paharruar,
intelektual – guximtar i kohërave të vështira.
Për fund po e përfundoj me një poezi të bukur nga miku i tij, shkrimtari tiranas, Selman Vaçari.
Njeri i thjeshtë
Për të cilin mbase
S’do të flasë
Historia
Por që lapidar
Je ngritur
Në kujtimet e mia.
Ti nuk u more zjarrin perëndive
As ndertove Kullën e Ajfelit
As zbulove bombën atomike
As qe në Frontin e Stalingradit
As në zbarkim në Normandi
Ti luftove të bashkosh shokët
E Shqipërisë me Kosovën
U burgose në Tiranë e në Gjakovë
U sfilite në Goli Otok
Dhe s ke as status veterani
E asnjë dekoratë
E mirënjohje, o shok…
Ilir Canhasi
Suedi
2/12-2023

Sinodi i Kishës Arbëreshe dhe çështja e gjuhës në liturgji

Zef Chiaramonte, Itali 

Dosje: Seminari XXIII Ndërkombëtar për Gjuhën,Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare 

Prishtinë, 16-27 gusht 2004  

SINODI I KISHËS ARBËRESHE DHE ÇËSHTJA E GJUHËS NË LITURGJI 

Si dihet, arbëreshët e Italisë nga pikëpamja kishtare janë përqendruar në dy eparki ose dioqeza të traditës lindore, kështu që entiteti arbëresh përbën pjesën më të rëndësishme në sinodin e të ashtuquajturës Kishë bizantine në Itali. 

Sivjet, në muajin tetor, në Manastirin e famshëm të Grotaferratës, në afërsi të Romës, do të mbahet sinodi me qëllim që të krijohet një drejtim normativ  të njësuar midis dy eparkive dhe entitetit tjetër që do të marrë pjesë në këtë sinod, do të thotë vetë Manastiri i Grotaferratës, i cili po ashtu i përket traditës bizantine, por italo-greke, e rrënjosur në Itali më parë se ajo italo-arbëreshe.   

Prandaj dioqezat arbëreshe, ajo e Ungrës në Kalabri dhe ajo e Horës së Arbëreshëvet në Sicili, duke ushtruar së bashku me manastirin e përmendur të njëjtën traditë kishtare, po përgatiten me të madhe për këtë tubim. 

Sinod, nga fjala greke dhe nga latinishtja e vonë, do të thotë kuvend udhëzues për një rrugë të përbashkët. 

Është ky sinodi i dytë me radhë për arbëreshët. Sinodi i parë u mbajt po ashtu në Grotaferrata më 1940: në të  mori pjesë, si vëzhgues, edhe kryepeshkopi i atëhershëm i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Sinodi i ardhshëm, ndryshe nga i pari ku nuk munguan synime të politikës së kohës,  përmban tri porosi kryesore, që të tria me karakter rrënjësisht kishtar. Megjithatë, interesi me të cilin po pritet tema që  trajtohet sot, dëfton edhe një herë se sa  vëmendje  bota shqiptare i kushton çdo ngjarjeje që u përket  arbëreshëve. 

Porosia e pare e sinodit i përket doemos sferës pikërisht fetare. Do të thotë, trajtohen çështjet e trashëgimisë së krishterë në epokën e sotme, nga pikëpamjet teologjike, biblike, morale dhe të inkulturimit ndaj të rinjëve në një ambient etno-antropologjik me nuanca të veçanta, si janë tradita lindore dhe kultura arbëreshe, që të dyja minoritare në truallin italian.  

Porosia e dytë është kalimi i arbëreshëve nga niveli i “ritit” (të ashtuquajtur grek ose bizantin) në nivelin e një “Kishe sui juris”, me një shef të rangut të lartë (mitropolit), i cili do ta përfaqësojë atë brenda dhe jashtë mjedisit tradicional arbëresh. Do të mbulohet kështu një zbrazëti dhe një vonesë përballë sistemimit të Kishave Lindore përbrenda Kishës Katolike. Vonesë e cila, në të vërtetë, lejon që edhe sot i ashtuquajturi rit grek i arbëreshëve të trajtohet  si ceremonial i thjeshtë dhe, herë-herë, si element folkloristik ose si reklamë për turistët, duke i zvogëluar kështu vlerat që ai i pëmban brenda mjedisit kishtar, ndonëse paguan për një mëkat fillestar.  

Tanimë është e qartë se pas Koncilit të Trentos (1545-1563), Kisha e Romës nisi të përdorte termin riti grek për të emërtuar bashkësitë kishtare greke autoktone të Italisë Jugore dhe ato arbëreshe dhe greke të sapongulitura në Mbretërinë e Napolit dhe të Sicilisë. Këto bashkësi, ndonëse ndryshonin midis tyre për nga historia, prejardhja, gjuha dhe zakonet, u vështruan si një njësi e vetme, ngase të gjitha parimisht ishin jashtë kornizës kanonike të dalë nga Koncili i Trentos. Dallimet e brendshme midis tyre, të cilat paraqitnin pengesë për formimin e një njësie, u kapërcyen me të vetmin element të përbashkët, do të thotë liturgjisë bizantine dhe shprehjen gjuhësore të saj, greqishtes. 

Kuria romake prandaj filloi t’i trajtonte këta të krishterë si ndjekës të ritit grek ose thjesht si grekë. Kjo si antitezë e Kishës romake dhe të besimtarëve latinë, të vështruar asokohe nga perëndimi si gurrë burimore e kristianizmit. 

Pra, termi riti grek, i përdorur për ta eliminuar definimin si kishë të bashkësive të cilat duhej të inkuadroheshin në kornizën unifikuese të Koncilit tridentin, sot duhet të shndërrohet në termin Kishë bizantine. 

Duhet përmendur se nga shekulli V i epokës kristiane, në hapësirën e selive të themeluara nga apostujt e Krishtit, do të thotë Jerusalemi, Aleksandria, Antiokia, Roma dhe Kostandinopoja (Bizanti), u formuan pesë Kisha të mëdha ose Patriarkate, të cilat vetëm për arsye komoditeti vazhdohet të quhen rite, kurse do të ishte më mirë të quhen tradita. Me këtë rast po përmendim se boshti i mesazhit kristian, në thelb unitar, pati shkallë të ndryshme në selitë patriarkale, që rrjedhin nga shkallët e ndryshme të akulturimit, të lidhura me llojllojshmërinë e popujve dhe të qytetërimeve me të cilat kristianizmi ra në kontakt. Kështu, trajta e parë dalluese e secilës Kishë është historia e hershme dhe situata aktuale e çdo populli ose e grupeve të popujve, kulturalisht të ngjashëm ose gjeografikisht të afërt, të cilët e pranuan mesazhin apostolik dhe e shfaqën me kategori kulturore dhe kultuale të veçanta. Këto kategori dalluese dalin nga formulimi teologjik në praktikën etike, nga mënyra e zbatimit të sakramenteve deri në të drejtën kanonike, nga mënyra e jetesës së klerikëve në hierarki, nga veçoritë e jetës së murgjëve në vlerat e seksualitetit dhe të martesës, nga marrëdhëniet me pushtetin në kalendarin e martirëve, nga kënga në notacionin muzikor, nga paraqitja e vizatimit në kultin e ikonave, si dhe nga forma dhe gjuha e lutjes zyrtare, pra në liturgji.  

Me plot arsye, prandaj, sekretaria e sinodit të ardhshëm të eparkive arbëreshe dhe të Manastirit të Grotaferratës i inkuadron këto tri njësi kishtare si Kishë Bizantine në Itali, sepse ato janë trashëgimtare me plotë të drejtë të  traditës së shquar të Kostandinopojës. Megjithatë, në qoftë se dy eparkitë duan ta vënë në dukje veçorinë e tyre përbrenda termit ekumenik/multietnik bizantin, këtë punë mund ta bëjnë duke i shtuar termin arbëresh, në ç’mënyrë cilësohet etnia përkatëse, punë kjo plotësisht e natyrshme meqë përdoret në të gjitha Kishat e traditës lindore. Kështu, duke e mënjanuar përdorimin e termit rit në të mirë të termit Kishë, duhet të kufizohet edhe cilësori grek, i cili sot lidhet më së shumti me aspektin etnik helen, brenda dhe jasht Greqisë, ndonëse mbijeton për të cilësuar në mënyrë të përbashkët greko-katolikët. Për sa i takon traditës arbëreshe nuk mund përdoret termi riti grek-ortodoks, term ky që nuk ekziston si kategori përcaktimi, ngase ngatërron përkatësinë e njërës nga traditat e  Kishës së pandarë me përkatësinë konfesionale pasuese e skizmës (krahaso tabelën përkatëse të bashkangjitur). Nga ana tjetër të vazhdosh t’i referohesh arbëreshëve me terminologjinë bizantino-grek ose greko-bizantin, përveç se me tautologji kumbuese të një vlere vetëm  documentare dhe prapavështruese, nuk do t’ja qëllosh drejtpërdrejt e në mënyrë të saktë traditës së tyre kishtare aq të veçantë e pothuaj unike. 

Prandaj, është më me vend të flasësh thjesht për një Kishë arbëreshe, ashtu si përkrahet nga frazeologjia në përdorim e sipër: thom, dëgjoj, shoh meshën arbërisht/litisht; vete, shkoj te kisha arbëreshe/litire.  

Përdorimi i këtij termi, përndryshe i kodifikuar nga studiuesit më të mirë të traditës kanonike të Kishave lindore (“Italo-Albanesi”) dhe nga Annuario Pontificio (“Chiesa Italo-Albanese”), është një kartëvizitë që i shmang ngatërrimet përbrenda numrit shumë të llojllojshëm të traditave kishtare. 

Porosia e tretë e sinodit  do të ishte marrja parasysh të vlerës së gjiuhës së vetë për popullin arbëresh dhe udhëzimet  perkatëse ndaj teksteve  që do të përdoren në shërbimin hyjnor, pra në liturgji. Si dihet, arbërishtja dhe shqipja deri vonë nuk e kanë gëzuar statusin e gjuhëve të ashtuquajtura liturgjike. Në Ilirikum janë përdorur si të tilla greqishtja, latinishtja dhe sllavishtja e vjetër. Arbëri, nën ndikimin e Kostandinopojës, nga njëra anë, dhe të Romës, nga ana tjetër, ka përdorur greqishten dhe latinishten si gjuhë liturgjike, varësisht nga tradita të cilën e ndiqte. Arbëreshët, duke e ndjekur traditën lindore, greqishten e kanë pasur gjuhë të tyre liturgjike.  

Katalogu  Kodikët e  Shqipërisë, i botuar më 2003 në Tiranë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, me ndihmën financiare të Uneskos, na zbulon një hapësirë të re mbi rrënjosjen e kristianizmit të hershëm ndër shqiptarët. Këta kodikë, ashtu si edhe ata të ruajtur nga arbëreshët, duke qenë sipas të gjitha gjasave ujë i të njëjtit krua, u shkruan në greqishte, përveç ndonjërit sish të shkruar në latinishte. Kjo dëfton që Iliriku ka qenë truall i hapur, udhëkryq kulturash të ndryshme, ku përdoreshin rrjedhimisht gjuhët perandorake, ku protokristianizmi pati mundësi të shtrihej jo vetëm te shtresat e ulëta të banorëve, por edhe në qarqet kulturore, ushtarake dhe politike. 

Gjuha e folur nuk pushoi të jetonte dhe të zhvillohej derisa, në kushte pasigurie, depërtoi edhe në fushën kishtare (Formula e Pagëzimit, Himni dhe Ungjilli i Pashkëve, Meshari i Buzukut, etj). 

Sot, falë Papa Kristo Negovanit, Fan Nolit si edhe të tjerëve, gjuha shqipe zuri vendin i cili i përket në shërbesën fetare të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe, falë Koncilit të dytë të Vatikanit, në famullitë katolike-latine në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi (nuk di si qëndron puna në Maqedoni).  

Edhe tek arbëreshët janë bërë përpjekje për përdorimin e gjuhës amtare në kishë, por arritja më e madhe është inaugurimi i përkthimit të Meshës së Shën Jan (Gjon) Gojartit me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut mu në Kishën e Shën Pjetrit në Vatikan. Si më parë ashtu edhe më vonë zunë të rreshtoheshin përkthimet e tjera, por ato përkthime ngelën larg njëri-tjetrit (Kalabri e Sicili) dhe që të dyja larg gjuhës shqipe standarde. 

Në Sinodin e sivjetmë pritet të merren masa për përdorimin e gjuhës amtare në tërë shërbesën fetare të Arbërisë, që përkthimet të bëhen nga një komision të përbashkët, duke mbajtur parasysh arritjet gjuhësore dhe ato të Kishave në Shqipëri e Kosovë. Në këtë mënyrë, prestigji autoritativ dhe historik i Kishës Arbëreshe do të saldohet me ligjin e Republikës Italiane mbi mbrojtjen e gjuhëve pakicë  në dobi sinergjike të Arbërisë. 

Për këtë arsye priten nga sinodi vendime për arsimimin sa më të mirë teologjik, por edhe historik dhe gjuhësor të klerikëve arbëreshë. Nga priftërinjët arbëreshë kërkohet që, sipas zakonit shumëshekullor, ta çmojnë drejt dhe ta promovojnë gjuhën e vet në mënyrë moderne, pa fosilizime me lokalizma shterpe, pra, të jenë  të prirur ndaj realitetit të tokës dhe të Kishave të të parëve.  

(Botuar në: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare: 23.1.  Prishtinë: 2004, faqe 123-128) 

KISHA E KRISHTERË SIPAS GJEOGRAFISË DHE TRADITAVE KULTURORE DHE KULTUALE – GJUHËSORE (Ritet)  

Tradita lindore:  

e Jerusalemit: armene 

e Aleksandrisë: kopte, etiopiane, abisine 

e Antiokisë: sire, kaldease, malankareze, maronite 

e Kostandinopojës (bizantine): greke, melkite (te arabët), italo-greke (sot vetëm Manastiri i Grotaferratës), arbëreshe, gjeorgjiane, bullgare, serbe, ruse, rutene-ukrainase, rumune, shqiptare, etj.  

Shënim: është karakteristikë e këtyre kishëve që, ndonëse fillimisht të rrënjosura në rajone gjeografike të caktuara, nga edhe trazhgojnë emërtimin, besimtarë nga secila gjenden sot të organizuar si kishë-bija edhe jashtë trojeve burimore të tyre  

Tradita perëndimore (latine):  

Romane: në mbarë botën përmes konferencave ipeshkvnore kombëtare 

Ambroziane: në Milano dhe në mbarë dioqezën e saj 

Moxarabike: në një kapelë të katedrales së Toledos dhe aty-këtu në të njëjtën dioqezë 

Lioneze: në Lion (Francë)  

KISHA E KRISHTERË SIPAS PËRKATËSISË KONFESIONALE  

Monofizite: armene, kopte, etiopiane 

Nestoriane: kaldease, siro-malankareze 

Ortodokse: të gjitha Kishat e traditës së Kostandinopojës (bizantine), përveç Manastirit të Grotaferratës, arbëreshëve dhe të të ashtuquarëve “greko-katolikë”   

Vetero-besimtare (raskolniki): një pjesë e Kishës ortodokse ruse që nuk i pranoi risitë e kohës së Aleksit Mihailoviç (1645-76)  

Katolike: të gjitha kishat e traditës perëndimore, plus Manastiri i Grotaferratës (italo–grek), të gjithë maronitët, të gjithë arbëreshët, siro-malabarezët, melkitët dhe grupe nga të gjitha kishat e traditës lindore  

Vetero-katolike: një pjesë e vogël e katolikëve që nuk e pranuan koncilin e Vatikanit të Parë dhe “Kisha e Utrehtit” që u shkri në ‘të 

Reformate/Protestante/Valdeze: Kishat e lindura nga reforma e Martin Luterit 

Anglikane: Kisha Kombëtare Angleze, e përhapur edhe jashtë Anglisë 

Etj. 

Përgatitur në mënyrë informale 

nga  Zef Chiaramonte, Palermo – Itali 

Ibrahim Rugova, një njeri mes “trimave” të çartun !

0
Ndoc Bushgjoka, Tropojë – Tiranë
___
President R U G O V A.
Mbi këtë tokë sot gëlojnë shumë njerëz. Po a janë vërtetë njerëz?
Ka njerëz që punojnë në thellësi të tokës për të nxjerrë arin. Ata kanë qëllim pasurimin. Dhe ne përkulemi përpara floririt.
Dr Rugova punoi pareshtur për të përhapur dritën.
Ne dijmë fare pak për mendimin e tij.
Çfarë mendonte vallë?
Askush nuk e di gjithë të vërtetën e mendimit të tij. Ne nuk arrijmë dot të rrokim dritën që ai shihte dhe me të cilën donte të shndriste vendin, kombin, popullin e tij.
Vitet ikin, Ai afrohet drejt nesh.
Kur shqiptojmë emrin e President Ibrahim Rugoves, menjehere mendja te shkon te politikani qe beri boten perendimore ti duan shqiptaret. Një vepër, kjo, e perendishme. Ne nuk mund ta imagjinojmë se sa e vështirë ishte kjo.
Dhe, nota bene, kurveleshaxhinjtë hoxhistë e përqeshnin rezistencën e tij paqësore, se kinse ajo nuk ngjante me satyagraha-n e Gandit. Ata urrejtës të Kosovës rrëmihnin të gjenin kashtën në perpeç, duke akuzuar dr Rugovën edhe si pasardhës të Xhaferr Devës, e nuk shihnin tragjedinë që po përgatiste molohu i kohëve moderne kasapi Millosheviç.
Shumë prej nesh nuk e kuptuan qëllimin e lartë të Rugovës. Ndërsa kishim detyrë të dallonim njeriun. Ne duhej të kushtrimonim:
ECCE HOMO.
JA NJERIU – shqip.
Ai ishte njeriu, intelektuali, politikani e bureshtetasi ndryshe.
Nje tip tjeter, disa vjet drite larg ketyre gerthitesave te neveritshem.
Nuk ishte trim i çartun, por trim mbi trimat. Se ishte trim i mendimit dhe jo i jataganit.
Kur kujtojmë President Rugovën, shohim vetëm periudhën e tij politike, e cila është e ndryshme nga ajo e gjithë të tjerëve. Por harrojmë formimin dhe punën e tij intelektuale, studimet dhe arritjet e tij si punonjës shkencor.
Kjo, ndoshta, se veprimtaria e tij politike la gjurmë të pashlyeshme, në një moment tragjik dhe të pashoq në historine shqiptare dhe fatin e Kosovës.
Veprimtaria dhe drejtimi i tij politik ishte një rrugëtim i çuditshëm për një shqiptar, Ishte ndryshe. Aq sa edhe dashamirësit nuk e kuptuan. Ajo që për dr Rugovën ishte një programim i detajuar, për të tjerët ishte gjëzë. Pothuajse një mister.
Koha tregoi se Rugova ishte mendjelarti që jo çdo dite e vit lind. Ai kishte parë larg, kishte sunduar me diplomaci e mençuri shqiptarin gjakndezur. Ai kishte triumfuar.
Shqiptaria ishte me fat që në ato momente kishte Ibrahim Rugovën.
Ne kete pervjetor te burreshtetasit te ndritur dua te kujtoi dy pergjigje qe dr Rugova dha ne dy raste e per dy njerez te ndryshëm:
Ne Gjykaten e Hages Sllobo – katili, i beri kete pyetje dr Rugoves:
“A mendon deshmitari se serbet kane hequr dore nga Kosova”?
– Te lutem, – i tha dr Rugova me ate buzegasin e tij shpotites.
Per cilet serb e keni fjalen. Per serbet e Kosoves, apo te Beogradit. Po qe se e keni fjalen per serbet e Kosoves ata nuk duhet te heqin dore, ndersa serbet e Beogradit kane hequr, ose duhet te heqin dore nga Kosova.
Rasti i dyte qe desha te them :
Ne viziten e fundit ne Kosove, si kryeminister, Fatos Nano, pas takimit me President Rugoven, nje pyetje te bere nga gazetaret se a folet per pavarsine e Kosoves, u pergjigj me ate shtremberimin e buzes dhe kapadaillekun e tij karakteristik :
“Pavarsia eshte diçka e larget… !”
Te pranishmit shikuan President Rugoven i cili duke qeshur thjeshtesisht shtoi :
– Megjithate, ne po punojme ta afrojme !
I tille ishte President Rugova.
Ishte nje mjeshtri e mendimtarit gjakftohte, qe beri si gjithnje per vete kedo qe e ndiqte.
Dr Rugova mbante ne kabinetin e tij Gjergj Kastriotin e portretin e Nanë Terezës. Dy simbolet e madhështisë dhe mirësisë shqiptare.
Hashumi dhe hashumistët këto i zhverësuan në sllogane të neveritshme dhe ne allahakberrizmin mesjetar.
President Rugova ishte njeriu, burrë shtetasi, intelektuali dhe filozofi i Kombit.
Ai ecte sipas urtësisë popullore mat shtatë herë e pri një herë.
Ashtu siç pat shkruar At Gjergj Fishta:
Se i urti kurrë nuk ngutet,
Prej trimnie, e jo prej tutet.
I thjeshte deri ne adhurim, madheshtor deri ne hynjezim.
I urtë si Nestori dhe i matur si Uliksi.
Perulemi me krenari dhe me lot ne sy perpara kujtimit te tij.
Sa i duhet Kombit, per te sotmen dhe si lajmetar i te vertetave te ardhme.