Kreu Blog Faqe 924

Si të kthesh përvjetorin e pamvarësisë në karnevale

1

Nga Dritan Goxhaj, Tiranë 

Me datë 28 nëndor që lamë pas në Tiranë u organizua një lloj parade e quajtur “Parada e Shqiptarëve”. Duke parë imazhe të saj në televizion më erdhi në mendje tregimi satirik me titull “ Nën hajat të Parrizit” ku bëhet një bisedë mes Shën Pjetrit, Skëndërbeut dhe Djallit. Tregim i shkruar nga At Gjergj Fishta në vitin 1928 dhe publikuar në librin e tij “Anzat e Parnasit”.  

Në atë dialog mes këtyre tre pesonazheve në një moment Skëndërbeu i drejtohet djallit – “Kta don me thanë se në Shqypni nuk paska atdhetarë!” 

Dhe djalli që i përgjigjet –“Atdhetarë?……..edhe të flakët besa! Mjaft me pvetë sa sa ksula e bardhë e e thimët, e sa pafka e zezë e peca e kuqe asht ble sivjet n’Shqypni!” 

Dhe vërtet në atë lloj parade të quajtur në mënyrë të çuditshme “Parada e shqiptarëve” sikur don të tregojë se këtu nuk është Shqipëri dhe shqiptarët kanë ardhur të parakalojnë në këtë ditë të shënuar. 

Një paradë e tillë nuk është se ka ndonjë të keqe, por ama e organizuar ditën e pamvarësisë në Tiranë dhe jo atje ku është shpallur pamvarësia dhe ngritur flamuri, thjesht heq vënemndjen nga qëndra e festës. 

Pasi në këtë ditë nuk mund të jetë Tirana ajo që bën bashk shqiptarët nga të gjitha trojet dhe diaspora, por është dhe duhet të jetë vetëm Vlora.  

Bërja e kësaj feste në Tiranë thjesht dhe qëllimisht heq gjithë vëmendjen nga ceremonia zyrtare shtetërore e kësaj feste në qytetin e Vlorës. 

Në këtë mënyrë ata që e konceptuan, që në rastin tonë janë dy veta, Kryeministri ynë (që mos qoftë), Ed(vin) Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ja arritën qëllimit të tyre të folklorizimit të kësaj feste dhe në veçanti të folklorizimit të ndjenjës patriotike. 

Gjithë qëllimi i këtyre është që patriotizmi të shihet thjesht si një atraksion folklorik, thjesht si një festë flamujsh dhe kostumesh kombëtare, e asgjë tjetër.  

Ata nuk duan që njerëzit të kuptojnë se patriotizmi nuk është festë, por është filozofi jete. Është mënyrë të menduari dhe të vepruari. Patriotizmi ka të bëjë me fazën kur të gjith ata njerëz të ndershëm që deri në momentet që flasim nuk janë bërë pjesë e të ligës. Kur them pjesë e të ligës nuk janë përfshirë në aktivitete kriminale që dëmtojnë atdheun, që kanë refuzuar të bëhën pjesë e korrupsionit të qeverisë, e ngrenë zërin dhe denoncojnë, protestojnë dhe veprojnë për të ndaluar të keqen dhe ata që i bëjnë këto të këqija atdheut të tyre. 

Patriotizmi fillon atëhere kur gjith këta njerëz të ndershëm janë të gatshëm të sakrifikojnë nga rehatia e jetës së tyre, nga mirëqënia e jetës së tyre, nga liria e tyre për të mbrojtur ose çuar përparë një kauz e cila ka të bëjë vetëm me atdheun e vetëm për hir të atdheut, duke lënë jashtë saj interesat personale. 

Por ama duhet të jemi të qartë, se nuk mund të jemi patriot nëse me para të huaja merremi me çështje për Shqipërinë, pasi ai është thjesht mercenarizëm dhe jo patriotizëm. 

Gjithsesi po i kthehem sërish asaj paradës të bërë në Tiranë. 

Edhe pse u trumbetua se në të ishin shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, aty mungonin shqiptarët e çamërisë dhe arvanitasit. 

Mos vallë qeveriu ka dashur të na thotë se çamëria nuk është trevë shqiptare dhe arvanitasit nuk janë shqiptarë?! 

Dhe “çuditërisht” edhe kryetari i bashkisë në asnjë moment të performimit të tij “Patriotik” nuk i përmendi asnjëherë as çamët dhe as arvaninatisat edhe pse i përmendi disa herë arbëreshët, kur dihet që pjesa më e madhe e arbëreshëve janë me prejardhje arvanitase.  

Mos vallë ka dashur të rrespektojë ambsadën Greke që i financoi 5 stola tek liqeni i Farkës! 

Gjithsesi, të dy këta “Patriotë” ja arritën plotësisht qëllimit të tyre.  

“Patrioti” Ed(vin) Rama arriti që të hiqte gjith vëmendjen nga ceremonia zyrtare e cila nuk mori më shumë se vetëm 5 min vëmendje në çdo televizion. Sa Turp! 

Ndërsa “Patrioti” Veliaj ja arriti të promovojë vetveten si njeriu i shqiptarisë të cilit i djeg shpirti për gjith shqiptarët kudo që janë, me përjashtim të çamëve dhe arvanitasve. 

Të dy sëbashku ja arritën qëllimit që ta kthejnë këtë ditë të patriotizmit shqiptar në një festë thjesht folklorike, që për nga mënyra e veshjes dhe asaj çfar u reklamua në atë lloj parade, i ngjante atyre festave me maska që të rriturit i quajnë karnevale, ndërsa fëmijët “Hallouin”. 

Dmth ja arritën që festën e flamurit ta kthejnë në një karnevale. 

  1. Dhjetor 2023 

Stamboul (1913) / Apeli i Eqrem Bej Vlorës, Hairedin Dibrës dhe Ahmet Daklit ndaj kombeve të qytetëruara për të shpëtuar shqiptarët nga serbët dhe grekët

Ahmet Dakli – Eqrem Bej Vlora

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2023 

“Stamboul” ka botuar, të martën e 30 shtatorit 1913, në ballinë, apelin e Eqrem Bej Vlorës, Hairedin Dibrës dhe Ahmet Daklit ndaj kombeve të qytetëruara për të shpëtuar asokohe shqiptarët nga serbët dhe grekët, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një apel nga shqiptarët

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vlorë, 29 shtator. 

Disa fisnikë shqiptarë, duke përfshirë Eqrem bej Vlorën, Hairedin Dibrën dhe Ahmet Daklin, në emër të njerëzimit, u kanë drejtuar një apel kombeve të qytetëruara duke u kërkuar atyre që të ndërhyjnë pranë Fuqive të Mëdha, që të mos lejojnë që popullsia shqiptare të asgjësohet nga serbët dhe grekët. 

Veprat çnjerëzore, thuhet në apel, të kryera nga ata që duan të shfarosin shqiptarët, i kanë acaruar këta të fundit dhe i kanë detyruar që për t’i shpëtuar vuajtjes së tyre të tmerrshme, të kërkojnë vdekjen çlirimtare në fushën e betejës. — (A.C.)

Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë historik i Dardanisë

Nga Frank Shkreli

(Në përvjetorin e lindjes)

“Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e Kombit shqiptar dhe të drejtat e tij”, Presidenti Bill Clinton

Dr Ibrahim Rugova2 Dhjetor 1944 – 21 Janar, 2006
Dr Ibrahim Rugova 2 Dhjetor 1944 – 21 Janar, 2006

“Në historinë e shqiptarëve, për fat të keq, mos njohja e meritave për njerëz të caktuar të historisë, nuk është gjë e re. Thuhet se as Gjergj Kastriotin -Skënderbe nuk e kuptuan aq mirë bashkëkohasit e tij. Kam drojë se ky fat po ndjek edhe Presidentin historik të Dardanisë, Dr Ibrahim Rugovën megjithë kontributet e tija të shumta në historinë e re të Republikës së Kosovës dhe të Kombit shqiptar në përgjithësi”

Shpesh ndodh në historinë e kombeve – të mëdha e të vogla – që në rrethana e situata të caktuara, nga gjiri i një kombi dalin individë, të cilët me idetë e tyre, ringjallin dhe ndryshojnë jetën dhe historinë e kombit të vet. Unë besoj se i tillë ishte Dr Ibrahim Rugova, për shqiptarët.  A thua është e rastit apo një mister hyjnor që në çerek fundin e shekullit të kaluar, Dr. Rugova u bë zëdhënësi i të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe i mbarë Kombit shqiptar në periudhën post-komuniste.  Individë të një kombi si Ibrahim Rugova, shpeshherë dënohen prej fatit për të pësuar nga vet bashkatdhetarët e tyre, keqkuptim, kritika, vuajtje dhe në përgjithësi, mos-mirënjohje për kontributin e dhënë për të mirën e përbashkët. Në historinë e shqiptarëve, për fat të keq, mos njohja e meritave për njerëz të caktuar të historisë, nuk është gjë e re. Thuhet se as Gjergj Kastriotin -Skënderbe nuk e kuptuan aq mirë bashkëkohasit e tij.

Kam drojë se ky fat po ndjek edhe Presidentin historik të Dardanisë, Dr Ibrahim Rugovën edhe pas kalimit të tij në amshim, megjithë kontributet e tija të shumta në historinë e re të Republikës së Kosovës dhe të Kombit shqiptar në përgjithësi, sidomos, në ndërkombëtarizimin e “çështjes së Kosovës” dhe mundësive që ai krijoi për lirinë dhe pavarësinë, që gëzon sot Republika e Kosovës, duke bërë miqë për shqiptarët anë e mbanë botës, por veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe demokracitë perëndimore.

Takim i Presidentit historik të Dardanisë, Dr Ibrahim Rugova me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Bill Clinton

Po e kujtoj sot Dr Ibrahim Rugovën, në ditëlindjen e tij, jo për të thënë ndonjë gjë të re për Presidentin historik të Dardanisë, pasi gjatë viteve kam shkruar dyzina artikujsh për veprimtarinë e Dr. Rugovës dhe për lidhjet e tija të veçanta me Shtetet e Bashkuara, por thjesht, po e kujtoj, shkurtimisht, për të mos e harruar!

Po kujtoj vizitën e parë të Dr. Rugovës në Shtetet e Bashkuara në vjeshtë të vitit 1989, një vizitë që sipas disave, ndryshoi jetën e tij personale dhe historinë e Kosovës. Ishte një vizitë, që sipas vërejtësve të ngjarjeve të asaj kohe,  hapi rrugën për vizita të shumta që ai bëri më vonë në Washington, me qëllim për të mbajtur në qendër të vëmendjes amerikane çështjen e Kosovës, pasi ishte i vetëdijshëm se në qoftë se Kosova do të zhdukej nga vëmendja politike dhe diplomatike e Shteteve të Bashkuara, siç ishte deri në atë kohë, vaj medet për popullin shqiptar të Kosovës! Nga këndvështrimi i sotëm, mund të thuhet se Dr. Ibrahim Rugova u kthye në Kosovë nga vizita e tij e parë në Shtetet e Bashkuara tetorin e vitit 1989, me një frymëzim dhe me një ndjenjë dhe pse jo me një angazhim personal dhe patriotik për të kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, në cilindo nivel që ta hidhte fati. Pak pas kthimit të tij në Kosovë nga vizita në Ëashington ai zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë detyrë ai siguroi një platformë legjitime, nga e cila do të shpjegonte situatën ashtu siç ishte në Kosovë dhe nga pikëpamja historike shqiptare. Do të fliste dhe do të mbronte të drejtat e shqiptarëve në mënyrën e tij të qetë, por bindëse, me bashkëbiseduesit e tij në nivelet më të larta politike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare. Sidomos nga miqtë e kombit shqiptar, Dr. Rugova shikohej si një zëdhënës i denjë dhe mbrojtës i besueshëm i interesave të shqiptarëve. Zëri i tij dëgjohej dhe respektohej. Me këdo takohej, bënte miq për veten dhe për kauzën e të drejtave të shqiptarëve. Ai nuk ishte një personalitet kërcënues dhe i shpjegonte gjërat me fakte. Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, protagonisti kryesor i fushatës për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori i Serbisë, ka pohuar se: “Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare nga pikëpamja historike dhe njerëzore”. “Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe të drejtat e tij”, -ka thënë Presidenti Klinton. Ndërsa, Presidenti George W. Bush e ka kujtuar Presidentin Rugova me rastin e vdekjes, duke thënë se “Shtetet e Bashkuara humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tij kundër dhunës”.

Autori me Dr. Ibrahim Rugovën dhe Dr. Elez Biberaj në shtëpinë e Elezit në Virginia, jo larg Washingtonit

Për më tepër, Dr. Ibrahim Rugova, si askush më parë ose më vonë, fitoi besimin dhe mbështetjen e pa kushte të komunitetit shqiptaro-amerikan. Pothuaj pa dallim feje krahinash dhe pa marrë parasysh bindjet politike. Si rrjedhim mobilizoi shqiptaro-amerikanët që të shndërroheshin në një lëvizje lobuese të fortë e historike – e pa parë deri atëherë – në përpjekjet ushtarake dhe diplomatike për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Një lëvizje kjo e papërsëritshme deri më sot dhe nuk besoj se do përsëritet më, në historinë e këtij komuniteti; të pakën siç duken punët sot.

Kjo lëvizje e fuqishme lobuese është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së Presidentit Rugova që e ka zanafillën në atë vizitë të vitit 1989, i ftuar në Amerikë nga Kisha Katolike Shqiptare në Nju Jork, së bashku me akademikë të shquar shqiptarë nga trojet shqiptare, për të marrë pjesë në seminarin për Imzot Pjetër Bogdanin.

Dr. Rugova ishte i bindur se për Kombin shqiptar nuk kishte rrugë tjetër, përveç radhitjes së tij, ndershmërisht, me të drejta dhe me përgjegjësi të plota, përkrah kombeve të përparuara të Perëndimit dhe përfundimisht, si pjesë e pandarë e organizmave Euro-Atlantike. Për të arritur këtë objektiv, ai ishte i bindur se shqiptarët kishin nevojë për të bërë miq dhe mbështetës të tyre në nivel ndërkombëtar. Ai siguroi përkrahjen e Perëndimit, e sidomos të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, për në rrugën e bashkimit dhe të integrimit të Kombit shqiptar në organizmat euroatlantike me vendet perëndimore. Ai e kishte bërë të qartë prej fillimit se ku do të mbështetej më shumë, duke theksuar shpeshëherë “miqësinë e përhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan”.

Libri Kushtuar Seminarit, me autor Tonin Mirakaj, aktivist i dalluar i komunitetit shqiptarit amerikan, për dekada.

Ndryshe nga klasa politike post-komuniste shqiptare. Presidenti Ibrahim Rugova ishte i vetëdijshëm për dëmet që regjimi komunist i kishte sjellë gjatë dekadave imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në radhët e miqve të vjetër të Kombit shqipta, si Shtetet e Bashkuara. Dhe për të siguruar mbështetjen e miqve të Kombit shqiptar si Shtetet e Bashkuara, ai besonte se me shembjen e komunizmit, Kombi shqiptar duhej të ndërtonte baza të reja dhe të forta të ekzistencës së tij në shekullin XXI, mbi vlerat dhe në themelet e trashëgimisë shpirtërore, historike dhe patriotike të rilindësve të vërtetë shqiptarëve.

Dr. Ibrahim Rugova, Frank Shkreli dhe Dr. Engjëll Sedaj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara në Washington, Tetor 1989.  Ishte kjo vizita e parë dhe takimi im i parë me Presidentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës në Washington, por jo e fundit. (Foto ekskluzive e autorit nga vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës në Washington.

Ishin këto karakteristike, cilësi, parime, por edhe kultura e tij njerëzore plot urtësi e modesti, të gërshetuara me vlerat më të mira të Kombit shqiptar, ato vlera që më në fund, e ndihmuan Dr Rugovën që të bënte miq për Kombin shqiptar dhe të sensibilizonte botën në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në përgjithësi në trojet autoktone në Ballkanin Perëndimor, ku kanë jetuar me shekuj.

Dr Rugova duke folur me rastin në seminarin kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së Ipesghkvit Pjetër Bogdani, New York, 7 Tetor, 1989 -Fordham University

Në këtë përvjetor të lindjes, Dr Ibrahim Rugova duhet të kujtohet gjithashtu, jo vetëm për miqtë e shumtë që i bëri Kosovës dhe shqiptarëve, anë e mbanë botës, por edhe për shembullin e tij si njeri dhe si udhëheqës shqiptar i kohërave moderne, i cili mbi të gjitha, besonte se dashuria për Kombin dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet para botës që janë në përputhje me ruajtjen nderit personal dhe emrit të mirë shqiptar në botë.

Libër për mbijetesën e arsimit shqip të kosovarëve

Nga: Nail  Draga, Ulqin 

Demë Mulliqi, Shkolla fillore kosovare ZILJA E THYER në Mal të Zi 1998/99, Botoi: Drini Graf, 2008 

Viteve të fundit nga autorë të ndryshëm,  kanë dalë në qarkullim  botime në lidhje me dhunën, ekzodin dhe zhvendosjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998/99. Por, Demë Mulliqi dallohet nga të tjerët sepse duke qenë vetë dëshmitar okular na sjell librin Shkolla fillore kosovare ZILJA E THYER në Mal të Zi 1998/99, botuar në vitin 2008. Kemi të bëjmë  pikërisht me një titull jo të zakonshëm, por aty ku ka angazhim  dhe pasion e bashkëpunim mund të mbijetohet dhe të arrihen edhe rezultate. Eshtë pikërisht angazhimi i autorit Mulliqi, si pedagog shumëvjeçar, i cili ia ka arritur që edhe Zilja e thyer të kryej misionin e vet  arsimor dhe kombëtar. 

Opinioni i gjerë është i njohur se dhuna sistematike serbe në Kosovë pas eliminimit të autonomisë në vitin 1989, mori përmasa të gjëra diskriminuese në shumë fusha të jetës duke përfshirë  sidomos arsimin. Një veprim i tillë nuk ishte i rastit sepse rrezikun pushteti serb e shihte pikërisht te masa e gjerë e nxënësve dhe të studentët që ishin dhe mbeten shpresa e ardhmërisë në Kosovë. Duke rezistuar ndaj masave  ndëshkuese serbe, përfaqësuesit e arsimit në Kosovë gjetën rrugë të tjera për të mos iu nënshtruar pushtuesit serb. Kështu ndonëse të larguar nga objektet shkollore, shqiptarët  hapën shtëpiat e tyre si rrugë e vetme alternative për të mbijetuar. Por, nga viti 1998, masat represive të dhunës arritën kulmin, sidomos në pjesën perëndimore të Kosovës, në Rrafshin e Dukagjinit. Duke mos patur mundësi të përballimit të situatës, popullsia shqiptare e Kosovës ishte e detyruar të lëshoj vendlindjen. Ishte ky fillimi i një eksodi biblik, ku në vitin 1998-99 nga Kosova u larguan me dhunë rreth 1 milion shqiptarë.  

Një numër i i konsiderueshëm  i tyre u vendos në Mal të Zi, sidomos duke filluar nga shtatori 1998 e më pas. Ishte kjo koha e mbijetesës për këtë popullsi e cila po përjetonte sikurse në vitin 1912/13  kur fqinjët tanë sllavët  filluan të zbatonin në praktikë projektin ekspansionist të Naçertanies, për spastrime etnike e zgjerime territoriale. 

Por, në një situatë të tillë persona me dinjitet arsimor dhe pedagogjik nga Kosova, morën iniciativën për  të zhvilluar procesin mësimor në viset shqiptare në Mal të Zi. Përveç shtabeve të emergjencës për të zhvendosurit, që ishin themeluar nga Ulqini e deri në Rozhajë, tash u themelua edhe Komisioni për arsim. Pas shumë përgatitjeve  disa mujore nga viti 1998, pikërisht me 19 shkurt 1999, filloj të punojë në Ulqin Shkolla fillore kosovare ZILJA E THYER, në Mal të Zi. Dhe kjo shkollë e zhvilloj mësimin në Rozhajë, Plavë, Malësi-Tuz dhe Ulqin. Ishte kjo një punë titanike dhe shembull i qëndresës, organizimit  e mbijetesës, për të mos humbur një vit shkollor. Përsoni përgjegjës dhe meritë për organizimin e kësaj veprimtarie humane, morale e patriotike është autori i këtij libri Demë Mulliqi. Ai nuk ishte vetëm, por kishte bashkëpunëtorë të zellshëm që nuk kursyen asgjë për t’ia arritur qëllimit. Duke lexuar këtë libër del qartë se është i gjatë numri i të angazhuarve, nga skena politike, arsimore, kulturore e humanitare i atyre që e ndihmuan këtë proces. Autori na ofron të dhëna me interes, me emra e mbiemra, momente me rëndësi të veçantë, edhe pse momentet zhgënjyese nuk kanë munguar por nuk e kanë dëshpëruar që të heq dorë nga misioni i shenjtë i arsimit. Autori na paraqet një rast të veçantë, ku një nxënëse e kl. VII nga komuna e Klinës ka marrë me vete ditarin e klasës, sepse ishte e sigurt se ai do të humbasë përgjithmonë. Dhe kjo nxënëse e cila ishte e vendosur në Kosiq të Anës së Malit dëshmon se sa e vlerësojnë shqiptarët arsimin dhe edukimin.  

Monografia iu kushtohet të gjithë atyre që punuan disa muaj pikërisht nga data 19 shkurt e deri më 30 qershor 1999, kur përfundimisht me sukses e përfundoj misionin e vet shkolla kosovare Zilja e thyer. Monografia përbëhet nga katër pjesë të cilat janë të shkoqitura në kapituj, tituj dhe nëntituj. 

Në pjesën e parë i kushtohet rëndësi bisedave para fillimit të vitit shkollor, realizimit të vitit, aktiviteteve shkollore me aktivitete të lira, ndihmat për shkollën kosovare në komunën e Ulqinit si dhe aktivitetet pas kthimit në Kosovë. 

Në pjesën e dytë paraqitet gjendja e shkollave fillore kosovare nga Rozhaja, Plava e Gucia, Tuzi dhe Ulqini. 

Pjesa e tretë është përmbledhje e dokumenteve që paraqet një arkiv në miniaturë, ndërsa pjesa e katërt  paraqet një album i cili është dëshmi autentike e të angazhuarëve gjatë punës së kësaj shkolle në viset shqiptare në Mal të Zi. 

Ishte kjo një punë e madhe sepse gjatë vitit shkollor 1998/99 në trojet shqiptare në Mal të Zi e vijuan vitin shkollor rreth 2500 nxënës. Autori na ofron të dhëna të dokumentuara të cilat nesër do të jetë një lëndë me interes për hulumtues të tjerë. Andaj gëzon fakti se i tërë materiali dokumentar do të dorëzohet në Arkivin e Kosovës. Një veprim i tillë është shumë i qëlluar, sepse “ka ndodhur ajo që është e shkruar”. 

Në lidhje me këtë mision arsimor kontribut ka dhënë edhe autori i këtij vështrimi, i cili në cilësinë e drejtorit në SHF”Bedri Elezaga” në Katërkollë(Ulqin) nga tetori 1998 pa hezituar  ka sistemuar nxënësit kosovar në procesin mësimor  në vitin shkollor 1998/99 që dëshmohet nga dokumentacioni shkollor, por edhe në këtë botim. 

Dhe në fund duhet përgëzuar autorin për këtë monografi me vlera jo vetëm arsimore, e cila është dëshmi autentike e kohës, që e kemi përjetuar të gjithë, duke dëshmuar solidaritet  që do të mbesë e shënuar në historinë e arsimit shqip, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.  

Duke marrë parasysh se në këtë botim figurojnë emrat e shumë personave shqiptarë nga Ulqini e deri në Rozhajë, ky libër duhet të jetë pronë  e secilit individ apo institucion arsimor. Vetëm në këtë mënyrë do të ruajmë kujtesën tonë për kohën e ekzodit biblik të kosovarëve dhe rikthimin e tyre në Kosovën e çliruar më 12 qershor 1999. 

Uroj dhe shpresoj që ky botim me vlerë në të ardhmen e afërt të ribotohet edhe me plotësime  të ndryshme, por të botohet me një dizajn cilësor, sepse në saje të përmbajtjes dhe lëndës së shtjelluar e meriton.                                                                                  

(Botohet  me rastin e vdekjes së Demë Mulliqit(1946-2023) pedagogut,intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare) 

Këndvështrimi i kritikës letrare për krijimtarinë letrare të Musa Jupollit

0

Nga: Shefqet Dibrani

Vepra: “KRIJIMTARIA LETRARE EMUSA JUPOLLIT nga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj”, Zgjodhi dhe përgatiti: Shefqet DIBRANI. Faqe 232. ISBN 978-9951-06-959-5

PROLOG

Mbase është ëndërr e çdo autori për të botuar, në një vëllim të vetëm, vlerësimet, urimet dhe përkushtimet për krijimtarinë e vet. Musa Jupolli këtë ëndërr tashmë e ka të realizuar, pikërisht në saje të librit ”KRIJIMTARIA LETRARE EMUSA JUPOLLITnga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj”, vepër të cilën pata fatin ta përgatis. Libri kap një volum prej 232 faqe, që u botua sivjet (2023), në Prishtinë, në Shtëpinë Botuese të cilën e drejton shkrimtari ynë i mirënjohur Nazmi Rrahmani. Redaktor i librit është Prend Buzhala, recensent Mentor Thaqi, ndërsa portretin e autorit, vënë në ballë të librit e ka punuar piktori akademik Gazmend Freitag, që jeton e vepron në Austinë e Epërme. Gjithë kjo punë nuk do të ishte realizuar, kaq bukur dhe kaq mirë, pa ndihmen e vet autorit i cili si rrallë kush i ka ruajtur këto materiale të cilat kanë të bëjnë me të, dhe me krijimtarinë e tij letrare e artistike. Mecen kulturor, përkatësisht patronazhin për botim e mori dizajneri akademik, mjeshtër për përpunimin e arit, tashmë mjaftë i njohur në Paris, z. Sokol Ahmetaj, për të cilin sajuesit dhe përgatitësit e librit i janë tepër mirënjohës. Ndërsa një falënderim më specifik, gjithsesi shkon për të birin e autorit Elion Jupolli, i cili ka bërë përgatitjen e librit, duke i dhënë këtë pamje të cilën tashmë e ka realizuar Shtëpia Botuese “FAIK KONICA” në Prishtinë, gjë që është projekti më i kompletuar kushtuar krijimtarisë së gjertanishme të Musa Jupollit.

EMPATIA E VETËDIJES LETRARE 

“Së toku, këta autorë e këto shkrime, duan të dëshmojnë se Musa Jupolli dhe vepra e tij tashmë është përfaqësim i një vetëdije të shumëfishtë: si vetëdije krijuese, artistike e letrare, po edhe si vetëdije e bërjes së historisë sonë më të re, e plazmuar në qenien e në qenësinë e Kohës Sonë. Është ai zë i përbashkët që do ta quanim si empati të leximit (Theodor Lipps), në kërkim të publikut shqiptar të leximit, dhe jo vetëm atij shqiptar”, (faqe 217-224), ka theksuar brenda këtij libri, redaktori i librit Prend Buzhala, i cili është studuesi dhe kritiku më i mirë letrarë i krijimtarisë së gjithmbarshme të Musa Jupollit.

E gjitha, ka të bëjë me një autor, i cili që nga viti 1984 jeton dhe vepron në Paris të Francës. Musa Jupolli, ka krijuar profilin e vet krijues, ai i ka kultivuar të gjitha gjinitë letrare, poezi, prozën e shkurtër-tregimin, prozën e gjatë-romanin dhe herë pas herë ka shkruar edhe kritikë letrare të cilat ka arritur gjatë këtij viti (2023), t’i botoj në librin ARTI I KRITIKËS, (në bashkautorësi me Sh. Dibranin), duke kompletuar mozaikun e vet letrar. Nuk janë vetëm këto gjini letrare që i përmenda, Musa Jupolli është i njohur si gazetar, analist e komentuesi i zhvillimeve dhe ngjarjeje politike, ka shkruar ese politike, kulturore e letrare, autor i librave monografik e udhëpërshkrues, i librave dokumentues e historiografik. Me pak fjalë, ai është dëshmuar si udhëpërshkrues i mirë, trajektorja e të cilit flet për ngjarje e dukuri nga antikiteti e gjerë në të tashmen që po flasim. Prandaj është krejt normale dhe mbase e natyrshme që brenda librit ”KRIJIMTARIA LETRARE EMUSA JUPOLLITnga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj”, të kemi vlerësime nga fusha e kritikës dhe studimit letrar, urime e përkushtime lirike të cilat i dedikohen Njeriut-Krijues për veprat e tij, përkatësisht janë përkushtime për Vepra Letrare, të cilat në epiqendër të vlerësimit dhe përkushtimit kanë Musa Jupollin, si Njeri dhe si Autor!… 

KRITIKA QË KOMPLETONË PROFILIN KRIJUES 

Ndikimi i krijimtarisë letrare e publicistike të Musa Jupollit, ka tejkaluar kufijtë gjuhësor e etnik. Në mjaftë materiale shohim ndikimin e tij intelektual edhe në shtypin dhe mediat franceze, të cilat si shkrime janë përfshirë jo për të lartësuar vlerën e krijimtarisë së Musa Jupollit sa për të argumentuar në mënyrë faktike prezencën intelektuale edhe në shtypin francezë në një kohë rrëmuj nëpër të cilën kalonte atdheu ynë Kosova. Përkushtime lirike dhe poezitë e shumta janë pjesë e mazaikut të cilat dëshmojnë për ndikimin dhe afrinë intelektuale të Musa Jupollit me lexuesin dhe me krijuesit të cilët në momentet e caktuar kanë shkruar poezi dhe kanë uruar autorin për ndonjë vepër të arrirë, për ndonjë fjalë a moment që ka ngacmuar muzën e tjetrit kurse këtu në libër kanë zbukuruar jo aq vlerën sa profiloin krijues, anën e brendshme shpirtërore që ka krijuesi ynë, dëshmi e humanizmit kulturor që ka shoqëria jonë dhe Kombi Ynë në përgjithësi.

I gjithë materiali i përfshirë brenda këtij vëllimi ka arritur në masë të caktuar të kompletojë profilin krijues të Musa Jupollit. Shkrimet dhe kritikat e shumta trajtojnë krijimtarinë e autorit nga këndvështrime të ndryshme, sigurisht të shkruara nga çasti dhe rasti, në kohë të ndryshme dhe në arritje të caktuara, të cilat janë të shumta e të ndryshme dhe të shkruara nga një numër i madh i krijuesve tanë të njohur të cilët jetojnë në mërgatë, Kosovë e Shqipëri si dhe në viset tjera etnike. Por, jam shumë i sigurt se secilit lexues të kësaj vepre do t’i ngjallet kureshtja dhe interesimi për të lexuar ndonjë nga veprat e autorit sepse mozaiku i prezantuar zgjon interesimin e lexuesit, veçmas të studiuesve e të studentëve nga fusha e letërsisë dhe e studimeve gjuhësore. 

MOZAIKU I PREZANTUAR E ZGJON MUZËN E KRIJUESIT 

Në këto vlerësime kritike, padyshim vend meritorë zënë vlerësimet kritike të Prend Buzhalës, i cili më mirë se kushdo tjetër ka përcjell tërë krijimtarinë letrare e artistike të Musa Jupollit. Janë njëzet shkrime kritike për libra të ndryshëm kurse i njëzetë e njëti është ai në fund të këtij libri, të cilin Prend Buzhala e ka shkruar enkas për këtë botim, në cilësinë e redaktorit të librit. Ky volum vlerësues dhe studimor i Prend Buzhalës, shtrihet në faqet e librit, (7-57; 61-80; 217-224), dhe përbën pjesën kapitale të librit, prandaj këto kritika, kanë mundur fare lehtë të botohen edhe si libër studimor më vete. Përveç vlerësimeve kritike nga Prend Buzhala, janë përfshirë kritika të shumta nga autorë e studiues të letërsisë që e kanë kompletuar librin në fjalë. 

MOZAIKU I VLERËSIMIT KRITIK 

Me nga tre vlerësime kritike për librat e Musa Jupollit janë prezantuar, Mentor Thaqi e Kujtim Stojku, kurse me nga dy vlerësime të tilla kritike janë edhe: Pranvera Gjoni, Rexhep Rifati, Dava Nikolli, Gjergj Nikolla, Gjon Rroku dhe Shefqet Dibrani. Ndërsa me nga një shkrim kritik për libra të ndryshëm të Musa Jupollit janë prezantuar: Ibrahim Kadriu, Zejnepe Alili-Rexhepi, Migena Arllati, Tonin Nikolli,Milazim Kadriu, Reshat Sahitaj, Ndue Shabaku, Vjollca Shurdha, Ragip Dragusha, Dedë Shkurti, Anastas Nika, Ilaz Hysaj, Agim Jerliu e ndonjë tjetër. Po ashtu brenda librit janë botuar disa vlerësime të shkurtëra a ndonjë refleksion rasti nga: Fadil Hysaj, Fatmir Halimi, Abdi Pergjegja, Zhorzh Sand, Hazir Mehmeti, Lebibe Zogiani e Nexhat Maloku.

Këtij mozaiku vlerësues i shtohen edhe emrat e poeteve dhe poetëve të cilët me përkushtim për Musa Jupollin, kanë shkruar poezi. Me nga dy poezi janë: Tonin Nikolli e Kujtim Stojku ndërsa me nga një: Sabit Rrustemi, Pranvera Gjoni, Gani Xhafolli, Çun Lajçi, Mentor Thaqi, Fran Tanushi, Avni A. Neziri, Bajrush Zeka, Mentor Ejupi, Nikoll Ulndreaj, Sylë Bajrami dhe autori i përgatitjes së këtij libri Shefqet Dibrani. Po ashtu kjo panoramë tematike e shkrimeve për Musa Jupollin dhe krijimtarinë e tij është plotësuar edhe me disa emra dhe shkrime në gjuhën frenge nga autorët: Michel Crepu, Patrick Beaudouin, Olivier Mongin, Marion van Renterghem dhe nga Philippe Bicet, bashkë me disa vlerësime të marra nga Agjensionet, media dhe revista ndryshme në gjuhën frënge, mozaiku kritik duket serioz dhe mjaftë i kompletuar.

I gjithë ky bagazh kulturor e letrar, këto autore dhe autor, me vlerësimet e tyre, kanë shprehur admirimin për veprën letrare të Musa Jupollit, i cili me angazhimin e tij është bërë emër i dashur dhe i respektuar nga lexues dhe studues e kritik letrar të librit shqip, të cilët me qasjen që ia bëjnë krijmitarisë letrare e artistike të Musa Jupollit kanë sjell mendim sintetizues dhe vlerësim artistik, parë nga kënde dhe këndvështrimet e tyre vetanake, duke lartësuar opusin e tërësishëm të këtij angazhimi që kap një harkore kohore prej më shumë se sa tre dekadash duke krijuar një trekëndësh tematik: Autori – Lexuesi – Vlerësuesi !… 

EPILOG 

Dhe krejt në fund: Shënimi biografik dhe shënimet bibliografike për librat dhe prezantimet e shumta të këtij autori e kompletojnë opusin e krijimtarisë së tij dhe njëkohësisht japin një pasqyrë të këtyre vlerësimeve të gjithanshëm, të përfshira në veprën monumentale “KRIJIMTARIA LETRARE EMUSA JUPOLLIT”, parë “nga prizmi i autorëve shqiptarë dhe të huaj”. 

Dhjetor 2023.

Shefqet DIBRANI

Jeta juridiko – shoqërore e kolonive arbëreshe në Sicili

1

Zef  Chiaramonte,  Palermo

“Ogni diritto e imperio nostro sia, pertanto, sempre comune con te e i tuoi, niente sia da te diviso, niente seperato. Sia la potestà del regnare fra noi entrambi eguale, con pari bilancia e proporzione.”  

Ferrante I d’Aragona, Re di Napoli e di Sicilia a Giorgio Castriota 

Një pasdite qershori të vitit 1819 popullsia e Horës së Arbëreshëvet dolli nëpër rrugë e frikësuar nga tingëllimi i jashtëzakonshëm i kambanës së Kishës së Shën  Vidit e vetmja kishë latine në Horë (SCHIRÓ, 1923, C). Njerëzit të shqetësuar e pyetnin njeri-tjerin se çka kishte ndodhur. Burrat më të shpejtë e gjetën famullitarin latin pranë  kambanares, i cili me gjithë fuqinë që kishte e lëvizte lartë e poshtë tërkuzën e kambanës së madhe. 

 Çë streksi (ç’ndodhi), Zo’? 

  • Sosi, sosi ! Sot e para ngë kemi më grekë e latinë. 
  • Nga çë thua, urata jote, grekë e latinë kanë klënë çë nga qroji i (koha e) Kostantinit. 

    E pra… ç’i hin kjo kambanjatë: gratë e fëmijët janë trëmbër 

    skuna hirën Turqit! 

  • Ju e thom edhe një herë: çë sot e para ngë kemi më ne arbëreshë e ne litinj!”1 

Ku ishte shkaku i ngazëllimit kaq të madh të këtij prifti dhe çka donte të thoshte se më nuk do të ketë arbëreshë e litinj?    

Edhe pse prifti i kësaj kishe ishte jo-arbëresh (pra, latin ose liti), ai fliste patjetër arbërisht si edhe besimtarët e tij, sepse litinjtë që imigronin dhe vendoseshin te horët2 arbëreshe, perhere kanë mesuar te flasin arbërisht, si edhe sot e kësaj dite.  

Pra, per sa i përket përdorimit të gjuhës së komunikimit të përditshëm në mjediset arbëreshe gjithmonë ka qenë përdorur arbërishtja. Ndryshonte vetëm gjuha e Meshës, qe për arbëreshët ishte greqishtja dhe për litinjtë  latinishtja  

Kjo e tregon qartë ndarjen e banorëve të kolonive arbëreshe në dy kategori: në një anë Arbëreshët, që i gëzonin të drejtat e sankcionuara me marrëveshjet e ashtuquajtura Kapituj (LA MANTIA, 1904)  qysh nga fillimi i ardhjes së tyre në Sicili dhe të rinovuara shumë herë (zakonisht pas çdo ndryshimi të feudalit apo të dinastise mbretërore), dhe në anën tjetër, Litinjtë të cilët gjithmonë janë konsideruar si ardhacakë. 

 Pasi litinjtë, si ardhacakë, erdhën më vonë në mesin e Arbëreshëve, ata nuk kishin të drejtë të ushtronin funkcionet zyrtare dhe përfaqsuese të komunitetit, sepse këto të drejta ishin të rezervuara dhe të garantuara vetëm  Arbëreshëve qysh në fillim kur u vendosën këtu. 

Por, si të vertetohej nëse dikush i takonte njërës palë apo tjetrës, përderisa të gjithë flisnin arbërisht dhe i vetmi dallim ishte riti kishtar3?   

Arbëreshët, nen patronazhin dhe mbrojtjen e Selise se Shenjte, ata vazhduan ta ruajnë ritin lindor, dhe ta ushtrojnë shërbesën e shenjtë arbërisht4.  

Duke qenë se edhe ardhacakët e huaj që vendoseshin në mjediset arbëreshe, bashkë me gjuhën i merrnin edhe shumë tradita tjera arbëreshe, atëherë e vetmja mënyrë për t’i dalluar ishte  Dëftesa e Pagëzimit e cila jo vetëm se dallohej sipas ritit, por bartëte edhe disa implikime tjera… 

Pikërisht këtu qëndron edhe shkaku i ngazëllimit të famullitarit të kishës litire të Horës së  Arbëreshëvet. Pas kater  shekujsh, rrëzimi i sistemit feudal dhe ardhja në fuqi e ligjit të ri mbi krijimin e komunave, i bëri të barabartë litinjtë me arbëreshët! 

Prandai, prifti latin gëzohej se njëherë e përgjithëmonë do të pavarësohej nga kryeprifti arbëresh, kurse besimtarët e tij do ta fitonin të drejtën e votimit pasiv dhe aktiv në zgjedhjet e komunës së re të posalindur. 

Në fakt, Mbretëria e Dy Sicilive, e krijuar në vitin 1734 me renditjen e Mbretërisë së Napolit dhe Mbretërisë së Sicilisë si union dinastik i Borbonëve, e kishte shpallur Ligjin Organik mbi krijimin e Komunave5, pasi që në vitin 1812, baronët sicilianë ia kishin dorëzuar mbretit të drejtat e tyre feudale, dmth. administrimin e vendbanimeve. 

Ky ligj, i cili së pari kishte hyrë në fuqi në Mbretërinë e Napolit, më 1 janar 1818 u shtri edhe në tokat e Mbretërisë ultra Pharum, dmth. në  Sicili, ku u aplikua gjithandejna, duke u ballafaquar me traditat e ndryshme lokale eksistuese, shumë të ngulitura te popullsitë e ishullit dhe sidomos te vendbanimet arbëreshe. 

Me këtë ligj, shthurej në mënyrë përfundimtare piramida feudale e ndërtuar nga Normanët qysh kah mesi i shekullit XII,  kur pas një lufte të gjatë me emiratin arab të Sicilisë,  përfundimisht e pushtuan ishullin më të madh të Mesdheut dhe e shpallën shtet të pavarur të vetin.  

Normanët me politikën e tyre ekuidistante ndaj Bizantit dhe Perandorisë së Shenjtë Romake, e fituan titullin e Mbretit të Sicilisë nga duart e Papës së Romës. Kështu ata do ta ushtrojnë pushtetin e tyre mbi tere popullatën siciliane e cila perbehej prej tri etnish:  

          – greko-bizantinët, ku përfshiheshin edhe një bukur numër 

            arbërish nga epoka e fundit e shtetit bizantin, atëherë kur  

            Tema e Italisë, me Sicilinë, ishte në duar të Arbërve  

             (Shqiptareve) të cilët e administronin atë prej Durrësi, në  

             kuadër të isopolitisë me greket (Anna Komnena) 

           –  arabo-muslimanët si trashëgimi e emiratit të dikurshëm;  

           –  latinët si përbërje e popullësive të ardhura me Normanët. 

        Oborri mbretëror i Normanëve ishte i përbërë nga personalitete të perziera6 dhe ushtronte një tolerancë  shembullore, për të cilën flasin shumë autorë të kohës, sidomos udhëtarët arabë te udhëpërshkrimet e tyre. 

      Edhe sot, shumë objekte religjioze dhe rezidencat mbretërore normane si edhe bibliotekat e Krahinës Autonome Siciliane ruajnë mbishkrime, platé dhe kodikë të zbukuruar me vizatime e miniatura, të shkruara në tri gjuhë: greqisht, latinisht dhe arabisht, kurse në një pllakë mermeri e gjejmë edhe hebraishten7.   

      Në krye të piramidës së këtij shteti, sikurse te të gjitha shtetet tjera feudale, qëndronte mbreti, si zot e kryezot.  

Por në Sicili vepronte edhe një Parlament i përbërë nga një krah ushtarak dhe një kishtar, dmth. nga baskluftëtarët e familjes mbreterore, Altavilla, në njerën anë, dhe nga eprorët kishtarë nga ana tjetër.  

      Krahu kishtar ndahej në ipeshkëvi – të cilat u zëvendësuan menjëherë nga Normanët me elementin latin kundrejt elementit grek – dhe në manastire e arkimandri, pothuajse të gjitha të përbëra nga elementi grek, si trashëgimi i krishtërimit të mëhershëm bizantin në Sicili. 

      Midis krahut ushtarak dhe atij kishtar, Normanët i kishin zgjedhur qytetet më të rëndësishme si pronë personale të mbretit dhe të mbretëreshës, duke e krijuar të ashtuquajturin  Demanium, si pronë shtetërore. 

      Pozita juridiko-shoqërore e këtyre qyteteve, me privilegjet që gëzonin, me kulturën që lëvronin, me aparatin e Senatit të qytetit, etj., ishte shumë largë nga pozita ku ishin katandisur komunitetet agrare feudale: universitates ose terrae, dhe ku ushtroheshin gjithnjë angaritë e zakonshme mesjetare, ku tatimet paguheshin dyfish – edhe për feudalin edhe për oborrin mbretëror – ku nuk gëzohej asnjë e drejtë kundrejt obligimeve të shumta që i ngarkoheshin popullatës dërmuese, ku ai pakë ndriçim kulturor vinte, kur vinte, vetëm nga Kisha …  

       Pasardhësit e Normanëve: Svevët, Anxhuinët, Aragonezët nuk lëshuan pe nga shfrytëzimi i situatës ashtu siç e kishën trashëguar. 

       Qenë pikërisht Arbëreshët, në kohën e Aragonezëve, që e cenuan, edhepse tërthorazi, status quo-në juridiko-shoqëror të komuniteteve agrare në Mbretërinë e Sicilisë. 

        Ardhja e Arbëreshëve në masë dhe në mënyrë të organizuar, nga njëra anë krijoi benefite të kënaqshme për vendin i cili kishte nevojë për krah pune dhe për bujqë-ushtarë në shërbim të mbretit kur ky të kishte nevojë, kurse nga ana tjetër, ata ia dhanë grushtin e parë sistemit feudal, përmes pozitës së tyre të veçantë juridike, duke pretenduar: 

  • nënshkrimin notaril i marrëveshjeve midis feudalit dhe përfaqësisë arbëreshe; 
  • rrefuzimin e angarive; 
  • administrimin vetëqeverisës lokal, me zgjedhjen e zyrtarëve, siç ishin: përfaqësuesit e popullit, pra juratët, kapedani, mastro-noteri, bajuli, arkivari, kryeprifti dhe vikari kishtar; që të gjithë vetëm nga radhët e arbëreshëve e jo nga jashtë; 
  • priftërinë e garantuar arbëreshëve për ushtrimin e shërbesës së shenjtë të krishterë sipas ritit të tyre, që nuk përkonte me atë të popullsive përreth. Me kohë u pranua edhe prifti latin për popullsinë joarbëreshe që erdhi e banoi me ta. 

 Nga këto premisa del se:  

  • popullsia arbëreshe e Sicilisë ishte shumë kompakte, qofshinë himarjotë, epirotë, çamë apo koronezë;  
  • krerët (qefalitë) e tyre vazhduan së vepruari në mënyrë shembullore, kurse priftëria nuk del kurrë në pah dhe e merr fjalën vetëm për shërbesën e shenjtë, duke respektuar epitropinë laike sipas traditës kishtare lindore. 
  • tradita kishtare arbëreshe, pra, me gjuhën greke që përdorte në liturgji, e pati vënë në spikamë këtë popullsi të re në Sicili, në rend të parë për shkak të rëndësisë që iu kushtonte gjuhëve klasike Humanizmi dhe Renesansa.   

–   mënyra e ndërtimit të vendbanimeve arbëreshe, të qytezave të 

    tyre, stili dhe  struktura e tyre  ndikuan në ndërtimin e  të  

    ashtuquajturve  Qytete të reja ne Sicili8 , pa mure rrethuese dhe  

    me elemente mbrojtëse më moderne. 

  • një status juridiko-shoqëror jo më stricto sensu feudal, por i gërshetuar me elemente demaniale.  Kjo ndodhi më se miri aty ku Arbëreshët ishin strehuar, në shtete feudale të krahut ekleziastik, siç ishte Monreale.  Këtu arbëreshët patën mundësi të themelojnë kisha, spitale, shkolla, etj, dhe të ngrejnë stemën e vet, me tre kallinj ose me shqiponjën dykrenare, gjithnjë me shkresën S.P.Q.A.= Senatus Populusque Albanensis.  

     Ishte studjuesi anglez Denis Mek Smith (1971, ff. 245-246, 269) i pari që i pat shënuar pasojat e shkaktuara sistemit feudalo-mesjetar sicilian vendosja e organizuar e Arbëreshëve, në veprën e tij Storia della Sicilia medievale e moderna. Por atij, dhe shumë të tjerëve, u mungoi “koordinata e nisjes”.  

     Si është e mundur që një grup të ikurish, pa asgjë në dorë, të ketë pasur fuqinë për të gërvishtur një sistem aq të lashtë dhe me rrënjë shumë thellë të ngulitura? 

     Për ta kuptuar si duhet fenomenin, duhet pasur të qartë jo vetëm koordinatën siciliane, ashtu siç e kemi sintetizuar këtu, por edhe koordinatën e traditës dhe të vendit prej nga erdhën arbëreshët. 

     Cili ishte bek raundi i tyre? Me çfarë kapitali historik dhe me çfarë traditash vinin ata nga vendi i tyre dhe çfarë përvojë sillnin nga shteti i tyre modern siç e kishte ndërtuar Skënderbeu me rrjetin e tij aq të shtrirë diplomatik? Sa njohuri dhe përvojë  kishin  përvetësuar në shërbim të Venedikut, qoftë si ushtarë stradjotë, qoftë si përgjegjës të fortesave në More?9  Sa ndikoi mbi sistemimin e tyre përkujdesja e  perandorit Karli V dhe e Papatit? 

    Ndërlidhja e këtyre koordinatave ka munguar deri vonë, dhe prandaj historiografia mbi Arbëreshët e lëvruar nga arbëreshë dhe shqiptare, mbetet ende shumë e mangët, ngase studjuesit shqiptarë nuk ishin dhe nuk janë shumë te njoftuar me realitetin historik të Sicilisë (perkatesisht edhe te Kalabrise e te krahinave te tjera ku ka Arbereshe) dhe evoluimin e tij, kurse studjuesit arbëreshë nuk i kanë njohur mirë rrethanat shoqërore e kulturore të prejardhjes.  

    Duhet shtuar edhe faktin se në qasjen joshkencore të historjografisë mbi Arbëreshët ka ndikuar jo pakë edhe ideologjia komuniste e Shqipërisë dhe Kosovës nga e cila u ndikuan deri diku edhe vetë Arbëreshët. 

    Ndoshta Shqipërisë i nevojitej propaganda për të shpallur sistemin komunist enverjan si më të mirin edhe në mesin e Arbëreshëve në Itali? Ndërkaq që Jugosllavia titiste jepte verzionin e korruptimit të gjakut, kinse Arbëreshët, duke praktikuar endogamin me martesa gjithnjë brenda grupit etnik të vetin – gjë absolutisht jo e vertetë – tashmë janë të sëmurë dhe të çmendur! 

    Më vjen mirë të kujtoj këtu, dhe të vë në pah, kontributin e çmuar që kam përfituar nga vëllimi i dytë i Historisë së Popullit Shqiptar botuar para një dekade nga Akademia e Shencave të Republikes së Shqiperisë, aty ku një grup historianësh me vlerë dhe talent e kanë sqaruar si kurrë më parë situaten e Arbëreshëve para egzodit. 

    Duke u vendosur në Sicili, Arbëreshët vazhduan t’i gëzonin të drejtat qytetare edhe gjatë sundimit spanjoll, duke i dhënë shoqërisë së kohës përfaqësues nga rradhët e veta në të gjitha fushat dhe në postet më të larta, majde edhe deri te Inkuizicioni!10 

    Megjithatë, periudha më e lulëzuar për Arbëreshët ka qenë ajo e dinastise të Burbonëve (1734-1860). 

      Arbëreshët apo Shqiptarët e konsideronin shtetin borbon si të tyrin.  Ne fakt: 

  • Rexhimento Real Maçedone, pra garda mbretërore, ka qenë e përbërë vetëm me shqiptarë dhe arbëreshë; 
  • rritja e ekonomisë krijoi edhe tek arbëreshët një shtresë borgjeze të pasur, e cila, me rastin e zhvendosjes së selisë mbretërore nga Napoli në Palermo, si pasojë e veprimeve napoleonike, e përshëndeti ngjarjen duke e zëvendësuar kurorën simbolike te brezi i belit i zonjave arbëreshe me kurorën mbretërore burbone (CHIARAMONTE, 2007);  
  • Arbëreshëve iu dhanë dy kolegje studimesh të rangut universitar: në Kalabri dhe në  Sicili; 
  • iu dhanë, po ashtu, dy ipeshkëvi të veçanta, ndërsa tradita kishtare e arbëreshëve ishte mbajtur në konsideratë te veçante ne te dy kryeqytetet, në Napoli ashtu si në Palermo. 

       Thelbi i krejt kësaj, pra mënyra arbëreshe e vëtëqeverisjes, mori fund pikërisht me Ligjin Organik mbi lindjen e Komunave  që ua hoqi arbëreshëve privilegjet e mëparshme dhe i çoi ata në buzë të rënies, pasi bashkë me humbjen e privilegjeve, edhe ekonomia e tyre u dobësua. 

   Ligji, vërtetë e gëzoi tejet mase priftin e kambanës, por 

Arbëreshët, duke ia kthyer shpinën Burbonëve, praktikisht e prenë degën në të cilën rrinin! 

         Shteti i bashkuar italian, për të cilin arbëreshët patën merita të mëdha, me barazinë e tij moderne si postulat i demokracisë, i la mënjanë veçoritë e Arbëreshëve, kështuqë ligji i ditëve tona mbi mbrojtjen e gjuhës-pakicë, pa asnjë kujdesje drejt situatës ekonomike, na del porsi fleta e fikut që mbulon boshllëkun.  

(rielaborim i kumteses se mbajtur ne Prishtine gjat punimeve te Seminarit XXIII   Nderkombetar per Gjuhen Letersine dhe Kulturen Shqiptare, viti 1913)

                                                                                                       zef.chiaramonte@yahoo.it 

BIBLIOGRAFIA  

CHIARAMONTE, Zef.  Sinodi i 2004-it i Kishës Arbëreshe dhe çështja e gjuhës në liturgji   In: Universiteti i Prishtinës- Fakulteti i Filologjisë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare:23/1, Prishtinë, 2004, ff.123-128. 

CHIARAMONTE, Zef.  Simbole të krahasuara te brezi arbëresh i nuses. In: Universiteti i Prishtinës-Fakulteti i Filologjisë, Seminari Ndëkombëtar per Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare: 26/1, Prishtinë, 2007, ff. 117-128. 

CITTÀ NUOVE DI SICILIA: XV XIX SECOLO, a cura di Maria Giuffrè. Palermo: Vittorietti, 1979. 

COLLEZIONI DELLE LEGGI E DECRETI DEL REGNO DELLE DUE SICILIE. Napoli, 1817 

CUSA, Salvatore. I diplomi greci e arabi di Sicilia. Palermo,1881. 

KARPAT, K.  Gli Stati balcanici e il nazionalismo: l’immagine e la realtà. In: <Quaderni Storici>, v.84, n.3, ff. 678-425. 

LA MANTIA, Giuseppe. I Capitoli delle Colonie greco – albanesi di Sicilia dei secoli XV e XVI. Palermo: Stabilimento tip. Gianni, Trapani, 1904.  

RENDA, Francesco.  Storia della Sicilia dalle origini ai nostri giorni. Palermo: Sellerio, 2003 

RUSSO, Lia.  La Martorana: la chiesa di S. Maria dell’Ammiraglio a Palermo. Palermo e São Paulo: italo-latino-americana Palma, 1969. 

SCHIRO’, Giuseppe. Canti tradizionali ed altri saggi delle Colonie Albanesi di Sicilia. Napoli, 1923.  

SCIAMBRA, Matteo. Indagini storiche sulla Comunità greco-albanese di Palermo. Grottaferrata: tip. Italo-orienale S. Nilo, 1963. 

SCIASCIA, Leonado.  Morte dell’inquisitore.  Milano: Adelpphi, 1964. 

SMITH, Mc Denis. Storia della Sicilia medievale e moderna, Bari: Laterza,1971. 

____

Prof. Giuseppe Chiaramonte (Musacchia)
teolog, ish drejtor Biblioteke, perkthyes zyrtar i Prefektures se Palermos per Shqiptaret, 1991, dhe per Ministrine e Puneve te Jashteme ne rastin e ikjes se Kosovareve nga lufta dhe te vizites se Presidentit Ibrahim Rugova, 1999 

A ishte me të vërtetë Adem Jashari anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së? 

Sinan Kastrati, Suedi 

Kryesia e LPK-së në mars të vitit 1997 e nxori vendim dhe e bëri anëtar të SHPP të UÇK-së Adem Jasharin (M. K.).  

Hajdin Hasan Krasniqi- Breznica, mësues dhe njeriu i penës 

Saim Lush Ali-Tahiraj nga Belegu, njeriu i pushkës  

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ” Pse po rrejnë politikanët dhe ish ”udhëheqësit” e UÇK-së?”, 30 Nëntor 2023 

Adem Jasharin nuk e njoh, nuk e kam takua kurrë dhe nuk kam folur asnjëherë me te. Me Hamzë Jasahrin jemi takua e kemi ndejtur 3, 4 orë në një takim për organizimin e luftës. Takimi është mbajtur në Fabrikën e Municionit në Skënderaj, në qershor (korrik ?) 1991. Na ka pritur Osman Halit Haliti, jurist, vëllai i Enver Halitit, Hero i Kosovës me të cilin ishim shokë të studimeve katër vjet. 

Hamza ka punua me Osamnin në Fabrikën e municionit, që vendasit e quanin edhe ”Fabrika e barutit”, Filiala e Trepçës. 

Për takimet dhe mbledhjen për përgatitjen dhe organizmin e luftës e ku ishte edhe Hamza, dëshmitar i gjallë është Osman Halit Haliti, tash avokat në Skënderaj  

Saim Tahiraj me Muhamet Imerajn nga Isniqi. Padesh, Maj 1998

Hamzën nuk e kam njohur sa duhët por kam bindjen se Hamza ishte koka, truri i Familjes Jashari. Ademi, qysh shihet edhe në filmimet e pakta, Hamzës nuk i ka dalur përpara, ndoshta edhe pse ishte më i ri. Ai është ulur në krye të oxhakur të kullës. Hamzës i kishte hije neja, fjala. Ishte këngëtar i mirë e intrumentalist. I binte çiftelisë 

Për Hamzën e (Ademin) do të vazhdoj edhe nesër, bashkë me një letër të cilën ma dërgoj ish shoku i Hamzës i të cilët kishin këndua e më e kishin formua Shoqërinë Kulturo Artistike ”Municioni” në Skënderaj. 

Me Heroin Rrustem Bruçi nga Isniqi, Maj 1998, te C2 në kufi Shqipëri-Kosovë

Bisedë me dy veteranë ’), njëri mësues, njeri i penës e tjetri, njeri i pushkës: 

Hajdin Hasan Krasniqin dhe Saim Lush Tahirajn 

Më vjen keq që e përdora fjalën veteran për këta dy burra sepse fjala veteran është fëlliqur *) me këngëtarë/e, e luftëtarë (veteranë të rrejshëm) e ku jo tjetër. 

Dje bisedova me një nga miqtë e mi, Hajdin Hasan Krasniqin- Breznicën *). Hajdini është mësuesi i parë i diplomuar në Normalen e Prishtinës që punoi si mësue në katundin Breznicë, aty ku u lind dhe u rrit. 

Normalën, shkollëne profesionale të mësuesisë Hajdini e kreu në vitin shkollor 1967/68 dhe menjëherë fillon të punoi me ditar në dorë, bash si mësuesja Afërditë që është një sinonim i mësueses.  

Në vitin shtator të vitit 1971, mësuesit e shkollës së Breznicës shkojnë në vizitë në Shqipëri. Hajdini, si ish normalist shkon edhe në Normalen ”Luigj Gurakuqi” në Elbasanit, shkolla e parë e mësuesisë në Shqipëri. 

Ai tash jeton si plak pensionist me hallet e veta, me shëndet por nuk ndalet së punuari. Deri tash ka botuar 20 libra me vjersha dhe, ka gati edhe 2 libra të tjera me poezi dhe një tjetër me shkrime publicitike*) nëpër shtypin e kohës dhe në facebook.  

Saimi Lushi Alia- Tahiraj, ish luftëtar në vijën e parë të frontit, me krahun institucuonal, u u dallua qysh si nxënës në Gjimnazin ”V. Frashëri” kundër pushtuesit serb ndërsa pas demonstratave të vitit 1981 e deri më 1999 nuk u ndal. Ai doli në mal bashkë me trimat e Dukagjinit e të Kosovës, si Sali Çekaj, Rrustem Bruqin (heronj) por edhe me Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e luftëtarët të njohur e oficerët më të mirë të Kosovës, Kolonelët Ahmet Krasniqin e Agim Mehmetin. 

Saimi tash jeton në Zvicërr dhe kohën më të madhe pas punës e kalon duke i organizua shqiptarët e bashkë me ta mbledh ndihmanë shoqatën humanitare ”Sali  për skamnorë por edhe për ndriqimin e së kaluarës duke i ndihmua autorët e ndryshëm në botimin e librave, shfaqjen e filmave dokumentarëve për heronjët e rënë të Kosovës. 

Saimi ma dërgoi listën një material interesant dhe shumë të vlefshëm dhe emrat e ushtarëve të të dy grupeve që ushtruan në Surrel- Shqipëri, 1991. 

Me Hasan Hajdar Zukajn nga Belegu, Maj 1998, në Grykë të Jasiqit.

Materiali, marrëveshja 

Pas bisedave me presidentin Rugova në banesën e Imer Berishës në Zvicër, u mor vendimi që presidenti Rugova të bisedoi me presidentin Ramiz Alia për mundësinë e ushtrimeve ushtarake të të rinjëve nga Kosova dhe trojeve tjera shqiptare në ish Jugosllavi. Kjo ndodhi pas një vizite në Tiranë ku në takimin e presidentit Rugova me presidentin Ramiz Alia u arrit kjo marrveshje. Vendimin për lejimin e kazermave në Surrel, afer Tiranës e lëshoi Ministri i Mbrojtjes në atë kohë Perikli Teta. Përgjegjës dhe mbikqyrës i atyre ushtrimeve u caktua Halil Hyseni, Zëvendës Ministër i Mbrojtjes. U zgjodhën oficerët më të mirë të ushtrisë shqiptare për të trajnuar djemët nga Kosova. I gjthë ky proces shkoj përmes Pëfaqësisë së Republikës së Kosovës në Tiranë ku e drejtonte Ali Aliu dhe ndihmësi i tij, Zymer Berisha. Ushtrimet filluan dhe u mbajtën në muajt Tetor, Nëntorë të vitit 1991, në dy grupe. Ishte vërtetë një përzgjedhje shumë e qëlluar e djemëve nga të gjitha trevat shqiptare në ish Jugosllavi. Kjo u dëshmua edhe më vonë, me veprimet konkrete dhe aksionet guerile që ndodhën në Kosovë, që nga viti 1991 e gjerë në luften e hapur. Sot kemi shumë heronjë nga këto grupe si; Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Iljaz Kodra etj. Nga këto grupe dolën edhe komandantët më të mëdhenjë që komaduan njësitet guerile dhe luften e hapur në Kosovë, Iliridë dhe Kosovë Lindore. Kjo ishte bërtham kryesore mbi të cilën u ndërtua Ministria e Mrojtjes e Republikës së Kosovës. Po e rikujtoj se Sali Çekaj ishte komandandi i parë i grupit të armatosur prej 32 ushtarëve që pas ushtrimeve të grupit të dytë u futen në Kosovë. Me 75 kolashnikovë, me një sasi kogja të madhe municioni dhe bomba dore. Më 02.12.1992 kaluan kufirin e Shqipërisë e u futen në Kosovë dhe u shpërndan nëpër komunat nga vinin. Pas një jave filloi shpërndarja e armatimit. I pari që erdhi për furnizim ishte Adem Jashari dhe Xhafer Zenaj. Nga shtëpia jonë, shtëpia e Lush Ali Bajramit në Beleg erdhi Adem Jashari dhe Xhafer Zenaj. Ata morën 13 kallashnikovë me nga katër karikatorë të mbushur me fishekë. Ne, katër vëllezërit Tahiraj: Ismeti, Saimi, Samiu dhe Bajrami ja përgatitëm dhe dorzuam armatimin. Përgjegjës për pranim-dorzimin e armatimit ishte caktuar Sami Tahiraj. Me atë armatim filluan edhe aksionet e para guerile kunder punkteve dhe stacioneve policore, si në Podujevë, Prekaz dhe Deçan, të cilat nukë u ndalën kurrë por vazhduan deri në luften e hapur. Sali Çekaj ishte në kordinim direkt me profesor Aganin. Gjithashtu ishte në kordinim dhe kishte takime me Hajzer Hajzerin, Anton Kolen, Nik Gjeloshin, Ram Maraj, nga Ministria e Mbrojtjes. Për të gjitha këto ishte i informuar dhe kishte miratimin e plotë të Presidenti Rugova. Ku organizim i rezistencës së armatosur, formimi dhe ndërtimi i sistemit të mbrojtjes në Republiken e Kosovës, që nga viti 1991 e gjerë në përfundimin e luftës, u bë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes. Heroi Salih Çekaj është figura më autentike që e dëshmoi këtë. Ai filloj në vitin 1991 dhe pëfundoi me rënjen e tij heroike në Betejën e Kosharës si Komandan dhe Oficer i Ministrisë së Mrojtjes. 

Me Muhamet Imerajn nga Isniqi, Maj 1998, në Grykë të Jasiqit

Emrat e ushtarëve të të dy grupeve që ushtruan në Surrel- Shqipëri, 1991 

Grupi i parë: 

  1. Sali Çekaj
  2. Zahir Pajaziti
  3. Ahmet Hoxha
  4. Bashkim Leci
  5. Zymer Lulaj
  6. Kadri Gubetini
  7. Ismet Cerkini
  8. Antan Gjini
  9. Arsen Hamiti
  10. Fatmir Racaj
  11. Ibush Metushi

12.Agron Tushi 

  1. Fatmir Fejzullahu
  2. Hysni Mehmeti

15.Afrim Zena 

  1. Hysen Agushi

17.Vehbi Zeqiri 

18.Besim Shehu 

19.Ramir Ramadani 

  1. Halil Halili

21.Rustem Teneqja 

22.Ahmet Zeqiri 

23.Rexhep Luma 

  1. Minush Luma

25.Sedat Osmani 

26.Ramadan Pajaziti 

27.Shemsi Krasniqi 

28.Remzi Mehmeti 

29.Selai Hasani 

30.Agim Demnika 

  1. Ekrem Metoshi

32.Sami Hasani 

33.Sami Vishi 

34.Azbi Veliu 

35.Ali Guri 

  1. Musa Shabani

37.Ajet Shala 

38.Sejdi Sula 

  1. Milazim Miftari

40.Shaip Haziri 

  1. Fadil Begu
  2. Mefail Vishi

43.Shemsedin Sulejmani 

  1. Milaim Gerbeshi

45.Rexhep Ilazi 

  1. Islam Viseku
  2. Ilmi Topalli
  3. Ylber Topalli

49.Xhevat Qerimi 

50.Bashkim Thaçi 

51.Bajram Kadriu 

52.Shefqet Brajshori 

53.Bajram Miftari 

Grupi i dytë: 

  1. Adem Jashari
  2. Ilaz Kadriu
  3. Osman Ferizi
  4. Avni Zymeri
  5. Adem Maksuti
  6. Shaqir Salia
  7. Avni Rama
  8. Sami Tahiraj
  9. Shkelzen Gjonaj
  10. Naim Gubetini

11.Xhavit Gubetini 

  1. Lutfi Jonuzi

13.Ramadan Begu 

  1. Ilmi Peci

15.Shahin Bejtollahu 

  1. Hasan Ferizi
  2. Ejup Murseli
  3. Isa Xhaferri
  4. Naser Jakupi
  5. Jakup Limani

21.Sait Jashari 

22.Bujar Zeneli 

  1. Nazmi Bajrami

24.Beqir Saiti 

  1. Orhan Ibrahimi

26.Bujar Hazizi 

  1. Faton Gajtani

28.Shemsi Zeqiri 

29.Samet Rrahmani 

30.Adem Derguti 

  1. Muharrem Bobaj
  2. Ferat Çerkezi

33.Ahmet Berisha 

  1. Murat Jashari
  2. Ilmi Bajrami
  3. Fatmir Staveleci
  4. Nuri Bexheti

38.Shaip Azemi 

  1. Fikret Halili

40.Selman Rreci 

41.Kenan Kelmendi 

  1. Qenan Aziri
  2. Fadil Kadria
  3. Isuf Ismaili
  4. Ekrem Sheholli
  5. Dritan Restelica
  6. Fehmi Beqiri
  7. Hamdi Jaha
  8. Ymer Aliu
  9. Mehmet Breznica
  10. Jahi Zeqiri

52.Zenullah Voca 

  1. Halil Palloshi
  2. Faris Xhemaili

Bajram Lush Ali Tahiraj nga Belegu, vëllai i vogël i Saimit me djalin Shpëtinin, 1, 5 vjet në Kullën e djegur, Maj 2000. Në këtë Kullë është shprëndar armatimi dhe kanë pushuar e janë ushqyer burrat e trimat e Kosovës:Adem Shaban Jashari e Zahir Pajaziti

Korigjim i gabimeve dhe plotësim 

  1. a) Shtab?

Fjalën shtab jam mundua ta lidh me ate që Hashim Thaçi ka thënë, ”Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë “fshehurazi për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar” 

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998 e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, ka thënë ai”. 

Bajram Lush Tahiraj, shikon kullën e djegur. Beleg 2000

Për Hashimin jam shërbye besnikërisht nga portalet: 

“Prokurori i specializuar: Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë” 

https://www.dukagjini.com/prokurori-i-specializuar-hashim-thaci-erdhi-disa-here-fshehurazi-ne-hage/ 

“Erdhi e dëshmoi fshehurazi në Hagë”, Thaçi i kundërpërgjigjet Prokurorisë Speciale”, Gazeta Express, 04/04/2023 

hpëtimi, djali i Bajramit ”luan” me gëzhojën e predhës së tanksit serb, kalibri 120 ml. dhe gëzhojën e Pragës, kalibrri 32 ml. me të cilën ia kanë shemb e kallë kullën. Beleg , Maj 2000

https://www.gazetaexpress.com/erdhi-e-deshmoi-fshehurazi-ne-hage-thaci-i-kunderpergjigjet-prokurorise-speciale/ 

  1. b) Gjakovarët thonin: Po shkojmë në Gjakovë për me marrë vesh se shka pa nodh në Gjakovë, duhët:

Gjakovarët thonin: ”Po shkojmë në Pejë për me marrë vesh se shka pa nodh në Gjakovë”. 

  1. c) Pezhgja (shkruhët si gj, por ruhët shqiptimi si g +j), analaoge me fjalën i herëpashershëm, takimi i s +h, si sh por që ruhët shqiptimi si s +h etj.

Fjalën pezhgve nuk e gjeta në fjalor. E shpjegova qysh dita. 

Muret e Kullës dhe Oxhaku i Kullës së Lush Ali- Tahirajt nga Bege nuk u dorëzuan. Beleg, 2000

*) VETERAN m. 

Luftëtar i vjetër e me përvojë, atdhetar i vjetër, pjesëmarrës në shumë luftime e beteja kundër armikut; ai që ka qenë partizan e ka marrë pjesë që në vitet e para në Luftën Nacionalçlirimtare. Veteran i Luftës Nacionalçlirimtare. Konferenca e veteranëve të luftës. 

Njeri që ka punuar për shumë kohë në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore, punonjës i vjetër e me merita të mëdha në një fushë të caktuar. Veteran i shkencës (i arsimit, i shtypit). Veteranët e minierës (e ndërmarrjes). 

Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Luftëtar (atdhetar) veteran. Arsimtare veterane. Lojtar veteran. Ndërmarrje veterane. 

Hajdin Hasan Krasniqi me drejtorin dhe mësues të shkollës Normale ”Luigj Gurakuqi” në Elbasan, në shtator 1971

*) FËLLIQ kal. 

  1. E bëj dikë a diçka me baltë, me lyrë a me një gjë tjetër, ia prish pastërtinë; përlyej, ndot, ndyj; kund. pastroj. Fëlliqi rrobat (këpucët) me baltë. Fëlliqi duart me bojë. E fëlliqi ujin (ajrin).
  2. fig. E bëj me turp dikë, e turpëroj; i cenoj emrin e mirë, i vë njollë; bëj që bota ta marrë nëpër gojë për të keq. Nuk i fëlliq prindërit. Nuk e fëlliqi veten. Mos na fëlliq!
  3. jokal. Dal jashtë, bëj nevojën në rroba ose në shtrat, fëlliqem (zakonisht për fëmijët). Ka fëlliqur fëmija. Ka fëlliqur në vete.

E fëlliqi (e ndyu, e qelbi, e prishi, e rëndoi) gojën shih te GOJ/Ë,~A. Nuk e fëlliq (nuk e ndyj) dorën me dikë shih te NDYJ. Nuk e fëlliq (nuk e ndyn) pushkën me dikë shih te NDYJ. 

Hajdin Hasan Krasniqi, me mësuesit dhe shoqëruesit në bregdetin vlonjat, shtator 1971

*) Breznica (Obiliqi, Kastriot), ish komuna e Prishtinës 

Breznicë është një vendbanim në komunën e Kastriotit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Brezni. Breznica është një vendbanim… 

Hajdin Hasan Krasniqi me nxënës, si mësues në Mitrovicë

*) PUBLICISTIKË f. 

Tërësia e shkrimeve që trajtojnë çështje politiko-shoqërore të kohës në shtypin e përditshëm e periodik ose në botime të veçanta; letërsia që përfshin shkrime e vepra të tilla. Publicistika politike (filozofike). Në fushën e publicistikës. 

Hajdin Hasan Krasniqi, me mësues dhe përcjellësit në bregdetin vlonjat, shtator 1971

Për shkak të rëndësisë, temës që e kam marrë në shqyrtim, ndoshta vetëm një fragment nga gjithë ajo mori ngjarjesh por edhe natyrës së poertaleve, nuk dua të zgjatem por do ta vazhdoj edhe nesër, nëse mund ta përfundoj me Saim Tahirajn, Hamzë e Adem Jasharin, Major Haxhi Halitin, Sami Lushtakun e ndonjë tjetër. 

Malmö, 1 dhjetot 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Kalendar: 79 vjetori i lindjes së Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova  

 Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë 

-Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova: “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”…/ 

 PRISHTINË, 2 Dhjetor 2023/ Para 79 viteve,  në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, ka lindur Ibrahim Rugova, i cili kujtohet si Presidenti historik dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës. 

Tradicionalisht, përfaqësues institucionalë e politikë dhe qytetarë  i bëjnë homazhe Presidentit historik dhe vizitojnë familjen e tij. 

 Në veprimtaritë në Kosovë theksohet se  në lëvizjen për liri e pavarësi Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e popullit, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore. 

Që para më shumë se tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai. 

Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, para 34 viteve – në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci. 

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për Shtet Sovran dhe të Pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind, në 24 Maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdiednt i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik. 

Po në vitin 1992 kur u votua në zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare, Rugova për herë të parë si President i parë i Kosovës Ditën e Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorin e festoi në Vlorë në 80 vjetor. Nga Vlora dhe në festimet tjera e urimet nëpër vite të 28 Nëntorit Presidenti Rugova theksonte edhe mesazhin se Pavarësia e Kosovës është plotësim i Pavarësisë Shqiptare, “e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve”. 

“Në 28 Nëntor 1992 Presidenti Rugova qëndron në Vlorë në festimin e 80 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai realizon takime me Presidentin Sali Berisha dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar”, shkruaj nga faqe historie. 

Në 80 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, në 28 Nëntor 1992, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, uronte të gjithë shqiptarët në botë. 

“Një  URIM I MADH në këtë kremtim jubilar për të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera etnike dhe në diasporë, duke filluar nga Zelanda e Re, Australia, Evropa dhe Amerika, të cilët gjithmonë kanë qenë të lidhur me Shqipërinë dhe me trojet etnike shqiptare dhe me çështjen shqiptare”. 

Ky ishte urimi i parë për 28 Nëntorin i Dr. Ibrahim Rugovës si President i Kosovës i zgjedhjeve të para pluraliste të 24 Majit 1992. Presidenti historik Rugova ka uruar në një deklaratë ekskluzive të botuar me titullin “Shqiptarët sot janë më të bashkuar se asnjëherë”  në 28 Nëntor 1992 në ballinën e gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991, pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia okupatore të gazetës Rilindja – të vetmes së përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë. 

I zgjedhur president i Kosovës në zgjedhjet e para pluraliste, Dr. Rugova pas vizitës në Shqipëri në Nëntor për festën e 80 vjetorit të Pavarësisë, në Dhjetor 1992 shkoi në Bruksel, ku takohet me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lorens Igëllberger, i cili i shpreh mirënjohje Pesidentit Rugova si lider i popullit shqiptar për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Kosovë. Sekretari Amerikan i Shtetit Igëllberger siguroi Presidentin Rugova se nga shqiptarët nuk kërkohet që të heqin dorë nga objektivi i tyre për të ardhmen e Kosovës. 

Presidenti Rugova edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë e në shtetet e Bashkimit Evropian, kudo, fliste për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhja më e mirë dhe kompromisi i shqiptarëve. 

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. 

Forhåndsvisning av bilde

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova. 

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë para 29 viteve fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, si edhe në raste të tjera, falënderonte e vlerësonte shumë për informimin nga Kosova e për Kosovën. 

Forhåndsvisning av bilde

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë. 

Atë intervistë të parë me Presidentin e parë të Kosovës e zhvilloja në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova. 

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”. 
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova. 
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.  

Forhåndsvisning av bilde

“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”. 

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës. 
 “Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai. 
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. “Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.  

Forhåndsvisning av bilde

Në 11 Tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare. 

Presidenti Rugova në intervistë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”. 

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger. 

Forhåndsvisning av bilde

 Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të 28 Nëntorit 2002, derisa në atë kohë kur isha kryeredaktor i gazetës historike në fund të dhjetorit 2002 zhvilloja intervistën ekskluzive për Rilindjen festive të Vitit të Ri. 

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë në Prishtinë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. 

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte Rugova në intervistën ekskluzive që zhvillova në prag të Vitit të Ri 2003 për gazetën Rilindja. 

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual. 

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”. 

Forhåndsvisning av bilde

Edhe tani dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës. 

 Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”. 

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit. 

Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”. 

 “Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët. 

Forhåndsvisning av bilde

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova në intervistën eksluzive që në ballinë të gazetës Rilindja kishte kryetitullin: “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”. 

“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova. 

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte: 

“Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”. 

Me rastin e pritjes që më bëri dhe intervistës ekskluzive në prag të 12 Shkurtit 2005 – ditës së 60 vjetorit të gazetës Rilindja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues e Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës. 

 Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005.
 “Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Ibrahim Rugova u shua në 21 Janar 2006. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës.  

NGA ARKIVI – Shkrim në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, 22 Janar 2006:  

 PIKËLLIM I MADH NË CERRCË, TEK MOLIKA E MBJELLË NGA IBRAHIM RUGOVA

– Nga Behlul Jashari –

     PRISHTINË, 22 Janar /ATSH/ - Pikëllim i madh ka rënë në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, në Cerrcë të Istogut, te molika që ai kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë, kur ishte tetë vjeç. Presidenti Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, molika vazhdon të rritet në vendlindjen e tij edhe pas 53 vjetëve.
     Rreth asaj molike u tubuan njerëzit e fshatit, sapo morën lajmin për vdekjen e Presidenti dhe si në një vend të bekuar qëndrojnë të bashkuar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 30 orë nga lajmi i hidhur. 
     “Me duart e veta e pat mbjellë këtë molikë”, thotë xhaxhai i Ibrahim Rugovës, Ali Rustë Rugova, njeriu që e rriti dhe e shkolloi dhe që sot pret ngushëllime. “A ende e paske molikën time?”, e kishte pyetur Rugova i lumtur xhaxhain  në vizitën e fundit që i bëri vendlindjes.
     Në luftën e fundit, forcat serbe dogjën e rrënuan shtëpitë e familjes Rugova. Aliu tregon me dorë andej ku tani nuk ka më shtëpi dhe thotë: “Në këtë vend ka lindur Ibrahimi, këtu e kemi pasur truallin e shtëpisë”.
     Por historia e familjes Rugova është edhe më e hidhur. Vetëm një muaj pasi lindi, foshnja që e kishin quajtur Ibrahim, mbeti pa babanë: Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944, ndërsa më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë, Ukë Rugovën dhe gjyshin, Rustë Rugovën. Ky i fundit ishte luftëtar i njohur kundër grupeve çetnike që kishin depërtuar gjatë Luftës II Botërore në krahinën e Rugovës.
     “I kanë vra në Kullën e Popit. I vrau OZNA, UDB-ja. As sot nuk ua dimë eshtrat”, tregojnë njerëzit e familjes Rugova. Më e moshuara e Cerrcës, Rabë Rugova, mbi njëqind vjeçe, tregon edhe histori të tjera. “Uka, babai i Ibrahimit, ka pasë lindë pas gjashtë vajzave dhe ishte gëzim i madh për familjen e farefisin. Kur Ukën e vranë, për Ibrahimin u kujdes vëllau im, Aliu, si për djemtë e vet”.
     Në Cerrcë tregojnë se plaka Rabë shpesh çohet edhe natën dhe e puth fotografinë e të nipit, President i Kosovës. Tregojnë edhe histori të tjera. Tregojnë se tek i biri, Uka, Ibrahim Rugova ka përtërirë emrin e të atit, Ukës së vjetër. 
     Bashkë me të tjerët, pret ngushëllime edhe Ajet Hasanaj, shok i fëmijërisë dhe i shkollës i Ibrahim Rugovës. “Ibrahimi ishte i gjithë Kosovës”, flet ai me dhembje të madhe për humbjen e madhe. “Kosova do shkojë përpara edhe pas Rugovës, se ka veprën e tij të madhe.

Ibrahim Rugova do mbetet përgjithmonë President i Pavarësisë së Kosovës”, thonë njerëzit në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit Rugova.
/pas/s.s./ 

Faik Konica, shkrimtarit Guillaume Apollinaire : “Kam vetëm këtë gjë të përbashkët me Stendalin…” (Letra origjinale e 20 nëntorit 1904)

Faik Konica (1875 – 1942) – Stendhal (1783 – 1842)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Dhjetor 2023

Në veprën “Guillaume Apollinaire. Correspondance. I Lettres reçues. XI K-La.”, gjejmë një letër të Faik Konicës drejtuar Guillaume Apollinaire me 20 nëntor 1904, në të cilën atdhetari shqiptar i rrëfen asokohe ndër të tjera diçka që kishte të përbashkët me shkrimtarin e shquar francez Stendhal (Henri Beyle). Këtë letër, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Lincoln Cottage,

Garfield Road,

Chingford, (Essex)

20 nëntor 1904. 

20 nëntor 1904. 

Mik i shtrenjtë, 

Ju detyrohem shumë për përkthimin në italisht. Është pak i përmbajtur dhe përmbledhës, por e plotësova dhe ia dërgova gazetës që duhet ta botojë. 

A morët një vëllim të vogël për “Gjuhët” që sapo kam botuar ? Kam dashur, duke mos ju paralajmëruar fare, t’ju bëj një surprizë të vogël : E shihni që punoj, pavarësisht dembelizmit që shfaq ! – Këta formulime ishin padyshim shumë të gjatë për t’u shfaqur pa formën e një artikulli : prandaj m’u desh t’ia besoja një librari. Unë nuk isha i kënaqur me botimin, por ju e dini tiraninë e botuesve ! Në momentin e fundit, unë përvetësova një emër tjetër për këtë studim : kam, si Stendali, një monomani për maskimet; madje është e vetmja gjë, mjerisht ! që kam të përbashkët me këtë shkrimtar të madh. Esenë time ua dërgova disa kritikëve, shkrimtarëve dhe revistave. Meqë ra fjala, a vazhdon të shfaqet “l’Ermitage” ? dhe cila është adresa e këtij periodiku ? Do të doja të dërgoja një kopje. 

Shkrimi juaj për Aladron dhe paraardhësin e tij shpirtëror bëri shumë bujë. Pati një jehonë deri në Amerikë. 

Miku im Paul Nocquet ka filluar të jetë shumë i njohur në Shtetet e Bashkuara. Ai sapo ka bërë një bust të zonjushës Bell, vajzës së shpikësit të telefonit. Ai është i kërkuar në sallonet e miliarderëve. Sa shpata skerme kam thyer me të, në stërvitjet tona të skermës në Bruksel ! 

Më dërgoni lajme për shëndetin tuaj, mik i dashur, dhe më besoni në përkushtimin e të mirës tuaj. 

Fk. B. Konica 

P.s. Ndoshta së shpejti do të bëj një udhëtim në Aix, për të çuar atje zonjën F.B.K., e cila më ka kërkuar që t’ju dërgoj të falat e saj. Ajo ka zhvilluar një pasion të madh për gjuhën hinduite (hindu), dhe unë po shkruaj një gramatikë për të.

Nivel alarmant i pasigurisë!

0

Florim Zeqa 

Gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës më bëri pershtypje lulja me ngjyrë të portokallt në kostumet e deputetëve, e vënë në shenjë të muajit kundër dhunës gjinore!

Bazuar në këtë simbolikë, krijohet përshtypja sikur ne jemi vendi më i lirë dhe më i avancuar në botë, por fatkeqësisht realiteti po na e thote të kundërten!

Jeta e njeriut në Kosovë kushton më pak se 50 cent   

Edhe pse nuk ka instrument për matjen e çmimit të lirisë, tashmë të gjithë e kemi kuptuar se liria është shumë e shtrejnt për ta fituar, por akoma më e vështirë për ta mbajtur atë!

Po ashtu e kemi kuptuar se varësisht nga çmimi, e kemi edhe kualitetin e lirisë.

Por akoma nuk e kemi kuptuar, cili është çmimi i jetës së njeriut në Kosovë 24 vjet pas çlirimit!

Ajo çka është më shqetësuese për secilin që jeton në Kosovë, sigurinë e qytetarëve asnjëherë nuk e kemi pasur në nivel kaq të ulët!

Niveli alarmant i pasigurisë së jetës së qytetarëve, është bërë tema më e diskutueshme e përgjatë vjetëve, muajve dhe ditëve të fundit!

Prandaj, (pa) siguria e qytetarëve është tema më e diskutueshme edhe gjatë këtyre ditëve.

Nëse shiqohet nga këndvështrimi i numrit (të madh) të vrasjeve përgjatë muajve dhe ditëve të fundit, ku afërsisht në çdo të dytën javë ndodhë një vrasje në Kosovë, atëherë këtu kemi një shpërputhje enorme të “çmimit” aktual me vlerën reale të jetës së njeriut në rrethana normale.

Kjo po ndodhë si rezultat i mosndëshkimit të vrasësve, si pasojë e moszbulimit të rasteve nga ana e organeve kompetente të drejtësisë.

Sikur jemi mësuar të dëgjojmë në vijimësi konstatimet e organeve të rendit; “hetimet vazhdojnë”, për të mos u zbardhur asnjëherë rastet e vrasjeve!

Rëfreni “hetimet vazhdojnë”, është bërë fyes dhe irritues për qytetarët e pambrojtur të vendit tonë.

Përderisa vrasjet misterioze nuk zbulohen kurrë, vrasjet “ashiqare” dënohen në mënyrë simbolike ose nuk dënohen fare!

Kështu, kostoja e vetme që vrasësit paguajnë mbetën plumbat e hargjuar në trupin e njeriut.

Kjo i bie, varësisht prej rrethanave të ekzekutimit, vrasësi mund të shpenzoj minimum 0.50 cent, aq sa kushton një projektil (plumb) në tregun e “lirë” të shitblerjes së armëve dhe municioneve në Kosovë.

Kaq kushton sot jeta e një njeriu në Kosovë, në vendin e “lirë dhe demokratik”!

Kthimi në ligjet e vjetra kanunore

Një situatë e pasigurisë së jetës së njeriut në Kosovë, qytetarët e vendit i ka detyruar që t’iu kthehen ligjeve të vjetra kanunore dhe masave tjera alternative mbrojtëse.

Mosfunksionimi i aparatit shtetëror, ligjeve dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi, ka ndikuar në rritjen e numrit të vrasjeve, ku si pasojë, kemi rikthimin e hakmarrjes (gjakmarrjes), dukuri tepër shqetësuese dhe e përhapur në vendin tonë.

Mungesa e sigurisë në vend, qytetarët e varfër të këtij vendi, i ka detyruar që krahas sigurimit të kafshatës së gojës, të sigurojnë edhe një mjet mbrojtës (armë) për familjet e tyre, ngase shteti nuk po është në gjendje të siguroj qytetarët!

Kjo ka bërë të rritet numri i armëmbajtejeve pa leje, të cilat për pasojë kanë rritjen enorme të vrasjeve në Kosovë.

Një situatë e tillë duhet të jetë shqetësim për të gjithë, por në radhë të parë për mekanizmat e sigurisë, të cilët janë të obliguar ta bëjnë sigurinë e qytetarëve.

Nëse nuk merren urgjentisht masa në përmirësimin e aspektit të sigurisë në vendin tonë, atëherë situata mund të bëhet edhe më alarmante.

Kështu siq është kapur drejtësia nga klasa e papërgjegjshme politike, nesër mund të kapet shteti nga vrasësit dhe kriminelët.

Kur do që të ndodhë kjo, atëherë nuk do të flitet më për koston e jetës, por për koston e ikjes nga Kosova!

Vrasja e nënës së re në Prishtinë, alarm i kuq për Qeverinë

Pothuajse nuk kalon një ditë e vetme pa ndodhur një dhunë, një vjedhje, një plaçkitje apo vrasje në Kosovë! Jemi kthyer nga një shoqëri e kulturuar në një shoqëri të dhunshme dhe kriminale.

E kur krijohet perceptimi i qytetarëve që shteti është jonfunksional, trimërohen hajdutët, banditët dhe kriminelët, gjë e cila ndikon në rritjen e kriminalitetit dhe shtimin e pasigurisë së qytetarëve. Rastet e fundit, njëri në Suharekë në pikë të ditës dhe rastet e natës së parmbrëmshme në Prishtinë, ku brenda një ore ndodhen dy vrasje, janë tepër shqetësuese për qytetarët e pambrojtur.

Është pak më tepër se shqetësuese ajo çfarë është duke ndodhur në vendin tonë dhe këto duhet të jenë alarm i kuq për Qeverinë dhe të gjitha institucionet e sigurisë për ndërmarrjen e veprimeve urgjente, për të parandaluar dukurinë e vrasjeve, vjedhjeve dhe plaçkitjeve, dhunës gjinore dhe shoqërore në përgjithësi.

Nuk është e mirë, por do të ishte e keqja më e vogël sikur të kishim vetëm dhunë në baza gjinore. Pasi, dhuna e gjinisë së njëjtë apo asaj mashkullore është në nivelet më alarmante në këto vjetët e fundit.

E quajta dhunë mashkullore, për faktin se ata që shkaktojnë dhunë dhe vrasje për motive të ulëta nuk nuk janë burra dhe as nuk janë trima. Pasi një revole e futur në bel, është një djallë në trupin e njeriut, i cili i ngacmon shqisat më negative në shpirtin e njeriut.

Për çfarë sigurie bëhet fjalë, kur njerëzit vriten dhe grabiten në shtëpitë e tyre, vriten në vendin e punës dhe biznesin e tyre, vriten në rrugë dhe sheshe, vriten në spitale, vriten në institucione dhe vendet e sigurisë së lartë (burgje) apo në dorën e shtetit! Në shtetin ku drejtësinë e ndan “Maliqi” dhe jo Ligji, atëherë drejtësinë e merr në dorë djalli dhe keqbërësi, ndërsa për njerëzit e ndershëm shteti nuk mbetet më vend për të jetuar!