Kreu Blog Faqe 925

Majlinda Bregu: A mund të vendoset një kosto për njerëzit që largohen nga rajoni? Në një farë mënyre, po, mundet!

0

Sekretarja e Përgjithshme e RCC flet për kapitalin njerëzor dhe ikjen e trurit të të rinjve, në edicionin e ri të #TalkingPoint 

Ballkani Perëndimor renditet ndër disa prej ekonomive më të prekura nga ikja e trurit, me pritshmëri për të humbur rreth një milion të rinj në dekadën e ardhshme. Njerëzit që largohen nga rajoni jo vetëm që përbëjnë rrezik për disponueshmërinë e fuqisë punëtore, por gjithashtu janë kërcënim shtesë ndaj kujdesit shëndetësor dhe sistemeve të pensioneve në rajon. Nëse këto parashikime do të realizohen, Ballkani Perëndimor mund të bëhet shumë shpejt një rajon i plakur, duke na bërë të kemi nevojë të vazhdueshme për burime shtesë. 

Në këtë edicion të #TalkingPoint, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu flet për kapitalin njerëzor dhe të gjitha pengesat që pasojnë prej ikjes masive të trurit të Ballkanit Perëndimor, duke hapur kështu një diskutim se çfarë mund të bëhet, në nivelin personal dhe atë institucional. Fillimi mund të jetë krijimi i një mendësie të re për migracionin, rishfrytëzimin e emigrimit, por edhe krijimi i politikave të reja kombëtare dhe rajonale rinore, të krijuara për të çmuar dhe vlerësuar edhe më shumë njerëzit e rinj dhe të aftë nga rajoni ynë. 

“Numrat e vështirë s’është e lehtë të arrihen, por ja që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë ndër më të prekurat nga ikja e trurit. Sot, rreth një e pesta e popullsisë së lindur në Ballkanin Perëndimor jeton jashtë vendit. Në pesë vitet e fundit, popullsia në moshë pune në Ballkanin Perëndimor u zvogëlua me më shumë se 400.000 individë.

Ndërkohë që ka flukse në rritje të emigrantëve kudo, hapi dhe intensiteti i ikjes së trurit të të rinjve, e rendit rajonin tonë ndër kryesuesit e ikjes së trurit në botë, duke sjellë si pasojë parashikime të mundshme të humbjes në dekadat e ardhshme, nga një e katërta deri në gjysmën e qytetarëve tanë të rinj të aftë dhe të arsimuar. 

Ne i dimë të gjithë faktorët që po nxisin ikjen e trurit të të rinjve. Që nga papunësia e lartë, varfëria, deri dhe tek përjashtimi prej mundësive. Ne i dimë gjithashtu edhe faktorët tërheqës, drejt Europës, është afërsia gjeografike por edhe politikat pritëse për emigrantët e aftë për punë nga vendet e BP-së, në disa vende anëtare të BE-së. Por unë dua ta shtroj këtë histori nën një këndvështrim tjetër. 

Sa na kushton në të vërtetë kjo? A mund të vendoset një çmim për njerëzit që largohen nga rajoni? Në një farë mënyre, po, mundet. Mesatarisht, kostoja e arsimit të lartë për person varion nga mbi 18.000 euro në Shqipëri deri në 34.000 euro në Serbi. Në të njëjtën kohë, Bosnja dhe Hercegovina për shembull shpenzon më shumë se 50 milionë euro në vit për edukimin e profesionistëve në fushën e shëndetësisë, disa prej të cilëve mund të përfundojnë duke punuar diku tjetër. A do të vazhdojë Ballkani Perëndimor të prodhojë fuqi punëtore falas për të tjerët, apo do të krijojmë një mjedis që të rinjtë tanë të zhvillohen në vendin e tyre? 

Çfarë mendon rinia për të gjitha këto? Edicioni i sivjetshëm i Balkan Barometrit pyeti të rinjtë për fushat prioritare ku ata besojnë se qeveritë duhet të kushtojnë më shumë vëmendje. Mundësitë e punësimit u theksua nga 47% e tyre, 38% përmendën arsimin dhe 26% renditën sigurinë si prioritet kryesor.  Barometri zbuloi gjithashtu se 70.6% e të anketuarve të moshës 18-25 vjeç mendojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Nëse këto synime realizohen, Ballkani Perëndimor mund të bëhet shumë shpejt një shoqëri e plakur. 

Pra, çfarë mund të bëjmë? Rajoni ka nevojë për lëvizje të shpejtë, duke qëndruar më kembët në tokë. Disa mendojnë se krijimi i një narrative pozitive që do të ndryshonte nocionin e ikjes së trurit si një humbje kombëtare, vlerësimi i diasporës dhe ripërdorimi i emigrimit, mund të jetë një opsion i mirë. Ne mendojmë se një mjedis i favorshëm është i domosdoshëm, pasi njerëzit duan të jenë aty ku ndihen të vlerësuar dhe ku kanë kapacitetin e plotë për të ofruar vlerë. Kur njerëzit e kanë këtë, ata qëndrojnë”, tha Bregu.

Video: https://www.youtube.com/watch?v=ee0D_248MEw&t=1s

Olsi Jazexhi, antishqiptari i madh provokon me islam në “Kojshia Show” të Sadri Imerit

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
SADRI IMERI DHE KOJSHIA SHOW…
___
Ky vlerat e kombit janë më pak se hiqi. Kombi Shqiptar u burgosë në hije, por triumfon injoranca islamike në “Kojshia Show!
Sadri miku!
Dialogu midis nësh dukët dhe duhet të fillon. Kjo është një gjë mirë. Dhe kjo wshtw, më në fund, gjë e domosdoshme për çdo shqiptarë që ka gjak shqiptari.
Shëmbullin më të qartë të kësaj të vërtete afron ajo racë e nënshtruar dhe asimiluar duke mos përdorur kulturën, gjuhën dhe historinë e tij.
Prishja racore janë shkaqet e vetme që kanë sjellë rënien e qytetërimit antikë Iliro – Shqiptar, pasi kombët nuk shkatrrohën kurr nga lufta, por nga humbja fuqive rezistuse, të cilat nuk janë karaktristikë gjakut të pastër racor Iliro – Shqiptar.
Në këtë botë, gjithçka që nuk i përket racës së pastër është dëstinuar të humbë. U përfshinë në përzirje racash me grek, serb e afroaziatik, dhe e humbën aftësin krijuse e kulturore deri sa në fund, u bërë merndërisht, por edhe fizikisht, më tepër të ngjashëm më pushtusit shekullor të nënshtruar deri në ditët e sotit.
Respektojeni këtë unikalitet.
Kjo është ajo që duheni ta bëni Ju Z. Sadri IMERI.
Kjo thirrje nuk është armiqësi, këtë duhet ta kuptoni. Duhet të përpiqemi e gjithë kultura e jonë, i tërë modeli i qytetërimit duhet të funksionojë pa u penguar nga këta përbindësha si OLSI JAZEXHIU e Nuri Behxheti. Nëse ndonjë funksionar i lartë politik apo islamistë i keqpërdor ligjet në parlament, nëse ndonjë funksionar i lartë fetar i keqpërdor ceromonitë fetare dhe mësimet fetare për të plagosur apo për ta sakatosur kombin e vetë.
Kundërshtarët e tij nuk duhet të ndjekin të njëjtën rrugë por duhet ta luftojnë me të njëjtat armë. Pavarësisht se mund të jetë e pakëndëshme për pjestarët e saj të veçant. Si kundërshtar e këtyre dukurive negative:
“Shqiptari duhet të jetë me të vërtet luftarë për demokraci dhe duhet të bëjmë diçka që të mos e harrojnë kollaj këta përbindësha si Olsi Jazexhiu e Dr. Nuri Behxheti!”.
Duke folur në përgjithësi, nuk duhet të harrojmë se qëllimi më i lartë i ekzistencës shqiptare nuk është mbajtja e shtetit qeverisës, por ruajtja e kombit tonë nga renegatët apo kopukët otomanonostalgjikw, i marrur nëpër këmbë disa herë. Mjafton të dim se çfarë pamje duhet të ketë Dardania dhe duhet të synojm t’i japim shtetit më të mirën nw emisonet tuaja “Kojshia SHOU”.
Prandaj, sintagma e madhe e Islamit Radikal, e krijuar nga armiqtë e kombit shqiptar, nuk duhet, patjeter, nuk duhet të bëjë pjesë, në fjalorin dhe në emisonet tuaja “KOJSHIA SHOW”. Ky është realiteti që nuk mund të fshihesh në emionet tuaja. Por, askujt në Ilirid, Shqipëri e Dardani nuk i bie ndërmende ta njoh nga afër shkatërrimin e kombit shqiptar. Islamistët e tërbuar parapëlqjnë të flasin në mënyrë romantike mbi gëzimin që jep fundamantalizmi islamik duk i qoroditur trutë e dhjtëra mijëra shqiptarëve musliman fanatikë, gjysëm analfabtë e kronik, të cilët e shohin më shumë dyshim kuturën shqiptar. Sipas këtij këndvështrimi mbi kulturën shqiptare, hoxhallarët janë pothuajse gjithmonë djalli vetë.
Olsi Jazexhi, shqipfolësi nga Tirana, provokon shqiptarët me tregishtin serb nga i ashtuquajturi monument i Betejës “serbe” të Kosovës afër Prishtinës
Psikologjia islamit radikal, përkatësisht, Olsi Jazexhiut, burimet e vërteta të albanofobisë duhet kërkuar në shpirtin njerëzor të Olsi Jazexhiut, dr. Nuri Behxhetit dhe jo te ekonomia. Dhe jo më tej, shpjegimin e fundamntalizmit duhet kërkuar në albanofobinë tejskajshme, në Dr. Behxhetin që Jazexhiu gjen kur kryen një mizori gënjeshtrash, tradhëti, në shpërbërjen e “kombit shqiptar” – pikërishte tek këta dhe (në shtetin artificial Turk ose anasjelltas në mungesën kompetncës mbi faktorët fetar e politikë të Bikut dhe tw fundamnetalizmi radikal.

Lufta mbrojtëse e Shqiptarëve me Gjergj Kastriotin kundër Perandorinë Osmane, islami dhe mizoritë pushtuese

0
Islam Idrizi
Nga: Pal Idrizi
___
Përse Perandoria Osmane, ishte në gjendje të shtypte çdo forcë, çdo grup apo individ që do të përpiqej të kthente identitetin e Arbërit?
Si shumë të tjerë, them edhe unë se për t’iu shmangur të pavërtetave, përqarjes nga e cila vetëm armiqt përfitojnë, ne duhet të kthehemi mbrapa, shumë mbrapa në kohë, në mënyrë që ne të kemi më lehtë, për të nxjerr të sigurtë hapin, drejtë së ardhmës. Ne, kombi ynë kemi trashiguar vlera të pakontestueshme.
Në fakt jemi të BEKUAR. Lindur e rritur me çdo gjë që na lidh neve si komb, me rrënjët pellazgo ilire. Trungu ynë, si një trup i vetëm ku ne gjejmë përveç lavdisë edhe ngrohtësinë dhe sigurinë. Qe dhe mbetet epoka e artë e Arbërit, sidomos koha kur kur shteti i ynë arbëror kishte në krye atin e shenjtë, të pathyeshmin, Gjergj Kastrioti.
-Gjithçka qe kemi ne sot, krenohemi, lartësohemi dhe identifikohemi përmes kulturës, gjuhës e gjakut, simboleve që na përfaqësojnë, zakoneve e veshjeve tona të lashta e të bukura e deri tek veglat muzikore, dorshkrimeve të pakta por të një rëndësie të veçant, tekstet dhe interpretimet magjike që nuk ngjasojnë me asnjë etni tjetër. Të gjitha k’to, falë paraardhësve, vlerave që lan pas.
Ne mbijetuam përmes këtyre vlerave, si pasardhës të tyre.
Gjakë nga gjaku i Arbërit
Gjuha e Arbërit
Simbolet e Arbërit
Flamuri i (Gjergj Kastriotit) Arbërit
Shqiponja e Arbërit
Hapsira, tokat e tij, ku frymon e jeton gjithçka, falë Epokës së artë të Arbërit. Betejat e pafund‘me për të ruajtur tokat, nderin, kulturën e paraardhësve Pellazgo-Ilire, e kush më mirë e bëri se Arbërit?
Gjithçka kemi sot, falë epokës së lavdishme të Arbërit.
Besëlidhja e Princave të Arbërit
Historia e Arbërit Arbërit, kulturën e gjuhën, tokën (edhe pse të t’kurrur, kujto Gadishullin Ilirik, zot i saj ishin ilirët) e besimin në krishterizëm e kishin të trashiguar nga ilirët.
Prandaj, ata nuk heçën dorë nga trashigimia kulturore e të parëve. Arbërit sfiduan superfuqinë e kohës Perandorinë Osmane dhe e mposhtën, për një çerek-shekulli, siç bënë paraardhësit Ilir kundër romakëve dhe të tjerëve.
Arbërit nuk pranuan as gjuhë e as kulturë e aq më pak fenë e pushtuesëve apo të dikujt tjetër. Arbërit kishin pasurin më të çmuar, atë që kishin trashiguar nga Ilirët. (kurse ne sot ???)
-Prijësi, strategu, i papërsëritëshmi, ati ynë Gjergj Kastrioti, la pas, thesare të çmuara për historinë, ai la nder, dritë e jetë mbi tokën, mbi hapsirën arbërore.
–Kur fillon epoka e errët pushtuese e Perandorisë Osmane…???
U vranë, i prenë, përdhunuan gratë e vajzat, ne kemi edhe sot e ksajdite, shenja të kësaj masakre, si psh: Guri i vajzës, apo guri i nusës, shkëmbi i vajzave, etj. Pra të gjitha këto emërtime, mbajnë një histori në vete. Pasqyrojnë të vërtetat e bijës së Arbërit që nuk donin të binin në duar të kriminelëve otoman dhe vetëvriteshin. I dëbuan, të tjerë që kapën rob dhe përdornin si mburoj, dogjën, shkatërrun gjithçka edhe të mjellurat, rezervave ushqimore i‘u vu flaka, njëlloj vepruan edhe fushat pjellore. Pyjeve, ku zakonishtë strehoheshin (përkohësishtë) banorët e zonës kur zhvillohej beteja (përballja mes vendasve arbëror e pushtuesve otoman), po ashtu i’u vu flaka. Qëllimi i pushtuesëve ishte: Të mos kenë ku të strehoheshin banorët, malet ishin shtëpia e dytë për arbnorët, vendstrehim por edhe vendtakim.
Largë vendbanimeve bëheshin takimet dhe thurej strategjia për t‘i sulmuar osmanët. Pra pushtuesit osman ishin aq mizor sa që nuk kursyen asgjë, as malet. Shkatërruan e dogjën gjithçka gjetën.
Një numër i konsiderueshëm morën arratin, qëllimi ishte për t’iu shpëtuar duarve të vrasësve osman, të paktën të shpëtonin fëmijët e të moshuarit. Vendosen disa në Itali, të tjerë në Kroaci edhe më larg, nga do, me mendimin se do të rigrupoheshin e të ktheheshin në atdhe për të luftuar pushtuesit osaman. Tmerrin e përditshëm… vrasjet, varjet në litar, prerja e kokës ata që nuk pranonin të konvertoheshin në fenë e pushtuesëve otoman, mbytja më mizore me gurë, në sy të familjarëve e sidomos fëmijëve.
Të tjerë që nga plagët vdiqën rrugës, numër shumë i madh i tyre u vorrosën skajeve të rrugës, gjatë largimit, të tjerë që i përbiu deti, pa mundur të arrinin destinacionin. K‘shtu e përshkruajnë situatën të gjithë protagonistët e asajakohe. Mbi këto zhvillime rrënqethëse, asnjë autor i librit që shkruan për mesjetën nuk e anashkalon këtë periudh të hidhur e prekse, për vështërsitë që patën paraardhësit tanë Arbër, pas ndarjes nga jeta e atit, Gjergj Kastrioti. Shumë nga të kapurit rob, një numër i konsiderueshëm i tyre u dërguan në Turqi, atje ku mbaheshin si skllevër, e shiteshin si kafshë, në një treg i cili edhe sot (mbase sot nuk ekziston? Por deri vonë, në shekullin njëzetë, PO!) e asaj dite, quhej pazari (tregu) i arnautëve, ngjitur me tregun e kafshëve. Kjo ishte perandoria vrasëse osmane.
– E pra, çdo feja e tyre në këtë mes? Ne kishim të tonën, ishim të krishter, vet toka të jep shijen, ndjesin të jesh i tillë. Jemi në Europ. Europa, i gjithi i tillë ishte-është, Krishtere. Njëher me forcë, e pastaj përmes fesë islame, shkatërroi gjithçka në mënyr që t’a kishte më lehtë konvertimin nga të Krishter në musliman dhe këtë (vendorët-arbnorët) e bënë si një gjë të përkohëshme (duke shpresuar se gjithë ata që kishin lënë vendin, shumë prej tyre prijës, do të ktheheshin, e arbnorët do ta rimernin prap vetën), nga ata të pakët që kishin mbetur, sepse dëbimi, vrasjet, pastaj lëvizja sa në një vend në të tjetrin, e sa të tjerë të vendosur në zona të thella malore për t’i ikur-shpëtuar nga çmendurie e të çmendurve….ishte e vetmja rrugë për të mbijetuar.
O vdekjen o fenë (e pushtuesëve). Konvertimin nga një fe në të tjetrën. Në një fe e cila i luftoi (dhe vazhdon t’i luftoi) këto vlera të çmuara e jetike për kombin. Objekiv kryesor kishin (kanë) ç‘bërjen e më pas zhdukjen e këtyre vlerave, përmes forcës e aty k’tu me forma e mjete ndryshme që zgjidhte armiku, dhe më pas, zëvendësimin me kulturën, ideologjin, me të ashtuquajturën „fenë islame“të tyren.
Dhe k’shtu vazhdoi, deri sa osmanët krijuan bindjen se arbërit dhe historia e tyre tashmë konsiderohej e vdekur, e harruar, edhe pse vërtet e bëri, nuk u kursye në asgjë, që ajo të humbet, e të harrohet, edhe duke zhvarrosur e më pas zhdukur eshtrat e të vdekurve. Pra, leremë të gjallët por edhe varret, të vdekurit, gjurmët e të taneve ti fshinte nga faqja e dheut. Kishat dhe manastiret i shkatërroi. I shkatërroj katedralet, bobliotekat, universitetin e Durrësot. Krejt atë që ishte arsimimi dhe kultura e mje populli. Aty k’tu mbi themelet e tyre ndërtoi xhami, e çka nuk bëri pushtuesi osman.
Megjithatë, ne jemi k’tu ku jemi dhe do të jemi përgjithmonë. Me plagë e dhimbje të m’dhaja të shkaktuara nga ky përbindësh primitiv i cili edhe atëher kur iku me bishtë nër’shalë, u shiti tek fqinjët tanë pjesë të tokave tona, pasuroi ata, pra fqinjët tanë, e neve na rëndoi edhe më tej duke na coptuar për të satën herë.
-Dhe ju! Ju më thoni! Se ishte-është fe e paqës?? Ju i quani edhe „vëllezër!“
Ju thoni: „Kombi ynë shpëtoi, falë Perandorisë Osmane, se nuk ishin pushtues e vrasës, por sundues, e ishte k’tu për të mirën tonë, se ata (osmanët), gjëja na shpëtuan nga sllavët!“ Por, sllavët, para se pushtohej arbëria nga vrasësit otoman, nuk guxonin as frym të merrnin e lere më ta bënin të fortin në sy të tanëve, sidomos kur kishim krytrimin gjallë, e qe besa edhe para tij.
-Mbase atje ku ka lindur si ideologji-fe, ka qenë e tillë? Por, kjo gjë mua nuk më inetreson fare. Tek ne, nuk ka qenë e tillë kurrë. Pra, asnjëherë e „paqës“, në çdo periudhë kohore, nuk ka qenë e nuk është e tillë. Që d‘i të fshehi duart e gjakosura…po, këtë gjë e bënë mirë dhe mjeshtërishtë.
Është „rritur“, duke u ushqyer (“ kjo fe e paqës“) me gjakun e të tanëve. Duke masakruar e dëbuar të gjithë ata që merrnin guximin t’a quanin veten, Arbër. Prandaj ne sot kemi gjithandej të shtrira degëzimet e një trungu: Arbëreshët, Arvanitasit, Arnautët dhe në vendorigjinë Shqipëtarët, „falë“ këtyre krimeve që ka bërë mbi ne perandoria osmane, që ju i quani „të paqës“ dhe ju, ju vllazëroheni me ta!?
-Nga gjithë ky përshkrim, i reduktuar. Vetvetiu lind pyetja. Nga të qenurit të krishter, në musliman? Dim rrethanat, njohim zhvillimet e kohës Por, përse edhe nga të qenurit Arbër u kthyem në Shqipëtarë?? Ku ishte qëllimi dhe kush fshihet pas tij???
A ishin të vetëdishëm Rilindasit tanë? Përse perandoria osmane, ishte në gjendje të shtypte çdo forcë, çdo grup apo individ që do të përpiqej të kthente identitetin e Arbërit? Që të fsheh krimet e bëra ndaj Arbnorëve, duke gënjyer e manipuluar të vërtetën. Gjëja se një identitet i till nuk ka ekzistuar në Ballkan! Se të till ka vetëm në Itali dhe se nga atje kanë ardhur Arbërit, se i kemi luftuar e i kemi kthyer mbrapsht!??
Por, përse kjo gënjeshtër u pranua të tanët dhe përse heshtet edhe sot e kësajdite. Përse duhej të „shpëtohej“ perandoria vrasëse osmane ndaj një gjenocidit që kishte ushtruar përgjatë gjithë historisë, ndaj Arbnorëve?
Sepse pasojat i shohim sot! Edhe sot luhet me identitetin tonë, nga Shqipëtarë don t’na kthejnë në kosovarë, etj.!?? Kur do ta mësojmë të vërtetën? Pa dashur ti fus të tjerët (ndërkombëtarët) në këtë mes, sepse e vërteta fshihet diku në mesin tonë!
Pra, që unë t’i shmangem kësaj mjegulle ndër ne, krijuar qëllimisht nga armqtë, unë s’kam qenë, as nuk më keni as sot as kurrë në jetë pjesë të një feje apo ideologjie e cila më ka ndar e poshtruar përgjatë gjithë historisë dhe vazhdon t’a bëjë një gjë të tillë. Pra, unë jam njashtu siç i kishim paraardhësit tanë Arbër. Jam njashtu siç ishte ati i ynë, Gjergj Kastrioti.
Pal Islam Idrizi 30.11.2023 Ingolstadt
Hap fotografinë

Ambasadori i SHBA, Jeffrey Hovenier: Asociacioni s’duhet ta ndryshojë Kushtetutën, as nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv

0
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin amerikan për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai tha se qëndrimi i SHBA-së është i qartë, se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovës dhe të mos ketë ndryshime të saj, të jetë në përputhje me vendimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv dhe nuk duhet të jetë nivel i tretë i qeverisjes.

Hovenier tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të drejtë mund t’i ngrejë shqetësimet e saj sa i përket draft-statutit të Asociacionit, dhe se sipas tij, ajo e ka edhe mundësinë për t’i dërguar pikëpamjet e saj në Gjykatën Kushtetuese.

“Po. Nuk është vetëm… E para, kam pasur rastin të diskutoj disa herë me presidenten Osmani dhe nuk e di… dua të them, ajo mund të flasë për veten e saj, por nuk e di a është e drejtë që pikëpamjet e saj të cilësohen si dyshime e jo siç mendoj unë që i kuptoj shqetësimet e saj se ka mënyra që potencialisht mund të keqinterpretohen se nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Si presidente, natyrisht ajo ka të drejtë të shprehë shqetësimet e saj dhe pasi të jetë miratuar dhe të jetë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për rishikim – që duhet të ndodhë, është pjesë e procesit – sa e kuptoj unë, ajo si presidente e Republikës, e ka mundësinë t’ia ofrojë Gjykatës Kushtetuese pikëpamjet e saj. Unë mund të shpreh vetëm pikëpamjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara: ne besojmë se çfarëdo Asociacioni i komunave me shumicë serbe që themelohet, duhet t’i përmbushë një varg të kritereve të ndryshme. I pari: duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovës; që të mos ketë ndryshime kushtetuese. I dyti: duhet të jetë në përputhje me vendimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha Hovenier një intervistë për T7.

Kërkesat serbe të Peter Stano’s…?!

0

Gani I. Mehmeti 

 “KËRKESA” PA KËRKESË PËR MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE NË SERBI, PETER STANO ARGAT I SERBISË! 

 Si mund të kualifikohet “Kërkesa” pa kërkesë e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve të serbëve të Kosovës me rastin e zjedhjeve të 17 dhjetorit 2023, kur Serbia nuk ka shtruar kërkesën?  

Kjo është aq më e pakuptueshme edhe nga Peter Stano, i cili bëhet argatiI Serbisë! 

Për provokimet  serbe në forma të ndryshme ndaj Kosovës, qofshin ato psikologjike, shpirtërore, politike, fizike, por jo edhe diplomatike – ka pothuaj çdo ditë nga deklaratat e udhëheqësve serbë në Beograd. 

Serbisë iu dha përgjigja shumë e mirë shtetërore se si mund të mbahen  nga serbët e Kosovës zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit. Shumë qartë: Le të bëjë kërkesën Serbia për mbajtjen e tyre, dhe ato do të lejohen, por jo në mënyrë të egër, pa u ditur kush çfarë do të bëjë.  

Po, nga Serbia pritet gjithçka provokative ndaj Kosovës. Ajo di vetëm për të provokuar: Serbia nuk është në zor për votat e serbëve të Kosovës, sepse ajo ka serbë atje mjaft, dhe votat e serbëve të Kosovës nuk do të mund të ndikonin në ndryshimin e politikës në Serbi. 

E papritura erdhi nga Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Europian dhe të vetë BE-së! 

Si është e mundur që, sa here Serbia kërkon diçka nga Kosova, BE është në përkrahje të Serbisë, madje me “arsyetimin” se “Ne presim që Kosova dhe Serbia të bien dakord për modalitetet për të mundësuar këtë, në mirëbesim dhe frymën e kompromisit”! – thot Peter Stano. E ku është ai mirëbesim dhe kompromis nga Serbia, e cila çdo ditë sulmon në mënyra të ndryshme Republikën e Kosovës, deri edhe në sulmet terroriste ndaj Kosovës, siç ishte sulmi më i ri më 24 shtator, ku vranë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosën një tjetër. 

“BE-ja mbështet të gjitha përpjekjet që synojnë t’u mundësojnë serbëve të Kosovës të marrin pjesë në proceset demokratike. Si i tillë, është thelbësore që votuesit serbë me të drejtë vote që banojnë në Kosovë të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore dhe të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar Stano, duke thirrur organet shtetërore të Koasovës për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve edhe në Kosovë.   

Por, harron Stano se Serbia nuk është demokratike, se ajo është fashiste, gjenocidale e kriminale. Sikur të ishte Serbia për mbajtjen e atyre zgjedhjeve në Kosovë, do ta bënte edhe kërkesën ndërshtetërore, jo vetëm përmes deklaratave nëpër medie. 

Nuk është hera e parë që Stano dhe BE dalin në përkrahje të Serbisë, e duke e gjykuar Kosovën edhe kur është në të drejtën e saj.  

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e misionit të BE-së në Kosovë

0

Prishtinë, 30 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e Republikës se Kosovës, Besnik Bislimi, pritën në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.

Forhåndsvisning av bilde

Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.

Pse po rrejnë politikanët dhe ish ”udhëheqësit” e UÇK-së? 

0

Grupi i parë i luftëtarëve që ushtruan në Shqipëri, tetor, nëntor 1991

Sinan Kastrati, Suedi 

Bora e parë në Malmö 

Letrat dhe urimet që mi dërguan miqtë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit  

Kur lindi partia, alias UÇK-ja dhe kush është, janë autorët, propozuesit e emrit?  

A ishte Adem Jashari antar i Shtabit të Përgjithshëm të Përkohshëm të UÇK-së, nëse kishte shtab? *) 

Gjakovarët thonin: Po shkojmë në Gjakovë për me marrë vesh se shka pa nodh në Gjakovë.  

Dje pasdreke dhe në mbrëmje ra bora e parë në Malmö. E shikoja nga dritarja e ballkoni por nuk dola fare as te dyert e oborrit.  

Bora gjithë natën dhe deri më tash e nuk u shkri, i ka shti “rrâjtë”.  

Një fqinj plak suedez me tregonte se kur ai banonte në fshat e punonte si bujk, bora e madhe i mbyllte edhe dritaret e shtëpive përdhese, deri në kulm e nuk shkrihej deri në muajin maj.  

Kështu ishte edhe në Turjakë. Kur binte borë të gjithë fëmijët dilnim që nga mëngjesi kur bora ishte e egër e rrëshqisnim me saja e më vonë me skija.  

Po tash nuk po bie borë as në Kosovë. 

Ndihmë financiare 5830 DM. për shokët në Kosovë. Mynih, 01. 02. ’97. Paratë i dërguan Osman Ferizi e Ramadan Begu. I pranoi Rifat Jashari

Dje pasi shkruajta për urimiet e për 28 nëntorin, mora edhe unë disa urime, si dikur kur shkruanim kartolina.  

Njëri ma uronte 28 nëntorin dhe në foton time, foto si student, në kokë si plis ma kishte vendosur shqiponjën. Tjetri ma kishte dërgua urimin e në mes të flamurit kuq e zi e kishte vendosur foton e Adem Jasharit dhe më shkruante “Urime festat e nëntorit”.Një miku im, ish shok i studeimeve më shkruante: Urime, suksese! Qenka një evokim i mirë. I paske evokue ngjarjet, aktivitetet tuaja. 

Rrenat e politikanëve tanë nuk po kanë jetëgjatësi as sa mjegulla e mëngjesit. Mjegulla po ik bashkë me natën e nuk e pret mëngjesin kur dielli lind, vllaga, vesa e mjegulla humben. Afër lumit Mirusha mjegulla rrinte më gjatë por edhe atje paradreke, para se dielli ti afrohej Ballit të Kershit shihej bjeshka si në fotografi sikur mos të kishte pasur fare natë e lagështi e mjegull ndërsa politikanë e ish udhëheqësit e luftës vetëm po trashen. 

Kjo, për fatin tonë të keq po ndodh në Kosovë kur në vitet 1997, 1998, 1999 e më herët kur lindi ”partia”, alias lpk-ja, ishte e vërteta ajo që u vra e pra pas Familjës Jashari, Hamzës e Ademit. 

Edhe pas 24 vjet çlirim e 15vjet pas Shpalljës së Pavarësisë së Kosovës, shumë ngjarje me rëndësi kombëtare janë falsifikua nga ish krerët që tash janë në Hagë e disa të tjerë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. 

Muhamet Kelmendi është njëri nga ata që shpesh del me më të reja e të dhëna, nëse është për ti besuar por edhe ai është lpk-ist i zier e i zi si pezhgvja*) 

Aktivat e LDK-së për Beden Würtrtenberg të cilët ndihmuan Familjen Jashari 23.410 DM. 07. 02. 1988

“Unë, Xhavit Haliti *), kam propozuar emrin UÇK” 

 Gënjeshtër.  

Xhavit Haliti ka qenë kundër emërtimit të UÇK. Xhavit Haliti ka propozuar një emërtim me karakter gueril, si në Irlandën Veriore. Propozim ka pasur edhe për Forca të Armatosura të Kosovës dhe propozimi nga Ali Ahmeti dhe Muhamet Kelmendi ishte për Ushtri Çlirimtare te Kosovës. 

Ademi Jashari: 

” Unë nuk kam marrë as armë dhe as financa nga grupi i veçantë i LPK-së”. 

Gjithashtu, dha informate se nuk është pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të Përkohshëm të UÇK-së. Në bisedime me Adem Jasharin ka qenë edhe Fehmi Ladrovci. Bisedimet janë të regjistruara dhe atë regjistrim ia kemi dhënë Ramiz Ladrovcit për të na dhënë më vonë. Këtë regjistrim kurrë nuk e ka dhënë Ramizi. Këto informime u shtruan në Kryesi të LPK-se dhe u kërkuan masa kundër Azem Sylës dhe Xhavit Halitit. 

Pasi komisioni për tubimin e ndihmave për familjen Jashari në Prekaz të Drenicës, e kreu detyrën e vetë dhe shumën në fjalë ia dorëzoi z. Rifat jashari. Aty për aty u morëm vesh dhe ramë në ujdi që familja e Hysen Mangjollit të ndihmohet me 3.700 DM. n…

Me vota u vendos që ndaj këtyre dy vetave të epet dënimi para përjashtim nga të gjitha strukturat e UÇK-së dhe të LPK-së. 

Megjithatë, me vota mbeti grupi i njëjte dhe iu shtua edhe Ali Ahmeti. Ndarjen e mjeteve për zona u vendos ta bënte Kryesia e LPK-së. Kryesia e LPK-së në mars të vitit 1997 e nxori vendim dhe e bëri anëtar të SHPP të UÇK-së Adem Jasharin. 

Ps.: Ademi nuk shkoi. E dërgoi nipin në SHPP të UÇK-së. 

Por as lpk-isti Muhamet Kelmendi nuk e tregon se kush e propozoi emrin e UÇK-së.  

Nikë Xhelosho *) po edhe Ramabaja deklaron se Xheloshi është ai që e ka propozua emrin e ushtrisë, si UÇK-së. M. Kelmendi tregon se Xhavit Haliti ishte kundër emërtimit të UÇK. Xhavit Haliti ka propozuar një emërtim me karakter gueril, si në Irlandën Veriore. Propozim ka pasur edhe për Forca të Armatosura të Kosovës” (M. K.). 

Lista me emrat e 33 luftëtarëve, grupi i dytë, nr i kallashnikovëve dhe i fishekëve (nga 120)

Adem Jashari 

Për Adem Jasharin, pas qëndresës heroike, bashkë me Hamzën, bacën Shaban dhe familjarë e dajë të Hamzës e Ademit, lpk-istët në Shqipëri e në Kosovë u munduan me rrena gjoja FAMILJA JASHARI, sidomos Ademi ka qenë dhe ka veprua sikur ai të ishte nën urdhërat e LPK-së komuniste të Xh. Halitit e të tjerëve. 

-JO! 

Lpk-istët Ademin e kanë akuzua si klysh të Ibrahim Rugovës, se po bashkëpunon me serbë e po pin qaj në Serbicë… ndërsa Xhavit Haliti tekstualisht ka thënë: 

”S’është dashtë me lanë Adem Jasharin n’shpi, askush s’e ka ditur çfarë do të ndodh” 

Vazhdimi i dytë me 33 luftëtarët. I pari në listë është Osman Ferizi, i dyti është Sami Tahiraj. Adem Jashari ështe i 13-ti, pastaj Murat e Sahit Jashari.

Domethënë ju luanit filma kauboj me gomarë në Tiranë e nuk e dinit se Familja Jashari po mbron pragun e shtëpisë dhe po e ruan nderin e traditën e Prekazit t`Ahmet Delisë. 

Ju lpk-istët e ndyrë, para nuk i dërguat, armatim e ushtarë të uçk-së nuk e ndihmuat. 

Unë në bisedën që kam pasur me Saim Lush Alinë e Belegut, ku Adem Jasahri ishte ushtar me grupin e dytë me Sami Lush Alinë (vëllain e tretë pas Ismetit e Saimi) e komandant Sali Çekun, konakun e kanë bërë në Beleg. E kanë pritur dhe përjellur katër vëllezërit:
Ismeti,  

Saimi, 

Samiu dhe  

Bajrami.  

Pasi janë ushqye, kanë pirë qaj rusi e kanë pushua Adem Jashari i ka marrë 4 karikator me 120 fishekë për veti dhe 13 (trembëdhjetë të tjerë për grupin e Drenicës) me nga 120 fishekë për çdo njërin dhe në orën 11-të natës janë nisur për në Drenicë.
Listën me emrat e 33 luftëtareve (kopje), ma ka dërgua Saimi. I pari në listë është Hasan Ferizi, Sami Tahiraj, Osman Ferizi. I trembëdhjeti në listë është Adem Jashari. Pas Ademit është Murat Jashari, Sahit Jashari e me radhe.  

Grupi i dytë: Adem Jashari në mes ndersa Saim Tahiraj është i dyti nga e majta, në këmbë me pallto të bardhë.

“27-vjetori i pagëzimit: Kush ia la emrin UÇK-së?”, Epoka e re, 17 nëntor 2021 

https://www.epokaere.com/27-vjetori-i-pagezimit-kush-ia-la-emrin-uck-se/  

“HALITI: UNË E KAM PROPOZUAR EMRIN UÇK“ 

https://insajderi.com/haliti-une-e-kam-propozuar-emrin-uck/  

 “Pse po mashtron Xhavit Haliti!”, 27 November 2023 – 12:58 

Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi  

https://www.kosova-sot.info/opinione/697740/pse-po-mashtron-xhavit-haliti/  

Urimi që e mora nga një miku im nga Kosova: Urime Festat e Nëntorit me flamurin kuq e zi e trimin, Adem Jasharin në mes,

 “Ramabaja: Nikë Gjeloshi është autori i emrit të UÇK’së“, A.P /, 22 November 2021 – 21:11  

https://www.kosova-sot.info/lajme/583824/ramabaja-nike-gjeloshi-eshte-autori-i-emrit-te-uckse/  

“Nikë Gjeloshi: Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së, autori i emrit të UÇK-së jam une“, Drini.us, 24 Gusht 2021 

https://drini.us/nike-gjeloshi-xhavit-haliti-nuk-eshte-autor-i-emrit-te-uck-se-autori-i-emrit-te-uck-se-jam-une/  

*) Shtab,? “Prokurori i specializuar: Hashim Thaçi erdhi disa herë fsheurazi në Hagë“ 

Bora e parë, 28, 29 nëntor 2023 në Malmö, si para 33 vjetëve (1991 në malet e kufirit shqiptaro-shqiptar) 

Prokurori i specializuar, Alex Whiting ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë “fshehurazi për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar”  

Nga Lulzim Gajtani, 3 Prill, 2023, 11:14 

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë ZPS-së intervistë të videoincizuar. Gjatë këtyre intervistave, ai mohoi shumëçka me rolin e tij në luftë dhe rolin e UÇK-së. Ai pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm s’kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998 e edhe para kësaj date, ekzistonte vetëm në letër. Ai e mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat do të tregojnë se këto pretendime janë të rreme”, ka thënë ai”.  

https://www.dukagjini.com/prokurori-i-specializuar-hashim-thaci-erdhi-disa-here-fshehurazi-ne-hage/#:~:text=Po%20ashtu%2C%20sipas%20prokurorit%2C%20Tha%C3%A7i%20e%20ka%20mohuar,e%20tij%20n%C3%AB%20luft%C3%AB%20dhe%20rolin%20e%20U%C3%87K-s%C3%AB.  

“Erdhi e dëshmoi fshehurazi në Hagë”, Thaçi i kundërpërgjigjet Prokurorisë Speciale”, Gazeta Express, 04/04/2023 14:14  

https://www.gazetaexpress.com/erdhi-e-deshmoi-fshehurazi-ne-hage-thaci-i-kunderpergjigjet-prokurorise-speciale/  

“Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për një intervistë me prokurorët, të inçizuar. Mes një sërë pranimesh të rëndësishme ai mohoi shumëçka për rolin e tij në Shtabin e Përgjithshëm. Ai pretendoi se deri në Nëntor të vitit 1998 Shtabi nuk kishte asnjë funksion dhe pas asaj date ekzistonte vetëm në letër.“.  

*) Pezhgvja, një lloj masti që nxirret nga pishat e ei lenin rrotat qerreve të drunjëta. Në fjalor nuk e egjeta e fjalor dialektor nuk kam.  

*) Xhavit Haliti  

Xhavit Haliti është një politikan shqiptar, një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u lind më 8 mars të vitit 1956 në Novo Sellë (Fshati i Ri) të Pejës, Kosovë 1. Haliti ka qenë i burgosur politik dhe detyrohet të shpërngulet në Zvicër, ku caktohet një nga udhëheqësit e LPK (Lëvizjes Popullore të Kosovës) 1. Në vitin 1993, së bashku me Ali Ahmetin dhe Azem Sylën, caktohet në Sektorin e Rëndësisë së Veçantë, organ i cili kishte kompetenca të bashkërendojë grupet e atëhershme guerile që vepronin në Kosovë. Pas bashkrendimit të grupeve, ky Sektor, themelon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe cakton Shtabin Qendror të UÇK-së (më pas Shtabin e Përgjithshëm) 1. Haliti ka udhëtuar nga Zvicra në Shqipëri, ku mbante takime me udhëheqësit e grupeve guerile të UÇK-së, si dhe me zyrtarët e shtetit Shqiptar dhe diplomatë të huaj 1.  

*) Dr. Nikë Gjeloshi,  

Nikë Xheloshi është doktor i shkencave politike. Ka lindë në Rakoc, Kosovë. 

Shkollen fillore e ka kryer në Irzniq, Normalen në Pejë, Fakultetin e shkencave Politike – Politologjinë në Universitetin e Zagrebit. Në Universitetin e Zagrebit ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Ka doktorue shkencat politike. Ka punuar gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës.  

*) RAMIZ LLADROVCI 

Ramiz Lladrovci u lind më 3 Janar 1966, në Shkabë (ish-Gllanasellë) të Drenasit. 

Shkollën fillore e kreu në fshatin Dritan (ish-Dobroshevc), shkollimin e vazhdoi në Drenas, ndërsau diplomua në Gjimnazin “Jeta e Re” të Therandës. Ka diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës. 

Në vitin 2005 ka përfunduar kursin pasuniversitar “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci“, në Akademinë Diplomatike Shqiptare, në Tiranë. 

Në mars të vitit 2008, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndoqi studimet pasuniversitare dhe mori titullin master, me temën: “Trajtat dhe organizimi i shoqërive të kapitalit në Kosovë“. 

Nga viti 2013 ka ndjekur studimet e doktoranturës në Fakultetin Juridiktë Universitetit të Prishtinës. 

Ramiz Lladrovci është një prej themeluesve të strukturave të para të rezistencës së armatosur, më vonë, bashkëthemelues i UÇK-së dhe pjesëtar i saj deri në përfundim të luftës. Ka dhënë kontribut të shquar në masivizimin dhe mobilizimin e UÇK-së në Kosovë dhe në Perëndim. 

Është një nga figurat kyçe të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka qenë njëri ndër katër pushkët e aksioneve të para të UÇK-së. I burgosur politik nga regjimi i Serbisë në vitet 1986, 1988, 1992, 1993. 

Ramiz Lladrovci është i martuar me znj. Shemsie Istogu-Lladrovci dhe kanë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë. Ramizi s`është Gjeneral por është doktor shkence … vazhdon.  

Urimi të cilin ma kishte dërgua një ish shok i shkollës (S. M. B.) nga Kosova 

Vazhdon  

Malmö, 29, 30 nëntor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Shqipfolësit që grabitin, vrasin, terrorizojnë popullsinë, dënimi me vdekje do të qetësonte ata shpirtra të ndyrë

0
Nga: Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake
____
Shqipfolësit e degjeneruar grabitin, vrasin, terrorizojnë popullsinë

Është një provokim kundër qytetarëve /krim i rëndë kur plehrat shqipfolëse (që meritojnë për t`u varur) gjuajnë edhe kundër policisë të cilët rrezikojnë jetën për sigurimin e popullsisë. Fëlliqësirat e tilla, shumë të rrezikshëm edhe për jetën e mbrojtësve të rendit (policisë) meritojnë plumbin…

Popullata shqiptare terrorizohet nga fëlliqësira të degjeneruar që prej kohësh janë të përmasave të pakufishme, një festë e lumturisë së mashtruesve, një zbavitje plaçkitjeje, grabitjeje, një thikë e kthyer kundër pronave të kursyera të njerëzve.

Plaçkitja (grabitja) është në të drejtën ndërkombëtare të luftës kur forcat e armatosura përvetësojnë hapur dhe në mënyrë të paligjshme pronën e popullatës civile armike gjatë luftës duke shfrytëzuar frikën e popullsisë nga lufta ose epërsinë e tyre ushtarake. Nëse përvetësimi nuk është i hapur, konsiderohet vjedhje ose e ngjashme.

Në ligjet penale civile dhe ushtarake të shumicës së vendeve, plaçkitja (grabitja) dënohet me dënime të rënda. Sidomos grabitjet ku kriminelët përdorin armë edhe kundër ligjit/rojeve të sigurisë. Dënimi me vdekje do të qetësonte shpirtrat e ndyrë, prindërit e të cilëve duhej t’i abortonin….

Gjatë grabitjes këta kriminelë kanë qëlluar në drejtim të policisë dhe kanë plagosur policinë. Ata duhet të dënohen me burgim të përjetshëm. Fatkeqësisht, plumbat e policisë “heshtën” vetëm njërin prej kriminelëve dhe e dërguan në ferr, të gjithë duhej të ishin atje…

Shqiptarët e Kosovës (dhe jo vetëm) patjetër të pastrojnë vendin nga bajgat që terrorizojnë qytetarët.

Aurel Dasareti

LIVE: Vritet njëri nga grabitësit e plagoset një polic, këta janë të arrestuarit – Pamje nga aksioni i Policisë që po vazhdon në Prishtinë – Bota Sot

 

 

Po rrahin tupanat e kalbt…, se këneta kalbë çdo gjë!

0
Hoxhë “mercedesi”, flamurin kombëtar të shqiptarëve e quan harren-leckë dhe asgjë kurrkujt…!
Nga: Afrim Caka, Gjakovë
___
Po rrahin daullet (tupanet) e kalbt…!
___
Fundi i një rapsodi i orëve të para të një perandorie të kalbur.
Sikur ishin në një botë ku nuk njihni kombë e atdhe. Për ata që me islamin radikal e me korrupsionë ishinë bërë sundimtarë. Sekreti i madh i fshehur nëpër xhami e opozitë. Sekrete që ne nuk duhet të dimë.
Këta, na i vranë shpresatë dhe besimin!
Me një reputacionë shumë agresivë!
Kemi ardhur në këtë gjëndje që të themi se radikalizmi fetar dhe opozita po i “vrasinë” të gjithë intelektualët sëbashku më të edhe nacionalizmin. Dua të pyesë:
“Se me të cilët kanë ndërmendë ta ndërtojnë Dardaninë, me xhami, hamallxhi, teneqexhi e samarxhi”
Kategoria e këtyre “shqiptarëve” sikur kishin shfaqje psikopatie me nivel të ulët të karakterit kombëtar. Me të shpejtë tregoheshin ata që kishin bërë temenara, lejkatarët, servilët, kopukët, karjeristët pa karakterë dhe askush nuk do të shpëtonte nga ky skenar.
Si doqoftë ndjejë keqardhje jo për ta, por për fatet e një vendi të një populli. Të cilët deformuar gjithçka te votuesi. I kthyenë VOTUESIN në një monstër të robotizuar. Një idiomë e ngjashme përdoret edhe nga gjermanët: “Only the most stupid calves ëould vote for their butchers” (Vetëm viçat më budallenj mund të votojnë për kasapët e tyre), i ngjashëm me versionin gjerman është edhe versioni shqiptar “Shkon si cjapi te kasapi”.
Origjina e radikalizmit fetar dhe ajo e opozitarëve. Hoxhallarët dhe opozitarizmi klasifikohet si një sëmundje e rrallë ose si një anomali kongjinitale. Por misteri qëndron se ata janë mister, që nga lindja dhe nga këtu mund të hapet një diskutim i nxehtë. Hoxhallarët dhe opozitarët kanë gjuhë të gjatë ose të përzier të fortë dhe fjalorin shum të zi, si thëngjilli. E kanë fjalorin të nxirë që bota ju ka zili. Në Dardani ka mbi 30 deputet opozitar në parlamentë dhe mbi qindra hoxhallarë nëpër xhami. Është shumë kurjoze të dimë se pamja e opozitarëve gjendet diku në Afrikë. Po aty i theksojnë ngjyrat e zërit. Por është për të theksuar se në këta jetojnë tani me frikë, sepse rrezikuan jetën e një kombi të tërë.
Truri i tyre ishte i gatshëm të vihej mënjëherë në veprim për të palgosur, për të rrënuar e për të shkatërruar. Siç tregojnë edhe rastët e tyre gjatë kohës sa janë nëpër xhami, mejtepe dhe në foltoren e parlamentit. Për këta atdheu nuk kishte asnjë vlerë dhe e shihnin mundësin për të goditur në emër të “atdheut” për të kënaqur nga dhimbjet, tragjeditë e kabriotetet e pafundëme. Shumë kush i krahasonë këto sjellje me mendësinë e “tradhtarëve” sa herë që ju rrezikohej qëndrimi në pushtet e nëpër xhami e mejtepe.
E dini se fiset e tyre i adhurojnë, në faktë këta i quajnë njerëz nga planeti dymbëdhjetë. Votuesi ynë është më shumë armik në botë që i shërbejnë politikës së përçarjeve, fyerjeve e santazheve… Në faktë ky fis alienësh e opozitarësh e hoxhallarësh në gjuhën e tyre i quajnë dallaverxhinjë e mashtrues ose “babduma”. VOTUESIT që do ti ndjekin pas këta i detyrojnë t’i nderojnë si të deleguarit e zotit, konsiderohen akoma sot si nipat e djallit. Kjo shpjegon që kanë respektë për këtë lloj race fetarësh e opozitarëtsh politikë. Pra, si specje e ardhur nga tjetër botë e pacivilizur. Mundët që nipat e djallit të jenë një racë alienesh, beduinesh. Po atëherë nga kanë ardhur që u futën në tempujte e errësirës dhe në parlamentë për “komplotë”….
Le të themi! Dëshmia që do të tregon se votuesitë ishin në kontaktë me këtë specie humanoidësh prej vitesh me parë të cilët janë me origjinë nga shpellat arabe ose nga “Sistemi Orionëve”. Më specifik nga një planetë që rrotullohet në errësirë dhe kanë jetuar në maletë e ngjitura me shpellat pa emër. Kjo specje pa etik e moral janë në gjendje të komunikojnë në mes njëri tjetrit duke përdorur tinguj, njerëzit nuk janë në gjendje t’i kuptojnë dhe t’i përceptojnë sjelljet e tingujve të tyre.
Madje komunikojnë “telepatikishtë” dhe mundë t’i lexojnë mendjet e besimtarëve dhe të votuesve pa asnjë problemë! Pra, janë nga një sistem tjetër “hyjor” dhe mashtrues, ndajë kanë ngjashmeri gjenetike me “beduinet arab” edhe pse janë ndryshe nga temperamenti e karakteristika. Pra pakarakteristika e tyre në Dardani i qaujmë me defekte në shtresën e (gjashtë të trurit). Ndoshta në vendin e tyre nuk janë defekte apo çrregullime mendore. Mundet se kjo specje “antishqiptare” të jetë mundur të ketë ndërthyreje me racat tjera duke krijuar një racë hibride. Pra, çfarë janë hixhallarët dhe, pra, çfarë janë deputetët opozitarë ose kush janë në të vërtetë?
Ndërsa duhet që të kuptojmë si duhet shkaqet dhe arsyet pse jemi këtu dhe si erdhëm deri këtu, por edhe gjendjen në të cilën jemi, nevoja urgjente është t’i shohim shkaqet dhe pastaj drejt të ardhmes. Kombi ynë është në pikë të tillë kritike krize në të cilën jemi të mbërthyer ne, vetëshkatërrohemi kur mbesim të ngujuar në të kaluarën dhe të jemi të pazotët që të ndryshojmë, me mjetet e mundeshme e të domosdoshme gjendjen e krizez 20 vjeçare korruptive nga e cilea edhe jemi të kapluar. Ndryshimi nuk vjen nga mosveprimi, dhe pikërisht për këtë shumë nga ata që mund e duhej të ishin në krye të përpjekjes për ndryshim janë të paralizuar, sepse besojnë se kanë një jetë luksoze dhe abnormale. Nuk ka jetë normale në një moçal, sepse KËNETA KALB ÇDO GJË…
Mund të jetë një imazh i 1 person, ndriçimi dhe brenda

Përkujtimi në New York i ngritjes së flamurit në Deçiq të Malësisë më 6 prill 1911 dhe ringritja në Vlorë më 28 nëntor 1912

0

Nga: Klajd Kapinova , New York

  • Flamurit është ngritur më 6 prill 1911 në Deçiq të Malësisë dhe ringritja e tij në Vlorë më 28 nëntor 1912… dhe Pavarësia e vendit përkujtohen sot në kishën katolike Zoja e Shkodrës në New York 

 “Uroj që shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira. Shqiponja nuk e harron folenë po fluturon gjithnjë lart.” – Papa Françesku I, gjatë vizitës së Tij Apostolike në Tiranë, më 21 shtator 2014  

Hartsdale, Neë York. Përvjetori i 111-të i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të shtetit shqiptar ishte momenti historik, kur disa heronj të përkushtuar kombëtar ngritën me vendosmëri flamurin historik të Gjergj Gjon Kastriotit në Vlorë, u përkujtua si çdo vit edhe në kishën katolike shqiptare Zoja e Shkodrës. 

Mbajtja e meshës solemne, për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë dhe ringritjen e flamurit kuqezi më 28 Nëntor 2023 në kumbanoren e kishës katolike shqiptare, është bërë tradicionale, ku fjalët më të mira dhe të përzgjedhura për meritën e madhe të punës së shkëlqyer, i shkojnë kishës së drejtuar me devocion nga meshtari i palodhur për Fe e Atdhe dom Pjetër Popaj, e dalluar për aktivitetet më frymë të thellë atdhetare dhe fetare si dhe mijëra besimtarëve të saj. 

Me këto veprimtari komuniteti i madh katolik shqiptar në SHBA, tashmë tregon se është më kompakt e i organizuar shumë mirë prej disa dekadave rreth kishës së vetme katolike shqiptare në Neë York, SHBA. 

Falë kulturës së madhe të klerikëve katolikë, që historikisht kanë drejtuar qysh në fillim këtë kishë, tradicionalisht dhe prej disa dekadave, kisha dhe populli shqiptaro-amerikanë këtu, kanë një lidhje të fort mes fesë katolike dhe kombit tonë në vendlindje. 

Ky aktivitet në dekadat e fundit vazhdimisht është celebruar në këtë kishë, duke shënuar me mënyra të ndryshme ditëlindjen e Shqipërisë 28 Nëntorin 1912, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, përmes organizimit në mënyrë simbolike të ceremonisë së ringritjes së flamurit kuqezi në pjesën më të lart të kësaj kishe. 

Në ditën e sotme mesha e Pavarësisë së Shqipërisë, si zakonisht i është kushtuar të gjithë dëshmorëve të kombit tonë të rënë gjatë të gjithë shekujve. 

Gjatë meshës dom Pjetër Popaj, foli mbi ngjarjet kryesore të historisë së popullit shqiptar ndër shekuj, duke evidentuar majat kryesore të historisë së lavdishme të qendrës së pamposhtur të popullit tonë, kundër Perandorisë Otomane, e cila për shumë shekuj u mundua të asimiloj dhe zhduk nga harta trojet shqiptare dhe popullsinë etnike të saj. 

Shqiptarët, brenda Perandorisë në fjalë, ndër të tjera dënime ishte se ato nuk kishin të drejtë të mbanin asnjëherë flamurin e tyre kombëtar, mbas kalimit në amshim të Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit më 1468… dhe deri më 28 nëntor 1912, kur zyrtarisht shqiptarët në Vlorë shpallën Pavarësinë e vendit tonë.  

Po ashtu shqiptarët etnik ishin të përjashtuar në përdorimin dhe mësimin në shkolla të gjuhës (shqipe) së tyre amtare për shumë dekada, gjë, që nuk kishte ndodhur historikisht ndër shekuj me asnjë shtet tjëtër të Ballkanit dhe vendet e tjera koloniale të Perandorisë islame asokohe. 

Pikërisht, për këto arsye dhe për rezistencën e madhe që Perandoria e kohës hasi për 25 beteja dhe çerek shekulli kundër popullit të Arbërit, otomanët barbar islam morën hak, duke mos lejuar shqiptarët që të formojnë asnjëherë shtetin e tyre.  

Dhe kjo nodhi edhe për faktin se shumë shqiptarë, për arsye të etjes për pushtet dhe para, u shitën tek pushtuesit otoman dhe i shërbyen atyre deri në pozitat më të larta, sikurse është rasti i 39 kryeministrave (vezirave) me origjinë shqiptare dhe mijëra të tjera apo trathtarë që shërbyen si deputet otoman në Parlamentin që kishte nënshtruar me ligje dhe amendamente tokat e Arbërisë… dhe poste të tjera drejtuese dhe ushtarake në shtete koloniale të saj…  

Në fund të predikimit të tij special me fjalë të ngrohta atdhedashurie në ditën e Pavarësisë, meshtari ynë shpirtëror dom Pjetër Popaj uroj të gjithë besimtarët shqiptarë katolikë për shumë mot festën e Pavarësisë dhe mirëqënie dhe përparim të popullit shqiptar në trojet e veta etnike në Ballkan…  

Pas meshës para kishës në fjalë të gjithë besimtarët dhe të tjerë të ardhur për të marrë pjesë në përkujtimin e kësaj dite të madh të popullit shqiptar, qendruan atyre kur filloi intepretimi i himneve të flamurit amerikan dhe shqiptar të intepretuar nga këngëtari i shquar maestro Gëzim Nika dhe Donika Uka, të shoqëruar edhe nga pjesëmarrësit e shumtë. Më pas u bë ringritja simbolike e një flamuri të madh mbi kanpanjelin e kishës katolike shqiptare, nga dy të rinj shqiptaro-amerikanë të veshur me kostume popullore shqiptare. 

Tubimi i sotshëm u hap nga moderatori shkrimtari Mhill Velaj, i cili, më pas ia dha fjalën përshëndetëse kryetari i Këshillit të Kishës “Zoja e Shkodrës” bisnesmeni Ndrekë Tonaj.  

Më pas Grupi Artistik Rozafat (që përfaqsohet nga një grup të rinjsh djem dhe vajza, të lindur dhe rritur në SHBA), i drejtuar profesionalisht nga koreografia Angjelina Nika, të veshur të gjithë me kostume shumëngjyrëshe popullore kombëtare të zonave të ndryshme shqiptare intepretuan disa valle të bukura popullore, si: Vallja e Mirditës, vallja e vajzave tropojane etj., dhe valle të tjera nga krahina të ndryshme të trojeve etnike amtare.  

Festa e bukur e ngritjes së Flamurit shqiptar kuq e zi, në oborrin e kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, është ndjekur nga shumë besimtarë, sikurse edhe grupi i djemëve dhe vajzave të Grupit Arstistik Rozafat të vallëtarëve të Qëndrës Kulturore Shën Nëna Tereza, pranë kësaj kishe. 

Në sallën e Qëndrës Kulturore “Shën Nëna Tereza”, u recituan disa poezi kombëtare, kushtuar 111-vjetorit të Pavarësisë nga fëmijët shqiptaro-amerikanë të lindur dhe rritur këtu në Neë York, si: Ronald Syku (me poezinë Shqiponja), Nikolas Hysaj (Flamuri kuq e zi), Henry Dedndrejaj (Gjuha shqipe), të përgatitur nga mesueset: Anila Syku dhe Liza Pllumbi.   

Dy fjalë për studiuesin Prof. Gjon Frani Ivezaj 

Gjon Frani Ivezaj (1953), ka lindur më në Këshevë të Grudës të Malësisë së Madhe. 

Ai është i biri i Fran Zefit, një familje shumë e njohur në Malësi për bujari, trimëri, fisnikëri tipike shqiptare brez mbas brezi. 

Prej kësaj dere kanë dalë shumë burra të njohur, trima të fjalës dhe besës, pushkës dhe bujarisë, mikpritjes dhe urtësisë. 

Gjyshi i tij Zef Prel Marashi, ishte shpata e përgjakshme kundër armiqve. 

Ai kishte marrë pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar kuq e zi, në Istikamin e Deçiqit, si luftëtarë në kalanë e Rozafatit të Shkodrës në vitin 1907 në krah të Dedë Nikë Bajraktari të Grudës. 

Ai për këto shërbime në nderim të atdheut, është vlerësuar dhe nderuar me medalje të arta, të cilat ruhen nga trashigimtarët e familjes. Pra, nipat dhe stërnipat e Smajl Martinit të Grudës, Tringës së Smajlit e të tjerë më radhë janë ndera dhe krenaria shembullore e Malësisë dhe derës Ivezaj. 

Profesori, qysh në fëmijëri ka pas një pasion të zjarrtë për historinë e vendit dhe më gjërë, duke mbaruar njeri mbas tjetrit shkollën fillore (Arzë), të mesme dhe të lartë. 

Prof. Gjoni e fillon shkollën e mesme në Ulqin dhe e mbaroi me sukses në Klinë të Kosovës. 

Studimet e para universitare i bëri në Fakultetin Filozofik në Prishtinë dhe më pas vijon në Shkup, ku dhe diplomohet në vitin 1979-1980. 

Në moshë të re fillon të merret me shkrime dhe hulumtime historike. Historia, është pasioni i tij i përhershëm. 

Me kureshtje prej studiuesi të palodhur, ai ka hulumtuar në arkivat e shteteve të Europës dhe sidomos në: Athinë, Romë, Vjenë, Raguzë, Dubrovnik, duke qenë i interesuar shumë për njohjen më të thellë të periudhës së Ilirisë dhe para saj. 

Prof. Ivezaj, ka shkruar shumë artikuj në disa organe të shtypit, që janë botuar në trojet etnike shqiptare dhe Amerikë. 

Tematika e tij e preferuar ka qenë dhe mbetet historia dhe traditat e shquara të malësorëve dhe Malësisë gjatë shekujve. 

I ftuari i nderit profesori i historisë Gjon Frani Ivezaj, mbajti kumtesën interesante me titull kuptimplotë: “Festa e Flamurit dhe Pavarsisë së Shqipërisë na mblodhi sërisht në Kishën “Zoja e Shkodres” në Neë York”, për të nderuar këtë ditë të shejtë të kombit tone, kur mbas 500 vjet robëri të sundimit të Perandorisë Islame Otomane, shqiptarët fituan pavarësinë me ringritjen e flamurit në Vlorë në 28 Nëntor 1912 nga ish deputeti i Parlamentit islam otoman për disa dekada plaku Ismail Bej Qemali me disa ish fuksionarë të tjerë të pushtuesve otoman dhe figurat e tjera origjinale të pavarura dhe të shquara shqiptare, si: Luigj Guarkuqi, dom Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, ishte Kosova, Kraja e Ulqini, Plava e Gucia, Presheva, Medvegja, e Bujanovci,, Shkupi , Dibra dhe Tetova, Tirana, Korça, Saranda, Shkodra e Çameria me trimat e vet, ishte i gjithë kombi ynë i përbashkur në fe dhe atdhe për rreth Flamurit Kuqezi. 

Prof. Ivezaj në hyrje të kumtesës së tij theksoi se “Kanë kaluar më shumë se një gjysëm shekulli nga dita e themelimit të Kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në Neë York, e cila ka po kaq jetë aktive me veprimtari patriotike e humane me shqiptarët e për shqiptarët. 

I tillë ishte edhe aktivitetiti tradicional kushtuar Festës së Flamurit dhe Pavarsisë së Shqipërisë me datën 28 nëntor 2023, i organizuar nga Këshilli i Kishës, në mesin e të cilëve pata nderin dhe privilegjin të shpreh edhe opinionin tim si dhe të bëj urimet e rastit, jo vetëm për të pranishmit këtu, por edhe për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, pasi sikurse dihet aktiviteti dhe jehona e tij shperndahet në të gjitha mediat lokale dhe ato shtetërore.” 

Në vijim ai u ndal në vetëdijën tonë kombëtare, ku, ne jemi krenar se i përkasim këtij populli, prej të cilit fatosat e lirisë ndër shekuj nuk kursyen as gjakun e tyre, për këtë flamur si simbol kombëtar dhe për ato troje tona të shtrenjta në vendlindje. 

“Po kështu, në këtë datë të shënuar historike, përkujtojmë kryeheroin tonë kombëtar Gjergj Gjon Kastriotin, ku me 28 nëndor të vitit 1443, ngriti për herë të parë në historine e këtij kombi dhe token e Arbërit Flamurin me Shqiponjën e zezë dykrenare në Kalanë historike të Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Kryetrimi ynë Gjergji, deri sa kaloi në amshim luftoi me atë Flamur në dorë dhe kurrë nuk pësoi humbje për 25 vjet me radhë përballë Perandorisë më mizore otomane të kohës.  

Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për 25 vjet. 

Kujtojmë, se nën hijën e këtij Flamurit të kuq e zi Kryeheroi ynë kombëtar udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë asokohe. 

Pas vdekjes së Tij (më 1468), pushtuesit islam otomanë depërtuan në të gjitha trojet arbërore dhe e ndaluan me dhunë valimin dhe përdorimin e flamurit, simbolit të identitetit etnik të popullit tonë. 

U deshtën edhe 543 vite pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë ekzode e zbrazie masive të trojeve të Arbërit. 

Që prej asaj kohe trojet tona të lashta iliro-arbnore, asnjëherë nuk e humbën identitetin e tyre, por qenduran dhe luftuan heroisht me shekuj për mbrojtjën e trojeve shqiptare, prej armiqve tanë shumë shekullore, si: turqve, serbëve, grekëve, bullgarëve, malazezve, ku, fatosat e lirisë së Malësise së Malle, më 8 Prill të vitit 1911, në istikamin e Deçiqit me në krye heroin tonë kombëtar Ded Gjon Lulin, shpalosi nga gjoksi flamurin kuq e zi, dhe e ngriti për të dytën herë Flamurin e Lirisë, po atë flamur që ngritën mbi re trimat e Arbërisë me Skënderbeun, duke çarë qiellin gri të terrinave turke e më vonë ato serbo – malazeze, që si hije e zezë e kishte mbuluar tokën arbnore.” 

Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, është kurorëzimi me sukses i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave ndër shekuj, me synim krijimin e shtetit shqiptarë në trojet etnike e lashta shqiptare. 

Kjo është një ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojmë. Gjithashtu, kjo ditë është dhe do të mbetet simbol i bashkimit dhe formimit të nje shteti shqiptar, edhe pse të coptuar në shumë vende por përsëri kemi një vend të krijuar, ku mund të jetojnë shqiptarët të lirë por jo të bashkuar. 

Pavarësia u shpall, për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Ajosolli mjaft risi, ku sëpari krijimin e një shteti të pavarur, një shteti, që sot njihet si vend i shqiponjave, si vend i burrave krenar dhe punëtor. 

Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të copëtuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull, kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.  

Në mbyllje të kumtesës së tij prof. Ivezaj tha se: “E pse jo, duke falënderuar veçanërisht meshtarin tonë të nderuar dom Pjetër Popaj, për kontributin e tij, që jep për shqiptarët dhe shqiptaret, ku ai na bashkon të gjithë neve në nje familje të madhe shqiptare kombëtare, duke festuar dhe kremtuar festat fetare dhe kombëtare. 

Ai si gjithmonë është i pa lodhshëm për popullin dhe besimtarët shqiptarë këtu, ku në këtë kishe katolike organizon shoqata dhe simpoziume të ndryshme, ku e dhashtë Zoti dhe Perendia, që të jenë sa ma gjatë në kishën tone, në familjet tona e në komunitetin shqiptar, ku është fatmirësisht personaliteti më i zgjuar, kleriku me i madh, dhe figura më e shtrenjt në komunitet shqipetar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”  

Dom Pjetër Popaj bekoi 28 nëntorin, Festën e Pavarësisë të të gjithë shqiptarëve  

Festa Flamurit nis nga 28 nëntori i vitit 1443, kur i kryetrimi dhe Heroi Kombëtar Gjergj Gjon Kastrioti, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës, e shkon deri te 28 nëntori i vitit 1912, kur Ismail Qemali ringriti flamurin në Vlorë dhe shpalli zyrtarisht Pavarësinë e Shqipërisë.  

Dita e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 dhe Ringritja e Flamurit shqiptar Kuq e Zi, është festë mbarëkombëtare në trojet etnike, që i bashkon shqiptarët anë e mbanë botës rreth idealit dhe vlerave që përbëjnë identitetin e një populli e kombi dhe tregon udhën që kjo datë e rëndësishme e historisë kombëtare ka shenjuar, që nga flamuri i Gjergj Gjon Kastrioti më 1443 e deri te 28 nëntori i vitit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke përuruar kështu rrugëtimin si një shtet më vete, i shkëputur nga Perandoria Otomane. 

Sikurse dihet, 28 nëntori nuk është një përvjetor i thjeshtë, është kremtimi i idealeve dhe vlerave themelore të jetës, që përbëjnë identitetin, kulturën e udhën tonë. Është kremtimi i të qenit tonë shqiptarë, pas shumë shekujsh gëzojmë e jetojmë në një shoqëri të pavarur e demokratike. 

Kështu, sot më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me mirënjohje, krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria mizore islame otomane.  

Për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se Pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, mjerisht jo e të gjitha trevave shqiptare, pra, u përgatit me vite e vite kryengritjesh, që filluan në viset e ndryshme Arbënore nga Malësia e Mbishkodrës, Mirdita dhe vende e vise tjera, për të përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme. 

Më 28 nëntor tё vitit 1912, në Vlorë, u ringrit Flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë dhe shtetet e kohës. 

Një kontribut domethënës që çoi deri në shpalljen e pavarësisë së shqiptarëve nga pushtuesi islam otoman, dhanë edhe prelatët dhe katolikët e urdhrave të ndryshme, që asokohe vepronin pa u lodhur dhe përkushtim për binomin Fe e Atdhe, mes grigjës së tyre shqiptare. 

Lufta e Parë Ballkanike, ishte një luftë me synime të pastra grabitqare dhe pushtuese e Aleancës Ballkanike ndaj territoreve të popullit shqiptarë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi. Shqiptarët, sikurse edhe gjithë popujt tjerë të Ballkanit ishin të interesuar për t’u pavarësuar. 

Rreziku nga shfarosja otomane islame dhe nevoja për mbijetesë kombëtare, vuri në funksion (aksion) veprimi shqiptarët atdhedashës në të gjitha viset dhe trojet e Shqipërisë etnike, pavarësisht nga shtresa apo niveli shoqërore dhe përkatësia fetare e tyre. 

Mjerisht, me shpalljen e Pavarësisë formale, vuajtjet e shqiptarëve nuk morën fund, sepse shqiptarët nuk arritën të bashkohen, si një trup i tërë e i pandarë. 

Në ditët tona, në të gjithë trojet etnike shqiptare, shumë shtëpi, rrugët, lagje dhe qytete dhe fshatrat janë mbuluar me flamuj kuqezi dhe drita shumëngjyrëshe, ku atmosfera kudo është festive, ku njerëzit janë të lumtur dhe krenar kur e vendosin flamurin kuqezi, simbolin trimërisë dhe lirisë së tyre.  

Mesazhi përshëndetës  

Në fund të tubimit përkujtimor historik, kisha katolike dhe dom Pjetër Popaj shtruan një koktej me mëny të pasur shqiptare për pjesëmarrësit e takimit. Gjatë bashkëbisedimit me dom Pjetrin, aktivisti i komunitetit tonë, shkrimtari dhe publiçisti Tomë Mrijaj, njëherazi edhe Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë të Prizrenit, i përcolli mesazhin përshëndetës, për ditën e Pavarësisë, që Lidhja Shqiptare e Prizrenit me qendër në New York me kryetar aktivistin e mirënjohur të komunitetit tonë Ismet Sadik Ukë Berisha. 

Në mesazhin e kryetarit Ismet Berisha, të cili e përcolli studiuesi Tomë Mrijaj, ndër të tjera thuhet, se: “LSHP përgëzon kishën dhe meshtarin e nderuar dom Pjetër Popaj për përkujtimin e përvitshëm që bën me besimtarët e tij shqiptarë të Ditës së Pavarësië dhe ringritjes së flamurit kombëtar shqiptar për herë të dytë në Vlorë pas atij të ngritur me gjak dhe dëshmor në kodrën e Deçiqit në Malësi, të drejtuar nga fatosi i lirisë trimi i pamposhtur Dedë Gjon Luli me trimat e tij të vendosur për liri dhe pavarësi. Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë kontributin e madh pararendës të malësorëve tanë trima që e kanë luftuar me armë në dorë taboret e ushtrisë mizore otomane dhe ngritën me krenari për herë të parë në të gjithë historinë e popullit shqiptar pikërisht flamurin e kuq e zit ë kryetrimit të Arbërit Hëroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit.”