Kreu Blog Faqe 926

Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti, liber nga autorë gjerman

0

Prishtinë, 29 nëntor 2023

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Takimin e parë të ditës në zyrën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Forhåndsvisning av bildeFolën për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve.

Forhåndsvisning av bildeKrahas falënderimit për librin, kryeministri e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Portugalia shtet mik i Kosovës dhe shqiptarëve, Shën Nënë Tereza “një urë që na lidh”

0
Nga: Frank Shkreli
___
Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Portugalisë e kanë zanafillën kur Aleanca Euro-Atlantike Perëndimore vendosi të sulmonte Serbinë në mars të vitit 1999, atëherë kur Portugalia si vend anëtar i NATO-s ndihmoi në sulmet ajrore kundër Serbisë dhe më vonë Lisbona dërgoi trupa ushtarake si pjesë e forcave të Nato-s, për ruajtjen e paqës në Kosovë. Marrëdhëniet midis dy vendeve u zyrtarizuan pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt, 2008, kur Portugalia njohu, zyrtarisht, shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës në tetor të vitit 2008, njëra prej shteteve të para që bëri një gjë të tillë.
Presidentja Osmani bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlo Moedas, përuruan shtatoren e shënjtores Shqiptare Shën Nënë Tereza

Në vijim, Lisbona ka vazhduar të tregojë interesimin e saj miqësor për Republikën e Kosovës edhe në nivel ndërkombëtar, sidomos gjatë mandateve të saja si kryesuese e Presidencës së Bashkimit Evropian, në periudha kritike për të ardhmen e Kosovës; sidomos gjatë fazës së bisedimeve përfundimtare në vitin 2007, që çuan më në fund në bashkrendimin e qëndrimeve evropiane për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, në shkurt të vitit 2008.

Sipas Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lisbonë, lidhjet miqësore midis dy vendeve janë çimentuar gjatë viteve: rreth 7000-ushtarë portugezë kanë shërbyer në Kosovë, përfshirë një numër të konsideruar zyrtarësh e diplomatësh në misionet europiane dhe ndërkombëtare. Ky numër i madh dinamik po afirmon gjithnjë e më tepër lidhjet dhe marrëdhëniet dypalëshe duke u shndërruar kështu në një urë ndërnjerëzore, kulturore dhe ekonomike bashkëpunimi. Këto janë, njëherësh, edhe themelet e marrëdhënieve tona të së ardhmes,- thuhet në portalin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Portugali. Marrëdhëniet e shkëlqyeshme midis Prishtinës dhe Lisbonës pasqyrohen edhe nga vizitat e nivelit të lartë midis dy vendeve, përfshirë vizitën e 16 Nëntorit, 2023 – e dyta vizitë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Zonjës Vjosa Osmani në Portugali. Vizita e parë e Presidentes Osmani në Libonë ishte në Tetor, 2021.

“Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidhë me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët.” Vjosa Osmani

Vizita e dytë zyrtare dy javë më parë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Zonjës Vjosa Osmani në Portugali, ishte një provë tjetër e lidhjeve dhe një partneriteti të veçantë midis Prishtinës dhe Lisbonës; një pasqyrim i një thellimi të këtyre marrëdhënieve të forta e miqësore diplomatiko-politike, midis dy vendeve. Portugalia, si një vend anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, vazhdon të jetë një zë i fuqishëm në favor të çështjeve në interes të Republikës së Kosovës, në nivelin evropian dhe atë ndërkombëtar, përtej Evropës.

Foto-Kujtim para statujës së Shën Nenë Terezes Shqiptare në Lisnonë të Portugalisë

Në kuadër të vizitës në Portugali, dy javë më parë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani vlerësoi lartë marrëdhëniet e përgjithshme midis Republikës së Kosovës dhe Portugalisë, duke thënë se: “potenciali i këtyre raporteve, në fusha të ndryshme, është i jashtëzakonshëm”. E para e Republikës së Kosovës, gjatë vizitës së fundit në Lisbonë, është takuar me udhëheqësit më të lartë të Portugalisë, përfshirë Kryeministrin António Costa. Presidentja e Kosovës u prit edhe nga Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa. “Kosova dhe Portugalia kanë ndërtuar raporte të shkëlqyeshme, të bazuara në vlera të përbashkëta”,- është shprehur ajo për vizitën e zhvilluar dy javë më parë në Portugali. Vizita e Presidentes Osmani përkoi me 15 vjetorin e njohjes së Kosovës nga Portugalia dhe lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve. “Ky është një moment i rëndësishëm dhe historik për të shprehur mirënjohjen për shtetin dhe popullin e Portugalisë, për kontributin e dhënë përgjatë viteve. Kjo mbështetje ka ndikuar shumë në avancimin e qëllimeve tona parësore në rrugën e integrimeve euro-atlantike, forcimin e paqës dhe stabilitetit rajonal”, -ka theksuar Presidentja Osmani në takimin me Presidentin portugez.

Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa

Zonja Osmani vizitoi Lisbonën me ftesë të Web Summit, e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve të Kosovës në fushën e ICT-së, ku edhe mbajti një fjalim; një takim ky i nivelit të lartë që në këtë fushë konsiderohet si një ngjarje kryesore e teknologjisë në botë. “Teknologjia duhet të jetë gjithnjë në shërbim të njerëzimit dhe jo ta mbizotërojë atë. Duhet të jemi gjithnjë e më të angazhuar për të garantuar gjithpërfshirjen, diversitetin dhe etikën, në çdo hap të këtij rrugëtimi transformativ”,- është shprehur Zonja Osmani. Ndërkaq, në kuadër të vizitës në Portugali: në një provë të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas përuruan shtatoren e Shën Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë, Lisbonë. “Bashkë me kryetarin e qytetit të Lisbonës, Carlos Moedas, përuruam shtatoren e shenjtores shqiptare Shën Nëna Tereza. Kjo shtatore nuk është thjesht një vepër arti, por mbi të gjitha, një urë që na lidh me idealin e përjetshëm të shërbimit vetëmohues dhe dashurisë për të tjerët. Le të shërbejë kjo statujë si një kujtesë e vazhdueshme e bamirëses më të madhe që njohu njerëzimi!”,- është shprehur Presidentja Vjosa Osmani me rastin e përurimit të Shtatores së Shën Nënë Terezës shqiptare në Lisbonë të Portugalisë.

Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.  Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paq;, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm, ka thënë Presidentja Osmani.

Pa dyshim se edhe vendosja e statujës të Shën Nënë Terezës shqiptare në Lisbonë të Portugalisë, në këtë moment të historisë, në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Republikës së Kosovës dhe Portugalisë është një vlerë e shtuar në marrëdhëniet kulturore, dhe tepër miqësore midis këtyre dy vendeve mike dhe një dëshmi e qartë i një marrëdhënjeje të mrekullueshme në rritje e sipër midis Prishtinës dhe Lisbonës.

Presidentja Osmani duke marrë pjesë në ËEBSUMMIT-in në Lisbonë.

Realiteti fillon me ëndrra

0
Përktheu : Lirim Gashi
___
* Marrë nga gazeta Thüringer Allgemeine
___
Historia e Shpëtim Alajt tingëllon si një përrallë që ka tipare reale, sepse është përralla e dikujt që e jeton sërish jetën e tij, më mirë se kurrë.
Urime ThSV Eisenach. Eisenach.
Përsëri dhe përsëri shtrëngohen grushtat, flokët janë të lagur nga djersitja, ndërsa sytë janë të lagur nga lotët e gëzimit dhe dëshira për t’u përqafuar.
Në çmendurinë e Coburg Arena-s, të gjitha digat e emocioneve thyhen tek Shpetim Alaj.
Ka një muaj e gjysmë që hendbollistët e Eisenach realizuan jo vetëm ëndrrën e tyre në një spektakël, por edhe ëndrrën e presidentit të tyre Shpëtim Alaj.
Pritja për fillimin e garës në Bundesliga tani është edhe më e gjatë nga gëzimi.
Markat me famë botërore të hendbollit si Kiel, Flensburg, Rhein-Neckar-Löwen, Füchse Berlin, SC Magdeburg tingëllojnë veç e veç si tinguj të veçantë muzikor.
Dhe tingujt e tyre të famshëm i përjetojnë si muzikë të veçantë edhe veshët e Shpëtimit.
Fakti që ekipi i tij së shpejti do të luajë në Sallën Aßmann e bën sipërmarrësin, i cili ndihet i tërhequr nga fryma e aventurës si nga magneti, të rrezatojë krenari dhe përulësi:
“Ne kemi një detyrë herkuliane përpara nesh për të qëndruar në ligë”, thotë 56-vjeçari dhe shton me bindje:
“Por kam besim se do t’ia arrijmë qëllimit.
“Ngjyra e këmishës së tij e tregon këtë. I pëlqen të veshë këmisha të bardha.
Ai është garanci për fillimet e suksesshme, për besimin, por edhe për gjërat e reja që e presin si shef klubi. “Unë ende nuk mund ta besoj atë që ndodhi,” thotë shefi i ThSV, duke parë atë ditë ekstatike qershori çfarë mrekullie ndodhi në Coburg.
Pak sekonda para përfundimit të një paraqitjeje të jashtëzakonshme, ngjitja në ligën e parë është si një ëndërr e mrekullueshme.
“Kur shohim rezultatin”, thotë Alaj, “ ndjejmë se kemi bërë gjithçka siç duhet në pesë vitet e fundit.” Përparimi do të thotë që puna e vështirë, e ndershme dhe durimi të shpërblehen.
” Shpëtim Alaj e lidh këtë me ringjalljen e Frymës së Shenjtë, por edhe me biografinë e tij.
Udhëtimi i tij filloi në një kontejner në perëndim të Eisenach dhe tani të çon në një ndërtesë moderne, në tavolinën e shërbimit të tij doganor.
Së fundmi ai u shpall Sipërmarrësi i Vitit dhe u shpërblye për angazhimin qytetar, si ambasador i diversitetit dhe paqes.
Për refugjatin e luftës nuk mjafton vetëm të punosh për veten. ThSV Eisenach është veçanërisht në zemrën e tij.
Emri Shpëtim vjen nga shqipja dhe do të thotë diçka si një shpëtimtar.
“Një fjalë e madhe,” thotë drejtuesi i klubit.
Ai kurrë nuk do ta përshkruante veten në këtë mënyrë. Kjo do të ishte e papërshtatshme.
Por pyetja mbetet: po sikur ai, së bashku me menaxherin René Witte, të mos e kishin marrë këtë rol pesë vjet më parë, kur klubi blu po përpiqej të bënte një fillim të ri në kategorinë e tretë?
ThSV Eisenach përjetoi rënien e tmerrshme në 2017/18 dhe më pas një histori fantastike suksesi.
Një që Alaj shkroi për vete: nga refugjati te shefi i famshëm i kompanisë.
31 vjet më parë kur ai dhe gruaja e tij shtatzënë Besime ikën nga lufta nga Deçani i Kosovës dhe arritën pa para në Andenhausen si azilkërkues.
Jeta e tij e parë u dogj me shtëpinë e familjes së tij. Por ajo që e bën të veçantë këtë njeri është talenti për biznes, vullneti, durimi dhe besimi në ëndrra.
“Realiteti fillon me ëndrrat”, citon Alaj trajnerin francez Daniel Goeudevert. Kjo fjali është një lajtmotiv për të.
Sa shumë gjëra të zgjuara, lexon ai çdo ditë në shqip dhe gjermanisht.
Hapi i tij i parë është thjesht të punojë shumë. Ai e kërkon dhe gjen lidhjen me botën e famës përmes sportit.
Ai luante për SV Wartburgstadt, por ndihmoi ThSV dhe është gjithmonë në front.
“Kam skuqur një milion bratwursta,” thotë ai dhe qesh. Sigurisht, më të mirat vijnë nga këtu në Azinë e Vogël.
Por ajo që të tjerët vënë re më shumë është puna e tij e palodhur. Ai është kryetari, punëtori, arkëtari dhe sponsori në të njëjtën kohë.
Njëzet vjet më parë ai dhuroi 2500 euro për ThSV sepse ishte dhe mbeti familja e tij e dytë.
Dhe sepse biznesi i tij që atëherë është
në rritje.
Regjistruesi i trajnuar i mallrave bëhet marangoz.
Pas një stazhi të suksesshëm si shpediter mallrash, ai studion profesionin e administruesit të biznesit dhe krijon agjencinë e tij doganore.
Ai tani ka tre degë.
Për të punojnë djemtë Qendimi dhe Armendi.
“Jeta ime është një përrallë”, thotë Shpëtim Alaj. Thuajse iu desh të shtrëngonte veten se nuk mund të ishte e vërtetë. Por kjo është ajo. Një foto kujdeset për këtë. Ai qëndron për njeriun aktiv në politikë dhe për rininë aktive në klub.
Meqë ra fjala, është e vetmja dëshmi e jetës në Kosovë.
Shtëpia e familjes u dogj – bashkë me jetën e parë. “Tani jam sërish gjallë”, thotë Alaj.
Aktualisht ai është në proces të shkrimit të gjithçkaje që ka përjetuar në një libër.
Ai në këtë libër i përshkruan edhe njerëzit e mrekullueshëm në Gjermani.
Ai e vlerëson Gjermaninë për fuqinë e saj ekonomike, për sundimin e ligjit – dhe mbi të gjitha, për lirinë e saj.
“Për lirinë mund të flasin vetëm ata të cilëve u është hequr liria”, mendon ai dhe nuk mund të imagjinojë një vend më të bukur se ai ku ka jetuar që nga viti 1992.
Tashmë ka shkruar në afat rekord rreth 300 faqe thua se ka për të thënë diçka me urgjencë.
Për shembull, ka shkruar se një i huaj nuk përbën domosdoshmërisht rrezik për gjermanët shumicë.
Se askush nuk mund të arrijë asgjë i vetëm.
Apo se durimi është arma më e fortë për fitore.
Gjithashtu ka shkruar se nuk duhet të përfundohet shpejtë aventura e ligës së parë.
Shpëtim Alaj e di se sa e vështirë është: “Është një arritje tepër e madhe.”
Por ne duam të luftojmë që të arrijmë edhe më shumë.”
Shpetim Alaj është thjesht një unikat.
Steffen Eß – Gjeneral Thüringen.

Ngritja për herë të parë Flamurit të Gjergj Kastriotit në Bratile të Deçiqit (6 Prill 1911) dhe ringritja e tij 20 muaj më vonë gjatë Shpalljes së Pavarsisë më 28 Nandor 1912 

0

Më 6 prill 1911, luftëtarët e Hotit pushtuan majën e Bratilës dhe me urdhër të Dedë Gjon Lulit, Nikë Gjelosh Luli vendosi flamurin shqiptar Kuq e Zi në afërsi të majës së Deçiqit.

Klajd Kapinova, New York 

“Historia, asht mësuese e madhe, njerzit janë nxanës të kqinj” – Bismark 

Sa herë që shqiptarët brenda dhe jashtë trojeve etnike përkujtojnë Pavarësin e Shqipnis, harrojn me ose pa dashje të ritheksojn se Flamuri i Ringritur në Vlorë, është po ai flamur shqiptar që asht ngrit për herë të parë nga fatosat e lirisë së Malcis të prim nga plaku i urtë e trim Ded Gjon Luli më 6 prill 1911, pra 20 muaj më përpara se po ai flamur, që u Ringrit në Vlonë.  

Pse perdoren dje dhe sot dy standarte historiografie tuj anashkalue ngritjen për hërë të parë të Flamurit dhe mbivleresue Ringritjen po të njejtit Flamur shqiptar për herë të dyte në Vlone!? 

Kryengritja në fjalë,  i dha nji mësim shumë të mirë pushtuesit turk “tue provue në gjuhën e plumbave se kishte perendue tashma koha e ekspeditave ndërshkimore dhe e reprezaljeve, të udhëhequna nga gjeneral shum të zot dhe të sprovuem në mizori, si Shefqet Turgut Pasha me shokë”.1 

Historiani erudit at Marin Sirdani (1885-1962), duke vlerësue kontributin e elementit katolik shqiptar në drejtim të atdhedashunisë, mbi lëvizjet shtypse të xhonturqve të rij kundër nacioneve (që kërkonin liri), cek ngjarjen e randsishme të historisë me 6 Prill 1911, kur shkruan: “Barbarit, mandej të kryesum prej Xhavit Pashës e Shefqet Turgut Pashës për të shtyp shqyptart çuen pesh zemrat e shumkuj, e Leket e Malcis qi nuk ishin ken msue me u ba rajë e askuj, tue provue se vetem arma muejte me u sigurue gjan, mallin, nderen e të drejtat qi kishin pas gzue per qindra vjet edhe nen Turki nisen me levis.”  

Me 6 prill 1911, Malësia, nxorri nga katakombet otomane në dritën e diellit europian, Flamurin Kombëtar të Gjergj Kastriotit… 

Në këtë ditë të paharruar nga mali i Deçiq u valvitë flamuri jonë kombëtar i larë me lot e gjak për 432 vite rrjesht. Ky “oxhak” i shqiptarisë nuk u fik kurrë edhe pse mbi të u derdhën papushim; rrebeshe, stuhi, gjakë, lotë e mundime. Tash mbi një shekull në trojet tona bëhet be; pasha njatë flamur që u ngrit në Deçiq…2  

Në betejën e hatashme luftarake asokohe u vranë trimnisht kelmendas, hotjan, shkrelas, koplikas, kastratas e shkodran, të cilët ishin të ndihmuem shpirtënisht dhe moralisht nga ajka e ndritur e prelatëve dhe klerit katolik shqiptar. 

Pikërisht, për hir të së vërtetës së dokumentuem në shtypin e kohës, për llogari të ekspeditave famkeqe ndëshkimore të Turgut Pashës e Portës së Nalt, brënda ushtrisë pushtuese ishin të veshun me rroba e pagueshin rregullisht (mercenarë) disa trathtarë shkodranë, të cilët i shërbenin me besnikëri baba dovletit, tuj iu kundërvue me armë në dorë drejtpërdrejt fatosave malsorë të Ded Gjon Lulit, të cilët pa iu tremb syni e dridh pushka mbanin me krenari dhe vendosmeni njeni mbas tjetrit në maj të kodrës së Deçiqit Flamurin Nacional të Gjergj Gjon Kastriotit. 

Publiçisti dhe patrioti i mirënjohur Risto Siliqi, në librin e parë: “Pasqyra e ditëve të përgjakshme në të pestin shekull Shqypnis të robnueme”, Trieste, korrik 1912, shkruan: “Me 26 të marsit, ndër ta rob u xu dhe Abas Bekteshi, njaj trathtar qi në kohë të aksionit reformator ju pat kundershtue si shqyptar Shefqet Turgut Pashës, dhe pasi e patën burgosun e dy herësh, në të pamë të gjith popullit t‘Shkodres, e patne shtrue n’dajak, e ky i poshtri u çue me i ndihmue anmikut të vet e me u vra me vllazën. Kët ditë dhe prej Jusuf Gjokajve të frigsuem prej plumbave të shqyptarëve ikën në Podgoric 70 vetë të turkut.” 

Mbi kryengritjen në Malci, prof. Abaz Ermenji (1910-2003), në veprën e vet historike: “Albania – Vendi që zë Skenderbeu në historin e Shqipërisë”3, nënvizon: “Valiu i Shkodrës Bedri Pasha, u gjet ngushtë se s’kishte forca të mjaftueshme për t’iu bërë ballë kryengritësve. Prandaj, u vu të shfrytëzonte fanatizmin fetar të myslimanëve duke iu thënë se “Dini” ishte në rrezik dhe duke i gënjyer se gjoja të krishterët donin të sillnin në Shkodër Malin e Zi. Me këto intriga mujti të mblidhte një turmë shqiptarësh myslimanë prej Shkodre dhe t’i dergonte për të luftuar kundër vëllezërve të tyre katolikë. Por këta “mbrojtës” të “dinit” u shpartalluan shpejt; disa u bashkuan me kryengritësit. Për fat të mirë, ky dram i shemtuar vëllavrasjeje nuk u përsërit më në Shqipërinë e Veriut.”  

Dedë Gjo Luli - Wikipedia

Historia e historiani, vetëm tuj ken të sakt e kritik, krijojn dhe rrisin vetdijën nacionle e historike   

Diktatura e proletariatit, lufta ruso-kineze e klasave dhe koncepti i prolekulturës, ishin instrumente e mbules e mjaftueshme, që atje të bahen krime ndaj njerëzve dhe të asgjësohen dokumente, të falcifikohen epoka e ngjarje të historisë, të likuidohen përsonalitete e momente të kulturës. 

Në librin e historisë hartue për nxansit e shkollave të mesme (me disa ribotime formale, ka ndryshue vetëm paraqitja, por jo përmbajtja, shënimi im K.K.), harta historike e ngjarjeve të kohës, e hartue për t’u njohur nga brezat e sotëm, përsëri ka shumë pasaktsina, ç’ka të krijon përshtypjen, se kemi të bajmë me nji kryengrije spontane. 

Për fat të mir, jehona e ngjarjes shqiptare gjeti pasqyrim në shtypin e atëhershëm shqiptar dhe të huaj. (Shih koleksionet: “Hylli i dritës” “Leka” (Shkoder), “Corriere d’Italia” (Itali), “Liri e Shqypnis” (Sofje), “The Times” (London), “Ora e Maleve”, “Cirka”, “Shqypnia e re”, “Ora e Shqypnis”, fletoret e qytetit të Shkodres, dorshkrimet (e pabotueme të klerikve katolik, të cilat sot kan mund të mbijetojn, Arkivi i Vatikanit, Austris, Britanis Madhe, Hungaris, Italis, Malit të Zi, AQSH, fondi 270, Gjush Sheldija “Historija e Shkodres” (dorshkrim i vjetit 1945). 

Urretja, që kishin malësorët kundër regjimit xhonturk, bani që revolta në këtë pjesë të filloj ashtu siç e kishin mendue vet krent patriot malsor. 

Në Muzeun Nacional të Kuvendit Françeskan në Shkodër, klerikët, me dashuni prindore ruajtën për shumë vite në gji simbolin e liris shqiptare.  

Për këte dëshmojn etnit françeskanë: at Leon Kabashi o.f.m., at Viktor Volaj o.f.m., at Daniel Gjeçaj o.fm. e at Zef Pllumi o.f.m., të cilët për nji kohë janë marrë me mbarshtrimin e institucionit.  

Sikur të mos ishte ngrit Flamuri dhe sikur të mos kishte ekzistue ai Flamur, do të kishin pas guxim etnit françeskan me sajue nji gja të tillë? Patriotizmi e ndërshmnia në pasqyrimin e ngjarjeve nacionale, kanë kenë ndër shenjat dalluese të françeskanëve shqiptarë, prandaj edhe nuk mund të vihet në dyshim vërtetësia e ngjarjes. 

Qëndrimi i klerit ndaj Kryengritjes së Malësisë, ka qenë dashamir e mbështetës pa rezerva, për trimat e prijsin e dashun Ded Gjon Luli.  

Midis tyne ishte famullitari i Kastratit at Mati Prenushi o.f.m. Pas disa viteve, në kohën, kur atij i bahej gjyqi komunist, i pyetun nga hetuesia, që zhvilloi gjyqin, pikërisht aty, ku kishte qenë redaksia e revistës kulturore Hylli i Dritës, ndër të tjera pohoi: “Përveç muzikës me sakrifica të mëdha, kam përshkue nga antikuari i bibliotekës edhe të gjitha veprat qi flitshin për Gjergj Kastriotin nga populli shqiptar. Të gjith këto vepra janë këtu edhe sot në bibliotekën françeskane. Kur u ktheva në Shqipni, kam shkue famullitar nepër male. Kam marr pjes aktive në kryengritje bashkë me malcort e prim prej Ded Gjo’ Lulit në vjetin 1911, e kam ndej disa koh me popullin i strehum në Mal të Zi”.4 

 Pra, sikurse shikjohet, kleri u përfshi pa ngurrim si shërbestar i grigjës së vet edhe atëherë, kur cënoheshin interesat e nalta nacionale, dhe jo sikurse ka shkrue me fantazi bashkqytetari shkodran prof. dr. Gazmend Shpuza e disa profesor të tjerë Akademisë së ‘shkencave’ me nji urretje patetike, se: “Me veprimtarinë e vet përçarëse, kleri vështirësoi bashkimin e popullit shqiptar në luftë për liri. Pavarësisht se nuk ia arriti, ai u përpoç të fuste shqiptarët në një luftë vllavrasëse.  

Meqë pushtuesit osmanë nuk mundën të shtypnin kryengritjen, kleri veproi me të gjitha forcat për t’i mashtruar kryengritësit, që të hiqnin dorë nga kërkesat e tyre kombëtare, ose për të mbajtur larg nga kryengritja  popullsinë e krahinave të tjera të vendi.  

Reaksioni klerikal katolik me demagogji vazhdimisht që të spekullojë mbi luftën e pareshtuar të popullsisë katolike të vendit tonë kundër pushtuesve osmanë, për të maskuar sadopak qëndrimin e vet reaksionar e bile antikombëtar.  

Prandaj jo më kot shtypi klerikal, veçanërisht me rastin e 25-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, i është referuar luftës së malësorëve të Mirditës dhe të Mbishkodres.  

Por, kleri katolik, duke qenë në shërbim të papatit e të Perandorisë Austriake, ishte i detyruar për hir të interesave të padronëve të vet që të vihej edhe në shërbim të autoriteteve osmane.  

Dihen përpjekjet dhe roli që luajtën klerikët reaksionarë me në krye arqipeshkvin e Shkodrës Jak Serreqin dhe Abatin e Mirditës Preng Doçin në ndihmë të Shefqet Turgut Pashës me 1910 dhe më 1911, për t’i mashtruar e detyruar masat e malësorëve që të ulin armët dhe të heqin dorë nga kërkesat kombëtare të Memorandumit të Gërçës. 

Ded Gjo Luli - Wikidata

Pra, lufta e malësorëve të udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, nuk ka asnjë të përbashkët me qëndrimin reaksionar klerikal”5   

Shkrimtari, folkloristi at Donat Kurti o.f.m. (1903-1983) (që do të zbulohej gjatë komunizmit të zi, i braktisun e i vdekun fatkeqsisht në nji kasolle të zbuluem e pa kulm në rrugicat e vjetra të Shkodres së shkret, mes borës e acarit të dimnit, shënimi im K.K.), në përkujtim të 50-vjetorit të shkollës së njohun françeskane thotë: “N’at dit Shqyptari njimend mushi mushknit me frymët’liris e brittë n’zemer t’vet: “Rrnoft Shqypnja’ tuj ba jeh në ket mnyrë Flamurit t’Shqypnis të ngrehun me guxim e trimni, po n’at vjet me 6 Prill 1911 prej Ded Gjo’Lulit në Bratile t’Deçiqit”. 

MALESIA.ORG - Tuz, Malësi - 107-vjet nga ngritja e Flamurit ...

Dedë Gjo’ Luli (Vojvodë i Traboinit të Hotit) , Deli Meta (Bajraktarë i Hotit), Dedë Nika (Bajraktarë i Grudës), Palok Traboini, Ujk Hasani i Grudës, Zenel Shabani e Nikoll Doda të Kastratit, Tom Nikolla, Luk Muçia, Ismail Mustafa, Gjon Ujk Çeku, Martin Ujka e të tjerë.

Në ditën e pavarësisë kombëtare, 2023- Dokumenta të Agimit të Lirisë: “Memorandumi i shqiptarëvet që kanë dalur maleve”

0
Nga: Frank Shkreli
___

Besiana më 26 nëntor e mori në besë dhe fjalë Adem Demaçin

0

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

Më në fund Besiana e siguroi garadianin e saj, që t` i tregoi civilizimit se jam në dheun tim, jam në Drdaninë time, jam i sigurtë me besë të moçme arbërore. Dhe nga këtu do të përcjellë çdo lëvizje që më gëzon kombi im, që e fiton bukën me nëndë kore, me shumicën e historisë nën robëri. Po, tërë jetën punova për kombin tim dhe për tërë njerzimin, duke treguar me përkushtim se si fitohet liria. E për lirinë që nuk e pata shijuar kam lexuar shumë shkrimtarë, të cilët i referohen lirisë. 

Prnadaj, nëse Balzaku i dhuroi letërsisë botërore atavizmin; nëse Erenest Hemingvej e bëri letersinë amerikane art që mendon; nëse Hegeli e bëri filozofinë gjermane doktrinë që flet dhe mendon; nëse BernarD Raselli tregoi se filozofia dhe letersia janë motra në harmoni; nëse Makiaveli zbuloi se nuk ka politikan që nuk mirret me thurje të intrigave; nëse Shën Nëna Tereze si arbrore me rrënjë i tregoi botës se deri ku mundët të arrijë njeriu me humanizëm; nëse Skenderbeu tregoi se para fuqisë së një populli të organizuar dhe të përkushtuar në luftë për liri, nuk ka forcë që e nënshtron. Prandaj Gjergji mbeti enciklopedi e mësimit të lirisë dhe sovranitetit, atëherë ADEM DEMAÇI mësoi se politika është doktrinë tro dimenzionale që e hap rrugën e shkëputjës nga robëria për çdo komb që aspiron liri. 

Adem Demaçi do të lajmërohet së pari me letërsi e pstaj asaj ia bashkangjit edhe Programnin politikë dhe doktrinën e luftës aktive për liri. Në këtë fushë nga: GJARPIJTË E GJAKUT (1958) çdo lëvizje popullore në viset e robëruara shqiptare filloi me emrin e tij. Në libër Adem Dema mëson se si duhet të mbyllën plagët kombëtare që na i kishin imponuar okupatorët por edhe vetëvetja. Lidhur me këtë në Programin e LRBSH (1963), Adem Dema shpalosë në detale rrugën tro dimenzionale të lirisë. Në Program shpaloset: rruga e gjatë, gjërësia e saj dhe lartësia e luftës që në fund të shekullit do të quhet: Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e të cilën e drejtoi politikisht pa asnjë gabim. 

Studiuesi sa herë që ta lexojë Programin e LRBSH –Adem Demës, mëson nga një detal të luftës për emancipim dhe çlirim kombëtar. Programi ka LARGËSINË që trason rrugën e realizimit, që do të thot se lufta është e gjatë dhe e veshtirë, por në çdo moment duhet të jetë e drejtë. Në këtë rrugë Adem Dema përjashton çdo pasion ekspanziv mbi trojet e huaja, por është i vendosur deri në pakufi për t` ia kthyer popullit të drejtën e patjetersuar-pavarësinë. 

Në Programin e Adem Demës dominon edhe doktrina e GJËRËSISË, që do të thot se në luftën për liri, pa dallim duhet të futët i tërë populli. I mjeri ai që e lakon këtë rrugë të shenjët. 

Programi i Adem Demës e zbulon edhe themelin e LARTËSISË, që do të thot se pa dituri dhe respekt të çdo krijese njerzore pa dallim: feje, race dhe kombi, nuk mund të arrihet liria e merituar. 

Për ta mbyllë çdo kalkulim se Adem Dema ia takuar ndonjë tarafi ideologjik apo politik, të paktën deri sa bëri burg 28 vjetë në kazamtet jugosllave, ai mëson se: “Nuk ka rëndësi në luftën shqiptare për çlirim, a na ndihmon Lindja apo Perendimi. Me rëndësi është se lufta jonë është kauzë popullre-pra luftë e drejtë”. Lidhur me këtë mendoi se Bacit i ka ndihmuar largimi i Shqipërisë de fakto nga Pakti i Varshavës më 1960. Ky realitet historik ishte paralajmërim për një pozicion se Adem Dema, nuk do të ndalet në asnjë çast për të tubuar energji rinore, që me dituri dhe harmoni homerike shpërtheu më 1968. Dhe po në këtë datë historike edhe për tërë botën, prap Shqipëria edhe de jure u shkëput nga vargojtë e Paktin Varshavës, për t` u pozicionuar edhe në mosnënshkrimin e Marrëveshjës e Helsinkut (1975), që kishte për bazamnet mosndryshimin e kufijëve të shteteve. 

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe monument

Ky ishte sinjali më i fuqishëm për Adem Demën 

Ai sinjal shpërtheu si vullkani më 1981, duke provuar kryengritje popullore, e duke mos u ndalur kurrë deri të çetata e para të Adem JASHARIT E Zahir PAJAZITIT. Kështu duke u forcuar e rritur shtat, do të lind UÇK, e cila me Bacin në ball do t`  shkelë me këmbë një nga një:  pleqëritë e Berlinit(1878), Londrës (1913), Versajit (1919), Parisit (1946) dhe Helsinkut më 1975. Katër aeropoagët e para Baca i përmbysi duke u deklaruar botës liridashëse se: jam për bashkimin e tokave të okupura nga fqinjët, duke ma coptuar trullinnarbror me gërshërë me pazare nga gjashtë fuqitë e Evropës. Ktë filozofi Adem Dema e shprehu edhe në burg edhe jashtë tij. Për të dalë publikisht në sqenën historike për shembjen e Jugiosllavisë, Adem Dema në qendër të Prishtinës i tha okupatorit: Ja ku jam, gjoksi  im është gjoksi granit e tërë kombit, kudo që i thuhet bukës buk e ujit ujë.  E kush nga mendjet e ndritura nuk i lakomon kësaj filozofie që ta ketë në pronësi. Kuptohet, NATO me SHBA në ball e japin provimin e mileniumit, dhe një pjesë e fajeve të gjashtë “kralive” të Evropës u thye me faqe të zezë duke nënshkruar okupatori kapigtullimin në Kuamnovë, në fillim të qershorit 1999. Adem Dema me miqë shumë doli nga një luftë e drejtë faqe bardh, që lirisht mund të quhet NEO LUFTË. 

Posa u çlirua Kosova Adem Dema i tuboi rreth  veti intelektualët më në zë në Asociacionin “DARDANIA”. Aty Adem Dema ia siguroi Kosovës  BESËN që kurrë më nuk do të jetë në robëri. Edhe me shpalljën e Pavarësisë Republikës Kosovës më 17 shkurt 2008, Adem Dema iu drejtua Shqiponjës dykrenare: 

                                         “ Çeli krihet e bëna hie, 

                                            Merri zogjët e ushqej me die, 

                                            Shko anë për anë Arbërinë ti Bi, 

                                            Shihe mirë e me guxim  me sy. 

                             Oj trimresh me fie, jeta të paska hie, 

                             Me punë e dituri shpërndaj gjallëri lirie! 

Më 26 XI 2023 Besiana i ngriti shtatore Adem Demës për besnikëri dhe patriotizëm. 

 Më 28 XI 2023 

Arabët e territorit izraelit të Palestinës, janë ardhacak! 

0

Pamje e Haifa-s në Izrael

Gjergj – Skender Jashari 

Njejtë si çetnikët serb, që glorifikojnë dhe shenjtërojnë “Kosovën si djep i tyre”, ashtu edhe arabët dhe islamikët, glorifikojnë dhe shenjtërojnë edhe territorin e Izraelit, pavarësisht sesi sllavët ashtu edhe arabët, janë ardhacak. Ashtu si sllavët që erdhën në Gadishullin Ilirik, rreth shekullit VII, edhe arabët islamik erdhën në territorin izraelit të Palestinës, në kohën e pushtimeve të Perandorisë Arabe.1 Fatkeqësisht këto 3 dekadat e fundit, e në veçanti pas vitit 2014, në Trojet tona në vazhdimësi, klerikët islam, kanë bërë propaganda fetare të palgjishme, të cilat kulmuan me nxitjen dhe dërgimin e qindëra Luftëtarëve të Huaj Terrorist për në vatrat e konflikteve në Lindjen e Mesme. Që nga 7 tetori me rastin e fillimit të sulmit terrorist masiv të Hamas-it kundër popullatës dhe vendbanimeve civile izraelite, në Trojet tona, të njejtët filluan menjëherë si:  

  1. Mbështetje ndaj Hamas-it; 
  1. Mbështetje dhe arsyetime të sulmeve terroriste të Hamas-it dhe organizatave të tjera terroriste islamike të Palestinës; 
  1. Mbështetje dhe arsyetime islamike antisemitike, gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit… ndaj Hebrenjëve dhe kundërshtarëve të Hamasit dhe organizatave terroriste islamike të Palestinës dhe ndaj mbështetësve të Izraelit.  
  1. Propagadë aktive dhe të qëllimshe në mbështetje të organizatave terroriste islamike të Palestinës( si fjalime publike, organizime të protestave në mbështetje të terrorizmit islamik të Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste islamike të Palestinës, pastime në rrjete sociale dhe medie etj); 
  1. Kemi pa hoxhallarë e individë të dyshuar e arrestuar dhe gjykuar, më parë për terrorizëm islamik; si dhe  
  1. Thirrje direkte e shumë më shpesh thirrje indirekte për të bërë secili islamik ndonjë gjë konkrete qoftë ndonjë mbështetje deklarative( propagandë terroriste, me fjalë dhe me postime në rrjetet sociale; me pjesëmarrje në protesta në mbështetje të terrorizmit islamik të Palestinës, me mbledhje ndihmash për terrorizmin islamik të Palestinës nën petkun gjoja për civilët e Palestinës, e deri në thirrje për xhihad-luftë terroriste islamike). 

Prandaj fiset arabe përfshihen ato fise që rrjedhin nga Gadishulli Arabik, të cilat rrjedhin prej njërit prej dy paraardhësve të arabëve Adnanit ose Qahtanit.2 Me imponimin e Islamit nga Perandoria Arabe, filloi edhe shpërndarja e fiseve arabe, të cilat migruan dhe u vendosën në regjione të ndryshme duke përfshirë edhe Levantin,3 Mesopotaminë,4 Egjiptin,5 Sudanin,6 Magrebin7 dhe Khuzestanin.8 Në këtë mënyrë fiset arabe kanë ndikuar në ndryshimin e demografisë së regjioneve dhe kanë çuar në rritjen e numrit të popullatës arabe.9 Madje duke luajtur rolë të rëndësishëm në arabizimin etnik, kulturor, gjuhësor dhe gjenetik të Levantit dhe Afrikës Veriore,10 pra ku përfshihet edhe territori izraelit i Palestinës. 

Gasanidët janë fis arab,11 të cilët kishin migruar në fillim të shekullit të III për në Levant, por që me pushtimin e Perandorisë Arabe, një pjesë e tyre u bënë musliman, kurse të tjerët mbetën të krishter dhe iu bashkuan komuniteteve Melkite dhe Syriakëve, të cilat ndodheshin në Jordani, Izrael, Palestinë, Siri dhe Liban.12Gasanidët, Lakmidët dhe Kinditët kishin bërë migrimin e madh nga Jemeni në drejtim të veriut,13 e që Gasanidët u vendosën në Siri, ku shumica ishte Aramaike, derisa pjesa kryesore u vendosën në regjionin Haruan14 dhe u shpërndan në Liban, Palestinë dhe Jordan.15  

Beduinët antik dhe grupet nomade migruan dhe u vendosën edhe në Gadishullin e Sinajit, e që kalifi i Perandorisë Arabe e lejonte migrimin e tyre për në Egjipt.16 Gjithashtu migrimet e arabëve nomad e beduin, ndodhi edhe në vigjiljen e pushtimit të Levantit nga Kalifati Rashidun të Perandorisë Arabe në vitin 634 pas Krishtit, ku pjesa më e madhe e popullatës së Sirisë flisnin aramaisht, kurse gjuha greke ishte gjuhë zyrtare e administratës. Monofizitët e Sirisë, e mirëpritën pushtimin arab, duke i trajtuar ata si çlirimtar.17 Arabizimi dhe islamizimi i Sirisë filloi nga shekulli VII dhe mori disa shekuj, e që bëri të shpërndahej edhe gjuha dhe identiteti arab,18 edhe pse në fillet e pushtimit nuk kishin për qëllim shpërndarjen e fesë dhe gjuhës arabe.19  

Kalifët e Perandorisë Arabe urdhëronin akomodimin e shumë fiseve arabe në vende të izoluara për të shmangur konfiktin me fiset lokale, ashtu edhe kalifi Osmani urdhëroi guvernatorin e tij Muawijah I, që të vendoste fise të tjera.20 Madje i inkurajonte migrimet e tilla, me qëllim të forcimit të pushtetit të tij nga luftëtarët e këtyre fiseve, si dhe i inkurajonte që luftëtarët e tillë të sjellinin edhe familjet e tyre. E që në periudhën e Dinastisë Fatimide, ishte piku më i lartë i migrimeve të fiseve nomade e beduine arabe për në Egjipt,21 ku përfshihej edhe Palestina. 

Disa nga fiset arabe, të cilët migruan nga Gadishulli Arabik, për në territoret izraelite të Palestinës janë edhe fiset Kinanah, Tamini 

Kinanah, është fis i madh arab, që ishin në Arabi, Irak, Egjipt, Sudan, Palestinë, Tunizi, Maroko, Siri.22 Ky fis, ishte komponentë e ushtrisë arabe, që pushtoi Palestinën( Jund-in Filastin) në vitet 630-ta, së bashku edhe me fise të tjera arabe si Judham, Lahkm, Khuza’a, Khath’am dhe Azd.23 Madje Kalifi Omeri që mbretëroi në vitet 634-644, caktoi dy burra të fisit Kinanah Alqama ibn Muhjazziz dhe Alqama ibn Hakim si guvernator të Palestinës me bazë në Jerusalem e më pas në Lidia rreth viteve 638/639.24 Pjestarë të këtij fisi, në Palestinë, edhe në shekujt në vazhdim janë përmendur. 

Tamim, është fis i madh arab, që ishin në Arabi, Irak, Iran, Palestinë, Algjeri dhe Maroko.25  

Por edhe fise të tjera si fisi Quda, që kishin migruar përmes pushtimit arab, për në Palestinë,26 pastaj fisi Qays( Al Qays), kishin ardhur në Palestinë,27 

Gjithashtu edhe sot, në Izrael të njohur janë disa fise arabe, si Beduinët e Negev-it, Beduinët e Galiles etj. Sipas Human Rights Watch thuhet se ishin 95 fise, prej të cilëve vetëm 19 fise kishin mbetur pas Luftës Arabo-Izraelite të 1948-ës, në Izrael.28 

Beduinët e Negevit, nuk e pranojnë veten si Palestinez dhe as Palestinezët nuk i pranojnë si pjesë e tyre, edhe pse të dy janë me origjinë të njejtë arabe.29 Beduinët e Negevit, janë fis nomad arab deri në fund të shekullit të XIX që kanë bredhur mes Arabisë Saudite në lindje dhe Gadishullit të Sinait në perëndim,30 e që sot janë vendosur në regjionin e Negevit në Izrael, e që janë musliman.31 Jetën sedentare ky fis, e filloi më 1858 gjatë sundimit Osman,32 madje në fund të shekullit XIX, Sulltan Abdyl Hamidi II, ndërmori masa ku ndër të tjera edhe kontrollin ndaj beduinëve, si pjesë e së cilës popullatat lojale muslimane nga Ballkani dhe Kaukazi i vendosi në hapësirat ku predominonin popullatat beduine-nomade dhe krijoi vendbanime sedentare beduinësh, ku shumicë këta të fundit nuk mbetën shumicë.33 

Trendi i vendosjes në Palestinë, të jo-beduinëve arab, në kohën e Perandorisë Osmane vazhdoi edhe në ditët e fundit të kësaj perandorie. Kurse në shekullin XX, shumë popullata beduine u vendosën, apo u bënë gjysmë nomade dhe u angazhuan në sistemin agrokulturor, pronësisë së tokës, të drejta në kullota, akses në ujë etj.34  

Në Luftën Arabo-Izraelite të 1948, shumica e tyre u shpërngulën për në vendet fqinje( Jordan, Gadishullin e Sinait, Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Egjipt etj), por më pas më 1954 rreth 11.000 prej tyre u kthyen.35 Beduinët që kishin mbetur pa u shpërngul në Luftën e 1948, ishin kryeisht Al-Tiyaha,36 po ashtu edhe grupe të vogla të fisëve ‘Azazme dhe Jahalin, të cilët ishin disloku nga Izraeli në verlindje të shkretirës së Negevit.37 Kurse mes viteve 1968 dhe 1989, Izraeli ia ndërtoi 7 qytete në verilindje të Negevit për këtë popullatë, përfshirë: Rahat, Hura, Tel as-Sabi, Ar’arat an-Naqab, Lakiya, Kuseife dhe Shaqib al-Salam.38 

Mesin e 5 fiseve kryesore beduine arabe që janë të vendosura në shkretëtirën e Negevit deri në Gazë, është edhe fisi Al-Hanajira, që ndodhi përpara Luftës Arabo-Izraelite të 1948, e që gjatë mandatit Britanik, territori i tyre ishte ndarë në dysh, mes Gazës dhe Beersheba-s.39 Derisa sipas regjistrimeve të 1981, në Rripin e Gazës jetonin plotë 10.000 pjestarë të këtiij fisi.40 Në Luftën Arabo-Izraelite të 1948, pjestarë të këtij fisi luftuan në anën e Egjiptit, si pjesë e Vëllazërisë Muslimane, kundër Izraelit, në Palestinë.41 Gjithashtu pjestarë të këtiij fisi u bënë edhe zyrtarë të lartë në Autoritetin Palestinez, si Ministër i Drejtësisë dhe zëdhënës i Arafatit në vitet 1990-ta, që ishte Freih Mustafa Abu Middein.42 

Al-Tarabin, është gjithashtu fis arab, që është më i madhi në Gadishullin e Sinait dhe Negevit, së bashku me Al-Tayaha dhe Al-Azazma që janë fise më të mëdha në Negev.43 Në vitin 1931, numri i pjestarëve të këtij fisi, të vendosur në Palestinë, ishte plotë 17.000 pjestarë, e që merreshin me agrokultura etj.44  

Tiyaha, gjithashtu është një fis tjetër arab beduin pjesë e Beduinëve të Negev-it.45  

Edhe fisi beduin arab, Azazima ose Azazme, i cili ishte i vendosur në kufi mes Izraelit dhe Egjiptit.46  

Banu Abs, janë një fis antik beduin, i lokalizuar në Arabinë qendrore,47 e i cili është shpërndarë në shumë regjione, e që në ditët e sotme  gjenden edhe në Arabi Saudite, Oaman, Palestinë, Jemen, Sudan,Kuvajt, Egjipt dhe Jordan etj.48 

Disa degë të fisit Harb, janë shpërndarë edhe jashtë Gadishullit Arabik, si në Levant, disa regjione të Irakut, disa vende të Magrebit, pastaj në Jordan, gjithashtu edhe në Beershaba ku është në lidhje me fisin Azazma.49 

Bani Sakher, është gjithashtu një fis arab dhe me ndikim në Jordani,50 por i cili fis arab, përkohësisht kishte emigruar edhe në Palestinë, për t’u rikthyer më pas në Jordan. 

Beduinët e Galilesë, janë poashtu një fis arab beduin në regjionin e Galilesë në Izraelin verior, të cilët kanë ardhur nga shkretëtira e Sirisë.51  

Më: 29.11.2023  

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Vetoja e Greqisë ndaj Shqipërisë, mbrojtje nga borxhet dyshekullore ndaj vendit tonë!

0

Nga: Fahri Dahri, Bergamo 

___

VETOJA GREKE – PAPLLOMË(1) MBROJTËSE PËR BORXHET(2) SHEKULLORE  NDAJ SHQIPTARISË!

Mirëmëngjes i nderuar Hekuran. Duke lexuar vargjet e tua, të cilat kanë në brendi lloj-lloj interpretimesh, mua më erdhi në mendje një mendim shumëvjeçar, por që nuk e kam shprehur. Mos shprehja nuk ishte produkt i asnjë kundërveprimi, por thjeshtë e dija dhe mendoja se e dinin edhe ata që udhëheqin vendin njëri-pas tjetrit.

Fjala është tek kufijtë që ju i vargëzoni. E njoh mirë mentalitetin e kishës dhe shtetit ortodoks grek. Jo vetëm nga që jemi fqinj me tokë, por nga sjelljet, marëdhëniet me banorët e atij shteti. Them banorët se nuk them dot me grekët, sepse tashmë dihet nuk janë grekë, por një popullsi konglomerate që detyrohen të quhen grekë mbasi janë ortodoksë të linjës buzantine. Por përsëri duhet të sqaroj se popullsia e Greqisë duhet të kuptohet mirë se ka dy histori:

a) historinë e grekëve të para shek të XIX, që jetonin tamam si fqinjë me ne, dhe

b) historinë e  popullsisë të shtetit grek mbas vitit 1913, siç u tha një konglomerat që ndjek rigorozisht planin agresiv për përhapjen e helenizmit. Kur nuk ke taban, bie në humnerë. Është kjo frikë që mendojnë të shpëtojnë duke u mbajtur fort mbas megalloidesë, për një ëndërr të re bizantine. Ani, le ta vazhdojnë ëndrrën, por teoritë e vjetra lidhur me oganizimet e shoqërisë njerëzore, është vërtetuar shkencërisht dhe praktikisht se i nënështrohen në vazhdimësi ndryshimeve (matriarkati, patriarkati, martesat në çift, bashkëjetesat po në çift, ose jetesa të jashtëligjshme, etj, etj).

Ti japim kuptim këtij shkrimi që flitet për kufijtë. E dimë se kufiri jugor shqiptar arrin “deri nek tre gurët e zezë”. Mbas atyre “Tre gurëve të zezë”, fillonte fqinjësia me Greqinë. Nga Konispoli deri “nek-tek” Tre gurët e zezë, është një hapësirë që ndjell frikë, ankth, armiqësi, pengesë serioze për zgjerimin e helenizmit! Greqia e di mirë dhe e ka shumë të qartë. Ajo e di se vendimet e 1913 janë anti së vërtetës, ajo mundohet të bëjë sikur nuk e ka problem, por në të vërtetë rri u tulatur dhe ruan gjetjen e çdo mundësie që nëse krijohet ndonjë problem, hidhet me njëherë përpjetë për të kapur prenë.

Ka vite që Shqipëria është në ndjekje të rrugës për në BE. Greqia bën sikur flë për hallin dhe kur ndonjë apo disa shtete që pengojnë Sgqipërinë, ajo me dinakëri del e para dhe deklaron se do ndihmojë për anëtarësim. Por jo me zemër, përfiton nga shtetet që pengojnë. Sot kur, mesa duket Shqipëria, plotëson kushtet dhe nuk ka ndonjë shtet pengues, Greqisë i rreh zemra nga frika e përgjegjësive të zullumeve të kryera gjatë 111 viteve dhe fët e fët nxjerr një sebep koti dhe tregon egërsinë që ka thellë në strategji duke deklaruar se do të pengojë Shqipërinë për anëtarësim në BE, nëse nuk plotëson kushtin e saj për të helenizuar një pjezë të jugut shqiptar dhe këtë e lidh me një individ mercenar. Erdhi koha që struci të dalë në shesh me gjithë kokë.

E vërteta është se shteti Grek asnjëherë nuk ka dashur dhe as dëshiron që RSH të bëhet anëtare e BE-së. Ajo e di mirë se hyrja jonë në BE, asaj i pengohet strategjia e helenizimit të jugut shqiptar; do të përgjigjet dhe do të detyrohet të shlyej një për një, për aktet barbare, vrasjet, masakrat që i ka kryer shqiptarizmës si dhe dëmshpërblimet nga 1913 e këndej (dhe borxhet janë shumë më shumë se sa mali i Tomorrit). Sigurisht kjo shpagesë, do të kryhet sipas karakterit historik shqiptar me mjete dhe mënyra DEMOKRATIKE!.

Shë1.2023.nim(1): Papllomë = jorgan.

Shënim(2): Borxhe= vrasje, masakra ndaj popullsisë dhe dëmshpërblime pasurore të palujtshme dhe të luajtshme.

Më 24.11. 2023

Vllaznia fituese e 28 Nëntorit në Candelu (TV-Itali)

0

Shkruan: Florim Zeqa 

Nëntori i festave të mëdha apo muaji i shqiptarëve po kalon me festime madhështore gjithandej shteteve evroperëndimore ku ndodhet mërgata jonë. Secili organizim i mërgatës sonë më i mirë dhe më madhështor sesa tjetri. Diku me mbrëmje festive me yjet e estradës, diku me organizime të larmishme të shoqatave, e diku tjetër me organizime të turnireve në Futboll të Vogël.

Bashkorganizim i shkëlqyer

Një grup i të rinjëve të mërgatës në Provincën Treviso (Itali), në bashkëpunim me ENERGYM Bremas A.S.D., në Candelu e organizuan turnirin në Futboll të Vogël. Ky ishte njëri nga organizimet më briliante dhe më madhështore të mbajtura përgjatë këtyre 10 vjetve në mërgatën shqiptare në Itali. Për dy ditë rresht, më 25 dhe 26 Nëntor 2023, Palestra e Sporteve në Candelu ishte e stërmbushur me bashkatdhetarë të ardhur nga provinca dhe regjione të pjesës veriore të Italisë.

Të rinjët që e organizuan këtë aktivitet sportiv nuk janë klub dhe as shoqatë, por janë aktivist e veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare, të cilët veprojnë si një trupë e koordinuar për mrekulli, të cilët për disa vite rresht janë duke organizuar turnire, në të cilat, përveq ekipeve pjesëmarrëse në garën sportive, marrin pjesë me qindra bashkatdhetar, futbolldashës dhe atdhetarë.

Këshilli Organizativ i turnirit: Fadil Bajraktari, Florim Lumi, Florim Zeqa dhe përfaqësuesit e ENERGYM (Sports & Events): Balzano Vincenzo, Minato Nicoletta, Moti Pierantonio funksionuan në koordinim perfekt si një trupë e përbashkët organizative.

Ngjarje e madhe sportive dhe festive

Përgjatë dy ditëve në Palestrën Sportive në Candelu, në një ambient sportiv dhe festiv, të ngrohtë dhe vëllazëror u zhvilluan ndeshjet kualifikuese të 20 ekipeve pjesëmarrëse për finalen e madhe të turnirit tradicional në Futboll të Vogël për nder të festës më të madhe kombëtare.

Turniri fillojë me intonimin e hymnit kombëtar.

Më pas, publicisti Florim Zeqa në emër të Këshillit Organizativ (Fadil Bajraktari dhe Florim Lumi) i përshendeti të gjithë të pranishmit duke i falenderuar për pjesëmarrjen, me ç’rast ekipeve në garën për trofeun e çmuar ju urojë suksese dhe lojëra të mira në këtë turnir.

Ndeshja inauguruese e këtij turniri ishte mes ekipeve Edil Buçaj-Nuove Coperture, për të vazhduar tutje me ndeshjet vijuese sipas shortit të hedhur më datën 22.11.2023 në Treviso.

Forhåndsvisning av bilde

Ditën e parë, më 25 Nëntor u zhvillua faza e parë e ndeshjeve mes ekipeve të ndara në 6 Grupe, për të vazhduar të dielën më 26 Nëntor me ndeshjet e fazës finale (12 ekipe), me kualifikime të drejtëpërdrejta.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve Vllaznia (Shkodër) dhe Ardhmëria ishte një finale e madhe dhe e papërseritshme, me lojë të shkëlqyer dhe 5 gola të shënuar nga të dy ekipet.

Edhe pse me rezultat të ngushtë (3:2) ekipi Vllaznia me meritë e rrëmbeu vendin e parë në turnirin e madh të 28 Nëntorit.

Sikurse çdo garë sportive që përfundon me një fitues, edhe ky turnir përfundoj me një fitues tejët të merituar, të cilët shkëlqyen në të gjitha ndeshjet me një frymë të lartë sportive dhe sjellje të disciplinuar të lojtarëve në fushë.

Forhåndsvisning av bilde

Por në fakt, fitues të këtij turniri janë të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të cilat me pjesëmarrjen e tyre në këtë turnir e nderuan dhe madhështuan festën e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 580 vjetorit të Flamurit Kombëtar.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra pjesëmarrës, siq ishte ky i 28 Nëntorit në Candelu, ku përveq 20 ekipeve me nga 10 lojtarë (200 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), për dy ditë rresht, ndeshjet i përcjellen edhe mbi 500 shikues, që i bie se numri i përgjithshëm i pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në këtë turnir ishte mbi 700, numër ky i paarritshëm në çdo aktivitet tjetër të mërgatës në Itali.

Forhåndsvisning av bilde

Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve

Para fillimit të ndeshjes finale, Këshilli Organizativ i nderoj me mirënjohje sponsorët dhe më meritorët e organizimit të Turnirit si në vijim:

-Xhemali Papaj (veprimtarë)

-Antoni Verde

-Roni Bau, me pronarë Mentor Zenelaj nga Gjinoci

-Fratelli Bekteshi me pronarë Shpejtim Bekteshi

-Hotclima

-Autofficina Fratelli Elshani me pronarë Fatmir dhe Faruk Elshani, sponsor dhe mbështetës të rregullt të aktiviteteve të mërgatës shqiptare

-Rramir Group me pronarë Rrahim Krasniqi nga Samadraxha

-Costruzioni AG. SRL

-Edil Kolgeci me pronarë Kujtim Kolgeci

-Ecocoperture me pronarë Ilir Shala

-SV. Costruzioni SRL

-Market Kosova me pronarë Bedri Suka

-Pizzeria Al Volo me pronarë Imer Berisha.

Këshilli Organizativ i Turnirit me mirënjohje i nderoj edhe tre personalitete të veçanta:

-Remzi Bujari (Veteran i sporteve dhe aktivist i mërgatës sonë)

-Jetullah Bytyqi (Veteran i UÇK-së)

Forhåndsvisning av bilde

-Mysafirin e nderit të kësaj mbrëmje, zotin Arbër Llugaxhiu, pronarë i kompanisë Noli Ponteggi dhe veprimtarë i dalluar i mërgatës sonë në Rovato (Lombardia). Vlenë për të theksuar se, Arbër Llugaxhiu, ish futbollist i Ballkanit të Therandës, Lirisë së Prizrenit dhe Dukagjinit të Klinës, është bashkëpunëtor prej dy dekadave i Këshillit Organizativ të turnireve në Treviso, sponsor dhe mbështetës i shumë aktiviteteve të mërgatës sonë gjithandej shtetit italian.

Forhåndsvisning av bilde

Këshilli organizativ i shpalli dhe i nderoi me nga një kupë golashënuesin e parë, lojtarin më të mirë, portierin më të mirë, si në vijim:

-Golashënuesi i parë: Ramadan Nuha (me 9 gola të shënuar), nga ekipi Stolliqt

-Lojtari më i mirë: Ardian Zhegrova, nga ekipi Ardhmëria

-Portieri më i mirë: Sami Gashi, nga ekipi Edil Sinani. Ja vlenë për të theksuar se, veterani i futbollit, z. Sami Gashi ishte lojtar i Dukagjinit të Klinës, Besës së Pejës dhe Prishtinës.

Pa dyshim, momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte nderimi me nga një kupë, mjete financiare dhe medalje për vendet e para:

Forhåndsvisning av bilde

-Vendi i tretë, kupë dhe medalje të bronzit për lojtarët e ekipit Stolliqt

-Vendi i dytë, mjete materiale, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit Ardhmëria

-Vendi i parë, mjete materiale, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit Vllaznia.

Kur jemi në këtë segment, duhet falenderuar referët profesionist: Ivan Alburnio, Girardi Nereo dhe Tribelli Marco të cilët janë më meritorët për mbarëvajtjen e të gjitha ndeshjeve të këtij turniri.

Vlenë për të përshendetur kontributin e dy bashkatdhetarëve: Isuf Ademi në ndarjen e ekipeve në grupe dhe hedhjen e shorteve si dhe të djaloshit entuziast Malsor Gegaj për angazhimin dy ditor në mirëmbajtjen e turnirit.

Por nuk ishin vetëm këta, ishte një Staf i zgjeruar i bashkëpunëtorëve në krye me veteranin e futbollit, Ram Zeqa dhe shumë të tjerë që kontribuan në mbarëvajtjen e turnirit.

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu krejt në fund duhet veçuar edhe kontributin e DJ-ALBI, i cili na e mundësoj zërimin dhe na dhurojë momente të këndshme festive, me këngë e valle patriotike nga trevat e ndryshme të trojeve tona etnike.

Gëzuar 111 vjetori i Pavarësisë Kombëtare!

0
Nga: Gani Qarri
___

Dje e 111 vite më parë u shpallë Mëvetësia e Tokave Shqiptare! Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 i dha fund sundimit mese 5 shekullor otoman, si vendi i fundit në Ballkan, që kurorëzoi mëvetësinë e vet, duke shënuar arritjen më të madhe historike pas vdekjes së Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe kthesën biblike në realizimin e idealeve dhe aspiratave mijëravjeçare të shqiptarëve autokton, në trojet e tyre etnike.

Me shpalljen e pavarësisë Rilindja Kombëtare, shënonte kulmin e arritjeve, në luftën dhe përpjekjet e saj heroike, për kurorëzimin e ëndrrave të shumë brezave për liri dhe pavarësi, të drejta kombëtare dhe krijimin e shtetit të parë shqiptar, qysh kur kryeheroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kaloi në përjetësi  dhe shqiptarët ranë, serish nën robëri.

Që nga ajo kohë, dita e shpalljes së pavarësisë 28 Nëntori, është gëzimi ynë më i madh, një ndër festat më të ndritshme dhe ndër arritjet më të mëdha të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë shumë shekullore të mbarë popullit shqiptar.

Shpallja e pavarësisë kombëtare dhe liria e arritur, janë vlerat dhe pasuria më e çmuar në çdo shoqëri njerëzore të cilat nuk falen, nuk blihen e as dhurohen, por fitohen me gjak, shumë punë e mundi dhe vuajtje, e përpjekje të pareshtura brezash, ndaj heronjtë dhe dëshmorët shqiptar, të cilët me heroizmin e tyre u bën ëndrrën tonë për liri e pavarësi-realitet, janë krenaria jonë e pafund dhe pasuria më e çmuar kombëtare.

Ata janë dhe mbeten më meritorët për arritjen e pavarësisë,  për të tashmen, e të ardhmen dhe gjithë historinë e kombit tonë.

Festat e ditëve të mëdha siç është 28 Nëntori, u japin krah edhe fitoreve tjera, të arritura kombëtare dhe shpirt ngjarjeve historike të popullit shqiptar, Bijë e përjetshme e të cilave është vet Liria Jonë Kombëtare!Liri të cilën, që nga vitit 1912, e deri më tani, në vijimësi e kemi gëzuar pjesë, pjesë dhe përjetuar të ndarë në disa shtete, ku veçanërisht për pjesët e kombit dhe etnisë tonë autoktone, të shpërndarë  e të mbetur nën sundime të huaja, gëzimi nuk ka qenë i njëjtë, as i plotë, ashtu siç është edhe aktualisht, gjendja e shqiptarëve në rajon.

Megjithë atë shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, është ndër datat më kryesore të arritjes së një kombi të vogël dhe jo unik sa duhet, si shqiptarët, ditë e cila u kthye në shpresë, edhe për bashkëkombësit tanë autokton dhe tokat tona etnike të mbetura nën pushtimin e vendeve fqinje, se një ditë edhe ata do të çlirohen dhe bashkohen me trungun e shtetit amë.

Ditë që pas një periudhe të stërgjatë robërie mase 500 vjeçare, na mundësoi rilindjen e një shteti edhe pse të vogël shqiptar, i cili edhe ashtu siç ishte, na bëri krenar e më të fortë si popull dhe komb!

Kjo për faktin e ditur se shqiptarët ishin të pushtuar, e ripushtuar, të kërcënuar nga të gjitha anët dhe të rrezikuar seriozisht për zhdukje, nga të gjitha shtetet hegjemoniste fqinje.

Dhe vetëm falë luftës tonë për liri dhe ati shteti, sado jo stabil, të vogël, të brishtë, shpresat tona nuk u shuan kurrë, përkundrazi ato u rritën dhe forcuan ndër vite, duke na mbushur kurajë e dhënë forcë për të arritur, fitore të reja, deri në çlirimin e Dardanisë dhe krijimin e dy shteteve të pavarura shqiptare në Ballkan.

Ndaj me shpresën se nuk do të jetë e largët dita, kur po ky fat i ndritur, do tu buzëqesh mbarë shqiptarëve autokton, në trojet e tyre etnike, me shumë të drejtë, bashkëkombësit arbëror, kudo ata gjenden, festojnë bashkërisht me shumë krenari 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë si Ditëlindjen e kombit tonë, përjetësisht të ndritur!

Datë e cila përveç krenarisë dhe kujtesës së madhërishme kombëtare, që nga 28 Nëntori i vitit 1912, është kthyer edhe në ditë të nderimit, respektit dhe mirënjohjes së pakufishme mbarëshqiptare, ndaj krejt atyre që bën gjithçka mundën për kombin, të cilët dhanë edhe jetën e vet, për arritjen e lirisë dhe kurorëzimin e pavarësisë kombëtare, të cilën megjithëse, ende të ndarë në disa shtetet, e gëzojnë dhe festojmë bashkë të gjithë shqiptarët.

Pra, pa këtë datë kaq jetike, 28 Nëntorin, këtë ditë të krenarisë së madhe kombëtare, shqiptarët nuk do të ishin këtu ku sot jemi me afro 111 vite Pavarësi të Shqipërisë e cila ndihmoi për aq sa mundi edhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke arritur anëtarësimin e saj në NATO, lëvizjen e lirë dhe shënoi hapa madhor drejt inkuadrimit të shqiptarëve në BE.

Edhe me këtë 111 vjetor të Pavarësisë, ne festojmë dhe kremtojmë këtë datë historike, me shpresën tonë të madhe për rishikim të padrejtësive ndaj shqiptarëve në Ballkan dhe aktualizimin e kërkesës sonë të drejtë, që festat e ardhshme kombëtare e shtetërore, ti festojmë si Komb i Bashkuar në Shqipërinë Natyrale.

Urime edhe një herë të gjithë shqiptarëve, kudo janë 28 Nëntorin dhe 111 vjetorin e Pavarësisë, i cili siç na bashkon në festë, urojmë të na bashkojë edhe në punë e angazhim praktik, për një shtet të përbashkët, pavarësia e të cilit edhe më 28 Nëntor 1912, ishte shpallur jo ndaras, por në dhe si tërësi, e cila, përfundimisht është koha që edhe të jetësohet në të gjitha trojet e Shqipërisë Etnike!

Më 28 Nëntor 2023