Kreu Blog Faqe 927

Urime 28 Nëntori, ju personazhet e mia! 

0

Ismail Qemali në 1-vjetorin e 28 nëntorit, më 1913 në Vlorë

Sinan Kastrati, Suedi 

28 Nëntorin ua uroj personazheve të mia, tiranses e turjakasit, barinjëve, bujqëve e pleqëve të Turjakës, të vdekurve e të vrarëve për lirinë e Shqipërisë e shqiptarisë!  

Përsonazhet e mia, pleqtë e fshatit tim, Turjakës, barinjët e bujqit ishin personazhet e mia më të dashura dhe që jetova me ta, ditën e natën, verës e dimrit. Ata janë më të merituarit sepse, ata erdhën me mua, i ”mora” kudo që shkova. I mora në Suedi. 

Tiransja dhe turjakasi, ishin dy nga personazhet e mia më fatkeqe por që i desha. Edhe ata e deshën shumë shoqi-shoin, një kryeqytetase e një çoban turjakas, analfabet. Ata ishin besatua se do të martohen e do të jetojnë në Turjakë. Do të kemi 11 fëmi, sa një skuadër futbolli. Do të mbajmë dele e lopë e do ta punojmë tokën. Do të lahemi në lumin Mirushë pa pyetur për zakonet e egra, do të thoshte nusja pa duvak, tiransja. 

Edhe dy të rinjët i mora me veta dhe disa herë iu ndërrova edhe emrat, Sier, Sylë që mos të njihen nga të afërmit në Turjakë e në Tiranë. I përjetësova me emrin e katundit tim, Turjakës dhe kryqytetit, Tiranës. Shkruajta poezi por nuk munda ti gdhend në gurë mermeri e as ti pikturoj. 

 

Shtëpia e Fehim Zavalanit, ku u mbajt Kongresi i Manastirit në 14-22 nëntor 1908[1] (që nga nëntori 2012, Muzeu i Alfabetit Shqip)

Edhe mua si autor më mungojnë tiransja e pleqtë e Turjakës. 

Të gjithë personazhet e mia, të vdekur e të humbur, urime 28 Nëntori! 

Nesër është 28 Nëntori, festa, dita e flamurit kombëtar shqiptar.  

Nëntori nuk është vetëm muaji e festa e flamurit.  

Është muaji i shumë festave e datave me rëndësi kombëtare.  

 

Më 28 nëntor, Gjergj Kastrioti u shpall Zot i Principatës së lirë dhe të pavarur të Kastriotëve me qendër në qytetin e Krujës. 

(“Rikthimi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në atdhe“ 

Nga Paulin Zefi, 15:50 | 13/11/2020 

https://diasporashqiptare.al/2020/11/13/rikthimi-i-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-atdhe/ 

Rikthimi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në atdhe (3 nëntor -10 , 27 nëntor 1443 dhe ditën e nesërme, më 28 nëntor 1443, në sajë të përkrahjes së jashtëzakonshme që gjeti gjithandej, ai u shpall Zot i Principatës së lirë dhe të pavarur të Kastriotëve me qendër në qytetin e Krujës.³⁹ J.P.Fallmerayer shkruan se më 28 nëntor të vitit 1443, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u bë zot i Krujës dhe filloi rolin e tij si princ i Arbërisë, si armik i papajtueshëm i turqve dhe si Ajaks i kontinentit (gadishullit) Ilirik.) 

Stema e Kongr. të Drejtshkrimit, Tiranë 1972

Po në mes të muajit nëntor në qytetin e Manasirit (tash: Bitola, mak.: Битола, srpski: Битољ, grč.: Μοναστήρι, tur.: Monastır, vlaški: Bitule/Bituli) za Osmanskog Carstva znan kao Monastir, je grad na jugozapadu Sjeverne Makedonije.) u mbajt Kongresi i Alfabetit) 

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe. 

Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh (Elifba), pa llogaritur nënvariantet.  

 Ngjarja më e rëndësishme, ishte Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28.XI.1912) 

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. 

Sinan Kastrati, gjatë paraqitjeve programore në Malmö

Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha të kuptonte shteteve ballkanike se gjendja e Perandorisë Osmane ishte e dobët. Mbretëria e Serbisë ishte kundër planit të Vilajetit Shqiptar, duke parapëlqyer një shkartisje të Rumelisë mes katër shteteve ballkanike. Shtete të cilat planifikuan ndarjen e territoreve evropiane osmane dhe gjithashtu u ujdisën që territoret e pushtuara gjatë Luftës Ballkanike të qeveriseshin si Condominium. Kjo edhe është arsyeja e Asamblesë Mbarëshqiptare të tubuar nga Ismail Qemali, ku morën pjesë delegatët e ardhur nga të gjitha trevat shqiptare. 

Me Entela Tabakun, Kate. Alban. Upsala

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (20-25 nëntor 1972), ishte ngjarja tjetër ndër më të rëndësishmet pas Shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë (28.XI.1912) të shekullit të kaluar- 

Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 

Me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës (USHT) nga data 20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongres u përfaqësuan gjerësisht forcat e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare. Aty ishin të pranishëm 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia. 

Me kolege të punës, Desara Gjonaj nga Austria dhe mësuese nga Suedia

Sa herë që vjen 28 nëntori, kujtimet për të kaluarën dhe festat e nëntorit më kthejnë mbrapa disa dhjetëra vite ndoshta edhe për shkakun se në Kosovë ishim të pushtuar nga serbosllavët, sllavomaqedoneët sllavomalazezët. 

Sinan Kastrati, pas fjalës hyerse

Digresion kohor 

Unë mendoj se atëherë kur isha fëmi, i ri e i rritur më mirë e festonim 28 Nëntorin, edhe pse nën okupim se tash, në ”çlirim”, në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.  

Dhe shetita nëpër nëntorët e kuq që i festova dhe punova në Turjakë, Kosovë dhe në Suedi, Valdemarsvik, Halmstad e Malmö, ku ende jetoj. 

Kudo që jetova, jam mundua që për festat e nëntorët të përgatis me nxënës programe festive. 

Nxënëst Elma dhe Erva duke prezentua programin e 28 Nëntorit

Vitet e fundit në Malmö, gjithashtu u mundova, nuk e di se a pata sukses a jo. 

Prandaj, një falenderim të veçantë me rastin e 28 Nëntorit iu dërgoj nxënëseve të mia, Emmës, Elmës, Ervës, Elizës dhe Luelës. 

Edhe Haxhi Haxhijës nga Dukagjini, me çifteli e Beqir Shaqirit, shahirit nga Drenica me zërin shumë melodik e me këngët popullore qytetare e të trimërisë iu uroj 28 nëntorin.  

 

Pas punës, në kohë pushimi me mësues e prindër mërgimtar nga Greqia

Po unë nuk isha vetëm se punoja si mësues e pas mësimit me nxënësit e mi zgjidhja vjershat e poetëve rilindas, skeqe e pjesë të shkurtëra të dramave por edhe shkruaja në ditarët e mi të jetës dhe i publikoja në të përditshmet tona, në portale. 

Një tjetër personazh imi, ishte edhe profesor Idriz Ajeti që plot 101 vjet sa jetoi, punoi për gjuhën e shkrimin shqip, për shqiptarinë. 

”Prof. Idriz Ajeti: Origjina ilire e gjuhës shqipe” 

https://alb-spirit.com/2019/02/13/prof-idriz-ajeti-origjina-ilire-e-gjuhes-shqipe/ 

Nxënësja Luela Fetaj duke ma uruar 28 Nëntorin me një dhuratë modeste

Në Kongresin e nëntë të Lidhjes Komuniste të Serbisë, të mbajtur në Beograd në vitin 1982, në të cilin mori pjesë, Idriz Ajeti lexoi një paraqitje në lidhje me disa probleme të gjuhës letrare shqipe, me historinë e kësaj kombësie, mbi tekstet e botuara në Enciklopedinë Jugosllave, që bënin fjalë mbi tekstet e letërsisë dhe kulturën e shqiptarëve në Jugosllavi. Pas pak ditësh, në adresë të profesor Ajetit erdhën kërcënime me letra anonime. Letra ishte dërguar nga Zagrebi, me gjasë për të fshehur gjurmët.  

Nxënësja Eliza Kuqi duke vallezua 

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga prof. Idriz Ajeti, për të cilën ai mori kërcënime anonime – me një letër në fund të së cilës kërcënuesit shënuan edhe katër shkronja cirilike «CCCC». 

Fatmir Krypa: Grafikë “Shkëmbi i pamposhtur” Akuatintë, bakërshkrim me ngjyrë 77×63 – GEZUAR

Tash edhe unë jetoj i qetë, si pensionier. Më nuk kamë forcë e as dëshirë që të punoj, të përgatis e as ti shikoj programet e festave kur e di se nuk i janë nxënëset e mia. 

E shumë e shumë të tjera, për nëntorët e tjerë do të shkruaj.  

Malmö, mbrëmje, 27 nëntor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Kryeministri Kurti në Ditën e Forcës: Përkujtojmë ata që sakrifikuan e me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë 

0

Prishtinë, 27 nëntor 2023

Në Ditën e Forcës, 27 Nëntorit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani – Sadriu dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, morën pjesë në ekspozimin e pajisjeve dhe armatimit të FSK-së, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo ditë, tha kryeministri Kurti, është një ditë e gëzimit, ku edhe përkujtojmë ata që sakrifikuan, por në të njëjtën kohë edhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë.

Forhåndsvisning av bilde

“Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit’’ theksoi kryeministri, i cili veçoi se në më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti tha se e kemi të qartë se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe teksa kujtoi se nesër festojmë 28 Nëntorin që e shënojmë në kujtim të trinisë, të flamurit të kuq me shqiponjën dy krenare të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë, e të Adem Jasharit në Prekaz.

Forhåndsvisning av bilde

Andaj, siç shtoi ai, me krenarinë e lavdishme që kemi për hir të së kaluarës, me përplot optimizëm, shpresë dhe përgjegjësi ecim drejt së ardhmes. 

“Urime edhe njëherë të gjithëve 27 Nëntori- Dita e Forcës, dhe 28 Nëntori i Flamurit e i Pavarësisë!”, uroi në fund kryeministri Kurti.

Forhåndsvisning av bilde

Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti: 

Urime të gjithë ushtarëve, oficerëve, komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharit, Forca e Sigurisë së Kosovës e cila e ka ditën sot, një ditë para 28 Nëntorit, pra janë dy festa njëra pas tjetrës. Urime presidentes së Republikës Vjosa Osmani, urime ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe urime gjithë qytetarëve të Republikës tonë dhe shqiptarëve ngado që janë. 

Sot bashkë me presidenten, me komandantin dhe ministrin patëm rastin të vizitojmë ekspozimin e pajisjeve dhe armatimit të FSK-së e cila është forcë e bashkimit edhe krenarisë tonë. Pamë që këtu sot, kanë ardhur për vizitë të gjitha moshat, pa dallim prejardhje, të dy gjinitë, gjithashtu të gjitha etnitë dhe është një ditë e gëzimit ku ne në të njëjtën kohë edhe përkujtojmë ata që sakrifikuan por në të njëjtën kohë edhe me edhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit. Konkretisht për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. Në njëjtën kohë ne e kemi të qartë se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nesër e kemi 28 Nëntorin që e shënojmë në kujtim të trinisë, të flamurit të kuq me shqiponjën dy krenare të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë, e të Adem Jasharit në Prekaz. Andaj, me krenarinë e lavdishme që kemi për hir të së kaluarës, me përplot optimizëm, shpresë dhe përgjegjësi ecim drejt së ardhmes.

Forhåndsvisning av bilde

Urime edhe njëherë të gjithëve 27 Nëntori- Dita e Forcës, dhe 28 Nëntori i Flamurit e i Pavarësisë!

Forhåndsvisning av bilde

Në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK u shënua Dita e Forcës, manifestimi qendror u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

0

Në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK u shënua  Dita e Forcës – Dita e Ushtrisë 

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot shënuan “Ditën e Forcës”. Kjo ditë festive ishte edhe “Dita e Hapur” ku qytetarë dhe nxënës të shumtë nga të gjitha shkollat e vendit u mirëpritën nëpër të gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku u ekspozuan pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Ndërsa, manifestimi qendror u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku morën pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, duke filluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Komandanti i i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Në fjalën e saj drejtuar mediave të pranishme, presidentja Osmani theksoi se data e 27 Nëntorit është ditë kur në kujtojmë sakrificën e madhe të popullit tonë dhe të Ushtrisë sonë Çlirimtare. “Për të ardhur deri në këtë ditë, në mënyrë që Kosova të ketë ushtrinë e saj, është derdhur shumë gjak, prandaj, jam e bindur që secili ushtar dhe secila ushtare e mbanë këtë uniformë me shumë krenari dhe është i gatshëm që të japë edhe jetën për atdheun, nëse është nevoja”, tha presidentja Osmani duke shtuar se FSK është e trajnuar me standardet më të larta të NATO-s, e cila jep kontribut jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon por edhe përtej, duke shërbyer së bashku me forcat amerikane, forcat e Mbretërisë së Bashkuar dhe ushtritë tjera aleate nëpër vende të ndryshme të botës, me misione paqeruajtëse, duke dëshmuar kështu se FSK është e gatshme t’i bashkohet ushtrive tjera aleate në aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit, në aleancën e NATO-s.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa, Kryeministri Albin Kurti, duke uruar për “Ditën e Forcës” të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës tha se: “FSK është forcë e bashkimit dhe krenarisë tonë dhe se kjo ditë është një ditë e gëzimit kur në të njëjtën kohë përkujtojmë ata që sakrifikuan dhe në të njëjtën kohë me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt ndihemi me ushtrinë tonë”. Ai ndër të tjera theksoi se FSK është vazhduese e UÇK-së.

Me rastin e 27 Nëntorit, “Ditës së Forcës”, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  të gjithë ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve i uroi shëndet dhe në veçanti, zhvillim profesional dhe personal në karrierën e tyre. Ai theksoi se FSK po zhvillohet, ndërtohet dhe profesionalizohet, duke pasur parasysh bazamentin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të popullit tonë dhe rrugën përpara drejt integrimeve euroatlantike. “FSK gjithnjë do të ketë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e saj dhe në përgatitjen e saj për të qenë e gatshme për të realizuar misionin e saj për mbrojtjen e territorit të vendit tonë”, u shpreh ai.

Forhåndsvisning av bilde

Gjithashtu, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e kësaj dite festive, shprehu respektin e tij të sinqertë për të gjithë personelin ushtarak dhe civil të FSK-së, duke cekur se përkushtimi i tyre i palëkundur dhe puna e palodhshme që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për Ushtrinë dhe vendin tonë, meritojnë falënderim të veçantë dhe mirënjohje të pafundme. “Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritoret më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot”, theksoi Gjeneral Jashari.

Forhåndsvisning av bilde

Aktivitetet për ndër të “Ditës së Forcës” do të vazhdojnë edhe në mbrëmje, ku bendi frymor i FSK-së dhe Filarmonia e Kosovës, do të mbajnë koncert në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërore dhe të ftuar nga vendet partnere.

Forhåndsvisning av bilde

Nëse nuk tregojnë rezultate të prekshme, Albini dhe Vjosa mund ta humbin duelin e drejtpërdrejtë me LDK-ën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

0
Lirim Gashi, Prishtinë
___
Aq sa jam pafundësisht i interesuar për vazhdimin e versionit të përmirësuar në çdo aspekt, të qeverisjes së dyshes Albin Kurti & Vjosa Osmani, për herë të parë kam dyshimet e mia të arsyeshme se nëse nuk do të kenë rezultate konkrete, të dukshme dhe të prekshme në politikat e tyre sociale, të investimeve dhe të punësimit, si dhe në zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ata jo vetëm që nuk do ta ruajnë shumicën aktuale në Kuvend, por edhe do ta humbasin duelin e drejtpërdrejtë me LDK-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ju lutem ta kuptoni mesazhin e këtij shkrimi si një paralajmërim në kohë të duhur dhe ta përktheni si një detyrim për marrjen e masave parandaluese, sepse pas tij fshihet një qëllim i mirë, fisnik, i ndershëm dhe i dobishëm kombëtar dhe shtetëror.
Jo vetëm familjarët dhe miqtë e mi të ngushtë, por edhe lexuesit e mi besnikë që i kanë përcjellë me shumë vëmendje parashikimet e mia në dhjetëvjeçarin e kaluar, e dinë shumë mirë se ato janë më të sakta se të çdo instituti vendor dhe ndërkombëtar për hulumtimin e opinionit publik.
Drejtimi i politikës shtetërore nuk duhet të shërbejë si qëllim në vetvete për krerët në pushtet dhe për partitë e tyre politike, por duhet të sjellë rezultate konkrete që ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe që e rrisin sigurinë e shtetit.
Nëse nuk është kështu, lidhja emocionale e votuesve me një ose dy liderë premtues do të dobësohet dhe do të mbizotërojë zhgënjimi dhe pakënaqësia.
Ju lutem mos lejoni që gjendja emocionale e votuesve të arrijë deri në atë pikë, sa ata t’i lidhin shpresat e tyre me reliktet e pasuksesshëm politikë nga kohërat e kaluara.
Apo edhe më saktë, ju lutem mos u ndjeni shumë të sigurt në kotlluqet tuaja, sepse vetëkënaqësia është versioni më injorant i arrogancës.
Mos i fëlliqni brekët nga frika, por na dëshmoni se u zgjodhët me plebishit për shkak të guximit dhe aftësive tuaja, e jo për shkak të pamjes suaj të bukur dhe premtimeve tuaja boshe.
Gjendja është aq e mirë në thonjëza, saqë ende pa hyrë në fuqi liria e vizave, shqiptarët tashmë kanë krijuar “chate private” në rrjetet e ndryshme sociale për ta informuar njëri-tjetrin se në cilat kushte pak më të volitshme mund të largohen përgjithmonë nga vendlindja e tyre për t’u vendosur në Evropën Perëndimore dhe për ta gjetur ndonjë punë pak më të përshtatshme.
Dhe ky fakt do të duhej ta alarmonte çdo qeveri normale në botë, sepse gjithçka që do të lënë pas në shtëpitë e tyre ushtarët e armatës së gatshme për ikje Kosova, janë gjyshet dhe gjyshërit e tyre të palëvizshëm nga pleqëria, që nuk do të mund të shkojnë në këmbë as deri te kutitë e votimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Njëqind e njemdhetë vjet…! As pushtuesit e huaj nuk kanë bërë më keq se këta përbindsha, se këta të pashpirt!

0
Ndoc Bushgjoja, Tropojë-Tiranë
___
NJEQIND E NJEMDHETE VJET…!
___
Edhe sivjet, dita e flamurit i gjen shqiptaret zemerplasun, me lot ne sy, me dhembje shume e brenga det
Atdheu lëngon, dhe ëndrra per nje Shqiperi te bashkuar, te lire dhe te drejte, duket sot perseri e larget dhe e ftohte, si hana e dimnave te acarte.
S’ka pune e buke per shqiptaret ne Atdheun e tyre.
S’ka drejtesi !
S’ka liri !
Te gjithe duan te ikin si ne ditet e pushtimit turk pas Motit te Madh.
Se ne fakt as pushtuesit e huaj nuk kane bere me keq se keta te pafe, keta perbindsha, keta te huaj, keta te pashpirt.
Ripërseritja e tragjedive duket është mallkimi ynë. Pas heqjes së robërisë turke, kujtoni thirrmat “ikni se na ra turku, u gjendëm mes barbarisë serbe dhe kushtrimit “shkau ma i zi se osmanllia”. Por, daleni, s’paskemi parë gjë akoma: më i zi se osmanllia, se shkau paska qënë zezona sorrosite më e zezë se vetë zia.
Deshira e pushtuesve per nje Shqiperi pa shqiptare po behet realitet.
Pragrami i pushtuesve qe shqiptaret te urrejne dhe te truajne vendin e tyre u realizua sic e kishin parashikuar.
Tragjedi e paimagjinueshme, shqiptaret nuk kane patur qeveri te tyre, por sundimtare te imponuar nga te huajt.
Ahmet Zogolli i vendosur ne fron nga Serbia e Pashiqit.
Enver Hoxha nga Dushanet dhe Miladinet e Jugosllavise.
E deri te përbindëshi i fundit, i projektuar dhe i katapultuar si pushtues, nga antishqiptari me i eger Sorrosi dhe reaksioni antishqiptar.
Dhe duan te na mjegullojne mendjen duke na thene se Shqiperia u be.
Jo, thone liberatoret dhe patriotet , – Shqiperia u “bë” që të pelcasin shqiptaret.
Mbase dite te mira do vijne me vone.
Shpresojme dhe urojme.
Se siç pat thënë shënjtori At; Gjergj Fishta ” Zoti ka me mbajtë Shqipninë në kambë me nder burrni, për inat të djallit e “shqiptarëve”. Apo siç pat folë demiurgu i madh, Noli i ndritur: “SHQIPERIA ESHTE VAKEF, NUK PRISHET !”
Sepse DITA e FLAMURIT eshte nje dite triumfi.
Nje amanet i RILINDASVE te vertete dhe e endrrave te bukura.
Nje ideal qe nuk do vdese kurre.
Po deri atehere do ta shikojme Atdheun me buze te plasur siç na sheh, – ashtu siç vajtonte Çajupi:
Myslyman’ e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!
Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
Ja të vdesim ja të rrojmë
për liri!
O moj Shqipëriz’ e dashur,
mëmëdhe,
Të shoh me buzë të plasur,
si me sheh.
U shkretove anëmbanë,
Shqipëri,
Se shqiptarët s’kanë
dashuri.
Oh, megjithate qendro, ti je kaq e bukur !
“NESSUN MAGGIOR DOLORE, CHE RICORDARSI DEL TEMPO FELICE NELLA MISERIA. “
Pat thënë dikur Dante Alighieri.
Por, a ka pasur Shqipëria një ditë të bardhë qysh prej kohës së lavdishme të Motit të Madh ?
Mbase atë ditën e 28 Nandorit 1912. Ajo ishte dita e Nandorit të dytë. Edhe pse ishte një kopje, kishte pretencien t’i ngjasonte 28 Nandorit të vitit 1443 të Kastriotit.
Por, dita e bardhë, nuk zgjati shumë. Kosovën me gjysmën e kombit na i pat marrë hasmi.
Se si u përjetua në atë kohë kjo tragjedi, na e tregon episodi i mëposhtëm:
– Dymbedhete burra nga Nikaj- Merturi, u nisën për Shkodër. Rruga ishte e gjatë e qafat e malet me borë. Asnjë nuk fliste me tjetrin. Balli i tyre i breshte ishte vra si ai shpati i malit kah kalon rëja e verit me borë e stuhi.
Ecnin me hapin e gjate e kumbues, si në baladat e vjetra. Po sa ma shpejt. Duhej me pvete te dishmin. I dishmi ishte ipshkvi i asaj kohe. Duhej me ditë, çfare kishte shkrue provania për atë tragjedi të padëgjueme.
Dhe ata hynë te ai françeskani patriot e i ditur ashtu thjeshtësisht e madhërisht. Sikur prej maleve ishin shkëputë dymbëdhetë krena majash.
Frati i priti i e i sajdisi.
– Kjofte levdue Krishti ! Kjoshi bekue. Çka ju ka mundue me ardhe ne këtë kohë :
– Gjithmone e jetës patër – u pergjigjën. – Kena ndie, po na thonë se mbet Kosova nan Serbi. E nuk na la shpia mbrendë. pvet veten e kqyr këndej e andej. Asht e vertete po na thonë. Atëherë u shtërnguem e morem rrugën me ardhe e me të pvete. A asht e vërtetë dhe a ka mbetë për i tubë kohë a për gjithmonë ?
Frati ndejti i cope herë t’mirë pa folë, mbasandej tha kadalë:
– Jo pasha Krishtin, për të tana herat jo.
– Po deri kur, – pveti njëni ma i paduruem.
– Deri sa te shprazen njëqind e një top, përtej Tarabaoshi e të bien gjylet matanë Udhës së Hekurit. ( Pertej Mitrovicës ), – tha me shikimin e hedhun larg Ipeshkvi.
– Aiiiiii, – piskati njani prej burrave. – Pasha atë dritë dielli, atëhere paska mbete pergjithmone. Ashtu tha, dhe lotet i ranë faqeve, në pendë të mustaqeve, e në tokë.
(Këtë ma ka tregue i burrë, paste drite atje ku asht, që pa dhanë jetën nuk shtonte as mungonte fjalë. Dhe mua mu kujtua ai e tregimi i tij, me 24 mars 1999, kur avionet u nisen nga Italia, e raketat Tomahawk nga Adriatiku goditen Beligradin).
Por, le të shohim 28 Nandorin.
Njëzet e Tetë Nandori asht ditë e bardhë. edhe pse ashtu siç thoshte Dantja, ” S’ka mjerim më të madh se kur kujton kohën e bardhë në mjerësi “.
Pas ditës së flamurit, pak dite të bardha pati për Shqiperine. Se Atdheun tonë, Shqipërine e ngratë siç thosh Noli atë kohë, disa herë na e rrëmbyen tradhetorët dhe u shitën të huajve. Por dhe sa herë të tjera?
Dhe shteti nuk ishte as nuk është i shqiptareve.
Megjithatë ashtu siç Gëtja shkruan te Fausti:
” Verweile doch, du bist so schön” duhet bekuar shqip:
OH, MEGJITHATE QENDRO, TI JE KAQ E BUKUR.

Gjeopolitika e munguar e BE-së për Europën Juglindore: Serbia kërcnon Kosovën

0

KURTI UDARA NA SEVER? – Podignuta borbena gotovost MUP-a i Vojske Srbije. Kurti godet veriun? – Ngritet gatishmëria luftarake e MUP dhe Ushtrisë së Serbisë. Tituj të tillë ke për ditë në mediat e Serbisë dhe Republika Srpskas.

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Ndërkohë po jetojmë rikthimin e dy doktrinave gjeopolitike – asaj jorealiste frënge [BE] tok me doktrinën gjeopolitike etnonacionaliste dhe përplasja e tyre me doktrinën ruse, e cila vazhdon ta shikojë Europën Juglindore si zonë të interesit të saj, respektivishtë si oazën e vet të gjuetisë për politikën e saj perandorake.
Lufta e paprovokuar e agresionit rus në Ukrainë ishte domino e parë. A mund të shmanget dominoja e dytë – lufta në Ballkan?

Elitat politike evropiane përfshi edhe BE-në zyrtare, para ekspansionit ushtarak në përmasa të gjera më 24 shkurt të vitit 2022, kur pritej për punë orësh të pushtohej Kievi, kishin një qasje të përgjithshme e tejet të mefshtë ndaj gjeopolitikës në tërësi dhe asaj që prekte Ukrainën dhe Europën Juglindore në veçanti. Ndërkaq iluzionet e kësaj elite në raport me Serbinë dhe gjasat për shkëputjen e saj nga orbita ruse, janë ushqyer gjatë kohë.
Shih për këtë, mund të hedhim pak dritë këtu për debatet e hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe ndikimit të Rusisë në rajon.

Agjenda e munguar e BE-së për Ballkanin

Një lagje diplomatësh dhe politikanësh perendimor tashmë e pranaojnë publikisht se ndikimi i Rusisë në disa vende të Ballkanit, para së gjithash në Serbi, është në rritje permanente. Këta kritikë shprehen se politika e Rusisë në rajon mund të ketë një ndikim destabilizues dhe se disa vende mund të ndihen të kërcënuara nga prania ruse.
Zërat kritik gjykojnë se BE-ja nuk ka bërë përpjekje serioze që të ndikojë në rajonin e Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë, përmes proceseve të integrimit evropian. Për shembull, perspektiva e anëtarësimit në BE është shpallur si një synim për disa vende të Ballkanit, përfshirë edhe Serbinë, por që prej takimit historik të Selanikut [2003] kanë kaluar dy dekada dhe kjo perspektivë integruese vazhdon të mbetet tutje premtim i gjakuar.
Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë të kompleksuara dhe kanë dimension historik, kulturor, dhe politik. Elitat europiane mund të kenë shqetësime në lidhje me nivelin e ndikimit rus në rajon, por një pjesë e tyre vazhdimisht janë angazhuar gjithashtu për qasje të balancuar duke mbajtur marrëdhënie të mira me Serbinë. Natyrisht kjo qasje e cilësuar si e balancuar, kishte Francën si avokaten kryesore brenda BE-së.
Rreziku i thellimit të raporteve midis Serbisë dhe Rusisë në kontekstin e Europës Juglindore mund të sjellë ndeshtrasha [sfida] të përmasave të përballjes së re shqiptaro-serbe dhe përfshirjen në flakët e saj të të gjithë rajonit. Zgjedhjet e 17 dhjetorit në këtë plan, mund të konsiderohen si një lloj referendumi. Fitorja bindëse e krahut prorus në Serbi, duke mbajtur në pushtet tutje presidentin aktual dhe marionetat e shërbimeve ruse që tashmë janë pjesë e koalicionit të tij zgjedhor, do t’i jap shtysë thellimit të këtyre marrëdhënieve, respektivisht shndërrimin e Serbisë në një vasale të nënshtruar ndaj Rusisë. Nëdrkaq thellimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Rusisë mund të çojë në tensione dhe destabilizim në gjithë Europën Juglindore. Si hap I parë në këtë plan, mund të konsiderohen përpjekjet për të përfshirë ish republikat jugosllave, disa sosh, në një ndarje të re gjeopolitike. Kjo tentativë mund të sjell tensione të reja dhe ndarje etnike.

Rritja e pranisë ruse në rajon dhe ndikimi i saj në vendet që pretendojnë të integrohen në Bashkimin Evropian [Serbi, Maqedoni, Bosnjë dhe Mal të Zi] mund të sjellë pengesa për proceset e tyre integruese. BE-ja do të mund të ketë shqetësime në lidhje me vendet që kanë marrëdhënie të ngushta me një fuqi të jashtme, veçanërisht në kontekstin e konkurrencës gjeopolitike midis BE-së dhe Rusisë. Pavarësisht tolerancës së skajshme të BE-së ndaj Serbisë, Brukseli ka qëndrimin e tij të përcaktuar ndaj integritetit territorial dhe procesit të integrimit evropian për vende të rajonit, dhe tensionet apo rivalitetet gjeopolitike mund të ndikojnë në këto procese.
BE-ja, si shumica e demokracive komplekse, ka dështuar në planifikimin afatgjatë apo mbrojtjen strategjike dhe integrimin e Europës Juglindore. Ky dështim është produkt i mungesës së një agjende gjeopolitike të qartë edhe në raport me superfuqitë rajonale në ngritje. Ky fakt do të cënojë rënd aftësitë autonome mbrojtëse evropiane në ndërtim.

Disa faktorë mund të shpjegojnë këtë qasje:

1. Fokusi i Përgjithshëm: Agjenda gjeopolitike e BE-së ka përfshirë sfida të ndryshme në nivel global, duke u përqëndruar madje edhe tek zhvillimet në rajone të ndryshme të botës. Para shpërthimit të konfliktit në Ukrainë, fokusi ka qenë më tepër në zhvillimet e përgjithshme globale, përfshirë edhe çështjet e brendshme të Bashkimit Evropian. Europa Juglindore ka ngelur disi larg vëmendëjes së duhur.
2. Ndryshimet e papritura: Shpërthimi i konfliktit në Ukrainë çuditërisht edhe sot e kësaj dite konsiderohet se ishte një ngjarje e papritur, e cila natyrisht ndikoi pastaj në agjendën gjeopolitike të BE-së. Ndryshimet e papritura në skenën ndërkombëtare shpesh kërkojnë një reagim të shpejtë dhe të përshtatshëm. Në një ese të tij të gjatë, kancelari gjerman Olaf Sholc, këtë ndryshim të shpejtë që imponoi lufta në Ukrainë e cilësoi si Zeitwende [Pikë kthese].
Para konfliktit në Ukrainë, BE-ja kishte gjithashtu qasje të përgjithshme ndaj Europës Juglindore, por ndryshimet e papritura dhe tensionet në rajon mund të kenë detyruar BE-në të rishqyrtojë dhe rikonceptojë agjendën e saj për të adresuar zhvillimet e reja. Sidoqoftë këto ndryshime ishin tejet kozmetike, prandaj i mundësuan Rusisë që të korrë një varg suksesesh përmes aplikimit të luftës hibride. Duke promovuar Qendrën e saj të spiunazhit në Nish, duke penetruar thellë në të gjitha segmentet e shtetit serb, ajo de fakto e shndërroi Serbinë në vasale të saj. Prandaj Serbia sot është si një bombë me sahat për rajonin – atë e shpërthen kur të dojë Kremlini. Ky penetrim i thellë i Rusisë në këtë pjesë të Europs Juglindore shkoi edhe më larg, edhe pas aderimit të Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi në NATO! Në që të dy këto republika ish jugosllave, intelegjencia ruse ia arriti të organizonte puçe, megjithëse në të dy rastet ata dështuan. Në Malin e Zi, megjithatë, përmes Kishës Ortodokse Serbe, më në fund, vitin që lamë pas, Rusia ia doli që të sjell në pushtet forcat politike pro ruse e pro serbe. Aktualisht Mali i Zi mund të thuhet se është shndërruar në një Republikë Serbe të Adriatikut, krejt ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë.
Për shkak të iluzioneve të një lagjeje të diplomacisë europiane, deri më 24 shtator, kur Serbia ushtroi agresion ushtarak në Banjë [Albanik/Leposaviq] – Veriun e Kosovës, kishim mungesë të një agjende të mirëfilltë gjeopolitike të BE-së për Kosovën. Ajo, pra Kosova, për turpin e vetë BE-së, është ndëshkuar me masa specifike për të vetmën arsye pse nuk pranoi të tërheqë Njësitë e Policisë Speciale nga veriu në emër të deeskalimit, ashtu si kamuflonte dyshja Borrel-Lajçak në përpjekje për t’i hapur rrugë dhe bërë akt të kryer aneksimin e veriut të Kosovës. Merret me mend se si do të ishte gjendja sot, po mos të ishin këto njësi në veriun e Republikës më 24 shtator! Serbia alias Rusia do të ishte realisht tek brigjet e lumit Ibër, në Mitrovicë.
3. Kompleksiteti i rajonit: Europa Juglindore shquhet për historinë e saj të larmishme dhe me prapavijë koloniale të theksuar, meqë ishte e ndarë për kohë të gjatë mes dy perandorive që Lufta e Parë Botërore do t’i shpjerë në histori. Procesi i krijimit të shteteve-kombe prandaj ishte tejet i vonuar dhe krijoi më shumë pasiguri dhe tensione të shumta etnike dhe politike, me theks gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë në dekandën e fundit të shekullit 20-të. Kompleksiteti i këtij rajoni në njërën anë dhe gjeopolitika e munguar e BE-së, mund të ketë bërë të vështirë përcaktimin e një agjende të qartë dhe të strukturuar përpara shpërthimit të konfliktit në Ukrainë.

Franca dhe “Konflikti i ngrirë” në veriun e Kosovës

Pasi shpërtheu konflikti në Ukrainë, BE ka reaguar duke përpiluar një agjendë specifike dhe duke ndërmarrë masa të ndryshme në përpjekje për të menaxhuar situatën dhe për të promovuar stabilitetin dhe paqen në rajon. Marrëveshja e Brukselit [27 shkurt 2022] që u arritë me një akordim formal mes palëve [Kosovës dhe Serbisë] është produkt i këtij angazhimi.
Disa vende të Bashkimit Evropian, duke përfshirë para së gjithash Francën dhe Italinë, kanë qenë më të rezervuara për operacionin e NATO-s në Kosovë në pranverën e vitit 1999, duke preferuar rrugën diplomatike dhe atë të negociatave që eventualisht do të mund të rikthenin një lloj autonomie vetëqeverisësëse për Kosoëvn, por jo më shumë. Përshkallëzimi i luftës dhe ushtrimi i gjenocidit nga ana e Serbisë përmbysi këtë rezistencë dhe, si Franca edhe shtetet tjerë hezitues, u rreshtuna më pas pro njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Franca ishte pjesë aktive në operacionin e forcave të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) pas përfundimit të luftës për të siguruar stabilitet dhe zhvillim në rajon, por ajo mbetet përgjegjëse për krijimin e parakushteve që Serbia shfrytëzoi për dëbimin e mbi 15.000 qytetarëve shqiptarë nga veriu i Mitrovicës për në jug, në natën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000. Me atë akt gjenocidi në kushte lirie [!], u lejua të përmbyset harta etnike e veriut dhe u krijuan predispozita për promovimin e “Konfliktit të ngrirë” në këtë pjesë të Republikës së Kosovës.
Krijimi i dhunshëm nga ana e KFOR-it francez i “Konfliktit të ngrirë” [Frozen Conflict], në veriun e Kosovës në dobi të enklavizimit të entitetit serb atje, gjithmonë në shërbim të idesë për aneksimin e saj Serbisë në rrethana më të përshtatshme, me kohë qe shndërraur në fakt notar. Ky akt është produkt i kësaj gjeopolitike frënko-serbe. Prandaj sot “konflikt i ngrirë” rezulton se ka lidhje me marrëdhëniet etnike, ndarjen territoriale dhe statusin politik të kësaj zone.
Ndikimi i Francës në krijimin e këtij “konflikti të ngrirë” ka qenë i drejtpërdrejtë. Franca, si një nga aktorët kryesorë të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), ka pasuar një qasje specifike në lidhje me sfidat dhe tensionet në veriun e Kosovës për shkak të disa arsyeve.
Në emër të respektimit të integritetit territorial të Kosovës, në aparencë, Franca bashkë me shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, ka mbështetur integritetin territorial të Kosovës. Ajo është ndër të parat që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht edhe ka punuar nën rrogoz në krijimin e parakushteve që mund të çonin në ndarje apo ndërrime territoriale, qoftë edhe pa pajtim të përgjithshëm. Tashmë janë të njohura qëndrimet e Francës ndaj idesë për “ripërkufizimin e kufijve” mes Serbisë dhe shqiptarëve, që pat sjellë në skenën e diplomacisë europiane dyshja Vuçiq-Thaçi. Presidenti rus Vladimir Putin atëbotë pati zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris. Mesazhi që i dha ishte me pasoja të mëdha.
Takimi i Hashim Thaçit në cilësinë e presidentit të Republikës së Kosovës me Vladimir Putinin, pikërisht në Paris, ishte fillimi i tatpjetës rapide të Republikës.
Pavarësisht se ai takim nuk ishte klasik, kishte gjasa t’i hapte rrugë të re penetrimit rus në Ballkan. “Ishte një bisedë në margjinat e ngjarjes. Putin foli me një numër të madh pjesëmarrësish në ngjarjet e mbajtura në Paris gjatë 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Thaçi ishte një prej tyre. Ata me të vërtetë i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe u fotografuan”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i liderit rus, Dmitry Peskov. Por sipas mediave serbe, Kremlini ka bërë të ditur më pas detajet e një takimi të tillë. Po sipas mediave serbe, Kremlini ka pohuar se Putin i ka thënë Thaçit se Prishtina duhet të arrijë një konsensus me Beogradin, duke shtuar se Rusia do të mbështesë një vendim të përbashkët në mes të Beogradit dhe Prishtinës. [1]

Ky takim i hapi rrugë edhe më tej defunksionalizimit të Republikës, por edhe futjes së dialogut Kosovë – Serbi në hullitë që do të shpienin drejt ndarjes së veriut. Realizimi i mundshëm i vizitës së Thaçit në Shtëpinë e Bardhë, ku e priste Trump-i dhe përballë tij Vuçiqi në tryezën ovale, do të mund të shenjonte aktin më të madhë të shërbimit që z. Thaçi po i bënte rikthimit të Rusisë në brigjet e Ibrit në Mitrovicë.
Vitet më pas, deri më 14 shkurt 2021, do të shfrytëzoheshin për defunksionalizimin e Republikës dhe konservimin e veriut të saj si një konflikt i ngrirë.
Dështimi i kësaj agjende, është shprehur me radikalizim të pozicionit të Lisëts Serbe, këtij Kali të Trojës, që prodhoi marrëveshja e vitit 2013-të.
Agrsioni serb më 24 shtator ishte vetëm maja e ajsbergut që prodhoi diplomacia frënge në koordinim me atë serbe, në përpjekje për ta kompenzuar Serbinë në emër të ofertës reale për shkëmbim të pozicionit prorus të saj në rirreshtimin gjeopolitik të Serbisë sidomos pas shpërthimit të lufëts në Ukrainë.

Në emër të ruajtjes së stabilitetit në rajon, Franca pa rezistencën e duhur të pjesës tjetër të BE-së, ka penguar shndërrimin e TMK-së në FSK dhe më pas hapjes së rrugës për shndërrimin e saj në ushtri mbrojtëse. “Konflikti i ngrirë” që pretendohej të selitej tutje në veri, edhe pas revolucionit demokratik të heshtur të 14 shkurtit 2021, ishte pengesa qenësore e strategjisë së Qeverisë Kurti 2 për shtrirjen e sovranitetit në veri të Republikës dhe funksionalizimin e saj në tërësi.
Plani i imponuar franko-gjerman në shikim të parë mund të duket si përpjekja e parëy serioze për shpërbërjen e status quosë në Kosovës, por edhe hapi i parë drejt rishikimit të gjeopolitikës së Brukselit në raport me të ardhmen e Kosovës.
Interesat gjeopolitike të Francës, në këtë kontekst, bien ndesh me dy skenarët serb [atë të luftës dhe selitjes tutje të “konfliktit të ngrirë”]. Impenjimi i saj tok me Gjermaninë në dobi të ralizimit të Marrëveshjes së Brukselit, është një hap drejt zgjidhjes së qëndrueshme e definitive, shuarjes së “konfliktit të ngrirë”. Imponimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe dorëzimi i protokollit bashkë me raportin e BE-së në Sekretariatin e OKB-së, rrjedhimisht paraqet garancën e duhur juridike për paqen në rajon. Ky akt do të cilësohej nga historia pastaj si kalim i rubikonit nga ana e Francës, që garanton integritetin territorial të Republikës. Prandaj mund ët konkludojmë se, derisa lufta e paprovokuar e agresionit rus në Ukrainë ishte domino e parë, realizimi i Marrëveshjes së Brukselit dtth. kontribut qenësor për të penguar dominon e dytë – luftën në Ballkan.

Fronti i dytë i luftës nuk është befasi

Agresioni rus kundër Ukrainës kishte për qëllim zgjerimin e dhunshëm perandorak të Rusisë. Ndërkaq paralajmrimet për hapjen e frontit të dytë të lufëts në Europë në dobi të agjendës gjeopolitike ruse pikërisht në Ballkan, nuk mund të jenë tashmë befasi për elitën politike europiane.
Paralajmrimi i Zelenskit për objektivat e politikës ruse në Ballkna, na rikthen tek përplasja e dy doktrinave gjeopolitike – asaj jorealiste frënge [BE] tok me doktrinën gjeopolitike etnonacionaliste dhe përplasja e tyre me doktrinën ruse, e cila vazhdon ta shikojë Europën Juglindore si zonë të interesit të saj, respektivishtë si oazën e vet të gjuetisë për politikën e saj perandorake, d.t.th luftë në Ballkan.
Por për dallim nga elita evropiane që në fazat e para të agresionit rus kundër Ukrainës hezitoi të pozicionohej qartë, Britania e Madhe dhe SHBA, i dhanë menjëherë asaj mbrojtje ushtarake dhe së bashku mbështetën politikisht dhe ushtarakisht. Agresioni i 24 shtatorit dëshmoi se historia edhe mund të përsëritet. BE-ja, natyrisht e mbështetur fuqishëm nga elita politike, nuk e ndëshkuan Serbinë me zellin që i nëdrmorën masat ndaj Kosoëvs atëherë kur Qeveria e saj nuk denjoi të përfillte kërkeësn për tërheqjen e njësive speciale të Policisë sonë dhe kryetarët e komunave nga postet e tyre politike. Kërkesat bëheshin në emër të deeskalimit, por në esencë, siç e dëshmoi koha, po të përfillej ai vullnet politik, Kosova më 24 shtator lehtë mund të ndodhej para aktit të kryer: pozicionimit të ushtrisë serbe buzë Ibrit!
Javë më parë, kur kundërofenziva ukrainase nuk po dëshmoi edhe aq e sukseshme, kur u bë e qartë se Ukraina nuk po arrinte dot të dëbojë trupat ruse nga territori i saj brenda periudhës së pritshme, në nivel europian ndodhi një tronditje e re.
Perëndimi aktualisht, pohojnë ekspertët ushtarak, nuk ka aq shumë potencial për të ndihmuar me materiale lufte, veçanërisht me municione për shkak të zgjatjes së luftës. Rusia nuk po shpërbëhet. Përkundrazi, ajo po e përshkallëzon në mënyrë morbide luftën në kohë dhe hapësirë [2], shprehet analisti kroat M.Stefanov.
Në anën tjeëtr , java që lamë pas, solli edhe paralajmrimet, jo vetëm të Zelenskit e Georg Fridmanit, për planet ruse rreth Ballkanit, por mbi të gjitha ato të intelegjencies së NATO-s. Ato tok duket se kishin për qëllim të prodhonin efekte të reja politike në Europë, sidomos në prag të zhvillimeve të reja, atëherë kur Serbia do të bëjë përpjekjen e dytë të shpërthimit të lufët në veriun e Kosovës.
Në këtë linjë ishte edhe deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Të dielën që lamë pas, ai ka sinjalizuar edhe autoritetet ndërkombëtare lidhur me një sulm të ri të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës.
“Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë. Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova…” [3]
Tubimi është maskuar nën petkun e mobilizimit politik për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
Kurti ka kërkuar nga KFOR-i, EULEX-i dhe Bashkimi Evropian të dalin me raport publik për t’ia atribuar Serbisë aktin e agresionit, krimin dhe terrorizmin, dhe të dënojnë riorganizimin e grupit të Radoiçiçit.
“KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiçit. Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.
Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiçit. Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës”, ka shkruar Kurti, informon Kosovapress.[4]

Serbia, konform doktrinës ruse, kur është në pyetje realizimi i Botës Serbe, po bashkëpunon me të gjithë kundërshtarët e mundshëm të Perëndimit, të të gjitha ngjyrave dhe përkatësive politike, veçmas me Rusinë dhe Kinën. Ajo e sheh Kinën si mburojën strategjike shtesë të doktrinës gjeopolitike të depërtimit të Lindjes drejt Perendimit.
Serbia e rreshtuar tashmë në bllokun antiperëndimor nuk ka nevojë as të zyrtarizojë aleancën e saj politike dhe ushtarake me Rusinë. Ajo po bashkëpunon intenzivisht, jo vetëm në dobi të agjendës së saj ekspansioniste, por edhe agjendës ruse në Ballkan. Në këto rrethana, rihapja e frontit të dytë të luftës në Ballkan, thellon krizën e brendshme në Europë, duke rrezikuar madje të përhapen zonat e luftimeve në vetë Bashkimin Evropian.
Në këto rrethana që po krijohen, elita evropiane ka filluar ta kuptojë realitetin, duke reflektuar në dobi të informimit të publikut për atë që na pret. Ky është çmimi që paguan Europa si rezultat i vonesave të theksuara në përballje me Rusinë dhe satelitët e saj në Ballkan, para së gjithash me Serbinë. Ish-ministri i jashtëm dhe zëvendëskancelari gjerman për një kohë të gjatë, Joschka Fischer, në një artikull të 27 tetorit të publikuar në Project Syndicate me titull “World of Warfare” konkludon: “Pax Americana e krijuar pas 1945 duket më e cenueshme se kurrë më parë dhe rivalët e saj kryesorë janë të etur për të shfrytëzuar dobësitë e saj të dukshme në trajtimin e konflikteve të reja të dhunshme. Gatishmëria e Bashkësisë ndërkombëtare për të ruajtur status quo-në duket se është ulur ndjeshëm. Kur kancelari gjerman Olaf Scholz, në një fjalim në parlament më 27 shkurt 2022, e përshkroi pushtimin rus të Ukrainës si një “Zeitenwende” (pika kthese), rreziku i përhapjes së luftës ishte tashmë i dukshëm. Por a parashikoi ai që ne do të ishim dëshmitarë të një zinxhiri luftërash rajonale, apo se tensionet midis fuqive të mëdha do të fillonin të rriteshin pothuajse çdo ditë? Fatkeqësisht, këtu jemi sot.”[5]

Heshtja e Perendimit pas pushtimit rus të Krimesë dhe paralajmrimit për krijimin e Novaja Rusisë në territoret rusishtfolëse rreth e përqarrk Federatës Ruse, sikur e kishte trimëruar Putinin për marshin e radhës. Ukraina do të shfrytëzohej thjeshtë si domino e parë. Këtë logjikë lufte do ta ndjek edhe Serbaia në raport me fqinjët e saj. Asgjë nuk po ndodhë në befasi.

Logjika serbe mbi luftën

Agresioni serb i 24 shtatorit, sado i dështuar, e njëkohësisht edhe i pandëshkuar, bëjnë të ditur mediat serbe, mund të pasohet nga një akt tjetër i përmasave edhe më të mëdha. Në Rashkë, më 10 nëntor, po sipas mediave serbe, u shpërfaq defilimi i riorganizuar i paramilitarëve të Millan Radoiçiqit dhe jo vetëm grupit të tij, natyrisht me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë. Simotra e Hamasit – Lista Serbe, po pregaditet të jetë eshaloni i parë i frontit të dytë të luftë në Europë. Shpërthimi i këtij fronti, nuk mund të mbahet nën kontroll dhe vetëm brenda kufijve të Kosoëvs apo Bosnjës. Flakët e kësaj lufte do ta përfshijnë gjithësesi edhe Serbinë dhe gjithë rajonin. . Kjo luftë nuk e vë dot ekzistencën e Kosovës në pikëpyetje, por ky front i ri i luftës, do ta sjellë gjithësesi vetë Serbinë në kufijtë e saj real dhe në fund edhe duke i“Teknofeudalizmi (Anija e Tezeut)”. ia mponuar federalizimin e saj të brendshëm. Por, në këtë rast SHBA-ja dhe Evropa nuk kanë si t’i shmangen luftës.
Në këtë rast lufta shqiptaro-serbe do të ketë shtrirje në kohë e hapësirë të gjerë, gjithësesi përtej kufijve të Kosovës, meqë lufta nënkupton vetë mbijetesën e shtetit-komb ekzistues të Shqipërisë [përfshi Republikën e Kosovës e Maqedoninë Veriore] dhe Serbisë.
Në pjesën e fundit të artikullit në fjalë, Joschka Fisher na risjell në vëmendje këtë fakt: “Historikisht, përpjekjet për të ndryshuar ekuilibrin global të pushtetit ose për të rishikuar dhe imponuar një rend të ri ndërkombëtar nuk kanë qenë kurrë pa dhunë. Kjo është arsyeja pse toni gjithnjë e më agresiv i fuqive të mëdha ndaj njëra-tjetrës është me të drejtë shqetësues”.[6]
Zhvillimet dramatike të ngjarjeve në nivel global sugjerojnë se koha e ndryshimit të epokave historike po vjen në nivel botëror. Ky ndryshim rrënjësor do ta përfshijë gjithsëesi edhe Europën Juglindore. Një shekull pas vendosjes së rendit të paqes së Versajës nga llogoret e Luftës së Madhe dhe shtatë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka ardhur koha e çmontimit të rendit që imponoi ajo luftë dhe krijimit të rendit të ri.
Lufta në Ukrainë, por edhe mundësia e shtrirjes së flakëve të saj në Ballkan, do ta përcaktojnë se çfarë do të ndodhë pas saj në zonat e zemrës gjeopolitike të Mackinder-it, me çka do të përcaktohet edhe e ardhmja e Evropës e më gjerë.
Shmangia e luftës në Kosovë dhe Ballkan, do të shkonte gjithësesi në dobi të agjendës gjeopolitike të BE-së për shndërrimin e saj gradual në një Bashkësi Shtetesh Federale dhe pozicionimin e mirë të saj edhe në rendin e ri që po krijohet. Franca këtë e ka tashmë të qartë. Ndërkaq shpërthimi i luftës në Ballkan, do të krijonte parakushte për rikthimin në skenë të forcave retrograde që do të ndikonin drejtpërdrejtë në shembjen e rendit të sigurisë në gjithë Evropën.
Shih për këtë, “boshllëku që do të lindte do të hapte derën për zgjidhjen e ndërsjellë territoriale të llogarive nga e kaluara dhe forcimin e separatizmit në shtetet evropiane, rrezikun e përhapjes së konflikteve të luftës në tokën evropiane dhe në fund do të rezultonte me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të politikës amerikane për të vendosur një rend të qëndrueshëm. Ndërhyrja politike amerikane do të ishte një poshtërim për elitën politike evropiane dhe pyetja kryesore është nëse amerikanët do të vepronin menjëherë apo do ta linin Evropën të mbytej në pafuqinë e saj.” [7]
Destabilizimi i një pike të vetme që u paralajmërua nga gjeopolitikologu britanik, Halford Mackinder, në veprën e tij kapitale “The Geographical Pivot of History”, në vitin 1904, i cili pretendonte se të gjitha luftërat e ardhshme të mëdha në Evropë do të fillonin pikërisht nga qendra e tokës euroaziatike – Evropa Lindore, shkaktoi një sërë krizash dhe luftërash të lidhura në mënyrë shkakësore. Duke përmbledhur teorinë e tij “Heartland”, në vitin 1919 Mackinder përcaktoi: “Kush sundon Evropën Lindore, sundon Heartland-in (Zemrën e botës), kush sundon Heartland-in, sundon ishullin botëror (masa e tokës euroaziatike) dhe kush sundon ishullin botëror, sundon gjithë botën.”
Lufta ruse në Ukrainë është e motivuar nga dëshira për të sunduar Evropën Lindore dhe Zemrën e tokës, si një premisë e idesë së çmendur të krijimit të një perandorie të re ruse. Ndërkaq lufta e re në Ballkan, do të ishte produkt i megaloidesë së strategëve serb për krijimin e Botës Serbe sipas modelit të Botës Ruse.
Doktrina gjeopolitike jorealiste frënge, që për vite të tëra i është imponuar agjendës gjeopolitike të Evropës për Ballkanin, nuk kishte parasysh deri tashti faktin se, shpërthimi i luftës shqiptaro-serbe ka logjikën e saj të brendshme, rrjedhën e saj të brendshme, shpesh të pavarur nga ata që e nisin.
Në doktrinën serbe gjithçka është e thjeshtë dhe e llogaritur. Politikanët dhe strategët serbë janë optimistë se luftën do ta fitojnë brenda pak ditësh, si Putini dhe suita e tij që gjykonin në prag të fillimit të luftës në Ukrainë. Nuk është diçka e jashtëzakonshme dhe e panjohur logjika serbe mbi luftën. Një nga themelet kryesore të kësaj logjike është ekspansioni i vazhdueshëm i Serbisë në dëm të fqinjëve të saj. Serbia jo rastësisht ka prodhuar liderë që kanë shkaktuar luftra të përmasave përtej rajonit. Lufta e Parë Botërore dhe katër luftrat me përmasa tragjike gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, janë pasqyra reale e kësaj logjike.
__________________________

1. https://telegrafi.com/zedhenesi-putinit-tregon-detaje-tjera-te-takimit-tregon-se-cfare-tha-presidenti-rus-hashim-thacit/
2. Mario Stefanov: https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-rusija-je-napala-ukrajinu-zato-sto-se-europa-nije-naoruzavala/
3. https://kosovapress.com/%e2%80%8bkurti-radoiciq-po-pergatit-nje-plan-te-dyte-me-perkrahje-te-serbise/
4. Po aty.
5. Joshka Fischer: https://www.project-syndicate.org/commentary/israel-gaza-ukraine-russia-dangerous-new-world-order-by-joschka-fischer-2023-10
6. Joshka Fischer, po aty.
7. Mario Stefanov, po aty

Albin Kurti, priti në takim Rita Ora-n, artisten e mirënjohur nga Kosova

0

Prishtinë, 26 nëntor 2023

Kryeministri Kurti u takua me artisten e mirënjohur ndërkombëtarisht, Rita OraKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim artisten e mirënjohur nga Kosova, Rita Ora, njëkohësisht Ambasadore Nderi e Kosovës, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj regjisori Taika Waititi, si dhe aktorja e producentja Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, e po ashtu edhe nga babai i saj, Besnik Sahatçiu si dhe motra Elena Ora. I pranishëm në takim ishte dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri.

Forhåndsvisning av bilde

Një e diel e veçantë, ku Rita Ora feston dhe ditëlindjen e saj të 33-të. Gjatë këtij takimi miqësor, ata folën për fushën e artit e kulturës në Kosovë. Duke pasur parasysh planet e qeverisë për zhvilluar industrinë e filmit vendor, u theksuan marrëveshjet e bashkëpunimit që Kosova ka me vendet e saj partnere në fushën e filmit, ku u veçua ai me shtetin e Francës.

Forhåndsvisning av bildeU trajtuan dhe mundësitë e format e  bashkëpunimit me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare jashtë vendit, përmes artistëve, muzikantëve e regjisorëve të rinj.Kryeministri Kurti e cilësoi këtë të diele të këtij takimi të paharrueshme. Duke e uruar dhe për ditëlindjen e saj, ai tha se Rita Ora na bën krenarë të gjithëve, me punën e kontributin e saj.

Forhåndsvisning av bildeNga ana e saj, Rita Ora tha se kjo ishte një mënyrë e jashtëzakonshme për të kaluar këtë ditë të veçantë për të, si dhe veçoi ardhjen e saj në Kosovë sot si dhe takimin me Kryeministrin duke i quajtur frymëzues.

Forhåndsvisning av bildeAjo theksoi dëshirën për t’u angazhuar më tej e thelluar bashkëpunimin sidomos për të kontribuar për artistët e rinj nga Kosova, veçanërisht nga bota e muzikës dhe filmit.

Forhåndsvisning av bilde

28 nëntori dita e bekuar e Arbërisë

0
Gjon Keka
___

Pjesa e parë e jetës dhe e veprave të Gjergj Kastriotit nis që nga lindja e tij marrja pengë e deri te hapi vendimtar i rikthimit në Arbëri. Ndërsa nga hapi vendimtar i rikthimit të tij e deri në vitin 1448 mund të konsiderohet pjesa e dytë, dhe nga ky vit e deri në vdekje të tij në vitin 1468 pjesa e fundit.

Secila pjesë e jetës dhe veprës së tij është e mbështjell me plotë lavdi. Duke qenë tani në nëntorin e bekuar arbëror ,këtu do të përmbledh në pika të shkurtëra disa karakteristika të rëndësishme të kësaj epoke, të kësaj pjese të ndritshme të Lirisë së Arbërisë dhe nxjerrjes së saj nga skllavëria.

Pavarësisht favoreve dhe posteve që kishte në oborrin e sulltanit,Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) nuk mund të harronte kurrë se ishte arbëror dhe biri i një mbreti Arbëror dikur i lirë dhe i pavarur,prandaj urrejtja kundër armikut otoman dhe atdhedashuria për Arbërinë digjej brenda tij.Ato bukuri arbërore që vetëm natyra apo Zoti di t’i bekojë kombet me dhurata të tilla,alpet që gati arrijnë qijet, dhe natyra e bukurë me pasuri nëntokësore e mbitokësore , e mbi të gjitha frymëmarrja arbërore e paraardhësve ishte thellë në zemrën dhe kujtesën e tij e mbi të gjitha në gjakun e tij prej arbërori të pastër.

Që nga ajo kohë ai u përpoq të merrte në dorë fatin e Arbërisë dhe ta bënte atë të lirë e të pavarur. Ai e fshehu me kujdes planin e tij dhe priti një rast të mirë për ta realizuar. “Në të njëjtën kohë,” sikur edhe shkruan Barleti, ai ishte vazhdimisht vigjilent për jetën e tij, sepse e dinte se donin ta hiqnin fshehurazi.“

Kështu momenti duket se kishte ardhur tek ai për të realizuar planin e tij.Më 3 nëntor të vitit 1443 gjatë betejës e cila u zhvillua diku në afërsi të Nishit ai e shfrytëzoi mundësin që ta braktis ushtrinë e Sulltanit dhe sëbashku me 300 arbëror të tij marshuan drejt Arbërisë.

Fama e veprave të tij i kishte paraprirë dhe bashkatdhetarët e prisnin me shpresë dhe besim. Imazhi i Arbërisë, megjithatë, varej nga ai dhe i kështjellës kryesore të Krujës; dhe se ky qytet i fortë dhe i ruajtur mirë mund të vinte në duart e tij vetëm me urtësi e strategji.Nga kjo ditë e tutje Gjergj Kastrioti u bë armiku më i frikshëm i Perandorisë otomane. Lavdia e tij, shkëlqimi i të cilit bëhej më i shndritshëm me çdo vepër heroike, dashuria e popullit,e trupave dhe favori i madh që gëzonte krahas Sulltanit, nxitën xhelozinë e të gjithëve.

Por, Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) pasi u largua pak nga fusha e betejës, u fsheh në krahun e djathtë, prej të cilit shikonte lehtësisht gjithçka që po ndodhte. Dhe pasi pa që trupat e sulltanit u mundën nga pala tjetër, ai u kthye në kampin e tyre dhe e kapi sekretarin e Pashait, të cilin gjatë gjithë kohës së komplotit nuk e kishte humbur nga sytë. Në atë kohë ishte zakon të mbahej vula e Sulltanit nga Pasha, pasi urdhrat e tyre ishin vulosur, ekzekutuar me të njëjtën shpejtësi dhe saktësi, sikur të ishin lëshuar drejtpërdrejt nga froni perandorak; dhe kështu atyre iu besuan sekretet, ashtu që ata t’i vulosnin letrat e caktuara. Gjergj Kastrioti e detyroi atë t’i shkruante një dekret guvernatorit të Krujës, sikur kjo po dërgohej në emër të Pashait, si më poshtë:

“Të krishterët morën një fitore të plotë kundër trupave tona; por duke u frikësuar se mos, duke përfituar nga kjo arratisje e suksesshme e anijeve të tyre, ata mund të përparonin deri në Arbëri dhe ta nënshtronin atë, vendosa t’ia besoja mbrojtjen e këtij vendi Skënderbeut. Ai dukej se ishte i vetmi i aftë për ta ruajtur atë. Prandaj ju urdhëroj që t’i dorëzoni atij pa përjashtim qeverinë e kësaj krahine në bazë të këtij urdhëri menjëherë[…]“

Të gjithë qytetarët,fshatarët dhe ata që banonin në afërsi, pasi kishin mësuar ardhjen e tij u gëzuan pamasë dhe derdhën lotë gëzimi.Në fakt ishte vështirë e përshkrueshme jehona e gëzimit të popullit të tij arbëror, i cili më në fund pa udhëheqësin e tij të vërtetë dhe legjitim. Atëherë Gjergj Kastrioti i urdhëroi të gjithë banorët të armatoseshin fshehurazi dhe në heshtje; më pas, pasi mblodhi një batalion kalorësish të zgjedhur, i dërgoi në Krujë, duke i urdhëruar që të fshiheshin në një pyll afër atij qyteti dhe të ishin gati që në fillim nga pika aty për të vrapuar në ndihmë të tij për të shkatërruar garnizonin otoman të qytetit. Duke e ndjerë se sa e çmuar ishte koha dhe se një moment vonese mund t’i përmbyste të gjitha qëllimet e tij dhe planin e tij, ai u kujdes të rregullonte gjithçka sa më shpejt që të ishte e mundur dhe nxitoi të shkonte në Krujë. Pasi mbërriti afër qytetit, ai dërgoi ushtarë tjerë për të njoftuar garnizonin për mbërritjen e tij dhe për t’i treguar atij urdhrat me të cilat ishte dhënë nga Pasha.

Guvernatori pa pasur as dyshimin më të vogël për qëllimet e fshehta të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), u përgatit të bindej me dëshirë dhe për këtë arsye dërgoi oficerët e lartë të gardës për t’i paraprirë Princit. Gjergj Kastrioti ishte në kulmin e gëzimit, kur po përparonte në qytet, kaloi nëpër brohoritjet e popullit dhe veçanërisht të ushtarëve të gardës otomane, të cilët kishin mësuar për famën,butësinë, lirinë dhe virtytet heroike të tij. Pleqtë arbëror që e kishin parë që në fëmijëri,vrapuan ta takonin dhe kur e panë derdhën lot nga gëzimi i tepërt. Shumë prej tyre e kuptuan qëllimin e tij, por, nga frika se mos bënin dyshime, nuk guxuan të tregonin as shenjën më të vogël të mendimeve të tyre dhe ishin të lumtur të ruanin gëzimin e tyre të fshehur në thellësi të zemrave të tyre. Pas kësaj,ai i ftoi krerët e qyteteve e fshatrave privatisht, u zbuloi qëllimin e tij dhe i urdhëroi që të kishin gjithë vëmendjen dhe kujdesin e veçantë. Rreth mesnatës ai u dërgoi fjalë kalorësve, të cilët ishin fshehur në pyll, të hynin në qytet.

Gardiani i cili donte të bënte pak rezistencë,e kapi paniku dhe u dorëzua dhe pasi u pastrua i gjithë vendi nga armiqët e jashtëm dhe të brendshëm,ndërsa një pjesë iu bashkuan atij dhe dëshironin të rreshtoheshin nën flamurin e Princit arbëror.

Megjithatë, ai nuk kishte më nevojë të përdorte mjetet e forcës sepse të gjithë arbërorët tanimë i kishin rrokë armët,siç dihet ata e adhuronin Gjergjin e Madh dhe ishin gati të sakrifikonin gjithçka në mbrojtje të tij. Secili nga qytetarët thoshte me vete: “Ne i detyrohemi këtij Princi, i cili, për të na rikthyer në lirinë tonë të mëparshme, vendosi t’i nënshtrohej rreziqeve shumë të mëdha?“

Fjalët për ardhjen e tij u përhapën gjithandej,prandaj lajmi i mbërritjes së tij në Arbëri, ndezi shpirtrat e banorëve dhe u bë frymëzimi i tyre, dhe guximi sa i luteshin qiellit për ardhjen e tij. Por edhe fqinjtë u gëzuan nga ardhja e papritur e këtij heroi arbëror, i dërguan atij një shumë të caktuar ndihme si në trupa dhe të tjera dhe pas pak ai u gjend në krye të një ushtrie të aftë për t’i rezistuar ushtrisë së sulltan Muratit

Kështu më pas u bë edhe ceremonia e ngritjes dhe shpalosjes së flamurit arbëror shqiponjës dykrenare në sfdondin e kuq dhe me yllin e tij më 28 nëntor 1443.

Ngritja e flamurit dhe shpallja e Arbërisë së pavarur në krye të së cilës ishte Gjergj Kastriori i cili nga populli u pranua dhe u quajt Mbret dhe i Madh u përshkrua nga gëzimi i madh që dilte nga zemra e secilit arbëror të vegjël e të mëdhenjë.

Pastaj,para të pranishmëve Gjergj Kastrioti foli kështu:

“Ju arbërorët e mi trima e fisnik! zelli dhe bindja vetëm ndaj udhëheqësit tuaj dhe dëshira për të marrë përsipër lirinë në duar tuaja, nuk më kanë habitur aspak ,sepse e kam të njohur si guximin ashtu edhe dashurinë tuaj për Atin tim të bekuar, të cilin e ruaj në kujtesën time të pashlyeshme.

Unë kam pasur gjithmonë një dëshirë të zjarrtë për t’u kthyer në mesin tuaj dhe për t’ju shërbyer si babai dhe mbrojtësi i juaj kundër tiranit, që ju torturon. Dhe kur lutjeve tuaja për ndërmjetësim, që më bënit shpesh për t’u kthyer në vendin tim, unë nuk iu përgjigja por me heshtje të thellë, ndërsa ju me siguri menduat se ju kisha harruar dhe se po sakrifikoja me përulësi nderin tim dhe detyrën time ndaja atdheut,por ta dini se kjo heshtje e imja erdhi nga frika se nëpërmjet ngulmimit të qëllimshëm, tirani mund të më pengonte të realizoja qëllimin tim.

Gjithashtu o arbëror të mi ta dini se nuk kam kaluar asnjë çast pa menduar për të jetuar dhe për t’u kujdesur për ju, siç e di Zoti zemërdashës.

Më lejoni (o arbërorë të mi,t’ju vë një emër të tillë, që shpreh dhe shpjegon kujdesin dhe dashurinë time për ju) fëmijët e mi, unë them, puna jonë tashmë ka filluar, edhe ne duhet t’i japim fund; duhet t’i dëbojmë turqit nga të gjitha qytetet e Arbërisë që ata ende i sundojnë, dhe të bëjmë luftën kundër këtij armiku me guxim e zemër; Zoti i luftërave do të na vijë në ndihmë, sepse lëvizja jonë është gjithmonë e drejtë. Ne nuk jemi si rebelët dhe apostatët, të cilët zbresin të nënshtruar ndaj sovranit të tyre, por njerëz të lirë, të cilët të nënshtruar nga një pushtet superior në mënyrë dinastike dhe të paligjshme i cili ia kishte vënë zgjedhën e skllavërisë këtij vendi[…]

Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj dhe me një tjetër çlirimtar, se Arbërisë nuk i mungojnë burrat të tillë, por ju pëlqeu ta prisni nga dora ime, ndonëse vonë, se kështu ndofta deshi vetë i Madhi Zot. Se është me të vërtetë çudi, që trima kryelartë, të rritur në liri, duruat kaqë kohë roberinë e tiranit, duke pritur të më shikoni një ditë në krye tuaj. Po vallë, a e meritojë këtë titull të bukur të Çlironjësit që kini mirësinë të më jipni?

Lirinë nuk ua solla unë, po e gjeta këtu në mes tuaj.Posa shkeli këmba im këtu, rëntë të gjithë, më duarë përpara kush e kush më shpejt, sikur të ishin ngritur nga varret etërit, vëllezërit dhe bijtë tuaj, sikur të kish zbritur nga qielli vetë Zoti. Më pritët me aq dashuri e gëzim, më sollët aq shërbime të çmuara e pa numër, sa më bëtë më tepër ju robin tuaj se sa unë të lirë ju. Këtë mbretëri e këtë qytet nuk ju a dhashë unë, po ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahëror, në ball, në shpatë, e në ushtar; si gardianë besnikë, të emëruar prej tim Ati, ju ma vutë mbi krye këtë kurorë, ju ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë zot të kësaj mbretërie, të cilën ma ruajtët me aq besë, me aq kujdes e me aq mundime. Më ndiqni tani, me ndihmën e Zotit ta çlirojmë tërë Arbërinë[…] Ngrihni pra flamurin përpara dhe rrëfehuni si nga hera.Zoti si gjerë tani, ashtu edhe paskëtej do të na ndihmojë e do të na nxjerrë faqebardhë[…]“

Kryezoti dhe mbreti Gjergj Kastrioti i përkiste kohës, racës iliro-arbërore dhe vendit të tij.Ai përdori shumë momente të rralla paqeje për të udhëtuar nëpër territorin e tij për t’i dhënë nëse ishte e mundur ndihmë, ose të paktën ngushëllim, për çdo fshat dhe çdo familje arbërore që kishte vuajtur nga lufta. Ai nuk mbajti asgjë për vete nga plaçka që kishte bërë nga mbetjet e luftës me armikun; Ai ua dha një pjesë kishave ose aleatëve të tij dhe pjesën tjetër ua shpërndau shokëve të tij.

Rregulli që Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) ushtroi gjatë gjithë jetës së tij mbi një popull që e kundërshtonte çdo disiplinë dhe sakrificat që ai mundi t’i impononte vendit të tij pa e bërë të pabindur, janë dëshmi e mjaftueshme se sa diti të fitonte zemrat e bashkatdhetarëve të tij,popullit të tij, qytetarëve të tij arbëror.

Megjithatë, në ndërkohë, ishin mbi të gjitha sukseset e tij të vazhdueshme ushtarake që i dhanë atij reputacion të madh. Brenda dy muajsh ai kishte pastruar të gjithë territorin e të parëve të tij nga turqit; Por nuk i mjaftoi kjo dhe ai besonte se nuk kishte bërë asgjë derisa të çlironte mbarë popullin arbëror. Në fund ai thirri të gjithë princat dhe burrat e mëdhenj nga e gjithë Iliria arbërore në një Kuvend në qytetin e Lezhës(2 Mars 1444).Ai u zgjodh unanimisht si komandant kombëtar dhe të gjithë u zotuan me besnikëri të sinqertë për të mbështetur planet e tij në dobi të kombit dhe besimit të tyre me pasuri dhe gjak dhe për t’i siguruar atij 200.000 dukatë çdo vit për qëllime mbrojtëse.“Në këtë koalicion shumëkrenësh arbëror, vetëm Gjergj Kastrioti në krye të kuvendi ishte në gjendje të fuste një shtysë për veprim kolektiv, të shtypte interesat private të anëtarëve individualë të aleancës, të pajtonte antipatitë e ndërsjella dhe të ruante ngrohtësinë dhe entuziazmin e fillimit në kulmin e saj për 25 vite.Ky art i rrallë flet më fort për madhështinë e këtij njeriu të madh sesa fitoret e tij brilante.”

Në fakt sikur edhe shihet,bekim i madh është kur bashkohen iliro-arbërorët në folën e tyre, sikur më parë u bashkuan në folen e tyre shqiponjat e Aleksandrit të Madh, Pirros dhe të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut).

Që tani e deri në vdekje, Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) e ruajti pavarësinë e tij, lavdishëm, mrekullisht, kundër pushtetit të dy sulltanëve tiran.Triumfet e vazhdueshme të Gjergj Kastriotit i mbushën me tmerr ushtarët otoman; ata e shihnin Gjergjin e Madh si një qenie të mbinatyrshme dhe kjo magji ia dyfishoi fuqinë.Ai e dinte këtë dhe donte ta ruante këtë mendim që të konsiderohej i pathyeshëm nga ushtarët dhe armiqtë e tij.Nuk lejoi asnjëherë të jepej sinjali për t’u tërhequr përballë armikut, ai duhej të luftonte në një pozicion të pafavorshëm me një armik që ishte më i shumtë në numër, ai hidhej në betëjë përpara të gjithë të tjerëve, duke treguar mrekullitë e shpatës së tij të famshme duke korrë fitore,dhe rezultati i guximit të tij ishte që ai u përshëndet gjithmonë si fitimtar.

Ai vërtet u mbështet në veprat e tij mahnitëse nga gjendja dhe natyra e vendit të tij, nga shpirti luftarak i popullit të tij dhe nga mbështetja që mori herë pas herë nga Raguza,Venediku,Napoli,Hungaria,Papët etj.Por, sikurse fakti që ai mori një mbështetje të tillë flet për mendimin që kishte, dëshmon edhe për forcën e tij, të mendjes se ai dinte t’i përdorte kaq shpejt rrethanat që mund t’i shërbenin atij. Sa herë që armiqtë afroheshin, ai dërgonte gra, fëmijë dhe pleq në vende më të sigurta ,në ishujt e afërt, me gjithë ushqimin dhe furnizimet e jetës silleshin në vendet e fortifikuara dhe me sinjale zjarri i njoftonte trupat e tij se ku duhej të shkonin. Pastaj shpërthente papritur nga grykat e maleve dhe pyjeve, duke befasuar, lodhur ose shkatërruar armikun. Ai vetë shkëlqeu përpara luftëtarëve të tij me guximin në rrezik, me shpejtësinë në vendimmarrje, me këmbënguljen në ekzekutim. Ai nuk iu shmang kurrë furisë më të madhe të betejës; thuhet se ka vrarë dy deri në tre mijë otoman me grushtin e tij dhe se ka ndarë disa herë kundërshtarin e tij me goditjet e tij të fuqishme. Kur një herë hyri në kampin e sulltan Muratit, rrjedha e betejës e kishte çuar shumë larg ushtrisë së tij, në mes të armikut; Gjeneralin e tij Moisiun tashmë e kishte humbur, por ai dhe ata pak që e kishin ndjekur, luftuan kundër ushtrisë së sulltanit dhe u kthyen të lumtur te populli i tij arbëror.

Por, ai nuk shikonte se çfarë feje kishte armiku, nëse ai përbënte rrezik për atdheun e tij, apo e tradhëtonte duke prishur planet e tij fisnike dhe qëllimmira kudnër armikut otoman ai menjëherë i shkatërronte ata.Sipas dëshmive të historianëve të ndryshëm,kur Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) mori lajmin e hidhur për shkatërrimin e forcave të Huniadit dhe pengesën që ia bëri despoti serb, u tërbua si luani kundër këtij despoti i cili e pengoi me kokëfortësi lejimin e tij për t’iu bashkuar Huniadit. Ushtarët e tij arbëror, të inkurajuar nga zemërimi i prijësit të tyre arbëror,mundën batalionet serbe dhe shkatërruan tërësisht krahinën e despotit serb. Në mes të ushtrisë së shpëtuar të Huniadit arriti ai, të cilin e mblodhëm me të gjithë ndihmën e mundshme, të cilën ai mund të shpresonte me një zemër të guximshme dhe dashamirës, dhe ia siguroi të gjitha mjetet për t’u kthyer të sigurt në vendlindjen e tyre. Pas shkatërrimit të despotit serb dhe marrjes së plaçkës së tij, ai u kthye me ushtrinë e tij në Arbëri si fitimtar,por i mërzitur që nuk arriti t’i ndihmonte forcave të Huniadit.Poashtu ai u tregua edhe ndaj Venedikut të cilin e luftoi derisa e lodhi dhe e detyroi që Venediku t’ia jepte titullin e Nobilit fisnik dhe ta pranonte si komandant të përgjithshëm edhe në territore ku kishte administrim Venediku në atë kohë etj etj.Ndërkaq në anën tjetër guximi i Gjergjit tonë të Madh ia doli shumë shpejt të çlironte aleatin e tij mbretin Ferrant të Napolit,sepse ai nuk e harronte ndihmën që ia kishin dhënë të tjerët dhe nëse e lypte nevoja ai ishte i gatshëm për ndihmën ndaj tyre.

Gjergj Kastrioti(Skënderbeu), ishte një emër që mbushte me frikë çdo armik, por ai ishte edhe miqësor dhe i dashur për të gjithë miqtë dhe arbërorët e tij.I shtypur më parë, ai dinte ta vlerësonte vlerën e lirisë; fisnik dhe i madh me karakter, ai ishte gjithmonë gati për atdheun e tij madje të jept gjithçka nga vetja e tij si një bujar që edhe ishte populli e donte shumë. Me një figurë të bukur dhe dhunti të shkëlqyera intelektuale ai ndërthurte forcë të jashtëzakonshme fizike.

Historianët e asaj kohe dhanë këtë përshkrim për këtë luftëtar të madh arbëror:

„Ai kishte tipare mashkullore dhe të bukura,i pashëm, mustaqe e mjekërr të zezë të gjatë, ishte i gjatë me shtat, me shpatulla të gjera, me formë sportive apo atletike dhe kishte sy shqiponje. Në ditët e betejës ai mbante gjithmonë krahun e djathtë të zhveshur dhe mrekullitë tregoheshin për forcën dhe papërkulshmërinë e tij[…]“

Prandaj ekziston edhe anekdota se si sulltani i habitur plotësisht nga kjo,shprehu dëshirën për të zotëruar shpatën e tij, por pasi e kishte provuar nuk kishte parë ndonjë mrekulli në atë shpatë, dhe i kthen përgjigjegj se pse nuk ma dërgove shpatën e vërtetë.Me ç’rast Gjergji ynë i Madh e i guximshëm i përgjigjet se ai i kishte dëguar pa hezitim shpatën e tij të vërtetë me këto fjalë: „Shpata ime që të dërgova ishte e vërtetë dhe mund ta marrësh, por krahu që di ta tundë. nuk do ta marrësh atë ti kurrë!”Pasardhësi i sulltan Muratit, sulltan Mehmeti II, na përshkruhet nga historianët si një natyrë e fuqishme që ishte e mbushur me një etje të shfrenuar për pushtet dhe ambicie të pangopura. Ai ishte mizor dhe i pamëshirshëm, pa besnikëri dhe pa besim, por i aftë dhe i zoti si udhëheqës dhe sundimtar ushtarak, duke u përpjekur vazhdimisht të forconte fuqinë e tij dhe të zgjeronte perandorinë e tij.

Ndërkohë, Kostantinopoja kishte rënë; vdekja heroike e perandorit të tyre të fundit nuk kishte arritur të ndalonte rënien e tyre; fraksionet fetare kishin konsumuar fuqinë e atij vendi; prandaj ajo ra, e braktisur nga Perëndimi.Më 29 maj 1453, ushtri të shumtë otomane nën udhëheqjen e Sulltan Mehmetit sulmoi fortifikimet me humbje të mëdha dhe pushtoi pjesën e brendshme të qytetit me vrasje dhe plaçkitje. Gjysmëhëna e vendosur në kupolën më të lartë të kishës së Shën Sofisë njoftoi se ndërtesa e lartë tani i shërbente qëllimeve të sulltanit dhe ideologjisë së tij fetare islamike.Lajmi i rënies së Kostandinopojës u pritë me tronditje në të gjithë Perëndimin dhe rriti frikën ndaj otomanëve pushtues.Vendet më të kërcënuara u sollën më frikacake si p.sh.: Greqia, Trebizondi dhe Serbia i dhanë haraç menjëherë. Venediku ishte i frikësuar për tregtinë e saj dhe lidhi menjëherë traktate me Sulltanin.Vetëm Gjergj Kastrioti mbeti i papërkulshëm dhe mbajti pavarësinë e tij dhe mbrojti qytetërimin europian.

Kështu Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) qëndroi i vetëm kundër skemave dhe sulmeve të Sulltanit. Nëpërmjet ryshfetit dhe premtimeve të pabesë, ai më në fund arriti të merrte në krah dy nga miqtë dhe aleatët e Gjergj Kastriotit. Pasi i provoi të gjitha armët kundër Gjergjit dhe Abërisë e të cilat kishin qenë të pasuksesshme ai tani e kishte gjetur armën tjetër atë të tradhëtarëve e renegatëve. Të gjithë mbështetësit e Gjergj Kastriotit dukej se ishin të mbartur nga entuziazmi i pastër i tij për atdheun dhe besimin; të gjithë ishin të pushtuar nga madhështia e karakterit të patëmetë të udhëheqësit të tyre arbëror dhe talenti i tij i shquar. Vetëm një person filloi të mërzitej dhe të hidhërohej nga ky njeri i madh, nipi i tij Hamza. Për një kohë të gjatë Hamza konsiderohej si njeriu më i afërt i mbretit arbëror, pasardhësi i tij në fron, pasi Gjergj Kastrioti kishte refuzuar çdo lidhje martesore për t’i shërbyer edhe më lirshëm mirëqenies së atdheut të tij.

Më në fund pas shumë këshillave miqtë e tij e bindën të martohej me Donikën, vajzën e princit nga jugu i Arbërisë Arianit Komnenit.Kjo në fakt përbënte martesën e bashkimit të Arbërisë së Veriut me Arbërinë e Jugut.Donika i dha një djalë dhe trashëgimtar të fronit atij me emrin Gjon si pasardhës i mbretit arbëror. Kështu i mashtruar nga shpresat e tij ambicioze, Hamza u indinjua dhe duke u kënaqur me këtë mëri të poshtër iu afrua sulltan Mehmetit si tradhëtar dhe i premtoi atij se do t’i arrinte qëllimet e tij nëse i shërbente islamit. Për të qenë më i sigurt, udhëheqësi i thyer turk i premtoi ndihmën e tij të fuqishme edhe një miku të dytë të besuar të Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) ,Moisi Golemit një luftëtar po aq trim.Por Moisiu nuk zgjati shumë e u pendua dhe u kthye tek këmbëtë e Gjergjit të Madh dhe nga ajo ditë që e fali Gjergji ai u bë besnik i palëkundur i tij.Sikur edhe shihet sulltani kishte mjaft njerëz për t’i dërguar ata në vdekje për planet e tij të preferuara,ai i premtonte të gjithë ushtarëve të tij e Jeniçerëve parajsën i cili duke besuar në premtimet e profetit të tyre, i premtonte atyr rrugën më të shkurtër dhe më të shpejtë për në parajsë, nëse ata do të vriteshin në luftë kundër Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) dhe Arbërisë.

Arbëria duhej të përgatitej për më të keqen. Pas shumë humbjeve që edhe ky sulltan tiran pësoi në trojet arbërore të Gjergj Kastriotit të Madh,ai shpresonte akoma më shumë që në kushte të favorshme ta gjente atë të prirur për paqe. Prandaj ai i ofroi atij ta njihte si Mbret e zot të Arbërisë në këmbim të një haraçi të vogël dhe kushte tjera të dëmshme për Arbërinë dhe vetë Gjergj Kastriotin. Kryeheroi dhe kryezoti ynë arbëror i refuzoi me krenari këto kërkesa e kushte të sulltanit.Kështu sulltan Mehmeti dërgoi një ushtri të konsiderueshme nën Hamzën kundër Gjergj Kastriotit, Hamza besonte se mund ta mposhtte Gjergjin e Madh duke përparuar shpejt.

Por ,Gjergji i Madh vëzhgonte me kujdes të gjitha lëvizjet e tij dhe e la të kalojë kufirin pa rezistencë në luginën e Dibrës e cila është plot gryka; pastaj papritmas del nga malet gjatë natës, sulmon armiqtë në befasi, vret 7000 nga ushtria e Hamzës me ndjekësit e tij besnikë dhe merr rob vetë Hamzën. Fituesi e trajtoi të burgosurin me fisnikëri dhe shpejt e liroi për një shpërblim prej 13,000 ari. Më pas Ibrahimbeu mori përsipër hakmarrjen për këtë disfatë të ushtrisë turke dhe ai u shfaq në kufijtë e Arbërisë në vitin e ardhshëm 1458 me një Ushtri edhe më të madhe. Edhe ai humbi jetën nga vetë Gjergj Kastrioti. Aq i shkathët ishte formimi i Arbërorëve, aq i drejtuar sulmi në mënyrë të admirueshme, sa humbën vetëm disa prej tyre dhe, siç shprehen disa kronistë, mund ta konsideronin fitoren një dhuratë. Fryma e Gjergj Kastriotit të Madh ishte transmetuar te gjeneralët e tij besnik dhe gjithashtu te trupat e tij; Ata nuk donin t’ia linin Arbërinë dhe besimin e tyre Tiranit dhe Antikrishtit.Kështu „fama e Gjergj Kstriotit(Skënderbeut) fluturoi nga goja në gojë në të gjithë Europën; ai konsiderohej gjenerali më i madh i shekullit të tij; ai ishte në kulmin e famës së tij; Nga të gjitha anët i erdhën urime, shenja nderi dhe dhurata ushtarake“, sikur edhe dëshmojnë bashkëkohësit e tij dhe kronistët.

Arbëria në krye me Gjergj Kastriotin thurri rrezet e fundit dhe më të bukura të lamtumirës rreth kokës së saj dhe vendosi një shkëlqim të pavdekshëm rreth yjeve të saj të fitores.Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) dhe fitorja ishin sinonime.E gjithë Europa jehoi nga gëzimi i fitores së mrekullueshme të tij.Por ,sikur shkrujnë kronisitët dhe historianët europian:“Kështu rrethi rreth Gjergj Kastriotit ngushtohej gjithnjë e më shumë, me gjithë heroizmin dhe gjenialitetin e përgjithshëm të tij, pozita e tij bëhej gjithnjë e më e vështirë. Një rastësi e favorshme ia kurseu bindjen se kishte luftuar më kot dhe e bëri të dukej i pathyeshëm për pasardhësit.Ai në fakt e kishte mbajtur gjithë barrën e kombit të tij dhe shtati i tij gjigant po ashtu kishte filluar të rraskapitej.“

Në janar të vitit 1468 ai u kap nga një ethe që ia hoqi shpejt forcën. Sapo e kishte nxitur djalin e tij që të ishte i denjë për pozitën e tij dhe arbërorët të qëndronin të bashkuar kur u soll lajmi se një ushtri turke qëndronte pranë kufijve arbëror. Kryeheroi ynë kërkoi kalë dhe armë, por gjymtyrët e tij, të rraskapitura nga ethet, nuk pranuan të shërbenin; ai ra përsëri në shtratin e tij. Këtë herë bashkëluftëtarët e tij shkuan pa të të luftonin armikun e tyre otoman; Por turqit menduan se Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) ishte me ta dhe tmerri i emrit të tij i shtyu në arratisje dhe lajmi i fitores ndriçoi momentet e fundit të ndritshme të kryeheroit, i cili vdiq më 17 janar 1468 në vitin e 63-të të moshës së tij. Ai kishte qenë gjithmonë një njeri i devotshëm; ai kurrë nuk hyri në betejë pa u lutur, ai gjithmonë ishte falënderues për fitoret e lavdishme të tij.Nga dhimbja për vdekjen e tij Lekë Dukagjini doli rrugëve të qytetit dhe duke grisur flokët dhe mjekrën,bërtiti: “Ejani të gjithë ju, princa dhe zotër të Arbërisë, sot kanë ra muret e Arbërisë dhe janë shembur fortesat e saj; e gjithë forca jonë është zhdukur; fuqia jonë është shtrirë për tokë; çdo shpresë është shuar me këtë njeri të Madh.”

Pasi mori lajmin e vdekjes Sulltan Mehmeti thirri: „Më në fund Europa dhe Azia më përkasin mua; Mjerë krishterimi, ai ka humbur shpatën dhe mburojën e tij!” Kaq shumë varej nga jeta dhe veprimtaria e këtij njeriu të vetëm, por të plotë dhe në shtratin e tij të vdekjes njeriu pëlqen të mendojë për fjalët e tij.Kryeheroi kombëtar i arbërorëve mbeti i paharruar dhe i nderuar jo vetëm nga miqtë, por edhe nga armiqtë e tij. Emri i tij jeton edhe sot në këngët e Arbërorëve të tij besnik në përgjithësi. Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) u njoh më pas edhe nga kombet e tjera për shërbimet e tij në luftën kundër armikut të përbashkët të të gjitha qytetërimeve. Eshtrat e tij gjetën vendprehjen e tyre të fundit në qytetin e Lezhës në Katedralën e Shën Kollit. Kur turqit pushtuees më vonë e morën këtë qytet, ata hapën varrin e kundërshtarit të tyre shumë të respektuar, i prenë eshtrat e tij në copa të vogla, i mbështjellën me ar dhe argjend si të çmuara dhe i mbanin si hajmali me të cilat pa dyshim lidheshin. fitorja dhe lavdia ushtarake e tij dhe mbrrojtja. Ashtu si Kruja kryeqendra e heroizmit edhe Lezha ende ia detyron rëndësinë e tij në gjeografinë Arbërore dhe Europiane pothuajse ekskluzivisht këtij iliro-arbërori të Madh.

Adem Demaçit, iu ngrit përmendorja në qendrën e Llapit, prehu i qetë hero i madh i kombit se jetove përnjëmend

0

Podujevë, 26 nëntor 2023

“Sot jemi mbledhur për një homazh më shumë e për një imazh më të ngurtë të njeriut tonë të madh politik, Adem Demaçit, shkrimtarit, Adem Demës, njeriut të popullit, bacës Adem. Personalitet unik, në veprimin dhe me gjuhën e tij, në vetëmohimin për të tjerët dhe në shqipen tonë të dashur”, kështu e nis fjalën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Adem Demaçit, në Podujevë.

Më tej, kryeministri Kurti tha se për ne, si ndjekës të përpjekjeve të tij, do të jetë gjithnjë e vështirë të përkufizojmë personalitete të kësaj përmase, por na duhet t’i përkufizojmë në gjuhë e në gur, sepse këta janë dy binarët ku mbështetet treni ynë i historisë.

“Heroi mund të jetë i vetëm në jetë, por nuk është kurrë jetim në histori. Me këtë intuitë që përbashkon poetin dhe luftëtarin, vullneti i Adem Demaçit e mban lehtë një të tretën e jetës në burg”, tha kryeministri dhe shtoi se Adem Demaçi e ngre lirinë e vet mbi gjerësinë e trojeve, mbi gjeografinë e vullnetit.

“Gëzuar të gjithëve e secilit 28 Nëntori i Flamurit dhe i Pavarësisë! Përgëzime për këtë përmendore për të përvuajturin tonë më të fortë, për përvojën më të madhe të dashurisë për liri”, tha kryeministrit në fund të fjalës së tij.

Në fund të ceremonisë u bë edhe zbulimi i shtatores së veprimtarit Adem Demaçi.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara familje Demaçi, i dashuri Shqiptar,

I nderuari z. Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës,

I nderuari ish President i Republikës, profesor Fatmir Sejdiu,

I nderuari artist, skulptori z.Agron Blakçori,

Shkëlqesia juaj, ambasador i Republikës së Shqipërisë, z.Petrit Malaj,

E nderuara nënkryetare e Kuvendit të Republikës, Saranda Bogujevci,

Të nderuar deputetë të Kuvendit,

Të nderuar ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Sveçla, Maqedonci dhe Çeku,

I nderuari Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Ismaili,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore e komunale,

Të nderuar veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish të burgosur politik,

Zonja dhe Zotërinj,

Të nderuar të pranishëm, motra dhe vëllezër,

Sot jemi mbledhur për një homazh më shumë e për një imazh më të ngurtë të njeriut tonë të madh politik, Adem Demaçit, shkrimtarit, Adem Demës, njeriut të popullit, bacës Adem. Personalitet unik, në veprimin dhe me gjuhën e tij, në vetëmohimin për të tjerët dhe në shqipen tonë të dashur.

Na nevojitet pra një homazh i thellë për një shpirt kaq gjithëpërfshirës, ngase u desh një guxim i madh për ta mbajtur një shpirt kaq të lirë. Lipset një vetëdije pa skaje për ta mbajtur një dije të paepur.

Për ne, si ndjekës të përpjekjeve të tij, do të jetë gjithnjë e vështirë të përkufizojmë personalitete të kësaj përmase. Por na duhet t’i përkufizojmë në gjuhë e në gur, sepse këta janë dy binarët ku mbështetet treni ynë i historisë. Mbi vargun dhe kullën. Ne urojmë që monumenti ynë kushtuar heroit tonë të mendimit të lirisë, të jetë edhe kullë edhe gjuhë, sipas kërkesës së furishme të vetë Adem Demës drejtuar kryekomandantit Adem dhe Jasharajve, po citoj:

“fole një fjalë stralli”

Fluturo o vargu im

Fluturo mbi kullat e Jasharajve në Prekaz

Dhe lexo afishen e Sat Nokshiqit

Afishen e shkruar me gjak mbi borë.

Të nderuar të pranishëm,

Heroi mund të jetë i vetëm në jetë, por nuk është kurrë jetim në histori. Me këtë intuitë që përbashkon poetin dhe luftëtarin, vullneti i Adem Demaçit e mban lehtë një të tretën e jetës në burg. Në jetën e një kombi, heroi i flet heroit. Janë majat e shprehjes dhe historisë prej ku ndërlidhen eprorët tanë të frymëzimit. Sepse, Adem Demaçi e ngre lirinë e vet mbi gjerësinë e trojeve, mbi gjeografinë e vullnetit. Njësoj si Ndre Mjedja, kur ky i thërriste shqipes me i shku maleve përreth që ka Shqipnia, për me e pa se nga cila anë vinte liria. Adem Demaçi e ndau peshën e burgut me mendjen e të mëdhenjve të këtij kombi, andaj burgu nuk iu duk i rëndë.

Ata që jetojnë me të vërtetë, nuk janë të shpeshtë. Ata kanë një virtyt të pashoq: shprehja e tyre është e barabartë me jetën e tyre. Adem Dema, shkrimtar i mendimit luftarak, dhe Adem Demaçi, veprimtar i imagjinatës së emancipuar, na mëson qysh me rininë e vet të hershme, një direktivë të lartë për të gjithë neve: kur diktatura nuk e kërcënon lirinë, duhet dyshuar te liria. Ky njeri i madh, të cilit sot ia lartësojmë në mënyrë solemne peshën e gurit, e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës dhe në përvojë intime absolute. Një përvojë e tillë e lirisë e meriton një monument e më shumë. Ky monument dhe fjalët që do ta shoqërojnë në dekada e kanë një synim: në çdo kohë e në çdo paqe duhet të na tregojnë se nuk i përkasim asnjë rendi merite po e huqëm referencën te Baca Adem, si përvojë gjigante e furtunave që i përballte dhe i përvuajturi më i fortë i lirisë nën çdo kusht.

Adem Demaçi prehet i qetë sepse jetoi përnjëmend. Ai e kishte pra devizën e vet: nuk ka pse vlen një jetë pa drejtësinë që duhet për ta mbajtur gjallë. Dhe ne sot po shpallim, mes nesh e para të gjithëve, se kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë: kjo përmendore është njëherësh shenja e guximit dhe barra e drejtësisë; që ne i premtojmë vetvetes si garancë të një të ardhmeje që ia vlen; përmendore pra edhe për mendjen tonë përpara, sipas përkujtimit për të e që nuk na lë.

Baca Adem ishte figura shumë këndore e realitetit. I dehur me dashurinë për letërsi, mbartës i dashurisë që mund të jetë veçse kuantike, gazetar i fjalës së lirë në rininë e pjekur, fitues i çmimit të paqes në pjekurinë e jetës dhe përfaqësues politik i luftës çlirimtare në pjekurinë e vonë, njerëzor sepse edhe i dashur edhe i vërtetë, kurdo e kudo e me këdo deri në fund, kjo është një jetë sekuenciale e mbërrirë në perfeksion. Njeri autentik dhe i rrallë, të cilin akademiku Rexhep Qosja e cilëson “shkrimtar për të gjitha kohët”.

Po citoj për fund të madhin e munguar të kombit tonë, Ukshin Hotin. Pas dhënies së çmimit Sakharov për Bacën Adem, para se të tretej ai vetë përsëri në burg, ai thotë: “Adem Demaçi është një histori e gjallë në lëvizje e sipër dhe si e tillë të detyron jo vetëm respektin, por edhe dashurinë; jo vetëm dashurinë, por edhe përcaktimin”.

Forhåndsvisning av bilde

Të nderuar qytetarë e zyrtarë,

Gëzuar të gjithëve e secilit 28 Nëntori i Flamurit dhe i Pavarësisë! Përgëzime për këtë përmendore për të përvuajturin tonë më të fortë, për përvojën më të madhe të dashurisë për liri.

Mesazhet e rrezikshme të Ben Blushit

0

Lis Bukuroca, Gjermani

Me katër janar 1960 po ngiste makinën Michel Gallimard, nip i botuesit të famshëm francez. Një gomë e pasme pëlcet dhe makina përplaset në një pemë djathtas. Albert Camus vdes në vendin e ngjarjes. Mund të ishin përplasur edhe me ndonjë makinë tjetër dhe mund të vdisnin edhe njerëz tjerë. Ose të mbeteshin tërë jetën invalidë.

Nëse një shkrimtar gjerman nget makinën 84 kilometrat në orë më shumë sesa lejohet dhe ajo furi merret vesh, jo vetëm se do t’ishte detyruar të kërkonte falje, por do t’i kishte rënë në mënyrë dramatike edhe numri i lexuesve. Ai do t’ishte kritikuar aq ashpër, sa do të kishte folur vet me vete.

Pse? Një personalitet publik mund të tundojë rininë, të cytë dhe motivojë kopjimin. Zakonisht ka të rinj që sillen, vishen apo veprojnë si idhujt e tyre. Ai personalitet, me atë sjellje, dërgon disa rekomandime se kur, si dhe ku duhet të shkelen ligjet.

Ben Blushi e ka fjalën, citat: “Isha me 144 km në orë. Shpejtësia e lejuar ishte 60 km. Më vunë gjobë. 300 mijë lekë. Të vjetra. (…) I vumë dhe atij. Kujt? Baton Haxhiut. Sa i vutë? 40 mijë. Të vjetra. Pse kaq pak? Na erdhi keq. 

(…)

Kalova Prizrenin. Më ndalojnë prapë. Policia e Kosovës. Kishin radar. Isha me 129 km në orë. Lejohej 110. Polici afrohet. Hapa xhamin. Më kërkoi patentën. (…) U kthye te unë. Më tha. Më jep një libër. (…) Mora dy libra. Romanin “KOMPLOTI”. Nënshkrova dy autografe.”

E para që kuptohet nga ai ‘deponim’ publik është se ligjet nuk vlejnë për të të gjithë!

Domethënë, nëse ke lekë, kundërvajtja e qëllimshme nuk perceptohet si krim në shoqëri, por si pushtet heroik mbi ligjet dhe shtetin, me të cilin njeriu mund edhe duhet të mburret publikisht.

E dyta, nëse ke shumë lekë, pranohet shkelja e ligjit!

Meqenëse je bërë i njohur ose i pasur, ke investuar shumë kohë për të qëndruar mbi ligjin, jo nën ligjin. E dëshmojnë dhjetëra milionerë në Kosovë, që e kanë vjedhur shtetin e Kosovës, por që nuk guxon njeri t’i burgosë.

Mesazhi i tretë që i dërgohet lexuesit është ky: Ligji ekziston për të varfrit, sepse prej tyre policët presin zbatimin dhe nuk ndiejnë për ta empati, siç ndodhi me Baton Haxhiun për shembull.

I katërti: Nëse je i pasur ose i famshëm, para teje polici zvogëlohet, përulet dhe e zhbën shtetin e vet dhe vendos sipas inteligjencës së vetjake. Në Kosovë policët nuk e gjobisin shkrimtarin që pagoi 300.000 lekë të vjetra në Shqipëri dhe i cili nuk u bindet rregullave të komunikacionit, por ata pranojnë dy libra me autografë si shpërblim, si motivim, për ta zhbërë vetveten, detyrën e vet dhe shtetin e Kosovës.

Në një anë ai qëndrim duket simpatik, sepse policët e Kosovës qenkan lexues, edhe atë në një vend ku as arsimtarët nuk lexojnë romane, apo tepër pak. Por në anën tjetër, kjo sjellje dëshmon edhe për moskokëçarjen në mosrespektimin e ligjit nga vetë policia.

Ben Blushi paguan 300.000 lekë, Baton Haxhiu paska paguar vetëm 40.000, i thonë policët shkrimtarit. Në fakt policët kanë konsumuar edhe një vepër penale duke cenuar privatësinë e Haxhiut. Sidoqoftë, gjobën e zvogëluar ndaj tij e përligjin policët me keqardhjen që kishin ndier për të. Pra, empati për njeriun për të cilin patën curruar lajme se fiton 15.000 euro në muaj, ndoshta aq sa fitojnë nga librat e tyre për një vit të gjithë shkrimtarët e Shqipërisë dhe të Kosovës së bashku. Këtë empati do ta përjetojë shkrimtari edhe në Kosovë. Do t’ia kthejë si karmë policia e Kosovës.

Aty ata i falin kundërvajtjen. Mund të pritej kjo. Kosova nuk ka as policë, as prokurorë, as gjykatës, të cilët mund të ndëshkojnë njerëzit e pasur apo personalitete publike. Para tyre shteti shpërbëhet deri në grimca të padukshme.

Çfarë ka bërë shkrimtari?

  1. Ai ka shpërfillur rregullat e komunikacionit rrugor dhe në këtë mënyrë ka rrezikuar sigurinë dhe jetën udhëtarëve tjerë.
  2. Ai ka injoruar pasojat e mundshme të sjelljes së tij dhe duke e përsëritur veprën, dëshmon se nuk mëson nga gabimet.
  3. Ai mund të shërbejë si shembull, edhe negativ.
  4. Ai tallet me gjobën! Kjo dëshmon mungesë përgjegjësie.

Në fakt, ai do të duhej të kërkonte falje publike. Ose të shkruante një artikull për rreziqet dhe pasoja nga tejkalimi i shpejtësisë; për të vdekurit në aksidente komunikacioni ose për invalidët; për dëmet apo tragjeditë që mund t’u shkaktohen njerëzve të pafajshëm.

Nëse shkrimtari do të ndërmerrte një hap të tillë, ai mund të mbetej tutje një model i mirë i njeriut, i cili mëson nga gabimet: është vetëdijesuar vetë dhe ndërgjegjëson edhe të tjerët. Nuk mund të kërkohet, as të pritet shtet ligjor, gjersa personalitetet publike apo njerëzit e pasur, tallen me të dhe raportojnë për mënyrat se si sfidojnë ata shtetin.

Njerëzit nuk emigrojnë vetëm kur u mungojnë vendet e punës, por më shumë ikin nga vendet e veta kur u mungon shteti i së drejtës. As që mund të imagjinohej se shkrimtari me aq lehtësi refuzon rregullat e komunikacionit dhe rrezikimin e jetës së udhëtarëve tjerë e përmbyll me tallje:

“U ktheva. (…)  Nuk kishte polici. Eca shpejt. Asnjë gjobë. Arrita në Tiranë. Qesha shumë.”

Shoferi mund të jetë shumë i mirë, por makina ka pjesë që mund t’i thyhen, edhe rrota, që mund t’i dalin apo t’i pëlcasin. Shpejtësia kufizohen për të vështirësuar aksidentet.

Nëse në Gjermani tejkalohet për më shumë se 70 km në orë jashtë zonave urbane, gjoba është 738,50, dy pika në Flensburg dhe tërheqja e patentës për tre muaj. Pas tetë pikave në patentë humbet e drejta e vozitjes dhe gjashtë muaj më vonë, mund të rifitohet, por nëse kalohet provimi i të ashtuquajturit “Test i idiotëve!”

Ps.:

Disa herë mendova të mos shkruaj fare, por disa herë iu përgjigja vetes se kur heshtim të gjithë, atëherë do të sillemi të gjithë si policët, që dorëzohen para autoriteteve. Heshtëm kur Edi Rama shpalli diasporë shqiptarët e Luginës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, dhe shqiptarët e Kosovës. Aty disa liderë të atyre krahinave shqiptare, morën pjesë si mërgimtarë nga Mal i Zi, nga Serbia, nga Maqedonia V. dhe nga Kosova. Me një fjalë si diaspora arbëreshe apo si ajo në Perëndim.

Në rastin e mësipërm policët e Shqipërisë dorëzohen pjesërisht, por policët e Kosovës tërësisht! Në të dy rastet shquhet e drejta zakonore, Kanuni: sjellja ndaj “mikut” në Shqipëri dhe sjellja ndaj mikut në Kosovë. Në vendet tona që synojnë të bëhen shtete ligjore policia zbaton ende parimet e veta fisnore, jo të shtetit që i paguan.