Kreu Blog Faqe 928

Kosova Shtet më shumë se 15 vjet feston 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë 

0

- Në Kosovë 28 Nëntori – Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Shqiptar festohej edhe kur ishte e ndaluar…

-Urimet e mesazhet e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në jubiletë e 80 e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të botuara në gazetën e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha dhe në gazetën tradicionale Rilindja kur isha kryeredaktor i fundit i saj\ 

  

 Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë  

 PRISHTINË, Nëntor 2023/ Në Kosovë në këtë Nëntor 2023 festohet në përvjetorin me tre njësha  – të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.  

Shqiptarët kanë dy festa të pavarësisë, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur në Vlorë në 28 Nëntor 1912 dhe të Pavarësisë së  Kosovës të shpallur në 17 Shkurt 2008. 

Në veprimtaritë festive dhe nga të gjithë shqiptarët përkujtohet përgjithmonë edhe ajo që shkruan e flet historia jonë se para 111 viteve Heroi Kombëtar, Isa Boletini, në Nëntorin e madh 1912 nga fshati Boletin në rajonin e Mitrovicës – nga Kosova me 400 bashkëluftëtarët e tij shkoi në Vlorë në krah të Ismail Qemalit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Në Vlorë, Isa Boletini me bashkëluftëtarët nga Kosova përbënin forcën e parë ushtarake të Qeverisë së parë Shqiptare të kryesuar nga Kryetari i saj Ismail Qemali, themeluesi i Shtetit Shqiptar, firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare… 

E para 31 viteve,  i sapo zgjedhur President i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova  jubileun e 80 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e ka festuar në Vlorë. 

Edhe nga Vlora, edhe në festimet e urimet nëpër vite të 28 Nëntorit, edhe në intervistat ekskluzive që kam zhvilluar, Presidenti Rugova theksonte edhe mesazhin se Pavarësia e Kosovës është plotësim i Pavarësisë Shqiptare. 

Në 80 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, në 28 Nëntor 1992, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, uronte të gjithë shqiptarët në botë. 

“Një  URIM I MADH në këtë kremtim jubilar për të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera etnike dhe në diasporë, duke filluar nga Zelanda e Re, Australia, Evropa dhe Amerika, të cilët gjithmonë kanë qenë të lidhur me Shqipërinë dhe me trojet etnike shqiptare dhe me çështjen shqiptare”. 

Ky ishte urimi i parë për 28 Nëntorin i Dr. Ibrahim Rugovës si President i Kosovës i zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 – vitit të 80 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind… 

Rilindja më 28 Nentor 2002-foto: Behlul-Jashari

Dr. Rugova vlerësonte arritjet e shqiptarëve dhe theksonte aspiratat e idealet shqiptare: 

“Në këtë moment jubilar dhe të rëndësishëm mund të them se sot shqiptarët, pa marrë parasyshë kufijtë aktualë, janë më të bashkuar se asnjëherë dhe sot, pas 50 vjet ndjekjesh dhe persekutimesh që përjetuan edhe në Shqipëri e edhe në Kosovë dhe represionit që kemi këtu, kremtojmë së bashku këtë festë kombëtare, e mund të themi edhe me rezultate të mëdha, sepse Shqipëria aktuale këtë vit ka hyrë definitivisht në proceset demokratike, gjithnjë e më shumë po bëhet një vend i hapur edhe në pikëpamje politike e edhe në pikëpamje ekonomike dhe po integrohet në proceset evropiane dhe ndërkombëtare, ndërsa Kosova, me shpalljen e pavarësisë së saj shtet i pavarur dhe neutral, po afirmohet gjithnjë e më shumë në planin ndërkombëtar, po ashtu edhe trojet e tjera etnike të shqiptarëve në Maqedoni, si grupacion i dytë nacional, pastaj në Mal të Zi dhe në Serbinë Jugore. Mund të themi se me politikën e rezistencës dhe të qëndresës paqësore, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera janë afirmuar sot në botë. Në kohën kur po shkatërrohet e që u shkatërrua ish-Jugosllavia e po ashtu edhe në kohën e një organizimi të ri në Ballkan, edhe shqiptarët e Kosovës e të viseve tjera etnike kërkojnë vetëvendosje për ardhmërinë e tyre. 

Në këto momente të rëndësishme, Shqipëria si shtet ndihmon mjaft çështjen e Kosovës dhe çështjen e shqiptarëve në përgjithësi në planin diplomatik dhe në planin politik dhe mbron interesat e shqiptarëve.” 

Ibrahim Rugova mbanë në duar gazetën Rilindja me 28 Nentor 2002 , derisa bisedon me kryeredaktorin Behlul Jashari në Rezidencen Presidenciale

Presidenti historik Rugova ka folur kështu në një deklaratë ekskluzive për gazetën e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që kishte nisë të dalë në Prishtinë nga 18 Janari 1991, pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia të gazetës Rilindja - të vetmes së përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë. 

Me titullin “Shqiptarët sot janë më të bashkuar se asnjëherë” deklarata ekskluzive gazetës “Bujku” botohej në numrin e 28 Nëntorit 1992 në ballinë, ku me titullin “Urojmë që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë bashkërisht” botohej edhe përgëzimi i Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova  Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha: 

 Rugova-Berisha – Vlorë, më 28 Nentor 1992

“I dashuri President, 

Sot, në ditën e 80-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë shqiptarët festojnë kudo. Më 28 nëntor mbushen plot 80 vjet kur në Vlorë Ismail Qemali ngriti Flamurin e Kastriotit, Flamurin  shqiptar. Ishte ditë e Pavarësisë së Shqipërisë, ditë e çlirimit dhe ditë për të hyrë në jetën e lirë shqiptare e qytetare. Por, për fat të keq, Shqipëria u nda dhe Kosova e trojet e tjera etnike ranë prapë në robëri. Të gjithë shqiptarët nuk e gëzuan pavarësinë dhe lirinë. 

Shqipëria demokratike dhe e lirë sot po bëhet një faktor i integrimeve kombëtare dhe i stabilitetit në Ballkan. Ajo Kosovës po i jep ndihmë të madhe politike dhe diplomatike në rrugën e saj të Pavarësisë, po i mbronë interesat e të gjithë shqiptarëve. 

Urojmë që Shqipëria të bëhet një shtet edhe më i fortë edhe më i zhvilluar ekonomikisht, Urojmë që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë bashkërisht. 

Zoti e bekoftë Shqipërinë!   

Kryetari i Republikës së Kosovës, 

Dr. Ibrahim Rugova” 

 Në 28 Nëntor 1992, “Në mbarë Shqipërinë manifestime madhështore” ishte kryetitull balline i raportimit nga Tirana i gazetës “Bujku”, e cila  në numrin vijues raportonte edhe se, Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ishte në Shqipëri në kremtimin e 80 vjetorit të Pavarësisë. 

“Dr. Rugova mori pjesë së bashku me presidentin e Shqipërisë dr. Sali Berisha në solemnitetin qendror të përvjetorit jubilar në Vlorë, ku 80 vjet më parë Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë…Në kuadër të vizitës në Shqipëri, dr. Rugova zhvilloi bisedime me presidentin Berisha dhe me udhëheqës të tjerë të Shqipërisë”, shkruante gazeta e vetme e përditshme shqipe e Kosovës në atë kohë “Bujku”. 

E, para 21 viteve, në fundvitin 2002 të  jubileut të 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në Rezidencën Presidenciale në lagjen Velania të Prishtinës kishte në tavolinë dhe mbante në duar gazetën tradicionale e historike shqiptare të Kosovës Rilindja që kishte kryetitull “Kosova për herë të parë feston 28 Nëntorin me institucionet e saja të njohura ndërkombëtarisht”, derisa si kryeredaktor i saj zhvilloja edhe një tjetër intervistë ekskluzive e cila u botua në numrin festiv të ndërrimit të moteve me kryetitull “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”. 

Në jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja doli me botim special festiv, siç theksonte në ballinë, me shkrime të autorëve dhe personaliteteve të shquara nga gjithë bota shqiptare, ndërsa u shpërnda në të gjitha trojet etnike shqiptare - në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin e lokalitete tjera në Mal të Zi. 

Gazeta Rilindja në ballinë botonte mesazhin e Presidentit historik Rugova me  mbititull “Mesazh i Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për  28 Nëntorin, Diten e Flamurit”, me titull “Shqiptarët forcohen në të gjitha viset” dhe me nëntitull “Një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj”. 

Forhåndsvisning av bilde

Teksti i plotë i mesazhit të Presidentit Rugova në 90 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ishte ky:   

Qytetarë të nderuar, zonja dhe zotërinj   

Për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe krenare, ashtu siç e ndiejmë dhe e nderojmë të gjithë ne këtë ditë.
Dita e 28 Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas 28 Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Dita e 28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve. 
Në këto 90 vjet, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre. Pavarësia e Kosovës, që bazohet në vullnetin e shprehur të popullit, do të qetësonte Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe këtë pjesë të Evropës e të botës. 

Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj. 
Në Ditën e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, është evident dhe në progres e sipër. 
Po ashtu, edhe Shqipëria është në rrugë të mirë të konsolidimit demokratik dhe ekonomik. 

Forhåndsvisning av bilde
Për këto tri vjet pas luftës, Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kjo është bërë me përkrahjen e miqve tanë dhe në bashkëpunim me UNMIK-un dhe KFOR-in. Kështu, Kosova po forcohet gjithnjë e më shumë si shoqëri dhe shtet demokratik, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, dhe pret njohjen formale, që do t’i shpejtonte proceset demokratike dhe ekonomike. 

Me fat Dita e Flamurit! 

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët! 

Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar! 

Dr. Ibrahim Rugova 

President i  Kosovës” 

 Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999, të parat zgjedhje parlamentare u mbajtën në 17 Nëntor 2001 dhe pas tyre Kuvendi zgjodhi President Dr. Ibrahim Rugovën.   

Rilindja festive në 28 Nëntor 2002 në ballinë paralajmëronte edhe dy intervista ekskluzive që botoheshin në brendi të gazetës, që i kisha zhvilluar me atëherë Kryeparlamentarin Nexhar Daci me titull “Statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet sipas vullnetit të popullit dhe me Kryeministrin Bajram Rexhepi me titull “Pavarësia e Kosovës është në  çdo hap, në çdo lëvizje, në çdo proces që i shpie gjërat përpara”. 

Si në një kartolinë, me foton e Shtatores së Gjegj Kastriotit – Skenderbeut në Prishtinë, të ngritur një vit më parë në 28 Nëntor 2001 në Kosovën e lirë, dhe me Flamurin Kombëtar Shqiptar në ballinë shkruhej: “Rilindja” ua uron Festën e 28 Nëntorit. 

Dhe, në ballinë botohej edhe editoriali im – Kryeredaktorit të gazetës Rilindja: 

KOSOVA FESTON LIRINË 

 Behlul JASHARI 

Kosova feston 28 Nëntorin e katërt në liri. Liria e Kosovës është ngjarja më e madhe e botës shqiptare pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, që ndodhi para 90 vjetësh. 

Kosova në rrugën e demokracisë e të pavarësisë së vet ka vullnetin e popullit dhe manifeston fuqishëm përcaktimin për përmbushjen e standardeve për një Kosovë Euroatlantike, të integrimeve dhe të zhvillimeve moderne. 

Duke manifestuar fuqishëm përkushtimin për këtë rrugë të Kosovës e të popullit të saj “Rilindja” del sot botim special për Festën edhe në kushtet kur nuk mund të dalë rregullisht, edhe për të treguar se çfarë do të jetë kjo gazetë tradicionale e simbol i Kosovës kur të krijohen kushtet për të ridalë. 

“Rilindja” histori e shkruar e Kosovës kështu shënon e feston edhe një Ditë Historike. 

“Rilindja” është gazetë e popullit të Kosovës, e ndërtimit të institucioneve, demokracisë, lirisë dhe pavarësisë. 

Në këtë ditë kur të gjitha shqiptarët festojnë “Rilindja” për të gjithë ka një urim të madh: Gëzuar! 

*** 

 “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin” dhe “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, janë titujt e tre nga intervistat ekskluzive që kam zhvilluar nëpër vitet e rezistencës, luftës e lirisë me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, derisa isha kryeredaktor i gazetës Rilindja dhe korrespondent në Kosovë i Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë nga 24 Maji 1992. 

Këto tre intervista janë ribotuar në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, e cila për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: Kosova shpalli pavarësinë bota e njeh shtetin më të ri. 

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 Shkurti 2008 dita më e madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë. 

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: Rilindja ju uron shpalljen dhe njohjen e Kosovës Shtet i Pavarur. 

Demonstrata ne Prishtine-27 e 28 Nentor 1968-mes demonstruesëve Behlul Jashari- foto nga Shtepia e Pavaresise se Kosoves Dr. Ibrahim Rugova

 Në Kosovë Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Flamurit Shqiptar festohej edhe kur ishte e ndaluar, festohej edhe me demonstrata në vitin 1968 në Prishtinë e qytete tjera me kërkesa për Kosovën Republikë, për Kushtetutë, për Universitet e të tjera për të drejtat e shqiptarëve. Atëherë, marshi i  fillimtarëve të demonstrates, ndër të cilët isha edhe unë nxënës i klasës së tretë të Shkollës Normale nisi në orët e pasditës  nga Fakulteti Filozofik (tash Fakulteti Filologjik i Univerisitetit të Prishtinës), dhe më pas deri natën vonë u mbushën përplot demonstrues rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Kosovës. Për ato demonstrata në 24 vjetorin e tyre “Nata që bënte dritë” ishte titulli i shkrimit tim në gazetën “Bujku” të 28 Nëntorit të 80 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, ku në legjendën e fotografisë theksoja: “Pas Krujës, Vlorës…edhe në Prishtinë, në demonstratat e vitit 1968, në prag të Ditës së Flamurit, u ngrit flamuri për pavarësinë shqiptare…” 

“Valonin shumë flamuj kombëtarë shqiptarë, valonin edhe për Festën e Flamurit që ishte e ndaluar bashkë me flamurin”, përshkruaja pamjet madhështore…Tregoja edhe se si në 28 Nëntorin 1968  për  demonstrat shqiptare në Kosovë dhe për Flamurin Shqiptar në ditën e madhe historike kisha shkruar vargje – vjershën “Himni i Flamurit”, të cilën ma botoi gazeta studentore “Bota e Re”… 

E para vitit 1968, në vitet kur Flamuri Kombëtar Shqiptar ishte i ndaluar në Kosovë, 28 Nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë e festoja në fshatin tim Strofc të komunës së Vushtrrisë e edhe afër tij te Guri i Madh në majë të Malit Qyqavica ku ngrihej Flamuri kuqezi me Shqiponjën dykrenare, prej nga, duke dëgjuar Radio Tiranën në një radio të vogël – transistor me bateri,  përtej krahinave kosovare të Drenicës e Dukagjinit shikoja tokat e malet e Shqipërisë, nga të cilat na ndante kufiri i hekurt – “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në tutullin e një reportrazhi… 

E, në pranverën e vitit 1996, në 1 Prill, nga vendkalimi kufitar Kosovë-Shqipëri, në Vërmicë-Morin kam shkruar këtë skicë:  

KRONIKË KUFIRI   

Kufiri Kosovë-Shqipëri nuk është më si fundi i botës. Pas shumë vitesh kalohet sot për herë të parë pa viza dalëse nëpër pikën kufitare të Vermicës. Po, megjithatë, aty ende ndalojnë forcat serbe dhe është një kontroll i hekurt. 

Në njërën anë – bunkerët e betonit, që kanë mbetur si të harruar e janë mbuluar nga ferrat e bari. 

Në anën tjetër – “piramidat e betonit”, kaherë të vendosura në zonën kufitare si “pengesa antitanke”. 

E, mbi të gjitha pejzazhet shqiptare, midis të cilave sikur mbytet vija e mallkuar e kufirit të aq shumë ndarjeve. Mbi malet e ashpra me borë të Sharrit, Pashtrikut e Koretnikut fluturon një Shqiponjë, nëpër qiellin e përflakur nga dielli në pranverë si në sfondin e flamurit. 

E, jo vetëm stinën, por edhe kohën që vjen, sikur e paralajmërojnë dallëndyshet e lejlekët që fluturojnë mbi syprinat e kaltra të lumit të Drinit. 

Megjithatë, vetëm zogjtë kalojnë kufirin pa pengesa…(Vermicë, 1 prill 1996) 

 Forhåndsvisning av bildeNGA REPORTAZHI IM I MARSIT 1996 “MURI NDËRSHQIPTAR SI ‘FUNDI I BOTËS’”: 

 E më pak se dy javë para 1 Prillit 1996, jo rrugës po nëpër male fshehtas nëpër shtetrrethimin e forcave serbe shkova deri afër kufirit Kosovë-Shqipëri dhe nga një kodrinë shihja si dukej e çka ndodhte në vendkalimin kufitar në Vermicë-Morinë, prej nga shkrujta reportazhin “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, të cilin e botova në gazetën e rezistencës “Bujku” më Prishtinë para 27 viteve, në 18 Mars 1996. 

Reportazhin e dërgova edhe në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë. Në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se reportazhi është botuar në 19 Mars 1996 edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues serb në Prishtinë. Në atë reportazh mes tjerash, kam shkruar: 

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren. 

 

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit. 

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”… *** 

Pas botimit të reportazhit “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, që edhe u përkthye dhe arriti edhe te diplomatë më erdhi edhe mesazhi se kurrë më nuk do të jetë ashtu ai kufi… 

Ku po i dhemb Milan Mojsiloviqit, komandantit të Ushtrisë së Serbisë?

0

Gani I. Mehmeti 

Komandanti i Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilovic ka folur në një intervistë për mediat serbe për incidentet e majit dhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ai ka pyetur se kush mund të garantojë që nuk do të ketë incidente në të ardhmen, derisa “s’ka opsione në kuptimin politik që garantojnë siguri dhe stabilitet”.  

Të kujtojmë se këto fjalë dhe mosgarancinë se nuk do të ndodhë edhe ndonjë sulm nga Serbia në Kosovë, sikur ai më 24 shtator, është thënë nga komandanti  ushtrisë serbe. Vallë, a nuk lë vend të kuptohet se edhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, nuk ka qenë i organizuar nga po ky komandant dhe nga po kjo ushtri? Ky, edhe si komandant, e quan incident sulmin e 24 shtatorit! Ai ishte një sulm terrorist, jo incident. Ishte më shumë se incident, por gjithçka që ndërmerr Serbia kundër tjerëve, e minimizon për t’u gjykuar sa më pak apo hiç. Po, sikur të ndodhte ky sulm  nga ushtria a policia e Kosovës në territorin e Serbisë, si do ta quanin ata, luftë, sulm i organizuar, jo incident. 

Po, përveç kësaj, komandantiti i dhemb shumë me shtimin e policisë së Kosovës në 24 pozita, ndërsa i duket pak pozicionimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën në 48 pozicione. Si komandant, ankohet edhe në shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë, veçanërisht në veri të Kosovës! Vallë, përse këto ankesa i ka Milan Mojsiloviç, kur askush nuk është duke sulmuar Serbinë, ne vetëm do të mbrohemi prej saj, në rast sulmi.  

Me gjasë, pse kishte ndërmend të ushtronte edhe një sulm në Kosovë për të pushtuar veriun e Kosovës, aty ku po i dhemb më së shumti asaj. Dhe, nuk po i dhemb aq shumë për trupat e KFOR-it, duke menduar se ata do të rrahen prej serbëve sërish, sikur në maj të këtij viti. Por, unë shpresoj se më nuk do të rrahen as ata, ndoshta kanë marrë mësim, dhe do duhej t’ia thonë Mojsiloviçit se më nuk do të rrahemi, mund të vritemi ne edhe ju, por të rrahemi, jo.  

Me gjasë, menduan se do të rrahin edhe policinë e Kosovës, se nuk do e provonin sulmin më 24 shtator. Iu mbeti si ëmbël me KFOR-in në maj, që nuk reaguan fare, por iu doli ndryshe nga si e kishin menduar. Madje, policia e Kosovës ishte treguar tejet profesionale. Ajo sulmoi ata që vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Kishin mundësinë t’i vrisnin të gjithë terroristët, por nuk ishte qëllimi i tyre të vrisnin, qëllimi i tyre ishte të mbronin vendin e tyre, shqiptarët nuk vrasin ata që dorëzohen, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre dorëzohen, ose kur marrin ikën. Nuk vrasin nga prapa, pse ne nuk jemi vrasës sikur ata. Nuk mund të gjendet një rast kur shqiptarët kanë marrë hak në pleq, femra e fëmijë. Këta kanë vrarë vetëm kur janë gjendur ballë për ballë, jo nga prapa. Por, kjo ka ndodhur një herë, të mos mendojnë se herave tjera do të shpëtojnë kaq lehtë edhe kur ishte mundësia t’i vrisnin të gjithë, pse Manastiri i Banjskës ka qenë i rrethuar dhe nuk do të mund të shpëtonin të gjallë, sikur shqiptarët të ishin vrasës.  

Besoj, se një gjë të tillë, nuk do ta durojnë më as ushtarët e KFOR-it që të rrahen nga terroristët.  

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrë të portokalltë

0

Prishtinë, 25 nëntor 2023

Në shënim të hapjes së fushatës 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrë të portokalltë.

Me sloganin “Sot dhe çdo ditë tjetër!”, kjo fushatë e filluar sot, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave do të vazhdojë deri më 10 dhjetor, në Ditën e të drejtave të njeriut.

Përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë.

Kryeministri Kurti takoi Amina Nurajn, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak

0

Prishtinë, 25 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak. Bashkë me të ishte edhe Granit Hyseni, i cili u zhvendos atje për të studiuar. Në takim, kryeministri Kurti dhe znj. Nuraj folën për pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Sanxhak, dhe për sfidat dhe vështirësitë e tyre. Kryeministri u njoftua mbi aktivitetet e aktivistes Nuraj në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, identitetet dhe traditës shqiptare dhe avokimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Kryeministri Albin Kurti me aktivisten e njohur shqiptare nga Novi Pazari, Amina Nurajn

Ai e falënderoi znj. Nuraj për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm të saj, dhe uroi punë të mbarë me rastin e hapjes së zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri.Kjo zyre u hap të mërkurën. I pranishëm në ceremoninë hapëse përkrah Amina Nuraj ishte edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Nevzad Lutfiu.

Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Republikë së Kosovës kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar.

Përgjatë kufirit me Serbinë, RTK sjell reportazh nga rripi kufitar i veriut

0
Bashkim Vishaj/RTK

Janë bërë dy muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy policë të tjerë. Ekipi i RTK-së ka zhvilluar një reportazh rreth kufirit me Serbinë dhe sjell nga atje vështirësitë, sidat dhe përkushtimin që japin çdo ditë forcat e rendit dhe ato të KFOR-it për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë.

Në veri tashmë është shtuar numri i paqeruajtësve të KFOR-it, ndërsa Serbia nuk është ndëshkuar për këtë sulm, pasi autoritetet vendore e ndërkombëtare e mbajnë përgjegjës për këtë sulm.

KOK dhe KOKSH nënshkruan memorandum bashkëpunimi, si dhe u pritën nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu

0

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Olimpik Kombëtar i Shqipërisë, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, përmes të cilit bëhet unifikimi i ngjarjeve sportive të përbashkëta, si kampionatet dhe ngjarjet tjera sportive kombëtare të përbashkëta.

Qëllimi i këtij memorandum është rritja e cilësisë së sportistëve, promovimi, shkëmbimi dhe pikëpamjet mbi çështjet që lidhen me sportin.

Memorandumi u nënshkrua në Tiranë nga presidentët Ismet Krasniqi (KOK) dhe Fidel Ylli (KOKSH), ndërsa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti e nënpresidenti Milaim Kelmendi, si dhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima.

Drejtuesit e dy Komiteteve Olimpike Kombëtare, janë pritur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Presidenti Krasniqi ka falënderuar kryeministrin Rama dhe ministren Manastirliu për pritjen dhe bashkëpunimin e thellë në kandidaturën e fituar të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, ku në Shqipëri do të zhvillohet sporti i lundrimit, derisa janë shkëmbyer edhe dhurata të ndryshme.

 

A dëgjon dhe shef ti Arbërie Nagavci, kur neosmanliu Naim Tërnava i keqpërdorë fëmijët shqiptarë?

0

Msc Muhamet Shabani
Zonja Ministre Arbërie Nagavci,
Bashkësia Islame e Kosovës në krye me Naim Ternava, haptas, në mënyre publike keqpërdor fëmijët për realizimin e Programeve Antikombëtare, për shndërrimin e DARDANEVE në milet/umet Mysliman, pa ndjenja kombëtare shqiptare!
Ky keqëpërdorim i paskrupullt,bëhet në prani të deputetëve dhe profesorëve të pandergjegjshem të cilët nuk reaguan fare ndaj kètij keçëpërdorimi.
Është fjala për inaugurimin e xhamisë MEDINA në Fushë Kosovë.
***
A e shifni se si luajnë me fëmijët…? Në kohën kur Islami, tashmë i rrethanave globale, është demaskuar plotësisht në Dardani dhe mbarë Shqiptarinë, nuk i veshin më fëmijët si arab, islamik apo sulltanist turkomëdhenj, por për të mashtruar më teej i veshin në rroba kombëtare shqiptare! Këtë e bënë shtabi për islamizimin e turqizimin e shqiptarëve të Naim Tërnavës, kryeimamit “të përjetshëm” të Kososëvës, që jo vetëm se është më i pasuri ndër hoxhallarët, por edhe fëmijët i ka shumë të pasur.
***
Në bazë të Kushtetutes së Republikes së Kosoves,FEJA eshtë e ndarë nga SHTETI.
LIGJERATAT e Naim Ternaves,janë politike ,antishkencore dhe antikombëtare në kundërshtim të plotë me Programet Shteterore të Ministrisë se Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë.
Prandaj, duhet ta shtrojmë pyetjen: A dëgjon dhe shef ti Arbërie Nagavci, kur neosmanliu Naim Tërnava i keqpërdorë fëmijët shqiptarë?
Zonja ministre Arbërie Nagavci, Ju duhet t’a denonconi rastin në Prokurori të Shtetit të Kosoves,përndryshe, vendin Tuaj duhet ta lironi dhe ta zë
MINISTRI OBSKURANTIST ANTIKOMBËTAR NEOOTOMAN, NAIM TËRNAVA…!

Le Petit Parisien (1908) / Turqia e re — Çfarë do të bëjnë shqiptarët ? — Intervista ekskluzive me Ferid Pashën, ish-kryeministrin shqiptar të Perandorisë Osmane

0

Mehmet Ferid Pasha (1851 – 1914)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Nëntor 2023 

“Le Petit Parisien” ka botuar, të hënën e 31 gushtit 1908, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Ferid Pashën mbi të ardhmen e Perandorisë Osmane dhe shqiptarëve, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Turqia e re

Çfarë do të bëjnë shqiptarët ?

Deklarata të rëndësishme të ish-kryeministrit Ferid Pasha

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kostandinopojë, 30 gusht. 

Nga të gjithë popujt që përbëjnë Perandorinë Osmane, shqiptarët janë padyshim më interesantët. Ata posedojnë cilësi të cilat, në Lindje, nuk i has shpesh : ata janë njëkohësisht inteligjentë dhe energjikë. Ata luajtën një rol të rëndësishëm në lëvizjen xhonturke. Mund të thuhet pothuajse se revolucioni është vepër e tyre. Niazi Beu, Riza Teufiku, Selim Sirri dhe shumë të tjerë janë me origjinë shqiptare. 

Por, nëse do t’u besohet disa pesimistëve, atë që kanë bërë shqiptarët, shqiptarët e tjerë mund ta zhbëjnë. Tashmë shqiptarët prej kohësh i kanë dhënë Sulltanit një gardë besnike dhe të frikshme. Qëndrimi i këtyre ushtarëve, pamja ushtarake e të cilëve u bën përshtypje të gjithë atyre që marrin pjesë në Selamllik, shkakton shqetësim. Pretendohet se një regjiment i tyre refuzoi të bënte betimin në Kushtetutë dhe është e sigurt se këta pretorianë përbëjnë shpresën e fundit të armiqve të regjimit të ri. 

I etur për të ditur mendimin e një personi kompetent, shkova dje te ish-veziri i madh Ferid Pasha, i cili është edhe vetë një fëmijë (bir) i Shqipërisë dhe një burrë inteligjent e guximtar. 

Ju e dini se Ferid Pasha, në kohën kur ishte në detyrë, ishte i pari që deklaroi qartë se rivendosja e Kushtetutës ishte e nevojshme. Ju gjithashtu e dini se para se të ndiqte këshillën e tij, sulltani filloi duke i hequr vulën e shtetit. Që atëherë, Ferid Pasha — roli i vërtetë politik i të cilit sigurisht sapo ka filluar — ka jetuar në prapavijë dhe i ka ndjekur nga larg ngjarjet që ai kishte planifikuar dhe dëshiruar me zell. 

— Shqiptarët, më tha ai, përbëjnë pararojën e osmanëve në anën evropiane, me të cilën janë në kontakt të drejtpërdrejtë. Ata kanë një mendje të gjallë, një inteligjencë « elastike » dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të lëvizur dhe mbi të gjitha për t’u përshtatur me mjedisin ku jetojnë. Prandaj nuk duhet të habitemi kur shohim kaq shumë shqiptarë në rangun e parë të xhonturqve. 

Sa për shqiptarët e gardës perandorake, ata do të respektojnë, të jenë të sigurt, betimin që i bënë sovranit të tyre. Besnikëria dhe mirënjohja janë virtyte që këta njerëz i praktikojnë në shkallën më të lartë. 

Por kini kujdes të mos nxirrni nga ky fakt as përfundimin më të vogël të pafavorshëm për regjimin e ri. Sovrani është i lidhur me Kushtetutën, ashtu si populli është i lidhur me sovranin me një lidhje të vetme, të cilën askush, ta themi me zë të lartë, nuk ëndërron dhe nuk mund ta ëndërrojë ta lëshojë. Është gjithashtu e pavërtetë që shqiptarët e gardës janë armiqësorë ndaj kësaj Kushtetute, të cilën Madhëria e Tij ka premtuar solemnisht, në disa raste, se do ta ruajë dhe do ta respektojë. 

— Pra, Madhëri, ju nuk parashikoni ndonjë rrezik reagimi nga kjo anë ? 

— Asnjë. Dhe ju lutem, përsëriteni këtë, sepse legjendat duhet të shkatërrohen dhe të pengohen që të përhapen. 

Shkaqet e dorëheqjes 

Më pas e pyeta Ferid Pashën se në çfarë kushtesh kishte lënë pushtetin. 

— Më shumë se njëzet herë e kam ofruar dorëheqjen. E dija shumë mirë që situata ishte shumë e rëndë dhe se nëse Turqia donte të mbijetonte, duhej të hiqte dorë nga gabimet e së shkuarës dhe të hynte me vendosmëri në rrugën e reformave. Unë kam qenë i vetmi që kam guxuar të them hapur të vërtetën, sado e dhimbshme për sovranin. Ditën kur m’u desh t’i tregoja Madhërisë së Tij pasojat fatale të një gjendjeje kundër së cilës nuk kisha pushuar kurrë së protestuari, në masën e fuqisë sime, i thashë : “Më mirë do të tërhiqja mbi vete zemërimin e Madhërisë suaj të keqinformuar sesa të marr përgjegjësinë për atë që do të ndodhë nesër!” Ju e dini pjesën tjetër. 

Epo! me vullnetin e mirë për të cilin tashmë keni pasur kaq shumë prova, ne do të kompensojmë shpejt kohën e humbur. Ne po llogarisim, për më tepër, tek perëndimorët, veçanërisht tek francezët, që të na ndihmojnë, të na lehtësojnë detyrën. 

— Dhe si, Madhëri ? 

— Mbi të gjitha, ne kemi nevojë të edukojmë veten dhe duhet të marrim si shembull sistemin tuaj arsimor. Ne kemi futur tashmë në administratën tonë disa nga institucionet tuaja : Këshillin e Shtetit, Gjykatën e Kasacionit, Gjykatën e auditimit. Ne kemi miratuar kodet tuaja, procedurën tuaj. Shumë prej nesh flasin gjuhën tuaj, një instrument i mrekullueshëm përparimi dhe qytetërimi. Natyrshëm, ne drejtohemi ndaj jush për të kompletuar arsimin tonë, me dëshirën për t’i dhënë Perandorisë Osmane vendin që i takon në koncertin evropian. 

  1. M.

Pozita shoqërore politike e Shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër Perandorisë Osmane gjatë Reformave të Tanzimatit 1826 – 1856 (1)

0

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

qazimnamani@hotmail.com

Pozita shoqërore politike e shqiptarëve dhe organizimi i tyre kundër Perandorisë Osmane gjatë reformave të Tanzimatit 1826 – 1856

Abstrakt:

Në këtë punim trajtohen, disa nga ngjarjet e rëndësishme historike, dhe kryengritjet e shqiptarëve, kundër reformave të Tanzimatit. Perandoria Osmane, në fillim të shekullit XIX, ishte e shtyrë nga shtetet evropiane, që të bëjë reforma të mëdha, në administratë dhe në armatë. P. Osmane në programin e saj, nuk parashihte të drejta për komunitetin shqiptar, si komuniteti më i madh në Gadishullin tonë. Shqiptarët në këtë periudhë, kishin dal të ndarë në pashallëqe dhe në religjione, andaj edhe nuk kishin arritur, ta formojnë një platformë kombëtare, për të krijuar shtetin e tyre të pavarur.

Disa nga liderët shqiptarë të kohës, i shërbenin me besnikëri P. Osmane, disa tjerë kishin filluar të udhëhiqnin shtete në lindjen e mesme, dhe shumë prej tyre ishin inkuadruar, në lëvizjet e popujve fqinjë kundër P. Osmane.

Në vitin 1826, shqiptarët e veriut nën udhëheqjen e Mustafa Pashë Bushatliut, i parashtruan kërkesa P. Osmane, për të drejta të barabarta me popujt fqinjë, lejimin e gjuhës shqipe ne administratë, dhe mos cenimi i veshjes kombëtare. Pasi që këto të drejta nuk u plotësuan, shqiptarët e veriut u ngritën në kryengritje, por nuk fituan asnjë të drejtë elementare, për ta ruajtur identitetin e tyre kombëtar. P. Osmane, në këtë periudhë shqiptarëve, ju ndalonte veshjen kombëtare, dhe e mohonte pavarësinë kulturore të fiseve, me këtë shqiptarët nuk i njihte as si etni etnike e kulturore, por i mbante të ndarë sipas komuniteteve fetare.

Në mungesë të përkrahjes, nga shtetet e fuqishme të kohës, gjatë këtyre reformave në shekullin e XIX shqiptarët humbën shumë territore dhe popullatë.

Fjalë Kyçe: Perandoria Osmane, reformat, shqiptarët, kryengritjet, Mustafa Pashë Bushatliu, shtetet evropiane, Rusia.

Kryengritja kundër Reformave të Tanzimatit

Në fund të shekullit XVIII, dhe në fillim të shekullit XIX, Qeveria ruse në Ballkan shpërndante para dhe kishte dërguar priftërinj rus, për ta zhvilluar propagandën kundër Austrisë dhe Turqisë.[1]

Me marrëveshjen në Campo Fermio 1797, më vonë edhe me marrëveshjen e Vjenës 1815, Austria nga Vatikani mori përsipër mbrojtjen e katolikëve (pra edhe të shqiptarëve), të cilët ishin nën pushtimin Osman. Ipeshkvi i Shkodrës, Albertini e konfirmon këtë marrëveshje me Qeverinë Austriake në Vjenë në vitin 1837.[2]

Në këtë periudhë në Paris, themelohet klubi pan sllavist polakë, në të cilin u bënë mjaft aktiv, dhe gjermano veriorët (Habsburgët), frymëzuan popujt e krishterë të Gadishullit Ilirik, me idetë pan sllaviste, në luftë kundër P. Osmane.

Disa nga studentët që studionin në Austri dhe shtetet evropiane, të frymëzuar nga idetë pan sllaviste dhe nga revolucioni borgjez francez, filluan të botojnë libra për historinë e popujve të Evropës lindore. Jovan Rajiç, i frymëzuar nga kjo lëvizje në vitin 1793, e botojë në Vjenë librin: Historia e shkurtër e Serbisë, Rasisë dhe Bosnjës.[3] Më pas u botuan edhe disa libra tjerë, për historinë e bullgarëve, dhe filluan të shfaqën, idetë për programet pan sllaviste, të popujve të ndryshëm, që përkraheshin nga Rusia cariste.

Këto lëvizje pan sllaviste, dhe revolucioni në Francë, ndikuan për fillimin e kryengritjeve të armatosura për dëbimin e P. Osmane nga tokat e pushtuara në Evropë.

Në Evropë, pas revolucionit borgjez francez, duke e parë dobësimin e Perandorisë Osmane, në vitin 1804 shpërtheu kryengritja, nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviqit.[4]

Bazuar në librin e Milorad Boshnjakut dhe Sllobodan Jakovijeviçit, “Karagjorgjevici Sakrivena Istorija”, shkruajnë se, bazuar në burimet e arkivit të Serbisë, emri i gjyshit të Karagjorgje Petroviçit, ishte Gjin Marash Kelmendi, i fisit shqiptar nga Shkodra, vërtetuar edhe nga burimet latine dhe burime tjera.[5]

Të inspiruar nga propaganda ruse, në këtë kohë Sava Tekelia dhe mitropoli i Karllovcit Stratimiroviçi, kishin shprehur aspiratat e tyre, për tu liruar nga P. Osmane, dhe për ta themeluar një perandori sllave në Ballkan.[6]

Karagjorgje është me origjinë Kelmendas, pra është një shqiptar Katolik: Djordje Petroviç Karadjordje, prijësi i Kryengritjes së Parë Serbe, është me origjinë katolike shqiptare nga fisi Kelmend.[7] Në vitin 1739, rreth 300 familje katolike nga fisi Kelmendas, u larguan nga Kosova për të kërkuar strehim. Shumica e tyre u zhvendosën në fshatrat Nikinci dhe Hrtkovci, por disa u vendosën nën Malin Rudnik në Shumadi, dhe në mesin e tyre, ishte edhe gjyshi i Karagjorgjit.[8]

Në vitin 1811, për shuarjen e kësaj kryengritjeje, u dërguan Mahmut beu nga Kumanova, Ahmeti nga Vushtrria, Rexhep pasha nga Tetova, dhe Hrushit pasha nga Rumelia. Atyre iu bashkua edhe pasha i Shkupit, Mustafa Pasha nga Gjakova, Numan Pasha nga Peja, Ibrahim beu i Shkupit, Kara Fejziu nga Prizreni, dhe Jusuf beu nga Dibra.[9] Siç shihet, këtu kemi luftë mes pashallarëve shqiptar, që i mbronin interesat e P. Osmane, dhe ortodoksëve shqiptar nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviçit, i cili në këtë kryengritje e kishte përkrahjen e Rusisë.

Në vitin 1806 filloi lufta turko-ruse, që zgjati 6 vite. Kjo luftë përfundoi në vitin 1812, me marrëveshjen e arritur në traktatin e Bukureshtit. Sipas nenit 8 të këtij traktati serbëve ju njiheshin disa privilegje.[10]

Në vitin 1808, u propozua projekti për ndarjen e territoreve të Evropës jug-lindore, ndërmjet Rusisë, Francës dhe Austrisë.[11]

Oto Dubislavi, një ushtarak nga familja e Habsburgëve, në vitin 1829, në librin e tij shkruan disa të dhëna të rëndësishme, se si janë zhvilluar ngjarjet, në fillim të shekullit XIX, në trevat e Ballkanit qendror.

Në vijim ofrojmë faksimile nga libri i tij, ku shkruan se 3000 ushtarë rusë në vitin 1811, luftonin përkrah Karagjorgjeviçit, kundër ushtrisë osmane. Kujtojmë se edhe në kuadër të ushtrisë osmane, kryesisht ushtarët ishin shqiptar, andaj në këto luftime që zhvilloheshin në terren, viktima ishin shqiptarët duke luftuar mes veti, si ishte rasti i Gjergjit të Zi dhe Demë Ahmetit (nga folklori ynë burimor).

Shih: faksimilen nga libri i Oto Dubislavit, ku shkruan se në vitin 1811, Rusia i kishte shti 3000 ushtarë të luftojnë përkrah kryengritësve të Karagjorgje Petroviçit kundër ushtrisë osmane[12]

Pas disfatës së Napoleon Bonapartës me 1814, me inicimin e Rusisë, u themelua Aleanca e Shenjtë, në kongresin e Vjenës 1815, ku qëllimi i saj ishte për t’i shuar dhe kontrolluar lëvizjet e popujve për pavarësi që kishin filluar në Evropë. Në këtë kohë Turqisë ju krijuan kushte të volitshme, që t’i shuajë pashallëqet shqiptare.

Në vitin 1815, doli në skenë Millosh Obrenoviqi, i cili i nxitur nga Rusia e vazhdoi kryengritjen.[13] Në vitin 1815, si udhëheqës i kryengritësve ortodoks në vend të Karagjorgje Petroviqit, u caktua Millosh Obrenoviqi.

Më vitin 1817 duke e parë situatën e volitshme për të vazhduar me kryengritje në Beograd, Karagjorgje Petroviqi dhe 16 bashkëpunëtorët e tij vendosën që të kthehen nga Austria. Me të arritur në hyrje të Beogradit këta i ndali Millosh Obrenoviqi me grupin e tij. Pasi i kontrolluan, të gjithëve jua prenë kokën, dhe kokat e tyre ja dërgoi valiut, i cili i dërgojë si trofe në Stamboll te Sulltani. Pas kësaj ngjarje Millosh Obrenoviqi fillojë t’i vrasë të gjithë përkrahësit e Karagjorgje Petroviqit dhe ta merr në dorë udhëheqjen e kryengritjes serbe.[14]

Në vitin 1824 Milloshi shpërnguli një numër të madh të shqiptarëve nga Aleksinci.[15]

Rusia e shfrytëzojë situatën dhe përveç priftërinjve tani dërgojë edhe mercenarë të armatosur për të luftuar, kundër ushtrisë së P. Osmane. Rusia e përkrahte edhe me ushtarë kryengritjen e Karagjorgje Petroviçit, me origjinë shqiptare i cili kishte filluar kryengritjen e armatosur kundër ushtrisë osmane, që po ashtu kryesisht ishin shqiptar të besimit islam. Në këto rrethana shqiptarët pasi që nuk kishin krijuar një unitet kombëtar fetar, vriteshin mes veti për interesa të fuqive të mëdha.

Pa dyshim se prapa këtij projekti, fuqishëm qëndronte Rusia, sepse kjo iniciativë ishte në përputhje të plotë me interesat e saj në gadishullin tonë.

Në klubin polak të Parisit, lindën edhe idetë dhe projektet e para për fuqizimin e interesave ruse në Gadishullin Ilirik. Në bazë të këtyre ideve filloi fushata për ndryshimin e toponimeve dhe zgjerimin e përhapjes së gjuhëve sllave në raport me gjuhët e grupeve tjera nacionale.

Në vitin 1808, me propozim të gjermanëve emri i Gadishullit Ilirik, fillojë të quhet Gadishulli Ballkanik.

Anëtarët e klubit pan sllavist polak që vepronin në Paris, në fund të shekullit XVIII, hartuan edhe platformën për krijimin e një gjuhe sllave kishtare, shumë të thjeshtë dhe të lehtë, për tu mësuar, me qëllim që përmes klerikëve ortodoks të përhapet shpejt në mesin e ortodoksëve dhe të tjerëve që dëshironin për ta mësuar në Gadishullin Ilirik. Këtë gjuhë ata e quajtën “Gjuha serbe”, në mënyrë që kjo gjuhë të identifikohet me vonë si gjuhë e rajës së krishterë nën sundimin e P. Osmane.

Në fillim të shekullit XIX, përmes studentëve që shkolloheshin në shtetet evropiane, kjo gjuhë fillojë që merr formimin e një gjuhe të re, dhe të konsoliduar ashtu si u përhap gjuha italiane dhe ajo franceze gjatë shekullit XIX.

Për ta realizuar këtë projekt me sukses rusët e kishin zgjedhur Vuk Karagjiçin, të cilin e financonin dhe e përdornin për të mbajtur lidhjet me Vjenën.

Njëri ndër studentët e Vjenës Vuk Karagjiçi, i cili njihej si i afërm me Karagjorgje Petroviçin, në vitin 1814 e botoi në qytetin e Vjenës Gramatikën serbe. Vuk Karagjiçi ishte shkolluar në Universitetin e Vjenës, dhe me përkrahjen e madhe që i kishte bërë Karagjorgje Petroviçi, shumë shpejt bëhet edhe ithtar dhe zbatues i politikave ruse ne Evropën lindore.

Duke i pasur parasysh këto burime të shkruara, mund të pohojmë se gjuha serbe është gjuhë e re, pa traditë dhe e krijuar nga Vuk Karagjiçi. Nga burimet e shkruara kuptojmë se Petar Petroviç Njegoshi, Vuk Karagjiçi dhe Simo Sarajlia, në fillim të shekullit XIX, e krijuan ndërgjegjen kombëtare serbe, duke i asimiluar ortodoksët shqiptar dhe vlleh. Sarajlia më 28 qershor 1828 mbante korrespodencë nga Lajbcigu me Vuk Karagjiçin dhe Millosh Obrenoviçin, ku në letrat e tij ai e përdori fjalën serbë.[16]

Fjala Serbi është inkorporuar në ndërgjegjen e Vuk Karagjiqit e  Njegoshit, të cilën e vazhdon Simo Sarajlia. Serbinë edhe si fjalë edhe si ideologji nacionale politike, e klubit pan sllavist polak, dhe e shkollës sllaviste të Vjenës, e përhapi Sima Sarajlin në Cetinje, kur erdhi i pa ftuar në vitin 1827.

Në vijim ofrojmë edhe dëshmi nga libri i  botuar në vitin 1829, nga Oto Dubislavi, anëtar i familjes së Habsburgëve.

Gjuha serbe, për kah zhvillimi i saj zyrtar, zë vendin në mesin e gjuhëve sllave, ashtu sikurse gjuha italiane që zë vendin në mesin e gjuhëve tjera romane. Ajo, është si gjuha italiane, dhe u krijua për poezi dhe këngë. Për sa i përket fjalëve dhe krijimit të saj, ajo ka më shumë ngjashmëri me gjuhën ruse, sesa me gjuhën polake, dhe në realitet, ajo tashmë ka të njëjtat shkronja dhe tinguj. Gramatika serbe është shumë më e lehtë se sa gramatika ruse, dhe tani mund të përdoret për të mësuar gjuhen serbe, që tani ndër gjuhët sllave, është gjuha më e lehtë për ta mësuar.

Faksimile nga libri i Oto Dubislavit, ku përshkruhet formimi i gjuhës serbe si gjuhë e re në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX[17]

Sistemi politik në Evropë pas përfundimit të Revolucionit francez, do të mbështetej në parimet e ekuilibrit të forcës. Pra sistemi në Evropë do të funksiononte në bazë të aleancave, për të ruajtur qëndrueshmërinë e sistemit politik të fuqive kryesore evropiane.

Sistemi i aleancave që do të bëhej ishte ai i propozuar nga William Pitt i Riu kryeministri anglez, sipas propozimit të tij Britania e Madhe, Prusia, Austria dhe Rusia do të garantonin rregullimin e ri territorial në Evropë me anën e një aleance të përhershme, të drejtuar kundër fuqizimit Francez[18]. Nga krijimi i këtij ekuilibri të forcës në Evropë gjatë shekullit XVIII-XIX, kishin filluar të lindnin shtetet, që për interesat e tyre kombëtare, tentonin pa zgjedhur mjetet që të arrinin në përcaktimin e rolit të tyre, në nivele ndërkombëtare[19].

Në Vjenë me krijimin e Aleancës së Shenjtë 1814, që do të dominonte nga oborret lindore nga Prusia, Austria dhe Rusia qëllimi kryesor ishte që të ndalte që në rrënjët e tyre çdo lëvizje, prandaj Meterniku austriak i cili projektin e carit të njohur si Aleanca e Shenjtë, e interpretonte si domosdoshmëri e fesë, si një detyrim të palëve nënshkruese për të ruajtur status-quon në Evropë. Pra Aleanca e Shenjtë, kishte mbledhur bashkë monarkët konservatorë në luftë, kundër çdo revolucioni në Evropë, dhe i detyroi ata të vepronin bashkërisht për të luftuar çdo lëvizje [20].

Për udhëheqësin austriak Meternik, problemi kryesor ishte jo si të frenohej Rusia, por si të uleshin ambiciet e saj, ndërsa Casterlagh anglez ishte i gatshëm të ndërhynte ndaj Rusisë, vetëm kur të rrezikohej ekuilibri i përgjithshëm që ishte krijuar në Evropë. Për të ulur zellin e Aleksadrit të Rusisë, Meterniku kishte zbatuar një strategji të dyfishtë, duke promovuar Austrinë si pararojë të luftës kundër nacionalizmit, shpeshherë ai vepronte me fushata, përdorte strategji për të frenuar fushatat e carit rus, duke thirrur takime dhe konsultime për të ruajtur gjoja ekuilibrin në Evropë dhe Ballkan. Këto skema i bënte vetëm për blerje kohe dhe ngadalësime të projekteve ruse në Ballkan[21].

Rusia në shekullin XIX, u shndërrua në një fuqi me potenciale dhe ndikim të padiskutueshëm në teatrin politik evropian. Në këtë kohë pa Rusinë nuk mund të merrej asnjë vendim i rëndësishëm në kontinentin evropian e më gjerë.[22]

Siç shihet, nga këto aleanca dhe marrëveshje të shteteve të fuqishme evropiane, ju krijuan mundësitë që P. Osmane të ndërmerr fushata ushtarake, për shuarjen e pashallëqeve shqiptare, ndërsa shtetet evropiane në anën tjetër, përkrahnin lëvizjet e popullatës së krishterë drejt pavarësisë së tyre nga P. Osmane dhe krijimin e shteteve kombëtare. Shqiptarët në këto rrethana mbetën pa asnjë aleat të vetëm në Evropë.

Gjermanët filluan të interesohen për krijimin e një shteti të pavarur grekë, duke u bazuar në gjurmët e qytetërimit nga kultura helene.

Sllavët zhvillonin propagandë se duhet të zgjerojnë kufijtë e tyre që nga malet e Karpateve, në drejtim të Shkupit, Kosovës, e deri në jug, qytetin e Shkodrës.

Rusia interesohej për krijimin e shteteve sllave, dhe zgjerimin e kufijve të një shteti të mundshëm bullgar, thellë në territoret shqiptare. Në shumë aktivitete të këtyre klubeve pan sllaviste, filluan të krijohen mite dhe programe për trojet shqiptare.

Lëvizja politike e kulturore polake, e themeluar në Paris, në vitet tridhjeta të shekullit XIX, ishte nën udhëheqjen e pan sllavistit çek Frantishek A. Zach (1807-1892). Ilia Grashanini, projektin e Naçertanjes, ia besoi pan sllavistit çek Frantishek A. Zach prej Moravisë, që në atë kohë Moravia ishte pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e emigrantëve polakë, të themeluar prej princit Adam Czartorysky.[23]

Në këtë kohë lindi edhe miti për betejën e Kosovës, dolën në publikë edhe projekte ruse për një frymë të përbashkët ideologjike e fetare që filluan me Dobrovskin, Kopitarin e Shafarikun për një letërsi sllave. Në mesin e këtyre ideologëve të pansllavizmit u debatua mjaft për mësimin e gjuhës polake apo ruse në letërsi e shkolla[24]

Projektet e Homajkovit e Danillevskit, ju paraprinë projekteve të më vonshme për krijimin e shteteve ortodokse si: Megalo Idea greke, Naçertanja serbe dhe Otocenstvo Bullgare.

Rusia në tokat shqiptare kishte angazhuar misionarë politik, që punonin në terren, për bullgareizimin e popullatës. Lumi Morava filloi të quhet “Morava Bullgare”, ndërsa degëzimi i këtij lumi që kalonte nëpër Serbinë e sotme qendrore mbi Krushec, filloi të quhet “Morava Serbe”. Misionarët rus që vepruan në “Malin Koritnik”, mes Prizrenit e Lumës arritën që të bullgarizojnë gjysmën e fshatrave të kësaj treve. Kjo rrymë e bulgarizimit u shtri edhe rreth “Lumit Moravë” dhe deri në rrethinën e Rahavecit.

Shqiptarët kishin hyrë në shekullin e XIX, të përçarë dhe të ndarë në pashallëqe të mëdha. Në aspektin religjioz shqiptarët ishin të ndarë në të krishterë, myslimanë dhe ortodoks. Shqiptarët me përkatësi fetare myslimane, ishin më të privilegjuar në taksa nga pushteti, ndërsa të krishterët ishin të ngarkuar, me shumë taksa që ua vështirësonin jetën. Popullata shqiptare e përkatësisë fetare myslimane, nuk gëzonte të drejtat e etnokulturës dhe rrezikohej të asimilohej. Nga këto rrethana shtetet e fuqishme evropiane dhe Rusia në anën tjetër, filluan ti marrin në mbrojtje të krishterët e Gadishullit Ilirik, duke i përfshirë edhe shqiptarët e krishterë, të cilët po ashtu asimiloheshin në sllav e grekë. Kjo situatë e krijuar, i shtyri disa nga shqiptarët e krishterë ortodoks, që të mbështeten në programet e shteteve të fuqishme të kohës, sepse nuk kishin përkrahjen e tyre. Kjo ndikoj në asimilimin e popullatës së krishterë shqiptare, pasi që P. Osmane për qëllimet e veta, shqiptarëve, si komunitet më i madh etnik e kulturor, nuk ju njihte të drejtat nacionale, por për ti sunduar më lehtë, komunitetet etnike kulturore i kishte ndarë në komunitete fetare. Pas marrjes në mbrojtje nga Rusia dhe shtetet evropiane të popullatës së krishterë në Gadishullin Ilirik, shqiptarët e besimit islam gjatë shekullit XIX mbeten komuniteti më i diskriminuar brenda kufijve të P. Osmane.

Popullata shqiptare ishte varfëruar, dhe shkatërruar prej luftërave të shumta, dhe obligimeve të mëdha, për të përballuar taksat, me të cilat e ngarkonin sistemi feudal i kohës. Administrata osmane kishte përkrahje të madhe nga feudalët vendas të korruptuar, të cilët i bashkonin interesat e tyre të ngushta me pushtetarët Osman.

P. Osmane në fillim të shekullit XIX, nga fuqitë e mëdha ishte shtyrë për të filluar me reforma të brendshëm në të gjitha fushat e jetës. Shtetet perëndimore kërkonin nga P. Osmane, të fillojnë me reforma administrative, reforma në armatë, me qëllim që të bëhet një organizim më liberal në çdo pikëpamje. Me reformat për centralizim të pushtetit, osmanët e kishin për qëllim, që të ju merrej pushteti lokal popujve të robëruar nga P. Osmane.

Ndër të parët që i kundërshtuan reformat në P. Osmane ishin Mustafa Pashë Bushatliu dhe kapiteni i Bosnjës Hysejn Grazhdovici, të cilët më shumë ishin mbështetur nga ndihmat e Rusisë, që i kërkonin përmes Milosh Obrenoviçit.

Në vitin 1826, P. Osmane, bëri reforma në ushtri me zhdukjen e sistemit ushtarak të jeniçerëve mbeti pa forca ushtarake të rregullta. Këto reforma në ushtri i kundërshtuan pashallarët konservator shqiptar, boshnjak dhe tjerë të gadishullit tonë. Mustafa Pashë Bushatliu kërkonte t’i forcoi lidhjet me feudalët e Bosnjës. Për qëndrimin e tij ai e fitoi mbështetjen nga Rusia. Mustafa Pasha kërkoi të forcoi lidhjet me Millosh Obrenoviçin në Serbi.[25]

Gjatë shekullit XIX, shtetet evropiane, e kishin vështirë t’i kontrollonin apo edhe t’i shkëpusin lidhjet e liderëve shqiptarë, që i kishin krijuar me shtetet e lindjes, me Rusinë dhe popujt fqinjë aleat të saj.

Kryengritjen e armatosur kundër Perandorisë Osmane, e filloi Mustafa Pasha i Shkodrës dhe më pas kapiteni boshnjak Husein Gradaščević. Të dyja këto kryengritje u zhvilluan si lëvizje të mëdha ushtarako-politike, me qëllim që me forcë të detyrojnë P. Osmane të ndërpresin reformat dhe të respektojnë traditat dhe institucionet e vjetra te sheriatit.

Reformat hasën në rezistencë të jeniçerëve dhe përfaqësuesve të klerit islam. Rrymat kundër reformave kishin përkrahje nga Rusia cariste, e cila i ndihmonte kryengritësit për ta mbajtur gjendjen, dhe sistemin e mëparshëm në P. Osmane.[26] Reformat shfaqeshin edhe si mburojë ndaj prirjeve separatiste dhe grabitqare sllavo-ortodokse.[27]

Një nga problemet kryesore, me të cilat duhej të përballeshin autoritetet qendrore osmane, pas vitit 1826 ishte çështja e marrëdhënieve me feudalët e mëdhenj, që përfaqësonin mbajtësit e pushtetit politik dhe ekonomik, në pjesët e brendshme të perandorisë. Problemi u intensifikua edhe më shumë kur P. Osmane ra në konflikt me pashallëqet e Rumelisë, duke dashur të shfuqizojë sistemin e vjetër teokratik-ushtarak, dhe të vendos një regjim më modern e liberal.

Ky konflikt me këto pashallëqe e shkatërronte unitetin e Perandorisë Osmane, duke e dobësuar edhe më shumë fuqinë e saj. P. Osmane, duke ju mohuar të drejtat elementare shqiptarëve në trojet e tyre, dhe në anën tjetër duke i joshur shqiptarët për pozita të larta në udhëheqje jashtë trojeve etnike, shqiptarëve ju krijonte pamundësi për tu organizuar për një kryengritje gjithë popullore për ta formuar shtetin shqiptar në trojet etnike, por për fat të keq kryengritja shqiptare, nuk e arriti atë nivel të organizimit. Sa më të përçarë, dhe në konflikte mes pashallëqeve që i mbante shqiptarët P. Osmane, duke i përdorur si ushtar besnik në luftëra me armiqtë e saj, P. Osmane e vazhdonte sundimin në trojet shqiptare, ndërsa në marrëveshje me Rusinë, pas humbjeve të betejave në luftime, për të arritur paqe, bënte kompromise të dhimbshme me toka shqiptare.

Kjo situatë shqiptarët, jo rrallë do t’i sjellë para situatave absurde, sepse mbrojtja e interesave të tyre nënkuptonte kundërshtimin e frymës së reformave.[28] Në kuadër të këtyre reformave, shqiptarët u gjendën në një pozitë jo të mirë organizative. Në aspektin e strukturës shoqërore shqiptarët kishin një laramani.[29]

Kur filloi lufta Ruso-Turke në vitin 1828, Rusia përmes knjaz Milloshit kërkoi që Mustafa Pasha të mos kyçet në këtë luftë, me premtim se në rast fitoreje do ta bënte zotërues të gjitha trevave shqiptare. Mustafa Pasha, duke mos dashur t’i ndërpres raportet me Sulltan Mahmudin e II, trupat e tij i dërgoi me vonesë në frontin ruso-osman, duke u arsyetuar para Sulltanit se trupat e tij nuk kanë përgatitje të duhura të hyjnë në luftë gjatë stinës së dimrit, dhe se do të kyçet në pranverë.[30]

Kyçja e Mustafa Pashës, me vonesë në luftë ia mundësoi ushtrisë ruse, që të depërtoi në territorin e Bullgarisë së sotme. Kjo gjendje i detyroi P. Osmane dhe Rusinë që të lidhin marrëveshje për paqe. Në konferencën e paqes, rusët fare nuk e përmendin autonominë për shqiptarët. Mustafa Pasha i revoltuar me 20.000 ushtarë, ju kundërvu ushtrisë ruse në rrethinën e Arnaut Kaleshit me 04 tetor 1829. Mustafa Pasha pësoi humbje të mëdha, dhe i ndërpreu raportet me Rusinë.[31]

Mustafa Pashë Shkodra, kërkonte aleat ndër feudalët tjerë të fuqishëm, për t’i penguar reformat në Stamboll, kështu që kryengritësit shqiptar të veriut, nën udhëheqjen e tij, përveç interesit të tyre, kryengritësit ishin edhe për përkrahjen e kundërshtarëve të reformave në Stamboll, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë politike dhe dobësimin e sulltan Mahmudit II.[32] Kundër ushtrisë së Mustafa Pashës, në trojet shqiptare vazhdon luftën Mehmed Reshid Pasha, i cili së pari i fillojë luftimet kundër ortodoksëve shqiptar të jugut, e pastaj edhe kundër Mustafa Pashë Bushatliut.[33]

Kryengritja (Mustafa Pasha kundër Reshid Mehmed Pashës) ishte zhvilluar në kohën kur P. Osmane i kishte filluar ndryshimet në udhëheqje, me ndihmën dhe propozimin e shteteve të fuqishme evropiane. Evropianët këtë kryengritje e shihnin si rivalitet të brendshëm të këtyre dy vezirëve të fuqishëm. Kjo ishte njëra ndër arsyet që perëndimorët e përkrahnin Mehmed Reshid Pashën, i cili mbështeti reformat, dhe përkrahej edhe nga vet sulltani.

Kryengritja shqiptare gjatë viteve 1826-1832, edhe pse u zgjerua dhe ishte më e madhja kryengritje kundër P. Osmane në rajon, u shua pa dhënë ndonjë rezultat për të fituar liritë, dhe të drejtat qytetare të popullatës shqiptare në rajon.

Kjo lëvizje në sy të popujve evropian nuk shihej si lëvizje kombëtare, por më shumë si lëvizje klanore e fetare, që ishte rebeluar kundër reformave dhe rendit të ri në P. Osmane.

Pas shpalljes së reformave në ushtri, edhe pse P. Osmane e kishin përfshirë trazira, në Stamboll, dhe në tërë territorin e saj ishte krijuar anarki, mendoj se Mustafa Pasha, me potencialin ushtarak që kishte, dhe përgatitjen e tij, nuk është dashur që të marshojë në drejtim të Stambollit, për ta humbur moralin e ushtrisë së tij, që me humbje të mëdha të shpartallohet nga armata ruse.

Mustafa Pasha nuk është dashur, që t’i besojë aq shumë princit Millosh Obrenoviqit dhe Rusisë, por është dashur që me ushtarët e tij, të mos del jashtë trojeve shqiptare, të heq dorë nga rrethimi i Sofjes, dhe të niset për ta marrë Stambollin, por kryengritjes t’i jep karakter kombëtar, dhe të bëjë më shumë për forcimin e unitetit me pashallarët tjerë shqiptar.

Të gjendur në këto rrethana, popullata shqiptare ishte përherë në kryengritje, por që kryengritja e tyre nuk mori karakter gjithë popullorë dhe kombëtar.

Pashallarët shqiptar, të pa koordinuar mes veti dhe të pa disiplinuar, nuk arritën të organizojnë lëvizje gjithëkombëtare për tu liruar nga P. Osmane.

P. Osmane, gjatë reformave që ndërmori, fisnikët dhe agallarët e dëgjueshëm, shqiptar në tokat shqiptare i shndërroi në nëpunës të thjeshtë administrativ, ndërsa ata që kundërshtuan i likuidoi dhe i dërgojë në viset e Azisë së Vogël.

Shqiptarët nuk kishin krijuar diplomaci të jashtme politike, dhe aleat në shtetet evropiane për të filluar me kryengritje të armatosur, por ishin krijuar aleanca me liderët shqiptar në shtetet e lindjes, andaj aleanca me Mehmet Ali Pashën në Egjipt dhe djalin e tij Ibrahim Pashën, shqiptar nga Siria, kishin planifikuar me Mustafa Pashë Bushatliun e Shkodrës, për ta marrë në duar Stambollin, ky  ishte një plan i dëmshëm, bazuar në shkallën e përgatitjes, nivelit të ndërgjeshmërisë kombëtare, aftësisë së arsyetimit para faktorit të brendshëm dhe ndërkombëtar, dëshmisë së aftësisë ushtarake e politike, si dhe aftësisë së udhëheqjes për të kontrolluar porte të rëndësishme gjeostrategjike për të cilat luftonin fuqitë e mëdha botërore.

Pra siç shihet në rrethanat e fillimit të reformave në P. Osmane, për të luftuar kundër ushtrisë së rregullt osmane, feudalët shqiptar, nuk ishin sa duhet të përgatitur me ushqime e pajisje ushtarake, nuk kishin krijuar unitet mes veti, e mbi të gjitha ju mungonte strategjia e veprimit dhe përkrahja e shteteve evropiane. Kryengritjet shqiptare gjatë kësaj periudhe,  u mbështetën dhe shpresuan në ndihmat që do të ju vinin nga Rusia, por kjo ju kushtoi shumë, në çdo kryengritje që e zhvilluan në gjysmën e parë dhe të dytë të shekullit XIX.

Në këto rrethana pashallarët shqiptar, nuk patën mundësi të zhvillojnë ndonjë projekt të gjerë kombëtar, për tu ngritur në një lëvizje mbarëkombëtare, për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ashtu si vepruan popujt tjerë të gadishullit.

Mustafa Pasha i Shkodrës, edhe pse kishte parashtruar kërkesa te sulltani, që të respektohet gjuha, tradita dhe veshja kombëtare shqiptare, këto kërkesa nuk i kishin bërë pashallarët tjerë.

Disa pashallarë shqiptar, për të ruajtur interesat e tyre, shpesh herë  i shërbyen sulltanit, për ndonjë privilegje, post apo për qeverisje gjysmë autonome, në rajonin e tyre ku sundonin .

Kryengritjet shqiptare u zhvilluan në kohë dhe vende të ndryshme, andaj duke u ngritur herë në një skaj të trevave shqiptare, e herë në skajin tjetër, P. Osmane këto kryengritje i shuante me shqiptar, duke i shtyrë që të vriten mes veti, dhe në këtë mënyrë arrinte që t’i shuante pa ju krijuar mundësinë që kryengritjet të marrin karakter gjithë popullorë.

Gjatë kryengritjeve shqiptare, rol të madh luajti edhe përkatësia e ndryshme fetare, dhe nuk u krijua mundësia e bashkimit të përgjithshëm, midis popullatës së krishterë shqiptare dhe asaj myslimane. Siç u pa pak vite më vonë këto kryengritje nën ndikimin e bektashinjve shpesh herë kryengritja deri në fillimin e rilindjes kombëtare, mori karakter kundër të krishterëve.

P. Osmane i kishte shfrytëzuar shqiptaret në luftërat që i zhvillonte prej Azisë së Vogël, në Afrikën veriore e deri në Evropë, kundër Austrisë dhe shteteve tjera evropiane, kurse në anën tjetër kundër kryengritjeve shqiptare i shfrytëzonte ushtarakët e vet më të shquar me origjinë nga vendet e lindjes dhe me origjinë shqiptare, greke e sllave nga trevat e Rumelisë, Afrikës e Azisë.

Kryengritjet shqiptare shpesh herë i udhëhiqnin feudal, ajan dhe lider fetar, andaj kjo udhëheqje nuk ishte në gjendje që kryengritjes t’i jepej ideologjia kombëtare, për t’i bashkuar shqiptarët pa dallim feje e rajoni në trojet etnike, kundër P. Osmane.

Mustafa Pashë Bushatliu, para se të fillojë kryengritjen i paraqiti kërkesat e tij, që duhej ti zbatonte P. Osmane. Mes kërkesave tjera ai kishte kërkuar, të drejta të barabarta me popullatën boshnjake në P. Osmane kishte kërkuar të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën e brendshme të vendit, njohjen e pavarësisë kulturore dhe etnike të fiseve shqiptare.

Dhe si kërkesë tejet e rëndësishme për ne shqiptarët Mustafa Pasha kishte kërkuar lejimin dhe njohjen e kostumeve kombëtare shqiptare. Kjo nën kupton se shqiptarët ishin komuniteti më i shtypur brenda P. Osmane dhe nuk gëzonin as të drejta minimale për ruajtjen e identitetit të tyre kulturorë.

Popullata shqiptare, duke qenë e shtypur dhe e ndarë në fise, rajone dhe religjion, në masë të madhe i përkrahën kërkesat e parashtruara para Portës së lartë në Stamboll. Kësaj kryengritje ju bashkua një numër i vogël i popullatës shqiptare me besim fetar të krishterë. Edhe pse numri i të krishterëve shqiptar ishte i pakët, kjo mund të konsiderohet si një përpjekje e organizimit kombëtar, duke e pasur parasysh se dhe ushtarët e Mustafa Pashë Bushatliut, në kokë e mbanin plisin e bardhë si simbol kombëtar.

Në vijim po japim tre kërkesat e Mustafa Pashës, të publikuara nga studiuesi serbë T. A. Vukanovic.

Shih: Faksimilet nga shkrimi i, T. A. Vukanoviç, lidhur me katër kërkesat që kryengritësit shqiptar i kërkonin portës së lartë [34]

Këto kërkesa ishin:

  1. Tretman të barabartë me popullatën boshnjake në Perandorinë Osmane
  2. Administrata e brendshme në trevat shqiptare të zhvillohet në gjuhën shqipe
  3.  Si simbole kombëtar të pranohen kostumet popullore shqiptare
  4. Që P. Osmane të njeh pavarësinë e fiseve shqiptare

Siç shihet P. Osmane, shqiptarëve ju kishte ndaluar edhe kostumet popullore e në veçanti bartjen e Plisit si simbol kombëtar, që simbolizonte identitetin nacional e fiseve shqiptare dhe konsiderohej se ishte në kundërshtim me programin e reformave.

Shih: Faksimilin nga shkrimi i, T. A. Vukanoviç, ku shkruan se veshja popullore e shqiptarëve, e sidomos Plisi, konsideroheshin si kostume anti reformave, sepse simbolizonin fiset e pavarura shqiptare.[35]

Pas vitit 1826, ndër problemet kryesore, me të cilat duhej të përballeshin autoritetet qendrore osmane, ishte çështja e marrëdhënieve me feudalët e mëdhenj, të cilët përfaqësonin mbajtësit e pushtetit politik dhe ekonomik në pjesët e brendshme të perandorisë. Në këtë periudhë P. Osmane ballafaqohej me konflikte të përhershme, me pushtetet vendore të pashallëqeve në tërë Rumelinë. Këto konflikte e dobësonin shumë P. Osmane. Ky konflikt në shoqërinë myslimane po shkatërronte unitetin e shtetit islamik osman, dhe ishte një nga faktorët e rëndësishëm në dobësimin e mëtejshëm të Perandorisë Osmane. Lufta me Sulltanin dhe Portën e larë pas shpalljes së reformave e nisi fillimisht Mustafa pasha Shkodra, që nxiti kryengritjet edhe në Bosnjë nga kapiteni boshnjak Husein Gradaščević. Të dyja këto kryengritje u zhvilluan në një lëvizje të madhe ushtarako-politike, qëllimi i së cilës ishte të detyronte Sulltanin dhe Portën e lartë, me forcë të armatosur, të pezullonin reformat, por në prag të përfundimit të kryengritjes, politika e ndikuar nga Rusia dhe porta e lartë, këta pashallarë i futi në konflikt mes veti, dhe Hysen Grazhdoviçi, hyri në Kosovë dhe dogji disa fshatra shqiptare..

Kryengritja shqiptare nën udhëheqjen e Mustafa Pashës, pa dyshim se synonte të kishte karakter gjithë popullorë, për tu çliruar nga P. Osmane, dhe pse kjo kryengritje nuk ja arriti qëllimit, ajo e zgjojë idenë kombëtare të rilindësve tanë. Në trevat shqiptar, ishte forcuar sistemi feudal, që udhëhiqeshin nga vet feudalët shqiptar Ky sistem nuk e kishte bërë të mundur zhvillimin e klasës intelektuale shqiptare, por shpesh herë për interesa personale luftoni mes veti, herë i shërbenin sulltanit, e herë luftonin kundër tij. Në anën tjetër pjesëmarrja masive e popullatës, në kryengritje përkrah ajanëve dhe pashallarëve shqiptar, ishte e madhe, sepse ata shpresonin në lirinë e tyre, nga taksat dhe mobilizimit të dhunshëm në ushtrinë perandorake. Duhet pranuar se masat e gjëra popullore shqiptare, ishin shumë të lodhur nga taksat, që i merrnin prej tyre ajanët dhe pashallarët shqiptar.[36]

Qarqet sunduese të P. Osmane, vazhdonin të ndiqnin një politikë asimiluese dhe shkombëtarizuese, pasi që shqiptarëve, nuk ju njihej e drejta e gjuhës amtare dhe kulturore.[37] Pushteti Osman për të thyer rezistencën e fiseve formoi njësi territorial (Bajraqet), në mënyrë që ta vejë kontrollin e plotë mbi fiset shqiptare dhe për të mbledhur sa më shumë tatimet.[38] Administrata osmane e përhapte islamin ndër shqiptarë, me qëllim për t’i realizuar planet e veta.[39]

Pashallarët, Bajraktarët dhe Zabitët shqiptar, për t’i realizuar interesat e tyre personale, ishin të pa mëshirshëm ndaj popullatës së varfër shqiptare. Për mizoritë e tyre që bënë ndaj masave të gjëra popullore, edhe sot në kujtesën e popullatës ato vuajtje rruhen si rrëfime, në familje dhe zona rajonale, në burime të shkruara nga të huajt dhe në këngë burimore nga folklori ynë popullor. Për sjelljet e ulta të ajanëve shqiptar, ne po veçojmë disa raste të ndryshme të trashëguara brez pas brezi në kujtesën e popullatës  shqiptare, por dhe në burime të shkruara.

Në kryengritjet e më vonshme shqiptare, rendi shoqëror, dhe rivaliteti i feudalëve shqiptar, që shpesh herë luftuan ndërmjet veti, nuk kishin mundësuar, që të krijohet shtresa intelektuale shqiptare në shtetet evropiane, pasi që në Evropë ishte krijuar rend i ri shoqëror dhe zhvillohej revolucioni borgjez për formimin e kombeve.

Udhëheqësit e kryengritjeve shqiptare të mbështetur në klerik fetar, bajraktar e kryetar të fiseve, nuk kishin shtresë intelektuale, për të kërkuar ndihma dhe përkrahjen e shteteve të fuqishme evropiane, andaj shpesh herë kërkesat e tyre i drejtoheshin te Mehmed Ali Pasha në Egjipt.

Këta udhëheqës të pa arsimuar sa duhet, nuk i kuptonin ndikimet e huaja në trevat shqiptare, andaj gjatë tre shekujve të fundit, krijonin lidhje të fshehta me grekët, bullgarët e serbët, të cilët në këtë periudhë drejtoheshin nga ndikimi dhe politikat ruse, e që përkraheshin edhe nga shtetet evropiane.

Nga bisedimet e fshehta me grekët, bullgarët, serbët dhe boshnjakët në këtë kohë shqiptarët nuk përfitonin asnjë ndihmë, por këto lidhje bëheshin pengesë, për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me Austrinë dhe shtetet tjera evropiane.

Kryengritja e Dervish Carës, vazhdonte të kundërshtoj, masat që i kishte marrë P. Osmane pas reformave të vitit 1839, duke i ngritur taksat dhe duke bërë regrutimin me dhunë të shqiptarëve. Në këtë periudhë shqiptarët ishin të organizuar në fise, bajraqe e klane, që kishin njëfarë kohezioni në popull.[40]

Feudalët shqiptar të motivuar për pushtet e pasuri, dhe gatishmëria e atyre që i shërbenin me besnikëri portës së lartë shekuj me radhë, për tu bërë bajraktar, zabit, çaushë, kishte krijuar lider me epshe ç‘frenuese, dhe të prirur për ta dhunuar popullin e vet!

Për të mësuar, nga gabimet historike të kësaj periudhe, është me rëndësi të madhe, të kuptojmë se si trajtohen dështimet e lëvizjeve shqiptare të shekullit XIX, për të mësuar që gabimet e tilla mos të përsëriten në udhëheqjet popullore shqiptare.

Feudalët shqiptar, e bënin shpërnguljen e dhunshme të masave fshatare, nga fshatrat e tyre në tokat e tyre çifligje. Në veri-lindje të tokave shqiptare, Gjinollët që njiheshin si çifligar të mëdhenj, sillnin në çifligjet e tyre fshatar të varfër shqiptar.[41]

a) Nga burimet e shkruara ne po veçojmë sjelljen e Maliq Pashë Gjinollit, dhe sjelljen e tij me popullatën shqiptare katolike në burgun e Prishtinës, dhe internimin e tyre në shkrepat e Anadollit. Po ashtu vlen të përmendet sjelljet e sundimtarit të Vrajës, Hysen Pashës me popullatën e asaj zone. Përveç sjelljeve tjera mizore po e përmendim rastin e përshkruar për karakterin e këtij sundimtari. Sa herë që Hysen Pasha kalonte me atin e tij pranë një kopshti apo prone të punuar mirë, nga ndonjë çifligar tjetër, thoshte kjo pronë më takon mua. Nëse pronari kundërshtonte ai i merrte të gjitha masat, deri te vrasja e tij, vetëm për tu bërë pronar i vetëm i asaj toke. Popullata shqiptare ngriti shpesh krye, kundër Hysen pashës edhe pse ky ishte më origjinë shqiptare, për shkak se ky pasha ishte i pangopur për prona dhe para. Hysen pasha, e mundonte shumë popullatën, i shtinte me dhunë të punojnë në tokën e tij, shpesh i përvetësonte me dhunë pronat e fshatarëve dhe bejlerëve tjerë, duke i bashkuar me çifligjet e tij. Me plaçkën që e bënte në popull, ai e kishte krijuar një pasuri të madhe, por edhe kishte lejuar që të zhvillohet shkalla e amoralitetit, që i kishte prekur të gjitha shtresat e popullatës, në qytetin e Vrajës.[42]

b) Rikujtojmë këngën burimore për Halit Gashin nga Vushtrria, kur Beqir Aga, për t’i dhënë Halit Gashit, për ta punuar një tokë të tij, ia kërkon motrën Hajri! Po e japim një refren nga folklori ynë burimor:

Në ma dhashë ti mua motrën Hajri,

hajde zgjidhë o në dymbëdhjetë shpijë,

S’po ta lypi o për miqësi,

sollë se i ka o dy sytë e zi,

nja tri natë o me të po rri![43]

c) Nga hulumtimet në terren në kujtesën e një familje nga fshati Popovë, komuna e Podujevës, shënuam se në atë periudhë një Jakupi nga ky fshat, ishte caktuar për t’i grumbulluar taksat e fshatit për t’i dërguar në Vushtrri. Jakupi ishte i detyruar që të mbledhë një numër të caktuar të lirave. Para se të vinte afati për dorëzimin e lirave në Vushtrri, Jakupit i nevojiteshin edhe dy lira për ta plotësuar numrin e lirave që ju kishte dhënë aga i Vushtrrisë. Për dy lirat që i mungonin, Jakupi i kërkon nga vëllai i tij. Vëllau i Jakupit nuk ja kishte dhënë ato dy lira dhe ai kishte shkuar me dy lira më pak në Vushtrri. Aga i Vushtrrisë me qenë se Jakupi nuk e kishte përmbushur numrin e lirave të caktuara kishte vendosur që Jakupin ta vejë në litar. Ishte caktuar që varjen e Jakupit ta bënte një qytetar me përkatësi rome nga Vushtrria. Para se të ja largonin sëndukun e kishin pyetur Jakupin për dëshirën e tij të fundit. Jakupi ishte përgjigjur se dëshira e tij e fundit ishte që ta thirre ezanin. Pas thirrjes së ezanit Jakupin e kishin varur në litar. Romi që ja kishte larguar sëndukun Jakupit kur kishte shkuar në shtëpi e kishte pyetur e ëma e tij. Kush ishte ai që sot e thirri ezanin në Vushtrri. Romi ju kishte përgjigjur nënës së tij, e moj nënë me ditë ti atij njeriu unë sot ja kam hequr sëndukun. Nëna e romit e kishte mallkuar djalin e saj duke i thënë, djali im të dy sytë tu qorrofshin çka paske bërë sot. Sipas rrëfimit të qytetarit nga Popova, pasardhës i Jakupit, romi më vonë ishte verbuar. Ky qytetar e përfundon këtë rrëfim duke thënë. Merrni me mend për dy lira që vëllai, nuk ja kishte dhënë Jakupit, Jakupi ishte varur në qytetin e Vushtrrisë.[44] Rreth 200 vite pas këtij rasti, Dalipi një pasardhës i Jakupit e përfundon rrëfimin duke thënë: Merrni me mend Jakupi është varur sepse vëllai i tij nuk ja kishte gjetur dy lira, për ta plotësuar numrin e lirave që ju kishin kërkuar! Kjo ishte edhe një strategji për ti përçare shqiptarët.

d) Një rast tjetër i ngjashëm të cilin e kam shënuar, para tre dekadave nga gjyshi im i ndjerë ka të bëjë për sjelljen e Zabitit në fshatin Marec, komuna e Prishtinës. P. Osmane gjatë shekullit XIX nëpër vendbanimet shqiptare emëronte, zabitët qytetar besnik, që e kishin rolin e një polici lokal, për të mbajtur rendin në atë fshat apo vendbanim. Një zabit në fshatin Marec ishte sëmurë dhe kishte mbetur shtritë në shtrat. Një fshatar nga fshati fqinjë Krilevë, kishte vendosur që të shkoj e ta shohë zabitin e sëmurë. Ai e kishte porositur gruan e tij që t’i gatuaj disa petulla, gruaja ja kishte përgatitur petullat në një kalanicë, dhe i kishte mbuluar me një shami të pastër. Duke ecur rrugës në një mal mes dy fshatrave takohet me një fqinjë të tij nga fshati Krilevë. Ai i kishte treguar fqinjit të dijë se ka dëgjuar se është sëmur zabiti i fshatin Marec e po shkon që ta shohë me do petulla që ja kishte gatuar gruaja e tij. Fqinji i tij ishte lodhur në mal dhe ndihej pak i uritur thotë po e marrë një petull se po ndihem i uritur, ofrohet dhe e hanë një petull. Përshëndeten mes veti, dhe ky vazhdon rrugën deri të zabiti. Përshëndetet me zabitin, e ndërkohë i rrëfen rastin si e kishte takuar rrugës fqinjin e tij, dhe ai e kishte ngrënë një petull sepse kishte qenë i uritur. Kur zabiti e kishte kuptuar se ai fshatari tjetër nga Krileva e kishte ngrënë një petull i zemëruar kishte thënë. A ai e ka hëngër “ërzin tem a”, që është bërë nijet për mua, atij kurrë nuk ja fali. Veç sa të shërohem se pa ja dhënë një plumb kurrë se lë. Pas pak jave zabiti ishte shëruar dhe e merr koburen e tij, dhe del e plagosë rëndë fshatarin nga Krileva, vetëm pse e kishte ngrënë një petull!

Ky rrëfim sado pak duket ndoshta i pa rëndësishëm, por kur krahasohet me gjendjen politike e sociale të popullatës shqiptare, të dëshmuara edhe nga burimet historike të asaj kohe, jep një pasqyrë për gjendjen e mjerueshme të popullatës shqiptare gjatë sundimit osman në shekullin XIX.

VIJON

_______________________


[1] Sylejman Kylqe, Shqipëria në historinë Osmane, Tiranë 2004, fq.88-

Paqja e Campo Formio u përfundua më 17 tetor 1797 midis Francës, e përfaqësuar nga Napoleon Bonaparte, dhe Perandorit të Shenjtë Romak Françesku II, në cilësinë e tij si sovran i tokave trashëguese habsburge (për shkak të Sanksionit Pragmatik, në veçanti si Mbret i Hungarisë dhe Bohemisë dhe Arkidukës së Austrisë). Paqja i dha fund Luftës së Koalicionit të Parë, e cila kishte filluar nga Franca më 20 prill 1792.

[2] Zef Mark Harapi, Ditët e trishtimit në Pejë e ndër rrethe 1912/1913, fq.54

Kongresi i Vjenës u hap me 18 shtator 1814 dhe u mbyll më 8 qershor 1815 dhe u quajt Epoka e Restaurimit. Kongresi kishte për qëllim të freskoj kufijtë e vendeve në Evropë dhe të rregulloj konflikte për tokat nën Evropë edhe jashtë Evropës. Pas fundit të Perandorisë Franceze që kishte në krye Napoleon Bonapartin ne 1799-1804, kufijtë e monarkive evropiane kishin ndryshuar rrënjësisht. Mbretërit evropianë donin të ndanin kontinentin evropian sipas interesave të tyre. Për të mos shkaktuar konflikte të tjera që dobësonin ekonomikisht mbretëritë evropiane, u mblodhën përfaqësues të shteteve evropiane në vitin 1814 në Vjenë, një kongres, që kishte si çështje ndarjen e duhur për shtetet evropian. Ne kongresin e Vjenes moren pjese fuqite e medha fituese, te cilat luajten rolin kryesor si: Anglia, Prusia, Austria dhe Rusia. Në Kongresin e Vjenës, u mblodhën nga një përfaqësues nga çdo shtet evropian, për të diskutuar ndarjen territoriale të Evropës. Rolin kryesor në këtë kongres e luajtën Anglia, Austria, Prusia dhe Rusia. Përfaqësuesit u ngritën debat mbi plaçkën e luftës, të cilët Napoleon Bonaparti I humbi,të cilat ishin territori, pasuritë etj. Objektivi i Kongresit ishte të siguronte një plan afatgjatë paqeje për Evropën duke zgjidhur çështjet kritike që lindin nga Luftërat Revolucionare Franceze dhe Luftërat Napoleonike përmes negociatave. Qëllimi nuk ishte thjesht rivendosja e kufijve të vjetër, por ndryshimi i madhësisë së fuqive kryesore në mënyrë që ata të mund të balanconin njëri-tjetrin dhe të qëndronin në paqe, duke qenë në të njëjtën kohë barinj për fuqitë më të vogla.

[3] Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899, fq.

202

[4] Sylejman Kylqe, Shqipëria në historinë Osmane, Tiranë 2004, fq. 97

[5] Milorad Boshnjak &Slobodan Jakovljevic: Karaghorgjevici Sakrivena Istorija, Lio Gorni Milovanovac, 2006, fq. 9

[6] Gazmend Rizaj, Shqipëria e sipërme, Prishtinë 2011, fq. 96

[7] Rajko Veselinović (Istorija srpskog naroda, Četvrta knjiga, tom I, Srbi u XVIII veku, Beograd 1986, faqe 160

[8] Akademikja e SANU Mita Kostić në “Politika” nga 21 maj 1923

[9] Sylejman Kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq. 89

[10] Sylejman kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, tiranë, 2004, fq.89

[11] Gazmend Rizaj, Shqipëria e sipërme, Prishtinë 2011, fq. 97

[12] Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899, fq. 9

[13] Sylejman kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, tiranë, 2004, fq.90

[14] Sylejman Kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë, 2004, fq. 90

[15] Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptaro-Serbe-Malazeze, 1830-1878, Prishtinë 1983, fq.45

[16] Vukova Prepiska, knjiga I, Beograd, 1907, fq. 17

[17] Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899, fq. 39

[18] Henry Kissinger,Diplomacia,(Tiranë:1999), 76

[19] Po aty,f.76

[20] Henry Kissinger,vep. e cit.86

[21] Po aty,87

[22] Enver Bytyqçi, Gjeopolitika ruse në Evropën lindore dhe juglindore, Instituti për studime të Evropës juglindore, , Tiranë & Prishtinë, 2022, Fq, 25

[23] https://ëëë.zemrashqiptare.net/neës/54046/qazim-namani-kryengritjet-shqiptare-1826-1832-nen-udheheqjen-e-mustafa-pashe-bushatliut.html

[24] Oto Dubislav, Putovanje po Serbiji 1929, përktheu në gjuhën serbe Dragise, T. Mijuskovica, Beograd 1899, fq. 206

[25] T.A. Vukanovic, Arbanaski Ustanci 1826-1832, Vranjski Gllasnik, Narodnog Muzeja, knj. V, 1969, fq. 29

[26] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978, fq.48

[27] Jusuf Buxhovi, Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria evropiane. Prishtinë, 2010, fq. 81

[28] Jusuf Buxhovi, Maqedonia nga antika deri te koha e jonë,”Jalifat Publishing”- Houston, ShBA, “Faik Konica”, Prishtinë, 2019, fq.92

[29] Georges Castellan” Historia e Ballkanit XIV-XX” Prishtinë 1997 fq. 289

[30] C. Robert, Die slaven der Turkei II, Drezden, Laipzig, 1847, fq. 140

[31] Po aty

[32] T.A. Vukanovic, Arbanaski Ustanci 1826-1832, Vranjski Gllasnik, Narodnog Muzeja, knj. V, 1969, fq. 29

[33] Po aty, fq.31

[34] T.A. Vukanovic, Arbanaski Ustanci 1826-1832, Vranjski Gllasnik, Narodnog Muzeja, knj. V, 1969, fq. 35

[35] Po aty, fq. 35

[36] https://ëëë.zemrashqiptare.net/neës/54046/qazim-namani-kryengritjet-shqiptare-1826-1832-nen-udheheqjen-e-mustafa-pashe-bushatliut.html

[37] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, 1978, fq.41

[38] Po aty, fq.40

[39] Po aty, fq. 41

[40] Aleksandër Matkovski, Kryengritja e Dervish Carës, Shkup, 1985, fq. 27

[41] Ligor K. Mile, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 1984, fq. 179

[42] https://ëëë.zemrashqiptare.net/neës/54030/qazim-namani-familja-gjinolli-dhe-sundimi-i-tyre-ne-qytetin-e-vrajes.html

[43] https://ëëë.koha.net/?id=4&l=73231

[44] Muhamet Murati, Ma i historisë, dhe Dalip Hoxha, nga fshati Popovë, rrëfim familjar i trashëguar brez pas brezi në familjet e tyre

“Treni i fundit” i Shqiptarëve, është treni Kuq e Zi !

0
(Kujtime… Postuar në 25 nëntor 2016)
Nga: Reshit Lala, Tiranë
___
Treni i fundit për Shqiptarët ka flamurin e Arbërit! 
Shqiptarë! Mos harroni – ky është treni i fundit për Arbërinë! Po humbëm edhe këtë tren – Arbëri do të zhduket përgjithmonë ! 
___
Të dashur miq! Një pjesë e politikës dhe e fesë –antishqiptarët-duan ta zhdukin historinë e shqiptarëve –ashtu siç deshën edhe armiqtë tanë, të cilët për 500 vjet edhe me ligj na e ndaluan shkrimin e gjuhës shqipe, që ne të harronim historinë- të harronim vetveten e të zhdukeshim- të asimiloheshim. Por ne mbijetuan e do të mbijetojmë këtu buzë adriatikut dhe, do ta shkruajmë historinë e Ilirëve dhe të shqiptarëve ashtu siç ka ndodhur , që ajo të jetë armë e fuqishme për mbijetesën e brezave të ardhshëm.
Historia e Arbërit mban erën e gjakut. Perandaj ne do ta shkruajmë historinë tonë me ngjyrën e kuqe , se pendën do ta ngjyejmë në lumejtë e gjakut të derdhur nga miliona shqiptarë nëpër shekuj për mbijetesën e arbërit. Historia e Ilirëve dhe e shqiptarëve vjen nga thellësit e shekujve në kohën tonë e gjallë, e fuqishme- e pavdekëshme. Ajo vjen nga i gjithë Gadishulli Ilirëve; kalon nëpër të gjithë hapsirën historike të shqiptarëve dhe vjen në kohën tone, duke sjellë me vehte të gjithë dhimbjen e saj j shekullore.
Ajo mbledh të gjithë dhimbjen e klithmat para ekzekutimit të miliona njerësve të vrarë nga popujt e ardhur. Ajo vjen duke duke ulëritur nëpër fusha e luginat mes maleve, që e panë tragjedinë! Ajo sjellë në kohën tonë një mal me dhimbje, por në të njëjtën kohë -ajo sjelle me vete edhe një mal me urrejtje për ata, që na e shkaktuan këtë dhimbje e na thotë: ”Bashkohuni, se do të zhdukeni! Bashkuhuni, që të mbijetoj kombi i arbërit!
Ajo na thotë:”Shikojeni gadishullin e ballkanit”! Ai përpara quhej Gadishulli i Ilirëve! Por gadishullin e Ilirëve e vranë, e kuptoni? Ai është një gadishull i ekzekutuar. Atë e kezekutuan popujt e ardhur në veri e në jugë. Të ardhurit e kthyen në varreza gadishullin e Ilirëve, ku u vranë dhe u varrosën shqiptarët të zotët e gadishullit, që të jetonin të ardhurit.
Dhimbja dhe klithmat e të vrarëve në të gjithë gadishullin e ilirëve vijnë të fuqishme e të gjalla në kohën tonë e thonë- bashkohuni e luftoni që të mbijetojë Arbëri. Shikoni Shqipërinë, vendin “mëmë”, pjesën e fundit të gadishullit të Ilirëve ! Ajo erdhi në mesin e shekullit të njëzetë me një sipërfaqe toke për të të ardhur keq-vetëm 28 000 kilometra katrore- me një popullsi- as një milion banorë.
Ku shkuan trojet e ilirëve e të shqiptarëve? Ku shkuan njerëzit, që jetonin në këto troje? Njerëzit e përçarë u asmililuan duke luftuar me vetveten e në luftëra të gjata me turqit e serbët, kurse trojet i pushtuan fqinjët- se nuk kishte njerëz ti mbronin”!
Vëllezër dhe motra të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e të diasporës! Le të bashkohemi të gjithë , që të bashkojmë kombin. Le ta rifillojmë luftën tonë të re e legjendare për mbijetesën e arbërit- duke ndëshkuar të gjithë tradhtëtarët e antishqiptarët- shërbëtorët e armiqëve tanë!
UNË SOT NUK JU KËRKOJ TË BASHKOJMË GJAKUN, SE NE KEMI NJË GJAK, POR TË BASHKOJMË ZEMRËN, SHPIRTIN E INTERESAT- DUKE VËNË MBI TË GJITHA E MBI TË GJITHË -ÇËSHTJEN KOMBËTARE SHQIPTARE!
Mos harroni! Ky është treni i fundit, për shqiptarët. Po humbën edhe këtë tren -ne do të zhdukemi përgjithmonë e, historianët në epokat, që do të vijnë do të shkruajnë: “KY KA QENË GADISHULLI I ILIRËVE. KËTU DIKUR KANË JETUAR ILIRËT E MË VONË SHQIPTARËT, POR ATA JANË ZHDUKUR”, SE KUR TË ARDHURIT JU PUSHTONIN TROJET E TYRE- ATA ZIHESHIN ME NJERI TJETRIN!
Vëllezër dhe motra ! Dje kam bërë një bisedë tronditëse me një shqiptarë të turqisë. “Të mora në telefon- se dua të flas shqip- më tha, se nuk dua të harroj gjuhën e nënës, se Turqia, nuk ka hapur as shkolla shqipe dhe ka bërë gjithshka, që shqiptarët e turqisë, të harrojnë vetveten; të harrojnë që janë shqiptarë “! Dhe këtë e bënë më tronditëse fakti, që e thotë një shqiptar , që ka ikur në gjysmën e dytë të sheullit të 20- për të shpëtuar nga Rankiviçi.
Pa mendoni shqiptarët , që kanë mbi 500 vjet në turqi?! Tragjedia e tyre është shumë herë më e madhe. E kuptoni ju, që me lehtësi thoni- jam turk e mysliman? A e kuptoni ju se po shkojmë drejt zhdukjes? A e kuptoni ju, që bëni politikën e të huajve, se të huajt duan të na zhdukin? Mbi 30 000 000 shqiptarë janë të shpërndarë në të gjithë planetin, si çifutët nëpër botë. Ata janë gjithkund e askund. Ata janë pa atdhe, se atdheun jua kanë, pushtuar të ardhurit!
E kuptoni, ju -turkomane e grekomanë e serbomanë ? Mbi 30 milionë shqiptarë duhet të kthehen në vendin e tyre- të nderojnë varret e të parëve. Le të bashkohemi të gjith bashkë, pa dallime politike e fetare dhe ta përplasim grushtin fort mbi gadishullin e ballkanit, që të ardhurit -ta kuptojnë, se të zotët e gadishullit të ilirëve -shqiptarët-nuk kanë vdekur! Ta kuptojnë, se janë gjallë dhe do ta mbrojnë egzistencën e tyre dhe trojet historike !