Kreu Blog Faqe 929

Askush nuk guxon ti paragjykoj hebrenjt, shqipfolës ndaluni…!

0
Rikthimi i hebrenjve në Tokën e Premtuar pas shekujsh ndjekjeje e shfarosje. Hebrenjt e rikthyer dikur në tokën e vet.
Autor Lirim Gashi
___
Politikat e këqija të Netanyahut mund të kritikohen, por hebrenjtë nuk mund të fajësohen vetëm pse janë kombi më inteligjent dhe më kreativ në botë.
Si komb i njerëzve më inteligjentë, më kreativë dhe më të arsimuar në botë, hebrenjtë kanë vendosur në tryezën e njerëzimit ushqimin fizik, shpirtëror, arsimor, shkencor, artistik, filozofik, letrar, kulturor, fetar, pedagogjik, sociologjik, psikologjik dhe ideologjik që korrespondon me shijen e secilit individ.
Prandaj, nuk mund t’i fajësojmë ata pse kombet e paqytetëruara, të cilat kanë përqindjen më të lartë të njerëzve të paarsimuar dhe që jetojnë në shtete totalitare dhe klerikal-fashiste, ku kreu i shtetit është vetë Zoti në tokë, zgjodhën ushqimin më të keq mendor, fizik dhe shpirtëror, që i përshtatet shijes së tyre të vërtetë.
Dhe anasjelltas:
Hebrenjtë nuk mund të fajësohen as pse kombet e qytetëruara me nivelin më të lartë arsimor, të cilat me punën e tyre të palodhur, më përkushtimin e tyre të palëkundur dhe me ndjenjën e tyre të mprehtë për të zgjedhur vlerat e vërteta, kanë formuar shtete demokratike dhe të begata, në të cilat kombet e pacivilizuara kërkojnë vazhdimisht strehim ose azil politik.
Kjo që thashë më lartë është në të njëjtën kohë dëshmi se këto kombe të qytetëruara u kanë privuar hebrenjve atë që është më e mira për ta, ose më saktë, atë që u përshtatet shijeve të tyre të vërteta.
Dëshmia se të paditurit janë të mallkuar nga Zoti janë shqiptarët tanë të pashkolluar dhe të paqytetëruar.
Mund të vendosni në tryezën e tyre njëqind pjata plot me çokollatën më të mirë zvicerane, me bananet më të mira afrikane, me pralinat më të mira belge dhe me tulipanët më të mirë holandezë dhe vetëm një pjatë plot me mut arab, serb, rus dhe turk, si dhe me urinë deveje dhe ata do ta zgjedhin pikërisht pjatën e fundit sepse është saktësisht ushqimi fizik, mendor dhe shpirtëror që i përshtatet shijes së tyre.
Jo më pak se 23 për qind e fituesve të çmimit Nobel janë me prejardhje hebreje.
Jo rrallë njerëzit flasin për “një gjen hebre” kur përpiqen të shpjegojnë pse kontributi hebre në shkencë dhe kulturë është kaq i lartë.
Është një parafrazë racionale e asaj që Bibla e regjistron si përzgjedhje të Zotit.
Thuhet se gjenialiteti nuk është një tipar biologjik që mund të fshihet diku në ADN, por gjithashtu nuk mund të trajtohet si i rastësishëm fakti që përqindja më e madhe e fituesve të çmimit Nobel simbolizon besëlidhjen e pazgjidhshme midis Zotit dhe Izraelit, e cila gjithashtu ekziston për të përmirësuar jetën në këtë tokë.
Kjo i referohet të gjithë popullit, edhe pse shumë hebrenj që marrin këtë çmim nuk janë fetarë.
Nga njëmbëdhjetë njerëzit e nderuar kohët e fundit, katër kanë rrënjë hebreje.
Barry Barish dhe Rainer Weiss, ndanë çmimin në fizikë me Kip Thorne dhe u nderuan për vëzhgimet e tyre të valëve gravitacionale.
Michael Rosbash ndau çmimin Nobel në Mjekësi me Jeffrey Hall dhe me Michael Young për zbulimin e mekanizmave molekularë që kontrollojnë ritmet cirkadiane.
Ndërkaq Richard Thaler iu dha Çmimi Nobel në Ekonomi për kontributin e tij në ekonominë novatore.
Numri i fituesve hebrenj të çmimit Nobel është edhe më frymëzues kur shikohet në raport me popullsinë botërore.
Vetëm rreth 0.2 për qind e popullsisë globale janë hebrenj. Prandaj, numri i laureatëve hebrenj është shumë herë më i lartë se numri proporcional i të gjithë të tjerëve.
Përqindja është veçanërisht e lartë në fizikë (26 përqind e fituesve të çmimeve) dhe në mjekësi (27 përqind e fituesve të çmimeve).
Përqindja e grave që kanë fituar çmimin Nobel është gjithashtu më e larta.
33 për qind të femrave nga mbarë bota, që kanë fituar çmimin Nobel janë hebreje.
Sa përqind e fituesve të çmimit Nobel janë shqiptarë apo me origjinë shqiptare?
Vetëm brilanti Ramiz Lladrovci që e shndërroi forcën në fuqi tek moderatori brilant, në thonjëza, Adriatik Kelmendi.
Dhe ai kurrë nuk do ta kishte arritur këtë sukses epokal pa ndihmën e shkencëtares edhe më të shkëlqyer Linda Morina.
Prandaj kur flisni për hebrenjtë bashkatdhetarë të dashur, zgjohuni në këmbë dhe duartrokisni si në kor.
Përndryshe mos hani shumë torte, se ju bën dëm.
Megjithatë, asnjë hebre nuk i përshkruan hebrenjtë më bukur se Lirim Gashi.😀
Edhe kjo është një arritje të cilën mund ta festoni me duartrokitje frenetike bashkatdhetarë të dashur.
Mikun tim të dashur Agim Kasapollin nuk e befason aspak talenti im, sepse vlerat i njohin dhe pranojnë vlerat.
Për mua Agimi është një vlerë tepër e çmuar dhe është mëkat i pafalshëm që ende nuk e mori çmimin më të lartë për kontributin e pamatshëm për zhvillimin e sportit kosovar, personalisht nga Presidentja e Shtetit, respektivisht nga zonja e nderuar Vjosa Osmani.

Kënga e zogut herak, poezi nga Atdhe Geci

0

Nga: Atdhe Geci

Poezi

KËNGA E ZOGUT HERAK

___

Kjo tokë e ëmbël e bukës  dhe  lirisë

e ka kuptimin e këngës së pakënduar

është muzikë, art pamor, një jetë arti

me një qiell hyjnor  yjesh  dhe  diell

*

Në Roganë  dhe gjithandej Kosovës

një zë himni  vlon nga gjiri i atdheut

zhurmë  bën  heshtja  që  nanuris, sa

herë himnohet  kënga e zogut herak!…

*

Në Roganë  ndjej  një ndjesi të fortë

një ndjesi  të  një fryme më ndryshe

e ndjej unë furinë e zemrës së dheut

tek i bie kitarës me këngë herakësh!…

*

Në  Roganë  dhe  gjithandej atdheut

çdo njeri e di si lëvizet  dhe si bëhet

qasja më e mirë për  një  revolucion,

ai i bukuri i ardhshëm  është atdheu!

*

Në Kodër të Brijës  te Kepi i Pemës

një kaçubë rrënje më ka  pas  thënë;

jam pak e vogël dhe s´kam aq shtat,

por vesë prej barit unë pijë çdo natë…

Atdhe Geci – Roganë, Gusht, 2023

Presidenti Macron dekoron poetin Lulzim Tafa me urdhrin e lartë “Oficer i letrave dhe arteve”

0
Vetëm pak ditë pasi Presidenti Francez, Emanuel Makron e dekoroi në Tiranë shkrimtarin Ismail Kadare me urdhërin “Oficier i Madh i Legjionit të Nderit”, Ministrja e Kulturës së Francës, Rima Abdul Malak e ka nënshkruar dekretin me të cilin i akordon poetit të mirënjohur kosovar, Lulzim Tafa, dekoratën ”Oficier i Urdhërit Kombëtar të Letrave dhe Arteve”.

Kjo është dekorata më e lartë që shteti francez e jep në fushën e artit dhe letërsisë dhe po ashtu është edhe dekorata më e lartë që ndonjë artist apo shkrimtar nga Kosova e ka marrë deri më tani nga shteti francez. Me këtë dekoratë Franca nderon personalitete të shquara franceze dhe ndërkombëtare për të arritura në fushën e artit dhe të letërisisë.

“Urdhërin Kombëtar të Letrave dhe Arteve” e ndanë Ministria e Kulturës së Francës dhe nga viti 1957 dhe është nën patronatin e Presidentit të Republikës së Francës.

Lulzim Tafa është njëri ndër poetët kosovarë më të njohur në botë, veprat e të cilit janë përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë të botës. Tafa nga kritika letrare botërore është cilësuar si një ndër poetët kryesorë postmodernistë të Evropës, ndërsa përmes librave të tij është mjaftë i njohur edhe për lexuesit në Francë.

Kohët e fundit, Lulzim Tafa, është bërë i njohur edhe për artin e tij në shërbim të paqes. Ai u bë shumë i njohur para shpërthimit të luftës në Ukrainë me poezinë ”Fol me poetët rusë” si dhe me letrat dërguar shumë artistëve dhe shkrimtarëve rusë me lutjet që të ndikojnë te politika që ta parandalojnë luftën.

Si rezultat i përpjekjeve të tij anti luftë me anë të poezisë ai është nderuar nga shumë institucione kulturore e arsimore edhe në Ukrainë si dhe është dekoruar edhe nga Patriarku i Ukrainës, Patriarku Filaret me urdhërin “Yuri i Shenjtë Fitimtar”.

Lulzim Tafa po ashtu ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare, mban shumë tituj nderi në akademi dhe universitete ndërkombëare.

Ndër të tjera është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letërsisë në Paris.

Ceremonia e dekorimit të poetit Lulzim Tafa me urdhërin “ Oficer i Letrave dhe Arteve” do të bëhet me ceremoni zyrtare në Rezidencën Franceze në Prishtinë.

Poezi kushtuar Nënë Terezës, Sali Shabanit dhe Lidhjes së Prizrenit nga Argjira Ukimeri

0

Nga: Argjira Ukimeri

Tri poezi

NËNË TEREZA 

Nënë Tereza  

Nënë e Universit  

Prehet lartë në Qiell 

Prehet afër Diellit 

 

Shpirti saj i ndritur  

E ndriçon Atdheun 

Bashkë me Ibrahimin  

Bashkë me Skënderbeun  

 

Nënë Tereza 

Kjo Nënë e uruar  

Kujdeset për të gjithë 

Edhe në botën e Amshuar  

 

Pusho Nënë e dashur 

Në kopshtin e Perëndisë  

Fanar i pashuar  

Në tokën e Ilirisë  

Sali Shabani

Heeej  Kabash fortesë Dardane  

Nëpër shekuj me stuhi  

Gjithmonë në ballë krenar qëndrove  

Për ta mbrojtur Nënën SHQIPËRI  

 

Qiftelli një dru prej mali  

Dridhe telat si kurrë më parë  

Ti këndojmë Salih Shabanit  

Trim i madh e atdhetar  

 

Thonë me këmishë e lindi Nëna  

Këtê vigan  të  Dardanisë  

Në Baqevc  rrëzë maleve  t’Sharrit  

Dridhi carët e Rusisë 

 

Në fushë të thatë afër një shkëmbi  

Shkrepi armën e trimërisë  

E qëlloi në lule të ballit  

Spirrë çetnikun e Shumadisë  

 

Mori hakun  e vendasëve  

Që u vranë nga një barbarë  

Busti i tij me shtat kolosi  

Përshëndet çdo kalimtarë 

lidhjaprizrenit

LIDHJA E PRIZRENIT   

Themelet që u vunë  

100 vite më parë  

Tash po hedhin shtat  

Në shtetin e ri Shqiptar  

 

Kosovën  Dardane  

Bijën e Ilirisë  

Tani po e ngrohë dielli  

Me rrezet e Pavarësisë  

 

Ku i thonë bukës  bukë 

Edhe ujit ujë  

Është tokë e të parëve  

Nuk ia lëmë askujt  

 

Që nga Konispoli  

Gjerë tek Molla e Kuqe  

Shqipëria dhe Kosova  

Do të shkëlqejnë si Nuse  

___

Argjiro Ukimeri – Mr.sci. Pedagoge 

Prizren – Prishtinë, Nëntor 2023 

Gabim e ke Edi Rama, gabim…, jo “Samiti i diasporës”, por “Takimet shqiptare” 

3

Nga: Lis Bukuroca, Gjermani 

Emërtimi “Samiti i diasporës” është një gabim i madh. Diaspora përfshin një grup etnik të caktuar, i cili është detyruar nga një pushtues të braktisë vendin ose nga vështirësitë ekonomike. ‘Mërgata’ shpesh përdoret si sinonim i fjalës greke “diasporë“, që do të thotë “shpërndarje”. Kjo fjalë është përdorur në bibël dhe dhiatën e re për të emërtuar hebrenjtë, që jetonin jashtë Palestinës. 

Pse është gabim të quhet “Samiti i diasporës”? 

Kjo nuk është e drejtë, as e saktë, pasi ai kategorizim mund të përdoret nga Serbia, por kurrë jo nga Shqipëria. Për shembull, mund të thuhet se arbëreshët janë pjesë e diasporës shqiptare, por jo çamët. Shqiptarët në Zvicër, Gjermani, Francë, Itali, SHBA, Kanada etj. mund të përfshihen në atë emërtim të përgjithshëm, por jo shqiptarët e Kosovës, Luginës, Çamërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. 

Përdorimi i termave “diasporë” dhe thirrja e liderëve të atyre trojeve shqiptare për të mbajtur fjalime në një samit të quajtur “Samiti i diasporës” krijojnë përshtypjen se Shqipëria nuk i trajton si autokton shqiptarët e Ballkanit, por si një komunitet i dyndur nëpër troje sllave. Si arbëreshet në Itali për shembull. 

Ai përkufizim mund të çojë në diskriminim politik dhe mosnjohje të barazisë dhe autoktonisë së tyre. Kjo ndodh kur shqiptarët e Luginës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të Kosovës dhe të Malit të Zi, etiketohen si diasporë e Shqipërisë. Kështu krijohet një perceptim i gabuar se tokat sllave janë zaptuar nga shqiptarët: në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Kosovë dhe në Luginë. Alleluja Edi Rama! Alleluja! 

Është quajtur ashtu nga padija e madhe, nga pakujdesia e tepruar apo qëllimisht, nuk dihet, por ajo që dihet është se kjo festë i shërben Serbisë për ta shfrytëzuar si argument dhe për të mbështetur pretendimet e saj se vendbanimet shqiptare jashtë Shqipërisë janë zaptuar nga ardhacakët e Shqipërisë. 

Të marrin pjesë ata që e konsiderojnë veten liderë të fragmenteve të një Shqipërie të copëtuar dhe t’i drejtohet popullit si pjesëtar të diasporës, është jo vetëm zhgënjyese, jo vetëm për keqardhje, por edhe po i bëjnë një shërbim serioz Serbisë. 

Albin Kurti nuk ka rënë në këtë kurth dhe nuk ka pranuar të paraqitet si fragment i një diaspore, sepse nuk është. Ai qëndrim ishte jo vetëm i dinjitoz, por edhe i urtë, duke shmangur rrezikun për t’i dërguar argumente shtesë Serbisë. 

Aty foli kryetarja e Kosovës, si lidere e “diasporës shqiptare nga Kosova” dhe u ndie e nderuar. 

Aty foli Ali Ahmeti, në rolin e liderit të “diasporës shqiptare në Maqedoninë e V.“ dhe u ndie i nderuar. 

Aty foli Shqipërim Arifi si “lider i diasporës shqiptare të Luginës” dhe u ndie i nderuar. 

Aty foli Dritan Abazoviq si lider i “diasporës shqiptare në Malit të Zi” dhe u ndie i nderuar.  

Aty folën edhe njerëz tjerë të pasur nga diaspora shqiptare, por foli edhe Edi Ram si kryelider i kësaj diaspore, që i dërgon botës mesazhe se tufën e ka nën kontroll: 

se diaspora e Luginës nuk ka asnjë diskriminim. Do të rrijë e qetë. Se diaspora shqiptare në Maqedoninë e Veriut është e barabartë me maqedonasit. Se shqiptarët e Malit të Zi nuk diskriminohen aspak dhe se vetëm Kosova ka kërkesa të tepruara, si diasporë rebele, rrebane, rrebaqe, por se Serbia, po ka durim dhe po tregohet konstruktive.  

Pra, jo “Samiti i diasporës”, por “Takimet shqiptare”. 

Flamuri historik i Ismail Qemalit, përkujtim në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

2
Nga Sheradin Berisha
___
Kush e dogji flamurin historik?!
Për shumë vjet në historiografinë shqiptare ka dominuar versioni zyrtar se, flamuri që Ismail Qemali e ngriti më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, u qëndis nga korçarja Marigo Pozio, e cila atëkohë jetonte në Vlorë. Është thënë se Marigona flamurin e qëndisi brenda natës. Ky version shpërfaqet edhe në filmin “Nëntori i dytë” i xhiruar në vitin 1982 nga regjisori Viktor Gjika.
Për më tepër historiani Ilirian Gjika thekson se, flamurin kombëtar e qëndisi Marigoja e ndihmuar nga dy vajzat e saj. Përtej këtij vështrimi, shkon historiani Kristo Frashëri, i cili në një studim të tij, shkruan se, “…me sa dimë, modelin e shqiponjës e dha Luigj Gurakuqi, në vigjilje të festës dhe gjatë natës e qëndisi Marigoja”.
Ky version i shndërruar në mit, tashmë nuk i kënaq të gjitha interpretimet tjera që bëhen nga historianët tanë. Eqrem bej Vlora (kushëriu i Ismail Qemalit) në kujtimet e tij shkruan se, Marigo Pozio, Flamurin e ka qëndisur disa ditë pas mbajtjes së Kuvendit të Vlorës, duke u bazuar në flamurin e tij personal, të cilin e kishte ngritur Ismail Qemali më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Madje një version tjetër shpjegon se Marigoja (e arsimuar në Shkollën e Vashave të Korçës) flamurin e kishte qëndisur që kur ishte vajzë dhe e kish pjesë të pajës së saj, sipas modelit të dhënë nga kleriku katolik, Dom Mark Vasa.
Një version tjetër që spikatet në kujtimet e pjesëmarrësve të Kuvendit të Vlorës është, se, flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1912 në Vlorë ishte po ai flamur, që e zbukuronte podiumin e Hotelit „Kontinental“ në Bukuresht, në mbrëmjen e 5 nëntorit 1912, gjatë takimit që mbajti Ismail Qemali me komunitetin shqiptar në Rumani, ku morën pjesë: Asdreni, Spiridon Ilo, Vasil Zografi, Pandeli Evangjeli, Luigj Gurakuqi, Dhimitër Berati, Dhame Kume etj.
Në këtë takim realisht u vendos që Shqipëria të shpallë Pavarësinë e plotë nga Perandoria Osmane, e cila pas kryengritjes së përgjithshme shqiptare të verës 1912 në Kosovë, po i numronte ditët e fundit në Ballkan.
Shpallja e pavarësisë do të ndodhë 23 ditë më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin e Vlorës. Sipas këtij versioni, të gjitha burimet përmblidhen në një pikë, se Spiridon Ilo nga Korça (përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bukuresht) e kishte marrë Flamurin nga kryeqyteti rumun dhe gjatë udhëtimit me delegacionin e Ismail Qemalit për në Shqipëri, do ta mbante tërë kohën me vete, në gji.
Spiridon Ilo, në kujtimet e tij shkruan: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht unë e kam mbajtur në gji, që nga Bukureshti deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e mbërtheva me sqepar në parmak”.
Në këto zhvillime, ndonëse Spiridon Ilo ishte djal i tezes së Marigo Pozios, ai më 27 nëntor 1912, (kur karvani i Ismail Qemalit nga Durrësi erdhi në Vlorë), natën do ta kalonte në shtëpinë e saj në Vlorë. Dhe thuhet se, Marigo Pozio brenda natës i ka qëndisur vetëm theket e flamurit (por jo krejt flamurin), që e kishte sjellur Spiridon Ilo nga Bukureshti.
Ndërkaq, Vangjo Ilo (djali i Spiridon Ilos) në kujtimet e tij, thotë, se: flamuri që ka sjellë i ati i tij nga Bukureshti në Vlorë, ishte i stampuar, jo i qëndisur dhe përmasa ka qenë një metër me 80 cm. Ky flamur nuk ishte i qëndisur me fije ari siç është pohuar deri më tani, por ka pasur thekë të verdha, të cilat i ka qëndisur Marigo Pozio.
Ekziston edhe një version tjetër për sjelljen e flamurit në Vlorë, e, që lidhet me emrin e Marigo Pozios. Shpeshherë në mesin e komunitetit shqiptarë që jetonë në SHBA, është përfolur se, flamuri që u ngrit në Vlorë është qëndisur në Boston të Masacusets. Për këtë çështje madje ka shkruar edhe gazeta „Dielli“ që botohet në Amerikë.
Në një shkrim të Qerim Panaritit thuhet, si vijon:
“Ne e dërguam flamurin nga Bostoni në Korfuz, një vit para se të ngrihej në Vlorë nga z. Ismail Qemali (në vitin 1911). Të gjitha shpenzimet për qëndisjen, paketimin dhe dërgimin e flamurit u bënë nga shoqëria jonë Besa-Besë.“
Në vijim z.Panariti thotë se: “Detyra e mbajtësit të flamurit ju ngarkua z. Naçi Nuçi, ish mësues i gjuhës sonë shqipe në Korçë dhe më pas, pas ndalimit të shkollës, ai punoi si instruktor në një shkollë tregëtare në Korfuz dhe ndihmonte tregëtarët shqiptarë.”
Z. Naçi ishte një mik i çiftit tregëtar Pozio nga Vlora të cilëve ua besoi flamurin që ta shpinin në Vlorë dhe ta mbanin fshehur derisa t’ju kërkohej nga patriotët, të cilët kishin vendosur që Shqipërinë ta ndanin nga Turqia. Flamuri ishte i tëri mëndafsh i kuq rrethuar me thekë ari dhe në mes kishte shqiponjën me dy krerë në ngjyrë të zezë. Shtiza mbajtëse qe prej bambuje dhe i lyer me ar në majën e së cilës gjendej një shqiponjë me dy koka prej fildishi…“
Për hollësi të tjera, se si Marigoja e solli flamurin në Vlorë, ka shkruar edhe shtypi në Tiranë, bazuar në rrëfimin e kryetarit të shoqërisë shqiptaro – amerikane Koli Rodhe. Aty vihet në pah se, Marigo Pozio nga Oçishti i Korçës (grua e një tregëtari vlonjat), ndonëse ato ditë ndodhej në Korfuz, në pamundësi që ta fuste një mashkull flamurin në Shqipëri (për shkak të pengesave të mëdha doganore nga autoritetet turke), këtë gjë e bëri Marigo Pozio, e cila e mbështolli brenda veshjeve të sipërme dhe e solli në Vlorë.
Si u dogj flamuri historik nga forcat pushtuese greke në Delvinë, në vitin 1914?!
Përveç versioneve, të shpërfaqur më lartë, ekzistojnë tashmë edhe argumente tjera për flamurin historik të Vlorës. Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij, thotë se, flamuri që u ngrit më 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali, ishte një flamur personal, pronë private e tij, që e mbante në shtëpi si kujtim, të dhuruar solemnisht në vitin 1909 në Paris, nga një prej mëtuesve të fronit mbretëror të shqipërisë, Juan Pedro Aladro Kastrioti, i cili konsideronte veten si pinjoll i familjes Kastrioti.
Pra, ky flamur u përdor, sipas Eqrem bje Vlorës, në ditën e shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Kësaj historie i hedhin dritë tashmë disa dokumente – letërkëmbime të vitit 1930, midis Eqrem bej Vlorës, prefekturës së Vlorës dhe ministrisë së jashtme e të brendshme të Shqipërisë, të cilat në maj 2004 janë gjetur, në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
1. Në dokumentin e parë thuhet se, në vitin 1930 qeveria shqiptare ka marrë një vendim të rëndësishëm, që flamurin e ngritur në Vlorë (më 28. XI. 1912) ta kthente në një material muzeal dhe për këtë qëllim, prefekturës së Vlorës i drejtohet me një letër zyrtare, ku i kërkohej ta gjejë atë flamur dhe ta sjellin në Tiranë për ta vendosur në Muzeun Kombëtar. Në vitin 1930 pothuaj se të gjithë protagonistët ishin gjallë, përfshirë këtu edhe Marigo Pozion.
2. Për këtë qëlllim, Prefektura e Vlorës i dërgon një letër zyrtare ministrisë së brendshme të Shqipërisë (ministër i brendshëm ishte Musa Juka) në të cilën sqaron se flamuri, që Ismail Qemali e ka ngritur në Vlorë ishte pronë private e Eqrem bej Vlorës, ashtu siç thotë edhe vet z.Vlora në kujtimet e tij. Prandaj, kjo prfekturë kërkonte nga ministria, që t’i drejtohet zyrtarisht Eqrem bej Vlorës, i cili atëkohë ishte zyrtarë i qeverisë shqiptare (mbretërisë zogiste) në Athinë.
3. Zoti Rauf Fico, ministër i jashtëm i Shqipërisë, i dërgon një letër Eqrem bej Vlorës në Athinë, ku kërkon prej tij dorëzimin e flamurit, për ta vendosur në muzeun kombëtar në Tiranë.
4. Ndërkohë, Eqrem bej Vlora, organit zyrtarë ia kthen një letërpërgjigje prej tri faqesh. Ai pasi e falënderon ministrinë e jashtme, që më në fund është kujtuar për ta kthyer flamurin historik të Vlorës, në material muzeal, me keqardhje shkruan, se ky flamur nuk ekziston më!
Në letër, z.Vlora shkruan se flamuri i ngritur në Vlorë, pas përfundimit të Kuvendit të Vlorës, më 28 Nëntor 1912, u rikthye në shtëpinë e tij dhe ka vazhduar ta mbajë atë si të shenjtë. Kur në vitin 1914 në Vlorë hynë forcat rebele të Shqipërisë së Mesme, nga frika se do ta gjenin flamurin (sepse shtëpitë e bejlerëve shqiptar që kishin orientime perëndimore u dogjën tërësisht), zonja Delvina, një grua patriote që kishte qëndruar në shtëpinë e tij, gjatë largimit nga Vlora për në Delvinë e merrë me vete edhe flamurin historik të Vlorës. Znj.Delvina gjatë tërë kohës këtë flamur e ruante me kujdes të veçantë (si sytë e ballit) së bashku me gjësendet e saja pesonale.
Në këto zhvillime dramatike, në vitin 1914, në jug të Shqipërisë, hynë forcat greke „vorio – epirote“, të cilat pretendonin bashkimin e kësaj pjese shqiptare me Greqinë. Me këtë rast sulmojnë edhe qytetin e Delvinës, dhe familja Delvina ndonëse ishte në shënjestër për t’u persekutuar, detyrohet të shpërngulet në Korfuz, duke lënë gjithçka kishin në shtëpinë e tyre. Gjatë operacioneve pushtuese, ushtria greke, pasi kishte plaçkitur, djegur e shkretuar pothuajse tërësisht Delvinën, ia vunë flakën edhe shtëpisë së delvinajve, dhe me këtë rast, së bashku me gjësendet e mbetura brenda në shtëpi u dogjë edhe flamuri historik i Ismail Qemalit.
Si përfundim
Duke u bazuar në këto dokumente arkivore, duket se janë zbehur të gjitha versionet tjera që kanë të bëjnë me fatin e flamurit historik, i cili më 28 Nëntor 1912 ishte ngritur nga Kryetari i Qeverisë, Ismail Qemali në ballkonin e shtëpisë, ku u mbajt Kuvendi i Vlorës.
***
Dëshmi arkivore
1. Foto: Juan Pedro de Aladro Kastrioti (1845-1914) dhe flamuri. Në vitin 1909 në Paris ky flamur i dhurohet Eqrem Bej Vlorës, dhe i njëjti është vënë në ballkonin e shtëpisë ku u shpallë pavarësia e Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Ky dokument është gjetur në arkivin e Stambollit.
2. Në foto: Marigo Pozio (1882 – 1932) dhe flamuri që ka qëndisur ajo. Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij shkruan se, Marigo Pozio, Flamurin e ka qëndisur disa ditë pas mbajtjes së Kuvendit të Vlorës, duke u bazuar në flamurin e tij personal, të cilin e kishte ngritur Ismail Qemali më 28 nëntor 1912 në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi i Vlorës.
3. Ky Flamur që shihni në foto është përdorur nga Qeveria e Ismail Qemalit, gjatë vitit 1913. Flamuri është realizuar në pëlhurë të leshtë, në të cilën është qëndisur nga të dyja anët shqiponja e zezë. Konturohet me një shirit me thekë bronzi. Identifikimi i këtij flamuri u realizua nga Prof.As.Dr. Frederik Stamati dhe u çertifikua nga konsulta e specialistëve, e thirrur nga QSA më datë 6 janar 2012.
________
Shtojcë
HISTORIA E FLAMURIT QË U NGRIT NGA ISMAIL QEMALI MË 28 NËNTOR 1912 NË VLORË
Nga Eqrem Bej Vlora

Vashës, poezi nga Argjira Ukimeri

0

Argjira Ukimeri, Prizren

Poezi

VASHËS

__

Moj gonxhe e stolisur

Me plotë hijeshi

Kush ta fali shtatin

Të bukur si Selvi

*

Kush ta ka qëndisur

Ylberin mbi vetull

Flokêt si flori

Sytë e magjepsur

*

Kush ta fali belin

Si unazë prej Ari

Dhëmbët plotë shkëlqim

Si Margaritari

*

Kush ta fali gojën

Buzët si qershi

Faqet kuq si molla

Me ti pas lakmi

*

Kush ta ka skalitur

Gjoksin mbi gjymtyrë

Qafën si gaztare

Ballin tënd të mirë

*

Zemra po më digjet

Ndjenjat nuk kanë pushim

Monalizë e bukur

Hyjneshë e shpirtit tim!

___

ARGJIRUSS. U

Dëshmia e At’ Gjergj Fishtës në Kongresin e Manastirit, 14-22 nëntor 1908

2
“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguam me të vertët shqiptar sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit. Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim.

– U terbova nga inati, U çova në kambë e u fola: – O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës?

– Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?

 

Kongresi ne Manastir

– Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue?… Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I?

– Burra po u flas me zemër në dorë se asht marre e turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona.

– Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret!…

– Aferim! Padre Gjergj!… Aferim të kjoftë, . bërtiti më të madhë një hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e e erdh drejt te un, e më puthi në ballë e më tha: – Kështu flet shqiptari që e di që asht shqiptar!…

Ulnju burra, – u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim një komisjon e në krye të vemë Pater Gjergj Fishten e vetëm komisioni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot për të mirën e popullit shqiptar neser…

Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje e më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të isjte tregue toleranca e eme që të pranojshm dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos.

Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shtrejt në jetë sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue e kur u ktheva më tha: Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë! …

Por Shqypnija nuk mund të bahej ndrysh…”

Nga: At’ Gjergj Fishta

Kongresit te Manastirit-Delegatët

De-komunistizimi i shkodranëve dhe qytetit të Labeatëve apo Gentit dhe Teutës është domosdoshmëri e kohës post-komuniste 

1

Klajd Kapinova , New York

“Është shumë lehtë ta bësh de-komunistizimin për të vdekurit. De-komunistizimi nuk u bë kur duhej, se ata që erdhën në pushtet në 1992 kishin porosi të mos e bënin. Siç kishin porosi të mos hapnin kurrë dosjet e sigurimit të shtetit. Siç patën porosi që dy partitë kryesore të postkomunizmit, që i krijoi KQ i PPSh, të amnistonin penalisht korrupsionin e krerëve të qeverive të njera-tjetrës gjatë alternimit të rakorduar të pushtetit. Ndërkaq nomeklatura e lartë e vjetër komuniste ka vdekur, kështu që nuk e prek dot de-komunistizimi. Sepse de-komunistizimi, nuk bëhet pas 30 apo 70 vitesh, por bëhet që në ditët dhe në vitet e para të pushtetit demokratik, siç u bë de-nazifikimi në Gjermani menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Parimi i parë themelor i de-komunistizimit të vërtetë dhe i de-nazifikimit të vërtetë është dhe duhet të jetë ndërprerja ligjore e trashëgimisë dhe e zinxhirit të kalimit të stafetës së pushtetit politik dhe ekonomik nga etërit te bijtë e diktaturës. Nuk pati në Gjermani pas shembjes së nazizmit trashëgimi të pushtetit dhe asnjë nga fëmijtë e nomeklaturës së lartë naziste nuk u bë kurrë pas luftës ministër në qeveritë demokratike gjermane. Por në Shqipëri gjatë periudhës së demokracisë dhjetra fëmijë të ministrave të nomeklaturës së lartë të diktaturës komunise u bënë ministra në kolltuqet e pushtetit të baballarëve të tyre dhe ringritën rrjetet tribale ideologjike dhe krahinore të fuqisë politike dhe ekonomike, e ngjyrosur me emrin nanuritës të republikës demokratike. Pushtetin e trashëguan fëmijtë e nomeklaturës së lartë komuniste, të cilët nuk dinin dhe nuk kishin provuar kurrë rradhët torturuese komuniste të qumështit, të mishit, të vezëve, të vajgurit, të druve, etj. pra ata që nuk ia ditën dhe nuk ia qanë kurë hallet popullit si në komunizëm, ashtu dhe në demokraci. Për t’u tallur me popullin dhe me të përndjekurit është shpikur alibia demagogjike se fëmijtë nuk trashëgojnë fajet e etërve. Çeshtja është jo për trashëgiminë e fajeve, por për trashëgimin e pushtetit të baballarëve të tyre. Madje pacipëria është aq e madhe sa që sot fëmijtë e ministrave apo sekretarëve të parë të diktaturës komuniste janë emëruar guru të partive kryesore politike shqiptare. De-komunistizimin pritet ta bëjë parlamenti, i cili priti 31 vjet ta ndërmerrte këtë hap sa të jepte dorëheqjen si kryetar i parlamentit ministri i brendshëm i fundit i diktaturës komuniste dhe Sekretar i Parë i PPSH në një rreth të jugut. A e dini se Shqipëria dhe Kosova janë të vetmit shtete në gjithë vendet ish-komuniste, që kryeministrat e kohës së diktaturës komuniste i pati përsëri kryeministra edhe në kohën e demokracisë? Kjo nuk don të thotë se populli është i pamençur, për don të thotë se sistemi politik në thelb nuk i ka ndryshuar sunduesit. Trimëri është t’a bësh dekomunistizimin me të gjallët, me bijtë e nomeklaturës së lartë, që trashëgojnë pushtetin politik dhe ekonomik të baballarëve të tyre. Të vdekurit e nomeklaturës së lartë komuniste janë gati ta pranojnë dekomunistizimin, vetëm që ky de-komunistizim të mos prekë pushtetin, që ua lanë fëmijve dhe me siguri edhe nipërve e stërnipërve të tyre, nëse ky shtet dhe ky populli nuk do ta flakin tej rrasën e varrit të rajait të përjetëshëm, që mbajnë në kurriz.” – Shaban Murati, gazeta “Dielli”, Neë York 

Sa herë që rastësisht shoh lajme në kanalin YouTube apo rrjetet sociale si FAKEbook, X, etj.,  për qytetin e Shkodrës dhe banorët e tij të çuditshëm dhe kontradiktor me realitetin historik, habitëm se sa mbrapa kohës dhe hipokrit janë banorët e tij në shumë dukuri negative të habitshme, që manifestojnë hapur dhe kjo fatkeqsisht reflektohet çdo ditë prej disa dekadave edhe në kohën e re formalisht post komuniste…  

Këto dukuri të turpshme dhe kontradiktore të vazhdueshme dhe përsëritshme, të bëjnë me qesh me zor… dhe nga ana e tjetër të turpërojnë, kur kujton se kush ishte dikur ky qytet dhe banorët e tij ndër shekuj…  

Duke parë një emission informativ në TV-Shkodra mbi përkujtimin e 100-vjetorit të një shkolle 9-vjeçare të qytetit me emrin e çuditshëm poskomunist Ndoc Mazi, u shukova e natyshëm më lindi pyetja e logjikshme retorike:  

Pse nuk e riktheni dinjitetin tuaj, pra emrin e parë të shkollës që ka pasur ajo në vitin 1923, kur dhe hap dyert për herë të parë kjo shkollë, për nxënësit e parë shkodranë të lagjes!!!? 

 Kjo për fatin e mirë, se sepse shkolla e parë asokohe paska pas emnin fatlum të heroit kombëtar Skanderbeg (Gjergj Gjon Kastriotit).  

Ky emri i fundit Ndoc Mazi, është fallco e i vendosur me dhunë (forcërisht) nga komunizmi për komunistët e tij dhe s’ka pas dhe nuk ka asnjë lidhje me shkollën fillore dhe 9-vjeçare më vonë dhe popullin rreth saj. 

Qyteti dhe banorët më të persekutuar në Shqipëri, gjatë viteve të zeza të diktaturës komuniste 1944-1990, ende sot në mënyrë absurde dhe me dashuri mbajnë me krenari simbolet e dhunës dhe propagandës së komunizmit dhe fatkeqsisht ato fekale kundërmuese ia transmetojnë me mburrje këto përçudnime fyese dhe idiote edhe femijëve naiv dhe brezave të ardhshme të qytetit, pa vetëdije dhe ndërgjegje me kujtesë fatkeqsisht zero historike. 

Nëse ai (pra, Ndoci) nuk do t’i kishte shërbyer komunizmit barbar dhe terrorist, emni i tij me siguri absolute nuk do të ekzistonte në këtë shkollë, që fatkeqsisht vazhdon turpërisht të jetë pjesë e propagandës së madhe përjetësuese komuniste në mënyrë të saktë dhe tekstualisht, sikurse në kohën e Dullës… 

Shkodranët e qytetit sot në vitin 2024, fatkeqsisht pa asnjë përqindje të ndërgjegjës dhe kujtesës historike, vetëm me fjalë dhe zhurmë teorike boshe, vazhdojnë me rrah gjoksin grope si vlonjatët kot së koti, se historikisht kanë “qenë” dhe “janë” kundër komunizmit, kurse në fakt me ligje të vijimsisë komuniste dhe vepra konkrete që shihen ditën për diell, i mbrojnë me fanatizëm dhe farefisni simbolet e komunizmit, vetëm pse ai (komunist) ose ajo (komuniste) është ilakai im apo atij tjetrit, duke ia zgjatur me vetëdije të plotë tesh 70 vjet me radhë edhe më shumë jetën komunizmit të zi… 

Ato vuajnë sot nga Sindroma e Stokholmit, për të cilin fenomen konkret në Shkodër kam shkruar disa muaj më parë, kur fatkeqsisht për mugesë të thellë të ndërgjegjës dhe trushpërlarjes komunizimi rimori frenat e pushtetit sundues lokal, në qytetin më të masakruar dhe hipokrit në botë…  

Edhe sikur të duan disa individë qëllimmirë të bëjnë me njetin e mirë de-komunistizmin e qytetit dhe banorëve të tejlodhur nga kujtesa dhe dramet e kaluar mbi shpinë… kjo gjë nuk ka për të ndodhur asnjëherë, mbas ri-ardhjes në pushtet të bijve të komunistëve, që dikur e sunduan me dorë të herkut qytetin dhe banorët e tij, sërisht sot kokëulur dhe fatkeq nga mendja e shpërlarë dhe jo nga koha.  

Përballë kësaj situate absurdi, ku fatkeqsisht ndodhet sot ky qytet, mendoj se aksioni aq i nevojshëm dhe domosdoshëm de-komunistizimit do të futet në kalendrat greke, për të mos u hapur dhe prekur kurrë më si histori e de-komunistizimit të Veriut të Shqipërisë, që ishte kështjella e fundit e andrres anti-komuniste.  

Pa u ba realisht de-komunistiizimi real i Shkodrës dhe banorëve të tij pro komunist dhe pro socialist, sundimi i tij (largkjoftit) do të vazhdoi gjatë dhe shumë gjatë… 

Le t’i marrim dhe analizojmë shkurtimisht më konkretisht simbolet e komunizmit, që kanë zënë rrënjë të thella në muret e lashta të Rozafatit dhe zemrat e banorëve trushpërlarë shkodranë:   

Pse shkolla me emrin e komunistes vrastare Shejnaze Juka?  

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje retorike, po i referohemi burimeve historike të qytetit dhe vetë kësaj “shkollare” anafabete.  

Lexoni dhe meditoni sa të doni, por me kujdes se çfarë shkruan vetë historiografia komuniste dhe post-komuniste, për këte bij të komunizmit sharlatan dhe kryeneç. 

Shkrimi mbi jetën kësaj “heroine” të popullit, fatkeqsisht ekziston edhe në faqen Wikipedia dhe ka edhe faqe të tjera intereneti kushtuar asaj si dhe grupe në rrjetet sociale si Facebook, X etj., dhe që mbahen gjallë dhe rifreskohen apo ushqehen me genjeshtra të reja po nga vetë shkodranët anti-komunist: 

“Shejnaze Juka (Shkodër, 1924 – Zgosht, 21 shkurt 1944) veprimtare e Frontit Nacional-Çlirimtar në rezistencën shqiptare. Më 21 shkurt 1974 Presidiumi i Kuvendit Populor i jep titullin “Heroinë e Popullit”. Biografia: Lindi në Shkodër. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në Institutin Femëror “Donika Kastrioti” në Tiranë. Ishte edhe anëtare e organizatës së Rinisë Komuniste që nga themelimi i saj. Mori pjesë në disa demonstrata antifashiste. Veprimtarinë revolucionare e zhvilloi në Tiranë dhe më 1942 u hodh në ilegalitet për të punuar me rininë e qytetit të Elbasanit. Më vonë u rreshtua në batalionin partizan të Çermenikës. Punoi në zonën e Shën Gjergjit të Elbasanit për mobilizimin e rinisë në luftë kundër armikut. Punoi gjithashtu edhe si mësuese në zonat e çliruara të qarkut të Elbasanit. U vra duke luftuar kundër gjermanëve në Zdrajsh të Çermenikës më 20 dhjetor 1944. (pra, nuk u vra duke luftuar për të çliruar qytetin e  saj Shkodrën, ku thuhet në biografi se ka lindur, shënimi im K.K.) Në ditët tona, një institucion i arsimit të mesëm, në qytetin e Shkodrës mban emrin e nderuar, Shejnaze Juka.” (nëse nuk i besoni syve tuaj rilexojeni prap, mbasi të kërkoni në duckduckgo.com) Dhe referencat për jetën dhe aktivitetin e saj terrorist-komunist, mund t’a lexoni edhe në këtë literaturë të krijuar nga autorët shkodranë, si më poshtë: 

Referime: Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare, Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 271–272.; Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine Vizituar më 13.08.2016; Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2008, fq. 1074; Media brenda Shkollës “Shejnaze Juka” – Shkodër Vizituar më 13.08.2016. (pra, Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja “Shejnaze Juka” (në lagjen Zdrale), Shkodër, 2024, ku ndodhet edhe busti para shkollës në përkujtim të saj). 

Sikurse shihet nga kjo biografi, del se ajo nuk kishte mbaruar universitetin brenda ose jashtë vendit. Ajo nuk zotëronte asnjë gjuhë të huaj dhe nuk kishte asnjë prirje intelektuale.  

E vetmja shkollë e saj ishte ajo e terroristëve kjomunistë, për të vrarë sa më shumë anti-komunistë shqiptar nacionalistë të Organizatës Nacionaliste “Ballit Kombëtar”, që vepronin asokohe në Jug të Shqipërisë dhe në veçanti në krahinën malore të Çermenikës, para dhe pas vitit 1944…  

Pse shkolla për nder të komunistit bukëpjekës analfabet Vasil Shanto!?  

Vasil Shanto (1913-1944), i quajtur Vasko ishte një nga themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare. Ai ishte drejtuesi, së bashku me Qemal Stafën, i grupit komunist të Shkodrës. Një nga delegatët e partisë, ai dërgohej shpesh në takime me Partinë Komuniste Jugosllave. 

Shanto lindi më 17 gusht 1913 në Shkodër. Familja e tij kishte një furrë buke në Shkodër, me prejardhje nga Struga. Para Luftës së Dytë Botërore, familja kishte një furrë buke në Tiranë. Në vitin 1928, ai u bashkua me Partinë Komuniste (të hershme) Shqiptare. Ai punonte si bukëpjekës.  

Në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë (7-12 prill 1939), grupi komunist i Shkodrës përfshinte Qemal Stafa student, Shanto, artizan, Liri Gega, intelektuale, Imer Dishnica, mjek, Zef Mala e të tjerë. Drejtuesit ishin Mala, Shanto, Stafa dhe Themelko. Aktivitetet e grupit të Shkodrës shtriheshin edhe në Kosovë dhe Maqedoninë perëndimore, dhe organizata përfshinte disa emigrantë nga Gjakova dhe vende të tjera të Kosovës, të cilët ishin shpërngulur në Shqipëri midis viteve 1930 dhe 1937. 

Në pranverë të vitit 1941, Shanto dhe Stafa u takuan me kolegun komunist Fadil Hoxha për shkak të kontaktit të tij të mëparshëm me komunistin jugosllav Miladin Popoviç. Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha ishin delegatët jugosllavë që ndihmuan në bashkimin e grupeve komuniste shqiptare në vitin 1941. 

Në gusht 1941, Partia Komuniste Shqiptare u krijua me marrëveshjen midis grupeve komuniste të Shkodrës (të udhëhequr nga Shanto dhe Qemal Stafa), të Korçës dhe të Tiranës (në krye me Enver Hoxhën).  

Ai ishte një nga asambleistët themelues të grupit të Shkodrës së bashku me Stafën, Kristo Themelkon dhe Tuk Jakovën, më 8-14 nëntor 1941 në Tiranë. Ndër anëtarët themelues ishin 8 anëtarë të krishterë: Koço Tashko, Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Gjin Marku, Vasil Shanto, Tuk Jakova, Kristo Themelko dhe Anastas Lula; dhe 5 anëtarë myslimanë: Enver Hoxha, Qemal Stafa, Ramadan Çitaku, Kadri Hoxha dhe Sadik Premte. Në prill të vitit 1942, në Shqipëri kishte vetëm 300 komunistë. 

Rreth 8 nëntorit 1943, Shanto mbërriti në selinë e Korpusit të 2-të të Partizanëve Jugosllavë në Kolashin (tani Mali i Zi). 

Ai erdhi në cilësinë e delegacionit të Komitetit Qendror të Komunistëve Shqiptarë për t’u takuar me Ivan Milutinoviqin dhe Korpusin e II-të për çështje partiake, politike dhe ushtarake të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të komunistëve shqiptarë. 

Ai ra në konflikt me Hoxhën, por kjo u fsheh nga populli. Ai u vra në aksion më 1 shkurt 1944, në një përleshje me forcat shqiptare të udhëhequra nga gjermanët në Shkodër. 

Motra e Shantos, Elisaveta, ishte e martuar me Petar Bulatović-Bulat (Petro Bullati), i cili ishte ish-kolonel në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, me shtetësi të dyfishtë (shqiptare dhe jugosllave). Bullati u akuzua në vitin 1956 si “armik i popullit” dhe “agjent i UDBA-së” dhe u ekzekutua. Motra e Shantos me pjesën tjetër të familjes u dërguan në një kamp internimi. 

Pas vdekjes mori titullin nderi shqiptar “Hero i Popullit”. Ai ishte një nga pesë anëtarët e komunitetit jugosllav të Shqipërisë, së bashku me Branko Kadijen, Jordan Misja, Vojo Kushin dhe Danilo Mateja, të cilët morën çmimin. 

Referencat: Shih tek Instituti i Historisë Ushtarake 1969, f. 81; Instituti për Historinë Bashkëkohore 1984, f. 325;  Vasil Shanto: një jetë në shërbim të Partisë Komuniste të Shqipërisë Autor Myslim Islami Botues “8 Nëntori”, 1981;  Zoran Lakić dhe Tomislav Žugić (1990). “Pozita e pakicave jugosllave në Shqipëri 1945-1990”. Rastko; Instituti për Historinë Bashkëkohore (1984). Punimet e mbledhura. Vëll. 18. Komunist, etj.  

Pse shkollat Jordan Misja në Shkodër dhe liceu artistik në Tiranë!?  

 Duke kerkuar në internet tek Wikipedia, gjeta këtë shkrim, të cilin po e ofrojmë pa e çensuar, sikurse shkruajnë me passion vetë biografët e komunizmit.  

Në një shkrim të historikut të liceut në Tiranë, që mban emrin Jordan Misja, thuhet se ai ishte piktor, por nuk tregohen asnjë pikturë e tij dhe tematikat e “krijimive” të tij artstike, gjoja për të justifikuar emrin e tij në Tiranë, sepse tiranasit nuk e hanë sapunin për djath sikurse shkodranët e “djepit të kulturës”.  

Po çfarë thuhet konkretisht dhe tekstualisht:  

“Jordan Misja serbisht: Јордан Мишовић, Jordan Mišović; Shkodër, 1911-1942) së bashku me Branko Kadinë dhe Perlat Rexhepin është ndër “Tre heronjtë e Shkodrës”. Me 22 qershor u rrethuan në shtëpinë e Misjes. E motra, Sava së bashku me të ëmën, shërbyesen dhe nipin Toma dolën pas kërkesës së policisë dhe kryeplakut të lagjes. Në përpjekje u vranë milicët Zog Sokoli dhe Gjon Micani. Kadija me Rexhepin u shpallën Heronj të Popullit, Misja dëshmor. Referime: Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 202.” 

Pra, sikurse shohet nuk ka asgje më shumë për biografinë e tij. Nuk dihet se në cilën shkollë fillore apo të emsme ai shkoi, i mbaroi apo jo mësimet elementare.  

Nuk thuhet se në cilin universitet jashtë vendit shkoj për të studiuar. Gjithashtu nuk thuhet asnjë fjalë se sa gjuhë të huaja ai zotëronte dhe prirjet e tij “intelektuale”. 

Atëherë pse duhet të vazhdoi të qëndroi në qytetin e Shkodrës shkolla e mesme me emrin e tij!? 

Por çudia nuk mbaron këtu!? Në Tiranë një shkollë e mesme merr emrin: Liceu Artistik Jordan Misja, e cila është një shkollë artistike në Tiranë, Shqipëri, për të rinjtë 6-18 vjeç. I themeluar në vitin 1946, ai përfshinte klasa muzikore, baletit, arteve dramatike, pikturës dhe skulpturës. 

“Sot, shkolla në fjalë ofron studime të integruara të klasave të përgjithshme dhe klasave të arteve, muzikës dhe skulpturës. Shumica e artistëve profesionistë shqiptarë janë alumni të shkollës. 

Liceu Artistik u krijua në vitin 1946 dhe iu dha emri i Heroit të Popullit të Luftës së Dytë Botërore, Jordan Misja, i cili kishte qenë piktor. Për disa dekada ishte e vetmja shkollë e mesme artistike në Shqipëri.”  

Pse shkolla 9-vjeçare Salo Halili?  

Për emrin e personit të shkollës 9-vjeçare Salo Halili në Shkodër, nuk ka asnjë biografi në internet!!!! Pse!?  

Pse shkolla 9-vjeçare Perlat Rexhepi? 

“Perlat Rexhepi (1919-1942), ka qenë anëtar i Grupit Komunist të të Rinjve dhe themelues i Partisë Komuniste. 

Historiografia komuniste e ka fshehur emrin e Perlat Rexhepit nga pjesëmarrësit e ditës së parë të mbledhjeve të themelimit të partisë. Vritet në Tiranë më 22 qershor 1942 me Jordan Misjen dhe Branko Kadiqin/Kadinë.” 

Referime: Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 195.  

Pra, sikurse shihet nuk edhe këtu nuk ka asnjë të dhënë tjetër për këtë person gjoja “hero” komunist. Nga ana e tjetër, gjithashtu nuk dihet se në cilën shkollë fillore, të mesme apo universitet jashtë vendit ai vijoi dhe mbaroi studimet e larta, sepse në fakt ai nuk ishte njeri i shkollës, sepse ia kishte hanger me kohë dhia librat…  

Çdo figurë e pompuar dhe propagandë komuniste është me hije dhe nuk ka asnjë të dhënë biografike si intelektual apo mësues.  

E vetmja gjë që dihet me siguri 100% është se ai ishte një militant komunist, që shquhej për atentate të tipit terrorist, kundër kundërshtarëve politikë të ideve komuniste… dhe asgjë tjetër. 

Pse shkolla 9-vjeçare Branko Kadia? 

Ju vetem lexoni se çfarë shkruhet në Ëikipedia për këtë “hero” komunist 24 karatsh shkodran. “Branko Kadia (serbisht: Бранко Кадић Branko Kadić; Shkodër, 30 qershor 1921 – 22 qershor 1942), ka qenë komunist shqiptar dhe Hero i Popullit. Biografia: Leu më 30 qershor 1921 në Shkodër, i biri i Pandos dhe i Dines. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi Gjimnazin e Shkodrës. I përfshirë në Grupin e Shkodrës të Zef Malës, dënohet më 1939. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin shqiptar pa sëpatat e liktorit. Vritet në Tiranë më 22 qershor 1942 me Jordan Misjen dhe Perlat Rexhepin.” 

Referime: Kaloçi Dashnor, “Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën”, Gazeta “Shqip”, Nr. 121, 6 maj, 2007, f. 18-19; Juka, Gëzim H. (2018). “Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit”, Tiranë: Reklama. fq. 191; Dervishi, Kastriot (2016). “Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”, Tiranë: 55. fq. 243.  

Etj. etj. 

Sikurse cekëm më lart, shumë nga këto persona ordiner komunistë kanë qenë pa shkollë dhe kulturë dhe s’kanë lidhje me shkollën… dhe librat si vatër e dijës dhe kulturës shqiptare dhe botërore… 

Asnjë prej tyne nuk ka qenë intelektual apo shkrimtar… I vetmi ishte Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), emri i të cilit vendoset në vend dhe kohë të gabuar dhe jo tek ndonjë shkollë fillore, sepse ai ishte mësues autodidakt i rëndomtë dhe asgjë më shumë… 

Teatri i Shkodrës, me urdhër direkt të diktatorit Enver Hoxha, i vendos emnin atij objekti të propagandës apo kulturës së mirëfilltë komuniste (pa qenë asnjë orë, ditë, javë apo muaj aktor apo regjizor në skenë), sepse Enveri e kishte pikë të dobët, mbasi kishte lexuar tregimin propagandistik proletar të tij, me titull: “Këpucët e Lulit të vogël“, që ishin gati me hangër mësuesin e tij … Migjenin…   

Stadiumi i futbollit Loro Boriçi, është i vetmi objekt i de-komunistizuar në qytetin e Shkodrës  

I vetmi ri-emertim realist dhe dinjitoz shqiptar dhe de-komunistizues, mbas vitit 1990 është ai stadiumit me emrin e lojtarit të shquar shkodran Loro Boriçi (1922-1984), një lojtar i famshëm në vitet 1940 dhe 1950, i cili sipas brimeve historike italiane, ai ishte rezerva e Silvio Piola në SS Lazio të Italisë. 

Ai ishte ndera e qytetit të Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë si kapiten i kombëtares së futbollit shqiptar, në vend të debatikasit terrorist komunist malazez Vojo Kushi (serbisht: Војо Кушић Vojo Kušić; 1918-1942) anëtar i grupit komunist të Zef Malës, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte komandant i njësive guerile në mbarë Shqipërinë. 

Stadiumi “Loro Boriçi”, ndërtuar në vitin 1953, është një stadium shumë funksional në Shkodër, Shqipëri, i cili aktualisht përdoret kryesisht për ndeshjet e futbollit dhe është shtëpia e Klub Futboll Vllaznia (FCV), me një kapacitet rreth 16.000 vende, si i dytë më i madh në Shqipëri, pas stadiumit me emrin e debatikasit komunist Qemal Stafa në Tiranë, i cili nuk ka luajtur asnjë minut, orë, javë, muaj apo vit futboll. 

Për më tepër asnjë prej tyre që përmendem më lart, nuk kanë qenë mësues të mirëfilltë me diplomë apo me studime universitare jashtë vendit ose si mësues autodikdakt…  

Ata vetëm shqip e nashke kanë fol… sepse kishin lidhje idealesh komuniste me serbët dhe malezezët… Ka ardhur koha për të bërë de-komunistizimin e qytetit, shkollave etj.  

Shkodra, ka pas dhe ka figura të përbaltura dhe anatemuar nga komunizmi, të cilët janë ndera dhe krenaria e qytetit tonë, si: Professor Emeritus Arshi Pipa titull të marrë me meritë profesionale në universitetin amerikan dhe jo nga shkolla apo universitete origjinale dhe vatra komuniste dje dhe sot në Shkodër apo Tiranë.  

Në Shkodër, fatkeqsisht nuk ka asnjë shkollë që mban emrin e tij. Ai ka fol dhe shkruar në gjashtë gjuhë të botës shumë mirë (njësoj sikurse në gjuhën shqipe), kurse “mësuesja” dhe “poliglotja” Shejnaze Juka nuk ka ditur asnjë gjuhë të huaj dhe per çudi edhe sot në vitin 2024, shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja vazhdon me kryeneçësi dhe me dëshirën e Bashkisë së qytetit Shkodër të mbaj emrin e saj!!! Tmerr!  

Pra, sot ende vazhdon të ekzistoj si për inerci të komunizmit dhe dëshirën dhe vetëdijën e plotë të komunistëve dhe neo-komunistëve safi shkodranë po qëndron me krenari emri i saj në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja të qytetit, ku unë kam qenë mësues.  

Pse shkolla 9-vjeçare Ndre Mjeda dhe dom Ndre Mjeda 

Absurde të vjetra dhe të reja, ka vetëm në qytetin tonë dje dhe sot. Frika e madhe apo ekzistenca e lepurit në bark, se po na idhnohet komunizmi dhe komunistët apo neo-komunistët, ka bërë që të vijoi përçundinimi i emrave të shquar të qytetit tonë.  

Kështu po ofrojmë një shembull klasik turpi dhe fyerje për Mjeden. Shkolla 9-vjeçare ka emrin Ndre Mjeda dhe jo dom Ndre Mjeda, titull klerikal katolik.  

Poeti i shquar kombëtar dhe shkodran vazhdon edhe sot në vitin 2024 të thirret pa respekt si emer laiku, kur dihet se ai ishte klerik katolik dhe një figurë qendrore e historisë kombëtare shqiptare, pikërisht vetëm pse ishte klerik katolik. Duhet ritheksuar edhe një herë me të madhe, se tek Kleri Katolik ndër shekuj binomi udhëheq “Fe e Atdhe”, ka qenë bashkudhëtare në jetën e tyre shpirtërore baritore dhe atdhetare. 

Këtë gjë e ka bërë me qëllim sistemi dhe regjimi komunist antishqiptar dhe antikatolik i diktatorit Enver Hoxha, për të treguar se ai nuk ishte klerik katolik.  

Po të mos ishte klerik, ai nuk do të ishte as poet, as figurë qendore amtare, sepse petku dhe pozita e klerikut atdhetar e rriti në nivelin ku ai ishte, sikurse shkruan edhe mjedologu i shquar e i paharruar prof. dr. Mentor Quklu (1939-2014), autori i 14 librave studimore brilante, kushtuar jetës dhe veprës së shquar të dom Ndre Mjedës, vëllai të ipeshkvit të Kosovës imzot Lazër Mjedja (1869-1935)… 

Edhe këtu në New York, ka me dhjetra shkolla të niveleve të ndryshme deri edhe universitete që mbajnë me krenari emrat e figurave të shquara amerikane klerikale katolike apo edhe të besimeve të ndryshme.  

P.sh. në qytetin e madh Bronx, është shkolla e mesme (Cardinal Spellman High School) Cardinal Francis Joseph Spellman (1889-1967), i cili ka qenë arqipeshkvi i kishës katolike dhe Kardinal i shtetit të madh metropolitan të New York-ut me rreth 20 milion banorë dhe njiherazi mik i ngushtë i mirditorit të arratisur nga komunizmi mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989)…  

Muzikanti, ish studenti i inxhinierisë, erudisti dhe intelektuali i shquar Kardinal Mikel Koliqi (1902-1997), gjithashtu nuk ëshë përjetësuar me emrin e asnjë shkolle të mesme, kolegji apo universiteti në Shqipëri, i cili tanë jetën e kaloi nëpër burgjet komuniste…  

Sikurse dihet, Ai i përket gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm Shkodrës, sepse ai ishte Kardinal i të gjithë shqiptarëve, duke përfshirë edhe ato në trojet etnike të Dardanisë etj…  

Asnjë shkollë sot atje (Shkodër), nuk mban emrin e Hafiz Sabri Koçit (1921-2004), që ka kaluar një jetë të tërë në burg gjithashtu, sikurse Kardinali i parë mbarëshqiptar…  

Asnjë shkollë nuk e ka në shenjë nderimi dhe respekti për para-ardhësit tanë në qytet, emrin p.sh. Mbretnesha Teuta apo Mbreti Genti ose shkolla Labeat etj. 

Para Luftës së Dytë Botërore (WWII), ka ekzistue shkolla e mesme Nana Mbretneshe, pra jo për mbretneshën Teuta, por për nanën e Mbretit Zog …  

E vetmja shkollë me emer simbol shqiptar dhe kulturor është Shkolla e Mesme At Pjetër Meshkalla S. J. (1901-1988) në qytetin Shkodër… 

Nëntori i flamurit, nisin ditët e Javës Kulturore Kombëtare

0

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Java Kulturore Kombëtare është java përmbyllëse e programit të Javëve Kulturore Ndërkombëtare të cilat edhe në këtë edicion të dytë, sollën në Shqipëri, përgjatë gjithë vitit, qindra aktivitete e artistë nga e gjithë bota.

“Java Kulturore Kombëtare vjen me një program që mbart shpirtin shqiptar që këndon, vallëzon e krijon. Ju presin ditë plot emocione dhe ngjarje të paharrueshme”, thuhet në faqen online të Javëve Kulturore.

Duke shfletuar programin e kësaj jave mund të veçojmë aktivitetin artistik “Udhëtimi i Flamurit” i cili do të përcjellë gëzimin e krenarinë e festave përmes një shfaqje të Orkestrës Frymore “Fanfara Tirana” dhe grupeve të ndryshme artistike. Aktiviteti do të zhvillohet pranë Universitetit të Arteve, në amfiteatrin veror, më 22 nëntor.

Ndërkohë sonte, në Teatrin “Petro Marko”, në Vlorë, do të japë një shfaqje Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani”.

Më 24 nëntor është programuar dhënia e një çmimi për shkrimtarin Ismail Kadare nga Komuna e Gjilanit. Në të njëjtën ditë, këngëtari Shpat Deda do të ketë një koncert në Katedralen Orthodhokse.

Në programin e këtyre ditëve festive janë vendosur edhe ekspozita, shfaqje filmash, koncert në TKOB, ligjërata e hapur rreth gjuhës shqipe, në Qendrën “Sotir Kolea, promovimi i librit “Enciklopedia Imagjinare-Postroman” i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi e shumë aktivitete të tjera që do të shtrihen deri më 30 nëntor.

/r.e/