Kreu Blog Faqe 930

“Dita e Hapur” e FSK-së me 27 nëntor, prej orës 10 deri në ora 13-të, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë

0

Prishtinë,  24 nëntor 2023

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, të hënën,  më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “DITËN E HAPUR’’. Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Deklarimi për  media i personaliteteve të larta shtetërore, me rastin e DITËN E FORCËS,  do të bëhet nga ora 11:50-12:10. 

Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së. 

Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, ju ftojmë të që të pasqyroni  koncertin e bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, që do të mbahet në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë. 

Të arriturat tona janë rezultat edhe i pasqyrimit objektiv dhe profesional nga ana juaj. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju mirëpresim të festojmë së bashku Ditën e Forcës-Ditën e Ushtrisë!

POZIV ZA MEDIJE 

Ministarstvo Odbrane i Kosovskih Bezbednosnih Snage, povodom DANA SNAGA, u ponedeljak, 27. novembra, sa početkom od 10 do 13 časova, organizuju „OTVORENI DAN“. Centralna manifestacija biće održana u kasarni „Adem Jashari“ u Prištini, na kojoj će učestvovati najviši državni vrh, kao i vojni i diplomatski predstavnici zemalja partnera sa misijom u našoj zemlji. 

Izjava za medije visokih državnih ličnosti povodom DANA SNAGA održaće se od 11.50 do 12.10 časova.  

Na ovaj praznični dan svi građani su dobrodošli u sve kasarne KSB-a, kao što su: Priština, Mitrovica, Istok, Gnjilane, Prizren, Ferizaj (Uroševac) i Pomozatin, gde će biti izložena oprema, oružje, demonstracije i razne aktivnosti koje dokazuju kapacitete KBS-a. 

Takođe, istog dana, sa početkom u 19 časova, pozivamo Vas da pogledate koncert duvačkog orkestra KBS-a i Kosovske Filharmonije koji će se održati u Crvenoj Sali – Palati Mladosti. 

Naša dostignuća su takođe rezultat vaše objektivne i profesionalne refleksije. Hvala vam na saradnji i želimo vam dobrodošlicu da zajedno proslavimo Dan Snaga – Dan Vojske!

Rritja e pagave e frenon shpërnguljen masive 

0

Zeqir Bekolli , Prishtinë

Tashmë kur po afrohet afati i udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa viza, nëpër vendet e Bashkimit Evropian , kanë shpërthyer debate nëpër media të ndryshme nga individë e ekspertë për rrezikun që po i shfaqet Kosovës nga largimi i qytetarëve.  

Në pjesën dërrmuese të këtyre diskutimeve hetohet një përshkrim i gjendjes nëpërmjet te të dhënave statistikore, po pa u ndalur për asnjë rast për mënyrën dhe nevojën urgjente për parandalimin e këtij fenomeni tejet të rrezikshëm për vendin tonë.  

Pavarësisht shkaqeve dhe arsyeve, që kanë ndikuar dhe ndikojnë drejtpërdrejt në këtë fenomen, Qeveria e Republikës së Kosovës urgjentisht duhet t’i marrë masat për parandalimin e këtij fenomeni, të paktën për zvogëlimin e tij.  

Cilët do të jenë hapat e parë me të cilët duhet të merret Qeveria?  

Ndër hapat e parë është marrja e masave për ngritjen e pagave qoftë në nivelin shtetëror dhe atij privat.  Nëse bie fjala në vitin 2023 do të kemi një pagë minimale prej 800 eurosh atëherë largimi i shumëpërfolur nuk do të ndodhë sipas parashikimeve.  Ky mekanizëm tash për tash do të jetë mënyra më e mirë për ta frenuar këtë migrim të pritur. Në të kundërtën,  Kosova do të ballafaqohet me krizë të punëtorëve në të gjitha sferat, e sidomos të kuadrove të kualifikuara. Telashe do të ketë arsimi, shëndetësia, policia, ushtria, administrata, sektori privat i cili do t’i nënshtrohet edhe mbylljes së 

bizneseve për mungesë kuadrosh e punëtorësh. 

Madje, telashe do të kenë edhe universitetet, qofshin ato shtetërore apo private me mungesa të kuadrove e studentëve. Dhe në këtë lëmsh që pritet të ndodhë, Kosova do të ndodhet drejt një tatëpjete, për të cilën fajtore janë të gjitha qeveritë e deritashme.  

Uroj goditje shkatërruese ndaj qeverive bandite të mbarë botës

0
Autor: Lirim Gashi, Prishtinë
___
U uroj goditje shkatërruese nga rrufeja qeverive bandite nga mbarë bota.
___
Çdo qeveri e re ka të drejtë të gëzojë mbrojtjen e popullit për një kohë të shkurtër, ashtu siç klyshi i vogël ka të drejtë të gëzojë mbrojtjen e nënës së tij derisa të rritet pak, në mënyrë që të ketë kohë të provojë aftësitë e tij.
Në këtë rast, Kryeministri është përgjegjës për organizimin, metodologjinë dhe koordinimin e ministrive të ndryshme.
Edhe më saktë :
Ai është përgjegjës për lehtësimin e realizimit të premtimeve zgjedhore që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe që rrisin sigurinë e shtetit nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme.
Kjo periudhë e mbrojtjes së klyshit të vogël nga nëna e tij përfundon pas gjashtë muajsh në situata normale dhe pas një viti në situata të jashtëzakonshme.
Pas kësaj periudhe, çdo qeveri duhet të japë rezultate konkrete, përndryshe nuk meriton as paratë e taksapaguesve dhe as besimin e votuesve.
Nëse nuk japin rezultate konkrete, ato duhet ta ndjejnë shkarkimin e pakënaqësisë së popujve si çatitë e shtëpive të pambrojtura forcën shkatërruese të rrufesë.
Dhe kështu ato duhet të shemben, si shtëpitë prej kartoni, nga të njëjtët popuj që i kanë zgjedhur.
Kjo është pikërisht ajo që i uroj çdo qeverie kriminale në mbarë botën.
Uroj që ato të goditen nga rrufeja shkatërruese dhe të shemben si shtëpitë prej kartoni.
Sepse vetëm në këtë mënyrë popujt mund të ndalojnë së thithuri ajrin helmues të marrëzisë dhe të freskojnë e rinovojnë trurin e tyre me qeliza të shëndetshme që do t’i ndihmojnë atyre të gjykojnë më qartë, më drejtë dhe më paqësisht.
“Nga rrënojat e politikës së keqe ndërkombëtare duhet të dalë diçka e re, më e mirë, më e vlefshme, më e dobishme, më humane, më e drejtë, më interesante, më e larmishme, më paqësore, më freskuese dhe më balancuese për mendjen dhe trupin.”
Kjo ishte motoja e të gjitha figurave më të shquara dhe më me ndikim në historinë e njerëzimit, të cilëve duhet t’u jemi mirënjohës për të gjitha arritjet e vlefshme dhe domethënëse që humanizuan dhe pasuruan jetën e njerëzve.
Për herë të parë në historinë njerëzore, rrota e historisë është përplasur aq fort për muri, saqë askund në botë nuk mund të shihet apo të dëgjohet një individ i vetëm i pushtetshëm, që u ofron njerëzve siguri dhe shpresë të vërtetë.
Çdo brez në botë i ka zbatuar idetë e tij për jetën në mënyra të ndryshme kreative dhe më pak kreative, përveç këtij brezi.
Dhe pse ?
Sepse ky është një brez robotësh që nuk e di se si funksionon jeta reale në natyrë dhe sa freski, forcë dhe energji jep.
Është brezi i smartfonëve që jeton në një botë vizuale, por që ka gjasa shumë reale të përjetojë shkatërrimin si kurrë më parë.
Sepse kurrë nuk kanë jetuar më shumë njerëz në botë se sa sot dhe kurrë nuk ka pasur kaq shumë bomba atomike.
Në të njëjtën kohë kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka pasur kaq pak mendje të zgjuara, të qeta dhe të ekuilibruara në pushtetet politike dhe ushtarake të superfuqive, që mund të kontrollojnë trurin dhe trupin e tyre.
Dhe nuk dua të tingëlloj arrogant nëse them se i kam parashikuar të gjitha këto ngjarje tmerri nga analizat e ndryshme që kam bërë dhe nga informacionet shqetësuese që kam mbledhur.
Dhe për mua nuk ka asnjë dyshim se ku qëndrojnë shkaqet kryesore:
Shkaqet rrënjësore qëndrojnë në lakminë e pangopur të individëve të pushtetshëm që kanë krijuar aq shumë pasuri personale në format kriminale më kreative, më novatore dhe më legjitime, saqë kanë filluar të besojnë se janë perënditë në tokë.
Dhe kush u dha atyre kaq shumë legjitimitet politik?
Vetë popujt .
Këta njerëz tani kontrollojnë qendrat e fuqisë më të madhe politike, financiare, ekonomike, industriale, shëndetësore, tregtare, fetare dhe ushtarake në botë dhe kanë ndikuar aq negativisht jo vetëm në ndotjen e natyrës, por edhe në mantrën, ndjenjat, forcën e brendshme dhe botëkuptimet e njerëzve, saqë ata nuk gjejnë më forcë për të mbrojtur vetveten.
E vërteta godet fort, por mosnjohja dhe injorimi i saj ka fuqi vrasëse.
Për fat të mirë, cilësia e së vërtetës varet nga kontributi ynë.
Fatkeqësisht, kontributi ynë konkret për të ëmbëlsuar të vërtetën e hidhur është pothuajse zero.
Kështu që keqardhja jonë e vazhdueshme për veten tonë, se të tjerët po na pengojnë gjithmonë të bëhemi më të mirë se sa që jemi, po m’i shqetëson shumë nervat.
Është sikur Linda Morina të na thoshte:
Do të isha më e zgjuar se Albert Ajnshtajni nëse do ta kisha trurin e tij.
Ose, do të kisha shumë më tepër sukses karrierist në politikë se sa Hashim Thaçi, nëse do të kisha gënjyer, vjedhur dhe tradhtuar sa Edi Rama.
Ne nuk duhet të jemi patjetër më të mirët në fushat tona specifike, për të qenë më të suksesshëm dhe për të ëmbëlsuar të vërtetën e hidhur me ëmbëlsirat tona personale.
Mjafton të mos bëhemi gënjeshtarë, mashtrues, cinikë, hipokritë, lakmitarë dhe të pandershëm më shumë sesa që duhet dhe më ambicioz se sa që e meritojmë.
Sepse vetëm duke kuptuar vlerën tonë vërtetë ne mund t’i korrigjojmë të metat tona dhe të zhvillojmë virtyte të reja.

Ka kohë që Mirëdita provokohet me arabizim, njejt si Himara me helenizim !

0

Në foto: Dr. Simon Puta

Nga: Dr. Simon Puta / Kirurg dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë

Memoriali i vendosur në qëndrën e Bashkisë Fushë-Arrëz, i cili i kushtohet Qeverisë së Përkohshme Shqiptare që u krijua me 27 prill 1911, u lye me bojë të zezë nga një dorë e panjohur. Po çfarë ishtë Qeveria e Përkohshme e asaj kohe? Ajo ishte e para qeveri shqiptare që ngriti flamurin kombëtar (Qeveria e Vlorës ishte e dyta) dhe kërkoi pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Turke.

Megjithëse u krijua në Mirditë, si vatër e lëvizjes kombëtarë që është kjo trevë, ajo nuk kishte përmasa lokale. Në këtë qeveri ishin krerët e veriut të Shqipërisë, katolikë dhe myslimanë dhe qëllimi i saj ishte që të krijohej një bërthamë kombëtare e cila do të vërë në levizje mbarë shqipërinë.

Vepër e antishqiptarizmit që vepron legalisht në shtetin (apo shtetet) tona kombëtare? Kjo duhet të marrë fund nga veprimtraia legjitime e shtetit nëse nuk duan të lejojnë që populli shqiptar ti merr këto probleme me antishqiptarizmin në duartë e veta. 

Hedhja e bojës mbi memorialin e kushtuar kësaj ngjarje madhore është thjeshtë një veprim antikomëbtar. Për çudi , deri më sot asnjë reagim zyrtar, asnjë hetim, asnjë lajm nga mediat, asnjë qëndrim nga elita politike. Bëhet bujë në media nëse një shtëpi prostitucioni punon pa liçensë, bëhet lajm edhe nëse një top modele qenka bërë xheloze për bashkëjetuesin e saj, madje shkruhet edhe për një zonjë VIP që ka humb qenin  e saj të racës, ndërsa për njollosjen e vlerave kombëtare heshtet. Mund të justifikohen duke thënë se është vepër e njonjë të dehuri apo e ndonjë psikopati. Por përse nuk kapen!? Njerëz të tillë është e lehtë t´í zbulosh, se nuk dijnë të fshihen . Nëse nuk kapen atëherë problem është më i rëndë.

Ka kohë që Mirdita provokohet. U provokua në Bushat, u provokua për kalatë në Shkodër e Lezhë, u provokua me kërkesën për të ndërtuar një xhami në Rrëshen, u provokua me flamurin turk në Qafë-Mollë, dhe tani njollosja e memorialit. Përse veprohet kështu?

Mirëdita erdhi nga mesjeta në ditët tona si e vetmja principatë shqipëtare, e cila nuk kishte lejuar asimilimin e asnjë elementi kombëtar apo trashëgimor. Ajo nuk turqizoi e arabizoi emrin e njerëzve e të vendeve, i qëndroi besnike riteve dhe traditave shqipëtare, mbajti lart flamurin e Gjergj Kastriotit dhe nuk i tradhëtoi të parët e saj dymijëvjecarë për të marrë fenë e zakonet e pushtuesit shekullor. Bijtë që Mirëdita i dhuroi kombit ishin Shqipëtarë të vërtet, të trajnuar shqiptarisht, pa asnjë ndikim turkoshak, duke i qëndruar besnike kombit në gjithcka.

Prof. Dr. Eqrem Zenelaj dhe veprimtari i shquar  Dod Luli nga Mirdita

E bash sepse, sic thotë edhe profesori i nderuar Neritan Ceka se „Mirëdita ashtë zemra e një kombi që pulson“, bash për këtë ashtë ndarë nga Ahmet Zogu, u nda edhe më tepër gjatë diktaturës hoxhiane  dhe tani mbeti e ndarë për shkak të reformës territoriale. Po edhe kështu e ndarë Mirëdita frymëzon: Frymëzon forcë, frymëzon atdhetarët, frymëzon identitet kombëtar. Por Mirëdita edhe gjykon në heshtje. Ajo është si një pasqyrë ku secili sheh vlerat e veta si njeri e si atdhetar. Prandaj e kanë halë në sy neaotomanët e sotëm. Prandaj sulmojnë, provokojnë, tërhiqen, sulmojnë përsëri, njollosin historinë deri në pambarim. Tani sulmuan në periferi të Mirëditës, kur do të sulmojnë në qendër të saj?

Atë që nuk arritën ta bëjnë për 6 shekuj, që ta turqizojnë dhe arabizojnë, duan ta bëjnë me mjete demokratike.

Po çlidhje ka rasti i Mirëditës me Himarën? Himara është autoktone shqipëtare, të cilën duan ta helenizojnë. Është ngrit në këmbë e gjithë qeveria e fqinjit tonë jugor në mbrojtje të Bejlerit. A nuk pati deklaruar Bejleri gjatë fushatës se do ta helenizojë Himarën!? E si bashki Helene, në normat demokratike, “sipas kartës së Helsinkit“ do të bëhët referendum e… mirupafshim Himarë.

Si të tentosh të arabizosh Mirëditën apo të tentosh të helenizosh Himarën është e njëjta gjë; nuk mbeten Shqipëtarë. A nuk është tradhëti kombëtare njëlloj si të tentosh të dhurosh 300 km2 det. E  në akt akuzë Bejleri rrezikon të dënohet vetëm për blerje votash ( njëlloj si kafet e Nexhmies) e jo për dëmin që tenton t´i bëjë atdheut.

Së fundi ngjarjet në Himarë dhe Fushë-Arrëz i bën ëdhe situate e ndikimit Rus në Ballkan dhe  „miqtë jo të paktë që rusët kanë në Shqipëri“. Koinçidencë eçuditshme është se të dy bashkitë, e Himarës dhe Fushë-Arrëzit janë fituar nga foltorja.

Ivica Daçiq, me lojë fjalësh për normalizimin e marrëdhënieve Serbi – Kosovë

0

Gani I. Mehmeti 

  • Daçiqi gjithherë është kundërthënës, ashtu siç janë politikanët serbë në përgjithësi.  

“Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk është kontestuar për Serbinë, por se normalizimi nuk do të thotë njohje e Kosovës”. Pra, edhe nuk është “kontestuar” normalizimi edhe nuk do të thotë njohje e Kosovës për normalizim! 

Ja, pra se si shprehet ai. Nu qenka kontestuar normalizimi mes Serbisë dhe Kosovës, por ai normalizim po lë të kuptohet, do të bëhet nëse Kosova vepron ashtu si kërkon Serbia. Por, edhe ashtu, nuk tregon se si duhet të veprojë Kosova për normalizimin e këtyre marrëdhënieve.  

Normalizimi e marrëdhënieve nuk do të thotë njohje Kosovës – thotë Daçiqi. E, atëherë, si do të mund të normalizohen marrëdhëniet, mund të pyetet Ivica Daçiq. Ai e di se Kosova tani është shtet. Ai e di se këtë të drejtë ia ka dhënë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, prej së cilës, vetë Serbia ka kërkuar vlerësim nga GJND-ja. E, derisa GJND i  jep të drejtën për shtet Kosovës, përse ne ta humbim, përse të mos e kemi, përse Daçiq ta kundërshtojë?
Nganjëherë dëshirat dhe të drejtat nuk shkojnë bashkë. E, dëshirë e Daçiqit kuptohet se është ta ketë nën thundrën e Serbisë, Kosovën, ashtu siç ishte deri sa ishte e pushtuar, deri më 1999, pra gati një shekull. Daçiq dhe paraardhësit e tij kanë shkaktuar me qindra masakra ndaj popullit liridashës shqiptarë. Ata gjatë shekullit 20 kanë shpërngulur për në Turqi e Shqipëri plot gjysmën e popullsisë shqiptare për këto 87 vite nga Kosova. Ata vranë e masakruan edhe fëmijët në ngrykun e nënave, ua nxorën edhe sytë, sa i matnin edhe me kilogramë. Ishin të pamëshirshëm ndaj popullit shqiptar për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët, sepse e dinin se Kosova nuk iu duhet me shqiptarë. Këtë e kërkon Ivica Daçiq edhe sot. Prandaj nuk duan ta njohin Pavarësinë e Kosovës. Me gjasë, janë përgatitur për luftë! 

Daçiq kërkon nga Kosova të zbatojë të gjitha marrëveshjet ndaj Serbisë, por nuk e thotë se edhe Serbia duhet t’i zbatojë ato ndaj Kosovës: 

“Pra, ne presim që pala kosovare t’i përmbushë obligimet e veta. Dhe për sa i përket Beogradit, ne do të qëndrojmë konsekuent me dëshirën që dialogu të përparojë”, tha Daçiq. 

Ja se si shprehet kur është fjala për përmbushjen e obligimeve të Serbisë ndaj marrëveshjeve, thotë se do të qëndrojë KONSEKUENT… E, kuptimi i fjalës konsekuent lë të kuptohet se  ajo do të ndjekë me vendosmëri, me këmbëngulje, vazhdimisht e deri në fund të një vie të caktuar (shih: Mikel Ndreca ”Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”, Rilindja, Prishtinë, 1986, faqe 401), këtu mbetet të kuptohet ashtu si ata e kanë përcaktuar vetë, jo sipas marrëveshjeve të nënshkruara, qoftë edhe me ndërmjetësimin e BE. 

Duhet të ketë shumë kujdes ndaj fjalorit të përdorur prej tyre. Këta e thonë fjalën rrumbullake, që lë të ketë shumë kuptime dhe e marrin atë që iu konvenoin atyre. Duhet sqaruar mirë kuptimin e fjalëve dhe shprehjeve të tyre. Këta vetëm kur iu pëlqen të marrin diçka kanë fjalët shpatuke, që nuk kanë dy e më shumë kuptime.  

Pra, kujdes me lojën e fjalëve dhe shprehjeve të tyre në biseda e në marrëveshjeve, dhet të analizohet mire çdo fjalë e çdo shprehje! 

 

Rreziku i transformimit të shqiptarëve në islamin ekstremist politik, ku feja vihet përpara kombit

0
Teuta Reka, Hamburg 
___
Shqiptari mysliman i Islamit Politik, radikal, vehabi, ekstremist, agresiv, anticivilizues, antidemokratik, antikombetare, antieuropian, fatkeqsisht e ka fen para kombit, njeh vetem “Ymetin (Kombin) Islamik”, Dahven, Kalifatin, Sheriatin, Xhihadin,… keshtu qe Turkun, Palestinezin, Boshnjakun, Afganistanezin, Arabin, i konsideron vella, ndersa pabesimtarin, Shqiptarin Katolik, Ortodoks, Protestant, Ateiste i konsideron anmik.
Shqiptari mysliman tradicional, patriotik, tolerant, bashkejetues, paqesor, joimponues, e ka kombin para fes, dhe i ka vllazen te gjithe.
Kjo duhet te vlej edhe per Shqiptaret Kristian.
Fatkeqsisht, keto jan fillimet e Sheriatizimit dhe Talibanizimit te Kushtetutes, Kuvendit, institucioneve shtetrore, shkollave,…
Egziston rreziku real nga Talibanizimi i kombit tone, duke fillu nga shqiptaret ne Maqedonia e Veriut, Kosova, pastaj Shqiperia.
Talebanizmi i nje kombi bohet nga nje pjese shume e vogel e nje shoqerie myslimane, mjafton ma pak se 10 % te popullsis te radikalizohet, fashistizohet nga Islami Politik, ekstrem, perkunder 90% te myslimaneve normal…dhe ajo shoqeri e merr rrugen e pakthyeshme te nje shteti teokratik, diktatorial, jodemokratik, totalitare, te padrejte, terrorizues,…
Kombin e Talibanizuem nga fashizmi i Islamit Politik, fatkeqsisht nuk ka superfuqi qe mund ta ndihmoj.
Keto zhvillime tejet negative ne kombin ton, te ofanzives se Islamit Politik radikal, vehabist, ( e kunderta e Islamit tradicional shqiptare, patriotik, paqsor, tolerant, bashkejetues, joimponues ),… i shkojn shume pershtati Serbis dhe planeve antishqiptare te serbeve per ripushtimin e Kosoves, dhe pastaj askush nuk do te na ndihmoj.
Me keto veprime antikombetare, anticivilizuese, antidemokratike, do ti humbim aleatet strategjik, USA, BE, NATO, sepse gjithe faji eshte i joni per shkak te mosluftimit te kesaj dukurie fatkeqe dhe pasivitetit ton. Rrezikojm te behemi Afganistani i Europes, kanceri i Europes. Fatkeqsisht, kombi yne eshte duke u bo pararoja, kolona e pest, e Islamit Politik radikal ne Europe, ne kete perplasje civilizimesh.

“Krimet  serbe në Kosovë (Rasti i Deçanit)”, një libër që ruan dëshmi dhe kujtesën për barbaritë serbe

0

Shkruan :  Maxhun  Osmanaj 

Vështrim

NJË  LIBËR  QË  RUAN  DËSHMI  DHE  KUJTESËN  TONË  NGA   BARBARITË  SERBE 

(Adem  Lushaj, “Krimet serbe në Kosovë (Rasti i Deçanit)”,  Shtëpia Botuese “Jalifat Publishing” ,  Houston  2023 ) 

(Prolog) 

“ Nëse  ndonjë   miku  krijues- shkrimtar,  nuk  do  t’ia  lexoj  librin  dhuratë,  herët  a  vonë,  për  shkak  të  pamundësisë,  le  të  më  falë,  një  libër  i  tillë  në  fjalë  i  publicistit  mr. Adem  Lushaj,  “ Krimet  serbe  në  Kosovë,  (Rasti  i  Deçanit) “,  nëse  nuk  e  lexoj- më,  mos  të  më  falë  asnjëherë,  sepse  ky  libër  nuk  meriton  të  qëndrojë  i  fshehur  në  kthinat  dhe  sirtarët  e  bibliotekës  dhe  ta  mbulojë  pluhuri  i  harresës. Brenda  librit  klith  zëri  i  viktimave,  zëri  i  prindërve- vëllezërve  tonë,  i  fëmijëve  tonë,   i  nënave  dhe  motrave   tona. Dëshmitë  e  këtij  libri  nga  të  mbijetuarit- mbijetuarat,  më flasin  mua,  ju  flasin    ju  lexues,  i  flasin   drejtësisë  ndërkombëtare   dhe  vendore , botës  paqedashëse  demokratike “ ( M. Osmanaj). 

(Autori- libri) 

Kush  është   autori  i  librit? Adem  Lushaj  nuk  është  historian,  nuk  është  as  shkrimtar,  por  është  publicist,  veprimtar,  intelektual  që  prore ngre  zërin  ndaj  padrejtësive  dhe  dukurive  negative  në  shoqëri  dhe në  mjedisin ku jeton  dhe vepron. Është  gazetar,  para  se  gjithash  është  pedagog,  mësimdhënës,  matematicient,  autor  i  disa  librave  publicistitkë. Libri  në  fjalë  është  i  tipit  memoaristik- dokumentar,  pse  jo  edhe  historik,  i  sintetizuar  në  vetën  e  tretë  dhe  në  vetën  e  parë. Një  libër  mbështetur  në  fakte,  dokumente,  që   dëshmon  qindra  dëshmi  barbarie  nga  forcat  serbo-sllave,  i  shkruar  me  brumin,  themelet  e  tragjedisë,  episodeve  tragjike,  dhimbjeve  që  s’i  përthekon  as  mendja  e  njeriut  nga  çfarë  përjetoi  popullata  e  pafajshme   shqiptare  në   Rrafshin  e  Dukagjinit. 

(Struktura  narrative  e  librit) 

Fundshekulli  XX   për  popullin  shqiptar  në  Kosovë  paraqet  dramën  më  të  dhimbshme,  më  trishtuese,  më  të  përgjakshme,  që  njeh  historia  e  popullit  shqiptar. Por  krahas  kësaj  drame  me  episode  të  dhunës  dhe  torturave  psiqike, dhunës  fizike,  dhunës  seksuale,  djegie,  vrasje,  shfarosje  gjenocidiale,  plaçkitje  dhe  në  fund,  dëbim  nga  vatrat  shekullore  kundër  popullsisë  së  pafajshme,  epilogun  e  pati  me një  Çmim  dhe  Kurorëzim  shekulli;   çlirimi  i  Kosovës,  falë  UÇK-së  dhe   forcave  aleate  të  NATO-s,  që  për  78  ditë  bombardimesh  kundër  forcave   pushtuese  të  makinerisë  vrastare,  arriti  deri  të  dorëzimi  dhe   kapitullimi  i    pushtuesit  më  10  qershor 1999. Libri  në  fjalë  është  një  nga  monumentet  e  shkruara,  ndërtuar  me  gjakun  e  mijëra  shqiptarëve,  mbi  dhembjet  dhe  dhunën  që  ushtroi  shteti  serbo-sllav  me  forcat  paramilitare-ushtarake,  policore,  me  të  vetmin  qëllim;  shfarosjen  e  farës  shqiptare  në  Kosovë. Autori  Lushaj  ka  bërë  një  punë  madhështore  duke  sjellë  para  lexuesve  një libër  publicistik, historik,  dokumentar,  të  përjetuar  nga  popullata  e   Rrafshit  të  Dukagjinit,   përkatësisht  nga  fshatrat  e  dy  komunave;  Deçani  dhe  Juniku.  “ Autori  në  këtë   libër,  me  një  kujdes  të  veçantë   ka  përfshirë  mbi  300  dëshmi,  të  cilat  janë  marrë  drejtpërdrejt  nga  qytetarët,  menjëherë  pas   përfundimit  të  luftës. Dëshmitë  e  paraqitura  në  këtë  libër  janë  të  periudhës   kohore   nga  marsi  i  vitit  1998,  e  deri  më  qershor  të  vitit  1999-ës,  kur  edhe  kanë  hyrë  forcat  paqëruajtëse  ndërkombëtare (KFOR)”  (Po  aty,  fq. IX). Deçani  dhe  Juniku,   duke  qenë  dy  nga qendrat  kryesore  të  Dukagjinit,  një  udhëkryq,  lidhje  me  komunat  tjera,  vendstrehime  të  shumë   luftëtarëve  të  UÇK-së,  baza  e  rezistencës  dhe  furnizimit  me  armatim  nga  Shqipëria,  bënë  që   dhuna  të  ishte   më  e  egër    sistematike,  por  edhe   më  dëme   të  paparashikuara  në  njerëz,  shtëpi  familjare,  dëbime ,  manifestuar  me  plaçkitje,  vrasje,   tortura  psiqike,  përdhunime  seksuale…” Hartuesi  i  kësaj  vepre  me  vlerë  për  kujtesën  tonë  historike  ka  dhënë  dëshmi  të  shumta  për  krimet  e  ndodhura  në  shumë  fshatra  të  komunës  së  Deçanit,  si  në  ; Irzniq,  Beleg, Drenoc,  Strellc,  Dubovik,  Isniq,  Broliq,  Llukë,  Kodrali,  Shaptej,  Dubravë,  Lloçan,  Maznik,  Ratish,  Prapaçan,  Dashinoc,  Lumbardh,  Prekolluk,  Junik,  Pobërgjë,  e  kudo  tjetër  brenda  apo  jashtë  Deçanit” (Po  aty,  fq. IX). Duke  lexuar  këtë  libër,   lexuesi  mëson    se  çdo  krim  makabër,  është  histori  në  vete. Dëshmitë  e   të  mbijetuarve   u   janë  afruar  pas  lufte  Grupit  Ndërkombëtar  të  Krizave ( Internacional Crisis . Grupi  ICG “ Misioni  i  tij  ishte  mbledhja   e  dëshmive  për  krimet  e  kryera  gjatë  viteve  1998-1999  në  Kosovë. Zyrtarët  vendorë  dhe  ndërkombëtarë  të  angazhuar  nga  ICG  dhe  KMDLNJ,  gjatë  periudhës  kohore  korrik  -dhjetor  të   vitit  1999,  kishin  marrë  më  shumë  se  500  deklarata  nga  qytetarët  si  dëshmi  për  krimet  serbe  të  kryera  në  komunën  e  Deçanit. Pos  deklaratave  ishin  siguruar  edhe  foto,  të  dhëna  statistikore,  gjurmë,  incizime  të  ndryshme  si  dëshmi  të  krimeve  mbi  popullatën  civile. Këto  dëshmi  janë  mbledhur  pothuajse  në  tërë  teritorin  e   Deçanit ( Juniku  ishte  pjesë  teritoriale  e  Deçanit  deri  në  vitin  2008). Të  gjitha  dëshmitë  me  kohë  qenë  përkthyer  në  gjuhën  angleze “ (Po  aty,  fq.  VI-VII).  

Në  kapitullin   e  parë,  autori  ofron   informacione  për  Deçanin  në  rrafshin  gjeografik- historik  dhe  demografik  të  paraluftës. 

Në  kapitullin  e  dytë  ,  autori  e  fillon  me titullin,  Deçani  në  flakët  e  luftës  – sulmi  në  familjen   e Hilmi  Haradinaj-t. Ky  sulm  ndodhi  më 24  mars  1998  në  Gllogjan,  rënia    në  altarin  e  lirisë : Agron  dhe  Gazmend  Mehmetaj  dhe  Himë  Haradinaj,  si  dhe  odiseada  e  115  nxënësve   në  shkollë  dhe heroizmi   i    dy  mësuesve   në  mbrojtje  të  nxënësve. Krahas  këtij  sulmi,  fillon  mobilizimi  dhe  qëndresa  e  djemve  të  kësaj  ane,  furnizimi  me  armatim  nga  Shqipëria,  rënia  në  pritë  e  shumë  luftëtarëve,  si  dhe  sulm  pas  sulmi,  betejë  pas  beteje  gjatë  atij  viti. Operacionet  serbe    nuk  kursyen    as  përdorimin  e  raketave  tokë-tokë,  verës  së  vitit  1998,  ndërsa  dëbimi  i  popullatës  së  fshatrave  të  asaj  ane  drejt   Shqipërisë  dhe  Malit  të  Zi,  nuk  kishte  të  ndalur. Dëshmitë  dhe  rrëfimet   e  këtyre  banorëve  janë  tmerrësisht  makabre. As  marrëveshja  Hollbruk-  Millosheviç  në  tetor   të  vitit  1998,  nuk  solli   ndërprerjen  e   dhunës, pos  që  bota  vendosi  Misionin  Civil  Ndërkombëtar – Vëzhgues. Makineria  vrastare  serbe  vazhdonte  vrasjet,  represaljet,  dhunën  fizike,  dhunën  psiqike,  përdhunimet  seksuale, plaçkitjet  karshi   këtij  Misioni. 

Kapitulli  i  tretë   përfshin  një  vit 1999  të  krimeve  monstruoze-makabre,  që  nuk  njeh  historia. Dhuna  shtrihet  në  çdo  fshat,  në  çdo  familje,  sidomos  pas  bombardimeve  të  NATO-s  më  24  mars  1999. Nuk  mund  të  harrohen  masakrat  në  Irzniq  më  24 mars  1999.  “ Edhe  në  varr  do  të  më  kujtohet  tmerri  i  saj  dite”,  rrëfen    i  mbijetuari,  Ahmet  Dervishaj (1941), (po  aty. Fq.91).Po  ashtu,  tmerr  të  tillë  përjetoi  popullata  në  Masakrën  e  Belegut, (29.03.1999),  ku  në  mes  shumë  deklaratave  tmerruese  zgjodhëm :  “  Kam  dëshmuar  tri  herë  para  Tribunalit  Ndërkombëtar  të Hagës  për  krimet  serbe  të  kryera  në Beleg “,  rrëfen  i  mbijetuari  Mehmet  Mazrekaj (1944) , ( po  aty,  fq.100). “  Thotë  se  në  tri  rastet    ka   rrëfyer  hollësisht  për  vrasjen  dhe  zhdukjen  e  40  personave”, (fq. 100). Përderisa  forcat  e  NATO-s  bombardonin  caqet  ushtarake-serbe,  forcat   vrastare  kryenin  masakër  pas  masakre,  si  ajo  e  Strellcit,  më  30  mars  1999,  që  mori  jetën  e  7  personave,  ndërsa  Masakra  e  Lubeniqit,  1  prill 1999,  është  masakër  që  nuk  harrohet  lehtë. 

“ Gjashtëdhjetë  persona  mbetën  të  vdekur,  ndërsa  nëntë  ishim  me  fat. Ndërsa  ishim  të  plagosur,  megjithatë  mbetëm  gjallë” ,  rrëfen  i  mbijetuari  Xhevdet  Selim  Aliçkaj ( 1962), (po  aty, fq. 121). 

Vlen  të  theksohet  se  secila  dëshmi  në  këtë  libër  paraqet  trishtim  në  vete. Muaji  prill  dhe  maj,  1999  ishin  dy  muajt  më  rrënqethës  për  popullatën  e  asaj  ane. Edhe  fshati  Shaptej  përjetoi  krime  makabre,  ku  u  vranë    dhjetëra  persona,  u  zhdukën  ,  u    dhunuan  seksualisht,  u  djegën  kufomat,  disa  i  hodhën  edhe  në  puse,  vetëm  e vetëm  për  t’ua  humbur  gjurmët! “ Data  9  maj  i  vitit  1999,  shënon  ditën  kur  paramilitarët  serbë  dhe  një  civil   nga  fshati  Dobrixhë  ekzekutuan  tre  vëllezërit  e  mi: Shemsiun, Bajramin  dhe  Azemin   si  dhe  kushëririn  tonë,  Rifatin. Të  nesërmen   tre  burra  nga  fshati  shkuan  për  të  marrë  lejen  e  policisë,  për  varrimin  e   vëllezërve,  dhe  kushëririt  tim,  por  ata  nuk  u  kthyen  më : Lan  Dobraj ( rapsod  i  njohur), Ukë  Beqiraj  dhe  Bekë  Muslijaj,  shkuan  në  Shaptej  që  të  bëhen  “ kurban”  i  vëllezërve  të  mi”, rrëfen  Osman  Ukë  Muslijaj, (1960), (po  aty.fq  186). 

   Kapitulli  i  katërt,  shënon  kapitullin  më  të  ndjeshëm  të  tërë  librit,  thuaja,   përdhunime  seksuale  të  motrave,  nënave  shqiptare! Ata  kriminelë  kanë  emër  dhe  mbiemër. Këtu  lexojmë  deklaratat  më  të  trishta  të  të  dhunuareve,  të  shkruara  me  code,  deklarata  dhënë  para   zyrtarëve  të  huaj; D-1  deri  me  D-23.  “ Pasi  më  plaçkitën,  na  detyruan  të  zhvishemi   para  tyre. Me  bajonetë  të  mitralozit  m’i  shqyen  rrobat  duke  më  zhveshur    tërësisht”,  ka  treguar  D-2” ( fq. 190).  “ Kriminelët  serbë,  të  udhëhequr  nga  Zoran  Gjurishiq   dhe  Vula  Miriçic,  pos  që  na  i  vranë  burrat  dhe  fëmijët,  edhe  na  dhunuan. Ata  na  kërcënonin  me  armë  se,  do  të  na  vrisnin,  nëse  nuk  bëheshim  të  dëgjueshme,  që  t’i  shfryenin  epshet  e  tyre” ,   rrëfen  e  dhunuara  D-7” (po  aty,  fq. 192).  Secila  deklaratë  e   të  dhunuareve  me  forcë  dhe  kërcënim   për  vrasje,  vajza  dhe  nuse  të  reja  nga  D-1 deri D-23,  janë  më  të  trishta  se  njëra-  tjetra. 

Forhåndsvisning av bilde

 Në  kapitullin  e  pestë,   autori  na  jap  informacione  për  Junikun  si  fshat  më  i  njohur  në  histori,  kujtojmë  Kuvendin  e  Junikut (1918-1924),  si   dhe  vizita  e  Hollbrukut  në  Junik,  ndërsa  më  13  gusht   2008  u  certifikua  si  komunë. Edhe  junikasit   përjetuan  skena  tragjike: vrasje,  djegie,  zhdukje,  përdhunime   seksuale,   dëbime… Nga  data  14  -27  prill 1999,  Meja  paraqet  vendin  e  krimit  dhe  të  tmerrit  për  junikasit  “ Me  të  mbërritur  në   Mejë,  serbët  i  ndanë  rreth  400  burra  të  moshës  15-50  vjeç.  Të  cilët  i  rrahën  me  shkopinj  dhe  me  bishta  puhkësh duke  i  detyruar  t’i  vendosin  duart  pas  kokës. Disa    nga  personat  e  rrëmbyer  ishin : burri  im, Agim  (Hasan) Shehu,  Ismet  (Hasan  ) Shehu,  Bujar  (Beqë) Sheu,  Beqir (Muharrem)  Nimanaj,  Nexhat (Beqir) Nimanaj  dhe   Shani  Fazliu”-  dëshmi    e  mbijetuarës,  Florije   (Islam) Shehu, (1978),  (po  aty, fq. 229)  

Ndërsa  në  kapitullin Shtojcë,  prapë  gjëjmë  varreza  masive,  pusat  e  vdekjes ,  duke  provuar  humbjen  e  gjurmëve  të  krimeve. Prapë  pas  çlirimit  na  vizitojnë   vdekjet  ,  plagosjet,  humbjet  e  gjymtyrëve:  duar,  këmbë,  sy, duke  ç’minuar  minat  e  vendosura    nga  armiku . Në   kapitullin  e  parafundit,  autori  vendos  një   listë  -literaturë   e  përdorur   dhe  burime  tjera  të  bollshme,  që  dëshmojnë  me  fakte  krimet  e  kryera  nga  pushtuesi. 

Në  fund    të  librit,  Foto  Albumi,  është  edhe  një    dëshmi  e  rrënqthshme  e  të  vrarëve  në  mënyra  të  ndryshme,  djegia  e  shtëpive,  kufoma   të  karbonizuara,  kufoma  të  gjetura  në  puse,  si  dhe  tubime  përkujtimore  pas  luftës…  

(Përfundim) 

Ky  libër   paraqet  një  peshë  dhe  vlerë  të  veçantë  për  drejtësinë    dhe  lexuesit,  ngase  dëshmitë    i   janë  ofruar  Misionit  të    zyrtarëve  Ndërkombëtarë  të   ICG dhe  KMDLNJ,   nga  të   mbijetuarit- mbijetuarat,    nga  ata –ato  që  panë,  përjetuan   dhe  shpëtuan. Në  shumicën   e   dëshmive  figurojnë  emrat   e  kryersve  të   krimit. Autori  ka  përdorë  literaturë   të  bollshme  nga  libra  të  tjerë  të  ngjajshëm  publicistikë  dhe  nga  interneti. Libri  është  i  pasuruar  në  brendësi  edhe  me  fotografi-dëshmi, si dhe  formulari  i  intervistës,  forma  e  intervistës  lidhur  me  krimin;  llojin  e  krimit,  datën,  vitin,  vendin,  autorin  e   krimit  nëse  e  njeh  dhe  detaje  e  të  dhëna  të  tjera  me  interes. Ky  libër  është  një  dëshmi  e  fortë   për  organet  e  drejtësisë   ndërkombëtare  dhe  vendore   për  zbardhjen   e  krimeve  dhe  dënimin  e  atyre  që  kryen  krime  në  këtë  anë  dhe  në  mbarë  teritorin  e  Kosovës. Autorët  e  krimeve  duhet  dënuar,  ndryshe  familjarët  e  viktimave  kurrë  s’do  të  kenë  qetësi  sa  të  jenë  gjallë,  sa  të  jetë  jeta-  jetë. E,  kush  nuk  do  ta  quajë  këtë  libër  Monument  i  Shkruar ,  që  ruan  dëshmi,   gjak-dhimbje?!                           

Memli Krasniqi, mbanë kurorë turpi…!

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
Nga përpjekja për të shfarosur me çdo kusht shqiptarizmin në monarkinë e vjetër, u shfaq në Burojë si përgjigje:
“Lëvizja korruptive”.
Që organizon fjalime të dhunshme në parlament e media, ku jeta e Shtetit nuk vlen për atë njeri fare dhe “zajednica” është gjithçka për këtë mashtrues, nuk e di se si e zë gjumi atë, duhet të jetë “monster”. Po ta zërë gjumi do të jetë “monster” pastaj”.
Memli, Albini nuk mund të paralizohet siç mendon ti. Mbi të nuk mund të kesh kontrollin, prandaj mos u lodh veten me mendime të tilla, që s’premtojne dhe as mashtrojnë më votuesit dhe s’premtojne asgje të mirë, po, për kundrazi, te tërheqin zvarrë në botën e ligështisë me të cilën kishte sunduar mbreti ytë satrap dhe soji i tij…
Siç ka ndodhur shpeshë në historinë e PDKYS, feja shfrytëzohet që t’i shërbente politikës dhe, në kërë rast, një politik fatale, të paktën përsa u përket interesave shqiptare. Rezulltati ishte i vajtueshëm në çdo aspekt. As kancelaria e Memlit dhe as xhamia islame nuk morën shpërblimin që e prisnin – “Dardania të shndërrohet në një shtet islamik”. Memli dhe soji i tij humbën fronin kurse xhamia e humbi shtetin e ri islamik. Duke vënë motive fetare në shërbim të politikës korruptive, u ngjall një shpirt që nxitësit e asaj politike as e mendonin si të mundur.
Pasi – le të mos gabohemi për këtë – shqiptarët e Dardanisë e vërtetë e kuptuan se, nga ajo kohë e në vazhdim, ky Memli Krasniqi ishte parakushti tragjik, megjithatë i domosdoshëm për partinë e tij, për rithemelimin e një perdandorie të re që nuk duhej ngarkuar më me paralizën e aleancave të vjetra dhe e cila, në të vërtetë, ishte pjesë në një kalbësirë të sëmurë. Mbi të gjitha, në mesin e anëtarëve e (PDYKYS) e ndjenë në thellësi të qenies së tij se misoni “historik” shtëpia e miljonerave ka marrë fund dhe se perandoria e re mund të zgjidhte vetëm një perandor si Memli të pa “kurruptuar” me tipare heroike dhe që e meritonte plotësisht ta mbante “Kuroren e Turpit”.
Kështu ishte me të drejtë dhe duhej lavdëruar fati që zgjodhi një trashigimtar të asaj shtëpie prej nga ridhte edhe “PRONTOJA E MADHE”, i cili, në kohët e shkuara, i kishte dhënë kombit simbolin më të shkëlqyer të afera korruptive “………….”.
Nëse një parti i përdor instrumentat e ish pushtetit siç e bëri PDK-ja e LDK-ja që e kishte në dorë për të udhëhequr popullin drejt shkatërrimit, atëherë rebelimi nuk ishte vetëm e drejta, por edhe detyra e çdo qytetari e fshatari. Në vendë se ta ruanin nderin shtetit, këta i hodhën helmë të zi.
Kundërshtarët e opozitarëve, që luftojnë për ruajtjen e kombit dhe shtetin e tyre, nuk mund të përdorin të njejta armë që dikur përdori edhe ish qeveria e PDK-së nëse duan të triumfojnë kundër një udhëheqjeje të tillë dhe ta sigurojnë vetë lirinë e pavarësinë e këtij shteti. Çlirimi i idealit të madh të kapjes së shtetit për vendin tonë nga thënjtë e asaj dinastie të mjeruar, ishte nga shërnbimet më të mëdha të pushtetit të ri.
Prandaj, korrupsioni duhet të luftohet në rrugë ligjore për aq kohë sa pushteti që duhet ti përdor ato; por kryengritësit opozitar duhet të hezitojnë të përdorin edhe rrugët në media e parlament t’i përdori ato.
Memli ndoqi këshillën e këshilltarëve jo ligjor në partinë e tij, nënkuptonte shkatërrimin e pashmangshëm të elementit shqiptar brenda Dardanisë dhe ky shkatërrim mbrriti shpejtë, Elementi shqiptar shpëtoi vetëm pasi pushteti i tyre, u rrënua.
Një ndihmes të madhe që dha Lëvizja e Re ishte se zhduku të gjitha mjetet politike të sulmit që kishin në zotrim, megjithëse u tronditën shumë teoricientë doktinash dhe adhurues idhujsh analfabet dhe zotërues hektarësh vilash, veturash luksoze dhe pasuri tjera. Kur idhujtë e PDK-së u përpoqën të zhduknin kulturën, historinë dhe të fusnin “Fundamentalizmin radika islam” dhe sulmuan ashpër votën e sovranit. Kjo parti ishte e para në mesin e të tjerëve, që bëri kështu, u mbylli sytë disa qindra e mijëra simpatizantëve të tyre.

Presidentja Osmani në Samitin e III-të të Diasporës, të mbajtur në Tiranë

0

I nderuar kryeministër Rama,

E nderuar kryetare e Kuvendit znj. Nikolla,

I nderuar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi,

Zëvendëskryeministra, ministra e përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva, Medvegja, Bujanoci e treva të tjera shqiptare,

Të dashur vëllezër e motra,

Mërgata jonë është sublimim i përpjekjeve të gjata e të kahershme për liri, për pavarësi dhe për shtetndërtim.

Prandaj, jam jashtëzakonisht e nderuar që jam sot këtu në Tiranë, në qytetin, i cili na mbledhë zakonisht ne shqiptarëve kudo që jemi, aq më tepër në Samitin që I dedikohet mërgatës sonë, e cila vazhdon të jetë një katalizator i ndryshimit pozitiv kudo që jetojnë shqiptarët.

Mërgata shqiptare është simbol i qëndrueshmërisë, i forcës dhe shpirtit të palëkundur të popullit e të kombit tonë.

Gjatë historisë, shqiptarët, pa dëshirën e tyre, janë shpërndarë në mbarë globin, por gjithnjë duke mbajtur trashëgiminë tonë të pasur kulturore, traditat dhe identitetin e paepur shqiptar.

Nga ky cep i Evropës e deri në kontinentet më të largëta, shqiptarët kanë lënë gjurmë, duke u integruar e arritur suksese në shtetet në të cilat emigruan, por gjithnjë duke ruajtur themelet dhe rrënjët e tyre.

Mërgata jonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në secilin shtet ku jeton dhe vepron, duke kontribuar me aftësitë, njohuritë dhe përkushtimin e palëkundur të punës në fushat e ndryshme.

Pavarësisht sfidave me të cilat është përballur, mërgata shqiptare ka mbetur thellësisht e lidhur me atdheun, duke i mbetur besnike rrënjëve.

Fati historik e treti nëpër botë një pjesë të njerëzve tanë, por lidhja e fuqishme me vendin e origjinës, respekti ndaj traditës, bëri që ata asnjëherë mos t’ia kthejnë shpinën atdheut, duke u bërë ura më e fuqishme lidhëse e shteteve tona me botën.
Nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja e Bujanoci, mërgata jonë është një!

Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu mos të harrojmë se vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc akoma përballen me diskriminim sistematik që rezulton edhe me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Si gjithnjë, u themi edhe sot ju nuk jeni vetëm! Të gjithë jemi bashkë me ju, të gjithë jemi bashkë me ju në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Prandaj, edhe në këtë kauzë, në këtë kauzë për mbrojtjen e tyre duhet dhe do të jemi një.

Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të kulturës sonë, avokatë dhe avokues të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare.
Mërgata shqiptare, padyshim është shtylla e lëvizjes kombëtare për liri, e për pavarësi të shqiptarëve.

Solidariteti dhe mbështetja e tyre e palëkundur kanë qenë burim force për ne në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë por edhe drejt fuqizimit të shtetndërtimit e prosperitetit të popullit tonë.

Në vitet e tetëdhjeta e nëntëdhjeta mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes, nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Paris, e në Romë e në shumë vende të tjera. Ishte zëri i fuqishëm i një populli të shtypur që synonte dhe luftonte për lirinë. Ishte mërgata jonë ajo që qëndroi në ballë të qëndresës sonë, luftës për mbijetesë dhe luftës për shtet të pavarur e sovran.

Por mbështetja e mërgatës nuk u ndal me kaq. Kontributi i saj prej dekadash e ka shndërruar atë edhe në një krah të fortë ekonomik të familjeve dhe shtetit të Kosovës.
Ky angazhim nuk u ndërpre asnjëherë.

Falë kontributit të mërgatës sonë u arrit të mbahej gjallë edhe sistemi paralel i arsimit, shëndetësisë dhe kulturës në vitet e nëntëdhjeta, në një kohë kur populli shqiptar në Kosovë po rrezikohej nga shfarosja.

Kjo mërgatë, mbi të gjitha bëri të mundur mbajtjen gjallë të idesë politike për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, ngase secili mërgimtar, në fakt ishte një ambasador i Kosovës në përhapjen e të vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për liri e pavarësi.

Rrugëtimi i tyre është një me fatin e vendit, ndaj më 1997, kur lufta për lirinë e Kosovës mori hov, shumë të rinj e të reja nga mërgata iu bashkuan varganit të lirisë, duke u mobilizuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si mbrojtës të vendit tonë.

Në këtë mënyrë, mërgata jonë nuk e luajti vetëm rolin mbështetës për Kosovën, por u bë hisedare kryesore në procesin e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Agim Ramadani, Sali Çekaj, ushtarët e batalionit Atlantiku, e shumë e shumë të tjerë, janë vetëm disa, vetëm disa nga heronjtë tanë, të cilët ranë në altarin e lirisë, duke qenë së pari aktivistë të çështjes kombëtare, si mërgatë në vendet ku jetuan dhe vepruan.

Por, nuk janë vetëm individët, ka edhe shumë shoqata, të cilat grumbullojnë shqiptarët në mërgatë e që kanë bërë punë të jashtëzakonshme, qoftë ne mesin e shqiptarëve të Amerikës, pastaj në Zvicër, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, e në shumë e shumë shtete të tjera të Evropës e të botës. Por, asgjë ndoshta nuk dëshmon më shumë lidhjen e fortë me rrënjët se sa arbëreshët tanë, të cilët ruajtën gjuhën e traditën për shekuj të tërë.

Pra, kontributi i mërgatës shqiptare në zhvillimin e atdheut është i pamatshëm.
Sot, nëpërmjet remitancave, investimeve, filantropisë dhe shkëmbimit të njohurive, mërgata jonë vazhdon të marrë pjesë aktive në përparimin ekonomik, social e kulturor të vendeve tona. Ata nuk janë vetëm qytetarë që jetojnë në dhe të huaj, por përbëjnë potencial të rëndësishëm për transformimin e shteteve tona nëpërmjet përvojës dhe ekspertizës së tyre.

Mërgata luan rol të rëndësishëm si agjente e ndryshimit dhe avokuese për zhvillim. Përvojat e tyre krijojnë një perspektivë unike për qeverisjen, çështjet sociale dhe politikat tona.

Në fakt, imazhi më i mirë i Kosovës janë pikërisht mërgata jonë. Njerëz punëtorë, atdhetarë që busullë orientimi e kanë vendin e tyre të prejardhjes, atdheun e tyre.
Sot, kemi shumë arsye të krenohemi si shqiptarë, sepse shumë figura nga mërgata jonë janë shndërruar në referenca botërore. Nga Dua Lipa, krenaria e vendit tonë e deri të Rita Ora e artistë të tjerë të mëdhenj, na kanë bërë vazhdimisht krenarë. Nga zëri magjik i Elbenita Kajtazit e Ramë Lahajt e deri te futbollistët tanë në ekipe të ndryshme botërore si Xhaka, Shaqiri, Muriqi, e shumë e shumë të tjerë, futbollistja jonë kampione Kosovare Asllani e shumë e shumë të tjerë në sporte të ndryshme…pavarësisht se ku kanë luajtur apo performuar, zemrat tona gjithnjë rrahin një me të tyret.

Të nderuar të pranishëm,

Mërgata jonë me shumë nisma ka dëshmuar shpirtin kreativ, duke themeluar, udhëhequr biznese, por edhe duke bartur mbi supe përgjegjësi në sferën e politikës dhe diplomacisë.

Mbështetja ekonomike që marrim nga mërgata është përcaktuese edhe për qëndrueshmërinë tonë ekonomike.

Të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se trendi i remitencave për Kosovën vazhdon të rritet çdo vit.

Pavarësisht kësaj të mire nga mërgata, ajo nuk është vetëm kontribut material për vendin. Është frymëzim, është frymëzim dhe përpjekje për një Kosovë më të mirë!

Shteti i Kosovës ka krijuar kushte të favorshme për investime nga mërgata, ndaj është me rëndësi që përvojën dhe kapitalin e tyre të mund ta investojnë edhe në atdheun e tyre. E me ndryshimet e fundit që i kemi bërë në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, mërgata jonë më në fund do të ketë të drejtën të votojë edhe në ambasadat e konsullatat tona aty ku ata jetojnë. Duke njohur rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës sonë edhe në demokratizimin e vendit tonë, realizimi sa më i lehtë e të drejtës në votë është esencial.

Prandaj, bashkërisht e çdo ditë secili prej nesh në mënyrën e tonë do ta bëjmë të mundshme një mjedis ku mërgata është jo vetëm e vlerësuar, por edhe e fuqizuar për të kontribuar edhe më tej në zhvillimin e shteteve tona.

Mërgatë e dashur, faleminderit për përkushtimin tuaj të palëkundur, faleminderit për përpjekjet tuaja të palodhura e mbi të gjitha për dashurinë e pakusht ndaj atdheut! Ndoshta nuk ua themi mjaftueshëm, por ne e kuptojmë mallin tuaj dhe sakrificën e gjithsecilit prej jush. Ne kurrë nuk do të ishim këtu ku jemi, sikur mos të ishit ju dhe mbështetja juaj.

Shteti i Kosovës, ëndrra e kamotshme e shumë brezave, mbanë edhe vulën tuaj!

Ju faleminderit!

Specialja ua ndalon vizitat e telefonatat ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Kosova atyre duhet t’ua ndalë ndihmat 

1

Sinan Kastrati, Suedi 

  • Rreth zhurmës së pit-pitakave e pdk-ucave sot në Kuvendin e Kosovës 

U bë zhurmë e madhe, u kall mali e polli një mi. 

Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë ua paska ndalua vizitat familjarëve, miqëve e dashamirëve, pdk-ucave të Hashimit, Jakupit, Rexhepit e të tjerëve.  

Kosova duhët patjetër që të mos paguaj më para nga buxheti i shtetit për ”çlirimtarët”. Shteti i Kosovës, organet e Drejtësisë, Kuvendi e Qeveria më në fund duhët të iu konfiskojnë pasurinë e paligjshme Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Nasim Haradinajt.  

Dhe vetëm atëherë, nëse ata nuk kanë mundësi, shteti duhët paguar një avokat, jo dy, tre e katër për ata. Kështu funksionon shteti ligjor në Suedi. Avokat, shteti të paguan nëse nuk ke shtepi (pasuri), makinë dhe, nëse të ardhurat nga puna janë të mjaftueshme për jetesë normale, jo lux. Nëse ke makinë, shteti të deyuron ta shesësh e pastaj të ndihmon. Nëse ke banesë të blerë ose shtepi, nuk të ndihmojnë. Shti ato që ke dhe hargoj, pastaj eja e kërko para për ndihmë!  

Ganja e Drenicës, deputete e pdks-së paska reagua, paska folur si ”plak” Drenice: 

“Sot dua të shpreh shqetësimin tim për vendimi e ndalimit të vizitave dhe telefonatave nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për ish-krerët e UÇK-së, e cila po bën çdo veprim për të mbuluar dështimin e tyre”.  

“Ne bashkërisht duhet që të reagojmë kundër këtij vendimi. Ky Kuvend e ka votuar këtë gjykatë dhe do duhej që të reagonim kur shkelen të drejtat e tyre”. 

Ganës nuk duhët ti mbetet hatri që nuk i thash¨si ”plakë” e Drenicës. 

Ganjo, sa miliona i hangrën ata që janë në Hagë? 

Afërsisht nga 7, 8 milion euro brenda vitit po na ”i hanë” bahkë me familje, udhëtime, ushqime e fjetje për gratë e tyre. 

Ganjo, a e ke pyetur Hashimin se a I ka lejuar ai me i vizitua familjarët kur Hashimi i burgoste shqiptarët në Kosovë me 1998? 

Oj Gane, he Zoti ja shtoft Drenicës ganat e Kuvendit të Kosovës, ia marrtë edhe ate q’e e ka e mbetët pa ty, pse nuk po kërkon që të ketë barazi sociale në mes të njerëzve, shtresave shoqërore e ”klasave”? 

A e din oj Ganjo sa pasuri kanë të burgosurit në Hagë e disa të tjerë në Kosovë e sa të tjerë pa i zgjasin duart nëpër rrugë, në rrjetet sociale, nëpër portale e radio-televizione e po na kërkojnë para për shërim, për kulm mbi kokë e për bukë, neve mërgimtarëve? 

Ganjo, pse nuk po kërkon që edhe rregulloret e Kuvendit të Kosovës të ndryshohen e Ligji Zgjedhor që qiftet e tua, të mos kenë të drejtë më shumë se dy herë të kandidohen e zgjidhën deputete? 

Ganjo, hani sa të mundni, hani e n¨mujshi mi hangër edhe gurët e Kosovës e ndoshta ngiheni! 

” Hani, moj bagëti, hani, (deputete-ë) 

kur të vdes do të më qani, (zgjedhësit, votuesit) 

për mua zi do te mbani! (dhe Kuvendi I Kosovës) 

“FYELL’ I BARIUT” Andon Z. Çajupi 

Ganjo, para se të ma bësh hallall desha të pyes: 

-A nuk e din pse iu ka ndalua vizitat e telefonatat specialaja a? 

(“Prokuroria incizoi bisedat, pretendon se Thaçi, Veseli e Selimi zbuluan detaje për dëshmitarët te vizitorët“, shkruante një porta sot, më 23, 2023 – 11:40). 

Ganjo, hapi krahët (lësho rrugë)!  

Malmö, 23 nëntor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com