Kreu Blog Faqe 931

Realiteti politik dhe identiteti

0

Lis Bukuroca, Gjermani

Me fitoren në zgjedhje, nuk garantohet mbetja në pushtet, por populli vetëm i shpreh besimin një apo disa partive për të përmirësuar gjendjen ekonomike, në përgjithësi për të avancuar drejtësinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Opozita në Kosovë është ish-qeveri e rrëzuar, të cilën populli e mënjanoi nga pushteti. Me qenë opozitë nuk është vetëm humbje, por edhe shpërblim, sepse populli e shkarkon një Qeveri për të përmirësuar ajo vetveten dhe për të ndryshuar politikat që shkaktuan rrëzimin: vjedhja, korrupsioni, nepotizmi dhe në përgjithësi mungesa e shtetit ligjor.

Pushteti, si kontratë e përkohshme, është rezultat i besimit të dhënë në një ditë të caktuar, por edhe hyrje në provim para popullit: vlerësimin dhe nota merret në zgjedhjet e ardhshme.

Me distancimin nga Isa Mustafa, LDK fiton më shumë elektorat. Me distancimin nga Thaçi, PDK humb elektorat. Abdixhiku duhet të ketë guxim për të profilizuar vetveten, jo guxim për ta ruajtur hijen e Mustafës. Te guximi qëndron suksesi. LDK i duhet Kosovës pa hije, por me mundësi të reja. LDK e Mustafës ka aprovuar Bashkësinë Serbe edhe në Kuvend ku 23 herë shkelej Kushtetuta.

Kur populli merr vendimin për të dëbuar një parti nga pushteti apo një koalicion, atëherë aty gjen zbatim fjala e urtë shqipe: ‘Kungulli nuk qëndron gjithmonë mbi ujë!’ Një ditë, edhe ai kalbet dhe fundoset. Liderët politikë zakonisht nuk fundosen, por i fundos vjedhja. Natyrisht, nëse ka shtet ligjor!

Albin Kurtit ia dhuruan me zor gati 51% LDK, PDK dhe AAK.

Opozita po merret me deklaratat e djeshme të opozitarit Kurti, Qeveria me pasojat e sotshme të nënshkrimeve të djeshme të opozitës. Kurti sot përfaqëson Kosovën, jo VV-në.

Para se të shpallet drafti aktual më i keq se parimet e firmosura nga Mustafa të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, duhet hulumtuar sa herë me të tashmin është shkelur Kushtetuta e Kosovës. Dhe, nuk duhet harruar se është draft dhe nuk dihen ende vërejtjet e Qeverisë. E mundur se Qeveria i ka kundërshtuar pikërisht ato parime, që sulmohen thua se i kishte shkruar Kurti vetë.

Nëpër debate politike ka diskriminim të madh pozitiv. Në Perëndim njerëzit e padijshëm nuk ftohen për të dhënë mendime si fallxhorë me filxhana. Në Kosovë gati në çdo debate kemi një apo dy mediokritete të mëdha, që abuzohen për klikime. Ata janë viktima, sepse mendojnë se po ftohen pse dinë, e në fakt po ftohen pikërisht pse nuk dinë!

Nexhemedin Spahiu: “Shqiptarët tradhtarë gjithandej. Në Kosovë e hajnë bukën e Kosovës e bëhen me Shqipërinë, në Zvicër hajnë bukën e Zvicrës e anojnë për Kosovën!” 

Ai mendim vërteton shumë bukur diskriminim pozitiv. Atë nuk do ta kishte shkruar as edhe një çoban. Pse nuk do të kishte logjikuar ashtu çobani apo pastruesi i rrugëve?

E mundur se ai do të kishte menduar kështu:

“Unë e ha bukën e Kosovës, por unë jam shqiptar. E pastaj ndoshta ajo bukë Kosove është gatuar me grurë Serbie, apo jo profesor? Nëse po, a tradhtoj Serbinë nëse mbështes Kosovën?

Nëse unë jam tifoz i Shqipërisë, jam sepse unë ndihem shqiptar dhe kufijtë shtetëror nuk i lejoj të më copëtojnë identitetin, si kombin. Jam shqiptar kudo që jetoj, edhe në Serbi.

“Mora fjalën” e ka shkruar një shqiptar dhe e këndon një shqiptare! Edhe në stadium!

Kemi apo jemi në disa shtete, por posedojmë një identitet dhe, nëse është kështu, pse të mos jem tifoz i vetvetes, por i dikujt tjetër, pse profesor?

Çobani që nuk është profesor fakulteti, do kishte mundur të mendojë edhe kështu:

“Nëse unë do të bëja tifo vetëm aty ku ha bukë, atëherë shqiptari i Luginës do të duhej të bëhej kundër Kosovës dhe pro Serbisë, i Çamërisë kund Shqipërisë, i Malit ti Zi kundër Shqipërisë, kurse diaspora gjithmonë kundër Shqipërisë dhe Kosovës. E drejtë, apo jo profesor?!

Madje çobani, edhe pse i pashkollë, si Sokrati për shembull, do të kishte mundur të pyes:

“Po pse unë nuk paskam të drejtë në demokraci të dua skuadrën që pëlqej  vetë?”

Madje pastruesi i rrugëve, që mund të jetë më i urtë se shumë profesorë, do të kishte pyetur me plot naivitet:

“Pse kjo dhunë verbale ndaj meje? Pse shpallem tradhtar kur i gëzohem suksesit shqiptar?! Pse kjo logjike komuniste, përjashtuese, ekstremiste në demokraci? Bardh e zi! Mik ose armik! Atdhetar ose tradhtar!!! Unë mund të punoj në Zvicër, por mund të kem edhe pasaportë kosovare, apo jo profesor fakulteti?

Sipas tij njeriu identitetin duhet ta ndërrojë sa herë të ndryshojë vendin! Domethënë rëndësi ka ku ha, jo kush je!

Profesor, Platoni nuk kishte shkollë, por sot mësohet nëpër universitetet e botës. Mbarimi i fakultetit, apo të qenit profesor universiteti, nuk të bën të mençur!!! Jo vetëm ti, por edhe disa profesorë të tjerë e dëshmojnë këtë shpesh. Shkolla mund të furnizojë njeriun me dije, por nuk mund të dhurojë inteligjencë…

Dardan Molliqaj prezantohet si shef i një partie opozitare, edhe pse nuk dihet a ka ajo parti më shumë anëtar sesa një klasë. Edhe këtu Kosova ia tejkalon  Perëndimit me diskriminim pozitiv, sepse në Perëndim ato parti nuk ftohen kurrë. Meqenëse nuk i duhen votuesit, nuk i duhet as debatit!

Ftohen njerëz nëpër debate dhe prezantohen si analistë apo “drejtorë” të gazetave online edhe pse ato portale nuk kanë as redaksi, as gazetarë. Edhe këtu ka diskriminim tepër të madh pozitiv: periferia në platformë dhe mashtro shikuesin tënd!

Në një vend ku një gazetar si Baton Haxhiu fiton 15.000 euro në muaj dhe një këshilltar i panjohur paguhet me 7.500, drejtësi dhe ardhmëri nuk ka dhe nuk mund të pritet.

Kur një skuadre i ikin lojtarët e mirë, ajo skuadër nga liga e parë, mund të bjerë në të dytën, tretën apo të katërtën. Fiton Zvicra, jo Kosova. Kur një vendi i ikin të mirët jashtë, ai popull nuk zvogëlohet vetëm, por nuk do të përparojë dhe zhvillohet kurrë sa dhe si duhet. Kjo quhet “ikje e trurit”! Aty ku nuk ka shtet ligjor emigrimi konsiderohet sukses!

Po e gjykojnë dhe shajnë draftin thua se e ka shkruar Kurti dhe thua se Kurti e ka pranuar në tërësi. Ata e dinë se, as e para, as e dyta nuk është e vërtetë, por e besojnë sepse konvenon, pa ditur se cilat komente i ka bërë Qeveria.

Edith Durhami, përkrahëse e kauzës shqiptare

0

Edith Durham 1863-1944 

Nail Draga, Ulqin

(Në 160-vjetorin e lindjes) 

Ngjarjet e zhvilluara gjatë periudhës së lavdishme të Rilindjës Kombëtare Shqiptare kanë zgjuar kurreshtjen e personaliteteve të huaja për të vizituar viset shqiptare. Trajtimi i çështjeve përkatëse   për shqiptarët dhe Shqipërinë ishin në qendër të vëmendjes së artikujve dhe  botimeve të tyre në qendrat e ndryshme evropiane. Falë angazhimit të tyre bota evropiane u senzibilizua dukshëm për çështjen shqiptare jo si çështje ballkanike por evropiane. 

Nga plejada e atyre personaliteteve  që vizituan shqiptarët dhe Shqipërinë nuk ka dilemë së vend nderi zë anglezja  zonja Edith Durhami (1863-1944). Ajo ishte një udhëtare, artiste, publiciste, shkrimtare dhe një antropologe  e njohur  në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.  

Nail  Draga 

Edith Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj Arthur Eduard Durham ishte një kirurg i njohur në Londër. Edukimin e mori në mënyrë private dhe nga mosha e re shfaqi talent në art, duke i bërë të mundur pjesëmarrjen në Akademinë Mbretërore të Arteve. Por, jeta e saj kishte sfida të mëdha , sepse pas vdekjes së babait asaj iu desh të kujdesej vite më radhë për nënën e sëmurë. E këshilluar nga mjekët në moshën 37 vjeçare, ajo ndërmori një pushim jashtë vendit për t’u qetësuar e relaksuar. Nga  Triesta me një anije të Llojdit austriak gjatë  Adriatikut  udhtoi për në Kotor, duke u sistemuar përfundimisht në Cetinë të Malit të Zi, në gusht të vitit 1900. Ishte pikërisht ky udhtim,  shkruan më vonë Durham ”kur zura për herë të parë një fill të lëmshit ballkanik, pa kuptuar se sa thellë do të ngatërrohesha më vonë dhe, aq më pak, se si ky lëmsh do të mplekste më në fund të gjithë botën”. 

Vizita e parë në Shqipëri 

Pas qëndrimit disamujor këtu, ajo në vitin 1901, viziton për herë të parë Shqipërinë, dhe shkruan se “ u mahnita nga energjia dhe origjinaliteti i popullit shqiptar”. Këtu  u vendos në qytetin e Shkodrës, ku më pas do të shkruante  se“Shkodra më bëri për vete. Kish ngjyrë, jetë, art. Banorët ishin miqësorë dhe të aftë dhe nuk e kalonin kohën duke pirë raki apo duke u sorollatur poshtë e përpjetë rrugëve, si në Cetinë. Kishte mbi vete diçka të njerëzishme”. 

Këtu u vendos në shtëpinë e Mark Shantojës i cili më pas u bë shoqëruesi i saj në udhëtimet në viset e Veriut shqiptar. Gjatë këtyre udhtimeve ajo mblodhi dhe shënoi ngjarjet dhe histortitë dhe fotografoi nga afër pothuaj çdo aspekt të jetës në fshatrat malore, duke grumbulluar  një arkiv të pasur  nga trashëgimia kulturore shqiptare. 

Edith Durham - "Queen of the Highlanders"

E përkushtuar për çështjen shqiptare 

Pas Luftës së Parë Botërore ajo u kthye  në Londër, ndërsa në vitin 1918 u bë sekretarja e Shoqatës Angli-Shqipëri, themeluar më parë nga Aubrey Herbert në Londër, e cila mbronte të drejtat e shqiptarëve. Përpjekjet e  saja më pas ishin në atë që Shqipëria të njihej nga Lidhja e Kombëve në vitin 1920. Si mike e dëshmuar e shqiptarëve deri në vdekje i qëndroi besnike kauzës  shqiptare. Kur Shqipëria u pushtua nga fashistat italianë  në vitin 1939, edhe pse ishte 76 vjeçare doli në rrugët e Londrës duke mbajtur në duar pankartën ku shkruhej “Larg duart nga Shqipëria”. Vdiq  në Londër në  moshën 81 vjeçare, me 15 nëntor 1944. 

Në saje të shkrimeve publicistike dhe botimeve të veçanta ajo mori një famë të madhe. Gjatë punës së vet prej një çerek shekulli, ajo lexuesit anglez i pat dhuruar këto vepra: “Nëpër tokat e serbëve” (1904). “Brenga e Ballkanit” (1905), “Shqipëria e Epërme” (1909), “Lufta për Shkodrën” (1914), “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike” (1920) dhe “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve” (1928) etj.
Nga opusi  i saj botues  gjashtë libra trajtojnë pothuaj tërësisht çështjen shqiptare. Madje botimet e saja  edhe sot e kësaj dite janë një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe trashëgimisë kulturore të malësorëve në veçanti e Shqipërisë Veriore në përgjithësi. 

Ndonëse ajo u paraqit rastësisht në këtë regjion, ajo çështjeve ballkanike në përgjithësi, e atyre shqiptare në veçanti, iu qas me një pasion e objektivitet të rrallë, duke dhënë përfundime të qëndrueshme shkencore. 

Duke lexuar veprat e Durhamit shqiptarët dhe të huajt do të mësojnë shumë të vërteta nga historia e tyre, më shumë të dhëna për kombin, për trashëgëminë kulturore, për qëndrimet e sjelljet e fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha në fillim të shek. XX. Si të tilla ata janë referenca të domosdoshme për studiuesit e profileve të ndryshme shkencore. 

Pasi në mënyrë të përafërt u njoh me popullin tonë ajo u bë, jo vetëm dashamire e shpirtit dhe e kulturës së tij, jo vetëm një përshkruese dhe studiuese e traditave  dhe e ngjarjeve të tij, jo vetëm një zëdhënëse e të drejtave legjitime të popullit shqiptar, por edhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e ngjarjeve si kroniste besnike e tyre, me një fjalë  u bë një luftëtare e denjë e çështjes shqiptare. 

Me qëllime të caktuara për të nënvlerësuar krijimtarinë e saj disa pseudoshkencëtarë e quajnë atë si shqiptarofile e me epitete të tjera nga i vetmi mëkat që “kishte” sepse ushqente simpati e ndjenja të sinqerta ndaj popullit shqiptar duke u vënë në mbrojtje të së vërtetës dhe të kauzës shqiptare. Ajo vërtet ishte pro-shqiptare por nuk ishte armiqësore me popujt serb  e malazez,  por  ishte kundër politikës së tyre pushtuese ndaj trojeve shqiptare. Sa ishte gjallë epiteteve të  tilla kurrë nuk iu përgjigj, përkundrazi, miqësinë me popullin shqiptar e konsideronte një fat të madh, që e bënte krenare dhe të lumtur. Rrallë mund të gjenden raste analoge të një përkushtimi të tillë ndaj fateve të një populli mik. 

Intelektuale e guximshme 

Edith Durhami ishte parimore e mbi të gjitha guximtare. Ajo nuk kishte  paragjykime ndaj popujve të tjerë ballkanikë, por  i gjykonte çështjet më drejtësi. Por, duke qëndruar dhe hulumtuar në regjionin e Ballkanit i cili popullohej nga sllavët dhe shqiptarët  arriti të kuptonte  shumë mirë  intrigat, prapaskenat dhe  veprimet  djallëzore të serbëve dhe malazezëve ndaj shqiptarëve. 

Pikërisht duke qenë dëshmitare okulare e skenave kriminale edhe pse ishte dekoruar nga knjazi i Malit të Zi Nikolla në vitin 1907, duke parë veprimet dhe krimet e ushtrisë së tij ndaj shqiptarëve në vitet 1912/13 dhe luftërat e tyre pushtuese në viset shqiptare, pati guximin  për t’ia kthyer dekoratën. Ishte ky një guxim i rrallë dhe  veprim dinjitoz i një personaliteti me karakter  që duhet t’ia kenë pasur zili të tjerët, në atë kohë por edhe më vonë. 

Duke parë angazhimin dhe   kontributin e saj në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, Mit’hat Frashëri, që në vitin 1914 në gazetën “Liri e Shqipërisë” shkruante: “Miss Durhamit, shkrimtares angleze, duhet t’i shprehim mirënjohjen më të madhe dhe t’i blejmë një penë të florinjtë për të mirat që ka bërë ndaj Shqipërisë”. 

Dekorohet nga Mbreti i Shqiptarëve 

Angazhimi i saj personal ndaj çështjës  shqiptare është vlerësuar  nga Mbreti i Shqiptarëve  ZOGU I i cili e ka  dekoruar  më Urdhërin e Skënderbeut, me dekretin  e datës 28. 12. 1928, që është publikuar në Fletorën zyrtare nr. 1 të datës  9 janar 1929. 

Pas rënies së diktaturës dhe miratimit të pluralizmit në Shqipëri nga viti 1992 e më pas, në Shqipëri kanë filluar të botohen veprat e Edit Durhamit, të plota pa censurë si në kohën e diktaturës. Duhet cekur me ketë rast punën plot pasion e profesionalizëm të Shtëpive botuese si ARGETA –LMG, Camaj-Pipaj, Arbëria, Dituria etj. në botimin  e veprave të Durhamit të plota të përkthyera në shqip. 

Botime kushtuar Durhamit 

Veprimtaria e saj hulumtuese e botuese ka qenë nxitje nga autoritete  të ndryshme shkencore e kulturore, ku i janë kushtuar artikuj, studime e botime të veçanta.  Gamës së këtyre botimeve  bëjnë pjesë: Afrim Q.Karagjozi, Mary Edith Durham,Tiranë, 2012,   Medina Çoba, Mary Edith Durham dhe shqiptarët, Tetovë, 2014,Marcus Tanner, Mbtertërësha e Malësisë-Edith Durham dhe Ballkani, Prishtinë, 2017 etj. 

Duke analizuar jetën dhe veprimtarinë e zonjës Durham del qartë se ajo ishte grua e fortë, me kurajë, energjike, e dhënë pas aventurës, të shkruarit dhe pikturës. Pra, ishte një grua ndryshe nga të tjerat. Në vend të jetës së qetë dhe angazhimeve artistike ajo zgjodhi të kundërtën, sepse jeta e saj nga koha kur la Anglinë, mori tjetër kthesë. Për 20 vite ajo udhtoi në Ballkan. Punoi  duke mbledhur material, shkruar e pikturuar. Mblodhi  foklorin dhe trashëgiminë kulturore të zonave ku qendroi. Ajo iu përkushtua tërësisht çështjes shqiptare. Kudo ku qëndroi në viset shqiptare u mirëprit nga malësorët shqiptarë duke mos pasur asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme, andaj me të drejtë e quajtën  me  titullin honorifik “Mbretëresha e Malësorëve”.                                                       

Në ditët e sotme dokumentet e saj mbahen në Muzeumin e njerëzimit (Museum of Mankind) dhe Instituti Mbretëror Antropolgjik (The Royal Anthropological Institute) në Londër, ndërsa koleksioni me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Muzeumin e Oksfordit dhe atë të Halifaksit. Po ashtu edhe Muzeumi Banfield ka një monstër prezentative rreth jetës dhe veprimtarisë së saj. 

Shtatorja që mungon në Shkodër 

Në nderim të emrit të saj në  Shqipëri, përkatësisht në Tiranë, Shkodër e Koplik, emrin e saj e mbajnë rrugë, shkolla dhe një subjekt kulturor.  Por  për mbeshtetjen që i ka dhënë popullit shqiptar jam i mendimit se  ajo meriton që në Shkodër t’i  vendoset jo busti por një shtatore monumentale. Mbetet  në nderin e bashkisë së këtij qyteti që të marrin një nismë të tillë, sepse duke nderuar zonjën Durham nderojmë vetveten. 

Pamje nga Ulqini punuar nga Edith Durham(1908)

Në Ulqin një rrugë më emrin e saj 

Pasi ajo ishte e pranishme edhe në Ulqin, ku në shkrimet e saja disa herë e ka trajtuar edhe Ulqinin, madje ka pikturuar edhe një rrugë në këtë qytet në drejtim të Ranës e Kalasë, ka qenë motiv i mjaftueshëm që një rrugë të emërtohet me emrin e saj, propozim që është miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit më 20.7 2015. Ishte  ky një kontribut modest i yni, për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e saj, si veprohet kudo  në mjediset e qytetëruara.  

Përfundim 

Dhe në fund më rastin e 160-vjetorit të lindjës së saj  ky shkrim   kushtuar zonjës Edith Durham  le të jetë një homazh  për këtë  antropologe të shquar sepse ajo  meriton të nderohet dhe përkujtohet në çdo kohë, me e pa shkas, sepse vepra e saj shumëdimensionale  dëshmon përkushtimin jetësor ndaj kauzës kombëtare shqiptare dhe si e tillë  meriton plotësisht mirënjohjen  e të gjithë shqiptarëve. 

(Nentor 2023) 

Përkujtime: Një foto e përbashkët me Xhemail Mustafën nga Takimet Letrare “Hivzi Sylejmani” në vitin 1986

0
Jusuf Buxhovi, Prishtinë 
____
XHEMAIL MUSTAFA
Një përkujtesë nga universi letrar për shkrimtarin dhe intelektualin tonë të shquar me rastin e 23 vjetërit të vrasjes në rrethanat kur Kosovës, pa pushtuesin serb, duhej t’i vriteshin edhe elitat intelektuale të përfshira në lëvizjen kombëtare për formimin e shtetit të pavarur!
(Dy foto bashkë me shkrimtarët e njohur Esad Mekuli, Hasan Mekuli, Vehap Shita, Beqir Musliu, Musa Ramadani e të tjetë nga Takimet Letrare “Hivzi Sylejmani” në vitin 1986).

“Zoti është shqiptar!” “Po ku është Shqipëria?

0
Nga: Ndoc Bushgjoka, Tropojë-Tiranë
___
“Zoti është shqiptar!”
“Po ku është Shqipëria?
Tek ndes vetë Perendia!”
Noli “Kirenari”
Ata që përmes studimeve të tyre janë thelluar në mrekullinë e gjuhës që të vjetrit krijuan dhe i dhanë botës së bardhë Argiane, e që lumturisht u ruajt nga të parët tanë e që sot ne e kemi dhe e quajmë GJUHA SHQIPE, e dijnë se SHQIPJA është gjuha e perendive.
“Ja mburracakëria shqiptare” – thonë mohsat.
“Hahahahaha” – qeshin të patymosurit që s’shohin përtej hundës së tyre.
Po ç’thonë ditunarët, të huajt në radhë të parë, ata që e kanë parë gjuhën tonë paanshmërisht?
Kanë thënë se Argianët, të lindurit e bardhë ose Piellëargët, apo në trajtën e gjymtuar Pellazgët, perendi të tyre kishin Diellin. Pikërisht Diellin Atë. Diellin që lind ditën dhe shfaq diturinë. Diellin që N’Ze. Te kjo cilësi e diellit dhe jo gjuajtësin me bubullima e ka origjinën emri i dytë i tij. Kjo fjalë Në Ze – ka ardhë deri në ditët tona në gegnishten e bekueme. Dhe bash ky emën ZE ka dhanë kryeperendinë Zeus. Emri i Perendisë Diell ka kaluar më pas edhe në gjuhët e tjera dhe ruhet aty deri më sot.
Në kohën e fillimit të përhapjes se ideollogjisë së re nga përkrahësit e asaj feje, njerëzit u njohën me një Zot të ri, siç janë gjendur edhe shkrime “Për Zotin e panjohur”.
– Ç’është ky Zot i ri? – pyesnin njerëzia.
– Eshtë “Biri i Perendisë”, thoshin apostujt dhe të tjerë pasues të Krishtit.
– Ah ! Po Perendia është Zeusi ! – ngulmonin ata.
– Pikërisht, – shpjegonin pasuesit, – Krishti është Biri i Zeusit. Dhe tregonin kudo:
– Ja biri i Zeusit. Ja Zeusi vetë.
Kjo “Ja Zeus, Je Zeus” – ka dhënë Jezusin.
Në asnjë gjuhë tjetër kjo nuk shpjegohet. Asnjë llogjikë tjetër nuk çon te e vërteta.
Ka dhe një arsye tjetër pse “Zoti është shqiptar” !
Dhe kjo shprehet madhërisht me shfaqjen më të bukur të mijëvjeçarit pas Krishtit, me Gjergj Kastriotin.
Sa përpjekje janë bërë e bëhen për ta paraqitur Kastriotin joshqiptar, “ortodoks”, “musliman”, të “shkolluar nga sulltani” etj etj.
E vërteta e pastër është se ai lindi, u rrit dhe vdiq katolik dhe besnik i kishës katolike. Nga kjo u shpall prej katër papëve Mbrojtës i Krishtërimit (Athleta Cristi).
“E kaluara katolike e rriti në luftë kryetrimin tonë Skenderbegun” – pat deklaruar në parlamentin shqiptar Peshkopi ortodoks Fan Noli. Prandaj përpjekja për ta ndarë Kastriotin shqiptar nga Gjergj Kastrioti katolik, është përpjekje dashakeqe dhe njëkohësisht thjesht një hile bakalli.
Ja pra që Zoti është shqiptar ! Ne jemi fatlumur që kemi ZOT shqiptar e jo bog, allah, apo çdo lloj tjetër bogallahësh.
Kujt i djeg rrënat Zoti ynë Diell le të fshihet në guvat e Hadit. Ne duam dritën e diellit të së vërtetës.

Dje në Novi Pazar (Pazari i Ri), në Ditën e Alfabetit, u hap zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, kryetare do të jetë Amina Nuraj

0
Në hapjen solemne të Këshillit Kombëtar Shqiptar, mori pjesë edhe kryetari i PAD me seli në Pazar të Ri, Sulejman Uglanin, Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” e të tjerë.
Kryetare e parë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, do të jetë intelektualja e re nga Novi Pazar (Pazari i Ri) Amina Nuraj.
Tek profili i saj në facebook, Amina Nuraj dje kishte thënë:
Sot festoj ditëlindjen time të dytë.❤️🖤
Zyrtarisht, në ditën të madhe (alfabetin e gjuhës shqipe- Kongresin e Manastirit) per kombin Shqiptar ne i dhamë dhuratën tonë kombit duke hapur Këshillin Kombëtar Shqiptar në Sanxhak,Pazarin i Ri.🇦🇱
Nevzad Lutfiu Faleminderit për mbështetjen që na keni dhënë. Faleminderit për gjithçka!

Dr. Uglanin përgëzon hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar

Sanxhaku iu takon shqiptarëve poashtu sikurse  boshnjakëve, si dhe i të gjithë qytetarëve të tjerë të Sanxhakut

Nevzad Lutfiu me dr. Sulejman Uglan, kryetar i PAD për Sanxhak
Me këtë rast dr. Sulejman Uglani, lider i pakonsetueshm në Sanxhak për më tepër se tre dekada , shkruan në profilin t e tij në facebok:

“Sanxhaku iu takon shqiptarëve, poashtu sikurse  boshnjakëve, si dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Sanxhakut. Vlera e Sanxhakut është në unitetin e diversitetit, në të cilin toleranca ndëretnike, kulturore, fetare është vlerë tradicionale.
Në ceremoninë e hapjes, të pranishmëve u kujtova disa fakte, kur të vizitoni Peshterin do të shihni mijëra varre me emra dhe mbiemra shqiptarë.
Ideologjia e Serbisë së Madhe ka persekutuar sistematikisht si boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut për më shumë se 100 vjet.
Ata shqiptarë që mbijetuan në Sanxhak janë shumë të vetmuar dhe për ta kjo ngjarje është një ditëlindje e re.”

Shqiptarë, kujdes ! Vehabistët po parakalojnë nëpër trojet shqiptare, ku depërtojnë ata shkaktohen luftëra vëllavrasëse!

0
Nga: Hoxhë Zekeria Idrizi, Berlin – Shkup
___
Kudo që ka depërtuar vehabizmi – ky islam politik e rigjid, ka shkaktuar luftëra vëllavrasëse. Në Gadishullin Ilirik (Arbëri) ai synon të përdhosë harmoninë ndërfetare midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme dhe ta talebanizoj kulturën dhe shoqërinë shqiptare, duke e minuar kombin dhe shtetin shqiptar, qoftë në Shqipëri, Kosovë e kudo tjetër në hapësirën jetësore të popullit shqiptar, në një bashkëpunim të ngushtë me forcat serbe – maqedonase dhe ato të Federatës Ruse. 
***
Fenomeni “vehabizëm” ose “selefizëm” veçmë ka filluar të marrë vërtet përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe alarmuese në të gjitha trojet tona arbërore në vend dhe jashtë, në botën perëndimore. Ata kudo që t’i shohësh të bien në sy me ekscentrizmin e tyre në çdo pikëpamje: me mjekrra të gjata, me fustanella aziatike o me pantallona (shallvare) të shkurtëra, gratë dhe vajzat e tyre të veshura në të zezë-me perçe (që kallëzojnë imazhin e kalluxherkave sllavo-ortodokse!), si edhe jashtëzakonisht radikalë e vulgarë në fjalorin e tyre. O Zot, vetëm edhe devetë u mungojnë t’i marrin nga shkretëtira, kuptohet për të plotësuar, sipas tyre, besnikërisht e pikë për pikë “synetin” e Profetit! Prandaj edhe me të drejtë shqiptarët i quajnë “mjekrroshë“, „selamalejkimë”, “muxhahedinë”, “talebanë” etj. Ekscentrizmi i tyre vërtet është jashtëkohor e jashtëhapësinor për rrethanat tona evropiane, madje edhe për rrethanat e traditat tona kombëtare. Fundja, komplet doktrina, ideologjia dhe praktika e tyre radikale e ekstreme fetare bie ashiqare ndesh me doktrinën dhe praktikën tonë fetare, që ndër shekuj është rrënjosur në trojet tona qysh kur gjyshërit tanë pranuan fenë islame. Kështu ata me paraqitjet e tyre të përçudnuara dhe propagandën e tyre janë duke krijuar një pështjellim, tollovi e rrëmujë të paparë kudo trojeve tona: nëpër xhami, rrugëve, kuluareve, nëpër ceremoniale e kremte fetare, në media elektronike e të shkruara, nëpër faqe interneti etj.
Pashë Zotin po çfarë na duhet neve shqiptarëve vehabizmi saudit, që si rrymë ideologjike-fetare mohon të studiuarit e filozofisë së përgjithshme dhe asaj islame nëpër Universitetet e Arabisë Saudite? Mohon racionalizmin, moderacionin dhe intelektin njerëzor? Kjo sepse sipas tyre na qenkësh “haram” myslimani të mendojë me kokën e vet! (Ç’mjerim, o Zot!). Çfarë na duhet “talebanizmi” afganistanez që edhe stadiumet sportive i shndërronte në gjykata krimi e ndëshkimi për femra dhe ndalonte rreptësisht mbajtjen e radiove, televizorëve dhe kompjuterëve nëpër shtëpitë myslimane në prag të mileniumit të tretë ?! Ç’na duhet ky sekt që kudo që është futur ka mbjellë përçarje, hasmëri dhe luftë vëllavrasëse? Ç’na hyn në punë kjo ideologji fetare nihiliste që mëton të zhdukë çdo gjurmë të kulturës dhe qytetërimit të popujve myslimanë; kjo ideologji që mohon çdo vlerë kombëtare, që mohon çdo thesar të trashëgimisë historike të kombit? Ç’na duhen kamikazët e frustuar binladenianë, të cilët, shih ironinë, “në emër të Allahut” hedhin në ajër aeroplanë, autobusë, marrin në qafë njerëz të pafajshëm, fëmijë, gra e pleq ?… Ç’na duhen “fetarë” torollakë që marrin në tokë prerogativat e kompetencat e Zotit për të ekskomunikuar, anatemuar e linçuar njerëz të pafajshëm, deri dhe, shih tragjedinë, fëmijë…
Alarmi veç është ndezur: aty-këtu në Kosovë vehabitët tanë maskarenj përdhosin “në emër të fesë” varrezat tona!
O Zot, kjo është e tmerrshme! Këta maskarenj, aty-këtu, dhe përmendoret e dëshmorëve të kombit dhe të figurave markante kombëtare i kanë përdhosur. Kjo është vërtet tmerruese dhe brengos shumë! Nëse s’ndërmerret gjë në parandalimin e këtyre akteve vandale nga institucionet tona, druaj se nesër do të bëhet shumë vonë.
Mjerisht, shikuar nga këndi psikologjik, meqenëse kanë qenë rast patologjik në shoqëri në të kaluarën e tyre të mjerë, ata të tillë ngelin, prandaj, edhe kur involvohen në rrethe religjioze, janë patologjikë. Ekstremizmi, sikundër thuhet rëndomë, cyt ekstremizmin tjetër. Së këndejmi ne, prandaj, për çdo ditë e më shumë vërejmë shumë narkomanë, hajdutë e bashibozukë të djeshëm tek predikojnë sot fe, islam, madje-madje edhe “xhihad” rrugëve të Ilirisë, me turlifarë veshjesh arabo-aziatike dhe me një fjalor tejet brutal. Për më tepër ky fenomen nuk gjen shprehje vetëm në botën shqiptare. Ky është një fenomen universal. Në botën perëndimore numri i sekteve satanike dhe ekstreme dhe i anëtarësisë së tyre sa vjen e shtohet për çdo ditë. Veçmas janë të ditura vetëvrasjet kolektive nëpër tempuj fetarë dhe orgjitë kolektive seksuale të hedonistëve “religjiozë”.
Në këtë kontekst, vehabitët kanë themeluar qindra objekte kulturore-arsimore islame gjithandej viseve tona etnike, nëpër të cilat organizojnë kurse të ndryshme edukativo-arsimore islame gratis për rininë tonë. Në këtë rrafsh ata po ushtrojnë ndikim të madh në binladenizimin e të rinjve shqiptarë. Shto këtu edhe pozitën e mjerueshme ekonomike të administratave fetare-islame tek ne dhe të stafit të tyre kadrovik (pagat e ulëta të imamëve, myezinëve dhe mësimdhënësve të fesë). Për rrjedhojë, mjerisht një numër jo i vogël i teologëve e imamëve tanë janë bërë viktimë e propagandës vehabite. Paguhen me rroga të majme nga qarqe vehabite të botës arabe me qëllim të shtrirjes së ideologjisë së tyre në botën shqiptare. Ky pohim imi nuk është thashethemë a frazë kuturu, porse është një vërtetësi e kulluar dhe e dokumentuar mirë. Administrata fetare në Shkup ka hasë në dokumenta burimore ku shihet qartë participimi i ca imamëve miopë e konservativë “vehabitë” në fondet e sheikëve binbasianë (unë kështu i quaj ithtarët vehabitë që ndjekin fetvatë e ish-Muftiut të Arabisë Saudite – Bin Basit). Jo rrallë herë më ka rastisur t’u them troç vehabitëve laikë shqiptarë (që mendojnë se janë bërë më “myslimanë” se profeti vetëm me të lëshuar të një mjekrre të llahtarshme e me të lexuar të dy a tri broshurave fetare!): “Ju jeni ca “puçrra” të vogla në krahasim me megabosët tuaj, në krahasim me ca çallmaxhinj – tradhtarë këta të fesë së tyre stërgjyshore, të cilëve ua zë fajin më së shumti. Kjo thjesht sepse ata janë shkaktarë të gjithë kësaj rrëmuje e dramaticiteti që është krijuar në universin tonë fetar”. Këtu bëjnë pjesë edhe çallmaxhinjtë “VIPA të youtubes”, si p.sh. ai hoxha palaço i Prizrenit, Irfan Saliu (i cili në predikimet e tij çon ujë në mulli të shkjaut duke deklaruar se nuk ka patur shqiptarë në Kosovë deri në vitin 1400…o Zot jep mend ku s’ka!!!), mandej hoxha Mazllam Mazllami që e cilëson leckë/mbeturinë flamurin tonë kombëtar, apo hoxhë Shefqet Krasniqi që e dërgon në ferr Nënë Terezën, si dhe shajnë e fyejnë figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Më besoni ca prej tyre kur i dëgjoj tek predikojnë më vjen të vjellë a…
Alarmi veçmë është ndezur: dhjetëra xhami trojeve të Ilirisë janë uzurpuar nga vehabitët! O Zot, kjo është tmerr! Sa keq i kanë përdhosur „vehabitët“ xhamitë tona pitoreske! O Zot, vetëm qoftëlargu (satanai) mund t‘i bjerë në fije këtij mishmashi e galimatiasi vehabito-selefist!? Madje, absurdi më i madh është pjesëmarrja e qindra shqiptarëve si muxhahedinë në betejën e ISIS-it në Siri e Irak.
Pikësynimi i tyre nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm një nga objektivat e aktivitetit të tyre për të kulmuar me marrjen nga brenda të kështjellave islamike, përkatësisht të administratave fetare në Gadishullin Ilirik. Qysh herët kam paralajmëruar rrezikun e shndërrimit të bashkësive tona fetare në “butik” shallvaresh e fustanellash a, ruana Zot, në ahure a grazhd devesh! Në këtë drejtim estabilishmenti ynë fetar-islam duhet të tregojë syçeltësinë dhe përgjegjësinë më të lartë për të mos rënë në grackat e tyre perfide. Kjo sepse synimi final i vehabitëve është të rrënojnë sistemin sekular e laik të shteteve tona dhe të instalojnë sulltanatin ose kalifatin si regjim islamik.
Dorën në zemër, s’është e rastësishme paraqitja e “vehabizmit” tek ne pikërisht në kohën më të pakohë për kauzën tonë kombëtare, kur na kanosej rreziku, madje, edhe deri në zhbërje biologjike. Fare normale, se këtë fenomen të pështirosur do ta tolerojë estabilishmenti politiko-ushtarak e policor sllavo-ortodoks kudo trojeve tona etnike, për arsye se “vehabizmi” i bën argatinë prej djalli pansllavizmit, duke bërë, nga njëra anë, që shqiptarët të çajnë kokën mes vete me cikërrima e dokrra fetare të llojit binladenian, dhe, nga ana tjetër, duke u veshur shqiptarëve imazhin e “fundamentalizmit islamik” në agjendat ndërkombëtare.
Vehabitët shqiptarë janë punëtorë të zellshëm, sepse kanë burime të majme finansiare. Ah! Edhe ajrin arbëror na e kanë ndotur, se lëre më tjerat!
Sikundër theksova edhe më parë, mezëhebi ynë është më tolerant, më racional dhe më pedant. Besa mirë, po vallë toleranca, racionalizmi, pedanteria nuk janë tipare dalluese të etnopsikologjisë së nacionit tonë?
“Shyqyr Zotit që jemi “hanefitë” – thoshte dikur kolosi i letrave shqipe me tematikë islame, hoxha zulmëmadh, profesori i rerspektuar Haxhi Sherif ef. Ahmeti – Zoti e mëshiroftë! Të këtillë jemi shumë më afër Evropës e Amerikës dhe përgjithësisht më afër vlerave kulturore-qytetëruese botërore.
Kishte të drejtë plotësisht studjuesi zulmëmadh shqiptar Eqrem Qabej: “Shqiptarët janë një komb që ka prirje natyrale për racionalitet, skepticizëm, përsiatje e meditim të stërholluar…”
Predikimet e zhurmshme e bajate vehabite për pasojë pollën “Lëvizjen e Deçanit për braktisjen e islamit”. Ata po shkaktojnë protestë, pezm, revoltë, rebelim e gjëmë masive te shqiptarët myslimanë dhe bashkëvendasit tanë pa dallim feje.
Islami politik, rigjid, radikal e vehabito-selefit largë trojeve tona shqiptare!
Idealisht:

Qeveria e Kosovës, vendim për rrugën Prizren-Tetovë, lidhje edhe me Autorstradën drejt Shqipërisë

0

Behlul Jashari, gazetar, Prishtinë

Prishtinë, 22 Nëntor 2023-DRINI

Autostrada Kosovë-Shqipëri do ketë lidhje edhe me rrugën që do ndërtohet nga Tetova në Prizren.

Sot, Qeveria e Kosovës bën të ditur se ka “Miratuar vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren-Jug.”

Forhåndsvisning av bilde

Në Shkup, në 16 shtator 2021, në mbledhja e parë të përbashkët e të dy qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, mes tjerash, është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi  “për përcaktimin e fushëveprimit të përgjithshëm të bashkëpunimit lidhur me studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë”./b.j/

Forhåndsvisning av bildeAlbin Kurti, Kryeministër i Kosovës
Mbledhja e 174-të e Qeverisë e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 22 nëntor 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të radhës në të cilën ka:

1.      Miratuar Projektligjin për Gjendjen Civile. Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë dhe rregullojë sistemin për regjistrimin dhe evidentimin e akteve dhe përbërësve të gjendjes civile. Me këtë projektligj do të avancohet sistemi i gjendjes civile, regjistrimi dhe konstatimi i fakteve juridike, si dhe lëshimi i dokumenteve. 

2.      Miratuar Projektligjin për Letërnjoftimin. Çështja kryesore e trajtuar në këtë Projektligj është plotësimi i zbrazëtirave juridike të Ligjit aktual në fuqi për Letërnjoftimin. Me të do të rregullohet procedura për lëshimin e letërnjoftimit, organi kompetent, por edhe kushtet për përdorimin e letërnjoftimit e detyrimet e shtetasve tanë në raport me ligjin.

Forhåndsvisning av bilde

3.      Miratuar Projektligjin për Rininë. Ai përbënë reformën e parë të infrastrukturës ligjore në fushën e rinisë. Si i tillë ka për qëllim rregullimin e fushës së rinisë në nivel ndërinstitucional dhe ndër sektorial, duke e vendosur rininë në qendër të prioriteteve shtetërore, me synim avancimin e pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në procesin e vendimmarrjes si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve dhe të statusit të tyre shoqëror.

4.      Miratuar Projektligjin për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, i cili ka për qëllim publikimin e informacionit mbi përfituesit e fundit të një shoqërie tregtare, duke qenë kësisoj mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit e shpëlarjes së parave. Mbi të gjitha, ai do të tregojë saktë se kush përfiton nga paraja publike e ndarë me prokurim publik, dhe kështu do të rritë transparencën e llogaridhënien ndaj qytetarit.

5.      Miratuar Projektligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, përmes të cilit ndër të tjerash përcaktohen rregullat dhe kushtet sipas të cilave Qeveria ose një Komunë bënë shpronësimin e të drejtave pronësore ose të drejtave tjera në pronën e paluajtshme për realizimin e interesit publik.

Forhåndsvisning av bilde

6.      Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes per Sigurimet Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës. Kjo marrëveshje u siguron qytetarëve të të dyja vendeve, njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve. Marrëveshja adreson çështjen e pensioneve të moshës, verifikimin e asistencës sociale, shkëmbimin e informacionit dhe ndihmën e ndërsjellë.

Forhåndsvisning av bilde

7.      Aprovuar Rregulloren për Funksionimin dhe Punën e Qendrës për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitim të Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Nivel të Mesëm dhe të Lartë të Rrezikshmërisë, me të cilën rregullohet procedura e tërësishme që nga momenti i pranimit të viktimës, e deri te largimi nga Qendra, sikurse edhe ofrimi i ndihmës mjekësore, juridike dhe psikologjike.

8.      Ndarë mjete buxhetore në vlerë prej 47,356.00 Euro për mbështetje financiare të Global Comunity Engagement and Resilience Fund (GCERF), pagesë për zotimin si kontribut i njëhershëm për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm global.

Forhåndsvisning av bilde

9.      Miratuar vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Zgjerimi i Rrugës Nacionale N9 Kijevë- Zahaq, Segmenti Kijevë –Dollc.

10.  Miratuar vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik i pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në ‘’Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana”.

11.  Miratuar vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë) segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën ‘Ibrahim Rugova” në Prizren-Jug.

Forhåndsvisning av bilde

12.  Aprovuar Koncept-dokumentin në Fushën e Hekurudhave. Përmes këtij Koncept Dokumenti synohet modernizimi i rrjetit hekurudhor dhe integrimi në Rrjetin Trans-Evropian të transportit hekurudhor, rritja e cilësisë së shërbimeve, qasja në to, transport më i sigurt, mjedis më i pastër, dhe rritje e sigurisë sipas standardeve të BE-së. Koncept dokumenti rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për hekurudhat e Kosovës dhe hartimi i Ligjit të ri për siguri në hekurudha.

13.  Plotësuar dhe ndryshuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit Nr. 02/30 të datës 12 maj 2020, të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

14.  Plotësuar dhe ndryshuar vendimi për plotësim-ndryshimin e vendimit Nr. 28/ 99 të datës 30 shtator 2022 dhe vendimit Nr. 10/156 të datës 23 gusht 2023 të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast regjistrimi i popullsisë të shtyhet për fillimin e muajit prill, për të zbatuar parimet e EUROSTAT-it dhe për t’i dhënë rast menaxhmentit të ri të tregoj efikasitet në kryerjen e përgjegjësive.

Forhåndsvisning av bilde

15.  Miratuar vendimin për shpërndarjen e kursimeve të ndarjeve buxhetore për vitin 2023 në vlerë prej 71 milionë euro; 

16.  Ndarë një (1) milion euro për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive në katër komunat veriore;

Forhåndsvisning av bilde

17.  Ndarë pesë (5) milionë euro me qëllim zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike dhe për zbatimin e Masës 1, të planit me Bashkimin Evropian për Pakon e Energjisë.

Forhåndsvisning av bilde

Kërkohet dënimi i “Krimit të Apologjisë” të Komunizmit në Shqipëri

0

Nga Frank Shkreli 

Në Asamblenë e Përgjithshme të saj, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, mbajtur javën e kaluar me 15 Nëntor, miratoi një kërkesë, e cila u njoftua për median dje të martën nga Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Arkipeshkëvi Metropolit Shkodër-Pult, i Përndershmi Angjelo Massafra, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit të vendit që të shqyrtojnë seriozisht dënimin me ligj të dukurive të “krimit të apologjisë” të komunizmit në Shqipëri, siç e quajnë udhëheqësit e Kishës Katolike në Shqipëri fenomenin e shfaqjeve nostalgjike për ish-regjimin komunist dhe liderin e saj Enver Hoxhën, në Shqipëri. Konferenca për Shtyp – Kisha Katolike në Shqipëri (kishakatolikeshkodër.com).

Angjelo Massafra, Arkipeshkëv Metropolit -Shkodër Pult dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë duke lexuar të martën, para mediave Deklaratën e mësipërme drejtuar autoriteteve më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar.

Përfaqësuesit më të lartë të Kishës Katolike në Shqipëri, konstatojnë, ndër të tjera se: “Që nga veriu në jug ka rikthime të herë pas hershme të neo-komunizmit dhe forma të ndryshme të lartësimit të ish-diktaturës komuniste, të cilat fyejnë ata që kanë vuajtur dhe shkaktojnë përplasje…”. Ata shprehin shqetësimin e tyre duke konstatuar gjithashtu se disa televizione në Shqipëri, “paraqesin ende filma të prodhuar nga diktatura, të cilët, për pasojë mbajnë gjallë komunizmin dhe “injektojnë” pak nga pak, parimet e diktatorit, brezit të ri.”  Si, vërtetim të shqetësimeve të tyre serioze, klerikët e lartë të Kishës Katolike në Shqipëri, në thirrjen e tyre për dënimin me ligj të “krimit të apologjisë”, theksojnë se, “librat e historisë nuk thonë të vërtetën mbi komunizmin në Shqipëri”, ndërsa kujtojnë se, “në vende turistike shiten objekte/suvenre të diktatorit dhe i ngrenë lavde atij.”

Në dokument thuhet se, në mbështetje të mësimeve të “parimeve ungjillore dhe në Magjisterin e Kishës Kisha Katolike “ndjen detyrën të denoncojë të keqen kudo që paraqitet dhe të shmangë përhapjen e saj me çdo mjet moral që ka në dispozicion” të saj.

Prandaj, udhëheqësit e lartë të Kishës Katolike të Shqipërisë e konsiderojnë si, “urgjente vendosjen e drejtësisë shoqërore, si garanci për paqën dhe vëllazërinë mes njerëzve”, në Shqipëri, duke u kërkuar autoriteteve institucionale më të larta ligjbërëse dhe ligjzbatuese në atë vend që: “Të miratohet një ligj, i cili të parashikojë krimin e apologjisë së komunizmit njësoj si vendet e evropiane dhe që parashikojnë  sanksione të rënda për krimin e nazizmit dhe të fashizmit”. Kisha Katolike në Shqipëri kërkon edhe që, “Librat e historisë të shkruajnë të vërtetën e komunizmit në Shqipëri… dhe që burgjet dhe vendet e torturës të ruhen si muze…”, për brezat e ardhshëm.

Janë këto disa prej kërkesave të ipeshkvijve katolikë në Shqipëri që gjatë dekadave janë paraqitur nga instanca të ndryshme si projekt-rezoluta, por që për një arsye ose tjetër asnjëra prej dy partive kryesore politike të Shqipërisë socialistët dhe demokratët që kanë qeverisur Shqipërinë për tre dekada “post-komunizëm nuk kanë gjetur forcën morale as politike për t’i miratuar ato rezoluta me forcën e ligjit dhe në përputhje me vendimet e ish-vendeve të tjera komuniste në Evropë gjatë tre dekadave pas shembjes së Murit të Berlinit.

Gjatë viteve, në mënyrën më modeste jam përpjekjur me disa dyzina artikujsh (i fundit: Frank Shkreli: A po përjetësohet e keqja e komunizmit në Shqipëri? | Gazeta Telegraf), ta kujtoj në vëmendjen e publikut subjektin e krimeve të komunizmit në atë vend, një çështje kaq me rëndësi për drejtësinë dhe paqën shoqërore në Shqipëri, që nuk po gjen as paq as drejtësi shoqërore dhe politike midis grindjeve dhe mosmarrëveshjeve ndër-shqiptare për më shumë se tre dekada, “post-komunizëm. Është vështirë të arrihet paqa dhe drejtësia shoqërore dhe politike pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit të regjimit komunist-enverist dhe pa distancimin nga e kaluara komuniste, pasi Shqipëria, siç thekson edhe Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë në deklaratën e tyre drejtuar autoriteteve më të larta të vendit ndryshe nga vendet e tjera evropiane ish-komuniste Tirana zyrtare nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste.  As nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e saj të mjeruar komuniste.

Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës. Dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk ka caktuar ende një ditë zyrtare përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës.

Prandaj, është për t’u mirëpritur nga të gjithë shqiptarët vullneti i mirë dhe pa dallime politike, kërkesa e Konferencës Ipeshkvënore e Shqipërisë, që autoritetet shqiptare ta konsiderojnë miratimin e kësaj kërkese me seriozitetin më të madh, për sigurimin e paqës dhe të drejtësisë dhe në të mirën e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar në përgjithësi.

Për fat të keq, kam drojë se është tepër vonë për të bërë ndonjë ndryshim në lidhje me këtë çështje, pasi e keqja po fiton. “Nostalgjikët e komunizmit” për të cilët jep alarmin Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, në deklaratën e ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë, janë tanimë fitues dhe nuk do të heqin dorë nga nostaligjia e tyre për komunizmin dhe diktatorin Enver Hoxha dhe as nuk do të dënojnë krimet e komunizmit, siç ka bërë mbarë bota e qytetëruar.

Nostalgjikët e komunizmit në Tiranën zyrtare gjënden kudo në nivelet më të larta të drejtësisë, qeverisë e të shtetit dhe deri në detyrat më të ulëta të qeverisje qendrore edhe vendore. Ata tanimë i kanë futur rrënjët aq thellë sa që atyre nuk u intereson të përballen me krime të diktaturës komuniste. Unë nuk pres që klasa e sotme politike nuk është e interesuar të dëgjojë e të miratojë, jo se jo, thirrjet e Kishës Katolike që autoritetet të diskurajojnë lavdet e nostalgjikëve komunistë ndaj personave dhe shitjen e simboleve të regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës nëpër rrugë e dyqane.

Për fat të keq, realiteti është ky: Nëqoftëse udhëheqësit e Kishës Katolike të Shqipërisë konstatojnë se “nostalgjikët e komunizmit” përbëjnë sot një problem serioz për drejtësinë dhe paqën në Shqipëri atëherë unë kam drojë se thirrja e tyre është tepër vonë. Sidomos, nëqoftëse nuk mbështetet edhe nga përfaqësues të besimeve të tjera dhe të shoqërisë në përgjithësi. Megjithë vullnetin e mirë dhe përgjegjësinë morale, qytetare e shpirtërore të thirrjes së përfaqësuesve të lartë të Kishës Katolike shqiptare, unë besoj se treni për të luftuar influencën e “nostalgjikëve të komunizmit” në Shqipëri e ka lënë stacionin tre dekada më parë. E keqja e këtij fenomeni shkatërrimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët, ka fituar tanimë në Shqipëri me përpjekjet e hapta zyrtare për përjetësimin e komunizmit dhe të simboleve të tij. Kjo ka ndodhur me bekimin e autoriteteve të qeverive “demokratike” shqiptare të 30-viteve të kaluara dhe me heshtjen e ndërkombëtarëve ose me mbështetjen e hapur të diplomacisë perëndimore të “nostalgjikëve të komunizmit shqiptar” dhe politikave të tyre në nivelet më të larta të Tiranës zyrtare. E kam thënë shpesh se as përfaqësuesit diplomatikë të vendeve demokratike perëndimore në Tiranë gjatë 30-viteve të fundit, nuk mund të anashkalojnë përgjegjësitë e tyre në lidhje me fenomenin e krijuar të nostalgjikëve të komunizmit në nivelet më të larta të qeverisë dhe shtetit shqiptar. Kërkesa e ipeshkvijve katolikë shqiptarë duhet të ketë mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve perëndimorë në Tiranë që edhe nga ana e tyre, t’u bëjnë thirrje autoriteteve të Tiranës që të miratojnë kërkesat e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë për ligje të forta për dënimin e “krimeve të apologjisë” dhe të simboleve komuniste në Shqipëri.

Ja deklarata e plotë dhe kërkesa urgjente e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë:

 

Krasniqi dhe Hyseni të Klubit Futbollistik Llapi të Podujevës, me të ardhme të ndritur

0

Nga: Arif Ejupi

Klubi futbollistik Llapi i Podujevës  në të kaluarën të shumtën e kohës anëtar i Ligës së Parë Krahinore të Futbollit të Kosovës, me të drejtë është cilësuar dhe cilësohet si burim i pashtershëm talentesh të futbollit.

Nga kjo skuadër që po i ofrohet gati një shekulli veprimtarie kanë dalë yjet e njohura si:Fadil Vokrri,Esat Mehmeti, Selatin Vokrri, Mirko Kecejeviq, Shukri Paçarada, Bedri Muçolli, Rifat Blaku, Shaban Hajdari, Idriz Mehmeti, Muhamet Vokrri, Emin Simnica, Shukri Shabani, Islam Ajeti, Shefqet Osmani, Emin Ajvazi, Sabri Miftari, Rasim Ymeri, Avni Stublla, Adil Vokrri, Luan Salihu, Rrustem Podvorica, Isak Ibrahimi, Rifat Hajdari, Bejtush Bejta, Ragip Stublla, Fehmi Podvorica, Fadil Kodraliu, Fidaim Konushevci, Naser Hyseni, Isa Blakçori, Bekim Muliqi,Bedrudin Havolli, Islam Visoka, Xhavit Havolli etj, etj.
Gjatë historisë së tij të bujshme KF Llapi është ballafaquar edhe me vështirësi të shumta, sidomos gjatë fundviteve të shekullit të kaluar.
Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia në komunën e Podujevës u krijuan edhe dy klube të tjera të futbollit KF “Hysi “ dhe KF”Besiana”.
Duke menduar që këto dy skuadra do të kenë jetëgjatësi shumica e të rinjve llapjanë u angazhuan në to.
Në fakt të dyja skuadrat llapjanë anëtare të Superligës së Kosovës për aq kohë sa zhvilluan gara u treguan mjaft të suksesshme. Madje u bënë edhe Kampione të Kosovës në futboll.
Mirëpo, ky sukses ishte i përkohshëm ngase të dyja këto klube u shuan shumë shpejtë në mungesë aksionarësh të rregullt.
KF Llapi që gjatë kësaj periudhe bënte gara në një rangë më të ultë po ashtu kishte probleme të mëdha financiare.
Të gjithë ata që ishin të lidhur ngushtë me Llapin e dhjetëra ikonave të futbollit jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi, ishin në ethe dhe druanin që edhe KF. Llapi, mund ta ketë fatin e njëjtë me dy skuadrat rivale të këtij qyteti.
Mirëpo, si një feniks në skenë u shfaqën vëllezërit Batatina, atdhedashës të njohur dhe sipërmarrës të dalluar.
Tahir Batatina profesor i Edukatës Fizike nga dashuria e zjarrtë për futbollin dhe Llapin,me të cilin u rrit do ta braktis profesionin e instruktorit në Forcën e Sigurisë së Republikës së Kosovës, dhe me mish e shpirt do të jepet pas kësaj skuadre krenari jo vetëm e llapjanëve por e të gjithë shqiptarëve.
Ai së bashku me vëllezërit e tij Bejtushin,Beqirin dhe Amrushin KF. Llapin e ringjallin shumë shpejtë.
Fusha që ishte në gjendje të mjerueshme dhe që vazhdimisht kontestohej për zhvillimin e ndeshjeve me ardhjen e vëllezërve Batatina në krye të KF Llapi,jo vetëm që rregullohet por është nga më të mirat në Republikën e Kosovës.

Me vëllezërit Batatina KF. Llapi bëhet joshës dhe i lakmueshëm për trajnerët dhe lojtarët më të mirë në Kosovë e rajon.
Në këtë skuadër Kampione të Kosovës dhe  dyherë fituese e Kupës së këtij vendi ishin dhe janë të angazhuar futbollistët më të mirë të Kosovës.  Sot, shumica e ish-lojtarëve të Llapit luajnë në Liga të ndryshme të Evropës dhe Turqisë.

Mundi dhe investimi disa milionësh i vëllezërve Batatina u shpërblye me ftesat që përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha ua bëri futbollistëve perspektivë dhe të talentuar të KF Llapi,Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni ,ndaj Izraelit përkatësisht Zvicrës,ndeshje këto të vlefshme për kualifikime në” Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.
Krasniqi dhe Hyseni me angazhim maksimal në ndeshjen kualifikuese ndaj Zvicrës në stadiumin Parc Saint-Jacques të Baselit kënaqën të gjithë shikuesit.
Edhe pse kombëtarja e Kosovës në këtë përballje u paraqit me shumë mungesa falë shkathtësisë së Hysenit barazoi rezultatin në 1 me 1 me Zvicrën.
Ekspertë dhe analistë të njohur të futbollit në Zvicër si Krasniqin ashtu dhe Hysenin i konsiderojnë si lojtarë me të ardhme të ndritur.
Nëse,Krasniqi dhe Hyseni vazhdojnë me formën e tashme së shpejti do të jenë në“radarët”e shumë skuadrave me emër në Evropë.
Ky sukses i jashtëzakonshëm e ka adresë punën dhe investimin shumëvjeçar të vëllezërve Batatina,të cilët KF. Llapin e dikurshëm të luadheve dhe arave të Dumnicës së Podujevës e bënë pjesë të arenave ndërkombëtare të futbollit.

Rreziku i kthimit në pikën zero!

0

Florim Zeqa 

Për 24 vjet rresht e kemi ndjerë veten të sigurtë në shtetin tonë të lirë dhe të pavarur, të mbrojtur dhe garantuar nga forcat e NATO-s. Por, për një çast gjithçka ndryshon në Kosovë! Pasi, brenda natës instalohet gjuha luftënxitëse dhe pasiguria e qytetarëve!

Pse ekziston rreziku kur veriu i vendit “kontrollohet” nga shteti!?

Sipas të dhënave të kryeministrit Kurti, veriu i vendit është futur nën kontrollë të plotë pas trazirave të fundit në Banjskë. Edhe përkundër kontrollit të plotë të Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe Forcave të KFOR-it, megjithatë kryeministri Albin Kurti paralajmëron trazira të reja, duke aluduar në riorganizimin e grupit të Radoiçiqit!

Kryeministri paranojak, gjuhën e rrezikut e arsyeton me trupat dhe artilerinë e Ushtrisë së Serbisë afër territorit të Kosovës. “Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën”, ishte konstatimi i fundit i Albin Kurtit në rrjetet sociale.

Kryeministri i vendit në vend që të reflektojë shpresë dhe siguri për qytetarët, po i bombardon ata me gjuhën kërcënuese dhe luftënxitëse në Kosovë, duke e arsyetuar me kinse përgatitjet e një lufte të re në Ballkan nga Rusia dhe Serbia!

Loja e dyfisht e Albin Kurtit, duke u thirrur në njërën anë me shtrirje të plotë të sovranitetit në veri, kurse në anën tjetër duke mbjellë frikë dhe pasiguri për qytetarët e vendit të tij, në mënyrë të tërthortë dhe të drejtëpërdrejt është duke e ndihmuar Vuçiçin në fushatën elektorale në Serbi!

Mirëmbajtja e raporteve me SHBA-t dhe NATO-n, mbrojtja më e mirë e Republikës së Kosovës

Sikurse që ishte çlirimi i vendit dhe njohja ndërkombëtare e shtetit të Kosovës produkt i SHBA-ve dhe NATO-s, edhe mbrojtja dhe ekzistenca e shtetit tonë është në përputhje të plotë me interesat e tyre në Ballkan. Andaj, çdo tendencë për t’u larguar nga ky realitet i krijuar paraqet rrezik për ekzistencën e shtetit tonë.

Derisa raportet me SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian ishin në nivelin e duhur, nuk e kishim asnjë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Mirëpo, me mospërfilljen e rekomandimeve të miqve dhe aleatëve perëndimor nga ana e kryeministrit Albin Kurti, kryediplomates Donika Gërvalla e deri diku edhe të presidentes Vjosa Osmani, ka bërë që të ndodh një tërheqje e lehtë e diplomacisë perëndimore nga Kosova.

Kur jemi në këtë segment, duhet cekur zhvillimin pozitiv të ditëve të fundit, ku më në fund presidentja Vjosa Osmani ka filluar të këndellet sa i përket “Draft-Statutit” të Asociacionit, për të cilin deklaroj haur se disa anekse të këtij drafti, jo vetëm që kanë dykuptimësi, bien ndesh edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke e konsideruar gabim të madh mosbërjen transparente të draftit për opozitën dhe shoqërinë civile.

Ky hap i vogël i presidentes Vjosa Osmani duhet të pasohet me hapin e radhës, me distancimin nga politika populliste dhe disfatiste e kryeministrit, i cili, çdo herë, pas një hapi para, i bën tre hapa prapa!

Për më keq se kaq, si pasojë e kryeneqësisë së kryeministrit, për herë të parë Kosova në historinë e saj ndodhet nën sanksione ndërkombëtare, duke humbur qindramiliona euro investime dhe duke e rrezikuar seriozisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Liberalizimin e Vizave!

Meqenëse Kosova nuk është faktor që ndikon shumë në vendimarrjen ndërkombëtare, duhet të tregohet e kujdesshme në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me ndërkombëtarët. Në të kundërtën, rrezikojmë kthimin në pikën zero, në atë të vitit 1999!

Këtë e dëshmon deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: “Çdo dërgim i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të marrë pajtimin e NATO-s dhe çfarëdo aksioni i Policisë së Kosovës në ato zona duhet të informohet paraprakisht KFOR-i dhe të mos e rrezikojë paqen dhe sigurinë”. 

Është fat i madh për ne, që interesat SHBA-ve dhe të Aleancës në të fuqishme ushtarake në botë (NATO-s) janë të ndërlidhura me interesat e shqiptarëve në Ballkan, përndryshe, sa për liderët shtetërorë dhe kapacitete ushtarake që kemi për të mbrojtur shtetin, që moti do ta kishim humbur atë!