Kreu Blog Faqe 932

Le të largohet nga miqësia ime…, kushdo që Gjergj Kastriotin nuk e njeh si kryehero të kombit

0
KUSH NUK E NJEH KRYEHEROIN TONË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTIN SKËNDERBEUN LE TË LARGOHET NGA MIQËSIA IME
Kam afro 5000 miq në faqen time. Ua bëj me dije botërisht: ai që nuk pranon Kryeheroin tonë legjendar historik Gjergj Kastriotin Skënderbeun, le të largohet nga rrethi im miqësor, qoftë ai/ajo edhe nga gjaku-farefisi im. Kjo për arsye se ky Kryehero është profeti im kombëtar, kurse Kruja dhe Prekazi legjendar janë busulla ime orientuese, respektivisht Meka ime, si epiqendër e botës.
KRYEFIGURA MË MADHORE HEROIKE KOMBËTARE SHQIPTARE, GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU, SI DJE, ASHTU EDHE SOT E MOT, PËRBASHKON MREKULLISHT TË GJITHA FISET, KRAHINAT, IDETË, DIALEKTET E NËNDIALEKTET, SI DHE TË GJITHA BESIMET E FETË TE KOMBI YNË. DASHURIA DHE RESPEKTI NDAJ KËTIJ PERSONALITETI HISTORIK GJITHËSHQIPTAR DËSHMON MË SË MIRI PËR FORCËN E PAMPOSHTUR TË “LËVIZJES PANSHQIPTARE” NË ATDHE DHE NË BOTË. GANGRENA ANTISHQIPTARE ZHBËHET DHE DËSHTON PRORE PËRBALLË FORCËS SË KËSAJ LËVIZJEJE…
Kushdo që mëton të përbalt imazhin e tij do t’i thyejë turinjt përpara grushtit të fuqishëm pan-shqiptar…
RROFSHIN SHQIPËRIA NATYRALE DHE SHQIPTARËT!
POSHTË TRADHTARËT ANTISHQIPTARË!
Shqiptarisht dhe idealisht:
Hoxhë Zekerija Idrizi
Berlin/Shkup
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "Photo Grid"

Elvis Naçit, bëmirësi i rrejshëm që derdhë vazhdimisht “lotë krokodili”, do të argëtohet në listën e zezë amerikane!

1
Lirim Gashi, Prishtinë
___
Mashtruesit dhe banditit të pistë e tinëzar Elvis Naçit, që mashtron dhe grabit budallenjtë me lotë krokodili në sy, duke ua nxjerrë paratë nga xhepat në emër të bamirësisë së rreme, i uroj argëtim të këndshëm në listën e zezë amerikane.
Tani është radha e Naim Tërnavës.
Pas tij, qentë e tij të jargosur le të përgatiten për një argëtim të këndshëm.
Nuk më besuat kur ju thashë se Allahu Xhelexhelal Bajden m’i dha çelësat e Xhenetit, prandaj:
Rrini gaditur.
Majtas kthehuni në rreth dhe më shikoni drejt në sy.
Pastaj, shkoni në kinema dhe shikojeni filmin “My Heaven Comes From Your Eyes”.
Pasi të shikoni filmin, rreshtohuni para meje:
Rrini gaditur.
Prapa kthehuni dhe marshoni në drejtim të birucës.
Sepse milionerët si ju që bëjnë bamirësi të rrejshme, janë në fakt kriminelët më të pashpirt dhe nuk e meritojnë të jetojnë në liri.

Plisat, futbolli dhe politika

0

Dritan Goxhaj , Tiranë

20 Nentor 2023 

Në 13 maj të vitit të largët 1990 në një fushë futbolli në Jugosllavinë e atëhershme kur po luhej një ndeshje fotbolli midis Dinamos së Zagrebit dhe Yllit të Kuq të Beogradit (Crvena Zvezda), kapiteni i Dinamos së Zagrebit Zvonimir Boban goditi me grusht një polic serb për arsye se policia serbe po keqtrajtonte tifozët e Dinamos së Zagrebit. Këtë ngjarje shumë analistë e kanë cilësuar si simbolikën e ndarjes së Jugosllavisë.  

Sot në shqipëri ndodhi e kundërta. Një “polic” me arrogancë e injorancës që i ka dhënë pushteti i korruptuar dhe i padrejtë, goditi klubin e fansave të Kombëtares Shqiptare, Plisat e Prishtinës.  

Sot presidenti i FSHF-së vendosi që të anullojë biletat dhe të mos paisi me bileta këtë grup fansash të cilët nuk i janë ndarë kombëtares tonë edhe atëherë kur të gjithë kishim humbur të gjitha shpresat te ajo. 

E hapa këtë shkrim me ngjarjen e Zvonimir Bobanit për t’i treguar injornatëve si kryetari i FSHF-së dhe të gjith atyre të tjerëve që broçkullisin se futbolli nuk ka lidhje me politikën, se është krejt e kundërta.  

Fotbolli, veçanërisht në këto hapësirat tona ballkanike është i lidhur ngushtësisht dhe shpirtërisht me politikën. Por kur themi politikë në këtë rast nënkuptojmë vetëm politikën kombëtare.  

Sot, kioska e Armand Dukës që quhet FSHF ka vendosur që të ndëshkoi Plisat për slloganin e tyre në ndeshjen e mëparshme “ Mallkue qoft kush s’na do bashk”, duke e konsideruar këtë gjë politike.  

Kjo tregon se Duka nuk e ka kuptuar asnjëherë deri më sot që Plisat kanë qënë gjithnji duke bërë politikë në futboll dhe me futbollin.  

Kjo pasi ata asnjëherë nuk bënë tifozllik për kombëtaren e Kosovës, pasi ata kanë ecur gjithnji mbi parimin që mbizotëronte në 1999 “ Një komb një qëndrim”, vetëm se Plisat e shndërruan atë në “Një komb një kombëtare”. 

Prania e Plisave në stadiumet ku luante kombëtarja ka simbolizuar gjithnji idenë e të qënit bashkë, por Dukës duhej që t’ia vizatonin që ta kuptonte. 

Ndaj të gjithë ata që kujtojnë se ky reagim i Dukës ka ardhur për shkak vetëm të një baneri në stadium janë të gabuar. Duka është vënë në shërbim të argatëve të antishqiptarisë të cilët i kanë padronët e tyre në Beograd dhe në Athinë, por edhe në shërbim të atyre demagogëvë injorant perendimorë të cilët mundohem të na çkombëtarizojnë me çdo metodë e mënyrë, dhe ku të gjithë këta nuk mund të durojnë që Plisat të përçojnë idenë e bashkimit edhe me sllogane dhe banera.  

Plisats

Por më së shumti nuk munden të durojnë që Plisat janë iniciatorë të traditës së këndimit të këngës për Heroin e Luftës së UÇK-së Adem Jasharin. Pasi duke i kënduar Ademit i këndohet UÇK-së. ndërkohë që Beogradi, Athina e argatët e tyre duan që ta shuajn UÇK-në fare nga historia.  

Dhe ndaj edhe Plisat që po mundohen ta mbajnë atë të gjallë nuk janë të dëshiruar në stadium nga FSHF-ja e Dukës.  

Veprimi i Dukës sot i bën nder Plisave sepse tregon që ata janë në anën e ndritur të historisë sonë, ndërsa Duka me kompanin e kuislingëve që i shërben dhe që i venë nga pas janë thjesht mbeturina të historisë nga ato për të cilët poeti Ali Asllani i ka përcaktuar: 

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe, 

më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!” 

Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, 

sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët! 

Ndaj uroj që kjo ngjarje t’i bëjë Plisat edhe më të fortë në rrugëtimin e tyre në mbështetje të kombëtares dhe sëshpejti të realizohet kërkesa e tyre për vetëm një kombëtare, pasi njerëz si Duka përveç dallavereve të tyre do i përpij edhe historia 

Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, 

koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve! 

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

1

Prishtinë, 20 nëntor 2023

Takimi i tretë me radhë ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u zhvillua sot në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, diç më shumë se një vit pas takimit që kishin në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

Roli historik i NATO-s në Kosovë dhe kontributi i vazhdueshëm i misionit të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në vend, krahas zhvillimeve të fundit në vend dhe rëndësisë së bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, ishin temat kryesore të diskutimit të sotëm.

Kryeministri Kurti, që shoqërohej nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, fillimisht shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin e çmuar të NATO-s në Kosovë.

Ai e njoftoi Sekretarin Stoltenberg për qeverisjen, rezultatet e prekshme, dhe për vëmendjen që iu është kushtuar investimit në mbrojtje, arsim, shëndetësi dhe bujqësi.

Duke folur për situatën e sigurisë, veçanërisht në raport me rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për të, ai veçoi praninë e 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën dhe sistemin kundër-ajror në afërsi të këtij kufiri.

Forhåndsvisning av bilde

Më këtë rast, Kryeministri listoi sistemet ushtarake të Serbisë që përfshijnë sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1” si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe.  Ai tha se sistemi FK-3 është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë po ashtu kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti kërkoi nga Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n për paqen dhe sigurinë.

Ai tha se përderisa viti i kaluar u përshkrua me barrikada të ngritura nga grupe kriminale që qëllim kishin t’u kundërviheshin rendit dhe ligjit (korrik dhe dhjetor 2022), ky vit ishte vit i sulmeve të dhunshme ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit, vendore dhe ndërkombëtare, siç ishte rasti i 26 dhe 29 majit, pastaj rrëmbimi i policëve të Kosovës me 14 qershor e që kulmoi me agresionin e 24 shtatorit që cenoi sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe sigurinë kombëtare.

Forhåndsvisning av bilde

Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri Kurti ndau me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg të gjetura nga procesi i hetimeve të institucioneve vendore të sigurisë mbi rastin e sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, por edhe mbi rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës së Kosovës, me 14 qershor, që konfirmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri tha se këto dy raste dëshmojnë nevojën për të rritur sigurinë sidomos përgjatë kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa i bëri thirrje Sekretarit që NATO gjithashtu të dalë sa më parë me konkluzionet e hetimeve të saj të pavarura mbi rastin e rrëmbimit kriminal të tre policëve të Kosovës dhe sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në takim u fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për takimin e 26 tetorit me liderët evropianë në Bruksel. Kryeministri e njoftoi Sekretarin për mbarëvajtjen e atij takimi, dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës kundruall planit evropiano-amerikan për rrugën përpara drejt zbatimit të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike. Me këtë rast, kryeministri Kurti nënvizoi edhe një herë rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe, si dhe propozoi hapjen e një zyre diplomatike të Kosovës në NATO.

Falënderues për mikpritje, Sekretari Stoltenberg shprehu mirënjohjen e tij për koordinimin e institucioneve të sigurisë me KFOR-in, si dhe për mbështetjen që Qeveria dhe Republika e Kosovës i ka dhënë Ukrainës në përballje me agresionin ushtarak të Federatës Ruse, teksa sulmin e 24 shtatorit në Banjskë e quajti të tmerrshëm dhe të papranueshëm.

Forhåndsvisning av bilde

Përurohen punimet në Kishën e Kuvendit të Arbërit në afërsi të Lezhës

1

Nga Frank Shkreli 

Sipas nismëtarit të këtij projekti të madh por edhe shumë të tjerave në ato anë, Dom Nikë Ukgjinit dhe bazuar në informacion nga rrjetët sociale, të shtunën me 18 Nëntor, 2023 në Mërci të Lezhës u zhvillua ceremonia e përurimit të punimeve në Kishën e Kuvendit të Arbërit. Ky Kuvend Kishtar Arbëror është mbajtur aty me 14 e 15 Janar, 1703, i organizuar me porosinë nga Papa shqiptar, Klementi i XI – Albani.  Frank Shkreli: Papa Klementi  i XI me origjinë shqiptare – mbrojtës i identitetit kombëtar të shqiptarëve | Gazeta Telegraf  

Forhåndsvisning av bilde

Nën përkujdesjen e të palodhoshmit Dom Nikë Ukgjinit, të shtunën u zhvillua ceremonia e përurimit të punimeve përfundimtare — në Kishën e Shën Gjonit ku 320-vite më parë është mbajtur Kuvendi Arbërit në Mërci të Lezhës — punime të cilat kanë filluar kohë më parë për rehabilitimin e kësaj kishe historike – me vlera të mëdha fetare e kombëtare për të gjithë shqiptarët pa dallim – të rëndësishme për mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe ruajtje së gjuhës shqipe.  Frank Shkreli: Kanë filluar punimet për rehabilitimin e Kishës së Kuvendit të Arbërit afër Lezhës | Gazeta Telegraf 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përurimi i punimeve të shtunën që kaloi në Kishën e Shën Gjonit – Kishën e Kuvendit të Arbërit, është një tjetër projekt i përfunduar në rrethin e Lezhës, nën përkujdesjen e Dom Nikë Ukgjinit,  Në ceremoninë e përurimit morën pjesë personalitete kishtare dhe vendore nga Shqipëria, Kosova por edhe nga vende të largëta si Dalmacia, Kroacia, Bosnja e Mali i Zi.  Nga trojet shqiptare dalloheshin, ndër pjesëmarrsit në këtë aktivitet, Arkipeshkvi i Shkodrës, Angjelo Massafra, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, Ipeshkvi i Tivarit, Rrok Gjonlleshaj, Ipeshkvi i Lezhës, Ottavio Vitale, si dhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, klerikë, intelektualë e historianë nga Shqipëria e Kosova. Pjesëmarrësit që folën me këtë rast, me të drejtë, vlerësuan lartë punën dhe mundin e Dom Nikë Ukgjinit, jo vetëm për realizimin e këtij projekti, por edhe shumë të tjerëve, në përpjekjet e tija të vazhdueshme për të ruajtur dhe mbrojtur atë trashëgimi qindra-vjeçare fetaro-kombëtare, që ende mund të shpëtohet nga shkatërrimi prej njerëzve dhe prej natyre. 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Realizimi i këtij projekti – përurimi i punimeve të shtunën i këtij monumenti të rëndësishëm për identitetin, gjuhën dhe klutuurën shqiptare – është meritë e Dom Nikë Ukgjinit me disa bahkpuntorë të tij të ngushtë e që kanë vazhduar t’a mbështesin me mundësitë e tyre, në ringritjen e këtyre objekteve kulturoro-fetare në atë zonë – të cilat janë dëshmi e gjallë e vazhdimsisë së identitetit kombëtar e fetar të shqiptarëve në ato anë, prej shekujsh.  Objekte këto, të cilat, ishin lenë pas dore nga ish-regjimi komunist – bazuar në ideolgjinë e tij anti-fetare dhe anti-kombëtare — por edhe nga qeveritë post-komuniste të 30-viteve të fundit, objekte të harruara dhe lenë në mëshirë të fatit – një praktikë kjo anti-kombëtare që vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe që po kontribon në zhdukjen e trashëgimisë kulturore të mbi-dheshme dhe nën-dheshme, si dhe identitetit historic kombëtar të shqiptarëve në ato anë.  Por falënderës Zotit për shqiptarë të mirë e të palodhun, patriotë si Dom Nikë Ukgjini me bashkpuntorët e tij, i cili po mundohet të shpëtoj atë që mund të shpëtohet me mjetet e tyre të kufizuara materiale e financiare për rehabilitimin dhe ruajtjen e këtyre vendeve të shënjta, me rëndësi për historinë e asaj zone dhe mbarë trojeve shqiptare në Ballkanin Përendimor. Duhet t’i jemi mirënjohës Dom Nikës dhe të gjithë atyre mbështetsve të tij, si Gjergj Liqejza, Viktor Jushi e të tjerë, që sipas të dhënave, i janë bashkuar Dom Nikës në këtë mision të shënjtë me vlerë historike, fetare e kombëtare. 

Forhåndsvisning av bilde

Don Nikë Ukgjini

Pak të dhëna për të venë në njëfarë perspektivë historike rëndësinë që kishte në atë kohë mbajtja e Kuvendit të Arbërit dhe për rëndësinë e trashëgimisë identitare fetare dhe kombëtare që ka ose që duhet të ketë sot për të gjithë shqiptarët pa dallim.  Në një artikull botuar nga Radio Vatikani me 14 Janar, 2019 flitet për kushtet dhe rrethanat shumë të vështira nën të cilat është mbledhur Kuvendi apo Koncili i Kishës Katolike i trojeve shqiptare në atë kohë – përball sfidave dhe problemeve të mëdha që perandoria osmane kishte imponuar mbi jetën dhe veprimtarinë e Kishës Katolike shqiptare, 320-vjetë më parë. Kuvendi Kishtar i Arbërit u mor me të gjitha ato probleme të rënda që përjetonte çdo ditë fisi i shqiptarit, e sidomos përballimi me rrezikun e humbjes së identitetit kombëtar dhe zhdukjen e gjuhës shqipe dhe të drejtave fetare.   Kuvendi kishtar i Arbërit dhe mbrojtja e identitetit kombëtar e fetar të shqiptarëve – Vatican News    

Si rrjedhim, përveç gjendjes së mjeruar fetare në viset e Arbërisë, Kuvendi Kishtar i Arbërit i vitit 1703, ka shqyrtuar, ndër të tjera, sipas atij artikulli, kufizimet e rënda të imponuara nga okupimi Osman mbi shqiptarët e që kërcënonin seriozisht identitetin kombëtar dhe fetar të shqiptarëve – dy çeshjte këto me rëndësi e që u mbrojtën si jetike për mbijetesën e shqiptarëve si Komb me identitetin e tij të veçant kombëtar e fetar. I një rëndësie të veçantë historike, sipas historianëve dhe gjuhëtarëve, është botimi në gjuhën shqpe i punimeve të Kuvendit të Arbërit – që konsiderohet si i pari botim shqip, të pakën deri tani i akteve kishtare sinodale në gjuhën shqipe nga një takim i atij niveli të lartë, 320-vjet më parë, sipas artikullit në fjalë.    

Shkrimtari e studiuesi Tonin Çobani në një vlersim të librit të shkrimtarit e historianit të ndjerë nga Kosova, Engjell Sedaj: “Papa shqiptar Klementi XI-Albani & Kuvendi i Arbënit”, botuar më 1998 nga Ndërmarrja botuese “Gjon Buzuku”, citon autorin Sedajn të ketë shkruar në librin e tij se Kuvendi i Arbërit është një “Kujtesë e dokumentuar dhe e pashlyeshme e historisë së popullit shqiptar në dimensionet më të gjëra të jetës së tij.”  

Forhåndsvisning av bilde

Urime Dom Nikë Ukgjinit dhe të gjithë atyre që e mbështetën atë në këtë përpjekje të suksesshme — që me mund e mbështetje të mëdha financiare, fizike e mendore, më në fund ia dolën:  që me ceremoninë e përurimit të punimeve në Kishën e Kuvendit të Arbërit, të shtunën që kaloi, Dom Nika me bashkpuntorët e vet, përjetësuan këtë, “Kujtesë të dokumentuar dhe të pashlyeshme të historisë së popullit shqiptar në dimensionet më të gjëra të jetës së tij”, duke e kthyer këtë Monument të historisë së Kombit shqiptar – Kishën e Kuvendit të Arbërit — në identitetin e saj origjinal, duke ndriçuar kështu sadopak errësirën shekullore të historisë së kaluar të Kombit shqiptar, jo vetëm për brezat e tanishëm dhe të ardhëshm të shqiptarëve, por edhe për të huajt.  

Mund të jetë një imazh i 1 person

 Dom Nikë Ukgjini

Dom Nikë Ukgjini nismëtari dhe organizator i rinovimit dhe punimeve në Kishën  historike katolike të Shën Gjonit afër Lezhës ku është mbajtur Kuvendi i Arbërit (320-vjetë më parë – Janar 1703) nën përkujdesjen e Papës me origjinë shqiptare, Klementit të XI-Albani                                        

                             “Populli em u ba rob, se nuk pat dien” –  

Shtatorja e Papa Klementit XI – Albani, me origjinë shqiptare, nën përkujdesjen e të cilit është mbajtur Kuvendi i Arbërit — Janar 1703 — Kisha e Shën Gjonit në Mërqi të Lezhës.

Presidentja Osmani priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

1

Mbrëmje e hareshme dhe festive

0

Florim Zeqa

Të shtunen e kaluar, më 18.11.2023, nën patronatin e z. Florim Lumi, në Pizzeria “AL VOLO” (afër Aeroportit në Treviso), për nder të 28 Nëntorit, festes më të madhe kombëtare, u mbajt mbrëmje muzikore me yjet e folklorit burimor shqiptar, me të Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli.

Fillim i mbarë i një mbrëmje të hareshme festive

Kjo mbrëmje e hareshme fillojë me një kolazh të këngëve patriotike nga Grupi i Rapsodëve Popullor, për të vazhduar me një fjalë përshendetëse nga publicisti Florim Zeqa, i cili në fillim i përshendetit të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen, duke ua uruar festën e 28 Nëntorit, ngjarjes më të madhe kombëtare, atë të 580 vjetorit të Flamurit Kombëtar dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të parë shqiptar.

Forhåndsvisning av bilde

Një përshendetje të veçantë, publicisti Zeqa e bëri për rapsodët e mirënjohur, Të bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli.

Sikurse luftëtarët që e gjejnë vendin për t’u rreshtuar në vijat e frontit, edhe mërgimtarët e gjejnë vendin dhe mënyrën për të festuar.

Sikurse luftëtarët që nuk shkuan në luftë si anëtarë të partive politike, edhe ne mërgimtarët sonte jemi tubuar, jo si anëtarë të ndonjë partie apo shoqate, por si bashkatdhetarë të lirë në këtë mbrëmje të ngrohtë festive.

Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë, kishte edhe bashkatdhetarë të ardhur nga vendet e largëta të Italisë dhe shtetet e ndryshme evro-perëndimore, si: Gjermania, Austria, Sllovenia, etj, për të festaur së bashku me ne ditën më të shenjt kombëtare.

Rapsodi Zenel Zekolli ishte i dalluar në mësimdhënje, i guximshëm në luftë dhe i përgjegjshëm në paqe.

Forhåndsvisning av bilde

Janë kuadrot që ka prodhuar Zenel Zekolli që e dëshmojnë në vepër punën e tij atdhetare.

Në mesin e shumë luftëtarëve të lirisë që ishin prezent në mbrëmjen e së shtunës, ishte edhe Florim Lumi, pjesëtarë i UÇK-së dhe TMK-së, veprimtar i dalluar në mërgatën tonë, organizator i dhjetra turnireve dhe aktiviteteve të shumta në Provincën Treviso.

Ishte nder dhe kënaqësi për bashkatdhetarët që në mesin e tyre ta kenë Komandantin e Batalionit, njëherit edhe Komandant i Kazermës “Besim Ndrecaj” në Therancë, Gjeneralin Zenel Zekolli, heroin e gjallë të luftës dhe shtetndërtimit.

Mirënjohje atdhetare për rapsodët popullor

Në fund të fjalës përmbyllëse, publicisti Zeqa, në emër të Këshillit Organizativ të Turnirit në Futboll të Vogël për nder të 28 Nëntorit, i nderoi me nga një Mirënjohje me portretin e Skënderbeut, rapsodin Zenel Zekolli dhe Të Bijtë e Bajram Bajes!

Pas pranimit të mirënjohjeve, fjalën e mori Zenel Zekolli, i cili fillimisht na falenderoj për mikëpritjen dhe mirënjohjet, për të vazhduar tutje me evokimet plot emocione për luftën çlirimtare, duke kujtuar rënjen heroike të bashkëluftëtarëve në vijat e frontit dhe jo vetëm, i përshendeti edhe dy të rinjë që trashëgojnë emrat e dëshmorëve të lirisë, Sadri Guraziu dhe Sahit Tigjaj, të cilët i mbajnë me krenari emrat e axhallarëve të tyre.

Forhåndsvisning av bilde

“As këta dy dhe as unë që e kam vëllaun dëshmorë, ne nuk mund të bëhemi si ata, por është obligim i yni që të mundohemi ne të bëhemi të mirë siq ishin ata në jetën e tyre”, theksoi Gjenerali Zenel Zekolli.

Pas këtyre momenteve emocionuese, u vazhdua me këngë të përzgjedhura patriotike nga rapsodët popullor deri në përfundim të kësaj mbrëmje të elektrizuar festive!

Kapacitetet e lokalit ishin të vogla për numrin e madh të interesuarve për pjesëmarrje në këtë mbrëmje festive, por kjo nuk ishte pengesë për prezencën e qindra bashkatdhetarëve që kishin ardhur për të kremtuar së bashku festën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe përkundër informimit publik në rrjetet sociale, ana e mangët e këtij aktiviteti festiv ishte mosprezenca e asnjë bashkatdhetari nga Shqipëria, anipse në çdo të dytën këngë të rapsodëve permendej Shqipëria, Skënderbeu, Ismail Qemali, etj! Përtej kësaj, rapsodi Zenel Zekolli e këndoj një këng edhe në melosin toskë për Ismail Qemalin.

Forhåndsvisning av bilde

Duhet cekur, se për zërimin u përkujdes “DJ ALBI” me teknologjinë e fundit audio-fonike, duke e ngritur në nivelin më të lartë atmosferën festive.

Në fund, ia vlenë për të përshendetur pronarin e lokalit “AL VOLO), afaristin e suksesshëm, z. Imer Berisha për mikëpritjen dhe ushqimet e shijshme tradicionale, të përgatitura nga kuzhinjerët profesionist si dhe për shërbimet cilësore të kamariereve të reja, por mjaft të zellshme dhe efikase në profesionin e tyre.

Kurthi për të ripushtuar Kosovën

0

Nga Aurel Dasareti

Serbia e ndihmuar nga Rusia dhe jo vetëm, ka përgatitur kurthe (shoqata-asociacione) për ta pushtuar sërish Kosovën. Askush nuk të garanton. Prandaj asnjë asociacion (zero, zero…) e jo bla bla bla dhe pastaj: Kuku nënë, Kosova na la…  

*** 

Për Serbinë naziste-terroriste hapi i parë më i rëndësishëm është krijimi i një shoqate “të vogël” çetnike në Dardaninë pellazge-ilire-shqiptare. Pastaj vjen hapi i radhës, shkëputje nga Kosova, aneksimi. Atë territor të Kosovës shqiptare, ku do të jetë “Zajednica”, pas aneksimit, Serbia do ta shpallë si pjesë të Serbisë së Madhe. 

Duhet ta zbulojmë me sytë tanë urtësinë më të rëndësishme të jetës, se çdo asociacion serb në territorin e Kosovës shqiptare është 100% vdekjeprurës, dhe të mos besojmë në mashtrimin e radhës me të cilin na ushqejnë të huajt keqdashës (vdekatarë të rëndomtë dhe miq të Serbisë) të maskuar si “ndërmjetës”. 

Kërkesat e çuditshme dhe të pandalshme për formimin e një “shoqate” serbe në territorin e Kosovës, në asnjë rast nuk duhet pranuar, pa marrë parasysh se “ndërmjetësit” e njëanshëm “garantojnë” se nuk do të jetë e dëmshme për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës. Sido që ta maskojnë dhe fshehin, është vdekjeprurëse. Është e vështirë të jesh humbës aty ku është e ndaluar të jesh humbës. 

*** 

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake (kjo vlen edhe në politik), kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri. 

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la… 

*** 

Një kurth është një mjet për të kapur gjahun që është i dobishëm për ushqim ose lojë. Bëhet dallimi midis kurtheve që vrasin gjahun dhe kurtheve që kapin gjahun të gjallë. 

Është e qartë pse nga i gjithë globi keqdashës kërkohet me çdo kusht një shoqatë serbe (një Serbi brenda Kosovës). Por disa shqiptarë me dituri të kufizuara, nuk duan të shohin, duan të  jenë në terr. Aty gjejnë sigurinë, duke mos u parë. Dhe ngaqë nuk shihen, humbasin, bien në grackën e tyre. 

Për Serbinë sllave-ortodokse që nuk beson aspak në Zot por në Djall dhe fenë e ka vetëm si reklamim për të përfituar simpatinë e Evropës së “krishterë”, është jashtëzakonisht e rëndësishme (jetike) të pushtojë dhe përvetësojë sërish pasuritë marramendëse të Dardanisë ilire-shqiptare: Miniera e Trepçës, Liqeni i Ujmanit… 

Lotët që shqiptarët duhet të gëlltisin pas përmbushjes (plotësimit të kërkesave) të atij kurthi, gracke, mashtrimi, dredhie, dinakërie tinëzare të ngritur nga “ndërmjetësit e paqes”, janë shumë më të hidhur se ato që derdhni si zakonisht. 

Të bashkuar kundër një armiku të përbashkët. T’i nënshtrohemi armikut apo të forcojmë unitetin? Është vullneti dhe ndjenja e një uniteti të madh vëllazëror gjithëkombëtar që ka rëndësi në situatën kritike në të cilën gjendet Kosova! Vullneti liron ose bllokon. 

Në Dardaninë ilire-shqiptare ekzistonte një shtëpi që “zotëronin” bashkërisht shqiptarët autokton dhe pushtuesit serbë (ardhacakët e egër) dhe quhej: e kaluara, edhe pse kishin jetuar në dhoma të ndryshme. Megjithatë, ata kishin një llogari të përbashkët bankare, shqiptarët dhe serbët. Shqiptarët futnin para ndërsa serbët i nxirrnin. 

*** 

Burrat sipërfaqësorë besojnë në fat dhe shanse. Burrat e fortë besojnë në shkak dhe pasojë.  

“Ndërmjetësve”, sidomos atij sllovak dhe spanjoll (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran) nuk duhet besuar aspak (zero). Janë dinakë dhe tinëzarë. Miq të Serbisë. Përpiqen të na shkatërrojnë pas shpine, por pengohen nga rezistenca jonë kolektive, na bëjnë më të fortë. 

Jeta ka zero garanci. Një garanci është një premtim për të riparuar pjesët që nuk mund të prishen. 

Ka vetëm dy gjëra në jetë për të cilat mund të garantohet, dhe kjo është se koha kalon, 

dhe se jetës një herë i vjen fundi.  

https://www.ballikombetar.info/po-ku-ka-bese-serbia/ 

* Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Riorganizim paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë

0
Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës
____
Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.
Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova. Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.
Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq.
Aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore.
Millan Radoiçiq, pas sulmit terrorist të kryer në veri, u lirua brenda ditës që të vazhdonte veprimtarinë e tij paramilitare e terroriste në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë kundër Kosovës.
U bënë pesë muaj pas rrëmbimit në Leposaviq të policëve tanë kufitar Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemë Mustafa dhe tetë javë nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, duhet të dalin me raport publik e zyrtar ku ia atribuojnë Serbisë aktin e agresionit dhe krimin e terrorizmit, dhe ku dënohet riorganizimi i grupit të Radoiçiqit.
Edhe pas presionit ndërkombëtar, Serbia ende nuk ka tërhequr të gjitha trupat dhe artilerinë nga afërsia e territorit të Kosovës.
Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.
Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit.
Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës.

“Islami religjion agresiv (?)” i Ibrahim Kelmendit, alarmues për qarqet teologjike

0
Zekerija Idrizi, teolog
___
Miq (…), është mirë ta lexoni librin “Islami – religjion agresiv (?)”, të autorit Ibrahim Kelmendi, me një bibliografi mjaft të pasur që ka konsultuar ky autor. Libri është bombastik dhe njëkohësisht alarmues për qarqet teologjike. Ndërkohë për besimtarët ai është intrigues dhe shkas për një përsiatje e meditim të thellë, kurse për hoxhallarët shkas për një studim e hulumtim të thellë komparativ e analitik…
Ky libër gjatë do jetë në fokus të kritikave si negative ashtu edhe pozitive. Për më tepër, ai do shkund mirë nga letargjia dhe indolenca intelektualët, hoxhallarët dhe imamët shqiptarë.
Kurse, meqë është përkthyer edhe gjermanisht, te gjermanët do nxisë debat historiko-shkencor e psikologjiko-filozofik rreth mësimeve fundamentale të religjionit islamik…
Ky libër, njëherësh, konfirmon edhe faktin e mungesës së një qëndrimi kritik e analitik mbi këtë religjion, që i ka munguar auditorit lexues në shqiptari…
Pra, z. Kelmendi provon faktin që edhe në trojet shqiptare ka Volter, Niçe dhe Spinozë, që di të vë në thumb të kritikës dogmat më kruciale të religjionit…
HAJRIZ MELEQI:
Zekerija Idrizi nuk e kam lexuar atë libër të Spinozës suaj. Ndoshta është ashtu si thoni ju. Ama kur bazohemi në postimet e përditëshme që pa ndërpre i bën ky, duhet ta braktisim sëbashku me Ju për 24 orë islamin. Nuk jam aq shumë fetar, por do të me vinte keq edhe për besimet tjera, po të shkruante aq keq sikurse që shkruan ky për islamin. As juve nuk iu njoh dhe ndoshta e keni vlerësuar drejtë librin e tij. Nëse ky libër i kontribuon islamit, Ju duhet ta përhapni imazhin e librit të gjemati juaj dhe më gjërë. Po ashtu nese ka për qëllim luftimin e ekstremizmit islamik po ashtu pajtohem. E nese edhe ju mendoni se nuk ekzistojnë edhe ekstremizma të besimet tjera fetare jeni gabim. Ju përshendes dhe ju kisha lutur ti përcillni postimet e “Spinozës” që janë të bollshme rreth islamit në facebook!
ZEKERIJA IDRIZI:
Hajriz, Ibrahimi ka shkruar rreth islamit burimor, për mësimet fundamentale të Kur’anit dhe haditheve të profetit, përkatësisht për jetëshkrimin e tij dhe këto mësime i vë në thumb të kritikës. T’ju them të drejtën, shikuar nga këndvështrimi im teologjik, Ibrahimi në shumë pohime ka plotësisht të drejtë. Por, mos harro, Ibrahimi njëlloj kritikon edhe krishterimin dhe hebreizmin dhe i cilëson që të gjitha si religjione agresive, dekadente dhe regresive…
Do ngelemi gjithmonë mbrapa nëse nuk kemi qëndrim kritik ndaj religjioneve, sepse degradimi i tyre gjatë historisë shpesh ka shpënë në përplasje kulturash, në konflikt e luftëra civilizimesh…
Mandej, gjitha këto reagime i ka pjellur një islam rigjid, steril , konservator dhe dekadent.
Ibrahim Kelmendi
Kush e dëshiron librin në gjermanisht, mund të ma dërgon adresën në privat. Çmimi brenda Gjermanisë është 10 Euro, ndërsa jashtë Gjermanisë 15 Euro, meqë çmimi i postimi është i lartë.
Ky libër i ndimon sidomos emigrantët e brezit të dytë në hapërsirë gjermanisht-folëse, meqë ata po përballen me propagandë agresive të islamistëve…