Kreu Blog Faqe 933

“Zakoniku” i Dushanit, gurthemel i mashtrimeve të historiografisë serbe!

0
Jusuf Buxhovi, Prishtinë
___
-Kohëve të fundit, politika serbe e Beogradit, ka filluar të operojë me nocionin “tokat serbe”, duke iu referuar të ashtuquajturin shtet mesjetar serb i Dushanit, me ç’rast ngritën pretendimet hegjemoniste ndaj Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës. Historiografia shqiptare nuk ia ka dalë që ta demistifikojë këtë mashtrim përkundër faktit që në përputhje me argumentet meritore dinastia e Rashës trajtohet si formacion feudal hegjemon i pavarur në kuadër të formacioneve politike dhe shoqërore të Bizantit në shthurje.
Shthurja e Bizantit me anën e formacioneve të tjera autonome shoqërore dhe politike (feudeve, zhupanive dhe dinastive), siç ishin edhe “Despotati i Epirit”, “Despotati i Artës”dhe “Regnum Albaniae” e vitit 1272-1296 dhe të tjerave deri në shekullin XV kur do të marrë fund kjo perandori, në ato rrethana dramatike dhe fare të paqëndrueshme për nga realitetet shoqërore dhe politike, nxori në pah në njërën anë faktorët vendorë mbi të cilët perceptoheshin po edhe ndërtoheshin interesat e Lindjes dhe të Perëndimit për ndikim sa më të madh, kryesisht me anën e faktorit kishë, siç ishte rasti me Perandorinë Katolike të Kostandinopojës pas Kryqëzatës së katërt më 1204-1264 dhe të “Despotatit të Epirit”, dhe në tjetrën anë, pretenduesit për fronin e Bizantit, ndër të cilët duhet dalluar dinastinë Nemanjane të Rashës, e cila gjatë kohë së Stefan Dushanit (1331-1355) ia doli që të jetë forca kryesore e Bizantit, që u quajt edhe “Illyricum Magnum”.
Natyrisht se faktori Rashë, i parë në përputhje me realitetet e kohës dhe jashtë interpretimeve dhe përvetësime, nga ato që do të t’i bëhen nga ana e historiografisë serbe, asaj ruse dhe shkollës së sllavistëve të Vjenës në shekullin XIX, e nxjerr atë nga pengu i këtij keqinterpretimi, pra i përvetësimit joshkencor, siç është paraqitja e saj “themel të shtetit mesjetar serb” dhe, po ashtu, ia merr të drejtën Kishës Ortodokse Serbe, që të përvetësojë krishterimin ortodoks me liturgji të sllavishtes së vjetër kishtare. Jashtë këtyre përvetësimeve antihistorike, Rashës dhe dinastisë Nemanjane, i kthehet pamja e saj historike me faktorët shoqërorë, politik nga antikiteti (origjina tribale) si dhe roli i saj në hapësirën e Dardanisë, atë të Maqedonisë dhe të Epirit si forcë hegjemone në zhvillimet që e përcollën Bizantin nga shekulli XII – XV kur do të shembet përfundimisht.
Vendosja e shtetit mesjetar serb mbi dihominë e faktorëve joshkencorë: kishë-komb – duke u injoruar bërthama sllave nga shfaqja e saj e deri te shtrirja, që më së paku lidhet me gjeografinë historike të tyre siç paraqitet nga serbët dhe, njëherësh duke u përvetësuar sllavizmi si konglomerat etnik dhe, duke u konvertuar popujt antikë tribalët, dardanët, keltët dhe të tjerët në serbë në përputhje me fantazinë e Priftit të Duklës nga “Gesta Regnum Sclavorum” (Kralevstvo slovena) e Orbinit – paraqet spektrin argumentues të rrëzimit të falsifikimeve, që për një kohë të gjatë, edhe janë pranuar, nga shkaku se ka munguar qasja kritike dhe objektive shkencore ndaj tyre.
Për t’u argumentuar këto shtrembërime, mistifikime, përvetësime dhe falsifikime ndër më të ndryshmet mbi bazat e një platforme shtetmadhe dhe ideologjie hegjemoniste sllavo-ortodokse, që u shfaqen nga “Naçertanja” e vitit 1844 e deri te programet e Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve të viteve 1937, 1944 dhe së fundit të viti 1986, përqendrimi bie mbi pasqyrimin e falsifikimit të dokumenteve mesjetare nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në përputhje me konceptet shtetmëdha dhe ato hegjemoniste të projektuara në Rusi nga mesi i shekullit XVIII, me ç’rast pikënisje janë ato të autorëve bizantinë, pastaj literatura hagjiografike me theks të veçantë te përpjekjet që dinastia e Nemanjajve dhe Rasha të nxirret “themel i shtetit mesjetar serb” jashtë konteksteve kohore dhe jashtë raporteve shoqërore dhe politike të atyre rrethanave, ndërsa kisha e Rashës gjoja me autoqefali nga mesjeta. Ndonëse ishte fjala për një shkëputje të përkohshme nga Peshkopata e Ohrit, së cilës do t’i bashkëngjitet pas pak, së cilës madje i atribuohet liturgjia në gjuhën serbe, edhe pse dihet se ajo ishte një gjuhë kishtare e vjetër (amalgam midis sllavishtes dhe bullgarishtes), ngaqë gjuhë serbe do të ketë në gjysmën e dytë të shekullit XIX pasi që do ta formojë V. Karaxhiqi me ndihmën e shkollës sllaviste të Vjenës. Të kësaj natyre janë edhe shumë nga “monografitë” për jetën kishtare serbe si dhe jetëshkrimet rreth jetës dhe veprës së dinastisë Nemanja, të rishkruara ose të falsifikuara, gjithnjë me arsyetimet joshkencore “të përpunimit të tyre”, në përputhje me qëndrimet hegjemoniste.
Ndër këto rrëfime të mbështetura në hagjiografi (literaturë kishtare, bien në sy botimet “Sveti Sava – Sabrana Dela” të botuara nga T. Jovanoviq, Beograd 1998, “Stevan Prvovenčani – Sabrana dela”, nga Georgievski-Jovanović, pastaj “Živopis Svetog Save” nga Teodosije Hilan-darski si dhe vepra e Konstantin Filozofit “Povest slovina – Žitije despota Sre-fana Lararevića“, Beograd 1989, me ç’rast pranohet që ato janë të sajuara në Odesë në shekullin XVIII sipas disa rrëfimeve të priftërinjve të atjeshëm!
Ngjashëm ndodh edhe me veprën “emblematike” të S. Novakoviqi “Zakonik Cara Dušana,cara srpskog 1349-1354”, Beograd 1870, në parathënien e së cilës pranohet se „Kanuni mesjetar nuk ekziston, por ai është arrnuar nga rrëfimet në shekullin XIX në Prizren dhe rrethinë si dhe nga disa tekste nga kishat në Vllahi dhe Rusi (Petergurg), të cilat i ka ndërlidhë Shafariku në Vjenë më 1859.
Mënyra si është ngritur kjo vepër deri te shkalla e „testamentit“ shtetëror dhe juridik të „Perandorisë“ së Stefan Dushanit në shërbim të krijimit të platformës ideologjike dhe politike të shtetit mesjetar serb për nevoja politike në shekullin XIX, që do t’i paraprijnë atij në hartën politike të Evropës të pranuar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, përkthimi në disa gjuhë dhe shpërndarja nëpër qendrat kryesore evropiane, tregon më së miri për ndërlidhjen e shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në konstruktimin e tij me anën e sajimit të dokumenteve gjoja të shkapërderdhura pa kredibilitet shkencor. Kjo formë e arnimit të „dokumenteve“ të „strukur“ nëpër kisha dhe biblioteka „të harruara“ pasqyrohet më së miri në veprën e Novakoviqit. Autori, megjithatë, duke dëshiruar që të tregojë “për vjetërsinë” e kësaj vepre, që e ka të qartë se mungon, mbështetet mbi disa shtresime të sajimeve dhe përpunimeve të teksteve që kanë për qëllim „nxjerrjen në dritë“ të „dokumenteve autentike“ me anën e ndërtimit „të pjesëve të humbura“! Siç është thënë edhe më herët, bazë e kësaj pune kanë shërbyer punëtoritë e kishave të ndryshme, në radhë të parë atyre në Hilandar, dhe të tjerave në Rusi për t’i distribuuar dokumentet e përpunuara dhe të retushuara në Vjenë, te shkolla e njohur e sllavistëve, prej nga pastaj „dokumentet meritore“ janë trajtuar nga studiuesit e ndryshëm për t’u krijuar „dosjet“ si „Monumenta slavica“ e të tjera, me të cilat janë ushqyer historitë e serbëve, të bullgarëve, të rusëve me „dokumente autentike“. Autori i „Zakonikut“, në parathenie, zbulon teknologjinë dhe infrastrukturën e përpunimit dhe të falsifikimit të dokumenteve kur merret me „historikun“ e Zakonikut, që doemos lidhet me Vjenën dhe punën e studiuesve të atjeshëm, në radhë të parë të atyre sllavë ose serbë. Kështu, pikënisja e „Zakonikut“ fillon te J. Rajiq, më 1859 te botimi „Istorie slovenskoh narodie“, për t’u bartur pastaj te Mikloshiqi, i cili do ta paraqesë në gjuhën gjermane „Lex Stepani Dušani“, Vjenë 1856, prej nga pastaj do t’i bjerë në dorë P.J. Schafarikut, i cili do ta përfshijë në librin „Pomatky drevnioh pismenietvi Jihostovanie“, në Pragë, 1860. Schafarik, tekstin nuk e dha në mënyrë integrale, meqë ai nuk ekzistonte, por e parashtroi në 9 dorëshkrime të ndryshme me pretendimin se ato „janë pjesëza të zbuluara në manastire të ndryshme (Ravanicë, Rudnik, Kazan e të tjera) gjoja nga ato të viti 1350 e deri në vitin 1700, e ku vend të rëndësishëm zë teksti nga Petërburgu i N. Nadežnjev, që njihet nga manastiri Bistrica i Vllahisë. Këto tekste, as gjuhësisht e as përmbajtësisht, nuk formojnë tërësinë e një kanuni, gjë që e pranon edhe Shafariku. Por, Novakoviq, në botimin e tij, copëzat e Shafarikut i ndërlidh me dy tekste „autentike“, nga shekulli XIX. Njëri nga Struga, i mbledhur nga një prift rus. Dhe tjetri nga Prizreni, po ashtu i mbledhur nga një prift i quajtur Sime. Tekstin nga Prizreni, gjoja nga shekulli XV, në Beograd e dërgoi mësuesi nga Smedereva, Nikolla Maslin, prej nga ai i përpunuar në Vjenë, iu dorëzua Novakoviqi që ta nxjerrë në dritë. Natyrisht se Novakoviqi u përpoq që „kredibilitetin“ dokumentues të veprës ta pasqyrojë me tekstet e Schafarikut në sllavishten e vjetër kishtare me atë serbe. Në parathënie Novakoviq shpjegon origjinën e teksteve dhe mbledhjen e tyre nga dora në dorë, që sipas tij, plotësojnë Kanunin dhe frymën e tij. Kështu, 165 fletët (listina), vijnë nga 16 mbledhës të ndryshëm, të cilëve nuk u dihen emrat, pos që thuhet se një pjesë e madhe e tyre janë rishkruar nga 6 klerikë dhe dy xhakonë në Prizren.
Meqë botimi i parë i vitit 1870, ishte me shumë shpërputhje dhe si i tillë nuk i plotësonte sa duhet kriteret themelore për t’u marrë seriozisht, Novakoviqi, pasi që të jetë emëruar kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe në viti 1886, paraqitet me versionin e dytë “të plotësuar” të “Kanunit” me disa copëza të “rizbuluara” të versionit të “Kanunit” të Strugës nga shekulli XIV dhe të Prizrenit nga shekulli XV. Aty përfshihen 106 nene, të cilat nuk paraqesin tjetër pos një bartje (kopjim) të drejtpërdrejt të akteve ligjore kishtare të Bizantit (Homokanon), të cilat, ishin në pjesë e të drejtës romake-bizantine në përputhje me kodin e Justinianit, por që rregullonin çështjet pronësor në raportet e kishës me Perandorinë, ku ajo ishte pjesëmarrëse në administrimin e pronave kishtare dhe atyre vendore. Këtyre neneve nga kodi bizantin do t’i shtohen edhe pjesët tjera, ku amputohen raportet me ritet kishtare (me katolikët) e ku shfaqen edhe disa dekrete me të cilat përcaktohen sjelljet e kishave, e ku nuk mungojnë edhe regjistrat rreth pasqyrës demografike të popullatës ku, krahas popullatës shumicë “serbe”, si pakicë, shfaqen “katunët arbanase” (arbanaski katuni) dhe “katunët vllehe” (vlaski katuni).
Nuk është për t’u habitur skenari i “pasqyrës demografike” të popullatë së “Perandorisë së Dushanit”, ku asokohe nuk ka pasë përkatësi kombëtare pos kishtare: e ritit ortodoks ( me gjuhën e liturgjisë kishtare sllaviste e vjetër dhe greqishte) dhe e ritit latin (me gjuhën e liturgjisë kishtare latinishte)! Por, është për t’u habitur, që ky konstrukt antihistorik dhe antishkencor, i sajuar nga kisha ortodokse serbe dhe historiografia serbe e shekullit XIX për qëllime hegjemoniste, është pranuar “si e vërtetë shkencore” dhe thuajse u ka shërbye që të gjitha disajnimeve të raporteve gjoja kombëtare në shtetin e imagjinuar mesjetar serb, ku ka pasë edhe disa “katune arbanase” (katolike) dhe vllehe! Kështu, ky diktat i falsifikuar i të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb”, në saje të “verifikimit” nga historianët, linguistët, etnografët e shkollës së sllavistëve të njohur të Vjenës, është pranuar te një pjesë e mirë e historiografisë botërore për t’u bartur edhe te ajo ideologjike e ish Jugosllavisë, gjë që si e tillë, do të kopjohet e plotë edhe nga historianët shqiptarë (në të dy anët e kufirit).
Ndonëse rënia e ish Jugosllavisë, me shfaqjen e shteteve të pavarura: Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundit Kosovës, ndryshoi realitetet shtetërore, me çka te shumë nga këta popuj filloi edhe dekonspirimi i “amzës së jugosllavizmit” të mbështetur mbi platformën e “Naçërtanjes” së Garashaninit dhe epiqendrën e saj “historike” – Mbretërinë Mesjetare të Dushanit, megjithatë, te shqiptarët, në të dy anët e kufirit, në masë të madhe vazhdon diktati i historiografisë serbomadhe, diktat ky që me riaktivizimin e sintagmës së “botës serbe”, po mban peng politikisht dhe kulturalisht Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinë.
Andaj, institucioneve shkencore akademike në Shqipëri dhe Kosovë, u bie barra që të ndërmarrin hapa të organizuar hulumtues-shkencorë për t’u lirua ngas diktati i falsifikimeve të historiografisë hegjemoniste serbe. Ndonëse kjo, bazuar në qindra vepra të kësaj natyre të krijuar nga Akademia Serbe e Shkencave gjatë shekullit të fundit, nuk është punë e lehtë, megjithatë hartimi i një platforme të qartë të rishikimit të historisë në përputhje me të vërtetën shkencore, është e domosdoshme.
(Shkëputje nga “Dardania – antika, mesjeta”, botuar nga “Faik Konica” – Prishtinë dhe “Jalifat Publishing” – Houston 2020).

Edhe njëherë për LDK-në !! 

1

Shkruan: Ramiz Tafilaj, Houston-Texas, SHBA  

I përcolla nga ShBA-ja punimet e Kuvendit të LDK-së dhe sinqerisht u zhgënjeva, dhe njëherit ndjeva dhimbje për partinë të cilen Dr. Ibrahim Rugova dhe themeluesit tjerë, e patën organizuar me një frymë krejt demokratike dhe gjithëpërfshirëse.   

Në Kuvendin e fundit të mbajtur më 19 nëntor 2023, çdo gjë ishte larg mendimit demokratik dhe shumë afër mendimit totalitar, ku vetëm një kandidat garon për postin e të parit në këtë subjekt politik, kurse të tjerëve nuk iu lejohet as fjala. Lumir Abdixhiku, apo kushdo që do ishte në pozitën e njëjtë si të Lumirit, nuk mundet me u thirr në parime as në fuqinë e tij politike, sepse këto i shkeli duke mos lejue kundërkandidat.   

Më vjen keq se si, as themeluesit e LDK-së nuk u dëgjuan këto ditë, bile me dhënë opinionin e tyre në këtë drejtim. Shumicën e themeluesve i njohë përafërsisht, dhe e kuptoj se nuk e shohin këtë parti, sikurse ajo e cila u themelua nën tytat e pushkëve të serbo-sllavisë. Sikurse këta themelues të besonin në këtë drejtim partie, me siguri do të ishin në kuvend. Në këtë 33 vjetor të themelimit, ata nuk e shohin veten në këtë parti, tashmë të larguar nga vizioni dhe rruga që kishte nën udhëheqjen e presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Prandaj, nuk befasohem kur disa prej themeluesve i kanë orientuar familjet e veta, tek partitë tjera.   

Forhåndsvisning av bilde

Pas përfundimeve të punimeve të kuvendit të fundit ku për të dytën herë zgjidhet kryetar, Lumiri, fola me disa prej delegatëve pjesëmarrës, dhe e kuptova se nuk kanë më as forcë e as vullnet, me u ballafaqua me partinë e cila nuk njehë më vlerat demokratike që kishte dikur. 

Gjatë viteve sa ishte në themelim (viteve 90-ta), atëherë kur kishim përballë një armik  të egër, botën demokratike e bindem se LDK-ja është një parti e bazuar në vlerat më të larta, parti e cila i respekton proceset demokratike.  Mbi të gjitha parti shtetformuese dhe institucionale.  Sot, lidershipi i kësaj partie e ka zbrit këtë, nga partia më e madhe në Ballkan, ndoshta edhe në Evropë, në një parti me rënie të madhe, të dëshmuar edhe në zgjedhjet e fundit në nivel shtetëror. 

Sa i përket miqësisë amerikane, jam thellësisht i bindur se askush më shumë se Dr. Faton Bislimi dhe Dr. Vjosa Osmani (që të dy student të Amerikës), nuk munden me kontribuua në këtë drejtim.  Dr. Faton Bislimi është i vetmi person që njohë, i cili mundet me u takue në Washington D. C. me cilindo politikan apo institut të SHBA-ve.   

Këtë person (Fatonin) e njohë për më shumë se 20 vite. Fatoni është i vetmi student në mesin e shumë studentëve të përkrahur nga ne, i cili kishte arritur që të kryen praktikën studentore në Capitol Hill (në Washington DC). 

 Fatoni është i përkrahur nga të gjitha forcat politike të SHBA-ve, ngase konsiderohet si mik i veçantë i SHBA-ve. Në Kosovë njerëzit shpeshherë thirren në miqësinë amerikane, bile e kanë super konsumuar këtë, por e vërteta qëndron krejt ndryshe. Jam I sigurt se Lumir Abdixhiku, kurrë nuk mundet me pas një miqësi të mirëfilltë me amerikanët, sikuse Faton Bislimi.   

Për sa iu përket inateve ndaj Fatonit, inate të shfaqura në Gjilanin e lindjes, më befason shumë, duke pasur shpresë në mikun tim, Lutfi Haziri.   

Forhåndsvisning av bilde

Fare në fund, si përkrahës që nga themelimi i LDK-së, po shpreh vetëm disa mendime të mia. LDK-ja, po që se nuk u kthye në bazë, duke dëgjuar dhe përkrahur zërin e anëtarësisë dhe demokracisë, kjo do pëson shumë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Në asnjë mënyrë nuk duhet kopjuar diktaturën komuniste, kur Enver Hoxha kishte mundësi me ia ndalë fjalën Kadri Hazbiut, dhe mandej me pushkatua.  Lëni shantazhimet e shpifjet, por kthehi në rrugën të cilen LDK-ja e pati filluar, ngase në këtë mënyrë mundet me u rikthye si forca kryesore politike në Kosovë, duke qenë bartëse e zhvillimeve dhe integrimeve euroatlantike. 

  • Autori është dekoruar nga presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me çmimin më të lartë për arritje jetësore.

Shkolla e mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe, nje pasuri e pamohueshme për fëmijët në mërgim

0

Shkolla Shqipe – Gjeneve 2022

Nexhmije Mehmetaj 

Një e veçantë e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër është  Shkolla e Mësimit Plotësues të gjuhës shqipe organizuara nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri” e cila ka një traditë mbi 30 vjeçare.  

Qëllimi i shkollës ishte dhe mbetet që breznitë të ruajnë identitetin e tyre, sidomos gjuhën shqipe dhe trashëgiminë etno-kulturore. 

Gjatë gjithë viteve mësim plotësues shqip pati luhatjet e veta. Këto luhatje janë ndikuar nga shumë faktor e kryesisht nga mos vijueshmëria e mësimit prej një numri të konsiderueshëm fëmijësh. 

Gjuha shqipe dhe të folurit shqip, njëkohësisht është edhe një mjet i identitetit kombëtar. Një fëmijë në moshën shkollore, që di shqip, kur është në mërgim e ruan edhe identitetin. Nëse nuk e njeh gjuhën shqipe, si mund të quhet shqiptar? Pra identitetin ia kanë humbur prindërit, që nuk flasin shqip me fëmijë dhe nuk i çojnë ata në mësimin plotësues shqip. Bashkë me gjuhën i kanë humbur fëmijës edhe mundësitë për të mësuar më mirë në shkollën e vendit pritës. 

Në kushtet e mërgimit roli i mësimit të gjuhës amtare në shkollë për zhvillimin gjuhësor të një fëmije dhe për suksesin shkollor është mjaftë i njohur.  

Në fakt fëmijët në mërgim jetojnë me dy gjuhë. Shqip në shtëpi dhe gjermanisht apo frëngjisht . ..në shkollë.  Fëmijët përvojën e parë gjuhësore të shqipes të mësuar nga prindërit me të hyrë në shkollën publike në një farë mënyre ndërpritet sepse fillojnë mësimin e një gjuhe tjetër të vendit pritës. Është me rëndësi që fëmijët të shkojnë në shkollën plotësues të gjuhës shqipe sepse aty përkrahet më tej zhvillimi i gjuhës amtare. Në asnjë mënyrë mësimi plotësues nuk është pengesë dhe nuk duhet të ndërpritet sepse ka pasoja, jo vetëm për zotërimin e gjuhës amtare por edhe për mësimin e të nxënit e gjuhës së dytë. Fëmijët përjetojnë dygjuhësinë duhet të zhvillohen e pasurohen të dyja gjuhët. Disa fëmijë e përballojnë lehtë këtë thyerje gjuhësore por tek disa lindin probleme gjuhësore.   

Lidhur me mësimin plotësues në gjuhën shqipe duhet të kihet parasysh rëndësia e saj për:  

1.Zhvillimin e kompetencës gjuhësor dhe aftësitë kognitive : Në shkollë bëhet përvetësimi i gjuhës amtare, si në strukturën gramatikore, të fjalorit dhe drejtshkrimit.   

Të folurit e fëmijëve bëhet më i kuptueshëm si me prindër dhe me rrethin familjar. Ata arrijnë aftësi të mira në shkrim dhe lexim. Gjuha e fëmijëve një gjuhë e folur nga prindërit arrin të bëhet një gjuhë e shkruar. Gjuha dialektore e folur në shtëpi, kalon në procesin e ngritjes në gjuhë standarde, fëmijët arrijnë të lexojnë tekste në gjuhën letrare dhe të dallojnë nga dialekti. Njohuritë e mira të shqipes dhe një gjuhe tjetër krijohet dygjuhësia. 

  1. Zhvillimin e vetëdijes për rrënjët dhe identitetin kombëtar: Mësimi plotësues i gjuhës shqipe ndihmon fëmijët të ndjehen të lidhur me origjinën dhe trashëgiminë e tyre. Kjo lidhje me rrënjët mund të ndihmojë në krijimin e një identiteti të fortë social e kulturor.

3.Zhvillimin e dygjuhësisë (bilinguizmi):  

Kur një nxënës di gjuhën shqipe për të komunikuar e shkruar dhe njëkohësisht ka mësuar gjuhën e shkollës, kjo dukuri është bilinguizëm. Fëmijët identifikohen si dygjuhësh, me dy gjuhë dhe dy kultura. Ata zhvillojnë dhe përdorin dy gjuhë të ndryshme në komunikimin e tyre të përditshëm. Shqip në mjedisin familjar dhe jashtë shprehin në gjuhën e shkollës. Këto dy gjuhë mund të jenë të ndryshme në nivelin fonologjik, leksikor, gramatikor dhe pragmatik por fëmijët i identifikojnë dhe ndajnë gjuhët. Ata zhvillojnë kompetenca në të dyja gjuhët në mënyrë të ngjashme me fëmijët që flasin vetëm një gjuhë. 

4.Zhvillimin e mundësisë për karrierë:  

Në një treg pune ndërkombëtar dhe të ndërthurur, njohja e më shumë se një gjuhe është një avantazh. Ndonëse shqipja nuk është një gjuhë globale, njohja e saj mund të hapë mundësi në fusha të ndryshme si diplomacia, tregtia, turizmi, arsimi dhe shumë fusha të tjera ku njohja e kulturave dhe gjuhëve të ndryshme është një pasuri. 

5.Zhvillimin dhe pasurimin kulturor. Njohja e gjuhës shqipe do të lejojë fëmijët të shijojnë letërsinë, muzikën, kinemanë dhe artin shqiptar në gjuhën origjinale. Kjo është një mundësi për të thelluar njohuritë dhe për të shijuar bukuritë e kulturës shqiptare. 

6.Rritja e lidhjeve familjare: Nëse brezi i vjetër i familjes flasin shqip, mësimi i gjuhës do të ndihmojë fëmijët të komunikojnë më lehtësisht me gjyshër, halla, xhaxha dhe të afërmit e tjerë. Kjo ndihmon në forcimin e lidhjeve familjare dhe ruajtjen e traditave. 

7.Pasuri sociale dhe emocionale: Mësimi i gjuhës së parë ndihmon fëmijët të ndjehen pjesë e një komuniteti më të madh dhe të ndjehen krenarë për origjinën e tyre. Kjo mund të ndihmojë në zhvillimin e vetëvlerësimit dhe ndjenjave pozitive ndaj vetvetes. 

Bazuar në përvojat e hidhura, sjelljen indiferente ndaj gjuhës shqipe, nënvlerësimin,  mosinteresimin për kultivimin e saj, mos ndjekjen e mësimit në shkollat shqipe nga shumica e nxënësve shqiptar, mund të thuhet se pjesa dërmuese e bashkatdhetarëve tanë nuk janë sa duhet të  vetëdijshëm për pasojat e moskujdesit të tyre ndaj gjuhës amtare dhe ndaj zhvillimit të natyrshëm të personalitetit të fëmijëve të tyre. 

Gjuha si pasuri e pakontestueshme duhet të kuptohet e të pranohet si e tillë prej të gjithë shqiptarëve, dhe si e tillë t’u lihet trashëgim atyre që i duam më shumë, atyre që i vlerësojmë si pasurinë tonë më të madhe, pra fëmijëve.  

Qëllimi i këtij artikull është ngritja e zërit kundër lënies pas dore dhe përbuzjes së gjuhës amtare shqipe prej vet shqiptarëve në mërgim.  

Gjenevë, 19.11. 2023   

Samiti i Mërgatës dhe papërgjegjësia e Ministrisë së Punëve të Jashme e Shqipërisë 

0

Samiti i III-të i Diasporës

Sinan Kastrati, Suedi 

Pasi kisha lexua në shumë portale se më 22 e 23 nëntor në Tiranë do të mbahet ”Samiti i III i Diasporës Shqiptare- Dita Arbëreshe, Dita Arbëreshe dhe Samiti i tretë i Diasporës”, ngjarje shumë e rëndësishme e plotësova një formular për pjesëmarrje, iu shkruajta një letër falënderues dhe iu dërgova e iu dëshirua e urova punë të mbarë.  

Para 4 vjetëve, në muajt e pranverës ishte planifikua që të mbahej një konferencë e tillë në Tiranë, e ku do të merrte pjesë apo në përkujdesjën dhe organizimin e kryeministrit të Shqipërisë, do të mbahej Konferenca. 

Kishim vendosur bashkë me një mësues, koleg të punës në Malmö të merrnim pjesë. Rezervuam biletat e avionit për në Tiranë që kushtonin bukur shtrenjë por ne mërgimtarët. 

Për shkak të koronavirusit, Pandemisë 19 ky tubim u ndalua, me të drejtë. 

Kjo edhe arsyetohej për kohën për shkak të përhapjes së sëmindjes që merrte jetë njerëzish.  

Dhe tash e pash tasg pas afërsisht katër vjetëve se do të mbahët përsëri ”Dita e Arbëreshëve dhe Samiti III për Diasporën mbahen në Tiranë në datat 22-23 nëntor” me të vërtetë u gëzova. Thash:nuk na paska harrua nëna Shqipëri. 

Malli për qytetin e Tiranës për mua është i madh. Është i madh se takoj qytetaret e Tiransës, studjues, profesosorë e mërgimtarë nga gjithë bota. 

Iu shkruajta një letër me kërkesën që të ma dërgojnë rendin e ditës dhe informata rreth udhëtimit, fjetjes dhe ushqimit dhe kush i heq shpenzimet.  

Pas dy, treditëve që iu kisha dërgua, jo një por dy letra, kishin marrë mundin e më kishin shkruajtur një gjysëm letër:  

”I/E nderuar, Tiranë, 11 nëntor 2023 

Duke ju falënderuar për interesin dhe regjistrimin, kemi kënaqësinë t`ju përcjellim ftesën për të marrë pjesë në Samitin e Tretë të Diasporës dhe Ditën Arbëreshe, që do të zhvillohen në Tiranë, në datat 22 – 23 nëntor 2023.  

Në ditët në vijim do t`ju dërgojmë agjendën përfundimtare”. 

Prita kot.  

Askush uk më shkruajti dhe kur kanë mbetur edhe 3 ditë, deri në ditën kur duhët të filloi punën Samiti në Tiranë, unë nuk do të mund të udhëtoj për Tiranë sepse nuk kam prerë biletë avioni.  

Kur shikova se a ka avionë për Tiranë dhe sa kushton bileta, nga aeroporti i Sturupit (Flygplats Malmo Sturup. Malmö Airport) dhe nga aeroporti i Kastrupit Københavns Lufthavn. Kastrups flygplats, är Köpenhamns internationella flygplats) nuk kishte avion për Tiranë. e kishiqn hequr Tiranën.  

Nuk kisha mundësi e as luxh që të shëtis në kryeqytetet evropiane me avionë për shkak të kohës së gjatë e biletave të shtrenjta. 

Tiranën e kanë harrua të gjithë, përveç neve mërgimtarëve që nuk e harrojmë Tiranën e Tirana, na ka harrua neve-mërgimtarëve. 

Një miku im im, profesor Emil Lafe, gjuhëtar, ish delegat i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës shqipe ma kishte dërgua një letër dhe programin: 

Programi – për dijeni! 

  1. Lafe

SAMITI III, draft agjenda e faqosur.pdf  

Shpresoj se në samitet e konferencat tjera për (Diasporën) Mërgatën organizatorët do të jenë me syçelë, më seriozë ndaj meje dhe mërgimtarëve të tjerë duke na dërgua informata të mjaftueshme për punën- programin e konferencës, rreth udhëtimit, fjetjes, ushqimit, në kohë.  

Me krenari: 

Malmö, 19 nëntor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Jeton si Shqiptar, të varrosin si arab !

0
Zekeria Idrizi, ish -imam nga Shkupi, që jeton në Gjermani
___
TË JETOSH SHQIPTARISHT – TË VDESËSH ARABISHT
___
Paradoks mbi paradokset është fakti që njeriu të lind, të rritet, të shkollohet dhe të jetoj shqiptarisht, kurse, në fund, të vdesë arabisht. Më tragji-komikë në shoqërinë shqiptare janë ata që flasin shqip por, mjerisht, meditojnë e ëndërrojnë arabisht. Shih ironinë, talebanët shqipfolës edhe hajnë, pijnë, vishen, flejnë, dhyhen dhe pordhin arabisht. Të këtillët, me mjekrra të çoroditura e me fustanella arabo-aziatike dhe shorce treçerekëshe edhe ajrin arbëror na e kanë ndotur se lëre më tjerat.
Mbi arkivolet e të vdekurve myslimanë hidhet një pelerinë e gjelbërt me shkrim arab. Kjo duhet të marrë fund njëherë e mirë te ne shqiptarët. Mbi arkivolet tona duhet të dominojë flamuri ynë kuq e zi me shkabën dykrenore.
Përfundimisht duhet të ndalet predikimi në gjuhë arabe me rastin e ceremonive mortore, nga i cili nuk merr vesh gjë prej gjëje bota shqiptare. Në to duhet të jehojë gjuha e ëmbël dhe e bekuar shqipe.
Shenjat pellazgo-iliro-shqiptare mbi epitafet e varrezave tona përdëshmojnë autoktonësinë tonë arbërore në trojet tona të stërlashta në Gadishullin Iliric.
AMANET/POROSI FAMILJARËVE:
MBI EPITAF TE VARRI IM TË GRAVOHET BUKUR ARTISTIKISHT FLAMURI YNË KOMBËTAR ME SHKABËN/SHQIPONJËN DYKRENORE, ME MBISHKRIMIN NË LATINISHT, E JO ARABISHT!
Shqiptarisht dhe idealisht:
Berlin/Shkup

Faik Konica, shkrimtarit Guillaume Apollinaire : “Mashtruesit francezë me famë botërore gjenden të fshehur në periferi të Londrës…” (Letra origjinale e 10 tetorit 1904)

0

Faik Konica (1875 – 1942) — Guillaume Apollinaire (1880 – 1918)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Nëntor 2023

Në veprën “Guillaume Apollinaire. Correspondance. I Lettres reçues. XI K-La.”, gjejmë një letër të Faik Konicës drejtuar shkrimtarit francez me 10 tetor 1904, në të cilën atdhetari shqiptar i rrëfen asokohe një sekret të veçantë. Këtë letër, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Lincoln Cottage,

Garfield Road,

Chingford, (Essex) 

Me 10 tetor 1904. 

Mik i shtrenjtë, 

E lexova me shumë interes artikullin tuaj për dy “princat e rremë të Shqipërisë” dhe do ta shfrytëzoj për një artikull të ardhshëm tek “Albania”. — Për sa i përket “Oxford (India) paper”, më thanë se shitej vetëm me shumicë (një numër i caktuar pakosh) : sa fletë do t’ju duheshin ? — Harrova që në letrat e mia të mëparshme t’ju tregoja për një histori vërtet të jashtëzakonshme, të cilën nuk do ta prisnit : Imagjinoni që ushtria angleze është në manovra dhe një muaj më parë, dy skuadrilje kalorësie erdhën për të ngritur çadrat dhe kampuar në lëndinat e Chingford. Ne dolëm për një shëtitje atje, pasi shumë njerëz shkuan atje nga të gjitha anët, dhe papritmas ne njohëm — a mendoni se kë ? Zonja Thérèse Humbert, personalisht, ju betohem ! dhe ishin me të : 1°/Romain Daurignac, 2°/Eve Humbert, 3°/Marie Daurignac, 4°/Frédéric Humbert. Nuk kishte asgjë për tu gabuar. Përballë një pasthirrme në frëngjisht nga gruaja ime, ata u zbuluan dhe një minutë më vonë ishin zhdukur. E kuptoni ? bota mendon se ata janë në burg, dhe ata janë fshehur të qetë në periferi të Londrës. Djalli e di se cilët personazhe duhet të kenë marrë pjesë në mashtrimet e tyre që “burgu” i tyre të ketë qenë kaq fiktiv. 

Përzemërsisht, 

  1. B. Konica 

A po përjashtohen Arbëreshët nga i ashtuquajturi samit i tretë i diasporës në Tiranë?

3

“Të gjithë arbëreshët janë heronj. Ata që thonë të kundërtën nuk e njohin historinë”. Xhuzepe Garibaldi (1807-1882)

Nga Frank Shkreli 

“Nuk kemi kujt t’i ankohemi. Për marritë që kemi bërë, po bëjmë edhe do të bëjmë vetë. Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe koha harrim” -Ekrem Vlora 

Është e vështirë të besohet një gjë e tillë, por siç mund të lexoni më poshtë artikullin e botuar sot  në gazetën Dielli të Federatës Pan-Shqiptare VATRA në Nju Jork të autores Ornela Radovicka nga Qëndra mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe, themeluar nga Arbëreshi i madh, Antonio. Bellusci në vitin 1980. “Pak ditë më parë, çuditërisht, lajmi për pjesëmarrjen masive të botës intelektuale arbëreshe u anullua. Shumë prej atyre arbëreshëve kishin prerë biletat e udhëtimit drejt Shqipërisë dhe kjo situatë e krijuar nuk ishte për faj të Qëndrës, por për shkak të vendimarrjes së një organi tjetër, flitet për Akademinë e Shkencave në Tiranë”, shkruan ajo mbi këtë akt banal e të turpshëm, të një enti, sipas meje, me prirje ende bolshevike edhe pas më shumë se tre dekada pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri.  Ja linku i artikullit të plotë botuar në gazetën Dielli:  Në kuadërin e Summit të III të Diasporës, annullohet pjesëmarrja masive e arbëreshëve! – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)  

Nëqoftse pretendimet në këtë artikull të autores Radovicka nga Qëndra mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe e të Madh, Antonio Bellusci, janë të verveta, atëherë diçka nuk është në regull me organizimin e të ashtuquajturit Samiti III i diasporës që do mbahet javën që vjen në Tiranë, e që, sipas Zonjës Radovicka përjashton pjesëmarrjen e përfaqsuesve të diasporës më të vjetër shqiptare të “gjakut të shprishur” që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.  

Ky vendim nga Tirana zyrtare për të anulluar pjesëmarrjen e arbëreshve në Samit po me qëllim ose aksidentalisht në ditëlindjen e Poetit të madh Arbëresh Jeronim De Radës (29 Nentor, 1814), “Apostulli i parë i Rilindjes sonë kombëtare”, dhe “pararafolës i ringjalljes sonë kombë tare” (Ernest Koliqi). More njerëz, a ini në vete që merrni vendime të tilla, për të anulluar pjesëmarrjen e arbëreshëve nga ky I ashtueuajtuzr samit i diasporës!  A e dini se Jeronim De Rada rreth 100-vjet para Naimit e Fishtës “ka ndezur ne zemrën e brezave të kaluar, zjarrin e atdhedashjes, shpresën dhe besimin në fatin e popullit shqiptar”, Ekrem Vlora). Dhe në javën e 28-Nentorit, Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe gjithë Shqiptarëve, përfshir Arbëreshve, sidomos, diasporës Arbëreshe, kësaj “oaze rilindjeje kombëtare në diasporë”, (Mons Dr. Zef Oroshi) – të cilët gjatë historisë 5-shekullore kontribuan më shumë se çdo kush tjetër për Ditën e bardhë kombëtare të 28 Nentorit, 1912, që festohet javën që vjen.  

Po a e dini ju se sa borxhe i kanë Arbëreshve, brezat kaluar të shqiptarëve – përfshir ata sot, anë e mbanë trojeve shqiptare dhe kudo që janë: arbëreshve – “gjakut të shprishur” dhe Jeronim De Radës me shokë?  

Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Po si është e mundur që sot, më shumë se 500-vjetë më vonë, pasardhësit e atyre arbëreshve që me shekuj ruajtjen gjuhën e traditat, gojdhanat e kulturën – u anullohet pjesëmarrja në samitin e diasporës?! 

“Pesqind vjet Arbërshët në tokçn mikpritse të Italisë ruajtën gjuhë e doke gojdhanore. Nji mendje skeptike mund t’a pleqnonte të kotë besniki të çuditshme”, do të shkruante Ernest Koliqi, i cili mund të ketë  bërë më shumë se çdo shqiptar tjetër mbi tokë për të kultivuar dhe ruajtur gjuhë e kulturë të arbëresheve për më shumë se 30-vjet sa ishte gjallë.  Ai Ernest Koliqi, i cili, ashtu si edhe arbëreshët e përjashtuar sot, vzahdon të jetë i përjashtuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si anti-kombëtar e tardhdëtar.  Këta “akademikë”, përfasques të Tiranës zyrtare sot, a janë “mendje skeptikë”, apo diçka edhe më keq, që sipas Zonjës Radovicka anullojnë pjesëmarrjen e këtij brezi arbëreshësh në një takim të diasporës shqiptare në kryeqytetin e të gjithë shqiptar[ve pa dallim, në Tiranë.  A janë të vetdijshëm, këta që marrin vendime të tilla, ndaj borxhit që Kombi shqiptar u ka, historikisht, arbëreshve për besnikërinë e tyre shekullore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Borxhi është i madh dhe vështirë për tu paguar duke përjashtuar brezin e sotëm të arbëreshve nga organizime kombëtare të diasporës.  

“Na Shqiptarët që morëm në dorëzim nga De Rada amanetin e lanun Arbëreshvet prej Skanderbegut, d.m.th. pasqyrimin e Shqipërisë së lirë, duhet t’i jemi mirënjohës Poetit të Makjit, por edhe vëllazënvet gjuhe e gjaku, që nen qiella të huaja, atë amanet ruajtën me besniki të patrandëshme…Nëpër poezi e apostullatë të Jeronim De Radës, Arbëreshët e Italisë, kryen at vepër të mistershme shpërblimi njerëzor e kombëtar, që i Nalti Perëndi u përcaktoi atyre, kur në një stinë duhije e tmeri, lanë brigjet e Atdheut dhe mërguan në një vis të huaj, me ikona fetare e me hire shqiptare”.  Kështu është shprehur Ernest Koliqi në një editorial kushtuar De Radës, me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së tij.  

Unë nuk i dijë arsyet e anullimit të pjesëmarrjers së arbëreshve në samitin e diasporës në Tiranë, javën që vjen, por e kam të vështirë të besoj një gjë të tillë.  Si është e mundur?!  Prandaj të gjithë duhet të kërkojmë përgjigje nga autoriteteti organizues i samit të — pyetjeve që bën në artikullin e saj Zonja Ornela Radovicka:  

“Si mund të lësh jasht këtij Sumiti kërkues, autor tekstesh, studiues, hulumtues shumë nga ata individë që kanë dhënë vërtetë një kontributë kolosal mbi botën arbëreshe aq sa shpesh ia tejkalon edhe asaj istitucionale! 

Si mund të flasësh për dhe mbi gjuhën e tyre e të lësh jashtë Sumiti sportellet linguistike,të botës arbëreshe?!  

Si mund të lësh jashtë sumitit shumë associazione, organizata, shoqëri që janë zemra, pulsi i jetës arbërore, të cilët mbledhin në gjirin e tyre botën reale arbëreshe?!  

Si mund të lëshë jashtë këtij sumiti, publicistë, historianë, gazetare, poetë, shkrimtarë, intelektualë, të ndershëm të botës arbëreshe?!  

Si mund të lëshë jashtë këtij summiti grupet artistike arbërshe, të cilët ruajnë folklorin, mbajnë gjallë etnografinë, gjuhën nëpërmjet rapasodive?!  

Si mund të lini jashtë botës arbëreshe arkitekt,(me sa di unë asnjëherë nuk ka patur ndonjë projekt universitar mbi arkitekturën arbëreshe)!  

Si mund të lini jasht përfaqësues të bibliotekave të cilët janë monumente të botës arbëreshe!  

Si mund të lini jashtë arbëreshë qytetarë të thjeshtë por aktivist të dalluar të cilët mbështesin çështjen e ruajttjes së identitetit duke ditur vështirësit që hasin çdo ditë këta arbëreshë në asimilim ashtu edhe për shkak të politikave gjeopolitike të shpopullimit?”, pyet ndër të tjera autorja e artikullit botuar të shtunën në gazetën Dielli të Nju Jorkut.  

Unë për veten nuk kam ndonjë përgjigje as hamendje se pse ndodhë një gjë e tillë.  Por një gjë e di se ky është një vendim – jo i të huajve –por i shqiptarëve dhe askujt tjetër.  Diçka që më kujton fjalët e Ekrem Vlorës, një veprimtari të çeshtjes kombëtare i cili gjithashtu me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së De Radës.  “Çdo popull duhet të paguajë tagrin e caktuar nga natyra e vet për të kaluar sëmundjet foshnjore që ia turbullojnë fillimin e një jete të re. Edhe ne po e paguajmë këtë tagrin: Herë në mundime të brendshme, herë me vështirsinat që na shkakton moskuptimi i jashtëm. Nuk kemi kujt t’i ankohemi. Për marritë që kemi bërë, po bëjmë edhe do të bëjmë vetë. Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe koha harrim… Mos kuptimet e të huajve na kanë ndaluar ose vonuar zhvillimin e plotë të idealeve kombëtare. Dikush na ka kujdesur, dikush na ka pasur besim e dikush nuk na ka druajtur. Me dashje ose pa dashje, të gjithë na kanë dëmtuar!”  

Për anullimin e pabesueshëm të pjesëmarrjes së arbëreshve në samitin e diasporës në vitin 2023 në Tiranë, me çudi dhe zhgënjim, Ekrem Vlora do të shprehej, se “Duhet të flasim haptazi, se kështu sigurisht nuk e kanë ëndërruar De Rada edhe shokët e tij zhvillimin e kulturës kombëtare shqiptare!”, ka shkruar Eqrem Vlora me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së Arbëreshit të njohur. 

Nuk kemi kujt t’i ankohemi për marritë tona! Megjithë natyrën time prej optimisti kur mësoj për lajme si ky, kam drojë se edhe Zoti e ka humbur durimin me marritë e shqiptarëve! 

Jeronim de Rada ;(Maqi, 29 dhjetor 1814 - 28 shkurt, 1903), ishte mësues, botues, folklorist, filolog, poet dhe shkrimtar italo–arbëresh, themeluesi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. 

Ornela Radovicka – Qëndra mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga A. Bellusci 1980.  —  Në kuadërin e Summit të III të Diasporës, annullohet pjesëmarrja masive e arbëreshëve! – Dielli | The Sun (gazetadielli.com) 

Rohde, ambasador gjerman në Prishtinë me ambasadorët e tjerë gjermanë në rajon e vizituan Manastirin e Deçanit, “shqetësohen” mediat serbe…!

0
Sadri Ramabaja, Prishtinë
____
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, në një turne në Kosovë, tok me z. Michael Reiffenstül, Drejtor Politik për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane dhe ambasadorët gjermanë nga Beogradi, Sarajeva, Podgorica, Shkupi dhe Tirana, vizituan Manastirin e Deçanit.
Në rrjetin social X ai ka njoftuar për këtë udhëtim dhe se pas guidës që kishin në manastir, “një vend i Trashëgimisë Botërore të #UNESCO-s i njohur për rëndësinë e tij historike në rajon, delegacioni u përfshi në një diskutim me igumenin e manastirit, At Sava gjatë një dreke. Biseda u përqëndrua në sfidat aktuale me të cilat përballet Kisha #Ortodokse #Serbe dhe komuniteti serb në #Kosovë.”
Ky stil komunikimi duket se i ka shqetësuar disa nga mediat serbe.
Portali Srbija danas e kualifikon këtë vizitë dhe këtë njoftim hiq më pak se skandal të lloit të vet, duke e cilësuar si “sulm ndaj faltores më të madhe”!
Portali serb ia sheh për të madhe ambasadorit gjerman pse e quajti
“Shenjtëroren e madhe serbe Manastiri i “Kosovës”!
Manastiri i Deçanit sigurisht se nuk mund të quhet ndryshe përveç se Manastir i Kosovës; ai është pjesë e trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës dhe asesi i Kinës a Rusisë, e natyrisht as edhe i Serbisë. E vetkuptueshme se ai drejtohet nga igumeni At Sava, por si i tillë, si trashëgimi botërore – siç e cilëson edhe UNESCO, manastiri është stivuar në kujtesën e të gjithë qytetarëve të Kosovës si i tyre dhe i tilë do të mbetet, pavarësisht përkatësisë etnike të igumenit aktual.
Nuk është krejt e rastësishme që Lëvizja kulturore e politike për braktisjen e Islamit filloi pikërisht në Deçan, meqë qytetarët shqiptar gjithandej po i kthehen gradualisht identitetit të tyre shpirëtror [edhe në rrafshin fetar], duke e cilësuar tutje Manastirin e Deçanit si trashëgimi kulturore të tyre, e që natyrisht e ndajnë bashkë me qytetarët tjerë ortodoks.

Feja islame është shtrirë me dhunë nga Perandoria Osmane dhe, sot, shpërfaqet përsëri dhunshëm si Islam Politik

0
Mustafë Xhemaili, aktivist i njohur i çështjes kombëtare, Ferizaj
____
PËRZGJEDHJE ME NJË HYRJE KUNDËR ISLAMIT POLITIK NË KOSOVË
____
Një debat i gjerë është hapur në Republikën e Kosovës! Veprimi aktiv i islamit politik! Kjo tashmë është bërë shqetësuese. Mendoj se ka ardhur koha që nuk duhet të heshtet më, por, të ngritet zëri më fuqishëm, kundër këtij fenomeni kaq negativ dhe rrënues i qenies sonë kombëtare.
Islami, njëra ndër fetë më të mëdha në botë, e cila në shumë vende (shtete) arabe dhe të Lindjes së Mesme është “kushtetutë” për qeverisje dhe sundim përmes librit të shenjtë Kur’ani-t. Në Gadishullin Ilirik (që sot zyrtarisht i thonë Ballkan!), ka ardhur me dhunë përmes sundimit prej disa shekujsh nga Perandoria Osmane, e cila perandori u zhbë vetëm në fillim të shekullit 20.
Në Gadishullin Ilirik, feja islame është shtrirë me dhunë nga kjo perandori dhe, sot, shpërfaqet përsëri dhunshëm si ISLAM POLITIK në mesin e shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Serbinë Jugore.
Natyrisht, se qëllimi është i qartë: islami politik aty ku do ta gjejë hapësirën dhe trollin e përshtatshëm edhe do të krijoj parti politike dhe do të hyj në garën politike zgjedhore për të pasur ulëse në parlamentin e akcilit shtet që përmenda, e, në mënyrë të specifikuar, në Parlamentin e Kosovës. Kjo dihet! Nuk do të jetë hera e parë që do të ndodhë! Një parti e tillë, me thelb të islamit politik, ishte e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës, por nga rrethanat dhe kushtet që ishin jo të favorshme, për kohën, ajo u zvogëlua dhe doli nga parlamenti! Kjo do të ishte një temë tjetër për shqyrtim. Këtu mund të përmendet edhe veprimin i disa delegatëve në parlementet e kaluara dhe të sotmin, që kanë bërë dhe bëjnë kërkesa që dalin nga programi neootoman i Turqisë dhe presidentit Erdogan si “përfaqësues” dhe “mbrojtës” i fesë islame!
Shteti laik, siç jemi ne, mbrone qytetaret nga religjioni e ndersa shteti sekular i mbronë të drejtat dhe liritë fetare në kuadër të të drejtave të njeriut
Pra dallimi është i madh dhe përmbajtësor.
Sot jemi dëshmitarë se Kushtetuta jonë që është e shtetit të Kosovës, shtetit sekular, shkilet rëndë për çdo ditë! Në radhë të parë delegatë të Kuvendit, madje edhe nga kuvendi (duke ndërprerë punën e seancës parlamentare për shkak të ezanit!!); institucione qeveritare (duke nxjerrë vendime të çoroditura antiinstitucionale gjatë ramazanit etj.); partitë tona politike të cilat shkojnë dhe përulen para klerikëve në festat e tyre fetare, dhe nuk lënë varrim e “të pame” pa shkuar për t’i dëgjuar kokëulur hoxhollarët për të vdekurin i cili ka lindur shqiptar, është rritur shqiptar, ka vdekur shqiptar dhe në fund mbi kufomën e tij bie një flamur i huaj dhe përralliset arabisht); klerikë të lartë e hoxhollarë të ndryshëm dhe të shumtë në krye më BIK-un dhe udhëqësin e saj, i cili krenohet se ka ndërtuar mbi 800 xhami në Kosovë, “për 95 përqind musliman të popullatës” së shtetit të Kosovës!! Ndërsa në zemër të Prishtinës po ndërtohet xhamia gjigante e periudhës së sulltanatit të shekullit 16-të. Kështu ai del të jetë zbatuesi më i përpiktë i platformave antishqiptare që i ka krijuar Serbia, me theks të veçantë për islamizimin sa më të gjerë të shqiptarëve, si dhe agjendave aktuale qeveritare të politikës erdoganiste mbi Kosovën.
Po të vepronte si duhet dhe sa duhet, prokuroria e shtetit, për çdo ditë do të kishte arrestime për fyerje, shkelje të të drejtave të njeriut (veçanërisht të gjinisë femrore), përbaltje të simboleve shtetërore dhe kombëtare, sharje dhe kërcënime të personaliteve të përveçëm dhe të qytetarëve të rëndomtë.
Shqiptarët në Republikën e Kosovës nuk janë kundër kundër asnjë religjioni që praktikohet në mesin e tyre. Por ai, në radhë të parë, është kundër islamizimit dhe të xhamizimit (që të dyja me qëllime politike) të Kosovës.
Në Kosovë kanë filluar të ngrisin zërin, qoftë me inisiativa individuale e grupore siç është ajo e Deçanit, për braktisjen e islamit, të islamit politik si dhe kundër xhamizimit të shtetit tonë. Në anë tjetër hoxhallarë që njohin mirë fenë islame po përpiqen që të shpjegonë bazat e islamit dhe qëllimet e saj, veçanërisht në Kosovë.
Në vazhdim po sjellë disa shpjegime themelore të fesë islame nga njohësi i shkelqyer dhe studiusi i zellshëm i këtij religjioni, teologu Zekirja Idrizi, që i ka të vendosura në murin e tij Facebook-ut.
***
DILEMAT E MIA RRETH RELIGJIONIT ISLAM
Ka disa çështje që edhe pas 4 dekadash studimi e meditimi nuk mund t’i kuptoj e as t’i pranoj nga feja islame:
– Lejimi i martesës me kusherirat: vajzat e dajës, të hallës, të tezes dhe gjithë kusherirat në farefisin e afërm,
– Profeti Muhammed fejon Aishen në moshë 6 vjeçare, e marton në moshë 9 vjeçare. Kjo në Perëndim dhe në traditën e zakonet tona shqiptare është incest dhe konsiderohet pedofili,
– Profeti Muhammed kishte gjithsej 13 gra, plus dhe gra skllave,
– Profeti Muhammed dashurohet në vajzën e hallës së tij Zejnepen, e cila ishte grua e djalit të tij të adoptuar, Zejdit, dhe përfundimisht e marton atë pas ndarjes nga ai, gjë që, shih ironinë dhe absurdin, profeti e marton me sugjerim të Allahut, për ç’gjë edhe flet vet Kur’ani,
– Në Islam, sipas Kur’anit, lejohet dhe favorizohet seksi me robëreshat e luftës, çka është dhunë, paradoks dhe absurd për mua. Së këndejmi dhe jeta seksuale pa kufizim me hyritë në parajsë (xhennet) për myslimanët, sipas thënjeve profetike,
– Islami ndalon prostitucionin ndërkohë që legalizon atë me lejimin e poligamisë dhe seksin me gratë skllave pa kurrfarë kufizimi,
– Mbytjen në mënyrë mizore me ligj sheriatik të atyre që braktisin islamin, gjë që ndalon lirinë e bindjes dhe mendimit të lirë,
– Mbytjen në mënyrë barbare me gurëzim në tokë deri në fyt për burrat dhe gratë e martuara që kryejnë kurorëshkelje – prostitucion,
– Mbytjen në mënyrë mizore të homoseksualëve dhe transvestitëve (gurëzimin, hedhjen nga shkëmbinjt ose hedhjen në turmë zjarri),
– Shfarosjen e hebrenjëve dhe paganëve nëse nuk islamizohen, si dhe mallkimin e tyre si komb,
– Luftimin e gjithë kufarëve (të pafeve) derisa të islamizohen dhe në tokë të dominojë ligji dhe feja e Allahut – Sheriati,
– Mallkimin dhe ndëshkimin e ateistëve dhe agnostikëve,
– Koncepcioni islamik në parim njeh vetëm vëllazërinë dhe nacionin islamik të quajtur Ummet islam dhe kalifatin gjegjësisht shtetin, kulturën dhe civilizimin islamik, gjë që nuk njeh fare kombet, kulturat, qytetërimet dhe shtetet nacionale….
Ka edhe shumë fenomene e ngjarje të tjera, por këto ishin nga më kryesoret që tek unë kanë shkaktuar dyshim të thellë dhe pezm e indinjatë njëkohësisht…….
P.S.
Jam thellësisht i bindur që shumica dërrmuese e shqiptarëve myslimanë kanë njohuri shumë sipërfaqësore, për t’mos thënë fare, për fenë islame dhe këtë fé e trashëgojnë vetëm verbërisht e dogmatikisht nga prindërit dhe gjyshërit e tyre. Shumica e tyre, madje, nuk kanë njohuri fare për çështjet që i ceka më sipër, dhe se fenë islame e praktikojnë pjesërisht, përciptazi dhe shumë prej tyre fare hiç. Së këndejmi, mendimi se shqiptarët statistikisht janë shumicë myslimane në trojet shqiptare është i pabazë, i pathemeltë.
Zekerija Idrizi – Teolog
Berlin/Shkup
https:/www.facebook.com/zekerija.idrizi.31
***
FOTO: Projekti i arkitektes me famë botërore Zaha Hadidit, fituese e Çmimi Pritzker që cilësohet si Nobeli i Arkitekturës, për Xhaminë e Madhe në Prishtinë, i cili nuk u pranua për realizim nga BIK-u dhe politika neootomane e Erdoganit, njëri ndër projejktet më moderne të kohës për përdorim por edhe si atraksion turistik.

Shqiptaria mbi të gjitha, feja të jetë tërësisht çështje personale e secilit, e jo çështje publike…!

0
Xhevat Gjini, Viti
___
Jam qind për qind (tërësisht) për lirinë dhe të drejtën e besimit-fesë (religjionit), ashtu siç jam qind për qind për lirinë dhe të drejtën e mosbesimit në dogmën fetare.
Pra, jam qind për qind që besimi-feja të jetë tërësisht çështje personale e secilit, e jo çështje publike…!
Jam qind për qind për respektimin e gjuhëve, kulturave dhe qytetërimeve të huaja, por pa harruar asnjë herë që për shqiptarin nuk ka asnjë gjuhë para gjuhës shqipe, asnjë kulturë a qytetërim para kulturës, qytetërimit e flamurit shqiptar…
Shqiptarët nuk duhet t’i bëjnë konak (t’i japin strehë) asnjë besimi – feje që nuk predikohet në gjuhën shqipe ose që nuk respekton (mohon) gjuhën, kulturën, traditën, flamurin, historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar. E njëjta gjë duhet të jetë edhe për çdo parti politike, ojq apo grup që veprimtarinë e tij nuk e zhvillon në përputhje me kodin dhe vlerat e SHQIPTARISË. Të qenit shqiptar është edhe vullnet i Zotit…
Njeriu nuk ka nevojë për ndërmjetës (prift, hoxhë…) midis tij dhe Zotit. S’ka njeri në tokë që përfaqëson Zotin… Ata që hiqen dhe promovohen si “përfaqësues” dhe “interpretues” të fjalës së Zotit janë thjeshtë mashtrues, profiterë dhe parazitë ordinerë.
Koha, interesat e atdheut dhe të kombit, kërkojnë që: atdheu, gjuha, kombi, flamuri, kultura, tradita – SHQIPTARIA të jetë mbi çdo fe – religjion, mbi çdo parti politike dhe mbi çdo “filozofi” – doktrinë dhe interes tjetër! SHQIPTARIA mbi të gjitha!