Rohde, ambasador gjerman në Prishtinë me ambasadorët e tjerë gjermanë në rajon e vizituan Manastirin e Deçanit, “shqetësohen” mediat serbe…!

Shkrime relevante

Shefqet Krasniqi “në flagrancë”, apo kur islami politik kërkon pushtet

Nga Rrezart Kalaja Washington, 20 shtator 2026 SHEFQET KRASNIQI “NË FLAGRANCË” – KUR...

Ibrahim dhe Rexhep Nikçi, 27 vjet padrejtësi!

Sak Muji, Rugovë ____ Nga një shkrim i vitit 1999 te kërkesa e...

Su bë që “Gjorgj Washingtoni i Kosovës”, të përfundonte i arrestuar dhe i dënuar në Hagë

Halil Geci, Skenderaj ____ KUSH LUAN ME AMERIKËN, LUAN ME KOKËN E VET:...

Pas 16 shtatorit: kur dhimbja kërkon drejtësi, jo kaos

Zeqir Bekolli, Drenas ____ (Nga dhimbja te maturia – një ditë e rëndë...

Shpërndaj

Sadri Ramabaja, Prishtinë
____
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, në një turne në Kosovë, tok me z. Michael Reiffenstül, Drejtor Politik për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane dhe ambasadorët gjermanë nga Beogradi, Sarajeva, Podgorica, Shkupi dhe Tirana, vizituan Manastirin e Deçanit.
Në rrjetin social X ai ka njoftuar për këtë udhëtim dhe se pas guidës që kishin në manastir, “një vend i Trashëgimisë Botërore të #UNESCO-s i njohur për rëndësinë e tij historike në rajon, delegacioni u përfshi në një diskutim me igumenin e manastirit, At Sava gjatë një dreke. Biseda u përqëndrua në sfidat aktuale me të cilat përballet Kisha #Ortodokse #Serbe dhe komuniteti serb në #Kosovë.”
Ky stil komunikimi duket se i ka shqetësuar disa nga mediat serbe.
Portali Srbija danas e kualifikon këtë vizitë dhe këtë njoftim hiq më pak se skandal të lloit të vet, duke e cilësuar si “sulm ndaj faltores më të madhe”!
Portali serb ia sheh për të madhe ambasadorit gjerman pse e quajti
“Shenjtëroren e madhe serbe Manastiri i “Kosovës”!
Manastiri i Deçanit sigurisht se nuk mund të quhet ndryshe përveç se Manastir i Kosovës; ai është pjesë e trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës dhe asesi i Kinës a Rusisë, e natyrisht as edhe i Serbisë. E vetkuptueshme se ai drejtohet nga igumeni At Sava, por si i tillë, si trashëgimi botërore – siç e cilëson edhe UNESCO, manastiri është stivuar në kujtesën e të gjithë qytetarëve të Kosovës si i tyre dhe i tilë do të mbetet, pavarësisht përkatësisë etnike të igumenit aktual.
Nuk është krejt e rastësishme që Lëvizja kulturore e politike për braktisjen e Islamit filloi pikërisht në Deçan, meqë qytetarët shqiptar gjithandej po i kthehen gradualisht identitetit të tyre shpirëtror [edhe në rrafshin fetar], duke e cilësuar tutje Manastirin e Deçanit si trashëgimi kulturore të tyre, e që natyrisht e ndajnë bashkë me qytetarët tjerë ortodoks.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu