Kreu Blog Faqe 934

Flamuri i Palestinës, si flamuri i ISIS-it! 

0

Gjergj – Skender Jashari

Që nga 7 tetori kur organizata terroriste islamike e Hamas-it, kreu sulme masive terroriste islamike kundër popullatës dhe vendbanimeve izraelite, kemi pa shumë protesta në mbështetje të kësaj organizate terroriste islamike. Natyrisht shtetet perëndimore, e kanë ndaluar çdo mbështetje publike të terroristëve islamik të Hamas-it dhe organizatave të tjera terroriste islamike të Palestinës. Në Serbi kemi pa çetnikët dhe ultranacionalistët serb, që kanë bashkorganizuar me zyrtarë të Hamas-it, protesta në mbështetje të terrorizmit islamik Palestinez. Fatkeqësisht edhe në Trojet tona, në Tiranë, e sidomos në Prishtinë dhe Shkup, kemi pa organizime klandestine dhe tërësisht ilegale në mbështetje të organizatave terroriste islamike të Palestinës. Prandaj shtetet tona, dështuan t’a dëshmojnë orientimin e tyre Euro-Atlantik. 

Madje edhe në Republikë të Kosovës, janë arrestuar më parë, terrorist islamik që kanë poseduar flamurin e ISIS-it. E njejta duhet të ndodhë edhe me ata që posedojnë flamurin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, e veçmas ata që: 

  1. Mbështesin Hamas-in( hoxhallarë dhe individë të dyshuar edhe më parë për lidhje me terrorizmin islamik, që hapur mbështesin Hamas-in); 
  1. Mbështesin dhe arsyetojnë sulmet terroriste të Hamas-it dhe organizatave të tjera terroriste islamike të Palestinës; 
  1. Si dhe mbështesin dhe arsyetojnë antisemitizmin, gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit… ndaj Hebrenjëve dhe kundërshtarëve të Hamasit dhe organziatave terroriste islamike të Palestinës dhe ndaj mbështetësve të Izraelit.  
  1. Propagandojnë aktivisht e qëllimisht në mbështetje të organizatave terroriste islamike të Palestinës( si në formë të fjalimeve publike, organizimeve të protestave në mbështetje të terrorizmit islamik të Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste islamike të Palestinës, postimeve në rrjete sociale dhe medie etj); 
  1. kemi pa hoxhallarë e individë të dyshuar më parë për terrorizëm islamik, që kanë  dhe kundër semitizmit( hebrenjëve); si dhe  
  1. Më shqetësuese është fakti, që kemi dëgjuar edhe thirrje direkte e shumë më shpesh thirrje indirekte për të bërë secili islamik ndonëj gjë konkrete qoftë ndonjë mbështetje deklarative( me fjalë, me postime, me pjesëmarrje në protesta në mbështetje të terrorizmit islamik të Palestinës, me mbledhje ndihmash për terrorizmin islamik të Palestinës nën petkun gjoja për civilët e Palestinës, e deri në thirrje për xhihad-luftë terroriste islamike).

Zhvillimin politik, social, kulturor të pavarur edhe për egjiptianët dhe arabët e territorit të Rripit të Gazës, ashtu edhe për jordanezët dhe arabët të Bregut Perëndimor, padyshim e ka lënë pushtimi islamik nga Perandoria Arabe, pasuar edhe nga pushtimi islamik nga Perandoria Osmane.  

Pasiqë Perandoria Osmane, në Luftën e I Botërore u rreshtu në krahun e Fuqive të Boshtit, Britanikët mbështetën pakënaqësitë e Sharifit të  Mekës Hussein bin Ali, i cili ishte kundër xhon turqëve që kishin marrë pushtetin në Perandorinë Osmane më 1908, gjë që bëri të ishte pro Revoltës Arabe.1 Deklarata Anglo-Franceze e 9 nëntorit 1918, thoshte :“përfundimin dhe çlirimin përfundimtarë të popujve që aq gjatë ishin shtypur nga Turqit dhe krijimi i qeverive kombëtare dhe administrimi që derivon nga autoriteti i tyre i buruar nga zgjedhja e lirë e popujve autokton.”2 Shkaku që këta popuj( arabët) ende nuk ishin në gjendje të ekzistonin si vende të pavarura, pasiqë as nuk kishin lëvizje kombëtare të tyre, poashtu as nuk ishin angazhuar aq dhe nuk kishin bërë asnjë kontribut të rëndësishëm ushtarak në luftë gjatë Luftës së I Botërore, nuk dukeshin aspak të gatshëm të kishin institucione të tyre plotësisht autonome. Për këtë Konventa  e Lidhjes së Kombeve, në nenin 22, parashite krijimin e mandateve për kolonit dhe territoret të cilat ishin pushtuar dhe si pasojë e luftës kishte pushu sovraniteti i shteteve që formalisht i qeverisnin, e që njerëzit e të cilave nuk ishin ende të gatshëm që të qëndronin vetëm në kushtet e botës moderne, do aplikoheshin parimet për mirëqenie dhe zhvillim të tyre, e kjo do u besohej shteteve të civilizuara, që ta bënin këtë me mirëbesim.3 Në tipi A i mandateve, përfshinte kolonitë e Perandorisë Osmane, të cilat vlerësoheshin”…që kishin arritur stadin e zhvillimit ku ekzistenca e tyre si të pavarur mund përkohësisht të njihet por duke iu dhënë këshilla administrative dhe ndihmë nga Mandatori deri në kohën që ata janë të aftë të qëndrojnë vetë.”4 E që Mandate të Tipit A, për Siri dhe Liban kishte Franca, kurse Britania për Palestinë dhe Irak. 

Mbretëria e Hexhazit, e ndryshoi flamurin më 1920, duke ndërruar ngjyrën e gjelbër në vend të ngjyrës së bardhë-pra shpikën të njejtin flamur që sot e përdorin  arabët e territorit izraelit të Palestinës. Kurse pastaj Jordania  më 16 prill 1928 deri 1939, respektivisht si Transjordani deri më 17 qershor 1946, kur arriti pavarësinë e plotë. Mirëpo Transjordania më 1946, arriti pavarësinë e plotë.5 Siç vërehet që flamuri i sotëm i Palestinës, është kopjuar  prej këtij flamuri, vetëm se në vend të yllit 7 cepësh është vendosur gjysmëhëna me kryqin katolik në krah, 10 vite më pas më 1938.  

Figure 1. Flamuri i Mbretërisë së Hexhazit 1920-1925 dhe  Jordanisë prej 16 prill 1928 deri 1938.  

Simbolika e këtij flamuri është: ngjyra e zezë, simbolizonte Kalifatin Abazid, ngjyra e bardhë Kalifatin Umajad( Kalifatin Fatimid, simbolizohej me ngjyrën e bardhë e kundërta e Kalifatit Abasid sipas disa burimeve moderne6), ngjyra e gjelbër Kalifatin Rashidun,7 kurse trekëndësi i kuq, ka simbolizu Hashemitët8 ose sharifin e Mekës.9 Sipas historianit Tim Marshall, ngjyra e bardhë simbolizonte  kalifatin Umajad, në kujtim të fitores së parë ushtarake të Muhamedit, ngjyra e zezë kalifatin Abazid, në kujtim të të vdekurve të betejës së Qerbelasë dhe për të shënu epokë të re, kurse ngjyra e gjelbërt ishte e preferuar e Muhamedit( palltos së tij) dhe e ndjeksëve të tij kur pushtuan Mekën.10 Një përshkrim tjetër për simbolikën e ngjyrave ishte edhe ngjyra e bardhë për Kalifatin Umajad, ngjyra e gjelbërt për kalifin Rashidun( ʿAlī ibn Abī Ṭālib), kurse ngjyra e kuqe për Kharijites( ose al-Shurat) që ishte sekt i shfaqur pas Fitnes së I( luftës së I civile brenda islamike) 656-661, që shfaqet “përdorimi politik i fesë” si kundërshtim për rritjen e sekularizmit nën sundimin Osman.11 

Madje Tim Marshall, shpjegon se janë përdorë trengjyrshat Europian si shenjë e shkëputjes së arabëve nga e kaluara e tyre me Perandorinë Osmane, derisa ngjyrat janë thellësisht islamike, pa përdorur yje dhe gjysmëhënë që ishin përdorur nga Osmanët.12 

Kurse shpjegimi zyrtarë i dhënë në përvjetorin e Revoltës Arabe, me ç’rast dekreti i Husseinit e adoptoi flamurin e Revoltës Arabe, e që ngjyra e zezë përfaqësonte flamurin e zi të Muhamedit,13 ( e që flamurin e zi Muhamedit ia kishte bërë Ajsha nga shamija e zezë e saj14 e që njihej me emrin “Shqiponja”15),shokëve të tij dhe Kalifatit Abazid, ngjyra e gjelbër përfaqësonte Ahl al-Bayt( familjen e Muhamedit) kurse ngjyra e bardhë përfaqësnte sundimtarët arab dhe ngjyra e kuqe përfaqësonte Hashemitët.16 

Flamuri i sotëm i arabëve të territorit izraelit të Palestinës 

Flamurin që sot kanë arabët e territorit izraelit të Palestinës, kanë filluar ta përdorin që më 1964. Arabët e territorit izraelit të Palestinës, deri në vitin 1964 por edhe më pas, nuk patën identitet kombëtar të veçantë, por e konsideronin vetën Egjiptian pjesa e arabëve të Rripit të Gazës, kurse Bregu Perëndidmor si Jordanez. Kurse për herë të parë identitetin e tyre kombëtar e krijuan më 28 maj 1964, në Konferencës e Këshillit Kombëtar në Jerusalem dhe në qershor Organizata e Çlirimit të Palestinës ishte krijuar, me të cilin rast u adoptu flamuri i Revoltës Arabe si flamur i tyre.17 Kurse këtë flamur Organizata e Çlirimit të Palestinës më 15 nëntor 1988, e adoptoi si flamur të “shtetit të Palestinës.”18 Kurse gjerësisht nga arabët dhe organizatat e tyre terroriste u pranu dhe u përdorë vetëm pas Marrëveshjes së Oslo-s 1993. 

Flamujt që kanë përdorë arabët e territorit izraelit të Palestinës, janë disa të tillë si më poshtë: 

Figure 2. Flamujt e arabëve egjiptian të Gazës dhe arabëve jordanez të Bregut Perëndimor, gjatë viteve. 

Më: 18.11.2023  

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Mikel Summa, argjipeshkëv i Shkupit (1728-1777)

0

Nga Don Frok Zefi

 a)Fëmijëria dhe shkollimi

Mikel Summa ka lindur në vendbanimin Baba[1], në ipeshkvinë e Sapës, në Shqipëri, më 12 mars 1695, në një familje bujare të krishterë.[2] Po atë ditë është pagëzuar në famullinë e vendlindjes në kishën e Shën Panteleonit,[3] nga famullitari Don Nikollë Kabashi.[4] Në Babë ishte selia e Ipeshkvisë të Sapës, me siguri edhe shkolla teologjike në të cilën studionin nxënësit, kryesisht kandidatët për priftërinjë. Edhe pse argjipeshkvi i Tivari Vinçenc Zmajeviqi disa herë ka lutur që Summa të jetë i pranuar në Kolegjin Ilirik të Loretos,[5] për shkak të mungesës së vendeve të lira në atë Kolegj, Kongregata e vendos në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Fermo, në vendin e  paraparë për argjipeshkvinë e Shkupit.[6] Argjipeshkvi Vinçenc Zmajeviqi, i cili si duket e ka njohur konviktorin e tij, e ka lutur Kongregatën me 20 korrik të vitit 1711 që Summa të vendoset në Kolegjin Urbanum në Romë, nëse mësuesit në Fermo e konsiderojnë të pregaditur për këtë, ngase nga kjo do të kishte dobi edhe ai e edhe ipeshkvia e Sapës.[7] Rektori Pakalorci informon me 24 gusht të vitit 1711 sekretarin e Kongregatës se me plotë bindje mund të thotë se konviktori Mikel Summa është i mirë, i vyreshëm dhe i talentuar mbi mesataren. Meqë ai është në fillim të studimit nuk mundet për të të jap mendim të prerë.[8] Rektori i fundit i Kolegjit në Fermo, Don Tiberijo Pakalorci, gjatë kohës së drejtimit të tij, Summa qëndroi në Kolegj, ka shënuar për të: “Mikel Summa nga Baba, i cili në Kolegj qëndroi që nga prilli i vitit 1711 deri me 31 gusht të vitit 1718, ishte person nga i cili pritet shumë.[9] Në literarturën tonë për Summën kanë shkruar At Mladen Barbariq, Millan Premrou dhe At Paskal Cvekan, i cili pohon gabimisht se Mikel Summa ishte françeskan,[10] mirëpo këtë të dhënë nuk e dëshmon asnjë dokument zyrtar.

b) Misionar Apostolik

Kur Mikel Summa i ka mbaruar studimet dhe është kthyer në vendlindje, ishte i shuguruar për prift me 28 tetor 1718. Në famullinë e Shën Panteleonit në Babë e ka shuguruar ipeshkvi i Sapës, Imzot Marin Gjini.[11] Në fillim të janarit të vitit 1718 ai ishte shpirtnor në misionin e Zadanjit. Në këtë vend ishte emëruar nga Kongregata si misionar apostolik.[12]

Në argjipeshkvinë e Shkupit ka pasur mungesë të priftërinjëve, për shak të njohjes të gjuhës kroate dhe karakteristikave tjera, Kongregata për përhapjen e fesë me ndërmjetësimin e argjipeshkvit Vinçenc Zmajeviqit e vendos Summen në Jnajevë, prej nga misionari i ri është lajmëruar në Romë më 29 tetor 1723.[13] Argjipeshkvi i Shkupit Pjetër Karagiqi e ka emëruar Don Mikel Summen për vikar gjeneral të tij. Kur më 15 janar 1727, argjipeshkvi Karagiq ka vdekur, Summa me 26 janar të atij viti u emrua vikar kapitulluar për argjipeshkvinë e Shkupit.[14] 

c) Argjipeshkëv i Shkupit

Argjipeshkvi Vinçenc Zmajeviqi, i cili në ndërkohë ishte transferuar prej Tivarit në Zarë, i ka shkruar Kongregatës për përhapjen e fesë në Romë, më 16 maj 1727. Ai lut që të mos zgjatet me emërimin e argjipeshkvit të ri të Shkupit, e si kandidat të mundshëm propozon Don Mikel Summën, priftin shembullor, i cili njeh gjuhët: shqip, kroatisht, italisht dhe turqisht, i cili është i çmuar edhe nga turqit e jeton në paqe me ortodoksët.[15] Në mbledhjen e Kongregatës me 21 korrik të vitit 1727, për argjipeshkëv të ri të Shkupit është zgjedhur vikari kapitular i deritashëm i argjipeshkvisë së Shkupit, Summa, e zgjedhjen e tij, mbas procedurës hulumtuese të ndjekur, e ka pranuar dhe vertetuar papa.[16] Dekreti papnor mbi emërimin e Mikel Summes është lëshuar me 15 nëntor 1728 prej Papës Benedikti XIII, i cili ruhet në kuvendin e françeskanëve në Osijek. Shugurimin ipeshkvnor Mikel Summa e mori në kishën e Shën Shpëtimtarit në Velë, më 3 korrik të vitit 1729 prej argjipeshkvit të Durrësit Pjetër Skurës, të cilit i asistuan Gjon Galata, ipeshlvi i Lezhës dhe Anton Vladani, ipeshkvi i zgjedhur i Shkodrës.[17] Për shkak të shkatërrimeve të luftës, argjipeshkvia e Shkupit ka rënë në gjashtë misione në: Shkup, Janjevë, Prizrenë, Zym, Gjakovë dhe Pejë. Secila nga këto misione kishte filiale të shumta. Pos këtyre misoneve në të cilat kanë shërbyer priftërinjtë dioçezan, në argjipeshkvi ekzistonin edhe dy misione françeskane në Peshter dhe Rugovë, ku janë strehuar kelmendasit që ishin të ndjekur nga pushteti turk, nga teritori i tyre fisnor.[18] Për gjendjen në argjipeshkvinë e Shkupit, argjipeshkvi Summa i ka informaur zyret qendrore në Romë më 8 tetor të vitit 1729, më 1 gusht të vitit 1732 dhe më 16 dhjetor të vitit 1735. Argjipeshkvi në detyrën e tij ishte i kujdesshëm dhe përkrahte besimtarët dhe priftërinjët. Në disa raste e ka rrezikuar jeten e tij duke vizituar të sëmuarit nga epidemia e murtajës dhe i ngushëllonte ata që ishin afër vdekjes.[19] 

d) Kryengritja kundër turqve dhe shpërngulja

Në relatën e shkruar në Vjenë më 10 tetor 1736, organet ushtarake e informojnë mbretin Karlin VI, se si argjipeshkvi Summa në marrveshje me udhëheqësin ushtarak të Jagodinës, kolonelin Shneper, në ipeshkvinë e tij, ka ngritur besimtarët katolikë në kryengritje kundër turqve dhe për të mbrojtur fenë e krishterë. Udhëheqi i Beogradit, gjenerali i artielerisë Maruli, kishte kapur një letër nga e cila shihet se turqit e kishin njohur argjipeshkvin Summa në llogorin e ushtrisë austriake dhe se kishin dëshirë që ta e kapnin të gjallë. Për këtë shkak ishte vendosur që argjipeshkvi të tranferohej në Beograd.[20] Grofi Shmoetau në “Ditarin e tij të luftës”, shënon se Summa kishte qëndruar në Kosovë në llogorin austriak me 8 gusht 1737.[21] Vet argjipeshkvi Summa, kishte shkruar Romës nga Beogradi më 6 prill 1739, për përfundimin fatkeq të luftës austro-turke, dhe për faktin se ai vet së bashku me besimtarët e tij nga Peshteri, Novi Pazari dhe vende të tjera ishin të detyruat të kalonin nën pushtetin austriak.[22] Deri në pushtimin e ri të Beogradit nga turqit në vitin 1739, agjipeshkvi kishte qendruar në Beograd, kurse me 17 gusht kalon në Srijem dhe përkohësisht qëndron në rezidencën e Jezuitëve në Petrovaradin. Ai me 27 shtator 1739, dhuron Jezuitëve 26 forinta për mbulimin e shpenzimeve, përshendet me ta dhe shkon në Osijek.[23] Në Osijek argjipeshkvi Summa së pari ka banuar në pallatin Markiza tek nënmarshalli Askanija Guaganji, i cili ishte në krye të komandës gjenerale në Osijek.[24] Nga vendbanimi i ri argjipeshkvi dy herë është lajmëruar në Kongregatën e Romës: më 26 gusht 1742 dhe 29 janar 1743. Më në fund pas kërkesës së tij, ai mori shkarkimin nga drejtuesi i argjipeshkvisë së Shkupit, ku nuk kishte mundësi të kthej më.[25] 

e) Argjipeshkvi Sunma në Osijek

Argjipeshkvi në Osijek ka jetuar si pensionist i pallatit mbretëror. Më 1 janar 1741, i është lejuar pensioni prej 1.800 fortintash në vit, derisa nuk i ndahej ndonjë ipeshkvnie ose tjetër benificion. Njëkohësisht i mundësohet që pensionin e tij mund ta e merr nga arka e Komorës në Osijek.[26]

Mikel Summa duke kyrsyer të hollat kishte mbledhur shumën prej 300 dukatësh, dhe në vitin 1765 e ka blerë shtëpinë e Ignjac Tomiqit.[27] Këtu kishte jetuar së bashku me nipin Mihail Summën, tregtar, deputet i qytetit dhe Sindik i Kuvendit. Sipas rekonstruktimit të parcelave ndërtimore ajo shtëpi sot gjendet në rrugën Franje Markoviqa nr. 5 ose 7.[28]

Në Osijek argjipeshkvi është emëruar sufragan i argjipeshkvisë Ostrogonë si dhe vikar i tyre për qytetin e Osijekut. Këtu në kuvendet kishtare dhe kishat ndau sakramentet e krezmimit, shuguroi priftërinjtë e rinj, bekoi këmbanat, kelshejtat, gurët e ltereve dhe me rastin e festave shtetëtrore dhe fetare mbante meshët solemne.[29] Me miqësi të veçantë ishte i lidhur me ipeshkvin e Gjakovës Çollniq, ndërsa jetonte në miqësi dhe paqe me ipeshkvijtë tjerë përreth. Ishte i thirrur në territoret e ipeshkvive fqinje që të kryente shërbimet të cilat mund t’i kryente vetëm ipeshkvi. Kështu gjatë disa dekadave mund të përcjellim veprimtarinë e Summës në Gjakovë, Peçuh, Petrijevci, Valpovë, Dardë, Vukovar, Ilok dhe Petrovaradin. Ka shërbyer në të gjitha kishat e Osijekut, mirëpo më së shpeshti në kishën françeskane të Kryqit të Shenjtë në Tvrgja.[30] Summa si njëri nga personat më të shquar në Osjek, ishte shumë shpesh në shoqëri të bujarëve kroatë, oficierve dhe gjeneralit Engelshofen, por ishte i nderuar edhe nga qytetarët e Osijekut dhe varfanjakët. Ishte njeri me zemër të madhe, shpirt të mirë, i mençur, besimtar dhe shumë bujarë.[31] 

f) Argjipeshkvi Summa, protektor i polemikës teologjike

Në kuvendin françeskan në Osijek ishte themeluar rendi i studimeve gjenerale françeskane. Në shek. XVIII ishte zakon që institutcionet e larta shkollore nganjëherë të përgatisnin diskutime publike nga fushat të cilat ligjëroheshin. Kështu edhe françeskanët e Osijekut më 16 shtator 1742, në orën 16, kishin diskutimin publik mbi sakramentet e rrëfimit. Lënda ishte e ndarë në 28 tema. Diskutimin shkencor e mbrojti profesor At Filip Radiq me studentët e tij: At Emerikun prej Budimit, At Llukë Mazanoviq dhe At Pjetër Mandikiqin. Atyre iu kundërvunë me pyetje dhe me mendime nga një këndvështrim tjetër, meshtari i së dielës ati i Kapucinëve dhe profesorët françeskan At Ivan Lukiq dhe At Franjo Jankoviq. Protektor i këtij diskutimi ishte argjipeshkvi i Shkupit në pension Mikel Summa.[32] Me atë rast, argjipeshkvit Summës i dhurohet piktura e Familjeve të Shenjta, gravurë bakri e Johan Elias Ridingerit e rrethuar me mëndafsh të verdhë në të mbylltë, punuar sipas pikturës së Petër Domerit. Në pjesën e poshtme të gravures ndodhet teksti i mirënjohjes dhe përkushtimit argjipeshkvit Summës dhe tezat për të cilat është diskutuar, e që janë të shtypura në Osjek. Kjo gravurë tani ruhet në Muzeun e Sllavonisë në Osjek, ndërsa teksti është vënë si ekzemplari i parë i shtypur i fjalës së shkruar pas largimit të turqëve nga Sllavonia, në veprën “Bibliografia e Osjekut.”[33]

Në vitin 1703, me rastin e kryengritjes së Rokacit, në Osjek dhe viset përreth filuan të vendosen pjestarët e të ashtuquajturës koloni e Çiprovcit. Ato ishin familje shqiptare të krishtera nga Çiprovci, Klisura, Zhelezna dhe Kopilovci në Banatin Bullgar. Mosuksesi i kryengritjes kundër turqve, atyre iu dha shkas që në vitin 1688 të rrënojnë Çiprovcin, e popullsinë e këtyre vendbanimeve e robëruan ose e shpërngulën. Në Osjek arritën kryesisht familjet tregtare, ndërsa disave prej tyre këtu do t’iu pranohej tradita dhe bujaria shqiptare. Ato ishin familjet: Cragna-Junkovip, Gambara-Cambesi. Të krishterët Çernojeviq, Kostiqët, Çerkiqët, Stekiqët, Lekiqët, Frankollukinët dhe Nikollantinët.[34]

Bashkësia shqiptare në Osjek rritet me ardhjen e argjipeshkvit të Shkupit Mikel Summës dhe farefisit të tij. Me argjipeshkvin në Osjek jetonte edhe nipi i tij Mihail Summa, tregtar, deputet i qytetit dhe sindik i kuvendit me të shoqen Anën dhe shumë fëmijë. Gjithashtu me ta jetonte edhe nipi i dytë Gjergji, kolonel në regjimentin e Brodit.[35] Kur asnjëra nga ipeshkvitë, e Gjakovos dhe Sremit nuk kishin Kolegj për edukimin e priftërinjëve dioçezan, me vetëdëshirën e mbretëreshës Maria Terezës, në Osjek është hapur instituti për edukim dhe shkollim të priftërinjëve shqiptar kelmendas për fashtrat Hrtkovc dhe Nikinc. Kështu në Osjek vijnë nxënësit Anton Mala, Simon Deda, Karl Gega, Jakob Loshi, Augustin Prela, Ndre Marashi dhe Gjelosh Pali.[36] Atyre si edukator dhe mësues i gjuhës shqipe iu është bashkangjitur në vitin 1771, prifti i argjipeshkvisë së Shkupit, Don Pal Zogaj. Me rastin e shuarje së Shoqërisë së Jezuitëve, këta nxënës në vjeshtën e vitit 1774 janë transferuar në Zagreb.[37] Pos argjipeshkvit Summa, në Osjek përmenden edhe klerikë të tjerë të argjpeshkvisë së Shkupit, si psh. Don Ndre Braçani, Don Anton Lumbeshi dhe teologu Gjon Batuqi. Duke qenë të shtyrë nga fatkeqësitë e jetës, ata kërkonin te argjipeshkvi strehim dhe ndihma materiale. Qëndrimi i tyre në Osjek nuk ka zgjatur shumë.[38] 

g) Vdekja dhe varrimi i argjipeshkvit Summa

Sëmundja e argjipeshkvit Summa filloi më Bartollovë më 24 gushtë 1774. Në maj të vitit 1777, argjipeshkvi e mori sakramentin e vajimin, ndërsa më 19 nëntor të atij viti është rrëfyer përsëri. Të nesërmen, papritmas iu është keqësuar gjendja dhe vdes në duar të Ana Marisë, gruas së nipit të vet Mihael Summës. Më 22 nëntor, Summa e varrosin në kishën françeskane në Osjek. Varrimin e bëri ipeshkvi i Gjakovos, Krtica.[39] Në korrik të vitit 1778, mbi varrin e argjipeshkvit është vendosur pllaka përkujtimore prej mermerit të zi, e rrethuar me kornizë alabastri, me stemen e argjipeshkvit dhe me epitafin e gdhendur në gjuhën latine, cilin e ka hartuar françeskani i Osjekut, profesor Josip Pavisheviqi. Përveç kësaj pllake përkujtimore, Summën na kujtojnë gjërat e çmueshme që ai i ka lënë pas vetes, si dhe fondet e shumta të themeluara për mirëqenien e qytetarëve të Osjekut.[40] 

h) Zbulimi i varrit dhe ngritja e bustit

Me rastin e restaurimit të kuvendit kishtar në Tvrgjë, duke falënderuar mirësinë e At Zhelko Pauriqit, kam hyrë në varrin e Summës më 13 nëntor 1992. Gjatë gërmimit punëtoret kan hasur në KRIPT e argjipeshkvit Summa dhe e kanë hapur. Në mes të varrit gjendej një arkivol i gjatë druri, i shpërndarë dhe i shkatëruar. Kapaku i arkivolit ishte i zbukurar me ornamente të ndryshme, ndërsa mbi këmbet e argjipeshkvit me njyrë ishte i shënuar viti 1777. Eshtrat e argjipeshkvit Summa ishin të shkapërderdhura, ndersa pjesa më e madhe e rrobave gati krejtësisht e kalbur. Argjipeshkvi ishte i gjatë rreth 180 centimetra. I ndjeri ishte i shtrirë në kurriz me duar të lidhura në gjoks. Në kokë kishte mitrën ngjyrë vjollce, e cila e mbulonte tërë kafkën. Nga dora e djathtë e kam hequr unazen ipeshkvnore me gur të çmuar. Nga duart e kam nxrjerur PACIFIKALIN dhe nga gjoksi kryqin ipeshkvnor. Këto eksponate i kam dorëzuar atit guardian për koleksionin e kuvendit ku deri më tash gjenden disa eksponate nga trashëgimia e Summës. Mirë ishin të ruajtura pantallonat, çorapet e argjipeshkvit, si dhe sandalet PONTIFIKALE ngjyrë manushaqe. Reverenda e alba ishin gati të kalbura, kurse nga meshorja ngjyrë vjollcë ende dalloheshin pjesët e qëndisura.[41]

Me rastin e shënimit të 800-vjetorit të përmendjes së emrit të qytetit së Osjekut, 300-vjetorit të lindjes së argjipeshkvit Summa dhe 260-vjetorit të shpërnguljes së kelmendasve në Srem, Bashkësia Shqiptare në Republikën e Kroacisë, në vitin 1996 mbi varrin e argjipeshkvit e ka ngritur bustin, punim i skulptorit akademik Marijan Sushcit. Busti është zbuluar solemnisht më 12 tetor 1996, nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, z. Franko Kroçit, me cilin rast janë lexuar disa ligjerata shkencore interesante nga prof.dr. Josip Vrboshiqi, “Mbi 800 vjetorin e përmendjes së parë të emrit të qytetit Osjek“; prof.dr. Musa Ahmeti, “Shqiptarët në Kroaci dhe Arbneshët afer Zares në shekullin e XVII-të“; prof.dr. Behlul Brestovci, “Lidhjet kroato-shqiptare gjatë shekujve“. Me atë rast  ipeshkvi i Gjakovës dhe Sremit Imzot Qiril Kos mbajti meshen solemne dhe një predikim me përmbajtje të pasur./drita.info

_____

[1] Kuvendi i françeskanëve në Osijek, Dekreti papnor mbi emërimin e Mikel Summës për argjipeshkëv të Shkupit.

[2] BARABARIĆ, fra Mladen, Mihael Summa, nadbiskup Skopski i primas Serbije, Zbornik arheološkog društva “Mursa”, Osijek 1936, f. 58.

[3] ASV, Processus consistoriales, v. 114, f. 616.

[4] CONRAD, Eubel, Hierarchia Catholica medii aevi, t. V, Patavii, 1952, f. 347.

[5] ASCPF, SOCG, v. 643, ff. 87r-88v,  v. I, f. 643, ff. 583v-584v.

[6] ASCPF, SOCG, v. 643, f. 84.

[7] ASCPF, Collegi Varie, v. 21, f.216.

[8] ASCPF, Collegi Varie, v. 21, f. 123.

[9] BARTOCCETTI, Vittorio, Il Colegio ilirico di San Pietro di Fermo (1663-1746), Studia Picena, v. XI, Anno, 1935, ff. 162.

[10] CVEKAN, fra Paškal, Osječki franjevci, Osjek, 1987, f. 113-115.

[11] ASV, Procesus consistoriales, v. 114, f. 616rv.

[12] ASCPF, SOCG, v. 624, f. 27rv.

[13] ASCPF, SOCG, v. 576, f. 55rv.

[14] PREMROU, Mila, Katolički nadbiskupi u Skoplju, Glasnik Skopskog Naučnog Društva, I, Shkup, 1926, f.331.

[15] ASCPF, SOCG, v. 657, ff. 53-54.

[16] ASV, Processus consistoriales, v. 114, f. 620.

[17] ASCPF, SOCG, v. 665, f. 159.

[18] ASCPF, SOCG, v. 686, nr. 21, ff. 542-545.

[19] ASCPF, SOCG, v. 686, nr. 9, ff.  26-27.

[20] HKA, Wien, Hoffinanzen Ungarn, nr. 722, ff. 5-6.

[21] RADONIĆ, Jovan, Rimska Kurija … Beograd, 1950, f. 561.

[22] ASV, S. Congr. Concilii, Relationes, Visitationes ad limina, Scopien, v. 728.

[23] Diarum Missionis Petrovaradiensis A. 2, f. 211, dhe  217.

[24] ASCPF, SC, Servia, 1669-1760, v. I. Ff. 375-376.

[25] ASCPF, SCOG, v. 715, ff. 241-242 dhe ff. 243-244.

[26] HKA, Wien Hoffinanzen Ungarn, Registerreihe, Expedit 1741, ff. 353 dhe 361.

[27] MALBAŠA, prof. Marija, Mihajlo Summa u Osijeku, Osječki zbornik, V, Osijek, 1956, f. 156.

[28] BOESENDORFER, dr. Josip, Diarium sive prothocollum venerabilis conventus, S. Crucis Inventae Essekini intra muros ab anno 1686, usque ad a. 185, JAZU, Starine XXXV, Zagreb, 1916.

[29] Liber in quo sedule annotatur Ordinationes, Confirmationes, et aliae Benedictiones Soleminter vel privatae factae, ab illustrissimo et Remo. Don Michaele Summa Archi-Episcopo Scopiensi Suffraganeo Essekini Sue Celestudinis Primatialis regni Hungariae redissimi Dni D. Nicolai de Csaki Huius loci Ordinarii, Essekini die 25 Julij Anno 1753, Osijek, kuvendi françeskan.

[30] Liber meorabilium, kuvendi françeskan në Djakovo, Vukovarë, Ilok dhe Petrovaradin.

[31] Prothocolum sive Archivium, përkujtimore e kuvendit françeskan në Petrovaradin, f. 165, Zagreb, Kuvendi françeskan, Kaptol, 9.

[32] Liber in quo sedule annotatur…, Osjek, kuvendi françeskan, Muzeu i Sllavonisë, Osjek.

[33] MALBAŠA, prof. Marija, Mihajlo Summa u Osijeku, f. 152-153.

[34]BOESENDORFER, dr. Josip, Kolonija Čiprovčana u Osjeku, JAZu, Narodne Starine, XI, Zagreb, 1932, SRŠAN, dr. Stjepan, Procesverbal i qytetit të Osjekut – Tvrgja nga viti 1745-1770, Osjek, 1987.

[35] BOESENDORFER, dr. Josip, Diarium sive prothocollum …, f. 84, 102, 114, 116.

[36] KA, Wien, Prot. Expedit, 1769, 31-125, ff. 2, 3rv.

[37] ASCPF, Sc, Servia, v. 2, ff. 191-193.

[38] ZEFIQ, Frok, Mihael Summa, nadbiskup Skopski, Osjek 1994, f. 115.

[39] BOESENDORFER, dr. Josip, Diarium sive prothocollum …f. 75-76, Prothocolum conventus Immaculatae C.B.M.V. Diacovae, f. 50, Kuvendi françeskan, Sllavonski Brod.

[40] BOESENDORFER, dr. Josip, Ibid., f. 82.

[41] ZEFI, Frok, Mihael Summa, nadbiskup skopski, f. 170.

Njohuri themelore që duhet t’i dinë shqiptarët në vigjilje të festave të 28 nëntorit

0

Nga: Sheradin Berisha

GËZUAR 28 NËNTORIN 1443 / 1912

🇦🇱
Jemi në prag të dy festave mbarëkombëtare:
1 – 28 Nëntorin 1443 kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti Flamurit arbëror në Krujë dhe
2 – 28 Nëntorin 1912, kur Kuvendi mbarëkombëtar në Vlorë shpalli Shqipërinë e pavarur në kufijtë e saj etnik, në 121 329 km².
DITA E FLAMURIT
– 580 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prani të popullit krutanë (arbërve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës në Krujë. Nga të dhënat shkrimore të Marin Barletit, Skënderbeu me këtë rast iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”.
Rrjedhimisht 28 Nëntori 1443 është Dita e Flamurit tonë kombëtar.
DITA E PAVARËSISË
– 469 vjet më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës, delegatët e Katër Vilajeteve Shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Janinës dhe i Shkodrës) shpallën Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë etnik, në 121 329 km². Në këtë ditë historike Kryetari i Kuvendit Ismail Qemali për të madhështuar këtë akt të pavarësisë, në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi, ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si simbol kombëtar të shqiptarëve.
Dhe në këtë kuptim pa ngatërrim, 28 Nëntori 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnik, e jo Dita e Flamurit!
KATËR VILAJETET SHQIPTARE NË PRAG TË SHPALLJES SË PAVARËSISË
Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Financave të Perandorisë Osmane, situata demografike e vilajeteve shqiptare për vitet 1910 – 1911 paraqitet kështu:
1.Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 12.991 km2 dhe 233.965 banorë. Dendësia e popullsise ishte 18 banorë për km².
2.Vilajeti i Kosovës kishte një sipërfaqe prej 44.192 km2 dhe 1.243.501 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 28 banorë për km².
3. Vilajeti i Manastirit kishte një sipërfaqe prej 44.136 km2 dhe 880.000 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 20 banorë për km².
4. Vilajeti i Janinës kishte një sipërfaqe prej 20.000 km2 dhe 537.199 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 27 banorë për km².
Kosova dhe Janina hynin në vilajetet me dendësi popullsie të madhe në Perandorinë Osmane. Ndërsa të gjitha vilajetet shqiptare kishin një sipërfaqe prej 121.319 km² dhe një popullsi prej 2.894.719 banorësh.
Nga kjo shifër duhet zbritur një përqindje të popullsive të përkatësive etnike tjera. Por e sigurtë se shqiptarët kalonin shifrën e 2 milionshit. (Burimi: Hasan Bello – Sa ishte sipërfaqja dhe popullsia e vilajeteve shqiptare në vitet 1910-1911?)
KRYEFESTA JONË KOMBËTARE
Në çdo nëntor, shqiptarët në gjeografinë etnike dhe të kudondodhur në botë, trupin, shpirtin dhe mendjen e kanë të përqendruar te Kryefesta Kombëtare. Atje ku ka filluar numërimi i këtyre 111 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik, në 121 329 km².
E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë Shqipëria e 28 nëntorit 1912! U copëtua në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, duke e njohur një Shqipëri të gjymtuar në vetëm 28.748 km². Prandaj të punojmë për Shqipërinë e 28 nëntorit 1912!
GËZUAR 🇦🇱🤝🇦🇱
________
P.S: Në Kosovë më 28 nëntor janë edhe dy festa të rëndësishme (1) ditëlindja e K-ndantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe (2) dalja publike e UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ibrahim Rugova e orientoi Kosovën kah rrënjët e lashta dardane europiane

0

Nga Gjon Keka

Fryma e kohës shpesh gjenë njerëz, figura apo personalitete që dëshiron që me anën të tij të lë gjurmë në atë kohë apo epokë. Duke i përfshirë kjo frymë në tërësinë e tij personalitete të tilla mbikohore, fryma e kohës i fton ata që ta kuptojnë orën për të cilën janë thirrur, detyrën që duhet bërë ndaj atdheut të tyre dhe strategjinë e taktikën për ta përdorë këtë kohë në të mirë të paqes, lirisë dhe të humanizmit.

Një nga këta ishte edhe presidenti historik dhe vizionar dr.Ibrahim Rugova, i cili ishte pjesë e misionit historik të frymës së kohës për ta ndryshuar rrjedhën e saj dhe të daljes së popullit të Kosovës nga robëria në liri.

Presidenti vizionar dr.Ibrahim Rugova e dëgjoi këtë zë qiellor i cili në fakt ishte edhe zë i popullit, këtë ftesë historike ,dhe me këtë ai hyri në histori ,duke iu përkushtuar zgjidhjes së çështjes së Kosovës, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Poashtu ai ishte edhe një vizionar e largpamës i dëshmuar ,sepse gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij politike ai kërkonte protektorat ndërkombëtar në Kosovë dhe ftonte NATO-në që të vendosej në Kosovë për të mbrojtur popullin e pambrojtur të tij dhe për të ruajtur paqen në vend.

Duke qenë i përfshirë nga fryma e kohës ,e cila rrallë futet në të gjitha qenjen e një njeriu, vetëm nëse ajo frymë e zgjedhë vetë atë,por,ai u pa se ishte i duhuri për ta drejtuar popullin e Kosovës drejtë lirisë ,demokracisë dhe pavarësisë. Rruga që ndoqi presidenti historik e vizionar dr.Rugova nuk ishte e lehtë ,me plotë sfida, persekutime,kërcënime etj, por ai kishte vizion, kishte dijen dhe formimin e lartë intelektual edhe si shkrimtar, humanist apo njeri i letrave dhe i botës akademike e pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës si një përgjegjësi mbi kurrizin e tij për ta dërguar drejtë udhës së lirisë,demoracisë dhe pavarësisë.

Ai me punën e tij të madhe të ndërkombëtarizimit të Kosovës në botën demokratike tregoi se fryma e kohës ishte në të dhe ai po vepronte sipas orës që e kishte kuptuar dhe kohës që duhej përdorur që të mos ikte ajo dhe Kosova të mbetej nën zingjirët e robërisë me shekuj.

Ai veproi dhe e përdori kohën dhe orën e frymës së epokës në të cilën jetoi. Presidenti vizionar dr.Ibrahim Rugova ishte një titan i paqes, lirisë dhe i pavarësisë së atdheut të tij dardan. Një intelektual e shkrimtar ,që braktisi profesionin e tij për t’u bërë shërbëtor i atdheut të tij në ditët më të vështira, kështu e kërkonte koha, kështu e kërkoi fryma e kohës dhe epokës dhe ai e mori këtë përgjegjësi duke punuar me tërë qenjen që atdheu i tij të Dardan të dal nga robëria në liri,pastaj nga liria në pavarësi dhe nga pavarësia në familjen e kombëve të civilizuara si në NATO- dhe BE.

Ai ishte një njeri i qetë, paqësor ,modest,njeri i paqes dhe liridashës i madh, një arketip i mishëruar sipas dy modeleve jetësore arbërore Pjetër Bogdanit dhe Nënë Terezës,pra sipas shpirtit letrar e krijues Bogdanian dhe shpirtit human Terezian. Sikur thuhet simbolikisht ishte një Moisi dardan që në veten e tij kishte misionin për ta nxjerrë popullin e Kosovës nga robëria në liri.Natyrisht se këtë mision e ka përmbushur,pasi ai kishte krijuar dhe miq e aleat e aq më tepër ai ishte bërë miku i ngushtë i shtetit më të fuqishëm në botë ShBA-së dhe mik që dera e Shtëpisë së bardhë në krye me presidentin e asaj kohe Bill Klinton ishte gjithmonë e hapur për të.

Ishte pikërisht presidenti vizionar dr.Ibrahim Rugova që si një bir i Nënë Terezës sonë dardane e cila i kishte folur presidentit Klinton duke i kërkuar të kujdeset për popullin e saj shqiptar në Kosovë. Dhe kjo kërkesë apo amanet sikur edhe vetë e patë thënë presidenti Klinton në Kosovë me fjalët e tij: „Nënë amentin tënde e qova në vend“.

Gjithçka që ka ndodhur deri më tani që nga ajo kohë kur presidenti historik dr.Ibrahim Rugova nisi misionin e tij historik dhe që e bëri atë aq jashtëzakonisht të përshtatshëm për të qenë një burrë shteti patriot i kohës së tij, përmblidhet në atë që ishte thelbi më i brendshëm i jetës së tij, në devotshmërinë e tij të thellë dhe të vërtetë.

Pak shkrimtarë e laik do të gjenden që ta kenë përmbushur një mision të tillë në historinë e lirisë së popujve ,sikur e bëri me shumë urtësi ,vizion dhe në miqësi me ShBA dhe vendet tjera mik europiane presidenti historik dr.Ibrahim Rugova.

Ja pse preidenti dr.Ibrahim Rugova ishte një burrë shteti: sepse ai i kushtojë vëmendje shenjave të kohës dhe e studiojë frymën e kohës në të cilën ishte thirrur të punojë. Ai e kuptoi se sa është ora për Dardaninë e tij(Kosovën).Poashtu ai e kishte kuptuar se nuk mund të bësh asgjë në një orë të caktuar.Të gjitha gjërat kanë kohën e tyre dhe ata që ndërmarrin gjëra të mëdha në kohën e gabuar, qoftë shumë herët apo shumë vonë, zakonisht do t’u nënshtrohen vështirësive dhe përpjekjet e tyre do të jenë të pasuksesshme.

Prandaj ai e kuptoi se tani ishte ora që Kosovën ta drejtonte në udhën e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Presidenti vizionar dr.Ibrahim Rugova nuk e nënçmojë kurrë frymën e kohës, as kur edhe rryma e kohës nuk ishte e favorshme për të dhe planet e tij. Sigurisht, si një burrë shteti i rëndësishëm ai shkojë në rrugën e tij dhe nuk e ndoqi çdo ndryshim të erës sikur bëjnë turmat.Ai nuk e përçmoi frymën e kohës,por e kuptoi favorin e frymës së kohës dhe drejtimi i të cilit nxitej fuqishëm nga ajo frymë, prandaj ai guxojë të bënte shumë gjëra të mira e të mëdha për Kosovën.Në fakt ai e orientoi Kosovën dhe popullin e tij natyrshëm me shembullin e tij kah rrënjët e lashta dardane dhe identiteti e kultura thelbësore europian, dhe jo sikur bënë disa individ që erdhën në pushtet pas vdekjes së presidentit vizionar dr.Ibrahim Rugova dhe e orientuan Kosovën kah vëllazëria me turq apo vendet aziatike e islamike që ishin historikisht armiq të popullit arbëror.

Ndërkaq presidenti historik dr.Ibrahim Rugova edhe pse haste në pengesa që nuk mund t’i heqte për momentin, ai priste ngase e dinte se koha i vjen në ndihmë dhe i minon pengesat ose i konsumon dhe i hap rrugën.

Ibrahim Rugova ishte burrë shteti i madh i Dardanisë europiane, që i realizojë idetë e kohës në përputhje me ndikimin e frymë së kohës dhe epokës në të cilën jetoi dhe veproi.Sikur dihet,“politika praktike është një art që duhet të zgjidhë detyra shumë të ndërlikuara dhe duhet të menaxhojë një sërë forcash të përbashkëta dhe personale.

Rezultati i betejave politike kërkon marrëveshje paqeje, përpjekje për pajtim dhe kompromise. Kushdo që refuzon çdo kompromis nga zelli i verbër për frymën e kohës, mund të jetë një doktrinar i nderuar, por atij do t’i duhet të heqë dorë nga suksesi dhe dafinat e burrit të shtetit.“

Prandaj edhe ai si një njeri i paqes e kompromisit, si një humanist e me shpirt fisnik dardan arriti të realizoj politikën e tij vizionare dhe ta ndërtoi filozofinë e tij politike e cila u bë filozofi e lirisë ,demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës e njohur si filozofia Rugoviane  (e durimit,rezistencës paqësore,vizionit, paqes, dhe e themeltarit të shtetit të Kosovës).

Një burrë shteti i tillë i duhet edhe sot Kosovës që ta kuptoj frymën e kohës, orën dhe ndikimin që mund të ketë sot. Prandaj , duke ditur se të rrallë janë njerëz të tillë si presidenti vizionar dr.Rugova , mund vetëm të thuhet se do të ishte një mrekulli nëse pushtetarët e sotëm në Kosovë marrin si shembull këtë burrë shteti dardan,politikën e tij praktike e të urtë, filozofinë e tij , largëpamësinë e tij ,vizionin për një Kosovë europiane dhe në miqësi të përhershme me ShBA dhe vendet mike te Europës.

Ai ishte dhe mbetet një nga yjet më të shndritshëm në qiellin e Dardanisë europiane.

Shënime historike mbi Mbretërinë e Israel-it 2000 vjet para Krishtit dhe rithemelimi i shtetit etnik israelit (1948-2024) 

2

Klajd Kapinova , New York

“Nëse dikush do të dërgonte raketa në shtëpinë time, ku dy vajzat e mia flenë natën, unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’a ndaluar këtë dhe do të presin që izraelitët të bëjnë të njëjtën gjë.” – Barack Hysen Obama, Presidenti i 44-të i SHBA-së, Korrik, 2008.  

 “Kamuflazhi i terroristëve është popullsia civile. Prandaj, ne duhet t’i ndajmë ato. Pra, ata që duan të shpëtojnë jetën e tyre, ju lutemi të shkojnë në jug. Ne do të shkatërrojmë infrastrukturat e Hamasit, selitë e Hamasit, strukturat ushtarake të Hamasit, dhe do t’i heqim këto fenomene nga Gaza dhe jashtë Tokës”. – Yoav Gallant, Ministri izraelit i Mbrojtjes (13 tetor 2023, Thirrje drejtuar popullit të Gazës)  

Toka e Israel-it, sipas burimeve të shumta historike arkeologjike, ka qenë e populluar nga populli hebre, që nga viti 2000 para Krishtit. 

Këtu është afati kohor, se Israel-i, është atdheu i tyre historik etnik, siç është caktuar nga Zoti, Jezu Krishti. 

Le t’i referohemi burime historike shkrimore të Lindjes së Mesme, botuar nga disa akademi universitetesh, enciklopedi dhe libra të tjerë të famshëm në të gjithë botën, të cilat sot jepen si njohuri historike në leksionet e auditorëve të univeresitetëve më të famshme të botës.  

Në vitin 1900 para Krishtit: Abrahami u zgjodh nga Zoti si Ati i Kombit Hebre. 

Në vitin 1900 para Krishtit: Isaku, djali i Abrahamit, sundon asokohe mbi Mbretërinë e Izraelit. 

Në vitin 1850 para Krishtit: Jakobi, i biri i Issakut, sundon mbi Mbretërinë e Izraelit. 

Në vitin 1400 para Krishtit: Moisiu e çon popullin si eksod në drejtim të Egjiptit dhe kthehet në Mbretërinë e Izraelit. 

Në vitin 1010 para Krishtit: Mbreti David bashkon 12 fiset në një komb të vetëm ebrej. 

Në vitin 970 para Krishtit: Mbreti Solomon, i biri i Davidit, ndërton strukturën e parë të Tempullit në Jerusalem si kryqytetet i vendit (Mbretërisë). Bibla, pra Shkrimi i Shenjtë e përmend Jerusalem-in 95 herë, si qendër e madhe urbane banimi e mbretërisë së Israel-it. 

Në vitin 930 para Krishtit: Izraeli, ndahet (shpërbëhet) në dy mbretëri, Mbretëria e Izraelit dhe Mbretëria e Judës.  

Vitet 800 para Krishtit: 

Gjatë kësaj periudhe historike, kemi ngritjen e profetëve, të dërguarve të Zotit. 

Në vitin 722 para Krishtit: Asokohe Mbretëria e Izraelit pushtohet nga asirianët. 

Në vitin 605 para Krishtit: Mbretëria e Judës pushtohet nga babilonasit. 

Në vitin 586 para Krishtit: Tempulli i Solomonit, fatkeqsisht shkatërrohet nga babilonasit barbarë. 

Në vitin 539 para Krishtit: Persianët pushtojnë babilonasit dhe marrin kontrollin e Izraelit. 

Në vitin 538 para Krishtit: Judenjtë kthehen në Izrael nga mërgimi (eksodi i dikurshëm në drejtimtë Egjiptit) në drejtim të tokave apo Atdheut të të parëve të tyre. 

Në vitin 520 para Krishtit: Tempulli rindërtohet. 

Në vitin 450 para Krishtit: kemi reformat e bëra nga Ezdra dhe Nehemia. 

Në vitin 433 para Krishtit: Malakia, është fundi i epokës profetike. 

Në vitin 432 para Krishtit: Grupi i fundit i hebrenjve kthehet nga eksodi – mërgimi në drejtim të tokave të tyre. 

Në vitin 333 para Krishtit: Grekët pushtojnë Perandorinë Persiane (Iranin e sotëm). 

Në vitin 323 para Krishtit: Perandoria Egjiptiane dhe Siriane pushtojnë Izraelin. 

Në vitin 167 para Krishtit: Ripushtimi i Izraelit nga Hasmonean, dhe hebrenjtë sundohen në mënyrë të pavarur. 

Në vitin 70 para Krishtit: Perandoria dhe ushtria romake (italianët e sotëm) pushtojnë Izraelin. 

Në vitin 20 para Krishtit: Mbreti Herod ndërton Tempullin e Dytë. 

Në vitin 6 para Krishtit: Jezu Krishti lindi në Betlehem… 

Në vitin 70 mbas Krishtit: Perandoria dhe ushtria romake shkatërrojnë Tempullin. 

Shënojmë, se pas kësaj periudhe barbare, njerëzit asokohe ishin robër të pushtuesve mizorë: romakëve, bizantinëve, arabëve dhe kryqtarëve. 

Gjatë gjithë këtyre ngjarjeve, populli hebre vazhdoi të jetonte në Izrael. Kishte pak a shumë të tillë, në varësi të shekujve, por nuk ka pasur një kohë që hebrenjtë të mos jetonin në token e tyre amtare. 

Ata qëndruan dhe ndërtuan gjatë gjithë kohës së historisë komunitetet e tyre, ku ngritën familjet e tyre, praktikuan besimin e tyre dhe vuajtën vazhdimisht nga duart e shumë sundimtarëve të jashtëm, por mbi të jgitha stuhitë e kohës ata e ruajtën gjithmonë besimin dhe truallin e shenjtë të tyre. 

Është pikërisht ajo arsyeja kombëtare dhe fetare, që i mban ata të lidhur ngushtë edhe tani në trojet e të parëve të tyre.  

Rithemeli i shtetit ebrej të Israel-it  

Në vitin 1948, OKB-ja themeloi shtetin e Izraelit, kombin e hebrenjve të lashtë. 

Kujtojmë, se nën mandatin apo administrimin e forcave mbretnore britanike (1920–1948), i gjithë rajoni asokohe njihej si Palestinë, duke mos permendur faktin se aty jetojnë edhe banorët autoktonë ebrejt.  

Pas Pavarësisë në vitin 1948, vendi miratoi zyrtarisht emrin Shteti i Israel-it, pas propozimeve të tjera historike dhe emrat fetarë, duke përfshirë emërtime të tilla, si: Toka e Izraelit (Eretz Israel), Ever (nga paraardhësi Eber), Sioni dhe Judea, u konsideruan por u refuzuan, ndërsa emri Israel u sugjerua nga Ben-Gurion dhe u miratua me votim 6 me 3.  

Në javët e para të Pavarësisë, Qeveria e vendit etnik zgjodhi termin israelit, për të treguar një qytetar të Israelit, me njoftimin zyrtar të bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme Moshe Sharett. 

Emrat Toka e Izraelit dhe Fëmijët e Izraelit, janë përdorur historikisht, për t’iu referuar Mbretërisë biblike të Israel-it dhe të gjithë popullit hebre respektivisht.  

Kështu emri Israel,  shpesh interpretohet si ‘Luftë me Perëndinë’. Në këto fraza i referohet patriarkut Jakob, të cilit, sipas Biblës Hebraike, iu dha emri pasi luftoi me sukses me engjëllin e Zotit. 

Sipas historisë 12 djemtë e Jakobit, u bënë para-ardhësit e izraelitëve, të njohur gjithashtu si Dymbëdhjetë Fiset e Izraelit ose Fëmijët e Izraelit.  

Nga historia mësojmë, se Jakobi dhe djemtë e tij kishin jetuar në Kanaan, por u detyruan nga uria të shkonin si emigrant në Egjipt për një periudhë kohore deri në katër breza, duke zgjatur qendirmi deri në 430 vjet, derisa Moisiu, një stërnip i Jakobit, i udhëhoqi izraelitët përsëri në Kanaan gjatë eksodit. 

Gjithashtu mendohet, se artefakti më i hershëm i njohur arkeologjik për të përmendur fjalën Israel, si një kolektiv është Stele Merneptah e Egjiptit të lashtë (datuar në fund të shekullit XIII para Krishtit).  

Historia e ngjarjeve të shtetit dhe popullit të Israel-it 1948-2024  

Më 14 maj 1948, Babai i Kombit (Father of the Nation) David Ben-Gurion (David Gruen 1886-1973), Kryeministër i Izraelit (1948-1953, dhe 1955-1963), Ministër i Mbrojtjes (1948-1953 dhe 1955-1963) dhe kreu i Agjencisë Hebraike, shpalli krijimin e Shtetit të Izraelit. Presidenti i 33-të SHBA-së Harry S. Truman (1884-1972) njohu kombin e ri në të njëjtën ditë. 

Ngritja e flamurit me ngjyrë më 10 mars 1949, shënon fundin e luftës së vitit 1948.  

Më 14 maj 1948, një ditë para skadimit të mandatit britanik, David Ben-Gurion, kreu i Agjencisë Hebraike, deklaroi “krijimin e një shteti hebre në Eretz-Izrael, të njohur si Shteti i Israel-it”.  

E vetmja referencë në tekstin e Deklaratës për kufijtë e shtetit të ri, është përdorimi i termit Eretz-Israel, që në gjuhën shqipe do të thotë: Toka e Israel-it.  

Të nesërmen, ushtritë e katër vendeve arabe, si: Egjipti, Siria, Transjordania dhe Iraku, hynë në pjesë të asaj që kishte qenë Palestina e Detyrueshme Britanike, duke nisur Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1948. 

Asokohe kontigjente islame ushtarake nga Jemeni, Maroku, Arabia Saudite dhe Sudani iu bashkuan luftës kundër shtetit të ri të Israel-it.  

Sikurse dihet asokohe, qëllimi i dukshëm i pushtimit të shtetit Israel-it, ishte të parandalonte krijimin e shtetit hebre që në fillim, dhe disa udhëheqës arabë folën për “përzjerjen (hedhjen) e hebrenjve në det”.  

Sipas Benny Morris, hebrenjtë ishin të shqetësuar se ushtritë pushtuese islame arabe kishin qëllimin për t’i vrarë dhe zhdukur ata nga toka e tyre. 

Nga ana e tjetër, Lidhja Islame Arabe, formalisht për mediat botërore deklaroi fallcitetin, se pushtimi ishte për të “rivendosur ligjin dhe rendin” dhe për të “parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme”. 

Pas një viti luftimesh, u shpall një armëpushim dhe u vendosën kufijtë e përkohshëm, të njohur si Vija e Gjelbër.  

Jordania, forcërisht aneksoi atë që u bë e njohur si Bregu Perëndimor, duke përfshirë Jerusalem-in Lindor, kurse Egjipti pushtoi Rripin e Gazës.  

Izraeli si shtet i pavarur, u pranua si anëtar i OKB-së me shumicë votash më 11 maj 1949. Një përpjekje izraelito-jordaneze për të negociuar një marrëveshje paqeje u prish pasi qeveria britanike, e frikësuar nga reagimi egjiptian ndaj një traktati të tillë, shprehu kundërshtimin e saj, ndaj qeverisë islame jordaneze.  

Në vitet e para të shtetit ebrej, lëvizja sioniste laburiste e udhëhequr nga kryeministri David Ben-Gurion e cila asokohe dominoi politikën izraelite. 

Imigrimi në Izrael, gjatë fundit të viteve 1940-1950 u ndihmua nga Departamenti Izraelit i Emigracionit dhe Mossad LeAliyah Bet i sponsorizuar nga organizata joqeveritare (Instituti për Imigracionin), i cili organizoi asokohe imigracionin ilegal dhe klandestin. 

Të dy grupet lehtësuan logjistikën e rregullt të imigracionit si organizimi apo rregullimi (disiplinimi) i transportit, por ky i fundit u angazhua gjithashtu në operacione klandestine në vende, veçanërisht si në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore, ku besohej se jeta e hebrenjve ishte në rrezik dhe dalja nga ato vende ishte e vështirë. Mossad LeAliyah Bet u shpërbë në vitin 1953. 

Emigrimi, asokohe ishte në përputhje me Planin Një Milion. Emigrantët erdhën për arsye të ndryshme: disa kishin besime sioniste ose erdhën për premtimin e një jete më të mirë në Izrael, ndërsa të tjerët u shpërngulën për t’i shpëtuar persekutimit ose u dëbuan. 

Një fluks i të mbijetuarve të Holokaustit dhe hebrenjve nga vendet arabe dhe myslimane në Izrael, gjatë tre viteve të para e rriti numrin e hebrenjve nga 700,000 në 1,400,000.  

Deri në vitin 1958, popullsia e Israel-it ishte rritur në dy milionë. Ndërmjet viteve 1948 dhe 1970, rreth 1,150,000 refugjatë hebrenj u zhvendosën në tokën e tyre Israel. 

Disa emigrantë të rinj, mbërritën si refugjatë pa asnjë prone (pasuri) dhe u vendosën në kampe të përkohshme të njohura si ma’abarot. Asokohe deri në vitin 1952, mbi 200,000 njerëz jetonin në këto qytete çadrash të përkohshme.  

Hebrenjtë me prejardhje evropiane, shpesh trajtoheshin në mënyrë disnjitoze, pra më të favorshme se hebrenjtë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore, njësitë e banimit të rezervuara për këto të fundit shpesh ricaktoheshin për të parët, me rezultat që hebrenjtë e sapoardhur nga tokat arabe në përgjithësi përfunduan duke qëndruar në tranzit. 

Gjatë kësaj periudhe, ushqimi, rrobat dhe mobiljet duhej të racionalizoheshin në atë që u quajt periudha e kursimeve. Nevoja për të zgjidhur krizën e shtyu Ben-Gurion të nënshkruajë një marrëveshje reparacionesh me Gjermaninë Perëndimore, që shkaktoi protesta masive nga hebrenjtë, të zemëruar me idenë se Izraeli mund të pranonte kompensim monetar për Holokaustin.  

Demografia dhe piramida e popullsisë  

Që nga 31 dhjetori 2022, popullsia e Izraelit ishte në shifrat rreth 9,656,000. Në vitin 2022, qeveria civile regjistroi 73.6% të popullsisë si hebrenj, 21.1% të popullsisë si arabë dhe 5.3% si të tjerë (të krishterë joarabë dhe njerëz që nuk kanë fe të përcaktuar ose laikë).  

Gjatë dekadës së fundit, një numër i madh punëtorësh migrantë nga Rumania, Tajlanda, Kina, Afrika dhe Amerika e Jugut, janë vendosur në Izrael. Sipas ekspertëve vendas deri tani shifrat e sakta nuk dihen, pasi shumë prej tyre jetojnë në vend ilegalisht, por përllogaritjet shkojnë nga 166,000 në 203,000 banorë. Deri në qershor të vitit 2012, rreth 60,000 migrantë afrikanë kishin hyrë në Israel. Shpërnadarja gjeografike e popullisë është se rreth 93% e izraelitëve jetojnë në zona urbane dhe vetëm 7% në zonat urbane, që gjithsesi kanë një diastancë kilometrike (milje) të vogël larg qytetit.  

Mbi 90% e izraelitëve palestinezë banojnë në 139 qytete dhe fshatra me popullsi të dendur të përqendruar në rajonet e Galilesë, Trekëndëshit dhe Negevit, me 10% të mbetur në qytete dhe lagje të përziera.  

Të dhënat e publikuara nga OECD në vitin 2016, vlerësuan jetëgjatësinë mesatare të izraelitëve në 82.5 vjet, duke e bërë atë të 6-tin më të lartë në botë.  

Jetëgjatësia arabe izraelite, mbetet mbrapa me 3 deri në 4 vjet, akoma më e lartë se pothuajse çdo vend me shumicë arab ose myslimane në botë.  

Precipitimi i ngjarjeve në vitet 1948–2024 

Shteti i Israel-it, u krijua si një Atdhe për popullin hebre dhe shpesh përmendet si një shtet hebre. Ligji i Kthimit në Atdhe, u jep të gjithë hebrenjve dhe atyre me prejardhje hebreje të drejtën e nënshtetësisë izraelite. Mbajtja e popullsisë së Izraelit që nga viti 1948 është pothuajse ose më e madhe, kur krahasohet me vendet e tjera me emigracion masiv.  

Emigrimi hebre nga Israel-i (i quajtur yerida në hebraisht), kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, përshkruhet nga demografët si modest, por shpesh përmendet nga ministritë e qeverisë izraelite si një gjë kryesore. Mendohet, se në SHBA jetojnë mbi 7 milion izraelito-amerikanë. 

Ebrejt sot  

Sipas regjistrimit të lindshmërisë në vend, është përcaktuar se përafërsisht 80% e hebrenjve izraelitë janë të lindur në Israel, 14% janë emigrantë nga Evropa dhe Amerika, dhe 6% janë emigrantë nga kontinentet Azia dhe Afrika. 

Hebrenjtë nga Evropa dhe ish-Bashkimi Sovjetik (B.R.S.S.) dhe pasardhësit e tyre të lindur në Izrael, duke përfshirë hebrenjtë Ashkenazi, përbëjnë afërsisht 50% të izraelitëve hebrenj.  

Nga ana e tjetër, mësohet se hebrenjtë që u larguan nga vendet arabe dhe muslimane dhe pasardhësit e tyre, duke përfshirë hebrenjtë Mizrahi dhe Sefardi, përbëjnë shumicën e pjesës tjetër të popullsisë hebreje. 

Normat e ndërmartesave midis hebrejëve shkojnë në mbi 35% dhe studimet e fundit sugjerojnë se përqindja e izraelitëve që rrjedhin nga hebrenjtë Sefardi dhe Ashkenazi rritet me 0.5 për qind çdo vit, me mbi 25% të fëmijëve të shkollës tani me origjinë nga të dy komunitetet.  

Rreth 4% e izraelitëve (300,000), të përcaktuar etnikisht si të tjerë, janë pasardhës rusë me origjinë ose familje hebreje, që nuk janë hebrenj sipas ligjit rabinik, por kishin të drejtë për nënshtetësinë izraelite, sipas Ligjit të Kthimit në Atdhe. 

Numri i përgjithshëm i kolonëve izraelitë përtej Vijës së Gjelbër është mbi 600,000 (afërsisht 10% e popullsisë hebreje izraelite).  

Në vitin 2016, 399.300 izraelitë jetonin në vendbanimet e Bregut Perëndimor, duke përfshirë ato që paraprinë themelimin e Shtetit të Izraelit dhe që u rivendosën pas Luftës Gjashtë Ditore, në qytete të tilla si Hebroni dhe blloku Gush Etzion. Përveç vendbanimeve të Bregut Perëndimor, kishte më shumë se 200,000 hebrenj që jetonin në Jerusalem-in Lindor, dhe 22,000 në Lartësitë Golan. 

Mësohet, gjithashtu se përafërsisht 7,800 izraelitë jetuan në vendbanime në Rripin e Gazës, të njohur si Gush Katif, derisa ata u evakuuan nga qeveria si pjesë e planit të saj të shkëputjes në vitin 2005. 

Arabët izraelitë (duke përfshirë popullsinë arabe të Jerusalem-it Lindor dhe Lartësitë e Golanit) përbëjnë 21,1% të popullsisë ose 1,995,000 njerëz.  

Në një sondazh telefonik të vitit 2017, 40% e qytetarëve arabë të Israel-it u identifikuan si arab në Israel ose qytetar arab i Israel-it”, 15% të identifikuar si palestinez, 8.9% si palestinez në Israel ose qytetar palestinez i Israel-it dhe 8.7% si arabe; 60% e arabëve izraelitë kanë një pikëpamje pozitive për shtetin.  

Sipas Sammy Smooha, “Identiteti i 83.0% e arabëve në 2019 (nga 75.5% në 2017) ka një komponent izraelit dhe 61.9% (i pandryshuar nga 60.3%) ka një komponent palestinez. Megjithatë, kur u prezantuan këta dy komponentë si konkurrentë, 69.0% e arabëve në 2019 zgjodhën identitetin ekskluziv ose primar palestinez, krahasuar me 29.8% që zgjodhën identitetin ekskluziv ose primar izraelit arab.”  

Në Gaza ndodhet: Lëvizja e Rezistencës Islame Ḥarakat al-Muqāwamah al-ʾIslāmiyyah  

Lëvizja e Rezistencës Islame Ḥarakat al-Muqāwamah al-ʾIslāmiyyah, është një organizatë politike dhe ushtarake radikale islamike palestineze sunite, që qeveris Rripin e Gazës të territoreve palestineze, brenda shtetit të Israel-it.  

Sipas etimologjisë, mësojmë se fjala Hamas, është një përshtatje e frazës arabe ose Ḥarakah al-Muqāwamah al-ʾIslāmiyyah, që do të thotë Lëvizja e Rezistencës Islame. Ky emërtim, HMS, u përshkrua më vonë në Besëlidhjen e Hamasit nga fjala arabe ḥamās, që në vetvete do të thotë: zell, forcë ose trim. 

Ajo ndodhet me seli në qytetin e Gazës, dhe ka gjithashtu një prani edhe në Bregun Perëndimor (më i madhi nga dy territoret palestineze), në të cilin rivali i saj laik Fatah ushtron kontrollin e West Bank. 

Në vitin 1987, pas shpërthimit të Intifadës së Parë kundër Izraelit, u themelua Hamasi nga imami dhe aktivisti palestinez Ahmed Yassin.  

Asokohe ajo doli nga Mujama al-Islamiya (Qendra Islame) e tij, e cila ishte themeluar në Gaza në vitin 1973 si një organizatë bamirëse islame e përfshirë me Vëllazërinë Myslimane me bazë në Egjipt.  

Hamasi, u përfshi gjithnjë e më shumë në konfliktin izraelito-palestinez nga fundi i viteve 1990; ku ai kundërshtoi Letrat e Njohjes Reciproke Izrael-PLO si dhe Marrëveshjet e Oslos, të cilat panë që Fatah të hiqte dorë nga “përdorimi i terrorizmit dhe akteve të tjera të dhunës” dhe njohin Izraelin në ndjekje të një zgjidhjeje me dy shtete. 

Gjithashtu Hamasi, vazhdoi të mbrojë rezistencën e armatosur palestineze. Ajo u përfshi direct ne politikë, ku fitoi zgjedhjet legjislative palestineze të vitit 2006, duke fituar shumicën në Këshillin Legjislativ Palestinez dhe mori kontrollin e Rripit të Gazës nga Fatah, pas një lufte civile për dominim dhe pushtet në vitin 2007. Qysh atëherë, ajo e ka drejtuar Gazën si një shtet de fakto autokratik paraushtarak radikal islamik dhe njëpartiak, duke mos lejuar demokracinë për popullin e vet të varfër dhe analfabet palestinez. 

Ndërsa historikisht kërkonte një shtet palestinez islamik mbi territorin e kombinuar të Izraelit, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës, Hamasi filloi të pranonte kufijtë e vitit 1967, në Marrëveshjet që nënshkroi me Fatahun në vitet 2005, 2006 dhe 2007.  

Në vitin 2017, Hamasi lëshoi një kartë të re që mbështeti një shtet palestinez brenda kufijve të vitit 1967, pa e njohur asnjëherë shtetin autokton të Izraelit.  

Ofertat e përsëritura të Hamasit për një armëpushim (për një periudhë 10 deri 100-vjeçare) bazuar në kufijtë e vitit 1967 shihen nga shumë njerëz si në përputhje me një zgjidhje me dy shtete, ndërsa të tjerët thonë se Hamasi ruan objektivin afatgjatë të krijimit të një shteti në Palestinën e mëparshme të Detyrueshme. 

Sipas parimeve ideologjike të islamizmit radikal, Hamasi promovon nacionalizmin palestinez, në një kontekst të ashpër islamik; ajo ka ndjekur një politikë të xhihadit (luftës së armatosur), kundër Izraelit.  

Ajo ka një krah të shërbimit social, Dawah, dhe një krah ushtarak, Brigadat Izz ad-Din al-Kassam. Që nga mesi i vitit 1990, Hamasi ka fituar një popullaritet të gjerë brenda shoqërisë palestineze, për qëndrimin e tij radikal anti-izraelit. 

Sulmet e grupit, duke përfshirë bomba vetëvrasëse kundër objektivave civile dhe sulmet pa dallim me raketa, janë përshkruar nga akademikët si akte terrorizmi dhe kanë bërë që shumë vende ta përcaktojnë Hamasin një organizatë e mirëfilltë terroriste. Ata hedhin raketa nga qendrat e tyre me monicione ushtarake dhe tunelet e shumta të nëndheshme (deri në 5 mije milje gjatësi) që fatkeqsisht ndodhen pranë qendrave të banimit, poshtë ose në tunelet nën pallatet apo shtëpitë private, spitaleve, qendrave shëndetësore, shkollave, kopshteve dhe objekteve të tjera fetare islame si xhamitë dhe qendrat humanitare. 

Një përpjekje e vitit 2018, për të dënuar Hamasin për akte terrori në Organizata Burokratike Komuniste e Kombeve të Bashkuara dështoi. 

Rripi i Gazës, aktualisht është nën bllokadë, të vendosur me të drejtë nga Izraeli dhe Egjipti. Izraeli dhe Hamasi, kanë zhvilluar një sërë luftërash atje, duke përfshirë ato në vitet 2008-2009 dhe në vitet 2012 dhe 2014.   

1400 izraelit të vdekur nga Masakra terroriste e Hamasit dhe 250 pengjet e rrëmbyer më 7 tetorit 2023  

Duke filluar luftën e vitit 2023, Hamasi nisi “Operacionin Al-Aksa Flood” dhe luftëtarët e tij depërtuan barrierën e Gazës, sulmuan bazat ushtarake izraelite, masakruan 1400 civilët dhe morën 250 pengje civilë dhe ushtarë në Gaza. 

Sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor 2023, është përshkruar si pengesa më e madhe ushtarake për Izraelin, që nga Lufta Arabo-Izraelite e vitit 1973. 

Si përgjigje të rrufeshme, Izraeli me të drejtë intensifikoi bllokadën ekzistuese të Gazës dhe filloi një fushatë bombardimi ajror në shkallë të gjerë mbi territorin dhe filloi sulmin tokësor, pasi kishte shpallur synimin e tij për të shkatërruar organizatën terroriste Hamasin. 

Parlamenti Evropian dhe SHBA kanë bërë gjithashtu thirrje për eliminimin e Hamasit.  

Viti 2023 dhe Lufta e re Israel-Hamas  

Më 7 tetor 2023, Hamasi filloi një pushtim nga deti, toka dhe ajri, duke thyer barrierën Gaza-Izrael. Për muaj të tërë para sulmit, Hamasi kishte udhëhequr testuar inteligjencën izraelite, për të besuar se ata (Hamasi) nuk po kërkonin konflikt.  

Luftëtarët e Hamasit, para 42 ditëve masakruan qindra civilë në një Festival Tradicional Muzikor dhe në kibuc Be’eri dhe morën pengje në Izraelin jugor në Rripin e Gazës. Në total, më shumë se 1,400 njerëz u vranë në Israel, duke e bërë këtë sulmin më vdekjeprurës nga militantët palestinezë, që nga themelimi i Izraelit në vitin 1948.  

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, personeli mjekësor dhe gazetarët, kanë kronizuar me video të ndryshme sulmin e militantëve, duke detajuar vrasjet, përfshirë prerjen e kokës së fëmijëve, djegien gjallë të grave, fëmijëve dhe të moshuarve, së bashku me të rinjtë dhe ushtarët. 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi, se “Është thjesht shthurje në mënyrën më të keqe që mund të imagjinohet”.  

Zyrtari i lartë i Hamasit Khaled Mashal tha se grupi ishte plotësisht i vetëdijshëm për pasojat e sulmit ndaj Izraelit, duke deklaruar se çlirimi palestinez vjen me sakrifica. 

Më 13 tetor 2023, Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u bëri thirrje palestinezëve që të evakuonin Gazën veriore, duke përfshirë qytetin e Gazës, duke thënë: “Kamuflazhi i terroristëve është popullsia civile. Prandaj, ne duhet t’i ndajmë ato. Pra, ata që duan të shpëtojnë jetën e tyre, ju lutemi të shkojnë në jug. Ne do të shkatërrojmë infrastrukturat e Hamasit, selitë e Hamasit, strukturat ushtarake të Hamasit, dhe do t’i heqim këto fenomene nga Gaza dhe jashtë Tokës”.  

Ecuria e sulmeve terroriste non stop ndaj civilëve israelit 

Pas shpërthimeve të autobusëve në Jaffa Road në 1996, në të cilat u vranë 26 njerëz, Hamasi ka sulmuar vazhdimisht non stop civilët izraelitë. Sulmi më vdekjeprurës vetëvrasës i Hamasit ishte një sulm në një hotel Netanya më 27 mars 2002, në të cilin 30 njerëz u vranë dhe 140 u plagosën. Sulmi, është përmendur gjithashtu si Masakra e Pashkës, që kur ndodhi në natën e parë të festës hebreje të Pashkës në një Seder. 

Hamasi, ka mbrojtur sulmet vetëvrasëse si një aspekt legjitim të luftës së tij asimetrike kundër Izraelit. 

Në vitin 2003, sipas Stephen Atkins, Hamasi rifilloi sulmet vetëvrasëse në Israel si një masë hakmarrëse pas dështimit të bisedimeve të paqes dhe një fushate izraelite, që synonte anëtarët e nivelit të lartë të udhëheqjes së Hamasit, por ato konsiderohen si krime kundër njerëzimit, sipas ligjit ndërkombëtar. 

Në një raport të vitit 2002, Human Rights Watch deklaroi se udhëheqësit e Hamasit “duhet të mbahen përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit” të kryera nga Brigadat al-Qassam.” 

Në maj 2006, Izraeli arrestoi një zyrtar të lartë të Hamasit, Ibrahim Hamed, për të cilin zyrtarët izraelitë të sigurisë pretenduan se ishte përgjegjës për dhjetëra bomba vetëvrasëse dhe sulme të tjera ndaj izraelitëve.  

Në vitin 2008, inxhinieri i eksplozivëve të Hamasit, Shihab al-Natsheh, organizoi një sulm vetëvrasës vdekjeprurës në Dimona. 

Që nga viti 2002, ushtarët paraushtarakë të Brigadave al-Qassam dhe grupeve të tjera kanë përdorur raketa të bëra vetë, Qassam për të goditur qytetet izraelite në Negev, si Sderot.  

Brigadat Al-Qassam u vlerësuan në vitin 2007 të kishin nisur 22% të sulmeve me raketa dhe mortaja, të cilat vranë 15 njerëz midis viteve 2000 dhe 2009. Futja e raketës Qassam-2 në vitin 2008, u mundësoi grupeve paraushtarake terroriste islamike palestineze të arrinin, nga Gaza, qytete të tilla izraelite si Ashkeloni. 

Në vitin 2008, udhëheqësi i Hamasit, Khaled Mashal, ofroi se Hamasi do të sulmonte vetëm objektiva ushtarake, nëse IDF do të ndalonte së shkaktuari vdekjen e civilëve palestinezë.  

Pas një armëpushimi të 19 qershorit 2008, Brigadat al-Qassam përfunduan sulmet me raketa dhe arrestuan militantët e Fatahut në Gaza, të cilët kishin vazhduar sulmet sporadike me raketa dhe mortaja kundër Izraelit. Brigadat al-Qassam, rifilluan sulmet pas inkursionit izraelit të 4 nëntorit në Gaza. 

Më 15 qershor 2014, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi Hamasin për përfshirje në rrëmbimin e tre adoleshentëve izraelitë (duke përfshirë një që kishte nënshtetësi amerikane), duke thënë se “Kjo ka pasoja të rënda.”  

Më 20 korrik 2014, gati dy javë pas Operacionit Protective Edge, Kryeministri i Izraelit Netanyahu, në një intervistë me CNN e përshkroi Hamasin si terroristë gjenocidal. 

Më 5 gusht 2014, Izraeli njoftoi se forcat izraelite të sigurisë arrestuan Hussam Kawasme, në Shuafat, në lidhje me vrasjet e adoleshentëve.  

Gjatë marrjes në pyetje, Kawasme pranoi se ishte organizatori i sulmit, përveç sigurimit të financimit nga Hamasi. Zyrtarët kanë deklaruar se persona të tjerë të arrestuar në lidhje me vrasjet janë ende duke u mbajtur, por emra nuk janë bërë të ditur. 

Më 20 gusht 2014, Saleh al-Arouri, një udhëheqës i Hamasit në atë kohë në mërgim në Turqi, mori përgjegjësinë për rrëmbimin e tre adoleshentëve izraelitë. Ai mbajti një fjalim në emër të Khaled Mashal në konferencën e Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë në Stamboll (Turqi), një veprim që mund të pasqyrojë një dëshirë të Hamasit për të fituar ndikim.  

Në të ai tha, se “Qëllimi ynë ishte të ndeznim një intifadë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, si dhe brenda kufijve të vitit 1948… Vëllezërit tuaj në Brigadat Al-Qassam e kryen këtë operacion për të mbështetur vëllezërit e tyre të burgosur, të cilët ishin në grevë urie…” Muxhahidët i kapën këta kolonë në mënyrë që të kishin një marrëveshje shkëmbimi. 

Udhëheqësi politik i Hamasit, Khaled Mashal pranoi se anëtarët e Hamasit ishin përgjegjës, duke deklaruar se ai nuk dinte asgjë për këtë paraprakisht dhe se ajo që dinte udhëheqja për detajet erdhi nga leximi i raporteve izraelite. 

Meshaal, i cili kishte drejtuar krahun politik të mërguar të Hamasit që nga viti 2004, ka mohuar të jetë i përfshirë në “detajet” e “çështjeve ushtarake” të Hamasit, por “i justifikoi vrasjet si një veprim legjitim kundër izraelitëve në tokat e ‘pushtuara’“. 

Gjatë luftës Izrael-Hamas 2023, Hamasi depërtoi në shtëpi, qëlloi civilë masivisht dhe mori shumë civilë dhe ushtarë izraelitë si pengje në Gaza. Sipas Human Rights Watch, shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve, sulmet pa dallim dhe marrja e civilëve si peng, janë krime lufte sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. 

Gjatë ofensivës së tij të tetorit 2023 kundër Izraelit, Hamasi masakroi mbi 260 njerëz në një festival muzikor, ndërsa rrëmbeu të tjerët. Gjatë së njëjtës ofensivë, u raportua gjithashtu se Hamasi kishte masakruar popullsinë e kibucit Kfar Aza.  

Rreth 10 për qind e banorëve të kibucit Be’eri u vranë. Pamjet video tregojnë fëmijët duke u vrarë qëllimisht gjatë sulmeve të kibucit, si dhe atë që duket të jetë një përpjekje për të prerë kokën e një personi të gjallë duke përdorur një shat kopshti. 

Sulmet me raketa në Izrael  

Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze kanë lëshuar mijëra raketa në Izrael, që nga viti 2001, duke vrarë 15 civilë, duke plagosur shumë të tjerë dhe duke paraqitur një kërcënim të vazhdueshëm për rreth 800,000 civilë izraelitë, që jetojnë dhe punojnë në rrezen e armëve.  

Zyrtarët e Hamasit, kanë thënë se raketat kishin për qëllim vetëm objektiva ushtarake, duke thënë se viktimat civile ishin “rezultat i rastësishëm” i cilësisë së dobët të armëve.  

Sipas Human Rights Watch, deklaratat e liderëve të Hamasit sugjerojnë se qëllimi i sulmeve me raketa ishte me të vërtetë goditja e civilëve dhe objekteve civile. 

Nga janari 2009, pas operacionit Cast Lead, Hamasi kryesisht ndaloi sulmet me raketa ndaj Izraelit dhe në të paktën dy raste ka arrestuar anëtarë të grupeve të tjera që kanë lëshuar raketa, “duke treguar se ka aftësinë të imponojë ligjin kur të dojë“.  

Në shkurt 2010, Hamasi lëshoi një deklaratë, ku shpreh keqardhje për çdo dëm, që mund t’i ketë ndodhur civilëve izraelitë si rezultat i sulmeve me raketa palestineze gjatë luftës së Gazës. Ajo pohoi se sulmet e saj me raketa kishin synuar objektivat ushtarake izraelite, por nuk kishin saktësi dhe kështu ndonjëherë goditnin zonat civile. Izraeli u përgjigj se Hamasi ishte mburrur vazhdimisht për shënjestrimin dhe vrasjen e civilëve në media. 

Sipas një raporti, duke komentuar konfliktin e vitit 2014, “pothuajse të gjitha 2,500–3,000 raketa dhe mortaja që Hamasi ka gjuajtur në Izrael, që nga fillimi i luftës duket se kanë pasur për qëllim qytetet“, duke përfshirë një sulm në “një fermë kolektive kibuci, afër kufirit të Gazës”, në të cilin u vra një fëmijë izraelit.  

Ish-nënkoloneli izraelit Jonathan D. Halevi deklaroi, se “Hamasi, ka shprehur krenarinë për synimin e raketave me rreze të gjatë në objektiva strategjikë në Izrael, duke përfshirë reaktorin bërthamor në Dimona, uzinat kimike në Haifa dhe aeroportin Ben-Gurion të cilat mund të kishte shkaktuar mijëra viktima izraelite, nëse kishte sukses“. 

Në korrik 2008, Barack Hysen Obama, atëherë kandidati democrat (komunist) për president, tha: “Nëse dikush do të dërgonte raketa në shtëpinë time, ku dy vajzat e mia flenë natën, unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta ndaluar këtë dhe do të presin që izraelitët të bëjnë të njëjtën gjë.”  

Më 28 dhjetor 2008, Sekretarja e Shtetit republikanja Condoleezza Rice deklaroi, se: “Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë sulmet e përsëritura me raketa dhe mortaja kundër Izraelit“. 

Më 7 tetor 2023, Hamasi, mori përgjegjësinë për një breshëri sulmesh me raketa me origjinë nga Rripi i Gazës.  

Epilog  

Sot, fatkeqsisht propaganda dhe izraelofobia është rritur shumë e stimuluar edhe nga mediat ultra të majta botërore anti Israel, që stimulojnë aksiomën shpief shpift se diçka do të mbij… 

Mos blej gënjeshtrat apo përrallat e hoxhallarëve të komuniteteve shqiptarë, në studiot e trushpërlarjes sistematike televizive dhe deklaratat e ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë apo Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, dhe lëvizjeve komuniste globaliste fashiste të majta, si: grupeve dhe partive marksiste, organizatave të miëfillta anarkiste dhe marksiste të dhunshme, që qarkullojnë në SHBA, Europë dhe botë si: Antifa dhe BLM etj., të cilët së bashku me palestinezo-amerikanët këtu, djegin në mes të shtetëve të SHBA-së flamurin amerikan në protestat e “paqësore” se palestinezëve, u takon toka e ebrejve. 

Thjesht, kjo nuk është e vërtetë dhe gënjeshtër apo përrallë e vazhdueshme, që bie ndesh me realitetin e burimeve historike ebraike, qysh nga antikiteti dhe deri në ditët tona. 

Perëndia, do dhe në ardhmen, do të sigurojë gjithashtu një mënyrë për popullin e tij të zgjedhur, për të jetuar në Izrael, siç ka bërë për mijëra vjet.  

Jeruzalemi, vendbanimi i lashtë i Qytetit të Paqes  

Qyteti i lashtë i Jeruzalemi, ka qëndruar në qendër të jetës kombëtare dhe shpirtërore të popullit hebre, që kur mbreti David e bëri atë kryeqytet të mbretërisë së tij në 1003 para Krishtit. Qyteti mbeti kryeqyteti i dinastisë Davidike për 400 vjet, derisa mbretëria u pushtua nga Babilonasit. 

Gjatë historisë së tij të gjatë, Jeruzalemi është sulmuar 52 herë, kapur dhe rimarrë 44 herë, rrethuar 23 herë dhe shkatërruar dy herë. Pjesa më e vjetër e qytetit u vendos në mijëvjeçarin e 4 para Krishtit, duke e bërë Jeruzalemin një nga qytetet më të vjetra në botë. 

Përafërsisht 850,000 njerëz jetojnë në kryeqytetin e shtetit ebrej Jeruzalem: 37% janë arabë dhe 61% janë hebrenj, sipas institutit të pavarur të mendimit Jerusalem. 

Mbreti Solomon, sipas Biblës, ndërtoi tempullin e parë të hebrenjve në këtë majë mali rreth vitit 1000 para Krishtit, vetëm për ta shkatërruar atë 400 vjet më vonë nga trupat e komanduara nga mbreti babilonas Nebukadnetsari, i cili, dërgoi shumë hebrenj në internim. 

Rrethimi i Jeruzalemit, bllokada ushtarake romake e qytetit ndodhi gjatë Revoltës së Parë Çifute. Rënia e qytetit shënoi përfundimin efektiv të një fushate 4-vjeçare, kundër kryengritjes hebraike në Judaea. Romakët shkatërruan pjesën më të madhe të qytetit, përfshirë Tempullin e Dytë. 

Gjatë periudhës romake, në vitin 70 pas Krishtit, Tempulli i Dytë u shkatërrua, së bashku me Jeruzalemin, nga ushtria e Titit. Kjo ishte gjithashtu periudha kur Jezu Krishti ishte në Jeruzalem… Ai u kryqëzua rreth 40 vjet para shkatërrimit të qytetit. 

Njohja e Jeruzalemit nga Presidenti i 45-të amerikan Donald J. Trump, ka marrë disa mbështetje të fuqishme europiane nga politikanët patriotë. 

Vendbanimi i lashtë i Qytetit të Paqes. Nga burimet e lashta historike emri Jeruzalem etimologjizohet në mënyrë të ndryshme, për të nënkuptuar, gjetur apo vendosur një gur themeli të Perëndisë Shalem. 

Asokohe në pellgun e Lindjes së Mesme, Perëndia Shalem, ishte perëndia origjinale e tutelës, që i perket periudhës historike të bronzit, me të cilën matet lashtësia e hershme e qytetit të Paqes. 

Shalim ose Shalem, ishte emri i Zotit të Muzgut në fenë kananite, emri i të cilit bazohet në të njëjtën rrënjë S-L-M nga e cila rrjedh fjala hebraike Paqe (Salam ose Shalom, në arabishten moderne dhe hebraishten). 

Sipas burimeve historike, ndër shekuj emri në fjalë u ofrua kështu etimologjizimeve të tilla, si: “Qyteti i Paqes”, “Vendbanimi i Paqes”, “Banesa e Paqes” apo alternuar si “Vizioni i Paqes” nga disa autorë antikë të krishterë. 

Kështu emri Yerushalayim, i referohet faktit që qyteti fillimisht ishte vendosur si qendër banimi antik mbi dy kodra. Për këtë historisë së Qytetit të Paqes, i vjen në ndihmë shpiegimi permes Biblës Hebraike dhe burimeve të pasura historike hebraike. 

Kësisoj del se forma Yerushalem ose Yerushalayim, për herë të parë shfaqet në Bibël, në Librin e Joshua-s. Nga nëna histori, mësojmë, se emri është një kombinim i dy emrave të bashkuar nga Zoti, Yireh (“vendi i qëndrimit”, emri i dhënë nga Abrahami, në vendin ku ai planifikoi të sakrifikonte djalin e tij) dhe Shalem (“Vendi i Paqes”, emri i dhënë nga kryeprifti Shem). 

Duke pasur parasysh pozicionin qendror të qytetit si në nacionalizmin hebre (sionizmin) ashtu edhe në nacionalizmin palestinez, selektiviteti i kërkuar për të përmbledhur rreth 5,000 vjet histori të banuar, shpesh ndikohet nga paragjykimi ideologjik ose prejardhja. 

Në këtë rast, nacionalistët izraelitë ose hebrenj, mbështetin të drejtën për qytetin bazuar në indigjenitetin hebre në tokë, veçanërisht origjinën e tyre dhe prejardhjen nga izraelitët, për të cilët Jeruzalemi është kryeqyteti mitik i tyre, dhe etjen e tyre për kthim në origjinën fillestare. 

Në të kundërt, nacionalistët palestinezë pretendojnë të drejtën për qytetin bazuar në praninë dhe prejardhjen prej kohësh të palestinezëve modernë nga shumë popuj të ndryshëm, që janë vendosur ose jetuar në rajon gjatë shekujve. 

Duke iu rikthyer periudhës parahistorike, shohim se Kodra Jug-Lindore, e njohur gjithashtu si Qyteti i Davidit, është bërthama fillestare e Jeruzalemit historik. Atje, Burimi Gihon tërhoqi barinj të cilët fushuan pranë ujit midis 6000 dhe 7000 vjetëve më parë, duke lënë pas gjurmë me qeramika antike dhe objekte të tjera të lashta prej guri, gjatë periudhës kalkolitike ose bakrit (rreth 4500–3500 para Krishtit). 

Kjo periudhë historike tregohet, kur Kanaani formoi pjesë të perandorisë egjiptiane (dinasti), në tregimet biblike, gjë e cila korrespondon me pushtimin e Joshua-s, ku pothuajse të gjithë studiuesit pajtohen se Libri i Joshua-s ka pak vlerë historike për Izraelin e hershëm. 

Në Bibël, Jeruzalemi përcaktohet si i shtrirë brenda territorit të caktuar për fisin e Beniaminit edhe pse ai ishte i pushtuar nga Jebusitët. Davidi, thuhet se i kishte pushtuar këta në rrethimin e Jebus dhe e transferoi kryeqytetin e tij nga Hebroni në Jeruzalem, i cili, më pas u bë kryeqyteti i një Mbretërie të bashkuar të Izraelit dhe një nga disa qendrat e famshme të saj fetare. 

Zgjedhja u diktua ndoshta nga fakti që Jeruzalemi nuk ishte pjesë e sistemit fisnor të Izraelit dhe kështu ishte i përshtatshëm për të shërbyer si qendra e konfederatës së tij. Opinioni është i ndarë nëse e ashtuquajtura Struktura e Gurit të Madh dhe Struktura e Shkallëzuar e Shkallës afër mund të identifikohen me pallatin e Mbretit David, ose daton në një periudhë të mëvonshme. 

Rindërtimi i Tempullit të Solomonit, bazuar në tekstin biblik. Sipas Biblës, mbreti David mbretëroi për 40 vjet dhe u pasua nga i biri, Salomoni, i cili ndërtoi tempullin e shenjtë në malin Moriah. Tempulli i Solomonit (i njohur më vonë si Tempulli i Parë), vazhdoi të luante një rol kryesor në fenë hebraike si depo e Arkës së Besëlidhjes. 

Me vdekjen e Solomonit, dhjetë nga Fiset Veriore të Izraelit u shkëputën nga Monarkia e Bashkuar, për të formuar kombin e tyre, me mbretërit, profetët, priftërinjtë, traditat në lidhje me fenë, kryeqytetet dhe tempujt në Izraelin verior. Fiset e jugut, së bashku me priftërinë Aaronide, mbetën në Jeruzalem, me qytetin që u bë kryeqyteti i Mbretërisë së Judës. 

Kur Asirët pushtuan Mbretërinë e Izraelit në vitin 722 para Krishtit, Jeruzalemi u forcua nga një fluks i madh refugjatësh nga mbretëria veriore. 

Më 5 dhjetor 1949, Babai i Kombit ebrej Kryeministri i parë i Izraelit, David Ben-Gurion, shpalli Jeruzalemin si kryeqytetin e përjetshëm dhe të shenjtë të Izraelit, dhe tetë ditë më vonë specifikoi se vetëm lufta e kishte detyruar udhëheqjen izraelite “të vendoste selinë e Qeveria në Tel Aviv“, ndërsa për “shtetin e Izraelit gjithmonë ka pasur dhe do të ketë vetëm një kryeqytet Jeruzalemi i Përjetshëm“, dhe se pas luftës, përpjekjet kishin qenë në vazhdim për krijimin e kushteve për “Knesset… duke u kthyer në Jeruzalem“. 

Kjo ndodhi me të vërtetë. Qysh nga fillimi i vitit 1950, të gjitha degët e qeverisë izraelite legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive, vazhdimisht kanë banuar atje, përveç Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ndodhet në HaKirya në Tel Aviv. 

Në kohën e shpalljeve të kryeministrit Ben Gurionit dhe votimit pasues të Knesset të 24 janarit 1950, Jeruzalemi u nda midis Izraelit dhe Jordanisë, dhe kështu shpallja zbatohej vetëm për Jeruzalemin Perëndimor. 

Gjatë muajit korrik të vitit 1980, Izraeli miratoi Ligjin e Jeruzalemit si Ligjin Themelor.  Kështu ligji e shpalli Jeruzalemin kryeqytetin “e plotë dhe të bashkuar” të Izraelit. Ligji i Jeruzalemit, u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, e cila nuk e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Në mënyrë absurde dhe të njëanshme Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 478 në 20 gusht 1980, e cila deklaroi se Ligji i Jeruzalemit është “një shkelje e ligjit ndërkombëtar“, është “i pavlefshëm dhe duhet të shfuqizohet menjëherë“. 

Kombet e Bashkuara të tejpolitizuar kaluan në ekstrem. Për më keq, vendet anëtare u thirrën të tërheqin përfaqësimin e tyre diplomatik nga Jeruzalemi. Pas rezolutës, 22 nga 24 vende që kishin më parë ambasadën e tyre në Jeruzalem (Perëndimi) i zhvendosën ata në Tel Aviv, ku shumë ambasada tashmë banonin përpara Rezolutës 478. Kosta Rika dhe El Salvador ndoqën atë veprim në vitin 2006. 

Në vitin 1995, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi Aktin e Ambasadës së Jeruzalemit, i cili kërkonte, me kusht, që ambasada e saj të zhvendosej nga Tel Aviv në Jeruzalem. 

Duke marrë këtë shkak historik më 6 dhjetor 2017 Presidenti i SHBA-së Donald John Trump zyrtarisht njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe njoftoi synimin e tij për të zhvendosur Ambasadën Amerikane në Jeruzalem, duke përmbysur politikën e premtimeve boshe të dekadave të ish presidentëve të mëparshëm të Shteteve të Bashkuara Amerikës mbi këtë çështje. 

Më 14 maj 2018, Shtetet e Bashkuara zyrtarisht zhvendosën vendndodhjen e ambasadës së tyre në Jeruzalem, duke transformuar Tel Aviv në një konsullatë formale. 

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike  

“Ky është një hap drejt konsolidimit të mëtutjeshëm të Kosovës në fushën ndërkombëtare. Ky nënshkrim tregon qartë për efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e katër shtatorit e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Krahas vendosje së marrëdhënieve diplomatike, sot janë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që e fuziqojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik ndërmjet vendeve tona, pres me padurim miqtë tanë izraelit në Prishtinë” – Abdullah Hoti, Kryeministri i Kosovës  

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet tyre në praninë e ish presidentit amerikan Donald J. Trump. Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtim i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. 

Dokumenti që u nënshkrua ndarazi parasheh që Kosova të hap ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia të lëvizë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem. Në marrëveshjen e sotme thuhet se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve “do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve normale diplomatike”. 

Kosova ka emëruar zonjën Ines Demiri të ngarkuar me punë ndërsa emërimi i ambasadorit do të bëhet më vonë. 

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është një hap i rëndësishëm, historik dhe emocionues. Sot në mëngjes morra një kërkesë zyrtarë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe padyshim e miratova, dhe mezi pres ta shoh të hapet, shpresoj shumë shpejt. Në këtë rast dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përpjekjet e tyre që të promovojnë paqen kudo në botë dhe për të përparuar marrëdhëniet e Izraelit me vende me të cilat nuk kishte marrëdhënie diplomatike më parë”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.  

Shënim: Për më shumë për këtë çeshtje mund të mësoni duke lexuar librin tim: “Presidenti Trump dhe keneta globaliste” New York, 2021.

Një Gëzim, një buzëqeshje e munguar, i’u kthye kulturës, familjes e nderit të saj

0
Pal Idrizi, Gjermani
___
 -Pas tubimit që mbajtëm në Stuttgart, thirrur nga „Shoqata Kulturore Kufijtë e Arbërit“, mora një telefonat,përmes msn, Facebook.
Zakonishtë nuk e hapi telefonin.
Çuditërishtë, atë ditë (pardje 15.11.2023), e hapa, pranova thirrjen. Do t’ju japi, apo do të ndaj me ju miqtë e mi bisedën që zhvillova më k’të plak të urtë. Por ndjesin që pata gjatë bisedës…atë nuk mundem t’ua jap, sepse ajo nuk përshkruhet me fjalë.
-Përsoni që ndava këtë bisedë, nuk e njohë. Jo deri në ditën që bisedova me të. Por që nga kjo ditë, e kam mikun më të mirë dhe jo vetëm atë, por gjithë famijlen e tij. Është në faqen time si mik dhe nëse ai do, mund të identifikohet.
Unë nuk dua ta bëjë këtë, jo pa pëlqimin e tij. „ O mik, o Pal, dua të them diçka, jam plot gaz, shpia ime u ringjall!“ dhe vazhdon…
-Pas plot 13 vite për herë të parë më zgjati dorën reja (nusja e djalit). „Mirëmëngjesi“ më tha. A ke fjet mirë, babë? Mu afrua e më fliste me dorën zgjatur, kërkonte t’ia zgjatnja edhe unë dorën. Unë i habitur e pafjalë, nuk dija se çfarë po ndodhte, hera e parë në jetë, reja ime po zgjaste dorën për t’më përshëndetur. U ngrita e qëndroja në këmb pa lëvizur, sa shikoja tim bir i cili ishte buzagaz e kokëulur sa shikoja plakën time, a mos vallë ajo dinte diçka e nuk m’a kishte thënë mua.
Ndërkohë që po fliste reja e shikoja nuk ishte e mbuluar si zakonishtë, e as nuk ecte me kokë ulur, siç bënte zakonishtë, vinte bënte mëngjesin, krejtësishtë e heshtur dhe pasi e përfundonim s’ngrëni, ikte në dhomën e saj dhe mbyllej, kurse sot, kishte një qëndrim…si t’a them, krejtësishtë tjetër. Qendrimi i saj…sikur donte të thoshte: “ Jam unë, reja, nusja e djalit tuaj, bijë e kësaj shtepie“.
Hera e parë në jetë, që e shihëja pa shami. Qeshte ndërkohë që po fliste, i shkëlqenin syte, më dukej sikur dielli kishte hyrë në dhomë në këto ditë vjeshte, po rrezatonte gjithçka rreth e rrotull. Më dukej sikur kishin qenë në mërgim gjithë këto vite dhe ishin kthyer që andej, e po i shihja për herë të parë, në fakt i kisha një kat sipër nesh, nën një çati. Më dukej si një ëndërr, sa doja të zgjohesha, por edhe doja të zgjaste kjo ëndërr e bukur.
Mu afrua plaka: „Mor burrë, çka po pret, zgjatja dorën nusës“.
Nuk e di si por e kisha shtërnguar dorën aq fortë sa filloj të ankohej reja. Unë hapa krahët dhe thirra që të dy, djalin dhe nusën e tij, një përqafim që zgjati nuk e di se sa, nuk e përshkruaj me fjalë. Që të katër… sikur po shiheshim përherë të parë, nuk ndaheshim nga njëri tjetri. Edhe më bukur (siç thuhet, çërshia mbi tortë), kur erdhën edhe nipi e mbesa, u ngjitën me ne, përqafimi dhe të qeshuarat, nuk po mbaronin.
Buzëqeshja i’u kthye shtëpisë. Një mëngjes, përplot gaz, që unë, nuk do ta harroj kurrë. Pasi u ulëm (thotë plaku i urtë), unë doja të shijoja atë ndjenjë knaqësie, djali filloi të fliste, unë, unë as që e dëgjoja, isha humbur, edhe pse doja një shpjegim, nuk doja që t‘më ndante askush nga ajo çfarë përjetova në këtë mëngjes vjeshte.
-„Babë, sot e përgjithmonë, ne (fliste duke belbëzuar), pra, unë e nusja, me djalin e vajzën, më nuk i përkasim fesë, besimit islam!
Dëgjuam fjalë për nismën për braktisjen e fesë islame… e menduam mirë e gjatë dhe prandaj, ne bashkë morëm sot këtë vendim.“
I thot i biri, babës s’vet. Ahë mor birë…na marshin të keqën kushdo çofshin ata që na ndanë kaq vite e vite. Por, leri tash k’to, për mua është një ditë e shenuar, kjo dita e sodit…sa më vjen të bërtas nga gëzimi, e ti l’shoj zë kujtdo për t‘na bashkur në k’të festë familjare.
Dhe në fund të bisedës! Plaku i urtë thotë:
„Një falemnderim nga zemra për nismëtarët e Deçanit dhe gjithë mbështetësve të kësaj nisme.
Faleminderit,faleminderit e paqi faqen e bardhë“.
Pal Islam Idrizi 17.11.2023 Ingolstadt.

Paralelet e frikshme mes Hamasit dhe Serbisë: Despotizmi humanitar dhe terrori modern

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Objekt i kësaj analize janë paralelet e frikshme mes Serbisë dhe Hamasit në rrafshin konceptual dhe të kulturës politike që tumirë despotizmin dhe autoritarizmin si forma të qeverisjes. Ky lloj parapëlqimi, respektivisht pajtimi i heshtur qytetar për këtë frymë qeverisjeje, ka krijuar parakushtet për rrëshqitje në terrenin e “despotizmit humanitar” alias përligjies së terrorit modern.

Despotizmi dhe autoritarizmi vs demokracisë liberale
Despotizmi dhe autoritarizmi janë në botën e lindjes format më të etabluara të qeverisjes dhe kontrollit politik, ndonëse janë shprehje me nuancë dhe përdoren ndryshe në literaturën politike. Le të shohim një vështrim më të hollësishëm mbi këto terma dhe lidhjen e tyre me demokracinë liberale. Me ndihmën e filozofisë juridike të Immanuel Kant-it, ne ia arrijmë që të ndihmojmë në sqarimin e kësaj teze duke përdorur kritikën kantiane të demokracisë despotike për të ofruar një standard normativ për vlerësimin e përputhshmërisë së populizmit despotik serb me demokracinë.
Despotizmi – njihet, respektivisht akceptohet në literaturën politike si një formë e qeverisjes ku një person apo një grup i vogël mbajnë fuqinë absolute dhe vendosin me autoritet mbi jetën dhe fatin e qytetarëve. Në raport me demokracinë liberale, despotizmi shpesh konsiderohet antonim i demokracisë liberale. Në një kontekst modern, kur flasim për despotizmin, kemi tendencë të mendohemit për regjime të cilave u mungon sensi dhe gadishmëria për llogaridhënien, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Autoritarizmi ndërkaq përcaktohet nga një qeverisje ku një lider, një parti ose një elitë mbajnë fuqinë, por nuk dominojnë me aq autoritet sa në një despotizëm. Autoritarizmi ka shpesh një ndërthurje më komplekse me elemente të kontrollit autoritar, por mund të ketë disa lloje të përfshirjes së qytetarëve dhe institucioneve. Disa vende autoritare kanë pretendime të cilat kanë të bëjnë me efikasitetin dhe stabilitetin, ndërkohë që mund të cenohen të drejtat dhe lirinë e qytetarëve.
Për disa, despotizmi dhe autoritarizmi janë koncepte që ndeshen me vlerat dhe principet themelore të demokracisë liberale, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut, llogaridhënien, dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Një vlerësim i drejtë dhe i ndjeshëm i këtyre termave do të
përfshinte një analizë të situatës specifike dhe kontekstit në të cilin ata përdoren.
Objekt i kësaj analize janë megjithatë paralelet e frikshme mes Serbisë dhe Hamasit në rrafshin konceptual dhe të kulturës politike që tumirë despotizmin dhe autoritarizmin si forma të qeverisjes. Këto paralele nuk do të kishin bazament të qëndrueshëm, nëse shoqëria serbe dhe ajo palestineze nuk do të kishin përafrime të ndjeshme edhe në rrafshin konceptual qeverisës dhe përgjithësisht të kulturës politike që tumirë despotizmin dhe autoritarizmin si forma të qeverisjes. Ky lloj parapëlqimi, respektivisht pajtimi i heshtur qytetar për këtë formë qeverisjeje, ka krijuar parakushtet për rrëshqitjen e shoqërive gjegjëse në terrenin e “despotizmit humanitar” alias përligjies së terrorit modern. Kjo përligjie vjen jo vetëm përmes manipulimit medial dhe interesave ekonomike, do të thoshte filozofi Alain Badiou,[1] prandaj është rrezikuar demokracia.
Një interpretim i mundshëm i “despotizmit humanitar” mund të lidhet me konceptin e “drejtësisë humanitare”, ku një autoritet, ndërkombëtar ose vendas, mund të justifikojë veprimet e veta në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut ose të adresimit të situatave humanitare emergjente, pavarësisht nga respektimi i plotë i sovranitetit të një shteti.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se çdo interpretim i mundshëm i këtij termi duhet të vlerësohet në kontekstin e përdorimit të tij specifik dhe në bashkëpunim me debatin politik dhe ligjor të bazuar në rrethanat e caktuara. Në mungesë të një përdorimi të përshtatshëm ose të njohur të termave, vështirë është të bëjmë përfundime të përgjithshme rreth këtij koncepti.
Filozofi dhe sociologu gjerman Weber (1922: 157) shprehet gjithashtu për faktin se “mungesa e qëndrimit dhe ‘objektiviteti’ shkencor […] nuk kanë asnjë marrëdhënie të brendshme”.[2] Raportet e despotizmit humanitar dhe terrorit modern serb në rastin konkret i jep përparësi konstatimit, respektivisht supozimit tonë mbi paralelet në fjalë. Ajo që nënkuptohet është se nuk është detyrë e shkencës (empirike) të jetë detyruese që të specifikojë rregullat dhe idealet për veprim shoqëror ose t’i nxjerrë ato nga vëzhgimi dhe analiza e veprimit shoqëror. Megjithatë, është fakt që “Vlefshmëria objektive e të gjithë njohurive empirike qëndron ekskluzivisht në renditjen e realitetit të dhënë sipas kategorive të cilat janë subjektive në një kuptim specifik, domethënë, në atë që ato paraqesin supozimet e njohurive tona dhe bazohen në supozimin për vlerën e atyre të vërtetave që vetëm njohuria empirike janë në gjendje të na japë të dhëna konkrete”. (Weber 1949: 110).[3]

Serbia dhe Hamasi financohen nga BE-ja

Në botën akademike, por as edhe në mileniumin politik perednimor nuk ekziston një pajtim i përgjithshëm ose i plotë për të përcaktuar se si Bashkimi Evropian ka toleruar, ose nuk ka toleruar, çështje të cilat mund të interpretohen si despotizëm humanitar në Lindjen e Mesme, alias në Serbi dhe përgjithësisht në Europën Juglindore. Ky argument edhe më pak mund të qëndrojë si tezë në raportet e BE-së me Europën Juglindore, që padrejtësisht tutje i drejtohemi me emrin pezhorativ turk Ballkan. Tolerimi I serbisë tashmë ëshët fakt notar.
Lindja e Mesme ka qenë e prekur nga shumë konflikte dhe tensione politike dhe të drejtat e njeriut janë bërë shpesh objekt i kritikave ndërkombëtare.
Objekt i këtyre kritikave ndërkombëtare janë bërë edhe sjelljet autoritariste të disa liderëve në Ballkan. Por, Brukseli megjithatë ka vazhduar të koketoj me despotët qoftë të Lindjes së Mesme, qoftë me këta në Europë Juglindore. Shembull ekzemplar është tolerimi i skajshëm i sjelljeve autoritariste deri në përmasat e despotizmit të presidentit serb, Aleksanër Vuçiq.
BE-ja ka përdorur shpesh instrumente të tilla si diplomacia, ndihma ekonomike, dhe përfshirjen në negociata për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve dhe përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut. Megjithatë, është e vështirë të bëhet një përgjithësim i fortë për mënyrën se si BE-ja ka trajtuar çështjet e drejtave të njeriut dhe politikave autoritare në tërësi në Europën Juglindore, pasi këto marrëdhënie dhe politika ndryshojnë nga vendi në vend dhe janë në varësi të zhvillimeve të ndryshme.

***
Serbia dhe Hamasi ka kohë që financohen edhe nga Bashkimi Europian. Serbia është shtet me popullsi homogjene ortodokse, mbështetet drejtpërdrejt nga Rusia. Por, që nga kapitullimi në Kumanovë, më 9 qershor 1999, Serbia çuditërisht është marrë në mbrojtje nga ish aleatët e saj tradicional brenda BE-së, ndërkaq në Procesin integrues, duke përfshi edhe Procesin e Berlinit, është përfituesja më e madhe në rrafshin financiar nga të gjitha shtetet e rajonit. Madje në procesin e fundit, vetëm Serbia ka përfituar sa të gjitha pesë shtetet tjera të Ballkanit bsë bashku, që pretendojnë të jenë pjesë e BE-së.
Hamasi, edhe pse një organizatë sunite, financohet drejtpërdrejt nga Irani shiit ndërkaq më heret e deri më sot,direkt e indirekt nga monarkitë e Gjirit Arab dhe Bashkimi Evropian.
Bashkimi Evropian thotë se është donatori më i madh në botë për Autoritetin Palestinez. Sipas Komisionit të BE-së, rreth 1.2 miliardë euro do të rrjedhin nga Evropa në territoret palestineze në periudhën aktuale nga viti 2021 deri në vitin 2024.[4]
Si Serbia edhe Hamasi në themel të strategjisë kanë terrorin. Diferenca mes Serbisë dhe Hamasit në këtë rrafsh është tejet formale.
Madje, nëse venerojmë me kujdesë të bëmat e Serbisë vetëm përgjatë tri dekadave të fundit, atëherë rezulton se Serbia është strukturë që ka organizuar dhe është përgjegjëse për katër luftëra gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, me ç’rast ka shkaktuar gjenocid fillimisht ndaj boshnjakëve e më pas ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Ndërkohë ajo, pra Serbia, provokoi rëndë hapjen e frontit të dytë të luftës në Europë përmes agresionit ushtarak e terrorist më 24 shtator në Kosovë. Shih për këtë, degradimi moral i BE-së është edhe më i madhë, kur financon Serbinë.
Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kopje e zbehtë e planeve ruse të aplikuara në Krime dhe Donbas para fillimit të pushtimit masiv të Ukrainës që startoi më 24 shkurt të vitit 2021. Dështimi i turpshëm i Serbisë do të duhej gjithësesi të shfrytëzohet nga pala shqiptare dhe nga partnerët tanë, konform strategjisë dhe interesit tonë nacional për arritjen e paqes, respektivisht përmbylljes së dialogut të imponuar në dobi të Kosovës.

Ideologjia si bazament i ekstremizmit

Në një analizë objektive, është e rëndësishme të theksohet se Serbia dhe Hamasi janë aktorë të ndryshëm në kontekstin ndërkombëtar, me karakteristika, synime dhe histori të ndryshme. Serbja është një shtet në Ballkan, ndërsa Hamasi është një lëvizje politike dhe ushtarake palestineze, për shumëçka një formacion politik që njësohet me shtetin palestinez në ardhje. Sidoqoftë, paralelet mes tyre, siç do të vëmë re, janë të qëndrueshme. Megjithatë, le të shohim disa aspekte që mund të paraqesin disa paralele, pavarësisht nga ndryshimet e tyre substanciale:
Kërkesat territoriale dhe pretendimet ndaj një pjese të caktuar të territorit: Sërbia ka qenë shkaktare e katër luftrave gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, në të cilat ka ushtruar gjenocid ndaj boshnjakëve në Bosnjë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këto ditë qeveria e Kosovës, derisa dialogu I ndërmjetësuar nga BE-ja duket se mudn të ketë një epilog të imponuar me krijimin e Bashkësisë serbe në Kosovë, ka paralajmruar se është në përfundim e sipër të akuzës për gjenocidin që ka ushtruar Serbia në vitet 1998/99.
Serbia kishte dhe vazhdon të keët pretendime ndaj vendeve fqinje, para së gjithash ndaj Bosnjës dhe Kosoëvs, por së fundmi ajo ka shpërfaqur strategjinë e sja edhe për gllabërimin e brendshëm të Malit të Zi. Serbia përkundër akordimit me marrëveshjen e Brukselit [27 shkurt 2023], paralel me dialogun diplomatik, ka pregaditur agresionin ndaj Kosoëvs. Së fundmi ajo deklarohet pa hezitim se përveç se nuk njeh pavarësinë e Kosëvs, ajo refuzon ta njoh edhe integritetin territorial të saj. Pra, shqeto paralajmron agresionin e radhës. Në të njëjtën kohë, Hamasi ka pasuar konflikte me Izraelin për territorin e Palestinës dhe për shpalljen e një shteti palestinez të pavarur.
Mbrojtja e të drejtave të një komuniteti apo grupi: Në rastin e Serbisë, vazhdon të insistohet për gjoja mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Bosnjë, Mal të Zi, përfshirë edhe atë në Kosovë. Në anën tjetër, Hamas paraqitet si një organizatë që mbron të drejtat e palestinezëve në periudhën e konfliktit me Izraelin.
Rreziqet nga shoqëria ndërkombëtare dhe izolimi diplomatik: Sërbia ka patur momente të izolimit diplomatik, sidomos gjatë dhe pas Luftës në Kosovë. Në rastin e Hamasit, organizata ka patur një status të njohur si organizatë terroriste nga disa vende dhe organizata ndërkombëtare.
Mënyra e financimit: Serbia vazhdon të mbështetet në rrafshin ekonomik e financiar para së gjithash nga BE-a, por në rrafshin diplomatik e ushtarak mbi të gjitha nga Rusia dhe Kina.

Hamasi ka mbështetje të rregullt nga Irani, por finaciarisht edhe nga BE-ja!

Përveç këtyre paraleleve potenciale, është e rëndësishme ttë hellohemi në analiët për të kuptuar ndryshimet dhe kontekstin e ndryshëm në të cilin operojnë këta dy aktorë. Cështjet dhe sfidat që ata ballafaqohen janë të ndryshme; opinioni ndërkombëtar dhe bashkësia ndërkombëtare kanë përkushtimet dhe perspektivat e tyre specifike ndaj secilit prej këtyre aktorëve.
Pretendimet që vinë në rastin e Serbisë, qoftë nga e djathta europiane qoftë nga e majta liberale se, Brukseli mbështet popullin serb dhe opozitën proeuropiane, duken se janë po aq sipërfaqësore sa edhe në rastin e Palestinës, në mos më keq.
Qeveria serbe është përfituesja e drejtpërdrejt e mbështetjes financiare nga ana e BE-së. Kjo qeveri aktuale e Serbisë asgjë, ama asgjë, nuk dallon nga ajo e Milosheviqit. As në rrafshin ideologjik e as në projeksionet dhe strategjitë që aplikon për ekspansion. Ky është fakt notar, publik.
Deklaratat e krerëve të Serbisë se nuk do ta njohin kurrë pavaërsinë e Kosovës dhe së fundmi, fare hapur dhe jo pa arrogancë tek shprehen se nuk e njohin as integritetin territorial të Kosovës, janë shprehje e hapur e ekspansionizmit.

Në shikim të parë duket se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes Serbisë dhe Hamasit në rrafshin ideologjik. Por, në esencë ekstremizmi dhe strategjia politike e ushtarake kanë burim ideologjinë. Serbia, gjatë gjithë periudhës së egzistencës së saj si shtet modern, ka hartuar mbi njëzetë plane për zhdukjen e shqiptarëve. Projekti për ekspansion në dëm të shqiptarëve kishte filluar fill pas prnaimit të Serbisë si shtet I pavarur në Konferendcën e Berlinit [1878]. Historia tashmë ka stivuar në memorien e saj pushtimin dhe spastrimin e parë etnik në krahinën e Nishit e Toplicës deri tek Vraja e Kurshumlia [1878].

Në shikim të parë duket se Serbia është një shtet me një histori dhe një kontekst kulturor të ndryshëm nga ai i Hamasit, që një organizatë politike dhe ushtarake palestineze, por venerimi i thellë i përgjasimeve, na sjellë në konkluzione logjike se ngjashmëritë janë tejet të mëdha. Prandaj lidhjet e Serbisë me Hamasin janë jo vetëm në rrafshin ushtarak. Në disa raste, mund të shihen disa paralele në lidhje me mënyrën se si secili subjekt trajton çështje të tilla si territorin, autonominë dhe raportet me komunitete të ndryshme.
Serbia ka pasuar dhe vazhdon të ketë një linjë diplomatike që ka mbështetur mbrojtjen e integritetit territorial të saj dhe meqë nuk është cilësuar ashtu si ishte – kolonozaorja e fundit në Europë [ Kosova ishte thjeshtë koloni serbe për plot 87 vjet], rrjedhimisht është kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ajo asnjëheër nuk e ka pranuar faktin historik se pushtimin e Kosovës në tetor 1912 e kishte bërë me luftë, duke ushtruar terror, por edhe humbjen e saj e ka bërë gjithashtu pas një lufte asimetrike me UÇK-në dhe në fund me Aleancën më ët madhe ushtarake në botë – BATOn [1998/99]. Në disa raste, Serbia ka pasuar një qëndrim miqësor ndaj Palestinës, por e ka fshehur këtë ndjesi në aparencë në raport me Hamasin.
Hamasi, nga ana tjetër, është një organizatë politike dhe ushtarake palestineze, e cila operon në një kontekst krejt ndryshe nga ai i Serbisë. Por si Serbia edhe Hamas përveç se kanë lidhje të ngushta me disa vende dhe aktorë në Lindjen e Mesme, ajo që ndërkohë I përafron është bashkëpunimi I tyre i thelë me Rusinë dhe Iranin.

Ndërgjegjia ndërkombëtare në lëvizje

Që nga sulmi terrorist i militantëve islamikë Hamas mbi Izraelin [ 7 tetor] dhe kundërpërgjegjia e Izraelit në Rripin e Gazës, i kontrolluar nga Hamasi, konflikti në Lindjen e Mesme ka marrë sërish vëmendjen e opinionit botëror.
Nevoja për të zgjidhur konfliktin e Lindjes së Mesme është kthyer në ndërgjegjën ndërkombëtare: shumë zëra janë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete. Në luftën për paqe të qëndrueshme mes Izraelit dhe palestinezëve, zgjidhja me dy shtete parashikon që, përveç shtetit të Izraelit, të ketë edhe një shtet sovran palestinez në zonën midis Mesdheut dhe lumit Jordan. Sulmi terrorist i Hamasit mund ta ketë shtyrë këtë zgjidhje për kohë më të përshtatshme, por nuk mund të shfrytëzohet si alibi për mohimin e të drejtës së popullit palestinez për ekzistencë.
Dështimi i sprovës përmes agresionit të 24 shtatorit dhe marrja në mbrojtje e banditëve, duke shpallur tri ditë zie, flet shumë për objektivin serb.
Pretendimet se ndihma e Bashkimit Evropian për palestinezët kontrollohet dhe kanalizohet që të
jetë për qëllime civile e humanitare, janë tejet naive. Portali i specializuar kroat për gjeopolitikë
“Geopolitika News” në njërën prej analizave të fundit nënvizon këtë fakt: “Hamasi është zotëruesi jo vetëm i financave, por edhe i jetës dhe vdekjes, madje jo vetëm në Gaza, por edhe në të gjitha territoret palestineze, duke përfshirë, natyrisht, edhe Bregun Perëndimor, ku Autoriteti Palestinez, i cili doli nga Fatah-u, nuk mund t’i rezistojë atij”.[5]

Por ata që njohin historinë politike të rajonit dhe axhendat e vjetra, por që gjithmonë mbesin aktuale, duket se shpallja e Jordanisë shtet palestinez rikthehet sërish në tavolinat e diploamcisë.
Opsioni jordanez është shtyrë në heshtje dhe me këmbëngulje nga politika izraelite për dekada.
Siç shkruan analisti kroat, sipas gjykimit të bartësve të kësaj ideje, Mbretëria Hashemite e Jordanisë është tashmë një shtet palestinez dhe nuk ka nevojë reale për të krijuar një formë tjetër të shtetësisë palestineze. Një zgjidhje e tillë e çështjes palestineze është një ëndërr e kahershme e izraelitëve dhe e një pjese të mirë të politikës arabe.[6]
Zgjidhja e çështjes palestineze konform opsionit jordanez është një ide e vjetër. Ajo bazohet në faktin se palestinezët përbëjnë të paktën 60 për qind të popullsisë së Jordanisë. Në rast se tumret kjo ide, atëherë një shtet palestinez do të krijohej duke bashkuar pjesë të Bregut Perëndimor ose Bregun Perëndimor në tërësi me Jordaninë ose Transjordaninë, ku mbizotëron popullsia palestineze.

Në një analizë të gjatë të analistit e publicistit hebre – Moshe Dann, të publikuar në Jewish News Syndicate më 3 maj 2018, “problemi me “zgjidhjen me dy shtete” – krijimi i një shteti sovran të pavarur palestinez në perëndim të lumit Jordan – është se një shtet palestinez tashmë ekziston në lindje të lumit Jordan; ai quhet Jordania. Popullsia e saj është kryesisht “palestineze” dhe ndodhet në pjesën lindore të asaj që dikur quhej “Palestinë”. Prandaj, demografikisht dhe gjeografikisht, Jordania është një shtet palestinez.”[7]
Në përfundim të analizës së tij, Moshe Dann konkludon: “Promovimi i Jordanisë si shtet arabo-palestinez është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe mandatin britanik mbi Palestinën e krijuar në vitin 1922 nga Jordania si pjesë e zgjidhjes me dy shtete”. [8]

Si Lindja e Mesme ashtu edhe Ballkani, mbeten zona të interesit amerikan, thembra e Akilit e politikës amerikane. Kjo është evidente edhe gjatë gjithë kohës sa po zgjatë lufta në Gaza, sa edhe zvarritja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, shkruan euractiv, mbështeti përsëri krijimin e një shteti të ri që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan, duke pretenduar se kjo është e drejta e tyre legjitime sepse, siç tha ai, e vetmja çështje kombëtare serbe mbeti e pazgjidhur në atë zonë.
Ai e mbrojti hapur këtë tezë në një intervistë që dha për shërbimin propagandistik rus Sputnik në javën e fundit të tetorit, duke shpjeguar se ai e sheh Kosovën dhe Malin e Zi, si dhe Republikën Srpska, si pjesë të një “Serbie të Madhe”.[9]
Pas kësaj deklarate luftënxitëse të Milorad Dodikut, pasoi reagimi i amabsadorit amerikan në Sarejevë, çka e bën edhe më të qartë angazhimin afatgjatë të SHBA-ve në rajon. Befasia ishte se pati heshtje të plotë në qendrat europiane!

Shpërthimi i luftës izraelito-palestineze kërcënon të përhapet në një luftë më të gjerë rajonale, ndërkaq refuzimi nga pala serbe i Marrëveshjes së Brukselit [27 shkurt 2023], do të thotë një hap më afër shpërthimit të frontit të dytë të luftës në Europë.

Më lartë pohuam faktin notar se Serbia kontrollohet direkt nga Rusia, e cila vazhdon të jetë e interesuar për frontin e dytë të luftës në Ballkan. Hamasi është fakt gjithashtu notar se drejtohet direkt nga Teherani, që mbetet tejet i interesuar për dominim në rajon dhe është i përcaktuar qartë kundër ekzistencës së shtetit të Izraelit.
Sërish tok, Serbia dhe Hamasi, kanë edhe në këtë plan një të përbashkët: ato tashmë janë pozicionuar si struktura shtetërore e politke antiperendimore dhe aleate të Rusisë dhe Iranit, që aktualisht janë aleatët më të mëdhenj në përballje me Perendimin. Prandaj kjo paralele mes Serbisë dhe Hamasit, që ndërlidhet edhe me mentorët e tyre, tumirë fuqishëm sentencën se, gjeopolitika nuk njeh përcaktim ideologjik, por vetëm interesat shtetërore.
_____________________
1. https://www.bpb.de/mediathek/video/200307/der-demokratische-despotismus/
2. https://library.oapen.org/bitstream/id/7d1ecd5f-ea58-46a3-aca1-d336af640121/647071.pdf
3. https://library.oapen.org/bitstream/id/7d1ecd5f-ea58-46a3-aca1-d336af640121/647071.pdf
4. https://www.tagesschau.de/ausland/europa/eu-finanzierung-palaestinenser-100.html
5. https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-hamasovi-ekstremisti-u-gazi-vec-su-hodajuci-mrtvaci/
6. Mario STEFANOV: https://www.geopolitika.news/analize/m-stefanov-izrael-vec-odlucio-da-ce-jordan-biti-domovina-palestinaca/
7. Moshe Dann: https://www.jns.org/jordan-as-palestine-a-paradigm-shift-for-a-two-state-solution/
8. Po aty
9. https://euractiv.hr/politika/a5000/Celnik-bosanskih-Srba-Milorad-Dodik-i-u-ponedjeljak-govorio-o-Velikoj-Srbiji.html

E vërteta tmerron dështakët politikë!

0

Florim Zeqa

Në kohën nëpër të cilën po kalojmë si komb dhe si shoqëri njerëzore, më e vështirë është bërë të thuash të vërtetën sesa të këputësh çelik me dhëmbë! E vërteta vret më shumë se plumbi për politikanët e papërgjegjshëm, ndërsa kritika e shëndoshë është ilaçi më i mirë për reflektim dhe përmirësim të politikanëve të përgjegjshëm.

Dallimi mes kritikës dhe akuzës është sikurse dita me natën

Nuk është i vogël numri i atyre që nuk e kuptojnë kritikën, si të tillë çfare janë kritiken e marrin si shkas për të shantazhuar dhe kërcënuar kritikuesin! Kjo ndodhë tek injorantët dhe dështakët politikë që janë mësuar të pranojnë vetëm duartrokitje nga mbështetësit e tyre morbid.

Kur dështakët e politikes kritikohen, ata lemeriten aq shumë, sa që nga frika e humbjes së privilegjeve të pushtetit ju bëhet terr para syve, nuk e shohin as driten e Diellit.

Në vend që të ballafaqohen me kritikën, liderët partiakë i lansojnë militantët e tyre për të linçuar dhe kërcënuar me jetë kritikuesin (analistin apo gazetarin)!

Në mungesë të argumenteve për ballafaqim e përdorin kërcënimin si mjet “qetësimi” për mbylljen e gojës për kritikuesit dhe oponentët politikë!

Për fatin e mirë të vendit, gazetarët dhe analistët e pavarur dhe me përvojë janë të guximshëm, të palëkundur dhe të pathyeshëm në rrugën e tyre për të tejkaluar sfidat e kohës nëpër të cilën po kalon populli ynë në këto dekadat e fundit.

Gazetarët dhe analistët e pavarur janë më të fuqishëm dhe më të guximshëm sesa ata që paguhen nga grupet e interesit, e thonë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, të pakamufluar, të pazbukuruar dhe të pacenzuruar nga politikat partiake.

Lum ai gazetar që arrinë ta ruaj pavarësinë e shprehjes së lirë dhe paanësinë partiake.

Gazetari nuk guxon të tërhiqet nga misioni i tij fisnik

Futja e shpirtit të një gazetari dhe analisti nën grilat e pushtetarëve apo nën kthetrat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e shpirtit për së gjalli!

Në kohën kur linçimi dhe kërcënimi janë bërë standard i jetës dhe i veprimeve të politikanëve të papërgjegjshëm, thënja e së vërtetës nga ana e një gazetari apo qytetari konsiderohet akt revolucionare dhe patriotik.

Edhe përkundër linçimit dhe kërcënimve, gazetari nuk guxon të tërhiqet nga misioni i tij fisnik. Për arsye se, sa më e lartë të jetë shkalla e rrezikshmërisë, aq më i lartë do të jetë niveli i kënaqësisë dhe katdhedashurisë. Në kohën kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale, gazetarët janë ata që duhet të thonë të vërtetën për gjithçka, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar për të gjtiha prapësitë që ndodhin në skenën politike dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

Një fjalë e urtë Gjermane thotë: “Gazetarët shenojnë lindjën dhe përfundimin e një kohe”, që do të thotë se roli i gazetarëve në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zevendësueshëm. Thënja e së vërtetës tmerron dështakët politikë!

28 Nëntori 2023 – Fjalët e arta të Luigj Gurakuqit tepër aktuale, sidomos në këtë përvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë

0

Nga Frank Shkreli 

“Për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e Kombit, për nderin e Flamurit tonë.” Luigj Guraku 

Ndërsa po bëhen përgatitje dhe ndërkohë që po mbushet kalendari i veprimtarive për të nderuar figura të shquara historike të Kombit shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të kujtojmë Luigj Gurakuqin, bashkautorin më të ngushtë të Ismail Qemalit, njëri prej figurave më të mëdha të gjitha kohërave të Kombit shqiptar, për të cilin Stefanaq Pollo ka shkruar: ”Nuk ka ngjarje të madhe politike, shoqërore e kulturore, në këtë çerek-shekulli, ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndier fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokratizmi i tij”. -ka shkruar ai për Gurakuqin.   Figura e Luigj Gurakuqit, sipas Stefanaq Pollos, bëhet edhe më e madhe dhe më madhështore, “po të kemi parasysh armiqtë e shumtë që duheshin përballuar, vështirësitë e mëdha, që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e kobshme, që thureshin kundër Atdheut, rreziqet e panumërta, që i kanoseshin jetës së tij, në çdo hap.”

Megjithëse gjatë viteve e dekadave është shkruar shumë për kontributet e mëdha të Luigj Gurakuqit, jo vetëm si një prej figurave udhëheqëse politike më të shquara të Kombit, por edhe si poet, shkrimtar, linguist e mësues. Ernest Koliqi, i cili në vitin 1924 në Tiranë ka shërbyer si sekretar privat i Luigj Gurakuqit, në një artikull shkruar në vitin 1965 në revistën e tij ”Shëjzat”, në kujtim të tij – pasi e kishte njohur nga afër – nënvijon për lexuesin fuqinë frymëzuese dhe tërheqëse të Gurakuqit nga të gjitha shtresat e shqiptarëve, pa dallim: ”S’kam pa ndër Shqiptarë…nji tjetër që të kishte lidhje miqësore e politike aqë të shumta e të ndryshme sa Gurakuqi.  Gegë e Toskë, qytetarë, katundarë, malësorë, priftën, popa e hoxhallarë, analfabetë dhe eksponentë të intelektualizmit, arbëresh, të huaj, që interesoheshin për Shqipëni. Qindra e qindra vetësh, i drejtoheshin atij me një frymë të çuditshme besimi. Besojshin në përpjekjet e tij të çdo lloji…” Në artikullin e tij përkujtimor me rastin e dyzet vjetorit të vrasjes së Luigj Gurakuqit, Ernest Koliqi, si bashkpuntor i ngushtë dhe sekretar privat i kësaj figure të madhe të Kombit shqiptar, shkruante, ndër të tjera: “ Luigj Gurakuqit i Madhi Zot i kishte falur aftësi e zotësi si rrallë ndonjë njeriu tjetër”, por sipas Koliqit,  vetia që e dalllonte Gurakuqin nga të tjerët e kohës së tij : ”Ishte ajo që me bashkue e me miqasue ndër vedi gjindën me mendësi, prirje, rritje në kundërshtim.  Përhapej nga zemra e Tij nji fuqi vëllaznuese e tillë sa me tubue rreth vetes burra me idena mesjetare, doktora të rij plot hov modernizues, anëtarë klerikë të ndryshme, bashkatdhetarë visesh të ndryshme, të rij rrymash të ndryshme.   Mbretnonte harmonia aty ku Ai qindronte”, -ka kujtuar Koliqi. Luigj Gurakuqi e konsideronte detyrën e deputetit si të rëndë e me përgjegjësi të madhe, të një rëndësie kombëtare dhe si detyrë e shënjtë që ia kishte besuar populli.  Mbi rolin e Luigj Gurakuqit në Kuvendin shqiptar, Koliqi sjell kujtimet e tij duke nënvijuar se ndërsa, “Në parlamentin shqiptar kumbojshin zane si ato të Fan Nolit, Ali Klisurës, Stavro Vinjaut e Bahri Omarit, të dënja me jehue në Dhomën e Komuneve (të Anglisë), Gurakuqi, kryetar i njoftun i opozitës, kundërshtonte me maturi:  bashkë me kolegët që përmenda, përpiqej të jepte shembullin e nji kritike të fortë, por jo fyese, ndërtuese, jo rrënuese…’’,- pohonte Ernest Koliqi, bashkpuntor i ngushtë i Luigj Gurakuqit.

Roli patriotik, ndërtues dhe bashkpunues i Gurakuqit për të mirën e Shqipërisë, njihej dhe respektohej nga shumë patriotë shqiptarë të asaj kohe. Një prej tyre, Mihal Grameno i shkruante atij me 24 korrik 1919 se: “Shqiptarët kanë simpati dhe besim tek juve.’’ Ndërsa më 15 tetor, 1919, Pandeli Cale i shkruan Gurakuqit, duke pasqyruar në këtë mënyrë, besimin e tij të plotë në veprimtarinë patriotike të tij në interes të Shqipërisë dhe Kombit, ndërsa i shkruante Gurakuqit me një vendosmëri bindëse: “Kini në dorë fatin e Shqipërisë…bëni detyrën patriotike si ju thotë ndërgjegja’’.

Megjithëse fjalët e të tjerëve për Gurakuqin dhe veprimtarinë e tij në interes të Kombit, hedhin dritë mbi këtë figurë të madhe të shqiptarisë; janë fjalët e tija ato që, në të vërtetë, pasqyrojnë vlerat dhe idealet e larta njerëzore të këtij patrioti dhe njeriu të madh të Kombit shqiptar e të cilat sikur dëgjohen edhe sot – e sidomos sot – si tepër aktuale, nëse marrim parasysh zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar me 21 janar 1924, i frymëzuar nga nevoja e madhe për ndryshime politike, shoqërore dhe ekonomike në vend, Gurakuqi iu drejtua anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, në atë kohë, duke thënë se si përfaqësues të popullit: “Populli na ka tregue edhe udhën që duhet të ndjekim.  Populli na thotë:  Ky jam, këto nevoja kam, pra mbas dëshirës sime, mbas nevojave të mia, mbas zakoneve që kam, bani ligjet themelore që të mund të rroj i lirë dhe i lumtur, si shqiptar.’’

Në këtë përvjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, fjalët e tij tingëllojnë largpamëse e bujare dhe si të tilla duhet të shërbejnë sot dhe në të ardhmen, për të mbajtur gjallë kujtimin e veprës së tij të madhe, në dobi të interesave kombëtare të shqiptarëve.  Po të ishte gjallë në këtë 111-vjetor të Pavarësisë, Luigj Gurakuqi do të këshillonte kështu klasën aktuale politike të shqiptarëve, aq zhgënjyese për shumicën e shqiptarëve, të cilët si rrjedhim i politikave aktuale dhe konflikteve politike të vazhdueshme midis tyre kanë vendosur të largohen masivisht nga Atdheu. Në këtë 111-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, nuk është vonë që të dëgjoni mirë fjalët e Luigj Gurakuqit (më 1913) në këtë “ditë të bardhë” të Pavarësisë të 28 Nëntorit, 2023.

”Nuk ashtë sot dita të përmendim për nesa të liga ka shkuar Shqipënia në këtë mot të gjatë e sa ka vuar e po vuan akoma; dua vetëm të shtoj se ne këtë ditë fatbardhë, që do të mbetet e paharrueshme në kujtimet e shënjta të Kombit tonë, lipset që zemrat e të gjithë shqiptarëvet të lidhen, të bashkohen, të bahen një. Duke kujtuar e duke kremtuar ditën e sotshme duhet të përsëritim prapë besën që i dhamë shoqishoqit vitin që shkoi; e duke sjellun përpara sysh rreziqet e tmerëshme, që i vareshin Atdheut përmbi krye, e shpëtimin tonë të çuditshëm, ta forcojmë dashuninë e vëllezëninë e t’i japim dorën njëni tjatrit për të mbajtun, për të rritun, për të shtuar mvehtësinë e Shqipënisë sonë të dashun”. “Ta dijmë mirë se çarjet, zihjet, anmiqësitë tona na turpërojnë përpara Evropës, e cila vitin që shkoi nxitoi duke njohun me njëherë mvehtësinë tonë; u shtojnë rreziqet vëllëzënvet tanë të mjerë, që ditë më tjatrë po presin të lirohen nga zgjedha greke e të bashkohen me ne; e ma tepër u thyejnë zemrën atyne fatzesve që patën rrezikun e math të mbeten jashtë Shqipënisë së lirë.”(Marrë nga Luigj Gurakuqi: ”Mvehtësia e Shqipënisë”, 1913).

Luigj Gurakuqi (1879-1925)
“T’i tregojmë pa turp e t’i njohim fajet tona, të harrojmë hidhnimet e anmiqësitë që na ndajnë, t’i japim vëllaznisht dorën njani-tjetrit e të betohemi mbi besën e gjyshave tanë se sot e mbrapa do të përpiqemi, me të vërtetë, për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e Kombit, për nderin e flamurit tonë.”

Ndërkaq, në një artikull që Gurakuqi kishte shkruar në Paris në prag të 28 Nëntorit 1919 e në të cilin duket se ai i bën thirrje pikëspari vetvetes por, njëkohësisht, edhe bashkombasve të tij, që të reflektojnë. Kjo është edhe një thirrje e sinqertë vëllazërore, nga ana e tij, që interesat dhe fatet e Atdheut të jenë mbi të gjitha, një thirrje që, çuditërisht, është gjithnjë aktuale, një shekull më vonë, gjë që tregon se kjo klasë politike sot nuk ka mësuar asgjë nga historia. Porosia sot e Luigj Gurakuqit për klasën aktuale shqiptare në Tiranë e Prishtinë dhe kudo, është: “Mblidhni mendjen!”.  Ai shkruante:

”E kremtja e 28 Nandorit duhet të jetë për ne të gjithë, jo vetëm një ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe një ditë pendimi në të cilën të mbledhim mendjen e të bajmë shqyrtimin e vetdijes sonë.  Në këtë ditë, duhet të vemë të gjithë dorën në zemër e të pyesim veten tonë nëse e kemi bamun gjithkund e gjithmonë detyrën që kishim përpara Atdheut. T’i tregojmë pa turp e t’i njohim fajet tona, të harrojmë hidhnimet e anmiqësitë që na ndajnë, t’i japim vëllaznisht dorën njani-tjetrit e të betohemi mbi besën e gjyshave tanë se sot e mbrapa do të përpiqemi, me të vërtetë, për të mirën e Atdheut, për lulëzimin e Kombit, për nderin e flamurit tonë.”

Vetë Luigj Gurakuqi, kishte shkruar se: “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit të të Mëdhejvet të vet.’’

Luigj Gurakuqi ishte dhe mbetet një ndër më të Mëdhejtë e Kombit shqiptar. Fjalët e Luigj Gurakuqit flasin vet, jo vetëm për periudhën që ai jetoi, por mund dhe duhet të shërbejnë si një fuqi frymëzuese për të gjithë shqiptarët kudo e sidomos për ata që janë sot në krye të Kombit shqiptar në këtë 111-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë; festës mbarë kombëtare për të gjithë shqiptarët kudo dhe pa dallim, që të punojnë, për “të mirën e Atdheut, për lulëzimin e Kombit, për nderin e flamurit tonë.”

Udhëtimet e dyshimta dhe lista e zezë

0

Gani Qarri, analist, Zvicër

Nuk besoj të ketë më, qoftë edhe një qytetar të vetëm, as nga vet partia e tij, që ende mund ti besojë Memli Krasniqit, edhe pas gënjeshtrave të lanësuara bashkë me Lutfi Hazirin, se sa herë flet, ai e thotë edhe të vërtetën.

Janë po këta “burra të mëdhenj” që menjëherë pasi dolën edhe nga takimi me Mirosllav Lajçaku-n, pa fije turp gënjyen mbarë opinionin publik, se si, përderisa Ramush Haradinaj e kishte parë e lexuar draft-dokumentin e prezantuar nga Lajçaku, vetëm ata dy, as nuk e kishin parë draft-statusin e asociacionit serb, të cilin e kanë nënshkruar vet kryetarët e të dy këtyre partive me 2013 Hashim Thaçi dhe me 2015 edhe Isa Mustafa, duke bashkuar votat edhe me “listën srpska” për ta miratuar, po këtë “asociacion” kundërkushtetues një etnik serb, edhe në Kuvend.

Ndaj habit shumë fakti, se si ende pa u ftohur rrena e pak-mëparshme, pikërisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, serish duket se paska “gënjyer”, kinse kryeministri, Albin Kurti e ka të ndaluar të shkojë në SHBA, pa cekur faktin, se edhe nëse kjo ka të bëjë fare me të vërtetën, gjë për të cilën të gjithë dyshojmë, të jetë e vërtetë, përderisa z.Krasniqi nuk ka ofruar argumente dhe asnjë provë faktike, problemi mund të qëndroj, jo te Kurti personalisht, por te asociacioni, të cilin, ai deri më tani, nuk ka pranuar ta formojë me kompetencat ekzekutive.

Në anën tjetër, siç dihet tanimë publikisht nga të gjithë, “zajednica” me kompetenca ekzekutive është miratuar edhe në Kuvend, nga PDK, “Lista serbe” e Aleksandër Vuçiqit, LDK e Isa Mustafës, etj, e cila që nga katapultimi i Mustafës, në krye të saj, siç thuhet, me parat e 3%, nuk ka funksionuar më si parti më vete, por vetëm si filial e PDK-së, gjë që u dëshmua edhe nga vet Lutfi Haziri, pas takimit me Lajçakun, i cili u detyrua të shprehej njëjtë, pikë për pikë, si Memli Krasniqi dhe nuk guxoi ta ndryshojë as një germë, nga deklaratat e PDK-së.

Përndryshe shkuarjet në SHBA, veçanërisht ato të udhëheqësve të PDK-së, edhe Memli vet, e di më mirë se kushdo tjetër, se nuk kanë qenë çdo herë në favor të Kosovës, e për aq më tepër kryetari i grupit, “Ritmet e Rrugës” e ka më të qartë, se gjithë të tjerët, se të paktën njëherë, ka ndodhur që ish kryetari i partisë së tij, Hashim Thaçi edhe të kthehet në mes të rrugës dhe të zbritet, si nëpër filma, nga Aeroplani, me të cilin, ishte nisur të shkonte në Amerikë, siç përflitej publikisht, për nënshkrimin e marrëveshjes për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë hegjemoniste.

Ishte ish shefi i Memlit, ai që deshi ti falte Serbisë, tokat më jetike të shtetit të Kosovës ku bën pjesë edhe Ujmani dhe minierat e Trepçës, pa të cilat vendi ynë nuk mund të mbijetojë si shtet më vete, por që megjithatë, kuislingu Thaçi nuk e kishte për turp, madje as problem fare, që veriun ta quante publikisht edhe tokë të “Rankoviqit” shprehje të pa dëgjuara kurrë, në formë kaq brutale, kundër pjesës më jetike të vendit tonë, nga të cilat, as sot Memli dhe të tjerët, nga PDK, nuk kanë guxim të distancohen.

E sikur mos të mjaftonin aventurat e kuislingut Hashim Thaçi dhe ish kryeministrit të PAN-it, Ramush Haradinaj, që siç dihet, ishin edhe strumbullarët kryesorë të të gjitha akteve më tronditëse të pazareve dhe tjetërsimit të tokave tona, ata aventurat e tyre i filluan me faljen e 2500 hektarëve tokë të Kosovës FYROM-it dhe 8300 hektarëve tjerë, shtetit xhuxh të Malit të Zi, për të vazhduar me veprimet më meskine, duke paguar, përmes ministres për “integrime evropiane” nga radhët e PDK-së, në Qeverinë e PAN-it, Dhurata Hoxha edhe firma të huaja për ndarjen e Kosovës!

Populli i Kosovës e ka të freskët se avazi kobzi i udhëheqësve të PDK-së, për ndarjen e Kosovës, nuk ka pushuar pothuajse asnjëherë edhe pas burgosjes së Thaçit nga Gjykata Speciale, veçanërisht nga bashkë-kryesuesit e partisë, Ramë Buja, Vlora Çitaku e ndonjë “udhëheqës” tjetër me nam i PDK-së, i cili nga Vjena e Austrisë, dikur deklaronte se po fitoj UÇK në Kosovë, ai do të kërkonte azil në Beograd, si Enver Hoxhaj, me kërkesat renegate për formimin e asociacionit një etnik serb dhe ndarjen e Kosovës, deri këtë vit, kur nga SHBA u tha prerë, se nuk pranojnë ndryshimin e kufijve aktual të shteteve në rajon.

Prandaj deklarata e Krasniqit si udhëheqës i një partie e cila i ka vënë edhe fusnotën statusit të Kosovës duke e kthyer nga vend i pavarur, në vend me status të pazgjidhur politik, parti e inkriminuar në të gjitha llojet e paligjësive, që edhe kundër ish këshilltares së Thaçit, Dhurata Hoxha, Prokuroria Speciale e Kosovës në vitin 2021, ka ngritur aktakuzë publike për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, duke paguar me mbi 168 mijë euro firmën franceze Majorelle PR & Events, që me parat e taksapaguesve të Kosovës, të lobojë edhe në kryeqytetet e Fuqive të Mëdha, për ndarjen e Kosovës, gjë që nuk ka ndodhur askund në glob, nuk duhet të merren seriozisht.

Ngase, nga dëshpërimi i madh, për dështimet e vazhdueshme dhe në mungesë të ideve progresive për veten, partinë që drejton, e vendin të cilin duket se e shohin vetëm si mjet për përfitim, i përhumbur nga humnera ku kanë rënë, ai dhe kjo parti e dyshimtë, deklarimi i tij, vije edhe si një tentim pervers më tepër, nga zhgënjimi i thellë, për ta sulmuar, në mënyrë paushallë dhe pa ofruar argumente, Kryeministrin Kurti, kur dihet mirëfilli se jo Kurti, por pikërisht disa nga njerëzit e PDK-se, janë në listën e zezë të SHBA-ve, nëse jo për kooketimet e tyre me Millan Radojçiqin dhe kriminelët tjerë serb, sigurisht edhe Memli është i detyruar ta pranojë, se bashkë-partiakët e tij, në listën e zezë të SHBA-ve, nuk janë vendosur për punët e “mira” që mund të kenë bërë, e mos të flasim tani se, a mund të udhëtojnë ata edhe në SHBA!