Kreu Blog Faqe 935

“Après moi, le déluge” 

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Kjo shprehje është përdorur gjatë rrëmujave të `97 thuhet se  nga ish-Presidenti i atëhershëm shqiptar në një çast dëshpërimi , në kohën kur për një periudhë të shkurtër shteti shqiptar nuk egzistoi, dhe u desh ndihma e të huajve që Shqipëria të stabilizohej  nga papërgjegjshmëria e qeveritarëve të atëhershëm, shprehje e cila është moto e shumicës drejtuese  dhe opozitare në vëndin tonë, e një shumice e cila është pa identitet, militant, nuk përbën elitën shqiptare, e ardhur nga dosjet e përgatitura në labirinthet e diktaturës, dhe nga miqtë, e farefisi i tyre, gjë që ka penguar dhe vonuar tranzicionin shqiptar Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE. 

Sidoqoftë edhe sot pas 26 vitesh, motoja e shumë opozitarëve të sotëm të korruptuar madje edhe e shumë `VIP`-ave  të Maxhorancës së sotme është e njëjtë: të kapim çtë kapim e të pasurohemi, pa Shqipëria sipas idesë së tyre do mbetet si në frazën e famshme të perandorisë osmane për Arnautistanin e aatëhershëm: ` `Selanik e tatëpjetë siç ka qënë ashtu do të jetë`…. 

Kjo shprehje e përkthyer shqip -‘Pas meje, përmbytja’ – është një shprehje franceze që i atribuohet mbretit Louis XV të Francës, te zonja de Pompadour, e preferuara e tij. Vetë fraza i referohet përmbytjes biblike,  dhe besohet se daton pas Betejës së Rossbach të vitit 1757, e cila ishte katastrofike për francezët 

Në përgjithësi konsiderohet si një shprehje nihiliste e indiferencës ndaj çdo gjëje që ndodh pasi dikush është larguar, edhe pse mund të shprehë gjithashtu një parashikim më fjalë për fjalë të shkatërrimit. Kuptimi i tij është përkthyer nga Brever në format “Kur unë jam i vdekur, përmbytja mund të vijë për atë që më intereson”, dhe “Shkatërrim, nëse doni, kur ne jemi të vdekur dhe të ikur”. 

Këtë shprehje e kanë përdorur edhe Marks në Das Capital ku kapitali prandaj është i pamëshirshëm ndaj shëndetit ose jetëgjatësisë së punëtorit, përveç rasteve kur është i detyruar nga shoqëria.   

Është përdorur edhe nga Dostojevski tek `Vëllezërit Karamazov ` ku Prokuroria përdor shprehjen për të përshkruar qëndrimin e babait të pandehur të sprovuar dhe për të ankuar për përkeqësimin e vlerave ruse në përgjithësi (Après moi, le déluge – Ëikipedia). 

Në demokracinë e sotme në Shqipëri ku shumë nga  deputetët e parlamentit janë përzgjedhur nga drejtuesit e partive më të mëdha politike shqiptare dhe jo nga aftësitë profesionale dhe të meritokracisë, (ashtu si dhe ata vetë  u emëruan si drejtues të partive të para pas demokracisë nga ish Presidenti Alia i cili i emëroi gjithashtu sipas bëmave në dosjet e sigurimit të shtetit), vazhdojnë të keqpërdorin elementët e demokracisë edhe në Parlamentin shqiptar duke penguar funksionimin normal të saj, e duke vepruar njëlloj si lëvizja çartiste. 

Kështu që demokracia në Shqipëri lindi dhe po jeton pa esencën e vërtetë  demokratike që kanë vëndet perëndimore sepse këtë esencë, sistemi ynë demokratik e ka deformuar si pasojë e vendimarrjeve jo të rregullta, shkeljeve të ligjit të pa dënuara, korrupsioni masiv dhe mitmarrjet massive, Vendosja në drejtim të militantëve, jo-profesionistëve, ish bashkëpuntorëve të rregjimit dhe miqve të tyre. 

Veçoritë e demokracisë në BE, SHBA, Angli, Kanada, Australi, etj, shpesh përfshijnë: 

-lirinë e tubimit dhe shoqërimin- POR tek ne tubimet janë totalisht politike dhe te dhunshme, 

-pronën personale- POR tek ne pronat personale tek ne akoma nuk janë kthyer tek pronari, madje pronari i vërtetë quhët `ish pronari`, dhe ligji famëkeq 7501 mezi është rregulluar pjesërisht, dhe një pjesë e madhe e pronarëve të vërtetë nuk e kanë marrë ende  pronën ,  

-lirinë e Fesë -POR tek ne pjesërisht është e plotësuar, por njëri nga komunitetet më të mëdha të krishtera drejtohen nga të huajt, duke shpresuar në të ardhmen të drejtohet nga shqiptarë, 

-liria e fjalës- POR tek ne është kthyer nëabuzimin me  lirinë apo me lirinë e shpifjes në mediat elektronike, madje dhe në  Tv dhe Gazeta pronë të tyre, jepen informacione të pa-faktuara sipas interesit të medias përkatëse në disa raste, 

-shtetësinë -POR tek ne shtetet fqinjë bëjnë presison të vendosen elemente që BE dhe vetë shteti fqinjë i interesuar nuk i vendos vetë si p.sh., `etnia`, por bëjnë  presion për të krijuar dhe shtuar në numur `minoritete` duke paguar individë të veçantë, ose duke u dhënë pashaporta me qëllim që Shqipëria të dalë sa më e copëtuar, 

-pëlqimin e të qeverisurve, të drejtat e votes- POR tek ne sa herë humb njëra pale, gjithmonë e hedh fajin tek pala tjetër, dhe asnjëhere nga vetja e saj e cila në të vërtetë është fajtore për mos seleksionimin e individëve dhe mos realizimin e Programeve elektorale serioze, duke u ankuar dhe sharë vëndin e tyre pikërisht edhe në BE e kudo, 

-të drejtat e pakicave -e vetmja gjë që në Shqipëri pakicat nuk qahen, sepse  jetojnë më mirë se vëndasit, qoftë me punën jashtë shtetit, qoftë me të ardhurat që u vinë nga emigrantët, qoftë me pasaportat që u japin fqinjët, madje me këtë veprim të egzagjeruar, janë duke nxitur me qëllim emigrimin jashtë vendit madje edhe konvertimin artificial që me pretekstin e `lirisë së ndërgjegjes se çfare etnije je`, kërkohet djallëzisht pakësimin e popullsisë shqiptare dhe rritjen e popullsisë  `minoritare`. 

Tipari thelbësore i një qeverisjeje demokratike është: Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin qeverinë e tyre përmes zgjedhjeve. Qeveria është përgjegjëse para popullit të saj si një Eksluzivitet universal për të rriturit. 

Çfarë po ndodh në Shqipëri? 

 Shkurtimisht, një nga ish drejtuesit e opozitës me disa foltoristë , të rrezikuar të dalin përpara ligjit shqiptar po kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, duke mos u ndalur para asgjëje, madje dhe në parlamentduke penguar punimet e tij me justifikime nga më banalet dhe më absurdet. Por populli po e kupton se asnjëherë drejtues dhe ish-drejtues që bërtasin ulurasin, kërcënojnë institucionet- mund të kenë të drejtë. Ata duhet të dalin para ligjit e të japin llogari dhe, jo të përpiqen të krijojnë anarki. Detyra e ligjit është të mbrojë popullin nga shkelësit e ligjit, dhe se të gjithë janë të barabrtë përpara ligjit dhe jo mbi të. 

Mesa duket këta individë përherë e më të vetmuar përpara popullit shqiptar, po mendojnë po atë frazë që Luigji i XV shprehu pas Betejës së Rossbach të vitit 1757, e cila ishte katastrofike për francezët: “ Après moi, le déluge “… pra le të bëhet qameti, vetëm ne të shpëtojmë!!!!!?? POR…nuk ka për të qënë kështu. 

 Shteti ligjor demokratik nëpërmjet drejtësisë, sado me vonesë, do të kërkojë llogari për vjedhjet, korrupsionin, shkeljet e ligjit, vrasjet, arratisjet jashtë shtetit etj. 

 Në fund të fundit lufta midis Të vërtetës dhe Gënjeshtrës, Faktit dhe Trillimit, Lirisë dhe Abuzimit me Lirinë, do të ballafaqohen në Sistemin e Drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare. 

priftipirro2017@gmail.com         

Mosndëshkimi i krimit në Banjskë, e bënë palë në krime BE-në me Serbinë!

1

Idriz Zeqiraj, Gjermani 

“Krimi i pandëshkruar rrezikon të përsëritet”. Dhe, kjo dëshmohet me dosjet e jurisprudencës. Ngjarjës së përgjakshme të 24 shtatorit, i kanë paraprirë provokimet, në vijimësi, të bandave serbe në veriun e Kosovës. Kronologjia e ngjarjeve banditeske, nismon në shkurtin e viti 2000. Vrasja e një duzinë shqiptarësh etnik, tej lumit Ibër dhe dëbimi i mijëra të tjerëve, nga vatrat e tyre lindake, u bë në prezencën e KFOR-istëve francezë, me praninë edhe të SHTAB-istëve të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku me shokë.

Dhe, të gjitha këto krime u tejkaluan në heshtje, pa hetime, pa zbulime dhe pa asfarë ndëshkimi. Arsyeja ishte dhe është e njohur: “Komandantët” pa ushtarë të LPK, respektivisht, të PAN-it të sotëm, por me banda të fuqishme, u zhytën në krime monstrume, gjatë dhe pas luftës. Thjeshtë, kidnapuan, burgosën, torturuan, deri në vrasjen e shumë qindra shqiptarëve, kundërshtarë politikë. Ndërkombëtarët dhe Serbia, nga provat faktike, hartuan dosjet penale, të cilat i përdorën dhe vazhdojnë t`i përdorin si shantazh, për të përfituar favore të ndryshme Serbia, madje deri në gadishmërinë për të dhënë pjesë nga territori i Kosovës.

Sulmi terrorist i Serbisë agresore, me bandat e saj të specializuara, i 24 shtatorit, është rrjedhojë logjike i lëshimeve të bëra Serbisë, përgjatë tej dy dekadave. Vrasja e policit të Kosovës, Enver Zymeri, tashmë, Heroi i Kosovës, në Doganën e veriut dhe bllokimi i policëve tjerë atje, i shpëtoi KFOR-i kroat, askush nuk dha përgjegjësi, askush nuk u penalizua për krimin e bërë.

Barrikadat e përsëritura të bandave serbe në veriun e Kosovës, me kohë-zgjatje deri një muaj, Policia e Eulex-it dhe KFOR-i, edhe pse përsërisnin slloganin bajat, “jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e njëriut dhe lëvizjen e lirë të njerëzve”. Ndërkohë që edhe makinat e tyre ishin bllokuar dhe ata lëviznin në këmbë, në rrugët mushkatore e dhiare! E turpshme, deri në pakufi!

Më 29 maj 2023, në Zveçan, bandat serbe, me urdhër të Vuçiqit dhe Radoiçiqit, goditën me gurë, stupca, e plumba kundër policisë, ushtarakëve të KFOR-it, gazetarëve, popullit vendorë, duke turpëruar EULEX-in dhe KFOR-in!

“Të ndëshkohen protestuesit e dhunshëm”,- tha Borrell dhe ndërkombëtarët tjerë. Dhe, pas 3 apo 4 arrestimeve, po ky Borrell me shokë, reagoi, thekshëm e turpshëm, se “qeveria e Kosovës po i provokon serbët!”  Njëjtë vepruan  edhe për barrikadimet e rrugëve, kur thanë se “serbët kanë të drejtë të vënë barrikada!” Dhe, për këmbët e amputuara, të dy ushtarëve të KFOR-it hungarezë, nga plumbat e banditëve protestues serbë, pjesë e krimit të drejtëpërdrejtë, krahas bandave serbe, janë edhe ndërkombëtarët ndërmjetësues, të cilët, në vijimësi, ishin palë me Serbinë, duke i përligjur krimet e saj!

Është fat në fatkeqësi, që sulmi i organizuar terrorist në Banjskë, më 24 shtator, përfundoi vetëm me vrasjen e rreshterit policor, Afrim Bnjaku, tani, Hero i Kosovës dhe plagosjen e dy kolegëve të tij, duke pasur parasysh gamën e armatimit dhe shumësinë e banditëve. Dhe, kjo falë burrave dhe djemëve trima e profesionistë të Policisë të Kosovës, të cilët kanë një përkushtim atdhetar e heroik në mbrojtjen e Atdheut-Kosovë.

Heshtja ogurzezë e terrorit në Banjskë, është qyqarllëk!

“Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, gjithçka do të jetë ndryshe”,- paralajmëron kryeministri Albin Kurti. Dhe, vërtet, duhet të ngulmohet, për të ndryshuar, në formë dhe përmbajtje, dialogu dhe raporti Kosovë-Serbi. Tashmë, Serbia “është zënë me pelë për dore”,- thotë populli kur fajësia është lëndore. Andaj, urojmë që Kurti ta mbajë fjalën, duke filluar nga heqja nga agjenda e dialogut të -Asociacionit- të stisur, të shpikur dhe shpalljen e paligjshme të -Listës Serbe”.

Penalizimi i bandës së porositur nga Beogradi zyrtar, është i shumëfishtë: 

  1. Thyerja e kufirit dhe shkelja e sovranitetit shtetëror;
  2. Posedimi i armatimit numerikë dhe special;
  3. Bllokimi i rrugëve rajonale dhe lokale”;
  4. Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, për rrjedhojë një i vrarë dhe dy të plagosur;
  5. Përdorimi i Manastirit të Banjskës, për strehim dhe barrikadim luftimi;
  6. Terrorizimi i popullatës vendore…

Për rrjedhojë, situata aktuale në Kosovë dhe raportet Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist në Manastirin e Banjskës, janë të acaruara skajshëm, gjë që vështirësojnë edhe më shumë normalizimin në mes të dy  shteteve tona. Me pranimin e Millan Radoiçiq se, gjoja, ai, krye në vete dhe pa dijeninë e Beogradit dhe presidentit Vuçiq, ka organizuar sulmin terrorist ndaj shtetit të Kosovës, pretendon ta shfajëson Serbinë. Dhe, kjo gënjeshtër bëhet në koordinim me Beogradin zyrtar.

Kërkesa këmbëngulëse e Qeverisë së Kosovës, për sanksionimin e Serbisë, po anashkalohet me arsyetimin se “janë duke hetuar rastin!” Në fakt, ka pak interesim, për ta ndëshkuar Serbinë. Ndërkohë, Vuçiq, për ta amortizuar krimin e rëndë terrorist, ka urdhëruar Listën Serbe të kërkojë zgjedhje në 4 (katër) komunat e veriut të Kosovës, duke mos përmendur kushtet e mëparshme.

Qeveria Kurti, pas aktit kriminal e terrorist, nuk ka gadishmëri për ta filluar dialogun, pa disa kushte paraprake. Madje, është e pakënaqur nga ndërmjetësuesit aktual, të cilët i konsideron, skajmërisht, të njëanshëm dhe dështakë. Ndërkohë, paradoksalisht, BE-ja dhe SHBA ngulmojnë se “ata janë të denjë, për ta vazhduar detyrën e ndërmjetësuesit profesionalisht të dialogut, por edhe parimisht e moralisht!”

Ngutia e Asociacionit të mos imponohet nga gjeopolitika konfliktuoze

Natyrshëm, shpërthimi i konfliktit, deri në luftë të armatosur në mes të Palestinës dhe Izraelit, me provokimin e përgjakshëm të organizatës terroriste “Hamas”, mund ta largojë vëmendjen e ndërkombëtarëve për konfliktin në, vazhdimësi, Kosovë-Serbi. Megjithatë, BE-ja dhe SHBA, kanë paralajmëruar angazhimin e tyre të mëtejshëm, madje, të intensifikuar, siç është pritja e afërme të emisarëve të shteteve të Quintit dhe të SHBA-së, në Kosovë dhe Serbi.

Thirrja e tyre, ende pa shkarkuar në Ballkan, është se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, pa alternativë, për t`i përmbushur marrëveshjet e diskutuara në Bruksel dhe Ohër, duke mos dëgjuar zërat e shtuar të Kosovës, se “nuk mund të vazhdohet me “avazin” e vjetër, sikur nuk ka ndodhur asgjë më 24 shtator, në veriun e Kosovës, respektivisht, në Banjskë!”

Ekziston dyshimi i bazuar se krahas Rusisë, edhe Serbia ka hisën e vet në luftën aktuale në mes Palestinës dhe Izraelit. Është njoftuar se grupet terroriste të Hamasit, vazhdojnë të përdorin raketat e prodhuara dhe të dërguara nga Serbia. Miqësia e Palestinës me Serbinë, daton e hershme. Kur Sllobodan Millosheviq, ishte shpallur terrorist nga bota demokratike, klerikët othodokës të Palestinës e ftuan atë për Krishtlindjet e tyre. Qeveria izraelite reagoi dhe kërcënoi se “nëse Millosheviq merr guximin për të ardhur në Palestinë, do ta arrestojmë si kriminel”.

Ndërkohë, ambasadorët dhe zyrtarët tjerë të lartë të Palestinës, si argatë dhe tellallë të Rusisë dhe të Serbisë, në çdo rast janë përkrah Serbisë dhe kundër Kosovës, edhe pse shqiptarët, dikur, koxha ndjenja dhimbje e simpatie kanë investuar për ate, në veçanti, dhe botën arabe, në përgjithësi.

BE-ja dhe ndërkombëtarët tjerë, fillimisht, i dhanë mbështetje pa rezerva Izraelit, për goditjen e rëndë që mori nga Hamasi terrorist, me arsyetimin se Izraeli “ka të drejtë të mbrohet”, që nënkupton përgjigjen ushtarake, hakmarrëse. Por, tani që përmasat e kundër-përgjigjës, janë të vrazhdëta dhe po marrin edhe jetë të civilëve të pafajshëm, bota demokratike, përfshi edhe BE-në, po apelojnë për përmbajtje. Dilema është se luftimi i grupeve terroriste të Hamasit, është i vështirë, në mos i pamundur, pa viktima civile, sepse terroristët i përdorin si mburojë.

Edhe pse zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Izraelit thotë se “nuk godasim civilët”, dhe kjo dëshmohet me thirrjen paralajmëruese, për zhvendosjen e popullatës në jug të Gazës. Por kjo është, skajshëm, e zorshme, sepse bëhet fjalë për tej dy milionë njerëzve. Përflitet se Izraeli vështirë e kapërdinë goditjen fatale, me shumë qindra të vrarë, të masakruar, të marrë peng dhe më dëme enorme. Siç duket, nuk do të mjaftohet vetëm me Gazën, por pretendon edhe përfshirjen e Bregut Perëndimor. Dhe, kjo do të jetë fatale për Palestinën dhe me gjerë.

Sidoqoftë, përfundimi i këtij konflikti të pakohshëm dhe fort të dëmshëm, për Ukrainën dhe Kosovën, njëherësh, urojmë të përfundojë sa më parë. Natyrshëm, do të ishte i mirëpritur, qoftë për dy vendet në konflikt si dhe botën mbarë.

Një analizë rreth djallit opozitar dhe fetar

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
Flasinë në emër të parimeve politike e fetare dhe në emër të filozofisë dhe mbrapa fshehin diçka tjetër…
Secili prej tyre kishte një dramë me vete!
Një medium me shumë akte zhgënjimi. Akte që vërviteshin mbi flamur, kombë e mbi Skënderbe.
Kur Dardaninë e robëruan e kishte mbuluar errësira e një sistemi sllav, në qelinë e lagësht të një burgu, dikush kërkonte dritë, më shumë dritë. Dritë për të parë, dritë për të njohur, dritë për të kuptuar realitetin politikë. Sa deshirë ka shqiptari dëshirë në liri të jetojë në errësirë, sepse drita e verbon! Drita frikëson, sepse ajo të lejon të shohësh të tjerët dhe vevten, në lakuriqësinë e djallit.
Njerëz papersonalitet dhe paaftësi që punojnë në saje të armiqëve të kombit! Duhet të pastrohet shteti nga çdo ndotje apo përbalteje. Nga ana tjetër lista e tyre e gjatë që duhet të mos heshtnin sa duket me paturpësitë dhe mekatet e tyre. Ishin miqtë e ahengjeve, të qejfeve që dinin dhe mundë të flisnin njerëz që nuk e kishin begenisur “kombin shqiptar” dhe kishte edhe disa të tjerë që tradhëtia i kishte sjellur nëpër xhami e në media që njihni ndonjë të hidhur e të fshehur të jetës së tyre.
Që në fillim Dardanin e kishin vendosur në një sprovë të vështirë vdekjen e saj. Ishin dhe janë një nga mirbërsitë për Serbinë dhe ishin bërë më të zënshmitë e kohës kur kërkonin që Zajednica, Mitrovica, Çakorri, Debelldeja ti jepeshin Malit të Zi, Serbisë e Maqedonisë. Por këta i falen…. Pas coptimit të Dardanisë edhe pse këta zuzar me një kombë mbi varrë edhe me pamjen e një përbindëshi.
Këta djajë më veladon do ti hargjonin të gjitha energjitë e mbetura në një betej të mbetur. Këta e dinin se akoma kishin miqë dhe mbështetës të tyre Grenellin e Serbinë. Patjetër që përfitimi materjalë ishte në radhë të parë nga ky aktivitet që derdheshin nga sherbimet e huaja. Dua të themë se ishte një makineri e cila funksiononte në pikpamje shtetërore domethënë e organizuar me struktura të mirfillta që merreshin me këto gjëra dhe patjetër që nuk mbikëqyreshin nga drejtësia e policia e shtetit tonë.
Fundamentalizmi radikalë, tradhëtia dhe korrupsioni, janë të flamosurat për politikanët e korruptuar. U këputën të gjorët, bam e bum me tradhëti, e bam e bum me korrupsion, e bam e bum me kultur arabe… Rrofshinë hoxhallarët, opozitarët, analistët e krisur në try. Dardania e goditur në zemër dhe e tradhëtuar në lekurë. E palgosur nga të mallkuarit…
Ndërsa jeni duke e lëxuar, mund t’ju lindin pyetjet të tipit:
“Analisti ka bërë një intervistë të vërtetë djallit fetar e politikanë apo ai ka intervistuar një djall imagjinar?”.
Keq këtë rrugë e kanë nisur!
Disa prej jush do të duan madje, të merrnin përgjigjet e këtyre pyetjeve. Djalli që unë doja të thoja qoftë fetar ose opozitar që unë i shkrova mund të jetë reale, siç ne themi se është, në parlament, në media e nëpër xhami ose mund të ketë qenë krijimi i imagjinatës “serbo-ruse”. Çfardo që të ketë qenë djalli me brirë apo imagjinar, kjo ka pak rëndësi, duke i krahasuar me fjalorin që përcjellin ata përmes ulërimave në xhami, media e në foltoren e parlamentit.
Autokracia shqiptare si dhe fundamentalizmi islamik zgjodhën gjendjen e jashtëzakonshme për ta rrënuar zgjidhjen e krizës kombëtare (Mitrovicën). Zgjidhjet e dhunshme dhe antikombëtare kanë pasoja historike dhe mund të përserisin vetëm tragjeditë kombëtare si:
“Debëlldeja, Çakorri, Mitrovica, Ujmani, dhoma e dëshmive, portalet doganore etj”.
Kjo gjëndje e jashtëzakonshme ishte një grushtë i rëndë e tradhëti kombëtare për “Kombin Shqiptarë”, si dhe një hap nga neodiktatura mafijoze. Mjaftë punuat për të tjerët. O fatkeq e faqe zi. Flasinë në emër të parimeve dhe në emër të filozofisë dhe mbrapa fshehin diçka tjetër…
Zhvillimet e ngjarjeve të fundit në Dardani kanë marrë përmasa dramatike dhe të rrezikëshme për fatin kombëtar. Dardania po përjeton sot krizën e thellë opozitare politike të këtij viti. Lufta pushtetore e opozitarëve dhe nëntrysninë e hoxhallarëve dhe revanshizmi klanor të opozitarëve kanë rrezikuar seriozisht interesat shtetërore dhe kombëtare deri në buzë të shkatërimit të shtetit.
Rexhimet e vjetra i spekulimeve politike e ekonomike ka shkatuar krizën e thelël politike, sociale, kulturore, morale e shpirtërore dhe zhbërjen më të madhe në historinë tonë kombëtare. Protestat jo masive, grevat e klanëve të minatorëve, grevat e klanëve të Arsimit, grevat e klanëve të policisë dhe viktimat janë shprehje e kësaj “gjendjeje të padurueshme kombëtare”.
Nga ana tjetër, ishte fare e qartë se ata ishin tepër ambicoz për çnaturimin e Dardanisë. Këta “djajë me veladon” e dinin shkëlqyeshëm ambiciet e tyre anti/kombëtare se këtë tipar e kishin zhvilluar nga etritë e tyre, të cilët i detyronin në mënyrë të vazhdueshme të bënin përpjekje gjithnjë e më të mëdha për shkatërrim e prishje identiteti. Pushkët e tyre korruptive e mizore u zbrazën dhe jehona tyre u përhap në ato qytete dhe fshatra të shkreta, Dardania si kufom i ngjante një grope si ahur e më shumë me një grop plehrash, sesa me nje varr të hapur për të qenë varri i kombit shqipëtar.

Hoxha Zekeria Idrizi dhe mendimet e tij domethënëse për Islamin dhe Kuranin

12
Zekerija Idrizi, imam
___
* Mëdyshjet e mija rreth religjionit Islam 
___
Ka disa çështje që edhe pas 4 dekadash studimi e meditimi nuk mund t’i kuptoj e as t’i pranoj nga feja islame:
– Lejimi i martesës me kusherirat: vajzat e dajës, të hallës, të tezes dhe gjithë kusherirat në farefisin e afërm,
– Profeti Muhammed fejon Aishen në moshë 6 vjeçare, e marton në moshë 9 vjeçare. Kjo në Perëndim dhe në traditën e zakonet tona shqiptare është incest dhe konsiderohet pedofili,
– Profeti Muhammed kishte gjithsej 13 gra, plus dhe gra skllave,
– Profeti Muhammed dashurohet në vajzën e hallës së tij Zejnepen, e cila ishte grua e djalit të tij të adoptuar, Zejdit, dhe përfunfifmisht e marton atë pas ndarjes nga ai, gjë që, shih ironinë dhe absurdin, profeti e marton me sugjerim të Allahut, për ç’gjë edhe flet vet Kur’ani,
– Në Islam, sipas Kur’anit, lejohet dhe favorizohet seksi me robëreshat e luftës, çka është dhunë, paradoks dhe absurd për mua,
– Islami ndalon prostitucionin ndërkohë që legalizon atë me lejimin e poligamisë dhe seksin me gratë skllave pa kurrfarë kufizimi,
– Mbytjen në mënyrë mizore me ligj sheriatik të atyre që braktisin islamin, gjë që ndalon lirinë e bindjes dhe mendimit të lirë,
– Mbytjen në mënyrë barbare me gurëzim në tokë deri në fyt për burrat dhe gratë e martuara që kryejnë kurorëshkelje – prostitucion,
– Mbytjen në mënyrë mizore të homoseksualëve dhe transvestitëve,
– Shfarosjen e hebrenjëve dhe paganëve nëse nuk islamizohen, si dhe mallkimin e tyre si komb,
– Luftimin e gjithë kufarëve (të pafeve) derisa të islamizohen dhe në tokë të dominojë ligji dhe feja e Allahut – Sheriati,
– Mallkimin dhe ndëshkimin e ateistëve dhe agnostikëve,
– Koncepcioni islamik në parim njeh vetëm vëllazërinë dhe nacionin islamik të quajtur Ummet islam dhe kalifatin gjegjësisht shtetin, kulturën dhe civilizimin islamik, gjë që nuk njeh fare kombet, kulturat, qytetërimet dhe shtetet nacionale….
Ka edhe shumë fenomene e ngjarje të tjera, por këto ishin nga më kryesoret që tek unë kanë shkaktuar dyshim të thellë dhe pezm e indinjatë njëkohësisht…….
P.S.
Jam thellësisht i bindur që shumica dërrmuese e shqiptarëve myslimanë kanë njohuri shumë sipërfaqësore, për t’mos thënë fare, për fenë islame dhe këtë fé e trashëgojnë vetëm verbërisht e dogmatikisht nga prindërit dhe gjyshërit e tyre. Shumica e tyre, madje, nuk kanë njohuri fare për çështjet që i ceka më sipër, dhe se fenë islame e praktikojnë pjesërisht, përciptazi dhe shumë prej tyre fare hiç. Së këndejmi, mendimi se shqiptarët statistikisht janë shumicë myslimane në trojet shqiptare është i pabazë, i pathemeltë.

Vuçiç, ky kundërthënës dhe provokator i madh !

0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, duke e dekoruar me urdhërin më të lartë për merita ndaj Serbisë, policin serb të Kosovës…?!

Gani I. Mehmeti 

Sa here që nuk sheh rrugdalje, bëhet sikur pranon gjithçka aty për aty. Posa të kalojë furtuna, u ikën fjalëve të tija. 

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe të respektojë gjithçka që ka nënshkruar dhe që është pajtuar” – thuhet në portalin “Bota Sot” 

Me këto fjalë, ai bëhet sikur e ka pasur të ndaluar nga dikush për të dialoguar e për të vazjhduar me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara e të panënshkruara apo të pajtuara. Të bëhet të mendosh se Marrëveshja e Ohrit ka qenë para sa vitesh, jo në marsin e këtij viti, kur, pas pranimit të saj, posa shkoi në Beograd tha se asgjë nuk ka nënshkruar, me çka la të kuptohet se asgjë nuk do të pranojë. 

Edhe tani, ai sikur ofron zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, port mbetet të shihet! Ai këto i ka vetëm fjalë, jo edhe vepra, pse nuk do të pranojë, të paktën edhe për disa ditë, deri sa të mos ketë kah të shkojë. 

Natyrisht, këtu i jep krahun edhe Lajçak, i cili flet në emrin e Vuçiqit, se ai është për dialog dhe për respektim të marrëveshjeve. Kjo do të vlejë vetëm deri sa do të kthehet Lajçaku në Bruksel apo në Sllovaki, prej nga vjen. Nesër do t’i bijë pishman, nuk do të respektojë asnjë nga marrëveshjet, sepse për të zbatuar ato, duhet më parë të njohë Pavarësinë e Kosovës, për të cilën ka thënë se kurrë, kurrë nuk do ta njohë! E, pa u njohur Pavarësia e Kosovës nga Serbia, nuk do të ketë asnjë zbatim nga marrëveshjet. Nuk do të formohet as Asociacioni, për të cilin Vuçiq aq shumë ngul këmbë, sepse, po u themeluar asociacioni, Vuçiq do t’i ikë njohjes së Pavarësisë së Kosovës. 

Kontraversiteti I Vuçiqit është se ndryshe flet e ndryshe vepron. Ai në tavolinë të bisedimeve sikur pranon, por posa të ikë nga aty, asnjë nuk e zbaton. Pra, nuk i besohet, bëhet gënjeshtar e manipulues  i “shkathtë” mbasi ndërmjetësuesit e bisedimeve Lajçak e Borell i japin krahun. Ka gjasa, që edhe e kësjhillojnë se si të veprojë deri sa ata janë në pozicionin e ndërmjetësuesëve të bisedimeve. 

Të paktën, unë nuk i besoj  këtij treshi: Borell-Lajçak-Vuçiq. Nuk ka mbetur vend për t’u besuar, pse këta e kanë sulmuar Kosovën deri sa i ndërmorën edhe masat ndaj saj me pa të drejtë, se ushtarët e KFOR-it në Zveçan nga serbët u sulmuan, prej tyre u plagosën rreth 90 veta. Nuk qenë sulmuar nga shqiptarët. Pastaj, vetë ndërmjetësuesit ndërhynë tek kryetarët e zgjedhur më 23 prill që të mos punojnë në zyret e ndërtesave komunale, që shkak u bë edhe sulmi I KFOR-it nga serbët  me dirigjimin e Vuçiqit. 

Pra, masat do duhej të mirreshin ndaj Serbisë e jo ndj Kosovës. Dhe, edhe më shumë, edhe pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, që aq shumë u çua pluhur nga ndërkombëtarët, sërish nuk u morën masa, përkundër që Serbia u bë agresore dhe u vra rreshteri I Kosovës, Afrim Bunjaku. 

Kjo mund të shkojë edhe më tutje: Sikur vetë Lajçaku e Borelli të kërkonin të ndërmirreshin masa ndaj Serbisë pse nuk i vuri sanksione Rusisë, do të viheshin ato masa, por krejt këta të dy, duke e mbrojtur Vuçiqin dhe Serbinë, lënë përshtypjen se janë edhe proserbë e edhe prorusë, me siguri edhe të korruptuar. 

Pra, me ndihmën e këtyre dy ndërmjetësuesëve nga BE, po mbijeton Vuçiqi dhe po luan me të gjithë, edhe me BE-në e edhe me SHBA e ndoshta edhe me NATO-n, sepse ai është armatosur për të luftuar, ndoshta edhe kundër NATO-s,me armët e furnizuara nga Rusia e Kina. 

Në fund, le të mbetet të shihet se sa do të dialogojë Vuçiqi dhe sa do të respektojë e zbatojë marrëveshjet, për çka, sipas Lajçakut, ai ka pranuar sot. 

“Në një njoftim për media të lëshuar nga Presidenca e Serbisë po ashtu thuhet se Vuçiç ka ripërsëritur se Serbia dëshiron shtensionim, paqe dhe stabilitet”. Këtë shtensionim, paqe e stabilitet Serbia e ka në dorën e vet. Por kërkon që ai shtensionim të bëhet ashtu siç dëshiron ajo, jo ashtu si duhet të bëhet. Kosova nuk  ka bërë tensionim të veriut, ajo duhet të intersohet për vendin e vet. Veriu i kosovës nuk është tokë e Serbisë, prandaj ai të heq dorë nga tentimi për okupim të këtij vendi dhe shtenssionimi vjen vet.  

Xhamia është për me i varfëru Shqiptarët!

0

Nga: Liza Beqaj, gazetare

Sot kam qëndruar në Ferizaj! I kam vizituar të gjitha xhamitë e islamistëve dhe po konstatoj me përgjegjësi të plotë! Në të gjitha xhamitë, të cilat mbajnë simbolet turke nuk kishte më shumë se 20 vizitorë!

Përeth xhamive kam marë mendimin e qytetarëve shqiptarë!

– Është kohe dreke, pse nuk shkon në xhami?

– Shqiptari: Çka, pse me shku n’xhami?!

Çka ka aty, çka fitohet aty…, kurgjë, veç me e humb kohën…, me e mbyll shitoren dhe me shku me i dëgju pordhët e hoxhës me orientim turko-arab! Xhami për mua është kjo shitore! Këtu e nxjerr bukën dhe ekzistencën familjare, xhamia është për me i varfëru shqiptarët!

Shqiptari i dytë: A e di kush shkon këtu në xhami?!

Se di, po ta tregoj…, në xhami shkojnë do hajna, të cilët aty i bëjnë kalkulimet si me vjedhë, si me e mashtru miletin!

Në xhami nuk shkojnë as ata me pantollone të shkurtëra dhe me mjekrra të gjata; pse, sepse ata bashkë me gratë e tyre të mbuluara sikurse ninxha, janë në terren, në familjet skamnore shqiptare dhe puna e tyre është, si me bo sa ma shumë antarë të tyre, se si me ua la trurin varfënjakëve shqiptarë…, por kot e kanë, shqiptarët janë zgjuar, besojnë në Zot, por jo në fe, në asnjë fe, aq më pak në fenë terroriste muslimane!”.

* Marrë nga: https://dardaniapress.com/shqiptari-i-ferizajit…/…

A është Greqia mike, apo armike e Shqipërisë?

0

Tempulli i Poseidoni, afër Athinës

Pirro Prifti, Tiranë

Jo me larg se para dy ditësh qeveria greke vendosi veten duke mos firmosur  letën e përbashkëtnë BE. Vendimi i Greqisë për të mos rënë dakord për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian drejtuar Shqipërisë për hapjen e negociatave të paketës së parë të kapitujve të anëtarësimit përbën një përshkallëzim thelbësor të qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës. Gazeta greke Ekathimerini thotë arsyeja për këtë qëndrim është shkelja e vazhdueshme të të drejtave të Fredi Belerit, një grek etnik i cili u burgos pak para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale. Ndërsa u gjet një rrugë përpara për negociatat për këtë kapitull me Maqedoninë e Veriut, sepse Bullgaria ra dakord me kompromisin e ofruar nga presidenca spanjolle, kjo nuk vlente për Shqipërinë. Përveç ndikimit që ka pasur qëndrimi i qeverisë së kryeministrit shqiptar Edi Rama në çështjen Beleri në lidhjet greko-shqiptare, ky zhvillim në mënyrë efektive shkëput dy fushatat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat deri më tani ishin të lidhura. 

Gazeta Kethimirini shkruan se Athina mund të rishqyrtojë qëndrimin e saj nëse Tirana merr hapa për të sugjeruar se ka vend për diskutim. Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës, gjë që deri tani është kundërshtuar nga gjykatat shqiptare. Më 22 nëntor do të zhvillohet seanca e radhës e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku Beleri po gjykohet për akuzën e blerjes së votës, por ndërkohë pritet të caktohet seanca e re për lejen speciale që ai kërkon për betimin (Integrimi, Greqia vendos barrierën e parë ndaj Shqipërisë – Kapitali.al). 

Disa muaj më parë ministri I jastëm grek tha: “Me mënyrën se si vepron pala shqiptare, me siguri po qëllon veten në këmbë (bën autogol)”,  duke paralajmëruar se “nëse Fredi Beleri shkarkohet nga posti, atëherë do të drejtohemi në një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare (Çështja ”Beleri”, ministri i Jashtëm grek: Nëse shkarkohet, marrëdhëniet greko-shqiptare do të përkeqësohen – Politika (gazetatema.net). 

Kjo veto është në vazhdën e presionit të vazhdueshëm të qeverisë greke për problemin e hajdutit Bejleri i cili  është kapur në flagrancë sipas Prokurorisë për vjedhje votash në Himarë.  

Në inatin grek për të liruar këtë person i cili vite më parë është akuzuar dhe dënuar sipas mediave në ngjarjen e Peshkpëisë, qeveria shqiptare është gjetur përballë një presioni të paprecedentë nga vendi fqinj, I cili ka ndërhyrë duke shkelur çdo lloj pikpamje etike dhe ligji ndërkombëtar duke akuzuar qeverinë shqiptare se rasti i Bejlerit është politik dhe jo juridik?! Qeveria shqiptare është shprehur kategorikisht se Drejtësia shqiptare është e pavaruar nga qeverisja dhe problem Bejleri është komplet një rast juridic që ka të bëjë me shkeljen e ligjit shqiptar. 

Nuk është hera e parë që Politika greke (jo populli grek) ka bërë presione madje dhe të vazhdueshme ndaj qeverive dhe shtetit shqiptar madje që pas formimit të shtetit shqiptarmë 28 nëntor 1912 e deri në ditët e sotme, duke filuar që nga Marëveshja e Lausane në 24 korrik 1923 ku largoi rreth 100 mijë shqiptarë myslimanë nga Camëria ( në total 500.000 myslimane edhe grekë, slave vllehë, etj) të cilët i dërgoi në Turqi dhe mori nga Turqia rreth 1 milion greqisht folës dhe i vendosi në territoret e Epirit dhe në gjithë Greqinë duke ndryshuar kryekëput strukturën e popullsisë së Greqisë brënda viteve 1920-1935. Me këtë rast Greqia i mori Shqipërisë edhe territorin, duke pretenduar se i a mori Perandorisë Osmane gjatë luftës së parë botërore.  

Menjëherë pas kësaj, megjithë protestat e qeverive shqiptare, Greqia në 1914 kur filloi lufta e pare botërore, u mundua të krijojë lidhjen vorio-epirote nëpërmjet Protokollit të Korfuzit me pretendimin se Epiri i Veriut ishte grek. Në shkurt 1922, Parlamenti Shqiptar miratoi Deklaratën e të Drejtave të Pakicave. Sidoqoftë, deklarata, në kundërshtim me Protokollin e Korfuzit, njohu të drejtat e pakicave vetëm në një zonë të kufizuar (pjesë të Gjirokastrës, rrethit të Sarandës dhe 3 fshatra në Himarë), pa zbatuar asnjë formë të autonomisë lokale. Të gjitha shkollat greke në zonën e përjashtuar u detyruan të mbyllen deri në vitin 1935, në kundërshtim me detyrimet e pranuara nga qeveria shqiptare në Lidhjen e Kombeve. Në vitin 1925, kufijtë e tanishëm të Shqipërisë u vendosën, duke bërë që Greqia të braktiste pretendimet e saj për Epirin e Veriut (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Republika_Autonome_e_Epirit_t%C3%AB_Veriut). 

I madhi Fan Noli me 30 mars 1919, ka bërë një telegram si president i Federatës shqiptare “Vatra”, drejtuar, 100 vite më parë, lidërve më të fuqishëm botërorë, kundër  pohimeve absurde të kryeministrit grek Venizelos. Në telegram shkruhej: “Ne, të krishterët ortodoksë shqiptarë, shërbëtorë besnikë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje Shkëlqesisë tuaj, në Konferencën e Paqes, me qëllim që të fitojmë restaurimin e pavarësisë shqiptare dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, myslimanë dhe katolikë, nën flamurin e ushtarit të famshëm të Krishtit Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe formimin e një qeverie kombëtare me kufijtë etnikë të Shqipërisë duke përfshirë Çamërinë, Kosovën, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e qeverisë së përkohshme shqiptare“. Nënshkruar nga 120 delegatë laikë, emrat e të cilëve pasojnë sipas alfabetit” (Kur Fan Noli i ankohej botës për kryeministrin grek Venizelos – Gazeta Shqiptare Online). 

Pas luftës me Italinë Fashiste që në 1940, Greqia  shpalli ligjin e Luftës kundër Shqipërië, ligj të cilin nuk e ka abroguar edhe sot e kësaj dite, kurse Ligjin e Luftës kundër Italisë e ka hequr?! 

Më vonë si pasojë e luftës brënda fraksioneve greke në 1944-1945- Greqia dëboi shumë grekë që ishin më partinë komuniste greke për në Shqipëri. 

Në  gusht1949, me pretekstin e luftës kundër komunistëve greke, ushtria greke hyri në territorin e Shtetit shqiptar por u tërhoq pas luftimeve të ashpra duke lënë shumë të vrarë . 

Pas vendosjes së Demokracisë përsëri qeveria greke indirekt bëri provokacione ku u vranë tre ushtarë shqiptarë në Peshkëpi në 1993, ku fajin u a hodhi ekstremistëve grekë. Për atë bashkëpunim u dënua dhe Bejleri në atë kohë. 

Megjithë arritjen e marëveshjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit me qeveritë shqiptare në kohën e demokracisë, qeveria greke asnjëherë nuk ka pushuar ngacmimet dhe presionet kundër Shqipërisë duke kërkuar vënde për varrezat e ushtarëve grekë, duke kërkuarvendosjen e zonave të minorittit tabela greqisht, duke përfshirë indirect edhe KOASH. Kohët e fundit Greqia është përpjekur të zgjerojë zonat minoritare duke përfshirë zonën e Himarës dhe duke dhënë pensione për minoritarët, duke dhënë lehtëssira për ata që janë dakort të quhen minoritarë duke pretenduar në `dëshirën` e njeriut që të quhet grek në vënd të shqiptar. 

Presion tjetër indirekt janë përpjekjet që kanë bërë për të krijuar minoritete të tjera, dhe kjo vihet tek përpjekjet për të  realizuar një minoritet vlleh. E gjitha kjo, për mendimin tim,  për të përçarë vëndin dhe për ti thënë BE dhe Botës që Shqipëria nuk është shtet homogjen si Greqia, por heterogjen, me qëllim që nesër të realizojë ambicien e saj të vjetër për të marrë të ashtuquajturin `Epir i Veriut`. Piketimet i ka bërë Greqia nën justifikimin e Marëveshjeve me Shqipërinë e sotme me varrezat në Korcë dhe Këlcyrë, duke u përpjekur të greqizojë KOASH. 

 Interesant është fakti se vetë shteti grek nuk ka firmosur Marëveshjet për Minoritetet, dhe vetë pretendon se është shtet homogjen duke mos qënë i tillë realisht. Gjithmonë shteti grek `sulmon` duke i  kërkuar qeverisë shqiptare çdo gjë për minoritetin grek të sotëm nëpërmjet edhe Censusit që po bëhet, ndërse kur bën censusin në Greqi nuk vendos për veten e vet, ato kërkesa që i bën qeverisë shqiptare si `etnia`. Shpresojmë që qeveria shqiptare të mos e marrë parasysh vendosjen e `etnisë` në census por vetëm nënshtetësinë dhe fenë.  

Së fundmi Greqia asnjëherë për 83 vjet nuk e ka hequr `Ligjin e Luftës` dhe asnjëherë nuk ka rënë dakort për çështjen çame, duke u shprehur se kjo çështje `nuk egziston.` 

 Atëhere del pyetja këta grekër (politikanët grekë) janë miq apo armiq të fshehur të Shqipërisë? 

Shpresojmë që BE dhe SHBA të kuptojnë djallëzinë greke që e ka shkruar dikur edhe Virgjili: `Timeō Danaōs et dōna ferentes` të cilin e tha Laokonti për kalin e Trojës sipas Homerit, se ne shqiptarët po e vuajmë edhe sot e kësaj dite pengesat greke, qofshin edhe marëveshjen e detit. 

Presioni grek për Bejlerin është komplet një justifikim I pabazë për të mbajtur Shqiërinë nën presion.   

priftipirro2017@gmail.com   

Hisori nga jeta e Mulla Zekë Berdynajt, luftëtarit të madh të lirisë shqiptare

0


Nga: Prof. Fahrush Rexhepi
  • Rrugët e jetës së Mulla Zekë Berdynajt të Radafcit

(Fetar, kombëtar, arsimdashës në gjuhën shqipe)

Mulla Zekë Berdynaj (1908-1987)

“Pas një gjykimi publik të organizuar në sallën e kinemasë të qytetit të Pejës, ai dënohet me 16 vjet burg të rëndë me motivacion “Nacionalist Shqiptar, që përpiqet të bashkojë Kosovën me Shqipërinë dhe të shkatërrojë vllaznim bashkimin…”
Mulla Zekë Berdynaj u lind rreth vitit 1908, në fshatin Novosellë të Pejës, në një mjedis të prapambetur në aspektin kulturor e arsimor, ku nuk funksiononte asnjë mejtep e shkollë dhe mbizotëronte analfabetizmi. Emrin e vërtetë Zekë Berdynaj e kishte Zenel, Zenel Zymer Berdynaj. Zekë Berdynaj kishte lindur në “shtëpinë e madhe” të Tahir Lush, Berdynës. Kësaj familje i kishte dalë zani në kohën kur “i zoti i shpisë” ishte Sylë Azllan Berdynaj, pjesëmarrës i Luftës së Nokshiqit. Pra, Zeka rrjedh nga një familje e traditës, e fisit të Krasniqes së Radacit, të Pejës. Në vitin 1926, Zekë Berdynaj e filloi medresenë në Pejë. Këtë shkollë-mejtep e kishte hapur arsimdashësi e patrioti Bekë Rama, nga lagja Pelaj nga fshati Novosellë e Pejës. Në këtë shkollë ku mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe, punoi edhe hoxha patriot Haxhi Kahreman Zajmi (1885-1960). Pas përfundimit të Medresesë në Pejë, Zekë Berdynaj vazhdon ndjekjen e mësimeve në Medresenë e Gjakovës tek myderrizi Fahri efendiu. Kështu Zeka u përgatit që edhe ai t’u japë mësim të tjerëve. Ai përveç gjuhës shqipe që e kishte gjuhë amtare, mësoi të lexonte e të fliste serbishten, turqishten, arabishten dhe persishten. Pra, Zekë Berdynaj qysh në moshë të re shfaqi aftësitë dhe talentin e tij, jo vetëm për mësimet mbi fenë islame, por u formua edhe si polyglot e intelektual me informacione nga fusha të ndryshme të dijes të cilat i vuri në shërbim të popullatës dhe besimtarëve. Mulla Zeka lexonte libra nga më të ndryshmet, posaçërisht kishte interes për vargje dhe vepra të rilindësve. Libri i tij më i preferuar kishte qenë ‘Lahuta e Malsisë’. Nga këto vepra ai frymzohej kombëtarisht dhe frymzimet e tij i ndante me të tjerët.
Kosova dhe shqiptarët jo rrallë herë kanë kaluar nëpër kohë dhe rrethana të vështira, gjatë historisë dhe zhvillimit të tyre edukativ, arsimor dhe politik kombëtar. Kishte periudha kur shkollat laike shqipe qenë mbyllur nga ligjet e rrepta të pushtuesit me qëllim pengimi të arsimimit të brezave të rinj në gjuhën amtare, dhe në fund me synim asimilimi të gjeneratave të reja. Por, në këto rrethana, pati edhe mësues dhe intelektual të njohur të fushave të ndryshme të shkencës, si në gjuhë dhe letërsi shqipe, histori, matematikë, gjeografi etj. Një nga mësuesit që e kreu shkëlqyeshëm këtë detyrë, ishte edhe Mulla Zekë Berdynaj, i cili ngriti një mejtep në fshatin Radavc, në vitin 1938, i cili përveç lëndëve të besimit dhe të gjuhës amtare, shkencave shoqërore me karakter kombëtar, u mësonte nxënësve edhe lëndë nga psikologjia. Në këtë mejtep kishin fillu t’i ndjekin mësimet fetare e jo fetare fëmijë, të rinj nga Radaci dhe Jabllanica e Madhe.
Zekë Berdynaj shquhej edhe për kontributin e tij, në parandalimin e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi, të cilët detyroheshin të shpërngulën nga dhuna dhe presioni i pushtetit serb për në Turqi. Duke e ndier presionin e popullatës të rrezikuar nga regjimi serb dhe me qëllim të njohjës së rrethanave të mundshme për t’u shpërngulur, në vitin 1929, Zekë Berdynaj bashkë me Tahir Alushin kishin shku për në Turqi. Atje takuan shumë shqiptar të shpërngulur si rezultat i dhunës dhe represionit të pushtuesve serbë e malazezë. Madje në Turqi kishte edhe shumë shqiptarë të besimit islam të zhvendosur nga krahina shqiptare e Çamërisë, të cilët ishin larguar si pasojë e dhunës dhe represionit me përmasa gjenocidi që kishte ushtruar shteti grek. Ata, nga jeta dhe kushtet e rënda të shqiptarëve që i kishin parë atje gjatë vizitës, ishin ndarë shumë të dëshpruar. Kur u kthyen nga Turqia, mulla Zekë Berdynaj dhe Tahir Alushi filluan të organizojnë tubime për t’i bindur të afërmit dhe vendasit e tyre se shpërngulja për në Turqi, nuk është zgjidhje e mirë për shqiptarët. Në tubimin që organizuan në Shatërvan të Pejës ata haptas kishin deklaruar se: “Atje nuk ka kushte elementare për jetë (në Turqi). Më mirë të rezistohet në atdhe të qëndrohet dhe të luftohet për liri e bashkim kombëtar se sa të iket pa adresë në nji vend të pa shpresë.” Në njërin nga takimet tjera të organizuara mulla Zeka dhe Tahir Alushi ju drejtuan masës së tubuar me këto fjalë: “Vëllezër, shëtitum krejt Anadollin por Kosovë kërkund nuk gjetëm”, “Nuk duhet ta lëmë vendin tonë e të shpërngulemi sepse anmiqtë tanë këtë e donë…burra e shëtitëm Turqinë e Radac nuk gjetëm”, “si atdheu jonë nuk ka” …
Pas kapitullimit të Jugosllavisë, forcat policore dhe ushtarake të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, u larguan nga Kosova, më 14 prill 1941. Fashistët italian me dekretin e 7 gushtit 1941, bashkuan trojet etnike shqiptare nën administrimin e Italisë. Bashkimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, me Shqipërinë edhe pse u bë nga pushtuesit fashist, megjithatë pati një ndikim dhe rëndësi të madhe për popullin shqiptar, sepse u vunë kontaktet ekonomike, politike, arsimore, kulturore, e shpirtërore në mes pjesëve të copëtuara të kombit shqiptar. Edhe pse ky bashkim nuk i përfshiu të gjitha teritoret etnike, megjithatë shprehte një aspiratë të kamotshme të shqiptarëve për të jetuar në një shtet dhe për të krijuar Shqipërinë Etnike.
Në administratën e viseve të bashkuara u vendosën nëpunësit shqiptar, u hapën shkolla shqipe, u hapën radio stacione, u kremtuan festa kombëtare etj. Këto veprime Italia fashiste i ndërmori më qëllim që mos të armiqësohej skajshmërisht me shqiptarët, por duke bashkuar viset shqiptare, të krijohet një simpati për shtetin Italian. Megjithëkëtë, shqiptarët ishin të bindur se duhej luftuar kundër çdo pushtuesi e më këtë rast edhe kundër italianëve.

Sandzak Albania - Mula Zeka Berdynaj ( Mulla Zekë... | FacebookZekë Bërdynaj me bashkëluftëtarët e tij gjatë luftës në Sanxhak (Masbjeshkë)

Më 1 korrik 1941, majori i qeverisë shqiptare Kolë Bibë Mirakaj, i cili ishte përfaqësues ushtarak e administrativ e emëroi Zekë Berdynën udhëheqës civil e komandant ushtarak të bajraqeve të Dukagjinit prej Vermice e deri në bjeshkën e Moknes. Zekë Berdynaj, si udhëheqës i luftëtarëve vullnetarë mori pjesë në shumë luftëra kundër çetnikve të zhvilluara në: Çakorr, Smilevicë, Kacuberr, Livadhi i gjakut, Rozhajë, Senicë, Dugopolanë, Pazar të Ri, Shekullar, Kolashin, Ribariq etj.
Nga viti 1941 e deri në vitin 1944 Zekë Berdynaj, mori pjesë aktive në frontin e Rozhajës dhe të Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me njësitë vullnetare. Sipas disa të dhënave në Luftën e Pazarit brenda një periudhe të shkurtër u vranë dhe u plagosën shumë ushtarë nga të dy anët. Forcat që mbronin Pazarin e që kryesishtë përbëheshin nga shqiptarë e pak boshnjak patën rreth 144 të rënë në beteja. Sipas novopazarasëve një nga njësitë vullnetare që bëri luftë pakompromis, që u shqua për trimëri ishte ajo e hoxhës së urtë e trim Zekë Berdynaj nga Radaci, i cili udhëhiqte 400-500 ushtarë vullnetarë. Njësitë vullnetare u dhanë shpresë banorëve dhe i mbrojtën ata nga sulmet e koordinuara dhe të rrepta të 15.000-20.000 mijë çetnikëve. Historia e Luftës së Pazarit nuk mundë të shpjegohet pa kontributin e madhë të Shaban Polluzhës zbarkimi i të cilit kishte ndryshuar rrjedhat e përballjes. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë edhe hoxha, Zekë Bërdyna, i cili ishte në detyrën e komandantit të përgjithshëm të çetave vullnetare. Në vitin 1948, burgoset dhe kalon nëpër burgjet e rënda të ish-Jugusllavisë të “Bello Kuça-s”, në Nish, ku kaloi katër vite, dhe në Goli Otok nga vitet 1952-1960, i dënuar me motivacion të shpifur propagandues prostalinian. Atje, mulla Zeka i qëndroi burrërisht torturave më të egra, duke qëndruar i pathyer dhe i nderuar. Në një rast duke kujtuar momente nga burgu i Goli Otokut ai pati thënë:“Më e vështira për mua ishte të bartë gurë…! Po të ishte për të ndërtuar diçka do ta bëja me dëshirë…! Por ne ishim të detyruar t’i bartnim gurët sa në një anë sa në anën tjetër”.
Zekë Berdynaj, ishte komandant i forcave vullnetare në mbrojtjen e Rugovës me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1943 në Razanac, në ballë të luftës, plagoset rëndë në krah dhe dërgohet të shërohet në spitalin e Mitrovicës, ku qëndroi 49 ditë dhe me të dalë nga spitali, nuk kthehet në shtëpi, por shkon drejt në front te shokët e vet. Po në këtë vit në masakrën e Bihorit të organizuar nga bandat çetnike serbo-malazeze, ai niset për në Tiranë me disa shokë të tij. Me vete mori mbi 40 arka të mbushura me pjesë që kishin mbetur nga trupat e fëmijëve, si: duar, sy, vesh, kafka etj, për të protestuar në qeverinë e atëhershme. Nga ai udhëtim nuk pati asnjë ndihmë, përveç se zhgënjim të plotë. U dëshpërua shumë sa që pa fije vullneti kishte qëndruar para bashkëluftëtarëve pa qenë në gjendje t’u jap ndonjë shpjegim shpresëdhënës.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pas aneksimit të dhunshëm të Kosovës nga Serbia, pas administrimit ushtarak në Kosovë, pas vrasjeve e burgosjeve, maltretimeve e pushkatimeve, Zekë Berdynaj inkuadrohet sërish në organizatën-lëvizjen gjithëkombëtare, në partinë “Nacional Demokratike Shqiptare” dhe vepron në mënyrë aktive deri në vitin 1947, kur si shumë patriotë të tjerë edhe mulla Zeka arrestohet. “Pas një gjykimi publik të organizuar në sallën e kinemasë të qytetit të Pejës, ai dënohet me 16 vjet burg të rëndë me motivacion “Nacionalist Shqiptar, që përpiqet të bashkojë Kosovën me Shqipërinë dhe të shkatërrojë vllaznim bashkimin…” dhe se kohët e fundit ka përqafuar idetë e Stalinit, pra akuzohej edhe si stalinist” (akuzë kjo absurde e kohës).
Pas kapitullimit të Italisë fashiste, përfaqësuesit ushtarak gjerman morën prefekturën e Pejës, pa ndonjë rezistencë. Pushteti gjerman u shtri gradualisht në gjithë zonën e pushtimit italian në territoret shqiptare. Më 16 shtator 1923, filloi punimet Kuvendi themelues i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, e cila ishte organizatë politiko-ushtarake dhe kishte për qëllim realizimin e interesave kombëtare shqiptare. Ajo i vuri themelet e saj, në shtator të vitit 1943, me angazhimin e rreth 45 përfaqësuesve nga qytete të ndryshme të hapsirës etnike shqiptare. Kjo lidhje e kishte formu degën e vet edhe në Pejë. Degën e Pejës e udhëhoqën Selim Qehaja, nga Peja, Lokra nga Shqipëria dhe Can Murati, nga Peja kurse sekretar i degës ishte zgjedhur Zekë Berdynaj nga Radaci. Përveç detyrës së sekretarit të degës së Lidhjes për Prefekturën e Pejës, mulla Zeka kishte ushtru edhe detyrën e sekretarit paqtues-islihatit në fund të janarit të vitit 1942, kur në Pejë ishte formuar Gjyqi paqtues-islihati me kryetar Haxhi Bajraktari i Vranocit.
Mulla Zeka ka pasur korrespodencë me revistën “Drita” që botohej në Bursa, të Turqisë. Ishte bashkëpunëtor i ngushtë i krerëve të Rugovës, të Pejës e Drenicës, sidomos me Shaban Polluzhën.” Ai që vdes për atdhe duke mbrojtur kufirin mbetet dëshmor i kombit. Nuk ka më kënaqësi sesa të vdesësh për atdhe! E lus Zotin për çdo ditë, e çdo mëngjes, që pushka e parë e armikut të më marrë mua dhe të jem dëshmor i parë në mbrojtjen e atdheut”, spikatë Zekë Berdynaj.
Zekë Berdynaj ka qenë anëtar dhe bashkëpunëtor i revistave të ndryshme, si të asaj “Kultura Islame”, që botohej, në Tiranë etj.
Tani po i paraqesim edhe disa vargje të kënduara nga Ukë Bërdynaj dhe të shkruara nga Qerim Berdynaj, me titull: “Kush poi prinë luftës në Pazar”.

“Kush poi prinë luftës në Pazar,
Mulla Zeka me shallë të bardhë,
Po kush është ky Mulla Zeka?
Ne kamë i rrinë Malsi e Reka.
Ne kame presin tane Rugova,
Me dorë në zemër e pret Kosova,
Peshe e bajne shkolla e trimnia,
Ja merr patin shiptaria.
Mulla Zeka një atdhetar,
Kur filloj lufta në Pazar,
Kur u que peshë Serbia,
Kur me gjak u la Shqipëria,
Ky burrë burri në kame është çue,
Një za të fortë paska leshue,
Kush është djal qe vjen me mue,
Vllazneve tane me u ndihmue,
Mos te priton me dekë pa marre
Me u dalë zot tokave shqiptare
Po, ça u ba në Pazar te Ri?
Prej çdo ane në vato e vi
Shqipria ja ka mrri.
Lufte e madhe po fillon,
Sikur lumi gjaku shkon
Ike armiku npikë të vrapit,
Para sulmit të shqiptarit
Mulla Zeka me shokët e vet
Me za të naltë bjen shahadet.
Në gjuhë të nanës i lutet zotit,
Me i pshtue tokat e Kastriotit.
Lufte e madhe u ba në Pazar
U mbush me varre nji hektar
Te tan trim, që dëshmuan veten
Per atdhe e kan dhanë jetën
Mulla Zeka i Radavcit
Kthehet ne shpi ne shpinë të kalit.
Pas plagosjes në Lufte t’Pazarit
Ai nuk ndalet as ne xhami
Niset N’front në Mal te Zi…
Ndërmjet këtyre vargjeve vihet në spikamë trimëria e rrallë e atdhetarit Zekë Bërdynës, në luftë kundër Serbisë dhe në mbrojtje të Shqipërisë Etnike. Vargjet simbolizojnë heroizmin e Mulla Zekës në luftën e Pazarit, të cilën e udhëheq ai vetë, ku bien edhe dëshmorë shumë luftëtarë.
Mulla Zekë Berdynaj ndërroi jetë pa e përjetuar lirinë e popullit shqiptar dhe bashkimin e trojeve etnike për të cilën ishte munduar gjatë gjithë jetës. Ai vdiq më 12 janar 1987, në moshën rreth 80 vjeçare. Në varrimin e tij morën pjesë mijëra njerëz, nga anë të ndryshme jo vetëm të Kosovës, por edhe nga trojet tjera shqiptare.

***

Ps!
Për shkak të natyrës së publikimit, burimet dhe literaturën nuk i kemi prezantuar.

Dokumentar kushtuar Zekë Berdynajt, shihe videon e mëposhtme:

(2) Facebook

Imami Zekerija Idrizi e uron Arbër Gashin, njërin ndër nismëtarët për braktisjen e fesë islame

1
Nga: Hoxhë Zekerija Idrizi
___
NË FAVOR TË VLERAVE KULTURO-QYTETËRUESE KOMBËTARE DHE EVROPIANE
I nderuar mik Arber Gashi, rrugëtimi juaj bashk me shumë shqiptarë të tjerë në braktisjen e islamit radikal e politik është mjaft sublim konform vlerave tona kulturo-qytetëruese kombëtare e euro-atlantike. Kjo ndērmarrje mbi të gjitha është emergjente për kohën e rrethanat në të cilat jetojmë, ngase qarqe radikalësh vehabitë myslimanë kanosin të nëpërkëmbin, rrënojnë dhe përdhosin vlerat tona më fundamentale kombëtare.
O Arbër, të tillët, shih ironinë, flasin shqip por mendojnë, përsiasin dhe ëndërrojnë arabo-aziatikisht. Na e kanë ndotur edhe ajrin arbëror, se lëre më tjerat, duke përdhosur çdo vlerë, virtyt, zakon e simbol kombëtar.
Ata në çdo hap e aktivitet rrënojnë vlerat laike e sekulare të shtetit tonë, duke mohuar identitetin, flamurin, zakonet, kushtetutën, figurat markante dhe çdo vlerë tonën kombëtare.
Pikërisht mendësia dhe veprimtaria e tyre shpellare beduineske polli frontin e fuqishëm opozitar kombëtar “Lëvizjen e Deçanit”.
I nderuar Arbër, etërit dhe gjyshërit tanë kishin një fe tradicionale që kishte imazh paqësor dhe evropian, që kishte gjithnjë harmoni dhe tolerancë ndërvëllazërore me shqiptarët katolikë, ortodoksë, ateistë e agnostikë, si dhe kurrë nuk binte ndesh me mentalitetin, kulturën dhe politikën e diplomacinë tonë kombëtare. Pikërisht këtë imazh mbroj unë dhe e kam përkrahur fuqishëm në 13 librat e mi.
Nëse nuk e stopojmë sot këtë katrahurë e rrëmujë antikombëtare, druaj, nesër do të bëhet vonë, sepse kanos seriozisht talebanizimin e shoqërisë sonë shqiptare, duke implementuar elemente të kalifatit e sheriatit mysliman në politikën dhe shtetësinë shqiptare, me ç’rast do na kthenin në obskurantizmin mesjetar beduinesk.
I nderuar Arbër, nuk ka dilemë që do ta keni përkrahjen time të fuqishme në këtë rrugë të dinjitetshme kombëtare dhe njerëzore. Kuptohet do ta keni edhe përkrahjen e disa hoxhallarëve patriotë e inteligjentë shqiptarë.
Paçi shëndet dhe suksese të shumta në jetë!
Zoti i bekoftë SHQIPTARËT dhe SHQIPËRINË NATYRALE!
***
Me nderime, shqiptarisht:
BERLIN/SHKUP

Serbia dhe Hamasi financohen nga BE-ja

0
Sadri Ramabaja, Prishtinë
____
Në botën akademike, por as edhe në mileniumin politik perednimor nuk ekziston një pajtim i përgjithshëm ose i plotë për të përcaktuar se si Bashkimi Evropian ka toleruar, ose nuk ka toleruar, çështje të cilat mund të interpretohen si despotizëm humanitar në Lindjen e Mesme, alias në Serbi dhe përgjithësisht në Europën Juglindore. Ky argument edhe më pak mund të qëndrojë si tezë në raportet e BE-së me Europën Juglindore, që padrejtësisht tutje i drejtohemi me emrin pezhorativ turk Ballkan. Tolerimi I serbisë tashmë ëshët fakt notar.
Lindja e Mesme ka qenë e prekur nga shumë konflikte dhe tensione politike dhe të drejtat e njeriut janë bërë shpesh objekt i kritikave ndërkombëtare.
Objekt i këtyre kritikave ndërkombëtare janë bërë edhe sjelljet autoritariste të disa liderëve në Ballkan. Por, Brukseli megjithatë ka vazhduar të koketoj me despotët qoftë të Lindjes së Mesme, qoftë me këta në Europë Juglindore. Shembull ekzemplar është tolerimi i skajshëm i sjelljeve autoritariste deri në përmasat e despotizmit të presidentit serb, Aleksanër Vuçiq.
BE-ja ka përdorur shpesh instrumente të tilla si diplomacia, ndihma ekonomike, dhe përfshirjen në negociata për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve dhe përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut. Megjithatë, është e vështirë të bëhet një përgjithësim i fortë për mënyrën se si BE-ja ka trajtuar çështjet e drejtave të njeriut dhe politikave autoritare në tërësi në Europën Juglindore, pasi këto marrëdhënie dhe politika ndryshojnë nga vendi në vend dhe janë në varësi të zhvillimeve të ndryshme.
Serbia dhe Hamasi ka kohë që financohen edhe nga Bashkimi Europian. Serbia është shtet me popullsi homogjene ortodokse, mbështetet drejtpërdrejt nga Rusia. Por, që nga kapitullimi në Kumanovë, më 9 qershor 1999, Serbia çuditërisht është marrë në mbrojtje nga ish aleatët e saj tradicional brenda BE-së, ndërkaq në Procesin integrues, duke përfshi edhe Procesin e Berlinit, është përfituesja më e madhe në rrafshin financiar nga të gjitha shtetet e rajonit. Madje në procesin e fundit, vetëm Serbia ka përfituar sa të gjitha pesë shtetet tjera të Ballkanit bsë bashku, që pretendojnë të jenë pjesë e BE-së.
Hamasi, edhe pse një organizatë sunite, financohet drejtpërdrejt nga Irani shiit ndërkaq më heret e deri më sot,direkt e indirekt nga monarkitë e Gjirit Arab dhe Bashkimi Evropian.
Bashkimi Evropian thotë se është donatori më i madh në botë për Autoritetin Palestinez. Sipas Komisionit të BE-së, rreth 1.2 miliardë euro do të rrjedhin nga Evropa në territoret palestineze në periudhën aktuale nga viti 2021 deri në vitin 2024.[4]
Kilder: Slik ble Israel lurt av Hamas før det brutale angrepet – Dagsavisen
Ushtarët e Hamasit, pas sulmit brutal ndaj Izraelit …
Si Serbia edhe Hamasi në themel të strategjisë kanë terrorin. Diferenca mes Serbisë dhe Hamasit në këtë rrafsh është tejet formale.
Madje, nëse venerojmë me kujdesë të bëmat e Serbisë vetëm përgjatë tri dekadave të fundit, atëherë rezulton se Serbia është strukturë që ka organizuar dhe është përgjegjëse për katër luftëra gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, me ç’rast ka shkaktuar gjenocid fillimisht ndaj boshnjakëve e më pas ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Ndërkohë ajo, pra Serbia, provokoi rëndë hapjen e frontit të dytë të luftës në Europë përmes agresionit ushtarak e terrorist më 24 shtator në Kosovë. Shih për këtë, degradimi moral i BE-së është edhe më i madhë, kur financon Serbinë.
Ushtarët e të së ashtuquajturës “Brigada e Veriut” me 24 shtator 2023, që në të vërtetë janë njësi elite të Ushtrisë së Serbisë.
Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kopje e zbehtë e planeve ruse të aplikuara në Krime dhe Donbas para fillimit të pushtimit masiv të Ukrainës që startoi 24 shkurtit 2021. Dështimi i turpshëm i Serbisë do të duhej gjithësesi të shfrytëzohet nga pala shqiptare dhe nga partnerët tanë, konform strategjisë dhe interesit tonë nacional për arritjen e paqes, respektivisht përmbylljes së dialogut të imponuar në dobi të Kosovës.
[Fragment i një analize më të gjerë]