Kreu Blog Faqe 936

Mulla Adem Pakashtica, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit për Alfabetin e Gjuhës Shqipe

0

Gani I. Mehmeti 

  • Me rastin e 115-vjtorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, 1908 – 2023

Jo të gjithë njerëzit, edhe po të duan, mund të qëllojnë në kohë e vende ku merren vendime historike. Kjo u takon vetëm atyre që në një mënyrë ia bëjnë vendin, edhe kur duan, po edhe kur nuk duan ata. 

Kjo kishte ndodhur edhe me Mulla Adem Hoxhën – Pakashtica. Adem Hoxha, një nxënës i shkelqyeshëm e Medresës në Selanik, kishte pasur fatin të jetë pjesëmarrës, ani pse vetëm si dëgjues e shikues, në Kongresin e Manastirit, aty dhe atë ditë kur u themelua Alfabeti i sotëm e Gjuhës shqipe. Delegatët e këtij Kongresi kishin parë të arsyeshme që si pjesëmarrës të Kongresit të merrnin pjesë nxënësit e shkelqyeshëm medresantë për ta bërë sa më madhështo. Këtë fat e kishte pasur edhe Adem Hoxha, nga fshati Pakashticë e Poshtme aso kohe, më vonë i njohur me Mulla Adem Pakashtica. 

Mulla Ademi Pakashtica

Adem Hoxha i Pakashticës së Podujevës, si nxënës i shkëlqyeshëm, bashkë me nxënës të tjerë dhe drejtorin e Medresës së Selanikut në vitin 1908, ishin pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit me rastin e themelimit të Alfabetit të Gjuhës shqipe, të mbajtur prej 14 deri më 22 Nëntor 1908. 

Ndërtesa ku u mbajt Kongresi i Manastirit për Alfabetin e Gjuhës Shqipe më 1908.  

Mulla Adem Pakashtica vetëm zyrtarisht është njohur si Adem Hoxha. Kjo për arsye se njihej si Mulla Adem Pakashtica.
Mulla-i m. (ar. Mawla – zotëri; tur. mevla) titull fetar mysliman që i jepet hoxhës; hoxhë i shkolluar1, dhe i tillë ishte ai për kohën. Të tillët ishin shumë pak.
Mulla Ademi, si medresant e si hoxhë, ishte përparimtar. Ai e shkolloi birin e tij e biri i tij shkolloi edhe dy vajzat, nga pesë sa i kishte.  

Mulla Adem Pakashtica për femrën dhe moralin e saj, thoshte: 

– Femna duhet me kanë rraspi veç për burrë të vet!  

Mulla Adem Pakashtica ka lindur në vitin 1892 në fshatin Pakashticë të Poshtme. Aty i mori njohuritë e para mbi fenë, me gjasë tek axha i tij Mulla Hyseni i Dytë dhe tek kushëriri Mulla Bekteshi. Shkollën e Mesme Teologjike – Medresenë, e ka  

Kur Mulla Hamit Sejdiu kishte rënë në kundërshtim me pushtuesit serbë për çështje politike si imam në xhami, Mulla Dema vendoset për imam në këtë xhami, diku në vitet 1914-1915, për plot 27 vjet, deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. 

Ishte imam shtetëror, para të cilit kanë dhënë betimin ushtarët e besimit islam. Mulla Ademi, ishte në kohën e lules së rinisë së tij, ishte vetëm 20 vjeçar kur Kosova pushtohet nga Serbia. Me gjasë, ai aso kohe ende nuk ishte bërë imam i Xhamisë në Pakashticën e Poshtme. Mirëpo, kur iu desh të largoheshin nga Pakashtica e Poshtme, ku kishte lindur dhe kishte bërë një moshë tani veç 30 vjeçare, i ndjekur prej kolonistëve serbë, ai me gjithë familjen e tij, një kohë kishin qëndruar në Zhiti të Llapit çipçi, e më vonë vendosen në Pakashticën e Epërme, mbasi kishin arritur të blenin një copë tokë bashkë me truallin, nga një kushëri tjetër, që kishte shkuar për në Turqi. 

Pakashticasit kishin një traditë në arsimimin e të rinjve, anI pse jo në gjuhë amtare, pse kjo, siç dihet, ishte e ndaluar nën Perandorinë Otomane tek shqiiptarët. 

Ky arsimim kishte gati 300 vite deri atëherë që po zhvillohej. Mirëpo, pse vetë nuk kishin mundur të shkolloheshin në gjuhën amtare, vetë Mulla Adem Pakashtica, si pjesëmarrës i themeëlimit të Alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit, po përpiqej t’ua mësonte nxënësve të mejtepit edhe alfabetin e shqipes. 

Më tej, për pjesëmarrjen në arsimimin e të rinjve shqip, si komandant I kufirit dhe në politikë kanë shkruar edhe Dr. Abdullah Vokrri e Dr. Fehmi Pushkolli,me sa vijon: 

Punohej me ngulm që të gjitha këto shkolla të shndërroheshin në punkte ku do të mësohej shkrimi dhe leximi shqip. Në këtë drejtim lipset  

veçuar mejtepin  e Pakashticës me mësuesit e saj: Mulla Zekën, Mulla Hamitin, Mulla Demën1. 

Në Pakashticë për arsimin kombëtar  dhe fetar ndihmuan: Mulla Hyseni I, Mulla Sylejmani, Mulla Hyseni II, Mulla bekteshi (në pakashticë dhe në Xhaminë e Madhe në Prishtnë), Mulla Zeka, Mulla Hamiti, Mulla Dema, Mulla Hyseni III e të tjerë2.  

  Pos Mulla Bekteshit, i cili shkollimin e kishte mbaruar në Stamboll dhe i cili shquhej me një kulturë mjaft të gjërë, në këtë mjedis veproi një plejadë e tërë shkollarësh, siç ishin: Mlla Zeka, Mulla Hamiti, Mulla Dema, Mulla Hyseni etj3. 

Organet e pushtetit të Mbretërisë së Jugosllavisë me masa të ndryshme pengonin punën politike të Shaqir Halilit, Sali Hoxhës, Bajram Ajvazit dhe të tjerëve. Në këtë kohë dyshohej se Bajram Ajvazi ishte duke punuar kundër Jugosllavisë dhe ndihmohej nga Bislim Batllava, Halit Duli, Niman Bajraktari, Mulla Demë Pakashtica, Mulla Hamit Sjdiu, Adem Gashi 

i Dobërdolit. 

Meto Bajraktari u mbyll në tëbanishten e Adem Hoxhës në Bjeshkët e Pakashticës, ku u takua me Ali Shukriun. Në këtë tëbanishte Meto Bajraktari mbeti më shumë se një muaj. 

Nga 25 tetori 1944 në rajonin Përpellac-Merdar-Podujevë-Orllan-Lluzhan ishin dy regjimente gjermane me tanksa, të cilat mbronin kufirin me Serbinë. Bashkë me gjermanë luftonin edhe forcat vullnetare shqiptare me rreth 5000 luftëtarë. Komandnt i tyre ishte Jahë Fusha, por u dalluan si komandantë edhe Musli  Dumoshi, Mulla Demë Pakashtica, Ukë Mavriqi e të tjerë. Luftëra të përgjakshme u zhvilluan gjatë tërë kufirit, por sidomos në Peci, ku sulmonte Brigada XIII dhe Brigada XI e UNÇJ-së. Aty pati shumë të vrarë nga të dy palët, kurse nga ana shqiptare mbetën të vrarë: Salih Alija – Gashi, Zenun Dobrartini, Hajzer Sylevica, Rexhep Sadiku, Jusuf Tihovci dhe disa të tjerë6. Në këtë luftë pati edhe të plagosur. Komandant në këtë zonë ishte Mulla Demë Pakashtica. 

…Kuvendi i Vidishiqit u mbjt më 22 janar 1944 dhe në të u vendos të sulmohen dhe të çlirohen Mitrovica dhe Vushtrria. Adem Voca e kishte formuar Brigadën, sipas shembullit të partizanëve. Shtabi i brigadës ishte në këtë përbërja: Adem Voca – komandant, Mulla Hamit Sejdiu nga Pakashtica – komisar, Muharrem Hoxha nga Pakashtica – sekretar dhe Mulla Demë Pakashtica , Ukë Mavriqi, Ahmet Selaci, Abdyl Lahu dhe Faik Boletini- anëtarë të Shtabit. 

Islihati për pajtimin e gjaqeve u formua në Podujevë në dimër të vitit 1941, ndërsa punën Pleqësia filloi në fillim të vitit 1942. Rregullorja u pranua në mbledhjen e përgjithshme të Pleqësisë. Kryetar i Pleqësisë në rajonin e Llapit u zgjodh  Salih Hoxha, ndërsa Islihati kishte 17 anëtarë: Hoxhë Visoka (Shaqir Halili) nga Balloci, Hysen Statovci, gjykatës i sheriatit dhe sekretar i Islihatit, Bislim Batllava,  nga Batllava, Mulla Bajram Dumnica, Adem Hoxha nga Pakashtica, Mulla Amet Çunaku nga Lluzhani, Sherif Kunushefci nga Lluzhani, Shaban Uka (Bulliqi) nga Lluzhani, Zeqir Raskova, Ali Peniha nga Penuha, Ajet Dyzi (Ruhani),  Lutë Sinani nga Braina, Halit Duli nga Shtedimi, Sinan Dema nga Mavriqi, Ali Fusha nga Podujeva dhe Arif Merovci nga Sfeçla. 

Kolonizimi i vndit me serbë nga vise të tjera jashtë Kosovës, ndjekja e shqiptarëve për në Turqi, presionet, torturat, vrasjet e shtypja në forma të ndryshme dhe ekonomike e atyre shqiptarëve që po përpiqeshin të mos shpërnguleshin ose që ishte ndërprerë me ndërhyrjen e Europës, e kishin vështirësuar jetën në trojet e tyre të shqiptarëve. Shih nga kjo, është i arsyeshëm gëzimi i pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania, sepse e dinin se nuk do të mund të ishte një armik më gjakpirës se serbët ndaj shqiptarëve, prandaj edhe Mulla Ademi e kishte mirëpritur atë. 

Ndoshta për dikë mund të tingëllojë keq kjo, pse e kanë mirëpritur, por kjo është një logjikë e robit, sepse pret diçka më mirë. 

Tani, duke qenë në një moshë të pjekur, Mulla Ademi inkuadrohet edhe në politikë, duke bashkëpunuar me gjermanët për gjithë kohën sa ata kishin qenë në Llap dhe kishte hequr dorë nga të qenët imam, në vendin e të cilit kishte ardhur Mulla Hyseni i tretë, edhe ky një kushëri i afërm i Mulla Ademit. 

Në saje të njohjes dhe dijes ushtarake dhe të qëndrimeve të tij patriotike e trimërisë, Mulla Ademi ishte emëruar komandant i kufirit Kosovë – Serbi në rrethin e Llapit, nga se ai kishte gradën ushtarake Kapiten i klasit të parë, çka do të thotë se ka pasur njohuri ushtarake, strategji, e teknikë luftarake. 

Mulla Ademi, edhe pse po punonte me gjermanët, ai ishte i lidhur edhe me partizanët. Ai ishte vizionar, i shihte gjërat larg, sikur e dinte se edhe gjermanët nuk do të mund të qëndronin gjatë, prandaj ishte lidhur edhe me luftën e partizanëve në mënyrë të fshehur. 

Deri sa vet ishte lidhur me gjermanët, edhe i biri i tij ishte lidhur me Jahja Fushën, duke u bërë sekretar i tij, por që të dy, po bashkëpunonin me partizanët. Këta po u jepnin krahun edhe partizanëve, ani pse këta po e luftonin gjermanin, kishin mbajtur ilegalisht tre muaj Meto Bajraktarin bashkë me Ali Shukriun në Çenogë, lokalitet malor në veriperëndim të Pakashticës, pse ata po ndiqeshin nga gjermanët. 

Mulla Adem Pakashtica ishte i ditur, krentar, një filozof, në realitet ishte edhe i drejtë, dhe gjatë kohës së okupimit gjerman, ka qenë anëtar i Islihatit për pajtimin e gjaqeve në trevën e Llapit gjatë gjithë kohës së pushtimi gjerman. 

Bashkë me të birin, Muharremin, kanë marrë pjesë në Marrëveshjen e Trepçës më l944, por nuk kishin mundur të pajtojnë me kushtet e ofruara nga serbët dhe kishte pasuar një luftë e ashpër mes shqiptarëve dhe serbëve. 

Siç dihet, forcat serboçetnike kishin marrë sërish Kosovën mbas kapitullimit të Gjermanisë. Në Serbi ishin të organizuar dhe të armatosur mirë. Ata, nën emrin e Partisë Komuniste, po bënin mizerje nëpër Kosovë. Edhe në Llap po vrisnin e po prenin, duke i quajtur bashkëpunëtorë të fashizmit edhe ata që nuk kishin qenë fare. Mulla Ademi mbetet në male, por problemin e kishte tek Muharremi, djali i vetëm i tij, i cili kishte qenë edhe sekretar i Jahja Fushës në Podujevë. 

Pas LDB-së, për një kohë të dy këta, babë e bir, Mulla Ademi me Muharremin, kishin jetuar në male, pa guxuar të binin në dorë, sepse po ndiqeshin nga serbët. Kjo ilustrohet edhe me një anekdotë vërtet të hidhur. 

Ishte vera e viti 1946. Edhe duke qëndruar në mal, këta të dy, gjatë natës shkojnë për të ujitur arën. Një Sallah Revuçi e dinte se këta ishin të ndjekur. Dhe, për ta ujitur ai arën e tij në Valavica, po bisedonte në gjuhë serbe vetmevete, por sikur ishte edhe me dikë tjetër, duke e përmendur Hoxhën dhe të birin Muharremin, se duhet zënë ata. 

Kur Mulla Ademi e dëgjon, por nuk shihej, e merr Muharremin e marrin arratinë, duke e lënë të ujiturit. Sallahu, tani shkon e merr ujin dhe e ujit arën e tij gjithë natën, se nuk kishte ujë të mjaftueshëm për të ujitur të dy palët. 

Mulla Adem Pakashtica, disi bie në dorë përmes njerëzve dhe pas Luftës së Dytë Botërore është marrë vetëm me pleqni në Llap dhe në mbarë Kosovën, që i kishte mbetur veprimtaria e vetme humane deri në vdekje, duke dhënë një kontribut të çmuar në këtë lami. Kur dikush nga Llapi pyeste për çkado qoftë ndonjërin nga krentarët tjerë të Kosovës, për probleme të ndryshme, ata u përgjigjeshin llapjanëve: ”Ju të Llapit e kini Mulla Ademin. Nuk kini nevojë të harxhoheni e të vini te na. Shkoni tek Mulla Ademi! Ai di ma shumë se na! – tregonte Jahir Potoku, krentar, i cili ka ndejtur e ka pleqnuar kohë të gjatë me Mulla Ademin. 

Mulla Ademi është shquar edhe si shumë humorist, krijues i shumë anekdotave. Mulla Ademi pati fatin të jetojë gjatë – deri në moshë të thyer, po mendjen e kishte të mprehtë gjithherë. Për të flasin me admirimin më të madh të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin, prandaj nuk është për t`u çuditur se pse ai është fytyrë e shquar e Pakashticës gjatë gjithë shekullit njëzet edhe në jetën politike, shoqërore, edukuese dhe të pleqnive brenda e jashtë trevës së Llapit. Ishte orator dhe shumë i gjindshëm sipas rasteve. 

Në vitin 1968 qe shpërngulur në Podujevë, duke blerë tokën e një serbi prej më shumë se dy hektarësh vend. Aty sot jetojnë nipat e stërnipat e tij.
Vdiq më 7.VII.1979, në moshën 87 vjeçare, në Podujevë. U varros në Pakashticë, në varrezat te Xhamia. 

Shtëpia – Kullë e Mulla Ademit, në Pakashticën e Epërme 

Palestinezët dhe arabët janë prorus dhe proserb!

0
Fatmir Brajshori – Tushi
___
1.
Shkurt:
Gjatë luftës së Kosovës për liri, kur vriteshin fëmijët e Kosovës,dhe pas sulmit të NATO-s mbi Beogradin, serbët së bashku me kurdë, arabë nga vende të ndryshme dhe palestinezë, bënin s‘bashku demonstrata dhe protesta kundër NATO-s.
Pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, një javë më vonë, në Cyrih, në „ Bürkli Platz“ serbët sërish me kurd, palestinezë dhe arab tjerë, organizojnë një protest kundër pavarsisë së Kosovës!
2.
Në kohën e Asadit plakut, udhëheqësit të Sirisë,30.000 femra ruse kanë qenë të martuara me burra Sirian me bekimin e Brezhnjevit udhëheqësit të ish BRSS…
Dhe po ashtu në Libi, Egjipt, Maroko, Tunisi etj…
Arabët e dhunshëm dhe primitivë porsi „ pejgamberi i tyre“ nëpërmjet terroristëve të tyre të mbështetur nga Moska, kanë sulmuar me bomba dhe rrëmbyer aeroplanë dhe pengje amerikane, gjermane, franceze , italiane, skandinave por kurrë s‘kanë rrëmbyer qytetarë rus, aeroplan rus apo shpërthim bombe në Moskë!
Edhe kur çeçenët e Dudajevit Moska i shkilte me tankse bota arabe ishte me Putinin dhe të tjerë…
Mos harroni kurrë:
Bota Arabo Islame dhe Bota Sllave janë si vëllezërit sijamez!
3.
Në vitin 1998, 44 nobelist të fushave të ndryshme në krye me E. Vizel ( Fondacioni Wizental) nënshkruan një peticion ku i kërkonin botës dhe USA të ndalin genocidin serb mbi popullatën shqiptare ku ndër të tjera thonin:
„ Duke parë se si shqiptarët po dëbohen me trena drejt Maqedonisë po na kujton Holokaustin dhe genocidin e Rajhut të Tretë mbi hebrenjtë!“
4.
S‘vonoj shumë dhe USA dhe NATO ndërhynë…
Në kampin e refugjatëve në Stenkovec, Izraeli ishte i pari që kishte ndërtuar spitalin fushor për t‘u ndalë në ndihmë të dëbuarve shqiptarë!
Faleminderit Izrael!
Deri sa Izraeli ndihmonte refugjatët shqiptarë, palestinezët, kurdët me serb përkrahnin Millosheviq dhe dilin me parollat „ Kosova është serbi.“
5.
Fill pas lufte, luhej një ndeshje ndërkombëtare e Hendbollit, ndërmjet ekipit të vashave të „ Vicianumit“ të Vushtrrisë dhe Makabit, ekip i femrave nga Izraeli…
Në pallatin e Sporteve në Prishtinë,i tërë publiku brohoriste „ Izrael, Izrael“ në shenjë falenderimi për ndihmën e dhënë…
6.
Më vonë Serbia dhe Rusia me ndihmën e Arabisë Saudite dhe në emër të disa organizatave kuvajtase, sollën para, mblodhën të pa arsimuarit ( mashtrohen më lehtë) dhe të vobektët dhe filluan të bijnë „ burkat, mbulesat, pantollonat tre fërtaleshe, mjekrrat!“
Në Prishtinë filluan të mbuloheshin kryesishtë ca vajza që qyteti i njihte si gra që shisnin trupin dhe të cilat për para bënin gjithçka…
7.
Mbrëmë erdhi Izraeli tek ne!
Mirëse vijnë sa herë që duan!
Hymnin ua fishlluan arabët e Kosovës, kurdët e Kosovës, palestinezët e Kosovës dhe serbët e Kosovës!
Shqiptarët e dhanë provimin ngaqë i duartrokitën…
Një natë para ndeshjës Kosovë – Izrael, në Beograd kishte tubim në mbështetje të palestinës…
Mbrëmë lojtarët e Izraelit, me një gjysmë grushti të vënë para dhe me dorën tjetër të vënë pas koke, derguan mesazhin që thoshte:
„ Grushti i mbledhur është vetëm gjysmë zemra ngaqë gjysma tjetër është me pengjet e rrëmbyera nga Hamasi teksa dora e vënë pas koke tregonte që mendjen e kemi tek ju!“
Poshtë miqët e Beogradit dhe Rusisë
Rrofshin miqët e Izraelit!

A ka pushtime pozitive?

0
Monarkia Austro-Hungareze
(1867–1918)
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Moti, që kur jam informuar për debatin gjerman, se pushtimi romak ka qenë pozitiv për Gjermaninë, nuk kam mund ta arkivojë dilemën: vërtetë, a ka pushtime pozitive?
Në debatin e tyre intelektualët iluministë gjermanë merrnin shembullin konkretizues qytetin e Këlnit (ku kam jetuar shumë vite), të cilin pushtuesit romakë e kanë themeluar në vitin 38 para E.s. Arsyetimi bazohej në fakte historike se deri atëherë protogjermanët bënin jetë “natyrore”, pothuajse si të gjitha kafësht e “egra”, nuk njihnin vendbanime urbane, me ujësjellës e kanalizime. Romakët ngritën Këlnin e urbanizuar për nevoja të ushtrisë dhe të logjistikës përcjellëse, meqë ishte edhe “pikë” tashmë kufitare, sepse nuk e kalonin dot Lumin Rajna, për ta shtri më në veri pushtimin. Qysh atëherë ka mbijetuar paragjykimi: gjermanët e anës së majtë të rrjedhes se Lumit janë civilizuar, ndërsa ata në anë të djathtët janë të prapambetur. Që do të thotë, gjermanët e pushtuar nga Romakët janë civilizuar, ndërsa ata që jetonin të lirë, janë të prapambetur.
Po ta kishim kulturën reflektuese të intelektualëve iluminstë gjermanë, a la Kant, Hegel, Marx, do të duhej të pranonim se gjithandej, ku e ka shtri pushtimin Perandoria Romake, ka imponuar qytetërim. Por, për inat të Romakëve, të cilët na e zhduken Mbretreshën Teutë (në vend që ta bënin aleate), do të thosha se ata e kanë qytetërimin nga sivëllezërit Etruskë dhe Dardanë (Trojanë), të cilët e kanë themeluar Romën më 13 prill 753 p.E.s. Në ndërkohë, janë “infektuar” nga Kultura antike “greke”, që kishte përfshi pothuajse gjithë Europën Juglindore. Rrjedhimisht, Romakët kanë imituar edhe Demokracinë zanafillore “greke”, të cilën e sajuan mendimtarët e asaj kohe dhe me ca përmirësime po e praktikon tashmë kryesisht Perëndimi.
Sidomos Aleksandri i Madh u bë model për Romakët (është model edhe për doktrinë ushtarake në USA), meqë ai bëri pushtime (çlirime) pozitive, duke e përhap kulturën dhe demokracitë “greke”. Edhe vet Mohamedi dhe marionetat e tij duhet ta kenë pas idhull Aleksandrin, meqë popujt e asaj hapësire i këndonin këngë lavdie – për çlirimin e tyre nga psuhtimi pers. Prandaj e kanë prezantuar në rang profeti në Kuran, me emrin simbolik Dhulkarneni (Kurani, kap./surja 18).
I rash trup nga Kina për të dalë të aktualiteti: i revoltuar nga keqqeverisjet e deritanishme të Shtetit të Kosovës, unë do ta preferoja pushtimin, ta zëmë nga Danimarka, dhe Danimarka të vendoste si kryeministër kuisling një danez të sojit Søren Jessen-Petersen, i cili, gjatë viteve 2004-2006, si shef i UNMIKistanit, rezultoi të ishte më shqiptar se Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe sisoji i tyre pasues. Jam i bindur, do të kishim një Kosovë më të zhvilluar, më të emancipuar, më demokratike, më europiane!
Akoma më shumë u duhet një pushtim izraelit arabëve që jetojnë në pseudoshtetin “palastenez”, ku arabët mohamedanë nuk e dinë as cilës etni nacionale i përkasin. Në atë hapësirë gjeografike vetëm Izraeli është Shtet demokratik. Gjithë tjerët, rreth e rrotull, deri edhe Turqia, janë shtete barbare muhamedane!
Paraprakisht: falënderime edhe për keqkuptim!

Ndihem i turpëruar kur pothuaj 10,000 demonstrues në kryeqytetin e Gjermanisë, bëjnë thirrje që Izraeli të shfaroset!

0

Shkruan Martin Henze

Berlin, 6 nëntor 2023

Më vjen shumë turp –
Si një patriot gjerman, një demokrat konservator dhe një evropian i këtij shekulli , jam i pikëlluar.
Ajo që u pa dje në rrugët e Berlinit dhe në qytete të tjera nëpër botë është turp.
Pothuajse 10,000 demonstrues në kryeqytetin e Gjermanisë duke bërë thirrje që Izraeli të shfaroset.
Në qendër të Berlinit!
Prej dosa ditësh, flamujt e Izraelit janë rrëzuar apo edhe djegur në të gjithë Gjermaninë. Hebrenjtë kanë frikë të shkojnë në sinagoga, të vizitojnë kopshtet dhe shkollat hebreje, apo edhe thjesht të marrin një taksi – nga frika se mos sulmohen apo edhe vriten.
Në një demonstratë në Essen, protestuesit, madje po bëjnë thirrje për një kalifat.
Kjo këtu, në Gjermani.
Jam fort i bindur se demonstrata të tilla dhe protestues të tillë nuk kanë absolutisht vend këtu në Gjermani dhe në Evropë, parë kjo në pikëpamje të historisë sonë të veçantë.
As nuk dua ta di se sa nga pjesëmarrësit në këto demonstrata të poshtëruara po i vendos taksapaguesi.
Kushdo që nxit urrejtje kundër Izraelit ose frymëzon krimin nga toka gjermane ka humbur të drejtën e tyre për të qenë mysafir në Gjermani.
Ka vetëm një gjë për këta njerëz: kthimi në atdheun e tyre! Tërheqja e nënshtetësisë gjermane.
Aktualisht jemi duke përjetuar dështimin e plotë të politikës së migracionit të qeverisë së majtë të SPD nën Olaf Scholz.
Migrimi nuk është një mbledhje qershie, ku merr atë që të pëlqen – si të drejtat themelore si e drejta për të demonstruar dhe liritë e tjera – por refuzon atë që nuk të pëlqen – siç është angazhimi ndaj Izraelit dhe përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj hebrenjve.
Për ta thënë qartë:
Kushdo që emigron ose ikën në Gjermani, ose merr një shtetësi të dytë këtu, si shumë nga Ballkani, dhe përdor antisemitizmin e tyre ose përdor Gjermaninë si një vend pushimi për të organizuar biznese kriminale në Ballkan dhe në mbarë botën, për shembull, ose për të zhvilluar urrejtjen e tyre ndaj Izraelit, duhet të niset në avionin tjetër për në shtëpi.
Pa përjashtim.
Duhet hequr shtetësia e dytë.

Israel flag with a view of old city Jerusalem and the KOTEL- Western wall

Ne, që na duken të shpifura dhe të neveritshme këto demonstrata, jemi ende shumica.
Por, nëse nuk e ngremë zërin ne si europian, tani, nëse nuk e bëjmë të qartë se urrejtja ndaj hebrenjve nuk ka tolerancë në Gjermani, atëherë shumë shpejt do të jetë vonë.
Ku janë demonstratat e mëdha të së majtës kundër luftës së agresionit të Putinit? Pra?
Prandaj është kaq e rëndësishme që TANI t’ua bëjmë të qartë urrejtësve të Izraelit, të majtëve por edhe politikanëve anti-semitët dhe kriminelëve me shtetësi të dyfishtë: – KURRË MË, nuk duhet të lejohen të tërbohen pa patur pasoja në Gjermani, në Europë.
Ata nuk kanë të drejtë të jetojnë në vendin tonë nëse nuk i nënshtrohen parimeve evropiane të demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe kushtetutës gjermane.

Kur Faik Konica i shprehte simpatinë për shpendët shkrimtarit Guillaume Apollinaire (Letra origjinale e 18 qershorit 1904)

0

Faik Konica (1875 – 1942) — Guillaume Apollinaire (1880 – 1918)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Nëntor 2023 

Në veprën “Guillaume Apollinaire. Correspondance. I Lettres reçues. XI K-La.”, gjejmë një letër të Faik Konicës drejtuar shkrimtarit francez me 18 qershor 1904, në të cilën atdhetari shqiptar ndër të tjera i shpreh simpatinë për shpendët. Këtë letër, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Lincoln Cottage,

Garfield Road,

Chingford, (Essex)

18 qershor 1904.

Mik i shtrenjtë, 

Kanë kaluar tri ditë që kur e vendosa këtë letër në tavolinë me qëllim që t’ju shkruaj. Më në fund vendosa të kapërcej dembelizmin tim. — Pikërisht ditën që u larguat, ne e lëshuam John-in — për të cilin jeni mjaft i mirë të pyesni — në një kaçubë (pyll). Pardje na sollën një mëllenjë ende shumë të re, të befasuar në fole, një zog të vogël më në fund, dhe një foshnjë simpatike : duke marrë në zotërim kafazin, që është mbretëria e tij, princi i ri mori emrin e John II. Fatkeqësisht, mbretërimi i tij zgjati vetëm një ditë : e varrosëm sot në mëngjes, të mbushur me një trishtim të sinqertë. — Për sa i përket Fritz-it, ai ishte dukshëm i ndjeshëm ndaj largimit tuaj, sepse, i vendosur përballë jush gjatë ngrënies, ishte mësuar me fytyrën tuaj dhe pa dyshim edhe më shumë me zërin tuaj : imagjinoni që brenda dy ditëve që pasuan largimin tuaj, ai nuk këndoi, madje as kërceu; qëndrimi i tij i zymtë përfundoi vetëm në ditën e tretë. Pulat dhe gjeli ndihen mrekullisht. — Gruaja ime më kërkon t’ju dërgoj përshëndetjet e saj dhe falënderimet e saj më të përzemërta që keni menduar për tenxheren e qumështit të Parisit, e cila duhet të jetë pjesë e koleksionit të saj. Lëndinat vazhdojnë të jenë të njollosura nga sorra të gjalla, dhe karavidhe të gatuara… Ecin, ecin, ecin dhe të nesërmen janë aty për të filluar sërish : është “kthimi i përjetshëm” i Niçes. — Faleminderit që menduat për librat për të cilët folëm. Tamilishtja është një nga gjuhët dravidiane, një grup gjuhësor me të cilin nuk jam marrë, studimet e mia janë kufizuar në gjuhët indiane të cilat janë të grupuara rreth sanskritishtes; Megjithatë, një libër Tamil mund të më interesojë rastësisht. Sa i përket Petronius-it, duhet ta lëmë, sepse së shpejti do të shfaqet edicioni gjerman. Përveç kësaj, sigurisht, do të më thoni se sa keni paguar për këto libra, sepse nuk do të doja t’ju lejoja që t’i blinit për mua. — Më ka pëlqyer shumë Schinderhannes dhe më duket gjithnjë e më interesant “The Rotting Enchanter”; i plotë, do të formojë një libër kurioz. Artikulli mbi “Katolicizmin e Baudelaire” është sugjerues dhe i punuar mirë. — Po punoj fort për “Albania-n”: dua të kompensoj kohën e humbur dhe madje të botoj disa numra paraprakisht; kështu që do të kem kohë të lirë gjatë qëndrimit tuaj këtu. Ju nuk do të harroni të sillni ndonjë roman në zhanrin tashmë historik të “Girodias”. 

Përzemërsisht, 

  1. B. Konica

Kuvendi i zarfeve dhe aklamacionit!

0

Florim Zeqa 

Përderisa shprehja e lirë dhe respektimi i mendimit të tjetrit janë parim bazë i demokracisë, e drejta për të zgjedh dhe për të qenë i zgjedhur janë parime bazë të Kuvendit Zgjedhor të një partie politike.

Histori e zhgënjimeve të mëdha dhe të njëpasnjëshme

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së në Klinë, të shtunën e dytë të nëntorit 2023, ndodhi shkelja e të gjitha normava statutore të partisë dhe rregullave bazë të demokracisë.

Shkelja e parë skandaloze ndodhi me tërheqjen nga zarfi e kryetarit të ri, e shoqëruar me duartrokije si shprehje e aklamacionit pa votim!

Hajde, po supozojme që kryetari u zgjodh me koncensus për shkak të rrethanave të krijuara, nxjerrja në pako e kryesisë pa koncensus paraprak me delegatët pjesëmarrës në Kuvend, pa e hudhur fare në votim, por vetëm me duartrokitje aklamacioniste jane kulmi i dhunimit të demokracisë në Degën e LDK-së në Klinë!

Me këto dy veprime aklamacionistet i kanë injoruar deri në përbuzje delegatët prezent, të zgjedhur me votën e lirë të nëndegëve dhe e kanë fyer deri në përbuzje elektoratin e LDK-së!

Kjo stërkeqje e lidershipit jolegjitim deri në perbuzje të elektoratit rugovian të LDK-së është për t’u qarë dhe për t’u vajtuar!

“Kuvendi Zgjedhor” i Degës së LDK-së gjithçka tjetër mund të quhet, veq kuvend Jo.

Vetem hapje zarfi dhe duartrokitje, ky ishte epilogu i një maskarade zgjedhore sipas orekseve të klaneve uzurpatore në LDK!

E mora guximin t’i quaja pikërisht kështu, për faktin se, sikur të ishte ndryshe, që moti është dashur të vetëlargohen nga Kryesia e Degës, në shenjë të aktit moral për humbjen e të gjitha zgjedhjeve komunale në Klinë.

Për rikujtesën e lexuesve, pas zgjedhjeve të para komunale të pasluftës, kur Ismet Rraci i ndjerë u zgjodh Kryetarë me votën plebishitare të qytetarëve të Klinës, nga ajo kohë e deri më sot LDK-ja në Klinë asnjëherë më nuk e shijojë gëzimin e fitores!

Madje, në zgjedhjet e fundit lokale, LDK-ja e preku fundin e ‘pusit politik’ në Klinë!

Fundja, më poshtë se kaq nuk ka ku shkon,veq me dal fare!

Mirëpo, paradoksalisht, si humbës serik të zgjedhjeve LDK-ja gjithmonë ka qenë në pushtet me rivalët politik, jo duke e ngritur dhe nderuar LDK-në, por duke e ulur atë, për të përfituar një grusht njerëzish në pushtet të turpit në nivel lokal!

Kësisoji, një grup njerëzish të papërgjshëm ndaj premtimeve të dhëna para elektoratit në fushatat zgjedhore, pas balotazhit i janë vardisur partisë fituese për kënaqjen e egos personale për pushtet dhe privilegje, duke e lënë në harresë të plotë elektoratit për katër vjetët e ardhshme.

Edhe pse me ndërgjegje të vrarë, humbësit serik të zgjedhjeve në Klinë në çdo katër vjet sërish i ktheheshin elektoratit me të njëjtat premtime, duke e mashtruar sërish në të njëjtën trajtë dhe në të njëjtën formë!

Kulminacioni i një maskarade zgjedhore

Pas thyerjeve të mëdha, ndarjeve dhe përçarjeve të njëpasnjëshme, Kuvendi i fundit Zgjedhor në Degën e LDK-së e shënon kulminacionin e maskaradës zgjedhore!

Kuvendi zgjedhor ishte një vazhdimësi e pergaditur paraprakisht, por me skenar të ri, më të keq se asnjëherë më parë!

Pamundësimi i propozimeve dhe i votimit njëkohësisht për delegatët, ishte ndjenja më e keqe e përjetuar ndonjëherë në karrierën e tyre politike! Pamundësimi i fjalës së lirë ishte dhunim ekstrem i demokracisë.

Për të kuptuar më mirë lexuesit ecurinë, ngase nuk bëhet fjalë për mbarëvajtje të Kuvendit, në vazhdim po ua sjelli disa rrëfimet e delegatëve pjesëmarrës të mskarades zgjedhore.

“Jam njeriu më i lumtur që nuk ma kanë lexuar emrin tim sot për kryesi të degës. Edhe po të ndodhte kjo, në asnjë rrethanë nuk do të pranoja pa ju nënshtruar votës së lirë të Kuvendit Zgjedhor”, thotë aktivisti shumëvjeçar i kësaj dege.

“Nuk e di për çfarë legjitimiteti zgjedhor bëhet fjalë, kur anëtarët e zgjedhur të kryesisë përmes zarfit as që e dinë që janë të zgjedhur”, përfundon tjetri.

“Situata të tilla, jo vetëm që nuk kanë ndodhur asnjëherë në LDK-në rugovine, nuk kanë ndodhur as në komunizëm. Në të kaluarën, të paktën i jepshim propozimet tona dhe më pas i votonim, e tash të gjitha në zarf”, rrëfehet ish anëtari i kryesisë së degës.

“Nuk ka ku shkon më keq e më zi, kur baba bashkë me djalë futen në kryesi, kur nipi me dajë futen në kryesi, kur fqinji me fqinjë futen në kryesi, kur miku me mik futen në kryesi”, rrëfen njëri nga më të moshuarit që ishte pjesëmarrës në maskaradën zgjedhore!

”Të gjitha kishin qenë të përgatitura paraparkisht, duke filluar nga emri i kryetarit, anëtarëve të kryesisë dhe delegatëve për ‘Konventen Zgjedhore në Prishtinë!, e perfundon rrefimin njëri nga veprimtarët e orëve të para të LDK-së, delegat pjesëmarrës i “Kuvendit Zgjedhor” ne lokalet e Hotel NORA.

Epilog

Kështu pra, aklamacionistet e sollen LDK-në këtë deregje, të denigrimit në vlerat e saj me fuqizimin e nepotizmit dhe klientelizmit!

Ku mbeti meritokracia dhe gjithëpërfshirja që ishin dikur në LDK?!

Perderisa heshtin ata që duhet të flasin, gjërat asnjëherë nuk do ta marrin të mbaren.

Të gjithë ata që heshtën kur ndodhën padrejtësitë në Kuvend, janë bërë bashkëpjesëmarrës në krimin politik kundër të ardhmes së LDK-s!!

Kuvendi, nëse mund ta quajmë ashtu, ishte kulmi i marrëzisë e mbase edhe fundi politik i LDK-së në Kline!!!

Mbetet shqetësuese mospjesëmarrja e Koordinatorit të Degëve të LDK-së për Rrafshin e Dukagjinit, z. Gazmend Muhaxheri i cili ishte ai që e kishte shkarkuar komplet kryesinë e Degës në Klinë disa muaj më parë!

Nuk i di arsyet e mospjesëmarrjes së tij, por edhe përkundër arsyeve të shumta që mund të ketë pasur, Gazmend Muhaxheri është dashur të jetë prezent në Kuvend për të sqaruar në detaje arsyen e shkarkimit të kryesisë së Degës së LDK-së muaj më parë!

Mbi të gjitha, ai ka qenë koordinator i caktuar nga qendra për mbarëvajtjen e tërë procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Klinë!Megjithatë, kryetari u ndërru, por jo edhe ata që e rrahin këmbanën?

Edhe pse po mungon atmosfera post-festive në Klinen tonë pas “Kuvendit Zgjedhor”, shfrytëzojë nga rasti që ta urojë nga zemra Alban (Ismet) Rracin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Degës së LDK-së! Të priftë e mbara kryetar në rrugetimin e vështirë politik!

Edhe intelektualë hebrenj nënshkruan letër të hapur ku thonë se kritika ndaj Izraelit nuk është në thelb antisemitike

0
JASHTË SPITALIT: Foto jashtë spitalit al-Shifa në qytetin e Gazës të shtunën mbrëma. Foto: Foto nga Ismail Zanoun / AFP)/Dagbladet
Korab Blakaj, Vjenë
___
* Mbi 1,800 shkrimtarë, artistë dhe profesorë hebrenj nënshkruajnë një letër të hapur duke thënë se kritika ndaj Izraelit nuk është në thelb antisemitike
Ndërsa lufta vazhdon në Rripin e Gazës pas sulmit terrorist të Hamasit në Izrael, një grup shkrimtarësh, artistësh dhe aktivistësh hebrenj po flasin hapur për fjalë që ata besojnë se janë keqpërdorur ose keqkarakterizuar.
Një letër e hapur , e titulluar “Një konflacion i rrezikshëm”, botuar të enjten e kaluar nga Revista N+1 trajton në mënyrë specifike atë që shkrimtarët e saj shohin si njerëz që ngatërrojnë anti-sionizmin me antisemitizmin – një çështje, thonë ata, që ekzistonte më parë, por është bërë veçanërisht e spikatur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. “Ne e shohim këtë taktikë retorike në kundërshtim me vlerat hebraike, të cilat na mësojnë të riparojmë botën, të vëmë në dyshim autoritetin dhe të mbrojmë të shtypurin mbi shtypësin”, thuhet në letrën, e cila fillimisht u nënshkrua nga 100 njerëz dhe tani ka mbi 1800 nënshkrues, duke përfshirë komedianen Ilana Glazer dhe shkrimtaren Naomi Klein.
Organizatorët thonë se shpresojnë që letra do t’i shtyjë njerëzit të vënë në dyshim urtësinë e tyre konvencionale në lidhje me lidhjen midis disa hebrenjve dhe Izraelit dhe Sionizmit .
“Ne jemi shkrimtarë, artistë dhe aktivistë hebrenj që dëshirojmë të mohojmë narrativën e përhapur se çdo kritikë ndaj Izraelit është në thelb antisemitike,” fillon letra. “Izraeli dhe mbrojtësit e tij e kanë përdorur prej kohësh këtë taktikë retorike për të mbrojtur Izraelin nga përgjegjësia, për të dizajnuar investimin shumë miliardë dollarësh të SHBA-së në ushtrinë e Izraelit, për të errësuar realitetin vdekjeprurës të pushtimit dhe për të mohuar sovranitetin palestinez. Tani, kjo gëlltitje tinëzare e fjalës së lirë po përdoret për të justifikuar bombardimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit ndaj Gazës dhe për të heshtur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar.”
Ideja për të shkruar dhe botuar një letër erdhi gati dy javë më parë nga Leah Abrams, Tavi Gevinson dhe Rebecca Zweig, shkrimtarë dhe krijuese hebrenj që janë frustruar nga biseda publike që po merr formë. “Ne kombinuam mendimet që kishim pasur gjatë javëve të fundit bazuar në bisedat, por edhe në diskursin publik, dhe se si politikanët kanë folur për identitetin hebre dhe Izraelin”, thanë të tre për Teen Vogue përmes emailit në një përgjigje kolektive.
Ata u frymëzuan për të shprehur pikëpamjet e tyre nga letrat dhe peticionet ekzistuese që bënin thirrje për solidaritet me civilët palestinezë dhe një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, dhe morën kontribut dhe mbështetje shtesë nga autorja Sarah Thankam Mathews dhe shkrimtarja Marianne Dhenin. Më pas ata e ndanë letrën me miqtë dhe u kërkuan që ta shpërndanin në rrjetet e tyre për të inkurajuar njerëzit që të nënshkruanin.
Një nënshkrues, artisti dhe autori Mattie Lubchansky, thotë se ata morën një kopje fundjavën e kaluar nga dy miq që kishin nënshkruar tashmë, dhe pasi e lexuan, u ndjenë të prekur për të shtuar emrin e tyre. “Mendova se u arrit në dy gjëra që janë shumë urgjente në një mënyrë të qartë dhe prekëse,” thonë ata për Teen Vogue nëpërmjet emailit. “Njëra, se anti-sionizmi nuk është antisemitizëm, dhe në fakt ka një vend në jetën hebreje; dhe dy, që identitetet tona të mos përdoren për të përjetësuar gjërat e kobshme që Izraeli bën në emrin tonë.”
“Taktika retorike që po kundërshtojmë mbyll kritikën ndaj Izraelit në shumë nivele,” thonë organizatorët e letrës. “Taktika mund të bëhet një pengesë psikologjike, një bisedë, madje edhe një mburojë për pushtetet shtetërore. Shpresojmë që letra ta dobësojë këtë argument cinik, edhe nëse është vetëm në mendjen e një lexuesi.”
Disa studentë që kanë shprehur pikëpamjet pro-palestineze janë përdhosur, kanë humbur vendet e punës dhe janë kërcënuar me pezullim. “Nëse kolegji i frenon, anuloni fondet e taksapaguesve të tyre”, postoi senatori dhe kandidati republikan presidencial Tim Scott në X, dikur Twitter, javën e kaluar. “Ne duhet të ngrihemi kundër këtij antisemitizmi të keq kudo që e shohim – veçanërisht në kampuset elitare të kolegjeve.”
Ish-presidenti dhe kandidati aktual i vitit 2024, Donald Trump, miratoi të njëjtën ide në një ngjarje të fundit: “Hiqni vizat studentore të të huajve radikalë anti-amerikanë dhe antisemitë në kolegjet dhe universitetet tona”.
Të dyja dhomat e Kongresit kanë miratuar rezoluta që mohojnë antisemitizmin, për të cilin disa thonë se kombinon anti-sionizmin me antisemitizmin dhe përpjekjet për të heshtur mospajtimet në kampuset e kolegjeve. Organizatorët e letrës shpresojnë se fjalët e tyre do t’i bëjnë ata që ndajnë pikëpamje të ngjashme të ndihen më pak të vetëm.
“Një gjë që ne nuk arritëm të përfshinim përpara se të gjithë të nënshkruanin, por menduam se është e rëndësishme: për sa kohë që ka ekzistuar sionizmi, ka pasur hebrenj që debatojnë ose e kundërshtojnë plotësisht atë,” thonë organizatorët. “Vetëm duke thënë këtë mund të ndihmojmë në pastrimin e keqkuptimeve në lidhje me marrëdhëniet midis hebrenjve, sionizmit dhe Izraelit.”
PS.Ka këshilltar të lartë të Departmentit Amerikan të Shtetit që kanë dhënë dorëheqje është madje Berni Sanders vet hebre senator,kandidat për President etj që moralisht nuk munden të pajtohen me qendrimet e Përendimit ndaj Palestinezëve.

Shqiptarizëm apo fe shqiptarizmi?

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
___
Për ditë e javë është bërë temë e nxehtë iniciativa deçanase për braktisje vullnetare të fesë islame! Duke pasur parasysh 24 vite të promovimit të vehabizmit si “rrënjë” e fesë islame apo e Kuranit origjinal, na dolën pantollshkurtë, njekrrat, qullafa haxhinjësh, burka, shamija, uniforma arabe, madje dhe aksesorë, stoli e parfume orientale. U ndërtuan shumë xhami, u shkolluan shumë kuadro hoxhollarësh për t’i ndrrue shtetit laik të Kosovës dhe përcaktimin e tij sekular. Tani klerikët pretendojnë se në Kosovë ka 95%
muslimanë, duke përfshirë këtu shqiptarët, romët, egjiptasit, ashkalinjët, turqit, goranët e madje dhe Radovanin serb, qe u konvertua në musliman para pak ditësh, nga fundamentalisti, Shefqet Krasniqi. Tendenca e tillë e hoxhollarëve është mohimi i kombit shqiptar, si dominues në Kosovë, sipas kërkesave të agjenturave qe financojnë këta antikombëtarë!
Ndërtimi i xhamive të panumërta, edukimi i adoleshentëve në to përmes ligjeratave me karakter fetar, nuk ka tjetër qellim veçse largimin nga kombëtarja dhe përfaqësimi i vlerave naive dogmatike fetare.
Kjo iniciativë, deçanase, nuk me duket e pa qëlluar sidomos sot kur populli shqiptar është pranë shkatërrimit kulturor, gjuhësor, tradicional, trashigimor, demografik, gjeografik e historik!
Slogani, ” Feja e shqiptarit është shqiptaria” e nxjerrur nga vjersha e Vaso Shkodranit,
“O moj Shypni”, është i duhur, po lë mbas disa dilema. Sipas një foto, qe pash sot të lansuar në internet, se me 6 maj 2024, do të bëhët zyrtarizimi i i “fesë se shqiptarizmit”, lë prapa shumë paqartësi!
E para, çdo fe e lindur, deri me sot ka një profet përmes, të të cilit përhapët dogma fetare!
E dyta nuk mund të ketë fe e shqiptarizmit, sikur qe nuk mund të ketë fe të serbizmit, polonizmit, të anglizmit apo spanjizmit.
E treta Feja nuk mund të lindë me një dekret dhe kur të teket ose t’u teket ndonjë grupi njerëzish, qofshin figura të njohura apo personalitete publike dhe e Katërta, asnjë fe nuk prediekon kombin, veç dogmën mbi zotin dhe botën irreale të amshueshme.
Unë mendoj se kjo iniciativë duhet të ketë qëllimin thelbësor, largimin nga besimi islam, si dogmë e rrezikshme antishqiptare. Sidomos në këtë kohë, kur po luan rolin dekombëtarizues, përmes klerikëve muslimanë.
Promovimi i 6 majit në Prishtinë do të ishte kuptimplotë sikur të kishte qëllimin e ikjes nga islami dhe kthimi në rrënjët tona, traditën tonë origjinale pagane! Me respekt Bajram Binaku, prof.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Edhe njëherë për dëshmitarin e rrejshëm Gjergj Dedajn dhe ortakët e tij

0

Sinan Kastrati, Suedi

Renacakut Gjergj Dedaj, pasi ia prenë veshët, rrejti përsëri dhe ia shkurtuan edhe bishtin si lepurit. I ngrati lepur, mendoj se do ta ketë më lehtë me i largua mizat por bishti i mbet cub (Sipas njjë fabule fabule)  

Dhe për Agim Krasniqin, bashkëudhtarin e ortakun e Gjergjit, për Jakup Kastratin e Cenë Deskun, Ramiz Hoxhën e Selman Binishin, dy të fundit janë pushkatuar më 2 tetor 1998 në mes të katundit Banjë dhe Malishevës, aty ku kthen rruga për në katundin Kravasari.  

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Sot është dita e Shën Mitrit, e ”Shën Gjergj Dedës” dhe për Gjarpërin“, 8 Nëntor 2023 

Hashim Thaçi dekoron bashkemendimtaren dhe kryenegociatoren me Serbinë, Edita Tahirin

Udhëtimi im i parë për në Kosovë, pas 8 viteve në mërgimi.  

Ishte qershori i vitit 2000. Jetoja në Malmö, (krye) qytetin e krahinës së Skånes. Malmö është qyteti më i madh madh jugor i Suedisë dhe i treti për nga numri i banorëve pas Stockholmit dhe Göteborgut.  

Kisha prerë një biletë avioni për në Kosovë, Kopenhagë (Köpenhamn) – Pristinë. 

Udhëtimi i fundit me anije Malmö-Köpenhamn 

Kopenhaga*) është kryeqyteti i Danimarkës dhe qyteti më i madh me popullsi afro 2, 5 mil. Banorë (me rrethinë). I dyti është kryeqytqti suedez, Stockholmi me 2. 4 mil. Banorë (me rrethinë dhe i treti, është kryqyteti norvegjez me 1. 5 mil. banorë (me rrethinë. e më i njohur në Skandinavi. 

Në Kopenhagë është edhe aeroporti më i madh ndërkombëtar, Kastrup*) në gjithë Skandinavinë, për Danimarkë dhe pjesën jugore të Suedisë me numrin më të madh të fluturimeve dhe udhëtarëve me 26.61 milion udhtarë brenda vitit. 

Udhtimi prej Malmö për në Kopenhagë është lundrua, me anije dhe kjo deri në vitin 2000 kur ndërtohet ura më e madhe në Skandinavi dhe në gjithë shtetet që kufizohen me Baltikun. Ura quhët Öresundsbron*) është e gjatë 15,9 km. e gjërë 31,5 m. dhe e lartë 203,5 m. Ka katër korsi dher rrugën automobilistike dhe rrugën rezervë (E22) dhe dy korsi hekurudhë. Ura për qarkullim është lëshua më 1 korrik 2000 kur unë isha në Kosovë. 

Udhëtimin siq e thash prej Malmö e deri në Kopenhagë, e bëra me anij nëpër det por kur u ktheva, udhtova mbi det, e kaluam detin me makinë (autobus e tren). 

Pas tetë vitesh shkoja për herë të parë në Kosovë. Udhtova me aeroplan të një kompanie sllovene, ”Adria”. Zbritja në aeroportin e Prishtinës ishte e mallengjyehme sepse për herë të parë dëgjoja, stjuardeshën që lajmëronte në gjuhën shqipe se po zbresim në Prishtinë, në Kosovë, atdheun tim.  

Por avioni, si për inat nuk udhtoi drejt për Prishtinë por u ndal në Lubjanë. Aty fjetëm në një hotel, shtëpi private, shtëpi bujqish e blegtorësh. Era e bajgave nuk na u nda gjithë natën. E mbylla dritarën por prap era e lopëve hynte brenda. Ishte erë e rëndë. Nuk ishte si era e lopëve e deleve të Turjakës.   

Në mëngjes hëngrëm kaftall me ushqime sllovene, djath, tamel, ve të ziera. Tamam siq thonë në Kosovë ”Kâmt me bagla, goja me mjaltë” 

Të nesërmen paradreke zbritëm në aeroportin e Prsihtinës, në Sllatinë ku në kohën i ish RSFJ-së kishte qenë aeroport udhëtarësh edhe një nga aeroportet e njohura ushtarake e me tunele në malet e Goleshit. 

”Kumtesa nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake”, Zeri i Kosovës”, 1 nëntor 1998

Në Turjakë 

Vonë pasdreke mbërrina në Turjakë. Në Turjake hëngra bukë e ushqime të shishme, pite derisa u ngiva dhe u shmalla.  

Pasi kisha e pash babën, Ukë Imeri, në Turjake, atëherë 80 vjeç por që mbahej ende i fortë dhe takova të afërm të tjerë të farës e të fisit, shkova te dajtë, nipat e miqt, shkova në Prishtinë sepse, aty kisha shumë ish shokë të studimeve dhe atje isha pjekur dhe e kisha bërë një pjesë të jetës.  

Isha edhe në Vushtrrri *) ku kisha banua disa vjetë. Atje shkova te Xhemajl Breznica, nipi i Aziz Zhilivodës, Dr. Shukri Gërgjaliu, Ramadan Gjoni, Izet Gjaka i Oshlanit, Mulla Ferati, Xhevat Ademi dhe mësuesi Xheledin që vushtrriasit e thirrnin Azem Bejta, ishte mësuesi i vajzës time të madhe, Mimozës.

Hajrizi, flet për arrestimin dhe pushkatimin e vëllait, Ramiz Hoxha

Në Vushtrri pash e dëgjova njerëz hallegjinj e të vuajtur nga lufta 

Ata folnin e unë i dëgjoja. Nuk iu besoja syve e vesheve të mi.ato që dëgjoja. Dëgjova histori të dhimshme që ishte e vështirë ti mbaje lotët e mos të qante zemra kur i dëgjoje tregimet e tyre që ishin më shumë se vaje. 

Më e rënda ishte një ngjarje e Mulla Feratit, ish imam që djalin e vogël ia ksihin rrëmbye paramilitarët serbë dhe nuk dihej a është gjallë a i vdekur dhe ku e ka varrin. 

 I humbur është edhe tash pas më shumë se 24 vjetëve që atherë, nuk kishte më shumë se 22 vjet. Nëna e djalit, gruaja e Mulla Feratit po e kërkonte djalin kudo. Ajo më shumë ishte duke lypur djalin kudo sesa që rrinte në shtëpinenë e vetë. Duke e kërkuar djalin kishte shkua edhe në Serbi, nëna, lokja hallemadhe, pa e ditur se ku është, duke pyetur njerëz e shpresuar se do ta gjej djalin e saj të vogël. Mulla Ferati, mërzitej, por si burrë mbahej ndërsa gruaja, ”kishte humbur nga …”. Më erdhi keq e u ndava i merzitur duke e lënë hoxhën të vetëm në shtëpinë 1 katëshe e oborrin plot pemë, në mbrëmjen e atij qershorit të zymtë e shtëpinë e terrueme. 

Në Prishtinë 

Takimi i pare në Prishtinë *) me Milazim Krasniqin. Ai banonte ne lagjen Ulpianë të Prishtines, në katin e katërt. Kishte një banesë me dy dhoma të fjetjes, një dhomë të pritjes dhe një kuzhine te vogël. 

Te Milazimi shkova pas disa ditëve të qëndrimit tim në Kosovë. Meqe e dija se ku banonte nuk e pyeta askend por doli se e kisha pas gabim, e kisha harrua banesën, nuk munda ta gjeja banesën. Pyeta disa të rinjë që kishin qenë para hyrjeve por as ata nuk e njihnin Milazimin. Provova ndryshe, i pyeta perseri:  

-A e njihni Memlin?  

– Po, Memlin e njohim dhe me quan drejt e te dera e Milazimit. Me priti si është më së miri. Aty përveç gruas, Edibes i pash edhe dy vajzat e Milazimit, Teutën dhe Bubulinën. Memli nuk kishte qenë aty. Edibja na u lut që të ham drekë por unë e kisha kohën e kufizuar. Ajo na thirri për një ditë tjetër për drekë mua bashkë me familje. Gruaja ime nuk erdhi për shkak të disa obligimeve familjare, vizitave te vëllezërit dha motrat por une shkova. Ishte një drekë që nuk mund ta harroj nga shkakun se gruaja puntore e Milazimit, Edibja kishte shkua te disa të afërm dhe i kishte pregatit ushqimet, i kishte zier gjellat e pjek bukët e pitet pasi që rryma nuk kishte rregullisht e në banesa nuk mund të ziente e piqte bukë, yshqime e ëmbësiara. Duhej shkua te ndonjë i afërm që ka shtëpi zjemi e oborr. Mua më erdhi shumë keq dhe mu dhimt Edibja por ushqimet e shijshme, muhabeti i sinqertë e atmosfera e ngrohtë bënë sikur i harruam lodhjet e Edibes dhe gjithë ato vuajtje e hjeku gjatë luftës që më shumë kishin qenë pa bukë e pa gjumë. Koha kaloi shumë shpejt por unë i kujtoi sikur ato të kishin ndodhur dje. 

Letra që u gjet mbi trupin e Ramiz Hoxhës, i pushkatuar nga UÇK-ja më 2 nëntor 1998, në mes të Banjës dhe Malishevës, rrugës për në Kravasari.

Biseda me Milazimin 

Milazimin e pyeta edhe për amanetin qe ia kisha dhënë, amanet që ma kishte dhënë Ahmet Krasniqi kur u propozua për Ministër të luftës, në mars të vitit 1998. 

-Po, Sinan, une pas telefonatës qe pata me ty, pas një mbledhje të Kryesisë së LDK-së që i kishim, të rregullta i thash Agim Krasniqit:  

”Kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Lufteë dëshiron të takohet me ty në Tirane”!. I tregova se kush më ka thënë, fjala është për mua që Agimi më njihte dhe nuk më kishte harrua kur unë kam qenë gjimnazist në Kijevë. Mailazimi më tregoi se Agimi kishte reagua në mënyrë jo të mirë, keq, shpejt dhe duke e ngritur zërin mu drejtua:  

– ”Nuk kemi Ministri të (Mbrojtjes) as të Luftes …!” 

Pasi është ndalua në Qirez në fund të shtatorit, Agimi me delegacionin e Kuvendit të Kosovës që Gjergj Dedaj e tregon më së miri, si dukët presioni e frika nga ”Gjapni”) e ”Qopa”*) (Sabit Geci) dhe më vonë, më 30 tetor kur arrstohen Jakupi e Cena e ishin pushkatuar dy të tjerë, R. Hoxha e S. Binishi, më 2 nëntor 1998, Agimi iu bie në gjunj bandave të lpk-së por fshtas. ”Vakti e han kashtën”, koha e bënë të veten dhe Agimi bëhet ortak i Gjergjit. 

Hashim Thaçi dekoron ish presidentin historik, Ibram Rugoven. Në foto: Fana duke e marre dek-oraten nga HTh.

Agim Krasniqi, i ka parë, lexua e ndoshta edhe e ka ruajt letrëm që u gjetë në trupin e Ramiz Hoxhës së pushkatuar (në trupin e Selmanit, sa di unë nuk është gjetur ndonjë letër) dhe ”Kumtesën e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së” e shkruar me dorë nga një skuadër e UÇK-së (më 2 nëntor 1998?) 

Në letër shktuhej: 

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS 

DREJTORIA E SHERBITIT TË POLICISË SEKRETE  

NË EMËR TË POPULLIT SHPALL KËTË: 

FLETEKZEKUTIM 

Për shkak të bashkëpunimit me akupatorin dhe përhapjes së propagandës antishqiptare, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohen me vdekje (pushkatim, nënv. imi) Ramiz Hoxha Bellanicë si tradhtar i kombit. 

Fat i tillë e pret çdo tradhtar tjetër. 

Cen Desku flet për Ukë Imerin (babain e autorit të këtyre rreshtave).

Dhe tjetra Kumtesa nga gazeta tjetër e lpk-istëve: 

ZËRI I KOSOVËS 

ORGAN I LÊVIZJES POPULLORED TË KOSOVËS 

Rubrika: AKTUALITETE, E enjte, 5 nëntor 1998 

Kumtesë nr. 4 e Drejtorisë së Policisë Ushtarake të UÇK-së 

U arrestuan nga Policia Ushtarake e UÇK-së dy funksionarë të LDK-sëPolicia Ushtarake e nënzonës operative të Pashtrikut, më datën 30. 10. 1998 ndërmorri masën e arrsrtit ndaj Jakup Kastratit nga fshati Turjakë të Komunës së Malishevës, kryetar i LDK-së, Dega në Malishevë dhe Cenë Deskut nga fshati Siqeve me vendbanim në Malishevë, nënkryetar i kësaj Dege. 

Në bazë të të dhënave të shërbimit informativ të UÇK-së, për veprimtarinë e tyre kundër luftës çlirimtare të UÇK-së. Të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzim të armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët Selman Biniqi (duhët të jetë ”Binishi”, përm. imi) nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë të ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, antarë i Kryesisë së LDK-së, i cili shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës. 

Ndaj të arrestuarve Jakup Kastrati dhe Cenë Desku, Drejtoria e Policisë Ushtarake të UÇK-së, sektori i hetuesisë, është duke kryer hetime në burgun nr. 3. 

Prishtinë, 01. 11. 1998 

DREJTORIA E POLICISË USHTARAKE E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS   

E vërteta është se Jakup Kastrati dhe Cen Desku pas bisedës që kish pasur në zyrën amerikane në Dragobil, kohë që ishte caktua nga përfaqësuesi amerikan, bisedë që ishte ndërprerë disa herë nga banditët ”policët ushtarakë”. arrestohen nga Hashim Thaçi. Hashim Thaçi është prezenrua para Jakupit dhe Cenit si ”Sabit Geci” dhe, si ”Gjarpni”. ”Policët ishtarakë” kanë qenë: Skender Hoti nga Carralluka, Demush Laci- Krasniqi nga Vll. Drenofci, Fehmi Kryezi nga fshati Bubavec dhe Shefqet Mazreku nga Malisheva. Ushtarët kanë qenë me uniformë “usharake”, me emblemë të “UÇK-së” dhe të armatosur.  

Zyra Amerikane ishte në shtëpinë e Isuf Paqarizit, djalit të Zekë Shaqës i cili punonte në Francë, tash i ndjerë, nga Dragobili, familje tepër bujare, odëgji e bukëdhënës. 

Sigurisht se ata i ”nguc lemza” edhe tash kur iu përmenden emrat. 

Ramiz Hoxha njihet nga bellecinasit si një nga burrat më të fortë, njerëzit më të ndershëm, shtëpi bukëdhënëse, e humist që e ndihmoi UÇK-në me para, me gjëra ushqimore e mish. Ai e kishte odën e traktorin në dispozicion për ushtarët e lirisë, për ”Komandant Kumanovën” *), tash hero apo dëshmor i kombit. 

Ramiz Hoxha kur ia kishin kërkua cisternën për ujë që ushtarët, Ramizi i kishte thënë Komandant Kumanovës: 

-Cisternën me traktor iu bije unë se ju me makinë nuk mund ta bartni. 

Të nesërmen, Ramizi e blen një ka afro 600 kgr. dhe e ngarkon në prekolicën e traktorin dhe bashkë me cisternë iu dërgon ushtarëve në Kleçkë. 

Unë më shumë se dy herë kam shkruajt për viktimat e rrethit tim, që dyshohet se u dhunua fizikisht e psikiskisht, u vodhën e … vranë nga ish ”krerët” e UÇK-së të asaj ane dhe ish i ashtuquajturi SHTAB i UÇK-së. 

Shumë nga viktimat, nuk dëshmojnë ose i kanë ra pishman sepse Hashimi i ka blerë me pare, iu ka dhënë pushtet, i ka josh bashkë në bashkëpunim me bandat e Hashimit e të tjerëve, edhe sot e gjithë ditën përdorin metoda të ndryshme që ata që kanë janë keqtrajtua dhe kanë dhënë deklarata në kohën e UNMIK-ut, EULEX-it, ti ndryshojnë ose mos ti pranojnë fare. 

I tillë ishte rasti më i keq, ai i Gjegj Dedajt.  

Po çka do të thot Gjergji nëse antarët e tjerë të delegacionit që ishin me Gjergjin deklarojnë ndryshe? 

Unë mendoj se ka pasur edhe burra të tjerë me Gjergjin, si Dr. Isuf Telaku, psikiatër dhe ish profesor i fakuletit të mjekësisë, e jo vetëm burra të ligj si Agim Krasniqi, Veli Bytyqi por edhe si Cenë Desku … 

Cenë Desku është tregua edhe më i ligë se Gjegj Dedaj.  

Cenës dhe Jakupit iu ka shkua e gjaku currjel dhe iu kanë lagë bythet e shpatulla, deri në majat e gishtave të këmbëve që nuk i kanë larë 1 muaj fytyrën, trupin e këmbët sa ishin të burgosur.  

Gjergj Dedaj, megjithate u bë burrë, e trgoi paburrninë e tij por janë edhe disa të tjerë të cilët janë ende gjallë e fshihën ”si gaca e mlume me hi” 

Po qysh bre të mbrohet Hashim Thaçi, ai i cili ishte përqarës, i msheftë (fshehtë) që ”kush s`mund t`ja shihte kâmt sa gjarpnit” për të këqia e për të zezën e Kosovës. 

Të përkrahet a mbrohet Hashim Thaçi i cili në Kosovë thonte ”I kam pri luftës”, ”E kam çlirua vendin”, ”E kam shpallur pavarësinë” ndërsa jashtë deklaronte se ”Kam qenë larg fronteve të luftës”. Hashimi kishte shkua fshehurazi në Hagë. Disa herë kishte qenë dhe jipte deklarata kundëthënëse duke mendua se me postet që kishte si ”kryeministër” e ”president” i Kosovës do ta shpëtoi lëkurënn.  

Edita Tahiri, Vlora e Ganja (alias Shota Galica, me krih shqiponje), gjergja e ju të tjerë që me dëshmi të rreme doni ta mbroni Hashimin, e keni gabim. Ju nuk mund ta mbroni Hashim e as Rexhepin por vetëm ia ”lini një njollë të keqe Kosovës” e zanat të zi iu lini djemëve e nipave tuaj, gjakut të juaj, farefisit e fshatrave tuaja. 

”Oj Edita Tahiri, a ende se paske kuptuar se Hashim Thaçi mund të mbetet figurë historike vetëm për vjedhjen dhe keqpërdorimin nga Klani ROGNER që drejtohej nga ai të parave që i dërgonte mërgata shqiptare për UÇK-në”. 

Hashim Thaçi mund të mbetet figure historike për organizimin e vëllavrasjeve për pushtet, për hajni e korrupsion multi milionësh, për tradhtinë që ia bëri Kosovës së bashku me Kadri Veselin dhe Agim Çekun, të cilët nëpërmjet DGSE të Francës në qershor të vitit 1999 e ndanë Mitrovicën. 

Edita Tahiri-ish negociaterja në dialogun Kosovë-Serbie e cila e pranoi fusnotën për Kosovën me kërkesë të Serbisë gjenocidale që në dialogun Kosovë Serbi të vendoset fusnota për Kosovën, më 8. nëntor 2023.deklaroi se “Hashim Thaçi është figurë historike”, tekst i shoqëruar edhe me një fotografi ku Hashim Thaçi ia dorëzon Edita Tahirit një mirënjohje, shkruan se, “Në kohët e rënda krijohen miqësitë e mëdha, e tillë është e jona”. Ti je figura historike, luftëtar e çlirimtar. Do ta përballosh sfidën që ke. 

Oj Edita Tahiri, mundohu ta kuptosh gjendjen shpirtërore të familjeve të qindra aktivistëve vrarë të LDK-së, kush e organizoi dhe urdhëroi vrasjen tinëzarë të tyre, kush e organizoi dhe urdhëroi vrasjen e general Ahmet Krasniqit në Tiranë…?! (R. Torte ” Vlora Çitaku, Edita Tahiri dhe Ganimete Musliu, “tri qershi në rrëfanë” me hile ndaj Kosovës nënë”). 

Gergj, Veli Byqtyqi, Edita Tahira, Agim Krasniqi, Cen Desku, Isni Kila e ju ”këshlltarë” të shumtë, truproja të Hashimit, ish Hashimi i juaj që që ju ”e mbroni” ka punua kundër interesave të Kosovës: 

  1. ” …Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2013 i kishte premtuar NATO’s se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para mbledhjes së Ministrave të Brendshëm të shteteve anëtare të Aleancës Veriatlanike, tha se FSK nuk guxon të hyjë në Veri, pa lejen e KFOR-it. 

REL, duke u thirrur në burime të saj brenda NATO-s, thotë se ekzistojnë letra që ka këmbyer Presidenti Hashim Thaçi, në vitin 2013 kur ishte kryeministër me ish-sekretarin gjeneral të NATO-së, Anders Fogh Rasmussen. 

“Në thelb, kryeministri i atëhershëm Thaçi kishte premtuar se FSK-ja nuk do të shkonte në veri të lumit Ibër pa një marrëveshje me komandantin e KFOR-it”, citohet një zyrtar i NATO-s t’i ketë thënë Radio Evropës së Lirë… ”  

  1. “Sipas Prokurorit Whiting, Thaçi kishte dhënë disa herë fshehurazi dëshmi në Hagë. Dhe madje, ai edhe i kishte ndërruar deklarimet e tij.

“Thaçi erdhi disa herë në Hagë fshehurazi për të dhënë dëshmi. Disa herë ai mohoi rolin e tij gjatë luftës: pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të vitit 1998, dhe pas kësaj date ekzistonte vetëm në letër. Ai mohoi se kishte dijeni për ndalimet. Provat që paraqiten në këtë gjykim tregojnë se këto pretendime ishin të rreme. Ato bien ndesh me deklaratat që Thaçi ka dhënë më herët dhe nga provat e shumta që do të paraqiten në këtë gjykim.” – u shpreh z. Whitning. 


Hashim Thaçi dekoron ish presidentin historik, Ibram Rugoven. Në foto: Fana duke e marre dek-oraten nga HTh.

Kujtojmë që në skenën politike në Kosovë kishte pasur disa herë dyshime se presidenti i asokohshëm Thaçi ishte intervistuar nga prokurorët e Hagës”.

Qe fytyra e vërtetë e Hashim Thaçit se si luan, “… ” me familjen Rugova. E kërcënon, e ofendon për së gjallli ndërsa, pas vdekjes shkon te varri dhe në familjen Rugova, qan e qirret.   

“NË LIBRIN E THAÇIT, RUGOVA PËRSHKRUHET SI PIJANEC, TASH E FTON FAMILJEN E TIJ NË PRESIDENCË“  

https://insajderi.com/ne-librin-e-thacit-rugova-pershkruhet-si-pijanec-tash-e-fton-familjen-tij-ne-presidence/  

“Thaçi dhe hija e ndjekur në kolltukun e Presidentit!”, Genc Mustafa, Redaksia 2LONLINE, 8 Prill, 2017   

https://2lonline.com/thaci-dhe-hija-e-ndjekur-ne-kolltukun-e-presidentit/  

“Presidenti aktual i vendit Hashim Thaçi mund t’i marr shprehjet e Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova, por nuk mund ta merr dashurin e popullit që e patën për Liderin. Ai mund të mbajë edhe spektakël me mysafirë, por nuk mund ta ketë respektin e botës për të. 

Ai (Thaçi) mundet me qenë president i votave të koalicionit, por jo edhe president me përkrahjen e popullit. Ai është duke bërë gjithçka që ta kopjoj Lidershipin, të qenurit i dashur nga qytetarët e të jetë i respektuar nga bota siç ishte Presidenti z.Ibrahim Rugova, por ai këtë nuk do ta arrije kurrë.”  

Ndërsa për vrasjen e Ramiz Hoxhës e Selman Binishit, Fatmir Lima fajin ia hedh ish SHP të UÇK-së. 

Ende ka kohë që SHTABI i Rognerit të dalë me deklaratë se kush i vrau pa gjyq R  

“Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje i ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse nuk ka qeneë anëtarë i SHP të UÇK-së”, thotë Limaj në reagimin e tij. 

Gjergj Dedaja për Agim Krasniqni dhe Kolonel Ahmet Krasniqin, ish Ministrin e Luftës, i vrarë në Tiranë më 21 shtator 1998 

”Gjergj Dedaj ka thënë se e kam lutur Hashim Thaçin që ta ndalonte Sabit Gecin, i cili sipas një dëshmie të Dedajt dhënë EULEX-it disa vite më parë, kishte thënë se do ta vriste aktivistin e LDK-së, Agim Krasniqin. 

Dëshminë e Dedajt dhënë EULEX-it e ka lexuar avokati mbrojës i Hashim Thaçit, Stipe Misetiç. 

“Pastaj tregon për pjesën ku thotë. Ata lëshuan radion për të dëgjuar lajmet. Dëgjuan lajmin se ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi ishte vrarë në Tiranë. Hashimi dhe Sabiti ishin të gëzuar, në realitet ishin të entuziazmuar, ata folën me njëri-tjetrin, ne nuk e kuptonim pse ishin aq të gëzuar. Pastaj, Sabiti më tha se jo 13 nga ne, por vetëm 12 do të shkonin në Prishtinë. E pyeta pse dhe ai më tha ‘Agim Krasniqi i cili ishte në komë do të vritej’. Ai i takonte partisë së Rugovës me të kaluar ushtarake, dhe sipas mendimit të tyre ai ishte i radhës i cili do duhej të bëhej ministër i Mbrojtjes”, lexon avokati Misetiç dëshminë e Dedajt në EULEX.”  

Disa të dhëna për personazhet e mia historike: 

Gjergj Dedajn nuk e kam takuar asnjëherë. 

Milazim Krasniqi është një nga shkokët më besnik i kohës së studimeve.  

Agim Krasniqi është i një nga një katund afër katundit tim. Jemi njohur si si gjimnazist. Tash, i emëruar nga Hashim Thaçi, punon si kosull *) i Kosovës në Shkup dhe ortak*) e hisenik me të tjerët për interesa të Hashimit dhe “ndajtëm mut me shekë“. 

Me Jakup Kastratin i kemi babat vëllezër. 

Cen Desku, ish mësues me banim në Malishevë, gjatë ofesivave serbe ka banua në shtëpinë e vëllait tim Ademit në Turjakë dhe kur ushtria serbe i largon nga shtëpitë, Ceni jeton në malet e Turjakës bashkë me babën e Sanijën, me babën e fëmijët e vëllait tim të ndjerë, Zeqës. Cen Deskun e kemi llogaritur si antar të familjes. 

Isni Kilajn dhe Veli Bytyqin, gjithashtu i njoh dhe katundet e tyre janë afër katundit tim, Turjakës. 

Edita Tahirin, Vlora Çitakun e Ganën, gjithashtu nuk i njoh. Nuk e kam njohur as takuar as Hashimin, Rxhep Selimin e … Fatmir Limën.   

Referencat: 

“NATO ia bën të qartë Kurtit: Letërkëmbimi Thaçi-Rasmussen është Marrëveshje, FSK-ja s’mund të lëvizë në veri pa lejen e KFOR-it“, Besnik Veliu Besnik Veliu  

https://www.gazetaexpress.com/nato-ia-ben-te-qarte-kurtit-leterkembimi-thaci-rasmussen-eshte-marreveshje-fsk-ja-smund-te-leviz-ne-veri-pa-lejen-e-kfor-it/amp/ 

“THAÇI I PREMTOI NATO-S SE FSK-JA NUK DO TË HYJË NË VERI“  

https://insajderi.com/thaci-i-premtoi-nato-s-se-fsk-ja-nuk-do-te-hyje-ne-veri/  

“Thaçi në Euronews: Kam qenë larg nga frontet e luftës”, Agron Shala  

https://telegrafi.com/thaci-ne-euronews-kam-qene-larg-nga-frontet-e-luftes/amp/  

“Disa herë fshehtas në Hagë”, “krimet mund të jenë bërë edhe nga frika”: Pretendimet më interesante nga Prokuroria”  

https://nacionale.com/drejtesi/thaci-disa-here-fshehtas-ne-hage-krimet-mund-te-jene-bere-edhe-nga-frika-sulmet-me-interesante-nga-prokuroria  

“JA SI U PUSHKATUAN RAMIZ HOXHA DHE SELMAN BINISHI NGA “UÇK”-ja?” 

A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës? 

SHKRUAN: SINAN KASTRATI 

Shpejt e keni këtu “Dajën” Jakup!  

https://www.ballikombetar.info/ja-si-u-pushkatuan-ramiz-hoxha-dhe-selman-binishi-nga-uck-ja/  

“Si u vra Ramiz Hoxha nga Bellanica? (video)”  

https://fol.mk/si-u-vra-ramiz-hoxha-nga-bellanicavideo/  

“Dëshmitari tregon se ku e pa Limajn në rastin e Bellanicës” 

https://www.periskopi.com/deshmitari-tregon-se-ku-e-pa-limajn-ne-rastin-e-bellanices/  

“Si u vra gjatë luftës Ramiz Hoxha nga Bellanica? (Video)”, Nazmi Elezi Nazmi Elezi  

https://telegrafi.com/si-u-vra-gjate-luftes-ramiz-hoxha-nga-bellanica-video/amp/  

“Limaj: Vendimin për vrasje e ka dhënë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së“, E premte, 28 Tetor 2016 – 21:00 albinfo.ch  

https://www.albinfo.ch/vendimin-per-vrasje-e-ka-dhene-shtabi-i-pergjithshem/  

“Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje i ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse nuk ka qeneë anëtarë i SHP të UÇK-së”, thotë Limaj në reagimin e tij  

“Ganimete Musliu propozon Edita Tahirin për presidente të Kosovës“, December 05, 2020 – 20:46 

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka dhënë edhe një emër për president të Kosovës.  

https://zeri.info/aktuale/381202/ganimete-musliu-propozon-edita-tahirin-per-presidente-te-kosoves/  

“Vlora Çitaku, Edita Tahiri dhe Ganimete Musliu, “tri qershi në rrëfanë” me hile ndaj Kosovës nënë“, REXHEP TORTE, 10 NËNTOR 2023 NË ORA: 15:11 

https://www.botasot.info/opinione/2081051/vlora-citaku-edita-tahiri-dhe-ganimete-musliu-tri-qershi-ne-rrefane-me-hile-ndaj-kosoves-nene/  

“Disa herë fshehtas në Hagë”, “krimet mund të jenë bërë edhe nga frika”: Pretendimet më interesante nga Prokuroria”, 7 MUAJ MË PARË, nga NACIONALE  

https://nacionale.com/drejtesi/thaci-disa-here-fshehtas-ne-hage-krimet-mund-te-jene-bere-edhe-nga-frika-sulmet-me-interesante-nga-prokuroria  

“Agim Krasniqi do të vritej”: Dedaj flet për dëshminë e tij: I thash Thaçit ndale këtë njeri”, 08/11/2023  

Të dhëna të tjera lehtësuese dhe fjalorthi:  

*) Köpenhamn (danska: København, [kʰøpm̩ˈhɑwˀn] ( lyssna), förr även Kjøbenhavn[4]) är Danmarks huvudstad. Staden ligger i östligaste Danmark, på öarna Själland och Amager, vid Öresund. Köpenhamn är Danmarks ekonomiska, kulturella och vetenskapliga centrum, samt säte för parlamentet (Folketinget), för regeringen samt för Danmarks regerande drottning. Tillsammans med Malmö, som sedan år 2000 sammanknyts av Öresundsbron, ingår städerna i den transnationella samarbetsregionen Öresundsregionen. Köpenhamns kommun har cirka 640 000 invånare, medan Hovedstadsområdet, som motsvarar Köpenhamns tätort, har cirka 1,9 miljoner invånare (2021).[5] Storstadsområdet har ungefär 2,5 miljoner invånare.  

*) Köpenhamns flygplats (danska: Københavns Lufthavn;[2] engelska: Copenhagen Airport) (IATA: CPH, ICAO: EKCH), i vardagsmun även benämnt Kastrups flygplats, är Köpenhamns internationella flygplats, belägen i Tårnby kommun (och en mindre del Dragør kommun) på Amager sydost om centrala Köpenhamn. Denna flygplats har landförbindelser med övriga Danmark och med Sydsverige. Flygplatsen är Skandinaviens största. Antal passagerare var år 2015 26,61 miljoner, varav 25,00 miljoner utrikes.[3] 2016 ökade antalet till 29,1 miljoner.[4] Flygplatsens järnvägsstation är också en av Danmarks mest trafikerade. 

Var femte direktavresande kommer från Sverige,[5] till vilket de direkta Öresundstågen från Göteborg, Kalmar och Karlskrona (alla via Malmö och Lund) bidragit. Därtill är Köpenhamns flygplats en viktig transfer-hub för passagerare till/från Arlanda (Stockholm), Gardermoen (Oslo), Landvetter och Örebro, Stavanger och Bergen. Flygplatsens olika verksamheter har totalt 22 800 anställda.[6] En stor del av dessa är svenskar, och utrop sker blandat på svenska, danska och engelska. Från Roskildes flygplats, som ägs av Copenhagen Airport, avgår privatflyg samt en del inrikesflyg bland annat till öar utan fast förbindelse[7]. Inrikesflyget planeras minskas, kopplat till uppsnabbning av tåg[8].  

*) Öresundsförbindelsen (danska: Øresundsforbindelsen) eller Öresundsbron är en 15,9 km lång fast förbindelse över och under Öresund, mellan Malmö (Lernacken, Limhamn-Bunkeflo) och Köpenhamn (Kastrup, Amager) som öppnade 1 juli 2000. 

Total längd: 15,9 km (varav 7,8 km bro och 4,1 km tunnel) 

Bred: 31,5 m 

Höjd: 203,5 m 

Konstruktionstyp: Snedkabelbro och sänktunnel 

Segelfri höjd: 57 m 

Material: Stål och betong 

Underhålls av: Öresundsbrokonsortiet 

Byggstart: 18 oktober 1995 

Öppnade: 1 juli 2000 

Trafikslag: Bil- och tågtrafik 

Vägnummer: E20 

Järnväg: Öresundsbanan 

Antal vägbanor: Två körfält i vardera riktningen 

Antal järnvägsspår: Dubbelspår 

Årsdygnstrafik: 20 000 fordon och 75 000 passagerare  

*) Vushtrria, Viçitrina ose Vuçitërna (serbisht: Вучитрн / Vučitrn) është qytet i lashtë, por edhe modern, i cili ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Vushtrria e sotme më herët është quajtur Viciana[1], apo siç njihet në burimet latine: Vicianum.[2] 

Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërësishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 69,881 banorë, nga të cilët mbi 92% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë përfshihen 67 fshatra. 

Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë lumi Sitnica, si lumi më i madh që përshkon tejpërtej territorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël, Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë. Gjuhët zyrtare janë shqipja dhe serbishtja, ndërsa në vitin 2008, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që në përdorim zyrtar të jetë edhe gjuha turke. 

Ndërtimet e bëra mbas luftës, e bëjnë Vushtrrinë tepër tërheqëse, si për t’u vizituar, ashtu edhe për të investuar në këtë qytet, që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës, por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatmirësisht, pas luftës, ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Faktin që Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në këtë qytet, si: Ura e gurit, hamami i qytetit, kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, çezmja e qytetit, Xhamitë disa shekullore, shtëpitë e vjetra, rrugët me kalldrëm, varrezat myslimane, etj.[3] (Wikipedia)  

*) Prishtina (serbisht: Приштина Priština) është kryeqyteti i Kosovës dhe selia e komunës dhe rajonit të njëjtë. Është qyteti i dytë më i madh i banuar me shqiptarë në Evropë, pas Tiranës.[2][3] 

Prishtina është nyja më e rëndësishme e transportit të Kosovës, për ajrin, hekurudhat dhe rrugët. Aeroporti ndërkombëtar i qytetit është aeroporti më i madh i vendit dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon. Një sërë autostradash, të tilla si R 6 dhe R 7, rrezatojnë qytetin dhe e lidhin atë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Prishtina është kryeqyteti si dhe qendra më thelbësore ekonomike, financiare, politike dhe tregtare e Kosovës, kryesisht për shkak të vendndodhjes së saj të rëndësishme në qendër të vendit. Është selia e pushtetit të Qeverisë së Kosovës, rezidenca e punës së presidentit dhe kryeministrit të Kosovës dhe e Kuvendit të Kosovës.[4] (Wikipedia)  

*) GJARPËR m. 

  1. zool. Zvarranik pa këmbë, me trup të gjatë, të lakueshëm e dredhues, me lëkurë me luspa, që ka dhëmbë me helm ose që i mbështillet gjahut rretheqark dhe e shtrëngon. Gjarpër i madh (i gjatë). Gjarpër helmues. Gjarpër i verbër. Gjarpër me pika. Gjarpër uji (deti). Gjarpër guri. Gjarpër me syze (me gjyzlykë) kobra. Gjarpër me zile gjarpër helmues, që ka në fund të bishtit një hapësirë konike, me të cilën bën një zhurmë tingëlluese. Lëkurë gjarpri. Helmi i gjarprit. E pickoi (e kafshoi, e hëngri) gjarpri. E zuri gjarpri. Përdridhet (rrëshqet) si gjarpër.
  2. fig. përçm., shar. Njeri i keq e i pabesë; armik dinak. Mos i zër besë gjarprit!
  3. fig. Njeri shumë i shkathët, shumë i gjallë; trim. Gjarpër i gjallë është.

Si besa e gjarprit zotim (premtim) i tillë që nuk i duhet besuar kurrë. Gjumë gjarpri gjumë i thellë e i rëndë. Si këmbët e gjarprit thuhet për diçka që nuk duket, që është e fshehtë a e padukshme. Përpiqet si gjarpër mundohet shumë, jep e merr në të gjitha anët, përpiqet me mënyra të ndryshme. Shkeli mbi gjarpinj i dolën telashe e kokëçarje të mëdha; gjeti belanë. E zuri gjarpri i ra një e keqe e madhe, i ndodhi një fatkeqësi. Gjarpër me dy koka armik shumë i rrezikshëm. Gjarprit shtypi kokën! fj. u. për armikun mos ki mëshirë, armikun shfarose! E hëngri gjarpri me dy koka e gjeti një e keqe e madhe. Hoqi bishtin e gjarprit (u mundua për bisht të gjarprit) shih te BISHT, ~I. Heq (vuan) si gjarpri nën gur (si miu në mur) vuan shumë, është në hall të madh. Mbaj (rrit) gjarprin në gji kujdesem për një njeri, i cili më vonë me pabesi ma shpërblen të mirën me të keqe. Ka pirë lëngun e gjarprit prej dikujt shih te LËN/G,~GU. Mos e trazo (mos e prek) gjarprin në bisht! ruaju nga armiku edhe atëherë kur të duket se nuk është i rrezikshëm! Nuk i tregon gjarpri (bolla) këmbët fj. u. njeriu i lig a armiku mundohet t’i fshehë synimet a qëllimet e këqija, është fsheharak. Prej ujkut ra në gjarpër shpëtoi nga një e keqe dhe ra në një tjetër akoma më të madhe, ra nga shiu në breshër. Bar gjarpri bot. shih te BAR,~I I. Kërpudhë gjarpri bot. shih te KËRPUDH/Ë,~A. Lule gjarpri bot. shih te LUL/E,~JA. Presh gjarpri (i egër) bot. shih te PRESH,~I. Qepë gjarpri bot. xhërrokull. Rrush gjarpri bot. shih te RRUSH, ~I.  

*) “Qopa“, TOPALL mb. bised. 

  1. edhe shar. I çalë; çalaman. Plak (fëmijë) topall. Grua topalle. Ka një këmbë topalle. Është topall nga të dyja këmbët.
  2. përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

Sabit Geci, gjatë periudhës së luftës ishte i njohur si “Qopa“. Në popull përdoret fjala “qopë“ në vend të fjalës “topall“.  

*) Ismet Jashari (16 Prill 1967 – 25 Gusht 1998) i njohur si Komandant Kumanova, ishte një komandant dhe luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 16 Prill 1967 në fshatin Orizare të Komunës së Likovës, në Maqedoni dhe ra dëshmorë më 25 Gusht 1998 gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në Kleçkë të Kosovës. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës. Në kujtim të tij ishte themeluar Brigada 113 e UÇK-së me emrin e tij gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni.  

*) KONSULL m. 

  1. dipl. Përfaqësues zyrtar i një shteti në një qytet të një shteti tjetër, që është ngarkuar të mbrojë interesat e bashkatdhetarëve pranë autoriteteve lokale e interesat tregtare të shtetit të vet dhe të merret me legalizimin e dokumenteve, me veprime të gjendjes civile, me lëshimin e pasaportave, të vizave etj. Konsull i përgjithshëm grada më e lartë në hierarkinë konsullore; ai që ka këtë gradë. Konsull nderi shtetas i një vendi që caktohet nga një shtet tjetër të kryejë për të disa funksione konsullore si detyrë nderi e pa shpërblim.
  2. hist. Secili nga dy sunduesit e zgjedhur në Republikën e Romës së vjetër, që kishin në dorë pushtetin e lartë; titulli që i jepej secilit prej këtyre sunduesve.

*) ORTAK m. 

vjet. Ai që punonte bashkë me një tjetër dhe i ndante fitimet me të, bashkëpunëtor në një punë; pjesëtar me të drejta të barabarta në diçka. Ortakët e një dyqani. Ortak në tregti. U bënë ortakë. Ortakë jemi, shokë s’jemi. fj.u. 

krahin. Bashkëshort. Të rroftë ortaku! ur. 

fig. keq. Bashkëpunëtor në një punë të keqe a në një veprimtari të dëmshme. Ortakët e imperializmit.  

FUND 

Malmö, 10, 12 nëntor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Le Soir (1890) / Një recension për “Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise — Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare”, romanin e Albanus Albanos (Pashko Vasës)

0

Pashko Vasa (1825 – 1892)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Nëntor 2023 

“Le Soir” ka botuar, të enjten e 2 janarit 1890, në faqen n°3, një recension për “Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise — Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare”, romanin e Albanus Albanos (Pashko Vasës), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Variete

Bardha e Temalit

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Publiku ka filluar të lodhet nga romanet mbi zakonet pariziane apo provinciale, të cilat janë shumëfishuar paksa gjatë muajve të fundit. Një reagim i lehtë për t’u parashikuar dhe që mund të zgjaste për ca kohë, e kthen atë në histori romantike me një shije ekzotike, në këto “skena” nga jeta e popujve barbarë, që kanë dominuar revistat për kaq shumë kohë. Prandaj mund të parashikojmë sukses të vërtetë për vëllimin e ri që sapo është botuar nga botuesi Albert Savine (librari e re pariziane), “Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare”, nga Albanus Albano. Shkëpusim nga kjo tablo interesante e zakoneve vendase : kthimin e heroinës së librit, një e re shqiptare, Bardha e Temalit, në shtëpinë e prindërve të saj :

Luli, bajraktar i fisit Temal, ishte i ri, trim, i flaktë; e donte të bukurën, të madhen dhe mbi të gjitha të renë. Në pamundësi, për mungesë edukimi dhe mjetesh, për të kryer veprime brilante, apo për t’u përfshirë si të parët e tij, në luftime të përgjakshme me fiset fqinje, ai donte të tërhiqte vëmendjen e publikut me një shtysë të paparë në traditat e tij familjare. Ai, burri i malit, kërkoi dhe mori dorën e një vajze të re nga Shkodra, duke u larguar përmes këtij ekscentriciteti nga zakonet e burrave të fisit të tij, të cilët i vlerësojnë gratë vetëm për forcën e tyre fizike, guximin e tyre dhe numrin e fëmijëve meshkuj që ajo i jep të shoqit dhe që, për rrjedhojë, nuk urrejnë asgjë sa aleancat me vajzat e fushës, të cilat i konsiderojnë si krijesa të dobëta dhe të padenja për t’u quajtur nëna nga djemtë e malit.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Duke celebruar këtë martesë, Luli kishte marrë damkën e klanit të tij; e kishin kundërshtuar, madje ishin indinjuar nga fakti që trashëgimtari i krerëve të Temalit, nëpërmjet aleancës së tij me banorët e qytetit, kishte hequr dorë nga avantazhet e një bashkimi më të përshtatshëm me vajzën e një kryemalësori (bajraktari tjetër). Pra, Bardha e gjorë konsiderohej vetëm një “spiune”; fustanet e saj të qëndisura me ar, perlat dhe veshja e saj elegante i bënin gratë e maleve të llafazanonin, të tronditura nga luksi që ajo shfaqte… 

Pavarësisht largësisë që Bardha frymëzoi në to, Temalistët, pasi mësuan se ajo duhej të shkonte te prindërit e saj, nxituan të zgjidhnin një grup prej njëqind burrash, midis malësorëve më të guximshëm, të armatosur mirë, të mësuar mirë, për të shërbyer si përcjellës i saj. Nuk ishte me qëllim që ta kënaqnin atë që ata kishin qenë kaq të vëmendshëm, sepse kjo procedurë delikate nuk ishte në harmoni me natyrën e këtyre burrave gjysmë të egër; aparati ushtarak që ata donin të vendosnin me këtë rast ishte vetëm për shkak të dëshirës për të shfaqur fuqinë e udhëheqësit të tyre, duke kënaqur krenarinë e tyre. 

Bardha hipi mbi një kalë të bardhë të zbukuar plot me luks oriental; dy gra e ndiqnin me mushka. Përpara saj ecnin rreth njëzet të rinj; pjesa tjetër e kortezhit e ndiqte. 

Gjatë udhëtimit, gjithçka që bënë ishte të këndonin, të bërtisnin dhe të qëllonin; herë pas here ndalonin për të pushuar pak e për të pirë për shëndetin e bajraktarit. Sa për gruan, nuk bëhej fjalë për këtë.

Me të mbërritur pranë rrugicës që të çonte në fshat, malësorët ndezën një zjarr në radhë, të cilit iu përgjigjën disa të shtëna pistolete, të qëlluara nga kureshtarët, të cilët, të përzier me gratë, prisnin që Bardha të kalonte.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kortezhi ndoqi itinerarin e tij nëpër rrugët e qytetit, mes këngëve dhe krismave të pushkëve të malësorëve, mes urimeve të zhurmshme që gratë i drejtonin nuses së re dhe komenteve të larmishme të shkodranëve, vështrimet intriguese të të cilëve drejtoheshin nga dritaret e mbushura me gra të mbuluara që kishin lënë punët e shtëpisë për të parë këtë spektakël të pazakontë. 

Teksa kortezhi i afrohej shtëpisë së babait të Bardhës, numri i kureshtarëve shtohej. Për banorët e Shkodrës ishte një ardhje thuajse e paprecedentë; sepse një vajzë e re e qytetit nuk ishte martuar kurrë me një malësor; kurrë nuk kishte ecur një grua në rrugë e ndjekur nga një procesion kaq i zhurmshëm dhe madhështor. Kudo turma u rreshtua për të lënë Bardhën dhe shoqëruesit e saj të kalonin; kudo e përshëndetnin dhe e brohorisnin. Por fëmija e gjorë kalëronte në mes të gjithë këtyre njerëzve, me sytë e saj të zhytur dhe të mbuluar me një vello të bardhë si një viktimë e çuar në sakrificë, duke mos parë askënd dhe duke mos iu përgjigjur urimeve dhe komplimenteve që gratë i drejtonin vazhdimisht me lëvizje të lehta të kokës në formë nderimi. 

Kur mbërriti para shtëpisë së babait të saj, dera e madhe u hap dhe mundësoi pamjen e një turme të afërmish të të dyja gjinive që ishin mbledhur për ta pritur e për ti uruar mirëseardhjen. U vërsulën drejt saj. Vëllai e kapi nga beli dhe e zbriti nga kali, duke bërtitur nga gëzimi dhe duke e mirëpritur. Mezi vuri këmbën në tokë, kur e gjeti veten në krahët e nënës së saj, dhe, në këtë përqafim, nënë e bijë i thanë njëra-tjetrës më shumë gjëra nga sa mund të shkruanim brenda një dite.” 

  1. Albano