Kreu Blog Faqe 937

Ndarja në baza etnike, antihumane dhe antikushtetuese!

0

Florim Zeqa

Mosbërja publike e dokumentit të “Draft-Statutit” për Asociacionin e Komunave Sebe në veri, përveq dilemave të mëdha, paraqet rrezik të madh për vendin. Mjafton ta kthejmë kujtesën në kompetencat ekzekutive, statutin dhe logon e këtij Asociacioni, i cili përveq bashkimit të komunave serbe, më pas ky subjekt do të del me autonomi të gjerë. Duhet kujtuar lexuesve dhe opinionit të gjërë se Asociacioni i ka edhe organet e veta drejtuese, Kuvendin, si kryetarin, bordin drejtues dhe të gjitha organet drejtuese që i ka një (Autionomi) shtet i pavarur.

“Draft” i errësirës politike

Këto fakte e shtrojnë domosdoshmërinë që Qeveria duhet ta publikoj sa më parë “Draft-Statutin”. Pavarësisht përmbajtjes së draftit, populli duhet të dijë se çka ka dhe kah po shkon Republika e ndërtuar me gjak dhe sakrifica të mëdha.

Dikush po e merr guximin pa e ditur përmbatjtjen e “Draft-Statutit” dhe po e quan finale të suksesshme të dialogut Kosovë-Serbi!

Dikush thotë e kam pa, tjetri s’e kam pa!

Kryeministri thotë e di, kurse herën tjetër nuk e di!

Opozita është e ndarë dhe e pakoordinuar pas takimeve me Lajçakun!

Përderisa lideri i PDK-së dhe përfaqësuesi i LDK-së thonë se e kanë lexuar “shkarazi” përmbajtjen, lideri i AAK-së thotë se e ka lexuar, sipas të cilit “Draft-Staturi” është në përputhje me Kushtetutën e vendit!

Kujt t’i besohet!?

Përderisa nuk ka të dhëna mbi përmbajtjen e Asociacionit, çdo gjë që flitet është hipotetike!

Mungesa e transparencës politike e BE-së i vë mëdyshjet për përmbajtjen e Asociacionit!

Një Asociacioni jashtë normave kushtetuese herët apo vonë do të paraqet rrezik për shpërbërjen e shtetit të Kosovës (multi) etnike!

Kërkesa me ngulm e Parlamentit Evropian që të implementohet marrëveshja për Asociacionin është tendencë që ngjarja e Banjskës të tejkalohet në heshtje dhe të shpëtohet Serbia pa u ndëshkuar për sulmin në veri.

Në të njëjtën linjë është edhe kërkesa e kryeministrit Albin Kurti që mos të shpaloset përmbajtja e “Draft-Statutit” dhe ajo që është biseduar në takimin e fundit të Brukselit lidhur me temën e Asociacionit.

Vetë titulli i draftit, “Draft-Statut” nëse ekziston, është i panjour dhe antikushtetues.

Albin Kurti … I shantazhuari i dikushëm Hashim Thaçi e nënshkroi, e paguan Kosovo sot, nesër dhe pasnesër

Pasi në Kushtetutën e Republikës së Kosovës askund nuk permendet përkatësia nacionale, por ajo multi-etnike!

Pra, nuk ka ndarje në baza etnike.

Analistët në Serbi mendojnë se njohja faktike e Kosovës ka ndodhur

0
Anamari Repic | RTK

Origjina e flamurit të arabëve të territorit izraelit të Palestinës 

0

Gjergj – Skender Jashari

Në ditët e sotme, shohim që arabët e Palestinës, valëvisin një flamur, i cili është flamur i fashizmit islamik arab, që më parë( 1916) ishte i Revoltës Arabe kundër Perandorisë Osmane. 

Popujt e robëruar nën pushtimin e Perandorisë Osmane, të cilët ishin të besimit islam, u ballafaquan me një sfidë të pakalueshme, që kishte shkaktuar islamizmi. Pasiqë feja islame, siç edhe më parë edhe fetë e tjera, kishin shërbyer për të mbajtur nën kontroll përfshirë edhe nën robëri, por edhe për t’i asimilu popuj e robëruar. Derisa Revolucioni Anglez dhe sidomos ai Francez i 1789, gradualisht idetë e tyre, përhapeshin në drejtime ekscentrike, bëri që shekulli XIX dhe XX të përfshinte popullatat e krishtera ortodokse edhe ato Ballkanike, por as pas vitit 1912, kjo nuk ndodhi me popullatat islamike të cilat ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane. 

Prandaj islamizmi, ishte faktori kryesor që mbajti më gjatë pushtimin në të gjithë popujt që kishin fenë islame, p.sh: tek Shqiptarët, tek Kurdët dhe arabët. Gjithashtu, islamizmi dërmoi-shkatërroi intelektualët, civilizimet, kulturat, përpjekjet për liri dhe çlirim kombëtar, duke i shërbyer si armë më efikase për Perandorinë Osmane, që të vazhdonte t’i mbante nën pushtim të pushtuarit madje edhe për t’i asimiluar-zhdukur të tillët, edhe kur forcat ushtarake osmane ishin të pafuqishme për t’i mbatur nën pushtim. Pasiqë islamizmi kishte vonuar emancipimin e shoqërive që ishin të varura në moçalin ideologjik dhe teologjik i saj, sa që për disa vende të tilla u shtu nevoja e ushtrimit të mandateve nga vendet perëndimore, si fazë tranzicionale, drejt emancipimit dhe përgatitjes së tyre për shtet modern. Nga ana tjetër duke mos pasur kombe, gjegjësisht për gjatë sundimit të gjatë islamik qoftë të perandorisë Arabe, ashtu edhe të Perandorisë Osmane, ndikuan që të asimiloheshin dhe zhdukeshin kombet dhe të krijohej kombi sipas përkufizimin islamik, gjegjësisht të arabizoheshin edhe të tjerët. Prandaj sot, shohim që në botën arabe, nocioni komb është i ngatërruar me fe dhe i pandashëm nga feja. Fryma e rilindjes dhe renesancës në vendet arabe dhe në përgjithësi në shoqëritë islamike u vonu, në krahasim me shoqëritë dhe vendet që ishin më afër vendeve të Europës Perëndimore. Krijimi i shteteve të pavarura arabe dhe tek popujt islamik, që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane, kryesisht ndodhën si vakum i pushtetit e shumë pak si vullnet dhe organizim shoqëror i popullatave të këtyre vendeve. Pasiqë Perandoria Osmane në Luftën e I Botërore ishte rreshtuar në krahun e Fuqive të Boshtit, kjo kuptohet që si humbës, këto fuqi humbën edhe kolonitë e tyre, derisa të kolonizuarit nuk ishin deri në atë çast të gatshëm e as të interesuar për shtet të tyre. P.sh: Arabët në Revoltën Arabe u nxitën nga Anglezët për t’a mposhtrë Perandorinë Osmane. Sharifi i Mekës Hussein bin Ali, ishte caktuar nga sulltani i Perandorisë Osmane më parë se të vinin në pushtet xhon turqit më 1908, e që ky ishte kundër këtyre të fundit, gjë që bëri të ishte pro Revoltës Arabe.1 Ky fakt ishte theksuar shpesh në konferenca dhe traktate ndërkombëtare, ashtu edhe në Deklaratën Anglo-Franceze të 9 nëntorit 1918, që thuhej “përfundimin dhe çlirimin përfundimtarë të popujve që aq gjatë ishin shtypur nga Turqit dhe krijimi i qeverive kombëtare dhe administrimi që derivon nga autoriteti i tyre i buruar nga zgjedhja e lirë e popujve autokton.”2  

Kishat ortodokse në Ballkan, luajtën rolin vendimtar në emancipimin, bashkimin dhe çlirimin e sllavëve, grekëve etj. Kurse xhamitë, përfshirë edhe në Atdheun tonë, luajtën një rol tepër destruktiv, përkundër përpjekjeve të panumërta të patriotëve Shqiptar, që ato t’i përdornin në shërbim të Kombit dhe Atdheut tonë, ato shërbyen më shumë qëllimeve pushtuese Osmane dhe atyre të fqinjëve sllav e grek. 

Me përfundimin e Luftës së I Botërore, në Traktatin e Versajës, Siria u kthy në Mandat Francez, kurse Iraku, Palestina dhe Transjordania u kthyen në Mandatin Britanik.3 Derisa edhe nën Mandatin Britanik, Hashemitët instaluan monarki në Transjordani dhe në Irak.4 Konventa  e Lidhjes së Kombeve, në nenin 22, parashihet krijimin e mandateve për kolonit dhe territoret të cilat ishin pushtuar dhe si pasojë e luftës kishte pushu sovraniteti i shteteve që formalisht i qeverisnin, e që njerëzit e të cilave nuk ishin ende të gatshëm që të qëndronin vetëm në kushtet e botës moderne, do aplikoheshin parimet për mirëqenie dhe zhvillim të tyre, e kjo do u besohej shteteve të civilizuara, që ta bënin këtë me mirëbesim.5 Në tipi A i mandateve, përfshinte kolonitë e Perandorisë Osmane, të cilat vlerësoheshin”…që kishin arritur stadin e zhvillimit ku ekzistenca e tyre si të pavarur mund përkohësisht të njihet por duke iu dhënë këshilla administrative dhe ndihmë nga Mandatori deri në kohën që ata janë të aftë të qëndrojnë vetë.”6 E që Mandate të Tipit A, për Siri dhe Liban kishte Franca, kurse Britania për Palestinë dhe Irak. 

Origjina e krijimit të flamurit të Revoltës Arabe dhe të arabëve të territorit izraelit të Palestinës 

Flamuri i sotëm që e përdorin arabët e Palestinës, ka sugjerime që është dizajnuar nga diplomati anglez Sir Mark Sykes, në përpjekje për të krijuar ndjenjën “Arabe” për të ushqyer revoltën, kundër Perandorisë Osmane më 1916-1918.7  Ky flamur për herë të parë u shpikë në vitin 1916, si flamur i Revoltës Arabe ose i Hexhazit.8 Kjo është theksuar edhe  nga biografi i Sykes më 1923, ashtu edhe nga Hussein ibn Ali al-Hashimi, i cili ia kishte thënë Woodrow Wilson-it që ky flamur simbolizonte sundimin Hashemit mbi botën Arabe.9 E që Sykes, për të sfiduar valvitjen e flamurit Francez në botën Arabe, ia paraqiti disa dizajne flamujsh Husseinit, i cili e zgjodhi këtë.10 

 

Figure 1. Flamujt e vendeve arabe, qe janë ndikuar nga flamuri i Revoltës Arabe. 

Revolta arabe ose ndryshe e njohur si Revolta e Madhe Arabe, e kishte flamurin e Hexhazit e që ishte flamur i përdorur edhe nga Hussein bin Ali dhe aleatët e tij, nacionalistët arab, gjatë kësaj revolte kundër Perandorisë Osmane gjatë Luftës së I Botërore, gjithashtu ishte flamuri i parë i Mbretërisë së Hexhazit. E që i njejti flamur më pas u bë edhe Jordanisë(1921), Palestinës(1922), Kuvajtit(1961), Emirateve të Bashkuara Arabe(1961), Saharasë Perëndimore (1976), Somalisë(1996),11 Sudanit, Sirisë,12 e që kishte ndikim edhe në shumë flamuj të shteteve të tjera arabe, si: Sirisë, Palestinës, Jordanit, Egjiptit, Irakut, Kuvajtit, Sudanit, Jemenit, Republikës Demokratike Arabëve të Saharës( Saharës Perëndimore) dhe Libisë.13 

Hashemitët arritën të sundonin në Hexhaz të Arabisë( pasi Arabia Saudite pushtoi Hexhazin 1924-1925), Jordani( mbetën në pushtet), Irak( deri më 1958, kur ndodhi grusht-shteti) dhe shkurt në Siri( pasiqë kjo pushoi së ekzistuari disa muaj më pas). Jordania si flamur të parë, kishte flamurin e njejtë të Revoltës Arabe, në vitet 1921-1928.14 Edhe Iraku e kishte tërësisht të njejtë flamurin me atë të Revoltës Arabe, prej 23 gusht 1921 deri më 10 korrik 1924.15 Edhe Republika Demokratike e Sudanit, më 20 maj 1970, adoptoi flamurin e ngjajshëm të Revoltës Arabe, deri më 1985,16 për të vazhduar më pas me të ngjajshëm flamur prej 1985 deri më 2019 nga Republika e Sudanit. Mbretëria arabe e Sirisë, kishte flamur të njejtë me flamurin e Revoltës Arabe, por që në trekëndëshin e kuq, kishte një yll 7 cepësh, e që ky flamur u përdorë prej 30 shtator 1918 deri më 8 mars 1920.17 

Mbretëria e Hexhazit, në vitet 1917 deri më 1920, e pati flamurin e njejtë me atë të Revoltës arabe, kurse nga viti 1920 e ndryshoi, duke ndërruar ngjyrën e gjelbër në vend të ngjyrës së bardhë-pra shpikën të njejtin flamur që sot e përdorin  arabët e territorit izraelit të Palestinës. Kurse pastaj Jordania  më 16 prill 1928 deri 1939, respektivisht si Transjordani deri më 17 qershor 1946, kur arriti pavarësinë e plotë. Mirëpo Transjordania më 1946, arriti pavarësinë e plotë.18Siç vërehet që flamuri i sotëm i Palestinës, është kopjuar  prej këtij flamuri, vetëm se në vend të yllit 7 cepësh është vendosur gjysmëhëna me kryqin katolik në krah, 10 vite më pas më 1938.  

Figure 2. Flamuri i Mbretërisë së Hexhazit 1920-1925 dhe  Jordanisë prej 16 prill 1928 deri 1938. 

Më 1958, si kundërpërgjegje ndaj bashkimit të Egjiptit dhe Sirisë në Republikën e Bashkuar Arabe, edhe dy mbretëritë Hashemite ajo e Irakut dhe Jordanit formuan Federatën Arabe.19 Federata Arabe, në nenin 7 të saj, theksonte që flamuri i tyre ishte flamuri i Revoltës Arabe, por që ky union zgjati për më pak se 6 muaj, shkaku i Revolucionit në Irak më 1958.20 

Gjithashtu Kuvajti kishte flamur të ngjajshëm. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që nga 2 dhjetor 1971, adoptuan flamur të ngjajshëm me atë të Revoltës Arabe.21 Edhe Republika Demokratike Arabe e Saharas( Saharasë Perëndimore), që nga 27 shkurt 1976, ka flamur të ngjajshëm me flamurin e Revoltës Arabe.22 Edhe Republika e Sudanit, që nga 20 maj 1970 ka flamur të ngjajshëm me flamurin e Revoltës Arabe.23  

Më: 11.11.2023 

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Nuk harrohen …!

0
Zekerija Idrizi, shkrimtar
___
Në jetën time gjithnjë kam bashkëvepruar me vëllezërit tanë shqiptarë të konfesionit kristian, të ritit katolik dhe ortodoks. Kurrën e kurrës nuk do t’i harroj takimet e ndejat e mia miqësore dhe vëllazërore me miqtë e mi katolikë: Ernest Lucajn, Mark Lekajn, Gjokë Nikollën, Shtjefën Përdedajn, Tomë Sokolin e të tjerë. Miku im, Ernesti (22 vjetë i burgosur politik në regjimin totalitar komunist të xhaxhait) vizitonte rregullisht tribunat e mia në xhami dhe kuvendonim me të me orë të tëra lidhur me ardhmërinë e Shqipërisë etnike. Marku, ndërkaq, kurrë nuk ndahej nga vëllezërit e vetë myslimanë nëpër kremta fetare. Ai tok me ne jepte rregullisht “fitrat” e Ramazanit dhe ka dhënë, njëherësh, kontribut të madh në çështjen kombëtare. Gjithashtu edhe vëllai ynë Shtjefni, ky njeri më i fisëm që kam takuar në jetë. Ai thjesht në asnjë aktivitet, i çfarëdolloji qoftë, nuk është ndarë nga vëllezërit e vet shqiptarë të konfesionit islamik, duke dhënë kështu një kontribut të madh në rrafshin kombëtar.
S’do të harroj kurrë pjesëmarrjen time në festën e “Krishtlindjes”, që qe organizuar në lokalet e klubit “Bajram Curri” në vitin 1998. Në telefonatën që më bëri kësokohe kryetari i shoqatës për kulturë, arsim dhe sport “Dituria”, Kadri Mulaj, për t’më ftuar në këtë festë kristiane, për habinë time më kërkoi ndjesë se mos vallë bënte farë mëkati që po më ftonte (si hoxhë) në një festë të tillë! I thash se nuk bënte kurrfarë mëkati dhe se me gjithë qejf do të merrja pjesë në atë festë. Në këtë manifestim mbajta një ligjëratë ku potencova me theks të veçantë vlerën e madhe që kanë në fenë islame dhe atë kristiane profeti Isa (Jezu Krishti) dhe e ëma e tij fisnike, Merjemeja (Shën Mëria). Në mënyrë të veçantë apelova tek të rinjt që të mos blasfemojnë, që të mos nëpërkëmbin autoritetin e tyre të pakontestueshëm moral dhe shpirtëror.
Në të këtilla festa kam marrë pjesë shumë herë edhe më herët në jetën time, sepse e ëma ime e ndjerë, Zarifeja (dada Zarë-sikundër e thërrisnin me pietet nipërit dhe mbesat) rrjedh nga fshati Debollde i komunës së Vitisë, e unë gjithnjë për të shkuar atje është dashur detyrimisht të kaloj mespërmes Binçës, kësaj qendreje madhore të katolicizmit në Kosovë. S’e kam lëshur asnjëherë rastin pa u futur brenda kishës së saj pitoreske, ku me orë të tëra, në një atmosferë jashtëzakonisht tolerante dhe vëllazërore, kam diskutuar me priftërit shqiptarë. Mandej rregullisht, qysh në vitet kur ndiqja mësimet në medresenë “Isa Beu” të Shkupit, kam vizituar edhe kishat monumentale të Letnicës dhe të Stubllës (në po këtë komunë), si edhe kishën impozante “Shën Pjetri” në Prishtinë, ku kam zhvilluar debate të numërta me imzot Dom Zef Gashin.
Një herë, edhe përkundër gjithë argumentimeve të mia që ia parashtrova një myslimani fanatik e të pabindur lidhur me sufizmin burimor islamik dhe me vëllezërit tanë shqiptarë sufijë e katolikë, më në fund i thash shkoqur: “I dua ata sepse thjesht jemi vëllezër të një atdheu, të një gjuhe dhe të një gjaku, kemi një Zot dhe, para së gjithash, (i thash zëshëm) i dua për inat të shkjeve! Kjo për arsye se shkjetë e përtejkarpateve gjithnjë janë munduar të fusin pykat e ndasisë, të përçarjes dhe të hasmërisë fetare në mes shqiptarëve”.
Në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare fenomeni i tolerancës fetare ndër shqiptarët do të bëhet tipar kombëtar dhe ndër hallkat e fuqishme në integrimin e ruajtjen e njësisë së kombit shqiptar në kushte të ekzistimit të dy feve. Këtë e konfirmon edhe rilindasi ynë, Pashko Vasa, i cili në veprën e tij “E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët“ ndër të tjerash thekson: “Ndërmjet shqiptarëve muslimanë dhe kristianë nuk ka pasur kurrë urrejtje të rrënjosura, as armiqësi shekullore. Ndryshimi në fe nuk ka qenë kurrë arsye që t’ i shtynte në ndarje; muslimanë e kristianë kanë jetuar gjithnjë në një rrafsh barazie, duke gëzuar të njejtat të drejta dhe duke përmbushur të njejtat detyra…”. Këtë, për më tepër, e kanë konfirmuar edhe studjues të huaj, njohës këta të botës shqiptare, si Edit Durham, Thomas W.Arnold, Hahn, Noel Malcolm etj.
Kjo është porosia e Hafiz Ibrahim Dalliut, këtij burri të madh shqiptar: “Ne shqiptarët, të cilës do fe qofshim, jemi që të gjithë vëllezër të një gjaku dhe të një vatani. Do të shkojmë mbarë e mirë, ashtu sikundër jemi duke shkuar, si vëllai me të vëllanë e vet dhe do të punojmë si prore së bashku për lulëzimin e atdheut tonë dhe, po që e kërkon nevoja, do ta mbrojmë atë me gjakun tonë“.
Ky është amaneti i Patër Anton Harapit, këtij apostulli të bashkimit politik shqiptar, sikundër me të drejtë do ta quaj historiani ynë, dr. Muhamet Pirraku,: “Intolerancë dogmatike. Tolerancë shoqërore qytetare dhe tolerancë shoqërore politike !“. Animin e njërit kundër fesë së tjetrit Patër Anton Harapi e quante “zekth i egoizmit“, sëmundje kjo të cilën ai e luftonte me shpirt: “…por fakti është ky, se ne jemi pra muslimanë, katolikë e ortodoksë, dhe si të tillë duam të rrojmë në një harmoni vëllazërore !“.
Dhe kjo, njëherazi, është detyrë madhore kombëtare për të gjitha gjeneratat shqiptare nga Mulla Idrizi i Gjilanit, këtij heroi shqiptar: “Kemi tri fe, por kemi një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell dhe, mbi të gjitha, një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut… !“
___
(Fragment nga libri im “Veprimtaria universale e imamit në kurbet”, Zekerija Idrizi, Shkup, 2017)

Ali Sefaj, kryesindikalisti i punëtorëve të shtetit, kërkon që nesër të mbushet stadiumin me flamuj palestinez

2

Prishtinë, 11 November 2023

Përfaqësues i Sindikatës së Shërbyesve Civilë, Ali Sefaj, ka ftuar që nesër të mbushet stadiumi me flamuj palestinez.

Sefaj në një postim në “Facebook”, ka shkruar se “nuk mund të këtë respekt për vrasësit e fëmijëve”.

“Nesër stadiumin Fadil Vokrri duhet me mbushë me flamuj palestinez ose me me lanë stadiumin zbrazet pa tifoz. Nuk mund te kenë respektin as mikëpritjen tonë vrasesit e 4000 fëmijëve në Gaza!

😡

“, shkroi ai.

Të dielën do të mbahet ndeshja Kosovë vs Izrael. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje e cila po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024 – fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor. Por, ajo ishte shtyrë shkaku i luftës në Lindjen e Mesme.

Pikërisht për shkak të luftës që po zhvillohet mes Izraelit dhe palestinezëve, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë.
Ja disa nga postimet e tij në fb:
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe mjekër
Selame nga xhumaja!❤️
***
Ps!
FB i tij është i mbushur me shënime për masakrat ndaj fëmijëve palestinezë, sipas tij, dhe asnjë fjalë për Hamasin që e sulmoj Izraelin me 5 mijë raketa në fillim dhe dhe përvrajen e civilëve izraelit në mesin e të cilëve edhe fëmijë. Nuk e përmend fare faktin se Hamasi, kjo organizatë terroriste, e ka në plan zhdukjen e shtetit të Izraelit.
Kësi kryesindikalist nuk duhet të ketë Kosova.
Ky nuk ka asnjë të drejtë që të bartë probleme të huaja në Kosovë e Shqiptari dhe të tregohet kaq i njëanshëm dhe provokativ me flamujt e shteti që nuk na njef në një ndeshje futbolli.
A i vëreni pasojat e identitetit fetar, kur thotë Selame nga xhumaja dhe kur në vend se të ketë qëndim të matur e të peshuar, thërret …:
“Nesër stadiumin Fadil Vokrri duhet me mbushë me flamuj palestinez ose me me lanë stadiumin zbrazet pa tifoz. (!) “

Policia e Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës, i kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes sportive “Kosova vs Izraeli”

1

Prishtinë, më 11 nëntor 2023

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes sportive “Kosova vs Izraeli”

Me datën 12.11.2023 në orën 20:45, në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri ” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja kualifikuese në kuadër të UEFA-s për kualifikime EURO2024, në mes të kombëtares së Kosovës dhe Izraelit, andaj përmes kësaj komunikate të përbashkët të PK-së dhe FFK-së, njoftohen mediat dhe opinioni i gjerë se:

Në organizim të kësaj ndeshje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për siguri në perimetrin e brendshëm.

Bazuar në bashkëpunim të ndërsjellë me FFK-në dhe të gjithë akterët relevantë, si dhe bazuar në informacionet dhe vlerësimet operacionale, është hartuar urdhri operativ policor i cili ka për qëllim:

· Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes,

· Shtimin e masave të sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike,

· Ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet,

· Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike,

· Shtimin e masave të sigurisë paraprake dhe kontrollimin e turmave eventuale para, gjatë dhe pas evenimentit sportiv si në perimetër të stadiumit e po ashtu sipas nevojës edhe në qytet, sheshe etj.

· Mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private.

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate Federata e Futbollit të Kosovës – Federatat e Sportit – Ministria e …

· Shtimi i masave të mbikëqyrjes dhe kontrollit të trafikut, me qëllim të rrjedhjes normale dhe sa më të mirë të pjesëmarrësve në trafik, përfshirë riorientimin e trafikut përgjatë kalimit të eskortave, ku do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit, andaj kërkohet mirëkuptim i plotë nga qytetarët.

· Rruga rreth stadiumit do të jetë e bllokuar për qarkullim të automjeteve, lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve.

· Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj.

Përveç tjerash përfshihen edhe rregullat për hyrje në stadium, andaj nga qytetarët/pjesëmarrësit në stadium që kanë siguruar bileta kërkohet që të kenë parasysh dhe t’iu përmbahen rregullave të parapara duke përfshirë:

· Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në orën 18:00, ku rekomandohet që ardhja në stadium të bëhet më herët, për shkak të shmangies së tollovive dhe krijimit të qasjes më të lehtë dhe të shpejtë në stadium.

· Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit.

· Veturat për qasje në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).

Ndërsa gjërat e palejuara përfshijnë:

· Mjetet piroteknike,

· Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,

· Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,

· Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,

· Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),

· Ombrella,

· Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,

· Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),

· Kamera profesionale dhe video kamera,

· Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.

Përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë në mes të Policisë së Kosovës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe akterëve tjerë, është paraparë ndërmarrja e këtyre masave të nevojshme, me qëllim të menaxhimit dhe mbarëvajtjes sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, e cila është interes nacional për vendin dhe sportin.

Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunim të vazhdueshëm, njëherit kërkohet që maksimalisht të respektojnë rregullat e parapara, në të kundërtën mund të jenë subjekt i ndëshkimit nga organet ligjore.

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi ia dhuron Shoqatës së Pensionistëve të Gjakovës mbi njëqind libra të tij

0

Shkrimtari dhe historiani i njohur Jusuf Buxhovi, sot në Gjakovë i dhuroi mbi njëqind vepra të tij të fushava etë ndryshme të opusit të gjerë krijimtar, libra nga fusha e letërsisë, romane, tregim e novela si dhe libra nga fusha e historiografisë shqiptare.

Shkrimtari dhe historiani i shquar Buxhovi, është i njohur në përmasën kombëtare për dhurimin e veprave të tija shkolave e tash edhe Qendrës së pensionistëve në qytetin e Gjakovës.

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, sot me pensionistë gjakovar, me rastin e dhurimit të mbi 100 veprave, qendrës së pensionistëve në Gjakovë. 11 Nëntor 2023.

Ndihem i lumtur me Zekeria Idrizin, Musa Lamallarin (Tim Shkupin), sidomos për shkupjanen Zana Ramadani, autoren e librave bestseller

0
Në foto shkrimtarja shkupjane që jeton në Gjermani, Zana Ramadani
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
SA ME AGRESIV ISLAMI, AQ ME E MADHE REZISTENCA (?)
___
Gjatë viteve 2005 deri kur u sëmura, në vitin 2013, kam qëndruar kryesisht në Makedoni, si korrespondent i gazetës ““Epoka e re”. Deri në nëntor 2004 nuk e kisha vizituar asnjëherë Makedoninë. Qysh në ditët e para u ballafaqofe me realitete tjetërfare, nga ato që më kishin terrorizuar deri atëherë, si paragjykime.
Në aspektin patriotik, kisha përvojë e përjetime të mira me bashkatdhetarët emigrantë nga Makedonia. Ta zëmë, afër Dyseldorfi, në qytetëzën Remscheid, bashkatdhetarë nga Malësia e Gostivarit, ishin organizua për të përkrah financiarisht veprimtarinë çlirimtare në Kosovë. Kishin bërë një listë me rreth 120 emra. Ata jepnin muaj për muaj minimum 100 DM. Por kishte prej tyre që ndihmonin më shumë. Atë rast ua rrëfeja bashkatdheatrëve nga Kosova, të cilat jepnin më pak ndihma e bënin shumë reklamim të zhurmshëm. Ndonjëherë e diskutonim: “pse ndihmat e bashatdhetarëve nga Gostivari janë më të mëdha se të këtyre nga Kosova?!” Edhe në Kopenhagë, ku shumica e bashkatdhatëve ishin nga Tetova me Rrethinë, dominonte patriotizëm aktiv, më voluminoz se në çdo metropol europian, ku kishte shumë mërgimtarë nga Kosova…
Prisja që në Tetovë me Rrethinë Islami politik imperialist është më voluminozi se në hapësirat tjera në Makedoni, Kosovë, Shqipëri. Surprizë mrekulluese: ishte më i vogli! Në Tetovë në vitin 2005 nuk pata pa asnjë femër të mbuluar me nikab e mbylime tjetërfare fundamentaliste islame. Nuk pata pa as mohamedanë me mjekërr përkatëse e pantolla tre çerekshe. Fatkeqësisht ndryshe ishte gjendja në Prishtinë, Prizren, Shkup, Kumanovë. Në ato qytete kishte më shumë se mjaftë myslimanë të shpërfytruar, me uniforma vehabiste e selfiste. Në Shkup, ana shqiptare, siç thuhet, kishte shumë, shumë, nga këta myslimanët e shpërfytyruar, ndoshta më shumë se në Prishtinë e në Prizren.
Gati harrova, cili ishte motivi që zura të shkruaj. Pikërisht nga shqiptarët e Shkupit janë dy ish-klerikë profesionistë mohamedanë (myslimanë), pra ish-imamë. Këta e kanë braktis praktikimin e Islamit, “tradicional” dhe këto variantët e politizuar. Quhen: Zekerija Idrizi dhe Musa Lamallari (Tim Shkupi)! Qershia mbi tortë është Shkupjana Zana Ramadani, e cila në Berlin dhe Gjermani është bërë star mediatik në luftimin e Islamit dhe tashmë është edhe autore e librave bestseller!
Po përmbahem nga rrëfimi i biografive të tyre, sepse mund të hulumtohen shpejt edhe nga profilet e tyre në FB por edhe me ndihmë të google, por për Zekerianë, Muasnë (Timin), e sidomos për Zanën, moti ndihem ekstra lumturuar që këta, shkupjanë pra, ia kanë dalë ta braktisin Islamin që predikon Mullah Shefqet Krasniqi e silloji i tij i shpifur!
RESPKT për këta protagonistë iluministë!

A janë fobitë apo “Allahu”, pasiguria e hoxhallarëve ?

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Paranoja dhe errësira gjithçka e tregon të unifikuar, kurse drita gjithçka e bënë të dallueshme.
A është islami filozofi apo dogmë e librave arabe?
Një pyetje për hoxhallarët:
“Është më të vërtetë i mundur takimi ndërmjetë hoxhëve dhe Zotit? Nëse po, pse liderët religjiozë të xhamive nuk e kanë mundur kurrë një gjë të tillë?
Zgjidhja e ides së dy minjëve. Do të filloj duke i kundërshtuar pohimet e serbit Mazllam Mazllamit me paranoj dhe Irfan Salihut me sindromin e fobisë, që dëgjohen shpesh në FcB duke sharë e ofenduar kombin shqiptarë. Mbi të gjitha duhet arrestuar, përderisa këta dy janë zakonishtë duke punuar për sektet e huaja ose jo të dëbohen nga Dardania?
Menjdemadhësia dhe ambicia e hoxhallarëve dhe imamëve nuk njohin kufij. Intersante është të shohësh çdo ditë si në përralla, por edhe në fantazinë e zjarrtë të ambiciozëve, synimi drejtë xhamisë në dëshirën për t’u bërë Perëndi. Në çdo hap shohim fetar mendjemëdhënj, të cilën ose veprojnë në atë mënyrë sikur janë të mpirë nga trutë dhe sikur janë perëndi, ose, të paktën, përfaqësues të plotëfuqishëm të Perëndisë në qiell ose i shprehin ëndërrat dhe dëshirat, për t’i plotësuar ato, është në gjendjë t’i bëjë vetëm Zoti. Kjo shfaqje, synonime që të jenë të ngjashëm me Zotin, janë shprehje ekstreme e prirjes që është e pranishme në të gjithë besimtarët, dhe në bazën e tyre dëshira për ta provokuar veten jashtë kufijve të individualitetit të tyre.
Shembull të një prirje të tillë në kohën tonë mund të gjejmë me shumicë. Një grup besimtarësh radikal e tru tharë, të cilët merren me lutje, me kërkime parapsikologjike, me telapati e të tillë a punë të lavdishme, përbëhet prej atyre që duan të bëhen diçka më shumë sesa njeriu i zakonshëm, prej atyre që duan të zotërojnë aftësi mbinjërëzore, që duan të dalin jashtë kufijve të hapsirës dhe të kohës dhe të bisedojnë me fantazmat dhe shpirtrat e të vdekurve.
Gjatë lutjeve të mëtejshme të kota ne zbulojmë se një pjesë jo e vogël e “shqiptarëve” priret të kërkojnë për vete vend në krahun e djathtë nga Zoti. Edhe ekzistojnë jo pak xhami e shkolla të errësirës, ideali i të cilave t’i ngjajnë Zotit. Me një fjalë, Zoti idashur, thjesht nuk ka se çfarë të bëjë tjetër, por vetëm të mirret me hallet e tyre dhe të mos ua ndajë sytë. Të një përulje të tillë fetare përmblidhet aq shumë herezi, saqë nëse do të ktheheshin kohërat e inkuizicionit, këta fanatikë fetarë, me sa duket, do të ishin të mbramët që do të futetshin në zjarrë.
Nëse hyni në një dhomë të tempullit në xhami ose në mejtepe, shpejt do të kuptoni se shumëçka – në shumë dhoma, pjesa më e madhe e saj – që mësohet aty, është histori e filozofisë të mashtrimit. Për krahasim, pak ose aspak nga ajo që mësohet në një dhomë të xhamive me të kaluarën e saj. Më shumë vëmendje i kushtohet jetës së “Zotit të Injoracës”, konteksteve dhe të kufizimeve të tyre mendore, sociale, fetare, kulturore në rrethanatë në të cilat ata u zhvilluan dhe edukimi në frymën e shenjtë, çfarë morën, çfarë pasojash kishin veprimet e tyre antishqiptare, e kështu me radhë.
Shumë intelektualë e filozofë të shquar janë të paknaqur me këtë model të diskutimit filozofik si luftim gladiatorësh. Atyre, të cilëve u mungon besimi në vetvete për të hyrë në arenë, caktohen në rolin jo-pasiv e përçarës, megjithatë vetë-besimi nuk ëshë i lidhur mendjenmprehtësinë.
Ideja që ligjerata e hoxhallarëve mund të jetë vetëm dogma të filozofisë fetare, është vetë-shkatërruese, sepse ajo vetë është një opsion filozofik kontravers, të cilin nuk kemi asnjë detyrim ta pranojmë. Feja nuk mbështetet nga shkenca. Vështirë se ndonjë nga “mendimtarët fetar” e studiuar në historinë e filozofosë fetare, siç janë ata që flasin e mashtrojnë në tempujtë e errësirës, të kenë shkruar vetë për historinë fetare.
Objektivi i tyre i hoxhallarëve, imamëve nuk interpretonin teoritë filozofëve të tjerë shkencor, apo madje vetëm ato të vetat, por të ndërtonin teori në radhë të parë, për shembull lidhur me mendjen e deformuar dhe me dogmat e kultrurës arabe, rrënjësisht të ndryshme nga teoritë shkencore.
Identifikimi i filozofisë me historinë e filozofisë islame është një qëndrim thellësisht jo-shkencor, sepse është jo-shkencor ndaj vetë dogmave të një historie fetare. Megjithëse studimi fetar së një problemi fillozofik (të tillë si vullnet i lirë) është një mënyrë e të studiuarit të këtij problemi, shumë mënyra e të studiuarit të problemit nuk janë mënyra të studimit të historisë fetare. Për fat të mirë, historia fetare nuk mund të studiohet dhe po studiohet pa asnjë ambicie fetare që të marrë kontrollin e të gjithë filozofisë fetare.
Ashtu si ateisti mund të endet me admirim dhe frikë nëpër një tempulli të madh fetar, manastiret ortodokse sllave apo në xhamit muslimane, ashtu edhe dikush mund të lexojë freskatë e mëdha të manastireve sllave apo shkronjat e mëdha arabe, ndërkohë që hedh poshtë teorit që ato shprehin si jo-shkencore.

Letra e Luigj Gurakuqit për La Stampa (Korrik, 1912) : “Revolta ushtarake turke nuk është gjë tjetër veçse pasojë dhe rezultat i kryengritjes sonë…”

0

Luigj Gurakuqi (1879 – 1925)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Nëntor 2023

 “La Stampa” ka botuar, të martën e 9 korrikut 1912, në ballinë, letrën ekskluzive të Luigj Gurakuqit mbi kryengritjen shqiptare dhe revoltën ushtarake turke, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kryengritja shqiptare dhe revolta ushtarake turke

Ballinë : La Stampa, e martë, 9 korrik 1912, ballinë

Ballinë : La Stampa, e martë, 9 korrik 1912, ballinë

Nga një agjitator shqiptar marrim letrën e mëposhtme, ku synimet dhe objektivat e lëvizjes shqiptare dhe të prononcimit ushtarak evidentohen me fakte : 

Rezerva (Heshtja) rigoroze, që na imponohet ne shqiptarëve nga ngjarjet e sotme, ndoshta vendimtare për fatin e atdheut tonë, si dhe frika se mos u jepet mundësia gazetave turke dhe miqve të tyre të hedhin akuza të reja dhe të vjellin bile më shumë kundër kryengritjes sonë, e nxitur, sipas tyre, nga të huajt dhe e mbështetur nga Italia, më bëri të hezitoja dhe të reflektoja disa herë përpara se t’i drejtohesha një gazete italiane dhe t’i lutesha Zotërisë Suaj, për pak hapësirë, midis rubrikave të periodikut autoritar (serioz), këtyre pak vëzhgimeve të mia për ngjarjet e rënda që kanë tronditur Turqinë ditët e fundit dhe kanë vënë në rrezik ekzistencën e saj. Por, duke e menduar më mirë, jam bindur gjithnjë e më shumë në idenë se çdo rezervë (heshtje) tashmë është e kotë, pasi askush nuk do të dojë më të besojë insinuatat e paturpshme turke dhe turkofile, veçanërisht në lidhje me nxitjen dhe mbështetjen e qeverisë italiane për kryengritje tonë; meqenëse tashmë është e njohur për të gjithë, dhe e dëshpëruar në disa raste nga ne shqiptarët, që Italia, e pa kënaqur me dëshirën për ta bërë vitin e kaluar, si i nderuari Cirmon, karabinieri turk, vazhdon të respektojë edhe këtë vit, jo një neutralitet të rreptë, por një qëndrim armiqësor ndaj nesh, duke arritur deri aty sa të na ndalojë kalimin e lirë nëpër territorin e saj.

*** 

Prandaj kanë thënë se, ndërkohë që qeveria turke përpiqet të kufizojë revoltën aktuale të ushtrisë në vetëm disa oficerë shqiptarë dhe përpiqet t’i japë asaj karakterin e një rasti sporadik dhe lokal, qarqet evropiane përkundrazi priren të besojnë se ajo është ekskluzivisht ushtarake dhe e pavarur nga kryengritja jonë. Epo, e përsëris, as njëri dhe as tjetri nga këto dy versione nuk është i vërtetë; sepse, në kundërshtim me atë që mendohet në qarqe të caktuara evropiane, ishin dhe janë pikërisht oficerët shqiptarë që dhanë sinjalin e revoltës dhe që agjituan kundër abuzimeve të Komitetit “Bashkim dhe Përparim” dhe kundër diktaturës së Mahmud Shefqet Pashës; Revolta me të vërtetë u përhap në Komitet dhe vazhdoi rastet e rebelimit taktik dhe të hapur në garnizonet e Ohrit, Dibrës, Elbasanit, Korçës, Shkodrës, Janinës, Delvinës, Gjirokastrës, Selanikut, Serrës, Dedeagaçit (Aleksandropolit), Konstandinopojës dhe Smirnës. 

E gjithë kjo, për mendimin tim, duhet të mjaftojë për t’i dhënë besim pohimit tim; por mund të shtoj gjithashtu, pa frikë se mos gaboj dhe kundërshtohem, se edhe sikur të mos kishte as edhe një shqiptar në mesin e oficerëve të trazirave, gjithmonë duhet menduar se kryengritja e tanishme, për arsye të ndryshme, nuk është gjë tjetër veçse pasoja dhe rezultat i kryengritjes sonë. Në fakt, oficerëve turq, për të vendosur një hap kaq të rëndë dhe për të ndërmarrë një veprim kaq të rrezikshëm, duhet domosdoshmërisht një bazë operacioni dhe mbi të gjitha duhet të jenë të sigurt se populli nuk do të jetë armiqësor ndaj tyre. Por ata nuk mund ta gjejnë këtë pikë mbështetjeje te kombësitë e tjera të Perandorisë; dhe aq më pak mund të mbështeten në simpatinë dhe ndihmën e popullatave turke fanatike dhe brutalizuese, të cilat nuk përbëjnë një bërthamë kompakte në asnjë provincë të Turqisë, por janë të shpërndarë andej-këtej pa mundur të përbëjnë kurrë një shumicë të fortë në asnjë pjesë. Dy grupet etnike më të forta, më të ndërgjegjshme dhe më të shkathëta në Perandori janë kombësitë shqiptare dhe arabe; por arabët e gjejnë veten shumë larg qendrës së aksionit, që është Turqia europiane, ndaj të vetëm shqiptarët mbeten mjeshtra të fushës dhe arbitra të situatës. Pra, asnjë iniciativë nuk mund të ndërmerret dhe asnjë ndryshim nuk mund të ndodhë në Turqi pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e shqiptarëve. 

As nuk dua që dikush të besojë se unë jam i pari që shpall këtë të vërtetë të thjeshtë dhe të padiskutueshme; ish-sulltan Abdul Hamidi, i cili favorizonte shqiptarët dhe mbështetej tek ata, e kishte perceptuar dhe njohur shumë mirë; e madje u detyrua ta pranonte e ta konfirmonte edhe vetë Mahmud Shefqet Pasha, i cili në një fjalim që mbajti, rreth një vit më parë, në Dhomën e Deputetëve, nuk ngurroi të deklaronte nga tribuna parlamentare se “Shqipëria nuk mund të jetojë (?) pa Turqinë, por që as Turqia nuk mund të ekzistojë pa Shqipërinë!”. Më shumë se kushdo, për këtë janë të bindur tiranët e vegjël të Komitetit “Bashkim dhe Përparim”; dhe pikërisht për këtë dekretuan shkatërrimin e kombësisë sonë, si të vetmen pengesë për lakminë dhe ambicien e tyre; dhe pikërisht për këtë arsye prej katër vitesh përdorin terrorizmin më brutal dhe kryejnë lloj-lloj eksesesh e dhune ndaj nesh për të na kthyer në Turqi dhe më pas na kanë si instrumente të lehta në duart e tyre. Do të shtoj, për ata që nuk e dinë, se nën kujdesin e të ashtuquajturës qeverisje kushtetuese, nën këtë formë të re tiranie më të poshtër dhe më të neveritshme se ajo e mëparshme, në Shqipëri u bënë katër ekspedita ushtarake, pas së cilave mizoritë më brutale dhe padrejtësitë më famëkeqe u kryen kundër popullit tonë dhe kundër kombësisë sonë. Në vitin 1909, Xhavit Pasha shkatërroi rajonin e Lumës; në vitin 1910, Shefqet Turgut Pasha marshoi kundër krahinës së Kosovës dhe e shkatërroi me zjarr e me top; në vitin 1911, vetë Turgut Pasha luftoi kundër Malësorëve dhe, nën goditjet e tij, shtëpitë e tyre u sheshuan dhe pyjet e të korrat e tyre u shkatërruan; dhe këtë vit, që shpresojmë të jetë i fundit, radhën e ka Ismail Fazil Pasha, i cili ka zëvendësuar gjeneralin Abdullah Pasha në Shqipëri, i cili nuk pranoi të marshojë kundër shqiptarëve, ashtu siç nuk pranon tani të marshojë nga Smirna kundër oficerëve rebelë. 

*** 

Cilido qoftë qëllimi përfundimtar i revoltës së tanishme ushtarake, kjo e vërtetë mbetet gjithmonë e pakundërshtueshme dhe vërtetohet deri në pikën e provës, domethënë, vetëm me shpresën e ndihmës dhe bashkëpunimit tonë oficerët osmanë guxuan të rebelohen dhe se është pas kryengritjes kërcënuese shqiptare që guxuan të ngriheshin kundër plotfuqishmërisë së Xhavitëve, Talatëve, Haxhi Adilëve, Nazimëve, Ejub Sabrive dhe kusarëve të tjerë të bandës së Selanikut! Dhe si një konfirmim tjetër i asaj që them, mjafton të përmend përsëri mënyrën se si ndodhi revolucioni tjetër ushtarak katër vjet më parë, pikërisht në këto ditë, që më pas na dha këtë lloj kushtetute. Edhe atëherë, si sot, revolta shpërtheu për herë të parë në Manastir, edhe atëherë, si sot, u pasua nga simpatia dhe bashkëpunimi pak a shumë i drejtpërdrejtë e aktiv i oficerëve të garnizoneve të tjera; por vetëm në sajë të ndihmës së shqiptarëve kryengritësit triumfuan dhe fituan. Në ditët e para, tirani i vjetër i “Yldiz Kiosk” nuk ishte shumë i prekur dhe as nuk mendoi të dorëzohej; në të vërtetë ai kishte dërguar gjeneralin Shemsi Pasha në Manastir me urdhër të rreptë për të shtypur revoltën dhe për të ndëshkuar rebelët. Por ai nuk mundi më të rezistonte për asnjë çast dhe akordoj menjëherë kushtetutën kur njëzet e pesë mijë shqiptarë, të mbledhur në Ferizaj, kërcënuan se do të marshonin kundër Kostandinopojës. 

Me gjithë këtë, nuk dua të them se revolta e sotme ushtarake është një me revolucionin tonë dhe se të gjithë oficerët rebelë kanë simpati të sinqertë për lëvizjen tonë dhe mbështesin, siç është shkruar, të gjitha kërkesat tona kombëtare. 

Ndoshta shumë prej tyre u nxitën të ndiqnin në heshtje oficerët e mirë shqiptarë, jo vetëm me synimin për të përmbysur Komitetin lakmitar, që e solli perandorinë në buzë të greminës, por edhe, e ndoshta më shumë, për të shmangur, me një ndryshim politik, rrezikun kërcënues shqiptar, siç kishte bërë katër vjet më parë, për të penguar zbatimin e programit të Revalit. Mund të ndodhë edhe që ata, në fund të fundit, të jenë të gatshëm të na shpërblejnë me të njëjtën mosmirënjohje të zezë me të cilën na shpërbleu Komiteti “Bashkim dhe Përparim” dhe të ndjekin gjurmët e tij në sjelljen e tyre ndaj shqiptarëve; por e gjitha kjo për ne ka pak rëndësi. Ne jemi të kënaqur me revoltën ushtarake, sepse ajo u zhvillua kundër armikut të përbashkët dhe do të përpiqemi ta mbështesim dhe ta ndihmojmë për aq kohë sa të na përshtatet; por këtë herë jemi të armatosur mirë kundër çdo lajke dhe nuk do të lejojmë më të bindemi e të joshemi nga premtimet e lehta; ne e gjejmë veten të aftë ta shfrytëzojmë situatën vetë dhe të mos e lëmë veten të shfrytëzohemi. Që nga viti i kaluar ne kemi hartuar programin tonë dhe nuk mund të ketë asnjë ndikim që mund të na bëjë të tërhiqemi nga kërkesat tona kombëtare, të formuluara në dymbëdhjetë artikujt e cituar nga Shkëlqesi e Tij Ismail Bej Qemal në intervistën dhënë korrespondentit të “Echo de Paris” në Londër, të cilën “La Stampa” e raportoi në numrin aktual të datës 3 të këtij muaji. 

Për t’iu dhënë një përgjigje adekuate atyre që akuzojnë luftëtarët tanë për pasiguri dhe inkoherencë dhe që akuzojnë revolucionin tonë për mungesë drejtimi dhe qëllimi të mirëpërcaktuar, unë theksoj për “dëshirat” tona se ato nuk janë formuluar në mbledhjen e fundit të liderëve shqiptarë në Junik, siç kanë shkruajtur disa gazeta; por datojnë në vitin e kaluar dhe vinin nga pena e zotërisë tim Ismail Bej Qemali. Ato gjenden në “memorandumet” e shqiptarëve, të njohura me emrin “Libri i Kuq” i të cilit po ju dërgoj një kopje, të cilën unë vetë e kisha miratuar vitin e kaluar nga asambleja e përgjithshme e krerëve shqiptarë të mbledhur në Gerçë me datë 23 qershor : dhe unë vetë, së bashku me katër delegatë të tjerë Malësorë, u paraqitëm, disa ditë më vonë, tek ministrat e jashtëm rezident në Cetinje. Ky “memorandum” u miratua qysh atëherë nga të gjithë liderët shqiptarë të Kosovës dhe tre javë më vonë u pranua edhe nga kryengritësit e Shqipërisë së Poshtme të mbledhur në Tepelenë, të cilët më pas ua paraqitën konsujve evropianë në Vlorë. Kuvendi i Junikut bëri thjesht disa ndryshime të vogla në formë për t’i dhënë kërkesave tona një karakter më të theksuar të autonomisë administrative : por ato mbeten gjithmonë të njëjta dhe tregojnë se ne po ndjekim një objektiv shumë të qartë dhe të vendosur dhe se po punojmë drejt zbatimit të tij pa paqartësi dhe pa hezitim. 

Për sa i përket situatës sonë të brendshme dhe kushteve të përgjithshme të politikës evropiane, ne nuk i shtyjmë pyetjet tona më tej dhe nuk e kemi të vështirë të vazhdojmë të jetojmë të bashkuar politikisht me Turqinë; por me një Turqi të drejtë, liberale, moderne, në të cilën populli shqiptar mund të zërë vendin që i takon, si shtylla e perandorisë në Evropë dhe se na njeh të drejtat tona kombëtare dhe na lë të qeverisim sipas zakoneve dhe traditave tona, ashtu siç e kërkojnë nevojat e popullit tonë dhe zhvillimi e përparimi i atdheut tonë. 

Duke u kujdesur për interesat tona, ne do të bëjmë çmos që të mos neglizhojmë as ato të Perandorisë, prandaj do të përpiqemi ta çlirojmë atë nga zgjedha tiranike e Komitetit “Bashkim dhe Përparim”, i cili e ka çuar atë në skajin e greminës; por…dashuria për Turqinë nuk mund të na bëjë të humbasim mendjen deri në atë pikë sa të na detyrojë të shikojmë rrënimin e saj si spektatorë apatikë, me rrezikun që të mbetemi të varrosur nën rrënoja. Ne gjithmonë kemi treguar dhe do ta tregojmë sërish me fakte se nuk kemi qëllime të këqija kundër integritetit të Turqisë; përkundrazi, ne jemi të gatshëm t’i japim të gjitha përpjekjet tona për riorganizimin dhe përparimin e saj; por nëse ajo tashmë është duke menduar për vetëvrasjen dhe duke bërë gjithçka që mundet për të shpejtuar fundin e saj dhe për t’u larguar nga bota evropiane, duhet të dihet se ne nuk kemi dëshirë ta ndjekim atë në varrin aziatik. 

Kjo është arsyeja pse ne e ndiejmë detyrën të përgatitemi për një eventualitet të tillë: dhe nëse realizohet një ditë, pavarësisht përpjekjeve tona për ta shmangur atë, ne do të jemi në gjendje t’i bëjmë Mahmud Shefqet Pashës të kuptojë se Shqipëria mund t’ia dalë vetë dhe mund të jetojë edhe pa Turqinë. 

Luigj Gurakuqi