Kreu Blog Faqe 938

Dhuna verbale 

0

Nga: Lis Bukuroca

“Shumë më shpesh sesa mendojmë, fjalët përdoren si armë për të lënduar dhe për të ushtruar kontroll mbi një njeri tjetër.”  Mattia Furia 

E përktheva vështrim e mëposhtëm nga italishtja. Dhuna që shkaktohet me fjalë është përshkruar shkurt dhe shumë bukur. Dhuna verbale shqip është dhunë foljore, ose dhunë e shprehur me fjalë. 

Një njeri shkruan, kritikon, qorton dhe shan dikë me: rrugaç, idiot, tru-shpëlarë, maskara, tradhtar, kazan, agjent, spiun, derr, i palexuar, etj., dhe është i bindur se po vepron drejtë.  

Shumë shpesh, tepër shpesh e luftojnë një qëndrim të padrejtë me një padrejtësi edhe më të madhe. Dhe, sjellës së vet i falin licencën morale, por tek tjetri, ia mohojnë atë. Ata një sharje e luftojnë me një sharje më të madhe, një kërcënim me një kërcënim më të madh e kështu me radhë. E bëjnë shpesh edhe të ashtuquajturit, apo të vetëquajturit intelektualë, që duhet të shërbejnë si shëmbëlltyra në shoqëri. Dhunën verbale tek ne e ushtrojnë më së shumti dhe më së shpeshti politikanët, pasojnë analistët dhe arsimtarët. Madje edhe klerikët. 

Pse e përdorim dhunën verbale? Sepse në kushte të tilla jemi rritur dhe edukuar. Çdo sharje tregon sesi na kanë sharë neve në fëmijëri. Çdo piskamë tregon sesi na kanë zvogëluar dhe poshtëruar neve në shtëpi e shkollë. Çdo kërcënim që bëjmë tregon sesi na kanë trajtuar neve. Çdo sharja dëshmon se si na kanë zhbërë neve dinjitetin kur ishim më pak të fuqishëm. Sharja dhe përbuzja mësohen në shtëpi, në shkollë, në Kuvend, në televizor dhe nëpër intervista. Gati kudo e bëjnë njerëzit që e quajnë veten intelektualë! E mira dhe e liga mësohen në shtëpi, pastaj edhe në shkollë dhe shoqëri. 

Ne me ato epitete, sharje, nuk e përkufizojmë tjetrin, por tregojmë vetëm sesi ndihemi në atë çast. Arsyeja? Një njeri që nuk ka parë kurrë derra, që nuk i njeh ata, që nuk është sharë vetë ashtu, nuk di të shajë me atë fjalë ose e bën tepër rrallë. Nuk mund t’i gjejë kuptimin, asociacionin dhe peshën rrënuese, sepse atë degradim nuk e ka përjetuar vetë. Ofenduesi tregon se në fëmijëri është abuzuar nga prindërit ose nga rrethi. Ai përdor atë sharje, sepse atij i dhemb më së shumti kur ajo shprehet kundër tij. 

Ja fjalori i dhunës verbale që përdor Edi Ramës: “Kazan, derra, zuzarë, Kadrinj, hipokritë, parazitë, gënjeshtarë, dembel, armiq, të palexuar, qen, idiotë, kokëbosh të pirë, injorant, të paditur” etj. [1] 

“Dhe kështu rrinë gojëkyçur para një populisti të ndyrë që ka marrë urën e zjarrit dhe ndarjes në dorë në emër të “bashkimit”. [2] Baton haxhiu 

Menduh Thaçi: “Tani kemi një situatë ku një kryekriminel, bandit, rrugaç i ligës parë është kryetari i Bashkësisë Fetare Islame…” Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare. [3] 

Në internet gjendet shumë dhunë verbale e shprehur nëpër video apo gazeta, gati nga të gjithë  politikanët, gati nga të gjithë analistët e gazetarët dhe gati nga të gjithë poetët e shkrimtarët. Ju kujtohet akademiku Kujtim Shala dhe sharja e tij ndaj Kurtit: “Phuu të qifsha tradhtarin e nanës…”? [4]  

Nuk po citohen edhe të të tjerët sepse janë shumë, tepër shumë, por kampion duhet të jenë Edi Rama dhe Sali Berisha. Njëri i pari, tjetri i dyti. Këta që u cituan, u sollën vetëm për ilustrim, por nuk janë të vetmit. Ata janë vetëm maja e ajsbergut, që u zbuluan pas disa klikimeve. 

Ky përkthim nga italishtja nuk ka ndërmend të përul ata më lartë, por vetëm të vejë gishtin në një çrregullim shoqëror; për të nënvizuar një anomali që gati po konsiderohet normale. Ajo dhunë verbale publike po shkatërron edukatën e fëmijëve. Ajo jo vetëm se po konsiderohet normale, por edhe shumë prej tyre po krenohen me sjelljet asociale: madje as nuk skuqen,  as nuk pendohen, as nuk kërkojnë ndjesë! Intelektualë! 

Këtu e më poshtë fjalën e ka Mattia Furia, specialist i psikoterapisë kognitive: 

Dhuna verbale: si të kuptohet dhe si të dilet prej saj 

Cilat janë shenjat e abuzimit [5] dhe pasojat e asaj dhune në jetën tonë 

Dhuna nuk është gjithmonë fizike. Shumë më shpesh sesa mendojmë, fjalët përdoren si armë për të lënduar dhe për të ushtruar kontroll mbi një njeri tjetër. Dhuna verbale është një lloj abuzimi emocional që bazohet në fjalë, qoftë të thëna, qoftë të shkruara, dhe mund të përfshijë edhe gjestet apo mimikën. Këto sulme jo-fizike mund të shkaktojnë shqetësime të mëdha emocionale, prandaj është e rëndësishme të njihen shenjat tipike të këtij abuzimi. 

Shenjat e dhunës verbale 

Nuk është e lehtë të dallohen ato. Shumë sjellje verbale të dhunshme, të tilla si të bërtiturit ose ngacmimi i një personi me epitete fyese, përbuzëse, historikisht janë nënvlerësuar dhe janë bërë normale. Kur një viktimë e dhunës verbale flet për vuajtjet, shpesh i thuhet se po e tepron. Nëse marrëdhënia jonë me dikë në jetën tonë na bën të ndihemi me ankth ose jo mirë, veçanërisht për shkak të fjalëve që përdor kundër nesh, e mundur se po përjetojmë abuzim verbal. Le t’i zbulojmë se cilat janë ato. 

Fyerjet 

Fyerja ose përdorimi i tepërt i epiteteve fyese janë shembuj të dhunës verbale. (Pis, gomar, derr, kurvë, idiot, lavire, shtrigë etj. nënvizimi i përkthyesit). Nëse i kemi kërkuar dikujt të mos na quajë me një fjalë të caktuar dhe jemi shpërfillur, atëherë ai njeri po ushtron dhunë ndaj nesh, pavarësisht se çfarë fjale përdor. 

Të kritikuarit dhe të gjykuarit 

Kritika mund të jetë konstruktive, por gjithashtu mund të dëmtojë vetëvlerësimin tonë. Nëse një person na gjykon dhe na kritikon pandërprerë, ai po përdor dhunë ndaj nesh. Nuk kemi pse ta përligjim edhe nëse na thotë se e bën për të mirën tonë, se donte të ishte i sinqertë apo se thjesht kishte bërë shaka. (Ndoshta ju kujtohet një epokë kur dhuna fizike që ushtrohej, thuhej se po bëhej për të mirën viktimës, pra, ata mendonin se po ndreqnin diçka duke e  duke e dëmtuar L.B)  

Poshtërimi 

Është shumë normale për ata që ushtrojnë dhunë verbale të përdorin gjuhë degraduese dhe poshtëruese për të goditur vetëvlerësimin e viktimës. Qëllimi i tyre është të na bëjnë të varur prej tyre: sa më shumë që arrijnë të na bëjnë të ndihemi të padobishëm ose të turpërohemi nga vetvetja, aq më shumë ndiejmë se kemi nevojë për ta. Poshtërimi i dikujt përfshin qortimin për një gabim para njerëzve tjerë, duke e bërë të ndihet keq kur është i vet, ose përhapja e thashethemeve për të dëmtuar qëllimisht imazhin e tij. 

Kërcënimi  

Një kërcënim nuk nënkupton domosdoshmërisht një veprim fizik; fjalët mund të jenë më se të mjaftueshme për të na e futur frikën nga pasojat, fizike apo të tjera. Shefi që kërcënon se do të na pushojë nga puna, partneri/ja që kërcënon se do të na lërë, ose na turpëron para miqve tanë, janë të gjitha shembuj të abuzimit verbal. Kërcënimet mund të përdoren edhe për të na manipuluar që të veprojmë në një mënyrë të caktuar. 

Bërtitja 

Pothuajse të gjithë prindërit u kanë bërtitur fëmijëve të tyre në një çast të jetës së tyre. Megjithëse qortimi është i zakonshëm, nëse është i tepruar ose ndodh rregullisht, mund të përbëjë një formë dhune. Përveçse janë një formë shantazhi [6], ulërimat dhe bërtitja kontribuojnë në krijimin e një mjedisi kaotik që shkakton një gjendje të përhershme ankthi. 

Gaslighting [7] 

Një njeri i dhunshëm gjithashtu mund të mistifikojë ose të gënjejë për disa ngjarje të së kaluarës për të na detyruar të vejmë në dyshim kujtesën tonë. Kjo është ajo që quhet “Gaslighting”.  Me kalimin e kohës, kjo mund të na bëjë të dyshojmë në gjykimin tonë apo madje edhe të na bëjë të ndihemi të çmendur. Nëse dikush që njohim vazhdon të na thotë fraza si “po gënjen”, “ke keqkuptuar”, “nuk të kujtohet mirë“, ka të ngjarë të jemi viktima të “gaslighting.” 

Manipulimi 

Dhuna verbale mund të përfshijë gjithashtu manipulimin, ose përdorimin e gjuhës që na shtyn të bëjmë gjëra që na bëjnë të ndihemi keq. Të ndikohet dikush që të ndihet fajtor është një formë manipulimi, siç është taktika e heshtjes. Manipuluesi madje mund të shkojë aq larg, sa të na fajësojë për gabimet e veta. 

Dhuna verbale: ku ndodh? 

Çdo marrëdhënie, qoftë familjare, profesionale apo romantike, mund të jetë konteksti i dhunës verbale. Le ta shohim në detaje. 

Në çift 

Çdo lloj abuzimi, madje edhe abuzimi narcisist, mund të ndodhë brenda një çifti dhe dhuna verbale nuk bën përjashtim. Një partner/e i dhunshëm është shpesh magjepsës dhe i përzemërt në fillim të marrëdhënies; agresivitetin e tij fillon ta shfaqë me ofendime, kërcënime dhe piskama më vonë, me vazhdimin e lidhjes së tyre. Nëse vazhdimisht ndihemi sikur duhet të ecim mbi vezë në prani të partnerit tonë, ndoshta nuk do të luftojmë të njohim shenjat e dhunës verbale brenda marrëdhënies sonë. 

Ne vendin e punës 

Sipas disa studimeve, rreth 1 në 5 veta kanë përjetuar dhunë verbale në vendin e punës. Ai përfshin ngacmimin “bullismin”, kritika të ashpra për punën, ngacmimet, poshtërimin publik. Ky abuzim mendor mund të ushtrohet si nga eprorët ashtu edhe nga kolegët. 

Në familje 

Ashtu si dhuna verbale mund të jetë një mjet kontrolli brenda një çifti, ashtu mund të jetë edhe në një familje. Prindërit që përdorin dhunë verbale bërtasin, nënshtrojnë, ose manipulojnë fëmijët e tyre që të sillen në një mënyrë të caktuar. Sipas disa studimeve, deri në 63% e fëmijëve kanë pësuar dhunë verbale në shtëpi. Duke qenë një abuzim emocional dhe psikologjik, ai mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve mendore gjatë adoleshencës. Dhuna verbale nuk është ekskluzive për prindërit; gjyshërit, vëllezërit e motrat ose anëtarët e tjerë të familjes mund ta praktikojnë gjithashtu. Këto sjellje zakonisht fillojnë kur viktima është fëmijë dhe mund të vazhdojnë deri në moshën madhore. 

Mes shokëve 

Disa miqësi mund të jenë stresuese, të lëndojnë ose të na konsumojnë. Një shok që përdor dhunë verbale ndaj nesh përpiqet të na komandojë ose të na izolojë nga të tjerët. Ai madje mund të pretendojë se është i vetmi person që është i sinqertë me ne ose që është në gjendje të na durojë. 

Cilat janë efektet e dhunës verbale? 

Njohja e shenjave të abuzimit është e rëndësishme, por është e rëndësishme edhe të kuptuarit e ndikimit që ai ka në jetën tonë. Efektet afatshkurtra dhe afatgjata të dhunës verbale përfshijnë: 

Vetëvlerësimin e ulët 

Fyerjet, poshtërimi dhe forma të tjera të abuzimit verbal mund të shkatërrojnë vetëvlerësimin tonë. Ai që është viktimë i këtij lloj abuzimi shpesh ndihet i padobishëm, i pavlerë ose ndihet sikur nuk mund të bëjë asgjë kundër dhunuesit të vet. 

Ankthi 

Abuzimi verbal shpesh krijon huti dhe është i vështirë për t’u parashikuar. Viktimat mund të ndihen të frikësuar ose në ankth sepse edhe njerëzit e tjerë, përveç dhunuesit të tyre, mund t’i lëndojnë në të njëjtën mënyrë. 

Depresioni 

Disa studime kanë dëshmuar se dhuna verbale është një faktor i rëndësishëm, që shkakton depresionin. Shumë viktima ndihen të trishtuara, të pafuqishme dhe luftojnë kundër një ndjenje zbrazëtie në vazhdim të atij lloji të abuzimit emocional. 

Izolim social 

Zakonisht ata që përdorin dhunë verbale i izolojnë viktimat, duke i larguar nga ata që mund t’u ofrojnë ndihmë dhe mbështetje. Edhe pas daljes nga një marrëdhënie abuzive, viktimës mund t’i mungojë forca për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe mund të vazhdojë të ndihet e vetmuar dhe e refuzuar. 

Pafuqia fizike 

Abuzimi verbal mund të ketë një ndikim negativ edhe në shëndetin e trupit tonë. Stresi kronik që ata sjellin mund të shkaktojë pagjumësi, therje dhe lloje të ndryshme dhembjesh, dhimbje koke dhe çrregullime të tjera psikosomatike. 

Çfarë duhet të bëjmë nëse jemi viktima të dhunës verbale? 

Gjëja e parë që duhet bërë kur merret vendimi në udhëtimin vetjak të shërimit nga abuzimi emocional është parandalimi i përsëritjes së dhunës. Nëse kemi kuptuar shenjat e abuzimit në jetën tonë, të përpiqemi për t’u vendosur kufirin. Duhet t’ia bëjmë të qartë dhunuesit, agresorit, se mënyra se si na trajton është e papranueshme dhe se nuk do ta durojmë më.  

Nëse është e mundur, të përpiqemi të kalojmë sa më pak kohë së bashku ose ta largojmë atë nga jeta jonë. E lehtë të thuhet, por shpesh mund të jetë shumë e vështirë për t’u bërë. Nëse ndihemi të paaftë për të vendosur kufij vetë, duhet të kërkojmë ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor. Një psikolog mund të na ndihmojë të përpunojmë traumën që kemi pësuar.  

Hva gjør du hvis ditt barn blir mobbet?

Edhe pse abuzimi emocional mund të shkaktojë dëme serioze që mund të zgjasin, terapia mund të na ndihmojë të rindërtojmë vetëvlerësimin tonë dhe të rifitojmë kontrollin e jetës sonë. 

[1] https://sot.com.al/aktualitet/derra-zuzare-kazan-kadrinj-edi-rama-kopje-e-shemtuar-e-sali-berishes–i579647 

[2] https://albanianpost.com/kompleksimi-i-opozites-kosovare-nga-nje-populist/ 

[3] https://www.infoshqip.com/menduh-thaci-ju-kerkoj-falje-pse-e-vendosa-kriminelin-sulejman-rexhepi-ne-krye-te-bfi-se/ 

[5] ABUZIM m. 1. shih SHPËRDORIM,~I. Zbuloj (dënoj) abuzimet. Bënin abuzime. 2. Përdorimi jashtë mase i pijeve a i barnave, teprim në të ngrënë etj. Bën abuzim. 

[6] Shantazh: Shtrëngim që i bëhet dikujt për të plotësuar një kërkesë të papranueshme prej tij, duke e kërcënuar se do të zbulohet një e fshehtë që e dëmton, se do të rrezikohet ai vetë a një i afërm i tij etj.; frikësim që i bëhet dikujt për ta mposhtur, për ta përkulur dhe për ta detyruar të veprojë në dobi të një tjetri; 

[7] Gaslighting: “ndriçimi i gazit”, ose manipulimi psikologjik malinj, është një formë e manipulimit psikologjik të dhunshëm dhe delikate në të cilën viktimës i paraqitet informacion i rremë me qëllimin për ta bërë atë të dyshojë në kujtesën dhe perceptimin e tij. Kështu viktima nuk mund më të dallojë në mes të vërtetës dhe iluzionit, përfytyrimit të shtrembëruar. Mund të jetë gjithashtu thjesht mohimi i autorit se incidentet kanë ndodhur ndonjëherë, ose mund të jetë inskenim i ngjarjeve të çuditshme me qëllimin për të çorientuar viktimën. “Gaslighting” është një fjalë që përdoret në gjuhën e folur, por termi është përdorur edhe në literaturën klinike… 

Dialogu pas zgjedhjeve në Serbi  

0


Nail Draga, Ulqin 

Diskursi politik 

Për të fituar në kohë ne lidhje me dialogun ne mes Kosovës e Serbisë presidenti serb A.Vuçiq për datën 17 dhjetor ka caktuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Një veprim i tillë ka qenë i imponuar sepse ditë më parë   diplomatët euro-amerikanë ia bënë të qartë se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit e nënkupton njohjen de-facto të Kosovës. Pikërisht në rrethanat e tilla dialogu ne mes Kosovës e Serbisë do mbetet nën hije te paktën për disa muaj,  ku rrethanat politike janë në favor të Kosovës  andaj këtë moment duhet shfrytëzuar maksimalisht. 

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  me datën 17 dhjetor nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq, praqet sfiden e tij momentale ndaj diplomatëve perëndimorë  të cilët në muajin e fundit janë angazhuar për normalizimin  e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë. 

Ishte ky një veprim taktik  i tij qe nuk paraqet befasi, sepse  ai vazhdon kursin politik nga koha e S.Millosheviqit, ndonëse tenton të paraqitet si i moderuar ndaj diplomatëve perëndimorë.  Mediat kanë njoftuar se ai iu është  drejtuar serbëve duke theksuar se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. 

“Në çdo fushatë elektorale dëgjoni lloj-lloj gjërash. Tash e kanë shpikur se jam gati ta nënshkruaj pavarësinë e Kosovës sapo të kalojnë zgjedhjet. Dua që ju, popull i Serbisë, ta dini se kjo është një gënjeshtër famëkeqe. Dhe si një njeri i nderuar, por jo vetëm kaq, por si një njeri që e respekton Kushtetutën e vendit të tij, ligjet e vendit të tij dhe që e do popullin e tij në Kosovë e Metohi më shumë se çdo gjë – do t’i përmbahem gjithmonë germës së ligjit”, ka thënë Vuçiqi. 

Për të përfituar pikë politike në fushatën parazgjedhore këtë deklaratë Vuçiqi e ka bërë disa ditë pasi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursyla von Der Leyen, theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është de facto njohje e shtetit të Kosovës. 

Nuk ka dilemë  se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi i mundësojnë Vuçiqit të përfitojë në kohë, duke iu shmangur presionit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.  

Përforcimi i ndërmjetësuesve 

Ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku depërtuan grupe të serbëve të armatosur me qasje terroriste me qellim final aneksimin e kësaj pjese të Kosovës, dëshmuan edhe dështimin e dialogut në mes Kosovës e Serbisë, përkatësisht të ndërmjetësve ndërkombëtar(Borell-Lajçak). Andaj, për të fituar në peshë dhe seriozitet në Bruksel me 26 tetor u mbajt një takim i nivelit të lartë, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. 

Takimi i mbajtur në Bruksel me 26 tetor ku përveç ndërmjetëseve ndërkombëtar, Borell e Lajçak kanë marrë pjesë edhe presidenti francez Macron, kryeministrja e Italisë Meloni dhe kancelari gjerman Sholz, të cilët kanë dalur  me një plan të ri për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë. Me të nënkuptohet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, dokument të cilin kryeministri Albin Kurti pranoi ta nënshkruajë, krahas Marrëveshjes bazë dhe aneksit. Por Vuçiqi refuzoi, duke kërkuar riformulimin e neneve të para të marrëveshjes që e obligojnë atë t’ia njohë Kosovës dokumentet shtetërore dhe të mos e pengojë në anëtarësimin në OKB. 

Një veprim i tillë dëshmon qartë se  presidenti serb A.Vuçiqi nuk është i interesuar për të arritur një marrëveshje ne mes Kosovës dhe Serbisë, por ai dëshiron të përfitojë në kohë, duke gjetur arsyetime të ndryshme. Një qendrim i tillë jo kooperues tash është transparent dhe i qartë edhe për përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët ishin pjesëmarrës në takimin e Brukselit.  

Raportimi në kuvend  

Për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri Albin Kurti me 3 nëntor ka raportuar para deputetëve të Kosovës. Ai ka thënë se në dy vjet qeveri është arritur një marrëveshje që përfshin njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. Ka theksuar se draftpropozimi i pesë emisarëve është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës. 

“Dialogu ka nisur më 2011 një dekadë solli një sërë dokumentesh po ajo që veçohet është ajo për asociacionin të cilën mes kundërshtimesh të mëdha nga LVV e pati kaluar ky kuvend. Për ne suksesi demokratik kontribuon edhe integrimi i veriut. Sundimi i ligjit na ka sjelle shpesh përballë kriminelëve por ai do të vazhdojë ky është dallim i madh me më herët. Marrëveshja siç edhe është thënë është për njohje de facto. Kemi arritur vetëm një marrëveshje qe sjell njohjen defacto dhe ky është rezultati i dy vjetëve dialog. Marrëveshja bazike dhe aneksi e ka njohjen defacto nga Serbia. Vetëm një nen ndërlidhet me trashëgiminë e dialogut. Pa nenin 7 do të përfundonim vetëm në nenin 10 për marrëveshjet e kaluara. Në ketë drejtim në tetor kemi pritur 5 emisarët që sollën një plan për ecjen përpara që përfshin dhe një propozim për nenin 7-10 të marrëveshjes. Draftpropozimi është sjellë duke u shkruar me kujdes me germën e Kushtetutës. Draft propozimi parasheh që do të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë ai. 

Kurti ka deklaruar se ka ofruar ta nënshkruajë marrëveshjen bazë të 27 shkurtit, por se presidenti serb ka refuzuar.“Para krerëve evropianë ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të 27 shkurtit me gjithë aneksin zbatues të Ohrit të 18 marsit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10, pra për idenë e vetëmenaxhimit. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim e për rrjedhojë zbatim, por pranimi do të thotë nënshkrim e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim”. 

Po ashtu ka theksuar se “Drafti e bën të qartë që çfarëdo ndryshimi i statutit bëhet vetëm pasi të jetë pajtuar Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal dhe t’i ketë dhënë aktgjykim lejues Kushtetuesja. Kjo e përmbys atë që e bënin marrëveshjet e viteve 2013 e 2015”, është shprehur Kurti. 

Nënshkrimi refuzohet nga Serbia 

Para deputetëve, ai ka thënë se nuk e kupton pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i gatshëm ta nënshkruaj Asociacionin me dy ish-kryeministra të Kosovës, e nuk po është i gatshëm ta nënshkruajë me të. “Unë nuk e kuptoj presidentin e Serbisë që ka qenë i gatshëm të nënshkruaj Asociacionin me dy kryeministra të Kosovës pse nuk e bën të njëjtin gjë tash me mua. Serbia ose ta pranojë nënshkrimin ose të pranojë që nuk është e interesuar për një Asociacion. Më 26 tetor ka treguar se nuk është e interesuar për një Asociacion”, ka theksuar Kurti. Ndërsa duke iu përgjigjur kritikave në lidhje me këtë çështje nga ana e opozitës(PDK, LDK, AAK) ai ka theksuar se Vuçiqi “ ka nënshkruar edhe me LDK-në edhe me PDK-në, aman tregomëni qysh ia keni bërë ju që ai nënshkruante me juve. Me mua po ik s’po nënshkruan. Me dialogun e juaj ai ishte konstant, e në Kosovë mbaheshin zgjedhje, e tash ne jemi konstant e në Serbi mbahen zgjedhje”, është shprehur Kurti. 

Të shfrytëzohet momenti politik 

Ndërsa  në  sajë te rrethanave  aktuale pasi me 17 dhjetor ne Serbi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk ka dilemë se   dialogu ne mes Kosovës e Serbisë do mbetet nën hije te paktën për disa muaj,  por momenti politik është në favor të Kosovës  andaj duhet shfrytëzuar maksimalisht. Nga ana tjetër i mbetet BE-së të planifikoj ecurin e metutjeshme të dialogut, për nga forma dhe përmbajtja, me formatin përkatës apo me përforcues të tjerë për të qenë i pranueshëm  për të dy palët. Çdo veprim tjetër nuk është zgjidhje por është në favor të Serbisë e cila vazhdon të mbesë  faktori destabilizues në Ballkan. 

Pse shqiptarët i ikun origjinës dhe lashtësisë së vetë?!

0

Agim Bajrami, Prishtinë 

Presidenti francez kur vizitoj herën e fundit Tiranën ,e tha qartë, ” ju shqiptarë jeni populli më i vjetër dhe krijuesit dhe frymëzues të kontinentit evropian pasardhës të etnisë pellezgo-iliro”.

Pastaj disa herë papa i Vatikanit e ka thënë se shqiptarët janë dhënës të civilizimit të krishtërimit botëror.Madje, shën Pali e gjithë shtjellimin biblik dhe predikimin e lajmit të mirë të krishtit e ka shtrirë tek shqiptarët dhe trojet e tyre antike si në Maqedoninë antike dhe në Dardani sot e quajtur Kosovë.Studiuesit gjerman kanë dalur me konkluzionin shkencor se gjuha shqipe është një ndër gjuhët më të vjetra jo vetëm në Evropë por edhe nga lashtësia e krijimit të njeriut.

Dhe më të gjitha këto hulumtime ,dhe studime shkencore, për lashtësinë dhe origjinën e shqiptarëve nga më të lashtë të njerëzimit,është paradokse sikur shqiptarët i frikësohen konstatimit, se shqiptarët janë djepi i civilizimit botëror,ku edhe duhet të mburren për këtë konstatim shkencor e gjenetik.

Ka shumë kundërshtar të cilët e predikojnë islamin tek shqiptarët,që edhe e kundërshtojnë origjinën, lashtësinë si dhe civilizimin e shqiptarëve, duke u përpjekur ,që shqiptarët ti paraqesin ” si popull pa identitet apo me identitet arab ” .

Këto përpjekje , të paraqitjes së shqiptarëve si jo autokton, rrënjet e tyre i gjejnë te gënjeshtrat dhe falsifikimet e “pseudo shkencës serbo-ruse” duke i prezentuar shqiptarët, si “ardhacak në Evropë” , e sidomos në gadishullin Iliria,dhe si ” kuazi argument” përdorin besimin islam ,kur shqiptarët u detyruan të pranojnë besimin islam gjatë okupimit otoman tek trojet shqiptare.

Për çudi që edhe akademia e shkencave në Kosovë dhe Shqipëri mbeten në heshtje pa luajtur rolin e vetë në ballë të kombit shqiptarë ,edhe pse hulumtuesit ndërkombëtar sidomos të atyre gjerman,francez,anglez e italian tanimë po dalin me konstatimin shkencor ,se shqiptarët dhe gjuha e tyre e kanë lashtësinë që nga themelimi i njeriut të parë e sidomos fillesa e parë e njerëzimit në kontinentin evropian.Kjo po dëshmohet përmes gjenetikes shqiptare.

Ibrahim Kelmendi: Komunikimi im me ish-UDB-ashin Fatmir Sheholli

0
Në foto: Fatmir Sheholli
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Për ata që nuk e dinë, shërbimi kryesor i Jugosllavisë deri në vitin 1946 është quajt KOS. Pastaj e kanë riemëruar UDB (akronim për: Shërbimi për Siguri Shtetërore). Në vitin 1966 është riemërtuar SDB (shqip ShSSh). Në vitin 1991, në Jugosllavinë e mbëtur (federata Serbi-Mali i Zi), SDB është riemërtuar RDB (Resor për Sigurim Shtetëror).
Sipas rrëfime të Fatmir Shehollit, punësimin në UDB/SDB e ka pas në vitin 1989. Pas “dezertimit” të shumicës se UDBashëve nga SDB e Serbisë/Jugosllavisë se mbëtur (mashtrim virtual), ish-UDBashi Fatmir Shehollit i është sygjeruar nga kudrot e LDK-së, të vazhdon të qëndron edhe në RDB, me arsyetim se u duhen informues nga brenda(?)
Sot hasa në afishimin e Fatmirit; “Zoti e bekoftë SHBA-të!” [Në fakt, duhet të kishte shkruar “Zoti i bekoftë SHBA-të!”].
Në vazhdim komunikimin që bëmë:
Ibrahim Kelmendi:
Nuk mundet me të mbrojtë as USA nga KM Kurti.🤣
I bëre padi për atë denigrim që ta bëri nga foltorja e Kuvendit të Republikës se Kosovës?
Fatmir Sheholli:
Miran Kelmendi Po, isha te avokati dhe e shqyrtuam formen e padis! E ka denigrua veten jo mua. Une nuk e kam glorifikuar kurr kriminelin dhe te denuarin per krime lufte ndaj shqiptarve Oliver Ivanoviq etjera.
Ibrahim Kelmendi:
Fatmir, edhe pse kam qenë i përndjekur nga SDB/UDB qysh nga viti 1975, pradaj si frikacak jam arratis në vitin 1976, megjithatë ishte e neveritshme ajo që broçkullisi KM Kurti në Kuvend.
Shkurt e shqip: unë kam më shumë respekt për ish-kryeshefin e Drejtorisë se 5-të të SDB-së në vitet e 1970-ta, Zotëri Shefqet Hashanin, por edhe për Saug Goranin, të cilin e kisha mësues matematike në Gllaviçicë (Pejë), i cili pat kaluar në SDB, shef kundër krimit të organizuar, duke e reduktuar kriminalitetin pothuajse në ZERO në Komunë të Pejsë, see për KM Kurti, i cili lajthitet në këtë nivel dhe po na e komploton përditë Shtetin e Kosovës!
Nëse Branislav Krstic do të garonte kundër Kurtit për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, “shka u bafsha” nëse nuk do ta votoja Branisllavin!
Fatmir Sheholli:
Ibrahim Kelmendi Kamë patur privilegjin që ta lexoi kalimthi një pjesë të dosjes tuaja, sepse dosjet suplementare si ajo e juaja i dergonin ne Beograd. Por nga ajo pakëz që më patë ra në dorë unë përkulem para veprës tuaj të asaj periudhe!
Ibrahim Kelmendi:
Fatmir, të falënderoj për këtë informim.
Mehmet Hasku i SDB-së në Pejë, para disa vitesh më luti (përmes Malush Ademajt) të pija në kafe me te. U takuam në Restorantin e kompleksit “Guri i kuq”, në Liqenat të Rugovës. Na u ulen 7-8 veta në tavolinë, meqë ishin mysafirë rasti aty dhe na njihnin. Ishin kurreshtarë për atë ulje të përbashkët.
Mehmet Hasku, duke kërkuar falje dhe pasi infomoi për një pjesë të angazhimeve të tij për ta programuar luftën speciale kundër meje, e pat përmbyll me mendimin: “Befasohem si e ke mbijetuar atë luftim që ta kemi bërë, meqë planifikonim, ose do të vriste dikush, i mashtruar nga lufta jonë speciale, ose do të vrisje dike e do përfundoje në burg, ose do të tranoheshe.”
I dhimshë qe informimi i tij, se në atë luftë speciale kanë shpërdoruar më se shumti Hysen Gërvallën (Vëllaun e Jusufit) dhe Suzana Mimonoviq-Gërvalla (Bashkëshortja e Jusufit).
Fatkeqëshit, angazhimet shpifëse sidomos të Hysenit dhe Suzanes i kam vuajt më se shumti.
unë pata falënderuar Mhemet haskun që nuk e ka shpërdor ndonjë hajvan – të më vriste si “tradhtar”.
Fatmir Sheholli:
Ibrahim Kelmendi Edhe nga kjo çka shkruat tani, vërtetohet qfarë perceptimi njerezor keni. Takoheni me ata që kishin detyre e angazhim të “tranohesh” ose te vritesh, dhe kjo të bënë shumë njerëzor! Ne vitet kur ju moret guximin ta luftoni sistemin unë kam qenë 10 vjeç, por dallgët e jetës më dërguan aty ku pata rastin të lexoja nje pjesë të vogël të dosjes tuaj ( ku në çdo raport e letër shkrim ishte vula TOP SECRET) dhe të shumë personaliteteve politike të kohës së viteve 80′ dhe deri në vitin 93′ kur u largova nga sigurimi sekret i Kosovës në kuadër të atëherë Jugosllavis!
Përkulem para veprave tuaja që i kamë lexuar!
Ibrahim Kelmendi:
Mund që nuk i ke përcjell prononcimet e mija të bëra moti e shpesh, prandaj po prefrazoj:
Për ish-pjesëtarë të UDB/SDB të KSAK-së kam respekt të njësosjëm si për mësusa, arsimtarë, profesorë, nepunës dhe të tjerë, nëse nuk e kanë shpërdoruar punësimin e tyre, sepse të gjithë kanë marrë pagë nga i njëjti buxhet dhe kanë zbatuar ligjet që ka miratua i njëti Kuvend i KSAK-së. Sigurisht, i ka urrejt UDB-ashët që kanë bërë vprime inkriminuese, duke e shpërdor detyrën e tyre, ndoshta më pak se mësuesin që ka shpërdoruar detyrën kur ka mashtruar nxenëse apo i ka kushtëzuar për seks.
Nuk ka kuptim të respektosh sekretarin e LKK Ibrahim Rugovën, deri të Mahmut Bakalli, Kryetar Komiteti apo Ukshin Hoti sekretar për informim në qeverinë e KSAK-së, e të urresh të punësurit në SDB, kur kanë respektuar ligjet që janë miratuar nga Mahmuti, Ukshini, Ibrahimi…
FLM edhe për keqkuptim.
Fatmir Sheholli:
Ibrahim Kelmendi, Të kuptoj plotësisht!

Kur Shqiptarët kthehen në bashibozuk !

0
___
Këto ditë, Muzeu i Beogradit, në një aukcion në Londër, bleu pikturën e njohur “Bashibuzuku” të piktorit Paja Jovanoviq. Blerja e kësaj pikture në një shumë prej mbi 400 mijë dollarësh dhe sjellja në Beograd, u përcoll me një propagandë denigruese ndaj shqiptarëve, meqë, sipas kësaj pikture, ata identifikohen bashibuzukë, të cilët, i shërbyen Perandosë Osmane për zullum ndaj “rajës” së krishterë dhe të serbëve në “Serbinë e vjetër” Kosovën e sotme!
Ky veprim, që nuk mund të shihet i shkjëputun nga politika aktuale e destabilizimit të Kosovës si dhe paraqitjes së saj “si shtet i rrezikshëm për qytetërimin perëndimor” në ferkim të hapur me islamin politik, është në përputhje me konceptin e njohur hegjemonist serb nga shekulli XIX, që krahas gënjeshtrës rreth të ashguquajturit shtet mesjetar serb në Kosovë, që nuk ka ekzistuar dhe krahas gënjeshtrës rreth të ashtuquajturës Kishë Autoqefale serbe nga shekulli XIII, që po ashtu nuk ka ekzistuar pos një autonomi e përkohshme e Peshkopatës së Rashës (më vonë Zhiqes) nga Peshkopata e Ohrit, çfarëdo tjetër nga kultura dhe jeta shpirtërore, shoqërore dhe politike e shqiptarëve nga mesjeta e këndej, të paraqitet jashtë kontekstit historik, pra si e shkapërderdhur nëpër etni të tjera (siç pretendon historiani Shmitt), ndonëse ajo është e ndërlidhur me tri nga mbretëritë më të fuqishme të antikitetit (Dardania, Maqedonia dhe Epiri), që edhe pas pushtimeve romake, nën emërtimin provincë e “Ilirkut” shfaqet me identitet etnik-adminstativ. Ndërsa gjatë Bizantit, kësaj komponentë do t’i shtohet edhe ajo e identitetit shpirtëror (me krishterimin nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV nga perandori Konstandin e Madh).
Edhe pse këto fakte, pak a shumë pranohen nga historiografia botërore, megjithatë, historiografia hegjemoniste serbe, e mbështetur mbi projektin e njohur të “Naçërtanjës” së Garashanint të viti 1844, me anën e falsifikimeve dhe të shëndërrimit të miteve në histori (siç është ai i Kosovës e të ngjashme), ka vepruar në mënyrë aktive, duke u përqendruar që të ndëprejë çfarëdo lidhjeje të shqiptarëve nga antikiteti (mbretëria e Dardanisë, ajo e Maqedonisë dhe e Epirit) me mesjetën e mesme dhe atë të vonshme.
Natyrisht se këtu ka funksionuar binomi i dy formulave mashtruese: asaj të shtetit mesjetar serb dhe të autoqefalisë së kishës ortodokse serbe nga vitit 1217. Falsifikimi i parë mbështetet te despotati i Rashës dhe Nemanjajt, ndonëse nga burimet meritore bizantine bëhet fjalë për një despotat si shumë të tjerë gjatë rrethanave të Bizantit, i ngritur fillimisht nga Vatikani për qëllime që t’i krijohej një baraspeshë me krishterimin ortodoks në pjesën qendrore të Ilirikut pas ndarjes së tyre në vitin 1054 dhe më vonë dhe, gjatë kohës së zhupanit të madh Stefan Dushani, i përkrahur nga Bizanti për të mos lejuar forcimin e katolicizmit në Ilirik. Në të gjitha dokumentet meritore të kohës (ato të perandorëve Porfirogenti dhe Kantakuzeni, të kronistëve të njohur Pahemije, Kristobulus dhe të tjerë), kemi despotatin ose zhupaninë e Rashës si Rascia, Rasie e të ngjashme, po askund Mbretëri Serbe. Termi “mbretëri serbe” si titull kishtar, shfaqet vetëm në zhititë (jetëshkrimet) e Hilandarit dhe të klerikëve të tjerë ortodoksë, të falsifikuara në shekullin XIX nga shkolla sllaviste e Vjenës e drejtuar nga Shafariku e deri te Jastrebovi rus, për ç’gjë dëshmon më së miri historiani serb i shekullit XIX I. Ruravac, e që vula më bindëse e këtij falsifikimi ordinar shfaqet te vepra e K. Novakoviqit “Zakonik Stefana Dushana, cara srbskog” (Kodi i Stefan Dushanit, perandorit serb) të botuar në viti 1908 dhe shumë herë të ribotuar, me ç’rast, në hyrje, në faqen 4, Novakoviq thotë se “Kanuni i Dushanit, që e sjell, nuk është i mirëfillti, nga shekulli XIV, po nga një harrnim kujtimesh nga një prift ortodoks serb nga Prizreni si dhe nga disa mësues të Bogoslovisë së Prizrenit”! Ky falsifikim me 16 versione të tjera të “Zakonikut” të Dushanit, mbi të cilin ndërtohet e gjithë godina e të ashtuquajturit shetet mesjetar serb, në shumë universitete meritore botërore (SHBA, Britani të Madhe dhe gjetiu) është vlerësuar si jokredibil.
Ngjashëm ndodhë edhe me mashtrimin rreth të ashtuquajturës autoqefali të Kishës Ortodokse serbe nga viti 1217, që poashtu, nga burime kredibile historike nga vetë Patriarkana e KOnstatinopojës, është demantuar me faktin se kjo autoqefali ka ndodhur tetë shekuj më vonë, në vitin 1923 pasi që ndërkombëtarisht të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate dhe Sllovene.
Por, përkundër këtyre fakteve që mund t’u shtohen sa e sa të tjera nga institucionet kryesore akademike serbe (Akademia Serbe e Arteve dhe e Shkencave (SANU) dhe Kisha Ortodokse Serbe, Muzeu i Beogradit e të tjera), të cilat vazhdojnë të përhahpen nëpër botë mbi këtë diskurs, ndaj të cilave akademitë në Tiranë dhe Prishtinë si dhe ato institucionale të shtetit shqiptar dhe të atij të Kosovës (Institutet e Hisotrisë dhe të Albanologjisë, që jo vetëm nuk reagojnë, po gjithnjë mbllaqisin këto gënjeshtra), megjithatë, Serbia dhe mekanizmat e saj kulturor dhe akademik, siç ndodhi këto ditë në Londër, me rastin e blerjes së pikturës së njohur të Paja Jovanoviqit, propagandën e njohur të përvetësimit të krishterimit ortodoks në Kosovës, që me dokumentin e Ahtisarit, objektet e krishterimit ortodoks iu dhuruan Kishës Orotodose Serbe e me këtë, Serbisë jo vetëm që do t’i njihen “tapitë shpirtërore dhe ato historike” në Kosovë, me të cilat ajo në raportet politike dhe diplomatike ndërkombëtare “konfirmon” pretendimet hegjemoniste, por njëherësh vazhdon që ato t’i bart edhe në planin aktual politik të njollosjes së shqiptarëve në përputhje me shpifjet dhe fymjet e Vladan Gjorgjeviqit, Cvijiqit dhe të tjerëve, si “mbetje fanatike otomane” dhe “zullumçarë të rrezikshëm për qytetërimin perëndimor”! Kjo anatemë, u përdor edhe në Londër, po edhe në Beograd me rastin e blerjes së pikturës së Paja Jovanoviqit “Pushimi i Bashibuzukut”. Në Prononcimin e Muzeut të Beogradit, rreth kësaj pikture, për bashibozukët thuhet se ishin mercenarë kryesisht nga radhët e shqiptarëve e të kurdëve, të paguar mirë për të ushtruar terror ndaj popullsisë së krishterë, “rajës”, veçmas ndaj asaj serbe në “Serbinë e vjetër”.
Ky veprim i Beogradit dhe të ngjashmit, ndonëse nuk mund të ndryshojnë ato që me Pakon e Ahtisarit, në saje të sjelljes së papërgjegjshme të klasës politike dhe të një grupi historianësh, arkeologësh dhe kulturologësh që mori pjesë në këto bisedime iu dhanë Serbisë nga terashëgimia e saj shumëshekullore kulturore dhe historike, megjithatë duhet ta vetëdijësojnë atë që në aranzhmanet e ardhshme politike, ku bie edhe statusi i kishës ortodokse në Kosovë, me protokollet e decentralizimit të viteve 2013-2016, tashme me tretmanin e eksterritorialitetit, të aprovojë ligjin për bashkësitë fetare, me ç’rast, kisha ortodokse serbe do të trajtohet si bashkësitë tjera fetare, ndërsa objektet e kultit, që ajo tashmë i ka përvetësuar, me një marrëveshje me ndërkombëtarët, të bëjë çmos të fitojnë tretmanin e “pasurisë së hapur kulturore ” për të gjithë qytetarët, siç ndodh me të ngjashmet kudor në Europë, të hapura për qytetarë dhe turistë dhe jo si peng i klerikëve në sherbim të politikave hegjemoniste dhe luftënxitëse, apo të shndërrimit të tyre në depo municioni, siç ndodhi me manastirin e Banjës para pak kohësh!

Gjeneza e politikanëve milionerë nga paratë e vjedhura!

0

Florim Zeqa  

Pa dyshim, gjeneza e qindra milionave, gjoja të “trashëguar” nga politikanët, është e bazuar kryesisht në paratë e vjedhura nga Fondi “VENDLINDJA THËRRET” dhe “Fondi 3%”, por edhe te krimi i organizuar dhe haraçi legal e gjysmëlegal përgjatë dy dekadave në pushtet të bartësve të fondeve të sipërcekura.

Fondet e paprekura, hajdutët të lirë

Shumica e milionave të pasurisë së gjoja ‘të trashëguar’ të ish pushtetarëve (opozitarëve të sotëm) janë nga dy fondet e famshme: Fondi ‘VENDLINDJA THËRRET’ i njohur ndryshe si ‘Fondi i luftës’ dhe ‘Fondi 3%’ apo ‘Fondi i Republikës’.

Edhe pse ka pasur akuza dhe kundërakuza për keqpërdorim të parave të popullit, përkatësisht milionave të bashkatdhetarëve të mërgatës sonë, asnjëherë deri më tani nuk është hapur ndonjë rast nga prokuroria, përkundër faktit se që nga viti 1999 ka mundur të bëhet një gjë e tillë!

Kjo nuk ndodhi për faktin se nga përfundimi i luftës e deri para 3 viteve, bartësit e fondeve të sipërpërmendura ishin në pushtet.

Edhe pse dihen mirëfilli se kush kanë qenë përgjegjësit për këto fonde, prokuroria nuk e ka guximin të merret me dy nga vjedhjet më të mëdha në çerekshekullin e fundit.

Për fatin e keq të vendit, pikërisht ata që u treguan më të shkathëtit në vjedhje u katapultuan në majat e pushtetit, për të vazhduar vjedhjen dhe abuzimin me buxhetin e shtetit, ashtu siç abuzuan me djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve.

Milionat e ‘trashëguar’ të politikanëve mafiozë janë miliona të ujitur me djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe viktimave, mbi kurrizin e të cilëve u pasuruan dhe u ngritën në karrierë politike hajdutët dhe kriminelët, sabotuesit e luftës dhe uzurpatorët e shtetit.

Zbardhja e abuzimeve miliardëshe me para të popullit (mërgimtarëve), nuk ka gjasa të ndodhë pa largimin e kusarëve nga skena politike në përgjithësi, për shkak se nga të gjitha legjislaturat e deritanishme të Kuvendit asnjëherë nuk u kërkua që të krijohet komision hetimor për këto dy fonde të famshme që keqpërdorën dhe vodhën në mënyrë kriminale bashkatdhetarët dhe qytetarët e vendit.

Vazhdon tenderomania dhe hapja e fondeve të reja

Edhe qeveria e re vazhdoj me avazin e vjetër të hapjes së fondeve; “Fondi Emergjent” (në kohën e pandemisë), “Fondi Sovran” dhe “Fondi i Sigurisë”.

Për të mos u ndalur në secilin fond veç e veç, për asnjërin nga tre fondet e sipërpermendura, ‘Qeveria e shpresës’ nuk ka raportuar në Kuvend dhe nuk e ka bërë transparent asnjë lëvizje financiare të këtyre fondeve.

Tenderët njëburimor dhe nepotizmi janë bërë parktikë edhe e kësaj qeverie, skandalet financiare poashtu, e cila nuk po e len gjë keq në pasurimin e individëve dhe grupeve të interesit të lidhura me ta.

Ky terr informativ hapë shumë dilema për vjedhje enorme të parave të grumbulluara dhe abuzim skandaloz me paratë e qytetarëve dhe djersën (gjakun) e mërgimtarëve.

Mos harroni ju “shpëtimtar” të kombit, se një pikë djersë e mërgimtarit është e barabart me një një pikë gjaku në vijat e frontit për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomik të vendit tonë.

Rëntë mallkimi i Zotit mbi abuzuesit e djersës së mërgimtarëve dhe qytetarëve të varfër!

Dita e arsimit Shqiptar, dita e arsimit plisbardh !

0

Foto: Nxënësit e shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Pazar të Ri në vitin 1941, ku pothuajse të gjithë djemtë mbajnë PLISIN (qeleshen) në kokë.

Nga: Agron Isa Gjedia

  • Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, më 5.3.2023, hapi për herë të dytë foto-ekspozitën e titulluar:

“Nderim dhe homazh për mësuesit patriotë që përcollën dritën e diturisë në “tokat e lira” në vitet 1941-1945”.

Paneli i drejtimit të veprimtarive në nderim të 7 marsit 2023, “Festa e Mësuesit”.

Nga e majta: Shpresa (Mulaj) Lusha, Zv. Kryetare e Shoqatës “Bytyçi”, Prof. As. Dr. Shefqet Hoxha, znj. Luljeta Dano, studiuese, Av. Agron Isa Gjedia (duke folur), Dr. Afërdita Onuzi, z. Izet Duraku, gazetar, botues, shkrimtar dhe studiues.

Data e madhe e kombit shqiptar, 7 Marsi, pavarësisht se është një datë e shënuar në kalendarin e përvitshëm të çdo shqiptari, gjithsesi nuk duhet të mjaftohemi me kaq por duhet shënuar zyrtarisht si e tillë, pasi ajo është simbolikë e kontributit dhe sakrificës së një plejade të artë arsimdashësish dhe mësimdhënësish patriotë, në ballë të të cilëve qëndronte Ministri i Arsimit të asaj kohe, Ernest Koliqi. Mësimdhënësit, asaj kohe, nuk kursyen asnjë gjë, duke shfrytëzuar në mënyrën më të mirë kushtet dhe rrethanat të cilat

në fakt nuk ishin aspak të volitshme, vetëm e vetëm për ta përmbysur terrin e injorancës dhe për t’i dhënë rrugë “revolucionit të dijes”. Për fat të keq, shumë prej tyre më pas ranë viktima të “inkuzicionit” e terrorit KOMUNIST në JUGOSLLAVI dhe jo vetëm.

Hapja masive e shkollave shqipe në “Tokat e Liruera”, është aksioni më i madh i kryer ndonjëherë në kushte specifike, si për përhapjen dhe masovizimin e arsimit në tokat e çliruara, por edhe për përdorimin e plisit nga moshat e reja të arsimit fillor dhe jo vetëm.

—Për shumë arsye duhet të shënohet me të madhe si një datë historike me rëndësi të pazëvendësueshme edhe “DITA e ARSIMIT SHQIPTAR”, njëherit edhe “DITA E ARSIMIT të PLISBARDHËVE”.

Është për t’u theksuar se mbajtja dhe rëndësia e PLISIT TË BARDHË ndër shqiptarë nuk konsiderohej vetëm një parim njerëzor, por ishte si një besim në fuqinë hyjnore të tij, prandaj mbajtja e tij të bënte shqiptar (krahas elementëve të tjerë), të bënte burrë, të bënte patriot, të bënte të virtytshëm dhe të moralshëm e bashkë me të gjitha këto të fuste në interferencë me universin e “botën e përtejme” etj.

Fotoekspozitë e hapur nga Shoqata Mbarëkombëtarë “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, me dt. 05.03.2023, në lokalin KLAJDI-Park (Tapizë, Krujë), me rastin e mbajtjes së veprimtarive për festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit.

Duhet të jesh mendjehollë e patriot i dlirë e i virtytshëm që të godasësh me kaq përpikmëri njëherësh, për përhapjen e dijes përmes arsimimit dhe rrënjosjen e traditës të përfaqësuar nga simboli ynë unik kombëtar shqiptar, sikurse është plisi i bardhë.

Kjo ditë e shënuar si “DITA e ARSIMIT SHQIPTAR”, njëherit edhe “DITA E ARSIMIT PLISBARDHË”, duhet të jetë e caktuar zyrtarisht më 25 tetor të çdo viti, pikërisht me rastin e lëshimit të qarkores përkatëse nga ana e Ministrit të Arsimit të Mbretërisë Shqiptare, Ernest Koliqi, (1939-1942), qarkore në të cilën thuhej:

“Për herë të parë themelohet shkolla jashtë kufijve të vjetër shtetëror, të cilat në kuptimin e plotë janë me vlerë historike, të cilat premtojnë se do ta çrrënjosin prapambeturinë dhe do t’i shërojë plagët e robërimit dhe se shkolla shqipe do të jetë në shërbim të popullit”.

Ky akt zyrtar u bë realitet e nuk mbeti në letër. Është një kontribut i pazëvendësueshëm dhe i pakonkurueshëm deri më sot që të ndodhte një “revolucion”, shkollimi në tokat e liruara, nëpërmjet shkollës në gjuhën amtare. Përmes shkollave të hapura u kontribuua për të dalë nga errësira e padijes në dritën e dijes, si dhe për ngritjen e vetëdijes kombëtare shqiptare, pa dallim krahine, feje dhe ideje, por thjesht për vetëdijen e shqiptarëve të një geni, një rrace, një gjuhe.

Sa i përket njohjes zyrtare të kësaj date duhet të veprohet pavarësisht “tabuve” të ngritura artificialisht, dhe ndryshe nga sa e kanë pasë dhe e kanë zakon të “parët e këtij veni”, të cilët janë udhëhequr dhe akoma vijojnë të udhëhiqen nga “parimi” primitiv, sikurse është ai më kriminali për një drejtues: “Prish çfarë gjen e puno si të vijë!”, duke e lenë ecjen përpara në raport me kohën në vendnumëro, po ashtu edhe zhvillimin e progresin, por edhe botëkuptimin për historinë e popullit tonë. Është afër mendjes se duhet të udhëhiqemi nga parimi: “Shto nga sa gjete e pasuro!” në drejtim të zhvillimit, sepse historia nuk fillon të shkruhet ashtu si do njëri apo tjetri egoist i semurë i këtij vendi. Të tillët do të mbeten në histori duke sabotuar mbarëvajtjen e këtij populli.

Shkrimi i saktë i historisë do të thotë pasqyrim i realitetit duke u bazuar mbi prova dhe fakte të konfirmuara, e për rastin ne fjalë, faktet nuk mungojnë dhe mjaftojnë (edhe pse të lëna anonime për dekada gjatë regjimeve komuniste në Shqipëri dhe në Jugosllavi). Bazuar në to duhet të shënohet edhe “DITA e ARSIMIT SHQIPTAR”, njëherit edhe “DITA E ARSIMIT PLISBARDHË”, dhe kjo duhet të shënohet krahas Ditës së Mësuesit e cila është datë e shënuar e cila nuk e ezauron siç duhet kontributin e dhënë për shqiptarët në këtë lëmi të dijes dhe përhapjes së saj ndër shqiptarë.

Foto: Mësuesit e parë shqiptarë të Tetovës

Gjatë viteve 1941-1945 (periudhë kur nisi të lulëzojë përhapja e arsimit shqip, sa akoma nuk kishte filluar goditja e programuar e përhapjes dhe zhvillimit të tij), jo vetëm se u hapën shumë shkolla shqipe në “tokat e lirueme” që kishin qenë nën Jugosllavinë e Vjetër (për t’u zëvendësuar me një të re edhe më genocidialë), por nxënësit dhe mësuesit e frekuentonin shkollën masivisht vetëm me plisa të bardhë.

Frekuentimi i shkollave me uniformën kombëtare shqiptare të plisit të bardhë, bëhej e mundur duke krijuar njëherësh një unitet estetik e artistik. Ky ishte një akt si rrallë më parë dhe nuk do të ndodhte asnjëhërë tjetër që nxënësit të frekuentonin shkollën me plisa të bardhë pas asaj periudhe të “artë” për arsimimin shqip në tokat e lirueme nën Jugosllavi.

Në të mirën e njohjes së fakteve dhe fenomeneve historike me rëndësi kombëtare, anatemuar apo lënë qëllimisht në harresë, Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, hapi për të dytën herë radhazi, ekspozitën me foto të nxënësve të klasave dhe të shkollave shqipe më plisa të bardhë mbi krye. Bëhet fjalë për shkollat të cilat u hapën gjatë vitëve 1941-1945 në tokat e lirueme nga shkau-Serbi.

Ato shkolla, gjatë asaj kohe, janë hapur në trojet shqiptare të banuara masivisht me shqiptarë e të “shliruara” përkohësisht nga Mbretëria Serbo-Sllave (Jugosllavia e vjetër), sikurse kanë qenë shkollat e klasave të ulta (por jo vetëm) në Maqedoni, në Kosovë, në Preshevë, në Malin e Zi dhe në Sanxhak.

Për ta sjellë në vëmendje atë kontribut të harruar qëllimisht, kemi hapur foto-ekspozitën nga shkollat e ulta dhe jo vetëm, të asaj periudhe e cila si e tillë, për herë të parë është hapur më datën 28 maj 2022 në Zogaj të krahinës Bytyç, Malësia e Gjakovës-Tropojë.

Ekspozita erdhi në kuadër të zhvillimit të punimeve të një Konference shkencore me temën bosht të saj “Plisin e Bardhë”, organizuar dhe realizuar nga ana e Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren.

Kurse për herë të dytë, kjo foto-ekspozitë u hap më datën 05.03.2023 në lokalin KLAJDI-PARK në Tapiz të Krujës, me rastin e mbajtjes së disa veprimtarive të organizuara nga Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren dhe Forumi i Femrave Bytyçase, me rastin e festave të 7 dhe 8 marsit, shoqëruar me diçiturën në banderolë, si vijon:

“Nderim dhe homazh për mësuesit patriotë që përcollën dritën e diturisë në tokat e liruara në vitet 1941-1945”.

Për të mos mbetur anonim, sikur kanë mbetur shumë ngjarje dhe fakte historike pozitive e me rëndësi për historinë e popullit shqiptar, e pikërisht për t’i bërë prezent protoganistët e hapjes dhe masovizimit të atyre shkollave, në ekspozitë u paraqitën në një format të madh edhe fotot e Ernest Koliqit, i cili aksionin patriotik me vlera të pamohueshme e filloi gjatë qeverisjes së Shefqet Verlacit, duke i nisur në shtatorin e vitit 1941 mbi 200 arsimtarë normalistë drejt tokave të lirueme. Numri i arsimtarëve gjatë qeverisjes së Mustafa Krujës dhe pas tij, arriti deri në 714 persona.

Një pasqyrë e përmbledhur për përhapjen e arsimit në Kosovë gjatë asaj periudhe, përmes të cilit krijohen koncepte më të gjalla, është paraqitur në “Ëikipediaenciklopedia e lire”.

“Eikipediaenciklopedia e lire”, Arsimi në Kosovë ka njohur këto zhvillime: —Me krijimin e Mbretërisë Jugosllave nisi fushata kundër arsimit shqiptar: u mbyllën 55 shkolla shqipe me rreth 4 mijë nxënës dhe 100 mësues; u ndalua deri ushtrimi i riteve fetare në gjuhën shqipe mirëpo gjuha shqipe vijoi të mësohej fshehurazi. —Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, pas shkatërrimit të Mbretërisë Jugosllave, gjendja e arsimit dhe e shkollave shqipe në Kosovë u kushtëzua nga ndarja e Kosovës në tri zona pushtimi. Në zonën italiane të pushtimit që përfshinte pjesën më të madhe të viseve shqiptare, shkuan vullnetarisht disa mësues nga Shqipëria, të cilët dhanë ndihmesë të vyer në luftën kundër analfabetizmit masiv. —Në Pejë, më 21 nëntor 1941 u hap gjimnazi dhe Shkolla Femërore e Punës, në Prishtinë u ngrit Shkolla Normale “Sami Frashëri” dhe nisën nga puna shkollat e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës etj. Në vitin 1942 u hap i pari kurs pedagogjik në Prishtinë —Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Kosovën me një sistem arsimor relativisht të përhapur, me 278 shkolla fillore dhe 11 shkolla të mesme, madje më 26 tetor 1946 u rihap Shkolla Normale në gjuhën shqipe.

Prandaj duhet të shënohet se “DITA e ARSIMIT SHQIPTAR”, njëherit edhe “DITA E ARSIMIT PLISBARDHË”, është ajo e fillimit me hapjen e 200 shkollave në trojet shqiptare nën ish Jugosllavi, si një ngjarje fenomenale në rrugën e përhapjes së diturisë në popullin shqiptar dhe të ngritjes së vetëdijes kombëtare.

Dihet se 7 marsi është marrë si një pikë referimi për t’u shënuar si Dita e Mësuesit, duke marrë për bazë ditën e hapjes së Mësonjëtorës së Korçës, më 7 mars 1887, kohë e cila i përket periudhës së fundme të Perandorise Osmane.

Këtë vit, 7 marsi përkon me 136-vjetorin e Mësonjëtores, por ka të dhëna nga studiues të ndryshëm se shkollat në Shqipëri janë hapur që nga viti 1258, prandaj promovimi i pastudiuar i datave të shënuara, sikurse është edhe Dita e Mësuesit, i kushton “sakrifikimit” të lashtësisë së historisë së kombit tonë në drejtime të shumta.

Por, krahas 7 Marsit që shënon “lulen” habertare të paralajmërimit të “pranverës së dijes” (por, me një lulë nuk vjen pranvera!), duhet të shënohet edhe “DITA e ARSIMIT SHQIPTAR” ose “DITA e ARSIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR”, njëherit edhe “DITA E ARSIMIT PLISBARDHË”, e cila duhet të përkojë me nxjerrjen e aktit përkatës për hapjen e shumë shkollave shqipe në “tokat e lirueme” nga shkau.

Në mos tradhëti, është miopi të lihet pa u vlerësuar zyrtarisht sot e kësaj dite, hapja e njëherëshme e 200 shkollave shqipe në tokat e çliruara, toka që më pas, për një kohë të gjatë, iu lanë në përkatësi JUGOSLLAVISË së TITOS, gjatë së cilës ndodhi regresi i atyre arritjeve.

Duhet vënë në dukje së ndonëse 7 Marsi është shënuar zyrtarisht si dita e hapjes së shkollës së parë shqipe, dhe kjo pa dyshim është një ngjarje e shënuar për përhapjen e dijes dhe ndriçimin e mendjeve të kombit shqiptar, hapja e 200 shkollave shqipe është jo vetëm ngjarje por edhe një fenomen i padiskutueshëm në këtë lëmi.

Pra, pas një inkuzicioni të egër serbosllav, hapja e 200 shkollave shqipe në tokat e shliruara është një “super” shtatë mars në historinë unike (e jo atë parciale) të arsimit të kombit shqiptar, që ka vlerat dhe rëndësinë e vet, por pa pas “nevojë” për ta konkuruar një ngjarje tjetër historike. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një fenomen të papërsëritur ndonjëherë më parë. Ai moment e fenomen historik ka bërë epokë në arsimin shqip.

Ndonëse Dita e Mësuesit me të drejtë është kushtëzuar me datën e hapjes se shkollës së parë shqipe (iu përket historianëve çështja nëse është përcaktuar drejt se cila është shkolla e parë shqipe), është e domosdoshme që krahas saj të shënohet edhe Dita e arsimit shqip, për të cilën duhet të shërbejë ngjarja e pamohueshme e vendimit për hapjen e shkollave shqipe në “tokat e shliruara” nga zaptuesi genocidal serbo-sllav. Ngjarja për të cilën po flasim është një fitore e vërtetë e arsimit shqip.

Foto: Shkolla fillore “Lirija”, Reçan i Gostivarit në Maqedoni

Ka ardhur koha që historianët, e po ashtu edhe politikanët, ta shohin historinë drejt e në sy, e jo ta lënë në harresë si “të paqenë” atë që ka ndodhur. Duhet të sqarohet qartë se çfarë është në dobi e çka është në dëm të kombit tonë, pa ia mbajtur “ison” të tjerëve që çështjet i shohin në interesin e tyre, në dëmin e interesave tona kombëtare shqiptare.

Mua personalisht (por kjo nuk është çështja), nuk ka “bir nëne” të më bëjë të mendoj ndryshe. Jam mëse i vendosur të deklaroj haptas se fakti i hapjes në mënyrë të njëherëshme të 200 shkollave shqipe (që më pas shkuan duke u shtuar) në tokat e shqiptarëve të shliruara nga serbo-sllavia, është ngjarje dhe arritje kombëtare shqiptare, injorimin e së cilës e bëjnë veç armiqtë e kombit.

Përkundër inkuzicionit OTOMAN e atij Serbosllav, nuk mund të lihet pa u shënuar përhapja e arsimit shqip gjatë kohës së Austro-Hungarisë dhe pushtimit nazi-fashist të Shqipërisë, me ç’rast, pa e lavdëruar atë pushtim, duhet vlerësuar kontributi i patriotëve shqiptarë të cilët shfrytëzuan konjukturat në dobi të arsimit shqip.

Pra, për ta arritur atë nivel të përhapjes së arsimit shqip në “tokat e shliruara” gjatë Luftës së II-të Botërore, ka pas protoganistë e kontribuues të cilët kanë vepruar me një kthjelltësi dhe vetëdije të lakmueshme kombëtare, shtuar këtu edhe aftësinë e paparë për të shfrytëzuar kushtet dhe rrethanat e asaj lufte në favorin e çështjes sonë kombëtare.

Në dijeninë time, dy nga këta kanë qenë kontributorët kryesorë (nëse ka të tjerë mbeten për t’u evidentuar), të pakonkurueshëm deri sot, që i dhanë përhapjes së arsimit në gjuhën shqipe një impakt në trajtën e një “bumi”, pikërisht atje ku arsimi shqip ishte i persekutuar, pra në tokat shqiptare të Maqedonisë, të Kosovës, të Sanxhakut, të Malit të Zi, të Luginës së Preshevës, të cilët ishin nën sundimin genocidal të Mbretërisë së vjetër e më pas të re të Jugosllavisë.

Këta janë patriotët të cilët punuan aq seriozisht për perspektivën e çështjes kombëtare: Ernest Koliqi, Ministër i Arsimit, dhe Mustava Kruja, ish Kryeministër (4.12.1941-1943).

Është e qartë se një ministër, sikurse ishte Ernest Koliqi, nuk mund të vepronte lirshëm për hapjen si dhe për masovizimin e arsimit shqip në “tokat e shliruara”, pa pëlqimin, pa

miratimin e aq më tepër pa bashkëpunuar me kryeministrin më jetëgjatë në detyrë, pas hapjes se shkollave shqipe në “tokat e shlirueme” gjatë pushtimit të Italisë fashiste.

Që të gjithë arsimtarët që shkuan atje, ishin “skuadrat e shpëtimit mental” dhe me të drejtë konsiderohen meteorët e ndriçimit të kombit tonë, sepse po të mos ishte filluar nga aty, regjimi komunist i cili u vendos pas Luftës së II-të Botërore në “tokat e shliruara”, u vu pas faktit të kryer dhe do të kompromentohej nëse vijonte menjëherë me masa drastike kundër arsimit dhe arsimtarëve shqiptarë në ato territore, pavarësisht se ata ishin vënë në syrin e OZNA-s. Që të gjithë, me kohë u përballën me përndjekje, burgosje, dëbime e deri në pushkatime.

Në kushtet e pushtimit të paevitueshëm fashist të vendit tonë, këta patriotë që e deshën më shumë se veten vendin e tyre, shfrytëzuan apo krijuan hapsirat e mundshme për të përhapur dritën e diturisë në ato nivele që kurrë më parë nuk kishin qenë e mundur as të imagjinohej.

Por nga ana tjetër, menjëherë filloi persekutimi i arsimtarëve shqiptarë me motive politike-ideologjike. Duke i quajtur armiq, u dëbuan nga arsimi 714 mësues, një pjesë u burgosën dhe një pjesë u detyruan të largoheshin për në Turqi. Më tej, filluan të ndaloheshin disa tekste në gjuhën shqipe dhe të përktheheshin të tjera nga gjuha serbo-kroate etj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai represion serbo-sllav i ndërmarrë kundër mësuesve dhe kundër përhapjes së arsimit shqip në shqiptarët nën sundimin e JUGOSLLAVISË komuniste të TITOS, nxorri edhe më në pah punën dhe kontributin e lartë të arsimtarëve shqiptarë në “tokat e shliruara”, sikurse edhe të vetë Ministrit të asaj kohe, Ernest Koliqi.

Në nderim të këtij të fundit, për kontributin e tij për përhapjen e arsimit shqip, Shoqata Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren, ka formuar Çmimin “Ernest Koliqi”, për tua dhënë atyre individëve që kontribuojnë për përhapjen, për forcimin dhe konsolidimin e arsimit shqip në Shqipëri, në Kosovë e në mërgatë ku ka shqiptarë.

Me rastin e shënimit njëherësh të Ditës së Mësuesit, Ditës së Nënës dhe 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, hapja e kësaj foto-ekspozite, jo vetëm se shprehte një simbolikë të rëndësishme, por thyente tabutë e vendosura nga regjimi komunist, hapte shtigje të reja nga ku duhet kundërshtuar historia, por edhe krijoi imazh, solli mesazh duke shërbyer si kujtesë kolektive historike.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Foto: Nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Pazarin e Ri gjatë fillimit të vitit shkollor 1942-1943, të rreshtuar në formën e shqiponjës dykrenare dhe flatrave.

Foto-ekspozita u ndoq me mjaft interes, jo vetëm nga femrat pjesëmarrëse në atë veprimtari, por edhe nga një grup me pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia e Veriut e nga mërgata, të cilet ishin mysafirë të Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi” Tiranë-Prizren”.

Na nderoi me pjesëmarrjen e tij një grup vëllezërish arbëreshë nga Hora e Arbëreshëve në Siçili, në krye me Giorgio Cuccia, në përbërjë të të cilit ishte edhe Roberto Ferrara. Ky rast përbënte një lajm për ne dhe jo vetëm, pasi të ftuarit nga larg mbetën të impresionuar me mikpritjen e nikoqirëve, me organizimin e në mënyrë të veçantë, me ndjekjen e foto-ekspozitës e cila u ndoq me mjaft interes.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

I pranishëm ishte edhe gazetari i RTSH-së, Beni Tafili, ndërsa grupin e kosovarëve e përbënin: inxhinieri Jakup Reka, gazetari dhe kameramani Zenel Hajrizi dhe profesor Sallah Jonuzi, emigrant në Zvicër.

Kjo foto-ekspozitë, jo vetëm se do të vijojë të shfaqet edhe në vende e në raste të tjera, por edhe do të pasurohet me të tjera foto, për të vijuar drejt një botimi të caktuar.

Nga Agron Isa Gjedia,

  • Themelues i “Festa e Plisit të Bardhë, nismë për t’u shpallur Festë Mbarëkombëtare”, dhe nismës që “Plisi i Bardhë” të regjistrohet në organizatën UNESCO si element i trashëgimisë kombëtare shqiptare.

Ps!

Ky shkrim që është një kronologji historike për rrugën e arsimit shqip në viset e liruara, është shkruar në Tiranë, më 17.03.2023

Vlerat politike të BE-së në degradim: Imponimi i Asociacionit godet Kosovën

0

Sadri Ramabaja, Prishtinë

Qarqe politike në Perednim tok me kolonën e pestë, po punojnë për rikthimin e idesë së shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme.
Klasës politike të Kosovës i mbetet të zgjedhë mes aktit të “njohjes faktike”, statusit të konfliktit të ngrirë dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe!

Rendi dhe vlerat e BE-së janë në proces të degradimit të thellë! Pas “hetimeve “ që po zvarriten tutje nga ana e EULEX-it rreth agresionit të Serbisë në veriun e Kosovës, Europa nuk i sheh as luftimet në Ukrainë e Gaza si agresion!
Me përpjekje minimale, Beogradi po korrë përfitimet e provokimit të frontit të dytë të lufëts në Europë, duke kërcnuar paralajmruar përsëritjen e Donbasit në veriun e Kosovës. Me tentimin e agresionit në veriun e Kosovës më 24 shtator, Beogradi sikur ka sinjalizuar se tutje do të ketë prioritet krijimin e “Botës serbe”. Madje qoftë edhe me kërcnim të kaosit në Europën Juglindore.
Vlerat politike të Bashkimit Evropian (BE) kanë qenë një pjesë e rëndësishme e identitetit dhe misionit të tij që nga themelimi. Vlerat kryesore politike të BE-së janë të njohura: respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia, sundimi i ligjit, liria, dhe toleranca. Megjithatë, së fundmi ka disa shqetësime që kanë lindur në lidhje me vlerat politike të BE-së në disa periudha të fundit:
Shqetësime mbi lirinë e medias: Ka pasur rritje të shqetësimeve mbi lirinë e medias dhe sulmet ndaj gazetarëve në disa vende të BE-së. Këto ngjarje janë parë si një sfidë ndaj lirisë së shprehjes dhe transparencës, që janë vlera të rëndësishme për demokracinë.
Rritja e partive populiste dhe të ekstremit të djathtë: Në disa vende të BE-së, partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë kanë fituar ndikim dhe janë kritikuar për retorikën e tyre anti-migracion dhe të diskriminimit të minoriteteve. Kjo ka nxitur shqetësime se vlerat e tolerancës dhe të barazisë po degradohen.
Zvogëlimi i respektimit të së drejtës së azilit: Disa vende të BE-së kanë ndryshuar politikat e tyre ndaj azilantëve dhe refugjatëve, duke kufizuar aksesin e tyre dhe duke shtrirë kufizimet e azilit. Kjo është parë si një sfidë ndaj vlerave të mbrojtjes së të drejtës së azilit.
Zvogëlimi i respektimit të së drejtës së minoriteteve: Ka pasur shqetësime mbi zvogëlimin e respektimit të të drejtave të minoriteteve, me theks minoritetet etnike. Kjo është në kundërshtim me vlerat e barazisë dhe të drejtave të njeriut.
Për fat të keq, shqetësimet mbi këto çështje kanë shtuar dyshimet në lidhje me angazhimin e disa vendeve të BE-së ndaj vlerave politike dhe vet filozofisë politike mbi të cilën është ngritur BE-ja. Sidoqoftë BE mbetet ende një organizatë që bazohet në vlera të rëndësishme të demokracisë, të drejtave të njeriut, dhe lirisë, dhe punon për të promovuar dhe mbrojtur këto vlera. Ndikimi i këtyre shqetësimeve varion nga vendi në vend dhe është subjekt i diskutimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm nga institucionet dhe opinioni publik e institucionet shkencore.

Mes aktit të “njohjes faktike” dhe statusit të konfliktit të ngrirë

Agresioni në Banjë [Banjskë], tok me narrativën e rezstencës kundër Perendimit, ka imponuar ndryshimin e kursit të Brukselit në raport me marrëveshjen finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, njohje reciproke, siç ishte paralajmruar fill pas inaugurimit të Joe Biden-it në Shtëpinë e Bardhë, duke devijuar atë në aktin e njohjes faktike! Ndërkaq njohja de jure, përmes shkëmbimit të akteve apo vendosjes së raporteve diplomatike shtyhet për në kalendrat greke!
Gjatë dy viteve të fundit dyshja diplomatike Borrel-Lajçak ia kishin arritur ta krijonin një imazh paqësor, të një politikani të përgjegjshëm, pra krejt tjetër nga ai reali, për presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Ata, tok me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, ia dolën që ta imponojnë në Bruksel gjykimin se për tensione në veri të Kosovës fajin e ka Kosova, rrjedhimisht ajo duhet sanksionuar. Ky qëndrim, pavarësisht se agresioni serb i 24 shtatorit realisht do të duhej ta përmbyste, është i vlefshëm tutje. Fitohet përshtypja se jo vetëm kjo treshe e diplomatëve, por përgjithësisht sektori i diplomacisë së BE-së, bën sikur 24 shtatori as që ka ndodhur. Serbia vazhdon të mos i nësnhtrohet kurrfarë sanksioni nga Brukseli. Krahas kësaj qarqe politike në Perëndim tok me kolonën e pestë, po përgatiten për rikthimin e idesë së shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme, e cila në fakt nënkupton aneksimin e veriut të Republikës Serbisë.
Ndërkaq klasës politike të Kosovës i mbetet të zgjedhë mes aktit të “njohjes faktike” dhe statusit të konfliktit të ngrirë.
Mendoj se kjo po ndodhë për disa arsye [supozoj me idenë për të imponuar rikthimin tek teza e shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme]. Treshja europiane në fjalë [Borrel, Lajçak, Várhelyi] objektivisht po punonin dhe vazhdojnë të punojnë sipas regjisë së presidentit serb, për të imponuar, së paku për veriun e Kosovës, statusin e konfliktit të ngrirë.

Vlenë të theksohet se Parlamenti Europian ecë një hap para diplomacisë së BE-së në raport me Kosovën. Ai mbetet institucioni më demokratik nga të gjitha institucionet e BE-së, rrjedhimisht edhe më i pavarur. Kjo përqasje e pavarur ka rezultojë në qëndrime të ndryshme nga diplomacia e BE-së në disa raste.
Parlamenti Evropian është zgjedhur nga qytetarët e BE-së, dhe ndikimi i opinionit publik në vendet anëtare ka bërë që parlamentarët të reflektojnë qartë në raport me sjelljet e Serbisë, por edhe me interesat jetike të BE-së. Ndikimi i grupimeve të interesit dhe lëvizjeve të shoqërisë civile, para së gjithash medias dhe botës akademike, mbi parlamentarët ka ndikuar në qëndrimet e tyre në lidhje me Kosovën.

Pozicioni strategjik dhe gjeopolitika — fat apo fatkeqësi?

Kjo strategji e koordinuar, nuk është produkt thjeshtë vetëm i revizionimit të politikave të SHBA-së dhe BE-së të pranverës së vitit 1999, kur ishte miratuar intervenimi i NATO-s ndaj caqeve serbe, por është edhe për shkak të pasurive minerare në Veri, Liqenit të Ujmanit dhe Majës së Pançiqit, për zotërimin dhe kontrollin e të cilave luftuan dhe luftojnë ende fuqi të ndryshme të huaja — pra për shkak të gjeopolitikës.

Aq më tepër, sepse Europa Juglindore, me theks hapësira shqiptare si tërësi e Kosova në veçanti, për shkak të pozicionit [vendndodhjes] së saj gjeografike, që imponon kontrollin e Europës Juglindore, duke qenë edhe një lloj “urë-kalimi” mes rajoneve të botës — Evropës, Mesdheut, Azisë Perendimore dhe Afrikës.
Disa nga elementët qensorë të pozicionit gjeostrategjik të Kosovës përfshijnë:
Lidhja me rajonin e Ballkanit: Kosova ndodhet në qendër të Europës Juglindore në fqinjësi me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Ky pozicion e bën atë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
Kontrolli i rrugëve të komunikimit: Kosova ndodhet në kryqëzimin e disa rrugëve të komunikimit të rëndësishme në rajon. Për shembull korridori 10 lidhë Kosovën me portin e Durrësit në Shqipëri ndërkaq korridori 4 lidh Kosovën me Evropën Qendrore dhe Perëndimore.
Kufiri me Serbinë: Kosova ka një kufi të gjatë me Serbinë dhe marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të jenë të ndërlikuara. Republika e Kosovës aktualisht njihet nga 117 shtete anëtare të OKB-së, por nuk njihet nga 5 shtete të BE-së, katër prej të cilëve janë njëkohësisht edhe anëtarë të NATO-s. Ky fakt, sidomos mosnjohja nga kjo pesëshe, e komplikon shumë gjendjen dhe sigurinë në rajon.
Përparimi i procesit të integrimit evropian: Kosova është duke punuar në procesin e integrimit evropian dhe ka marrë statusin e “Kandidatit Potencial” në perspektivë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkaq në dy vitet e fundit ka rritur gjasat të fitoj edhe statutin e vendit kandidat. Ky fakt është një komponentë e rëndësishme e pozicionit gjeostrategjik, pasi integrimi në BE dhe sidomos aderimi në NATO, do të ndikonte në zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.
Pozicioni gjeostrategjik i Kosovës është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe rajonit të Europës Juglindore dhe rrjedhimisht është i ndërvarur edhe nga zhvillimet me karakter gjeopolitik që kanë ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit.
Tashmë është fakt notar se Perendimi vazhdon t’i ofrojë Serbisë benificione të mëdha jo vetëm ekonimike. Tolerimi i Beogradit në raport me penetrimin e tij të thellë në Malin e Zi, duke rrezikuar shndërrimin e tij në një Republikë Serbe në Adriatik dhe mungesa e sanksioneve edhe pas agresionit të hapur të Serbisë ndaj Kosoëvs më 24 shtator, flet shumë. Me këtë qëndrim të Perendimit tok [SHBA e BE], sigurisht që pretendohet ta “tërheqin” Serbinë nga përqafimi më i ngushtë me Rusinë.
Duket se besimi dhe gjakimi për ta larguar Serbinë nga ndikimi rus është investim i dështuar deri në përmasat spektakolare. Takimi i Vuçiqit fill pas aktit të agresionit serb ndaj Kosovës, pra një ditë më pas, me ambasadorin rus në Beograd dhe vajtja e tij në Pekin pikërisht në ditën kur shefat e shteteve të BE-së kishin zbarkuar në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit duke demonstruar një loj uniteti politik në raport me të ardhmën integruese të rajonit në BE , flet në dobi të tezës në fjalë.
Takimi i Vuçiqit më 25 shtator me ambasadorin rus në Beograd, tërheq paralele me takimin që u mbajt në Riad midis përfaqësuesit të qeverisë kineze për Lindjen e Mesme, Zhai Jun dhe zëvendësministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, Walid Abdel Karim el-Khereiji. Si takimi i parë në Beograd, edhe ky i dyti në Riad, bazohen në prapaskenat gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës në rajonet përkatëse.
Prandaj nuk i mbetet gjë tjetër Brukselit përveç t’i jap Serbisë nota të këqija në raportin vjetor të Komisionit Evropian! Në raportin e fundit, në të cilin Radio Evropa e Lirë (RSE) ka qasje, thuhet se pavarësisht nga aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) si qëllim strategjik i vendit, Serbia lidh marrëveshje tregtare me Kinën dhe vende të tjera të treta që nuk përmbushin Standardet e Brukselit.[1] Kaq! Asnjë fjalë për agresionin serb në veri të Kosovës!

Sërish etablohet simetria në përgjegjësi!

“Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane. e të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”[2], thuhet në raportin vjetor të Komisionit Europian për Serbinë.

***
Lufta e pestë Izraelito-arabe po imponon një ndarje të re globale, të ngjashme me atë që imponoi lufta në Ukrainë. Në këtë ndarje pozicionimi i Kosovës është i qartë, Ndërkaq beteja e perendimit me Rusinë për Serbinë vazhdon. Në këtë betejë BE-ja nuk është unike.
Por lufta izraelito-arabe më shumë se ajo në Ukrainë dhe intenca për hapjen e frontit të dytë të luftës në Europë, pikërisht në Kosovë, e ka qartësuar vijën e demarkacionit në ndrjen e re globale që po vjen. Nuk ka asgjë të çuditshme dhe as spektakolare që na shpërfaqet ndërkohë rreth vijave që po tërhiqen për ndarjen e re të botës! Qeveria izraelite, pa dyshim, në luftën e filluar në emër të trajtimit të terroristëve, po kryen krime të rënda lufte kundër civilëve të cilët janë subjekt i përgjegjësisë penale në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Askush nuk mund ta kundërshtojë këtë fakt. Por, as të drejtën e Izraelit për të krijuar rripin e sigurisë afatgjatë në Gaza, nuk e ndalë dot askush, sidomos tashti kur vijat ndarëse po shtrihen edhe në atë pjesë të globit.

Pas kthimit nga një vizitë njëditore në Izrael, në përpjekjen e tij për të ravijëzuar vijat e lokalizimit të mundshëm të luftës, Presidenti Biden deklaroi në fjalimin e tij para publikut amerikan se rendi ndërkombëtar, të cilin e njohim prej disa dekadash pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ka vdekur dhe se është koha për një rend të ri — nën udhëheqjen amerikane, disi ngjashëm siç kishte deklaruar presidenti rus Putin në fjalimin e tij të famshëm në Konferencën e Sigurisë në Mynih në vitin 2007, kur e bëri të qartë se rendi i mëparshëm ndërkombëtar ishte shkatërruar dhe se ishte koha për një të ri.
Sipas thuajse të gjithë analistëve botërorë, pushtimi rus i Ukrainës ishte gjithashtu katalizatori më i madh për shembjen e plotë të rendit të vjetër, sepse pas tij asgjë nuk është dhe nuk do të jetë më e njëjta. Dhe kjo është e qartë për të gjithë, ashtu siç është e qartë se fituesi në të njëjtën luftë do të jetë ai që do të pyetet më shumë se si do të duket bota e ardhshme.[3]

Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në forumin e përfaqësuesve të industrisë ushtarake në Stokholm, përveç tjerash e tha shqeto se:
“Ne kemi nevojë për rezerva të mëdha armësh ose kapacitete të mëdha të prodhimit pa pagesë për prodhim dhe prokurim të shpejtë. NATO ka nevojë për një industri të fortë ushtarake për të siguruar paqen dhe lirinë”.
Ndërkohë njëri nga liderët e krahut të Putinit brenda Aleancës, kryeministri i ri sllovak Rober Fico, merr vendimin që të pezullojë ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Ai ibashkohet me këtë akt kolegut të tij hungarez Viktor Orban, i cili nga ana e tij hodhi poshtë propozimin e BE-së për t’i dhënë ndihmë të re financiare Kievit. Këto veprime janë në një linjë me ato të Serbisë rreth sanksioneve, respektivisht refuzimit të tyre për Rusinë. Tok, ato dëshmojnë për rritjen e “çarjeve” dhe nervozizmit midis aleatëve perëndimorë, siç vërehet shqeto nga përgjigjia e saj rreth luftës në Ukrainë, tek mendonte se po fliste me gazetar të La Republikës. “Shoh shumë lodhje, më duhet të them të vërtetën nga të gjitha anët. Mund të jemi afër momentit kur të gjithë e kuptojnë se na duhet një rrugëdalje”.[4] Janë këto taksativisht fjalët e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ra në grackën e dyshes ruse, natyrisht të afërt me shërbimet ruse, të specializuar në mashtrimet telefonike, “Vovan dhe Lexus”, alias Vladimir Kuznetsov dhe Aleksej Stolyarov.
Çfarë do të dëgjonim nga goj e kësaj lagjeje liderësh të djathtë të BE-së, sikur të kishim edhe ne ndonjë humorist të mirë që do ta zhvillonte ndonjë bisedë kaq serioze psh me Borrelin? A është lodhur edhe ai me dialogun Kosovë-Serbi dhe po bën çmos që ta përmbyllë në dobi të Serbisë?

Asociacioni nuk guxon ta godas funksionalitetin e Republikës

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një çështje e ndërlikuar dhe ka shkaktuar debate të forta. Kjo çështje është imponuar si qenësore në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe ka të bëjë me marrëdhëniet midis komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe qeverisë qendrore të Kosovës. Asociacioni sipas lehtësuesve të dialogut [BE-së] është paraparë të sigurojë komunave me shumicë serbe një gradë të caktuar të autonomisë dhe vetëqeverisjes. Një lloj Ahtisari plus. Natyrisht nëse qeveria e Kosovës do të dorëzohej.
Qytetarët e Kosovës me të drejtë shqetësohen se ky asociacion mund të godasë funksionalitetin e Republikës, duke cënuar e shpërbë unitetin dhe qëndrueshmëria e shtetit. Ata shqetësohen me të drejtë që ky asociacion mund të shërbejë si fazë e parë e secesionit të Kosovës. Përmes Planit të Ahtisarit ishin shnëdrruar në komuan disa nga fshatrat serbe si bie fjala: Kllokoti, Ranilluku, Parteshi… duke ju shtuar vargut të minikomunave si Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi [si mini komuan të paqëndrueshme], që tani të bashkuara në Asociacion lehtësisht mund të shndërrohen në autonomi lokale sui generis dhe ta dobësojnë autoritetin e qeverisë qendrore.

Në anën tjetër, mbështetësit e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe argumentojnë se ky mekanizëm do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve midis komunave me shumicë serbe dhe të tjerëve në Kosovë dhe do të promovojë stabilitetin në rajon. Ata thonë se ky asociacion është një mënyrë për të inkurajuar bashkëpunimin dhe harmoninë midis komuniteteve në Kosovë.
Duket se propozimi i statutit për asociacionin është bërë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, duke përjashtuar çfardo mundësie që Asociacioni të përsoj mutacione që do ta shndërronin atë në Republika Serbe 2 në rajon.
Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph në një intervistë për RTK [06.11.2023], pohoi se “është bërë një propozim krejt i ri, praktik, i arritshëm dhe që përmbush standardet kushtetuese dhe është në përputhje me atë kolumnen që është shkruar nga Derek Chollet dhe Gabriel Escobar”[5]. Krejt kjo është produkt i përpjekjeve të vendeve të perëndimit për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë, për të zbatuar marrëveshjen bazë të arritur gjatë këtij viti në Bruksel [27 shkurt] dhe aneksit të saj në Ohër [18 mars]. Udhëheqësit e shteteve më të fuqishme evropiane, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emannuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Georgina Meloni, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se “Kosova duhet të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë “de fakto” pavarësinë e Kosovës.”[6]

***
Njëri ndër lajmet kryesore të ditës së sotme [6 nëntor] ishte se serbët e veriut të Kosovës masivisht po i pranojnë targat dhe dokumentet e shtetit të Kosovës. Fillon kështu njohja de fakto e shtetit të Kosovës fillimisht nga ajo pjesë e popullit serb që ishte ushqyer me iluzionin se janë pjesë e Serbisë edhe pas 17 shkurtit 2008, për t’i hapur rrugë pranimit të këtij realiteti edhe nga ana e Serbisë. Asociacioni duket se është pranuar me kushtin e largimit definitiv të Serbisë nga Kosova.
Për Serbinë propozimi franko-gjerman, gjegjësisht propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, tashmë është shndërruar në veprim taktik në pritje të përfundimit të luftës në Ukrainë. Në Beograd nuk hezitojnë të pohojnë ndërkohë se ata vazhdojnë të jenë të gatshëm të ulen në dialog për shumëçka, të diskutohet, të negociohet dhe të arrihen marrëveshje, përveç dy pikave: anëtarësimit të Kosoëvs në OKB dhe “ marrëveshjes që respekton integritetin e pretenduar territorial dhe sovranitetin e tyre.” [7 ]
Indirekt me këtë deklaratë të kryesuesit të Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi, Millovan Drecun të ripërsëritur brenda javës disa herë edhe nga presidenti serb dhe pastaj në kor nga zyrtarë të lartë të shtetit, sikur tumiret agresioni i 24 shtatorit dhe pretendimet e hapura për territor.
Paralajmrimi kaq arrogant për cënimin e integritetit territorial nënkupton edhe cënimin e Lirisë.
Çështja e integritetit territorial dhe liria janë dy koncepte të veçanta në politikën ndërkombëtare, dhe marrëdhëniet midis tyre janë të ndërlikuara. Ndërsa integriteti territorial është një parim i njohur ndërkombëtarisht që ka të bëjë me mbrojtjen e kufijve të një shteti, liria është një vlerë themelore që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e individëve.
Cenimi i integritetit territorial mund të shihet si një shkelje e rendit të paqes ndërkombëtare dhe kërcënim për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Ky është një parim i njohur në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe i të drejtave ndërkombëtare, rrjedhimisht një përgjegjësi e madhe e shteteve për të mbrojtur kufijtë e tyre dhe integritetin territorial. Cënimi i integritetit territorial nga një vend i huaj megjithatë nënkupton automatikisht edhe cënim i lirisë si e drejtë univerzale e popujve.
Dialogu i stërzgjatur që i ishte imponuar Kosovës i ka kushtuar energji të mëdha dhe ka prodhuar një lloj mungese të theksuar të kohezionit politik të brendshëm. Ndikimi i asociacionit në funksionalizimin a defunksionalizimin e Republikës, sidoqoftë do të varet nga detajet specifike të marrëveshjes së arritur dhe vet zbatimi i saj në praktikë.
____________________
https://www.slobodnaevropa.org/a/evropska-komisija-srbija-izvestaj/32673608.html
2. Po aty
3. Zoran Meter: https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-svjetski-poredak-i-moral-su-mrtvi-ljaga-nad-hrvatskom-netanyahu-citira-proroka-izaiju-bidenov-salto-mortale/
4. https://bota.al/giorgia-ne-kurthin-rus/
5. https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=651163&fbclid=IwAR33_T7nF5JH-dmYn4CIdXL7xT5w1NbaWqE4suJeleGthpla9DgbSW98AJw
6. https://www.dw.com/sq/scholz-macron-meloni-kosova-asociacionin-serbia-njohjen-de-facto-t%C3%AB-kosov%C3%ABs/a-67242184
7. https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/drecun-prihvatanje-razgovora-ne-znaci-i-prihvatanje-sporazuma-1-11-2023

Fjala e ambasadorit Hovenier gjatë ceremonisë së diplomimit të Shkollës së stafit dhe komandës së policisë

0
Fjala e ambasadorit Hovenier gjatë ceremonisë së diplomimit të Shkollës së stafit dhe komandës së policisë, 9 nëntor 2023

Mirëmëngjesi. Ministre e Drejtësisë Haxhiu, zëvendës-ministër i Punëve të Brendshme Gashani, drejtor i përgjithshëm i Policisë Hoxha, zëvendës-komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-major Cikaqi, zëvendës-drejtoreshë e Universitetit Northuestern Kamden dhe ndihmës-drejtor i ICITAP-it Filds. Të nderuar mysafirë.

Jam i nderuar që jam këtu për të festuar diplomimin e gjeneratës së shtatë të Shkollës së Stafit dhe Komandës të Policisë të Universitetit Northuestern – të mbështetur nga ShBA-ja, e njohur si ShSKP.

Më lejoni t’ia filloj duke iu bashkuar urimeve të shumta që i merrni sot.

Programi dhjetë javor i Shkollës së Stafit dhe Komandës të Policisë të Universitetit Northwestern është ndër programet më të mira për udhëheqje dhe menaxhim të institucioneve të zbatimit të ligjit që ofrohen në SHBA.

Shumë të diplomuar nga ShSKP-ja shërbejnë në pozita mbikëqyrëse dhe udhëheqëse në agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, si dhe këtu në Kosovë.

Ky kurs ju përgatit juve, të diplomuarve, për të marrë pozita më të larta të udhëheqjes dhe menaxhimit në shërbimet tuaja përkatëse.

Dëshiroj të ndaj disa mendime të shkurta për temën e udhëheqjes – diçka që e di tashmë keni pasur rastin të mendoni gjatë dhjetë javëve të shkuara.

Dëshiroj të theksoj tri aspekte specifike të udhëheqjes që mendoj se janë jetike për çdo organizatë: vizioni, puna ekipore dhe ndershmëria.

T’ia fillojmë me vizionin.

Dallimi ndërmjet një udhëheqësi dhe dikujt që thjesht vetëm menaxhon ose mbikëqyr të tjerët është se një udhëheqës ka, ndan dhe pranon mendimet e të tjerëve për vizionin afatgjatë rreth qëllimit që synon ta përmbushë organizata.

Një udhëheqës di si të punojë me hisedarët tjerë – kolegët, vartësit, eprorët, si dhe me të tjerët jashtë organizatës – për identifikimin e qëllimeve strategjike që janë pjesë e vizionit të përgjithshëm.

Dhe një udhëheqës i frymëzon të tjerët që t’i pranojnë dhe t’i shtyjnë përpara ato qëllime.

Ja një shembull: në vitin 1961, presidenti Xhon Kenedi sfidoi Shtetet e Bashkuara – qeverinë, Kongresin, komunitetin afarist dhe popullin amerikan – për të dërguar një njeri në Hënë brenda tetë viteve.  Dukej e pamundshme, por në një fjalim të famshëm Kenedi tha:

„Zgjedhim që të shkojmë në Hënë këtë dhjetëvjeçar jo sepse është e lehtë, por sepse është e vështirë… sepse ky qëllim do t’na shërbejë për t’i organizuar dhe vlerësuar më së miri energjitë dhe shkathtësitë tona, sepse kjo sfidë është ajo që jemi të gatshëm ta pranojmë, është sfidë të cilën nuk jemi të gatshëm ta shtyjmë për më vonë dhe që synojmë ta fitojmë”.  Ky është vizion.

Por asnjë individ nuk mund ta ekzekutojë vizionin i vetëm.  Duhet një ekip që vizioni të kthehet në realitet.  Një udhëheqës nxit dhe promovon punën ekipore.

Si zyrtarë të policisë dhe të sigurisë publike, e di se tashmë jeni mjaft të familjarizuar me punën ekipore.  Llogaritni në partnerët tuaj për t’ju mbështetur ashtu siç edhe ju i mbështetni ata.

Por, të flasim se si duket puna ekipore në nivel më të madh organizativ.   E këtu do të citoj një prijës ushtarak amerikan të viteve 1970, gjeneral-lejtnant Ualter Ulmer.

Ulmer po fliste për armatën, por e njëjta analizë mund të zbatohet në çdo organizatë të madhe:

„Thelbi i ‘njësiteve që performojnë në nivel të lartë’ ose ekipeve me siguri më lehtë ndjehet se sa që përshkruhet.

Ekziston një ndjenjë e pandërprerë e misionit. Të gjithë pajtohen se cilat janë prioritetet kryesore. Ka standarde të qarta. Njerëzit i gëzohen punës ekipore”.

Dëshiroj ta mbyll fjalimin me pak fjalë rreth integritetit.

Nuk është e fshehtë që korrupsioni në institucionet e Kosovës është problem, ashtu siç është edhe në institucionet e shumë vendeve tjera, dhe ju, si udhëheqës, do të sfidoheni që të rezistoni dhe ta luftoni korrupsionin në shumë nivele.

Si udhëheqës të lartë, ju duhet të jepni shembull të ndershmërisë dhe integritetit çdo ditë. Kolegët tuaj oficerë po vëzhgojnë, ashtu siç ju vëzhgojnë edhe bashkëqytetarët.

Luftimi i korrupsionit është punë e vështirë, nganjëherë e rrezikshme, por suksesi është i mundshëm.

Për ta përmbledhur, shpresoj që vizioni, puna ekipore dhe integriteti ju rrinë gjithë kohës në mendje ndërsa përmbushni përgjegjësitë tuaja si drejtues të organeve të sigurisë publike dhe të zbatimit të ligjit.

Ju nxis që të shprehni qartë vlerat tuaja dhe çka pritni nga të tjerët dhe të jepni shembull të mirë të udhëheqjes në organizatat tuaja përkatëse – veçanërisht për ata që punojnë për ju.

Shpresoj që ky kurs t’ju ketë dhënë veglat dhe frymëzimin për të qenë zyrtarët profesionistë të sigurisë publike, për të cilët vendi ka nevojë dhe i meriton.

Ju faleminderit dhe ju uroj gjithë të mirat në rrugëtimin tuaj si udhëheqës.

Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

0

Në foto: Ambasadori i SHBA-ve ne Prishtinë, Hovenier

M. Pasoma / RTKlive

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se draftstatuti i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se fjalën e fundit do ta japë Gjykata Kushtetuese.

“Ne besojmë se është dhe e kemi shkruar në një mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Por në të vërtetë është vetëm një institucion që mund të marrë përfundimisht vendimin nëse është në përputhje me Kushtetutën e vendit apo jo. Kjo është Gjykata Kushtetuese. Siç tha kryeministri Kurti të premten në Kuvend, një nga dispozitat e këtij draftstatuti është që ai të shkojë në Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë atë shqyrtim dhe ta bëjë atë përcaktim para se të hyjë në fuqi. Mendoj se shumë nga këto pyetje dhe komentet pothuajse histerike rreth kushtetutshmërisë së këtij draftstatuti janë të gabuara, sepse është bërë punë e kujdesshme në hartimin e statutit dhe dispozitave në fuqi për të siguruar që i vetmi organ në Kosovë që në fakt ka aftësinë dhe autoritetin për të përcaktuar kushtetutshmërinë e tij, Gjykata Kushtetuese, do të ketë mundësinë ta bëjë këtë përpara se të hyjë në fuqi”, ka theksuar Hovenier.

Lidhur me atë nëse ka ndonjë afat kohor apo kornizë kohore kur Kosova duhet ta dorëzojë këtë statut dhe pse ky dokument po mbahet në fshehtësi, Hovenier u përgjigj: “Këtu nuk ka asgjë sekrete, por negociatat diplomatike dhe angazhimet e ndjeshme të komunitetit ndërkombëtar me qeveritë shpesh bëhen në kushte diskrecioni. Sepse kushtet e diskrecionit janë më të përshtatshme për arritjen e mirëkuptimeve të përbashkëta dhe avancimin e gjërave. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për marrëveshjet në dialog, nëse bëhej fjalë për Rambujen, për negociatat për Ahtisaarin, apo gjëra tjera. Ekziston koha kur bëhen gjërat publike e kur duhen konfidencialitet. Në një kohë të përshtatshme publiku do ta ketë mundësinë ta vlerësojë drafstatutin. Ajo kohë do të përcaktohet nga një kombinim i përshtatshëm i qeverive dhe Miroslav Lajçakut”.

Tutje ambasadori amerikan ka thënë se nuk është vetëm Asociacioni i cili duhet të zbatohet, por të gjitha obligimet e marra nga Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i zbatimit në Ohër.

“Nëse lexohen deklaratat e kancelarit gjerman, presidentit francez, kryeministres së Italisë, e më duhet të them është e jashtëzakonshme që këta liderë të lartë evropianë po përfshihen direkt në këtë proces për ta ndihmuar Kosovën të ecë përpara në rrugën evropiane, euroatlantike e të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, në të mirë të dy vendeve, e në veçanti të popullit të Kosovës. Ata përdorin fjalët si urgjent, sa më shpejtë të jetë e mundur e gjëra të tilla. Ka urgjencë, ekziston një dëshirë për të parë që të ecët para. Kjo është pjesë e bisedave tona me Qeverinë tash. Nuk ka arsye që Qeveria e Kosovës të mos ecë para me këtë drafstatut. Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar në tërësi vetëm disa javë më parë. Ne jemi duke punuar për ta parë atë të realizuar si një element të strategjisë sonë më të gjerë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin dhe e as nuk mund të jetë. Bëhet fjalë për zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve të marra nga Kosova dhe Serbia me Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e zbatimit në Ohër. Pra, kjo është ajo që ne duam të shohim”, është shprehur Hovenier.

Ambasadori amerikan ka thënë se shteti i tij beson fuqishëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe do të formohet bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk do të jetë një shtresë e re e pushtetit.

I pyetur nëse serbëve po ju ofrohet një autonomi, ai është përgjigjur: “Së pari më ka habitur numri i njerëzve që po interpretojnë një drafstatut që nuk e kanë parë. Ky është një truk mjaft mbresëlënës. Dhe në fund të fundit, ata që nuk e kanë parë draftin ndoshta nuk kanë shumë arsye për të dhënë mendimin e tyre. Unë mund të them se çfarë kam thënë më herët. SHBA-ja e beson fuqishëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk duhet të jetë një shtresë shtesë e pushtetit, pra nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk kuptoj se si mund të keni autonomi në këto rrethana. Nuk e keni. Besoj fuqishëm se ky drafstatut që i është prezantuar Qeverisë së Kosovës i përmbush këto kritere. Siç e thash, përgjegjësia është te Gjykata Kushtetuese për ta vendosur këtë. Në drafstatut, siç e tha kryeministri, ka një dispozitë për të siguruar që ai rishikim të ndodhë dhe të veprohet para se të hyjë në fuqi. Nuk mendoj se kjo është diçka për t’u shqetësuar”.