Kreu Blog Faqe 939

Mafija farmaceutike ka vërshuar Kosovën dhe Shqipërinë me ilaqe të falsifikuara

0
Shkruan Flori Bruqi,PHD
 

Shqipëria është një ndër katër portat hyrëse të mallrave kontrabandë për në Unionin Evropian, së bashku me Egjiptin, Marokun dhe Ukrainën.

Kështu thotë një studim i fundit i zyrës së pronësisë intelektuale të Bashkimit SEvropian, OECD , EUROPOL dhe NTERPOL  .

Të dhënat e raportit i referohen vitit 2013, të fundit ku ka shifra reale, dhe flasin për një industri globale që vlen plot 460 miliardë dollarë, nga ku 85 miliardë dollarë vetëm në Unionin  Europian.

Shqipëria figuron në listën e dhjetë vendeve që janë burim i produkteve farmaceutike të falsifikuara, dhe mban vendin e 7-të në këtë listë globale, duke qenë e vetmja evropiane.

Sa i përket produkteve kozmetike dhe parfumeve të falsifikuara, Shqipëria është e gjashta në botë, dhe e treta në Evropë. Në të dyja këto kategori, si për produktet farmaceutike, e si për ato kozmetike, Shqipëria nuk figuron në listën e eksportuesve më të mëdhenj në Europë, çka do të thotë se, një pjesë e mirë e këtyre produkteve mbeten në Shqipëri, ose kontrabandohen në vendet e rajonit:Kosovë, Maqedoni,Malin e Zi ,Serbi, Luginë të Preshevës , Bosnjë Hercegovinë, Republika Serpska etj.

Sipas Bashkimit Evropian, OECD dhe Europol, Turqia shfrytëzon Shqipërinë si portën kryesore hyrëse të produkteve të falsifikuara drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Për furnizimin e Europës me parfume dhe produkte kozmetike falso, Shqipëria nuk njeh rivalë në kontinent. Rruga kryesore e transportit është tokësore.

Për produktet e lëkurës dhe çantat, Shqipëria është e treta në botë, dhe e para në Evropë, madje ia kalon edhe Hong Kongut, që është ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të falsifikuara.

Te e njëjta kategori, në tabelën e importeve, Shqipëria zbret në vendin e 9-të, çka do të thotë se, një pjesë e madhe e këtyre produkteve janë të destinuara për tregun e brendshëm.

Shqipëria, Bosnja dhe Maroku janë ndër tre vendet kryesore të kontrabandës së këpucëve në Europë. E njëjta gjë vlen për syzet e diellit, pajisjet mjekësore, e sidomos për lojërat e fëmijëve, dhe pajisjet sportive.

Në Koosvë ka nisë të Lulëzoi tregtia farmaceutike me preparte të  ndryshme destinuar për tregun e Republikës së Kosovës,nëpërmes firmave jo ekzistente shqiptare “on line”, ku ktë firma të pa regjistruara në tregun shqiptar I shesin prodhimet e veta të fallcifikuara farmacetike nëpërmes instagramit, faceboocut, tik-Tokut disa prodhime në përmes postës së shpejtë të firmave Postman të dërgueve shqiptar anonIm nga Tirana për tritorin e Kosovës në farmacitë fjala vjen “Pronatural”Tirana dhe distributor “Pronatural” Prishtina  ku shesin produkte të nduardurshme  farmaceutike me çmime enorme  për suplementet metabolike Diabetes melitus me emrin “Gluconax”, të prodhuesit Estonez, apo të sëmurjes  se Prostatës me emrin “Prostatol complex”,”Epimedium complex”,apo Disfunkxionit erektil “Fortex capsule “me çmime enorme.

Të gjitha këto produkte janë të pa licencuar në Agjencitë farmaceutike(AKPM në Kosovë dhe Shqipëri) dhe të gjitha këto ilaqe që propagandohën në gazeta si dhe televizionet tona më pagesë, dhe në Instagram dhe Facebook pa pagesë ti bijnë më postë të shpejtë pa kurrfarë fature  por me ca kode referuese, që shitën pa tatim ( më pare në dorë) pa kurrfarë prospekti për përdorim, posa ta bije shoferi I postës së shpejtë !..

 .Dhe për çudi të gjithë shpiksit e këtyre ilaqeve janë shqiptar, student të njohur të mjekësisë në vend ,apo  mjek në zë  shqiptar që punojnë në Institucione të “famshme” botërore.

Nuk e dijë a ka Inspektorat sanitar,AKPM., MInistri të Tregtisë,Hapsinore,Polici të Kosovës,MSH etj. që ti kontrollojë këto “ilaqe” që bartën pa fatura,me postë të shpejtë në Kosovë e gjetkë.

https://omi.al/wp-content/uploads/2023/04/Barnat-e-falsifikuara.-Parandalimi-i-fenomenit-dhe-ndikimi-i-profesionistit-.pdf

Asociacioni nuk guxon ta godas funksionalitetin e Republikës

0
Sadri Ramabaja, Prishtinë
___
Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një çështje e ndërlikuar dhe ka shkaktuar debate të forta. Kjo çështje është imponuar si qenësore në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe ka të bëjë me marrëdhëniet midis komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe qeverisë qendrore të Kosovës. Asociacioni sipas lehtësuesve të dialogut [BE-së] është paraparë të sigurojë komunave me shumicë serbe një gradë të caktuar të autonomisë dhe vetëqeverisjes. Një lloj Ahtisari plus. Natyrisht nëse qeveria e Kosovës do të dorëzohej.
Qytetarët e Kosovës me të drejtë shqetësohen se ky asociacion mund të godasë funksionalitetin e Republikës, duke cënuar e shpërbë unitetin dhe qëndrueshmëria e shtetit. Ata shqetësohen me të drejtë që ky asociacion mund të shërbejë si fazë e parë e secesionit të Kosovës. Përmes Planit të Ahtisarit ishin shnëdrruar në komuan disa nga fshatrat serbe si bie fjala: Kllokoti, Ranilluku, Parteshi… duke ju shtuar vargut të minikomunave si Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi [si mini komuan të paqëndrueshme], që tani të bashkuara në Asociacion lehtësisht mund të shndërrohen në autonomi lokale sui generis dhe ta dobësojnë autoritetin e qeverisë qendrore.
…
Njëri ndër lajmet kryesore të ditës së sotme [6 nëntor] ishte se serbët e veriut të Kosovës masivisht po i pranojnë targat dhe dokumentet e shtetit të Kosovës. Fillon kështu njohja de fakto e shtetit të Kosovës fillimisht nga ajo pjesë e popullit serb që ishte ushqyer me iluzionin se janë pjesë e Serbisë edhe pas 17 shkurtit 2008, për t’i hapur rrugë pranimit të këtij realiteti edhe nga ana e Serbisë. Asociacioni duket se është pranuar me kushtin e largimit definitiv të Serbisë nga Kosova.
Për Serbinë propozimi franko-gjerman, gjegjësisht propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, tashmë është shndërruar në veprim taktik në pritje të përfundimit të luftës në Ukrainë. Në Beograd nuk hezitojnë të pohojnë ndërkohë se ata vazhdojnë të jenë të gatshëm të ulen në dialog për shumëçka, të diskutohet, të negociohet dhe të arrihen marrëveshje, përveç dy pikave: anëtarësimit të Kosoëvs në OKB dhe “ marrëveshjes që respekton integritetin e pretenduar territorial dhe sovranitetin e tyre.”
Indirekt me këtë deklaratë të kryesuesit të “Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi”, Millovan Drecun të ripërsëritur brenda javës disa herë edhe nga presidenti serb dhe pastaj në korë nga zyrtarë të lartë të shtetit, sikur tumiret agresioni i 24 shtatorit dhe pretendimet e hapura për territor.
Paralajmrimi kaq arrogant për cënimin e integritetit territorial nënkupton edhe cënimin e Lirisë.
Çështja e integritetit territorial dhe liria janë dy koncepte të veçanta në politikën ndërkombëtare, dhe marrëdhëniet midis tyre janë të ndërlikuara. Ndërsa integriteti territorial është një parim i njohur ndërkombëtarisht që ka të bëjë me mbrojtjen e kufijve të një shteti, liria është një vlerë themelore që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e individëve.
Cenimi i integritetit territorial mund të shihet si një shkelje e rendit të paqes ndërkombëtare dhe një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar. Ky është një parim i njohur në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe i të drejtave ndërkombëtare, rrjedhimisht përgjegjësi e madhe e shteteve për të mbrojtur kufijtë e tyre dhe integritetin territorial. Cënimi i integritetit territorial nga një vend i huaj megjithatë nënkupton automatikisht edhe cënim i lirisë si e drejtë univerzale e popujve.
Dialogu i stërzgjatur që i ishte imponuar Kosovës i ka kushtuar energji të mëdha dhe ka prodhuar një lloj mungese të theksuar të kohezionit politik të brendshëm. Ndikimi i asociacionit në funksionalizimin a defunksionalizimin e Republikës, sidoqoftë do të varet nga detajet specifike të marrëveshjes së arritur dhe vet zbatimi i saj në praktikë.
[Fragment]

34 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, ngjarja që ndryshoi rrjedhat e historisë

Jusuf Buxhovi, historian
___
Rënia e Murit të Berlinit para 34 vitesh, krahas bashkimit gjerman, njëherësh i hapi rrugë disa zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet e shekullit të kaluar: rënies së polaritetit bllokist, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e me këtë edhe të rrënimit të sistemit komunist. Kjo ngjarje, po ashtu, ndikoi proceset e filluara të shpërbërjes së Jugosllavisë, me ç’rast Kosova u shkëput nga sundimi i Beogradit për të përfunduar si shtet i pavarur.
Natyrisht se në këto zhvillime, rrëzimi i Murit të Berlinit, nxiti shqiptarët e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë në dy drejtime:
a) që të rrënonin monopolin e Lidhjes Komuniste dhe
b) të lirohen nga ripushtimi serb.
Kjo u pasqyrua me angazhimin e shpejtë dhe të gjithanshëm të elitës politike të Kosovës, nën drejtimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për ta themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, të parën parti politike me frymë perëndimore, që me mbi 700 mijë anëtarë nga radhët e të gjitha rrymave shoqërore shqiptare, shpejt u kthye në një lëvizje kombëtare, që mori përsipër këto procese historike:
– rrënimin e strukturës së Lidhjes Komuniste si dhe
– shkëputjen nga Serbia (me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kuvendin e Kaçanikut me 7 shtator 1990.)
Në këtë rrugë, intelektualët e Kosovës, duke u rreshtuar në anën e drejtë historike, patën ndihmën e drejtpërdrejtë të SHB-ave dhe të Gjermanisë si dhe mbështetjen e tyre të plotë.

Duhet ta vazhdojmë luftën, aty ku e la Gjergj Kastrioti

0
Reshit Lala, analist, Tiranë
___
* Turqia akoma nuk ka kërkuar falje për tragjedinë, që ju shkaktoi Shqiptarëve dhe popujve të tjerë!
Ne duhet të shkëputemi PËRFUNDIMISHT nga të gjitha mbetjet e tragjedive historike, që na kanë lënë turqit! Është e domozdoshme të çlirohemi përfundimisht nga Turqia, nga feja Islame, psikologjia e, deri tek fjalët e shprehjet turke në fjalorin e gjuhës shqipe. Shqiptarët duhet të ndahen me thikë nga të gjitha trashëgimet ,që na ka lënë Turqia. Duhet të shkulim nga rrënjët të keqen, që ka mbjellë Perandoria Osmane për më shumë se 500 vjet dhe, turqit e sotëm këto 30 vjetët e fundit. Ne duhet të bëjmë ndaj Turqisë atë, që ka bërë edhe Ukraina ndaj Rusisë, që shkatërroi të gjitha veprat e artit dhe monumentet e miqësisë, që i lidhnin këta popuj historikisht.
Ne duhet të lemë prapa Rusët, Turqit e Ballkanin dhe, të shohim mbijetesën tonë në strategjinë Amerikane e perendimore. Këtë duhet ta bëjmë, se populli turk është ushqyer me ide ekspasioniste dhe ka pranuar idetë fashiste të Erodoganit, që do të pushtojë trojet shqiptare dhe Ballkanin për të bërë Perandorinë e re turke në trojet e ish Perandorisë Osmane. Erdogani dhe Turqia përgatisin dhe, janë gati t’i shkaktojnë një tragjedi të re Shqiptarëve dhe Ballkanit. Ndaj ne duhet të luftojmë për t’u mbrojtur nga Turqia revanshiste, e cila në kohë paqeje përdor armën e fesë Islame, që ta bëjë më të lehtë një ndërhyrje ushtarake nesër. Në këto kushte për mbijetesën e shqiptarëve ka vetëm një rrugë: Orjentimi absolut perendimor-larg rusisë e turqisë. Ky është edhe testamenti i Skëndërbeut dhe i Enver Hoxhës, që e hoqi Shqipërinë dhe çështjen Shqiptare nga lindja dhe e vendosi në perendim.
Shqiptarët u quajtën turqë nga serbët, grekët dhe vetë turqit dhe, si të tillë u dëbuan nga trojet e tyre. Ata gjetën justifikimin, se ishin MYSLIMANË. Grekët bënë në 1923 ndërrimin e popullsive me turqit duke marrë nga Izmiri grekët e Turqisë dhe, duke dërguar atje myslimanët “turq” (Çamët) e veriut të Greqisë. Pra Greqia përdori përkatësinë fetare duke i pagëzuar çamët “turqë”, që ti dëbonte drejtë Turqisë. Ndaj shqiptarëve u përdorën të gjitha metodat e shfarosjes dhe shpërnguljeve masive.
Ne duhet t’i analizojmë me kujdes të gjitha ato faktorë negativë, që turqia dhe të tjerët kanë përdorur kundër nesh historikisht dhe, të mos lejojmë përsëritjen e tyre. Njëkohësisht t’i heqim mundësinë edhe europës, që të mos na quaj “fondomentalistë , bishti i turqisë dhe pjesë e bandave terroriste myslimane turke e ndërkombëtare”.
Shihni Gjermaninë e Japoninë e mbas luftës së dytë botërore! Lufta i ngarkoi ata me peshën e rëndë të përgjegjësve historike për një tragjedi, që tmerroi botën. Koha e mbas lufës ishte e vështirë për ta, se mbanin mbi vete një peshë të rëndë me mbi 65 milion viktima. Por këto vende mundën të ndahen nga një e kaluar e zezë, duke i kërkuar falje popujve për tragjedinë, që ju shkaktuan. Po Turqia? Turqia askujt nuk i ka kërkuar falje për tragjedinë, që ju shkaktojë shqiptarëve dhe popujve të tjerë. Kjo dëshmon, se ëndërra turke për ripushtimin e trojeve shqiptare dhe ballkanin është ringjallur.
Shihni Rusinë fashiste! Meqenëse Gjermania bashkohet me të gjithë botën perendimore për mbështetjen e Ukrainës, që ka të drejtën ndëkombëtare të mbrohet- Putini i kujton Gjermanisë Luftën e Dytë Botërore. Në këtë këndvështrim edhe ne shqiptarët, që të ecim përpara dhe të bashkohemi me vendet e zhvilluara, duhet të shkëputemi nga ato mbetje historike turke, që vetëm dëm na kanë shkaktuar. Njera nga këto trashëgime është feja Islame, që po përdoret për asimilimin e shqiptarëve.
Ndaj ne shqiptarët, që kemi shansin të kemi luftuar më shumë se të tjerët kundër Perandorisë Osmane, duhet ta shfrytëzojmë këtë fakt historik. Ne duhet të ndahemi përfundimisht me historinë e Perandorisë Osmane dhe fenë Islame, që ato të mos përdoren për asimilimin e Shqiptarëve sot dhe në të ardhmen. Këtë nismë historike Europa dhe Amerika do ta vlerësonin dhe do të thonin: “Më në fund Shqiptarët lanë pas historinë e zezë me turqit dhe u bashkuan me popujt e zhvilluar e paqësor të Europës, siç veproi Gjergj Kastrioti në Mesjetë dhe Enver Hoxha në vitet 60 të shekullit të kaluar! Por edhe këtë mundësi historike myslimanët Shqiptarë nuk na lenë ta shfrytëzojmë.
Karl Marks: “Skëndërbeu ishte Parzmore në gjoksin e Europës”! Ismail Kadare ka folur shumë herë për vizionin Europjan të Skëndërbeut. Ai insiston, që ti kujtojë Europës, se heroi legjendar Shqiptar, Skëndërbeu kishte vizione Europjane dhe e mbrojti juglindjen e Europës nga dyndjet e Perandorisë Osmane. Me këtë Europa do të kuptojë ç’kanë bërë Shqiptarët për Europën dhe, ti mbështesë ata si pasardhës të Skëndërbeut. Por jo! Myslimanët Shqiptarë duan të na e heqin nga duart edhe këtë armë të rëndësishme historike dhe, luftojnë pikërisht Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe luftën e tij legjendare, që e njeh Europa dhe bota. Kjo është vetvrasje për shqiptarët!
Madhështia e Gjergj Kastriotit qëndron në faktin, se ai me një grusht Shqiptarësh GUXOI dhe u ngrit në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe, e fitoi në fushën e betejës për 25 vjet me rradhë. Fitoret historike të Shqiptarëve nën udhëheqen e Skëndërbeut u bënë LEGJENDA DHE PUSHTUAN EUROPËN: Këto legjenda duan të varrosin turqit me ndihmën e shqiptarëve myslimanë. Ky është turpi Shqiptar, që na bën edhe turpin e botës! Popujt e tjerë , që si kanë këto trashëgime historike mundohen t’i krijojnë për ti shërbyer të sotmes dhe të ardhmes së popujve të tyre, kurse ne shqiptarët kemi hapur luftë civile për të varrosur legjendën Shqiptare, që u bë edhe legjendë europjane e ndërkombëtare.
Enver Hoxha në vitet 60 kreu një akt tjetër historik kombëtar e ndërkombëtar. Patriot dhe burrë shteti me vizione europjane e perendimore e shkëputi me forcë Shqipërinë dhe çështjen shqiptare nga lindja dhe e vendosi në Perendim. Ai e mori këtë vendim historik, sepse LINDJA DHE TURQIA ishin shkaku kryesor i pushtimit historik të trojeve shqiptare. E vendosi në perendim, se perendimi kishte edhe interesa, por edhe forcë politike, ekonomike dhe ushtarake t’i mbronte interesat e veta, që ishin edhe interesa shqiptare në ballkan.
Ai guxoi dhe e hoqi nga Adriatiku Shqiptar bazën ushtarake të Traktati të Varshavës (nënkupto bazën ruse) pa i futur shqiptarët në një luftë katastrofike me rusët si Zelenski Ukrainën. Perendimi e vlerësoi fitoren e Enver Hoxhës me Rusët si fitore historike të tij. Enver Hoxha shpëtoi vendin e tij nga një bazë e rrezikëshme ushtarake me pasoja katastrofike për shqiptarët, por shpëtoi edhe perendimin nga prania ushtarake e rusisë dhe lindjes në Adriatik. Enver Hoxha bëri atë, që bëri edhe Skëndërbeu. Ai mbrojti vendin e tij, por mbrojti edhe kufirin lindor të Europës perendimore në territorin Shqiptar.
Po t’i kishin bërë vendet e tjera këtë shërbim kaq të madh perendimit , ata do të çirreshin e do të thonin : “Ç’bën Europa për ne , që e kemi mbrojtur Europën mesjetare nga Perandoria Osmane dhe europën moderne nga perandoria Ruse”? Shqiptarët arritën në pakicë e drejtë zhdukjes, se u vranë me qindra e mijëra në luftëra të gjata e të pa barabarta me turqit. Por ata u rrezikuan të zhdukeshin edhe në vitet 60 nga supershteti fashist Rus. Të tjerët do t’i thonin Europës: “Ne u zhdukëm duke mbrojtur europën, kurse europa na ka braktisur”!
Por kjo nuk ndodh, se myslimanët shqiptarë janë ngritur si ushtri politike kundër Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, se duan të mbrojnë Turqinë. Ata kanë marrë përsipër t’i pastrojnë Turqisë biografinë historike të mbushur me krime ndaj popujve të tjerë. Ata nuk pyesin për vendin e tyre , që po vdes, por kanë hallin e Turqisë, se Turqia është myslimane. Ata nuk mund ta kuptonë, se Turqia është vendi kryesor nga të gjitha vendet islame , që e shfrytëzon Islamin si Parti Politike turke për pushtimin e vendeve të tjera.
Kjo është Turqia e sotme e Erdoganit, që bën plane për ripushtimin e trojeve shqiptare dhe ballkanit, por që myslimanët ekstremë kujtojnë, se Erdogani do të shtrojë një tepsi me bakllava për të gjithë Ballkanin. Kjo është injoranca dhe ÇMEDURIA SHQIPTARE. Kjo është përgjigja edhe për turkomanët, që thonë se: “Kemi qeverisur bashkë me turqinë apo kemi pasur 35 apo 45 K/Ministra shqiptarë në Turqi”! Po ç’bënë për vendin e tyre, që po vdiste këta k/ministra Turqë me origjinë shqiptare. Ata e lanë të vdiste vendin e tyre të origjinës! Ata e bënë këtë , duke qenë në Turqi, kurse myslimanët Shqiptarë po e bëjnë këtë duke qenë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Unë jam i bindur se myslimanët shqiptarë një ditë do ta kuptojnë peshën historike, që kanë, duke qenë shumicë dhe, do të ngrihen për të mbrojtur kombin e tyre, që të mos vdesë. Pyetja që bëhet është: MOS DO TË JENË VONË DITA, KUR MYSLIMANËT TA KUPTOJNË PËRGJEGJËSINË E TYRE HISTORIKE NDAJ KOMBIT?!
Më 09.11. 2023

At Shtjefën Gjeçovi në 75-vjetorin e themelimit të arkeologjisë shqiptare

Nga Frank Shkreli

___

“Këto punë po i shkruaj këtu, o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po ma ka ënda me e mbështetë në to vjetërsinë e kombit tonë. Le ta marrë vesh bota se hyjnitë, mënyrat dhe sjelljet e besimtarëve, si grekët dhe latinët e vjetër, i patën prej etërve tanë, Pellazgëve”.   At Shtjefën Gjeçovi
Themeluesi i arkeologjisë shqiptare
Themeluesi i arkeologjisë shqiptare

Ditën e mërkurë, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë filloi punimet “Konferenca Arkeologjia shqiptare në 75-vjetorin e krijimit të saj: arritje, risi dhe perspektiva”, organizuar nga Akademia e Shkencave të  Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, njofton Gazeta Telegraf e Tiranës. Çelet Konferenca “Arkeologjia shqiptare në 75-vjetorin e krijimit të saj: arritje, risi dhe perspektiva” organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës | Gazeta Telegraf.

Sipas artikullit të mësipërm, me këtë rast, përshëndeti edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, Në fjalën e tij përshëndetëse, Z. Gjinushi theksoi, sipas gazetës Telegraf, se gjithçka filloi nga viti 1948. Çdo gjë u “institucionalizua si kërkim i specializuar me mbështetje shtetërore në vitin 1948…”, ndërkohë që “brenda dy dekadash u kapërcy romantizmi shkencor”,  citon Gazeta Telegraf, Gjinushi, i cili përmend emrat e disa arkeologëve të kohës komunizmit, pa dyshim për meritat e tyre në fushën e arkeologjisë shqiptare. Më ra në sy se Z. Gjinushi nuk përmendi At Shtjefën Gjeçovin, françeskanin shqiptar, i cili konsiderohet nga shumë ekspertë, të brendshëm dhe të jashtëm, si babai i arkeologjisë shqiptare – “I pari arkeolog shqiptar”, e ka cilësuar Gjeçovin At Zef Pllumi në librin e tij Françeskanët e Mëdhej”. At Zef Pllumi shprehet se mund të thuhet se At Gjeçovi, “pa dyshim që kurrnji udhëtar i shkencës nuk e përshkoi mbarë Shqipninë që nga Veriu deri në Jug ma shumë se ai”. Siç duket Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Z. Gjinushi e konsideron punën dhe veprimtarinë e At Shtjefën Gjeçovit si një “romantizëm shkencor” që duhej, jo vetëm të “kapërcehej”, sipas tij, gjatë kësaj konference, por që edhe të zhdukej e të mos përmendej në vazhdimësinë e historisë “shkencore” të komunizmit. Çdo gjë filloi nga ne, nga viti 1948, thotë Gjinushi me shokë, ne jemi fillimi, ne vazhdojmë të jemi!

Françeskani At Shtjefën Gjeçovi, “themeluesi i arkeologjisë shqiptare” ishte dhe mbetet pishtar i gjallë i ndriçimit të historisë dhe kulturës së kombit shqiptar, të cilat u bënë për ‘të vlera shpirtërore dhe qëndrese deri në frymën e fundit.

Por për fat të mirë, gjithçka nuk është e humbur se Z. Gjinushi e pa të arsyeshme të “kapërcente” emrin e At Shtjefën Gjeçovit në konferencën kushtuar 75-vjetorit të themelimit të Arkeologjisë Shqiptare. Sepse sipas përshkrimit tek Gazeta Telegraf në atë konferencë mori pjesë e përshëndeti edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, Akad. Mehmet Kraja. Gazeta Telegraf shkruan se Akademiku Kraja shprehu respekt për të gjithë ata që në çfarëdo mënyre kanë zbuluar se në këtë hapësirë, edhe përkundër furtunave dhe erozioneve të mëdha, toka flet shqip!  Ai foli për arkeologjinë në Kosovë – në trojet dardane – ku sipas tij ajo ka kaluar periudha të errëta, periudha kur dëshmia për vazhdimësinë iliro-shqiptare ndëshkohej herë me plumba, si në rastin e (At Shtjefën) Gjeçovit, ose me helmim, si në rastin e antropologut hungarez Nemeshkeri, i cili supozohet se u helmua, pasi dërgoi një raport paraprak se Nekropoli Mesjetar i Vërmicës dëshmonte për një popullsi josllave, me vazhdimësi nga shekulli II para epokës së re, V dhe VI në mesjetën e hershme dhe më vonë në shekujt IX-XI. Kjo vazhdimësi iliro-shqiptare në ish-Jugosllavi konsiderohej armiqësore, aq sa që mund të ndëshkohej edhe me vdekje. Në lidhje me këtë, sipas Telegraf, Akademiku Kraja theksoi kontributin e “At Shtjefën Gjeçovit, themeluesit të arkeologjisë shqiptare”, siç e cilësoi ai.

“Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë…”

“Prifti françeskan Shtjefën Gjeçovi-theksoi akad.Kraja, sikundër e dini, ka lindur në Janjevë, ku më pas, gjatë kohës që unë mbaj mend, jetonte një komunitet i krishterë katolik. Shtëpia e tij e lindjes gjendet atje edhe sot, vetëm se pushteti jugosllav ku ishin të përfshirë edhe një numër kosovarësh nuk e deshën Shtjefën Gjeçovin, të cilin jo vetëm që e vrau më 1929, por nuk i bëri as nderimet që i takonin një burri mendjendritur, i cili la trashëgimi dy monumente të pavdekshme: themeloi arkeologjinë shqiptare dhe kodifikoi veprën më të rëndësishme të trashëgimisë zakonore shqiptare, Kanunin e Lekë Dukagjinit”, ka thënë Kryetari i Akademisës ë Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës Dr. Mehmet Kraja.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës, Akademik Mehmet Kraja duke folur dje në Tiranë me rastin e 75-vjetorit të krijimit të Arkeologjisë Shqiptare.

Dr. Kraja njoftoi të pranishmit, ndoshta një lajm që ata të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, përfshirë Z. Gjinushi- nuk donin të dëgjonin me rastin e 75-vjetorit të Arkeologjisë Shqiptare. “Ju bëj me dije,- ka thënë Kraja se “Akademia e Kosovës do të kërkojë zyrtarisht nga institucionet e Kosovës, që viti 2024, i cili bie në 150 vjetorin e lindjes së Shtjefën Gjeçovit, të shpallet zyrtarisht si “Viti i Gjeçovit”. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë në respekt të atij që i pari ndër shqiptarët dëgjoi zërat nga thellësia e tokës sonë që flet, ku citohet (nga Gazeta Telegraf), të ketë thënë Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës. Uroj që ky njoftim i përmasave kombëtare nga Dr Mehmet Kraja të mos ketë ra në veshë të shurdhët të akademikëve të Tiranës zyrtare. Por që vitin që vjen, me rastin e 150-vjetorit të At Shjtefën Gjeçovit të kujtohet së bashku në Prishtinë dhe në Tiranë “Emëri i këtíj njeriu të rrallë”, siç e ka cilësuar Faik Konica.

Foto nga konferenca dy ditore me rastin e 75-vjetorit të krijimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë.
Foto nga konferenca dy ditore me rastin e 75-vjetorit të krijimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë.

Ka mundësi që Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe enti akademik e shkencor që ai kryeson të kenë zgjedhur që me këtë rast të anashkalojnë emrin e At Shtjefën Gjeçovit, të cilin disa ekspertë dhe akademikë e quajnë themeluesi i Arkeologjisë Shqiptare vetëm e vetëm se ishte prift katolik. Se emri, puna dhe veprimtaria e At Shtjefën Gjeçovit, në sytë, mendjen dhe në përgatitjen e tyre shkencore marksiste-leniniste, mund të jetë një “romantizëm shkencor”, që duhet të “kapërcehet” në minimum ose të zhduket fare nga kujtesa, në maksimum.

E vërtetë se At Shtjefën Gjeçovi për veçse ka qenë prift katolik dhe arkeolog, ai, sipas Dr Syrja Pupovcit, duhet të shikohet dhe të vlerësohet edhe si, mësues e arsimues , punëtror i kulturës dhe shkencës, për kohën në të cilën ka jetuar. “Shtjefën Gjeçovi i ka dhënë kontribut të rëndësishëm kulturës kombëtare dhe shkencës dhe ka lënë në trashëgimi vepra që do të mbeten edhe në të ardhmen gurrë e pashterrur për studime”, -ka shkruar pedagogu dhe akademiku i njohur nga Kosova, Dr. Syrja Pupovci (1937-1998). Ndërsa një admirues i deklaruar i At Shtjefën Gjeçovit, Faik Konica i madh është shprehur kështu për Gjeçovin: Bir i përulët i Shën Franciskut, e ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqiptár i kthielltë. At Gjeçovit, që i përkiste çdo mirësí, nuk i mungói asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqiptár.  Sepsè kish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípja dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuara janë stërnípërit e atýre që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.”

“Secilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë që në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lotët t’ona për At Gjeçovin”. “Po, At Gjeçovi është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shënjtëruar të Shqiptarësisë.” Faik Konica -Kujtime mbi At Gjeçovin – Gazeta “Dielli” e organizatës Panshqiptare Vatra, 18 Mars 1930, nr. 5156, fq. 2.)

Sot është dita e Shën Mitrit, e ”Shën Gjergj Dedës” dhe Gjarpërit 

0

Sinan Kastrati, Suedi

Gjarpëri e Gjergji 

Një ndër festat kryesore të motmotit te shqiptarët është Shën Gjergi dhe Shën Mitri (Shmitri), në çdo 8 nëntor. 

 Po tash po na del edhe një ”Shën Gjergj … Tjetër”, ai i Gjergj Dedajt të cilin Papa ka me e shuguru. 

Më 8 nëntor 1941 

82 vjet më parë u themelua Partia Komuniste e Shqipërisë A1 08.11.2023 0 1 minute read Më 8 nëntor 1941, disa anëtarë të grupeve komuniste të Shkodrës, Korçës dhe Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin e tyre ilegal që nga mesi i viteve ’30, u mblodhën në një shtëpi të thjeshtë tiranase dhe shpallën krijimin e Partisë Komuniste (Alsat)  

Gjergj, të lutem nëse je normal, dëgjo: Nuk e ndihmon ti Hashimin me rrena. Lere ”gjarprin” aty ku është se nuk është keq. ”Po majnë si pllum”, me pare, me pite e me pula. 

Ti këthehemi temës, 

Është koha për ndryshime e korrigjime. Unë ia korrigjova nofkën e Hashimit, ”Gjarpri” *) (Gjarpni”. Emrin e Gjergjit, nuk mund ta ndryshoj pos që ti propozoj Gjergj Dedaj-t që ta ndryshoj emrin, nga ”Gjergj”, në ”Gjorgj”, ”Djordje”, ”Gjokë”. 

Nuk është rastësi që Hashimi nuk i din rregullat e drejtshkrimit prandaj e ka quajt vehten ”Gjapri”, sikurse Naser Krasniqi, ”Ftyra” në vend të ”Fytyra” etj.  

”Zonjusha” Editë Tahiri e Ganja e Drenicës paskan folur. Ganës nuk i ndalet goja e Edita flet rrallë e për mallë. E gjora e kujton të kaluarën kur ishte vajzë e re me flokë kaçurrela. Editës nuk i pëlqen ta kujton kohën kur shëtiste nëpër kryqytetet e botës, sepse atëherë isht me Ibrahim Rugovën. Ajo më me ëndje flet për Hashim dylberin që e mori, hop dhe pa asnjë votue e uli afër vehtes, si zëvëndës kryministe dhe kryenogaciatore për bisedimet me Serbinë t¨q quajtur ”dialog teknik” që ia pam sherrin.   

Zonjusha Editë paska folur për qiel e për tokë, për Shkup e për Shkodër, por në qendër e në zemër e ka Hashimin. Si grabuja me dhâm të thyem nuk e lënë pa e folur edhe për Albin Kurtin e Edi Ramën, 

Editë, lexo ato që ke thënë: 

“Pushon dialogu teknik, paralajmërohet “dialogu i vërtetë” 

Hashim Thaçi e dekoron Gjergj Dedajn

https://telegrafi.com/pushon-dialogu-teknik-paralajmerohet-dialogu-i-vertete/  

“Dialogu me fqinjët, vlerë demokratike dhe evropiane” 

https://telegrafi.com/dialogu-me-fqinjet-vlere-demokratike-dhe-evropiane/  

“Edita Tahiri: Dialogu me Serbinë është teknik dhe mbetet i tillë” 

https://www.arkivalajmeve.com/Edita-Tahiri-Dialogu–me-Serbine-eshte-teknik-dhe-mbetet-i-tille.1047019357/  

https://www.arkivalajmeve.com/Edita-Tahiri-Dialogu–me-Serbine-eshte-teknik-dhe-mbetet-i-tille.1047019357/  

“EDITA TAHIRI ENDE SHPRESON SE FUSNOTA ËSHTË NJË “FLUSKË BORE” QË DO TË SHKRIHET”  

https://insajderi.com/edita-tahiri-ende-shpreson-se-fusnota-eshte-nje-fluske-bore-qe-te-shkrihet/  

Edhe zonjusha Ganimete, paska qit pushkë ”Musliu për ish-krerët e UÇK-së: Kosova sot në mungesen e këtyre luanëve po sulmohet nga qentë e armiku“ 

Se çka desh me thënë, tybe as ajo nuk e din por me folë diçka se për ndryshe në zgjedhjet tjera Memli nuk e shtin në listat zgjedhore.  

 Zonjusha paska folur për qiel e për tokë, për Shkup e për Shkodër, por në qendër e në zemër e ka Hashimin. Si grabuja me dhâm të thyem nuk e lënë pa e folur edhe për Albin Kurtin e Edi Ramën, për Vjosa Osmanin e Atifete Jahjagën e Isa Mustafën por e paska ”harrua” Ibrahim Rugovën dhe Ramushin. 

Ende po vazhdon dëshminë në Hagë Gjerg Dedaj. 

Faqet e shtypit shqiptar edhe sot ishin të mbushura nga Haga, konkretusht me dëshmitë e rreme të Gjergj Dedäjt.  

“Gjyqtari Mettraux tha që sipas dëshmisë që dëshmitari po jep tani i bie që ka gënjyer hetuesit e EULEX-it.” 

“Sipas dëshmisë që po jepni sot, i bie se ju keni gënjyer hetuesit e EULEX-it, apo jo se ju keni thënë, se keni pretenduar se ju kanë rrahur, edhe të tjerët janë rrahur dhe gjëra të tjera të këtij lloji. Pra, informacioni që i keni dhënë EULEX-it nëse marrim parasysh dëshminë që po na e jepni ju sot i bie që të jetë i rremë dhe tjetërsues, e pranoni këtë?” 

Robert Cooper, B. Stefanoviq dhe Edita 

“Agim Krasniqi do të vritej”: Dedaj flet për dëshminë e tij: I thash Thaçit ndale këtë njeri” 

MË: 8 NËNTOR 2023 NË ORA: 17:13 

Gjergj Dedaj ka thënë se e ka lutur Hashim Thaçin që ta ndalonte Sabit Gecin, i cili sipas një dëshmie të Dedajt dhënë EULEX-it disa vite më parë, kishte thënë se do ta vriste aktivistin e LDK-së, Agim Krasniqin.   

Dëshminë e Dedajt dhënë EULEX-it e ka lexuar avokati mbrojës i Hashim Thaçit, Stipe Misetiç. 

“Pastaj tregon për pjesën ku thotë. Ata lëshuan radion për të dëgjuar lajmet. Dëgjuan lajmin se ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi ishte vrarë në Tiranë. Hashimi dhe Sabiti ishin të gëzuar, në realitet ishin të entuziazmuar, ata folën me njëri-tjetrin, ne nuk e kuptonim pse ishin aq të gëzuar. Pastaj, Sabiti më tha se jo 13 nga ne, por vetëm 12 do të shkonin në Prishtinë. E pyeta pse dhe ai më tha ‘Agim Krasniqi i cili ishte në komë do të vritej’. Ai i takonte partisë së Rugovës me të kaluar ushtarake, dhe sipas mendimit të tyre ai ishte i radhës i cili do duhej të bëhej ministër i Mbrojtjes”, lexon avokati Misetiç dëshminë e Dedajt në EULEX.  

Gjergj Dedaj, dëshmitë që i ka dhënë në EULEX kanë qenë të vërteta   

Disa nga të ndaluarit në Qirez të Drenicës I njoh. I kam afër katundit tim. E këta janë Agim Krasniqi nga Vll. Drenoc, Isuf Teleaku, ish profesor I psikiatrisë, nga Banja, Veli Bytyqin, ish gazetar (korespodenet i Rilindjes) nga Mllanaviqi (Shkoza) etj.

Edita Tahiri

Vetëm për Agimin po flas sonte dhe ate pakëz.  

Me Agimin njihemi qysh kur ishim nxënës në gjimnazin ”L. Gurakuqi” në Kijevë (Pleqnar) por unë e kisha harrua pasi që pas më pakë se dy muaj që vazhdova mësimet, në klasën e katërt, më përjashtuan. 

Agimi nuk më kishte harrua mua. Kur unë isha te Ibrahim Rugova, në një vizitë pune, pas takimit rojet e Ibrahimit më thanë: 

Agim Krasniqi, atëherë antarë i Kryesisë së LDK-së dëshiron të të takoj. Kjo ka ndodhur në verën e vitit 2001 në Prishtinë. U takuam ndejtëm dhe biseduam. Ia kujtova disa nga fjalët dhe dyshimet që kisha për Agimin, që që nga shtatori, tetori e nëntori i vitit 1998 për të cilat, për fat të keq dolën të vërteta. 

Ahmet Krasniqi flet para ushtareve dhe oficereve shqiptar, kur betohen ushtarët në Popaj, 1998

Ato që i ka thënë Gjergj Deda para hetuesisë së EULEX-it për ish Ministrin e Luftës, Kol. Ahmet Krasniqin dhe Agim Krasniqin, ish ushtarak (me gradë Kapiten) dhe i burgosur politik, janë 100% të vërteta.  

Por jo vetëm Gergj Dedaj por edhe të tjerët, pas vitit 1999, Hashim (”Gjarpri”) i ka këthye për veti, ata që i ka burgos, torturua dhe rreh me dajak:
Veli Byqtyqin e ka bërë ”këshilltar”, 

Agim Krasniqi, ambasadot, sikurse edhe Gjergj Dedajn. 

Në vitin 2014, 2015 kam pas botua një fejton për disa nga viktimat e Hashim Thaçit.  

I pari ishte për mikun tim, Kolonel Ahmet Krasniqin 

“Si komunikoja me kolonel Ahmet Krasniqin?” 

BOTA PRESS – 21/09/2018 

https://arkivi.botapress.info/si-komunikoja-me-kolonel-ahmet-krasniqin-2/ …. 

Bisedat me telefon nga Rovinji 

Para se të vinte në Shqipëri (me 1998), Ahmeti jetonte ne Rovinj me familje, ne kushte shume te veshtira, ndonëse nuk ankohej. Punonte pune krahu, ne treg shiste peme, perime ne nje tezge te vogel. Ndodhte qe kur e thirrja në telefon, gruaja ose femijet i benin ze e ai vraponte me te shpejte qe te mos harxhoja më shumë! Pra, ishte maksimalisht i vëmendshëm. Me duket se edhe sot po i degjoj zhurmen e shkalleve qe zbriste, ose te ramet e makines se shkrimit ”Unis”, kur qëllonte duke shkruar. 

Por, në vitet që pasuan, Ahmeti e shtoi aktivitetin e tij. Ahmet Krasniqi, si minister i pare luftes,1998. ne fund te Marsit 1998, me thirri nga Zvicrra. Ishte ne banesen e Ismet Lush Tahirajt nga fshati Beleg i Deqanit. Më pati thirr nga telefoni i tij e me tha: ”Dhanerr, pyete Milazim Krasniqin ne Prishtine, a e kam perkrahjen e LDK-se si Minister dhe thuaj Milazimit le t’i thotë Agim Krasniqit (nga Vll. Drenovci, ish kapiten i APJ-se) qe te vije deri ne Tirane e te flasim!” 

Pastaj Milazimi më tregoi se me Kolonel Ahmet Krasniqin ishte takuar në Tiranë, ku kishte qenë në një tubim, i ftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë. Më tregoi se kishin biseduar bukur gjate, por e theksoi se të dytë kishin qenë të rezervuar, por se i kishte premtuar Ahmetit që do ta njofotnte presidentin Rugova dhe do ta përcillte mesazhin për Agim Krasniqin, gjë që e kishte bërë”. (Shkrimin e plotë mund tä gjeni në linkun:  

https://arkivi.botapress.info/si-komunikoja-me-kolonel-ahmet-krasniqin-2/ 

Për porosinë e Ahmet Krasniqit për Agimin Krasniqin 

Ahmeti më kishte thënë gojarisht pyete Milazim Krasniqin: 

”Dhanerr, pyete Milazim Krasniqin ne Prishtine, a e kam perkrahjen e LDK-se si Minister dhe thuaj Milazimit le t’i thotë Agim Krasniqit (nga Vll. Drenovci, ish kapiten i APJ-se) qe te vije deri ne Tirane e te flasim!” 

Pastaj Milazimi më tregoi se me Kolonel Ahmet Krasniqin ishte takuar në Tiranë, ku kishte qenë në një tubim, i ftuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Shqipërisë. Më tregoi se kishin biseduar bukur gjate, por e theksoi se të dytë kishin qenë të rezervuar, por se i kishte premtuar Ahmetit që do ta njofotnte presidentin Rugova dhe do ta përcillte mesazhin për Agim Krasniqin, gjë që e kishte bërë” 

I nderuar Sinan, 

Vec vazhdo e shruaji kujtimet e tua kështu, sepse e kanë vleren e vet.  Me kohë bëhen si dokument. 

Këtu po të jap disa të dhëna për saktësim: 

në atë kohë kam qenë redaktor përgjegjës i gazetes “Bota Sot” në redaksinë ne Prishtinë dhe sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosoëvs. Ndërsa në parti kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe shef i Sektorit informimit në kryesinë e LDK-së ( zëdhënës i saj.) 

Biseden me Agimin dhe me Rugovën i kam bërë pas takimit me Ahmetin Krasniqin në Tiranë. Ai takim imi me Ahmetin ka ndodhur në maj 1998.  Sapo jam kthyer i kam kontaktuar ede Agimin edhe Ibrahimin. Agimi më ka thënë saktësisht ashtu, ndërsa Ibrahimi më pati dëgjuar dhe më tha që Bujar Bukoshi i kishte dalë dore e ia kishe marrë edhe kuleten.  Pra,  nuk kishte qëndrim të qartë, më saktë tregonte se ishte i pafuqishënm për ta kontrolluar Bukoshin dhe qeverinë e tij.  Në përgjithësi LDK-ja në atë kohë ka qenë në konflikt me Bukoshin dhe faktikisht e distancuar prej qeverisë së tij. 

Të uroj shëndet e gjithë të mirat, shoqi jem! 

Milazimi 

Themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, 8 nëntor 1941

P.S. Azizi ka ndenjur në fshatin tonë shumë, sepse e ka pasur motren të martuar në Breznicë për Ajetin e Bekoviqe. Nëna ime ka qenë ndrikulla e fëmijëve të tyre dhe kemi pasur shumë miqësi me ta. Ajeti ak qenë burrë shumë i fortë, e kanë torturuar shumë po nuk e ka treguar kurrë Azizin. Tregonin se ka pasur raste kur Azizi ka qenë i futur në bunar, ku kishte krijuar njëfarë shtone a shpelle! Nga tregimet që kam dëgjuar si fëmijë për Azizin, mund të bëhet një libër i vecantë, aq i gjallë ka qenë kujtimi për të në fshatin tonë. Hajdini di shumë për të. Bile kur pati shkuar në Shqipëri në vitin 1972 e ka pasë sjellë një foto i përqafuar me Azizin, sepse ia kishte kërkuar atë foto duke e përqafuar Azizin, e motra e Azizit. Sa e di, e kanë pasë intervistuar në SPB për atë foto Hajdinin.

Vazhdon  

Më 8 nëntor 2023, Dita e Shën Mitrit 

E vërteta që dhemb

0

Nga Mirishahe Limani/Hiler, Gjenevë

Përballja e drejtpërdrejtë e një njeriu me një ngjarje të dhunshme dhe me vdekjen mund të ketë pasoja në psiqikën e tij. Për të përcaktuar këtë fenomen të traumës psikologjike, sot ekzistojnë disa emërtime të ndryshme: Çrregullimi i stresit post-traumatik; sindroma psikotraumatike, etj.

Historikisht, studimi i post-traumatizmit është zhvilluar me Poilus të Luftës së Parë Botërore, veçanërisht me ata që i kishin shpëtuar zjarrit nga artileria gjermane, pastaj edhe me ata që ishin në mesin e veteranëve të Luftës së Vietnamit (Termi poilus ishte pseudonimi i ushtarëve francezë gjatë Luftës së Parë Botërore)

A i njohim traumat?

Në kuptimin mjekësor, termi trauma është një ngjarje e rëndë, e paparashikueshme që mund të çojë deri tek vdekja, nga e cila dikush është viktimë apo dëshmitar, të cilën ngjarje pra e ka të vështirë ta përballojë, e cila pastaj shkakton simptoma psikologjike. Por jo të gjithë i raportojnë simptomat e post-traumatizimit pas një ngjarjeje.

Andaj nuk ka edhe të dhëna të sakta pas asnjë lufte.

Lufta në Kosovë nuk na ka kursyer nga ngjarje traumatizuese

Nuk kam njohuri deri më sot nëse është bërë ndonjë studim nga njerëzit e profilit përkatës të cilët kishin objekt studimi grupmosha të ndryshme që kanë përjetuar luftën, në formë direkte apo indirekte.

Të gjithë e dijmë se trauma psikologjike mundë të ketë pasoja të veçanta për çdo person. Rruga për të manifestuar lirimin nga trauma dhe për të kapërcyer atë është intime dhe personale.

Dhimbja e përjetuar, vuajtja e ndjerë dhe pasojat psikotraumatike e bëjnë të vështirë planifikimin e periudhës që nevojitet për tu shëruar, veçanërisht kur çrregullimi është i vjetër, apo edhe i maskuar nga amnezia. E raste që ilistrojnë këtë ne shohim jorrallë të cilat na paraqiten si një normalitet e që në fakt shpërfaqet pjesa e tyre më e dëmtuar: kujtesa, memorja e tyre e patrajtuar siq është dashur.

Tek ne është punuar deri në një masë dhe është bërë publike vetëm tragjedia e përjetuar nga gratë dhe për gratë të cilat ishin viktimë e dhunës seksuale. Kategori të tjera siç janë veteranët e luftës, familjet e të afërmve të zhdukur, fëmijët që kanë humbur prindërit në luftë, të moshuarit e dëbuar nga shtëpitë e tyre me dhunë… i kemi lënë të rikuperojnë vetëm, tërësisht të përqendruar në të njëjtin qëllim: atë të luftimit dhe ruajtjes së vendit e nga ky këndvështrim ata janë vërtet fuqia që mposhtë çdo dobësi.

Përtej aftësive individuale, fatmirësisht se, tek këto grupe, ekziston synimi kolektiv që lehtëson kapacitetin për rikuperim dhe krenari për t’u rikthyer në jetën normale. Pa dyshim mund të themi që ky dimension kolektiv është i pranishëm edhe sot pas sulmeve dhe luftrave që ndodhin gjithandej në botë duke iu rikujtuar përvojën e tyre të hidhur e në t’njejtën kohë duke lehtësuar këtë proces të qëndrueshmërisë që zhvillohet edhe në shkallë individuale. Sidoqoftë, deri më sot në Kosovë nuk është vërë në dukje një fushatë sensibilizuese për personat që vujanë nga traumat e luftës.

Megjithatë shërimi nga trauma është i mundur.

Është interesante, që nga këndivështrimi sociokulturor ne mund të supozojmë se duke qenë të pa mësuar që t’i adresojmë shqetësimet psikologjike tek profesionistë në qarqe të mjeksisë, në shoqërinë tonë familja dhe rrethi me t’cilin jemi në kontak kanë ofruar mundësinë për të diskutuar përvojat individuale. Mirëpo vetëm studimet konkrete mund ta konfirmojnë këtë duke krahasuar historitë e çdonjërit, burimet dhe zhvillimet e tij në shoqërinë e pas luftês. Vetëm rezulatet e një hulumtimi të mirëfillt mund të jenë në fakt dëshmues se ç’rol ka luajtur mjedisi ynë në konteksin social dhe kulturor e që duket të

ishte një vend thelbësor për të marrë çelësat dhe për të bërë një hap prapa në mënyrë që të ecnim përpara dhe të tejkalohet trauma psikologjike.

Shqiptarët që kanë qenë dëshmitarë të luftës në vendin e tyre ose që kanë emigruar për ta shmangur atë janë më të prekur se njerëzit që i kanë parë këto skena në televizion.

Familja shqiptare një burim thelbësor në ruajtjen e gjuhës shqipe në mërgim

0

Nexhmije Mehmetaj, Zvicër

Gjatë gjithë këtyre viteve në mërgatën shqiptare në Zvicër familja është burim mësimi apo mos mësimi i gjuhës shqipe tek fëmijët e tyre.

Për kundër faktit se në shumë kantone të Zvicrës janë hapur Shkolla shqipe me mësim plotësues të gjuhës shqipe, vihet re se pjesëmarrja e fëmijëve shqiptarë është e ulët. Pjesa dërrmuese e fëmijëve tanë nuk flasin shqip. Pa asnjë arsye shumë prindër flasin frëngjisht apo gjermanisht me fëmijët e tyre.

Roli i familjes emigrante në ruajtjen e gjuhës amtare është thelbësor dhe shpesh vendimtar. Familja është njësia e parë dhe më e rëndësishme sociale ku fëmijët mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre të parë të komunikimit. Si të tillë, familjet emigrante kanë disa përgjegjësi dhe mundësi të veçanta për të mbajtur gjallë gjuhën amtare si:

1. Komunikimi në shtëpi: Prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes duhet të inkurajojnë dhe praktikojnë përdorimin e gjuhës amtare në shtëpi. Kjo përfshin bisedat e përditshme, leximin e përrallave, tregimin e historive të familjes dhe diskutimet për ngjarjet e ditës.

2. Shkolla e mësimit plotësues të gjuhës shqipe: Prindërit duhet të i dërgojnë fëmijët në shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, ku përvetësohen të katër shprehitë komunikuese gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit. Padyshim suksesi është më i dukshëm kur fëmijët fillojnë të përdorin elemente të gjuhës së shkruar dhe të lexojnë e zgjerojnë thesarin e tyre leksikor, zhvillojnë aftësitë e të shprehurit dhe nxënë gradualisht gjuhën shqipe e cila bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj. Në mënyrë të theksuar forcohet edhe kompetenca e orientimit mes gjuhës standarde dhe dialektit. Gjithashtu mësimi shqip, frenon ndikimin e tepruar të huazimeve nga gjuhët e vendit pritës.

3. Traditat dhe festat kulturore: Festat dhe traditat janë një mënyrë e shkëlqyer për të lidhur gjuhën me aspekte të tjera të kulturës. Përgatitja e ushqimeve tradicionale, kremtimet e festave dhe ritualet e veçanta janë momente kur gjuha dhe kultura ndërthuren, duke i dhënë fëmijëve kujtime dhe përvoja të pasura.

4. Librat dhe multimedial: Prindërit duhet të sigurojnë libra, revista, filma dhe muzikë në gjuhën shqipe. Kjo i ekspozon fëmijët ndaj gjuhës në kontekste të ndryshme dhe i ndihmon ata të zhvillojnë aftësi të leximit dhe të dëgjimit.

5. Teknologjia dhe mediat sociale: Përdorimi i teknologjisë dhe mediave sociale mund të jetë një mjet i fuqishëm për të ruajtur gjuhën. Komunikimi me familjen dhe miqtë përmes telefonatave, aplikacioneve të mesazheve dhe platformave sociale ndihmon në praktikën e gjuhës në një mënyrë të natyrshme dhe të përditshme.

6. Vlerësimi dhe përkrahja: Është e rëndësishme që prindërit të vlerësojnë dhe të përkrahin përpjekjet e fëmijëve të tyre në mësimin dhe përdorimin e gjuhës. Përkrahja emocionale dhe motivimi mund të bëjnë një ndryshim të madh në suksesin e fëmijës.

Përfundimisht, familjet shqiptare janë burimi kryesor dhe mbështetësit më të mëdhenj në ruajtjen e gjuhës amtare. Ato krijojnë një bazë të fortë për trashëgiminë kulturore dhe gjuhësore që do të kultivojnë tek brezi i ri.

A është i mundur unifikimi i elektoratit rugovian në LDK!?

0

Florim Zeqa  

Pothuajse të gjitha subjektet politike shqiptare është duke i ndjekur sindromi i keq i ndarjeve dhe përçarjeve të brendshme, i ndikuar nga egoja për pushtet dhe privilegje, nga inatet e vogla personale të shndërruara në fraksione të mëdha politike të cilat më vonë po shkaktojnë ndarje të thella.

Virusi ndarës së pari e goditi LDK-në

Të gjitha ndarjet nëpër subjektet tona politike po fillojnë shkaku i mungesës së liderëve të përgjegjshëm, të atyre që fatin e vet personal e lidhin me interesin e partisë. Si rezultat i së cilës po krijohen grupe të vogla të interesit, të cilave nuk ju intereson e ardhmja politike e partisë dhe as e shtetit, por e liderit, përmes të cilit synojnë arritjen e qëllimeve të ngushta personale dhe familjare.

Kështu, këto grupe të vogla të interesit, të barrikaduara prapa liderëve partiak po fuqizohen në klane duke u bërë pëngesë e vazhdueshme e reformave dhe ndryshimeve pozitive mbrenda subjekteve tona politike.

Fakti pse qendronte unike dhe shumë më mirë sesa subjektet e tjera, subjekti më i vjetër i skenës politike kosovare, LDK-ja është subjekti i parë i cili u godit nga virusi ndarës dhe përçarës paslufte në Kosovë.

Pas shkuarjes në amshim e presidentit historik, liderit shpirtëror të shumicës shqiptare në Kosovë, hyjnorit Ibrahim Rugova, në LDK filluan të shfaqen haptas në skenë ambiciet individëve dhe grupeve të interesit për marrjen e primatit të trashëgimisë rugoviane në këtë parti, e cila rezultoi me ndarjen fatkeqe në kuvendin e VI-të, të vitit 2006.

Sadoqë ishte arritur një progres i kënaqshëm me bashkimin e ndarjes së parë (LDK-LDD), LDK-ja akoma është duke lënguar nga ajo plagë ndarëse, jo për shkakun e “shërimit” të ngadalshëm, por për shkakun e aktivizmit të kohëpaskohshëm të “virusëve” të ardhur prej partive oponente të skenës politike.

Ndarja e fundit në prag të zgjedhjeve të 14 shkurit 2021, është ndarja më e rëndë dhe më fatkeqe për LDK-në! Kjo ndarje ka lënë pak hapësirë për rikthimin dhe bashkimin e pjesës së ndarë në shtëpinë rugoviane, për shkak se përmes kësaj ndarje u fuqizua dhe erdhi në pushtet oponenca më e madhe politike rugoviane për kënaqjen e egos politike personale të një zonje të dalldisur pas pushtetit!

Sikur realizimi i epsheve karrieriste të presidentes aktuale të kishte ndodhur përmes një subjekti të filozofisë politike rugoviane, dera do t’i kishte mbetur e hapur për kthimin e sërishme të saj në LDK, por ajo atë e bëri përmes futjes në listën zgjedhore të një subjekti tjetër, në këtë rast të LVV-së!

Do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato që do ta dëshmojnë forcën reale të subjektit GUXO i cili i solli LVV-së fitoren historike me mbi 100 mijë vota të elektoratit të LDK-së!

LDK-ja dikur shtëpi e të gjithë qytetarëve

LDK-ja si shtëpi e madhe dhe e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Kosovës, parti e besës dhe shpresës, e traditës dhe vlerave kombëtare siq ishte në të kaluarën, e ka për obligim moral t’i kthejë shpresën dhe dinjitetin çdo qytetari të Republikës së Kosovës me ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik ashtu siq e kishte projektuar arkitetkti i shtetit tonë, presidenti historik Ibrahim Rugova.

Pyetja e ngritur në titullin e shkrimit, se a është i mundur unifikimi i elektoratit rugovian në LDK, përgjigjen e bën bukur të vështirë dhe sfiduese. Megjithëse asgjë nuk është e pamundur në këtë jetë. Kur jemi të ndarë edhe e mundura na bëhet e pamundur, kurse kur jemi të bashkuar e pamundura nuk ekziston!

Për të arritur qëllimet e përbashkëta, nuk mjafton vetëm dashuria dhe vullneti, përkushtimi dhe vendosmëria, kërkohet guxim dhe unitet i çelikt i të gjithë themeltarëve dhe veprimtarëve, aktivistëve dhe anëtarëve të LDK-së pa ambicie pushteti për ta rikthyer elektoratin e shkapërderdhur nëpër të gjitha subjektet politike.

Pa heqjen e ambicieve karrieriste dhe eliminimin e nepotizmit do të jetë i pamundur rikthimi i elektoratit rugovian në shtëpinë e vjetër. Pa largimin e karrieristve dhe heqjen e inateve personale do të jetë i pamundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK.

Unë jam i gatshëm që pa asnjë ambicie pushteti dhe pa asnjë kompensim material ta ndihmojë shtëpinë e vjetër që të restaurohet dhe ristrukturohet ashtu siq e dëshiron elektorati, që t’i kthehemi ADN-së politike të viteve të ’90-ta.

Tri arsyet që vahabistët e sulmojnë Kanunin

0

Blerim Latifi, filozof nga Prishtina

___

Janë tri arsye pse imamët vahabistë në Kosovë e sulmojnë Kanunin.

E para, sepse në Kanun lidhja etnike (e gjakut) është më e rëndësishme se lidhja fetare dhe kjo i pengon imamët vahabistë, që duan ta bëjnë fenë identitet primar të shqiptarëve dhe përjashtues ndaj identiteve të tjera.

E dyta, sepse kanuni është barrierë e fortë ndaj metodave të frikësimit të cilat vahabistët i përdorin rëndom ndaj kundërshtarëve. Kjo barrierë është lex talionis i Kanunit: dhëmbë për dhëmbë, kokë për kokë, gjak për gjak.

E treta, sepse kanuni e ndalon njërën ndër dispozitat më të dashura të vahabistëve: martesën brenda lidhjes së gjakut, mes anëtarëve të familjes.

Lekë Dukagjini