Kreu Blog Faqe 940

14 të arrestuar në operacionin anti-terror në Spanjë

0

Kristofer Solberg

14 persona janë arrestuar në Spanjë nën dyshimin për lidhje me terrorin islamik. Këtë e shkruan agjencia spanjolle e lajmeve EFE – duke cituar burime në policinë spanjolle.

Individët u arrestuan në disa rajone spanjolle, raportoi EFE.

Dagbladet

Rusia bën thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmit të Ukrainës në rajonin e Donetsk

0

Kristofer Solberg

Kjo është raportuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Sipas RIA, arsyeja e kërkesës për një takim urgjent është një sulm ajror ukrainas në rajonin e Donetskut.

Rusia pretendon se rajoni është pjesë e Federatës Ruse pas një referendumi të kontestuar në vjeshtën e vitit 2022.

Megjithatë, shumica e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë Norvegjinë, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve anëtare të OKB-së, e njohin Donetskun si pjesë të Ukrainës.

Dagbladet

Disa hoxhallarë janë tmerri i Shqiptarisë

1
– Mohojnë identitetin kombëtar
– Fyejnë e përdhosin simbolet, zakonet dhe figurat tona markante kombëtare
– Krijojnë ndasi e urrejtje vëllazërore midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme
– Luftojnë islamin tradicional dhe propagojnë një islam politik, për të dominuar sheriati e kalifati islamik në Arbëri, duke luftuar kështu laicitetin dhe sekularitetin e shtetit tonë
– Prekin rëndë në traditat dhe kulturën shqiptare duke ligjëruar martesat incestuale me vajzat e axhës, të hallës e të tezes
– Favorizojnë xhihadin-luftën fetare mbi luftërat dhe angazhimet tona kombëtare
– Mohojnë shkollën (medhëhebin) tonë tradicionale hanefite, duke propaguar jo-medhëhebizmin, respektivisht vehabizmin (selefizmin)
– Propagojnë neo-otomanizmin (turkofilizmin), duke shpallur çlirimtar sundimin pushtues 500 vjeçar të Perandorisë Osmane në Iliricum (në trojet shqiptare). Në këtë rrafsh kërkojnë me ngulm kthimin e sulltanatit otoman.
– Mëtojnë me çdo kusht t’i fusin hundët në çdo pore e segment të shoqërisë sonë: në politikë, në kulturë, në art, në arsim, në sport etj, duke synuar kështu shkërmoqjen dhe përdhosjen e vlerave tona kombëtare dhe evropiane…..
si dhe shumë e shumë non-sense e prapështi të tjera…
P.S. Nëse nuk i ndalet hovi kësaj fushate barbare antikombëtare është rrezik që shoqëria shqiptare të sirianizohet o afganistanizohet, siç veçmë mjerisht ka ndodhur me shumë të rinjë e të reja shqiptare.
Fatal është fakti që shumë xhami në trojet tona kanë rënë në kurthin e kësaj fushate, duke u menaxhuar e administruar nga hoxhallarë e imamë radikalë vehabitë.
Të gjitha këto anomali e shëmti i dëshmojnë ligjëratat e tyre në rrjetet sociale si: facebook, twiter, tik-tok, youtube etj.
Është e paarsyeshme dhe e pafalshme edhe indolenca dhe pasiviteti i administratave e bashkësive fetare në atdhe dhe jashtë në diasporë.

BE rrëzon marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, e vlerëson të paligjshme

0
Gazeta e njohur austriake, ‘Die Presse’, raporton se Brukseli ka rrëzuar planet e Italisë dhe Austrisë për azilantët.

Njësoj si Italia, e cila planifikon të ngrejë dy qendra refugjatësh në Shqipëri, edhe Austria ka një projekt të ngjashëm.

Por gazeta shkruan se Brukseli i ka penguar këto plane, duke thënë se janë të paligjshme.

“Komisioni i BE-së u thotë jo procedurave të jashtme të azilit te vendet e treta. Planet si ato që Austria po ndjek në Afrikë apo Italia në Shqipëri, janë të paligjshme,” shkruan gazeta.

“Vetëm javën e kaluar, ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner ra dakord me homologen e tij britanike, Stella Brverman për të punuar ngushtë së bashku për çështjet e azilit.

Londra po përpiqet të gjejë mbështetje nga ish-partnerët e BE-së për idenë e qendrave të jashtme të azilit në Ruandë dhe deri tani ka mundur të fitojë mbështetjen e kryeministres së Danimarkës, Mette Frederikson.

Kryetarja e qeverisë italiane, Giorgia Meloni kërkon gjithashtu të vendosë dy qendra të tilla azili në Shqipëri për të ridrejtuar fluksin e emigrantëve.

Por Komisioni i BE-së po i minon këto plane. Brukseli thotë se zhvendosja e procedurave të azilit në vendet e treta është e paligjshme. Sipas ligjit aktual të azilit, aplikimet për azil mund të bëhen vetëm në territorin e një shteti anëtar dhe jo jashtë, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së,” shkruan gazeta.

Me asociacionin serb, Kosova bosnizohet

0

Zeqir Bekolli , Prishtinë

Dialogu Kosovë-Serbi e polli të ashtuquajturin Asociacion i Komunave me shumicë serbe. Ky ishte njëri prej gabimeve historike, që klasa politike e Kosovës e bëri dhe po e bën në dëm të vendit tonë.  

Po flitet se projekti është në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, gjë që nuk është e vërtetë, për faktin se me këtë projekt për Asociacionin, Kosova nga pozicioni multietnik (shtet i qytetarëve), shndërrohet në shtet të dy etnive. Shtet i shqiptarëve dhe serbëve, që nënkuptohet se preket në kurriz Kushtetuta e vendit. 

Serbia çdo ditë deklaron se kurrë nuk do ta njoh Kosovën,  që nënkupton se e konsideron pjesë të saj, se ashtu e ka në Kushtetutën e saj. Madje, Serbia deri tash në dialogun me Kosovën nuk e ka nënshkruar asnjë marrëveshje për t’i ikur çdo obligimi ndërkombëtar.   

Dyshoj shumë se me këtë rast Kosova do të rrëshqas drejt rrezikut që Kosova të bosnjizohet. Ky fakt Kosovën e shpie drejt një shteti jofunksional me probleme të përhershme. Ndër problemet e para do të jetë përpjekja e përhershme e serbëve për t’u shkëputur, siç po ndodhë me Republikën Serbe të Bosnjes, e cila në Konferencën e Deytonit u pranua si OJQ, dhe brenda tridhjetë  vitesh tashmë u shndërrua në shtet, me polici e ushtri, me kërkesën e përhershme për shkëputje.  

Certifikohet grupi i parë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo

0

Pejë, 7 nëntor 2023

Si rezultat i programit shtetëror “Kosova, Shtet i Xhudos”, sot u certifikua grupi i parë i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Xhudo, ngjarje në të cilën mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. 

Në shtëpinë e kampionëve tanë, siç e cilësoi kryeministri Kurti Qendrën e Xhudos, u arrit suksesshëm ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë e cila është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve e vajzave tona në uniformë.

Forhåndsvisning av bilde

“Uroj shumë që kjo përvojë të ju ketë forcuar edhe më shumë, jo për të sulmuar të tjerët por për të qenë mjaftueshëm të aftë të mbroni vetveten dhe të jeni të përgatitur me teknikën, forcën, dhe qëndrueshmërinë përkatëse. Vetëm kësisoj arrijmë të ndërtojmë një Kosovë të sigurt e demokratike, të lirë e të barabartë për të gjithë”, uroi kryeministri të certifikuarit e FSK-së që tani e tutje kombinojnë uniformën e ushtrisë me kimonet e xhudos. 

Për ushtrinë tonë e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon, kryeministri tha se në dy vitet e fundit kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë dhe kemi rritur investimet në armatim për 191%, derisa bashkë me to kemi shtuar edhe 1852 ushtarë të rinj.

Forhåndsvisning av bilde

Programi “Kosova, Shtet i Xhudos” i cili siguron ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukimin dhe shëndetin e të rinjve tanë, tashmë i jep mundësi FSK-së të përgatitet në xhudo, vetëmbrojtje dhe luftë të afërt nga kampionët e botës me udhëheqjen e kryetrajnerit Driton Kuka, derisa xhudistët tanë elitarë kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit. 

Këta të fundit kryeministri Kurti i përgëzoi edhe për katër medaljet e fituara vikendin e kaluar, dy medalje për ushtrinë e Shqipërisë nga Nora dhe Distria, e dy për Kosovën nga Akili dhe Laura, duke uruar se sikurse krenaria jonë për ta, as sukseset e tyre të mos ndalen kurrë.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkaq, Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se është kënaqësi dhe privilegj që në kuadër të programit “Kosova, Shtet i Xhudos” të certifikojnë ushtarët e parë, por jo të fundit, të ushtrisë sonë të lavdishme.

Forhåndsvisning av bilde

“Ne si sport i xhudos bëjmë hapa të lehtë, por ngado që shkelim lëmë gjurmë të pashlyera, dhe kjo sot jam i bindur se do të mbetet gjurmë e përhershme”, tha ai duke falënderuar kryeministrin Kurti si përkrahësin kryesor të programit “Kosova, Shtet i Xhudos” dhe ideatorin e këtij programi, ministrin Çeku. 

Driton Kuka, trajner i sportit të xhudos, tha se tani ky sport përveç që është emblemë e sukseseve të shtetit tonë, po shkon përtej asaj që xhudo nuk është vetëm sport, por edhe shtyllë kryesore e organizimit dhe forcimit të ushtrive të mbarë botës, tash e tutje edhe të ushtrisë sonë.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

I nderuari z. Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes,

I nderuari z. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

I nderuari z. Agron Kuka, President i Federatës së Xhudos në Kosovë,

I nderuari z. Driton Kuka, trajner i xhudos dhe Drejtor sportiv në Federatën e Xhudos në Kosovë,

Të nderuara zëvendësministre, Daulina Osmani, dhe zëvendësministër, Taulant Kelmendi, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

E nderuara znj, Majlinda Kelmendi, trajnere e xhudos, kampione olimpike e xhudos,

Të nderuara Nora, Distria, Akil dhe ju sportistë të tjerë të nderuar,Oficerë dhe Ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, z. Agusholli,

Shumë të dashura kampione dhe kampionë të xhudos,

Të nderuara sportiste e sportistë,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm, 

Si gjithmonë, është kënaqësi e madhe që të jem këtu bashkë me juve në Pejë, në Qendrën e Xhudos, në shtëpinë e kampionëve tanë. Sirtarit tuaj të gjerë të medaljeve ndërkombëtare, vikendin që lamë pas, i shtuat edhe katër medalje të reja Evropiane. Katër medalje – prej tyre, dy medalje për ushtrinë e Shqipërisë nga Nora dhe Distria, dhe dy prej tyre për Kosovën, Akili dhe Laura.

Forhåndsvisning av bilde

Shumë urime për të katërt prej juve, e shumë faleminderit, Tonit dhe Majlindës. Ashtu si krenaria jonë për ju, uroj që edhe sukseset tuaja të mos ndalen asnjëherë e të shtohen përherë.

Forhåndsvisning av bilde

Është kënaqësi edhe më e veçantë, që sot të shohim këtë kombinim të uniformës së ushtrisë me kimonet e xhudos. Që të dyja, shumë bukur shkojnë njëra me tjetrën.

Forhåndsvisning av bilde

E përmes programit “Kosova, Shtet i Xhudos” përveç që po sigurojmë ndërlidhjen e sportit të xhudos me edukimi dhe shëndetin e të rinjve tanë, tashmë po shohim edhe frytet e para të ndërveprimit institucional me sigurinë dhe mbrojtjen.

Forhåndsvisning av bilde

Përderisa FSK ka mundësinë të përgatitet nga kampionët e botës, njëkohësisht xhudistët tanë tash kanë mundësinë të jenë pjesë e forcës që i shërben popullit dhe shtetit. Forcës e cila është shtyllë e sigurisë në Kosovë dhe shtyllë e paqes në rajon.

Forhåndsvisning av bilde

Në këto dy vitet e fundit, e kemi dyfishuar buxhetin për ushtrinë, dhe kemi rritur investimet në armatim për 191% apo gati trefish, e bashkë me to kemi shtuar e ndërtuar edhe 1852 ushtarë të rinj. Ndërlidhja e sportit të xhudos me ushtrinë është një hap tjetër tutje për fuqizimin e djemve dhe vajzave tona në uniformë.

Përmes xhudos, natyrisht që kontributi në sport bëhet edhe më i madh sepse secili prej juve bëheni më të aftë e më të fortë për të qenë në detyrë, ju mësoni si të kontrolloni e t’i besoni më shumë trupit e mendjes tuaj.

Forhåndsvisning av bilde

Babai i xhudos japoneze, Jigro Kanos (Xhigoroh Kano), shihte teknikat dhe përgatitjet e xhudos shumë përtej sportit. Xhudo është mënyrë e jetës që të mëson e të aftëson për katër gjëra themelore:

–     vëzhgimin e situatës, të njerëzve dhe mjedisit;

–     për lëvizje strategjike e me vendosshmëri;

–     të mëson të marrësh iniciativë dhe të dish kur të heqësh dorë;

–     dhe mbi të gjitha të jesh gjithmonë i gatshëm për garë e për luftë.

Forhåndsvisning av bilde

Të gjitha këto kërkojnë përgatitje të trupit, por edhe më shumë se sa trupit, të mendjes së gjithsecilit. Këto aftësi janë të rëndësishme për jetën në përgjithësi, por edhe për ushtrinë dhe shërbimin ndaj qytetarëve në veçanti.

Forhåndsvisning av bilde

Uroj shumë që kjo përvojë të ju ketë forcuar edhe më shumë, jo për të sulmuar të tjerët por për të qenë mjaftueshëm të aftë të mbroni vetveten dhe të jeni të përgatitur me teknikën, forcën, dhe qëndrueshmërinë përkatëse. Vetëm kësisoj arrijmë të ndërtojmë një Kosovë të sigurt e demokratike, të lirë e të barabartë për të gjithë.

Forhåndsvisning av bilde

Shumë suksese të gjithëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ekipi tonë të zemrës, xhudistëve kampionë. Ky program do të sistematizohet dhe do të mbetet pjesë e përbashkët zhvillimore e dy shtyllave shumë të rëndësishme të vendit tonë, si sportit ashtu edhe ushtrisë. 

Shëndet e faleminderit shumë!

Forhåndsvisning av bilde

Arrestimet dhe pushkatimet e shqiptareve të Rugovës, Rozhajës, Pejës, Plaves dhe Gusise mes viteve 1946-1950

Foto e vjetër e Plavës …
Ganc Prelvukaj, historian, Prishtinë
___
Ja dëshmia më e mirë pse shqiptarët e Sanxhakut nuk janë deklaruar shqiptarë në regj. e pop. 1948
Per ta kuptuar pak me mire, se cfare ka qene federata jugosllave, me poshte i keni te listuara disa dokumente arkivore. Behet fjale per arrestimet e shqiptareve te Rugoves, Rozhajes, Pejes, Plaves dhe Gusise mes viteve 1946-1950. Shumica prej tyre jane denuar me burg te rende, ndersa nje pjese tjeter eshte pushkatuar menjehere.
Per ta kuptuar pak me mire, se cfare ka qene federata jugosllave, me poshte i keni te listuara disa dokumente arkivore. Behet fjale per arrestimet e shqiptareve te Rugoves, Rozhajes, Pejes, Plaves dhe Gusise mes viteve 1946-1950. Shumica prej tyre jane denuar me burg te rende, ndersa nje pjese tjeter eshte pushkatuar menjehere.
Vec kesaj, ne procesverbale jane shkruar dhunshem si malazeze, ndonese mbiemrat e tyre si Rugova, Ferri, Balidemaj, Kadriu, Kukaj, Omeragaj, Çelaj, Rexhepagaj, Sadiku, Gjonbalaj, Radonçiq e Hoti, nuk kane qene, ne asnje periudhe kohore, te tille etnikisht. Me nje fjale pervec lirise autoritetet jugosllave e kishin dhunuar edhe ndjesine kombetare te tyre.
Ne mesin e te listuarve ndodhet edhe nje antar i imi i familjes, Selman Fako Prelvukaj, i cili me rastin e arrestimit eshte pushkatuar ne vend.
Prandaj lartesimi i federates jugosllave, duke e cilesuar si shtet te drejte, habitat te denje per jetese dhe vater te lumturise, eshte narracion qe vjen nga nje mjedis antikombetar.

Hasan Mekuli, profesori pa punime në revistat e SCOPUS, por që ishte njeriu më i lexuar dhe më erudit që kam njohur

0
Murteza Osdautaj, Prishtinë
___
PROFESORI IM I MADH QË S’KISHTE ASNJË PUNIM NË ‘SCOPUS’
(Duke e kujtuar Hasan Mekulin, njërin nga njerëzit më të lexuar që ka pasur Kosova në të gjitha kohërat)
Sa herë i marr Biblën apo Kur’anin në dorë për ta lexuar ndonjë pjesë të tyre, për çudi, me vjen ndërmend Profesori im i madh, Hasan Mekuli. Në kohën e studimeve isha një student i mirë, mesatar ndër të mirët, po që lexoja shumë. Dhe një ditë, pas një viti të gjatë të ligjëratave të mrekullueshme të profesor Mekulit, erdhi afati i provimeve. Tërhoqa pyetjet dhe njëra nga to, e fundit, ishte për ‘Kantikën e kantikave’ ose ‘Këngën e këngëve’, siç e quajmë shpesh këtë pjesë të Biblës.
I tregova Profesorit se këtë poemë të madhe të dashurisë, pjesa më perlë e Biblës, nuk e kisha lexuar. Profesori pastaj më pyeti nëse e kisha lexuar Biblën. I tregova se jo. Profesori shprehu keqardhje dhe me rrezoi nga provimi.
Afatin tjetër të provimeve, pyetjen e parë që e zgjodha nga tiketat e shumta të pyetjeve që i vendoste profesori mbi tavolinë, ishte ‘Kur’ani dhe ndikimi i tij në letërsinë e Lindjes’. Edhe kësaj radhe, me keqardhje, mu dasht t’i them Profesorit se nuk e kisha lexuar këtë libër të shenjtë. Edhe kësaj here, rashë në provim edhe pse i dija, pa asnjë problem, pyetjet tjera. Isha nisur për të dalë nga klasa kur Profesori mu drejtua e më tha: ‘Xajë, të rrezova dy herë në provim jo pse nuk ke ditur por sepse, pa i njohur mirë Kur’anin e Biblën, nuk do t’i kuptosh kurrë letërsinë dhe filozofinë orientale dhe perëndimore. Nuk dua që ta kalosh jetën duke mos e kuptuar thellësinë e këtyre dy kategorive.’
Herën e tretë që hyra në provim, i kisha lexuar dhe rilexuar dy librat e shenjtë dhe e kisha bërë përkthimin e parë shqip të “Këngës së këngëve”. Pas leximit të këtyre dy librave i kam parë, shijuar dhe lexuar veprat letrare të lindjes dhe të perëndimit, nga një dimension krejt tjetër artistik dhe studimor. Gjithashtu, pas leximit dhe rileximit të librave të shenjtë, edhe filozofinë perëndimore dhe lindore i kam vështruar gjithmonë nga një perspektivë dhe dimension tjetër, shumë më të thellë.
Krejt falë Profesorit tim të madh!
*
Gjënë tjetër që dua ta them është një fakt interesant për Profesorin e madh. Ai nuk e kishte asnjë punim të botuar në SCOPUS gjë që, shikuar nga pikë vështrimi i sotëm, ai s’do të mund të shkelte në dyert e universitetit dhe as të ishte profesor i imi dhe i qindrave të tjerëve. Po të mbizotëronin në atë kohë këto rregulla, do të privohesha nga mundësia për ta dëgjuar ligjërimin më të mirë universitar për artin. Do t’më hiqej mundësia për ta njohur njeriun më të lexueshëm që kam parë ndonjëherë dhe, në fund, do t’më mohohej mundësia që t’i dëgjoja analizat dhe shpjegimet më të bukura dhe më akademike për letërsinë dhe veprat më të njohura letrare të botës.
Po të ishin këto rregulla në atë kohë dhe po t’i kushtëzohej vendi i punës Profesorit tim të madh me një punim të botuar në SCOPUS, do të privohesha nga pjesa dhe momentet më interesante dhe me ndërtuese, në aspektin akademik, që kam pasur në jetë. Do të isha më i mangët, letërsinë do ta shihja nga një kënd shumë më i thjeshte, shkrimin letrar dhe artin nuk do t’i shikoja kaq universalisht por në mënyre tejet parciale dhe të ngushtë.
Profesori im i madh ishte njeriu që na mësoi se si ta lexojmë letërsinë botërore dhe si ta përdorim atë letërsi për formësimin tonë intelektual dhe akademik. Kush e ka kuptuar Profesorin dhe kush e ka analizuar kërkesën e tij për lexim, duhet ta dijë se një pjesë të kompetencave dhe vlerave të intelektuale, akademike dhe artistike që ka, i ka të mbjella mu nga qasja universale ndaj artit të letërsisë që mund ta kemi ‘vjedhur’ nga Profesori ynë.
*
Profesori ynë i madh, nuk kishte asnjë punim në revistat e SCOPUS por ai ishte njeriu më i lexuar dhe më erudit që kam njohur në atë kohë dhe në këtë kohë. Pas tij mua s’më ka rastisur të njoh një person të ngjashëm në botën tonë akademike. Ai sot s’do të lejohej të punonte në asnjë Universitet. Atë, sot, s’do të kishim mundësi ta njihnim dhe s’do të kishim mundësi të merrnim prej tij gjithë atë dije dhe enciklopedizëm.
Do të ishte mëkat! Mëkat për Universitetet dhe mëkat për të gjithë studentët dhe botën akademike tonën!
Ne e kishim një Umberto Eko tonin, të cilit, po të jetonte sot, do t’i kërkohej një punim në njërën nga revistat SCOPUS-it dhe nuk do t’i lejohej të punonte në Universitet. Por si mund të futej brenda një punimi Iliada, Odiseu, Lufta dhe paqja, Don Kishoti, Lahuta Malcisë, Komedia hyjnore? A do të mund të futej brenda një punimi e tërë bota?
*
Kaq mund të thuhet për figurën madhështore intelektuale të një njeriu, të Profesorit tim.

A ju kujtohet…? A po i vëreni ftesat antishqiptare për islamizimin e fëmijëve…?

0
Gjergj Kabashi
___
Tri fjalë për Shqiptarët…!
___
A ju kujtohet se si elitat intelektuale dhe politike të Kosovës dhe ato shqiptare përgjithësisht, me përjashtim të Ibrahim Rugovës, ranë në kurthet e shërbimeve sekrete armiqësore, duke e ndarë popullin që i përkisnin në bazë të përkatësisë fetare?
I kishin përzgjedhur edhe islamistët politik në Tiranë, Prishtinë, Shkup e gjetiu; që ishin njerëzit e besueshëm të Vëllazërisë Muslimane për ta mbikqyrur të ashtuquajturën «çëshje e islamit» dhe përhapur fjalorin panislamik të islamit politik , që rrjedh nga kjo Vëllazëri fetare!
A e dini që fjalori i tillë u është dërguar i gatshëm, vetëm që është dashur tu ofrohet atyre që kishin ndikim në formimin e opinionit publik?!
Me pagesë, kuptohet !
Ky ishte mercenarizëm i kohës moderne, kur përzgjidheshin persona të njohur për publikun që ta fetarizonin politikisht popullin që i përkisnin, për hirë të politikave panislamike!
Sigurisht ju kujtohet se si si rrjedhim i ndikimeve të tilla, «udhëheqësit tonë» filluan ta ndanin popullin në bazë të përkatësisë fetare, njejt si BIK-u, lavdërimmuhaxherët, ridvanaqifët e të tjerë.
Ju kujtohet akademiku Qosja me mësymjet e tij për identitetin e dyfisht kombëtar, Isa Mustafa, një ldk-ist i madh që i shplonte bythët “tuj u falë” në xhami, deri tek këta të fundit?
Ju kujtohet se si kryeakademiku i tashëm, në fillim të viteve të 2000-ta, pra menjëherë pas luftës, se si e kritikonte ndërtimin e Katedrales Katolike “Nënë Tereza” në Prishtinën “me shumicë muslimane”, që ndikoi të ngritej si objekt me ndikimin e Ibrahim Rugovës, kritika që e patën entuziazmuar edhe historianin islamist Muhamet Pirrakun , që ta lavdëronte dhe madhëronte publikisht.
Mua një ish-kryeministër, pa ia thanë asnjë fjalë, më pati thënë në banesën e vet se i përkitkam “pakicës 3 %”.
Njejt si Davutogllu i “depertimit strategjik” me Islam?!
A e patët kuptuar se me këtë donin ti hiqnin qafës shqiptarët e krishterë, që ta bënin vendin “sallamadi” , rrëmujë ku se njef as qeni t’zotin, në mënyrë që të mos mundet askush ta pengoj krijimin e “hezbollahut” – partisë së allahut, he u pshu… në të!
Si dhe të “hamasit tonë”?
Me na e shndërruar vendin tonë Shqiptar në “Kandahar” dhe Lindjen e Mesme?!
Shqiptarët që mendohej se e praktikojnë krishterizmin, duhej gjithsesi të liheshin anash, si “të vegjël” – “pakicë” e pa zë, që të mos të ketë mundësi askush ti pengoj në marshin e tyre triumfues-antishqiptar!
A e mbani në mend ndonjë politikan në pozitë apo opozitë, që e ka kritikuar e-zanin, këtë kushtrim të përjetshëm arab-islamik?
A e ka kritikuar kush faljen provokative rrugëve, shtrimin e “iftareve” politike në rrugët e qyteteve?
Fyerjet antishqiptare televizioneve ?
Jo, jo!
Vetëm intelektualët e ndjekur rrugëve të botës dhe ata brenda Dardanisë, janë kryesisht ata që i dolën së keqës përpara dhe janë mu këta që pa asnjë mëdyshje do të triumfojnë.
Se me Anti-Shqiptarizmin nuk mund të debatohet kurrë!
***
Në këtë mënyrë antishqiptarizmi i pavetëdijshëm fliste me fjalorin e “Vëllazërisë Muslimane” (1928) , të ndaluar edhe në Egjipt!
Të mallkuarit…!
I gjithë organizimi botëror xhihadist, ne krye me Al Kaeda-n, është i frymëzuar prej Vëllazërise Muslimane!
Ndërsa ju…, e përdornit fjalorin e saj!?
Turpi ju mbuloftë, o Shqiptarë naiv!
*
Izraeli, Hamasi, Hezbollahu…, “arnautët” …
*
Eshtë padrejtësi e madhe ndaj jetës të mos ndjesh dhembshuri dhe të mos solidarizohesh me vuajtjet e civilëve të pafajshëm, sidomos të fëmijëve , qofshin ata fëmijë palestinez të Gaza-s, apo të cilësdo pjesë të botës.
Njëherit në këtë botë duhet pasur qëndrim të qartë ndaj prapavijës së solidarizimit religjioz (panislamizmi, për shembull), pasi fjala është për pësimiet e njerëzve, fëmijëve të pafuqishëm.
Nuk duhet të harrojmë se solidarizimet në baza religjioze, paraqesin mungesë emancipimi, urrejtje, shovenizëm religjioz dhe mospranim të tjetrit.
Sikurse qyqari “arnaut” , i krijuar si qenie e shfytyruar në “fabrikat për prodhimin e turqve” (Teki Dervishi), apo të panislamikëve, qysh them une; që janë krijesa të zbrazura nga përkatësia kombëtare dhe ndërgjegja shqiptare, që madje shkojnë aq larg sa se pranon Shqiptarin në vendin e vet…!
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "Rode Kors Hjelpen HASTER i GAZA! VIPPS TIL 2272 eller giengave HER"
Qysh nuk e pranojnë Izraelin dhe izraelitët, palestinezët e ndikuar prej Hamasit, Hezbollahut, Xhihadit Islamik, apo apo qoftë edhe të budallicave “arnaute”.
Si ajo Budallica shqipfolëse, mashkulli i njohur Musliman, që për natë e ke studiove të Kosovës, që pati shkuar para shumë vitesh deri afër Izraelit që të dërgonin ndihma humanitare në Gazë, por që qenë ndalur dhe detyruar të ktheheshin mbrapsh me vëllezërit Musliman me anijen e tyre!?
Dua të them askush në këtë botë nuk ka të drejtë të ketë plane e programe historike për shkatërrimin e popullit tjetër, qysh kanë Serbia dhe Turqia (neoosmane) ndaj Shqiptarëve, apo Arabët dhe Irani ndaj Izraelit.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe fëmijë
Me 7 tetor 2023 ishte Hamasi që e bëri një sulm mizor – “historik” ndaj Izraelit, duke i vrarë mbi 1400 veta brenda shtetit izraelit dhe sulmuar me mbi 5 mijë raketa.
Eshtë dhimbje e madhe për secilën jetë njerëzore të humbur, për secilin civil të vrarë, pavarësisht se a është ai palestinez apo izraelit, por sidomos për fëmijët.
Fëmijët e Palestinës po pësojnë, vuajnë dhe vriten për ditë, sherri i Hamasit që deshti ta pushtonte dhe shkatërronte Izraelin.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë.
Ndërsa Shqiptarët, nëse duan të mbijetojnë duhet të jenë gjithmonë në KUFI, e jo me dëgjuar kotësira nga trimat e “odave të burrave” – pa asnjë grua brenda…!
Ka kaluar Koha e Heroit të Kombit Ahmet Delia apo rrëfimet për trimëritë e saktificat familjare të kujtdoqoftë.
Popujt që janë të vetëdijshëm se janë fqinj me atë që nuk ka shprehur kurrë pendesë për gjenocidet e ushtruara përgjat gjithë historisë, ata nuk duhet të flejnë kurrë, por ta presin sulmin eventual armiqësor në KUFI.
Ashtu ruhet paqja, që e duam të gjithë !
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke bërë alpinizëm
Fotot u morën nga portali norvegjez VG (Verdens Gang)
___
Ku është Prokuroria…?
___
Prokuroria e Pejës por edhe shërbimi përkatës policor i Kosovës në atë qytet të madh të vendit, në vend se të merret pa asnjë arsye me hetime rreth braktisjes vullnetare-paqësore të fesë islame, do të duhet të merreshin me ata që për qëllime qartësisht antishqiptare “ua kanë ngulur sytë” fëmijëve në shkolla për ti asimiluar në islamik!?
Islami dhe asnjë fe tjetër që dikush do ta braktisë apo mos ta braktisë, nuk ka pse të jetë çështje që u dashka ti preokupoj organet shtetërore.
Madje, parasëgjithash Ministrja e Arsimit të Republikës së Kosovës, Zonja Arbërie Nagavci, në mënyrë sa më të shpejt do të duhej të dilte me një vendim ne nivel ministror, sipas të cilit askush nuk guxon të manipuloj me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme , duke i futur turinjt islamik nëpër shkolla.
Populli shqiptar gjithandej duhet ta thërras shtetin, por nëse shteti nuk do të dëgjoj duhet të bisedojnë me hoxhën e caktuar se “pse po nxiton” që të krijoj islamist prej fëmijëve?
Islami politik në mbarë botën ua mësyn fëmijëve se e di se në fazat e hershme jetësore të fëmiut nguliten idetë që prej asaj moshe e gjithë jetën pastaj e mbajnë individin peng të islamit, duke “i vënë syze” jo vetëm për të pa , por syze të errta edhe në ndërgjegje , që e bëjnë defekt në jetë !
Pse fëmijët u dashka të preokupohen me fe dhe pse ata u dashka të dehen me religjion, kur i kanë planprogramet mësimore të lëndëve në shkollën laike të shtetit të Kosovës?
Dikush naivisht mund të flas për “mina” e “përçarje kombëtare”, duke synuar që vëmendja popullore të hiqet nga indoktrinimi dhe shovenizmi islamik.
Ne duhet domosdo ti mësojmë fëmijët, qofshin ata nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, për vlerat edukative dhe botëkuptimet shkencore, për kulturën, historinë kombëtare, për humanizmin dhe liritë dhe të drejtat e njeriut dhe para së gjtihash për Kufinjt e Kosovës, e jo për shtrirjen dhe kufinjt e islamit!
Të tjerat nuk kanë se për çka ti interesojnë asnjë nxënësi të Kosovës, sidomos jo shqiptarëve.
***
Kushdo qoftë ai imam që nënshkruan ftesa të tilla, apo cilido imamë që sillen si polici religjioze islamike rreth shkollave në Kosovë, duhen të përcillet dhe ndiqen penalisht për veprimtari antikombëtare e antishtetërore, pasi Kosova ka nevojë të formoj njerëz të arsimuar, të edukuar dhe me botëkuptime shkencore për jetën, e jo fëmijë që dikush e shihka të arsyeshme për shkak të dehjes së vet me islam apo agjendave islamike, ti ndaj nxënësit nga fëmijëria dhe ti bindë se qenkan Musliman! 
Mund të jetë një imazh i monument dhe teksti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para pak ditësh tha:

“Vazhdojmë me investime në trashëgimi kulturore. Punët nuk po ndalen.
Ndërtesat shumëshekullore që pasqyrojnë aftësitë artizanale të mjeshtërve tradicional po mbrohen dhe rijetësohen me kujdes, përkushtim e profesionalizëm.
Hamami i Gazi Mehmed Pashës, e komplekset e banimit të familjeve Sokoli, Dorambari e Bardhi, disa nga kryeveprat e arkitekturës tradicionale, nga rreziku për shkatërrim i shndërruam në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm.
Mbrojmë të kaluarën, sigurojmë të ardhmen.”
Bravo, Kryeministër !”
***
Sidoqoftë, Kryeministër, Arbër Gashi, njëri ndër nismëtarët për Braktisje e Islamit, i është përgjigjur preokupimit tënd për “investime në trashëgimi kulturore”, me këto fjalë: “Investimet e qeverisë së RKS në Hamamin e Gazi Mehmet Pasha Sokolloviq (Bajica Nenadiq), vezirit të madh të Perandorisë Osmane, uzurpatorit të Patrikanës së Pejës. Kaq rreth investimeve në kulturën islamosllave.”
A e ke dëgjuar vërejtjen e tillë, z. Kryeministër…?
Pastaj, a more deri tash ndonjë masë për ta shkarkuar Arbër Vokrrin, që në “iftarin” e Shefqet Krasniqit u shfaq si një nostalgjik-osmanli i madh, duke i shpaluar planet për “pushtimin e Europës”, – pasi islamizimin e shqiptarëve e konsideroka punë të kryer, pra për të vazhduar aty ku e kanë lënë paraardhësit e tij turq-osmanlinj?
Atëhere kur na patën shndërruar në pjesë të thesit me m… të Perandorisë Osmane?
Nuk është lehtë të dihet se a do të këndellesh apo nuk do të këndellesh kurrë, por ajo që dihet është se gara çubilloviqiane për shkatërrimin e popullit shqiptar me Islam është duke vazhduar, ku pseudopolitikanët “shqiptarë” po shtyhen me njëri-tjetrin se kush po e asimilon-islamizon më shumë popullin shqiptar.
_____
Shin videon e Hamamit të Gazi Mehmet Pasha Sokolloviq në Prizren (Bajica Nenadiq), vezirit të madh të Perandorisë Osmane, që e serbizoj , uzurpoi dhe pushtoj Patrikanën e Pejës.

“Enigma” e Kodit të Dashurisë?

0
Besnik Mustafaj
___
Nga Jusuf Buxhovi
___
-Besnik Mustafaj: “Fati i marrë”, roman. Botoi “Onufri”, Tiranë 2023.
___
Enigma e dashurisë është vetë dashuria. Ajo nuk ka kod, meqë nuk do të ishte dashuri. Kështu parafrazon Markezi dashurinë në romanin e njohur “Dashuria në kohën e kolerës”. Shkrimtari Besnik Mustafaj, në romanin e tij më të ri “Fati i marrë”, sikur të mos i besonte Markezit, ngreh çështjen e një enigme te një dashurie, e cila kohësisht ka dy pamje (njëra në mesejte dhe tjetra në shekullin e kaluar), siç ka edhe dy personazhe historike të ndërthurura në përjetimin e saj imagjinativ (Gjergj Kastriotin-Iskander beun me të bijën e Hunijadit hungarez, Idunës dhe të Benjamin Disraelit, kryeministër britanik me Hanën, një malësore nga Veriu shqiptar).
Në përputhje me prosedeun tashmë të njohur nga tre romanët e fundit, ku participimi imagjinar i shkrimtarit në ndërtimin e rrëfimit ndërthuret me anticipimin nga veprat e botuar (këtë herë novela “Historia e një mushke”) me ç’rast madje ai kthehet edhe në personazh, kërkimi i “enigmës” së dashurisë paralele: asaj mesjetare (Gjergj Kastrioti-Iskander beut me Idunën hungareze) dhe të Benjamin Disraelit me Hanën malësore, mbështetet mbi dilemën si moto të veprës se ç’i bashkoi këto martesa aq të largëta, cilat interesa fshiheshin para tyre e të ngjashme, të cilat ndiqen fillimisht nëpër rrugë historike (lufta e Skënderbeut kundër osmanëve e vetmja asokohe ndër popujt e pushtuar, dhe më vonë nëpër ato politike, nga koha e Kongresit të Berlinit e deri te pavarësia e Shqipërisë), që për referencë kanë pikëtakimin e shqiptarëve me britanikët në planin kulturor, diplomatik dhe shtetëror.
Natyrisht se në këtë vorbull të dashurive paralele, shkrimtari ndërthur personazhet historike jashtë fakteve historike, kështu që në dashurinë mesjetare shohim Gjergj Kastriotin-Iskander beun, pas takimit me Huniadin, para se të largohet nga beteja e njohur e Nishit, fillimisht të dashurohet me të bijën e mbretit hungarez, Idunën dhe mandej edhe të martohet (pas një konflikti me shumë intriga me princin grek Niketa). Ndërsa në dashurinë e vonshme, shohim kryeministrin britanik Benjamin Disraeli, me Hanën, gjatë qëndrimit në kullën e Resulajve, në kërkim të zbardhjes se një vrasjeje midis krushqve të familjes Resulaj me një tjetër te një urë kur “nga krenaria” nuk pranojnë t’ia lëshojnë rrugën njëra-tjetrës. Në këtë histori tragjike, që për Disraelin e kohës së rinisë, duket fare e pabesueshme por reale në një ambient të tillë jetësor, Hana sikur të zbriste nga bota e magjisë së përrallave, shfaqet “urë” që lidh dashuritë, pikërisht aty ku ajo jo vetëm që nuk shfaqet shlirshëm, por, në përputhje me kodin e kanunit, shkatërrohet deri në tragjicitet. Leja që Hana të shkojë me të huajin me arsyetimin thuajse mazohist të bashkëshortit “që ajo të jetë e lumtur” (shpjegimi i të cilit gjendet te impotenca), dashuria e tyre rrugës si dhe martesa para se të shkojnë në Londër, në dukje të pakuptueshme për sjelljen e një familjeje fisnore patriarkale, ndërtojnë rrëfimin e një romance ndër më të parëndomtat, që është në gjendje t’i krijojë vetëm imagjinata krijuese, gjë që arsyetojnë referenin e dilemës “si mbiu ashtu papritur në zemrën e kryeministrit britanik Benjamin Disraeli dhe të mbretëreshës Viktoria kjo dashuti e pakufijshme për Shqiptarët”, mbi të cilën ndërtohet edhe i gjithë koncepti i romanit.
Hapjën e kësaj enigme dhe dilemat që e përcjellin atë, ku ecuria e zbërthimit të saj ngrihet mbi supozimin, në dukje të një interesi politik, por që porosia përfundimtare le për të kuptuar afrinë kulturore dhe shpirtërore mbi konceptet e civilizimeve të njëjta, për të cilat edhe luftohet, siç ndodh me atë të Gjergj Kastriotit me hungarezin Huniad kundër osmanëve, shkrimtari e ka mbështetur në dy plane rrëfimtare, në dukje kohësisht të shkëputra: nga Pëkthyesi M. B. dhe Historiani D.D.
Përkthyesi M.B. në pjesën hyrëse, shfaqet “si një intrigues” i rrëfimit në raport me vetë shkrimtarin, ku edhe ndërtohet pasazhi mesjetar i dashurisë së Gjergj Kastriotit-Iskander beut me Idunën, princeshën hungareze. Përqendrimi i përkthyesit te vepra “Naltësimi i Iskanderit” dhe “ngjashmëritë” me “Historinë e mushkës”, në të vërtetë paraqesin reminishenca të historisë kulturore, shpirtërore dhe shoqërore të një shoqërie perëndimore, që arsyetojnë sjelljen e Skënderbeut nga pasha i njohur osman te kundërshtari i pushtimeve osmane, ku Shqipëria dhe shqiptarët ngritën në nivelin e një shëmbëllese ndër më të fuqishmet e kohës.
Ndërsa te Hitoriani D.D. një shqiptar, pinjoll i një familjeje të vjetër në Tiranë, të nderuar nga një brez në tjetrin dhe njëri nga nxënësit më të mirë të gjimazit “Sami Frashëri”, i cili do të vazhdojë studimet në Britani të Madhe ku edhe do të mbesë përgjithmonë, me nënshtetësi britanike, i integruar tërësisht në mentalitetin kulturor, intelektual dhe politik të Mbretërisë së Bashkuar, kemi pjesën e dashurisë së Benjamin Disraelit me malsorën Hana dhe martesën e tyre në Londër, kur ajo do të shfaqet si njëra ndër damat më të njohura të lozhës politike të kohës.
Kështu, Përkthyesi M.B. dhe Historiani D.D. ndërtojnë kornizën e tërësisë së veprës, në të cilën argumentet historike vihen në shërbim të fakteve jetësore (shoqërore, kulturore dhe poltike) që i prodhon pikërisht historia, gjithnjë si mesazhe në kuadër të realiteteve jetësore.
“Shkëputja” nga historia dhe inkuadrimi i tyre imagjinativ në narrativen e veprës, ku përsëritjet e ngjarjeve (martesat mbretërore në mesjetë dhe në rrethanat e krijimit të shteteve në shekullin e kaluar), në rastin e dhënë të martesës imagjinatave të kryeministrit britanik Benjamin Disraeli me malësoren Hana, ndërton tablonë e simbolikës mbi të cilën qëndron edhe pragmatizmi politik i kohës në raportet e shqiptarëve me rendët mbretërore (ai britanik), si një faktor historik, i një kujtese nga lashtësia mbretërore dardane, maqedone, epirote dhe ajo e Skënderbeut, ku edhe mund të zbërthehet enigma e kodit të dashurisë midis një kryeministri britanik dhe një malësoreje shqiptare, si një avanturë që del jashtë koncepteve shoqërore dhe kulturore të kohës në njërën ose në tjetrën anë, por si të tilla, antagonizmi i kthen në monument letrar?…
Në fund, duhet thënë se, Mustafaj, romancën e dashurive historike, të parën e llojit të tillë në letrat tona, slilistikisht e brumos me filigraniznin e njohur nga romanët e fundit, gjë që veprës i jep një peshë të veçantë artistike.
“Enigma” e kodit të dashurisë
Jusuf Buxhovi