Kreu Blog Faqe 941

Mes aktit të “njohjes faktike” dhe statusit të konfliktit të ngrirë

0
Sadri Ramabaja, Prishtinë
___
Agresioni në Banjë [Banjskë], tok me narrativën e rezstencës kundër Perendimit, ka imponuar ndryshimin e kursit të Brukselit në raport me marrëveshjen finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, njohje reciproke, siç ishte paralajmruar fill pas inaugurimit të Joe Biden-it në Shtëpinë e Bardhë, duke devijuar atë në aktin e njohjes faktike! Ndërkaq njohja de jure, përmes shkëmbimit të akteve apo vendosjes së raporteve diplomatike shtyhet për në kalendrat greke!
Gjatë dy viteve të fundit dyshja diplomatike Borrel-Lajçak ia kishin arritur ta krijonin një imazh paqësor, të një politikani të përgjegjshëm, pra krejt tjetër nga ai reali, për presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
Ata, tok me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, ia dolën që ta imponojnë në Bruksel gjykimin se për tensione në veri të Kosovës fajin e ka Kosova, rrjedhimisht ajo duhet sanksionuar. Ky qëndrim, pavarësisht se agresioni serb i 24 shtatorit realisht do të duhej ta përmbyste, është i vlefshëm tutje. Fitohet përshtypja se jo vetëm kjo treshe e diplomatëve, por përgjithësisht sektori i diplomacisë së BE-së, bën sikur 24 shtatori as që ka ndodhur. Serbia vazhdon të mos i nësnhtrohet kurrfarë sanksioni nga Brukseli. Krahas kësaj qarqe politike në Perednim tok me kolonën e pestë, po përgatiten për rikthimin e idesë së shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme, e cila në fakt nënkupton aneksimin e veriut të Republikës Serbisë.
Ndërkaq klasës politike të Kosovës i mbetet të zgjedhë mes aktit të “njohjes faktike” dhe statusit të konfliktit të ngrirë.
Mendoj se kjo po ndodhë për disa arsye [supozoj me idenë për të imponuar rikthimin tek teza e shkëmbimit të territoreve në kohë e rrethana më të përshtatshme]. Treshja europiane në fjalë [Borrel, Lajçak, Várhelyi] objektivisht po punonin dhe vazhdojnë të punojnë sipas regjisë së presidentit serb, për të imponuar, së paku për veriun e Kosovës, statusin e konfliktit të ngrirë.
Vlenë të theksohet se Parlamenti Europian ecë një hap para diplomacisë së BE-së në raport me Kosovën. Ai mbetet institucioni më demokratik nga të gjitha institucionet e BE-së, rrjedhimisht edhe më i pavarur. Kjo përqasje e pavarur ka rezultojë në qëndrime të ndryshme nga diplomacia e BE-së në disa raste.
Parlamenti Evropian është zgjedhur nga qytetarët e BE-së, dhe ndikimi i opinionit publik në vendet anëtare ka bërë që parlamentarët të reflektojnë qartë në raport me sjelljet e Serbisë, por edhe me interesat jetike të BE-së. Ndikimi i grupimeve të interesit dhe lëvizjeve të shoqërisë civile, para së gjithash medias dhe botës akademike, mbi parlamentarët ka ndikuar në qëndrimet e tyre në lidhje me Kosovën. [Fragment i një analize më të gjatë…]

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në zgjedhje do të duhej, me një listë të përbashkët?

0
Nga: Refik Hasani
___
Shqiptarët, vetëm të unifikuar duke garuar me një listë të vetme për Parlamentin e Serbisë,  do të mundë të maksimalizojn votën.
Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për datën 17 dhjetor, për Parlamentin e Serbisë. Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, duke përfshirë  edhe shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut, dhe gjithë shqiptarët që jan në Vojvodinë dhe Serbi, duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në këtë legjislaturë të Serbisë. Subjektet politike shqiptare  duke garuar me një listë të vetme, do të jen një zë i përbashkët në këtë Parlament, do përfaqësohemi edhe Ekzekutiv eventualisht.
Shqiptarët, jo vetëm  në Preshevë, Medvegjë, Bujanocit, por edhe në gjithë Serbinë, për shkak ndarjeve, përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërdan votat dhe kjo çështje do të duhej të marrë fundë, duke ndryshuar  dhe gjithë  të bëjn përpjekje që të arrihet në këto zgjedhje për këtë fund viti, do të duhej të garohet me një listë unike  të shqiptarëve në Serbi.
Ka disa  legjislatura të Parlamentit të Serbisë, ku përfaqësohemi herë me një deputet, apo herë mbetemi, pa asnjë përfaqësues në Parlament, prandaj është më se i domosdoshëm përmesë një liste të vetme të dalim e garojm në këto  zgjedhje të parakohshme.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet e parakohshme për datën 17 dhjetor, për Parlamentin e Serbisë do t’na siguronte të fitohen 5, apo 6 ulëse në Parlamentin e Serbisë, kështu është i vetmi   instrumenti në  demokraci, që mbetët të arrihet, nëse veprohet në kohë  si të unifikuar.
Shqiptarët, jo vetëm  në Preshevë, Medvegjë, Bujanocit, por edhe në gjithë Serbinë,do të përfaqësohemi, dhe vetëm kështu do të marrim ulëse në Parlament, pa u humbur votat. Kjo na ndihmon  se do shtrohet, debatohet e diskutohet edhe  për diskriminimin që po vazhdon përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, për përdorimin e Gjuhës Shqipe, për Simbolin Kombëtarë, për investime e për përfaqësime në nivelin lokal e nivelin qendror.
E vetmja është mundësi, që me një listë  të garimit për parlamentin e Serbisë, të përfaqësohemi, është zgjidhje e drejt, do të jemi një zë i unifikuar në këtë Parlament nacional, duke u përfaqësuar në legjislativ.
Rajoni i Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, duke përfshirë  edhe shqiptarët nga Krahina e Sanxhakut, jan Rajoni më i pazhvilluar ekonomikisht dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
✍️ Refik HASANI

Kryeministri Kurti priti në takim deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj

0

Prishtinë, 6 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me deputeten shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj.

Duke nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kroacisë, në takim u bisedua për rolin e komunitetit shqiptar në Kroaci dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në projekte konkrete në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës.

Kryeministri e falënderoi deputeten Përlaskaj për vizitën dhe kontributin e komunitetit shqiptar në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Kroacisë.

Forhåndsvisning av bilde

Premijer Kurti je primio na sastanku albansku poslanicu u Hrvatskom Parlamentu, Erminu Lekaj-Përlaskaj

Priština, 6. novembar 2023

Premijer Republike Kosovo, Albin Kurti, sastao se danas sa albanskom poslanicom u Hrvatskom Parlamentu, Erminom Lekaj-Përlaskaj.

Ističući odlične odnose između Republike Kosovo i Hrvatske, na sastanku se razgovaralo o ulozi albanske zajednice u Hrvatskoj i mogućnostima intenziviranja saradnje u konkretnim projektima u oblasti privrede i infrastrukture.

Premijer je zahvalio poslanici Përlaskaj na poseti i doprinosu albanske zajednice u unapređenju i jačanju odnosa između Republike Kosovo i Hrvatske.

Forhåndsvisning av bilde

Shkolla shqipe Venedik para vitit 523, në Turqi ku jetojnë miliona banorë me prejardhje shqiptare, asnjë!

0

Shefqet Cakiqi – Llapashtica

NË STAMBOLL ASNJË SHENJË SHQIPTARE ! NE VENEDIK SHKOLLË SHQIPE PARA 523 VITEVE !

Jane mbi 5 milion shqiptar ne Turqi pa te drejte shkollimi, askund ne Stamboll apo qytet tjeter nuk gjene shenja te ARNAUTVE si na quajn turqit! Edhe shtepinë e Sami Frasherit qe vet Samiu e ka bere planin… e quajn shtepi turke dhe Samiun e quajn Şemseddin Sami Bey: turk ! Ne Venedik kemi shkoll shqipe para 523 vjetesh !! Shkolla e Arberit para 523 vitesh me nje murale karkteristik per Rrethimin e Shkodres ! “…. pllakë e forcuar nga guri i Istrisë me një basoreliev madhështor ku është paraqitur motivi i “Rrethimit të Shkodrës” (1474 – 1478-1479), i cili edhe sot shihet e lexohet mirë.

Mund të jetë një imazh i monument

Aty, veç konfirmimit dhe rëndësisë qytetit të Shkodrës në politikën venedikase mbi Adraitik dhe Mediteran, shihet edhe rëndësia e mërgimtarëve shkodranë në historinë e mërgatës në Republikën e Venedikut. Nën mbishkrim janë paraqitur relievet e figurave plastike të Shën Galit, Zojës Virgjër me fëmiun, dhe Shën Mauricit. Autori i këtyre veprave mendohet të jetë Pirgoteli, një skulptor zulmëmadh i Renesansës.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe monument

Në fund, në arkitra të objektit përvijohet mbishkrimi : “SCOLA S. MARIA SAN GALLO DI ALBANESI….”! Scuola degli albanesi, (Shkolla e shqiptarëve), e themeluar në Venedik (Venezia-Itali), nga të mërguarit shqiptarë të atyshëm rreth viteve 1500-1504. Kjo shkollë ishte kryesisht shkollë zejesh, por aty jepeshin dhe njohuri të ndryshme.

T’i braktisim religjionet…!

6
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Që të mos keqkuptohet “nisma për të braktisur Islamin”, ajo duhet kuptuar si thirrje për të braktisur religjionet, por meqë kjo nismë është e Kosovës, përqendrohet për braktisje të Islamit, spese kristianët janë sasi simbolike në Kosovë, pa ndonjë ndikim politik.
Fatkeqësisht ka ca idotë (të pa informuar), që shpërdorojnë këtë nismë, prandaj propagandojnë Krishterimin si religjion më përparimtar, me human. Në fakt, Islami është kopje primitive e Krishterimit.
Religjionin Kristian e ka sajuar një marionetë që pushtuesit romakë e kishin penetruar pranë grupit që e rrethonin Jezusin (legjendar / inekzistent), si survejues (spiun). Quhej Saulus (izraelisht: אוּל / Scha’ul). Ishte nga Taurus i Kilikisë. Mendohet, – sipas legjendave kristiane, – të jetë i lindur në vitin 10 dhe duhet të ketë vdekur në Romë në vitin 60. Ky Saulus është konvertuar në Paulus, pas një vegimi që duhet të ketë pësuar. Nga ai moment shndërrohet në kristian dhe fillon të sajon legjenda (mashtrime) për jetën e Jezusit, duke sajuar edhe dogmë përkatëse – për sajim të religjiont të radhës. Në gjuhën biblike Saulus/Paulus quhet Pali i shejt, gjegjësisht Shën Pali.
Në vitin 49 Pali ndërmerr një rrugëtim të gjatë, nga Jerusalemi në Romë, sepse donte ta propagandonte religjionin që po e sajonte. Rrugëtimi kalonte pranë qytetit Filipi (pranë Selanikut të tanishëm). Aty ndalon për pushim. Buzë Lumi has në një grup grash që po lanin pejëra të sapongjyrosur me bojë potpuri. Ai ishte biznes që e zhvillonte Lydia.
Në fakt Lydia ishte emri i prejardhjes gjeografike, sepse ajo ishte nga Krahina e quajtur Lydia (dardane). Para shpërnguljes në Filipi ka jetuar në Tyatira të Lydias (tani quhet Akhisar, në Turqinë e sotme). Prej andej ishte shpërngul në Pilipi, për ta menaxhuar biznesin që ia ka dhuruar pronari i saj, meqë Lydia paraprakisht ka qenë skllave, pasi burri i ishte vra në luftë dhe kishte mbet nanë që rriste tre fëmijë… (sipas romanit historik “Lydia: Purpurhändlerin in Philippi”, i shkruar nga prifti gjerman Josef F. Spiegel).
Duhet të ketë ndodhur në vitin 49. Pali, me shoqëruesin Silas, gjenë strehim pushues te Lydia. Pali shfrytëzon bujarinë e Lydias për ta mashtruar të konvertohet, nga Paganizmi në Krishterim. Në historinë e krishterimit evropian, pikërisht Lydia është njeriu i parë në Europë, i konvertuar në krishterim. Prandaj 3 gushti i çdo viti është shpallë ditë shejtëruese për Shën Lydian.
Megjithatë menaxhuesit romakë të qytetit Filipi e burgosin Palin për atë angazhim diversant, blasfemik…
Përhapja e Krishterimit përndiqej nga sundimtarët romak, deri ë vitin 313. Në këtë vit, Konstandini i Madh, dardan, i lindur në Najsus (Nish), si Perandor i Romës, miraton Dekretin e Milanos, i cili përmban lirinë e shprehjes së mendimit dhe lirinë e praktikimit të të gjitha religjioneve, duke e përmend shprehimisht lirinë për Krishterimin (deri në atë vit i përndjekur).
Aty e tutje ndërpritet përndjekja e kristianëve klandestinë. Në vitin 380 Perandori romak Flavius Theodosius miraton dekret për Krishterimin si religjionin e vetëm zyrtar të Perandorisë Romake. Nga ai moment zë fill imponimi me dhunë i Krishterimit, duke përndjek barbarisht praktikuesit e religjioneve paraprake pagane. Ky vit quhet fillimit të sundimit kristian, i cili simbolikisht quhet “mesjeta e errët 1000 vjeçare e europiane”. Edhe ISIS-i islamik ka qenë lule, nëse do të krahasohej me Krishterimin fashistoid që është praktikuar në Europë nga viti 380 deri të lindja e RILINDJES iluministe evropiane në shekullin 14 (i emërtuar nga Francesco Petrarca, i cili ka jetuar gjatë viteve 1304–1374).
Ky është aspekti historik.
Kë aspektin dogmatik, po të krahasohet teksti i Bibles dhe i Kuranit, do të rezultante se në Bibël ka tekste me përmbajtje edhe më fashistoide se sa tekstet e Kuranit. Bazuar në këtë fakt, broçkullisjet se Krishterim është më human. Tjetra: Krishterimi qenkësh më i mirë se Islami sepse populli ynë para se të konvertohet me dhunë në islam, i përkiste Krishterimit, është një spekulim idiot apo propagandist, për ta komprometuar nismën për braktisjen e religjioneve (siç po i braktisin nordikët, holandezët, blegët, zvicëranët, anglezët, gjermanët, francezët…)!

Liria për të besuar është gjithashtu liri nga besimi

0

Nga Aurel Dasareti

Në politikë dhe fe, çdo gjë mund të shfrytëzohet. Ajo që nuk mund të përdoret mund të keqpërdoret. Pa kontradikta, nuk ka përparim. Tërheqja dhe zmbrapsja, mendimi dhe veprimi, dashuria dhe urrejtja janë të nevojshme për ekzistencën njerëzore. Por çdo gjë ka homologun e saj. E vërteta qëndron diku mes kontrasteve. 

*** 

Një pengesë kryesore në rrugën drejt realizimit të idealeve patriotike, demokratike dhe iluministe të Rilindjes ishin fetë, që iu imponuan shqiptarëve nga pushtuesit e huaj. Institucionet fetare dhe kleri reaksionar bënin lodrën e pushtuesit të fuqive imperialiste e shoviniste. Mjaft rilindës, si dijetarë, nuk ishin të dhënë pas fesë. Nga ana tjetër, si politikanë, ata e shihnin se ndasitë fetare u shërbenin armiqve. Prandaj ishin kundër keqpërdorimit të fesë. Pashko Vasa hodhi parullën e famshme: “Feja e shqyptarit asht Shqyptaria”, në të cilën u shpreh në formën më të prerë kombëtare qëndrimi i rilindësve ndaj fesë. Ai goditi si përçarës “kishat e xhamiat”. 

Thjeshtë, për rilindësit: Liria për të besuar ishte gjithashtu liri për të mos besuar. Disa prej tyre ishin besimtarë, disa jobesimtarë. Por pavarësisht nga këto ndryshime, në një gjë bashkoheshin rilindësit: ata e vinin Kombësinë mbi Fenë. Pra, të gjithë, pa përjashtim, pavarësisht disa ndarjeve, kanë qenë shqiptarë më parë. 

Karakteristikë për ta qe një tolerancë fetare e madhe. Kjo i shpuri që, në programet e tyre politike për ardhmërinë e atdheut, të ishin për ndarjen e kishës e xhamisë nga shteti dhe të shkollës nga feja, siç kërkonte Sami Frashëri. 

Puna e tyre e palodhur ishte për përhapjen e dritës së diturisë, të arsimit e shkencës. Ata mendonin se, pa dituri, nuk mund të vihej në jetë as edhe një prej ëndrrave të tyre, të fitohej apo të gëzohej liria, të shpëtohej vendi prej kaq të këqijave. Programet e tyre ishin të një mendjeje: ata synonin një vend të qytetëruar, që do të delte nga errësira mesjetare në dritë. Arsimit e kulturës i jepnin rëndësi në kuptim të përgjithshëm shoqëror, po sidomos duke i vlerësuar si armë të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare, si mjete të domosdoshme për t`i siguruar popullit një të nesërme të lumtur. 

Dhe ne, pasardhësit e tyre, tani si komb i arsimuar e qytetëruar, nuk duhet të tolerojmë propagandën e disa minjve të kanalizimeve, mercenarëve e antikombëtarëve (qoftë politikanë, gazetarë, analistë, priftërinj të krishterë apo hoxhallarë) që të na bëjnë budallenj trushpëlar. 

Askush nuk lind si besimtar (fetar). Askush nuk lind si mysliman. Askush nuk lind si katolik. Askush nuk lind si ortodoks. 

Feja është një bindje personale, dhe rreshtohet shumë prapa Kombësisë. Personi mund të besoj në një fe – ose të mos besoj fare. 

Shkombëtarizimi (denacionalizimi) i një Kombi është shumë më i rrezikshëm se okupimi i atij Kombi. Në trojet shqiptare kjo direkt bëhet nga keqpërdorimi i fesë ortodokse dhe myslimane. Pas çdo pushtimi, herët a vonë do të vijë çlirimi, kurse denacionalizimi është një proces që do të zgjasë përgjithmonë nëse nuk i kundërpërgjigjemi me njohuri, të vërtetën, drejtësinë por edhe forcën. 

Aktivitetet fetare, sipas ligjit, janë vetëm çështje private/personale dhe lejohen të funksionojnë vetëm brenda 4 mureve shtëpiake dhe në “Shtëpinë e Zotit”. Mjerisht shumica e këtyre janë shndërruar në “Shtëpi të Dreqit” ku ekstremistët islamik dhe ortodoks, të paguar nga Shërbimet Sekrete të huaja (armiqësore) bëjnë tru shpëlarjen e anëtarëve, tjetërsimin e tyre në grek, turk, arab, sllavo-ortodoks. Duhet ndaluar rreptësishtë politizimin (antikombëtar) të fesë në tokat arbërore. Duhet të ndalohet rreptësishtë financimi i xhamive dhe kishave nga të huajt. 

Neutraliteti fetar në shkolla, rrugë, institucionet shtetërore dhe komunale nuk nënkupton mungesën e vlerave fetare, por theksin në vlerat e përbashkëta përkundër dallimeve të natyrës fetare. 

Çelësat për dritën janë në errësirë. Drita që ju nevojitet ekziston, shqiptarët duhet ta kërkojnë dhe zbulojnë. Por disa duan të jenë në errësirë. Aty e gjejnë sigurinë, për të mos u parë. Dhe meqenëse nuk e shohin njëri-tjetrin, humbasin, bien në grackën e tyre. 

Sa më e madhe të jetë fuqia, aq më e rrezikshme është keqpërdorimi. 

Shtesë

https://www.voal.ch/marreveshja-reuters-asnje-vend-ne-afrike-nuk-pranoi-te-marre-refugjatet-e-italise-rama-pranoi/aktuale/fokus/

https://www.syri.net/op-ed/636993/kryeministri-qe-po-e-kthen-shqiperine-ne-nje-kosh-plehrash/

https://www.syri.net/op-ed/637011/shqiperia-si-modeli-ruanda-rama-si-pol-kagame/

https://www.syri.net/politike/637060/spahia-si-kaloi-shqiperia-nga-atraksion-investimesh-te-huaja-ne-rifugjio-per-te-gjithe-refugjatet-nga-mbare-bota/

https://www.syri.net/politike/637060/spahia-si-kaloi-shqiperia-nga-atraksion-investimesh-te-huaja-ne-rifugjio-per-te-gjithe-refugjatet-nga-mbare-bota/

https://www.syri.net/politike/637049/shqiptaret-as-denjoi-t-i-pyeste-rama-kap-cfare-deshi-interviste-si-star-me-beruno-vespen-e-kishim-detyrim-per-italine-te-japim-nje-dore/

https://www.syri.net/politike/637043/strehimi-i-emigranteve-abilekaj-shqiperia-do-te-mbushet-me-afrikane/

VIDEO/ Shkullaku: Refugjatët do të çajnë telat e kampit dhe do ti kesh nëpër Shqipëri

 

 

Ky bir kurve e rospie, pederi Edvin Kristaq Rama, ky kriminel i pistë, ky wc e tualet i gjithë botës, që çdo vend normal do ta dënonte menjëherë me disa mijë vjet burgim të rëndë, gjysmë shqipfolës e gjysmë vlleh Edvin Kristaq Rama cincari, ka nënshkruar marrëveshjen me mafinë e gjithë botës që Shqipëria të shndërrohet në WC të Afrikës, Afganistanit dhe Lindjes së Mesme. Nëse shqiptarët kudo që gjenden, nuk reagojnë menjëherë me veprime konkrete, brenda 2 viteve Shqipëria do zhduket, do mbushet me 2-3 milion afrikan etj. Do shndërrohet në një tualet…

PS: Shqiptarët kokëmish e analfabet, nuk e meritojnë të kenë shtet…komandohen (manipulohen) nga burrec të mallkuar: në mediume, në politikë, në shkolla, kisha e xhamia…

Prifti dhe hoxha i keq i trojeve predikon për veten e tij, kundër kombit dhe tokës që e lindi. Saktësisht e njëjtë si kjo bajga më e fëlliqtë e rruzullit tokësor që ka kapur Shqipërinë, burrat e së cilës nuk reagojnë…ta kapin këtë bir kurve, për qafe e drejtë në koshin e bajgave…
___

Një sqarim. Unë jam 100% me gjenealogji shqiptari. Dem baba dem, me milion vjet. Prandaj, kur kritikoj shqiptarët nuk duhet të më keqkuptojnë. Turp me thënë, por kam dhënë kontributin tim për shqiptarinë qysh nga mosha rinore. Me ndihmë humanitare për shtetin amë, Kosovën, Shqiptarët e FYROM-it, të Luginës së Preshevës, Malit të Zi. Por edhe kam paguar shumë lek në kontot e “Vendlindja thërret” dhe ato dy kontot e luftës në FYROM dhe Luginë (nuk më kujtohen emrat, por kam dokumentacione (vërtetime). Dhe, në dy raste, në vitin 1999 kur zhvilloheshe Lufta në Kosovë, kam shkruar (në gjuhën anglishte) dy analiza (shkrime të dokumentuara për agresorin terrorist, armiqtë serb, historinë false të tyre) për 1 gazetë prej më të njohura të Evropës. Gazeta kërkonte shumë lek për t`i botuar shkrimet e mia. Dhe, unë bashkë me disa miq të mi nga diaspora me prejardhje nga FYROM-i, Shqipëri, Kosove dhe Lugine (vëllezër të fushëbetejës) paguam përafërsisht 90.000 mijë marka gjermane dhe mbi 100.000 dollarë amerikan për botimin. I kam kopjet e gazetave. Pse? Sepse shqiptarët duhet të kenë një luftë propagandistike kundër propagandës së rrejshme të armiqve tanë që na konsiderojnë si islamik të rrezikshëm për Evropën e “krishterë”.

Me këto “fshehtësi”, nuk dua të keqkuptohem, por dua të them se jam një prej shumë shqiptarëve të diasporës që kam dhënë një kontribut modest për çlirimin e atdheut të gjyshërve të mi, Shqipërisë etnike, që kombi im të mbijetoj dhe toka stërgjyshore të mos trashëgohet nga të huaj. Por, kjo do të ndodhë.  

PS: Kur keni lexuar: Fragmente nga ditari im luftarak “Dera e pestë e ferrit”, vitet 1994-95, ngjarjet kanë ndodhur në disa vende të Kroacisë dhe Bosnjës. Qëllimi kryesor ishte trajnimi im dhe i “vëllezërve të fushëbetejës” për luftërat që do të ndodheshin në Kosovë, Luginë, FYROM.

Kalofshi mirë, Aurel Dasareti
Përshëndetje, unë kam thënë më parë se letrat e mia ua dërgoj disa grupeve, përafërsisht 900 persona. Para pak minutash mora një letër nga një profesor në Universitetin e Tetovës, i cili më tha: “Tetova.sot” nuk i publikon letrat e tua jo për shkak të pensionistit invalidor Ali Ahmeti, por se ti nuk je musliman.
  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Shqiptarët vetëm zori i bashkon!

0

Florim Zeqa 

Në seancën e fundit të Kuvendit, kur kryeministri Kurti e fillojë raportin para deputetëve ishte fenomenal, do të thoja i paparë deri më tani, mirëpo, në momentin kur fillojë të lëshohet në gjëra personale devijoj komplet nga rruga e nisur dhe u “zhvesh lakuriq” para deputetëve dhe syve të qytetarëve!

Asociacioni i prishi balancat politik në Parlament

Në momentin kur Albini fillojë të flas me ironi për Asociacionin, duke kërkuar këshilla nga opozita se si ata e bindën Vuqiqin të nënshkruaj marrëveshjet, “Mësomni që edhe unë ta bind Vuqiqin që të nënshkruaj marrëveshje edhe me mua”, “Vuqiqi ju do ju e jo mua”, u prishen balancat në Parlament, opozita u elektrizua tejë mase, doli kontrolli fare duke ju vërsulur Albin Kurtit me akuza të rënda për mashtrim e deri në tradhti kombëtare.

Mirëpo, edhe kryeministri doli jashtë kontrollit, duke thënë, herë e kam pranuar, e herë nuk e kam pranuar Asociacionin e gjëra të tjera të çuditshme, që s’jemi mësuar t’i shohim e dëgjojmë më parë!

Pranimi i Asociacionit nga ana e Albin Kurtit ishte ‘qershia mbi tortë’ për opozitën, por mos bërja publike e “Draft Statutit të Asociacionit” nga ana e kryeministrit e irritojë opozitën, siq më irritojë edhe mua si analist politik.

Arsyetimi i Albin Kurtit duke u thirrur në çështje konspirative për mos bërje transparente të marrëveshjen për “Draft Statutin” e Asociacionit bie në kundërshtim të plotë me parimet e BE-së dhe të gjitha vendeve demokratike.

Zyrtarët e vendeve demokratike janë të drejtëpërdrejt, ata nuk merren me gjëra konspirative siq merren liderët majtist të vendeve gjysëm demokratike të Ballkanit perëndimor në tranzicion!

Lehtë e harrojmë armikun, shpejt e kthejmë urrejtjen ndaj njëri-tjetrit

Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku i bëri bashkë pozitën dhe opozitën, i bëri bashkë klerikët fetar, na bëri bashkë të gjithëve, por, një muaj më pas të gjithë u kthyen në pozicionet e mëparshme, të barrikaduar kundër njëri-tjetrit!

Siq duket, neve shqiptarëve vetëm zori na bën bashkë!

Në momentin që kalon rreziku apo t’na kalojë dhimbja shpirtërore për bashkatdhetarin tonë, e harrojmë armikun që na e shkaktojë atë dhimbje dhe përseri i kthehemi urrejtjes ndaj njëri-tjetrit!

Se a kemi tru peshku apo mungesë të ndjenjave brumosura, do ta tregojë koha, por të harrohet çdo gjë sa qelë e mbullë syt, vërtetë është për t’u studiuar ky fenomen i shoqërisës sonë!

Njerëzit e civilizuar iu gëzohen veprave të mira të miqve, i mbështesin ata kur janë në rrugë të mbarë, ju dhënë mbështetje morale dhe financiare në realizimin e projekteve madhore. Vallë, a çdo herë duhet t’na bashkojë dhuna e armikut! Pse ne shqiptarët nuk provojmë të bashkohemi edhe në ditë të mira, sikurse dimë të bëhemi bashkë në ditë të vështira!?

Në Medvegjë nga viti 2011 deri në vitin 2020, janë pasivizuar gjithësej 4214 persona dhe janë larguar nga listat zgjedhore mbi 4309 votues

0
Foto e aktorit, shkrimtarit dhe poetit Çun Lajçi nga një fshat me shtëpi të braktisura në Medvegjë.
Nga: Arben Ferati, Medvegjë
___
Reagim Publik
___
Belgzim Kamberi deklaroi të pavërteta mbi pasivizimin e shqiptarëve në komunën e Medvegjës
Me shqetësim të madh e kemi ndjekur një intervistë, me datën 4 nëntor, në Euronews Albania, ku z. Belgzim Kamberi paraqiti fakte të pavërteta mbi numrin e shqiptarëve të pasivizuar në komunën e Medvegjës. Një shtrembërim i fakteve, qoftë për shkak të informimin të tij jo adekuat apo për aryse tjera, vjen në një moment të ndjeshëm politik për komunitetin tonë dhe bartë pasoja negative sepse kontribuon në ndërtimin e narrativave false për minoritetin shqiptar në Serbi.
Faktet të cilat u thanë në Euronews Albania, por që nuk qëndrojnë në realitet:
Gjatë intervistës me gazetarin Thimi Samarxhiu, ndër të tjerat z. Belgzim Kamberi deklaroi se niveli i pasivizimit të shqiptarëve në komunen e Medvegjës është 21 për qind. Në vazhdim, ai la të kuptohet se si pasojë e pasivizimit janë larguar 3370 votues shqiptarë nga listat e votimit në Luginë të Preshevës. Për habinë tonë të madhe, të vetmen arsyen që dha tutje pse u shenjëstruan shqiptarët e Medvegjës për pasivizim deri në këtë shkallë, ishte se “atje na qenkan kinse më pak shqiptarë“. Dhe deklaroi se raporti mbi pasivizimin e shqiptarëve në Serbi i cili u publikua së fundi nga OJQ-ja, “Nisma e të Rinjve-Serbi“ është publikuar në bashkëpunim me Këshilin për Drejta të Njeriut në Preshevë, ku ka qenë vetë i përfshirë në këtë raport hulumtues.
Faktet të cilat njihen gjerësisht tani, por u shtrembëruan nga z. Belgzim Kamberi:
Në komunën e Medvegjës, nga viti 2011 deri në vitin 2020, janë pasivizuar gjithësej 4214 persona dhe janë larguar nga listat zgjedhore mbi 4309 votues gjatë periudhes 2015-2022. Kjo nuk e bënë shkallën e pasivizimit në komunën e Medvegjës 21 për qind, por mbi 40%. Së dyti dhe tejet me rendësi të sqarohet për opinionin, 3370 votuesit e hequr nga lista zgjedhore nuk kanë qenë shqiptarë të hequr në nivel të Lugines së Preshevës—por vetëm në komunën e Medvegjës. Numri i qytetarëve të pasivizuar dhe çregjistruar në nivel të tri komunave në bazë të dhënave të deritanishme shqiptarë është shumë më i lartë: mbi 6000 persona.
Këto janë faktet që kanë luajtur rol kyç për miratimin e rezolutës për pasivizimin nga Parlamenti Europian, në korrik të vitit 2021. Si rrjedhojë, jemi të habitur që në fund të vitit 2023, z. Belgzim Kamberi si drejtor i Këshillit për Drejta të Njeriut në Preshevë, për shkallën e pasivizimit në komunën e Medvegjes e merr ende për bazë përgjigjen e ish ministrit të brendshëm të Republikes se Serbisë, Aleksandar Vulin dhe jo studimin e Max-Planck-Institute dhe të dhënat e Parlamentit Evropian, ku i demantojnë të dhënat e këtij të fundit. Kjo është e papranueshme për shqiptarët e Medvegjës.
Duke u thirruar ekskluzivisht në raportin e fundit të OJQ-së, “Nisma e të Rinjve- Serbi“, z. Belgzim Kamberi ka dhënë një numër të pasaktë për shqiptarët e pasivizuar në komunen e Medvegjës. Fatkeqësisht, ai ka dhënë një numër madje shumë më të ulët se që ka dhënë vetë MPB-ja e Serbisë-i për Medvegjën. Sikur vërtet do të kishte ardhur në Medvegjë në kuadër të përgaditjeve për raportin hulumtues mbi pasivizimin e shqiptarëve me organizatën partnere „Nisma e të Rinjve-Serbi“, ne do t’ju kishim prezentuar këto fakte të pamohueshme për komunën tonë.
Si përfaqësues politik, aktivistë, e studijues nga Medvegja, ne nuk mund të konfirmojme asnjë lloj asistence ose prezencën qoftë të vetë z. Belgzim Kamberit apo bashkëpuntorëve të tij në komunën e Medvegjës gjatë viteve të fundit. Dhe shfrytëzojmë këte reagim, meqë u deklarua në Euronews Albania se Këshilli pë Drejta të Njeriut Preshevë ka bashkëpunuar me OJQ-në „Nisma e te Rinjve-Serbi“ për raportin e fundit mbi pasivizimin, të ngrisim këtë pyetje për dy organizatat: Përse u zhvilluan me dhjetëra intervista me shqiptarët e pasivizuar në komunën e Medvegjës dhe asnjë rrëfim të tyre nuk e përfshitë në raportin e fundit për pasivizimin? Përse u heshtën rrëfimet e shqiptarëve të pasivizuar në Serbi?
Me nderime,
Fehmi Beha (Asambleist ne Kuvendin Komunal te Medvegjës)
Bajram Mustafa (Asambleist ne Kuvendin Komunal te Medvegjës)
Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier (Lektore dhe Hulumtuese ne Universitetin e Göttingen-it)
Prof. Gani Krasniqi (ish asambleist ne Kuvendin Komuan te Medvegjes dhe Aktivist Politik)
Arben Ferati (Perfaqesues ne Këshillin për Marrëdhënie ndër-Etnike ne Medvegjë, Aktivisit Politik)
Bislim Musliu (Kryetar i Klubit të vendlindjes „Trojet“)
Burim Uka (Drejtues i „MedvegjaForum“ dhe Aktivist)
Fadil Selmani (Shoqatat LSHPMVZ dhe Anetar i KShGj)
Shih shtëpitë e braktisura në fshatra të Medvegjës:

Il Piccolo di Trieste (1914) / Intervista ekskluzive me Dervish Himën : “Opinioni për Princ Vidin, Ahmet Bej Matin dhe Ismail Qemalin.”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Nëntor 2023

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të enjten e 2 korrikut 1914, në ballinë, intervistën ekskluzive me Dervish Himën në lidhje me opinionin e tij për Princ Vidin, Ahmet Zogun, Ismail Qemalin, si dhe të ardhmen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

E panjohura e Ahmet bej Matit e cila është zgjidhur nga një dokument i çmuar i panjohur më parë.

Një intervistë me agjitatorin shqiptar Dervish Hima

(Nga korrespondenti ynë special)

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e enjte, 2 korrik 1914, ballinë

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e enjte, 2 korrik 1914, ballinë

Durrës, 28 qershor. 

Edhe një fjalë… optimizmi : vjen nga Dervish Hima, agjitator dhe demagogu politik që gëzon famë dhe ndikim të madh në rajonin e Dibrës, në Shqipërinë e skajshme; dhe është ai që dy vjet më parë me Faik bej Konicën organizoi dhe drejtoi kongresin shqiptar në Trieste. Edhe zëri i tij, sidomos në momentin aktual, është zëri i njeriut partizan; dhe pjesërisht, ajo që ai thotë është thënë më parë nga njerëz të tjerë, të cilët – me “nuanca” jo të papërfillshme – ndajnë besimin e tij politik. Po kështu, në disa aspekte deklaratat e Dervish Himës duken të reja. Ai është i pari, për shembull, që – me të drejtë ose pa të drejtë – thotë : 

— Revolta nuk është aq vepër e emisarëve turq, mbase, sa e propaganduesve grekomanë. Tashmë është vërtetuar se në Kavajë, në Lushnje, në Shijak, priftërinjtë grekë thërrisnin mbledhje, mitingje të vërteta, në të cilat thoshin se si feja ortodokse dhe ajo myslimane ishin në rrezik serioz, sepse nacionalistët katolikë po punonin për shkatërrimin e tyre dhe mbreti protestant do të kishte favorizuar punën e armiqve të tyre. 

— Pra, ju e kuptoni në mënyrë të nënkuptuar, por qartë atë që mohon nacionalizmi zyrtar : çështjen fetare ? 

— Ata janë njerëz primitivë, të cilët e ndjejnë thellë fenë e tyre dhe nuk tolerojnë që askush të mos e respektojë atë; kur fantazma e një rreziku u shfaqet atyre… E shihni, kjo është ajo që duhej bërë sapo të krijohej shteti dhe më parë nëse është e mundur : përpiquni të shuani këtë fanatizëm të fshehtë, përpiquni t’i bëni njerëzit të kuptojnë bukurinë supreme të një atdheu, nevojën për një bashkim kombëtar dhe lirinë e respektin reciprok të të gjitha feve. 

— Por tani, a nuk mendoni se është e kotë të bëhet kjo analizë që duhej bërë një muaj më parë ? A nuk mendoni se duhet të merren masa serioze, ndërkohë që këtu mendohet pak ? Nuk mendoni se situata është përkeqësuar shumë pas dy betejave të datës 15 dhe 17 (qershor) ? 

— Sigurisht që fillimisht duhet të studioheshin shkaqet dhe tani duhet bërë diçka më shumë për t’i riparuar. Por besoj se dy betejat i dhanë dobi kauzës : pas datës 17 e shoh horizontin më të qartë; kishte gjakderdhje, po, por shumë pika të errëta u pastruan dhe shumë keqkuptime u zgjidhën. Për më tepër, rebelët duhet të demoralizohen sepse e kanë parë që duhet të përballen me një operacion të rëndë ushtarak. 

— A mendoni kështu ? Pra, nuk e shihni atë që ne të gjithë shohim : përhapjen e pandalshme të revoltës, triumfin e saj në të gjithë Shqipërinë e mesme dhe të poshtme ? 

— Unë nuk i jap rëndësi lëvizjes së jugut, sepse ata kryengritës, njerëz që jetojnë në vështirësi mes fushave të orizit dhe kënetave, nuk janë aq të fortë dhe të guximshëm sa kryengritësit e Gegërisë. Dhe unë mendoj se pasi të zgjidhet çështja këtu, gjithçka mund të akomodohet atje pa vështirësi. 

Buzëqesh ende. 

— Ju jeni një optimist i palëndur ! Në çdo rast, dhe sinqerisht, a besoni në rrezikun që revolta të përhapet më tej dhe të pushtojë tokat e Matit dhe të Dibrës ? 

E panjohura e Ahmet Beut 

— As Dibra dhe as Mati (me kusht që Qeveria të marrë masa për të penguar hyrjen e propagandistëve serbë në vendin tonë) nuk ka ndonjë rrezik. Në Dibër, Jusuf Bej Dushista dhe Sheik Sulë Serqiani janë me ne dhe gëzojnë ndikim dhe autoritet në ato troje. Dhe Mati, pra, mbrohet mirë nga Ahmet beu. 

— Pra, ju nuk ndani dyshimet e disave për besnikërinë e Ahmetit ? 

— Absolutisht jo. Familjen e tij e njoh që kur isha djalë. Dhe pothuajse e kam parë atë, i cili tani nuk është më shumë se njëzet vjeç, të rritet : ai është zemërgjerë dhe inteligjent; kështu që, qoftë jo nga patriotizmi por edhe nga kalkulimi, ai është një njeri që e kupton shumë mirë kotësinë e kësaj revolte; ai është një njeri që e kupton shumë mirë se në çfarë mase Turqia ka marrë fund për vendin tonë. 

— Pra, sipas jush, nuk mund të jetë e vërtetë që ka pasur negociata mes Ahmetit dhe kryengritësve ? 

— E përjashtoj. Kryengritësit, është e vërtetë, u përpoqën ta tërhiqnin në kauzën e tyre, dhe me të vërtetë Sheik Hamdi Islami i shkroi atij një letër (të cilën e kam një kopje) të cilën Ahmeti e grisi pa dashur as ta lexonte. 

— Po ky dokument?… 

Dervish Hima heziton për një çast; pastaj, me një zgjidhje të papritur, ai nxjerr nga portofoli i tij një copë letër plot me karaktere të imta turke dhe më lexon fjalë për fjalë, duke e përkthyer. 

Kur i kërkoj Dervish Himës të më transkriptojë përkthimin, ai mendohet për një moment, por më pas pranon me mirësjellje. Dhe duke ruajtur ndërtimin logjik të origjinalit turk, më diktoi : 

Dokumenti 

“Për ju,

Ne ju dërgojmë të gjitha pyetjet që u bëjmë delegatëve të shteteve evropiane dhe kopjet e korrespondencës tjetër.

Pas leximit të këtyre dokumenteve do të shihni se Komisioni i Kontrollit ka marrë në konsideratë rritjen e pagave për profesorët e fesë dhe ka refuzuar çdo gjë tjetër. Për t’i zgjidhur mirë të gjitha këto gjëra, ju kërkojmë të na inkurajoni që të vijmë personalisht këtu në Shijak.

Ju lutemi pranoni shenjën e respektit tonë.

Sheh Hamdiu,

Shijak, 5 qershor.” 

Dervish Hima pret qetësisht që të mbaroj së shkruari dhe me pas vazhdon : 

— Refuzimi i Ahmetit për të shkuar në Shijak tregon qartë pafajësinë e tij. 

— Ky akt i tij, është e vërtetë, mund të interpretohet në këtë mënyrë. Por nga leximi i dokumentit që më dhatë, a nuk keni përshtypjen se, vërtet, më parë kishin kaluar marrëveshje ose të paktën një mirëkuptim mes Ahmetit dhe Shehut të Shijakut ? Unë nuk e di psikologjinë e këtyre njerëzve, siç mund ta dini, të guxoj të gjykoj. Por këtë përshtypje nuk mund ta fsheh, e kam. 

— Dhe unë jo, absolutisht. Letra, për mendimin tim, duket se është një ftesë për një marrëveshje dhe asgjë më shumë. Gjë që nuk mund të jetë faj për këdo që merr këtë ftesë. Refuzimi i Ahmedit për ta bërë këtë përbën pafajësinë e tij. 

Ismail Qemali

“Duhet të bërë një politikë ekonomike” 

Unë nuk replikoj. Preferoj t’i kërkoj Dervish Himës mendimet e tij për kthimin e Ismail Qemalit në atdhe. 

Një minutë pritje. Pastaj Dervish Hima tund kokën dhe thotë : 

— E lëmë fare…  

Duke buzëqeshur, insistoj; dhe ai, me të njëjtën lëvizje si më parë, përsërit me vendosmëri: 

— E lëmë fare… 

Unë ende ngul këmbë : 

— Pra, shihni një rrezik apo pengesë te pashai i vjetër i Vlorës ? 

— Dëgjo : duke u nisur javën e kaluar në Brindisi, ai deklaroi para një gazetari se “kritikoi ashpër politikën e mbretit”. Ndoshta në këto fjalë është edhe programi i tij i ri, drejtimi i politikës së tij të re. E megjithatë, unë nuk shqetësohem të flas për të. Koha do të vërtetojë shumë të panjohura. Dhe koha do të vendosë drejtësi. Nuk janë këto mbetje të regjimit turk që mund të kuptojnë nevojat e të rinjve tanë. Por ne duhet t’i edukojmë elementët e rinj, t’i zgjojmë të rinjtë në ndërgjegjen e atdheut. 

Dhe para së gjithash mbreti duhet të marrë në duart e tij punët e shtetit; të vihet në kontakt me njerëzit për të kuptuar nevojat e tyre dhe për t’u bërë i njohur me ta; ai duhet të jetë energjik dhe të mos lejojë që t’i imponohet vullneti i të tjerëve : nëse dëshiron të shpëtojë veten dhe të shpëtojë Shqipërinë. 

Ai duhet të zgjedhë udhëheqës të përshtatshëm ose të aftë; dhe pasi të jetë tejkaluar kriza aktuale, këta liderë duhet t’i japin rëndësinë që meriton ekonomisë së vendit. Deri tani është ndjekur më shumë politika diplomatike sesa ajo ekonomike; i kanë dhënë vetes tituj dhe poste në vend të përfitimeve reale dhe e kanë rrënuar veten brenda e jashtë. 

Le të mos thuhet se nuk kishte kohë : sepse, për të siguruar nevojat më urgjente, kishte mjaft. Dhe popullit tonë i mungon gjithçka : ka pyje dhe nuk ka rrugë për të tregtuar dhe aktivizuar industrinë; ka vende që duan të shkëmbejnë produkte dhe katër muaj të vitit nuk mund të komunikojnë sepse një përrua apo një lumë që i ndan i ka përmbytur dhe nuk kanë skeletin e një ure për të kaluar ato pak metra ujë që përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme. 

Një urë e vogël mbi Vjosë, për shembull, mund të bashkojë në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme rajonin e Vlorës me atë të Beratit, i cili pothuajse nuk mund të komunikojë kurrë në dimër; kështu një urë mbi Devoll do të lidhte Beratin me Lushnjen, një mbi Shkumbin, rajonin e Lushnjes me Peqinin dhe Kavajën, një mbi “Turkuzin” luginën e Tiranës me Lezhën dhe Shqipërinë veriore. 

— Dhe tani ? 

— Tani paratë që mund të kishin siguruar paqen po shpenzohen për luftë. Dhe unë shpresoj që të paktën të mos mbesim pa para: sepse, pasi të kalojë kriza, vendi do të jetë në gjendje t’i ofrojë shtetit burime të mira. Por tani, me luftën në shtëpi, çfarë do të bënim nëse një ditë të keqe do t’i gjenim arkat tona të pakta bosh ? 

Bruno Astori

* Aurenc Bebja, Francë.  https://www.darsiani.com/la-gazette/il-piccolo-di-trieste-1914-intervista-ekskluzive-me-dervish-himen-opinioni-per-princ-vidin-ahmet-bej-matin-dhe-ismail-qemalin/.

Historikisht më afër Osmanlive ishin ortodoksët serbë, sesa shqiptarët!

Në foto: Olivera Lazarevic

Shefqet Cakiqi – Llapashtica, Zvicër

Nga viti 1390, Olivera Lazarevic ishte gruaja e 4. e ligjshme e Sulltan Pajazitit, grua KADUN si quheshin vetëm 4. gratë e ligjshme, sipas sheriatit, që dalloheshin nga pjesa tjetër e Haremit ! Olivera Lazarević është e lindur në vitin 1373 në Krushevc të Serbisë së sotme! Ajo ishte e bija e Knez Llazarit, një feudali lokal orthodoks! Edhe sot janë të ruajtura kujtimet dhe këngët serbe kur e kanë përcjellë Oliverën për në Portën e Pernadorisë nga Krushevci deri në Bullgari, serbët i kanë shtruar lule rrugës kah ka kaluar Karavani !

Marrveshja e VAZALITETIT të Kishës Ordthodokse me Perandorinë Osmane! Postulati i këtij Vazaliteti ishte “Shpirti Patriarhut, trupi Padishahut”! E nga kjo ishte përcaktuese edhe krijimi i familjes nga ku kushtëzohej që femra para se të martohej, duhej nga 1 ditë deri 30 ditë të kaloj te begu, spahiu apo sundimtari lokal osman i kohës! 

Kisha Orthodokse me këtë pranim të këtyre kushteve, ishte shkaktari që pjesë të Shqipërisë, Bosnja, Sanxhaku dhe Kosova…. si vijë ndarse e orthodoksisë me Perandorinë Osmane të kalojn në fenë Islame! Një citat nga rasti në Nevesinje i asaj periudhe dhe format poshtruese të Kishës Orthodokse që kishte pranuar Vasalitetin dhe këto kushte! 

„Pricalo se i o njegovu suprotstavljanu begovima u okolini Nevesinja, koji su nametnuli velik namet onima koji su se zenili. Mogao se ozeniti i onaj tko ne plati, ali je mlada morala provesti kod bega do 30 noći. Zbog toga su mnogi izbjegavali zenidbu. Kad je Jovan došao u okolinu Nevesinja, od begova je uzimao dukate, ali s mjerom. Višak mjere bi ostavio begu kojemu bi naredio zenidbu i udaju, bez novca i bez toga da mlada probdije noć kod bega.“

(U fol gjithashtu për kundërshtimin e tij ndaj bejlerëve në rrethinën  e Nevesinjes, të cilët vendosën një taksë të madhe për ata që martoheshin. Kushdo që nuk mundtë paguante, gjithashtu mund të martohej, por nusja duhej të kalonte deri në 30 net te begu. Për shkak të kësaj, shumë e shmangën martesën. Kur Jovan erdhi në afërsi të Nevesinje, ai mori dukatë nga bejlerët, por me masë. Masa e tepërt do ta linte begut me të cilin do të kontraktonte martesën, pa para dhe pa obligim që nusja të kalonte natën te begu .) 

FILLET E MUSLIMANIZIMIT 

 Feudalët lokal fillojn të lidhin marrveshje paqje me Perandorinë Osmane! Nga të parët lidhet marrveshja e vazalitetit të Knez Lazarit dhe Perandorisë Osmane. Si shenjë e besnikrisë ndaj Perandorisë Osmane, Sulltan Pajaziti merr për grua vajzën e Knjez Llazarit – Oliverën e cila bëhet muslimanja e parë nga Ballkani ! 

Në vitin 1402 në Betejën e Angorës(Ankaras së sotme) në anën e Perandorisë Osmane merr pjesë edhe vëllau u Oliverës, Stefan Llazarevic. Osmanlitë humbin në atë betej dhe Sulltan Pajaziti zinet rob dhe për të mos duruar poshtrimet e mbyt veten! Olivera Lazareviç nuk ishte ri-martuar kurrë në shenjë dashurie dhe respekti për Sulltan Pajazitin, ka vdekur në vitin 1444!! Olivera Lazarevicin, muslimanja e parë në Ballkan, serbët e sotëm e kanë pjesë të historisë, madje e kanë shpallur edhe të shejtë!

Historia e lidhjeve të miqsisë së orthodokësve me Perandorin Osmane, daton që nga fillet e shtrirjes së saj në Ballkan! Pas të ashtuquajturës „Beteja e Kosovës“ me 1389, apo me mirë me thënë pas improvizimit të vrasjes së Sulltan Muratit në Mazgit afër Prishtnës, në krye të Perandorisë Osmane vjen Sulltan Pajaziti i njohur si „I tmerrshmi“ i cili vret edhe vëllaun Jakubin si konkurrent të fronit mbretëror! 

“BETEJA E KOSOVËS” 1389 – DHE VRASJES E SULLTAN MURATIT!

* Sulltan Pajaziti i njohur si „I tmerrshmi“ i cili vret edhe vëllaun Jakubin si konkurrent të fronit mbretëror! 

Po të ishte e vërtetë Beteja e Kosovës dhe vrasja e Sulltanit nga vendasit në vitin 1389… nuk do të bëhej kurorëzimi i Sulltan Pajazitit me vajzën e Knez Llazarit, nuk do të pranohej Vazaliteti e nuk do të viheshin në mbrojtje Kishat dhe Manastiret Orthodokse, gjithandej në Ballkan! Nga këto fakte, vërtetohet teoria se Sulltan Murati është vra në një komplot të brendshëm për marrjen e Sulltanatit nga Pajaziti i quajturi „I tmerrshëmi“!

Në raste të ngjajshme, në vendet kryengritse, Perandoria ka rrafshuar me tokë Kishat dhe i ka shëndrruar në Xhamia! Betjeja e Kosovës, vrasja e Sulltan Muratit dhe mitet tjera, në dritën e këtyre fakteve, mbesin mite e folklor ballkanik !!

PUSHTIMI I KONSTANDNOPOJES (STAMBOLLIT) BASHK ME SERBET – 29 maj 1453 !!

Konstantin Jereçek, njëri nga historianët më të famshëm të Ballkanit, në librin e tij “Historia e Serbëve”, shkruan se kur Sulltan Mehmeti II rrethoi Konstandinopojën në pranverën e vitit 1453 despoti serb Gjuragj Brankoviç i dërgoi si ndihmë 1500 ushtarë serbë dhe një njësi minatorësh nga Novobërda për të vënë mina poshtë mureve të qytetit të rrethuar. Trupat e Brankoviçit ishin të parat që depërtuan brenda kryeqytetit bizantin në mëngjesin e 29 majit, kur edhe filloi masakra totale dhe shkatërrimi tij. Në shenjë të mirënjohjes Sulltani i dërgoi Brankoviçit një pjesë nga plaçka e fitorës.

DY SERBE DHE NJË RUSE GRA TË SULLTANËVE  TË PERANDORISË OSMANE !

  Në botim të shtëpisë botuese „Derete“ në Beograd u botua libri „Dy serbe Sultane“ (Dve srpske sultanije) të autorit Nikole Giljen me histori nga mardhanjet serbo-osmane në mesjetë, përmes biografive të Olivera Llazareviqit(1373-1444) grua kadum (e para nga 4 të kurorzimit) e Sulltan Pajazitit(1360-1403)  dhe Mare Brankoviqit(1418-1487) grua kadum (e para nga 4 të kurorzimit) e Sulltan Muratit II (1404 – 1451).

SULLTANJA Olivere Lazarević (1373-1444), ishte e bija e  Knez Lazarit gruaja e Sultan Pajazitit I Jildirim (1360-1403).

SULLTANJA Mare Brankoviq (1418-1487), e bija e despotit Gjurgja Brankoviq gruaja e Sultan Muratit II (1404 – 1451).

SULLTANJA Aleksandra Anastazia Lisovska Haseki Hurem (1506-1558) Ruse, gruaja e Sultan Sulejmanit Ligjvënësi (1520-1566).

Postulati i „Vazalitetit“ ishte „Duša Patriarhu, telo Padišahu“ (Shpirti Patriarhut, trupi Padishahut) që nënkuptonte nënshtrimin fizik organeve të Perandorisë Osmane, duke përfshirë mashkujt ushtar  në kuadër të Perandorisë Osmane, po edhe femrat në posedim ushtarve dhe administratorve të shtetit Osman. Kjo ishte „taksa„ që shqiptarët e besimit orthodoks nuk mundën ta tolerojn dhe filloj kalimi masovik në fenë islame! 

 Sulltan Sulejmani Ligjvënësi (1520–1566) ishte i martuar me Rusen me Aleksandra Anastazia Lisovska, ajo babain e kishte Prift Orthodoks dhe në Haremin e Sulltanit njihej si Sulltania Haseki Hurem! Sulltania Haseki Hurem, njihet si grua e ligjshem „Kadum“ me ndikim në Perandorin, ajo njihet edhe si humanitare, kishte ndërtuar disa kuzhina popullore në Mekë dhe Medina, pasi që dhëndrri i saj Rrustem Pasha ishte bërë Vezir i Madh dhe nga kjo kishte rritur ndikimin. Ka ndërtuar edhe Banjo publike (te ne shqiptaret nga kjo ka mbet thenja „Hamami i Hyres“), një Xhami në Stamboll që njihet si Xhamia Haseki Hurem, ndërsa në Jerusalem kishte ndërtuar një Xhami me Medrese! Pas vdekjes së Aleksandra Anastazia Lisovska 17 prill 1558, Sulltan Sulejman Ligjvënësi i ndërtoi një Mauzole me mure të stilizuara që u quajtën „muret e lumturisë së xhenetit“! 

Orthodoksët (edhe serbët e sotëm) deri me me 1815, kur e fitojnë autonominë nga Perandoria Osmane, vazhdimisht ishin vasal dhe të privilegjuar te Porta ! Vet Knez Millosh Obrenoviqi (1780 –1860) kishte qallmin dhe shallin si i biri i Sulltanit dhe i nënshtrohej dhe e dinte për pushtet Sulltanin, e kishte të shkruar edhe në Kushtetutë; i nënshtrohej Sulltanit!!

Ndersa shqiptarve as nuk ju lejonin gjuhen as Kishen Katolike dhe as pavarsine ! Vetem pas ardhjes se Gjonturqve ne vitin 1908, me shume veshtersi pajtohen per nje Autonomi per shqiptaret! Ndersa serbeve qe nga viti 1400 ju ka lejuar Kisha Orthodokse, me te drejte mbledhjen e antarsise dhe funksionimin norma të kishës, ju ka lejuar gjuha dhe shkollimi kishtar! 

FOTOGARFI: SULLTANJA Olivere Lazarević (1373-1444), ishte e bija e  Knez Lazarit gruaja e Sultan Pajazitit I Jildirim (1360-1403).

FOTOGARFI: SULLTANJA Mare Brankoviq (1418-1487), e bija e despotit Gjurgja Brankoviq gruaja e Sultan Muratit II (1404 – 1451). 

FOTOGARFI: SULLTANJA Aleksandra Anastazia Lisovska Haseki Hurem (1506-1558) Ruse, gruaja e Sultan Sulejmanit Ligjvënësi (1520-1566).

FOTOGARFI: Sulltan Reşat, Sulltani i 35-të i Perandorisë Osmane dhe Mbreti i Serbisë, Petar Karadordeviq, takimi vellazeror i vitit 1910!

FOTOGARFI: Serbistan Krali Kral I. Petar Sultan V. Mehmed Reçâd’ ziyaret ederken, Istanbul, 1910.

King Peter I of Serbia visiting Sultan Mehmed V. Reâd in Istanbul, 1910.

FOTOGARFI: Dva vrla Dosta i dobra prijatelja

MOĆNI ČUVARA MIRA NA BALKANU

Njegova Velićansvo 

Sulltan Abdyl Hamid Han II

Njegova Velićansvo 

Kralj Srbije Aleksandar Obrenovič

(Dy dosta, dy miq mjaft të mirë

  RUAJTJTËS TË FUQISHËM TË PAQES NË BALLKAN

Madhëria e Tij Sulltan Abdyl Hamid Han II)

Madhëria e Tij Mbreti i Serbisë Aleksandar Obrenoviq