ARKIVI:
20 Maj 2024

Historikisht më afër Osmanlive ishin ortodoksët serbë, sesa shqiptarët!

Shkrime relevante

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme...

Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

Prishtinë, 19 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Shpërndaj

Në foto: Olivera Lazarevic

Shefqet Cakiqi – Llapashtica, Zvicër

Nga viti 1390, Olivera Lazarevic ishte gruaja e 4. e ligjshme e Sulltan Pajazitit, grua KADUN si quheshin vetëm 4. gratë e ligjshme, sipas sheriatit, që dalloheshin nga pjesa tjetër e Haremit ! Olivera Lazarević është e lindur në vitin 1373 në Krushevc të Serbisë së sotme! Ajo ishte e bija e Knez Llazarit, një feudali lokal orthodoks! Edhe sot janë të ruajtura kujtimet dhe këngët serbe kur e kanë përcjellë Oliverën për në Portën e Pernadorisë nga Krushevci deri në Bullgari, serbët i kanë shtruar lule rrugës kah ka kaluar Karavani !

Marrveshja e VAZALITETIT të Kishës Ordthodokse me Perandorinë Osmane! Postulati i këtij Vazaliteti ishte “Shpirti Patriarhut, trupi Padishahut”! E nga kjo ishte përcaktuese edhe krijimi i familjes nga ku kushtëzohej që femra para se të martohej, duhej nga 1 ditë deri 30 ditë të kaloj te begu, spahiu apo sundimtari lokal osman i kohës! 

Kisha Orthodokse me këtë pranim të këtyre kushteve, ishte shkaktari që pjesë të Shqipërisë, Bosnja, Sanxhaku dhe Kosova…. si vijë ndarse e orthodoksisë me Perandorinë Osmane të kalojn në fenë Islame! Një citat nga rasti në Nevesinje i asaj periudhe dhe format poshtruese të Kishës Orthodokse që kishte pranuar Vasalitetin dhe këto kushte! 

„Pricalo se i o njegovu suprotstavljanu begovima u okolini Nevesinja, koji su nametnuli velik namet onima koji su se zenili. Mogao se ozeniti i onaj tko ne plati, ali je mlada morala provesti kod bega do 30 noći. Zbog toga su mnogi izbjegavali zenidbu. Kad je Jovan došao u okolinu Nevesinja, od begova je uzimao dukate, ali s mjerom. Višak mjere bi ostavio begu kojemu bi naredio zenidbu i udaju, bez novca i bez toga da mlada probdije noć kod bega.“

(U fol gjithashtu për kundërshtimin e tij ndaj bejlerëve në rrethinën  e Nevesinjes, të cilët vendosën një taksë të madhe për ata që martoheshin. Kushdo që nuk mundtë paguante, gjithashtu mund të martohej, por nusja duhej të kalonte deri në 30 net te begu. Për shkak të kësaj, shumë e shmangën martesën. Kur Jovan erdhi në afërsi të Nevesinje, ai mori dukatë nga bejlerët, por me masë. Masa e tepërt do ta linte begut me të cilin do të kontraktonte martesën, pa para dhe pa obligim që nusja të kalonte natën te begu .) 

FILLET E MUSLIMANIZIMIT 

 Feudalët lokal fillojn të lidhin marrveshje paqje me Perandorinë Osmane! Nga të parët lidhet marrveshja e vazalitetit të Knez Lazarit dhe Perandorisë Osmane. Si shenjë e besnikrisë ndaj Perandorisë Osmane, Sulltan Pajaziti merr për grua vajzën e Knjez Llazarit – Oliverën e cila bëhet muslimanja e parë nga Ballkani ! 

Në vitin 1402 në Betejën e Angorës(Ankaras së sotme) në anën e Perandorisë Osmane merr pjesë edhe vëllau u Oliverës, Stefan Llazarevic. Osmanlitë humbin në atë betej dhe Sulltan Pajaziti zinet rob dhe për të mos duruar poshtrimet e mbyt veten! Olivera Lazareviç nuk ishte ri-martuar kurrë në shenjë dashurie dhe respekti për Sulltan Pajazitin, ka vdekur në vitin 1444!! Olivera Lazarevicin, muslimanja e parë në Ballkan, serbët e sotëm e kanë pjesë të historisë, madje e kanë shpallur edhe të shejtë!

Historia e lidhjeve të miqsisë së orthodokësve me Perandorin Osmane, daton që nga fillet e shtrirjes së saj në Ballkan! Pas të ashtuquajturës „Beteja e Kosovës“ me 1389, apo me mirë me thënë pas improvizimit të vrasjes së Sulltan Muratit në Mazgit afër Prishtnës, në krye të Perandorisë Osmane vjen Sulltan Pajaziti i njohur si „I tmerrshmi“ i cili vret edhe vëllaun Jakubin si konkurrent të fronit mbretëror! 

“BETEJA E KOSOVËS” 1389 – DHE VRASJES E SULLTAN MURATIT!

* Sulltan Pajaziti i njohur si „I tmerrshmi“ i cili vret edhe vëllaun Jakubin si konkurrent të fronit mbretëror! 

Po të ishte e vërtetë Beteja e Kosovës dhe vrasja e Sulltanit nga vendasit në vitin 1389… nuk do të bëhej kurorëzimi i Sulltan Pajazitit me vajzën e Knez Llazarit, nuk do të pranohej Vazaliteti e nuk do të viheshin në mbrojtje Kishat dhe Manastiret Orthodokse, gjithandej në Ballkan! Nga këto fakte, vërtetohet teoria se Sulltan Murati është vra në një komplot të brendshëm për marrjen e Sulltanatit nga Pajaziti i quajturi „I tmerrshëmi“!

Në raste të ngjajshme, në vendet kryengritse, Perandoria ka rrafshuar me tokë Kishat dhe i ka shëndrruar në Xhamia! Betjeja e Kosovës, vrasja e Sulltan Muratit dhe mitet tjera, në dritën e këtyre fakteve, mbesin mite e folklor ballkanik !!

PUSHTIMI I KONSTANDNOPOJES (STAMBOLLIT) BASHK ME SERBET – 29 maj 1453 !!

Konstantin Jereçek, njëri nga historianët më të famshëm të Ballkanit, në librin e tij “Historia e Serbëve”, shkruan se kur Sulltan Mehmeti II rrethoi Konstandinopojën në pranverën e vitit 1453 despoti serb Gjuragj Brankoviç i dërgoi si ndihmë 1500 ushtarë serbë dhe një njësi minatorësh nga Novobërda për të vënë mina poshtë mureve të qytetit të rrethuar. Trupat e Brankoviçit ishin të parat që depërtuan brenda kryeqytetit bizantin në mëngjesin e 29 majit, kur edhe filloi masakra totale dhe shkatërrimi tij. Në shenjë të mirënjohjes Sulltani i dërgoi Brankoviçit një pjesë nga plaçka e fitorës.

DY SERBE DHE NJË RUSE GRA TË SULLTANËVE  TË PERANDORISË OSMANE !

  Në botim të shtëpisë botuese „Derete“ në Beograd u botua libri „Dy serbe Sultane“ (Dve srpske sultanije) të autorit Nikole Giljen me histori nga mardhanjet serbo-osmane në mesjetë, përmes biografive të Olivera Llazareviqit(1373-1444) grua kadum (e para nga 4 të kurorzimit) e Sulltan Pajazitit(1360-1403)  dhe Mare Brankoviqit(1418-1487) grua kadum (e para nga 4 të kurorzimit) e Sulltan Muratit II (1404 – 1451).

SULLTANJA Olivere Lazarević (1373-1444), ishte e bija e  Knez Lazarit gruaja e Sultan Pajazitit I Jildirim (1360-1403).

SULLTANJA Mare Brankoviq (1418-1487), e bija e despotit Gjurgja Brankoviq gruaja e Sultan Muratit II (1404 – 1451).

SULLTANJA Aleksandra Anastazia Lisovska Haseki Hurem (1506-1558) Ruse, gruaja e Sultan Sulejmanit Ligjvënësi (1520-1566).

Postulati i „Vazalitetit“ ishte „Duša Patriarhu, telo Padišahu“ (Shpirti Patriarhut, trupi Padishahut) që nënkuptonte nënshtrimin fizik organeve të Perandorisë Osmane, duke përfshirë mashkujt ushtar  në kuadër të Perandorisë Osmane, po edhe femrat në posedim ushtarve dhe administratorve të shtetit Osman. Kjo ishte „taksa„ që shqiptarët e besimit orthodoks nuk mundën ta tolerojn dhe filloj kalimi masovik në fenë islame! 

 Sulltan Sulejmani Ligjvënësi (1520–1566) ishte i martuar me Rusen me Aleksandra Anastazia Lisovska, ajo babain e kishte Prift Orthodoks dhe në Haremin e Sulltanit njihej si Sulltania Haseki Hurem! Sulltania Haseki Hurem, njihet si grua e ligjshem „Kadum“ me ndikim në Perandorin, ajo njihet edhe si humanitare, kishte ndërtuar disa kuzhina popullore në Mekë dhe Medina, pasi që dhëndrri i saj Rrustem Pasha ishte bërë Vezir i Madh dhe nga kjo kishte rritur ndikimin. Ka ndërtuar edhe Banjo publike (te ne shqiptaret nga kjo ka mbet thenja „Hamami i Hyres“), një Xhami në Stamboll që njihet si Xhamia Haseki Hurem, ndërsa në Jerusalem kishte ndërtuar një Xhami me Medrese! Pas vdekjes së Aleksandra Anastazia Lisovska 17 prill 1558, Sulltan Sulejman Ligjvënësi i ndërtoi një Mauzole me mure të stilizuara që u quajtën „muret e lumturisë së xhenetit“! 

Orthodoksët (edhe serbët e sotëm) deri me me 1815, kur e fitojnë autonominë nga Perandoria Osmane, vazhdimisht ishin vasal dhe të privilegjuar te Porta ! Vet Knez Millosh Obrenoviqi (1780 –1860) kishte qallmin dhe shallin si i biri i Sulltanit dhe i nënshtrohej dhe e dinte për pushtet Sulltanin, e kishte të shkruar edhe në Kushtetutë; i nënshtrohej Sulltanit!!

Ndersa shqiptarve as nuk ju lejonin gjuhen as Kishen Katolike dhe as pavarsine ! Vetem pas ardhjes se Gjonturqve ne vitin 1908, me shume veshtersi pajtohen per nje Autonomi per shqiptaret! Ndersa serbeve qe nga viti 1400 ju ka lejuar Kisha Orthodokse, me te drejte mbledhjen e antarsise dhe funksionimin norma të kishës, ju ka lejuar gjuha dhe shkollimi kishtar! 

FOTOGARFI: SULLTANJA Olivere Lazarević (1373-1444), ishte e bija e  Knez Lazarit gruaja e Sultan Pajazitit I Jildirim (1360-1403).

FOTOGARFI: SULLTANJA Mare Brankoviq (1418-1487), e bija e despotit Gjurgja Brankoviq gruaja e Sultan Muratit II (1404 – 1451). 

FOTOGARFI: SULLTANJA Aleksandra Anastazia Lisovska Haseki Hurem (1506-1558) Ruse, gruaja e Sultan Sulejmanit Ligjvënësi (1520-1566).

FOTOGARFI: Sulltan Reşat, Sulltani i 35-të i Perandorisë Osmane dhe Mbreti i Serbisë, Petar Karadordeviq, takimi vellazeror i vitit 1910!

FOTOGARFI: Serbistan Krali Kral I. Petar Sultan V. Mehmed Reçâd’ ziyaret ederken, Istanbul, 1910.

King Peter I of Serbia visiting Sultan Mehmed V. Reâd in Istanbul, 1910.

FOTOGARFI: Dva vrla Dosta i dobra prijatelja

MOĆNI ČUVARA MIRA NA BALKANU

Njegova Velićansvo 

Sulltan Abdyl Hamid Han II

Njegova Velićansvo 

Kralj Srbije Aleksandar Obrenovič

(Dy dosta, dy miq mjaft të mirë

  RUAJTJTËS TË FUQISHËM TË PAQES NË BALLKAN

Madhëria e Tij Sulltan Abdyl Hamid Han II)

Madhëria e Tij Mbreti i Serbisë Aleksandar Obrenoviq

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu