Kreu Blog Faqe 942

Sadri Imeri i “Kojshia Show”, moderator apo ekstremist islamik?!

1

Foto e Sadri Imeri me Mazllam Mazllami, hoxhë nga Prizreni i cili  u bëri thirrje myslimanëve që ta konsiderojnë flamurin kombëtar shqiptar si  arrën, leckë, bezë mbeturinë!?

Nga: Luan Dibrani

Këto ditë studiot televizive të Kosovës kanë garuar kush po bëhet ma myslimane, ma arab dhe ma turk i madh dhe  i devotshëm!. Televizionet e Kosovës  iu përngjajnë më shumë grupeve, farefisnive, partive dhe më në fund, po i qet në pah edhe ekstremizmin fetar islamik i përballuar  me ”Lëvizjen e grupit të Deçanit për  braktisjen e  fesë  islame” qe u formua këto dite .  Tërësia e shkrimeve që trajtojnë çështjen politiko-shoqërore të kohës në shtypin e përditshëm e periodik ose në botime të veçanta, apo  mediat e ndryshme  qofte edhe ato televizive duhet ti trajtojnë temat   ne një  forme shumë transparente  jo të njëanëshe ?   

Në fushën e publicistikës përfshihen ligjet e rregullsitë e dhënies se një  informate mbi ecurinë   politiko shoqërore në  Kosove duke iu përmbajtura zanafillës  dhe sistemit programor  ne kornizat e një programi televiziv qofte informatë, analize, reportazh, lajm  apo intervistë.  

Bisedimin që bën një udhëheqës politik a shoqëror, një njeri i shquar, një përfaqësues zyrtar etj, qofte edhe predikues fetar hoxhë, prift dervish apo tjetër, me një gazetar për çështje të rëndësishme  të analizave dhe shqyrtimin e te metave në shoqërinë tonë duhet të jenë  të bindshme dhe me plotë kuptimin e fjalës në interesin shoqëror qe t’i ikim  dizinformatave,  abuzimeve dhe njëanshmërisë , me çka e humb kuptimin e emisionit se për çka  je i thirrur duke kaluar menjëherë ne një emision jo produktiv për qytetarin.  

I tillë është  edhe emisioni  i  autorit “Kojshia Show”, Sadri Imeri, i cili nuk përfaqëson etiken e gazetarit as të emisionit qe e ka në vazhdimësi me figura te ndryshme dhe te ulta sidomos  në emisionet  me tematikë  fetare??? Ky pseudo gazetar i vetëquajtur edhe humorist  e saterik  nuk  i përket fare rregullave dhe ligjeve standarde te gazetarisë !!!  

Shefqet Krasniqi, njëri nga hoxhallarët më ekstrem të nëntokës vehabiste i boshtit Azi -Serbi-Rusi, i shoqëruar me “gazetarin“ islamist Sadri Imeri

Ky tip Sadri Imeri është  larg standardeve gazetareske!. Ne emisionet e tij këto ditë ka pas edhe hoxhallarë te ndryshëm dhe njerëz të po asaj Lëvizje  qe u  formua në Deçan me  çka shumë lehtë  vërehet  se  është një  njëri qe nxit    ekstremizmin fetar islamik  duke  iu dhënë epërsi në emisionin  e tij hoxhallarëve .Pos pyetjeve ky që  iu shtron mysafirëve të  vete qe kundërshtojnë  fenë islame ai hapur përpiqet të ep edhe  opinione   qe më shumë  i përngjan   përçarjes shoqërore me emisionet  e tij të pa dobishme  dhe të pa kurrfarë  vlere. Lehtë  e përfiton  shikuesi apo dëgjuesi përshtypjen se ky është një tip   gazetari i pa shkolluar i pa përgatitur dhe shumë naiv duke nxitur xhamijizimin  dhe mejtepizimin  në ekstrem të  shoqërisë shqiptare. Hapur prononcohet duke e përkrahur dhe duke  harruar se është  gazetar e jo opinionist siç thekson dhe hiperbolizon islamizimin politik, antikombëtarë, antidemokratik, antieuropian, anticivilizues të elitës sonë te padijshme, te papërgjegjshme dhe të korruptuar në fushën politike.   

Pamje  e këtij Sadri  Imerit, tashmë ekstremistit të njohur fetar, në shoqëri me kriminelet aktual që asgjë shqiptare nuk duan as nuk e pranojnë; as fenë, as flamurin, as rilindësit, as dëshmorët e kombit, as  figurat madhështore si Gjergj Kastrioti Skenderbeu, madje këta Nënë Terezën e quajnë edhe  kurvë, një shenjtore që i dha a botës vlera në fushën humanitare . 

Ky njeri është për  shamijizimi dhe  mbulimin e  turpshëm të femrës shqiptare, ndër aktet ma negative, ma antidemokratike, me antikombëtare,  me anticivilizuse, këto 20 vitet e fundit, qe po i sjellin shoqërisë sonë vetëm  mjerim. Ofensiva e Islamit Politik në kombin tonë përmes xhamijavë, dhe islamizmit  radikal të popullit tonë, është ndihma ma e madhe e mundshme qe i japim Serbisë për me na luftua neve në arenën ndërkombëtare. Kombi ynë me ndihmën e gjithanshme te hoxhallarëve, dhe te politikaneve të padijshëm, te korruptuar, te pandërgjegjshëm, është tu i realizuar planet e Serbisë për me na larguar  nga Evropa . I tille është edhe ky gazetar  i lodhur i pa dijshëm qe lind pyetja se  kjo Studio “Kojshia Show”, autori  Sadri Imeri a është moderator apo ekstremist islamik?, dhe vegël e   programit të Vasa Çubralloviqit. 

Për Ditën Arbëreshe dhe Samitin e tretë të Diasporës

0

Anila Hyka Smørgrav: Ngjarje shumë e rëndësishme

TIRANË, 5 nëntor /ATSH/Në datat 22 dhe 23 nëntor, mbahet në Tiranë Dita Arbëreshe dhe Samiti i tretë i Diasporës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ndau sot mesazhin e Anila Hyka Smørgrav, një shqiptare e suksesshme në fushën e IT dhe telekomunikacionit, Ambasadore e Kombit dhe promovuese e arsimit, kulturës dhe integrimit të diasporës shqiptare.

Anila Hyka Smørgrav u shpreh se, Dita Arbëreshe dhe Samiti i tretë i Diasporës janë një ngjarje shumë e rëndësishme.

Ajo theksoi se ky Samit është një kuvend ku të gjithë bashkë kemi mundësinë të shkëmbejmë e të japim mendime dhe të dëgjohet fjala jone.

Në mesazhin e saj Anila Hyka Smørgrav duke iu drejtuar bashkatdhetarëve në Francë e kudo theksoi se, “nëntori është një muaj i veçantë për ne pasi na bën bashkë në shumë aktivitete dhe festime të ndryshme, por ky vit nëntori është edhe më i rëndësishëm dhe më i veçantë, pasi në datat 22 dhe 23 nëntor, mbahet Dita Arbëreshe dhe Samiti i tretë i Diasporës. Një ngjarje shumë e rëndësishme për ne, një një kuvend ku të gjithë bashkë kemi mundësinë të shkëmbejmë e të japim mendime dhe të dëgjohet fjala jone.

“Për ata që akoma nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen ju inkurajoj të regjistroheni në faqen zyrtare të MEPJ, apo të Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Për ju që tashmë e keni marrë konfirmimin shihemi në Tiranë n javën e bukur të Samitit”, u shpreh Anila Hyka Smørgrav .

Të interesuarit për pjesëmarrje në Samit duhet të regjistrohen në linkun https://t.ly/r6MEO.

Përurohen tunelet 6 dhe 7 të linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë

0

Prishtinë, 4 nëntor 2023

Sot u bë përurimi i tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapjes së linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ndërmarrja Publike “Infrakos”, krahas Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, morën pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ambasadori italian në Kosovë, Antonello de Riu, shefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, Drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Sergiy Maslichenko, Kryesuesja e Bordit të “Infrakos”, Edona Nahi, Kryeshefi i kësaj ndërmarrje publike, Naser Krasniqi, ambasadorë, zëvendësministra, deputetë, e qytetarë.

Duke e cilësuar këtë si një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe një çast vendimtar për hekurudhën në Republikën e Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se jemi këtu për të përuruar rindërtimin e linjës 10 që lidh Hanin e Elezit me Fushë-Kosovën, dhe për të rihapur në veçanti dy tunele, njëri me gjatësi 262 metra dhe tjetri me 122 metra, që kanë qenë të shembur tërësisht.

Projekti i përgjithshëm parasheh 13 ura të reja dhe 7 tunele të rindërtuara sipas standardeve më të larta evropiane të transportit hekurudhor.

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Kurti tha se mbi 164.5 milionë euro është vlera e punimeve vetëm në këtë segment të linjës 10, nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Fushë-Kosovë, ndërsa potencoi se mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikojmë në segmentin e mbetur, nga Fushë-Kosova në Mitrovicë dhe nga Mitrovica në kufirin verior të Republikës së Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje për Bashkimin Evropian, Bankën Evropiane për Investim dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë Bashkimit Evropian.

Forhåndsvisning av bilde

“Për vite me radhë ky projekt u përballë me sfidat dhe pengesa të shumta. Ato po tejkalohen falë vendosmërisë së drejtuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve të Hekurudhave të Kosovës — ndërmarrjes publike Infrakos, Ministrisë sonë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Ekonomisë, nën ombrellën e të cilës është ndërmarrja publike Infrakos, dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se hekurudha është një infrastrukturë shumë e rëndësishme që na lidh me rajonin dhe me Evropën dhe hap shtegun e rritjes e të zhvillimit që synojmë, e që fatkeqësisht për një kohë të gjatë u injorua derisa u degradua.

Në fjalën e tij, ai shtoi se linja hekurudhore që po e përurojmë sot, dhe të tjerat të cilat do të vijnë pas saj, do të ofrojë një formë të re të transportit, më të shpejtë, më të lehtë, më të sigurt, më të lirë e më të pastër.

Përtej kësaj, kryeministri Kurti tha se me tren mundësojmë lëvizje më të lehtë të të gjithë qytetarëve, qasje më të mirë të punëtorëve në vende të punës, e të nxënësve dhe studentëve në shkolla, universitete e trajnime, derisa potencoi se investimi në transport publik veçanërisht ndikon pozitivisht në qasjen e grave në treg të punës, duke i kontribuuar kësisoj një ndër prioriteteve tona kyçe socio-ekonomike.

Në fund të fjalës, kryeministri Kurti nënvizoi se krahas rehabilitimit të linjës 10, tashmë kemi filluar marrëveshjen e bashkëpunimit me Shqipërinë për të ndërtuar hekurudhën Prishtinë-Durrës, ku pastaj synojmë të ngremë portin e thatë që kthen kryeqytetin tonë në qendër të rëndësishme të tregtisë dhe të qarkullimit, pra të shpërndarjes e të akumulimit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërkaq tha se jemi të gëzuar që po përurojmë rihapjen e hekurudhës Hani i Elezit – Fushë Kosovë, e cila në të ardhmen ofron mundësi më të mira për qytetarët dhe bizneset, transport më të lirë e më të shpejtë.

Edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se është i lumtur të marr pjesë në përurimin e kësaj linje hekurudhore, e cila siç tha ai Prishtinën, Kosovën e lidhë drejtpërdrejt me Shkupin dhe Selanikun, pra lidhet në korridorin e 10, i cili na lidhë drejtpërdrejt me portin e Selanikut, e në veri pastaj lidhet prapë me korridorin e 10 duke na çuar drejtë Evropës.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara ministre e Ekonomisë, znj.Artane Rizvanolli,I nderuari ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu,

I nderuari ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati,I nderuari z. Johannes Stenbæk Madsen, shef i bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian  në Prishtinë,I nderuari z. Sergij Masliçenko, shef i BERZh-it në Kosovë,

I nderuar ambasador i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu,

E nderuara kryesuese e Bordit, Edona Nahi dhe anëtarë të bordit të drejtorëve,I nderuari z. Naser Krasniqi, kryeshef i ndërmarrjes “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës–Infrakos”,

Të nderuar zëvendësministra, deputetë,

Të nderuar përfaqësues të medieve,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Sot po e shënojmë një çast vendimtar për hekurudhën në Republikën e Kosovës. Po e përurojmë rindërtimin e linjës 10 që e lidh Hanin e Elezit me Fushë-Kosovën. Po rihapim në veçanti dy tunele — njëri me gjatësi 262 metra dhe tjetri me gjatësi 122 metra — që kanë qenë të shembur tërësisht.

Mbi 164.5 milionë euro është vlera e punimeve vetëm në këtë segment të linjës 10, nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Fushë-Kosovë.

Mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikojmë në segmentin e mbetur, nga Fushë-Kosova në Mitrovicë dhe nga Mitrovica në kufirin verior të Republikës së Kosovës.

I jemi mirënjohës Bashkimit Evropian, Bankës Evropiane për Investim dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë Bashkimit Evropian.

Projekti i përgjithshëm parasheh 13 ura të reja dhe 7 tunele të rindërtuara sipas standardeve më të larta evropiane të transportit hekurudhor. Për vite me radhë ky projekt u përballë me sfida dhe pengesa të shumta. Ato po tejkalohen falë vendosmërisë së drejtuesve, inxhinierëve dhe punëtorëve të Hekurudhave të Kosovës — Ndërmarrjes Publike Infrakos, Ministrisë sonë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Ekonomisë, nën ombrellën e të cilës është Ndërmarrja Publike Infrakos, dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.Hekurudha është një infrastrukturë shumë e rëndësishme që na lidh me rajonin dhe me Evropën dhe hap shtegun e rritjes e të zhvillimit që synojmë, e që fatkeqësisht për një kohë të gjatë u injorua derisa u degradua. Ne po ia japim vëmendjen që e meriton.

Linja hekurudhore që po e përurojmë sot, dhe të tjerat të cilat do të vijnë pas saj, do të ofrojë një formë të re të transportit, më të shpejtë, më të lehtë, më të sigurt, më të lirë e më të pastër. Duke përmirësuar këtë formë të transportit publik, krijojmë kushte më të mira për eksport për prodhuesit tanë, tërheqje të investimeve të huaja në industrinë tonë, e shtojmë punësimin dhe e rrisim ekonominë.

Përtej kësaj, me tren mundësojmë lëvizje më të lehtë të të gjithë qytetarëve, qasje më të mirë të punëtorëve në vende të punës, e të nxënësve dhe studentëve në shkolla, universitete e trajnime. Investimi në transport publik veçanërisht ndikon pozitivisht në qasjen e grave në treg të punës, duke i kontribuuar kësisoj një ndër prioriteteve tona kyçe socio-ekonomike.

Gjatë javëve në vijim, ministritë e linjës dhe Infrakosi do të nënshkruajnë marrëveshjen kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për periudhën 5-vjeçare, duke ndjekur normat evropiane dhe praktikat më të mira të zhvillimit, modernizimit dhe të mirëmbajtjes së infrastrukturës.

Krahas Rehabilitimit të linjës 10, me Republikën e Shqipërisë tashmë kemi filluar marrëveshjen e bashkëpunimit për të ndër­tuar hekurudhën Prishtinë-Durrës, ku pastaj synojmë të ngremë portin e thatë që kthen kryeqytetin tonë në qendër të rëndësishme të tregtisë dhe të qarkullimit, pra të shpërndarjes e të akumulimit.

Edhe me Linjën 10 edhe me hekurudhën Prishtinë-Durrës, Kosova bëhet pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian. Lidhjet infrastrukturore po i forcojmë, zgjerojmë dhe modernizojmë. Me forcim, rriten shkëmbimet. Me zgjerim, rritet ndërlidhja, ndërkaq me modernizim, rritet shpejtësia.

E këtu treni dikur mund të zhvillonte shpejtësi jo më shumë sesa 60 kilometra në orë. Me hekurudhën e re ai do të mund të udhëtojë me shpejtësi edhe mbi 100km/h. Dhe ashtu siç po e shpejtojmë trenin, urojmë që ky projekt të shpejtojë rritjen dhe zhvillimin e Republikës.

Ju faleminderit dhe urime të gjithëve.

Më shumë foto në linkun: 

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/perurohen-tunelet-6-dhe-7-te-linjes-hekurudhore-hani-i-elezit-fushe-kosove/

Bëjeni islamin Shqiptar…!

0

Shefqet Cakiqi Llapashtica

  • Respekt për Tim Shkupin, një shembull i mirë!

BËJENI ISLAMIN SHQIPTAR! Bashkesia Islame Shqiptare !Shirku si koncept fetar islam eshte me i be çift Allahut, me besue edhe ne Zotra tjere! Po me i be Shirik Hoxhollarve nuk eshte Shirk, mund t’i besohet ndonje Hoxhe më të mire !Në vitin 1992 në ish Jugosllavi ekzistonte Bashkësia Islame për Kosovë, Serbi dhe Vojvodinë me seli në Prishtinë, pjesë e Bashkësisë Islame te Jugosllavisë ! Madje hapja e Fakultetit të Studimeve Islame bëhet nga kjo Bashkësi në gusht te vitit 1992, pas mbylljes se Universitetit të Prishtinës ! Me 28 qershor 1991, Kuvendi i Serbisë vendosi masat e dhunshme në Universitetin e Prishtinës. Më 21 gusht 1991 Komiteti i Helsinkit në Vjenë lëshoi një deklaratë, ku konstatohej se arsimi shqiptar në Kosovë më nuk ekziston dhe se është shkatërruar nga Serbia.Bashkësia Islame, asesi te lirohet nga tradita e “Jugoslovenska Islamska Zajednica”, eshte nje vazhdim edhe me emër edhe me permbajtje! Asesi te bëje fene Islame Shqiptare! Sa me dhembje kujtoj sakrificat e bashkesise fetare katolike dhe orthodokse shqiptare! Ata qysh ne vitin 1555 shtypen “Mesharin” ne gjuhen shqipe, per te shpetuar nga zhdukja e për ruajtjen e identitetit shqiptar! Ata kane vuajtur dhe jane vra per te bere fene Orthodokse Shqiptare! Rasti i Petro Nini Luarasi: ai u persekutua nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës dhe regjimi i turqve të rinj,  ai vdiq i helmuar nga Patriarkana më 17 gusht 1911! Po të ishte akceptuar Islami shqiptar, nuk do ta kishim asimilimin e Sanxhakut të Novi Pazarit, Mamushës e “turqve” në Kosovë, nuk do të asmiloheshin mbi 5 milion shqiptar në Turqi !Fati tragjik i Bashkesise Islame Shqiptare, në territoret e pushtuara nga ish Jugosllavia, eshte se drejtohet nga kuadro te Fakultetit te Studimeve Islame te themeluar nga Millosheviq ne vitin 1993, tre vite pasi Millosheviqi kishte mbyllë Universitetin e shqiptarve ne Prishtine!E sot, keto kuadro, jane korruptive dhe antikombetare! Asesi nuk pranojn ta bejne Islamin me prefiks kombetar shqiptar, por kane mbete ne kohen e Millosheviqit, Titos e Kralit te ish Jugosllavise “Islamska Zajednica Kosova” !!Bashkesia e sotme Islame e Kosoves  se pari duhet te lirohen nga kuadrot e Fakultetit te Studimeve Islame te Prishtines themeluar ne vitin 1992-93! Duhet te angazhihen per te bere Islamin Shqiptar, Bashkesinë Islame ta quajn te Shqiptarve, shqiptaret duhet ta ndiejn Islamin te tyre, jo te imponuar nga ish pushtetet okupuese nga ish Jugoslovenska Islamska Zajednica & Islamska Zajednica Kosova qe vazhdimisht mundohej te krijonte nje identitet te ri musliman nga shqiptaret!STOP KRIJIMIT TE IDENTITETIT TË RI! NDËRRIMI I IDENTITETIT – SYNIM I ARMIQVE TË SHQIPTARVE!Kur Bashkesia Islame te bejne keto, ka te drejte te perfaqesoj Islamin shqiptar !Ata sot nuk perfaqesojnë Islamin Shqiptar!Te gjitha kombet dhe shtete e botes Islame, kane Bashkesit e tyre me prefiksin nacional te tyre : Turqia, Arabia Saudite, Indonezia, Pakistani, Malajzia … etj. Asnjeri prej ketyre kombeve nuk pranon prishjen e identitetit nacional ne favor te nje identiteti te ri me petkun fetar! Vetem kuadrot e Fakultetit te Studimeve Islame nga viti 1993, kane mbetur peng te ish  Bashkesive nga programi i tyre Jugosllav me synime te vazhdueshme per prishjen e identitetit shqiptar!Ky eshte vazhdim i projekteve Çubrilloviqiane ! Akademiku serb, Vasa Çubrilliviqi, një luftëtar i paepur i prishjes se identitetit të shqiptarëve, ka bërë projekt konkret për këtë qëllim :”Boshtin kurrizorë të nacionalizmit shqiptarë e thyen vetëm çështja fetare, e sidomos islamizimi i tyre. Islamizimi masiv i shqiptarëve është e vetmja rrugë që i largon nga çështja kombëtare dhe i hasmon deri në shfarosje mes tyre. Andaj në këtë drejtim duhet një bashkëpunim miqësorë dhe i ngushtë i Serbisë me Turqinë” !Defekti i “Bashkesisë Islame të Kosoves” është se nuk interesohen për shqiptarët e asimiluar në Turqi, Sanxhak, Kosovë e Maqedoni… në të kundërtën, ata mundohen ta zgjerojnë Osmanizmin edhe në këtë pjesën e mbetur shqiptare !!PËR BASHKËSINË ISLAME SHQIPTARE ! “Bashkesia Islame e Kosoves” ose duhet te quhet Bashkesi Islame Shqiptare …. ose  nuk duhet te njihet si e ligjshme! Kjo keshtue si eshte, eshte mbetje e “Jugoslovenska Islamaska Zajednices” me tendence te vazhdueshme te prishjes se identitetit shqiptar ! Sistemi aktual i Bashkesise Islame te Kosoves eshte i zbehur nga identiteti kombetar shqiptar! Ne jemi shqiptar, flasim shqip dhe fene e mesojme nga gjuha jone amtare shqipe … feja Islame duhet ta marr mbiemrin Shqiptare ! Keshtu si eshte, si “Islamska Zajednica Kosoava” … nuk na përfaqëson ne shqiptarve ! “Bashkesia Islame e Kosoves” marrin antarsinë nga ne Shqiptaret, edhe mesimi i fese Islame bëhet ne gjuhen shqipe… ne jetojme në troje tona historike Shqiptare !! Nuk eshte fajtor Islami burimor dhe Kurani per keto fatkeqsi tonat, po jane sistemet korruptive te elementve hoxhollar te zbehur kombtarisht nga identiteti kombetar shqiptar!MEDREZET DHE MËSIMET FETARE NË KOSOVË MENAGJOHEN NGA BASHKËSIA ISLAME E TURQISË (DIJANET) !Se mësimi i historisë dhe  respektimi i Sulltanave dhe pushtimit Osman në Medreze dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Kosovë, që moti dihet se është i njet me mësimet në Medrezet dhe shkollat fetare në Turqi, por se janë edhe nënë menagjimin e Bashkësisë Islame të Turqisë (Dijanet), na e mësoj në detale imami nga Shqipëria Muhamet Sytari, i cili kërkon po të njejtën edhe për Medrezet në Shqipëri! Imami Muhamet Sytari kërkon: „…medreset në Shqipëri t‘i kalojnë në menaxhim Dynajetit turk – si praktika në Kosovë dhe Maqedoni…” ! nje kerkese kjo e kahmotshme e qeverisë turke dhe presidentit turk Erdogan. Imami Sytari eshte i zellshem në lartësimin e perandorisë osmane si çliruese të shqiptareve e jo si pushtuese, duke organizuar edhe manifestime fetare për t‘i lartesuar sulltanet e kësaj perandorie, siç ishte rasti me Sulltan Mehmet Fatihun që në hisorinë shqiptare njihet si me mizori qe masakroi dhe deboi popullaten shqiptare nga teritoret të cilat i pushtonte!Ndësa në Kosovë Kryeimami Naim Tërrnava organizon vizita te varri i Sulltan Muratit në Mazgit dhe e shpallin Hero dëshmor Sulltan Muratin!Mungesa e Ligjit për Bashkësit fetare në republikën e Kosovës, mbetja e Islamit në programet e „Jugoslovenska Islamska Zajednica“, asesi qe feja Islame të marr konotacionin Bashkësi Islame Shqiptare, e bënë gjithë Bashkësin Islame të Kosovës të dyshimt dhe qet në shash se ata janë të menagjuar nga Bashkësia Islame e Turqisë (Dijanet)!Po mos të ishte përkutimi i Imamit nga Shqipëria …. te ne kjo as që do të vërehej…  natyrshëm  nga paslufta (1999) i gjithë sistemi arsimor fetar në Kosovë është menagjuar nga Bashkësia Islame e Turqisë (Dijanet) me të njetin planprogram të mësimit !!

Izraeli sot hap rrugën e evakuimit midis orës 10 dhe 14 në Rripin e Gazës

0

Shkatërrimi është i madh në sulmet izraelite në veri të Rripit të Gazës. IDF po u kërkon civilëve të drejtohen drejt jugut nëpërmjet një korridori evakuimi që hapet të dielën. Foto: Abdul Qader Sabbah / AP / NTB / VG

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) hapën një dritare katër-orëshe të dielën duke lejuar civilët të lëvizin në jug në Rripin e Gazës.

Forcat izraelite do të hapen për trafikun në drejtimin drejt jugut midis orës 10 dhe 14:00, shkroi në arabisht zëdhënësi i IDF Avichay Adraee në një mesazh në X.

Ai ka publikuar edhe një foto të një harte që tregon rrugën që do të mbahet e hapur gjatë kësaj kohe. Adraee u kërkoi civilëve të shfrytëzonin rastin, për sigurinë e tyre.

«Nëse interesohesh për veten dhe për njerëzit e tu të dashur, drejtohu drejt jugut sipas udhëzimeve tona»,—thuhet në mesazh.

IDF u ka kërkuar në mënyrë të përsëritur njerëzve të largohen nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, ku ndodhet Qyteti i Gazës dhe ku forcat izraelite gjithnjë e më shumë kanë trupa tokësore të pranishme, në pjesën jugore të enklavës. Sipas shifrave të IDF, të paktën 700,000 civilë palestinezë e kanë bërë tashmë këtë. Sipas shifrave të OKB-së, më shumë se 2.2 milionë njerëz jetojnë në Rripin e Gazës dhe rreth 1.4 milionë prej tyre janë zhvendosur brenda vendit.

Tërbimi i hoxhallarëve nga Lëvizja paqësore për Braktisjen e Islamit

0

Agim Bajrami, Prishtinë

FEJA E SHQIPTARËVE ËSHTË SHQIPTARIA…!

Hoxhollarët po tërbohen, nga Lëvizja paqësore e “Braktisjes së Islamit Arab” nga shqiptarët. Hoxhallarët po trishtohen nga Lëvizja në Deqan,e shpallur, për “braktisjen e islamit arab” nga vlerat kombëtare shqiptare.

Hoxhallarët në Kosovën, frikën nga Lëvizja në Deqan e përjetojnë, ngase, po demaskohen që përmes predikimit të tyre tek shqiptarët e besimit islam dhe përmes instruksioneve të klerikëve fetar nga Irani, Arabi Saudite,Turqia, dhe të bashkërenduar e financuar sipas planeve e politikave shtetërore të aleancës me Rusinë e Serbinë me qëllimin që përmes projekteve të islamit ekstrem arab të ushtron dhunë terror në Evropë e sidomos tek shqiptarët e Ballkanit Perëndimor të përhapin programin e shkombëtarizimit, në atë të identitetit fetar islamo-arab.

Dhe nga demaskimi i programit të hoxhollarëve shqipfolës, tanimë hoxhollarët në Kosovë janë të tërbuar, nga Lëvizja në Deqan, jo për tjetër , por Lëvizja në Deqan është paqësore e cila promovon dhe garanton liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve, të shqiptarëve dhe të gjithë atyre të cilët i ndiejnë ,i dojnë dhe jetojnë në harmoni , me kulturën dhe vlerat autoktone iliro shqiptare-evropian.

Për Lëvizjen “Braktisja nga Islami Arab”, për themel të saj ka lartëson; lirinë individuale, dashurinë njerëzore e qytetare, e vlerat e përbashkëta autoktone kombëtare shqiptare, siq do të thoshte shkrimtari i madh shqiptar KADARE ‘ADN shqiptare’.

Dhe lëvizja për themel të vetin ka; gjuhën ,gjakun , vendin dhe vlerat evropiane. Lëvizja, është e vetëdijshme dhe këmbëngulëse në përqafimin e argumentit shkencor , se kombi shqiptar ka prejardhjen e popujve më të vjetër evropian, dhe i takon lashtësisë historisë, kulturës dhe vlerave evropiane që nga fillesat e para të njerëzimit, dhe është e përcaktuar në rrugëtimin e vetë përgjatë sfidave të kohës me të gjitha kombet, popujt e qytetarët evropiane dhe e vendosur se të mirën e vështirësit përgjatë rrugëtimit ti ndaj me ta. Lëvizja ,është e bindur se vetëm përmes vlerave të përbashkëta shqiptaro- evropiane garantohet liria dhe perspektiva e përbashkët shqiptar.

Lëvizja , nuk ka asnjë dyshim se mbi të gjitha, dhe bazament i frymëzimit të saj, bazohen në; respektim të ligjit dhe normave kushtetuese, respektimin e plotë të lirisë dhe vullnetit të individit për orientimin e besimit fetar, dhe liria në anëtarësim dhe dalje nga religjioni i caktuar.

Respektimi i plotë i pluralizmit të religjioneve dhe besimeve tek shqiptarët , ashtu siq edhe e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare.

Për lëvizjen, mbi të gjitha, ka respekti i forcuar i vlerave autoktone iliro- shqiptare-evropiane…

Dhe Lëvizja konsideron , aludimi i kujtdo, jashtë kësaj, që u shënua më lartë, e ka vetëm një qëllim; të nxitet urrejtja, të përhapen gënjeshtra, dezinformata, nxitje dashakeqe dhe konfuziteti brenda shoqërisë shqiptare dhe më gjërë.

Dhe kjo më së tepërmi lansohet nga hoxhollarët, por edhe nga një segment i mediave dhe të “ashtuquajturve analistët e porositur”, që për mision të tyre e kanë antishqiptarizmin, nga programet antishqiptare të aleancave serbe-ruse, Iranit , Arabisë Saudite dhe Turqisë. Për Lëvizjen,vlerë mbi të gjitha vlerat është BIBLA – feja e shqiptarëve është shqiptaria…!

Naim Tërnava tek tyrbja e Sulltan Muratit

Dialog me nënën pak para se të ndërronte jetë, tregim nga Bajram SEFAJ 

0

 nga Bajram SEFAJ

– S’ka më! E lexova krejt, e sosa. 

„Ku i mbajte në mend, loke, krejt ato…?“ 

– Zogjtë,  zogjtë, nënë, më cicëruan në vesh! 

„Ec, bir, ec; mos u mundo të më mashtrosh!” 

– Jo, jo, nënë. As ti mua nuk më ke mashtruar kur më ke thënë se në jetë me ka sjellë lejleku! 

“Kush të ka gënjyer se jam bërë helm, kur në bark të kam n’ie gjallë?” 

– Zogjtë, zogjtë më kanë thënë, nënë! 

“Ku janë zogjtë, t’i shoh me këta sytë që nuk më bëjnë dritë?” 

– Dua të vazhdoj bisedën me ty, nënë! 

”Çka?” 

– Desha të të them se të gjitha ato që i kam shkruar, janë fryt i imagjinatës! 

“E pse, bir, ke shkruar natën?“ 

– Megjithatë, në ide, në fondamentin e saj, mund të ketë diçka reale! 

„Është dashur të çohesh herët e t’i  lash sytë…!“ 

– Ashtu është, nënë, por inspirimi nuk ka orar. Ai vjen papritmas. Po s’e zure, ikën e ndodh të mos kthehet kurrë më! 

„Edhe unë, loke, sonte isha në hall shpirti, nuk kisha asifarë ispirini!”. 

– Inspirimi, kështu thonë krijuesit, është si flutur: sa vjen, sa zhduket. Sa e ke parasysh, të bardhë, të qartë, të vijëzuar, sa zhduket…  

„Qysh jam lodhur, nuk po më bie në mend as për zogj, as për flutura!“ 

– Fluturat, por, mund të jenë edhe simbol. Sidomos kur duhet spikatur ndonjë çast dashurie, gëzimi, ndonjë çast lumturie. Ndonjë idil pranveror a çasti të veçantë. Të një çasti, ngase, ti e di nënë, fluturat janë stoli jetëshkurtra. Jetojnë vetëm pesëmbëdhjetë ditë! 

“Fluturat, vërtet, janë të hijshme, por mua m’u mërdhinë eshtrat!”. 

– Edhe eshtrat, në shumë krijime, mund të gjejnë shtrirjen e tyre simbolike, si fakturë…!. 

“M’u duk se e përmende Medinën!“ 

– Thonë, nënë, se inspirimi, ideja… janë diç si graviteti, si barra. Ngarkohet krijuesi me to e nuk di nga t’ia mbajë. Derisa të mos formulohen e të mos piqen mirë e të shpërthejnë jashtë. Atëherë, dorë e lehtë e krijuesit me talent, grumbullin e ideve dhe të inspirimeve që i vlojnë në shpirt, merr t’i hedhë në letër, në pëlhurë, në lentën e filmit, në pentagramet e muzikës… 

“E di unë çka është barra: i pesëmbëdhjeti je ti. Shyqyr kurrë nuk më ka koritur Zoti, nuk i kam pasur ata që po thua ti. Ua harrova emrat. Mbajta në mend vetëm emrin e një çike. M’u duk se  emrin e pati Idja. Përpara nuk kemi ditur emra të këtillë si tash!“ 

– Njëmend, nëse ideja, inspirimi, tema… e të tjera e të tjera, janë, si të them, lëndë e parë  për krijimin e një vepre të mirëfilltë artistike, letrare apo të çfarëdo gjinie tjetër të shprehjes dhe të transponimit artistik, hallkë e rëndësishme, nënë, në këtë zinxhir është edhe shtjellimi. Transformimi, invenca janë po aq të rëndësishme në kurorëzimin me sukses të gjithë asaj galaksie shqetësimesh, ambiciesh që e sulmojnë ashpër krijuesin e gjorë! 

„Unë,  për vete, i kam pasur pesëmbëdhjetë fëmijë, por është zor, zor është t’i durosh tëra ato dhembje…!“ 

– Edhe krijimtaria artistike është e ngjashme me barrën, me lindjen. Thjesht, krijuesi i akëcilës fushë artistike rëndohet kur sharron në detin e dallgëzuar të preokupimit… për lindjen e re e, më beso, nënë, ato rëndom janë lindje të vështira për të cilat flet edhe ti, kur i ke provuar pesëmbëdhjetë herë me radhë! 

“Gjithmonë të kam thënë e amanet ta kam lënë, mos u largo, loke, prej bregut…!“. 

– Çështje po aq e rëndësishme, jam i prirur të pranoj, një nga elementet më fundamentale të suksesit apo të mossuksesit të një vepre artistike, është porosia që ajo vepër ia çon lexuesit, me beso, nënë! 

“Fryma, loke, fryma, po më zihet e ma ka lodhur shpirtin!”. 

Hermetizmi, kjo sëmundje infektive, që si virus shkatërrues ka depërtuar edhe në krijimtarinë tonë më të re, sidomos në atë letrare, nuk bën fare, Nënë, jo nuk bën fare të mjegullojë e të cenojë porosinë e veprës artistike. Pa porosi të qartë, të mençur dhe universale, vepra artistike është e dështuar, e kotë, është hiç…! 

“Fryma, Loke, fryma…!” 

Edhe nëse mungon syzheu, çështje që, deri-diku, edhe mund të tolerohet, porosia, jam insistues në këtë pikë, në asnjë mënyrë nuk bën të cenohet e të bëhet rrëmujë stilesh…! 

“Fryma…!” 

U mor vesh, angazhimi është çështje primare në krijimtarinë artistike. Nuk ka krijimtari të mirëfilltë pa angazhim të mirëfilltë, e shënoj – shprehimisht, një mendim brilant të një mendimtari të shquar bashkëkohor: “…angazhim është edhe atëherë kur angazhohesh të mos jesh i angazhuar!“  Edhe unë, nënë, në këto shkrimet e mia, kryesisht të mbështetura mbi elemente biografike dhe ngjarje reale, mbushur me të dhëna dokumentare, përpiqem të shqyrtoj shumë probleme të kohës mbi të cilat flasin. Kjo mbase, një ditë, do të veçohet si  vlerë e tyre e pakontestueshme…! 

– „Fry…!“ 

Po, vdekja nënë, përnjëmend, vdekja është një motiv i pakapërcyeshëm, i paevitueshëm dhe shumë in…! 

„!?!…“ 

Unë, poezi nga Safet Sadiku

2

Safet Sadiku

Poezi

Unë!

Nuk kam lindur për nënshtrim…

Zëri im tingllon kushtrim

Unë!

Nuk jam urë kalimi 

I të zezave në vendin tim

Unë!

Për atdheun kam bërë betim

Me armikun s’ka përqafim!

LOJA 

Loja e shahut

Dhe loja e politikës

Nuk janë fare

Si ngjarjet e ditës

 

Për lojën në shah

Si në politikë

Kërkohet njohje

Në matematikë

 

Shahu dhe politika

Ngjajnë shumë

Edhe njëra

Edhe tjetra

Lojë nervash

Quhen për çdo veprim

Lojë me koncentrim

Me parallogaritje

Gjatë rrugtimit

Ndodhin shumë plasaritje

 

Kuvendarët tanë

Ende nuk po e njohin

Këtë lojë me përgjegjësi!

Ju them të gjithëve

Zonja dhe zotrinj

Mësojeni këtë mjeshtëri

 

Ju duhet gjithmonë

Të hartoni strategji!

Se politika e juaj

Ende nuk ka cilësi

 

Kur mbretreshën

Pranoni me falë

Për një kal?

Humbjen

E konfirmoni…

Asgjë nuk meritoni

Mjer-mjer elektorati

Që ju e përfaqësoni!

Ligjet me të meta

Ju i votoni

 

Ato që sjellin financa

Ju po i refuzoni…

Të tërë në shtëpi

Duhet të shkoni

Parallogaritjet politike

Nuk doni t’i kuptoni!

 

Etikën e politikës

Si në lojën e shahut

Ju ta ushtroni me qartësi

Kur dilni në foltoren e Kuvendit

Si në Kosovë e në Shqipëri

Të mos flisni marrëzi!

 

Tetor 2023, Zvicër

Seancë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca

0

Nga punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Në këtë seancë raportoi kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për takimin e fundit në Bruksel lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Fillimisht, kryeministri Kurti tha se më 26 tetor në margjina të Samitit të Këshillit Evropian në Bruksel zhvilloi takim me krerët e Bashkimit Evropian, me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, si dhe emisarin e tij për rajonin e Ballkanit dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak.

Në këtë takim, Kurti shtoi se së pari dhe mbi të gjitha ka kërkuar më shumë siguri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nga Serbia erdhi agresioni ndaj Kosovës me paramilitarët, të cilët e kryenin sulmin terrorist të sponsoruar nga Serbia. Kërkova po ashtu që të bëhet edhe ndëshkimi e sanksionimi i Serbisë për këtë sulm terrorist ndaj Kosovës, pasi mosndëshkimi bëhet inkurajim për përsëritje”, theksoi Kurti.

Ndër të tjera, Kurti tha se ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për Bashkim Evropian dhe që pesë shtetet mos njohëse t’i bashkohen 22 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të cilat e njohin pavarësinë e Kosovës.

Më pas kryeministri Kurti dha detaje të tjera nga takimi i 26 tetorit në Bruksel.

“Para krerëve të Bashkimit Evropian si dëshmitarë dhe si garantues ne ofruam të nënshkruajmë Marrëveshjen Bazë të Brukseli të 27 shkurtit, me gjithë Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit, si dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes në lidhje me nenin 10, pra për idenë e vetëmenaxhimit të shndërruar në propozim. Nënshkrimi do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe zbatim. Mirëpo, pranimi do të thotë nënshkrim, e vetëm nënshkrimi do të thotë pranim dhe garanci për zbatim. Samiti i Këshillit Evropian në Bruksel ishte ngjarja, por edhe vendi, edhe kryeqyteti ku kjo do të duhej të ndodhte. Serbia refuzoi sërish nënshkrimin, duke refuzuar kështu edhe draftin për vetëmenaxhim apo zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes bazike”, tha Kurti.

Tutje, kryeministri Kurti tha se ka mirëpritur deklaratën e përbashkët nga krerët e Bashkimit Evropian dhe shteteve të Gjermanisë, Francës dhe të Italisë të 27 tetorit për thirrjen për njohjen de-fakto të Kosovës nga Serbia, si dhe deklaratën e Presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen, e cila ishte për vizitë këtë të hënë në Kosovë.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është interes i dyanshëm, shtoi Kurti, duke shtuar se prandaj edhe kërkohet njohje-reciproke. “Njohja de-fakto reciproke që është arritur tashmë me Marrëveshjen e Brukselit, ajo duhet të zbatohet. E ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian dhe në aleancë, miqësi e partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën e Kosovës, Marrëveshja Bazike në Bruksel dhe Aneksi në Ohër janë ligjërisht të obligueshme”, tha kryeministri Kurti.

Kryetari i PDK-së, deputeti Memli Krasniqi kritikoi qasjen e kryeministrit Kurti përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me takimin e 26 tetorit në Bruksel.

Ai tha se kryeministri Kurti nuk foli për draftin e marrëveshjes për të cilin është ftuar të flas në Kuvend.

“Një e vërtetë e madhe prej të cilës nuk mund të largohesh është se ke pranuar asociacionin pa njohjen e ndërsjellë. Po flet për disa njerëz të mençur të disa shteteve mike, por po harron se dy presidentët e fundit amerikanë kanë thënë se ‘angazhohemi për marrëveshje gjithëpërfshirëse, finale me njohje në qendër’. Sot nuk është njohja në qendër. Nën kujdesin tuaj është hequr njohja, është bërë një marrëveshje e përkohshmë, jo finale, jo gjithëpërfshirëse, por e pjesshme me asociacionin në qendër, e sipas atij nenit shtatë me autonomi politike për serbët në qendër”, theksoi Krasniqi, duke shtuar se kjo është arsyeja që PDK-ja ka thënë se kjo marrëveshje nuk është e mirë për Kosovën.

Edhe kryetari i LDK-së, deputeti Lumir Abdixhiku, ishte kritik ndaj kryeministrit Kurti.

Abdixhiku tha se ndonëse janë bërë dy javë pasi që kryeministri Kurti ka pranuar një dokument që për herë të parë definon statutin e asociacionit, deputetët vazhdojmë të jenë në terr informativ.

“Gjithsesi sot jemi para një gjendje të re. Kryeminstri ka bërë atë që kemi paralajmëruar se do ta bënte në fillim të këtij viti. Pra, do të pranonte asociacionin. Përkundër refuzimit të atëhershëm se ky pranim po ndodhte, statusi i asociacionit na vije çuditrisht një muaj pas sulmit terrorist në Banjskë. Them çuditrisht, sepse kur pritjet tona ishin se beteja kundër terrorizimit do të shfrytëzohet në përballje diplomatike, ne jo vetëm që mbetëm me sanksione, jo vetëm që Serbia nuk u sanksionua, por se ne së bashku me ta pranuam statusin e asociacionit dhe ende jemi në sansione”, tha Abdixhiku.

Në emrin e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari Besnik Tahiri, e cilësoi papërgjegjësi totale raportimin e vonuar të kryeministrit Kurti, duke mos shpalosur informacione.

“Konfidencialiteti i dokumentit për Serbinë dhe përfaqësuesit e saj mund të jetë taktizim, por për Kurtin mungesa e transparencës dhe përfshirjes së publikut, së Kuvendit dhe akterëve të tjerë është arrogancë dhe është vazhdimësi e mashtrimit të tij që nga dita e parë kur ka ardhë në Kuvend”, u shpreh Tahiri, duke shtuar se pasojë e taktizimeve të Kurtit ndaj Kosovës janë vendosur sanksione.

Në emër të Grupit Parlamentar të VV-së, kryetarja Mimoza Kusari-Lila, përmendi sfidat, por edhe progresin të cilin  ka shënuar Qeveria e Kosovës, përfshirë edhe në veri të vendit.

“Shpresoj se nëse bëhemi bashkë dhe nuk përsërisim gabimet e të kaluarës natyrisht se e ardhmja jonë për integrim evropian dhe NATO është e sigurt. Situtata në terren ka ndryshuar rrënjësisht dhe si i tillë çdo diskutim i deritashëm për dialogun lehtësohet nga pesha e rëndë e gjendjes së mëhershme që ishte në veri dhe se avancimi i procesit të integrimit të të gjitha komuniteteve po vazhdon me një progres të cilin nuk e kishim deri më tani”, tha Kusari.

Në emër të Grupit Multietnik, Enis Kervan, tha se minoritet e kanë përkrahur dialogun nga fillimi, sigurisht duke shpresuar në një marrëveshje të mundshme me synim normalizimin e jetës politike dhe shoqrore në Kosovë.

“Duhet të theksohet edhe njëherë se Kosova është një shtet multietnik, ku jetojnë edhe komunitetet tjera joshumicë. Ne si komunitet kërkojmë që të jemi të informuar dhe të kontribuojmë në këtë proces, duke e mbështetur dialogun dhe duke e mbështetur qeverinë. Nuk duhet të harrojmë se çdo gjë është ndryshuar pas 24 shtatorit. Akti i 24 shtatorit është kryer me mjete terroriste dhe për qëllim Serbia kishte  të pushtojë territor të Kosovës”, theksoi Kervan.

Në këtë debat morën pjesë edhe deputetët tjerë nga pozita dhe opozita, duke shprehur mendime të ndryshme për dialogun, përfshirë edhe për marrëveshjen e 26 tetorit në Bruksel.  Për vazhdimin e kësaj seance me pikat tjera, kryetari Konjufca tha se deputetët do të njoftohen me kohë.