Sadri Ramabaja me kritika të ashpërta për qeveritë e kaluara – YouTube
Nuk është fajtore pasqyra qe dalim ashtu si jemi

Nail Draga,Ulqin
Ese
Në vendet me traditë demokratike, zgjedhjet janë çështje normale e çdo mjedisi, ku qytetarët me votën e tyre shprehin vullnetin për subjektin politik dhe individët të cilët ata i përfaqësojnë, duke dëshmuar mbeshtetje për pushtetin aktual, apo dënuar ate për mos realizimin e premtimeve ndaj qytetarëve, që paraqet reflektim për të ndryshuar, sepse askush nuk është i përhershëm në skenën politike
Nga miratimi i pluralizmit edhe në vendet e ish kampit socialist janë organizuar zgjedhje në nivele të ndryshme ku ekziston një përvojë e mjaftueshme që mund të trajtohet jo vetëm nga aspekti i sociologjisë politike. Ne këtë aspekt edhe shqiptarët në hapësirën e tyre etnogjeografike kanë realizuar një numër të konsideruar zgjedhjesh duke dëshmuar kapacitetin e tyre politik në mjedisin përkatës, ku në këtë aspekt as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.
Dimensioni i dyfishtë i përfaqësuesëve të politikës
Duke marrë parasysh se në plurarizëm zhvillohen zgjedhjet për të qeverisur si në nivelin lokal dhe atë shtetëror, çështje të veçantë paraqet përfaqësimi në pushtetet përkatëse. Në krahasim me kohën e monizmit në pluralizëm përbërja e pushtetit varet nga formimi i shumicës parlamentare. Pikërisht kemi të bëjmë me përgjegjësinë e subjektëve përkatëse për emërimin e kuadrove sipas resorëve.
Edhe pse aty emërohen individë të profileve të ndryshme të tillët kanë dimension të dyfishtë, sepse ata fillimisht përfaqësojnë subjektin i cili i ka emëruar dhe së dyti edhe vetën e tyre. Në saje të përvojës së deritashme del së në resorët përkatëse, me përjashtime të rastit, nuk janë emëruar personat e qëlluar në aspektin profesional, nga del se kemi të bëjmë me përgjegjësinë e subjektëve politike përkatësisht me keqpërdorimin e demokracisë pluraliste.
Rastet e tilla dëshmojnë se kemi të bëjmë më deformimin e parimeve elementare sepse në vend që të vlerësohen vlerat profesionale e meritokracia, parësore janë përkatësia partiake, ku jo rrallë depërtojnë militantët dhe të dëgjueshmit të cilët janë bërë dukuri e kohës.
Grupet e interesit
Pikërisht nga qasjet e tilla në partitë politike, të cilat ma tepër iu ngjajnë grupeve të interesit apo të klanëve të ndryshme në ato anëtaresohen individë të ndryshëm jo për shkaqe programore apo ideologjike, por për interesa e ambicie personale të cilat ua mundëson partia ti realizojë kur të vie në pushtet. Të tillët nuk vijnë aty për të dhënë kontributin në qeverisjen e pushtetin lokal apo në qeverisjen qendrore, por për të realizuar interesat e veta personale, familjare e pastaj ata partiake. Dhe në sajë të rasteve të tilla del qartë se nuk është fajtore pasqyra qe dalim ashtu si jemi.
Dualizmi i mendimit politik
Përvoja e deri tashme në pluralizëm dëshmon se nuk mund të jemi të kënaqur në lidhje me ekzistimin e mendimit kritik për dukuritë e ndryshme shoqërore e ato politike. Madje këtu duhet cekur se kemi të bëjmë me një dualizëm politik, sepse kemi të bëjmë me partitë politike të cilat kanë qasje tjetër kur janë në opozitë e ndryshe kur janë në pushtet. Një qëndrim i tillë dëshmon se kemi të bëjmë me individë pa parime me interesa të rastit dhe si të tillë janë të politizuar dhe të dëmshëm për shoqërinë por përfitues të rastit.
Ndërsa një qëndrim i tillë nuk vlen për intelektualët në kuptimin e plotë të fjalës, sepse ata kanë mendim kritik të vazhdueshëm, për të prezantuar çështjet kontestuese shoqërore e politike me argumente, e jo duke anuar sipas shijes së klaneve apo preferencave të subjekteve në skenën politike.
Nuk ka dilemë se për intelektualë të tillë ka nevojë çdo mjedis, sepse mendimi kritik është në favor të avancimit të çështjeve shoqërore dhe politike. E kundërta ndodhë me intelektualët pasiv, përkatësisht oportunist, të cilët janë peng i vetvetes dhe i mjedisit si rezultat i interesit personal apo klaneve të ndryshme, andaj të tillët do mbesin individë të amortizuar përkatësisht anonimus pa autoritet shoqëror në mjedisin ku punojnë e jetojnë.
Presioni publik përmes guximit intelektual
Përfundimisht intelektuali nuk duhet të jetë spektator ndaj devijimeve shoqërore, por me guxim duhet ngritur zërin, duke qenë shëmbull për të tjerët. Ndërsa duke marrë parasysh mjedisin ku jeton duhet cekur se reagimi individual nuk ka peshën e duhur sikurse mund ta ketë përmes të një subjekti nga shoqëria civile, siç janë shoqatat e ndryshme si p.sh. të shkrimtarëve, artistëve, pedagogëve, sociologëve, gjuhëtarëve, arkitektëve, ekologëve, mediat etj. Qëndrimi për mes një subjekti të tillë nuk humb në vlerë, përkundrazi ka peshë të veçantë për të bërë presion publik për çështjet kontestuese shoqërore dhe si i tillë është më i pranueshëm në opinionin e gjërë.
Madje në saje të një qëndrimi të tillë do të dëshmohet se opinioni shoqëror nuk duhet të mbes peng vetëm nga përfaqësuesit e pushtetit apo të kumtesave të partive politike që janë kryesisht nga opozita parlamentare.
Vetëm me qasje konstruktive, në një ambient me kapacitet demokratik mund të arrihet konsenzusi i cili është i domosdoshëm për avancimin e çështjeve preokupuese shoqërore për të tashmen dhe të ardhmen.
(Nëntor 2023)
Il Piccolo di Trieste (1914) / Intervista ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në qytetin tonë : “Po kthehem në Vlorë për t’i shërbyer atdheut tim…”
Ismail Bej Qemali (1844 – 1919)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Nëntor 2023
“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të hënën e 25 majit 1914, në ballinë, intervistën ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Trieste, qytet nga ku ishte nisur asokohe për tu kthyer në Vlorë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ismail Qemali kthehet në Shqipëri.
Një intervistë me beun kalimtar në Trieste.

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e hënë, 25 maj 1914, ballinë
Ismail Bej Qemal rikthehet në skenë. Prej disa muajsh nuk kishim dëgjuar asgjë për të. Pas grushtit të dështuar të Izet Pashës dhe Beqir beut në Vlorë, ish-presidenti i qeverisë së përkohshme shqiptare u nis për në Nisë (Nice). Ai kishte humbur një pjesë të mirë të popullaritetit të tij dhe armiqtë e tij e akuzuan se kishte intriguar për të penguar ardhjen e princit të emëruar nga Evropa. Pak ditë më parë, sapo u përhap lajmi në mbarë botën se Princ Vidi kishte hequr qafe Esad Pashën, Ismail Qemali i dërgoi sovranit një telegram nga Nisa (Nice), ku dëshmonte një akt besnikërie dhe inkurajonte të gjithë shqiptarët të bashkoheshin me mbretin : pas zhdukjes nga skena të armikut të tij më vdekjeprurës, Esadit, ish-presidenti i qeverisë së përkohshme dha sërish shenja jete. Dhe dje në mëngjes, përtej Xhenovas dhe Milanos, Ismail Bej Qemali mbërriti papritur në qytetin tonë, rrugës për në Shqipëri.
Pasi zbriti në hotelin “Excelsior Palace”, ai ishte i lumtur të më jepte një intervistë. E gjetëm shumë të shqetësuar, të tronditur, ende nën përshtypjen e lajmeve të fundit shumë serioze që vinin nga Durrësi, të cilat ai sapo i kishte mësuar nga gazeta jonë pak çaste më parë. Gjatë bisedës së gjatë, Ismail Qemali na tha se është mësuar me surpriza dhe goditje, por se nuk është ndjerë kurrë kaq i tronditur sa në këtë moment. Ai pranon se situata në Shqipëri është bërë befas jashtëzakonisht kritike. Nëse ngjarjet vazhdojnë të përshkallëzohen, është e pamundur të thuhet se me çfarë rreziqesh mund të përballet Shqipëria.
— Shkëlqesia Juaj, a besoni në mundësinë e një ndërhyrjeje ?
— Do ta dëshpërohesha thellësisht, si çdo shqiptar i mirë ! Megjithatë, nisur nga situata e sotme, kjo mundësi nuk mund të përjashtohet. Përsa i përket përshtypjeve të mia për momentin aktual të turbullt, më duhet të shpreh bindjen time më të fortë se shumica dërrmuese e popullit shqiptar është besnike ndaj princit dhe se pikërisht për këtë është mirëpritur me gëzim heqja e elementeve të paqarta dhe rebele, të cilat interesat e huaja përfitojnë nga çdo fakt më i vogël për të ndezur telashe në dëm të vendit të tyre. Pra Esad Pasha. Linjat e kryengritjes që ai lëshoi tani, me sa duket u komplotuan nga ai në marrëveshje me emisarët e Kostandinopojës. Më habit fakti që shtypi, pavarësisht se e njeh të kaluarën e tij të errët, tani po përpiqet ta bëjë atë të duket viktimë e intrigave. Por një fakt tjetër më befason akoma më shumë : tani nuk flitet më për gjyqin që princi kishte nisur kundër tradhtarit; Esad Pasha është i lirë në Itali.
Princi duhej ta çonte deri në fund aktin e tij energjik; për fat të keq ai ishte i keqkëshilluar dhe jo më pak tani se kur u vendos përkrah njeriut që e tradhtoi sot. Në fund të fundit, e prisja këtë kthesë : Esadin e kam njohur për shumë vite dhe me shumë përvoja të ashpra. Në një telegram dërguar Princ Vidit dhe i cili i shpëtoi publicitetit, unë shpreha indinjatën time për tradhtinë e Esadit dhe përmenda gabimin e pafalshëm të kryer nga ata që e kishin këshilluar shumë lehtë sovranin të vinte ujkun të ruante kopenë…
— A është e vërtetë ajo që thuhet se kohët e fundit Esad Pasha ka humbur çdo ndërhyrje në vend ?
— Shumë e vërtetë. Nëse ka arritur të punësojë disa banda me ndihmën e Alifik beut dhe emisarëve të tjerë xhonturq, duhet ditur se këta të ashtuquajtur kryengritës janë të përbërë nga ata shqiptarë fatkeqë tokat e të cilëve kanë kaluar nën sundimin e serbëve apo grekëve, dhe të cilët, pasi humbën gjithçka, panë shpresë tek ai.
Princi donte të ishte shumë i butë me Esad Pashën dhe sot nuk janë të kënaqur as ata që arritën ta çlirojnë vendin nga një njeri i rrezikshëm si Esadi. Shqiptarët sot duhet të bashkohen si një njeri i vetëm rreth mbretit të tyre dhe do ta bëjnë këtë, jo vetëm për atë ndjenjë besnikërie, për të cilën me të drejtë krenohen, por edhe për një kalkulim (llogaritje) të interesit kombëtar : ata kanë nevojë tani më shumë se kurrë për këtë mbrojtës, për këtë baba të adoptuar, shumë i pëlqyer nga Evropa, që vetë Evropa e ka vënë në krah për ta rikthyer shtetin shqiptar të shkëputur prej saj katër shekuj më parë në familjen e madhe evropiane. Por nga ana e tij, princi duhet të tregojë besimin më të plotë te shqiptarët dhe duhet të mbetet mes tyre.
— Pra, Shkëlqesia juaj po kthehet në Shqipëri ?
— Po. Po kthehem në Vlorë ku prej kohësh më thërrasin me këmbëngulje miq dhe përkrahës. Thuhej se më kishin dëbuar prej andej. Kjo është e pavërtetë. Në një moment kuptova se kauza e Shqipërisë kërkon sakrificën e personit tim dhe e braktisa vullnetarisht vendin tim. Për më tepër, pas muajsh e muajsh pune rraskapitëse, kisha dëshpërimisht nevojë për pushim dhe shkova për ta kërkuar në Nisë. Tani kam vendosur të kthehem në atdhe. Do të shkoj të takoj princin dhe në çdo moment jam gati të ofroj krahun dhe mendjen time në shërbim të tokës sime. Megjithatë, do të them përsëri — përfundoi Ismail Bej Qemali — se nëse duam një organ të vërtetë shqiptar të qëndrueshëm, ata që janë në qeveri nuk duhet të kënaqen me gjysmë masa.
Ismail Bej Qemali — i cili shoqërohet nga një nga djemtë e tij — llogarit që brenda javës të jetë në Vlorë.
____
- Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/il-piccolo-di-trieste-1914-intervista-ekskluzive-me-ismail-bej-qemalin-ne-qytetin-tone-po-kthehem-ne-vlore-per-t-i-sherbyer-atdheut-tim/.
Kryemyftiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al-Hysejn, që krijoi divizionin “SS” boshnjak
Në foto: Kryemyftiu Muhammad Amin al-Hysejn me Hitlerin
Si rezultat i bashkepunimit të ngushtë të nazizmit gjerman me nacionalizmin arab Kryemyfiu palestinez Haxhi Muhammed Amin al Hysejn (1893-1974) krijoi në Ballkan dy divizione SS: Në Bosnje divizionin SS bosnjak “Hanxhari” dhe ne Kosove Divizionin “SS” shqiptar “Skenderbeu”.
Shumë dokumenta flasin per bashkepunimin e ketij kryemyftiu (ish oficeri turk) me nazistat gjerman gjatë viteve 1934-1945, të nxjerruna nga arkivate e“Kripo” (KriminalPolizei gjermane) dhe Gestapoja, nga dosjet e seksionit të Lindjes së Mesme te AbWehr (Sherbimi Sekret gjerman i admiralit Wilhelm Kanaris); nga Departamenti i Çeshtjeve Islamike të “Qendres se Stervitjes te Elementve Musulman” të Waffen SS (te Armes SS), qe varej nga Heinrich Himmler; nga “Komanda e Operacioneve Orjentale” të Divizionit Special Brandenburg – vullndetaret e lindjes afarme, veri-afrikane, pertej-kaukaziane dhe ruso-aziatike si dhe te Arab Bureau (Zyres Arabe) të dikasterit të Ministrise së Jashtme gjermane të Joahim Ribbentropit.
Kryemyftiu palestinez u takue me Hitlerin në Berlin me 28 nandor 1941 me të cilin vendosi nji aleance të ngushtë ideologjiko-politiko-ushtarake. Kryemyftiu u vendos në zyret qendrore të SS-ve në Berlin prej ku organizoi dhe ndoqi personalisht aktivitetin e reparteve SS muslimane në Bosnje, në Kosove si dhe ne republikat aziatike muslimane sovjetike. Per kete ai bani disa udhetime ne Bosnje e Kosove. Po ashtu ai organizoi bashkepunimin e arabve me trupat naziste gjermane te gjeneralit Rommel në Afriken Veriore. Ai bashkepunoi edhe per zhdukjen e çifutve në Europen Lindore, si zbatim i ideologjise së perbashket e nazizmit me ektremizmin islamik arab.
Simbas shkresave zyrtare të Ministrise Jashtme gjermane rezulton, se ai ka fshirë nga listat e vizave, që do tu jepshin çifutve per te ikur në Palestinë me 13 maj 1943 : ( 4000 femijeve dhe 500 të rriturve nga Bullgaria); me 28 korrik 1943 (te 1800 femijve dhe 200 të rriturve nga Rumania) si dhe (900 femijve dhe 100 të rriturve nga Hungaria), të cilet perfunduen në kampet e çfarrosjes.
Shikò në Youtube « 1941 KryeMufti takohet me Hitlerin »: https://www.youtube.com/watch?v=7E54Vd0h9BQ
Shikò « PHOTOS AND DOCUMENTS » : me foto te takimeve te Kryemyftiut me Hitlerin, me Geringun, me Himmlerin, Rippentropin etj, si dhe inspektimi nga ana e tij e reparteve SS gjermane dhe SS bosnjake.
Po ashtu jepen fotografi të Myftiut mbas luftes dytë botnore si nji nder organizuesit me aktiv dhe një nder drejtuesit kryesor të « Konferences Vendeve Islamike ».
Lexo « ADOLF HITLER E IL MUFTI’ DI GERUSALEMME » italisht : https://www.ilvangelo-israele.it/approfondimenti/Hitler-Mufti.html .
Krijimi i divizionit SS bosnjak “Hanxhari” – (Ne foto stema e divizionit SS Hanxhari) Materjal i permbledh nga linku gjermanisht:
13. Waffen-Gebirgs-Division der SS „Handschar“ (kroatische Nr. 1) – Wikipedia
|
Që nga viti 1943 Krye Myftiu i Jeruzalemit, si funksionar i zyreve SS ne Berlin asht marre me rekrutimin dhe organizimin e njisive luftarake islamike bosnjake të Armes SS ëe Wehrmachtit. Divizioni nr.13 i armes malore bosnjake SS “Hanxhari” u krijue me 1 mars 1943 si divizion vullnetarsh musliman bosnjak. Disa myfti dhe imam bosnjak nxiten rekrutimin në këtë divizion dhe çdo repart pati nga nji myfti si keshilltar, ndersa në drejtim të ketyne reparteve ishin oficeret gjerman. Ne prill 1943 u bene rreth 12.000 ushtar, që ma vone numri i tyne u arrit ne 21.065 veta.
Në veren e vitit 1943 rekrutet u derguen per stervitje ne Gjermani. Që nga shkurti 1944 Divizioni “Hanxhari” veproi me egersi në Ballkan. Në pranveren dhe veren e vitit 1944 anetart e ketij divizioni bane vrasje dhe krime lufte ndaj popullsise te atyshme. Numri i sakt i viktimave nuk njihet, por çmohet se ka qene shume mijra të vdekur. Mbas fitoreve të aleatve rreth muejit tetor 1944 shumë anetar të repartit dezertuen, 2000 iu dorezuen partizanve dhe keshtu reparti u shkri. Nji pjesë e tyne, që ndoqi repartet gjermane, u zu rob në Austri nga anglezt.
E përgatiti: Paul Tedeschini, Itali
Nuk duhej të dorëhiqeshe nga SHH “Salih Çekaj”, për shkak se Saim Tahiraj u largua nga feja islame, zotëri Xhemajl Haxhiu
Në të vërtetë kjo ngjarje nuk ka pasur si ta prekte shoqatën fare, pasi largimi nga feja islame e ka para historinë e vet që nga paslufta dhe ndërlidhet jo me të drejtën për praktikimin e një feje të caktuar )asaj islame në këtë rast), por me islamizimin e kombit, islamizimin dhe fushatat e hapura antishqiptare për shkatërrimin e kombit shqiptar. Këtu duhet kërkuar pakënaqësinë e arsyeshme të Saim Tahirajt dhe të mbarë atyre që me ndërgjegje ndihen se janë vetëm shqiptarë dhe që nuk lejojnë e nuk duan të pajtohen me asimilimin dhe pushtimin e brendshëm islamik.
Kjo është e vërteta, që nuk e preokupon dhe shqetëson vetëm Saim Tahirajn, por mbarë Dardaninë tonë dhe hapësirat jetësore të popullit Shqiptar në Gadishullin Ilirik.
Prandaj, i nderuari z. Xhemajl Haxhiu e bëri një gabim të madh publik me dorëheqjen pasi veprimi i z. Saim Tahirajt nuk ka asgjë që mund ta ndërlidhësh me punën dhe angazhimet e tij të sinqerta në Shoqatën Humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër.
Veprimet e tij sikurse të Xhemajl Haxhiut deri tash kanë qenë veprime e angazhime kryekëkut humanitare dhe kombëtare, angazhime për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë.
Nga ky këndvështrim, dorëheqja e s. Haxhiut mund të keqkuptohet nga masa që vlerëson në mënyrë të drejtë e njerëzore, pasi asnjë shqiptar nuk ka të drejtë e nuk duhet të pajtohet me islamizimin antishqiptar. Sigurisht askush, pra as Saim Tahiraj, nuk ia cënon e kritikon të drejtën e Xhemajl Haxhiut për të qenë mysliman praktikant, por fjala, qysh u theksua, është për sulme të jashtme dhe të brendshme ndaj natyrës së kombit shqiptar, kulturës, historisë, dokeve e zakoneve të tij.
Për Fe a Parti nuk duhet të prishet askush me askend, kjo është punë që ka qenë gjithmonë e ditur.
Më poshtë janë deklarimet e plota të z. Xhemajl Haxhiut, nënkryetar i kësaj shoqate dhe të Saim Tahirajt, kryetar i Shoqatës Humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër.

Saim Tahiraj
Sokol Halili: Serbia ka pasur gjithmonë aleancë me xhamitë, të cilat si ka penguar kurrë! (Video)

____
Shih videon se si përgjigjet poeti Sokol Halili për islamizimin e kombit dhe si e vlerëson vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë:
Pit-pitakat e pilifuncat e PDK-së
Sinan Kastrati, Suedi
Si dukët, pdk-ucave iu ka hy pilifunci!
PDK-ja me hajgare e kalojnë edhe dimrin e burgun
Më 1 nëntor 1981, në qytetin e Dobojit, si ushtar për herë të parë më ka marrë në pyetje ish ish kapieteni i klasit të parë, Muharem Efendic.
Ishte një inskenim që gjoja dikush ma ka vjedhur shulin e pushkës. Kjo shihej ashiqare, shihej prej qiellit se shërbimi famkeq i sigurimit shtetëror punonte më shumë natën e në terr kundër ushtarëve shqiptarë për burgosjen e tyre.
Ishte ditë e diel, 1 nënor 1981, mëngjes. Komandiri i odelenjës, një serb nga Beogradi më lajmëroi se dikush natën ta ka vjedhur shulin e pushkës. Nga Tuzlla ka ardhur oficeri për punë politike, Muharem Efendic që për garnizonin dhe ushtarët shqiptar që shërbenin në Doboj ishte i njohur si parja e kuqe.
Më 1 nëntor 1981, martohej Behxhet Krasniqi, vëllai i Ahmet Krasniqit, që aso kohe shërbente si kapiten i klasit të parë në kazermën ”Maršal Tito” në Zagreb.
Po në muajin nëntor 1981, PPSH-ja mbante një kongres, Kongresin e VIII-së?
Ahmet Krasniqi kishte shkua me gruan në Zhilivodë, në dasmën e vëllait por, ai më shumë rrinte duke e shikua TVSH-në në një odë të fqinjëve me disa të afërm të besuar që mos të bije në sy, përcillte punën e Kongresit dhe fjalimin e E. Hoxhës. Shpresonte se Shqipëria, pas demonstratave të Marsit dhe Prillit 1981 në Kosovë, do ta ndryshonte politikën e saj të jashtme.
Për këto kam shkruajtur disa herë kur kam folur për demonstratat e vitit 1981, për jetën në burg dhe në ushtri. Po i përmendi edhe njëherë dy hyzmeqarë të pushtetit dhe bashkëpuntor të SHSSH të cilët dualën kundër meje: Sadik Blakaj dhe Fadil Alija, njëri në burgun e Ferizajit (Sadiku) dhe tjetri, në ushtri (në Daboj dhe në Sarajevë, Fadili).
Mëngjesi në Malmö. Deri në kohë të drekës, në Malmö të Suedisë, ishte kohë e mirë e me diell. Fryente një erë e lehtë nga jugu. Toka ishte mbulua nga fletët e pemëve kishin rënë. Deti flente krejt i qetë. Vende, vende afër barkave të peshkararëve ishin mledhur shotat e lypnin ushqim në barin e tubuar, kashtën e gjësende të tjera. Peshqit që dilnin e luanin paradreke, në pranverë e verë, ishin largua, larg në thellësitë e detit.
Mbrëmë kishte rënë borë në pjesën e mesme të Suedisë, 20-30 cm ndërsa në Malmö ishte pranverë.
Në Kuvendin e Kosovës, deputetët e kanë gjithnjë Bajram e Shën Gjergj.
Në një festë bajrami, shkuam te një fqinj, për festë dhe kur bëmë bajram ”Me fat bajrami”, me të gjithë me radhë, kur bënim bajram me vajzën e tyre, ndërhyeri nëna e saj duke na thënë se kjo tash e ka gjithnjë ”bajram”. Ajo u skuq e nuk foli. E kshte njohur një djalë dhe donte të fejohej me një djalë që e kishte emrin ”Bajram” por, pa dëshirën e prindërve.
U zgjata pakëz sikurse shahirat kur vinin në dasma, derisa i qitnin në dyzen sharkinë e çiftelinë, ni zgjatnin veshët.
Këto ditë, javën e kaluar e deri sot ndodhën shumë të (pa)pritura në Kosovë. Specialja iu ka hy si bukla minjëve. I ftuari i radhës nga Specialja është Gjergj Dedaj. Gjergji ka një rrugë të gjatë deri në Hagë por do të udhtoj me avion, jo në këmbë si dikur në Qirez të Drenicës.
Në Kosovë po kontrollohen ish këshilltarët e Hashim Thaçit, Artan Behramit, Bashkim Smakaj Blerim Shalës dhe sot, më 1 nëntor 2023, Ismail Sylës.
Është normale se kishte edhe reagime (mospajtime) me këto kontrollime, bastisje që po i bënë specialja.
Kishte reagua Vlora Çitaku dhe KMDLNj-ja. Priten edhe reagime t’e tjera, shpreojmë te Ganja (Ganimete Musliu) dhe Linda Morina (me një këngë vajtimi).
Do t`ju hyja në hak e do të bëja gjynah po mos ti përmendja edhe Dautin e Ramushi, Fatmirin, Ramizin e Samiun (Lushtakun) dhe Sokol Bashotën që jo vetëm robt por edhe Zoti e ka harrua Sokolin, jo Samiun.
Me të vërtetë nuk e di a ishte “bodigard” Ramushi por Ramizi, tha se unë nuk i kam kashagitë pelat (e Austrisë, shën. Imi) por Sami Lushtaku i ka kashagit por Milaimi nuk ka guxue me ia përmend emrin.
Eh Ramizi, gjynah që nuk është rritur në Shkodër e do të luante me aktorët e humorit shkodranë, Tanon e Gëzim Krujën.
Vertetë, edhe pse nuk din me këndua (Ramushi këndon), Ramizi ka një zë karakteristik e shumë të vecantë saqë edhe gazetarët kur e intervistojnë, nuk mund ta ruajnë seriozitetin duke qeshur, Ai vetë tregon se si komentues-it kur kishte dalur me qenin në foto e pyesin cili është qeni e cili je ti. Ky si njeri serioz, mundohet me i bind se qeni eshtë ky …
Edhe unë harrova se jam duke shkruar për gazetë e nuk jam tuj lujt me Ramizin pit-pitak (peta)
A është specialja fashiste?
Pas bastisjes i vetmi i cili ka folur për medie, Artan Behrami ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisë 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim mbjelljen e frikës, ndërkohë që sipas tij në procesin gjyqësor, Prokuroria nuk po mund të argumentojë asnjë nga akuzat.
“Nuk frikësohen nga trokitjet e kësaj prokurorie në dyert e shtëpive”. “Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës!”.
Artan, Dhomat e Specializuara në Hagë nuk e kanë ndërmend t’i bastisë 1.8 milionë banorë të Kosovës dhe nuk është e vërtetë që 1.8 milionë banorë të Kosovës e kundërshtojnë këtë Gjykatë.
Artan, nuk është gjithashtu e vërtetë që1.8 milionë banorë të Kosovës të përkrahin ty dhe ata që janë në Hagë e akuzohën për krime lufte.
Ndërsa KMDLNj-së ose më mirë me thënë Këshilli për Mbrojtjen e Politikanëve e fillon reagimin duke e quajtur Gjykatën Speciale si ”Gjykata Raciste Speciale e ka përvetësur përsosmërisht mënyrën si ishte sjell UDB-ja jugosllave dhe serbe ndaj shqiptarëve; marrja në biseda informative, bastisja dhe arrestime. Deri më tani nuk ka as të vrarë e as të plagosur nga kjo Gjykatë, e ardhmja nuk dihet. UDB-ja jugosllave dhe serbe kishte informatorë – spiuj në radhët e shqiptarëve, të tillë i ka edhe GJRS-ja.
KMDLNj vlerëson se në mungesë të interesimit institucional, Gjykata Raciste Speciale në mënyrë flagrante po e shkelë dhe keqpërdor nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e që bie nën përgjegjësi të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbur në kohën kur “Avokati i Popullit i GJRS-së” në Hagë, i emëruar nga po kjy Gjykatë tredhë miza duke marrë një pagë marramendëse”.
E isha mendua të flas vetëm për Gjegj Dedajn, njeriun më të pavendosur. Hoqa dorë se menodva se nuk ia vlen sa me prashit në ujë e rreh ujë në havan. Njeri që i ndërron fytyrat brenda ditës e natës.
”Për dilengjinjtë, burracakët, llokmagjinjtë, zhvatësit…, populli e ka një fjalë të artë: “ Mos e pvet, të tregon vet!” Vet foli dhe vet tregoi edhe Gjergj Dedaj, pas heshtjes 13 vjecare, të qëndrimit nën qetullat e Hashim Thacit, ku me shumë lezet hëngri bukën e ngjyer në qelbin e plagëve të trupit të vet.” (Skënder Zogaj).
Hiç më të mirë se Gjergji nuk janë ish këshilltarët e Hashimit dhe vetë Hashimi e Rexhepi
Referencat:
“Shurdhmemecit Gjergj Dedaj i erdhi goja
https://agim.albanianforum.net/t18748-skender-zogajshurdhmemecit-gjergj-dedaj-i-erdhi-goja
”Mali i Zi liron dy të dyshuar për krime lufte, që kërkoheshin nga Kosova”, 01/11/2023
”Krijohet qeveria, protesta në Malin e Zi: Kryeparlamentari i ri, kundër Kosovës”, 31/10/2023
”Zgjidhet qeveria e re me mbështetje të partive pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi”, 31 Tetor, 2023
”Deputeti filmon: 1…2…3…4…5…6…7 bodigardë te dera kryesore! Shikoni si ruhet Lindita Nikolla!”, 01/11/2023
“FOTO/ 30 gardistë sup më sup bllokojnë deputetët e PD në Kuvend, protesta vazhdon”, 13:03, 01/11/2023
“Grupi i PS-së i drejtohet Dumanit: Na mbro se po na rrahin këta të PD-së“, 01/11/2023
“Kongresi i 8-të i BRPSH: Kënga E Kaqanikut – 8th Congress Of The BRPSH: Song Of Kaqanik”
https://www.youtube.com/watch?v=Dq6HtplbQm8
“KMDLNj: Dje u bastis Artan Behrami, sot Ismail Syla, cili është i radhës?!”, 01 nëntor 2023, 12:45
Reagim i KMDLNj-së
https://www.epokaere.com/kmdlnj-dje-u-bastis-artan-behrami-sot-ismail-syla-cili-eshte-i-radhes/
“Gjergj Dedaj udhëton në Hagë, thotë se Specialja e ka ftuar kundër vullnetit të tij si dëshmitar”, Gazeta Express 30/10/2023
“Gjergj Dedaj ftohet si dëshmitar nga Specialja në Hagë” Altin Krasniqi 30 Tetor, 2023
https://www.dukagjini.com/gjergj-dedaj-ftohet-si-deshmitar-nga-specialja-ne-hage/
“Ndalimi i parlamentarëve në Qirez, mbrojtja e nxjerr si dëshmi videon e Gjergj Dedajt”, Gazeta Express 04/04/2023
“Dedaj: Thaçi më torturoi”
https://telegrafi.com/dedaj-thaci-me-torturoi/
“Gjergj Dedaj: Me Thaçin kam raporte vëllazërore“, 16/05/2023
https://lajmi.net/gjergj-dedaj-me-thacin-kam-raporte-vellazerore/
“Gjergj Dedaj i harron torturat, i buzëqeshë Hashim Thaçit“, Sinjali.com 16 Gusht 2019
https://sinjali.com/gjergj-dedaj-harron-torturat-i-buzeqeshe-hashim-thacit/
“Gani Geci shpërndan një video të Gjergj Dedajt, i cili tregon si e arrestoi Hashim Thaçi, a do të dëshmojë para Speciales?”, November 13, 2020
“Behrami pas bastisjes: Specialja është fashiste, dënon vetëm shqiptarët”, 30 Tetor 2023
“Behramaj reagon ashpër ndaj Speciales pas bastisjeve në Prishtinë, kërkon reagimin e ndërkombëtarëve“
“Bastiset shtëpia e Ismail Sylës, ish-këshilltarit të Thaçit“
https://www.epokaere.com/bastiset-shtepia-e-ismail-syles-ish-keshilltarit-te-thacit/
“Mëngjesin e sotëm nga Dhomat e Specializuara ka filluar bastisja në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi”
Dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit dhe në shtëpinë e prindërve të tij. Edhe Behrami ka qenë ish-këshilltar i Thaçit.
Para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala.
E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj ” Epoka, 1 nëntor 2023
“Çitaku kritikon Specialen pas bastisjeve: “Gjueti shtrigash” ndaj kujtdo që ka lidhje me UÇK-në”
“Lladrovci: Nuk i kam kashagitë unë kuajt, por Sami Lushtaku!”
https://telegrafi.com/lladrovci-nuk-kam-kashagite-une-kuajt-por-sami-lushtaku/
“Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku ka kashagit kuaj jo une”
https://www.youtube.com/watch?v=c699zn4NwDc
“‘Dilsha n’fotografi, ma shkrujshin cili o’ qeni’ – Ramiz Lladrovci ia kthen përgjigjen epike”
https://www.youtube.com/watch?v=iP0wTz0Pz50
”Ramiz Lladrovci tregon çfarë loje është “pilifunci”
https://www.youtube.com/watch?v=a3eJpDNQc_k
”JAKUP KRASNIQI: THAÇI E VESELI KANË PASUR ARMIQËSI ME ADEM JASHARIN”
“Krasniqi: Hashimi, Kadriu dhe Rexhep Selimi s’e kanë pajisur me armë Fehmi Lladrovcin (Video)”
”Krasniqi: Thaçi me grupin e tij, e kanë penguar Fehmi Lladrovcin të hyjë në Kosovë (Video)”
”Rexhep Selimi: Komunikatën numër 59 e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi”
https://telegrafi.com/rexhep-selimi-komunikaten-numer-59-e-ka-hartuar-dhe-leshuar-hashim-thaci/
Kur mendova se e përfundova edhe këtë shkrim, pash se “Epoka e Re – Gazeta më e guximshme shqipëtare!” shkruante: “PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalin përndjekjen politike
PDK: Dhomat e Specializuara të Kosovës të ndalin përndjekjen politike
Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e madh ndaj fushatës së bastisjeve që po zhvillojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-zyrtarëve të shtetit dhe anëtarëve tanë.
Për PDK-në, këto bastisje janë tërësisht të panevojshme, tendencioze dhe shkojnë në nivelin e përndjekjes politike… ”
Në mes të profesorëve Enver Hysa dhe Bardhyl Demiraj, 25 maj 2023, Malmö
*) Kongresi i VIII-të i Partisë së Punës të Shqipërisë u mbajt në Tiranë nga data 1 deri më 7 nëntor 1981. Ky kongres u zhvillua në një kohë kur Shqipëria po përjetonte një periudhë të vështirë ekonomike dhe politike. Në kongres u diskutuan dhe u miratuan disa dokumente kryesore, siç janë vendimi për thirrjen e Kongresit të 8-të të zakonshëm të PPSH-së, vendimi për disa probleme të marrëdhënieve të shpërndarjes sipas punës, të planifikimit dhe të forcimit të kontrollit të zbatimit të planit ekonomiko-financiar, etj (Wikipedia)
Malmö, 1 nëntor 2023
Instituti Albanologjik i Prishtinës boton veprën studimore “Shqyrtime gjuhësore”, të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi
Instituti Albanologjik i Prishtinës botoi veprën “Shqyrtime gjuhësore” të autorit prof. ass. dr. Sejdi Gashi. Ky botim përmban përmbledhje punimesh gjuhësore të përzgjedhura, që janë shkruar brenda viteve 2012-2023, një pjesë e të cilave janë botuar në periodikun shkencor e në botime tjera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari etj., kurse disa nga to janë punime të prezantuara në konferenca e tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Materialet e këtij vëllimi janë paraqitur të zgjeruara, të plotësuara dhe të rivlerësuara si nga ana përmbajtjesore ashtu edhe nga aspekti teknik. Një pjesë e këtij materiali po botohet për herë të parë.
Ky vëllim studimor është konceptuar sipas katër ndarjeve tematike.
Në pjesën e parë të kësaj përmbledhjeje janë përfshirë trajtesa gjuhësore të karakterit sociolinguistik, por edhe tema të tjera si: kultura e gjuhës në medie, probleme të përdorimit të drejtë të terminologjisë në medie, gjuha përballë procesit të globalizimit e të tjera kundrime, që për kryefjalë kanë gjuhën shqipe dhe përdorimin e saj sa më cilësor.
Në pjesën e dytë të librit zënë vend punimet që karakterizohen për natyrën historike të trajtimit të çështjeve gjuhësore nga njëra anë, si dhe personalitetet e caktuara që kanë kontribuar dhe bashkërrugëtuar jetësisht me gjuhën shqipe, nga ana tjetër. Të tilla tema janë: Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës (1916-1918) dhe shqipja e sotme standarde; Kongresi Arsimor i Lushnjës dhe rëndësia e tij për gjuhën dhe arsimin shqip; Reka e Epërme përballë fenomenit të asimilimit gjuhësor e kombëtar; Thimi Mitko gjuhëtar, leksikolog e leksikograf i veçantë.
Në pjesën e tretë të këtij libri nxjerrin krye temat që kanë të bëjnë me fjalëformimin si një nga nëndisiplinat shkencore të gjuhësisë si dhe venerime të tjera në përdorimin e shqipes standarde në gjithë zinxhirin tonë arsimor.
Strukturalisht, pjesa e katërt e këtij libri përbëhet nga tri vlerësime (recensione) për vepra të botuara gjatë viteve të fundit.
Vepra e botuar ka 244 faqe. Ky është libri i pestë shkencor i prof. ass. dr. Sejdi Gashit.
Kujdes nga gjuha e lënë nga UDB-a e dikurshme dhe ajo e islamit global, se pavetëdijshëm mund të përfundojmë “në një popull tjetër!”







