
Largimi nga feja islame, do të jetë çlirimi i dytë nga Turqia !

Përshtypjet nga Konferenca në Preshevë , që u shndërrua në epiqendrën e studiusve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike
Pamje nga Konferenca shkencore
Nga: Dr. Veton Zejnullahi
Edhe në këtë tetor, Presheva u shndërrua në epiqendrën e studiusve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, krejt kjo fal një organizimi të mrekullueshëm nga Shoqata për Trashëgimi Kulturore e Preshevës, udhëheqjes së saj dhe sidomos Kryetari z.Xhemaledin Salihu, organizim ky i cili tani më është shndërruar jo vetëm në tradicional por edhe të domosdoshëm me pjesëmarrjen e dhjetëra e dhjetëra studiusve shqiptarë, dhe të cilit duhet ta marrin shembull edhe institute të cilët kanë edhe kushte edhe mundësi shumë më të mëdha se SHTTK.
Dhjetëra kumtesa duke ju përgjigjur temës bosht që kishte të bënte me personalitetet shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe viset tjera shqiptare, shtjelluan aktivitetin e intelektualëve madhor si Idriz Ajeti, Ernest Koliqi, Nijazi Azizi, Zef Mirdita, Shukri Rrahimi, Anton Çetta e shumë të tjerë. E veçanta e kësaj Konference ishte pjesëmarrja e studiuses rumune Kamelia Nita e cila na solli punimin per Princezën shqiptare Elena Gjika si dhe profesori nga Sanxhaku Dr. Hivzo Golosh i shtuan edhe më shumë vlerën konferencës duke i dhënë edhe karakter ndërkombëtar.
Ekspozita me fotografitë nga aktiviteti ndër vite i SHTTK-së, promovimi i librit nga konferenca e kaluar, vizita e vendeve të trashëgimisë kulturore si “ Guri i shpuar”, dhe bifurkacioni në fshatin Çukarkë ishin aktivitete tjera në këtë konferencë

Vizitë Ujëndarëses në Çukarkë
Gjatë konferencës u organizua edhe një orë letrare ku recituan poezitë e tyre pjesëmarrësit e konferencës dhe një mbrëmje muzikore e jashtëzakonshme nga këngëtari preshevar Agim Kadriu i cili krijoi një atmosferë shumë të bukur
Konferencat e organizuara nga SHTTK dhe prof. Xhemaledin Salihu kanë arritur që të krijojnë një rrjet të fuqishëm të studiuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Ulqini, Sanxhaku duke marrë kështu një karakter mbarëkombëtar.
Urojmë që kjo traditë të vazhdojë edhe më tutje edhe pse mungon mbështetja nga organet e pushtetit lokal dhe krejt ky organizim për të dytin vit rradhazi u realizua fal mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës.
Njerëzit nuk kanë nevojë të domosdoshme për fenë
Nga Aurel Dasareti
Pse njerëzit kanë nevojë për fenë? Për shkak se ne jemi të pafuqishëm, injorantë (me njohje shumë të kufizuara) dhe duhet të kompensojmë që nuk kemi arritur asgjë, – janë disa nga përgjigjet. Përgjatë gjithë kohës dhe vendit njerëzit kanë adhuruar, lutur dhe sakrifikuar perëndive ose qenieve mitologjike.
***
Në kulturën e gjahtarëve/mbledhësve, feja është shprehur në formën e bimëve, kafshëve dhe gurëve me shpirt.
Në qoshet më të largëta të botës, njerëzit kanë bërë kontakt me shpirtrat përmes praktikave fetare (shamanizmit) dhe metodave të tjera shpirtërore.
Por pse njerëzit kanë nevojë për fenë?
Para besimit të krishterë, vikingët besonin në perëndi në Valhalla. Romakët besonin në Mars, Venus e kështu me radhë. Dhe pastaj është Budizmi, Hinduizmi, Islami dhe fetë e tjera. Dhe egjiptianët besuan në perëndinë e diellit Ra.
Feja dhe besimi janë gjëra të ndryshme
Së pari duhet të shqyrtojmë se çfarë është në të vërtetë feja.
Një keqkuptim i përhapur është, për shembull, se feja dhe besimi janë një dhe e njëjta gjë.
Feja është më shumë se besimi.
Besimi është vetëm një pjesë e mendimeve dhe veprimeve të cilat së bashku me vlerat, ritualet dhe objektet përbëjnë fenë.
Të besosh në “Gjyshin Dimër” dhe t’i shkruash letra atij nuk është fe, sepse nuk nënkupton një ide të një kuptimi më të madh.
Feja është një sistem mendimesh dhe praktikash të karakterizuara nga:
- Që ka të bëjë me diçka të mbinatyrshme.
- Të ketë një rrënjë të caktuar te njerëzit.
- Të ketë rëndësi për jetën, veprimet dhe kuptimin e botës së atyre që janë të përfshirë.
Nuk u gjet asnjë përfundim
Shkenca nuk ka një përgjigje të qartë se pse njerëzit kanë nevojë për fenë, por ka shumë teori emocionuese.
Një problem është se teoritë shpesh lidhen me kohën dhe vendin.
Në fillim të shekullit të 20-të, shumë studiues besonin se feja bazohej në besimin se ëndrrat ishin përvoja reale dhe se njeriu duhet të kishte një shpirt që jetonte pasi të kishte vdekur.
Kjo është ajo që studiuesit besuan në të njëjtën kohë që psikanaliza dhe interpretimi i ëndrrave të Sigmund Frojdit bënë një përparim.
Që nga vitet 1980, sociologët amerikanë të fesë kanë zhvilluar një teori që feja bazohet në një lloj kompensimi për gjithçka që njeriu nuk ka arritur në jetë.
Studiuesit theksojnë se shumë fe, jo më pak krishterimi, premtojnë një jetë pas vdekjes.
Një teori tjetër bazohet në nevojën për të kuptuar se si bota është e lidhur në një sistem – si ne vetë ashtu edhe fenomene të tilla si ëndrrat, vdekja dhe shpirti.
Feja i përshtatet modeleve të trurit tonë
Ne kemi shkencën për gjëra të tilla.
Por kjo nuk duket të jetë e mjaftueshme për ne njerëzit – veçanërisht sepse faktet shkencore nuk kanë domosdoshmërisht kuptim.
Studiuesit e kanë treguar këtë duke parë më nga afër se si funksionojnë truri dhe modelet e mendimit.
Shkencëtarët e trurit besojnë se feja u ngrit dhe mbijeton sepse përshtatet me mënyrën se si funksionon truri ynë.
Feja përdoret për të kontrolluar të pakontrollueshmen
Ne njerëzit duket se kemi një nevojë të rrënjosur thellë për të personifikuar gjërat që nuk i kuptojmë dhe nuk mund t’i kontrollojmë, siç janë sëmundjet dhe forcat natyrore.
Për shembull, duke shpikur perënditë e diellit, por edhe në kontekste jo fetare, kur emërtojmë uragane.
Përsëri, ka të bëjë me përpjekjen për të ndikuar dhe shpjeguar gjërat duke i vendosur ato në një sistem dhe duke u dhënë atyre kuptim.
Pra, feja është rezultat i injorancës dhe pafuqisë.
E mbinatyrshmja bëhet virale
Por feja është ende e gjallë dhe e kultivuar – edhe nëse është e dobësuar në shoqëritë moderne, laike.
Një nga arsyet mund të jetë se feja përhapet më lehtë se idetë e tjera – se feja bëhet virale.
Njerëzit kanë një sërë idesh intuitive se si është e lidhur bota.
Ne intuitivisht imagjinojmë se gjërat bien në tokë kur ne i lëshojmë ato, që kafshët lëvizin në bazë të dëshirave dhe epsheve dhe se njerëzit kanë ide për atë që mendojnë njerëzit e tjerë.
Por idetë fetare thyejnë disa nga idetë tona intuitave:
Gurë që mund të fluturojnë, pemë që dëgjojnë atë që themi ne, njerëz që janë të vdekur por ende të pranishëm, ose njerëz që e dinë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Të gjitha këto janë nocione (koncepte) fetare.
Hulumtimi sugjeron se nocione të tilla janë më të lehta për t’u mbajtur mend dhe se ne jemi më të prirur t’i përcjellim ato. Njerëzit nuk kanë nevojë të qenësishme për një fe, por ne e shohim veten dhe veprimet tona në kontekste më të gjera. Pse disa njerëz përdorin shpjegime të qarta fetare dhe pse të tjerët jo, duhet ta kuptojmë nga konsiderata konkrete.
Ne mund të jetojmë pa fe, sepse kuptimi, kohezioni, morali, vlerat dhe normat nuk janë në vetvete fetare.
***
Gjithmonë kam respektuar fenë e të tjerëve. Siç them unë, ka vetëm një Zot dhe shumë njerëz të hutuar!
- Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
“Mes Kryqit dhe Atdheut”, të autori Klajd Kapinova përjetësohen figurat e shquara të fesë katolike dhe kulturës shqiptare
Nga: Fran Luli, Shkodër
(Parathënie)
Libri, që po u paraqitet lexuesve ka vlerën e vet të madhe për të njohur edhe më mirë disa figura të shquara të fesë dhe të kulturës shqiptare, veç atyre shkrimeve, që janë bërë nga autorë të ndryshëm për disa nga këto figura, ndonëse këto të fundit kanë pasur trajtim të pjesshëm, sipas qëllimit të këndvështrimit të kësaj apo atij shkruesi.
Autori i, librit të pranishëm “Mes Kryqit dhe Atdheut”, Klajd Kapinova, i ka vënë vetës detyra të tjera, më një hapësirë paraqitjeje më të gjërë të këtyre figurave, duke përjashtuar këtu dom Ndre Zadejën, për të cilin ka një monografi dy pjesësh, kryesisht me shkrime të vetë Zadejës, pa shumë analiza e komente.
Për këtë a atë shkrues, për këtë a ato shkrime, diçka esenciale, duhet veçuar, se sa herë të bëhen objekt studimi dhe trajtimit klerikët tanë dhe historia e gjatë e kishës shqiptare, të gjitha penat, të djeshme dhe të sotme, kanë pasur kurdoherë çfarë të shkruajnë.
Asnjëherë studiuesit nuk duhet të kenë mbetur të kënaqur plotësisht me artikuj dhe monografitë e tyre. Dhe kjo është e kuptueshme dhe e pranueshme, sepse të merresh me jetën dhe veprën e klerikëve tanë dhe të vetë kishës, do të thotë të besh historinë e gjatë të vetë popullit dhe të vendit të shqiptarve, të përshkruash vetë kulturën e këtij populli, si drejpërdrejtë ashtu dhe tërthorazi.
Për këtë të fundit, flet sidomos vetë literature jonë e vjetër, rreth së cilës, prof. Eqrem Çabej (1908-1980) ynë i ditur, njohës i mirë i gjuhës dhe kulturës shqiptare, ndër të tjera shkruante: “Si shumica e literaturave t’Europës, edhe literatura shqiptare fillimet e saj i ka me përmbajtje fetare”.1
E, vetëkuptohet që kur themi literaturë, bëhet fjalë për kulturë. Rikujtojmë në këtë mes, që vetë dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është pikërisht “Formula e Pagëzimit” (më 8 nentor 1462) e imzot Pal Engjëllit.
Po kështu, vepra e parë e shkruar dhe e botuar në gjuhën shqipe, është përsëri me karakter fetar, “Meshari” i dom Gjon Buzukut (në vitin 1555), bile shkruar edhe me motivin patriotik, “prej dashurisë së Atdheut tonë” (Buzuku: “në së dashunit së botësë sonë”), ku fjalën “botë”, ky dhe ndonjë tjetër, e përdor me kuptimin “Atdhe” (Patria).
Trajtimi dhe, veçanërisht, mbrotja e jetës dhe e veprimtarisë së klerit shqiptar është mjat e vështirë dhe serioze, si nga ana e historisë së gjatë të tyre, ashtu dhe nga kalvari i pafund në të cilën kaluan klerikët tanë.
Këtu nuk është fjala vetëm për ato 40 vitet e mohimit të fesë dhe e mbylljes së institucioneve të saj prej regjimit ateist, vite, që domosdo, përbajnë atë natën e gjatë të errësirës, pus të zezë, por edhe për periudhat e tjera të historisë kishtare shqiptare, ku duhen veçuar sidomos atë kohën e gjatë të mesjetës, ku veproi fuqishëm lufta kundër ikonave, ikonoklastia, lufta e ashpër e skizmatikëve kundër kishës katolike, skizmë, që çoi deri edhe në rrënimin e mjaft kishave dhe manastireve, sidomos në Veri të vendit.
Aty shtohet ai vrull i fuqishëm i sundimit turk 5 shekullor, i cili veproi në Shqipëri në shumë plane: politike, ekonomike, ushtarake, por, mjerisht, edhe në psikologjinë dhe në ndërgjegjën fetare të popullit shqiptar.
Këtu nuk mund të harrohet kurrësesi vdekja e parakohshme e Pjetër Bogdanit, i cili u mbyt ose më mirë të themi e mbytën në lumin Drin, dhe s’ishte një vdekje aksidentale.
Nuk duhet harruar vdekja dhe përndjekja e vazhdueshme e imzot Pjetër Bogdanit në shërbimin e tij fetar nga politika e ngushtë serbe dhe turke, i cili pati dhe raste të mbyllej edhe me vite të tëra nëpër shpella. Edhe sot kemi toponimin “Shpella e Bigdanit” në Rrjoll të Mbishkodrës e cila flet gjithçka. Dhe pasoja e rënda të pashlyeshme, dihen mirëfilli, ku më se 2/3 e popullsisë e islamizuan.
Vetëkuptohet, pastaj se ç’hoqi e, më shumë, ç’do të ketë hequr kleri katolik dhe ai ortodoks gjatë këtyre qindravjeçarëve, ku edhe objektet e shumta të kultit po atë fat të zi patën, me shndërrimin e kishave në xhami dhe mjat të tjera të rrënuara përtokë, krejtësisht të shuara.
Por, falë qëndresës së një pjese të popullit dhe të meshtarëve të tij, mjaft kisha ortodokse në Jug të vendit vazhduan jetën e tyre, duke na ruajtur, veç të tjerave, edhe mjaft objekte të rëndësishme të artit tonë të mrekullueshëm kishtar, të cilat sot ngrejnë kryet lart dhe qëndrojnë si përmendore të fuqishme përpara historisë, kulturës dhe fesë kristiane të vendit tonë.
Kishat katolike në Veri, vërtet, që pësuan më tepër rrënime, por vetë ky rrënim flet për lashtësinë e tyre, ku shati i arkeologut ka vepruar dhe duhet të veprojë edhe më tepër për të zbuuar, jo vetëm muranat, por dhe objektet e tjera të artit të tyre, mbuluar nga shekujt e gjatë.
Ato objekte kristiane, që u takojnë kohëve të mëvonshme, bile, edhe ato të malëve tona, përsëri duhen gjurmuar si më të reja e si më të lehta në kërkim, ku janë zbuluar dhe duhet të zbulohen mjaft piktura, skuptura me afreske të ndryshme bizantine dhe romake, një pjesë e të cilave ende mbetën ndër disa muze të vendit, ndonëse janë pakësuar dhe demtuar shumë kohët e fundit.
Këtyre mangësive dhe kufizimeve të drejtim të kërkimit arkeologjik, u ndihmojnë, domosdo, të dhënat dhe burimet historike, të cilat për jetën dhe veprimtarinë kishtare janë të bollshme, një pjesë e mirë brenda bibliotekave dhe arkivave të vendit, pjesa tjetër jashtë vendit, veçanërisht në Vatikan, Venedik e Napoli. Natyrisht, që kërkime të tilla janë bërë edhe në të kaluarën, sidomos nga të huajt, si: albanologu patër Fulvio Cordignano (1887-1952), patër Danjel Farlati (Daniele Farlati Society of Jesus 1690-1773) e Koleti, Stefan Gaspri, Eman Armao, etj.
Por, vetëkuptohet, një punë fort më e madhe, e vazhdueshme, sistematike dhe serioze duhet të ndërmerret prej vetë shqiptarëve, meshtarë e shekullarë, për të hartuar një histori sa më të plotë kishtare shqiptare me një jetë dhe veprimtari kaq të gjatë të krishtërimit ndër trojet tona, për të cilin, mjaft popujt na e kanë lakmi. Kjo histori do të plotësonte fort mirë gjithë historinë e përgjithshme të Shqipërisë.
Duke u kthyer më për së afërmi librit të Klajd Kapinovës, do të verejmë se aty ka përpjekje të mira nga autori për të nxjerrë sa më mirë në dritë figurat dhe personalitet fetare, të cilat i kanë marrë në studim autori.
Vepra nis me Malësinë e Madhe, shikuar në një plan të gjërë: si një trevë e madhe, që ka kontribuar fuqishëm në drejtim të luftës dhe përpjekjeve të vazhdueshme për liri dhe pavarësi nga sundimi i gjatë turk, udhëhequr e frymëzuar prej trimit fatos të Hotit, Dedë Gjo’ Lulit. Këtu vihet mirë në dukje lidhjet e shumta dhe të ngushta të Dedës me klerikët shqiptarë të kohës, të cilët ndihmuan dhe frymëzuan me fjalë e me kryq luftarët e lirisë.
Mos të harrohet se këto lidhje shihen edhe në fund të jetës e të veprimtarisë së Dedës dhe të klerikëve, duke pohuar vetë mons. Zef Simon ipeshkëv në këtë mënyrë “apo si vepruen ma vonë komunistat, tuj nxjerrë prej varrit eshtnat e Mons. Jak Serreqit, Mons. Lazër Mjedës, Mons. Gaspër Thaçit, Mons. Ernest Cozzit, Mons. Benardin Shllakut e At Gjegj Fishtës e së bashku me atë, pa dijtë gja, të Dedë Gjo’ Lulit, eshtnat e të cilit françeskanët i kishin ruejtë në vorret e tyne për t’i ba një monument”.2
Dhe a s’është sot paradoksale dje krejt e habitshme, që e gjitha Shkodra nuk ka asnjë rrugë a rrugicë, asnjë objekt tjetër të madh as të vogël me emrin e këtij Njeriu, kur atje në Tiranë së paku një rrugë është me emrin e Dedë Gjo’ Lulit.
E, pra, françeskanët e djeshëm e paskan pasur ndër mend t’i ngritnin një permendore bile!? Po vetë patër Gjergj Fishta o.f.m., që i thuri mbi 800 vargje në “Lahutën e Malëcisë” këtij Heroi, mos bëri gabim!?
Më tej, Kapinova vë ne dukje kontributin e madh të klerit shkodran në Kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe në Memorandumin e Gërçës, duke ia bërë të ditur edhe diplomacisë evropiane të kohës, mbështetur, domosdo, në mjaft burime historike.
Vend të rëndësishëm në këtë kapitull, autori ynë i ka lënë polemikës me dy historian, që kanë trajtuar Kryengitjen e Malësisë së Madhe dhe ngritjen e Flamurit të parë shqiptar në Majë të Deçiqit, pas pesë shekuj robërie, më 6 prill 1911.
Autori kritikon ashpër mungesën e seriozitetit shkencor të këtyre historianëve, Xhevat Repishtit dhe Gazmend Shpuzës, ndonëse të dy shkodranë dhe njohës të ngjarjeve dhe momenteve të rëndësishëm historike në trajtimin e problemeve kyçe të luftrave dhe përpjekjeve të shumta të popullit për liri e pavarësi.
Për çudi veçanërisht G. Shpuza, ndryshe ka shkruar për Kryengritjen në vitin 1967 e ndryshe krejt në kohën e fundit. Si ka mundësi, që i njëti autor, për të njëjtën ngjarje, në një hapësirë kohore jo shumë të madhe, të mbaj qëndrim mjaft të lëkundur e bile të kundërt, duke kundërshtuar, kështu, edhe vetën e tij me një kontradiktë të ashpër?
Po tjetri Xh. Repishti, si guxon të verë në pikëpyetje, e bile të mohoj ngritjen e Flamurit të vitit 1911? Si u bie ndesh dhe mohon gjithë atë literaturë të pasur dhe burime të shumta historike të atyre kohërave e të atyrë të mëvonshmeve për dëshminë e vërtetë të Flamurit tonë?
Por, autori i librit “Mes Kryqit e Atdheut”, për Repishtin reagon, veç të tjerave, edhe kështu: “ndonjë “doktor” i shkencave historike vë në dyshim (për të mos thënë se lë të nënkuptosh se a është ngritur ndonjëherë Flamuri Kombëtar me 6 Prill 1911 në Bratile të Deçiqit) se ku dhe si është shkruar ky dhe ai fakt në fjalë!!!?” Dhe menjëherë bën pyetjen, që s’do fare përgjigje për çdo atdhetar dhe shqiptar të ndershëm: “Kështu nderohet simboli i kombit nga vetë shqiptari!?”.
Polemikë bën autori me këta e të tjerë studiues dhe përsa i pëket lidhjes së klerikëve me Dedën e me luftarët e lirisë dhe veçanërisht, me kontributin e madh e të pamohueshëm të këtij kleri në këtë ngjarje të shënuar të historisë sonë kombëtare.
Autori mohon kategorisht dhe e shpreh me ironi të theksuar ato epiketet e turpshme, që iu vunë priftërinjve tanë nga regjimi ateist i 50 vjetëve, si kleri “antikombëtar”, “reaksionar”, njerëz në shërbim të të huajve, në shërbim të Vatikanit, apo të Austro-Hungarisë e sa e sa akuza e proçka të tilla të shemtuara.
Autori për këtë e për të tjera, shkruan: “Në gjakun e komunistëve ishte asimiluar aq shumë fanatizëm dhe urretje ndaj katoliçizmit, se petku i meshtarit u krijonte tërbim deri në sadizëm, prandaj edhe salvimi ka enë më i rrepti dhe më i tmerrshmi se në gjithë vendet e ish-kampit socialist, dhe ëpr më tepër i pakrahasueshëm disa herë në atë çka u realizua barbarisht në Shqipërinë martire.”
Në veçanti, për rolin e mamdh, që ka luajtur Austro-Hungaria në formimin e intelektualëve shqiptarë, në fushën e fesë dhe kulturës, Kapinova shkruan: “Për të parë veprimtarinë “armiqësore” të imperialistëve austro-hungarezë, ndaj Shqipërërisë si armiq të jashtëm të saj, për hir të interesave të padronëve të tij, kleri katolik, sipas “historianit” Shpuza, edhe kësaj here iu “kunvervu” lëvizjes sonë kombëtare. Mirëpo, këtë mendim të “historianit” nuk e ka prof. dr. Uran Asllani, i cili, argumenton shkencërisht: “Në sajë të këtij programi politik e klerikal të Perandorisë së Hasburgëve, gjatë kësaj periudhe u përgatitën personalitetet klerikale, por edhe politike, shoqërore, arsimore, të cilat do të luanin role të rëndësishme në historinë e kombit tonë.” Ku ka veprimtari antikombëtare dhe reaksionare të këtyre prelatëve, kur lexojmë fjalët e historianit patër Marin Sirdani o.f.m.: “Bashkë me malësorët ishin edhe të gjithë famullitarët e tyre, …qi kshillojshin nalt moralin, me shpresë me fitue prej asajë lufte të drejtat jo vetëm për ato male, por edhe për Shqipninë mbarë”.
Një analizë të hollë, për kontributin e klerikëve tanë në drejtim të lëvizjeve çlirimtare të popullit, duke ndjekur gjallërisht binomin “Fe e Atdhe”, na e jep patër Konrrad Gjolaj o.f.m., i veçuar mirë në librin e Klajd Kapinovës, ku ndër të tjera, patri i mençur, shkruan: “A nuk ishin Françeskanët tonë përkrah Dedë Gjo’ Lulit, që nën zhgunat e tyne, ndër ato gjokse që ma vonë pritën plumbat e komunistëve, futën në Shkabë dykrenare që u valëvit ndër ato Bjeshkë kreshnike?...”
Në përfundim të kontributit të këtij kleri, në problemin madhor të çlirimit të vendit nga zgjedha e gjatë otomane (turke) dhe të mohimit të lloj-lloj akuzave e farsave ndaj klerit katolik prej disa historianëve, autori i librit shkruan: “Të gjithë sa u thanë më sipër, hedhin poshtë falcifikimet e pretendimet e tij (Gazmend Shpuzës – shënimi im F. Luli) për rolin gjoja negative që ka luajtur klerik katolik në lëvizjen kombëtare, argumente të cilat shformojnë “mendimet” më tepër të fabrikuara dhe të njëanshme…”.
Një artikull të ngjeshur autori ia ka kushtuar Kishës Katedrale të shën Shtjefnit të Shkodrës (1858), si më e madhja kishë në vend dhe si kryqendër e hierarkisë kishtare shqiptare, me një histori rreth 150 vjetësh. Klajd Kapinova, është përpjekur të hyj sa më thellë në historinë e ndërtimit të kësaj kishe, fatin, që pësoi ajo më vonë, mjerisht e fatkeqsisht, duke u kthyer në pallat sporti prej kazmës së mësuesve të sistemit ateist 5-vjeçar, rindërtimin e plotë të saj pas viteve ’90 dhe vendosjen e 7 këmbanave, natyrisht, mbështetur edhe në studimin serioz të historianit Gjush Sheldia, “Kryeipeshkëvia Metropolitane e Shkodrës e Dioqezat Sufragane”.
Për përfundimin e punimeve, autori shkruan: “Si datë e përurimit mbahet 7 prill 1858”. Pastaj hyhet në hollësi të këtyre punimeve, kontributin financiar e material që njerëzit kanë dhënë për ndërtimin e Kishës dhe ngritjen e këmbanave dhe të kompanjelit, si dhe të lterit të madh e të tjerëve më të vogël.
Autori vë në dukje se për anën figurative dhe përgjithësisht, për artin e bukur kishtar, kanë marrë pjesë artist të njohur, si: Kolë Idromeno, me të jatin Arsen Idromeno, Simon Rrota, Pjetër Marubi. Autori ynë edhe në historinë e lashtë të kishave të Shkodrës, ku shkruan: “Rezidenca Ipeshkvnore e Shkodrës ose siç njihet ndryshe si shtëpia e ipeshkëvit, që përmendet si domus episcopate zë fill në vitin 1521. Ajo gjendet në qytet, afër kishës katedrale kushtuar shën Shtjefnit protomartir e cila përmendet në vitin 1403…” dhe na vë në dijeni: “Arqipëshkëvi i parë i kryeipeshkëvisë së Shkodrës ka qenë Bassus, rreth vitit 387 mbas Krishtit”.
Në një pikë të veçantë, autori trajton proçesin shkatërrues të kumbanares së kësaj kishe (më 1967), kthimin e këtij institucioni të rëndësishëm fetar në pallat sporti, rindërtimin e kumbanares dhe pajisjen e saj me 7 këmbana. Me të drejtë, autori thekson: “Tempolli i Zotit shndërrohet në pallat sporti. A nuk flet kjo mjaft për veprën “satanike” të atij viti të mbrapshtë, të vitit 1967”, ndërsa patër Zef Pllumi, për ato ditë të zeza të mbylljes së Kishës, ndër të tjera, thekson: “Kje data 19 mars afër orës 5 mbasdreke, e Diela e Larit (dafinave) dhe fillonte Java e Mundimeve; të dielën tjetër me 26 t’atij mueji ishin Pashkët, të cilat nuk u festuan ma, pse java e Mundimeve për Kishën e besimtarët vazhdoi e gjatë: për 24 vjet rresht” (sipas librit të Klajd Kapinovës).
Për ndërtimin e kumbanores së rrënuar dhe për pajisjen me 7 këmbana, ka kontribuar totalisht financiarisht bashkëatdhetari ynë Kolë Preka Cacaj nga Trieshi (Tivari), me banim në Neë York (SHBA). Vetëm për 7 këmbanat dhe 4 sahatet janë investuar rreth 70.000 dollarë amerikanë.
Ishte pikërisht kjo Kishë, në të cilën Papa Gjon Pali II shuguroi katër ipeshkëvij shqiptarë më 25 prill 1993, si: imzot Frano Illia, imzot Zef Simoni, imzot Robert Ashtën dhe imzot Rrok Mirditën.
Pikërisht, ky Papë, i cili, edhe pse kishat tona ishin mbyllur, atij i qante zemra për komunitetin katolik shqiptar, ku autori i librit shkruan: “Selia e Shënjtë gjithnjë ka ndjekur me vemendje të vazhdueshme mbi atë çka ka ndodhur në Shqipëri dhe në veçanti për udhëheqësit shpirtëror të popullit shqiptar dhe për vetë këtë popull martir”, duke cituar edhe disa fjalë të Papës: “Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, siç e kam kujtuar gjatë vizitës baritore në Arkidioqezën pulieze të Ontrantos në tetor 1990, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit…”.
Regjimi komunist ka vepruar jo vetëm në objektet e kultit, por edhe mbi bibliotekat dhe arkivat e kishave dhe kuvendeve françeskane, biblioteka aq të pasura, sa që ishte një krim jashtëzakonisht i madh dhe një humbje e pazëvendësueshme për kulturën tonë në përgjithësi, ku me mijëra libra fetarë e shkectore, të fushave nga më të ndryshme, ose humbën, ose u bllokuan për të mos qarkulluar, ose ranë në duart e individëve për të mos u shfrytëruar nga masa e lexuesve.
Fatkeqsisht, edhe edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kaluar 10 vjet, nga liria e fesë dhe e besimit, fondi i asaj pjese të literaturës së kishës, që ka mbetur, përsëri nuk është tërhequr nga hierarkia kishtare, por ka mbetur ndër bibliotekat dhe institucionet shtetërore. Për këtë humbje të madhe të literaturës, Kapinova shkruan: “Një fat të tillë të zi, do të kishin kishat dhe kuvendet e tjera në Shqipëri, ku ekzistonin qendrat e kultit kristian dhe literature e pasur e krishterë botërore.
Breshëritë komuniste u drejtuan edhe kundër asgjësimit të bibliotekave shekullore me vlera të pakrahasueshme të Kuvendit Jezuit, Kuvendit të Provinçës Françeskane, Muzeve të Kolegjës Saveriane e Provincës Françeskane, që përbënin koleksione të rralla arkeologjike, etnografike e numizmatike.”
Problemi i literaturës kishatare dhe përgjithësisht, i trashigimisë kulturore, që kishte kisha shqiptare, është mjaft serioz dhe delikat, problem jo shumë i trajtuar nga shtypi i këtyre viteve të fundit, por që kurrsesi s’e ka lënë pas dore autori i këtij libri të ri.
Duke hyrë tek disa figurat e shquara të disa klerikëve tanë, të trajtuara në këtë libër, vërejmë se autori ka bërë përpjekje për të gjurmuar këto figura, natyrisht, me ato material dhe burime që atij i kanë rënë në dorë, të cilat, si për çdo shkrues, nuk janë të plota, për disa arsye objektive. T’i mbrosh me konserguencë dhe përgjithësi fugurat e klerikëve tanë, është mjaft e vështirë. Vështirësia qëndron në disa pika: njohja e jetës së tyre me hollësi mbetet relative, mbasi duhen burime më të sigurta rregjistrat kishtare janë të pjesshëm, arkivat janë të mangët, ku një pjesë zhdukur ose demtuar, ndërsa pjesa tjetër gjendet në arkivat shtetërore; aktet dhe dokumentacioni ndodhet më tepër në institucionet dhe organet gjyqësore (një punë të mirë në këtë kërkim kanë bërë sidomos Pjetër Pepa dhe Uran Asllani); analiza e veprave të shkruara, është një punë jo aq e lehtë për çdo lexues, gjë që varet nga niveli kulturor dhe formimi i përgjithshëm i shkruesit; njohja e teologjisë dhe literaturës kishtare kishtare nuk mund t’u takojë çdo studiuesi.
Me gjithë këto kufizime, njohja dhe mbrojtja e figurave të tilla mund të bëhet deri-diku, duke shfrytëzuar shtypin e kohës, sodomos atë kishtar, duke u lidhur me bashkëkohësit dhe të afërmit, ndonëse këto duhet të jetë mjaft racionale dhe të matura, nëse duam të bëjmë diçka serioze, që t’i qëndroj kohës dhe njerëzve.
Ndër këto figura të analizuara në këtë libër, për mendimin tonë, duhen dalluar disa nga të tjerët. Kështu, në radhë të parë vijnë në vështrim nha katër a pesë personalitete të mëdha klerikësh të shquar në veprimtarinë e gjërë fetare, por edhe kulturore e shkencore-letrare, si: patër Vinçenc Malaj o.f.m., mons. Simon Filipaj, imzot Frano Illia, dom Ndre Zadeja, të cilë me veprën e tyre janë bërë tashmë e më parë të njohurn për lexuesit e besimtarët.
Figura të tjera janë dalluar në veprimtarinë dhe përkushtimin fetar, si: dy imzotët Zef Gashi, Zef Skana. Vend të veçantë nderi zë Nënë Tereza, brenda Shqipërisë dhe në të gjithë botën, si Nëna më e Madhe për besimtarët, të varfërit, të sëmurët, murgesha hyjneshë, regjinesha për të gjithë fetë dhe njerëzimin, Zoja e dytë pas Zojës së Bekuar, Ëngjellesha e Rojës e të gjithë njerëzve, si vetë Engjëlli i Rojës.
Sipas renditjes në librin e Kapinovës, vjen në vështrim dom Ndre Zadeja, meshtari i vuajtur e i përvuajtur, i butë dhe i ëmbli, si Jezu Krishti zemërbutë e i përvujtë. Është quajtur poeti i ëmbëlsisë, por unë e quaj edhe prifti i ëmbëlsisë, sepse para se të ishte poet i afrimuar, ishte prift, me fjalët e ëmbla të mësimit të fesë. Vargje e tij të ëmbla e të thuara me art e mjeshtëri, kurdoherë me limë në dorë, na kujtojnë dom Ndre Mjedën, po i atyre anëve të Zadejës.
Autori, i ka kushtuar një ndër artikujt më të gjatë këtij meshtari e poeti, të cilin e quan “Bilbil i gojëtarisë dhe shpirtëbutësisë së krishterë”. Ai u pushkatua barbarisht, sit ë kishte bërë sakrilegjet më të mëdha kundër njerëzve, por veç asgjë më tepër kishte kundërshtuar idetë komuniste ateizmin dhe anatemën e regjimit 50-vjeçar. Dhe autori i librit shprehet kështu për atë krim: “A mund të vritet zemra e butë e një meshtari karizmatik, që nuk e njihte në asnjë drejtim armën e urretjes vrastare, por predikonte gjithnjë urtësi, paqe, mirësi midis njerëzve…”
Poeti Zadeja, është autor i mjaft krijimeve artistike, ku dallohen: “Ora e Shqypnisë”, “Rozafa”, “Hija e zezë”, “Rrethimi i Shkodrës”, “Ruba e kuqe”, duke lënë në dorëshkrim, sipas Kapinovës veprën “Shpella e Bigdanit” si dhe disa poezi: “Mizhika”, “Piktura”, “Natyra e Zojës”, “Falni”, “Të kryqëzuemit”, “Kunora e bylbylave”, “At Gjergj Fishta”, etj.
Siç shihet, krijimet e Zadejës kanë tematikë të ndryshme, nga vetë prodhimtaria e madhe e poetit. Aty dallohen, sidomos dy motive, si ai patriotic, përmes 5 krijimeve të para dhe ai fetar në poezitë e fundit, duke ndjekur kështu binomin e njohur “Fe e Atdhe”.
Studiuesi akademik Zef Mirdita, nga ana e tij, për kontributin e klerit në fushën e kulturës, në lidhje me poemën “Kunora e bylbylave”, shkruan: “Poema liriko-filozofike anon kah vargu popullor, duke zbritur në trualllin konkret të jetës me elemente didaktike”.
Për melodramën “Ruba e kuqe”, që flet për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Deçiq nga trimat e Dedë Gjo’ Lulit, mjaft studiues kanë dhënë mendimin, se ajo ka një motiv patriotik të fortë patriotik, duke u paraqitur Zadeja, me letra në dorë, si një atdhetarë i flakët, gjë, që vërehet edhe tek “Rrethimi i Shkodrës” e ndonjë tjetër krijim.
Për Nënë Terezën, Klajdi nuk është e para herë, që shkruan, me gjithë përkushtimin e tij të madh. Por, kësaj here ai domosdo zgjatet nga vetë përmesat e librit. Me saktësi, në mënyrë kronologjike, në fillim jep datat dhe çastet më të rëndësishme të jetës e veprimatrisë fetare bamirëse të kësaj Nënë të Madhe të përbotshme, të cilat Klajdi s’ka përtuar t’i ndjek, ku ka mundur ndër shkrime të ndryshme nga shtypi i kohës. Më pas jep çmimet e shumta dhe medaljet e pakursyera, që i kanë ofruar institucionet, shtetet, personalitetet e mëdha nga e gjithë bota.
Me mjaft interes janë vlerësimet, që i kanë dhënë Nënë Terezës figura dhe personalitete të shquara e të larta nga bota mbarë, ku po rendisim disa prej tyre, si: Papa Gjon Pali II: “Nënë Tereza shënoi historinë e shekullit tonë. Ajo mbrojti me kurajo veten. Ajo u shërbeu të gjithë qënieve njerëzore, duke i inkurajuar dinjitetin dhe respektin e tyre”, Bill Clinton, President I SHBA-së: “Me vdekjen e Nënë Terezës bota humbi njerin prej gjigandëve të epokës sonë, që ishte në të njëjtin kohë një frymëzim dhe një sfidë për të gjithë”, Presidenti i Italisë Oscar Luigi Scalfaro: “Nënë Tereza është mbretëresha e mëshirës dhe e përkshtimit botëror njerëzor”; Helmut Kohl, Kancelari i Gjermanisë: “Nënë Tereza ishte një shembull i mirësisë e humanizmit të të krishterëve dhe jo të krishterëve, shembull se si duhet të kalojmë këto aspekte të jetës”; Zhak Shirak, President i Francës: “Nënë Tereza mishëronte për mrekulli atë dhunti me atë virtyt të solidaritetit që sot është një nevojë për botën moderne. Tashmë bota ka më pak dashuri, më pak mëshirë, më pak dritë”; Toni Bler, Kryeminsitër i Britanisë së Madhe: “Bota do të trishtohet nga vdekja e Nënë Terezës”; Kofi Anan Sekretari i Përgjthshëm i OKB-së: “Nënë Tereza, e cila kishte vizituar dy herë Kombet e Bashkuara, ishte një shembull brilant bamirësie, gatishmërie dhe bote shpirtërore.”
Nga bota shqiptare, po veçojmë këtu, edhe disa, si: imzot Rrok Mirdita Arqipeshkëv i Arqipeshvisë Tiranë-Durrës: “Nënë Tereza është një nga personalitete më të mëdha, që populli shqiptar ka dhënë, në këtë shekull, për të mos thënë edhe gjatë historisë së tij”; imzot Nikë Prela Ipeshkëv i Kosovës në pension: ”Ajo lufton kundër luftës, që u tërbua kundër jetës. Ajo është ndërgjegja e njerëzimit. Ajo është ambasadorja e së vërtetës dhe e dashurisë, e drejtësisë”; imzot Frano Illia, Arqipeshkëv Metropilitan i Arqipeshkvisë Shkodër: “Një grusht plakë më çudit dhe lëkund botën! Jo, jo nuk është plaka që ka që ka ndonjë fuqi në vetvete, por është Zoti, që me anë të kësja plake të pafuqishme i bën punët e mëdha… Ajo është vegël e Zotit, vegël e lirisë dhe e arsyeshme, e, si e tillë, njerëzore”; Rexhep Meidani President i Shqipërisë: “Bij e shquara me zemër të madhe, kësaj titaneje të shpirtit njerëzor, me dhembje të thellë e devocion për veprën e saj hyjnore, përkulem ne emër të të gjithë shqiptarëve”; prof. Martin Camaj: “Nënë Tereza është legjendë e gjallë. Luftare kundër mjerimit njerëzor”; prof. Mark Krasniqi, akademik: “Simbol i traditës sonë”; Imzot Mark Sopi, Ipeshkëv i Kosovës: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm deri sat ë ekzistojë njerëzimi” (të gjitha këto vlerësime, nxjerrë nga libri i Klajd Kapinovës).
Dhe këto e të tjera si këto, të shkruar për Nënën e Madhe, Klajdi i shpreh me emocione, gjë, që shihet edhe në bisedat e tij të lira. Jo kot ky autor i ka kushtuar asaj afërsisht, po aq faqe sad he çdo figure tjetër klerikësh.
Duke kaluar tek prelatët kishtarë të së sotmes, vërejmë se vendin e parë autori ia ka lënë imzot Frano Illisë, jo for si kryeparë i hierarkisë kishtare, por më tepër si kryeparë i veprimtarisë meshtarake dhe kulturore bile si një kërkues dhe studiues shkencor, veçanarisht në kulturën popullore, aq të pasur e të vlerë, duke u renditur, kështu, përkrah at Shtjefen Gjeçovit o.f.m., dhe të tjerëve në fusha të tjera.
I shkolluar brenda seminareve dhe kolegjeve të Shqipërisë, por edhe jashtë saj, në Gjenevë të Italisë, i lauruar për teologji. Edhe ky veprat i ka me karakter fetar dhe shkencor, ku për të parat flasin shkrimet: “Testamenti i ri” (përkthim), “Jeta e Krishtit”, “Papa Vojtila”, “Shën Françesku i Asizit”, ndërsa për të dytat: “Kanuni i Skanderbegut”, “Illyricum Sacrum” (Vol. VII), “Zakonet e Kurbinit”, “Toponomastika e Jubanit”. Nuk duhen harruar edhe veprat letrare “Dava” (roman), me karakter historik.
Kapinova në plan të parë, me të drejtë, ka vënë veprën kapitale me karakter etnografik “Kanuni i Skanderbegut” të imzot Illisë, vepër simoter me “Kanunin e Lekë Dukagjinit” të atë Gjeçovit, bile me material më të pasur. Autori i bën një analizë të hollësishme “Kanunit”, sipas pjesëve, krerëve e shpesh sipas neneve, që janë me mijëra e mijëra, duke dhënë edhe emërtimet e pjesëve e të krerëve, në mënyrë që lexuesi të informohet sa më mirë për këtë vepër.
Për disa pjesë të “Kanunit” autori jep vlerësimet e duhura, ku, midis të tjerave ai shkruan: “Duke e studiuar me vemendje këtë vepër kapitale, rezulton se vend kryesor kanë zënë: “famija dhe organizimi i saj, ndëshkimet dhe gajet dhe dëmet. Këto pika janë trajtuar me hollësi nga vetë rëndësia dhe problematika e tyre në shoqërinë tonë, të cilat mbetën nyja kyçe edhe në ditët e sotme, natyrisht në shfaqje të ndryshme të kohëve më të vona.
Më poshtë Kapinova, vë në pah vlerat e mëdha gjuhësore e, veçanërisht, leksione të këtij “Kanuni”, duke u mbështetur edhe tek punimi ynë për “Fjalorët e Kanunit të Skanderbegut” (dorëshkrim), duke e ndarë atë në disa pjesë, si: leksiku, sintagmat, frazeologjitë, fjalët e urta e proverbat, përshëndetjet dhe ngushëllimet. Për çdo pjesë, autori i librit jep shembuj konkretë.
Kapinova, nuk lë pa trajtuar dhe punën e madhe të disavjetëshme të mons. Illisë në hartimin e veprës, si dhe pengesat, vështirësitë dhe peripecitë e tjera, që ka kaluar Monsinjori për të ndjekur, ruajtur dhe botuar veprën, duke kaluar dekada të tërë.
Dhe këto vështirësi, patjetër, ishin ato të sistemit politik të mbrapshtë të së kaluërës 50-vjeçare. Shumë e sorollati Insituti i Kulturës Popullore, natyrisht, i orientuar nga “lart” për t’a diskutuar veprën e tij, por, më në fund, në vend që të miratohej botimi i veprës, u gjet një “botim” tjetër, siç i referohet Kapinova vetë mons. Illisë. “Ajo mbledhje (përfundimtare për miratim-F.L.) nuk u ba kurrë, por në vend të saj u ba nji tjetër, tuj m’u vu hekurat e tij më plandosë në burg me 23 shtator 1967…”.
Se sa vuajti ky Njeri në burg dhe sa e hëngri atë ulli, na e shkoqit Kapinova kur thekson: “Pas tetë muajve me radhë në hetuesinë dhe burgun e Tiranës, në 25 prill 1968, sentencës së pritur të dënimit me vdekje, do t’i jepnin perfundimin me motivacionin “për spiunazh në favor të Vatikanit””.
Më vonë, dënimi iu kthye me 25 vjet burg, por e vuajti vetëm me 5 vjet më pak. E, pra 20 vjet të plota i kaloi nëpër burgjet dhe birucat e komunizmit. Se si, qysh e tek, vetëkuptohet, por jo më mirë se në Mat’hauzen e Aushvic.
Është për t’u habitur seriozisht se si ky Njeri i vuajtur burgjesh, për 10 vjetët e fundit ndonëse me liri shtypi, nuk shkroi as artikull as vepër për vuatjet e veta ndryshe krejt nga të tjerët, që kanë qarë e sharë me lot e faqe. Siç pohojnë njerëzit e rrethit të hierarkisë kishtare, “Kur e pyesnin se pese nuk shkruan, Monsinjor, për vuatjet e tua?, ai na përgjigjej me humor: “nuk më besohet se i kam kaluar ato vuajtje”.
Në lidhje me veprën “Dava”, ku trajtohet jeta dhe qëndresa e një vajze shqiptare, për të ruajtur karakterin e vet dhe të familjes së saj, autori bashkë me vetë imzot Illinë, e kanë kapur dhe analizuar mirë, objektivisht, pozitën dhe rolin e femrës shqiptare, ndryshe shpesh nga ç’është trajtuar dhe gjykuar nga studiuesit. Kështu, Kapinova, gjykon në këtë mënyrë: “Figura e Davës, si personazh kryesor, përfaqson femrën shqiptare të historisë së gjatë të vendit, e cila nuk është një robinë, as “një kosh me bajtë”, dhe më poshtë vazhdon: “Përkundrazi, me këtë figurë, autori i dokeve, zakoneve dhe i normave të shumta kanunore, imzot Illia, donte të “thonte se gruaja shqiptare ka zënë vendin e saj të merituar në shoqëri dhe familje”.
Vepra “Illyricum Sacrum” (vol. VII) i P. Daniele Farlatit S.J.34 në gjuhën latine, e përkthyer prej imzot Frano Illisë, ruan gjithë vlerën e saj për historinë e kishës dhe të shenjtorëve ilirë, më tepër në tokën e Shqipërisë mesjetare e më tej, me një hapsirë fort më të gjërë se të sotmen.
Është një punë e vështirë dhe mjaft serioze për kohën e sotme, ku latinistët shqiptarë numërohen me gisht, gjë që flet për një formim solid edhe në gjuhën klasike të Monsinjorit tonë.
E mbetur dorëshkrim, kjo vepër kërkon, patjetër të botohet e të publikohet për studiuesit dhe kolegët, ashtu siç presin edhe mjaft vepra të tjera me karakter historiko-hagjiografikë5 për t’u përkthyer e botuar, vepra të cilat do të ndriçonin më mirë historinë tonë kishtare dhe atë të përgjithshme të Shqipërisë.
Vepra përmban kryesisht kishat e Doklesë, të Tivarit, të Shkodrës, Drishtit, Dejës, Budves, Lezhës, me ipeshkvinjtë, ipeshkvitë, kapelanet, shenjtërit kushtuar kishave dhe famullive të ndryshme, etj.
Për meritat e tij në fushën e shkencës dhe të fesë, në vitin 1993, imzot Frano Illisë i jepet titulli Professor, ndërsa në vitin 1997 “Qytetar Nderi i Shkodrës”.
Në mbyllje të shkrimit të Kapinovës për këtë Njeri, shkruhet: “Mons. Frano Illia, është një figurë e madhe, një burrë i urtë, klerik i përkushtuar dhe një personalitet shkencor, i cili, po me urti e burrëri, zbatoi binomin “Fe e atdhe”, mbajti gjallë kishën, fenë katolike e besimtarët e saj”.
Dom Simon Silipaj, më vonë imzot Simon Filipaj, renditet i pari që përktheu Biblën, të plotë në gjuhën shqipe, Testamentin e vjetër dhe Testamentin e ri duke u dhënë, kështu, në dorë lexuesve, meshtarë e shekullarë, Shkrimin e Shenjtë, Fjalën e Zotit, në gjuhën amtare.
Autori i librit tonë, Kapinova, këtë Njeri të madh të letrave, këtë biblist të vërtetë, quan “Imzot Simon Filipaj një Sh’Jeronim i dytë i Kishës në trojet shqiptare”, kurse mons. Zef Gashi, një artikull të tij kushtuar kësaj Figure, e titullon: “Mons. Simon Filipaj kolosi brilant i përkthimit të Fjalës së Zotit në shqip”.
Me këtë përkthim, veçanërisht, ne mësuesit e gjuhës shqipe jemi entuziazmuar më shumë se të tjerët, sepse aty kemi parë aftësitë e mëdha shprehëse të gjuhës sonë, e cila qenka e zoja për të dhënë të gjithë kuptimet me nuancat më të holla të fondit të pasur të fjalëve të Biblës, natyrisht me leksikun e pasur dhe të larmishme të kësaj gjuhe, siç është shqipja e jonë. Dhe kjo punë kolosale, në dobi edhe të leksikografisë së shqipes u arrit në sajë të kulturës së mirë gjuhësore të imzot Filipajt, i cili zotëronte mjaft mirë gjuhën e vet amtare, por, siç na njofton Klajdi, ai dinte dhe kroatishten, gjermanishten, frengjishten, italishten bashkë edhe me latinishten e greqishten.
Ky prift, në të vërtetë njihet si biblisti më i mirë i kohëve të fundit në Shqipëri e në “trojet e vendet e tjera, ku ka shqiptarë e ku flitet shqipja”. Vdekja e parakohshme e tij solli një boshllëk të madh në liturgjinë kishtare e, në veçanti në studimet biblike. Ai mund të na jipte, ndoshta, edhe një fjalor biblik të përsosur, që shqipes i mungon, për fat të keq, ndonëse ne e kemi hartuar një fjalor të tillë (që është në proces botimi) por nuk premtojmë të jemi të plotë, natyrisht, si një fjalor i parë i kësaj natyre (“Fjalori biblik” i imzot Nikë Prelës, përmbledhje artikujsh, pas vdekjes është mjaft i kufizuar, vetëm me 100 fjalë).
Imzot Simon Filipaj, ka përkthyer edhe libra të tjerë fetarë, si: Tekste biblike, Tekste liturgjike, Tekste ritual-sakramendet, Tekste katekistike, duke kompletuar, kështu, deri-diku, të gjithë librat biblike dhe ata të meshës.
Zelli i këtij njeriu të fesë ishte më i madh nga ç’kuptojmë. Ai rindërtoi, pothuajse plotësisht, kishën e shën Gjergjit të Bunës, një ndër kishat më të vjetra të Mesjetës në Shqipëri, duke e oajisur me të gjitha objektet e tjera të një institucioni fetar.
Siç nga njofton mirë Klajd Kapinova, ai mblidhte e ruante si relike të çmuara mjaft objekte të kultit kristian, që ruanin gjithë vlerën e tyre muzeale, si këmbana e vitit 1768, një kelk i vitit 1783, dy piktura druri, ku shquhen dy shenjtërit: Shna Rroku dhe shën Mëhilli.
Parë në kompleks, imzot Simon Filipaj mbetet një njeri i fësë, i kulturës kristiane, njohës më i mirë i Biblës, përkthyesi më i aftë i Shkrimeve të Shenjta dhe shumicën e kohës, atje në një kishë të famullie krejt të thjeshtë, larg qendrave të rëndësishme kishtare. Si e bëri gjithë këtë punë kolosale? Me punë, vullnet të fortë dhe me një bibliotekë, duket, shumë të pasur. Me bese e shpresë në Zotin, njeriu ia arritka të bëj vepra të mëdha, kudo që qenka.
Prifti tjetër i diasporës shqiptare, gjithnjë në Mal të Zi, patër Vinçenc Malaj o.f.m., renditet përsëri dhe ky ndër ato njerëzit e fesë, por dhe të kulturës shqiptare, bile në një plan më të gjërë, në atë të albanologjisë, përkrah albanologëve të tjerë të vendit.
Deri sot i njohur si doktor i shkencave, por sipas Kapinovës edhe si profesor e akademik. Patër Vinkoja, është një ndër ata dijetarë, që studio në Universitetin “La Sapinza” të Romës (themeluar në vitin 1303.)6 veç atij të Zagrebit, për t’u formuar mirë, kështu, si njeri i letrave humane në veçanti.
Është një studiues mjaft prodhimtar,, me artikuj, studime e vepra të plota. Njeri i gjallë jashtë mase, gjithmonë me një zemër të re e forcë rinore, me vullnet, zell të veçantë, i kudondodhur në rrethe dhe institucione kulturore e shkencore, brenda Malit të Zi dhe gjithë Jugosllavisë, por edhe në Shqipëri e në vendet perëndimore, për të cilat flasin bashkëpunimet e tij me sa e sa revista e organe të tjera botuese, andej e këtej.
Veprimtaria e Patrit është e gjërë, por më fort, ai dallon në historinë e kishës e të klerit shqiptar, veçanërisht, për françeskanët e paharruar, që pajisen vendin e kombin me fe, dije e kulturë, duke shtuar dhe tekstologjinë, foklorin, biografinë e klerikëve, toponiminë, pa harruar edhe ato punët e dyta, muzikën, skulpturën e pikturën.
Me të drejtë, Kapinova shkruan: “Krijimtaria shkencore, dhe trashëgimia e albanologut (patër Vinkos-F.L.) është e shumanshme dhe e fushave të ndryshme”. Vepra kryesore e V. Malajt është “Kuvendi i Arbërit, 1705” (në dy pjesë), ku dallon si tekstolog i rrallë, duke u krahasur kështu me Çabejn, Rrotën, Ashtën e ndonjë tjetër. Është një punë e lodhshme, ku shpeshherë është e vështirë të transkriptosh e të transliterosh se sa të përkthesh, meqë ke të bësh me një gjendje gjuhësore mjaft të vjetër, edhe pse gjuhë shqipe është.
Por, kuptohet, që këtu duhet të zorërosh edhe latinishten, si gjuhë e kohës dhe e liturgjisë, zotëri, që nuk i ka munguar patër Vinçencit. Ky Sinod, veç rëndësisë së tij të madhe në planin fetar, për të ruajtur dhe forcuar fenë kristiane ndaj trysnisë islame, kish edhe vlerën tjetër të madhe në planin nacional, social dhe kulturor.
Për këtë, vetë Patri shkruan: “Vetëm tradita kishtare e përhapi kultin e fesë s ëtë parëve, të mësuesve e të mbrojtun me gjuhën e zemrës e të votrës shtëpiake e vetme e fisit të ndamë e të shprishun, dhe mjet i vetëm dhe symbol i njësissë etnike”.
Më poshtë dhe më hollësisht, për vlerat kulturore, autori vazhdon: “Qëllimi ynë është të vemë në dukje vetëm rëndësinë historiko-letrare, së bashku me atë gjuhësore-leksikore”. Gjithsesi, kjo vepër ka gjithë vlerën e madhe për studiuesin e gjuhës shqipe, veçanërisht në planin e gjuhësisë historike.
Një artikull i ngjeshur, pothuaj, me përmasat e një vepre, është artikulli, që flet për jetën dhe veprimtarinë e gjërë të at Gjeçovit, ku shihet, jo vetëm puna e këtij studiuesi, por edhe aftësia e patër Vinkos në analizën e shkrimeve të tilla, si dhe nxjerrja e vlerave të kësaj përmbledhjeje bio-bibliografike si një studim vërtetë kritik.
Vepra e vëllimshme: “Të dhënat albanologjike, folklore, bibliografi, histori”, përbën një lloj korpusi për historirinë e albanologjisë e të historisë, përgjithësisht, për foklorin tonë të pasur e mjaft të vjetër, të cilat i ka njohur fort mirë patër Vinçenci, përmes edhe një literature të pasur, pa të cilën ky njeri nuk ecte kurrsesi, bile edhe nuk mund të jepte pa këto thesare kulturore, shqiptare dhe të huaja.
Për vlerat e këtij libri dy vëllimësh me 600 faqe, Klajd Kapinova shkruan: “Këtu veçohen shumë punime me interes, që i kushtohen personaliteteve të shquara të shkencës shqipare e posaçrisht lçmit të albanologjisë, si: arbëreshë, hqiptarë të mëmëdheut, albanologëve të huaj, etj.”.
Dom Zef Gashi, i njohur dhe i emëruar më vonë si imzot (1998), shquhet si ndër prelatët e Urdhërit të Kongretatës Saleziane, themeluar nga Shën Gjon Bosco. Eshtë një prift me një kohë të gjatë të shërbesave fetare, në Kosovë dhe në vitet e fundit në Shqipëri.
Në Shkodër, veçanarisht njihet si themelues dhe drejtues i Institutit Katekistik Kombëtar, ku mësojmë me dhjetra dhe qindra të rinjë, me disa drejtime, si: formimi i katekistit, katekeza sipas moshave, katekeza aplikative, me 11 lëndë me përmbatje teoriko-liturgjike, bibliko-katekistike, pedagogjiko-juridike, siç na informon Kapinova në librin e vet.
Kudo e kanë njohur imzot Zef Gashin ndër rrethinat e Shkodrës, si një meshtar i përkushtuar dhe jepte e mësonte fjalën e Zotit. Ndër përshtypjet e shumta të Klajd Kapinovës për këtë njeri gojëmbël, që e njihte nga afër, janë edhe këto: “E kush nuk e njeh në Shkodër, Berdicë, Malësi e Madhe, Lezhë, Durrës, Tiranë e gjetkë, dashamirësin, bariun karizmatik bujar e gohëmbël, shqiparin e dhënë pas përhapjes së fjalës jetësore të Krishtit, që përsëri plot energji punon me cilësi të virtytshme për “Fe e Atdhe”… Kushdo shpesh ka dëgjuar në fjalët e tij të matuna, dinjitetin e urtësinë për të na udhëzuar të rifitojmë ndërgjegjën qytetare kombëtare, vlera morale, fetare e universal, cilësitë e larta shpirtërore…”.
Imzot Gashi është dalluar edh si nismëtar për hapjen dhe mbajtjen e mjaft revistave me karakter fetar e kulturor, jashtë e brenda Shqipërisë, ku me disa ka bashkëpunuar, si: “Rreze drite”, “Drita” etj. Njerëzit e fesë të përkushtuar dhe të gjallë në veprimtarinë e tyre, Papa dhe Vatikani i kanë vlerësuar vazhdimisht, duke u dhënë vendin e merituar në hirerarkinë kishtare, shoqëruar me tituj, simbole e drekrete të veçanta. Një prej të shumtëve është edhe dom Zef Gashi, i cili, në vitin 1998 emërohet nga Papa si Kryeipeshkëv i Tivarit dhe Primat i Serbisë, ku, menjëherë na kujtohet imzot Pjetër Bogdani ynë i madh. I erdhi mirë Shkodrës dhe Kosovës për këtë nder që i bëhej imzot Zef Gashit, por edhe iu dhimbtë, që u largua fizikisht prej tyre, ndonëse aid he besimtarët nuk e harrojnë njeri-tjetrin.
Autori i librit të pranishëm, Klajd Kapinova, duke marrë shkas nga një monografi e shkruar prej tre mirditorëve, Nikollë Leka, Ndue Dedaj dhe Nikollë Doda, me titull: “Imzot Zef Skana”, jep refleksionet e veta për këtë figurë. Me të drejtë, Kapinova vë në udje në fillim të shkrimit të tij se Mirdita shquhet për ruajtjen e fesë së krishterë nga banorët e saj, nga vetë hologjeniteti i kësaj popullsie, ku vetë kjo ruajtje e vazhdueshme u kthye në traditë fetare. Duke iu referuar shtypit të viteve ’30, Kapinova sjell thënien: “Mirdita asht ma e zgjedhuna pjesë e Shqypnisë katolike”.
Autorët mirditorë, vënë në dukje se fisi “Skanaj” është nga më të vjetrit në Mirditë, ku jetone dhe sot në Orosh. Imzot Zef Skana na paraqitet si një meshtar i përkushtuar gjithnjë afër abat Prend Doçit, i ciki, më 1914 e emëron Zefin kapelan të abacisë së Oroshit. Vend të rëndësishëm auori i ka kushtuar imzot Skanës, në periudhën e veprimtarisë si dekan i Dekanatit të Mirditës së Epërme, titull e nder që i bëhej këtij meshtari “për meritën e treguar ne ndërtimin e veprave të reja të kultit kristian, të ltereve, salikimin e vorreve për fshatrat”, siç shkruan Kapinova.
Imzot Skana mbajti qendrim edhe në problemet e shumta shoqërore të kohës, i cili, ishte kundër monarkisë dhe përkrah opozitës. Si shumë klerikë e njerëz të Zotit, Skana ish për mëshirën dhe tolerancën e njerëzve, sidomos për plagën e rëndë të gjakmarrjes, duke pajtuar ky vetë disa gjaqe atje në Mirditë, ku dhe kjo plagë ishte më e përhapur.
Si njeri i kulturës, imzot Skana e donte arsimin e njerëzve, ndonëse në një zonë të thellë, siç ishte Mirdita, ku vetë hapi dy shkolla shqipe (viti 1929), siç na njofton Klajdi. Edhe në drejtim të mbledhjes së pasurisë gojore të popullit, imzot Skana ka kontributin e vet, duke bashkëpunuar me revistën e njohur “Leka”. Aty ai botoi shkrimin “Omomastika e Mirditës”, si një degë shkence e re për kohën, e cila studion emrat e viseve, të njerëzve dhe të fiseve. Kapinova i përgëzon ngrohtësisht autorët e kësaj monografie, veçanërisht, bibliografinë e pasur të përdorur.
Marrë në tërësi dhe vlerësuar me syrin kritik, libri: “Mes Kryqit e Atdheut” i Klajd Kapinovës, ka vlerën e vet në drejtim të kontributit të mëtejshëm të biografisë, jetës dhe veprimtarisë së gjërë të klerit katolik shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, ku kjo e fundit e dallon dhe e rrit nivelin më tepër të këtij libri.
Libri i ri, që po sheh dritën e botimit, i shtohet kështu bibliotekës së pasur, dhe veçanërisht, fondit të literatutës kishtare vështruar në rrafshin historik, shoqëror edhe me qendrimin politik të autorit, për historinë e vështirë të klerit tonë.
Unë e përgëzoj përzemërsisht autorin, për vullnetindhe nismën e tij për libra të tillë.
- Fran Luli, pedagog pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër
Dr. Elez Biberaj, ikona e gazetarisë dhe fjalës së lirë në Zërin e Amerikës del në pension

——————————
Mesazh Lamtumire me Rastin e Daljes në Pension
30 tetor 2023
Të nderuar miq dhe kolegë,
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj, se pas një karriere 43 vjeçare me Zërin e Amerikës, kam vendosur të dalë në pension më 31 dhjetor 2023. Ka qënë privilegji dhe krenaria më e madhe e jetës time që kam patur fatin të punoj për një organizatë kaq të jashtëzakonshme mediatike. Do t’i jem përherë mirënjohës Zërit të Amerikës për mundësitë që më ka krijuar.
Misioni i Zërit të Amerikës dhe ruajtja e standarteve më të larta të gazetarisë kanë qënë në qendër të rrugëtimit tim profesional. Gjatë gjithë karrierës sime që shtrihet në mbi katër dekada, gjatë gjashtë administratave presidenciale dhe me mbi dhjetë drejtorë të Zërit të Amerikës, kam bërë përpjekjet maksimale për të mbajtur lart vlerat që e kanë bërë Zërin e Amerikës një nga organizatat mediatike më të njohura dhe të besueshme në botë. Unë kam patur privilegjin të punoj në role të ndryshme, nga gazetar radioje në Shërbimin Shqip (1980-1982), Analist për Çështjet Sovjetike dhe të Europës Lindore në Drejtorinë e Shtypit të USIA (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Informacionin) (1982-1986), Shef i Shërbimit Shqip (1986-2004), Kryeredaktor i Drejtorisë së Euroazisë (2004-2005), dhe së fundmi, që nga viti 2005, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë. Kam shërbyer gjithashtu si Drejtor i Përkohshëm i Zërit të Amerikës gjatë përiudhës qershor-dhjetor 2020.
Nuk mund të kisha shpresuar për një karrierë më shpërblyese nga ana intelektuale dhe profesionale. Zëri i Amerikës më krjoi mundësinë të ndjek nga afër disa nga ngjarjet më gjurmëlënëse botërore, që nga Lufta e Ftohtë, përmbysja e komunizmit dhe lindja e demokracisë në ish Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, luftrat ballkanike, integrimin e vendeve të Europës Lindore në institucionet Euro-Atlantike, kthimin e Rusisë në një sistem autoritar dhe së fundmi, agresionin e saj mizor ndaj Ukrainës. Ndihem krenar dhe i privilegjuar që kam punuar krahas shumë kolegëve të nderuar në përmbushjen e misionit fisnik të Zërit të Amerikës, transmetimin e lajmit dhe informacionit të vërtetë dhe objektiv për audiencën globale, përhapjen e vlerave demokratike dhe rrëfimin e historisë së pashembullt të Amerikës. Ndihem tejet krenar për arritjet tona të jashtëzakonshme.
Zhvillimet e fundit në botë, përhapja e dezinformimit dhe keqinformimit, cënimi i lirisë së shtypit, përparimi i shpejtë i teknologjisë, përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i inteligjencës artificiale, e kanë ndryshuar rrënjësisht peizazhin botëror të gazetarisë. Zëri i Amerikës vepron sot në një botë krejt të ndryshme, por misioni i përhapjes së lirisë dhe demokracisë, dhe fuqizimi i audiencës me lajme dhe informacione të vërteta, objektive dhe të balancuara, nuk ka qënë kurrë më jetik.
Me mirënjohje të thellë dua të falenderoj ekipin e përkushtuar e të palodhur në përmbushjen e misioit të Drejtorisë së Euroazisë. Drejtimi i një grupi të tillë të talentuar gazetarësh ka qënë një kënaqësi e veçantë. Po ashtu u jam mirënjohës miqve dhe kolegëve në sektorët e tjerë të Zërit të Amerikës për përkrahjen e palëkundur.
Falenderime të përzemërta kolegëve në postet e larta drejtuese dhe në të gjithë organizatën, të cilët punuan ngushtë me mua gjatë periudhës gjashtë-mujore kur shërbeva si Drejtor i Përkohshëm i Zërit të Amerikës në vitin 2020. Ishte një nder i veçantë të qënit në krye të Zërit të Amerikës gjatë një prej periudhave më të trazuara në historinë e tij. Ndihem shumë krenar, që përballë sulmeve të pandërprera dhe frontale ndaj integritetit të Zërit të Amerikës, ne arritëm të drejtonim me sukses në një labirinth jashtëzakonisht sfidues dhe të mbronim me forcë pavarësinë tonë editoriale.
Më duhet ta pranoj, se edhe pas 43 vitesh të mrekullueshme, nuk është e lehtë t’i thuash lamtumirë Zërit të Amerikës. Por unë largohem me krenari të thellë dhe mirënjohje të pakufishme për punën e madhe që kemi bërë dhe jam i sigurtë, që ju do të vazhdoni të bëni. Zëri i Amerikës është bërë sot një organizatë mediatike shumë e efektshme dhe e shkathët, duke prodhuar gazetari të cilësisë së lartë. Shtrirja dhe ndikimi i Zërit të Amerikës nuk kanë qënë kurrë më të mëdha se sot. Dhe përsa kohë që të mbetet i angazhuar ndaj vlerës së tij themelore të nxitjes së lirisë e demokracisë dhe prodhimit të gazetarisë së pavarur të bazuar në fakte, Zëri i Amerikës do të vazhdojë të jetë burim shprese dhe një fener ndriçues i së vërtetës për miliona njerëz në mbarë botën.
Me respekt të thellë,
Dr. Elez Biberaj
Drejtor
Drejtoria e Euroazisë
Zëri i Amerikës
Dr. Elez Biberaj, ikona e gazetarisë shqiptare dhe amerikane
***
Me rastin e emrimit të Dr.Elez Biberaj në krye të Zërit të Amerikës, si Drejtor i Përgjithshëm në detyrë i VOA-s, portali amerikan i lajmeve, VOX është shprehur se “Z. Biberaj gëzon një reputacion shumë të mirë si një njeri serioz dhe profesionist i disiplinuar. Ai është dhënë me gjithë shpirt ndaj përhapjes së lirë të lajmeve dhe informacionit në vendet dhe kontinentet ku kjo liri u mohohet njerëzve”, thuhej në komentin e portalit amerikan të lajmeve VOX.
Por, përkushtimi i Elez Biberaj ndaj lirisë së fjalës shkoi përtej vendeve dhe kontinenteve ku mohohet përhapja e lirë e fjalës dhe lajmeve. Dr. Biberaj u dallua edhe këtu në Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e lirisë së fjalës, madje edhe aty mu në zemër të Zërit të Amerikës, gjatë periudhës kur ka shërbyer si Drejtor i Përkohshëm i Zërit të Amerikës në vitin 2020. “Ishte një nder i veçantë të qënit në krye të Zërit të Amerikës gjatë një prej periudhave më të trazuara në historinë e tij. Ndihem shumë krenar, që përballë sulmeve të pandërprera dhe frontale ndaj integritetit të Zërit të Amerikës, ne arritëm të drejtonim me sukses në një labirinth jashtëzakonisht sfidues dhe të mbronim me forcë pavarësinë tonë editorial”, shkruan Elezi në njoftimin e shpërndarë për të njoftuar daljen në pension. Ishte kjo një periudhë e vështirë për Elezin si gazetar i karrierës dhe si mbështetës i flakët dhe i patundur i lirisë së fjalës – por edhe për Zërin e Amerikës si një ent mediatik me reputacion botëror. Krenar për Elez Biberaj që me urtësi por edhe me trimëri, qendresë prej malësori dhe me besimin e tij të patundur në lirinë e fjalës dhe të shtypit të lirë që na garanton të gjithëve Kushtetuta amerikane — Elez Biberaj, si Drejtor i përgjithëshëm i VOA-s, në vitin 2020 u përball me sfidat që kishte përball dhe ia doli. Si përfundim, Zëri i Amerikës sot – në pavaraësinë e tij editoriale — është edhe më i fortë se kurrë më parë në historinë e tij krenare prej 80-vitesh ekzistencë.
Elez Biberaj ka doktoraturën (PHD) në Shkencat Politike nga Universiteti Columbia në Nju Jork dhe është autor i katër librave, përfshirë, “Shqipëria në Tranzicion: Rruga e Vështirë Drejt Demokracisë, 1990-2010.” Ai ka doktoraturën (PHD) në Shkencat Politike nga Universiteti Columbia në Nju Jork dhe është autor i katër librave, përfshirë, “Shqipëria në Tranzicion: Rruga e Vështirë Drejt Demokracisë, 1990-2010”.
Kryeqendra e Zërit të Amerikës në Washington DC dhe “shtëpia” e dytë e Elez Biberajt për 43-vite – prej këtu kumbonte zëri i Elez Biberaj drejtuar trojeve shqiptare
Dr. Biberaj njihet si ekspert në fushën e transmetimeve radio-televizive ndërkombëtare, gazetar i shquar, autor librash dhe artikujsh të shumtë akademikë në median e shkruar amerikane, ndër të tjera fushë edhe si njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, Shqipërisë, Kosovës dhe Rusisë. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Dr. Biberaj ka vizituar shpesh shtetet dhe zonat ku fliten gjuhët në të cilat transmeton Zëri i Amerikës programet e veta, veçanërisht në Evropë, Rusi e gjetkë. Si njëri prej “vëzhguesve dhe analistëve më të respektuar të botës për zhvillimet e periudhës komuniste dhe paskomuniste në Shqipëri dhe në Kosovë.”, siç e ka cilësuar atë miku ynë i përbashkët Profesor Nikola Pano, dhe si eskpert i njohur gjatë karrierës së tij në Washington, Dr. Biberaj është ftuar shpesh për të folur nga pikëpamja e një eksperti — për situatat në zonën e Euro-Azisë, në Ballkanin Perëndimor dhe mbi Rusinë – qoftë nga ente të ndryshme të qeverisë federale amerikane, qoftë nga organizata mediatike, jo-qeveritare dhe akademike. Përveç posteve të tjera me rëndësi, me emërimin e tij në postin e Drejtorit të Përgjithshëm në detyrë të Zërit të Amerikës, Dr. Biberaj ka arritur – kulmin e karrierës së tij të shkëlqyer, një sukses ky për të cilin ai vet dhe familja e tij janë krenarë, por edhe të gjithë ne që e njohim dhe punuam me të, përfshir edhe autorin e këtyre rreshtave modestë – si një shok i ngushtë, mik i familjes dhe bashkpuntorë i pa ndarë në rrugëtimin e përbashkët e të gjatë prej gjysëm shekulli në përpjekjet për liri e
demokraci, jo vetëm në trojet tona shqiptare, por edhe anë e mbanë botës. Kur Zotit Biberaj i qe besuar një përgjegjësi e madhe nga ana e qeverisë së Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, duke e njohur shumë mirë Elez Biberajn, aftësitë, përgatitjen, përvojën dhe përkushtimin e tij ndaj VOA-s, kushtimit të tij ndaj së Vërtetës–respektit të tij për dëgjuesit, shikuesit, lexuesit si dhe ndaj misionit të Zërit të Amerikës. Mision ky i përcaktuar me ligj nga Kongresi Amerikan, për të raportuar të Vërtetën anë e mbanë botës, në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Qofshin lajme të mira ose të këqia — do tu themi të vërtetën — ishte dhe mbnetet motoja e VOA-s, ç’prej fillimit. Një moto të cilën Z. Biberaj e ka zbatuar me përpikëmëri të një profesionisti të rrallë në gazetarinë shqiptare dhe amerikane. Me atë rast, isha shprehur në një shkrim se, “Unë jam i bindur se autoritetet amerikane, nuk mund të kishin gjetur njeri më të përshtatshëm, më të përsosur, më të aftë dhe më të zotin për këtë detyrë që i kanë besuar, sidomos në këtë kohë dhe nën këto rrethana në këtë vend dhe në botë”, se Dr. Elez Biberaj”.
Nepërmjet misionit të Zërit të Amerikës ndaj të së Vërtetës, lirisë, demokracisë dhe të drejtave bazë të njeriut, Dr Elez Biberaj ia kushtoi 43 vite të jetës së tij në shërbim të lirisë së shtypit. Në çdo fushë veprimi, Dr. Elez Biberaj dhe familja e tij dallohen për dashurinë për Shqipërinë, e sidomos për Kosovën dhe për shqiptarët kudo, por ata dallohen gjithashtu edhe për dashurinë ndaj vendit që i ka marrë në strehim – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Amerikën tonë të dashur ku të gjithë ne gjetëm demokracinë dhe lirinë që kërkonim, realizimin e vërtetë të “ëndrrës amerikane” dhe mundësitë për të shkuar përpara, në fushë-veprimet e preferuara tona si shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë.
Për veprimtarinë e tij shembullore pranë Zërit të Amerikës gjatë dekadave, Dr. Elez Biberaj është dekoruar dhe shpërblyer nga Zëri i Amerikës si dhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare për punën e tij në mbështetje të demokratizimit të Shqipërisë, e sidomos për përpjekjet e tija historike për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës, përpjekjet këto që më në fund çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Dr. Biberaj ka luajtur një një rol të veçant ndër vite dhe është dalluar për punën e tij të palodhshme në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kombit shqiptar. Elez Biberaj i ka pranuar gjithmonë me përvujtëni shpërblimet dhe dekoratat e ndryshme gjatë viteve, duke falënderuar gjithmonë bashkpuntorët e tij për suksesin që të gjithë së bashku kanë arritur gjatë viteve. Mbi të gjitha, ai është treguar mirënjohës ndaj Zërit të Amerikës që i ka ofruar mundësinë të arrijë nivelet më të larta të këti enti mediatik me famë botërore, si “Një bir i denjë i Shqipërisë”, siç e pat cilësuar me një rast Elezin, ish-Drejtori i Përgjithëshëm i VOA’s, Z. David Ensor.
Elezit, kolegut dhe mikut tim të ngushtë prej 5-dekadash, me të cilin kam patur nderin dhe privilegjin të punoja dhe të bashkpunoja gjatë viteve, në kohë të mira e në periudha të vështira — – i uroj pensionim të mbarë. Vetëm mbaje mend mik e koleg i dashur: Në këtë jetë nuk ka as fillime as mbarime, por ka tranzicione — nga një kapitul i jetës në tjetrin, nga një mision të jetës në tjetrin. Misioni nuk ka mbaruar. REMEMBER: THE MISSION GOES ON, MY FRIEND!
Frank Shkreli

Dr. Elez Biberaj në zyrën e tij në Washington –si Drejtor për Euro-Azinë

Dr. Elez Biberaj – Nderi i Tropojës – Gjithmonë krenar për vendlindjen dhe Atdheun e të parëve
Autori me Dr Elez Biberaj, ikonën e gazetarisë shqiptare dhe më gjërë, gjatë viteve të shërbimit tonë të përbashkët në Zërin e Amerikës. Foto në zyrën e Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës, në mesin e viteve të 1990-ave.
Me kolegun dhe mikun tim të ngushtë prej më shumë se gjysëm shekulli, Drejtorin e VOA-s për Euro-Azinë, Dr. Elez Biberaj, gjithmonë kënaqësi për të kujtuar vitet më të mira të jetës tonë dhe veprimtarisë profesionale në Zërin e Amerikës. Foto (Prill, 2023) në Zërin e Amerikës, para njoftimit të daljes në pension nga Elez Biberaj.
Mikrofoni i Zërit të Amerikës – simboli i fjalës së lirë për 8 dekada – 43 vite prej të cilave ia ka kushtuar edhe Elez Biberaj: lirisë së fjalës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, dinjitetit njerëzor, lirisë dhe demokracisë. Dikur nepërmjet valëve radiofonike të Zërit të Amerikës e deri më sot me mënyrat më moderne digjitale të shpërndarjes së informacionit të lirë, përfshirë TV, për vendet dhe kontinentet ku gazetaria e lirë shkelet dhe abuzohet nga autokratët dhe diktatorët e kësaj bote të shekullit XXI.
Imam Muhamed Sytari i Shkodrës e ndanë me ymetin e vet “një fjalë të madhe nga Sulltan Abdulhamidi i dytë”
Mësimi fetar që iu imponohet fëmijëve shqiptarë nga hoxhallarët në Zvicër

Nexhmije Mehmetaj, mësimdhënëse, Zvicër
Shqiptarët e diasporës shqiptare në Zvicër kanë qenë kurdoherë në ballin e lëvizjeve përparimtare të atdheut. Kur u çlirua Kosova kjo përvojë i shërbeu atyre si dëshmi për integrim në shoqërinë zvicerane ku vendosen të punojnë dhe të jetojnë.
Krahas gjuhëve të vendit pritës shqiptarët vijojnë të mbajnë e ta përdorin edhe gjuhën shqipe, mbeten të lidhur me etnitetin e krenarinë shqiptare tradicionale dhe ngre zërin për njohjen e fisnikërisë dhe të vlerave të saj kulturore dhe gjuhësore.
Për brezin e dytë të mërgimtarëve qysh në vitet ’90 -të u hapën Shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Pas disa vitesh një pjesë tjetër e emigracionit pranoj edhe aspektet negative të jetës së vendlindjes. Në vend që të hapin qendra për kulturën amtare shqiptare të dhënë pas fesë kanë themeluar po thuajse në çdo cep të Zvicrës të ashtuquajtura; Qendra islame shqiptare, Xhami islame shqiptare, Bashkësi islame shqiptare, duke u mbyllur nga të tjerët.
Nuk po hyjë se kush i themeloj, kush i trajnon hoxhallarët, kush i paguan?
Në këto xhami pa asnjë pengesë organizojnë edhe “mësime fetare” për fëmijët dhe rininë tonë!! Mësimi bëhet në të shumtën e rasteve në stilin ndarës sipas gjinisë. Vogëlushet e gjora qe në moshën më të njomë fëmijërisë janë të detyruara të mbulojnë kokën me mbulesë.
Siç shihet fëmijët përjetojnë disa rregulla që nuk ekzistojnë në shoqërinë ku jetojnë. Se çfarë përjetimesh ndiejnë ata në ketë mjedis e proces ndëshkues e të imponuar nga hoxhallarët.
Fëmijët gjatë ditëve të javës përjetojnë lirinë në shkollat demokratike zvicerane kurse gjatë fundjavës, prindërit i dërgojnë nëpër xhami për të mësuar lutje arabisht.
Në këto xhami nuk mësohet për kulturën shqiptare, nuk mësohet si duhet dashur atdheu, si shkruhet e lexohet në gjuhën e nënës në gjuhën shqipe.
Dërgimi i fëmijëve nëpër xhami për edukatë fetare bëhet nga prindërit dhe nuk i kuptoj pse i ndëshkojnë fëmijët dhe veten me humbje kohe për një kulturë të huaj e të largët që nuk është e jona.
Derisa në Zvicër mbrohen me ligj të drejtat e fëmijëve, të drejtat e fëmijëve tanë shkelen nga kleri islam.
Shikojeni këto fotografi. Nuk e besoni se janë shkrepur në Zvicër. Po. Janë fëmijët shqiptarë në xhaminë e Aarburgut (Argau), në vend që të ulen në bankat e klasës plotësuese për të përvetësuar gjermanishten gjuhën e vendit ku jetojnë sa më mirë sepse është nevojë për suksesin shkollor ose për të mësuar germat e bukura të gjuhës shqipe… Gishtat e vegjël ndjekin germat e arabishtes krejtësisht e parëndësishme për jetën e tyre. Sa turp!
Për këto xhami që flasin e luten arabisht që as vet ata nuk dinë çfarë thonë, kujdeset më së shumti Bashkësia Islame e Kosovës e cila zhvillon edhe aktivitet nëpër Zvicër. Vetëm gjatë vitit 2023 këto xhami u vizituan mbi dhjetëra herë nga delegacione të BIK, ndërsa Shkollat shqipe të mësimit plotësues nuk u vizituan asnjëherë nga askush, as nga Ministria e Diasporës e as nga Ministria e Arsimit të Republikës e Kosovës.
Presim me padurim ditën kur prindërit do të ndërgjegjësohen dhe më asnjë fëmijë shqiptar mos të shkel pragun e këtyre xhamive, ku zhvillohet kultura shkombëtarizuese.
Nisma e “Lëvizjes të braktisim islamin “, mbajtur në Deçan më 24 tetor 2023, është jo vetëm një kërkesë e argumentuar shkencërisht, por, edhe një nevojë e ngutshme kombëtare vështruar metodat shkombëtarizuese të klerit islam politik që me aktivitetin mjeran përmes xhamive çdo ditë e më shumë rrënon kulturën e kombit tonë shqiptar si në atdhe ashtu edhe në diasporë.
Ne shqiptarët si një popull i lashtë evropian nuk duhet të kërkojmë tjetër gjë përpos të realizojmë porosinë e Rilindësit të shquar Pashko Vasa se “Feja e shqiptarit është shqiptaria”!
***
Shkëpusim nga aktiviteti i tyre: “Më 11 shkurt 2023, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, qëndroi në Zvicër, ku mori pjesë në tribunën fetare, të organizuar nga Bashkësia Islame “El-Hidaje” në St. Gallen, me moton “Të gjithë për një xhami të re, për breza të tërë!”. Në manifestim morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, imamë, kryetarë, anëtarë e …” https://bislame.net
Gjenevë, 31.10.2023
“Pazari i madh” i tregtarit të vogël me pamje palaçoje !

Hakif Bajrami, historian
Gati për çdo muaj çështja e Kosovës, është vënë në një “pazar të madh”, ku Serbia nazifashiste e përseritë si në orkestër se: “Kurrë nuk do ta njohim Kosovën; Kosova nuk do të pranohet në OKB dhe në nënorganizatat e saj”. Kjo tregti serbiane po gjallëron sipas asaj që e theksoi drejtuesi i Serbisë falë: Spanjës, Sllovakisë, Rumunisë dhe Francës. E kuptueshme, sepse dy drejtuesit e bisedimeve Kosovë-Serbi janë nga ato vende që e inkurajojnë Serbinë nazifashiste që ta përseritë refrenin: “nuk e pranojmë Kosovën shtet…”. Këtë refren e përseritin me mija herë për të mbetur në lojë pazari i tyre. Sepse, kështu ata i forcojnë pozicionet e tyre, të cilat i finason dhe forson Rusia dhe Irani, parat e të cilave pushojnë në bankat e Qipros. Aty kanë krijuar shtab specal, prandaj shpresojnë se Pazari i Madh, i filluar kundër shqiptarëve më 1878 në Berlin dhe është shprazur më 1912/13 në Londër, do të jetë prap në favor të filozofisë gebellsiane e cila kultivohet me kujdes makiavelist edhe sot.
Më 26 tetor 2023 në Prishtinë u mbajtë një tubim shkencor për ÇËSHTJEN SHQIPTARE NË LONDËR më 1912/13. Asnjëri nga referuesut (të gjithë historianë të speccializuar) nuk e shtroi çështjen: Çka, si dhe pse ka ndodhë tragjedia shqiptare në Luftën Ballkanike dhe pse është vulosë robëria e mbi gjysmës së trojeve shqiptare në Londër më 1913. Madje pati nga referuesit edhe përpiekje që të atribuohen merita për disa nga gjashtë fuqitë evropiane (Angli, Frnacë, Rusi –Antant dhe Gjermani, Austro Hungari, Itali –shtete të boshtit), që bënin pazare dhe me gërshërë projektonin hartat e Shqipërisë, duke vënë në plan të parë çështje rreligjioze, duke planifikuar: Shpronësim, shpërngulje dhe shfarosje të shqiptarëve, për fillim mbi gjysma e pastaj Pazarët (kontratat) e okupatorëve kanë mbetur nepër arkiva dhe ato ruhen ende si sekrete shtetërore, pale mos po ia shkëpusin truallin shqiptar shumë të tkurrur edhe ndonjë copë toke. Madje, askush në tubim nuk e zuri në gojë atentatin diplomatiko politik që bëri Nikolla Pashiqi, me telegramet që u lexuan në konferencë, kinse janë dërguar nga: Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra, popullsia e të cilave treva kinse “deklaroheshin” që duan t` i takojnë Serbisë e jo Qeverisë Vlorës”. Bje fjala nga Peja oficerët serbian dërgonin telegram kinse popullsia e asaj treve deklarohej: “Ne ndihemi serbian, serbisht flasim nepër familje. Një pjesë fare e vogël e popullit serbishtën e kupton dhe me asnjë rrethanë nuk duan t` i takojnë Shqipërisë Bregdetare”. E ta themi edhe këtë se me regjistrimin që e kishte bërë Stambolli më 1911 98% e popullsisë Pejës ishte shqiptare, ndërsa Gjakova 100% ishte shqiptare, Prizreni ishte 97% me popullsi shqiptare, Dibra 94% me popullsi shqiptare. Dhe gjashtë fuqitë evropiane i besuan Nikolla Pashqit e jo popullsisë shqiptare me shumicë apsolute.
Madje në simpozium nuk u prezantua as draftmemorandumi i Serbisë nga vitit 1914, ku thuhet tekstualisht se: “Rusia ka arritur që t` ia siguroi Serbisë kufijtë strategjik kah Shqipëria dhe për këtë janë pajtuar përfaqsuesit e Francës dhe Anglisë”. Lidhur me këtë, i thash këto pak fakte sepse këto ditë po na përseritët historia, por me akterë të dukshëm dhe të padukshëm si: Spanja, Sllovakia dhe aty pranë tyre tinzisht po përshpëritet se qëndron Franca. Pse dhe me çfar interesi?
Shtrohet pyetja si është e mundur që Këshilli i Evropës ta marrë masa kundër Kosovës, ndërsa Serbia po shet mend se është në rrugë të drejtë për çdo aktivitet terrorist që e ndërmerr kundër Kosovës. Kurse ne shqiptarët kemi kohë dhe “dituri” të mirremi me luftën Ruso-Ukrainase dhe Izraelito-Palestineze (!). Madje, një pjesë e shqiptarëve më shumë po mirren sot me Palestinën se sa që janë marrë më 1998/99 me çlirimin e Kosovës. Madje është bërë opcesion të luftohen ndërtimet e xhamive dhe bërët ftesë publike për t` u larguar nga Islami, thua se jemi në mesjetë dhe xhamitë dhe islami po e rrezikuekan shtetin, pa i përmed fare rreligjionet tjera që nuk janë më pak të rrezikshme. E vërteta, ky hargjim i energjisë kombëtare pas çështjeve sekundare vetëm sa e gëzon Rusinë dhe Serbinë, po pse jo edhe Iranin. Sidomos vehabizmi po “lulzon” si opium ideologjik dhe rreligjioz. E ky iluzion ia lakon kurrizin shqiptarisë. Por e shtroj pyetjen, mos janë prapa priftërinjët katolik, popat serbian dhe disa hoxhollarë matrapaz që provojnë të veçohen nga kombi me veshje dhe me luftën që e sollën në këto treva, krejtë me qëllim që të luftohet PLISI dhe Shqiptaria, të shndërrohet në plan dytësor lufta e UÇK-ës. Kush qëndron prapa kësaj fushate dihet po po heshtet me qellim të caktuar. E Perendimi dhe Lindja rreligjioze po na ndrydhin për çdo çast.
Partonati i Serbisë nazifashiste ndaj Kosovës nuk ka të ndalur
Duke e përseritë palaçoja A. Vuçiq në çdo tubim: “Nuk e pranojmë Kosovën”, në një mënyrë po krijohet përshtypja se “vërtetë” Serbia paska kaq fuqi sa që ta mbajë një popull ende koloni për të cilën vëndosë si të flasi, si të mbetet analfabet, si të jetojë me frigën se është në luftë, se ushtria e Serbisë qenka “modernizuar aq shumë” sa që thua se e posedon bomben atomike. Në këtë drejtim lexuesëve po ua kujtoj fjalët e atij hebreut Enriko Josofit kur më 1993 i ftonte serbianët: “Luftoni kundër shqiptarëve, kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve; luftoni kundër tërë botës dhe do të fitoni”. I kishte harruar ai mafioz vuajtjet e popullit tij nga nazifashizmi i Gebellsit dhe Hitleit. Madje me ato porosi u promovua Hitleri i Ballkanit që u quajt serbiani S. Millosheviq.
Në këtë drejtim,nxënsi i Sheshelit si një palaço flet se si: “serbët e Veriut të Kosovës duhet t` e kanë policinë e vet”, kurse vet i detyroi t` i hudhin uniformat, se si vet i detyron kryetarët e komunave të largohen nga puna, e pastaj akuzon se si zgjedhjet në Veri nuk janë “legjitime”. I njejti monstrum dërgon organizatë paramilitare në Veri: “Brigada e Veriut” në Banjskë, e pastja kur nxinet në flagrancë, provon me fraza t` ia hudhë fajin një njeriu që quhet Radojçiq, të cilin e burgos sa për sy të Evropës, dhe pas një nate e liron. Po kurrë palaço i Serbisë nuk folë për sasinë e armatimit që është kontrababnduar në Kosovë dhe është strehuar në një manstir apo shumë manastire, aty ku popat e tij atë armatim e kanë ruajtur me kujdes të tyre, dhe të “Krishtit”, për të bërë plojë mbi civilët shqiptarë, pasi që për dy ditë luftë do t` i “vranin të gjithë policët dhe ushtarët shqiptarë” të armatosur me automatik. E sipas tyre çdo gjallëresë shqiptare do të vritej për dy ditë, sepse Serbia nazifashiste ka siguruar armatim nga Kina,Ruisa dhe Irani, përmes Hamasit dhe disa çarqeve hebreje që mrizojnë në Beograd dhe jo shpesh frekventojnë në Kosovë, duke paguar mercenarë se: “Në Republikën e Kosovës po ngritën xhami me qëllim që kjo trevë një ditë të avansohet si strehim i forcave islame për ta islamizuar Evropën” (!!!) (Dokumenti i Partisë në Pushtetin e Beogradit, viti 2022/23, sekret politik dhe ushtrak). Në këtë drejtim, pushtetin serbian me propogandë po ndihmon edhe sherbimi kontrainformativ i Francës, thue se ne shqiptarët nuk e dijmë se deri në çfar përçindje ka ardhur popullsia islame e vendeve arabe në “kroin e revolucionit”- në Francë (sepse i duhen pastrues të rrugëve dhe fuqi e lirë punëtore). Ky fenomen mund të spjegohet me një fjali: Në oborrin tëndë nuk e sheh tranin, ndërsa në oborrin e të tjerëve zbulon kime në bisht të lepurit”.
Ta përfundojmë këtë “mesele” të nëntokës serbiane
Po e qujmë “mesele” sepse ende dikush po mendon se kanë patronat serbët mbi Kosovën. Ai pazar, ju them publikisht ka vdekur po atë ditë kur Lufta e drejtë e UÇK-ës është bërë obligim gjithëshqiptar më 1998/99 kur ishin fare pak shqiptarë në vijat e frontit, sepse shqiptarët luftoheshin përmbrenda nga palaçot. E sot le të dihet se 90% e të gjithë shqiptarëve janë me ushtrinë dhe policinë e Kosovës, nën drejtimin e Presidentës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti. Kurse diaspora patriotike shqiptare është 100% e mobilizuar për mbrojtje të shtetit Kosovës. Po, dikush mundet të më kujtojë se në Kosovë ka ende tregtar flamujsh, po por ata neutralizohen brenda një jave, sespse janë të izoluar qysh tash nga fëmijët e tyre që nuk e dinin se prindët e tyre ishin saboterë në luftën fitimtare 1998/99 të UÇK-ës, në NEOLUFTËN e ushtrisë Adem Demaçit, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Të kuptohemi se 8 vite Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bartë armatim me gomar dhe në krahror. Sot, vetëm armatim që është nxënë në Bajskë ka siguruar popullin shqiptar në rast sulmi se mund të mbrohet se pakut një vit. E vërteta serbët më 1998/99 shtëpitë dhe banesat i kishin depo armatimi dhe mu për shkak të sielljeve të tyre në qershor 1999 shumica u largua nga Kosova, sepse i kishin vrarë e terrorizuar fqinjët e vet shqiptar, sepse ishin mësuar me privilegje të dahijëve, sepse nuk mund ta duronin asnjë lloj barazie.
Pse qarqet politike dhe kishtare serbe e urrejnë popullin shqiptar
E urrejnë qarqet politike dhe kishtare serbe popullin shqiptarë në Kosovë, sidomos, sepse nuk po ua mundson që ta pushtojnë bazenin e minjerave dhe pastaj të aspirojnë daljen ne det. E këtë ide duhet mirë ta studiojnë Grekët, sepse pas shqiptarëve, sipas planeve sekrete serbe trevat greke pastaj janë në rend, kuptohet pas Durrësit dhe Vlorës, për Beogradin mbetet synim Selaniku, organogram ky ushtrak dhe rreligjioz edhe i i Ruisisë nazifashiste. Pra Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, Shqipërisë, Malit Zi, Maqedonisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumunisë, Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ky fenomen duhet të thuhet në tubimet shqiptaro serbe, së pakut.
Serbia pra ëndrron që ta riokupojë Kosovën e pastaj …. Prandaj i ka kurdisë 48 baza ushtrakao policore përgjatë kufirit verlindor të saj. Me rëndësi është të dihet se ku janë ato baza, sepse me atë armatim që e ka instaluar Beogradi në Kosovë duke e maskuar nepër manastire, po me te do të shkatrrohen bazat serbe rreth kufirit për 48 orë luftë të drejtë. E në atë luftë eventuale këshilloj çdo shqiptar, që askush mos të provoi për ta privuar nga jeta askned pa armë në dorë. Rregullat e luftës dihen. Ato janë mësuar edhe në luftën e UÇK e cila do të objektivizohet me fakte se ishte e drejtë-çlirimtare.
Të përfundojmë: pretendimet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës janë para syve tanë. Pra, nuk është në pyetje vetëm Veriu i Kosovës, por tërë Kosova, Maqedonia dhe Veriu i Shqipërisë Bregdetare, në fazën e parë të luftës që ka mbetë si dokument nga kohët e kaluara. Ai program që është shkruar në Nish më 1914, ende pushon në noteset e oficerëve serbian, të cilët në sinkroni me politikën janë ende në iluzione, që ta kthejnë kohën e Dushanit. Këtë fantazi sot nuk e kultivojnë edhe ato shtete që kanë fuqi, por Serbia po. Çelsi i leximit të kësaj ambicje pushon në Rusi, e cila Serbinë po e ushqen me iluzione, ndërsa vet në Ulrainë do ta humb luftën të cilën “nuk guzon ta shpallë kurrë se ka humbë”, sikurse Milosheviqi që kapitulloi në Kumanovë ndërsa rrente popullin kemi fituar ndaj UÇK-ës dhe NATO-s. Analizoni këto pozicione të shteteve belagji.
Prishtinë, më 31 tetor 2023
Strategjia Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare

Gjergj – Skender Jashari
Fatkeqësisht asnjëherë pas Gjergj Kastriotit nuk kemi pasur ndonjë organizim burimor në nivel kombëtar, që të jenë organizuar. Por në çdo rast, veprimet tona qoftë edhe ato për Çlirim Kombëtar, janë bërë si reaksion a kundër-reaksion i veprimeve të pushtuesit, fqinjëve me qëndrime armiqësore etj. Prandaj në vazhdimësi, kam qenë i mendimit që në nivel kombëtar, por edhe në kuadër të të dy shteteve tona, është dashur që me kohë të krijohej një Strategji Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare- fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur ende. Madje për fat të keq politikanët në vendet tona, në shumicën e rasteve janë peng( shkaku i votave-elektoratit), por ka edhe të tillë që janë shitur-blerë e deri të tillë të indoktrinuar, nga islamizmi, turkofilizmi dhe nga sllavët. Fatkeqësisht këto ditët e fundit kemi pa deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, politikan etj, heshtën, fshehën qëndrimin e tyre por edhe të Institucionet e Kosovës, përballë terrorit të Hamas-it kundër Izraelit. Mirëpo as në këtë rast nuk i dhanë ndonjë shpjegim qytetarëve tonë, për ta arsyetu vendimin dhe qëndrimin e Qeverisë dhe të Kosovës, se ishte i drejtë. Kurse nga ana tjetër kemi pa, hoxhallarë qoftë tradicional( filoturk), qoftë vehabist-salafist, që me afsh e urrejtje patologjike propagandonin kundër Izraelit dhe pro terrorizmit islamik Palestinez. Nga ana tjetër me mijëra jurist vetëm në Kosovë, por asnjë nuk pamë që të shpjegonte pse Shqipëtarët jemi pro-Izraelit dhe kundër Palestinës. Në këtë rast do lëmë anash qëndrimet politike të këtyre vendeve ndaj Republikës së Kosovës.
Që nga vitet 1990-ta, kemi parë sheshazi që Serbia, Turqia, Greqia, Rusia por edhe shumë vende arabe, që në vazhdimësi kanë instrumentalizuar islamizmin, ortodoksizmin etj, për qëllime të tyre ekspansioniste, shoveniste, radikaliste dhe terroriste, e që këto kanë qenë gjithnjë në dëm të Kombit, Atdheut dhe Interesave tona Kombëtare. Këtë e kisha nuhatur shumë mirë, kisha ngritur zërin në vazhdimësi, duke kërkuar nga Institucionet e Shteteve tona që të bënin parandalimin e tyre-por kjo nuk ndodhi( vetëm pas vitit 2016, kam pa zyrtarë të shteteve tona që kërkonin sërish angazhimin tim dhe të disa familjarëve të mi, që të frenonim radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, pasi i kishin verifikuar informacionet dhe rekomandimet tona si të sakta dhe të nevojshme- por për ne, këto veprime që planifikonin t’i ndërmerrnin shtetet tona, tanimë ishin tepër të vonshme, të paefektshme dhe joproduktive.).
Ndërsa pasi Terror-rusia e pa dështimin e saj në agresionin e saj në Ukrainë dhe kundër demokracive perëndimore, natyrisht kërkon alternativë për të dalë nga situata. Për këtë qëllim provoi përdorimin e alternativave të ndryshme, duke tentu përçarjen e NATO-s, BE-së etj, qoftë përmes refugjatëve islamik, por edhe përmes ndezjes së vatrave të reja të krizës sidomos në Europë( në Bosnje dhe në Kosovë). Fatmirësisht Rusia dhe Serbia, dështuan ta arrinin këtë në pjesën veriore të Kosovës në rastin e Banjskës. Prandaj ishte e pritshme, që Terror-rusia të shfrytëzonte sërish organizatat terroriste islamike, për të nxitur luftë, terror etj në Lindjen e Mesme. Këtë duket që e arriti për mrekulli, në rastin e 7 tetorit 2023, kur terroristët islamik të Hamasit, kryen terror masiv kundër popullatës civile të Izraelit. Në këtë terror të pashembullt, tashmë flitet hapur, me fakte, me fotografi dhe incizime, për përfshirjen e forcave speciale ruse dhe iraniane etj në anën e terroristëve të Hamas-it.
Fatkeqësisht asnjëherë në histori, pas Gjergj Kastriotit edhe pse ka pasur disa herë përpjekje dhe tentativa por të pasuksesëshme, që të “Shpëtohej Kombi yn” nga rreziku i përdorimit të feve të ndryshme në dëm të Kombit dhe Atdheut tonë. Duke e pasur parasysh që Serbia, sllavët, grekët etj, në vazhdimësi kanë luftuar Ilirët, Arbërorët dhe Shqiptarët, duke i identifikuar si “porta e Kryqëzatave”, si “ Aleati i vetëm i Fuqive Perëndimore” etj, ne kurrë pas Gjergj Kastriotit nuk kemi qenë të vetëdijshëm mjaftueshëm, të përgatitur dhe as nuk kemi vepruar që të mbrojmë vendin dhe kombin tonë, e sidomos popullatën tonë injorante e cila shpesh është manipuluar me lehtësi.
Fqinjët armiqësor në vazhdimësi kanë përdorur fetë e ndryshme, për qëllime shoveniste, gjenocidialiste dhe ekspansioniste kundër vendit dhe kombit tonë. Duke filluar që me ndarjen e Perandorisë Romake më 395, pastaj autoqefalizmi i kishat ortodokse në vendet e Gadishullit Ilirik, në mes shekujve VII-IX e sidomos pas shekullit XII, po ashtu ndarja e Kishës më 1054, në Kishën Katolike dhe Ortodokse, ndarja u thellu edhe më shumë në Gadishullin Ilirik, që ishte zonë kufitare dhe zonë ku luftohej. Fatkeqësia ishte që Tokat Arbërore mbetën zonë kufitare si me rastin e ndarjes së Perandorisë Romake më 395, e njejtë mbetën edhe me rastin e ndarjes së Kishës më 1054.
Vatikani përmes ndikimit të tij, në vendet Europiane, organizoi rreth 8 kryqëzata, në mes viteve 1096-1270, zakonisht kalonin përmes detit Adriatik, zbarkimit në portet Arbërore, nga veriu deri në afërsi të Athenës. Po ashtu edhe planifikimet për Kryqëzata të tjera, p.sh: edhe në kohën e Gjergj Kastriotit i cili shikohej si Komandanti i Përgjithshëm i Kryqëzatës anti-osmane, ishin planifiku nga dhe përmes Atdheut tonë. Kjo bëri që frika të jenë tejet reale për Patrikanën e Stambollit- pra për ortodoksët. Apo më vonë, përpjekja dhe tentativa për një “Kryqëzatë në kohën e At Pjetër Bogdanit).
Kodi i Car Dushanit, është dokumenti i parë shovenist dhe gjenocidal i shovenizmit ortodoks sllav, kundër Shqipëtarëve, të cilët i identifikonte vetëm si katolik. Këtë frymë do ta pasonin çdo memorandum, elaborat, projekt dhe ligj shovenist serb deri në ditët e sotme. Sllavët ortodoks dhe grekët, si dhe Kishat e tyre, ishin helmuar nga shovenizmi anti-katolik, sa që Shqipëtarët katolik, në Gadishullin Ilirik i shihnin si rrezikun më serioz, prej nga vendet Europiane mund të përdornin Atdheun tonë, si trampolinë për Kryqëzatat anit-islamike dhe i nënkuptonin si Kryqëzata anti-ortodokse.
Në Betejën e Maricës, ku u ndeshën më 26 shtator 1371, sllavët e Gadishullit Ilirik( Serbët dhe Bullgaët etj) me Perandorinë Osmane, pas mposhtjes dy princët serb, pranuan nënshtrimin. Ata u bënë vasal të Perandorisë Osmane, duke i dhënë kontribut edhe në ushtar për zgjerimin e kësaj perandorie, duke luftuar kundër Arbërorëve të Gjergj Arianitit. Ky rast shënon rastin e parë që Ortodoksizmi bashkohet me Islamin, për t’iu kundërvënë Europës( nënkupto katolicizmit). Këtë rrugë do ta ndjeknin të gjithë ortodoksët e Gadishullit Ilirik.
Në Betejën e Kosovës, më 1389, po ashtu ishte princi tjetër serb, që tradhtoi Aleancën e të Krishterëve( katolik dhe ortodoks të Ballkanit), dhe si rrjedhojë e së cilës Perandoria Osmane arriti të fitonte këtë betejë, derisa princi serb ia dhuroi për nuse vajzën e tij Sulltanit Osman. Prej nga deri më sot, i dëgjojmë sllavët që thonë:” më i afërt është muslimani sesa llatini( katoliku)” dhe anasjelltas i dëgjojmë islamikët( madje edhe islamikët shqipfolës), që thonë:” më i afërt është shkau ortodoks sesa Shqipëtari katolik.”
Derisa kjo aleancë sllavo-osmane do të vazhdoj përgjatë 550 viteve të pushtimit Osman, përfshirë edhe periudhën e fundit, kur Serbia dhe sllavët kaluan në anën Ruse. E që filloi më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti hyri në Konstantinopojë, ku Katedralën e Konstantinopojës e ktheu në Xhaminë Shën Sofisë, duke deklaru si kryeqytet të Perandorisë Osmane dhe duke konsideru veten si trashëgimtar ligjor të Perandorisë Romake. Sulltan Mehmet Pushtuesi e vendosi Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe Genadiusi II apo Georgios Kourtesios Scholarios, ishte Partiarku më anti-Perëndimorë, kundërshtuesi më i madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve( veçmas grekëve) dhe islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark i përbetuar dhe mirënjohës për Autonominë e Kishës Ortodokse nën Perandorinë Osmane, do ushtroj terror mbi besimtarët katolik nën këtë Perandori, madje edhe përmes besimtarëve ortodoks.
Në Luftërat antiosmane duke filluar nga kryengritjet e armatosura për liri, të serbëve, grekëve, rumunëve, bullgarëve etj, ndër figurat më të rëndësishme kanë qenë Shqiptarët e besimeve respektive. Kurse në anën tjetër Shqipëtarët e besimit islam, u rreshtuan në anën e osmanëve, duke kulmu madje edhe në lënije të Atdheut tonë në dorën e sllavëve, derisa disa mijëra për të mos thënë dhjetëra mijëra të tillë përfunduan të vrarë edhe në Betejën e Galipolit.
Për të vazhduar pastaj me Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, ku intensivisht poashtu Shqiptarët u keqpërdorën nga ideologjitë dhe besimet fetare. Mos harro elaboratet, projektet shoveniste, ligjet agrare etj, ku lehtësisht manipulimi dhe përdhuni bëhej me popullatën injorante të vendit tonë. Përfshirë këtu edhe dhjetëra marrëveshje bilaterale dhe multilaterale mes Turqisë, Jugosllavisë, Greqisë, për shpërnguljen e “muslimanëve” të Ballkanit, të cilët zakonisht ishin Shqipëtar, e të cilët i vendosën në shkretëtirat e Anadollisë.
Gjithashtu duke parë edhe përdorimin e islamizmit, e sidomos esktremistëve islamik nga njëra anë nga Serbia, Rusia etj, derisa në publik shkaku i përdorimit të këtyre ekstremistëve, autoritetet e njejta akuzonin për terrorist, radikalist, ekstremist islamik në masë popullatën boshnjake, shqiptare etj.
Për të parë, edhe për fat të keq, sesi në rastin e agresionit të Terror-rusisë në Ukrainë, sesi ajo i përdorë masivisht injorantët islamik të saj, madje duke marr edhe nga vendet arabe dhe të Lindjes së Mesme.
Por në gjithë këtë, më shqetësuese është fakti i rolit që kanë pasur hoxhallarët e në veçanti hoxhallarët vehabi në Trojet tona. Si në trazimin dhe nxitjen e mosdurimit, urrejtjeve dhe ndasive brenda sektare islame, por edhe karshi konfesioneve të tjera fetare, gjithashtu duke qenë edhe më shqetësuese fakti që në arenën ndërkombëtare brutalisht dëmtoi faktoritetin e Shqiptarëve dhe Kosovës në veçanti. Madje është non sense, që në Kosovë më 2009, arrestohet një hoxhë SH. K. me armë me shurdhues prodhim të Serbisë, i njejti hoxhë më 2008, derisa Kosova shpalli Pavarësinë, ai u vendos në Preshevë. Për më shumë ky hoxhë, si dhe asnjë hoxhë tjetër, asnjëherë këto dy dekadat e fundit nuk pati asnjë ndalesë dhe asnjë problem me autoritetet serbe në Luginë të Preshevës, derisa edhe ish-ushtarët më të thjeshtë të UÇK-së u arrestuan. Apo që i njejti hoxhë SH. K. më pas u arrestu edhe nga Policia e Kosovës më 2014, të cilit iu konfiskuan dinarë dhe dokumente të Serbisë.
Prandaj:
Duhet urgjentisht të nxjerret një Strategji Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare, kjo në nivel kombëtar, që do përfshinte gjitha komunitetet Shqiptare kudo në botë. Sepse Shqiptarët në Ballkan, pastaj mërgatat në Perëndim, komuniteti Shqiptar në Turqi etj, të gjitha janë të ballafaquara me rrezikun e asimilimit dhe keqpërdorimit të tyre, duke u viktimizu shkaku i feve.
Jam i lumtur, që kam pa rastin e Lëvizjes për braktisjen vullnetare të Islamit, uroj që lëvizja e tillë të mbetet lëvizje gjithëpopullore dhe të bëhet gjithëkombëtare, e të mos degradoj në parti politike. Kam pa disa frikacak, pseudoshqiptar që vetëdenoncoheshin duke thënë :” unë filani, nuk kam lidhje me këtë organizim” e të tilla gjërash. Përkundër, unë ndjehem krenarë edhe e mbështesë me mish e shpirtë këtë organizim. Natyrisht, unë thërras për Kthimin në Fenë, Kulturën e Traditën e të Parëve tonë, të Krishtere që u flijuan në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe Patrikanës së Stambollit( ortodoksisë), e që Gjergj Kastrioti na e la porosi.
Kauza për Çlirimin nga robëria Islamike, është Ideal mbi Ideale, Qëllim mbi Qëllime dhe në çastin e arritjes së këtij Objektivi Gjithkombëtar, do arrihet kthimi i Kombit tonë aty ku mbeti më 1479, kur erdhi pushtimi 550 vjeçar Osmano-ortodoks( pasiqë Patrikana e Stambollit bashkësundoi me Portën e Lartë).
Shtetet tona Shqipëria dhe Kosova, Akademitë tona në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të gjithë intelektualët dhe patriotët tonë, me iniciativa institucionale dhe qytetare, sa më parë dhe sa më urgjentisht do duhej ta trajtojnë çështjen e “instrumentalizimit të feve dhe klerikëve fetar” nga shtetet jomiqësore.
Pasiqë kemi dy shtete, dy akademi, qindëra e mijëra jurist e veçmas penalist që kanë dijeni të përkyrera për antiterrorizmin, është nevojë imediate që të organizohemi institucionalisht dhe si lëvizje qytetare a forma të tjera të mundshme, që të krijohen iniciativa a peticione që do kërkonin nga Kuvendet e shteteve respektive tona, që të përpilojnë, draftojnë dhe miratojnë ligj në shtetet respektive, që të mbikëqyren, kontrollohen dhe sanksionohen çdo rast kur ideologjitë a besimet fetare keqpërdoren.
Natyrisht, kërkesa e mëparshme e Rregullimit të bashkësive fetare, nuk është e mjaftueshme, sepse ajo do rregullonte disa aspekte, por jo tërë problematikën kriminale, propaganduese që ndodhë në Trojet tona, në lidhje me keqpërdorimin e besimeve fetare dhe ideologjive.
Prandaj besoj që mënyra më e mirë është përmes krijimit të një Strategjie Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Instrumentalizimit të Ideologjive dhe Besimeve Fetare, me qëllim që të mbrohen Interesat Kombëtare Shqiptare kudo që janë, e që mos të jenë sërish objekt i manipulimit nga qarqet jomiqësore.
Më:31.10.2023

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
Ai që e prishë kullen e vet, s’mund ta ndërtoj atë të tjetrit !
Ujk Bardhi, Shkodër
Gjithsecili nga ne duhet ta dojë të sotmen në të cilën jeton e vepron, të bashkëpunojë e ndërkomunikojë me të tjerët për të mirën e njerëzimit në mënyrë që ta ndërtojnë atë duke e begatuar për vete dhe për të tjerët, çdonjëri të veprojë me energji pozitive… por, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të interesohet për ta njohur sa më mirë të kaluarën e tij në mënyrë që të mos e manipulojnë të tjerët, sepse jemi dëshmitarë se një pjesë e botës është djallëzuar, tek ata primare është intetesi klanor e personal dhe për ta përmbushur këtë ves biologjik e madje me përmasa animale ata janë të gatshëm të shkelin edhe mbi viktima(kufoma)….sepse ata i bashkon vetëm interesi…., ky soj janë të dëmshëm për çdo shoqëri të qytetëruar…
Madje ai që e prish kullën e vet, dhe me gurët e saj, po mundohet ta ndërtojë kullën e tjetrit në emër të një diçkaje që s’ka bazë të shëndoshë…ai e ka kot…sepse po se deshte tënden ti nuk mund ta duash të huajën…, ti vetëm se e rrenë vetveten sepse të tjerët që janë me mendje esull e me sy të hapur s’i mashtron dot…sa të duash të japësh “fetfa”..?!
Për vetë faktin që, asgjë nuk fillon me të sotmen pa qenë e djeshmja ashtu si nuk do të kishte të nesërme apo ardhmëri të ndritur pa të sotmen e qëndueshme dhe largpamëse…zatën dhe lisi nuk qëndron as në kohë e as në hapësirë pa rrënjët e veta të kapura fort për tokën ku ka mbirë e të cilat e ushqejnë në mënyrë të pandërprerë por dhe e mbajnë vertikalisht trungun e tij për të mundë t’i mbajë ai degët e veta të shtrira madje dhe me mgarkesat e stinëve të një moti të keq….



Nëse andej-këndej, muslimani përballet me këcënime të mbështjella me fjalë të bukura jashtë kontekstit të tyre, vetëm e vetëm për të heshtur përballë krimeve dhe barbarisë kundër vendeve të tij të shenjta dhe jetës në ato vende, a nuk duhet të ketë krenarinë legjitime dhe nivelin më të dobët të dinjitetit njerëzor, për të mos dëgjuar çfarë tërheq zemërimin e Allahut dhe urrejtjen legjitime të njerëzve të lirë dhe të vazhdojë rrugën e përshkruar nga feja e tij, që qëndron mbi tanësinë?
