A po shantazhohet Kosova me organizimin e “kryengritjeve serbe nëpër enklava”…?
Vesel Leka, nismëtari për braktisjen e Islamit, një person i arsimur që njëherit i takon lëvizjes së grupit fillestar të UÇK me Zahir Pajazitin


Historia e një tregimi!
Bajram SEFAJ
Njëmijë e nëntëqind e tetëdhjete e gjysmë! Ose: Historia e një tregimi!
Tregim – 1980 e 05% !*
Jo, këtë pështjellim shifrash, në trungun e emrit të atij viti atje, të largët, nuk e bëj për mendje të madhe, as mend për të shitur. Së gjëja se ndjek për së lehti, shkeli mbi hijet e të mëdhenjve, se synoj famën e tyre duke ecur gjurmëve të tyre, në yrnek të shkrimtarit të njohur anglez, atij me emrin George Orwell (1903-1950). “Kafshët vazhduan të vështronin herë një derr e herë një njeri, pastaj përsëri një njeri e përsëri një derr, por ishte e pamundur ta përcaktoje se çfarë ishte njëri e çfarë tjetri”- “Ferma e kafshëve”- faqe 122 botim i SHB të LSHSH 1992. Tiranë). Kur u ngatërrua, sapo nisi një shkrim të ri, që kish vendosur t’ia ngjiste titullin 1948, ashtu si planifikonte, dora e instinktit i rrëshqiti e ia qiti 1984! Ashtu si e shënoi instinktivisht, pra, nuk e nguci fare e, vazhdoi të shkruaj. Vazhdimi i mëtutjeshëm i rrëfimit të kësaj sage rastësie, dihet. Është i njohur për të gjithë. Nuk përsëritet. Nuk ka reprizë! Romani 1984, u bë i njohur dhe i popullarizuar, bestseller, në tërë opinionin lexues botëror dhe, i tillë vazhdon të jetë. Sot e gjithë ditën! Jo, rasti im, është i pafat dhe i dhimbshëm njëkohësisht. Loja e luhatjes, ndërrimit të dy shifrave të fundit të vitit të mbrapsht 1981, e nxorën në një vit edhe më të keq, më katil, të historisë, 1918! Vit që fillon një luftë e ashpër, e njohur me emër e mbiemër, Lufta e Parë Botërore! Po, halli jo i vogël, imi shkrimtar pusit shqiptar. Larg afirmimit dhe famës se Orwell-it, u tregova kryeneç i pandreqshëm, në insistimin, me çdo kusht, që viti 1981, që ia kisha inat, mos të ngel ashtu siç është. Por, për të zi të tij, as 1918, nuk bënte, 1980 e 50, (njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjysme) mu begenis. E qita krahësh dhe, u nisa!
Para tankeve, që bluanin e drobitnin asfaltin e sheshit kryesor të Prishtinës, para mjegullës e tymnajës, që si tornadot më të çmendura, silleshin vërdallë rrugëve të qytetit, para të rafalëve të thekshme që, me pezëm e hidhërim të skuqur dhe gjithë inat, shqyenin ajrin e periferisë së qytetit, duke sjellë nga atje, në qendër, habere të këqija, ndërmend, me erdhën dy cikërrime që, si të padukshme të ishin, në ato çaste dramatike: e pra, kur shkrimtarit tonë të mirë, më të shquarit në këtë thyerje shekujsh, ia lypi një cigare duhan. Në vend të një cigareje, shkrimtari njohur*, ma fërfëlloi një paketë të pa nisur cigaresh të markës së njohur, Malboro. Kjo dëshmonte shkallën e lartë të nervozizmit kolektiv, që e veshte me rrobë të zezë ato çaste jetike e fatale, për shqiptarët e Kosovës fatzezë! (Aty e tehu, kurrë më, për jetë të jetëve, prej askujt nuk lypa cigare. Trusi bythën e cigaret i blej vetë, si krejt dynjaja e qortova vetën. Boll janë dy poetët tanë të shquar, (një Azem dhe një Ali!) që, kurrë duhanin s’e ndërronin, sikurse se thuhej me shpoti, përherë tymosnin duhan të huaj! Iku, kjo! Kaq e pat!).
Rasti i dytë: biseda telefonike me mikun tim në Shkup. Që ka lidhje të ngushtë me atë vit atje, të çartur dhe të prishur kryekreje, mos raft me u harruar!, e riprodhoj besnikërisht, ashtu si kam provuar ta tregoj, në raste tjera. Dy janë arsyet, por jo të vetmet, pse rrëfehet ky rrëfim! E para, (që mund të jetë e dyta!) është së përmes këtij kallëzimi, mbi tregimin “Gjumi i pagjumë”, shprish një ble kujtimesh, (kurrë të përgjumura!) mbi një kohë e një vakt të trazuar, të shkuar, por jo të harruar. Arsyeja e dytë (që mund të jetë e para!), është ideja, origjinale, fisnike, kolegjiale e mikut të shtrenjtë, Nijazi. Është meritë dhe kabahat i tij, barabar. Fajtor, e përgjegjës, jam unë vetë, çfarë rendimenti në mjeshtërinë e rrëfimit, të narracionit, do të arrij! Të shohim! Rrëfimi është ky: kur pasioni, shqetësimi dhe kureshtja ngadhënjejnë mbi arsyen, si të shkelja mbi gaca qarri, i avitëm kabinës telefonike, në sheshin kryesor të Prishtinës. Ishte fillimi i muajt prill të vitit të mbrapshtë 1981. Kur krejt Kosova, veçmas kryeqyteti i saj, ishte në tym të zi e, në flakë verdhë! – Alo, redaksia e kulturës së Flakës së Vëllazërimit? Telefonoj nga Prishtina. Desha të di mbi vendimet e jurisë së gazetës suaj, të konkursit letrar për tregim, për ketë vit! Akoma ende pa e përfunduar mirë fjalinë, nga skaji tjetër i telit, zëri më përgjigjet: po, koleg, tregimi yt, ai me titull “Gjumi i pagjumë”, është vlerësuar me shpërblimin e tretë. Çmimi i parë dhe i dytë nuk janë ndarë fare, sivjet! E mundur kjo! Ngrij, shtangoj në vend. Befasi befasuese. Shkuar saj! Nuk isha prezantuar fare në bisedën telefonike. Tregimi ishte nënshkruar me shifër! Kolegu, ashtu si e njohu zërin tim në telefon, e kishte njohur edhe “zërin e dorëshkrimin” e tregimit tim, në letër! A nuk është kjo, një mrekulli që meriton të veçohej e të shënohej! Tregimi “Gjumi i pagjumë” atë ditë e sot, për jurinë e respektuar të “Flakës…” dhe lexuesit e saj, ngeli anonim nga se, “trupi gjykues” i jurisë e kishte marrë si shkrim të një autori tjetër. Të atij që, për kohë të gjatë tridhjetëvjeçare, nuk kishte bërë Gjumë të rehatshëm nate. Gjithandej në(për) birucat e zi të burgjeve të armikut shekullor. Ec e paraqitu tash. Ec e dëshmoje autorësinë! Që të rri urtë, të trus e mos të nguc “grejzin me kra’ne, se… ”, me këshilluan edhe shumë miq e dashamirë! “Historia” e këtij tregimi megjithatë përfundon me kreshendo. “Gjumi i pagjumë”, pos që ishte radhitur midis dhjetë tregimet e vëllimit “Rruga deri në kallëzim”, (Rilindja – 1983), shumë vjet më vonë (1995), përkthyer nga z. Sébastien, botohet në frëngjisht. Në numrin 5, të revistës “Encres Vagabondes” – (Céation littéraire et magazine de l’écit) dhe zinte tri faqe (50, 51, 52) të formatit të mesëm, të saj! Dy lexuese, dy hanëme, dy bukuroshe parisiene, tregimi “L’insomnie” (titulli i përshtatur, në gjuhën e tyre!), i lë pa Gjumë, nga meraku i “sevdasë” dhe i “dashurisë” ndaj autorit! (…shumë vjet më vonë, në një natë krejt tjetër), gjallë e dendur, kujtoi atë natë dhe provoj që, nga gjithë kjo, të qes diçka në letër. Përkthimi:… des nombreuses années plus tard, lors d’une nuit totalement autre, vivant et résolu, il se souvint de cette nuit et il tenta d’en sortir quelque chose sur le papier). Janë këto fjalët e fundit, në shqip dhe në frëngjisht, që “solemnisht” përmbyllin rrëfimin e tregimit “Një natë e pagjumë”, respektivisht “L’insomnie”. Riprodhohen sa për t’u ndje e shijuar muzikaliteti, timbri i këtyre dy gjuhëve, jo, për tjetër, jo! . “Misteri i dashurisë” së dy lexueseve ndaj autorit Benzhamë (kështu shqiptohet emri im atje, në atë botë të huaj!), zbërthen, gris perden e heshtjes mijëvjeçare. Zbardhet, zbulohet, bëhet i përbotshëm, si për të përligjur thënien e Gabriel Garcia Markez – “Tërë bota ka tri jetë: një jetë private, një jetë publike dhe një jetë sekrete…”! Kaq. “Haj kuku, çka m’ka gjet mu, baba dek’, kali çorru’! (Insert nga kënga e trashëgimisë së folklorit tonë të lashtë popullor që, edhe sot e kësaj dite, këndohet aty-këtu, ndër ne, në çaste sikleti e mërzie!). + Fjala është për shkrimtarin Mehmet Kraja. (Diku në Francë, shtator 2020).
*Shkëputur nga novele *Kinkaleri”, faqe, 180-185, Faik Konica – 2022.
Kështu islamikët e kan instalue gënjeshtrën përplot pesë shekuj!

Revista franceze (1899) / Nëntë treguesit për një edukim të suksesshëm të fëmijës — Broshura e Thrank Spirobergut (Faik Konicës)
Faik Bej Konica (1875 – 1942)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Tetor 2023
“Le Revue Internationale de l’Enseignement ” ka botuar, në qershor të 1899, broshurën e Thrank Spirobergut (Faik Konicës) me nëntë treguesit për një edukim të suksesshëm të fëmijës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Thrank Spiroberg. — Ese mbi edukimin, Shënime dhe fragmente. — Bruksel, R. Imbreghts.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Autori i kësaj broshure, i cili po punon për një vepër madhore mbi edukimin, ka botuar disa fragmente të saj. Për të, shkenca e edukimit presupozon domosdoshmërisht fiziologjinë dhe higjienën; ekziston vetëm një edukim i cili ka në mendje energjinë e trupit dhe kulturën e mendjes. Këtu janë disa nga treguesit që ai na ofron :
1° kufizim të lirisë së martesës nga kushte të urdhrit shkencor;
2° inkurajim të ushtrimeve fizike, eliminim të gjimnastikës;
3° rritje të fëmijës në një atmosferë moderimi dhe dashamirësie;
4° ofrim mësimdhënie gojore, të larmishme, të qartë dhe argëtuese deri në moshën tetë vjeçare;
5° shkollat duhet të merren vetëm me përfundimin e edukimit nëpërmjet një mësimdhënie cilësore;
6° frymëzim që në moshën katër vjeçare të shijes për vëzhgim dhe kërkimin e shkaqeve;
7° mësimi i gjuhëve të gjalla ka një dobi të madhe praktike, është i dëmshëm për zhvillimin e lirë të mendjes;
8° edukimi do të plotësohet nëpërmjet udhëtimeve;
9° edukimi duhet ta mësojë fëmijën që të veprojë në jetë vetëm pasi të ketë menduar, të mendojë vetëm me arsyetim dhe të arsyetojë vetëm në mënyrë metodike dhe me një metodë të mirë, domethënë shkencore.
P.
- Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/revista-franceze-1899-nente-treguesit-per-nje-edukim-te-suksesshem-te-femijes-broshura-e-thrank-spirobergut-faik-konices/.
Kuvendi i X i LDK-së, sprovë e përcaktimit politik!

Florim Zeqa
Konventa e ka karakterin e një tubimi të individëve në një vend dhe kohë të caktuar për të diskutuar për ndonjë fushë të interesit të përbashkët. Konventat më të zakonshme janë ato të me karakter profesional dhe biznesor. Bie fjala, në Konventat e Tregtisë zakonisht debatet përqendrohen në një segment të caktuar të kësaj fushe, ndërsa në Konventat. Mirëpo, ekzistojnë edhe Konventa të ndryshme për sport, kulturë, etj!
Më në fund një lajm i mirë për LDK-në
Thirrja e Kuvendit të “X” Zgjedhor të LDK-së nga ana e kryetarit aktual, mund të jetë në rregull sipas Statutit të LDK-së, mirëpo, proceduralisht dhe në mënyrë demokratike, vendimin për zgjedhje duhet ta merrë kryesia e partisë e jo kryetari!
Edhe pse nuk po më tingëllojnë mirë në veshin tim terminologjitë; “Konventa Programore” dhe “Rruga e Re”, mbajtja e Kuvendit të X Zgjedhor të partisë është një lajm i mirë dhe një sprovë e përcaktimit politik.
Ne veprimtarët e viteve të ’90-ta e kemi të vështirë ta akceptojmë slloganin “Rruga e Re” mbi themelet e LDK-së Rugoviane.
E kam thënë ditë më parë, po detyrohem ta përserisë, sikurse që nuk ka “Lidhje të Re” dhe as “Rrugë të Re”, nuk ka as “Guxo” për elektoratin rugovian, por ka LDK Rugoviane dhe pikë!
Edhe një qind herë nëse renovohet një shtëpi mbi të njëjtat themele, nuk guxon t’i ndryshohet struktura dhe as pamja e jashtme, e më së paku emërtimi i saj.
Shëmbull ta marrim, ne Bokshiqasit jemi në pritje të renovimit të ‘Shtëpisë së Kuvendeve të Rezistencës’, por edhe pas renovimit do ta bartë të njëjtin emër, pa ndryshuar asgjë nga brendia dhe asnjë pikë dhe presje në historikun e kësaj shtëpie, simbol të qendresës dhe reszistencës aktive paqësore në komunën e Klinë, në të cilën, më 9 Qershor 1990 u mbajt Kuvendi i parë Zgjedhor i Deges se LDK-së në Klinë!
Kur jemi në këtë segment, me krenari asokohe qytetarët e Klinës, Bokshiqin e quanin “Kaqaniku i vogël”, ndërsa shtëpinë ku mbaheshin kuvendet e quanin “Shtëpia e Kuvendeve te Rezistencës”.
Në ketë shtëpi u mbajtën kuvendet themeluese të degëve; Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Klinë (9 qershor 1990), Kuvendi Komunal i Klinës i shkëputur nga Serbia (korrik 1990), Sindikata e pavarur e Policisë (shtator 1990), Forumi i Rinor i LDK-së (…1990 dhe 20 shtator 1991), Forumi i Gruas i LDK-së (1990), Forumi i Intelektualëve Shqiptar “Luigj Gurakuqi” (nëntor 1990). Nga vitet 1990-1998 janë mbajtur kuvende, tribuna, promovime, përkujtime dhe tubime tjera të shumta politike e apolitike të komunës së Klinës të asaj kohe.
Për kontributin e dhënë në ato vite, në vitin 2005 kuvendi komunal i Klinës e nderon më Mirënjohje aktivin e LDK-së, së këtij fshati.
Ngjashëm, sikurse Bokshiqi për Klinën, edhe LDK-ja Rugoviane është historia dhe gurthemeli i Kosovës, është ADN-ja e politikbërjes së shqiptarëve të Kosovës!
Dëshira e elektoratit rugovian
Pa dyshim, i gjithë elektorati rugovian dëshiron dhe pret që një ditë pas kuvendit të dalin me ndjenjen festive të fitores historike të demokracisë, me fitoren historike të frymës rugoviane ndaj puçistëve dhe uzurpatorëve, plagjiatëve dhe pengmbajtësve të frymës rugoviane në LDK-në post-Rugoviane.
Elektorati dëshiron dhe pret që “Kuvendi i X, historik për LDK-në”, të jetë Kuvend i cili e ringjallë frymën rugoviane mbrenda këtij subjekti politik dhe që largon njëherë e përgjithmonë në humnerë karrieristët, linçuesit, faqezinjët, të pabesët dhe frikacakë që shkelën mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së rugoviane. Pra elektorati pret që pas Kuvendit të X, të largohen nga organet drejtuese të kësaj partie matrapazët politik, hajdutët, injorantët, analfabetët, mjeranët dhe servilët që tradhëtuan elektoratin e pastër rugovian për interesave të ngushta personale!
Uzurpatorët, puçistët, kapësit, shpërdoruesit dhe rrënuesit e këtij subjekti do ta bartin përgjithmonë targën e turpit dhe të tradhëtisë ndaj elektoratit besnik të frymës rugoviane dhe brez pas brezi do të kujtohen si shkatërrues dhe rrënues të një trashëgimie me vlera kombëtare.
Mirëpo, shtrohet pyetja, si do të mbahet kuvendi i X, kur në disa komuna ende nuk janë mbajtur zgjedhjet nëpër degë, si bie fjala, në Klinë për momentin nuk ka fare strukturë drejtuese, pasi e gjithë kryesia janë të shkarkuar nga koordinatori i degëve për rrafshin e Dukagjinit.
Pas Kuvendit të X duhet të festojnë të gjithë o nuk bën ndryshe!
Andaj, i them kryesisë aktuale të LDK-së, se pa mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor në Klinë dhe pa zgjedhjen e Kryesisë se Re, Kuvendi i X Zgjedhor nuk do të jetë i plotë dhe festa do të jetë e mangët pa Klinën e Kolë Berishës dhe Ismet Rracit.
Andaj, ju që e merrni guximin të thirreni në emrin e tri shkronjave të arta “LDK”, keni kujdes mos i harroni dhe mos i injoroni themeltarët dhe veprimtarët, të cilët në kohët më të vështira mbi supet e tyre barten barrën e aktiviteteve të LDK-së rugoviane!
Zoti ju bekoftë filozofinë politike rugoviane!
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, lutuni shqip në Manastirin e Deçanit!
Foto nga Manastiri i Deçanit me shqiptarë në fillim të Shekullit XX-të!

Nga: Luan Dibrani
Dhjetëra burrat para disa ditësh janë mbledhur në Deçan dhe kanë formuar një këshill iniciues”.
Rreth kësaj kanë reaguar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, duke shprehur shqetësimin në lidhje me këtë organizim, duke thënë se kanë manifestuar duke nxitur urrejtje me qëllim propagandimin fetarë etj .
Shkodran Imeraj, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Dega në Deçan dyshohet se ka lëshuar këtë deklaratë, krye në veti pa u konsultuar me historianët tjerë kundër iniciativës së këshillit iniciues ” Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame” ndër shqiptar. Pamje e tij në një takim me Myftiun Naim Tërnava drejtues i lidhjes me ekstremin islamist nga shtetet aziatike!!!
Shpesh , historianët nga Deçani janë prononcuar me paraqitje të mira publike lidhur me “Manastirin e Deçanit “, përkatësisht uzurpimet e pronave te komunës se Deçanit nga “Manastiri serb” qe dikur ishte një objekt fetar i shqiptarëve ortodokse.
” Lidhja e Historianeve të Kosovës “përmban emrin e madh te akademikut Ali Hadri . Ai i mbajti tezat e tij mbi historinë tonë kombëtare ne nivelin më të larte shkencor me argumente dhe fakte te nëpërkëmbura nga pushtuesit serb dh i rrezoj edhe ato të Perandorisë osmane.
Pamje e këshillit iniciues ” Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame” ndër shqiptar.
Mu për ketë , arsye historianet e Kosovës me habisin me reagimin e tyre kundër kësaj Lëvizje gjithë popullore si synim qe kanë mbrojtjen a atdheut nga barbaria e depërtimeve te rrymave të errëta aziatike,këtu në vendin tonë me futjen e dhunshme te ekstremizmit fetar.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan lutuni shqip në Manastirin e Deçanit:
Po, flas në planin global për ata qe konvertohen nga një fe ne tjetrën , por te shqiptaret nuk ka të bëjë të konvertimi nga një fe në tjetrën, por këtu synohet qe masivisht të kthehen në fenë paraprake .Skënderbeu në kushtet e atëhershme dhe ne forcën e Perandorisë osmane depërtoj dhe e theu ushtritë osmane për ta ruajtur gjenezën shqiptare.
Si ndryshuat aq ne formë drastike me një detruktivitet si “Lidhje e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, kur keni reaguar shpeshherë për vlerat tona siç është rasti i datës 28 prill 2017, në orën 11:00 deri në orën 12:00, në mënyrë paqësore e bllokuat rrugën në afërsi të Manastirit të Deçanit për ta kthyer drejtësinë në vend qe ai Manastir ka qenë dhe është pronë e kultit tonë etnik shqiptar.
Ju historianet e mbrapsht dhe te pa kurrfarë baze e keni fyer ketë grup, përkundrazi është dashtë te përkrahet nja iniciativë e tillë edhe nga ju qe synimet e juaja t’i bashkoni me këtë grup dhe të shkoni ne Manastirin e Deçanit të luteni shqip bashkërisht, pikërisht aty ku që e ndërtuan dhe u luten baballarët dhe gjyshërit tanë.
Pra Lidhja e Historianëve të Kosovës sipas kësaj paska vendosur te vihen ne anën a terrorit te tmerrshëm 500 vjetar ndaj popullit shqiptar, edhe pse ata e dinë me se miri sa i tmerrshëm ishte ai terror kundër popullsisë shqiptare deri sa ia imponuan këtë një pjese te popullit tonë!

Prandaj Iniciativa për braktisjen e islamit nuk cenon te drejtën fetare te askujt!
Ne baze te prononcimeve te juaja publike ne te kaluarën bini ndesh me veten e juaj .Ne baze te situatës aktuale te këtij fenomeni nuk rezulton se ju jeni te një zëri ne këtë deklarate të pa vlere kur një numër te historianëve edhe i njoh shuamë mirë, dhe ata nuk kane këto qëndrime, por aty ka ndonjë historian i ndikuar apo i paguar nga qarqet e grupeve ekstremiste islamike te portretizuara me veprime armiqësore dhe të xhihadisteve kundër Kosovës.
Në saj e kësaj i bej thirrje kësaj Lidhje te historianëve te Deçanit qe spastroni terrenin nga të tillët qe kanë ndikuar me dal me ketë deklaratë edhe antikombëtare.
Ju të tillët historianë jo të gjithë shihni me sytë e Myftiut Naim Ternava,Shqfqet Krasniqi,Ikballe Huduti dhe disa të tjerë, qe Kosovën ta shihni me shamia ,dhe gruan e mbuluar. Prandaj Iniciativa për braktisjen e islamit nuk cenon te drejtën fetare te askujt por mbron gjenezën tonë kombëtare!
Iu pyes a e shihni të rrugës qe këto grupe ta sjellin sheriatin në Kosovë dhe shtetet qe e kane promovuar nuk e duan në shtetin dhe popullin e vet!?
Historian te Deçanit mbroni Manastirin tonë te uzurpuar nga okupatori serb dhe distancohuni nga deklarata e lëshuar qe po e fyeni vete emërtimin dhe Akademikun Ali Hadrin !?.
Kisha e Manastirit të Deçanit është ndërtuar në vitet 1327-1335 nga mbretërit nemanjid Stefan dhe Dushan, babai Stefan Uroshi III Deçani dhe i biri. Kjo kishë është realizim arkitektonik romaniko-gotik e shkollës dalmato-arbërore e bregut dalmat. Në arkitraun e portalit jugor të kishës lexohet mbishkrimi i arkitektit Arbënor Dom Vita Çuçi Françeskani. Dom Vita Çuçi ishte kryemurg i Kishës së Shën Mërisë në Kotorr, funksiononte edhe në këto anë qe e kryenin përgjithësisht priftërinjtë arbërorë. Në ditët tona është ruajtur burimi se Dom Vita me 18 shqiptarë gurgdhendës ndërtoi “Kishën e Manastirit të Deçanit”
Thuhet se për projektimin e kishës së Deçanit, projektues Dom Fra Vita është influencuar nga tipologjia e Kishës së Shën Serxhite Bakut, në fshatin Shirgj në lumin Buna të Shkodërs, e cila është realizuar nga abati Pjetër Doka nga Shkodra. Në ato kohë, në Dalmaci ishin të njohura atelietë e skulptorëve dhe gurskalitësve arbërorë në Ulqin,Tivar,Kotorr, Zarë e Split. Një skulptor i njohur ishte Miho Tivarasi, autor i punimeve në Kuvendin Françeskan në Raguzë të (Dubrovnut ), i cili mendohet se ka lënë gjurmë edhe në Manastirin e Deçanit. Veç Deçanit, motivet e tij të ngjashme hasen edhe dhe në Raguzë e në Katedralen e Novobërdës. Veç burimeve nga arkiva e Raguzës, edhe mjaft studiues të huaj shprehen për origjinën arbërore të Miho Tivarasit. Manastiri i Deçanit u ndërtua si vepër përshpirteshe e Stefan Uroshit III Deçanasit.

Naim Tërnava …
Nga ky prizëm shtroj një pyetje ndaj disa anëtareve te “Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega ne Deçan ” pse demagogjitë antishqiptare (me emrin: Islam apo Krishterim apo Judaizëm etj.) duhet te zëne një vend te veçantë në shoqërinë shqiptare, kur për gjithë kohen kanë përjetuar vetëm fatkeqësi nga ato demagogji dhe këtë e dinë me se miri anëtaret e “Lidhjes së Historianëve të Kosovës, por edhe të Deçanit”? Si këta historian iu japin përparësi ceremonive përkujtimore për vrasësit më të mëdhenj të shqiptarëve (p.sh për Sulltan Muratin e Dyte) midis Prishtinës paskan të drejtë për të përhap demagogji antishqiptareve, mirëpo organizatat tjera shqiptare, sikur këta dhjetëra burra në Deçan nuk paskan të drejtë për aktivitete të cilat forcojnë identitetin kombëtar. Me ketë reagim, Lidhja e Historianeve te Kosovës e ka diskredituar vetveten tërësisht. Turp për ju te ashtuquajtur “historian te Deçanit dhe ju historian ne tërësi të Kosovës qe heshtni ne këtë akt barbar kundër vlerave tona qe po promovon për çdo dite ekstremizmi islamik i depërtuar dhe i financuar nga qarqe aziatike dhe serbo-ruse”!!!
Festivali i Këngës në RTK, fitoi kënga “Oj Kosovë”
Prishtinë, 29 tetor 2023
Kryeministri Kurti ndau çmimin kryesor për këngën fituese të Festivalit të Këngës në RTK
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në natën e tretë të edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës, ku ndau çmimin kryesor për këngën fituese “Oj Kosovë” të kënduar nga artisti, La Fazani.
Me rastin e ndarjes së çmimit kryesor kryeministri Kurti tha sonte ka pasur shumë energji dhe bukuri për më shumë se dy orë në këtë skenën që është më e madhja në Kosovë, dhe se është përjetim i paharrueshëm por edhe përvojë shumë e veçantë për secilin prej nesh që ishim sonte këtu.
Paraprakisht, në hyrje të festivalit kryeministri Kurti e kishte cilësuar atë si ngjarje shumë të madhe kulturore për vendin dhe mbarë kombin. Ai tha se është shumë e rëndësishme që po bëhen bashkë artistët për kulturën e qytetarëve dhe gjithashtu kultura jonë po bëhet gjithnjë e më shumë artistike, e këtu kontribut kanë dhënë edhe Radio Televizioni Publik i Kosovës edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, veçoi ai.
Kryeministri shtoi se do të vazhdojë mbështetja e Qeverisë për artin dhe kulturën, sepse janë të domosdoshme edhe për edukimin e rinisë, por edhe për mirëqenien shpirtërore e intelektuale të popullit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbështetur me 300 mijë euro organizimin e këtij festivali.
Më shumë foto nga ngjarja i gjeni në link: Kryeministri Kurti ndau çmimin kryesor për këngën fituese të Festivalit të Këngës në RTK – Zyra e Kryeministrit (rks-gov.net)
https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=650446
A ishte shqiptar Haxhi Qamili ?


Kurvëria e Mohamedit me kusherirat e tij, është legalizim i “Allahut” në Kuran!




